Më 26 gusht 1910, në Shkup, lindi Gonxhe Bojaxhiu, gruaja që bota do ta njihte si Nënë Tereza, shenjtorja e mirësisë, e cila i kushtoi jetën e saj shërbimit ndaj më të varfërve dhe më të braktisurve.
Në moshë të re, ajo vendosi t’i përkushtohej jetës fetare dhe shërbimit humanitar, duke themeluar Misionaret e Bamirësisë në Kalkutë, Indi. Përmes këtij urdhri, Nënë Tereza ofroi ndihmë mjekësore, ushqim dhe strehim për njerëzit e harruar nga shoqëria, transmeton KultPlus.
Për veprën e saj, ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, por mbi të gjitha fitoi dashurinë dhe respektin e miliona njerëzve anembanë globit. Mesazhi i saj i thjeshtë, “Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, mbetet frymëzim i përjetshëm.
Në këtë ditë përkujtimore, kujtojmë lindjen e saj si fillimin e një jete të shenjtëruar humanizmit, që vazhdon të prekë zemrat dhe ndërgjegjen e botës edhe sot./KultPlus.com
Më 12 gusht 1955, në qytetin e Kilhut në Zvicër, u shua Thomas Mann, një nga figurat më të mëdha të letërsisë botërore dhe fitues i Çmimit Nobel në Letërsi (1929). I lindur në Lubeck të Gjermanisë më 1875, Mann u bë i njohur për romanet e tij monumentale si “Buddenbrooks”, “Mali Magjik”, ku pasqyroi me mjeshtëri dramën shpirtërore dhe krizat morale të njeriut modern.
Vepra e tij u formësua nga përplasja mes traditës dhe përparimit, mes dëshirës për art të pastër dhe përgjegjësisë qytetare, transmeton KultPlus.
Për Mann-in, letërsia nuk ishte thjesht art, por edhe akt moral, një mënyrë për të kuptuar dhe sfiduar realitetin. Me stilin e tij të thellë, ironik dhe të ngarkuar me reflektime filozofike, ai ndikoi breza të tërë shkrimtarësh e mendimtarësh.
Sot, në përvjetorin e vdekjes së tij, kujtojmë jo vetëm mjeshtrin e fjalës, por edhe intelektualin që nuk heshti përballë padrejtësisë. Thomas Mann mbetet një zë i gjallë në ndërgjegjen kulturore të Evropës, një kujtesë se fjala e shkruar mund të jetë po aq e fortë sa çdo armë./KultPlus.com
Çmimi Nobel për Paqe këtë vit i është ndarë grupit japonez, Nihon Hidankyo, organizatë e të mbijetuarve të sulmeve me bombë atomike në Hiroshima dhe Nagasaki.
Ata bëjnë thirrje vazhdimisht për braktisje të armëve bërthamore.
Komiteti Norvegjez i Nobelit e ka bërë të ditur këtë lajm të premten nga Osloja, duke zgjedhur këtë grup në mes të 197 individëve dhe 89 organizatave të nominuara.
Çmimi ka vlerën e rreth 1 milion dollarëve.
Vitin e kaluar, me këtë çmim është nderuar aktivistja iraniane për të drejta të grave, Narges Mohammadi./REL
Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernard Kouchner e kishte vizituar Kosovën, menjëherë pas luftës ku kishte shkuar edhe në odën e Familjes Jashari, shkruan KultPlus.
Atje ai ishte ulur këmbëkryq derisa po zhvillonte një bisedë më Rifat Jasharin, e burrat e tjerë në odë. Ai kishte thënë se e vlerëson lart kontributin dhe sakrificën e familjes Jashari ndërkohë kishte shtuar se nëse do të kishte Çmim ‘Nobel’ për sakrificë për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.
“Bota filloi lëvizjet pikërisht prej Prekazit. U bëmë të vetëdijshëm për një realitet të sakrificave dhe luftimeve që u bënë dhe sikur të ketë Çmim Nobel të Lirisë, ai i takon familjes tuaj”, kishte thënë Kouchner në Prekaz./KultPlus.com
Më 10 dhjetor të vitit 1979, e Shenjta Nënë Tereza mori Çmimin Nobel për Paqe në Oslo të Norvegjisë. Ndërsa po dilte nga manifestimi solemn, pasi iu dorëzua Çmimi Nobel, në një foto portret të saj shkroi këto fjalë:
“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që paqja e Tij të vijn në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Lutnu shum për fukarat e mij dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve”.
I ati i saj vdiq në mënyrë misterioze, kur ajo ishte vetëm 8 vjeçe. Disa mendonin se atë e vranë për qëllime politike, por ende sot nuk dihet arsyeja e vërtetë e vdekjes së tij. Gjithsesi, kjo ngjarje shërbeu për ta afruar më shumë Nënë Terezën me të ëmën, e cila ishte një e krishterë e devotshme që i mësoi vajzës së saj rëndësinë e bamirësisë. Aq i madh ishte ndikimi i së ëmës, saqë në moshën 12 vjeçare, Nënë Tereza vendosi t’i shërbente plotësisht besimit. Ajo, madje u përfshi edhe në një urdhër për t’u mësuar murgeshave të tjera mbi besimin e krishterë. U shndërrua kështu në një mësuese, duke i shërbyer këtij profesioni për 20 vite të jetës së saj.
Por jeta e saj ndryshoi rrënjësisht, kur ajo mori një “thirrje” prej Zotit, siç edhe vetë Nënë Tereza e ka quajtur, e cila e nxiti të linte mënjanë rolin e dishepullizueses për murgeshat e reja dhe të shkonte të jetonte në vendet më të varfëra në botë. Viti i parë në Kalkuta ishte tepër sfidues për të. Iu desh madje të lypte për ushqim, njësoj me njerëzit e atij vendi, të cilët jetonin në varfëri ekstreme. Edhe pse shpesh herë është shprehur se i kishte kaluar nëpër mendje të hiqte dorë nga diçka, sërish nuk e bëri, pasi ishte e vendosur të vazhdonte.
Reputacioni i saj filloi të rritej nga momenti, kur ajo filloi të hapte shtëpi strehimi për të pastrehët dhe për ata që ishin tepër në nevojë. Ajo madje shkoi në mes të natës t’i lutej biznesmenit më të fuqishëm në San Franciscos për ta kthyer një shtëpi të braktisur në një shtëpi banimi për të pastrehët. Kur ai i tha: “Këtë punë do ta shohim nesër në mëngjes”, Nënë Tereza u përgjigj: “Puna e Zotit nuk mund të presë deri nesër në mëngjes”.
Data e 17 tetorin e vitit 1979, na kujton ditën, kur Juria ndërkombëtare e Akademisë së Shkencave të Suedisë nderoi me Çmimin Nobel për paqen Shenjtën shqiptare, Ganxhe Bojaxhiu, Nënë Terezën.
Në motivacionin e ndarjes së Çmimit, komisioni i ngarkuar njoftoi se: ”Çmimi Nobel i Paqes ju dha Nënë Terezës së Kalkutës për angazhimin e saj ndaj më të varfërve ndër të varfër dhe për respektin dhe vlerësimin e dinjitetit të çdo njeriu. Përveç kësaj: Për punën e bërë në luftën kundër varfërisë dhe mjerimit, që përbën gjithashtu një kërcënim për paqen”.
Edhe pasi u nderua me çmimin “Nobel” për paqen, ajo refuzoi të realizohej banketi tradicional, në mënyrë që paratë e harxhuara për të, të përdoreshin për personat në nevojë. As sëmundjet si pneumonia, malarja, apo sëmundjet kardiake nuk e ndalën atë. Puna e Nënë Terezës vazhdoi në mënyrë të palodhur deri në vitin 1997, në të cilin ajo ndërroi jetë. Nga 13 murgesha, të cilat i mësonte mbi besimin, në shumë pak kohë ajo arriti t’i shërbente më shumë se 5000 njerëzve në mbi 130 vende të botës.
Ende në ditët e sotme, ajo njihet si një simbol i dashurisë dhe humanizmit. Ajo është një shembull se edhe roli i një drejtuesi, mund të bëhet me mirësjellje, humanizëm dhe dashuri.
Fjalimi i Nënë Terezës me rastin e marrjes së Çmimit Nobel:
“Sot, mjeti më i madh, shkatërruesi më i madh i paqes, është aborti. Ne që po qëndrojmë këtu, qëndrojmë sepse prindërit na kanë dashur.
Nuk do të ishim këtu, sikur prindërit të na abortonin.
Fëmijët tanë… ne i duam ata, por çfarë mund të thoni për miliona të tjerë? Shumë, shumë pak njerëz janë të shqetësuar për fëmijët e Indisë, për fëmijët e Afrikës, ku vdesin një numër i madh prej tyre, ndoshta nga uria, ushqimi i keq dhe kështu me radhë.
Por jo vetëm kaq! Me miliona po vdesin me dashje nga vullneti i nënave të tyre! Ky është shkatërruesi më i madh i paqes sot! Kur nëna vret fëmijën e saj, atëherë çfarë do të bëjë ajo me ty dhe mua kur nuk ka asgjë midis nesh? Pikërisht për këtë apeloj në Indi, apeloj kudo!
Le t’i sjellim fëmijët përsëri dhe ky vit të jetë viti i fëmijëve. Të reflektojmë: çfarë kemi bërë ne për fëmijët?
Në fillim të vitit, kudo ku m’u dha mundësia të flisja thashë: “Këtë vit le t’i bëjmë të gjithë fëmijët e lindur dhe të palindur të ndjejnë dashuri .
Dhe tani që jemi në fund të vitit, a e kemi bërë këtë?
Nuk besoj se jemi me të vërtetë punonjës socialë. Ndoshta bëjmë punë sociale në sy të njerëzve, por në të vërtetë jemi soditës në zemër të botës, pasi ne po e prekim trupin e Krishtit 24 orë në ditë. Jemi 24 orë në prezencën e Tij, unë, po kështu dhe ju.
Edhe ju duhet të përpiqeni ta sillni prezencën e Hyjit në familjen tuaj, pasi familja që lutet së bashku, qëndron së bashku!
Besoj se ne në familjen tonë nuk kemi nevojë për armë dhe bomba. Nuk kemi nevojë për të shkatërruar që të sjellim paqe, por mjafton të mblidhemi së bashku, të duam njëri-tjetrin e kështu sjellim paqen, gëzimin… Sjellim atë forcë në prezencën e njëri-tjetrit në shtëpi.
Vetëm kështu do të jemi në gjendje ta mposhtim forcën djallëzore që është në botë.
Ka kaq shumë vuajtje, kaq shumë urrejtje, kaq shumë varfëri dhe ne me lutjet tona, me sakrificat tona duhet ta fillojmë ndryshimin që në shtëpi. Dashuria fillon në shtëpi ku nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në veprimet që bëjmë.
Për Hyjin nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, pasi Ai është infinit, por sa shumë dashuri vendosim në ato veprime. Sa shumë japim prej Tij në personin të cilit po i shërbejmë!
Dhe me këtë çmim që kam marrë si çmim paqeje, do të përpiqem ta bëj shtëpinë e shumë njerëzve që nuk kanë shtëpi, sepse besoj se dashuria fillon në shtëpi dhe, nëse krijojmë një shtëpi për të varfrit, besoj se gjithnjë e më shumë dashuri do të shpërndahet dhe do të jemi në gjendje të sjellim paqe nëse kuptojmë këtë gjë, do të jemi lajmi i mirë për të varfrit.
Të varfrit fillimisht në familjen tonë, në vendin tonë dhe në botën tonë. Në mënyrë që të jemi në gjendje ta bëjmë këtë, Motrat tona, jeta jonë duhet të jetë e ndërthurur me lutje. Ajo duhet të jetë e ndërthurur me Krishtin, në mënyrë që të kuptohet, që të ndjehet.
Për shkak se sot ka kaq shumë vuajtje, unë ndjej se pasioni i Krishtit po jetohet përsëri.
A jemi ne atje ta ndajmë atë pasion, ta ndajmë atë vuajtje me njerëzit?
Varfëria është në të gjithë botën, jo vetëm në vendet e varfra, sepse unë kam gjetur varfëri edhe në Perëndim, aty ku është ndoshta më vështirë të hiqet.
Kur marr nga rruga një person të uritur, i jap një pjatë me pilaf, një copë bukë, e ngop. Atij i heq urinë.
Por një person i lënë jashtë, që ndihet i padashur, i padëshiruar, i tmerruar, person që është përzënë nga shoqëria… ajo varfëri të vret kaq shumë dhe kaq fort, dhe kjo mua më duket më e vështirë.
Motrat tona po punojnë mes atyre njerëzve në Perëndim. Prandaj duhet të luteni për ne që të mund të jemi ai lajmi i mirë, pasi nuk mund ta bëjmë këtë pa ju. Ndërsa ju… Ju duhet ta bëni këtë këtu, në vendin tuaj. Ju duhet t’i njihni të varfrit.
Ndoshta njerëzit tanë këtu kanë të mira materiale, gjithçka, por besoj se nëse të gjithë hedhim një sy para shtëpive tona, sado të vështirë ta kemi ndonjëherë për t’i buzëqeshur njëri-tjetrit, duhet ta bëjmë dhe ajo buzëqeshje është fillimi i dashurisë.
Nuk kam për ta harruar asnjëherë atë që ka ndodhur disa kohë më parë, kur katërmbëdhjetë profesorë erdhën nga universitete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.
