Pianistja kosovare Melisa Ibrahimi ka realizuar koncertin e saj të dytë recital në Vjenë, përcjell KultPlus.
Ajo përmes në postimi në Facebook ka njoftuar se ka marrë shumë kritika të mira nga personalitete të muzikës klasike.
“Një publik i ngrohtë i Vjenës me duartrokitje shumë të gjata, i rikthyer dy herë në skenë për bis, kam marrë edhe shumë kritika të mrekullueshme nga personalitete të muzikës klasike! Falënderoj Profesoreshën time Alberta Troni që gjithmonë vazhdon të më shtyjë në rrugët e sukseseve. Përgjithmonë mirënjohës. Faleminderit për ftesën dhe këtë mundësi i nderuar z. Hans and Brahms Hall Salon! Shihemi shumë shpejt!”, ka shkruar Ibrahimi./ KultPlus.com
Melisa Ibrahimi ka fituar çmimin e parë në garën “International Music Fantasy Competition”, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në “Facebook”, Ibrahimi ka bërë të ditur se gjithashtu në këtë garë ka fituar edhe çmimin “Superior Final”.
Postimi i saj i plotë:
“Fituese e çmimit te I-re dhe çmimit “Superior Final” ne garen “International Music Fantasy Competition” gare e organizuar nga keshilli artistik muzikor i organizates boterore UNESCO dhe asociacioni i festivaleve te Evropes, e vleresuar nga nje juri profesionale nga pianiste e profesore internacional. Falenderoj Profesoreshen time prof. Alberta Troni per punen e madhe profesionale, perkrahjen e mundin ne te gjitha sukseset e mia te vazhdueshme!”, thuhet në postimin e saj. /KultPlus.com
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në zyrën e tij pianisten Melisa Ibrahimi dhe profesoren e saj, Alberta Troni, përcjell KultPlus.
Pianistja Ibrahimi dhe profesorja Troni kanë përfaqësuar Kosovën në shumë gara ndërkombëtare të pianistikës. Së fundmi, më 7 korrik, ato fituan vendin e tretë në garën ndërkombëtare për të rinj “Dinu Lipatti Roma 2022”, e organizuar me mbështetjen e Presidencës së Republikës së Italisë.
Kryeministri Kurti i uroi për sukseset e deritanishme. Ai i tha se sukseset e tilla na bëjnë të gjithëve krenarë, dhe në të njëjtën kohë na rikujtojnë talentin dhe potencialin e rinisë sonë, si edhe përgjegjësinë që institucionet shtetërore kanë në mbështetje të tyre.
Melisa Ibrahimi është fituese e 15 çmimeve të ndryshme në gara të pianistikës në Gjermani, Rusi, Britani të Madhe e Suedi.
Ndonëse e re në moshë, pianistja kosovare Melisa Ibrahimi deri më tani shënon një numër të madh çmimesh nëpër garë të ndryshme ndërkombëtare për piano, shkruan KultPlus.
Rusia, Serbia, Gjermani e Londra tashmë veç janë njoftuar me talentin e saj, ku në gara të ndryshme të organizuara në këto vende, ajo ka arritur të dalë shpesh triumfuese.
Ndërsa tashmë Melisa ka njoftuar për një tjetër arritje. Është Roma vendi i cili përmes garës “International Music Competition for Youth DINU LIPATTI ROMA 2022″ ka shpërblyer pianisten kosovare me vendin e tretë.
Për këtë fitore ka njoftuar vetë Melisa duke e konsideruar si një fitore mjaft të rëndësishme që është përkrahur nga Presidenca e Republikës së Italisë.
“Vendi i III-te medalje e bronzte ne edicionin e 11-te te gares internacionale “International Music Competition for Youth DINU LIPATTI ROMA 2022” e cila eshte e perkrahur nga Presidenca e Republikes se Italise!
