Fakte interesante për jetën e Madeleine Albright

Emri i Madeline Albright për Kosovën konsiderohet si një prej më të rëndësishmëve, pasi që ajo ishte indikatore kyçe në përfundimin e luftës në Kosovë. Ish sekretarja e shtetit amerikan ishte dje në përurimin e bustit të saj në Prishtinë, si dhe në shënimin e 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.  

Madeline Albright u lind më 15 maj 1937, Pragë, Çekosllovakia (tani në Republikën Çeke).

Madeleine Albright, e rrethuar nga gjyshet Růžena Spieglová (majtas) dhe Olga Körbelová.

Madeline Albright (Marie Jana Korbel) ishte vajza e një diplomati çek. Pasi nazistët pushtuan Çekosllovakinë në vitin 1939, familja e saj iku në Angli. Edhe pse e kaloi pjesën më të madhe të jetës duke besuar se ata kishin ikur për arsye politike, ajo mësoi në vitin 1997 se familja e saj ishte hebreje dhe se tre prej gjyshërve të saj kishin vdekur në kampet gjermane të përqendrimit.

Familja u kthye në Çekosllovaki pas Luftës së Dytë Botërore, por grushti komunist i sponsorizuar nga Bashkimi Sovjetik i bëri ata refugjatë përsëri dhe deri në vitin 1948 u vendosën në Shtetet e Bashkuara.

Madeleine Albright me familjen e saj në Çekosllovaki.

Madeleine u martua tri ditë pas diplomimit nga kolegji. Menjëherë pas martesës  Madeleine mbeti shtatzënë dhe kishte binjakë. Madeleine me një nga tre fëmijët e saj. Gjatë 15 viteve të ardhshme, ndërsa ishte një nënë dhe grua, Madeleline filloi të punonte në doktoraturën e saj. dhe vullnetarisht në fushatat politike demokratike. Në vitin 1976 ajo u angazhua nga Senatori Ed Muskie për të qenë asistent ligjvënës. Ajo ishte 39 vjeçe dhe ishte puna e saj e parë që u pagua. Korbel u diplomua nga Kolegji Wellesley (Massachusetts) (B.A., 1959) dhe u martua me Joseph Albright, një anëtar i familjes së gazetës Medill. Pasi fitoi një diplomë master (1968) nga Universiteti Columbia, Neë York City, ajo punoi si një investitor fondesh për fushatën presidenciale të dështuar të senatorit Edmund Muskie më 1972 dhe më vonë shërbeu si asistente ligjvënës i Muskies. Nga 1976 ajo kishte marrë një Ph.D. nga Kolumbia dhe po punonte për Zbigniew Brzezinski Pres, përcjell rtv21.tv. 

Gjatë administratës të presidentëve Ronald Reagan dhe George H.W. Bush në vitet 1980 dhe në fillim të viteve ’90, Albright punoi për disa organizata jofitimprurëse dhe Uashingtoni, D.C, u bë një sallon për politikanët dhe politikëbërësit me ndikim. Ajo gjithashtu ishte profesoreshë e çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Georgetoën, Uashington, D.C., 1982 – 1993.

Pas zgjedhjes së Pres. Bill Clinton, një demokrat, në vitin 1992, ylli politik i Albright filloi të ngrihej dhe Clinton e emëroi ambasadore në Kombet e Bashkuara në vitin 1993. Në OKB ajo fitoi një reputacion për një mendje të ashpër si një avokate e ashpër për interesat amerikane dhe promovoi një rol në rritje për Shtetet e Bashkuara në operacionet e OKB-së, veçanërisht ato me një komponentë ushtarake. Emërimi i saj në pozitën e sekretares së shtetit u konfirmua unanimisht nga Senati në vitin 1997. Gjatë qëndrimit të saj në detyrë, Albright mbeti një përkrahës i ndërhyrjes ushtarake dhe një kampion i fuqishëm i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut.

 Veçanërisht, në vitin 1999 ajo shtyu për bombardimet e NATO-s në Jugosllavi për të ndalur spastrimin etnik të shqiptarëve etnikë në Kosovë nga forcat jugosllave dhe serbe. Konflikti i Kosovës përfundoi pas 11 javësh të sulmeve ajrore, kur Jugosllavia u pajtua me kushtet e NATO-s. Albright u përfshi gjithashtu në përpjekjet për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe në vitin 2000. Megjithatë, bisedimet e saj me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Il dështuan të prodhonin një marrëveshje.