Ata erdhën në shtëpinë tonë dhe ne biseduam për dashurinë, dhembshurinë, pastaj njëri prej tyre më pyeti: “Më thoni, nënë, ju lutem na thoni diçka që ta mbajmë mend” dhe unë i thashë: “Buzëqeshini njëri-tjetrit dhe gjeni kohë për njëri-tjetrin në familjen tuaj.” Buzëqeshini njëri-tjetrit! Dhe pastaj njëri prej tyre më pyeti: A jeni e dashuruar? Dhe unë i thashë: “Po, dhe ndonjëherë më duket e vështirë t’i buzëqesh Jezusit, për shkak se ai ndonjëherë bëhet shumë kërkues.
Kjo është diçka e vërtetë dhe në atë vend ku vjen dashuria, kur dashuria është kërkuese, atëherë mund t’ia japim Atij me gëzim.
Besoj se duhet të jetojmë jetë të përsosur, pasi kemi Jezusin me vete dhe Ai na do ne.
Sikur vetëm të kujtonim se Hyji na do ne, dhe se ne kemi një mundësi për të dashur të tjerët ashtu siç Ai na do, nuk do të bënim gjëra të mëdha, por gjëra të vogla me dashuri të madhe.
Nëse bëheni një dritë që digjet për paqen në botë, atëherë me të vërtetë meritoni Çmimin Nobel për Paqen. Zoti ju bekoftë!”, kishte thënë Nënë Tereza./ KultPlus.com
Përpjekjet në shkencën pioniere të informacionit kuantik u dhanë çmimin Nobel në Fizikë shkencëtarëve francez, Alain Aspect, amerikan, John F Clauser dhe austriak, Anton Zeilinger.
Sipas akademisë, puna e tyre u fokusua në “gjendjet kuantike të ngatërruara, ku dy grimca sillen si një njësi e vetme edhe kur ato janë të ndara. Rezultatet e tyre kanë hapur rrugën për teknologjinë e re të bazuar në informacionin kuantik”.
Shkenca kuantike premton të hapë fusha të tëra aplikacionesh të reja për kompjuterët, në çdo gjë, nga enkriptimi i përmirësuar deri te aftësia për të shtypur sasi masive numrash më shpejt se çdo kompjuter modern.
Puna e tre shkencëtarëve – të cilët punuan veçmas – avancuan teoritë që ishin marrë në marrë në konsideratë edhe nga shkencëtarë si Albert Ajnshtajni, për dekada të tëra.
Aspect është profesor në Université ”Paris-Saclay” dhe ”École Polytechnique”, Palaiseau, në Francë.
Clauser është një fizikant hulumtues në ”JF Clauser and Associates”.
Zeilinger është profesor në Universitetin e Vjenës./ atsh / KultPlus.com
Shkrimtari me famë botërore, Gabriel Garcia Marquez, i cili është edhe fitues i Çmimit “Nobel”, ka lënë një letër që do t’iu mbizotërojë të gjitha kohërave.
Pasi u diagnostifikua me kancer, Markez vendosi t’iu drejtohet për herë të fundit miqve dhe lexuesve të tij përmes një letre të hapur.
Letra e plotë:
“Miqtë e mi lamtumirë!
Sikur Zoti të harronte për një moment që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copë jetë, mbase nuk do të thosha të gjitha ato që po mendoja, por, sigurisht, do të mendoja të gjitha ato që po them. Do t’i jepja rëndësi gjerave, por jo vetëm nga vlera e tyre, por për domethënien që kanë.
Do të flija pak, e do të ëndërroja më shumë, sepse çdo minutë që mbyllim sytë, humbasim 60 sekonda dritë. Do të vazhdoja kur të tjerët të ndalonin, do të zgjohesha kur të tjerët të flinin… dhe do të shijoja një akullore me çokollatë!!!
Nëse Zoti do të më jepte një copë jetë, do të vishesha thjeshtë, do të shtrihesha përballë diellit duke e lënë të pambuluar, jo vetëm trupin tim, por edhe shpirtin. Zoti im, nëse do të mundja do të shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do të prisja sa të dilte dielli.
Do të pikturoja një ëndërr të Van Gogut mbi yje, do të recitoja një poezi të Bernardit, dhe një këngë e Shtradus do të ishte serenata që do t’i dhuroja hënës. Do të ujisja me lotët e mi trëndafilat, që të ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre, dhe puthjen ngjyrëkuqe nga fletët e tyre.
Ah, Zoti im, sikur të kisha një copë jetë, nuk do të lija të kalonte as edhe një ditë pa u thënë njerëzve që i dashuroj. Do të bëja çdo burrë e çdo grua të besonte se i dashuroj, dhe do të dashurohesha me dashurinë.
Njerëzve do t’u tregoja se sa gabim bëjnë kur mendojnë se ndalojnë së dashuruari kur plaken, pa e kuptuar se plakemi kur pushojmë së dashuruari.
Fëmijës do t’i jepja pendë, por do e lija të mësonte vetë se si të fluturonte. Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqëria por “harresa”. Mësova kaq gjëra nga ju njerëzit…
Mësova se të gjithë duan të jetojnë në “majën e malit” pa e kuptuar se lumturia qëndron në mënyrën sesi e zbret “faqen e pjerrët”.
Mësova gjithashtu, se kur fëmija i porsalindur shtrëngohet mbi pëllëmbën e tij të vogël për hërë të parë gishti që i zgjatet nga babai i tij, e robëron atë përjetë.
Mësova se njeriu ka të drejtë ta shohë tjetrin nga lart, vetëm kur duhet të ndihmojë atë të ngrihet.
Janë kaq shumë gjëra që mesova prej jush, por në të vërtetë nuk do të më hyjnë në punë, sepse kur të më mbajnë të mbyllur brenda në këtë valixhe, fatkeqësisht do të kem vdekur.
Të thuash atë që ndjen dhe të bësh gjithnjë atë që mendon, sepse askush nuk do të të mbaj mend për mendimet e tua të fshehta. Nëse do të dija që sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja duke fjetur, do të të përqafoja fort…fort.., dhe do t’i lutesha Zotit të bëhesha roje e shpirtit tënd. Nëse do të dija se sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja të dilje nga dera, do të të përqafoja dhe do të të jepja një puthje, dhe do të të thërrisja përsëri të të jepja të tjera…” / KultPlus.com
Ai ishte bufoni më i madh i epokës bashkohore, me sytë e mëdhenj dhe zërin e tij, atë përzierje fjalësh dhe tingujsh, që jehon përgjithmonë në veshët e pasardhësve.
Nëse dikush mendon për Dario Fo (lindur më 24 mars 1926), mendja i vete pashmangshmërisht tek grammeloti i tij, ai grumbull tingujsh, të huazuar nga gjuhë të ndryshme, rezultat i marrëzive dhe palaçollëqeve (gjeste zhurmuese me buzë), ajo furi gjuhësore dhe satirike që trondiste gjithçka (së pari shastisi pushtetin, kundër të cilit shakaxhiu u godit i paepur dhe gojëndyrë). Një shpikje që i dha çmimin “Nobel” në vitin 1997, me motivacionin e mëposhtëm: “duke ndjekur traditën e shakave mesjetare, ai u tall me pushtetin duke i kthyer dinjitetin të nënshtruarve”.
Dario Fo ishte krenar për nderimin e Akademikëve të Suedisë, të cilët me atë motivim treguan se e kuptonin misionin e tij, më mirë akoma misionin e tyre, të tijin dhe të Franka Rames. Ai u shpreh menjëherë: ai çmim nuk ishte vetëm i tiji, por ishte edhe i Frankës, Frankës së tij, partneres së tij, këshilltares së tij, gruas së tij, bashkautores së shumë dramave, engjëllit të tij, gruas që pas vdekjes do t’i shfaqej në ëndërr çdo natë, si për të hedhur poshtë ateizmin e tij.
Dario Fo dhe Franka Rame e kryen së bashku misionin e tyre: të tallen me pushtetin, të lëkundnin moralin, të tregonin forcën shpërthyese të asaj që i shpëton të zakonshmes, të asaj që i shpëton sanksionimit. Ishin vitet gjashtëdhjetë kur ata filluan të vënë në skenë teatrin e tyre të absurdit, duke e epuar atë në një dimension komik, me konotacione të forta klounistike. Dimensioni i absurdit (të trashëguar nga Jarry) shprehej që në tituj (“Kryeengjëjt nuk kërcejnë pupthi”, “Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri”, “Zonja duhet dëbuar”, “Fajin e ka gjithmonë djalli” ), ndërsa aktrimi dhe skenari ishin të orientuar drejt satirës dhe kritikës sociale. Suksesi i madh erdhi me “Zotëria qesharak” në ‘69, kur Fo, në vazhdën e shakave dhe tregimeve, luajti me materiale fetare, duke treguar, të shenjta dhe profane, histori të papëve pompozë dhe fshatarëve harbutë. Pikërisht atëherë satira u shfaq me gjithë fuqinë e saj subversive, duke ngjallur pakënaqësinë e Italisë Demokristiane dhe Papale, të cilat e dëbuan çiftin Fo-Rame nga qendra e vëmendjes televizive dhe nga i gjithë qarku i teatrove bardh e zi. Më pas, erdhën vitet e protestës, me masakrën e “Piazza Fontana” dhe strategjinë e tensionit.
Teatri i Fosë iu drejtua lajmeve dhe gazetës.
Satira drejtohej drejt një objektivi të ri: nga tallja e hipokrizisë fetare, kaloi në sulm kundër politikës, institucioneve, shërbimeve sekrete. Lindi pjesa “Vdekja aksidentale e një anarkisti” (për vdekjen e Pinelit); “Rrëmbimi i fanfanit”; “Nuk paguaj, nuk paguaj”, “Kush është?” etj. Grammelot dhe satirë: me këto armë, të rafinuara ndër vite, e ndërtoi Dario Fo teatrin e tij, duke e zgjedhur atë si vendin suprem për misionin etik, civil dhe politik. Një mision që nuk pësoi kurrë disfatë, edhe pas vdekjes së Franka Rame (e cila u nda nga jeta më 29 maj 2013).
Deri në fund Dario Fo punoi, shkroi libra, pikturoi (duke rizbuluar profesionin e tij të parë, pasi kishte ndjekur liceun artistik dhe Akademinë Brera). Në ditët e fundit, ai vuri në skenë tekstin e tij më të dashur, “Zotëria qesharak”. Dhe kjo, përkundër mendimit të mjekëve, pavarësisht insuficiencës respiratore dhe pavarësisht se i mungonte fryma në atë përmbytje përrallore që e bëri unik dhe të papërsëritshëm. / KultPlus.com
Një nga shembujt më të bukur të kësaj mirënjohjeje vjen nga Albert Camus, njeriu me dhuntinë e miqësive të rralla, që e kaloi jetën duke mësuar si të jetonte me një qëllim dhe duke kërkuar kuptimin e lumturisë dhe dashurisë.
Kur Camus nuk ishte as një vjeç, i ati u vra në betejë gjatë LIB. Ai dhe i vëllai u rritën nga një mama analfabete, pothuajse e shurdhër dhe një gjyshe despotike, kushte ku nuk mund të pretendohej një e ardhme e ndritur, por si provë e asaj që mund të ndodhë kur arsimi nxit potencialin më të mirë të një njeriu duke fisnikëruar shpirtin, një mësues, Louis Germaine, pa te Albert-i i ri diçka të veçantë dhe ndërmori detyrën për të nxjerrë një thelb të konsoliduar dhe një qëllim nga ai djalë, detyra e çdo mentori të mirë. Nën krahët e mësuesit të tij, Camus i i hodhi poshtë letrat e errëta që i kishin ngecur në duar dhe filloi të shndërrohej në gjeniun e ardhshëm që të gjithë e njohim.
Tridhjetë vjet më vonë, Camus u bë njeriu i dytë më i ri në botë që kishte fituar çmimin Nobel, që iu dha për “seriozitetin e sinqertë” të punës së tij, që “ndriçon problemet e koshencës së njeriut.” Pak ditë pasi kishte marrë vlerësimin më të lartë të njerëzimit, Camus bëri të njohur ndikimin e mësuesit të tij me ka “seriozitet të sinqertë” në një letër të mahnitshme, që është përfshirë në faqet e fundit të librit të tij The First Man.
19 nëntor, 1957
I dashur Zoti Germain,
Po i lë emocionet e forta të këtyre ditëve të qetohen pak para se t’ju flas nga thellësia e zemrës sime. Mua, sapo më kanë dhënë një nderim shumë të madh, që as e kisha kërkuar dhe as isha përpjekur ta merrja, por kur e mora vesh lajmin, mendimi im i parë, pas mamasë sime, ishit ju. Pa ju, pa dorën plot dashuri që ju i zgjatët atij djali të vogël të varfër që isha unë, pa mësimet dhe shembullin tuaj, asgjë nga të gjitha këto, nuk do kishte ndodhur. Unë nuk para bëj shumë nga këto lloj falënderimesh, por të paktën ky më jep mundësinë t’ju tregoj çfarë keni qenë dhe çfarë ende jeni për mua dhe t’ju siguroj që përpjekjet tuaja, puna juaj dhe zemra bujare që vutë në të, jeton ende te një prej nxënësve të vegjël, i cili, pavarësisht që kanë kaluar shumë vite, nuk ka ndaluar kurrë së qeni nxënësi juaj mirënjohës. Ju përqafoj me gjithë zemrën time.