Faleminderit Profesoreshes sime Alberta Troni, per punen jashtezakonshme e te pakrahasueshme, dhe per perkrahjen motivuese ne kete udhetim dhe ne çdo sfide tjeter! Faleminderit nga zemra @albertatroni “, ka shkruar ajo. / KultPlus.com
KultPlus ju sjell 25 vajzat dhe gratë e Kosovës që u shndërruan në zërin e vajzave, djemve, grave dhe burrave të Kosovës.
Vajzat dhe gratë e Kosovës po vazhdojnë të shkëlqejnë në fusha të ndryshme, duke shndritë nëpër botë.
Me rastin e 8 Marsit, KultPlus ka përzgjedhë 25 vajza e gra që nëpërmjet fjalimeve, performancës, muzikës, sportit, filmit e biznesit kanë ngritë dhe kanë përfaqësuar vendin në mënyrë dinjitoze, e duke shndërruar Kosovën në një Kosovë të artë, në një Kosovë që synon Oscar, në një Kosovë që me rrëfimet e nxjerra po nga ky vend, i ka treguar botës po për dhimbjen, kurajën dhe guximin e vajzave dhe grave të vendit më të ri në kontinentin e vjetër.
Po këto vajza dhe gra u shndërruan në inspirimin e shumë vajzave, djemve, grave e burrave, të cilët kuptuan se ëndrrat nuk duhet dhe nuk mbeten vetëm ëndrra.
Në vazhdim, KultPlus iu sjell pianisten tjetër që ka arritur suksese të mëdha në arenat ndërkombëtare, Melisa Ibrahimi, e cila vitin e kaluar ka fituar medaljen e bronztë në “The Nodric Piano Competition-Northen Lights” në Suedi.
Ibrahimi, gjithashtu ka zënë edhe vendin e dytë në ‘International Music Competition Belgrade, Serbia’ dhe triumfojë në Rusi, duke zënë vendin e parë në ‘International Music Competition Moscow’. /KultPlus.com
Ndonëse e re në moshë, pianistja kosovare Melisa Ibrahimi deri më tani shënon një numër të madh çmimesh nëpër garë të ndryshme ndërkombëtare për piano, shkruan KultPlus.
Rusia, Serbia, Gjermani e Londra tashmë veç janë njoftuar me talentin e saj, ku në gara të ndryshme të organizuara në këto vende, ajo ka arritur të dalë shpesh triumfuese.
Ndërsa tashmë Melisa ka njoftuar për një tjetër arritje. Është Suedia vendi i cili përmes garës “The Nordic Piano Competition-Northen Lights” 2021 ka shpërblyer pianisten kosovare me vendin e tretë.
Për këtë fitore ka njoftuar vetë Melisa duke e konsideruar si një fitore mjaft të rëndësishme.
“Edhe nje fitore shume e rendesishme, •Vendi i III-te medalje e Bronzte ne International “The Nordic Piano Competition-Northen Lights” 2021 Suedi, ne kategorin vetem me veprat e kompozitorit F.LISZT”, ka shkruar Melisa teksa tutje ka treguar se vepra e interpretuara nga ajo është zgjehdur gjithashtu të jetë në live stream në kanalin “TrueArtTV” në fillim të muajit korrik.
Përveç tjerash, ky çmim i fituar nga Melisa, përfshinë edhe propozimin e jurisë për vazhdimin e karrierës në ndonjë nga Universitetet e ndryshme të botës.
Pjesë e jurisë në këtë garë ka qenë edhe pianisti Tony Yike Yang që ishte fitues i vendit të 5-të në garën “XVII International Chopin Piano Competition” 2015.
Ky çmim dhe diplomat e garës do t’i shërbejnë Melises për të mirë pasi pranohen nga të gjitha Universitetet e botes.
Si cdo herë, Melisa nuk harron të falënderoj profesoreshën e saj Alberta Troni të cilën e konsideron si më meritoren për të gjitha këto suksese.
