Dy vite më parë, Shqipëria, u godit nga një tërmet që la të vdekur në total 51 njerëz dhe gjithashtu 3 mijë njerëz u plagosën, shkruan KultPlus.
Dëmet nga ky termet ishin të jashtëzakonshme dhe kur kanë kaluar dy vite, gjërat akoma nuk janë rikthyer në normalitet të plotë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet.
KultPlus iu sjellë postimin e plotë të Ramës:
“Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa drojë se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj. Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur”, shkroi kreu i shtetit.
Shqipëria mori ndihma të mëdha nga shtete të ndryshme të botës, me Kosovën që shprehi gatishmëri të madhe për ndihmë. /KultPlus.com
Të premten e 26 nëntorit në Elbasan do të mbahet mbledhja e përbashkët, e shtata me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Disa marrëveshje pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje. Por, ato që tashmë janë bërë të ditura, janë marrëveshja për sigurime shoqërore, ku është kërkuar autorizimi për nënshkrim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, marrëveshja për lejet e qëndrimit në afat 5-vjeçar, përmes një aplikimi të thjeshtë dhe ajo për lehtësimin e procedurës së njohjes së diplomave. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se marrëveshja në fushën e arsimit do të jetë për lehtësim të procedurës së njohjes së diplomave.
“Marrëveshja që do te nënshkruhet në fushën e arsimit është: Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (të konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave). Në fushën e njohjes dhe njësimit reciprok të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore, të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucioneve të tjera të autorizuara”, ishte shprehur Nagavci.
Siç është bërë e ditur nga agjenda, delegacioni i Kosovës do të mbërrijë në ora 09:45 në Shqipëri, derisa do të ketë një ceremoni deri në ora 13:10. /KultPlus.com
Shqipëria do të nënshkruajë një marrëveshje shumë të përshtatshme dhe pozitive për të gjithë shtetasit e Kosovës, shkruan KultPlus.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çupi, ka njoftuar se shtetasit e Kosovës mund të marrin lejen e qëndrimit 5 vjeçare me vetëm një aplikim të thjeshtë.
Siç raporton A2 News, Çuçi ka thënë se ky është një lajm shumë i mirë, pasi shqiptarët që jetojnë në Kosovë që do të marrin leje qëndrimi me procedura të thjeshtuara. Është në vazhdën e disa marrëveshjeve që do të nënshkruajmë brenda sektorëve që përfshin Ministria e Brendshme”, tha Çuçi.
Përveç lejës së qëndrimit, shtetasve të Kosovës do t’iu ofrohet edhe leja e punës.
Probleme të tilla kanë shqiptarët nga Lugina e Preshevës, që vazhdojnë të mbesin të diskriminuar në Kosovë mbi këtë aspekt. /KultPlus.com
Galeria ODA do ta mirëpres ekspozitën “Qielli në ToKë” të shtunën, kur edhe do të bëhet prezantimin i saj nga tre motra të lindura dhe rritura në Belsh të Elbasanit, shkruan KultPlus.
Puna e tyre i drejtohet disa mediumeve të artit pamor si pikturë, fotografi dhe dizajn.
Duke mos e toleruar realitetin e padrejtë, shpeshherë janë bërë pjesë e kauzave politike dhe sociale në vend. Ato kanë marrë pjesë në disa ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit.
Kjo ekspozitë vjen si një përmbledhje nga disa punime në pikturë dhe skica të realizuara përgjatë udhëtimeve.
Piktura e tyre fakton si një ditar autobiografik të imazhit gjatë udhës, brenda tokës së tyre të brendshme, apo pranë intimitetit familjar, i cili qartëson nevojën humane të njeriut.
Ekspozita e pikturës do të jetë e hapur nga ora 17:00, më 20 nëntor në Galerinë Oda. /KultPlus.com
Në fletoren zyrtare u shpall sot gjendja e fatkeqësisë natyrore.
Shqipëria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën për shkak tëepidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
VENDIM
Nr.243, datë 24.3.2020
PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYROREN
ë mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës“ç”, të nenit 18, të pikës 1, të nenit 19, dhe ë pikës 1, të nenit 39, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak tëepidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutësderi në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.
Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), i ngritur me vendimin nr.750, datë27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, deri në30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Anëtar i KNEC-së caktohet dhe ministri i Shtetit pë Rindërtimin.
Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë të Kryetarit, përfaqësues të organeve të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë të fushës së mjekësisë e të shëndetit publik dhe përfaqësues të shoqërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie shëndetin publik dhe ndihmën humanitare.
Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështjetë fatkeqësisë natyrore të shpallur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat ejashtëzakonshme, si më poshtë vijon:
6.1. Institucionet publike:
a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;
c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;
ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;
d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;
dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike;
ë) të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;
f) të krijojnë dhe të sigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithëmasat parandaluese për të evituar infektimin;
g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;
gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.
