Dua Lipa pozon me dy çmime të “Recording Academy”

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo gjatë vitit të kaluar ka marrë një numër të madh të çmimeve duke sjell edhe këngë të reja muzikore.

Lipa ka vazhduar edhe këtë vit me suksese të reja, ku dje ka marrë edhe dy çmime të tjera.

Kështu së paku ka bërë të ditur 23-vjeçarja përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka pozuar me çmimet e “Recording Academy”.

“Unë e di se dita e nënave në SHBA ishte dje, por unë duhet të them se ndihem si një nënë krenare e këtyre dyja çmimeve të arta që sapo arritën sot”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale.

Theksojmë se Dua do të jetë në Prishtinë gjatë festivalit “Sunny Hill”, por që nuk do të performojë pasi që dëshiron të shijoj këndimet e kolegëve.

Ndryshe, Lipa i ka ndalur të gjitha koncertet muzikore duke u përqendruar në këngët e reja që do të jenë pjesë e albumit të ri. /Telegrafi/ KultPlus.com

Rita Ora e Dua Lipa shmangin njëra-tjetrën qëllimisht në “Met Gala”

Janë dy nga pop-yjet më të famshme të eksportuara në Britani, por marrëdhëniet mes Rita Orës dhe Dua Lipës besohet se janë aq të ftohta sa edhe e shmangën njëra-tjetrën në “Met Gala” si dhe në ndejën pas ceremonisë.

Këngëtaret thuhet se kanë një mosmarrëveshje private që kulmoi të hënën mbrëma, kur të dy yjet u shfaqën në tepihun e kuq në Muzeun Metropolitan të Artit Modern në New York.

Mësohet se Dua, 23 vjeçe, është bërë e frustruar me krahasimet e vazhdueshme që ia bëjnë me bashkëvendësen e saj 28 vjeçare derisa ajo dëshiron të njihet si artiste origjinale, transmeton Koha.net.

Një burim i ka thënë tabloidit britanik “The Sun”: “Është mëkat, sepse dikur ishin shumë të afërta dhe Dua kishte folur se sa e admiron Ritën. Dua madje ka thënë se dëshiron të bëhet sikurse Rita në të ardhmen”.

“Por tanigjërat kanë marrë tatëpjetën dhe ajo po provon të distancohet – dhe këtë s’po tenton as ta mbajë të fshehtë në industri”.

“Rita me çdo kusht dëshiron të shmangë konfrontimin dhe iu shmang për t’u siguruar se s’do të ndeshen ballë-për-ballë. Ajo urren skenat, por vërtet dëshironte të merrte pjesë në ‘Met Gala’ dhe nuk deshi që një mosmarrëveshje t’ia pamundësonte shkuarjen atje”.

Dy yjet vazhduan ndejën pas ceremonisë së “Met Gala” me vizita të ndara në pas-ndejën e organizuar nga Katy Perry në “The Standard NYC”.

Rita u pa teksa hynte bashkë me miken e saj të afërt, Kate Moss, ndërsa Dua më vonë hyri e shoqëruar nga i dashuri i saj, Isaac Carew.

Dy yjet kanë të kaluar të ngjashme pasi të dyja kanë shkuar në shkollën prestigjioze londineze “Sylvia Young Theatre School” pasi janë vendosur në Britani të Madhe nga vendlindja e tyre në Kosovë.

Derisa Rita ka pasur sukses të vazhdueshëm pas lansimin të albumit të saj debutues “Ora” më 2012, Dua shihet si yll në ngritje pasi fitoi po ashtu çmime për albumin e saj debutues të vitit 2017.

Me popullaritetin që ka aktualisht, ajo është përzgjedhur të këndojë kolonën zanore të filmit të ri për James Bondin, duke hyrë në kllapën e legjendave si Tom Jones, Madonna, Tina Turner dhe Adele.

The Sun

Rita Ora e Dua Lipa, të mahnitshme në “Met Gala 2019”

Mbrëmë të gjithë artistët kanë mahnitur me dukjen e tyre në “Met Gala”, një prej ngjarjeve më të mëdha të modës në botë.

Por, një vëmendje të veçantë e kanë marrë edhe dy yjet shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa të cilat u paraqitjen mjaft të veçanta.

