Harry Styles paralajmëron koncertin special ‘One Night Only in New York’

Këngëtari i mrekullueshëm, Harry Styles, e ka paralajmëruar një koncert special të titulluar, “One Night Only In New York”, i cili ka për qëllim ta festojë lansimin e albumit të tij të ri muzikor, “Harry’s House”, raportoi të martën portali “NME”.

Ylli britanik i muzikës pop e lanson albumin e tretë të incizuar në studio, më 20 maj. Pjesë e tij është edhe kënga e sapo lansuar, “As It Was”.

Koncerti special do të mbahet në arenën “UBS” në Long Island.

Sipas një deklarate për media, shou do ta shënojë herën e parë që Harry i interpreton ‘live’ këngët e albumit të ardhshëm.

Për shkak të numrit të kufizuar të biletave në dispozicion, kompania “Ticketmaster” ka konfirmuar se nuk do të ketë shitje të përgjithshme për biletave. / KultPlus.com

Fundjavë e mbushur me yje në festivalin “Coachella”

Befasitë nuk reshtën së mbaruari në tri ditët e para të festivalit “Coachella”.

Adhuruesit e mbledhur për këtë ngjarje, patën rastin t’i ndjekin performancat fantastike ‘live’ të idhujve të tyre, si The Weeknd, Justin Bieber, Snoop Dogg, Doja Cat dhe të tjerë.

Nata e parë e festivalit, të premten (15 prill), u hap me performancën fantastike të këngëtarit britanik, Harry Styles. Ai i befasoi adhuruesit e pranishëm me të ftuar në skenë yllin legjendar të muzikës, Shania Twain. Dyshja e interpretoi hitin ikonik të Twainit, “Man, I Feel Like A Woman” dhe turma e mirëpriti këtë befasi me brohoritje e duartrokitje të vazhdueshme, raportoi të hënën portali “NME”.

Ndër performuesit e tjerë që e entuziazmuan turmën jashtëzakonisht shumë, ishin Justin Bieber dhe Snoop Dogg, të cilët i bashkuan forcat në skenë me artistët, Daniel Caesar dhe Anitta.

Edhe Big Sean e mahniti turmën e adhuruesve me ta ftuar në skenë këngëtaren, Jhene Aiko, e cila njëherësh është e dashura e tij.

Në natën e dytë ishte këngëtarja, Billie Eilish, ajo e cila e rrëmbeu vëmendjen e publikut me performancën e saj. Ajo po ashtu u bë artistja më e re në moshë që ka performuar në skenën e festivalit “Coachella”.

Eilish i interpretoi disa prej hiteve të saja më të njohura, e shoqëruar nga bendi dhe vëllai i saj, Finneas. Në një moment gjatë mbrëmjes, këngëtarja 20-vjeçare e ftoi në skenë vokalistin e grupit “Gorillaz”, Damon Albarn, me të cilin i performoi disa këngë, përfshirë këtu edhe hitin, “Feel Good Inc.”. Khalid ishte artisti tjetër i cili iu bashkua Eilishit në skenë për ta interpretuar këngën e tyre të përbashkët, “Lovely”.

Në fund të performancës së saj, Billie Eilish, e shfrytëzoi rasti për t’i falënderuar adhuruesit e saj duke thënë: “Kjo është një ndjenjë e çuditshme. Unë nuk duhet të isha këtu si performuesja kryesore e mbrëmjes. Por, për këtë ju falënderohem juve dhe ndihem mirënjohëse që jam këtu bashkë me të gjithë ju. Kjo është një ëndërr e shndërruar në realitet për mua. Një çmenduri e vërtetë”.

Nata e dytë gjithashtu e shënoi debutimin e reperes Megan Thee Stallion, në festivalin e famshëm të Kalifornisë. Ajo nuk i zhgënjeu fansat e saj duke i interpretuar disa prej hiteve më të njohura, përfshirë edhe një këngë të re të padëgjuar më parë.