6.2. Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:
2
a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;
b) të aktivizojnë dhe të organizojnë procedurën e karantinës për popullsinë e rrezikuar;c) të organizojnë kontrolle të njëanshme të banesave dhe objekteve private për evidentimin dhe trajtimin e personave të prekur nga virusi;
ç) të kufizojnë lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuaranga fatkeqësia natyrore;d) të kufizojnë organizimin e grevave;
dh) të kufizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;
e) të japin ndihmën e parë ndaj personave të prekur nga virusi dhe të realizojnë transportimi ne të prekurve për në qendrat spitalore ose në infrastrukturën e karantinës;
ë) të organizojnë procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.
6.3. Subjektet private:
a) të respektojnë procedurat dhe masat për karantinën;
b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;
c) të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
ç) të mbyllin ose të kufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre;
d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
6.4. Shtetasit:a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve të mbrojtjes civile, si dhe të ndjekin procedurat e kërkuara, në mënyrë të veçantë për karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;
b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;
c) të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte, të dala në zbatim të ligjit nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, dhe me aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar, mbeten në fuqi.8. Ngarkohen Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile dhe të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Ekspress / KultPlus.com
Shqipëria pritet ta shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Rama gjatë një interviste televizive në abcneës. Rama deklaroi se është thjesht një akt formal dhe se situate me koronavirusin është më e rëndë se ajo që kaploi Shqipërinë më 26 nëntor, me tërmerin që i mori jetën dhjetëra personave.
Pjesë nga intervista:
Është më e rëndë kjo situatë lufte apo ajo e tërmetit?
Padiskutim është kjo pasi në këtë luftë jemi vetëm në ndryshim me atë që bëmë me tërmetin që shtrime dorën me argumenta që të na ndihmonte. Kjo është një luftë që jemi të vetëm, pa dyer të hapura që patjetër mund të hapen më vonë.
Pse nuk shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore?
Kjo është një pyetje që bëhet gjithmonë, kjo është një situatë që na ka gjetur në një gjendje fatkeqësie sidomos në vijën e kuqe ku e kishim të shpallura më parë ne nuk i kemi lënë gjë mangut asgjë. Do e bëjmë dhe atë por nuk është një ndryshim është thjesht akt formal.
Kur mund ta bëni një gjë të tillë apo kur situata mund të rëndohet?
Me regji nga Florenc Papas, “Derë e hapur” është filmi përfaqësues i Shqipërisë në festivalin “International Sofia Film Fest”, në kategorinë “Balkan Competition”.
Me skenar nga Florenc Papas dhe Ajola Daja, me producent Eno Milkani filmi “Derë e hapur” do të konkurrojë në këtë festival bashkë me të tjerë prodhime nga vende të ndryshme të botës. Filmi “Derë e hapur” ka në qendër tri personazhe. Dy motrat Rudina e Elma dhe djalin 5-vjeçar të Rudinës. Rolet e tjera janë episodike në film, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tri personazheve kryesore. Filmi i vendos ngjarjet në ditët tona dhe zhvillohen në Tiranë, Kërrabë, Përrenjas dhe Lin.
“International Sofia Film Fest” do të nisë më datë 12 mars dhe producenti Eno Milkani tregon se është festivali i 17-të që ky film shqiptar merr pjesë, ndërsa do të vijojë dhe në të tjera prezantime në konkurrime jashtë. “Në Sofje nga Shqipëria merr pjesë ky film dhe është festivali i 17-të, por dhe ka akoma festivale që jemi përzgjedhur për vitin 2020. Do të jetë në edicionin e 21-të të Festivalit të Filmit në Leçe në prill dhe më vonë në Munih. Këto janë të konfirmuara. Tani presim nga agjentja jonë edhe për festivale të tjera”, – pohon producenti Milkani.
I prodhuar nga shtëpia kinematografike “Bunker Film +”, me producent Eno Milkani, filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Producenti Eno Milkani tregon se “International Sofia Film Fest” në Bullgari është një festival i rëndësishëm filmi që “Derë e hapur” merr pjesë. “Filmi “Derë e hapur” është në konkurrim zyrtar. Të gjithë jemi të gëzuar që marrim pjesë në një festival të rëndësishëm për rajonin”, -ka thënë producenti, Eno Milkani.
Filmi do të shfaqet në datat 17 mars në “Cinema Odeon”, më 27 mars në Institut Francais-Cinema “Slaveikov”, më 18 mars në kinema “Lumiere Lidl” dhe qendrën kulturore “G8”.
Në rolet kryesore vijnë dy aktoret, Luli Bitri dhe Jonida Vokshi, për të vijuar dhe me të tjerë emra, që regjisori i ka besuar rolet. Filmi tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare, e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas dëbimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet te motra e saj e madhe, Rudina. Të dyja motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do të bëjë ç’të mundet për të mos shkuar atje.
Më herët për filmin e tij “Derë e hapur” regjisori Florenc Papas ka pohuar se qëllimi është të tregojë një histori shqiptare, që ndikon shoqërinë tonë dhe që është e pranishme akoma. “Sot në Shqipëri jetojnë dy breza, ajo e prindërve tanë të cilët janë rritur në sistemin komunist dhe brezi i ri, i lindur në demokraci aty ku dhe unë bëj pjesë. Kjo përplasje midis këtyre brezave është aq e pranishme sot kudo edhe pse e vështirë ta pranojmë. ‘Derë e Hapur’ merret me jetë tematike edhe pse nuk kërkon të thotë se e gjithë shoqëria jonë është tradicionale dhe hera-herës patriarkale, por kërkon të thotë se këto forma ekzistojnë akoma dhe janë të pranishme në shoqëri”, pohon ai.