Kjo ngjarje e cila njihet në veçanti për veshjet ekstravagante, çdo vit ka një temë të caktuar. Sivjet mysafirët ishin bazuar në “ironi, humor, parodi, veshje artificiale e ekzagjerim”.

Të pranishmit ju kishin përmbajtur në mënyrën më të mirë kësaj teme, këtë e dëshmuan me dukjen e tyre.

Rita Ora mbrëmë u paraqit me një fustan ngjyrë ari dhe tejet elegante, përderisa Dua Lipa u paraqit me fustan të gjatë shumëngjyrësh e me stil të veçantë flokësh, ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim Duan. / KultPlus.com

NEW YORK, NEW YORK – MAY 06: Rita Ora attends The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes on Fashion at Metropolitan Museum of Art on May 06, 2019 in New York City. (Photo by Theo Wargo/WireImage)

Dua Lipa projekt të ri muzikor: Jam e emocionuar dhe nervoze

Dua Lipa po punon për sjelljen e projekti të ri muzikor.

Këngëtarja me origjinë shqiptare njoftoi fansat për lajmin e mirë me anë të një postimi në Instagram.

Dua u shpreh se është shumë e emocionuar dhe nervoze.

“Këtë foto e realizova vetëm disa muaj para publikimit të albumit tim të parë. Tani unë po numëroj ditët mbrapsht për t’ju sjellë juve një projekt të ri muzikor. Jam shumë nervoze dhe e emocionuar për këtë kapitull të ri. Shpresoj t’ju pëlqejë po aq sa edhe mua. Ju premtoj se po punoj shumë për t’ju sjellë diçka të veçantë. Ju dua shumë dhe faleminderit për gjithçka,”-shkroi Dua në postimin e shoqëruar me një foto të sajën, transmeton Koha Jonë.

Këngët e 23-vjeçares kanë rezultuar shumë të suksesshme në tregun muzikor ndërkombëtar dhe këtë vit u shpërblye me dy çmime Grammy për punën e saj.

Dua Lipa në studio me Action Bronson

Kjo nuk është hera e parë që ata dy takohen. Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa është takuar me reperin shqiptar të njohur botërisht, Action Bronson, shkruan KultPlus.

Dua ka postuar disa fotografi në Instagram ku ka treguar që ajo ndodhet në studion e Action Bronson, në New York.

Action Bronson vitin e kaluar e kishte performancën e parë në Kosovë në kuadër të festivalit ‘Sunny Hill’. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Bw0-6mQFZ67/

Dua Lipa me mision bamirës me UNICEF-in në Liban: Ishte një përvojë emocionuese por shpresëdhënëse

Ishte Rita Ora e cila para një jave si pjesë e një misioni bamirësie me ‘UNICEF’-in erdhi në Kosovë për një qëndrim tre ditorë.

Por, tashmë me një mision të tillë është përshirë edhe Dua Lipa.

Lipa ka treguar se tri ditët e fundit i ka kaluar në Liban me shumë fëmijë refugjatë.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare përmes disa postimeve në Instagram ka treguar rreth aktivitetit të saj në bashkëpunim me UNICEF.

https://www.instagram.com/p/BwRinecFtFY/

Në këtë udhëtim tre ditor, ajo së bashku me UNICEF organizuan shumë aktivitete zbavitëse me fëmijët dhe ju erdhën në ndihmë atyre duke dëgjuar rrëfimet dhe kërkesat e tyre.

Këtë eksperiencë ajo e ka cilësuar si shumë emocionale pasi kanë arritur të shohin buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve.

“Unë kam pasur eksperiencën më të madhe gjatë qëndrimit në Lebanon, tri ditët e fundit, duke takuar fëmijë në vendbanime refugjate dhe trajnimin e të rinjve dhe programet e ndërtimit të aftësive. Unë në veçanti dëshiroi të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëz të përshtaten me çdo rrethanë për të cilën janë futur për shkak të konflikteve. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend për të qenë në gjendje të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencial të plotë. Unë gjithmonë besoj tek fëmijët pasi ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë emocionuese por shpresëdhënëse, pasi këta fëmijë ende qeshin. Unë i kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësit që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të luftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur”, ka shkruar Lipa. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BwRifULFzSH/

Dua Lipa zbulon kohën se kur do ta publikojë albumin e ri

Dua Lipa ka konfirmuar se ajo po punon në projektin e ri muzikor.