Nata e tretë i takoi këngëtarit kanadez The Weeknd, grupit “Swedish House Mafia” dhe rep artistes, Doja Cat. Ata ishin ndër performuesit kryesorë të mbrëmjes dhe u kujdesën që ta argëtonin publikun me interpretimet fantastike të hiteve të tyre më të njohura. Edhe muzika latine ishte pjesë e rëndësishme e kësaj mbrëmjeje me interpretimin fantastik të yllit, Karol G.

Festivali i njohur i muzikës “Coachella” vazhdon edhe fundjavën e ardhshme. Fansat kanë mundësi të argëtohen me interpretimet live të idhujve të tyre, nga 22 deri më 24 prill kur edhe përmbyllet festivali./koha.net/ KultPlus.com

Harry Styles i ofrohen mbi një milion dollarë për të performuar në një koncert privat për Vitin e Ri

Harry Styles thuhet se i janë ofruar 1.3 milion dollarë për të kënduar në koncertin privat për festën e Vitit të Ri në Miami Beach të Florida.

Ndërsa oferta ishte sigurisht joshëse, këngëtari 27-vjeçar i “Watermelon Sugar” me sa duket ende po peshon opsionet e tij nëse do të performojë.

Në fillim, një burim i tha The Sun se ‘nuk mund ta besonte fatin e tij që iu ofruan një milion funta për të kënduar disa këngë’.

Artisti britanik u ftua për koncertin private, një ditë pas performancës së tij në “Capital One, që do të mbahet më 30 dhjetor, shkruan DailyMail.

Një tjetër i brendshëm, megjithatë, zbuloi se ai ndryshoi mendje dhe nuk planifikon më të bëjë koncertin privat sepse dëshiron të kalojë kohë me të dashurën e tij, Olivia Wilde.

Aktorja “He and the Tron: Legacy” filloi romanen me këngëtarin pasi u nda me yllin e Ted Lasso, Jason Sudeikis, në nëntor të vitit të kaluar.

Ish-çifti, Olivia dhe Jason kanë dy fëmijë të vegjël: Otis, shtatë vjeç dhe Daisy, pesë. Ata ishin bashkë që nga viti 2011 dhe u fejuan në vitin 2013.

Ndërkohë, Harry luan një nga rolet kryesore në ‘trailerin’ e ardhshëm psikologjik të Olivia-s, “Don’t Worry Darling”, ku luajnë gjithashtu Florence Pugh dhe Chris Pine.

Roli i tij fillimisht u planifikua të luhej nga Shia LaBeouf, i cili u largua nga roli për shkak të një konflikti gjatë xhirimeve./KultPlus.com

Paralajmërohet albumi i tretë i Harry Styles

Harry Styles ka regjistruar fshehurazi albumin e tij të tretë.

Ish-ylli i “One Direction” dhe ikona ndërkombëtare e muzikës shkroi dhe regjistroi një seri këngësh në fillim të këtij viti, shkruan The Sun.

Për shkak të pandemisë, publikimi i tij u shty, por tani fansat nuk do të presin gjatë për të dëgjuar muzikën e re.

“Harry filloi të punonte në album në fillim të vitit 2020 dhe kishte disa seanca shkrimi para se të fillonte pandemia”, tha një burim.

“Si rezultat, planet u pezulluan, por shumica e këngëve përfunduan duke u regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar. Tani për tani detajet e sakta janë top sekret, por lista e këngëve duhet të vendoset së shpejti. Harry është vërtet i emocionuar për albumin”, tha i njëjti burim.

Këngëtari është i zënë edhe me publikimin e dy filmave “My Policeman” dhe “Don’t Ëorry Darling”, bashkë me muzikën e re dhe turneun e tij global.

Albumi i fundit i Harry-t, “Fine Line”, doli në vendin e parë të “Billboard 200” të SHBA-s, pas publikmit të tij në dhjetor 2019, ndërsa në pozitën e dytë në Mbretërinë e Bashkuar.

Singli i albumit “Ëatermelon Sugar” i dha Harry-t çmimin e tij të parë Grammy për “Performancën Më të Mirë Pop”.