Më 10 dhjetor të vitit 1979, e Shenjta Nënë Tereza mori Çmimin Nobel për Paqe në Oslo të Norvegjisë. Ndërsa po dilte nga manifestimi solemn, pasi iu dorëzua Çmimi Nobel, në një foto portret të saj shkroi këto fjalë:
“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që paqja e Tij të vijn në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Lutnu shum për fukarat e mij dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve”.
I ati i saj vdiq në mënyrë misterioze, kur ajo ishte vetëm 8 vjeçe. Disa mendonin se atë e vranë për qëllime politike, por ende sot nuk dihet arsyeja e vërtetë e vdekjes së tij. Gjithsesi, kjo ngjarje shërbeu për ta afruar më shumë Nënë Terezën me të ëmën, e cila ishte një e krishterë e devotshme që i mësoi vajzës së saj rëndësinë e bamirësisë. Aq i madh ishte ndikimi i së ëmës, saqë në moshën 12 vjeçare, Nënë Tereza vendosi t’i shërbente plotësisht besimit. Ajo, madje u përfshi edhe në një urdhër për t’u mësuar murgeshave të tjera mbi besimin e krishterë. U shndërrua kështu në një mësuese, duke i shërbyer këtij profesioni për 20 vite të jetës së saj.
Por jeta e saj ndryshoi rrënjësisht, kur ajo mori një “thirrje” prej Zotit, siç edhe vetë Nënë Tereza e ka quajtur, e cila e nxiti të linte mënjanë rolin e dishepullizueses për murgeshat e reja dhe të shkonte të jetonte në vendet më të varfëra në botë. Viti i parë në Kalkuta ishte tepër sfidues për të. Iu desh madje të lypte për ushqim, njësoj me njerëzit e atij vendi, të cilët jetonin në varfëri ekstreme. Edhe pse shpesh herë është shprehur se i kishte kaluar nëpër mendje të hiqte dorë nga diçka, sërish nuk e bëri, pasi ishte e vendosur të vazhdonte.
Reputacioni i saj filloi të rritej nga momenti, kur ajo filloi të hapte shtëpi strehimi për të pastrehët dhe për ata që ishin tepër në nevojë. Ajo madje shkoi në mes të natës t’i lutej biznesmenit më të fuqishëm në San Franciscos për ta kthyer një shtëpi të braktisur në një shtëpi banimi për të pastrehët. Kur ai i tha: “Këtë punë do ta shohim nesër në mëngjes”, Nënë Tereza u përgjigj: “Puna e Zotit nuk mund të presë deri nesër në mëngjes”.
Data e 17 tetorin e vitit 1979, na kujton ditën, kur Juria ndërkombëtare e Akademisë së Shkencave të Suedisë nderoi me Çmimin Nobel për paqen Shenjtën shqiptare, Ganxhe Bojaxhiu, Nënë Terezën.
Në motivacionin e ndarjes së Çmimit, komisioni i ngarkuar njoftoi se: ”Çmimi Nobel i Paqes ju dha Nënë Terezës së Kalkutës për angazhimin e saj ndaj më të varfërve ndër të varfër dhe për respektin dhe vlerësimin e dinjitetit të çdo njeriu. Përveç kësaj: Për punën e bërë në luftën kundër varfërisë dhe mjerimit, që përbën gjithashtu një kërcënim për paqen”.
Edhe pasi u nderua me çmimin “Nobel” për paqen, ajo refuzoi të realizohej banketi tradicional, në mënyrë që paratë e harxhuara për të, të përdoreshin për personat në nevojë. As sëmundjet si pneumonia, malarja, apo sëmundjet kardiake nuk e ndalën atë. Puna e Nënë Terezës vazhdoi në mënyrë të palodhur deri në vitin 1997, në të cilin ajo ndërroi jetë. Nga 13 murgesha, të cilat i mësonte mbi besimin, në shumë pak kohë ajo arriti t’i shërbente më shumë se 5000 njerëzve në mbi 130 vende të botës.
Ende në ditët e sotme, ajo njihet si një simbol i dashurisë dhe humanizmit. Ajo është një shembull se edhe roli i një drejtuesi, mund të bëhet me mirësjellje, humanizëm dhe dashuri.
Fjalimi i Nënë Terezës me rastin e marrjes së Çmimit Nobel:
“Sot, mjeti më i madh, shkatërruesi më i madh i paqes, është aborti. Ne që po qëndrojmë këtu, qëndrojmë sepse prindërit na kanë dashur.
Nuk do të ishim këtu, sikur prindërit të na abortonin.
Fëmijët tanë… ne i duam ata, por çfarë mund të thoni për miliona të tjerë? Shumë, shumë pak njerëz janë të shqetësuar për fëmijët e Indisë, për fëmijët e Afrikës, ku vdesin një numër i madh prej tyre, ndoshta nga uria, ushqimi i keq dhe kështu me radhë.
Por jo vetëm kaq! Me miliona po vdesin me dashje nga vullneti i nënave të tyre! Ky është shkatërruesi më i madh i paqes sot! Kur nëna vret fëmijën e saj, atëherë çfarë do të bëjë ajo me ty dhe mua kur nuk ka asgjë midis nesh? Pikërisht për këtë apeloj në Indi, apeloj kudo!
Le t’i sjellim fëmijët përsëri dhe ky vit të jetë viti i fëmijëve. Të reflektojmë: çfarë kemi bërë ne për fëmijët?
Në fillim të vitit, kudo ku m’u dha mundësia të flisja thashë: “Këtë vit le t’i bëjmë të gjithë fëmijët e lindur dhe të palindur të ndjejnë dashuri .
Dhe tani që jemi në fund të vitit, a e kemi bërë këtë?
Nuk besoj se jemi me të vërtetë punonjës socialë. Ndoshta bëjmë punë sociale në sy të njerëzve, por në të vërtetë jemi soditës në zemër të botës, pasi ne po e prekim trupin e Krishtit 24 orë në ditë. Jemi 24 orë në prezencën e Tij, unë, po kështu dhe ju.
Edhe ju duhet të përpiqeni ta sillni prezencën e Hyjit në familjen tuaj, pasi familja që lutet së bashku, qëndron së bashku!
Besoj se ne në familjen tonë nuk kemi nevojë për armë dhe bomba. Nuk kemi nevojë për të shkatërruar që të sjellim paqe, por mjafton të mblidhemi së bashku, të duam njëri-tjetrin e kështu sjellim paqen, gëzimin… Sjellim atë forcë në prezencën e njëri-tjetrit në shtëpi.
Vetëm kështu do të jemi në gjendje ta mposhtim forcën djallëzore që është në botë.
Ka kaq shumë vuajtje, kaq shumë urrejtje, kaq shumë varfëri dhe ne me lutjet tona, me sakrificat tona duhet ta fillojmë ndryshimin që në shtëpi. Dashuria fillon në shtëpi ku nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në veprimet që bëjmë.
Për Hyjin nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, pasi Ai është infinit, por sa shumë dashuri vendosim në ato veprime. Sa shumë japim prej Tij në personin të cilit po i shërbejmë!
Dhe me këtë çmim që kam marrë si çmim paqeje, do të përpiqem ta bëj shtëpinë e shumë njerëzve që nuk kanë shtëpi, sepse besoj se dashuria fillon në shtëpi dhe, nëse krijojmë një shtëpi për të varfrit, besoj se gjithnjë e më shumë dashuri do të shpërndahet dhe do të jemi në gjendje të sjellim paqe nëse kuptojmë këtë gjë, do të jemi lajmi i mirë për të varfrit.
Të varfrit fillimisht në familjen tonë, në vendin tonë dhe në botën tonë. Në mënyrë që të jemi në gjendje ta bëjmë këtë, Motrat tona, jeta jonë duhet të jetë e ndërthurur me lutje. Ajo duhet të jetë e ndërthurur me Krishtin, në mënyrë që të kuptohet, që të ndjehet.
Për shkak se sot ka kaq shumë vuajtje, unë ndjej se pasioni i Krishtit po jetohet përsëri.
A jemi ne atje ta ndajmë atë pasion, ta ndajmë atë vuajtje me njerëzit?
Varfëria është në të gjithë botën, jo vetëm në vendet e varfra, sepse unë kam gjetur varfëri edhe në Perëndim, aty ku është ndoshta më vështirë të hiqet.
Kur marr nga rruga një person të uritur, i jap një pjatë me pilaf, një copë bukë, e ngop. Atij i heq urinë.
Por një person i lënë jashtë, që ndihet i padashur, i padëshiruar, i tmerruar, person që është përzënë nga shoqëria… ajo varfëri të vret kaq shumë dhe kaq fort, dhe kjo mua më duket më e vështirë.
Motrat tona po punojnë mes atyre njerëzve në Perëndim. Prandaj duhet të luteni për ne që të mund të jemi ai lajmi i mirë, pasi nuk mund ta bëjmë këtë pa ju. Ndërsa ju… Ju duhet ta bëni këtë këtu, në vendin tuaj. Ju duhet t’i njihni të varfrit.
Ndoshta njerëzit tanë këtu kanë të mira materiale, gjithçka, por besoj se nëse të gjithë hedhim një sy para shtëpive tona, sado të vështirë ta kemi ndonjëherë për t’i buzëqeshur njëri-tjetrit, duhet ta bëjmë dhe ajo buzëqeshje është fillimi i dashurisë.
Nuk kam për ta harruar asnjëherë atë që ka ndodhur disa kohë më parë, kur katërmbëdhjetë profesorë erdhën nga universitete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.
Ata erdhën në shtëpinë tonë dhe ne biseduam për dashurinë, dhembshurinë, pastaj njëri prej tyre më pyeti: “Më thoni, nënë, ju lutem na thoni diçka që ta mbajmë mend” dhe unë i thashë: “Buzëqeshini njëri-tjetrit dhe gjeni kohë për njëri-tjetrin në familjen tuaj.” Buzëqeshini njëri-tjetrit! Dhe pastaj njëri prej tyre më pyeti: A jeni e dashuruar? Dhe unë i thashë: “Po, dhe ndonjëherë më duket e vështirë t’i buzëqesh Jezusit, për shkak se ai ndonjëherë bëhet shumë kërkues.
Kjo është diçka e vërtetë dhe në atë vend ku vjen dashuria, kur dashuria është kërkuese, atëherë mund t’ia japim Atij me gëzim.
Besoj se duhet të jetojmë jetë të përsosur, pasi kemi Jezusin me vete dhe Ai na do ne.
Sikur vetëm të kujtonim se Hyji na do ne, dhe se ne kemi një mundësi për të dashur të tjerët ashtu siç Ai na do, nuk do të bënim gjëra të mëdha, por gjëra të vogla me dashuri të madhe.
Nëse bëheni një dritë që digjet për paqen në botë, atëherë me të vërtetë meritoni Çmimin Nobel për Paqen. Zoti ju bekoftë!”, kishte thënë Nënë Tereza./ KultPlus.com
Çmimi Nobel është mirënjohje që ju ndahet nga Shoqëria Nobel, shkencëtarëve dhe personave që kontribojnë në shkencë dhe zhvillimin kulturor të njerëzimit, transmeton KultPlus.
Ky çmim është ndarë për herë të parë më datë 10 dhjetor në vitin 1901, në atë kohë Sully Prudhomme e fitonte çmimin e parë për Letërsi.
Përgjatë 120 viteve, njerëz nga fusha të ndryshme kanë arritur që përmes kontributit të tyre në disa fusha, të fitojnë çmime të ndryshme të Nobelit.
Fizikë, Kimi, Fiziologji dhe Medicinë, Letërsi dhe paqe janë pikërisht fushat ku edhe ndahet ky çmim. /KultPlus.com
Të dhënat e publikuara në faqen e internetit të Fondacionit Nobel flasin qartë. Që kur u krijua çmimi, mbi një shekull më parë, fituesit kanë qenë kryesisht burra të bardhë amerikanë. Përveç grave, shkencëtarët zezakë gjithashtu rrallë shfaqen në listën e fituesve në lëndët shkencore. Disa herë që ata janë shpërblyer, ka qenë në kategori jo-shkencore, si Nobeli për Paqe ose Letërsi.
Cila është arsyeja për këtë pabarazi? A është komiteti Nobel me të vërtetë maskilist, apo është një problem themelor, që ka më pak shkencëtare femra sesa shkencëtarë? Sipas Institutit të Statistikave të UNESCO -s, gratë përfaqësojnë më pak se 30% të shkencëtarëve të përgjithshëm në botë. Shumë pak, por më shumë se 24 shkencëtaret e vlerësuara me 25 Çmime Nobel: Marie Curie ka fituar dy në 120 vjet, 25 herë më pak se kolegët e tyre meshkuj, të cilët kanë fituar mbi 600 medalje. Ekziston një shenjë “pozitive”, nëse mund të themi kështu, përqindja e grave fituese në të gjitha kategoritë po rritet, dhe ka shkuar nga 4.1% në dy dekadat e 1902-1921 në 12.4% në dy dekadat 2002-2021.
Göran Hansson, sekretar i Akademisë Mbretërore Suedeze, tha se “kuotat e kuqe” ose “kuotat e zeza” nuk do të vendosen për të kufizuar pabarazitë gjinore dhe racore. “Është vërtet e trishtueshme që kaq pak gra marrin Çmimin Nobel, por kjo padrejtësi është një pasqyrim i shoqërisë në të cilën jetojmë. Kemi akoma shumë punë për të bërë”, thotë ai.
