Dirigjenti kritikon Festivalin e 59-të të Këngës. Sulejmani: Këngët, të përzgjedhura me kritere joprofesionale

Pianisti dhe dirigjenti Desar Sulejmani në një lidhje live  Gjermania me “ReportTV” analizon këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 59-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Të jemi të sinqertë, ajo listë është produkt i një përzgjedhje të bërë nga një juri e vendosur nga drejtuesit e Festivalit të Këngës në RTSh. Është një përzgjedhje, më saktë personale edhe nuk mund të themi se kemi të bëjmë me një zgjedhje të hapur, apo që u takon edhe palëve. Këtu mendoj jo vetëm tokën shqiptare, por dhe trevat e tjera shqipfolëse, që përfshijnë Kosovën dhe Maqedoni e Veriut. Edhe pse kemi pas dy përfaqësime nga këto toka”, thotë Sulejmani.

Teksti dhe muzika e këngëve që ishin në garë, për Sulejmanin nuk janë trajtuar si duhet, ndërsa vihet re në to edhe ndikimi i këngëve orientale

“…Në festivalin e këtij viti jam munduar që të kuptoj tekstin apo synimin që ka pas një autor në një këngë të caktuar. Kam parë mangësi në gjuhën shqipe, në përcjelljen e mesazhit, si edhe në titujt “Kush je ti dashuri” i kënduar nga Festina Mejzini, që përbën një krim në gjuhën shqipe. Kemi të bëjmë me disa dukuri, që më bëjnë të mendoj se mungon vetëkontrolli, ajo që quhet përzgjedhje profesionale dhe me një mendim të largët në lidhje me cilësinë artistike të këngës, jo vetëm të muzikës e tekstit, por të gjithë paraqitjes skenike. Edhe kjo është një nga cilësitë më negative që po e shikojmë në vite në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Ajo që unë ndiej që është vazhdimësi e të gjithë këtij procesi, është influenca e madhe e këngëve orientale. Unë dëgjoj në refrene edhe orkestracione, elementët e muzikës në telenovela që prezantohen në mediet shqiptare”.

Për këngën fituese “Karma” të interpretuar nga Anxhela Peristeri, me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Klaidi Bahitit, Desar Sulejmani shprehet, se:

“Jo vetëm kënga “Karma”, por edhe shumë këngë të tjera, janë me influencë masive nga ndikimet e huaja. Kjo ka të bëjë me krijuesit e këtyre këngëve, unë ditët e fundit kam gjurmuar krijuesit e këngëve. Kam vrenjtur që të gjithë krijimet që sillen aty kanë vetëm një rreth shumë të ngushtë krijuesish. Kjo e bën dhe këngën fituese jo shumë përfaqësuese. Unë nuk e shikoj si një këngë që do na përfaqësojë mirë dhe do na nxjerrë në finale të një Festivali të Këngës Evropiane. Është një këngë që unë e shikoj në kanalet e muzikës privat e që transmetohet në Shqipëri, edhe nuk e shikoj si ndonjë këngë që do të na përfaqësojë me dinjitet”.

Mungesën e emrave të njohur në festivalin e këngës, artisti e argumenton kështu:

“Ne kemi pas festival dhe më përpara. Kemi një zhvillim ndryshe, pjesëmarrja në këtë festival ka qenë një nga arritjet më të mëdha të artistëve në këtë festival. Përkufizimi që i bëhet kësaj këngë është fakti që do të shkojë në Eurovision. Mospjesëmarrja e emrave të njohur të këngës në përgjithësi është vet vlerësimi i paktë i këtij institucioni, që po e humb vlerën e tij ndër vite. Kjo është përgjegjësi ndër vite e drejtuesve që  s’po arrijnë që të bëjnë ndryshim. E shikoj si negative, çdo zhvillim që shkon në këtë drejtim”.