“Per çmimet dhe te gjitha sukseset e mija padyshim qe meritat me te medha i ka Profesoresha ime Alberta Troni. I jam falenderuese gjithmone per mbeshtetjen , punen, perkrahjen e madhe dhe cdo gje qe me ofron!”, ka shkruar Melisa. / KultPlus.com
Pianistja Melisa Ibrahimi ka zënë vendin e dytë në garën “International Music Competition Belgrade, Serbia”, që është mbajtur në Beograd, shkruan KultPlus.
Lajmi u bë i ditur nga vetë pianistja, e cila përmes një statusi në rrjetin social Facebook, theksoi se ndjehet shumë e lumtur për triumfin në Serbi.
“Per punen e pakursyer dhe motivin qe te vazhdoj perpara e te mos ndalem asnjehere, i jam pafundesisht falenderuese Profesoreshes sime Alberta Troni! Falmnderoj familjen time qe gjithmone jane prane meje!”, ka shtuar tutje Ibrahimi./ KultPlus.com
Pianistja Melisa Ibrahimi është shpallur fituese e vendit të parë në garën ‘International Music Competition Moscow’ që është mbajtur në Rusi, shkruan KultPlus.
Lajmi u bë i ditur nga vetë pianistja, e cila përmes një statusi në rrjetin social Facebook, theksoi se ndjehet shumë e lumtur për triumfin në Rusi
‘Pafundësisht falenderuese ndaj profesoreshës sime Alberta Troni, personi kryesor në arritjet e mia dhe shembulli më i mirë që kam para vetes. Faleminderit familjes për përkrahjen e vazhdueshme’, ka shtuar tutje Ibrahimi. / KultPlus.com
Melisa Ibrahimi, e cila është studente në Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës, është shpallur fituese e vendit të parë në ‘Grand Prize Virtuoso’ Londër 2021, shkruan KultPlus.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ibrahimi nëpërmjet një postimi në Facebook ku ndër të tjera ajo ka shkruar se është ftuar që edhe në vitin tjetër të interpretoj në ‘Royal Albert Hall” në Londër.
“I-re ne garen “Grand Prize Virtuoso” London 2021, dhe prejtim i veçante te ftohem te interpretoj ne “Royal Albert Hall” London ne vitin 2022 , ne nje nder sallat me prestigjioze ne bote!”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:
Suksesi i radhes se bashku me Profesoreshen time Alberta Troni!
Kenaqesi te zgjidhem Fituese e Vendit te
I-re ne garen “Grand Prize Virtuoso” London 2021, dhe prejtim i veçante te ftohem te interpretoj ne “Royal Albert Hall” London ne vitin 2022 , ne nje nder sallat me prestigjioze ne bote!
Çdo dite ndihem me fat dhe e priviligjuar te punoj me nje Profesoreshe si ju prof.Alberta Troni. Gjithmone e gjej vullnetin dhe deshiren te perfeksionoj gjdo detaj nen kujdesin tend! Faleminderit Profesoreshe. / KultPlus.com
Ministrja Vlora Dumoshi ka pritur në takim sot artisen e re Melisa Ibrahimi, pianiste e cila gjatë vitit 2020 ka fituar shumë çmime në garat ndërkombëtare për piano, që ajo ka marrë pjesë, si në Moskë të Rusisë, në Bavari të Gjermanisë, Itali, Beograd të Serbisë.
Me këtë rast, artistja Ibrahimi e njoftoi për përvojën e saj gjatë vitit që lamë pas, duke treguar për çmimin e parë që ajo ka fituar në muzikë klasike me piano, në Moskë të Rusisë, në garën “International Music Competition Moskow, Russia”, ku ka luajtur për 40 minuta Appassionata të Betovenit në një garë me 25 finalistë, garues nga e tërë bota.
“Gara për shkak të pandemisë është organizuar online, dhe na është dashur të përgatitemi si në aspektin profesional artistik ashtu edhe në atë teknik, por ia kemi dal suksesshëm”, shpjegoi Melisa Ibrahimi, duke folur edhe për dy çmime tjera që ajo ka fituar në Bavari të Gjermanisë, si dhe vendin e dytë në Beograd të Serbisë.