Është e vërtetë që në një botë pa diskriminim ne as që duhet të pyesim veten se sa gra apo sa njerëz me ngjyrë kanë marrë një çmim të caktuar. Por ajo botë është ende një utopi, dhe kjo demonstrohet nga fakti se fitorja e katër shkencëtareve femra në vetëm një vit në 2009 habit shumë më tepër sesa dhjetëra medalje të marra çdo vit nga burrat e bardhë. Shtrohet një pyetje: në 120 vjet vetëm 58 gra kanë qenë vërtet të denja për një Çmim Nobel?./KultPlus.com
Me rastin e përvjetorit të nderimit me çmimin Nobel për paqe të Nënë Terezës sonë.
Nënë Tereza e përdori gjithë reputacionin e saj, nëpërmjet vetë shembullit të jetës së saj, për një botë më të ndjeshme e me më shumë dinjitet. Për të përhapur njohurinë dhe dashurinë qiellore ,ajo përdori gjuhën e saj të ëmbël, çapat e saj të lehta, por të shpejta, për t’u ndodhur aty ku është vuajtja.Ajo e dinte mirë se qëllimi i të gjitha ligjeve bazohet te dashuria.
Ditën e marrjes së Çmimit Nobel për Paqe, me dorën e saj ka shkruar këtë porosi:
“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shum luti Zotin qi Pagja e Tij të vijn në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Lutuni shumë për fukarat e mij – edhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve.” (M.Tereza Bojaxhiu,Oslo, më 10.12.79)
Te këto fjalë, të dala nga thellësia e zemrës së Nënë Terezës, shprehet dashuria për atdheun që ajo la pas e që për të ishte një vend i rëndësishëm, si dhe për popullin e saj të vuajtur që kurrë nuk e harroi. Kjo lidhje e fortë dhe e ndjerë me atdheun është më se e kuptueshme, pasi Nënë Tereza kishte marrë nga prindërit jo vetëm edukatë të mirëfilltë, por ishte mëkuar edhe me ndjenjën e fortë kombëtare, se në venat e saj rridhte gjaku arbëror, ndaj dhe frymonte si arbënore kudo ku shërbente.
Figura e arbënores Gonxhe Bojaxhiu qe e thjeshtë, por zemra ishte e artë dhe e bekuar; e tillë shkëlqeu ajo edhe me veprat e saj të bamirësisë, duke i kthyer sytë e botës te popujt e vendeve të shkreta, të braktisura, por edhe të harruara.
Ajo foli me gjuhën e dashurisë, të tolerancës, të së vërtetës së thjeshtë – pra, me atë gjuhë që gjithkush e ndjen, nëse e ka dëshirën për ta kuptuar atë. Nisur nga kjo, Nënë Tereza iu përkushtua si askush tjetër dashurisë për të afërmin.
Prandaj ,Çmimin Nobel për Paqe ajo ua dedikoi të varfërve të saj dhe jo vetes së saj. / KultPlus.com
KultPlus sjell fjalimin tejet emocionues të Nënë Terezës kur kjo e fundit pranoi çmimin “Nobel” për Paqe.
Ishte 17-të tetori i vitit 1979 kur juria ndërkombëtare e Akademisë së Shkencave të Suedisë nderoi me Çmimin Nobel për paqen Shenjtën shqiptare, Ganxhe Bojaxhiu, Nënë Terezën.
Në motivacionin e ndarjes së Çmimit, komisioni i ngarkuar njoftoi se: ”Çmimi Nobel i Paqes ju dha Nënë Terezës së Kalkutës për angazhimin e saj ndaj më të varfërve ndër të varfër dhe për respektin dhe vlerësimin e dinjitetit të çdo njeriu. Përveç kësaj: Për punën e bërë në luftën kundër varfërisë dhe mjerimit, që përbën gjithashtu një kërcënim për paqen”.
Edhe pasi u nderua me çmimin “Nobel” për paqen, ajo refuzoi të realizohej banketi tradicional, në mënyrë që paratë e harxhuara për të, të përdoreshin për personat në nevojë. As sëmundjet si pneumonia, malarja, apo sëmundjet kardiake nuk e ndalën atë. Puna e Nënë Terezës vazhdoi në mënyrë të palodhur deri në vitin 1997, në të cilin ajo ndërroi jetë. Nga 13 murgesha, të cilat i mësonte mbi besimin, në shumë pak kohë ajo arriti t’i shërbente më shumë se 5000 njerëzve në mbi 130 vende të botës.
Ende në ditët e sotme, ajo njihet si një simbol i dashurisë dhe humanizmit. Ajo është një shembull se edhe roli i një drejtuesi, mund të bëhet me mirësjellje, humanizëm dhe dashuri.
Fjalimi i Nënë Terezës me rastin e marrjes së Çmimit Nobel:
“Sot, mjeti më i madh, shkatërruesi më i madh i paqes, është aborti. Ne që po qëndrojmë këtu, qëndrojmë sepse prindërit na kanë dashur.
Nuk do të ishim këtu, sikur prindërit të na abortonin.
Fëmijët tanë… ne i duam ata, por çfarë mund të thoni për miliona të tjerë? Shumë, shumë pak njerëz janë të shqetësuar për fëmijët e Indisë, për fëmijët e Afrikës, ku vdesin një numër i madh prej tyre, ndoshta nga uria, ushqimi i keq dhe kështu me radhë.
Por jo vetëm kaq! Me miliona po vdesin me dashje nga vullneti i nënave të tyre! Ky është shkatërruesi më i madh i paqes sot! Kur nëna vret fëmijën e saj, atëherë çfarë do të bëjë ajo me ty dhe mua kur nuk ka asgjë midis nesh? Pikërisht për këtë apeloj në Indi, apeloj kudo!
Le t’i sjellim fëmijët përsëri dhe ky vit të jetë viti i fëmijëve. Të reflektojmë: çfarë kemi bërë ne për fëmijët?
Në fillim të vitit, kudo ku m’u dha mundësia të flisja thashë: “Këtë vit le t’i bëjmë të gjithë fëmijët e lindur dhe të palindur të ndjejnë dashuri .
Dhe tani që jemi në fund të vitit, a e kemi bërë këtë?
Nuk besoj se jemi me të vërtetë punonjës socialë. Ndoshta bëjmë punë sociale në sy të njerëzve, por në të vërtetë jemi soditës në zemër të botës, pasi ne po e prekim trupin e Krishtit 24 orë në ditë. Jemi 24 orë në prezencën e Tij, unë, po kështu dhe ju.
Edhe ju duhet të përpiqeni ta sillni prezencën e Hyjit në familjen tuaj, pasi familja që lutet së bashku, qëndron së bashku!
Besoj se ne në familjen tonë nuk kemi nevojë për armë dhe bomba. Nuk kemi nevojë për të shkatërruar që të sjellim paqe, por mjafton të mblidhemi së bashku, të duam njëri-tjetrin e kështu sjellim paqen, gëzimin… Sjellim atë forcë në prezencën e njëri-tjetrit në shtëpi.
Vetëm kështu do të jemi në gjendje ta mposhtim forcën djallëzore që është në botë.
Ka kaq shumë vuajtje, kaq shumë urrejtje, kaq shumë varfëri dhe ne me lutjet tona, me sakrificat tona duhet ta fillojmë ndryshimin që në shtëpi. Dashuria fillon në shtëpi ku nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në veprimet që bëjmë.
Për Hyjin nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, pasi Ai është infinit, por sa shumë dashuri vendosim në ato veprime. Sa shumë japim prej Tij në personin të cilit po i shërbejmë!
Dhe me këtë çmim që kam marrë si çmim paqeje, do të përpiqem ta bëj shtëpinë e shumë njerëzve që nuk kanë shtëpi, sepse besoj se dashuria fillon në shtëpi dhe, nëse krijojmë një shtëpi për të varfrit, besoj se gjithnjë e më shumë dashuri do të shpërndahet dhe do të jemi në gjendje të sjellim paqe nëse kuptojmë këtë gjë, do të jemi lajmi i mirë për të varfrit.
Të varfrit fillimisht në familjen tonë, në vendin tonë dhe në botën tonë. Në mënyrë që të jemi në gjendje ta bëjmë këtë, Motrat tona, jeta jonë duhet të jetë e ndërthurur me lutje. Ajo duhet të jetë e ndërthurur me Krishtin, në mënyrë që të kuptohet, që të ndjehet.
Për shkak se sot ka kaq shumë vuajtje, unë ndjej se pasioni i Krishtit po jetohet përsëri.
A jemi ne atje ta ndajmë atë pasion, ta ndajmë atë vuajtje me njerëzit?
Varfëria është në të gjithë botën, jo vetëm në vendet e varfra, sepse unë kam gjetur varfëri edhe në Perëndim, aty ku është ndoshta më vështirë të hiqet.
Kur marr nga rruga një person të uritur, i jap një pjatë me pilaf, një copë bukë, e ngop. Atij i heq urinë.
Por një person i lënë jashtë, që ndihet i padashur, i padëshiruar, i tmerruar, person që është përzënë nga shoqëria… ajo varfëri të vret kaq shumë dhe kaq fort, dhe kjo mua më duket më e vështirë.
Motrat tona po punojnë mes atyre njerëzve në Perëndim. Prandaj duhet të luteni për ne që të mund të jemi ai lajmi i mirë, pasi nuk mund ta bëjmë këtë pa ju. Ndërsa ju… Ju duhet ta bëni këtë këtu, në vendin tuaj. Ju duhet t’i njihni të varfrit.
Ndoshta njerëzit tanë këtu kanë të mira materiale, gjithçka, por besoj se nëse të gjithë hedhim një sy para shtëpive tona, sado të vështirë ta kemi ndonjëherë për t’i buzëqeshur njëri-tjetrit, duhet ta bëjmë dhe ajo buzëqeshje është fillimi i dashurisë.
Nuk kam për ta harruar asnjëherë atë që ka ndodhur disa kohë më parë, kur katërmbëdhjetë profesorë erdhën nga universitete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.
Ata erdhën në shtëpinë tonë dhe ne biseduam për dashurinë, dhembshurinë, pastaj njëri prej tyre më pyeti: “Më thoni, nënë, ju lutem na thoni diçka që ta mbajmë mend” dhe unë i thashë: “Buzëqeshini njëri-tjetrit dhe gjeni kohë për njëri-tjetrin në familjen tuaj.” Buzëqeshini njëri-tjetrit! Dhe pastaj njëri prej tyre më pyeti: A jeni e dashuruar? Dhe unë i thashë: “Po, dhe ndonjëherë më duket e vështirë t’i buzëqesh Jezusit, për shkak se ai ndonjëherë bëhet shumë kërkues.
Kjo është diçka e vërtetë dhe në atë vend ku vjen dashuria, kur dashuria është kërkuese, atëherë mund t’ia japim Atij me gëzim.
Besoj se duhet të jetojmë jetë të përsosur, pasi kemi Jezusin me vete dhe Ai na do ne.
Sikur vetëm të kujtonim se Hyji na do ne, dhe se ne kemi një mundësi për të dashur të tjerët ashtu siç Ai na do, nuk do të bënim gjëra të mëdha, por gjëra të vogla me dashuri të madhe.
Nëse bëheni një dritë që digjet për paqen në botë, atëherë me të vërtetë meritoni Çmimin Nobel për Paqen. Zoti ju bekoftë!”, kishte thënë Nënë Tereza./ KultPlus.com
Gazetarja filipinase, Maria Ressa, dhe gazetari rus, Dmitry Muratov, u shpallën të premten fitues të Çmimit Nobel për Paqe.
“Zonja Ressa dhe zotëria Muratov po e marrin Çmimin për Paqe për luftën e tyre të guximshme për liri të të shprehurit në Filipine dhe Rusi”, tha në një konferencë për gazetarë kryetarja e Komitetit të Nobelit, Berit Reiss-Andersen.
“Njëkohësisht, ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që qëndrojnë për këtë ideal në një botë ku demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë më armiqësore”, shtoi ajo.
Çmimi Nobel në Letërsi për 2021 i jepet romancierit Abdulrazak Gurnah, i lindur në Zanzibar dhe aktiv në Angli, “për depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në gjirin midis kulturave dhe kontinenteve”, transmeton KutlPlus.
Abdulrazak Gurnah lindi në 1948 dhe u rrit në ishullin Zanzibar në Oqeanin Indian, por mbërriti në Angli si refugjat në fund të viteve 1960. Pas çlirimit paqësor nga sundimi kolonial britanik në dhjetor 1963 Zanzibar kaloi një revolucion i cili, nën regjimin e Presidentit Abeid Karume, çoi në shtypje dhe persekutim të qytetarëve me origjinë arabe; ndodhën masakrat. Gurnah i përkiste grupit etnik të viktimizuar dhe pas mbarimit të shkollës u detyrua të linte familjen e tij dhe të largohej nga vendi, atëherë Republika e sapoformuar e Tanzanisë. Ai ishte tetëmbëdhjetë vjeç. Deri në vitin 1984 nuk ishte e mundur që ai të kthehej në Zanzibar, duke e lejuar atë të shihte babanë e vetëm pak pars vdekjes. Gurnah deri në pensionimin e tij ka qenë Profesor i Letërsive Angleze dhe Postkoloniale në Universitetin e Kent në Canterbury, duke u përqëndruar kryesisht në shkrimtarë të tillë si Ëole Soyinka, Ngũgĩ ëa Thiong’o dhe Salman Rushdie.
