Osmani fton qytetarët të bëhen pjesë e fushatës për Ditën e Pastrimit të Botës: Shëndeti ynë është i lidhur me natyrën (VIDEO)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një video-mesazhi ka ftuar qytetarët e Kosovës të vetdijësohen në lidhje me kujdesin ndaj natyrës, shkruan KultPlus.

Sot shënohet Dita e Pastrimit të Botës dhe e para e kuvendit të Kosovës ka apeluar për mos konsumimin e duhanit, duke ruajtur kështu jo vetëm shëndetin tonë por edhe të natyrës.

‘Pandemia na e ka bërë të qartë që shëndeti ynë është drejtpërdrejt i lidhur me shëndetin e natyrës’, thekson Osmani.

Mesazhi i Kryetares së Kuvendit të Kosovës për organizimin e Ditës së Pastrimit të Botës 2020!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Znj. Vjosa R. Osmani fton qytetarët që të bëhen pjesë e fushatës për Ditën e Pastrimit të Botës 2020.#tapastrojmekosoven#worldcleanupday

Gepostet von Let's Do It Kosova am Samstag, 19. September 2020

Australia nxori nga qarkullimi maskat kirurgjikale

Australia ka hequr nga qarkullimi 286 maska, pasi sipas autoriteteve vendase, nuk të mbrojnë mjaftueshëm nga përhapja e koronavirusit.

The Guardian raporton se mes tyre është edhe maska kirurgjikale. Ekspertët shëndetësore shprehen se kjo lloj maske nuk e parandalon në mënyrë të sigurt infeksionin.

Si pjesë e një rishikimi pas shqetësimeve të popullatës shumë maska ​​nuk plotësojnë standardet dhe nëse përdoren në mjediset mjekësore, mund të rrisin përhapjen e sëmundjes.

Ekspertët shprehen se maskat kirurgjikale me përdorim të vetëm nuk kanë ofruar prova të mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së virusit.

Gjithashtu thuhet se përdorimi i vazhdueshëm i këtyre maskave të veçanta kirurgjikale mund të rrisë rrezikun e përhapjes së infeksioneve (përfshirë COVID-19) midis individëve. / KultPlus.com

Izolimi mund të ketë ndryshuar personalitetin tuaj

Personaliteti njerëzor krijohet prej përvojave dhe marrëdhënieve tona sociale, prandaj edhe izolimi në të cilën gjendemi, për shkak të së cilit ne nuk takohemi me miq, familjarë dhe kolegë do të ketë ndikimin e tij në ne.

Përvoja e izolimit për shkak të pandemisë te secili është përjetuar ndryshe prej personit tjetër, raporton BBC, përcjellë KultPlus.

Disa njerëzve u është dashur të mbyllen në vetmi absolute për javë a muaj të tërë, e të tjerëve u është dashur të mbyllen në një hapësirë me familjarë apo me njerëz me të cilët nuk kanë marrëdhënie të mira. Disa e kanë përdorur izolimin për të u relaksuar dhe për të pushuar prej punës e për të marrë më shumë kohë për veten.

Edhepse është menduar që personaliteti ka një limit deri kur mund të ndryshohet, hulumtimet e fundit kanë treguar që disa tipare personaliteti nuk janë fikse, e se ato do të vazhdojnë evoluimin gjatë gjithë jetës. Sipas këtij këndvështrimi, izolimi mund të ketë lënë gjurmët e veta tek secili prej nesh, natyrisht në mënyra të ndryshme.

Te njerëzit që janë në lidhje të shëndetshme, me partnerë mbështetës, periudha e izolimit mund të ketë qenë një mundësi për tu afruar më shumë me njëri tjetrin, për të u rritur emocionalisht.

Ndërkohë njerëzit në lidhje të vështira, të palumtura, të cilët kanë mbetur të izoluar me partnerin e tyre apo me familjarë toksik, izolimi mund të ketë përfunduar me pasoja traumatike. Shumë persona në lidhje apo martesë kanë përfunduar marrëdhënien e tyre në këtë kohë.