“Si rezultat i pjesëmarrjes dhe sukseseve në këto gara ndërkombëtare, këtë vit do të marrë pjesë në një garë në Spanjë ku do të jemi 20 finalistët më të mirë të botës dhe do të performoj në shtëpinë e Betovenit në Gjermani”, e informoi ministren artistja Ibrahimi.
Ajo tha se e falënderon mësuesen e saj të pianos Alberta Troni për suksesin deri ku ka arritur. Melisa Ibrahimi përmendi se deri tani askush nuk i ka ofruar përkrahje përpos Ministrisë e cila në thirrjen e fundit nga fondi emergjent e ka ndihmuar artisten.
Ndërkaq, ministrja Dumoshi, tha se personalisht ndjehet e lumtur që ka rastin të takojë artisten në fjalë, gjë që tregon se Kosova ka të rinj shumë të talentuar në shumë fusha.
“Është kënaqësi të shohim të rinjtë tanë të tregojnë suksese në ngjarjet dhe garat ndërkombëtare. Dihet që Rusia ka traditë në artin muzikor dhe që ka shumë talente e një artiste nga Kosova të ngadhënjejë atje vërtetë është një ngjarje që meriton vëmendje dhe ju si artiste e re meritoni që të përkraheni edhe më shumë”, tha ndër të tjera ministrja Dumoshi.
“Shteti duhet të kujdeset për artistët dhe të rinjtë që kanë vullnet dhe afinitet për t’u marrë me art e sport, sepse kur arrihen suksese nga të rinjtë tanë ato nuk janë vetanake sepse çdo përfaqësim është edhe prezantim shtetëror. Identifikimi i të rinjve si ju që kanë prirje në një fushë të caktuar është obligim i institucioneve dhe i shoqërisë dhe duhet të mbështeteni pa mëdyshje, për arsye se ne si Kosovë përfaqësohemi më pas sa më mirë dhe sa më suksesshëm. Si ministri në vazhdimësi jemi munduar të mbështesim të rinjtë e talentuar dhe personalisht unë dua të të uroj për sukseset e tua dhe si një përkrahje morale si ministre kam përgatitur një mirënjohje” i tha ministrja Dumoshi artistes së re Melisa Ibrahimi.
Melisa Ibrahimi, është artiste nga Mitrovica. Po ashtu, ajo është edhe basketbolliste e cila luan për përfaqësuesen e Kosovës U20. / KultPlus.com
Melisa Ibrahimi, e cila është studente në Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës, është shpallur fituese e vendit të parë në ‘International Music Competition Mosocow, Rusia’, përcjell KultPlus.
Lajmi është bërë i ditur nga Organizata studentore ‘Reforma’, e cila ndër të tjerash i ka uruar Melisës shumë suksese në karrierën e saj.
‘Organizata Studentore “REFORMA”, është krenare që në rradhët e saja ka studente që përfaqësojnë denjësisht Universitetin dhe Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare’, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e organizatës. / KultPlus.com
Deri më tani ajo ka arritur të shpërblehet me shumë çmime ndërkombëtare, kjo falë talentit që posedon dhe dëshirës për të arritur gjithmonë lart e më lartë, shkruan KultPlus.
Melisa Ibrahimi është pianistja e re nga Kosova e cila çdo ditë e më shumë po e dëshmon veten.
Viti 2020 asaj i solli disa çmime, por për të përmbyllur këtë vit si është më së miri, ajo dje është shpërblyer me çmimin e parë, kësaj radhe në Rusi në garën internacionale “International Music Competition Moscow, Russia”.
Për këtë sukses të radhës, Melisa është shprehur shumë e lumtur e që nuk harron ta falënderoj edhe profesoreshën e saj Alberta Troni.