Ai aktualisht po udhëton në Amerikë për turneun e “39-date Love On Tour” dhe e dashura e tij aktore, Olivia Ëilde është parë në një numër shfaqjesh, duke kërcyer jashtë skenës me krenari.

Dyshja u lidhën për herë të parë pasi u panë të kapur për dore në një martesë në janar, disa muaj pasi ajo u nda nga partneri i saj shumëvjeçar, aktori amerikan dhe komediani, Jason Sudeikis./KultPlus.com

Veshjet më të tmerrshme që u panë në ceremoninë ‘Grammy’

Pavarësisht se pandemia ka ndryshuar shumë gjëra, edhe këtë vit nuk munguan VIP-at që treguan shije të tmerrshme me veshjet e tyre në tapetin e kuq të çmimeve Grammy.

“Skuadrën” e të veshurve më keq e kryesoi motra e Miley Cyrus, Noah, e cila u paraqit me një fustan që ngjante si çarçaf./a2/KultPlus.com

“Grammy” i pazakontë

Pa publik dhe nën kushte të pandemisë, ceremonia e sivjetme është cilësuar si më e pazakonta dhe më e paparashikueshmja, për shkak të konkurrencës së madhe mes artistëve

Ceremonia e 63-të e Çmimeve Grammy mbahet në Los Anxhelos të dielën mbrëma, ku do të paraqiten Billie Eilish, BTS, Taylor Swift, Dua Lipa, Harry Styles dhe Cardi B.

E cilësuar tradicionalisht si “nata më e madhe e muzikës”, ceremonia e këtij viti do të jetë pak më ndryshe për shkak të pandemisë.

Nuk do të ketë publik dhe interpretuesit do të ndahen në pesë skena, të rregulluara në një rreth brenda Qendrës së Kongresit të Los Anxhelos për ta ruajtur distancën.

“Nuk është Zoom, nuk është ‘pandemike’”, tha drejtuesi Trevor Noah. “Bendet do të performojnë për njëri-tjetrin”, si një version i yjeve i “Later … With Jools Holland”, pa piano boogie-woogie.

Duke e thyer traditën edhe një herë, çmimet do të shpërndahen nga banakierë, roje sigurie dhe pastrues nga vendet e koncertit, që janë detyruara të mbyllen për shkak të COVID-19.

Këtë vit, Beyonce kryeson nominimet – gjithsej nëntë – duke përfshirë katër për himnin e saj të të drejtave civile “Black Parade”, e cila u publikua në kulmin e protestave “Black Lives Matter” vitin e kaluar. Taylor Swift dhe Dua Lipa vijnë më pas, secila me nga gjashtë nominime. Të gjithë ata janë pretendentë të fortë, por, siç e dinë shikuesit e “Grammy”, presioni për t’i vendosur çmimet i ngazëllen tepër votuesit.

Pretendimet e Swiftit

Projekti befasues i Taylor Swift, “Folklore”, është konkurrenti kryesor për çmimin e albumit e vitit. Fitimi i këtij çmimi nuk do të ishte vetëm rikthim për të, por do të hynte në histori duke u bërë gruaja e parë që e ka fituar këtë çmim tri herë radhazi.

Edhe Beyonce shpreson ta thyejë rekordin duke fituar katër çmime nga nëntë nominime, rekord të cilin e mban Alison Krauss.

BTS, grupi i parë K-pop

Edhe nëse nuk e fiton çmim, grupi BTS tashmë kanë hyrë në histori si grupi i parë K-pop që është nominuar në një kategori kryesore.

Bendi garon për performancën më të mirë të një grupi pop me këngën që ka qenë e para në lista muzikore në ShBA, “Dynamite”.

Kjo kategori është goxha e vështirë, pasi ka emra të mëdhenj.

“Sinqerisht, nuk po presim diçka”, ka thënë reperi/këngëtari RM. “Nuk duam të dëshpërohemi pasi kemi konkurrentë yje si: Lady Gaga, Taylor, Bieber.