Si regjisor për punën në film, Papas vlerëson edhe dy aktoret dhe shprehet se puna ka qenë intensive. “Nuk jam bërë pishman për zgjedhjet e aktorëve, por përkundrazi. Janë dy aktore me një kimi dhe ndjeshmëri të thellë”, – pohon ai.
“Derë e hapur” pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë/Konica.al / KultPlus.com
Pas krizës së refugjatëve sirianë në Evropë, Shqipëria po përgatitet për një situatë të mundshme emergjente.
Fluksi i emigrantëve në vendet fqinje nga vendet e lindjes pas hapjes së kufirit nga Turqia ka vënë në lëvizje autoritetet shqiptare që po planifikojnë ngritjen e qendrave të pritjes, shkruan sot “Koha Ditore”.
Autoritetet shqiptare kanë nisur përgatitjet për ngritjen e gjashtë qendrave pritëse për emigrantët nga Siria në rast se Shqipëria do të përballet nga një situatë fluksi.
Kapaciteti pritës i vendit përllogaritet në 30 mijë persona, ndërsa akomodimi i tyre do të bëhet në vendstrehime pranë pikave kufitare në Korçë, Sarandë dhe Gjirokastër. / Koha.net / KultPlus.com
Panairi i Librit në Leipzig është anuluar si shkak i frikës nga virusi kinez, coronavirusi, shkruan KultPlus.com
Ky virus ka arritur tashmë të anulojë një mori ngjarjesh kulturore, sociale dhe sportive meqë është shumë lehtë i transmetueshëm.
Lajmin për anulimin e këtij panairi e ka bërë të ditur përfaqësuesja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, përmes një postimi në Facebook.
“Një nga ngjarjet më të rëndësishme në botën e librit; Panairi i Librit në Leipzig këtë vit nuk do të mbahet; për shkak të situatës të krijuar me Coronavirus”
Në këtë vit ishte paraparë që pjesë e këtij panairi të ishte edhe Shqipëria me dy përfaqësues: Ismail Kadare dhe Ben Blushi.
“Shqipëria kishte këtë vit një program bashkëkohor duke u bërë pjesë e diskutimeve globale të botës së librit nën kujdesin e QKLL. Por puna për ta bërë librin shqip pjesë të diskutimeve ndërkombëtare, vijon për të tjera ngjarje kulturore”, ka shkruar Bardhyli në Facebook. / KultPlus.com
Të gjithë studentët/et, pedagogët/et dhe stafin e Fakultetit të Drejtësisë dhe të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, do të transferohen në një godinë të re që do të ndërtohet në kampusin e ri universitar.
Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto të projektit të publikuara nga kryebashkiaku Veliaj, kampusi i ri do të jetë një hapësirë ultramoderne, duke pasur edhe një mensë dhe bibliotekë.
“Themi atë që bëjmë, bëjmë atë që themi”,– shkruan Veliaj. Të njëjtin fat pritet që të ketë edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, në të cilin gjithashtu do të ndërtohet një kampus i ri. Tch / KultPlus.com
Në ambientet ku gjendet rinia shqiptare, gëlon një dëshirë e fortë e përbashkët, të cilën nuk ngurrojnë ta shprehin hapur, dhe me zë të lartë: “Dua të largohem nga Shqipëria” , “Dua të iki sa më parë prej këtu”. “Dua të largohem me çdo kusht nga ky vend që nuk bëhet kurrë”. “Nga ky vend i keq, ku njerëzit e kanë humb njerëzillekun dhe çdo e mirë e këtij vendi ka rënë në kthetrat e hajdutëve, mashtruesve dhe të pangopurve”.
Për fat të keq, e tillë është Shqipëria jonë, ka këtë portret, është e bukur, e dashur, na pret me zemrën e dhembshur, por me sytë e ligështuar nuk mund të na kërkojë të qëndrojmë kur nuk ka çfarë të na ofrojë, nuk mund të na kërkojë të largohemi, kur ne jemi bijtë e saj, të vetmit të cilët mund ta shërojmë. E megjithatë, nuk flet… e vrarë, e gjymtuar, pa drejtim, pa shpresë, pa forcë, pa rrugëdalje…do të pranojë fatin e saj me dinjitet, do të jetojë, zgjedhjet tona.
Në syrin tim është një shqiponjë e madhe, e sëmurë, e cila lëngon, të cilën e vjedhin çdo ditë, e infektojnë çdo ditë, e copëtojnë çdo ditë. Do të marrin prej saj, deri kur mos të ketë më për të marrë, se Shqipërisë i ka mbetur vetëm shpirti.
Askush, nuk mendon ta shërojë, të shërojë plagën në mendjen dhe në trupin e vet. Do ta lëmë kështu të dergjet, duke u larguar, për një jetë jo më të mirë, siç është shprehja klishe, por për një jetë që së paku të mund të jetohet dhe konsiderohet e tillë.