Superylli shqiptar dha një intervistë për revistën Elle, ku ajo foli për shumë gjëra rreth Kosovës.

Ajo ndërkaq foli edhe për projektin e ri të saj muzikor.

“Shpresoj se do të lansoj albumin në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër”.

“Nuk e kam vendosur ende listën e këngëve që do të përmbajë. Shpresoj se të gjithë do të këndojnë”.

“Një nga arsyet pse bëj muzikë është mesazhi, sepse unë bëj muzikë me shpresën se dikush tjetër ndihet njësoj”, u shpreh Dua.

Albumi i fundit i Duas ja siguroi asaj triumf të paprecedent në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.

Këngët që dolën nga albumi i vetë titulluar “Dua Lipa” u bënë hite dhe katapultuan bukuroshen nga Kosova në maje të skenës botërore. /KultPlus.com

Dua Lipa: Kosova ka përcaktuar atë që jam sot

“Dua Lipa është e ardhmja e muzikës pop”, shkruhet në revistën amerikane “ELLE”, ku Dua është në kopertinën e muajit maj. Në një intervistë me shkrimtaren dhe editoren Lauren Levy, Dua rrëfen mbi disa nga sukseset e fundit, planet për të ardhmen, duke përmendur gjithashtu edhe vendlindjen.

Dua thekson se për të ”është shumë e rëndësishme që të punojë për fuqizimin e grave në muzikë”. Sipas Duas, frymëzimi dhe ndikimi tek masa është një pjesë thelbësore e muzikës si art.

Sigurisht që siç ndodh në shumicën e intervistave, nuk mund të mungonte pyetja në lidhje me origjinën e saj.

”Kosova ka përcaktuar atë që jam sot. Kur je nga Kosova ose Shqipëria krijohet një strereotip për ty. Në filma shqiptarët portretizohen me mafian. Po përpiqemi të ndryshojmë mënyrën si njerëzit e shohin vendin tonë”, u shpreh Dua Lipa.

Gjithashtu Dua Lipa foli dhe për albumin e saj të ardhshëm që pritet të jetë një ndërthurje e disa rrymave.

”Shpresoj të nxjerr albumin në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Nuk e kam vendosur ende listën e këngëve që do përmbajë. Shpresoj që të gjithë t’i këndojnë. Një nga arsyet pse bëj muzikë është mesazhi ”bëj muzikë me shpresën se dikush tjetër ndihet njësoj”, u shpreh Dua Lipa për albumin që pritet të dal. /atsh/ KultPlus.com

Dua Lipa tregon sa është e lidhur me Kosovën (FOTO)

Në një intervistë për mediumin prestigjioz “Elle”, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka treguar lidhjen e saj me Kosovën.

Duke treguar për jetën e saj dhe karrierën e sukseset e fundit, Lipa është pyetur edhe se si ndihet për Kosovën duke marrë parasysh se shumicën e kohës e kalon në Londër.

“Kosova më ka formuar mjaft. Kemi një lidhje të veçantë mes vete. Njerëzit i dinë punët tuaja para se ti t’i dish, por ata gjithmonë kanë treguar shumë dashuri për mua. Njëherë dikush më ka thënë në një intervistë ‘ke një etikë pune të imigrantit’, por më shumë është puna kur dëshiron dëshpërimisht të merresh seriozisht. Ka gjithmonë stigmë rreth të qenit nga Kosova ose Shqipëria. Nëpër filma, çdo shqiptar është në mafia. Po përpiqemi të ndryshojmë atë që mendojnë njerëzit për shtetin tonë”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

“Elle” e ka titulluar këtë intervistë “Dua Lipa është e ardhmja e muzikës pop”.

Këngëtarja me prejardhje kosovare ka folur edhe për albumin e saj të dytë në të cilin është duke punuar. Ka thënë se në të ka një përzierje dhe ka shtuar se shpreson që albumin ta nxjerrë në fund të këtij viti. Lipa ka bërë të ditur se akoma nuk i ka caktuar këngët pjesëmarrëse në të. / KultPlus.com

Dua Lipa bëhet me statujë prej dylli edhe në Amsterdam (FOTO)

Dua Lipa, një emër shumë i njohur në botë dhe fituese e dy çmimeve “Grammy” kjo falë talentit të saj dhe këngëve tejet të suksesshme që i sjell shumë shpesh, ajo përsëri  është bërë me figurë prej dylli, shkruan KultPlus.