Eurovision rikthehet në Grammy

Vetëm një këngë nga Eurovisioni ka fituar çmim Grammy: “Nel Blu, Dipinto Di Blu” nga Domenico Modugno. Balada, që e zuri vendin e tretë në Eurovision më 1958, fitoi dy çmime Grammy më 1959: kënga dhe projekti më i mirë.

Dhe që nga atëherë nuk ka pasur asnjë pikë për këto këngë. Këtë vit rikthimi bëhet me këngën e një filmi, “The Story Of Fire Saga”, që është nominuar për çmimin “kolona zanore më e mirë për mediat vizuale”.

A do ta ndajë çmimin e saj Fiona Apple?

Për herë të parë, vetëm gra janë të nominuara në kategorinë më të mirë të performancës rock, me Pheoebe Bridgers, Haim, Brittany Howard, Big Thief, Grace Potter dhe Fiona Apple. Nëse ajo fiton, Apple thotë se dëshiron ta ndajë çmimin me koleget e saj të nominuara.

“Unë do të merrja Grammyn dhe do ta ndaja në copa mjaftueshëm sa për ta marrë të gjitha dhe do t’i ftoja të gjitha zonjat që ta bëjnë të njëjtën gjë”.

Meryl Streep dhe merimanga

Meryl Streep është aktorja më e nominuar në historinë e çmimeve Oscar –ajo është edhe pretendente e rregullt në Grammy – falë kolonës zanore Mamma Mia, ndër të tjerash. Ajo është përmendur së fundmi në kategoritë e librave audio – falë rrëfimit të saj për librat për fëmijë, si “Lepuri Velveteen”, “Përralla e Lepurit Peter” dhe vepra të tjera që nuk kanë lidhje me lepujt. Këtë vit ajo garon me librin audio të “Charlotte’s Web”, historia klasike e një derri që krijon një miqësi me një merimangë.

Reperja me synime të mëdha

Asnjëra nga reperet si Roxanne Shante, Salt’N’Pepa, Queen Latifah, Lil’ Kim, Left Eye, Missy Elliot, Eve, Lauryn Hill, Nicki Minaj, Cardi B, nuk ka fituar çmim për këngën më të mirë rep.

Kjo mund të ndryshojë këtë vit, pasi kënga e Megan Thee Stallionit, “Savage(Remix)”, po konsiderohet si konkurrentja kryesore për çmim.

Do të ishte domethënëse fitorja e këtij çmimi, pasi vetëm një këngë e zhanrit rep (“This Is America” nga Childish Gambino) e ka fituar këtë çmim.

Pakënaqësi e skandale

Në mesin e shumë kategorive për çmim Grammy, fokusi është gjithmonë te “katërshja e madhe” – kënga e vitit, projekti i vitit, albumi i vitit dhe artisti më i mirë i ri.

Edhe këtë vit ka shumë gjëra kundërthënëse. Skandali më i madh është nominimi për projektin e vitit të këngës “Say So” nga Doja Cat. Kënga e saj është shkruar në bashkëpunim me Lukasz “Dr Luke” Gottwald, pasi ishte akuzuar për ngacmim ndaj Keshas.

Ndërsa, ylli kandez The Weeknd është shprehur i pakënaqur pasi nuk është nominuar për asnjë çmim me këngën “Blinding Lights” dhe për këtë arsye do t’i bojkotojë të gjitha ceremonitë e ardhshme. Kënga e tij ishte kënga më e shitur e vitit.

Për shkak se janë disa kategori, do të mbahen dy ceremoni të dielën.

E para e quajtur “Grammy Awards Premiere” do të mund të shikohet drejtpërdrejt prej orës 19:30 (GMT) /15:30 (ET) të dielën, 14 mars.

Tani për tani, asnjë transmetues britanik nuk ka plane ta transmetojë ceremoninë, mirëpo do të mbulohet plotësisht nga uebfaqja BBC News gjatë natës të dielën./koha/KultPlus.com