Secili nga ne, ka absolutisht të drejtën dhe lirinë të bëjë zgjedhjen e tij, ama shpesh e pyes veten, çfarë do marrim nëse largohemi nga Shqipëria? Çfarë do marrim përveç vetes tonë?
Nuk ka asnjë “tokë të premtuar”, nuk ka asnjë “shkop magjik”, ndryshimi i vetëm fillon nga vetja jonë, ndryshimi i vetëm mund të krijohet nga vetë ti, në çdo vend të botës. Kudo që të shkojmë, ne do marrim me vete njeriun që kemi ndërtuar, veten.
Atë vete, e cila nuk ia doli dot në Shqipëri… për mijëra arsye, apo për mijëra “justifikime”, që ne ia ushqejmë vetes çdo ditë, si një formë e pandershme, për “të larë” papërgjegjësinë tonë.
Është komfortuese, është ngushëlluese, dhe funksionon gjithmonë. Në fund, ndihemi mirë me veten, sepse “Shqipëria i ka fajet” , sepse “të tjerët i kanë fajet”, sepse… “unë jam një dhe i vetëm, nuk mund të sjell dot ndryshimin”. “Kur Shqipëria i ngjan një katrahure, drejtësia ime nuk mund të lundrojë, do të mbytet.”
Kështu, paaftësia jonë rritet çdo ditë, ushqehet dhe zë vend në shpirt, në personalitet, në mënyrë jetese. Ne nuk reagojmë më mbi të keqen, nuk reagojmë dhe as pretendojmë të japim një shembull tjetër, me pretendimin e vetëm, se nga një njeri i vetëm nuk vjen dot ndryshimi i madh. Sjellja jonë si shoqëri është ngjitëse, është ngjitëse kur gabojmë, kur qëndrojmë të heshtur, kur dështojmë, kur qëndrojmë duarlidhur, dhe kur të gjithë ndajmë fatkeqësinë e përbashkët, dhe dëshirën e përbashkët: “Të largohemi”.
Sikur ne të përpiqeshim, në vend që të ankoheshim, Shqipëria do bëhej një vend më i mirë. Sikur ne të kuptonim se ndryshimin mund ta sjellë një njeri i vetëm dhe të jepnim shembullin tonë, kjo mënyrë të menduari do bëhej uniformë, do ishim bashkë, dhe do ishim më të fortë, për t’i bërë ballë padrejtësive që na bëhen.
Shqipëria do bëhej një vend më i mirë, nëse i pranojmë gabimet tona dhe reflektojmë, se me punë arrihet gjithçka dhe se ne vetë me zgjedhjet tona të përditshme e kemi sëmurur atë, të gjithë bashkë. Shqipëria do bëhej një vend më i mirë nëse kuptojmë, se forca e mendimit mund të ndryshojë gjithçka, se ankesa nuk është zgjidhje, por është një ves i keq, i cili mund të kthehet në zakon, në virtyt, në mënyrë të pashëndetshme jetese.
Shqipëria do të ishte një vend më i mirë nëse punën e sotme nuk do e linim për nesër. Nëse vendosim të investojmë më shumë mbi veten, nëse do të kuptonim, se asnjë vend në botë nuk ka më shumë nevojë për ne se Shqipëria, nëse do të kuptonim, se kur të ndërtojmë veten siç duhet, në çdo kuptim, do të kemi ndërtuar Shqipërinë.
Shqipëria do të ishte padyshim një vend më i mirë, nëse ti do të shkëlqeje në krahët e saj, por nëse do të dëshiroje të zgjerosh rrugëtimin tënd, duke e sfiduar veten përtej kufijve, ajo do të përcillte me krenari dhe me zemrën plot. Nëse ti ia del në Shqipëri, mund t’ia dalësh kudo në botë, të paktën përpiqu.
Shqipëria do të bëhej një vend më i mirë, nëse ti mëson në shkollë dhe nuk i lë asnjë hapësirë pedagogëve të përfitojnë nga mungesa jote e përgjegjësisë, nëse ti i jep makinës sipas rregullave të caktuara, nëse ti përpara ligjeve e konsideron veten të barabartë me të tjerët, nëse ti nuk jep ryshfet, as shoku yt nuk do e bënte, nëse ti nuk e ushqen korrupsionin në institucione, ai dalëngadalë do të vdiste.
Duhet shumë durim dhe duhet jetuar jeta me integritet. Duhet të bësh më të mirën, kur askush nuk të shikon, ky është çelësi. Duhet të edukohesh, të bësh më të mirën në familje e kur je vetëm me veten tënde.
Sepse ke vetëm atë, vetën tënde…me të do të qëndrosh ose do të shkosh… Shqipëria nuk qan pse ti po largohesh, Shqipëria qan sepse ti po qëndron… Po qëndron pa bërë asgjë, duke i drejtuar gishtin vetëm asaj. /KultPlus.com
Shqipëria është shndërruar në një destinacion shumë të njohur turistik, pasi vitet e fundit numri i vizitorëve është më shumë se dyfishuar, shkruan rrjeti i njohur televiziv gjerman, WDR, në një reportazh kushtuar turizmit në Shqipëri.