Gurnah ka botuar dhjetë romane dhe një numër tregimesh të shkurtra. Tema e përçarjes së refugjatit shtrihet gjatë gjithë punës së tij. Ai filloi të shkruante si një 21-vjeçar në mërgim anglez, dhe megjithëse suahilishtja ishte gjuha e tij e parë, anglishtja u bë mjeti i tij letrar. Ai ka thënë se në Zanzibar, qasja e tij në letërsi në suahilisht ishte praktikisht zero dhe shkrimet e tij më të hershme nuk mund të llogariteshin rreptësisht si letërsi. Poezia arabe dhe persiane, veçanërisht ‘Netët arabe’, ishin një burim i hershëm dhe domethënës për të, ashtu siç ishin edhe suret e Kuranit. Por tradita në gjuhën angleze, nga Shekspiri tek V. S. Naipaul, do të shënonte veçanërisht punën e tij. Thënë kështu, duhet theksuar se ai ndërpret me vetëdije konvencionin, duke ngritur perspektivën koloniale për të nxjerrë në pah atë të popullatave autoktone. Kështu, romani i tij “Shkretëtira” (2005) për një lidhje dashurie bëhet një kontradiktë e hapur me atë që ai e ka quajtur “romanca perandorake”, ku një hero konvencionalisht evropian kthehet në shtëpi nga arratisjet romantike jashtë vendit, mbi të cilat historia arrin në pashmangshmërinë e saj, tragjike zgjidhjen. Në Gurnah, përralla vazhdon në tokën afrikane dhe kurrë nuk përfundon.
Shkrimi i Gurnah është nga koha e tij në mërgim, por ka të bëjë me marrëdhënien e tij me vendin që kishte lënë, që do të thotë se kujtesa është e një rëndësie jetike për gjenezën e veprës së tij. Romani i tij debutues, “Kujtimi i Nisjes”, nga viti 1987, ka të bëjë me një kryengritje të dështuar dhe na mban në kontinentin Afrikan. Protagonisti i ri i talentuar përpiqet të shkëputet nga dëmtimi shoqëror i bregdetit, duke shpresuar se do të merret nën krahët e një xhaxhai të begatë në Nairobi. Përkundrazi, ai poshtërohet dhe kthehet në familjen e tij të thyer, babai alkoolik dhe i dhunshëm dhe një motër e detyruar të prostituojë.
Gurnah shpesh lejon që narracionet e tij të ndërtuara me kujdes të çojnë në një pasqyrë të fituar me vështirësi. Një shembull i mirë është romani i tretë, “Dottie” (1990), një portret i një gruaje zezake me prejardhje emigrante që rritet në kushte të vështira në Anglinë e viteve 1950, të ngarkuar me racë, dhe për shkak të heshtjes së nënës së saj që nuk ka lidhje me historinë e saj familjare. Në të njëjtën kohë, ajo ndihet pa rrënjë në Angli, vendi ku lindi dhe u rrit. Protagonistja e romanit përpiqet të krijojë hapësirën dhe identitetin e saj përmes librave dhe tregimeve; leximi i jep asaj një shans për të rindërtuar veten. Emrat dhe ndryshimet e emrave luajnë një rol qendror në një roman që tregon dhembshurinë e thellë dhe aftësinë psikologjike të Gurnah, plotësisht pa sentimentalizëm.
Në trajtimin e përvojës së refugjatëve nga Gurnah, fokusi është në identitetin dhe imazhin e vetes, dukshëm jo më pak në “Admirimi i Heshtjes” (1996) dhe “By the Sea” (2001). Në të dy këta romane të personit të parë heshtja paraqitet si strategji e refugjatit për të mbrojtur identitetin e tij nga racizmi dhe paragjykimet, por edhe si një mjet për të shmangur një përplasje midis së shkuarës dhe së tashmes, duke prodhuar zhgënjim dhe vetë-mashtrim katastrofik.
Përkushtimi i Gurnahut ndaj së vërtetës dhe neveria e tij ndaj thjeshtësimit janë goditëse. Kjo mund ta bëjë atë të zymtë dhe pa kompromis, në të njëjtën kohë kur ai ndjek fatet e individëve me dhembshuri të madhe dhe angazhim të paepur. Romanet e tij tërhiqen nga përshkrimet stereotipike dhe na hapin shikimin drejt një Afrike Lindore të larmishme kulturore, të panjohur për shumë në pjesë të tjera të botës. Në universin letrar të Gurnah, gjithçka po ndryshon – kujtimet, emrat, identitetet. Kjo ndoshta sepse projekti i tij nuk mund të arrijë përfundimin në asnjë kuptim përfundimtar. Një eksplorim i pafund i nxitur nga pasioni intelektual është i pranishëm në të gjithë librat e tij, dhe po aq i spikatur tani, në ‘Afterlives’ (2020), si kur filloi të shkruante si një refugjat 21-vjeçar./KultPlus.com
Janë orët e fundit të pritjes për shpalljen, nesër, të fituesit të çmimit Nobel për Letërsinë 2021.
Ndër të preferuarit, edhe pse lista e ngushtë është super e blinduar, janë francezët Annie Ernaux dhe Michel Houellebecq si edhe kanadezja Margaret Atwood.
Pas kufizimeve të vitit 2020 nga pandemia Covid-19, që çuan në anulimin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve më 10 dhjetor, ditën e përvjetorit të vdekjes së Alfred Nobelit, edhe këtë vit fituesit do t’i marrin çmimet në vendet e tyre të banimit dhe jo në Stokholm.
Ndoshta do të ishte perfekte për Bob Dylan, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në 2016, i cili u largua nga ceremonia e dorëzimit në Stokholm “për angazhime të tjera” dhe ngriti shumë polemika.
Emrat, me rregullore si gjithmonë, janë shumë të fshehtë dhe mbetet një detyrë e pamundur të merret me mend emri i fituesit.
Zërat më këmbëngulës në vitin 2020 treguan për fitoren e një gruaje dhe ata e panë atë si duhet, por ishte e vështirë të imagjinohej se do të ishte poetja amerikane, Louise Gluck.
Haruki Murakami, i konsideruar prej vitesh si fitues i mundshëm, kuotohet ende i pari nga kompania britanike e basteve ”Ladbrokes”.
Menjëherë pas tij, vijnë Annie Ernaux, autore e romanit ”Ngjarja”, kanadezja Margaret Atwood, autorja e “Përrallës së shërbëtores”, poetja Anne Carson, por edhe Ludmila Ulitskaya dhe Maryse Condé.
Michel Houellebecq, autori i “Grimcave elementare”, është gjithashtu i kuotuar.
Në vorbullën e emrave, janë edhe Peter Nadas, Jon Fosse, Javier Marias, Don De Lillo, Edna O’Brien, Stephen King dhe Milan Kundera.
Pas skandaleve seksuale që shpërthyen në gjirin e akademisë përgjatë edicionit 2018, edhe për këtë vit nuk përjashtohen surprizat, që kanë qenë gjithmonë shoqëruese të çmimit Nobel për Letërsinë./atsh/ KultPlus.com
Tre shkencëtarë janë shpallur fitues të Çmimit Nobel për Fizikë për vitin 2021 për punën e tyre rreth të kuptuarit të sistemeve komplekse si klima e Tokës.
Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi u shpallën fitues të çmimit prestigjioz në konferencën për gazetarë, të mbajtur në Stokholm.
Fituesit do ta ndajnë mes vete shpërblimin prej 10 milionë kronash ose afro një milion eurosh, shkruan BBC.
Industrialisti suedez, Alfred Nobel, e ka themeluar çmimin e famshëm sipas vullnetit të tij, të lënë me shkrim vetëm një vit para vdekjes, më 1896.
Që nga fillimi i ndarjes së tij më 1901, Çmimin Nobel për Fizikë deri më tani e kanë fituar 218 individë. Vetëm katër prej tyre kanë qenë gra.
Fizikani John Bardeen e ka fituar Çmimin Nobel për Fizikë dy herë – më 1956 dhe 1972./KultPlus.com
Asambleja Nobel në Institutin Karolinska sot ka vendosur t’i japë Çmimin Nobel në Fiziologji dhe Mjekësi 2021, David Julius dhe Ardem Patapoutian “për zbulimet e tyre të receptorëve për temperaturën dhe prekjen”, transmeton KultPlus.
David Julius përdori kapsaicinën, një përbërës i athët nga specat djegës që shkakton një ndjesi djegieje, për të identifikuar një sensor në mbaresat nervore të lëkurës që i përgjigjet nxehtësisë. Ardem Patapoutian përdori qelizat e ndjeshme ndaj presionit për të zbuluar një klasë të re të sensorëve që i përgjigjen stimujve mekanikë në lëkurë dhe organet e brendshme. Këto zbulime të mëdha nisën aktivitete kërkimore intensive që çuan në një rritje të shpejtë të të kuptuarit tonë se si sistemi ynë nervor ndjen nxehtësinë, të ftohtin dhe stimujt mekanikë.
Fituesit e Çmimit Nobel në 2021 në fiziologji ose mjekësi identifikuan lidhjet kritike që mungojnë në të kuptuarit tonë të ndërveprimit kompleks midis shqisave tona dhe mjedisit./KultPlus.com
Çmimi Nobel për Paqe këtë vit mund të përfundojë në duart e Svetlana Tikhanovskaya, aktivistes për klimën Greta Thunberg ose organizatës Reporterët pa Kufij.
Fituesi i çmimit miliona dollarësh zgjidhet nga një komision pesë anëtarësh i caktuar nga parlamenti norvegjez, i cili do të shpallet më 8 tetor.
“Reporterët pa Kufij dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve janë disa nga kandidatët kryesorë”, tha Henrik Urdal, drejtor i Institutit për Kërkimin e Paqes në Oslo.
“Kjo është në përputhje me debatin e madh në lidhje me rëndësinë e raportimit të pavarur dhe luftën kundër lajmeve të rreme për demokracinë”, tha ai.
Lufta kundër ngrohjes globale, e udhëhequr nga adoleshentja suedeze Greta Thunberg, ndoshta aktivistja më e famshme klimatike në botë, gjithashtu mund të fitojë.
“Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka shprehur shqetësimin se efektet e dëmshme të ndryshimit të klimës mund të përbëjnë rrezik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha Asle Sven, historiane e Çmimit Nobel për Paqe.
Gjithsej 329 kandidatë u nominuan për çmimin.
Të nominuar janë edhe lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, politikania amerikane, Stacy Abrams, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe lëvizja Black Lives Matter./KultPlus.com
Nuk do të ketë asnjë ceremoni këtë vit në Stokholm për çmimet ‘Nobel’ ndërkohë që fituesit do t’i marrin medaljet dhe diplomat në vendet e tyre të orgjinës, bëri me dije Fondacioni Nobel. Kujtojmë se vitin e kaluar festimet tradicionale u zëvendësuan edhe me një festë kryesisht dixhitale ndërkohë që pandemia e COVID-19 kishte përfshirë Europën dhe pjesën tjetër të botës.
Përmes zëdhënësit të tij, fondacioni deklaroi se do të kishin dashur që pandemia të kishte mbaruar dhe shpresojnë të mbajnë një ceremoni të vogël pavarësisht se pretendentët nuk do të jenë të pranishëm. Por komiteti Norvegjez i Nobelit po mban të hapur mundësinë e dhënies së Çmimit Nobel për Paqe në Oslo me një event me njerëz, por kjo do të mësohet zyrtarisht në mes të Tetorit.
Çmimi i Paqes vitin e kaluar iu dha Programit Botëror të Ushqimit përmes një ceremonie virtuale.
Ndërkohë që çmimet Nobel të këtij viti, të dhëna për arritjet në mjekësi, fizikë, kimi, letërsi, paqe dhe ekonomi, do të shpallen nga 4 deri më 11 Tetor. Çmimet Nobel u krijuan me vullnetin e shpikësit dhe biznesmenit suedez Alfred Nobel që prej viti 1901./KultPlus.com
Giorgos ose George Seferis, pseudonimi i Georgios Seferiades ishte një poet dhe diplomat grek. Ai ishte një nga poetët më të rëndësishëm grekë të shekullit të 20 -të, dhe fitues i çmimit Nobel.
Seferis ishte një diplomat karriere në Shërbimin e Jashtëm Grek, duke kulmuar me emërimin e tij si Ambasador në Mbretërinë e Bashkuar, një post të cilin e mbajti nga 1957 deri në 1962.
Në vitin 1963, Seferis iu dha Çmimi Nobel për Letërsinë “për shkrimet e tij të shquara lirike, të frymëzuara nga një ndjenjë e thellë për botën helene të kulturës.”
Seferis ishte greku i parë që mori çmimin (i ndjekur më vonë nga Odisea Elytis, i cili u bë nobelist në vitin 1979). Por në fjalimin e tij të pranimit, Seferis zgjodhi më tepër të theksojë filozofinë e tij humaniste, duke përfunduar: “Kur ishte në rrugën e tij drejt Tebës, Edipi takoi Sfinksin, përgjigjja e tij në enigmën e tij ishte:” Njeri “. Ajo fjalë e thjeshtë shkatërroi përbindëshin. Ne kemi shumë përbindësha për të shkatërruar. Le të mendojmë për përgjigjen e Edipit. “
Ndërsa Seferis nganjëherë është konsideruar një poet nacionalist, ‘helenizmi’ i tij kishte të bënte më shumë me identifikimin e tij të një fillesë unifikuese të humanizmit në vazhdimësinë e kulturës greke dhe letërsisë.