Me përfundimin e mandatit të dytë të Bill Klintonit në vitin 2001, Albright u largua nga shërbimi qeveritar dhe themeloi grupin Albright, një firmë konsultimi me seli në Uashington DC. Ajo më vonë mbështeti ofertat presidenciale të Hillary Clinton në vitin 2008 dhe 2016. Në fushatën e fundit, Albright tërhoqi kritika kur ajo tha se “ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk ndihmojnë njëra-tjetrën”, një ndjenjë që ajo kishte shprehur shpesh gjatë disa dekadave. Megjithatë, disa besonin se ajo nënkuptonte se gjinia ishte konsiderata e vetme kur zgjedh një kandidat dhe më vonë sqaroi komentet e saj.

Një kolumnist i shpeshtë për çështjet e punëve të jashtme, Albright shërbeu në bordin e drejtorëve të Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë. Albright shkroi një numër librash, përfshirë The Mighty and the Almighty: Reflektime mbi Amerikën, Perëndinë dhe Çështjet Botërore (2006), Memorandumin e Presidentit të zgjedhur (2008) dhe Fashizmin: Një paralajmërim (2018). Sekretari i Madh (2003) dhe Ëinter Prague: Një histori personale e përkujtimit dhe luftës, 1937-1948 (2012) j. Në 2012 Albright u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Të bashkuar kundër Serbisë, Clinton dhe Albright edhe në Prishtinë janë dorë për dore

Vizita e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara në shtetin e Kosovës për nder të 20 vjetorit të çlirimit nga okupimi serb bëri jehonë jo vetëm në vend por edhe në mediet ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Bill Clinton në mendjen e shqiptarëve është projektuar si një hero, imazhi i të cilit nderohet dhe mbetet në kujtesë si një shpetimtar i popullit dhe vendit tonë. Emri Bill Clinton mishërohet me të mirën, të ndershmen dhe me paqen. Ky nuk është vetëm projektim i një populli, por një figurë reale e gjallë e cila meriton respekt dhe vlerësim të përjetshëm.

Përveç figurës së tij, një emër tjetër shumë i dashur për shqiptarët është edhe ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright e cila po ashtu iu bashkua kësaj vizite në Kosovë.

Edhe pse e lodhur nga mosha dhe në një nxehtësi të lartë, Albright nuk hezitoi të qëndrojë para qytetarëve të Kosovës duke mbajtur fjalim frymëzues. Me një dashuri të veçantë dhe me një thjeshtësi të mprehtë prej një gruaje të fuqishme u lartësua edhe njëherë nga shqiptarët e Kosovës.

Mirësjellja dhe respekti i presidentit Bill Clinton ndaj zonjës Albright u pa me një përshtypje të veçantë i cili kur u thirrë emri i tij, ai me një hov të papritur dhe buzëqeshje u ngrit në këmbë dhe u afrua pran saj.

Mirëpo, ajo që ra në sy por nuk u veçua shumë gjatë parakalimit të tyre në shesh është ecja të bashkuar dorë për dore që ky akt reflekton fuqi dhe respekt.

Ky imazh ishte mjaft mbresëlënës sepse dha një mesazh të veçantë, që të dy ishin të bashkuar para 20 vitesh kur dhanë urdhërin për çlirimin e Kosovës dhe të tillë të bashkuar dhe të fuqishëm janë edhe sot. Së bashku arritën një mision të madh./KultPlus.com

Albright: Edhe unë jam refugjate, jam krenare që jam këtu

Para pak minutave tek obelesku i ‘New Bornit’ u përurua busti i Ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

Para të pranishmëve sekretarja Albright i ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mikpritjen që i bënë asaj në ceremoninë e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga NATO.

“Do të doja të ju falënderoja të gjithëve për këtë nder. E falënderoj atë që më ka bërë kaq të gjatë. Kjo është Kosova. Sepse ne ishim në gjendje që ta duam Kosovën, të sjellim paqe në Kosovë”, ka deklaruar ish-sekretarja e shtetit.

Tutje ajo ka thënë se ndjehet krenare që është në Kosovë.

“Jam shumë krenare që jam këtu. Edhe unë jam refugjate, nuk kam lindur në SHBA, por SHBA është shtet i madh që e ndihmon paqen dhe stabilitetin. Jam e nderuar”, ka deklaruar në fund Albright./KultPlus.com

Xhaketa e Walker, kapela e Albright dhe motoçikleta e Adem Jasharit, pjesë e ekspozitës së përhershme në Muzeun e Kosovës

Muzeu Kombëtar i Kosovës, për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të sjellë një ekspozitë më ndryshe se ekspozitat që vijnë e zënë vend për një periudhe të shkurtër brenda muzeut. Kjo ekspozitë e cila ishte planifikuar të mbahet pikërisht në ditën e Pavarësisë së Kosovës, do të hapet për publikun në një datë tjetër, më 23 Shkurt, shkruan KultPlus.