Këngëtarja shqiptare me famë  botërore e bëri të ditur këtë përmes një postimi në facebook ku falënderonte muzeun  “Madame Tussauds Amsterdam” që kanë  krijuar një monument prej dylli, një kopje të saj. Ky muze gjendet në Amsterdam të Holandës dhe është muze i artit modern.

“Faleminderit Madame Tussauds Amsterdam për një krijim tjetër përtej momentit surreal duke parë një kopje time prej dylli. Kush mund të mendojë se ku kam veshur rrobat që janë të punuara prej dylli?”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale Dua.

Kujtojmë se këngëtares nga Kosova një javë pasi fitoi dy çmime “Grammy” ju krijua figura prej dylli në muzeun e dyllit “Madame Tussauds” në Londër./ G. Mujaj / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BwBsdjAhBH_/

Dua Lipa zbulon detaje të albumit të ri

Dua Lipa tashmë ka konfirmuar se është duke punuar në albumin e dytë në karrierë.

Këngëtarja shqiptare ka pohuar ditë më parë se nuk do të nis ndonjë turne muzikor këtë vit, pos koncerteve sporadike pasi që forcat i ka përqendruar te albumi i ri.

Ajo ka njoftuar fansat përmes rrjeteve sociale për procesin rreth albumit të dytë duke dhënë edhe detaje të reja.

Dua Lipa dhe Neil Rodgers (Foto Instagram)

Sipas Duas, meqenëse albumi i kaluar ka qenë i dominuar nga tingujt e muzikës elektronike, këtë herë ajo dëshiron të vijë para publikut më e butë, duke sjellë këngë të incizuara me instrumente ‘live’.

“Unë dua t’ju mbaj të gjithëve të informuar me procesin. Kështu po eci ngadalë dhe kam filluar të përfundoj këngët për albumin tim të ardhshëm. Pas turneut të parë kam kuptuar se në albumin e parë kam pasur më shumë muzikë elektronike ndërsa tanimë më nevojitet shumë më tepër instrumente live”, tha fillimisht zeshkania.

Ajo më tutje ka treguar se ishte për këngët e reja po bashkëpunon me Nile Rodgersin dhe se mezi po pret që të dëgjohen këngët e reja.

Gjersa gjatë ditës së sotme, 23-vjeçarja i është bashkangjitur një numri të madh të artistëve botëror që po bëjnë thirrje për bojkotimin e bizneseve të Sulltanit të Bruneit, i cili ka sjell një ligj që dënon me vdekje personat që tregojnë publikisht se i përkasin komunitetit LGBTI.=

Ndryshe, Dua nuk dihet nëse do të jetë pjesë e festivalit, “Sunny Hill Festival”, i cili do të mbahet për tri ditë rresht – 2,3 dhe 4 gusht. /KultPlus.com

Dua Lipa mbështet iniciativën e yjeve botërore: Bojkotoni bizneset e Sulltanit të Bruneit

Sulltanati i Bruneit ka sjell një ligj që dënon me burgim të përjetshëm dhe vdekje personat që publikisht shfaqin orientimin seksual, përkatësisht nëse deklarohen se janë pjesëtar të komunitetit LGBTI.

Elton John, George Clooney e shumë të tjerë kanë bërë apel që të bojkotohen të gjitha bizneset e sulltanit të këtij vendi.

Së fundi, thirrjeve të yjeve botërore iu është bashkangjitur edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Kjo e fundit, në fakt, ka rishpërndarë një mesazh të Ellen DeGeneresit, e cila ka renditur bizneset që i përkasin sulltanit dhe ka bërë thirrje të që të bojkotohen.

“Vendi i Bruneit do të fillojë të dënojë me vdekje homoseksualët. Ne duhet të bëjmë diçka tani. Ju lutemi bojkotoni këto hotele në pronësi të Sulltanit të Bruneit. Ngrini zërin tani. Përhapni fjalën”, ka shkruar ndër të tjerash moderatorja amerikane, të cilën gjë e ka mbështetur edhe këngëtarja jonë.