Në një reportazh mes Alpeve Shqiptare, gazetari i televizionit gjerman, Christian Loss thekson se “aktualisht, edhe infrastruktura është përmirësuar shumë për turistët dhe udhëtimet mes qyteteve kryesore nuk përbëjnë më një problem”.
Ai ka udhëtuar nga Shkodra, drejt Thethit dhe Valbonës, duke u shprehur se “sa më thellë nëpër male që futemi aq më i bukur bëhet peizazhi”.
”Shqipëria është e njohur edhe për mikpritjen e njerëzve të saj. Për standardet gjermane, kostoja e jetesës është relativisht e ulët dhe ju mund të darkoni për rreth 10 euro për person”, thuhet në reportazhin e WDR.
Pas Komanit, Christian Loss i drejtohet lumit të Shalës, duke e përshkruar si një “parajsë e vogël”, ku mund të shkosh vetëm duke kaluar në ujë.
“Le të marrim pak ushqim, kam shumë uri. Kjo është gjëja më emocionuese në udhëtim, kur shkon diku dhe porosit diçka që të pëlqen dhe nuk e ke idenë se çfarë është, por mendoj se kështu mëson dhe ja vlen. Unë nuk kam ngrënë shumë, por provoni gjithçka, jini kuriozë. Pra ky tani është peshku, troftë, troftë e ujërave të ftohta, ose diçka e tillë. Mendoj se duhet ta shikoj, por është shumë e shijshme. Gjithçka këtu më pëlqen jashtë mase shumë”,- shprehet ai.
“Pas darkës kemi pak kohë për t’u qetësuar. Në Instagram ky vend krahasohet shpesh me Tailandën. Nuk kam qenë asnjëherë në Tailandë, por pak a shumë ashtu mendoj dhe unë. Gjëja që të bën të kuptosh se dikush nuk është në Tailandë, por në Shqipëri është uji akull i ftohtë. Por sigurisht këtë gjë e kupton vetëm ti”,- përshkruan gazetari gjerman.
“Ishte bukur, por e lodhshme. Por shëtitja ishte një mrekulli. Pra nëse dëshironi të vini në Shqipëri, udhëtimi për në lumin e Shalës është shumë i bukur. Kushton 40 euro, që më duket i përshtatshëm për atë çfarë merr prej tij dhe peizazhet janë të thjeshta, të bukura dhe të përshtatshme për instragram”, thekson ai në këtë reportazh.
”Kampimi lejohet pothuajse kudo në Shqipëri. Sidoqoftë, kjo nuk vlen për parqet kombëtare. Duhet të pyesni paraprakisht se ku mund të vendosni një çadër. Sidoqoftë, mund të kaloni pushimet në kampe ose bujtina. Akomodimi në qytetet më të mëdha fillon nga 25 euro për natë. Sidoqoftë, numri i hosteve dhe bujtinave nuk është ende shumë i madh”, shkruan televizioni gjermane.
Një tjetër ndalesë e gazetarit gjerman ishte edhe Thethi, duke e konsideruar një vend perfekt dhe të bukur.
”Alpet Shqiptare ndodhen në veri të vendit në kufirin me Malin e Zi dhe Kosovën. Maja më e lartë është Jezerca me lartësi 2 694 metra. Falë vendndodhjes në distancë, ka disa specie të rralla kafshësh si ariu në ngjyrë kafe dhe ujku. Koha më e mirë për të vizituar malet është nga prilli deri në tetor. Në dimër, kalimi në Theth mund të mos jetë i mundur”, shkruan WDR.
“GIZ, Shoqëria Gjermane Për Bashkëpunim Ndërkombëtar, promovon turizmin në Shqipëri prej shumë vitesh. Familjeve u është dhënë mundësia për të përfituar grante për investime në bujtinat që ata drejtojnë. Që atëherë lugina, Parku Kombëtar i Thethit, kanë patur një zhvillim të turizmit. Përshtypja jonë rreth bujtinave është relativisht të mirë. Një dhomë këtu kushton 10-20 euro nata. Por këtu mund të gjeni një paqe absolute dhe idilet e mrekullueshme të vendit”,- përshkruan ai, duke theksuar se “është një vend i mrekullueshëm. Të lë vërtet pa frymë. Sapo kemi mbërritur në bujtinë, duket një vend piktoresk”.
“Kudo që sheh përreth është mahnitëse. Kështu që, vendi është gjithandej i mrekullueshëm. Gjëja më fantastike është se nuk mund të zgjedhësh një pamje si më të mirin për Instagram, si përshembull, Kulla Eiffel, ose Big Ben, ku të gjithë vrapojnë për të bërë foto, por këtu ndodh ndryshe, sepse i gjithë vendi është i mahnitshëm. Mund të qëndroj për javë të tëra në këto male, por në orën 7:00 në mbrëmje duhet të jem në bujtinë për të ngrënë darkën, dhe nuk dua ta humbas këtë”, shprehet ai.