Gili Hoxhaj

Ekspozita, e cila hap dyert javën tjetër për vizitorët, përmes eksponateve historike e artefakteve arkeologjike do të prek pika të rëndësishme të vendit. Përtej ekspozitës së përhershme, kjo është jo vetëm ftesë për t’u njohur me to, por është një platformë që fton të gjithë për të kontribuar drejt pasurimit të ekspozitës. Tashmë vitrinat e drunjta vetëm kanë nisur të zënë vend në të dy katet e Muzeut Kombëtar të Kosovës, ndërsa mediumet e reja do të jenë vetëm një format tjetër për të prezantuar historinë e rrëfimet e historisë së vendit. E veçanta e kësaj ekspozite është se një kënd i posaçëm do t’u dedikohet fëmijëve, të cilët përveç se do të njoftohen me ekspozitën e Muzeut, po ashtu përmes ekraneve të vendosura do të mund të udhëtojnë virtualisht nëpër lokalitete të rëndësishme të Kosovës.

“Medaljoni i Probit”, është një monedhë e çmueshme që do të prezantohet në Muze, e për të cilën thuhet se janë vetëm dy ekzemplarë të tillë në botë. Ndërsa në këtë ekspozitë do të prezantohet edhe një eksponat që nuk është parë më herët, që është një promenadë që quhet “Vrapuesja e Prizrenit”, origjinali i së cilës ndodhet në Muzeun e Londrës, por që një kopje e tillë në Muze ka ardhur nga ministri Memli Krasniqi. Përveç kësaj, në pjesën e eksponateve do të prezantohen edhe veshjet e personaliteteve të ndryshme që kanë lenë gjurmë në historinë e vendit. Një xhaketë e ambasadorit William Walker, e një kapelë e ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, motoçikleta e komandantit legjendar, Adem Jasharit vijnë më afër se kurrë për publikun në këtë ekspozitë.

Këtë ekspozitë të përhershme, drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj e quan ekspozitë bazë, pasi që e ka një strukturë por që do të plotësohet dhe do të zhvillohet edhe më tutje. Ai tha se Muzeu i Kosovës aktualisht nuk posedon materiale, fotografi të cilat mund ta përfaqësojnë plotësisht historinë e vendit. Ai thotë se kanë krijuar platforma dhe hapësira ku këto prurje, dokumente, eksponate, rrëfime të njerëzve, të qytetarëve dhe komunitetit shkencor, akademisë apo donatorëve të ndryshëm mund të prezantohen në Muzeun e Kosovës. Kjo veçmas do të jetë në pavijonin e historisë ku një hapësirë u dedikohet prezantimit të imazheve të fotografive kryesisht të periudhës së eksodit dhe jo vetëm, një pjesë e tyre do të mbeten në koleksionin e muzeut dhe këto arazhmane krijohen me emrat e autorëve.

“Pavijoni i historisë do të jetë një laborator i historisë për prurjet e njerëzve, institucioneve, dhe dokumenteve që vijnë. Qasja jonë është pak më e re se sa që jemi mësuar ta shohim në muze, nuk do të ketë rrëfim statik që do të përshkruaj periudha të ndryshme historike por do të jetë një platformë ku eksponatet e muzeut dhe prurjet e qytetarëve dhe donatorëve do të gjejnë vendin e vet”, tha Boshtrakaj për KultPlus.

Boshtrakaj tha se për Muzeun e Kosovës është shumë e rëndësishme që dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës ta festojmë me një aktivitet që vitin 2018 e shënon me një konsolidim të institucioneve dhe rrëfimeve, bëhet fjalë jo vetëm që simbolikisht të festohet 17 shkurti por për të shënuar edhe vitin 2018 dhe që kujtesën tonë të fragmentuar ta përmbledhim dhe ta bëjmë pjesë të muzeut. Sipas tij këto rrëfime do të ndahen me publikun dhe gjeneratën e re dhe të përfitojmë interpretime dhe perspektiva të reja.

Për ta sjellë të tërë këtë ekspozitë kanë kontribuar një numër i madh bashkëpunëtoresh si nga jashtë dhe brenda muzeut, ndërsa për të hartuar konceptin e kësaj ekspozitë, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka themeluar një grup punues të udhëhequr nga Edi Shukriu, i përbërë nga arkitektë, arkeolog, etnolog dhe artistë që kanë dhënë kontribut në bazë të fushës së tyre.
“Dua ta falënderoj komisionin e hartuar prej Ministrisë pasi që e kanë shtyrë këtë proces përpara sepse kanë qenë ndihmesë e madhe që ky projekt i ri të hyj në agjendën e prioriteteve të Ministrisë”, u shpreh drejtori Boshtrakaj për KultPlus. Për t’u njoftuar me gjithë këtë punë që po vazhdon të bëhet në Muzeun Kombëtar të Kosovës, dyert e këtij institucioni do të hapen për të gjithë vizitorët me 23 Shkurt./KultPlus.com