Ndryshe, Sulltani Hassanal Bolkiah ka fuqi absolute në Brunei dhe hotelet e përmendura janë pronë e Agjencisë për investime dhe vende në Azinë Juglindore./ KultPlus.com

View image on Twitter

View image on Twitter

Ellen DeGeneres@TheEllenShow

Tomorrow, the country of #Brunei will start stoning gay people to death. We need to do something now. Please boycott these hotels owned by the Sultan of Brunei. Raise your voices now. Spread the word. Rise up.147K10:32 PM – Apr 2, 2019106K people are talking about thisTwitter Ads info and privacy

Konfirmohet, Dua Lipa pjesë e filmit të James Bond

Prej kohësh është përfolur se këngëtarja e famshme, Dua Lipa, do të jetë pjesë në filmin e fundit të Daniel Craig.

Gjatë një konference për mediat e huaja, u bë zyrtare se Lipa do të regjistrojë kolonën zanore të filmit më të ri të James Bond.

“Express” shkruan se klipi do të filmohet në Matera të Italisë, ku do të zhvillohet dhe finalja e filmit.

Burimet treguan se këngëtarja do të qëndrojë në Savelletri, më pas do të transferohet në provincën e Matera-s, dhe pastaj në Sassi të Matera, për të realizuar kolonën zanore të filmit. / KultPlus.com

Revista greke i kushton një artikull të veçantë këngëtareve shqiptare

Këngëtaret shqiptare Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora janë kthyer në emrat më të njohur e të komentuar të muzikës në mbarë botën dhe talenti i tyre s’mund të kalonte pa tërhequr edhe vëmendjen e shtetit fqinj, Greqisë.

Revista e njohur greke “Voice of Athens” i ka kushtuar një artikull të tërë këngëtareve shqiptare me famë botërore, ku i përgëzon për talentin dhe ndër të tjera përmend faktin që në Greqi, shqiptarët mundohen t’a fshehin origjinën e tyre, pasi trajtohen në një mënyrë që s’mund të ecin përpara.

Megjithatë, në vendet e mëdha ato s’kanë nevojë t’a fshehin origjinën shqiptare dhe vajzat mund t’ja dalin me talent, shkruan media e huaj.

“Aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ja dalësh, pa marrë parasysh se nga ku keni ardhur dhe si jeni rritur:, shkruan ndër të tjera në revistë.  /KultPlus.com

I mahnitur nga zëri i saj, Kanye West do të bashkëpunojë me këngëtaren shqiptare

Kanye West njoftohet se po shqyrton mundësinë e një bashkëpunimi me Dua Lipën për albumin e ri, “Yandhi”.

Reperi i famshëm raportohet se po planifikon të bëjë një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare pas sukseseve të njëpasnjëshme të artistes sonë.

Çifti u takua në një nga restorantet e Los Angelosit gjatë ditës së diele dhe besohet se marrëveshja tashmë është arritur.

Një burim i afërt me dyshen ka konfirmuar për The Sun se “Kanye është shumë i impresionuar me zërin e Duas dhe e di që për momentin është këngëtarja më e kërkuar në botën e industrisë muzikore”.

“Ai ka disa këngë që mendon se Dua do të ishte e përkryer për të dhe është me të vërtetë e zellshme sa që dëshiron ta ketë në albumin Yandhi”, tha burimi.

Këngëtarja ‘New Rules’ ka qenë prej kohësh një fanse e muzikës së Kanyet dhe këtë e ka treguar në disa raste të ndryshme.

‘Yandhi’ akoma nuk ka ndonjë datë se kur do të dalë në shitje, megjithatë, pritet që në të të shfaqen edhe Ty Dolla Sign, 6ix9ine, Rihanna, Kid Cudi, Young Thug, Teyana Taylor, Lauryn Hill, Nicki Minaj./telegrafi/KultPlus.com

Dua Lipa: Kam standarde shumë të larta në dashuri, faji është i prindërve

Pasi u kthyen së bashku (tashmë prej një viti) Dua Lipa dhe Isaac Carew janë bërë imazhi i çiftit perfekt, gjithmonë gati për të ndihmuar dhe përkrahur njëri-tjetrin në çdo rast, përfshirë angazhimet profesionale. Për prezantimin e librit të tij të fundit të kuzhinës Isaac ka pasur mbështetjen e të dashurës, e cila ka qëndruar në krah të tij gjatë gjithë mbrëmjes.