“Do ta përshkruaja Shqipërinë si një vend të mrekullueshëm. Unë u njoha me vendin, me njerëzit, shumë të këndshëm dhe mikpritës, dhe siç mund ta imagjinoni ushqimi është i shkëlqyer, peizazhet janë fantastike”, thuhet ndër të tjera në reportazhin e televizionit gjerman. /ATSH / KultPlus.com
Endri Fifo ka shpërndarë në rrjetin e tij social, disa fotografi të vjetra, ku tregohen arritjet dhe sukseset e Asamblit Kombëtar në arenën ndërkombëtare.
Në këto foto, që shikoni më poshtë, tregojnë Asamblin Folklorik të Korçës në Festivalin Ndërkombëtar të Samsunit në Turqi.
Sipas tij, kjo ishte hera e parë që Shqipëria dhe SHBA-të ishin bashkë në një skenë.
Postimi i plotë:
Korrik 1987 Ansambli Folklorik “Skenderbeu” i Korces ne Festivalin Nderkombetar te Samsunit ne Turqi Drejtues muzike prof Josif Minga, koreograf Ali Beli, Soliste Nevruz Nure(Lulushi), Aferdita Zonja dhe Endri Fifo
Ky festival ishte i vecante per ne sepse Shqiperia mori pjese per here te pare ne konkurim ne te jejten skene me SHBA, Rusine dhe Izraelin. E gjithe trupa tregoi nje nivel te larte artistik duke narre vleresimin maksimal te publikut. /KultPlus.com
“Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane, së bashku me anëtarë të Diasporës shqiptare në New York, nisin ndihmat për familjet e të dëmtuarve nga tërmeti në Shqipëri”, ka shkruar në Facebook Ministri i Shtetit për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko, njofton KultPlus.com
Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që janë duke ardhur ndihma nga ShBA-ja për të dëmtuarit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë. Që nga ditët e para pas tërmetit grupe të ndryshme shqiptare atje kanë organizuar mbledhjen edhe dërgimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. / KultPlus.com
Ambasada
e Shqipërisë në Kosovë i është drejtuar me një kërkesë bizneseve, shoqatave,
organizatave dhe individëve të Republikës së Kosovës, të cilat kanë akomoduar
familje nga zonat e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri.
Ambasada kërkon
nga të gjitha organet që të mundësohet regjistrimi i shtetasve shqiptar të
strehuar në Kosovë.
“Në radhë të
parë, ju falenderojmë për solidaritetin dhe gatishmërinë e treguar për t’i
ardhur në ndihmë dhe strehuar familjet e prekura nga tërmeti, i datës 26 nëntor
2019. Pas analizimit të situatës dhe të koordinuar me Komunat dhe me Policinë e
Kosovës, lind nevoja e evidentimit të të gjithë shtetasve shqiptarë, të
akomoduar në RKS.
Regjistrimi i shtetasve të ardhur nga Shqipëria do të ndikojë në menaxhimin dhe
lehtësimin e situatës së krijuar, si dhe në asistimin dhe sigurinë e bizneseve/
shoqatave/organizatave dhe familjeve të cilat kanë hapur dyert”.
“Për këtë, ju
ftojmë të njoftoni Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë në një nga kontaktet e
mëposhtme:
Telefon: + 383 (0) 38 248 208
Celulari i emergjencës: + 383 (0) 45 618 618
E-mail: [email protected]
Facebook: Ambasada e Shqipërisë në Kosovë:
https://www.facebook.com/AmbasadaPrishtine/”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Në njoftim thuhet se ato duhet të njoftohen edhe në Komunat përkatëse, në të
cilat kryeet aktivitetin ose banonimi.
“Komuna Skenderaj Komuna e Ferizajt Komuna e Gjilanit Komuna Shtime Komuna e Drenasit Komuna e Prishtinës Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare Komuna e Vitisë Komuna e Gjakoves Komuna Istog Komuna Kaçanik Komuna Klinë Komuna Junik Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare Komuna Malisheve Komuna e Mitrovicës – Faqe zyrtare Komuna Obiliq Komuna Pejë Komuna e Podujevës Komuna e Rahovecit Komuna Suharekë Komuna Hani i Elezit Komuna e Mamushes Komuna e Prizrenit Komuna e Dragashit Komuna e Deçanit Plisat Shoqata Humanitare Diaspora Forumi për Iniciativa Qytetare Albanian Diplo”, thuhet në njoftim./KultPlus.com
Komuniteti shqiptaro-amerikan në distriktet Okland dhe Makomb po mbledh furnizime urgjente për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit vdekjeprurës të së martës në Shqipëri, shkruan Gina Joseph për macombdaily.com.
“Ne jemi duke mbledhur çanta speciale për gjumë, batanije, tenda, veshje dimërore dhe gjithçka tjetër që njerëzit duan të dhurojnë”, thotë famullitari Agron Martini në kishën katolike të Shën Palit në Roçester Hills.
“Edhe pse jemi shumë larg Shqipërisë, kemi dashur të tregojmë mbështetjen tonë për njerëzit atje”, thekson ai.
“Të gjithë kemi miq dhe familje që jetojnë atje”, tha Martini.
“Prindërit e mi kanë lindur të dy në Shqipëri dhe kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1972. Unë jam brezi i parë shqiptaro-amerikan”, shton famullitari.