“Ndoshta personat më të prekur prej kësaj gjendje kanë qenë ata me probleme emocionale apo çrregullime të shëndetit mental. Personat që vuajnë nga ankthi, depresioni, çrregullimi bipolar apo OCD kanë qenë prej kategorive të rrezikuara në këtë kohë,” shpjegon Rebecca Shiner, psikologe klinike në Universitetin Colgate. / KultPlus.com

Në Prizren nuk respektohen masat kundër Covid-19, restorantet e stërmbushura gjatë mbrëmjes (VIDEO)

Duket sikur situata pandemike në disa qytete të Kosovës ka dalur jashtë kontrolle, pasiqë qytetarë të papërgjegjshëm nuk i kanë përfillur masat kundër pandemisë, shkruan KultPlus.

Edhe pse sot është ditë feste, krerët e instituconeve vazhdimisht kanë bërë thirrje që në këtë ditë të evitohet kontakti me të afërmit, mesa duke qytetarët e Prizrenit nuk e kanë marrur parasysh këtë kërkesë edhe pse në këtë qytet numri i të infektuarëve është në rritje.

Në Qendrën Tregtare Abi Çarshia, qytetarët nga Prizreni kanë vërshuar vendin, shihen restorantet e vërshuara nga njerëzit të cilët nuk respektojnë aspak masat kundët Covid19. / KultPlus.com

Ministrja belge e shëndetësisë bëhet hit në internet për shkak të maskës

Ministrja belge e Shëndetësisë, Maggie De Block, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me maskën që ajo e kishte bartur në fytyrë në Parlament.

De Block ka publikuar në Twitter fotografinë ku shihet me maskën që e kishte shtypur fytyrën e saj, dhe kishte shkruar se “të hyrat e kësaj maske do t’i jap për bamirësi”.

Kujtojmë që në Belgjikë nga java e kaluar është bërë e obligueshme bartja e maskave në ambient të mbyllura, përfshirë marketet, kinematë dhe muzetë.

Ndërkaq dje është raportuar se Belgjika nuk ka regjistruar raste të vdekjeve nga coronavirusi brenda 24 orëve. Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend ka shkuar deri më tani në 9.787.

Belgjika renditet në vendin e 12-të në botë për numrin e viktimave. / KultPlus.com

Kosova e para në Evropë për raste të reja me COVID-19 në dy javët e fundit

Në dy javët e fundit në Kosovë ka pasur një rritje të madhe të numrit të të infektuarve me COVID-19. Një gjë e tillë reflektohet edhe në tabelën e ESI (The European Stability Initiative) të cilën e kanë krijuar me të dhënat e marra nga European Center for Dissease Prevention and Control.

Bazuar në të dhënat e  dy javëve të fundit, Kosova është e para në Evropë sa i përket mesatares së rasteve të reja të infektimit me COVID-19 për 100 mijë banor.

Sipas kësaj përllogaritje Kosova për 100 mijë banorë ka 124 raste të reja me COVID-19.

Në vendin e dytë renditet Mali i Zi me 123 raste të reja, i ndjekur nga Luksemburgu me 100 raste.

Maqedonia e Veriut renditet në pozitën e katërt me 94 raste, e ndjekur nga Suedia me 76.

Ndërkohë marrë përgjithësi Ballkanin Perëndimor si rajon, për 100 mijë banorë, raste të reja janë 73.

Si pasojë e rritjes së madhe të infektimeve me COVID-19, Kosova ka vendosur që të bëjë obligative bartjen e maskës, derisa është në shqyrtim e sipër edhe mundësia e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjithashtu janë vendosur edhe kufizime të lëvizjes nga 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe orar i veçantë i lëvizjes për personat mbi 65 vjeç. / KultPlus.com