Këto ditë Isaac Carew (që përveçse shefit të kuzhinës punon dhe si model) ka prezantuar në Londër,librin “The Dirty Dishes” (që mban të njëjtin emër si kanali i tij i recetave në Youtube), duke pozuar përpara fotografëve së bashku me Dua Lipën. Gjatë mbrëmjes nuk kanë munguar as puthjet në favor të fotografëve, siç shkruan “Cosmopolitan”. Problemet që shkaktuan distancimin e çiftit për një periudhë të shkurtër, pas dy viteve lidhje ( duke u kthyer bashkë në pranverën e 2018-ës), duket se janë vetëm një kujtim tanimë dhe prezenca e popstarit në këtë event është prova.

“Kur jam single, kam më shumë kohë për të bërë shumë gjëra të tjera… Mendoj, se mëson më shumë për veten kur je tërësisht vetëm dhe nuk ke askënd pranë për t’i kërkuar ndihmë. Mëson të mbështetesh tek vetja në një mënyrë tjetër” do të rrëfente Dua Lipa për “Elle” gjatë kohës kur ishte single.

LONDON, ENGLAND – SEPTEMBER 05: Dua Lipa (L) and Isaac Carew attend the GQ Men of the Year Awards 2018 in association with HUGO BOSS at Tate Modern on September 5, 2018 in London, England. (Photo by David M. Benett/Dave Benett/Getty Images for Hugo Boss)

Pavarësisht një mijë arsyeve pozitive e të mos qenit në një lidhje, që ajo rendiste, me sa duket i është dorëzuar dashurisë së vërtetë në krahët e Isaac: “Jeta është shumë e shkurtër për të mos thënë ‘Të dua’. Jam një mbështetëse e bindur e dashurisë dhe fajësoj prindërit e mi për këtë, sepse kanë një lidhje me të vërtetë të mirë dhe mendoj se kjo ka bërë që unë të fiksoj standarde shumë të larta në dashuri”, ka shpjeguar popstari i “One Kiss”. /Anila Dedaj/ Gazeta Shekulli

Dua Lipa publikon një fotografi me gjyshin (FOTO)

Dua Lipa, një emër shumë i njohur në botë, kjo falë talentit të saj dhe këngëve tejet të suksesshme që i sjell shumë shpesh, ndonëse tejet e angazhuar ajo nuk harron të jetë edhe afër familjes, shkruan KultPlus.

Por, sot ajo ka vendosur ta kujtoj përmes një fotografie gjyshin e saj. Në fotografi na shfaqet një Dua e vogël në duart e gjyshit i cili luan me të.

Ndërsa ajo ka shkruar që e deshi shumë dhe i mungon: “my grandad and I 💕 missing him”, ka shkruar Lipa poshtë fotografisë.

Gjyshi i Dua Lipës, është një emër i njohur në Kosovë. Emri i tij mund të jetë harruar nga gjeneratat e reja, por kontributi i tij e bën atë pjesë të historisë. Doktor i Shkencave Historike dhe dikur Drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës gjatë viteve 1990-1995, Seit Lipa do të kujtohet për kontributin e tij në këtë fushë të shenjtë.

Seit Lipa ka lindur në vitin 1937 ndërsa ka ndërruar jetë në vitin 1999, me datë 2 korrik.

Historiani e intelektuali i shquar, në vitet e 70-ta, ishte i njohur, jo vetëm për kulturën e tij, por edhe për pamjen, sharmin e elegancën e tij mashkullore. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BvE_GdlBaJK/

Dua Lipa ju propozon ta lexoni këtë poemë çdo ditë

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme në arenën e huaj të botës së muzikës.

Ajo gjatë muajve të fundit ka marrë shumë çmime ndërkombëtare duke përfshirë Brit Awards dhe Grammy Awards.

Këngëtarja shqiptare kohët e fundit është duke punuar në këngët e reja që do të përfshihen në albumin e ri dhe për këtë ka anuluar turnetë koncertal.

Por, pas një pune të lodhshme Lipa thotë se lexon libra dhe ka zbuluar poemën qe lexon sa herë t’i jepet mundësia.