Dizenjatorja e modës në Miçigan, Katerina Bocci, e cila u lind dhe u rrit në Shqipëri, tha se asaj i është kërkuar që të ndihmojë një kishë në Shqipëri për të strehuar 200 fëmijë.
“Qindra njerëz kanë humbur gjithçka dhe ne po bëjmë atë që mundemi për t’u treguar atyre që mendimet dhe lutjet tona janë me ta”, shton Martini, i cili ishte në mesin e vullnetarëve të drejtuar nga Fred Kalaj.
”Gjithashtu ndihmojnë për të mbështetur përpjekjen tonë edhe Gjaneto Harusha me kompaninë ‘Amazing Trucking’ dhe ”Alba Shipping LLC”, që ka dhuruar shërbimet e nevojshme për transportimin e kontejnerëve për në Nju Xhersi”, shton ai./ATSH / KultPlus.com
Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha në njerëz, duke lënë pas 51 viktima dhe mbi 600 të plagosur. Po kështu, lëkundjet e forta nxorrën në pah problemin me ndërtimet në vend, dhe cilësinë e tyre. Gazetari Klodian Tomorri përmes një postimi në Facebook, i bën apel institucioneve përkatëse që të nisin hetimet për cilësinë e ndërtimeve, dhe propozon që t’u bllokohen asetet ndërtuesve që shkaktuan dëmet.
Postimi i plotë
Bllokoni asetet e ndërtuesve që shkaktuan dëmet
Fatura financiare e dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit pritet të jetë e rëndë dhe pjesa dërrmuese e saj do të bjerë mbi buxhetin e shtetit. Kjo nënkupton se barra e rindërtimit të banesave dhe veprave publike të dëmtuara do të mbahet nga qytetarët shqiptarë.
Solidarizimi i qytetarëve me familjet e dëmtuara nga tërmeti ka qenë i pashembullt. Sot nuk gjen asnjë shqiptar që refuzon të japë taksat e tij për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti. Por hedhja e të gjithë faturës tek taksapaguesit është e padrejtë. Ka një kategori tjetër që duhet të paguajë. Ata janë njerëzit që e shkaktuan dëmin.
Qeveria ka detyrimin moral por edhe ligjor të identifikojë të gjitha kompanitë që kanë ndërtuar pallatet e dëmtuara. Menjëherë pas identifikimit, autoritetet duhet të bllokojnë asetet e këtyre kompanive deri kur ekspertiza teknike të nxjerrë arsyet e dëmtimit.
Nëse rezulton se shkaku është cilësia e dobët e ndërtimit dhe shkelja e ligjit nga ana e ndërtuesve, atëherë duhet automatikisht që asetet e bllokuara të konfiskohen dhe të përdoren për të shlyer dëmet.
Dëmtimi i pallateve në Durrës është shumë më i madh nga sa shfaqet në media. Fatura e rindërtimit të tyre do të jetë e rëndë dhe të parët që duhet të paguajnë janë pikërisht ata që e kanë shkaktuar këtë situatë. Në Durrës, qytetarët e dinë shumë mirë se kush i ka ndërtuar ato pallate që sot janë të pabanueshme. E dinë shumë mirë edhe se kush janë furnitorët e materialeve të ndërtimit. Shpesh njerëz të fuqishëm dhe me pushtet.
Sot disa prej tyre po marrin rolin e bamirësit duke dhënë ccikërrime donacionesh. Por këto janë donacionet e hipokrizisë, pasi të njëjtit njerëz nga ana tjetër ju kanë lënë qytetarëve qindra milionë euro të humbura dhe rrezikun për jetën.
Provat e krimit janë aty. Qeveria ka në dorë të zgjedhë nëse do të jetë palë me krimin apo me qytetarët? Fatkeqësisht rruspat e vërsulura për të shembur pallatet e pabanueshme dhe bashkë me to provat tregojnë se ajo zgjedhje mund të jetë bërë sakaq.
Por një gjë është e sigurtë. Ata që do të përpiqen të fshehin apo amnistojnë krimin e ndërtimeve në Durrës, janë po aq fajtorë sa ndërtuesit që vranë dhjetëra njerëz dhe shkaktuan qindra milionë euro dëme për të nginjur babëzinë e tyre kriminale. Nje dite te gjithe keta duhet te dalin para ligjit. Java News / KultPlus.com
Një histori shumë interesante vjen nga Durrësi ku një qen i ka shpëtuar jetën një familjeje pasi nuk i ka lënë që të flenë në gjumë në natën e tërmetit tragjik që mori jetën e 51 personave.
Kristina tregon se në natën kur kishte rënë tërmeti, qeni i cili mban emrin Kiko i kishte zgjuar nga gjumi. Madje, ajo thotë se kur e kishte parë që ata nuk po zgjoheshin, ai kishte provuar ta tërhiqte batanijen me të cilën ata ishin të mbuluar.
“Natën që ra tërmeti, ishim në gjumë ne dhe ai na zgjoi nga gjumi pasi filloi që të lehte. Ne nuk u zgjuam dhe ai e kafshoi dhe filloji që të tërhiqte batanijen. Pastaj i shpëtuam ne jetën Kikos”, shpjegon ajo.