Anxhela Peristeri do të prezantojë Shqipërinë në Eurovision 2021 në Roterdam të Holandës./ shqiptarja/ KultPlus.com

Mësohen finalistët e Festivalit të Këngës në RTSH

Festivali i Këngës në RTSH ka nisur mbrëmë edicionin e 59-të i cili këtë vit po mbahet pa publik dhe në ambiente të hapura për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

RTSH ka vendosur që këtë vit tri netët e festivalit të xhirohen dhe më pas të transmetohen për publikun për shkak të situatës, ndërsa sot “zeri.info” ka zbuluar edhe finalistët të cilët do të prezantohen më datën 23 dhjetor.

Kujtojmë se si çdo vit fituesi përfaqëson Shqipërinë në festivalin evropian të këngës “Eurovision”, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Roterdam të Holandës.

Lista e finalistëve:

Sardi Struga
Xhesika Polo
Orgesa Zaimi
Wendi Mancaku
Era Rusi
Gjergj Kaçinari
Rosela Gjylbegu
Devis Xherrahu
Mirud
Gigiola Haveriku
Viktor Tahiraj
Kamela Islamaj
Florent Abrashi
Inis Neziri
Anxhela Peristeri
Festina Mejzini
Kastro Zizo. / KultPlus.com

‘Të ulëras, t’ia fal apo ta vras?’

Arilena Ara ishte shpallur fituese e edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës, një festival që viteve të fundit ka pasur shumë polemika. Madje menjëherë pas fitores së këngëtares pati edhe komente të ndryshme në rrjetet sociale, ku ishin të shumtë ata që e përkrahnin por pati edhe të tjerë që ishin të pakënaqur me fitoren e këngëtares, shkruan KultPlus.

Muaji mars i këtij viti ndryshoi rrjedhën e jetës, mbylli teatro e anulimin shumë koncerteve e ngjarjeve të ndryshme kulturore. Një ndër ta ishte edhe Eurovisioni.

Me anulimin e kësaj gare organizatorët e kishin lënë në dorën e shteteve nëse dëshironin që të ndryshojnë përfaqësuesit e tyre apo ti dërgojnë të njëjtit me këngë të re. Derisa shumë vende kishin konfirmuar ridërgimin e emrave të njejtë, Shqipëria kishte vendosur se do të mbajë festivalin që dërgon artistin në skenën evropiane.

Gjersa sonte ka filluar nata e parë e Festivalit të 59-të të Këngës, KultPlus ju sjellë këngën fituese të edicionit të kaluar.

‘Shaj’ është një këngë që është performuar në mënyrë të jashtëzakonshme nga këngëtarja dhe përcjellë një emocion të fortë tek publiku.

Këtu mund ta shihni LIVE Festivalin e Këngës në RTSH

Mbrëmja e sotme në ekranin e RTSH-së, sjellë për të gjithë artdashësit, edicionin e 59-të të Festivalit të këngës, i cili këtë vit për shikuesit vie në rrethana tejet të ndryshme, pasi do të shfaqet në një skenë të pazakontë, të vendosur në mjedis të hapur, ku organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë sfiduar vitin që gjunjëzoi ekonominë dhe shëndetin e globit prej Covid-19.

Ky festival, sa artistik, është po aq edhe social, nëpërmjet mesazheve të mjekëve, personave me nevoja të veçanta, vullnetarëve të Kryqit të Kuq, si edhe një nevojë shpirtërore për të na bashkuar, në Shqipëri, Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë.

Ndërkaq, nesër nata e dytë do t’i prezantojë këngët në një formë tjetër, akustike, për të mbërritur në finalen e mbrëmjes së 23 dhjetorit.

Në linkun më poshtë do të mund të ndiçni LIVE, këtë festival, dhe këngët që do të prezantohen në natën e parë. / KultPlus.com

https://tv.rtsh.al/kanalet/rtsh-1?fbclid=IwAR1RCNMpT-2BuzQSwb0eoKF6lEYgTMlKPDdXgLkxvFfBU4UiQtJYP7rgvv0

“Festivali i Këngës” fillon sot në RTSH, ja konkurrentët e natës së parë

Këtë vit festivali do të jetë shumë më ndryshe nga tjerat vite për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Moderimi i është besuar Jonida Vokshit dhe Blendi Salajt, kurse Jonida tashmë ka zbuluar paraqitjen e saj për natën e parë dhe duket fantastike.