Pesë finalistët e tjerë për çmimin atë vit ishin W. H. Auden, Pablo Neruda (fituesi i vitit 1971), Samuel Beckett (fituesi i vitit 1969), Yukio Mishima dhe Aksel Sandemose.
Më poshtë KultPlus ju sjell disa poezi të zgjedhura nga Jorgos Seferis pikërisht në përvjetorin e vdekjes së këtij poeti nobelist:
MYTHISTOREMA
1. Engjëllin – tre vjet e pritëm, me vëmendje të fiksuar, tek vëzhgonim nga pranë pishat bregun yjet. Dikush me plor parmende, dikush me kiç t’anijes rrëmonim të gjenim dhe një herë farën e parë që drama e kahmotit të mund t’ia niste prapë.
Në shtëpitë tona u kthyem rraskapitur, gjymtyrëmpirë, buzëplasur prej shijes së ndryshkut, prej ujit të njelmët. e kur u zgjuam ecëm drejt veriut, të huaj mbështjellë në mjegullën e flatrave të panjolla të mjellmave që na kishin plaguar. Netët e dimrit na marroste e forta erë e lindjes behareve humbnim n’agoni të ditëve që s’dinin të vdisnin.
Sollëm me vete këto relieve të gdhendura të një arti modest .
2. Ja dhe një tjetër pus brenda në shpellë. Dikur na ish kaq lehtë të pikturonim idhuj edhe ornamente e të kënaqnim ata pak miq që qëndruan besnikë.
Litarët janë këputur; veç gdhendjet në buzë të pusit na kujtojnë për lumturitë që kanë shkuar: gishtat në buzë të pusit, siç do thoshte poeti. Gishtat ndjejnë për pak çaste ftohtësinë e gurit, Pastaj ethja trupore ngadhënjen mbi të e shpella vë në lojë shpirtin e saj dhe e humbet në çdo moment, me heshtje plot, e ujë asnjë pikë
3. Mbaji mend banjat ku të kanë vrarë U zgjova me kët’kokë mermeri në duar; m’i lodhka bërrylat e s’di se ku ta lëshoj. Po zhytej në ëndërr bash kur unë po dilja prej saj kështu që jeta jonë u bë një e vështirë do ta ketë të ndahet sërish.
Shikoj sytë: as të hapur, as të mbyllur i flas gojës që rreket e rreket të flasë mbaj faqet që lëkurën tashmë e kanë thyer. Kaq mundem të bëj.
Duart më zhduken dhe vijnë drejt meje të gjymtuara.
4.
Argonautë
Dhe një shpirt në dashtë ta njohë vetveten duhet të kqyrë brenda shpirtit të vet: të huajin dhe armikun, se atë e kemi parë në pasqyrë.
Ata qenë të mirë, shokët, kurrë nuk u qanë për punën a etjen a ngricën, ata qenë të qëndrueshëm si pemët a valët që mbajnë dhe shiun dhe erën që mbajnë dhe natën dhe diellin pandryshuar në mes të ndryshimit. Qenë shumë mirë, për ditë të tëra djersitën tek rremat me sytë e përulur frymëmarrje ritmike dhe gjaku iu përskuqte një lëkurë të nënshtruar. Ndonjëherë këndonin, me sytë të përulur ndërsa lundronim ishullin e shkretë plot gjembaçë bregdeti drejt perëndimit, përtej kepit të qenve që lehin. Në dashtë të njohë vetveten, thanë duhet të shohë në shpirtin e vet, thanë dhe rremat përplasen me arin e detit në perëndim. Ne lamë pas shumë kepe shumë ishuj dete që çonin në dete të tjera, zgalemë e lundra. Ndonjëherë gratë e dëshpëruara vajtonin qanin fëmijët e tyre të humbur të tjerë të hutuar kërkonin Aleksandrin e Madh dhe lavditë e varrosura në thellësi të Azisë.
Ankoruam në brigje përplot ndodhi-nate zogj që këndonin, me ujëra që na lanë nëpër duar kujtimet prej një lumturie të madhe. Por udhëtimet nuk mbaruan. Shpirtrat e tyre u njësuan me rremat e kllapat e rremave me fytyrën solemne të bashit me fletën e timonit me ujin që ua thyente imazhet copë-copë. Shokët vdiqën një nga një me sy të përulur. Rremat e tyre shënojnë vendin ku prehen në brigje.
Askush s’i mban mend. Drejtësi
5. Ne nuk i njihnim thellë brenda nesh, neve shpresonim t’i kishim njohur që kur ishim foshnjë. I kemi parë një a dy herë, më pastaj ata morën detin: ngarkesa me qymyr, me grurë edhe miqtë tanë humbën përgjithnjë matanë oqeanit. Agu na kap tek rrimë karshi kandilit tek vizatojmë në letra dhimbshëm edhe panatyrshëm, anije sirena apo guaska deti; muzgjeve zbresim poshtë tek lumi se ai na e rrëfen kah rruga për në det; e netët i kalojmë bodrumeve, era katran.
Miqtë na kanë lënë ndoshta s’i kemi parë kurrë, ndoshta i kemi pjekur veç atëherë kur gjumi ende na çonte drejt valës që merr frymë ndoshta ne deshëm miq sepse kërkonim një jetë tjetër përtej statujave.
6. M.R.
Kopshtin me shatërvanë nëpër shi ke për ta parë veç përtej mjegulltisë së xhamit të dritares poshtë. Dhoma jote do të ndriçohet veç prej flakës së oxhakut dhe ndonjëherë të largmet vetëtima kanë për të nxjerrë në pah rrudhat në ballin tënd, o Miku im i vjetër.
Kopshti me shatërvanë që në pëllëmbët e tua ish ritm’i jetës tjetër përtej të plasariturave statuja e përtej kollonave tragjike përtej valles në mes oleandrave pranë guroreve të reja – qelqi i avullt tash e ndan prej jetës tënde. Ti s’do të marrësh frymë; dheu dhe rrëshira e drurëve pranë do të rrjedhin prej kujtesës tënde e do të godasin këtë dritare që bota e jashtme po e godet me shi.
7. Era e jugës
Kah perëndimi deti bëhet njësh me një vargmal. Majtas fryn juga që po na marros, ajo soj ere që dhe ashtin zhvesh prej mishit. Shtëpia jonë rri mes pishash edhe mes bishtajash. Dritare të mëdha. Tryeza të mëdha për të të shkruar letrat që filluam të shkruajmë tash sa muaj, letra që i hedhim në honin që zë vend mes nesh, e derisa të mbushet.
Yll i agimit, kur ti i ule sytë teposhtë orët tona qenë më të ëmbla se vaji mbi plagë, më të ëndshme se uji i ftohtë në gjuhë, më paqtuese se flatrat e mjellmës. Ti mbajte jetën tonë në pëllëmbë të dorës. Pas bukës së hidhur të syrgjynosjes, netëve nëse rrimë ballë murit të bardhë zëri jot qaset si shpresa për një zjarr; edhe sërish kjo era po na kthehet e nervat na i pret, njëjtë si me brisk.
Prej nesh secili të shkruan ty të njëjtën gjë, nga ne secili hesht kur në prani të tjetrit, duke parë, secili, të njëjtën botë ndaras dritën dhe terrin mbi maja t’vargmalit edhe ty. Kush do t’na i zhveshë zemrat prej dhimbjes që i ka mbuluar? Mbrëmë ra shi i rrebeshtë, edhe sot sërish qielli i vranët na brengos. Mendimet tona – si halat e pishave që soll rrebeshi i djeshëm që janë bërë kapicë të panevojshme mu në prag të derës – do të ngritnin një kullë që rrënohet.
Në këto katunde të dhjetuara në kët’grykë mali, që e rreh fort juga ndërsa i rrimë karshi vargmalit e të fshihemi, kush do ta çmojë për ne dënimin me harresë? Kush e pranon flijimin tonë tash që vjen fundi i vjeshtës?
8. Çfarë po ndjekin shpirtrat tanë që udhëtojnë hipur mbi anije të rrëgjuara stërmbushur me gra çehreverdha e kalamaj që qajnë që s’mbërrijnë dot t’ia heqin mendjen vetes as me peshqit fluturues as me yjet drejt të cilëve direkët kanë kthyer majat; gërvishtur në disqe gramafonesh përkushtuar pelegrinazheve të paqena, padashje pëshpëriten copëza mendimesh nga gjuhë të panjohura.
Çfarë po ndjekin shpirtrat tanë që udhëtojnë mbi dru të kalbur, zhytur n’ujë të njelmët prej portit – në port?
Duke shmangur shkëmbinjtë e thyer, duke thithur freskinë e pishave çdo ditë e më vështirë, duke notuar në ujërat e këtij deti dhe të atij deti, pa ndjesinë e prekjes pa njerëz në një vend që s’është më i joni as i yti.
E dinim që ishujt qenë të mahnitshëm këtu, thuajse diku afër ku ledhatonim paksa më poshtë a paksa më lart, një hapësirë të vockël.
9. Limani është i vjetër, tash s’mundem më të pres mikun që shkoi prej ishullit plot pisha mikun që shkoi prej ishullit plot rrape mikun që shkoi e dol në det të hapur. Ledhatova topat e ndryshkur, ledhatova rremat që ta këndell trupin e të marr vendim. Velat që bien vetëm kundërmim kripe prej stuhisë që kaloi.
Në zgjodha të rri vetëm, ajo që doja qe vetmia, e jo ky soj padurimi, shpirtin grimcuar përmbi horizont, këto linja, këto ngjyra, kjo heshtje.
Yjet e territ më kthejnë tek Odiseu, që i priu të vdekurve në fusha t’asfodelit. Lundruam gjer këtu me shpresën që mes asfodeleve do gjenim ujin që rrodhi prej plagës s’Adonisit.
10. Vendi ynë është i mbyllur, gjithandej male që ditë e natë kanë për tavan qiellin e rëndë. S’kemi lumenj, s’kemi puse, s’kemi burime, vetëm ca sterna që ne i adhurojmë – dhe ato bosh – e aty kumbon zëri. Tingull i ndenjtur e i zgavërt, njëjtë si vetmia jonë njëjtë si dashuria jonë, njëjtë si trupat tanë. Duket habi se si dikur qemë në gjendje të ndërtonim shtëpitë tona, tbana edhe vatha. Martesat tona, kurorat dhe unazat u bënë enigma që s’ia shpjegojmë dot shpirtit. Si lindën fëmijët tanë, si u rritën kaq të fortë?
Vendi ynë është i mbyllur. Dy të zinj Symplegadë e kanë zënë. Kur zbresim poshtë te portet ditëve të diela që të marrim frymë lirisht ne shohim, kur ndriçon agimi, anije të shkatërruara prej udhëtimesh që kurrë s’mbaruan, trupa që tash nuk dinë më si dashurohet.
11. Ndonjëherë gjaku të ngrin siç ngrin hëna në natën e paanë gjaku yt shpërhap flatrat e tij të bardha mbi shkëmbinjtë e zinj, mbi silueta pemësh e shtëpish, me pakëz dritë prej kohës kur ishim të vegjël.
12. Shishe në det
Tre shkëmbinj, ca pisha të përzhitura, një këmbanore vetmitare dhe më përpjetë e njëjta pamje e përsëritur fillon edhe një herë: tre shkëmbinj në formën e një shtegu, ngjyrë ndryshku ca pisha të djegura, zezë dhe verdhë, dhe një kupolë katrore lyer me gëlqere; akoma më lart, shumë herë përsëritet e njëjta pamje rishfaqet shtresë përmbi shtresë gjer në horizont, gjer në qiellin e agimtë.
Këtu e ankoruam anijen që të riparojmë rremat që u thyen që të pimë ujë e të flemë. Deti shijehidhur mbet i thellë e i panjohur shtjellë paskajshëm në qetësi. Këtu, mes zajeve gjetëm një monedhë luajtëm zarat se kush kish për ta marrë. Më të riut i ra shorti, e menjëherë u zhduk.
Dolëm në det sërish, me rremat tanë të thyer.
13. Hydra
Delfinë, flamuj dhe topa që gjëmojnë. Deti, dikur për shpirtin tënd i hidhur shumë bartte anijet që feksnin ngjyrashumë i l’kundte, i shkundte e i rrotullonte, i gjithi blu e flatrabardhë dikur për shpirtin tënd qe kaq i hidhur e tash plot ngjyra deti shndrit nën diell.
Vela të bardha rreze dielli e direkë të lagur godasin me ritm tupanash valët që u platitën.
Sytë e tu, po të shihnin dot, do t’ishte bukuri krahët e tu, po të dilnin dot, do të shkëlqenin drite, buzët e tua do të ngjalleshin, siç ishin mësuar, po të shihnin këtë mrekulli: ti gjithë kërkoje ta shihje kët’ditë këtë deshe të shohësh kur ke qenë ballë shkrumbit apo në shi, në mjegull e stuhi madje edhe kur dritat shkonin drejt venitjes dhe qyteti po mbytej e në sheshin e gurtë e Nazareni kur ta rrëfeu zemrën, çfarë po kërkoje? pse s’vjen? çfarë po kërkoje?