“Kjo është poema ime e preferuar në të gjithë botën. E kam atë në mur dhe përpiqem ta lexoj atë çdo ditë. Nëse keni kohë edhe ju duhet ta bëni”, pohoi Dua.

Theksojmë se bëhet fjalë për poemën “Desiderata” të shkrimtarit amerikan, Max Ehrmann, i cili këtë krijimtari letrare e ka shkruar në vitin 1920.

Ndryshe, Lipa pritet që gjatë këtij viti të nxjerrë në shitje albumin e dytë muzikor në karrierën artistike. / KultPlus.com

View image on Twitter

DUA LIPA@DUALIPA

Oh actually before I go, i might’ve posted this before but this is my favourite poem in the whole world. I have it on my wall and I try and read it everyday. If you have time you should too x5,5632:56 AM – Mar 7, 20191,288 people are talking about this

Ky fëmijë shqiptar tashmë është një yll botëror

Këtu shihet si fëmijë, mirëpo kjo këngëtare kosovare tashmë po shënon suksese marramendëse në fushën e muzikës në nivel botërorë, shkruan KultPlus.

Kjo është Dua Lipa e cila shihet në këtë fotografi bashkë me babain e saj Dukagjin Lipa.

Dua Lipa tash për tash është ylli shpërthyes, e cila qysh në fillim të këtij viti ka marrë çmimet më prestigjioze, Grammy dhe atë të Brit Awards.

Dua Lipa është duke shënuar sukses edhe në kampanja të ndryshme, duke shënuar kështu suksese të mëdha edhe në këtë fushë, duke u shndërruar imazh i shumë kompanive të mëdha e prestigjioze./KultPlus.com

Mësuesit në Kosovë i kishin thënë Dua Lipës: Nuk ke zë, këndimi nuk është për ty

Kosovarja Dua Lipa e cila është shndërruar në një yll të madh botëror, nuk e kishte këtë shtytje nga mësuesit e muzikës në Kosovë, shkruan KultPlus.

E vlerësuar së fundi me Grammy dhe Brit Awards, Dua Lipa përpjekjet për muzikë i kishte nisë si e vogël në Kosovë.

New York Magazine kishte shkruar një shkrim më herët për këtë përballje të Dua Lipës, ku mësuesit në Kosovë i kishin thënë se nuk ka zë, dhe po sipas këtij shkrimi, një mësuese kishte shkuar aq larg sa atëherë i kishte thënë se ajo nuk mund të arrij notat e larta dhe këndimi nuk është për të.

Dua Lipa sot konsiderohet si një ndër yjet më shpërthyese në botë dhe karriera e saj pos në muzikë, tashmë është edhe në film dhe në kampanja të ndryshme. /KultPlus.com

Televizioni italian: Kosova vendi i yjeve pop (VIDEO)

Suksesi i jashtëzakonshëm i vajzave shqiptare në arenën e muzikës ndërkombëtare po mahnit botën, shkruan KultPlus.

Televizioni kombëtar italian këtë javë i ka dedikuar një speciale yjeve të famshëm të Kosovës si Dua Lipës, Rita Orës, Ava Max, Bebe Rexhës e Era Istrefit.

Gjatë këtij reportazhi theksohet fakti se si yjet shqiptare janë shumë të lidhura me vendin e tyre dhe e potencojmë gjithmonë prejardhjen shqiptare.

Për të parë reportazhin, po juaj sjellim videon në vazhdim. / KultPlus.com

https://www.albanianews.it/rassegna/estovest-kosovo-paese-popstar

Dua Lipa bëhet imazh i markës së njohur botërore (VIDEO)

Fituese e tri çmimeve shumë të rëndësishme brenda një muaji, ajo e cila tashmë mbanë Grammy duke shënuar histori si shqiptarja e parë që fiton një çmim të tillë, Dua Lipa çdo ditë e më shumë po afirmohet në botën e artit, shkruan KultPlus.

Ajo tashmë na ka lajmëruar për një tjetër sukses.

Dua ka bërë të ditur se është zgjedhur fytyra e markës së njohur të gjinseve londineze “Pepe Jeans London”.

Dua përmes një postimi në Instagram është shprehur e lumtur që është zgjedhur për këtë fushatë.