Juria e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent  Bushpepa, kanë vendosur cilat këngë do të konkurrojnë këtë vit, të cilat janë renditur më poshtë.

Janë gjithsej 26 konkurrentë që do të bëhen këtë vit pjesë e garës.

Lista e plotë e pjesëmarrësve

Peng- Devis Xherahu

Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi

Kush je ti dashuri- Festina Mejzini

E morën botën- Franc Koruni

Pendesë- Inis Neziri

Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj

Më jep jetë- Gjergj Kaçinari

Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)

Tjerr- Evi Reçi

Vashëzo- Rosela Gjylbegu

Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)

Do t’ja dal- Klinti Çollaku

Karma- Anxhela Peristeri

Si ajo- Ëendi Mancaku

Ty- Fatos Shabani

Vajzë- Florent Abrashi

Njësoj- Enxhi Nasufi

Ajo vajza- Kamela Islamaj

Zjarri im- Era Rusi

Jo- Erikson Lloshi

Më mbron- Xhesika Polo

Ora e jetës- Manjola Nallbani

E lirë- Giliola Haveriku

Nënë- Viktor Tahiraj

Vendi im- Agim Poshka

Meteor- Stefan Marena

Nata e dytë, nesër mbrëma do t’i prezantojë këngët në një formë tjetër, akustike, për të mbërritur në finalen e mbrëmjes së 23 dhjetorit./ KultPlus.com

Nisin provat e Festivalit të Këngës, kësaj radhe mbahet në shesh

Festivalin e 59-të të Këngës nuk e ndal as nga pandemia Covid 19. Ndonëse, në mungesë të orkestrës së RTSH, 26 këngëtarët në garë dhe organizatorët kanë nisur provat në skenografinë e realizuar, si rrallëherë në ambiente të hapura tek “Kolonat”. Regjisori Pali Kuke e cilëson këtë festival të veçantë, sepse kjo muzikë është për jetën.

“Është një festival shumë special, mund të titullohej festivali që s’do bëhej, i murtajës edhe i pandemisë, që ka ngrirë të gjithë botën. Të gjithë jemi prekur nga të afërmit tanë që luftuan edhe humbën jetën nga kjo murtajë. Të rezistosh, të luftosh për të  bërë festival sjell muzikë për dashurinë për jetën. Ky është lajtmotivi i një qëndrese të madhe tek të gjithë njerëzit, këngëtarët edhe të gjithë të tjerët, që punojnë për këtë produkt artistik”, tregon Kuke.

Kuke tregon se ky festival në zemër të qytetit vjen për të përcjell një mesazh të fortë të gjithë njerëzve që u është dashur të përballen me këtë situatë të vështirë të krijuar për shkak të pandemisë Covid 19.

 “Tek të gjithë ndihet dashuria që do ta bëjmë. Artistët kanë kaluar provat natën dhe janë përballë me lagështirën, sepse duan që të mos çedojë asgjë. Po ecim mirë. Festivali hapi krahët edhe doli në zemër të qytetit, doli nga skena, luksi edhe që është rezauruar. Aty mbase do kthehemi, por do që t’i flas qytetit që t’i kthehet jetës normale, duke përballuar këtë qenie mostër, që me grepat e tmerrshëm u ngul edhe solli vdekjen gjithkund. Kjo është e gjithë arsyeja përse po bëjmë festivalin”, thotë Kuke.  

Festivali do të regjistrohet në datë 16-17 dhe 18 dhjetor 2020, ndërsa do të transmetohet për publikun në ditën e fundit të këtij viti. /Shqiptarja.com/ KultPlus.com