14. Tre pëllumba të kuq nën diell shkruajnë fatin tonë nën rreze me ngjyrat dhe gjestet e njerëzve që dikur deshëm.
15. Quid πλατανων opacissimus *
Gjumi të fshtolli me gjethe të gjelbra si pemë merrje frymë si pemë nën qetësinë e rrezeve në dritën e pranverës unë ta kundroja f’tyrën: qepallat e mbyllura, qerpikët që fërkonin ujin. Në barin e butë gishtërinjtë e mi gjetën gishtat e tu ta preka pulsin për një çast e ndjeva që zemra jote tjetërkund dhemb.
Nën rrap, pranë ujit, mes pemëve të dafinës gjumi të mor me vete edhe të shpërndau rreth meje, pranë meje, e qenia ime e paaftë të të prekte tërësisht – një, ashtu si ishe me heshtjen tënde; të shihte hijen tënde tek rritej e zvogëlohej, tek humbte në hije të tjera, në tjetrën botë që të la të shkoje e gjithsesi të mbajti veç për vete.
Jetën që na dhanë të rronim, e jetuam. Gjynah ca që pritën me kaq shumë durim humbur në dafina gjethezeza, poshtë rrapesh hijerëndë dhe ata, vetmitarë, që flasin me sterna e puse dhe mbyten në rrathë të zërit. Gjynah shokët që ndamë skamjen dhe djersën dhe u zhdukën drejt diellit si korbat që shkuan tej gërmadhave pa shpresën e mbërritjes së shpagimit.
Falna, veç gjumit, qetësinë.
*Si e kam rrapin hijerëndë? (Plini i Ri, Letër Kanin Rufit)
16. Emri është Orest
Udhëtim, sërish udhëtim, udhëtim, kush e di sa herë, sa prehër njollosur n’gjak, sa zezona që radhiten; njerëzit që më shohin, që më kanë parë asokohe kur prej koçisë ngrija dorën, fitimtar, e ata brohoritnin triumfalisht.
Më habisin kuajt që nxjerrin shkumë, kur do të lodhen kuajt? Rrotat kërcasin, rrotat nxehen, kur do të digjen rrotat? Kur do të këputen frerët, kur do të shkelin thundrat e kuajve pak më ngadalë mbi dhe mbi barin e butë, mes lulëkuqeve aty ku në pranverë ti këpute një luledele ishin të këndshëm sytë e tu, po ti s’dije ku të vështroje as unë s’dija ku të vështroja, unë, pa një atdhe, unë që vazhdoj përleshjet këndejpari, e kushedi sa herë? i ndjej gjunjtë tek i lëshojnë udhë boshtit të koçisë dhe rrotave, i hapin udhë pistës gjunjtë thyhen lehtësisht kur kështu duan zotat, askush s’shpëton dot, s’të hyn në punë forca, s’i shpëton dot detit që të ka përkundur foshnje, detit që kërkon në këto kohë gjykimesh, ndërsa kuajt turfullojnë, me frerët që tingëllonin vjeshtave nota në shkallë lidiane detin që nuk e gjen dot, sado që të vraposh e t’endesh sado të vërtitesh tej Eumenideve të zeza e t’mërzitshme, i pafalur.
17. Astyanaks
Tash që po shkon, merre me vete djalin, birin që dritën e pa përposh rrapit, atë ditë kur frynin trumbetat dhe armët vizllonin dhe kuajt e djersitur epoheshin që të preknin me flegrat e njoma syprinën gjelbëroshe të ujit.
Pemët e ullinjve mbajnë rrudhat e etërve tanë shkëmbinjtë mbartin urtësinë e tyre e gjaku i vëllezërve ende i njomë mbi dhe një gaz jetëdhënës, një udhë kaq e plotë për shpirtra që e dinë kujt t’i luten.
Tash që po shkon, tash që dita e shpagimit lind, sot kur askush s’e di kë do të vrasë a si do të vdesë, merre me vete djalin që dritën së pari pa nën gjethet e atij rrapit edhe mësoje që t’i njohë mirë pemët.
18. Më vjen keq që mes gishtash lashë një lumë të gjerë të më rridhte e s’piva as dhe një pikë ujë. Tash po zhytem në shkëmb. Një fidan pishe mbjellë në dhe të kuq e vetmja shoqëri që kam. Gjithçka desha u zhduk bashkë me shtëpitë që ishin të reja verën që shkoi e që u rrënuan nën erëra vjeshte.
19. Edhe nëse fryn era për ne s’ka freski e vogël është hija që lëshojnë selvitë e kodrat rreth e rrotull që ngjiten gjer në male;
barrë mbi shpinë i mbajmë miqtë që tashmë nuk dinë më si të vdesin.
20. Prapë m’hapet plaga që kam në krahëror kur yjet vijnë poshtë e m’i motërzohen trupit kur heshtja rrëzohet nën hapa njerëzorë.
Këta shkëmbinj që zhyten në kohë më zvarrisin pas tyre – sa larg? Detin, detin, kush do të mundë ta zbrazë e ta terë? Shoh duar të shkunden tërhequr nga zhgaba e skifterë i lidhur siç jam pas shkëmbit që timin e ka bërë vuajtja shoh pemët, frymëmarrin të zezën qetësi të të vdekurve e pastaj kaq të ngrirat buzëqeshje të statujave.
21. Ne q’u nisëm për pelegrinazh duke parë statujat e thyera u habitëm dhe thamë se jeta s’përhumbet kaq lehtë se vdekja ka shtigje të pazbuluara ende dhe drejtësinë e saj të veçantë;
domethënë që kur ne, teksa ende më këmbë, po vdesim, të lidhur në shkëmb bashkuar në ashpërsi e dobësi, të vdekurit e vjetër dolën prej zinxhirit e tash janë ringritur buzëqeshin mes heshtjes allasoj.
22. Kaq shumëçka kaloi para syve tanë sa asgjë s’na panë sytë veç përtej dhe përmbas qe kujtesa si një çarçaf i bardhë që mbështjell gjithë një natë kur na u shfaqën vizione dhe më të çuditshme se ti, që kalojnë dhe zhduken në gjethnajën e ngrirë të piperit të zi;
meqë e dinim kaq mirë ç’fat na priste tek endeshim mes thepave të shkëmbinjve për tre a gjashtë mijë vjet tek kërkonim në rrënoja që dikur ndoshta kanë qenë shtëpitë tona duke u përpjekur të kujtojmë data e bëma heroike: a do të mundemi?
teksa na kanë lidhur e na kanë shpërndarë ndërsa ne luftuam, siç na thanë, me vështirësi të paqena humbur, pastaj e rigjetëm një udhë plot regjimente të verbra tek mbytemi në moçalet e liqenet e Marathonës vallë do jemi në gjendje që të vdesim siç duhet?
23. Pak m’andej ne do të shohim lulet e bajames tek çelin shëndritjen e mermerit përnën diell detin tek copëtohet nëpër valë
pak m’andej le të ngrihemi pak më lart.
24. K’tu mbyllen punët e detit, punët e dashurisë. Ata që ndonjëherë do jetojnë këtu ku po e mbyllim ne – në iu errësoftë gjaku e në ua përmbyttë kujtesën – le të mos i harrojnë shpirtrat tanë të brishtë në mes asfodelesh, le t’ua kthejnë viktimave kokat drejt Erebit:
Ne që s’patëm hiç do u japim mësim, kështu, qetësisht.
“MËLLENJAT”
O pjellë fluturake e një demoni të lig dhe e një ore të ashpër pse m’detyron të them çka do t’ish mirë për ty që kurrë mos ta dije. (Sileni i drejtohet Midës)
A.
SHTËPIA PRANË DETIT
Shtëpitë që kisha m’i morën. Kohët duket se qenë të papërshtatshme: luftë, shkatërrim, syrgjynosje; ndonjëherë gjahtari shtje mbi shpezët që shtegtojnë, ndonjëherë del huq. Gjuetia shkonte mirë në vaftin tim, shumë i rrokën saçmat; të tjerë fluturonin nëpër rrathë apo çmendeshin në foletë e tyre.
Mos m’i dëfte mua bilbilin apo laureshat apo bishttundësin që me bishtin e tij vizaton figura nëpër dritë; S’di shumë për shtëpitë E di që kanë natyrën e tyre, asgjë tjetër. Në fillim të reja, si foshnjat që luajnë në kopshtije me xhufkat që lëshon dielli. ditës ia qëndisin tenda ngjyrëplota dhe dyer që shëndrisin. Kur arkitekti mbaron punë, ato ndërrojnë, vrenjten a qeshin, a bëhen kokëforta me ata që ndenjtën, me ata që shkuan me të tjerët që do të ktheheshin po të kishin mundësi a me ata që u zhdukën, tani që bota është bërë një hotel i pafundmë.
Nuk di shumë për shtëpitë, Mbaj mend gazmendet dhe trishtimet e tyre ndonjëherë kur ndal të mendoj; sërish ndonjëherë, pranë detit, në dhoma të zhveshura veç me një shtrat të hekurt e asgjë që të më përkasë ndërsa shoh merimangat mbrëmjes, unë imagjinoj që dikush po bëhet gati e po vjen, e që po e veshin me rroba të bardha e të zeza, me xhevahirë shumëngjyrësh, rreth tij zonja të adhurueshme flokë të përhime dhe shaje dantellash, që murmurisin zëulët, se ai po bëhet gati të vijë e të më thotë lamtumirë; apo se një grua – qepallapërpëlitur, belhollë, tek kthehet prej limaneve të jugut, Smirnës Fodit Sirakuzës Aleksandrisë, prej qyteteve të mbyllura si grilat në kohë dielli, me aromë frutash të arta dhe barërash – ngjit shkallët pa vënë re ata që i zu gjumi përfundi shkallëve.
Shtëpitë, e dini, bëhen lehtë kokëforta kur i zhveshin cullak.
B.
ELPINORI SENSUAL
E pashë dje ke rrinte aty te dera poshtë dritares sime; ishte thuajse ora shtatë; me vete kish një grua. Dukej bash si Elpinori para se të binte e të copëtohej, mirëpo s’qe i pirë. Po fliste shpejt, dhe ajo shihte e përhumbur andej nga gramafonët; herë pas here e ndërpriste dhe thoshte ndonjë fjalë pastaj shihte e padurimtë andej nga po fërgohej peshku: si macet. Ai turfullonte me një bisht cigare nëpër buzë: – “Dëgjo. Kam dhe këtë. Në dritën e hënës statujat ndonjëherë përkulen si kallinjtë kur piqet kohë e korrjes – statujat; dhe flaka mund të shndërrohet në oleandër të bukur e kam fjalën, flaka që të djeg.” – “Është thjesht dritë… hijet e natës.” – “Ndoshta është natë që çahet e hapet, si një shegë blu, një kraharor i errët që të mbush me yje, ngjitur pas kohës. E prapëseprapë statujat përkulen ndonjëherë, e ndajnë dëshirën në dy pjesë, si një pjeshkë; dhe flaka bëhet një puthje në gjymtyrë, një psherëtimë, pastaj një petal i bukur që tutje e fryn era; përkulen; bëhen të lehta sa një trup njerëzor. Mos e harro.”
– “Statujat janë në muze.”
– “Jo, ato po të ndjekin, pse s’mundesh t’i shikosh? e kam fjalën, me gjymtyrët e tyre të thyera, me formën prej një kohe të qëkurshme, një formë që ty s’të kujton gjë mirëpo dije. Është sikur në ditët e fundme të rinisë të kesh dashur një grua që ish ende e bukur, e të kesh qenë gjithnjë i trembur, kur lakuriq e përqafoje në mesditë, e prej kujtimeve që ringjalleshin nga përqafimi jot; t’zu frika se puthja mund të t’kish tradhtuar në shtretër të tjerë, që tash kanë shkuar që gjithsesi mund të t’përndjekin kaq lehtësisht, kaq lehtësisht, t’i japin jetë imazheve nëpër pasqyrë, trupa dikur të gjallë: sensualitetin e tyre. Është sikur tek kthehesh në shtëpi prej një vendi të huaj e të ndodh që të hapësh një sënduk të vjetër që ka qenë kyçur për një kohë të gjatë e të gjesh rrobat e rreckosura që ke pas veshur dikur në raste gëzimesh, në festivale ku drita shumëngjyrëshe pasqyroheshin, e tash janë zbehur, dhe gjithçka që mbet është aroma e mungesës së një forme të re. Vërtet them, ato statuja nuk janë fragmente. Vetë ti je relike; që të përndjekin me një virgjëri të çuditshme në shtëpi, në zyrë, në pritjet që mbahen për raste celebrimi, në terrorin e parrëfyer të gjumit; ata flasin për gjëra që ti do të doje të mos ishin apo që të ndodhnin shumë vjet pasi të kishe vdekur, dhe kjo është shumë e vështirë sepse…”
– “Statujat janë në muze Natën e mirë.”
– “…sepse statujat nuk janë më fragmente. Ne jemi të tillë. Statujat përkulen lehtësisht… Natën e mirë”.
Në këtë çast ata u ndanë. Ai mori rrugën që çonte përpjetë, drejt veriut e ajo lëvizi drejt plazhit përmbytur me dritë ku valët janë zhytur në zhurmën e radios:
RADIOJA
– “Si velat që flladi prin mendimet në tru lëvrijnë. Aromë pishash, qetësi melhelm shpirtin përtëri tash detari në det del trishtil, trumcak, harabel. O grua, moj e shastisur Dëgjo erën që ka nisur”.
“Qyp’i arit është sosur edhe dielli është rreckosur që një zonjë e mban gjerdan e që kolla po e ngan; ajo qan behar’n e shkuar vithe e sup flori mbuluar. Grua moj, dritëshkurtër moj Këngën të verbrit dëgjoja”.