 “E ngazëllyer për të ju njoftuar se unë jam fytyra e re e fushatës “Pepe Jeans London SS19” e realizuar nga David Sims. Më bën shumë të lumtur të punoj me një markë që trashëgimia e saj është në Londër dhe të jem muzikanti i parë në frontin e kësaj fushate”. / KultPlus.com

PEPE x DUA from British Vogue on Vimeo.

Daily Mail dhe People: Babai i Dua Lipës mori vëmendjen me dukjen e tij në ‘Brit Awards’

 

Ajo ndoshta ka shkëlqyer në skenë, mirëpo ishte babai atraktiv i Dua Lipës që e vodhi spektaklin në Brit Awards. Kështu shkruajnë mediat botërore për Dukagjin Lipën dhe pjesëmarrjen e tij në evenimentin e popullarizuar britanik.

“Depërtimi më i mirë… Babai i Dua Lipës! Babai hamshor i këngëtares e vodhi spektaklin në Brit Awards” – ky është titull i artikullit të tabloidit britanik, Daily Mail, kushtuar dukjes së Dukagjin Lipës në ceremoninë britanike të ndarjes së çmimeve muzikore.

Ndërsa revista amerikane People e ka titulluar kështu artikullin e vet: “Babai shumë atraktiv i Dua Lipës tërhoqi vëmendjen në Brit Awards”.

Hamshori Dukagjin Lipa, një yll roku në vendin e tij Kosovë, ka tërhequr vëmendjen në O2 Arena të Londrës dhe madje nikoqiri Jack Whitehall është mahnitur me dukjen e tij.

Ai e quajti Dukagjinin “babanë me dukjen më të mirë në industrinë e muzikës” dhe me shaka i kërkoi Duas që t’i ndërronin prindërit. Ndërkohë që prindërit krenarë të Duas ishin të lumtur me vëmendjen që e morën para ceremonisë në të cilën vajza e tyre e fitoi çmimin për incizimin më të mirëpër “One Kiss”.

Dhe nuk ishte vetëm nikoqir i spektaklit që e vërejti prezencën e babait të këngëtares në Brit Awards, pasi shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë shkruar për dukjen e mirë të shqiptarit nga Kosova.

Fansat e kanë kërkuar emrin e Dukagjin Lipës në Instagram dhe profili i tij tash numëron mbi 181 mijë ndjekës – vazhdon artikulli i Daily Mail.

Në vazhdim edhe tabloidi britanik edhe revista People kanë shkruar për Festivalin Sunny Hill që e ka themeluar ai. “Ish-muzikanti po ashtu ka themeluar një festival muzikor në vendlindjen e tij, në përpjekje për të ndryshuar çfarëdo perceptimi të gabuar për Kosovën…”, thuhet në artikull.

“Ne duam t’ua japim njerëzve ndjenjën se përkasin, jetojnë në Evropë dhe idenë se jemi pjesë e Evropës. Kjo është mënyra më e mirë për ta promovuar Kosovën si një vend që e do paqen dhe muzikën, që i mirëpret të gjithë fqinjët tanë dhe të gjithë vizitorët që duan të argëtohen”, citohen fjalët e Dukagjinit për Observer lidhur me Festivalin Sunny Hill. / KultPlus.com

Familja e Dua Lipës marrin vëmendje gjatë parakalimit në tapetin e kuq të Brit Awards (FOTO)

Dua Lipa, shqiptarja më e përfolur në botë për momentin, mbrëmë ka rrëmbyer një tjetër çmim shumë të rëndësishëm për karrierën e saj, pas dy çmimeve Grammy që i mori javën e kaluar, shkruan KultPlus.

Lipa e cila ishte e nominuar katër herë në Brit Awards 2019 , mbrëmë rrëmbeu çmimin “Brish Single” me këngën “One Kiss” të realizuar së bashku me Calvin Harris.

Por, Dua mbrëmë mori vëmendje edhe gjatë parakalimit në tapetin e kuq si dhe me performancën e saj të shkëlqyer.

Por, pa vëmendje nuk kaluan as familja e saj.

Prindërit e Dua Lipës, motra dhe vëllai i saj ishin gjithashtu të pranishëm në këtë ceremoni, ata u përcollën edhe nga mediat, madje babai i Duas është komentuar për stilin dhe dukjen e tij shumë elegante. / KultPlus.com