“Një super përmbyllje e vitit 2020 me fitore në Rusi. Emocion i veçantë të zgjedhem fituese e vendit të I-rë në garën “International Music Competition Moscow, Russia”. Garë e nivelit Internacional me konkurrentë nga e gjithë bota. Një vit i jashtëzakonshëm me suksese e me shumë punë së bashku me profesoreshën time Alberta Troni!”, shprehet pianistja.
Kujtojmë që Melisa Ibrahimi në muajin nëntor të këtij viti u shpërblye edhe me çmimin e parë në kategorinë ‘Senior’ në garën internacionale të pianos në ‘Grand Prize Virtuoso 2020’ të mbajtur në Bonn të Gjermanisë. / KultPlus.com
Kosova çdo ditë e më shumë po i tregon botës për potencialin artsitik që ka, duke bërë që shumica e të rinjve tanë të deportojnë edhe në skenat ndërkombëtare, shkruan KultPlus.
E fundit ishte Melisa Ibrahimi, ajo e cila u shpërblye me çmimin e parë në kategorinë ‘Senior’ në garën internacionale të pianos në ‘Grand Prize Virtuoso 2020’ të mbajtur në Bonn të Gjermanisë.
Kjo garë për shkak të pandemisë është mbajtur virtualisht përmes video-inçizimeve.
Vlen të ceket se kjo garë mbledh konkurrentë nga e gjithë bota. Si fituese e këtij çmimi, Melisa është përzgjedhur të interpretoj në koncertin ‘Beethoven House in Bonn’ në vitin 2021.
Melisa për KultPlus është shprehur tejet e lumtur që ka arritur të jetë fituese e një çmimi kaq prestigjioz.
‘Gjithmonë është kënaqësi që të jem pjesë e garave të tilla, të cilat veçsa më nxisin për të punuar më shumë drejt një të ardhmeje të suksesshme’, ka potencuar ajo për KultPlus.
Melisa Ibrahimi është studente në Universitetin e Prishtinës tek profesoresha Alberta Troni
Konkursi Ndërkombëtar i Muzikës “Grand Prize Virtuoso” është i hapur për të gjitha kombësitë dhe moshat në tela, piano, frymë, vokale dhe muzikë dhome, secila disiplinë është e ndarë në kategori të ndryshme të moshës: Muzikant i Ri (8 vjeç dhe më i ri), Junior (9 deri në 12 vjeç), i ndërmjetëm (13 deri në 15 vjeç), i avancuar (16 deri në 18 vjeç) dhe i moshuar (pa kufizim moshe). Muzika e dhomës ndahet në tre kategori moshash: Grupi A (nën 12 vjeç), Grupi B (13 – 18 vjeç) dhe Grupi C (19 vjeç e lart). / KultPlus.com
Melisa Ibrahimi, studente e pianos e vitit tё II-tё, nё Fakultetin e Arteve Universiteti i Prishtinёs “Hasan Prishtina”, nё klasёn e profesoreshës Alberta Troni, është shpёrblyer me ҁmimin e dytё nё garat ndërkombëtare “International Music Competition” nё Beograd, Serbi, përcjellë KultPlus.
Melisa ёshtё studente dhe
pianiste e dalluar, pjesёmarrёse nё shumё koncerte dhe fituese e disa ҁmimeve
pianistike nё vend.
Nё njё garё internacionale e cila u mbajt nё mёnyrё virtuale pёr
arsye tё rrethanave tё pandemisё, dhe me njё konkurencё tё madhe nga mbarё
bota, e vlerёsuar nga nje juri profesionale prej gjashtё pianistёve botёrore
nga Kina, Rusia, Serbia, Polonia, Gjermania dhe Franca, Melisa arriti tё fitoj
ҁmimin e dytё nё kategorinё “Senior” (nga18 vjet e mё lartё).
Ky lajm i mirë vjen nё kёto ditё dhe rrethana qё jemi duke kaluar kundër luftёs me pandeminё Covid-19, kur tё gjitha aktivitetet dhe institucionet kulturore botёrore kanё anuluar ose shtyrë jetёn e tyre kulturore pёr data tё tjera. / KultPlus.com