“Mbylli grilat, dolën yjtë; prej kallamat e gdhend fyejt mos ua hap sado trokasin: s’kanë se ç’thonë sado bërtasin. Merr çiklamina dhe zambakë, yje deti për merak; O grua pa mjaltë në hoje shpirtin e ujit dëgjoje…”
– “Athinë. Populli e mori vesh lajmin me alarm; frikësohesh mos afrohet kriza. Kryeshefi deklaroi: “Nuk ka kohë sa t’ju dojë qejfi…” Merr çiklamin… hala pishe Zambakë… hala pishe… O grua… – … është shumë më e fortë Lufta…”
C.
RRËNOJAT E “MËLLENJËS”
“Kjo erë që më freskon ballin në orët kur damarët m’i nxeh mesdita lulëzon në tjera duar. Merre, po ta fal; shih, është dru i pemës së limonit…” Ia dëgjova zërin ndërsa këqyrja detin e rrekesha të përfytyroja një anije që fundosën vjet më parë; quhej “Mëllenja”, një rrënojë e vogël; direkët, e thyer, shpërndarë më kahe të pazakonta thellë nën ujë, si tentakula, apo si mbamendje ëndërrore, që shënojnë kiçin: gojë e mjegullt e kufomës së një bishe detare gjigande që ka vdekur në ujë. Qetësia shpërndahet ngado.
Dora-dorës i vjen radha zërave të tjerë që erdhën më pas pëshpërima të holla e të etura që mbijnë prej anës tjetër të diellit, prej anës së errët; mund të mendosh se i ka marrë malli për të pirë një pikë gjak; zëra të njohur, po s’po mundja t’i dalloja njërin prej tjetrit. Dhe atëherë zëri i një burri erdh pranë meje; e ndjeva qetë-qetë tek binte në zemër të ditës, thuajse i palëvizshëm: “Dhe në më dënofsh që të pi farmak, të falënderoj. Ligjet e tua do të jenë ligjet e mia; e si mund të shkoj e të endem nga një shtet i huaj në tjetrin, një gur që gremiset. më mirë të vdes. Kush ia del më mirë, zoti e merr vesh”.
Vendet e diellit, e prapë përballë s’i dilni diellit Vendet e njerëzve, e prapë përballë s’i dilni njeriut.
DRITA
Ndërsa viti shkon gjyqtarët që të dënojnë shtohen në numër; vitet ikin, e ti bisedon me gjithnjë e më pak zëra, e sheh diellin me sy të tjerë: ti e di se ata që ndenjtën pas po të mashtronin deliri i mishit, vallëzimi i dashur që përfundon në zhveshje. Ngjan sikur, ndërsa merr kthesë natën në një autostradë të zbrazur, sheh befasisht sytë e një kafshe që shëndrijnë, sy tashmë të shkuara; prandaj ndjen sytë e tu: sheh diellin, pastaj përhumbesh në terr. Kitoni dorik që valëzonte si malet kur e prekje me gishta statujë mermeri me trupin në dritë, po me kokën n’errësirë. Dhe ata që e braktisën stadiumin për të kapur armët qëlluan vrapuesin e maratonës që e pa pistën tek lundronte mbi gjak, botën që zbrazej si me qenë hënë, kopshtijet e fitores largohen i sheh në diell, përtej diellit. Dhe djemtë që kridhen nga kiçet e anijeve si furka që ende spërdridhen, trupa të zhveshur që zhyten në dritën e zezë me një monedhë ndër dhëmbë, dhe ende notojnë ndërsa dielli me gjilpërën e artë qep vela dhe dërrasa të njoma dhe ngjyrat e detit; edhe sot ata shkojnë thellë në drejtim të lakuar shtamba të bardha drejt zajeve në shtrojën e detit.
Dritë, engjëllore dhe e zezë, qeshje e valëve në shtigje të detit qeshje e larë me lot, lypësi plak po të sheh ndërsa ecën për të kaluar përtej fushave të padukshme – drita pasqyrohet në gjakun e tij, gjaku që i dha jetë Eteoklit dhe Polinikut. Ditë, engjëllore dhe e zezë; shija e kripur e gruas që helmon të burgosurin del përmbi valë një degë interesante zbukuruar me pika. Këndo Antigonë e vogël, këndo, o këndo… S’po të rrëfej gjëra që kanë shkuar, po flas për dashuri; zbukuroji flokët me gjemba diellorë, vajzë e errët; zemra e Akrepit ka lindur tiranin e nxorën prej trupit të njeriut dhe gjithë vajzat e detit, Nereidat, Graiat nxitojnë drejt shkëlqimit të perëndeshës që po lind ai që s’deshi kurrë do të dashurojë në dritë: do ta gjesh veten në një shtëpi të madhe, me shumë dritare të hapura tek bredh nga dhoma në dhomë, pa ditur ku të shohësh më parë sepse pishat do të zhduken, dhe malet e pas- qyruara, dhe cicërimat e zogjve deti do të thahet, qelqe të thyera prej veriut në jug sytë e tu do të zbrazen dritës së ditës njësoj si gjinkallat që befasisht, të gjitha bashkë, heshtin.
Saul Bellow, lindur më 10 qershor 1915 në Quebec, Kanada, ishte romancier amerikan të cilin e karakterizonte njeriu modern urban i pakënaqur nga shoqëria, por jo i shkatërruar në shpirt, e ky karakterizim i personalitetit të tij i dha Çmimin Nobel për Letërsi më 1976.
I rritur në një familje hebraike dhe i rrjedhshëm në gjuhën Yiddish, që ndikoi në stilin e tij energjik anglez, ai ishte përfaqësues i shkrimtarëve hebrenj amerikanë, veprat e të cilëve u bënë qendrore në letërsinë amerikane pas Luftës së Dytë Botërore.
Prindërit e Bellow emigruan më 1913 nga Rusia në Montreal. Kur ai ishte nëntë vjeç ata u transferuan në Chicago.
Ai ndoqi Universitetin Chicago dhe Universitetin Northwestern dhe më pas kombinoi shkrimin me një karrierë mësimore në universitete të ndryshme, përfshirë Universitetin Minnesota, Universitetin Princeton, Universitetin e New York, Bard College dhe Universitetin Boston.
Bellow fitoi një reputacion në mesin e një grupi të vogël lexuesish me dy romanet e tij të para, “Dangling Man”, një histori në formë ditari të një njeriu që pret të futet në ushtri dhe romani “The Victim”, një studim delikat i marrëdhënies midis një judeu dhe një hebrei, ku secili prej të cilëve bëhet viktimë e tjetrit.
“The Adventures of Augie March” , sollën një vlerësim më të gjerë dhe fituan një National Book Award. Kjo është një histori aventuriere e një të riu të varfër hebre nga Chicago, përparimi i tij ndonjëherë shumë komik në botën e shekullit të XX, dhe përpjekjet e tij për ta kuptuar atë.
Në këtë roman, Bellow përdori për herë të parë një stil të lirshëm, të errët në revoltën e vetëdijshme kundër preokupimit të shkrimtarëve të asaj kohe me përsosjen e formës së tij të shkrimit.
“Henderson the Rain King” vazhdoi qasjen picareske në përrallën e tij të një milioneri ekscentrik amerikan në një kërkim në Afrikë.
Ai gjithashtu shkroi një vëllim me tregime të shkurtra “Mosby’s Memoirs” dhe “To Jerusalem and Back” në lidhje me një udhëtim në Izrael.
Në romanet dhe novelat e tij të mëvonshme, “Herzog”, “Mr. Sammler’s Planet”, “Humboldt’s Gift”, “The Dean’s December”, “More Die of Heartbreak” , “A Theft”, “The Bellarosa Connection” dhe “The Actual”, Bellow arriti në venën e tij më karakteristike.
Heronjtë e këtyre veprave janë shpesh intelektualë hebrenj, monologët e brendshëm të të cilëve shkojnë nga sublime në absurde. Në të njëjtën kohë, bota e tyre përreth, e populluar nga realistë energjikë dhe të pakorrigjueshëm, vepron si korrigjues ndaj spekulimeve të tyre intelektuale.
Ky kombinim i sofistikimit kulturor dhe urtësisë së rrugëve e përbën origjinalitetin më të madh të Bellow.
Në “Ravelstein” ai paraqiti një version imagjinar të jetës së mësuesit dhe filozofit Allan Bloom. Pesë vjet pas vdekjes së Bellow, më shumë se 700 letra të tij, të redaktuara nga Benjamin Taylor, u botuan në “ Saul Bellow: Letters ”.
Autori vdiq më 5 prill 2005, në Brooklyn, Massachusetts. / cbc.al / KultPlus.com
Courtesy of University of Chicago Special Collections Research Center
Thomas Mann (Lübeck, 6 qershor 1875 – Zürich, 12 gusht 1955), shkrimtar gjerman. Fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 1929. Tomas Mani, ky “poeta doctus” klasik, është ndër shkrimtarët, pa të cilët panorama letrare e shek.XX do të qe e mangët. Autori i romaneve Mali magjik, Budenbrokët, Doktor Faustus, i katërvëllimëshit Jozefi dhe vëllezërit e tij, etj, i novelave Tonio Krëger, Tristani, Vdekje në Venecia etj.
KultPlus ju sjell sot disa nga thëniet më të mira të Thomas Mann:
“Njeriu jeton jo vetëm jetën e tij personale, si individ, por gjithashtu, me apo pa vetëdije, jetën e epokës së tij dhe të bashkëkohësve të tij.”
“Një vetmitar, pa e pasur zakon të flasë për atë që ai e sheh dhe e ndjen, ka përvoja mendore të cilat janë njëkohësisht më intensive dhe më pak të artikuluara se ato të një njeriu të shoqërueshëm.”
“Një shkrimtar është dikush për të cilin të shkruarit është më i vështirë se për njerëzit e tjerë.”
“I gjithë interesi për sëmundjen dhe vdekjen është vetëm një shprehje tjetër e interesit për jetën.”
“Një art mjeti i të cilit është gjuha, gjithmonë do të tregojë një shkallë të lartë të krijimtarisë kritike, sepse të folurit në vetvete është një kritikë e jetës: ai emron, ai karakterizon, ai gjykon, kështu ai krijon.”
“Demokracia është përjetësisht humane, dhe përjetësia gjithmonë nënkupton një sasi të caktuar të një rinie të mundshme.”
“Sepse unë duhet të them se ne artistët nuk mund të shkelim në rrugën e Bukurisë pa Erosin që na jep shoqëri dhe e emëron veten si udhërrëfyesin tonë.”
“Miti është themeli i jetës; është skema e përjetshme, formula e devotshme në të cilën jeta rrjedh kur ajo riprodhon tiparet e saj të pavetëdijës.”
“Për hir të mirësisë dhe dashurisë, njeriu nuk do ta lërë vdekja të ketë sovranitetin mbi mendimet e tij.”
“Për të qenë të gatshëm kundër fatalitet, për të përmbushur kushtet e pafavorshme hijshëm, është më shumë se durim i thjeshtë, por është një akt agresioni, një triumf pozitiv.”
“Ka ndryshuar ndonjëherë bota nga ndonjë gjë përveç mendimit dhe automjetit të tij magjik Fjalë?”
“Arsyeja njerëzore ka nevojë vetëm të dëshirojë më fuqishëm se fati, dhe ajo është fati.”
“Unë e dua dhe i përulem me nderim Fjalës, bartëses së shpirtit, asaj që është mjeti dhe pluga e shkëlqyer e progresit.”
“Unë kurrë nuk mund ta kuptoj se si dikush nuk mund të pijë duhan, çka e privon një njeri nga pjesa më e mirë të jetës. Me një puro të mirë në gojën e tij një njeri është krejtësisht i sigurt, asgjë nuk mund ta prekë, absolutisht.”
“Nëse jeni i zotëruar nga një ide, ju e gjeni të shprehur atë kudo, ju madje e joshni atë.”
“Është një fakt i çuditshëm që liria dhe barazia, të dy idetë themelore të demokracisë, janë në një farë mase kontradiktore. Logjikisht, liria dhe barazia janë reciprokisht përjashtuese, ashtu si shoqëria dhe individi janë reciprokisht ekskluzive.”
“Dashuria, jo arsyeja, është më e fortë se vdekja.”
“Letërsia … është bashkimi i vuajtjes me instinktin për formën.”
“Dikush gjithmonë ka idenë se njeriu i trashë ka shëndet të përkryer dhe është i rëndomtë, dhe sëmundja e bën të rafinuar, të mençur dhe të pazakontë.”
“Opinionet nuk mund të mbijetojnë në qoftë se dikush nuk ka asnjë shans për të luftuar për to.”
“Sjellja e njerëzve ka kuptim, nëse ju mendoni për të sa iu përket qëllimeve të tyre, nevojave dhe motiveve.”
“I respektuar do të thotë i pasur, dhe i mirë do të thotë i varfër. Unë duhet të vdes në qoftë se dëgjoj familjen time të më quajë i mirë.”
“Vetmia lind origjinalin në ne, bukurinë e panjohur dhe të rrezikshme – poezinë. Por gjithashtu, ajo lind të kundërtën: çoroditjen, të paligjshmen, absurden.”
“Lufta është vetëm një ikje frikacake nga problemet e paqes.”
“Ne nuk i dashurojmë cilësitë, ne i dashurojmë personat, nganjëherë për shkak të defekteve të tyre, sikurse dhe të cilësive të tyre.” / KultPlus.com