Ajo tutje tregon se si e shpëtuan ata qenin, pasi iu kërkua që ta braktisnin e të shpëtonin për vete.
“Ja shpëtuam jetën që nuk ikëm, nuk e lamë në rrugë se na thonin që leje qenin në rrugë dhe ik. Ne nuk pranuan me ik vetëm dhe thamë që po na pranuat me qenin do vijmë, po nuk na pranuat nuk vijmë”, thotë ajo.
Kristina thotë se nga ajo ditë, ata nuk janë kthyer në shtëpinë e tyre, derisa shton se ndërtesa u shemb komplet.
“Jo është gërmadhë atje, u shemb komplet pallati. Na thanë që ta lëmë qenin, por ne nuk e lëmë pasi ai na shpëtoi jetën”, ka thënë ajo./Tch/
Shoqata e Psikologëve të Kosovës, njofton se një grup prej 50 psikologësh, 4 psikatër, 1 epidemiolog dhe 1 mjek, të dielën do të nisen për në zonat e prekura nga kriza që u shkaktua pas tërmetit 6.4 shkallësh të Rihterit, në Thumane, Durrës dhe Tiranë.
Në njoftimin për media thonë se nisna bëhet të dielën në orën 5 të mëngjesit.
Në përbërje të ekipit janë:
2 mjekë psikiatër
2 mjekë neuropsikiatër
2 mjekë epidemiologë,
50 psikologë nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës në përbërje edhe nga SHBA (PhD), dhe
15 nga Shoqata e Psikologeve të Shqipërisë, që te gjithë profesionistë të shëndetit mendorë me përvojë.
“Aktiviteti ynë ka vazhduar edhe gjatë datës 26 dhe 27 nëntor, me grupe të vogla, por që ky aktivitet do jetë më i madhi i këtij lloji me ç’rast do të bëjmë edhe identifikimin dhe regjistrimin e personave të trajtuar, në data bazë në mënyrë që të ndjekim ecurinë e tyre pas periudhës 4 javore kur është periudha në të cilën personat e traumatizuar mund të shfaqin flash back,, apo ripërjetim të skenave, çka është shumë e rrezikshme dhe si diçka duhet të ndiqet në mënyrë kontinuele me qëllimin e vetëm që ato të mos kalojnë në çrregullime mendore, apo në PTSD”, thuhet në njoftim që e transmeton Koha.net.
Në njoftim theksohet se aktiviteti do të jetë i koordinuar me Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë. / KultPlus.com
Papa Françesku është sensibilizuar me gjendjen e rëndë që ka përfshirë Shqipërinë, pas tërmetit 6.4 ballë të së martës.
Ai ka dhuruar 100 mijë euro në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i fuqishëm.
“Të shprehim afërsinë shpirtërore me të prekurit. Dhurojmë 100 mijë euro për Shqipërinë. Paratë do të shkojnë për të ndihmuar popullin shqiptar”, thotë Papa.
Kujtojmë që edhe një ditë më parë Papa shprehu ngushëllimet për gjendjen e rëndë të popullit shqiptar.
“Dëshiroj t’i dërgoj përshëndetjen dhe afërsinë time popullit shqiptar që ka vuajtur aq shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë i Evropës që kam dashur të vizitoj. Jam afër viktimave, lutem për të vdekurit, për të plagosurit dhe për familjet. Zoti bekoftë këtë popull që e dua aq shumë”, thuhej në letrën e ngushëllimit./ KultPlus.com
Ministri në detyrë i punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhuruar sot 1 milion Euro ndihmë për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Për këtë ndihmë të madhe të Pacollit kanë reaguar të gjithë
qytetarët, të lumtur që viktimave të tërmetit po ju vijnë në ndihmë të gjithë.
Por i befasuar është shprehur edhe kryeministri i Shqipërisë,
Edi Rama. Ai ka uruar më të mirat për Pacolli.
“RROFSH e QOFSH me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e
bardha zemër O BEHGJET PACOLLI🙏”, ka shkruar Rama.
Ky donacion sipas Pacollit shkon për rindërtimin e zonave të
prekura nga tërmeti.
”Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale. Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt. Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur. Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet. Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë”, ka thënë Pacolli. / KultPlus.com
Tërmeti që ka ndodhur së fundi në Shqipëri ka prekur qytetarët në të gjitha anët, të cëilt po ofrojnë ndihmë në forma të ndryshme. KultPlus i ka ardhur kjo listë me banesa, shtëpi e hotele, të cilat janë në vende të ndryshmëtë Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, të cilat po ofrohen për nevojat e qytetarëve të cilët janë prekur nga tërmeti.
Më poshtë e keni listën me të dhënat e nevojshme për të gjithë ata që
kanë nevojë.
Alfrida Shameti ofron një shtepi në Tepelenë për 5 persona, një shtëpi
në Durres dhe nje Tirane. 0688746293
Labinot Rexha ofron 25000 euro.
Bajram Valbona Jashari leshon shtëpinë 3 katëshe ne Prishtinë. +38344271491 dhe
044477776
Ilir Kryeziu ofron strehim për 10 anëtarë 0038344381027 në Prishtinë
Hotel dhe Restorant “Kosova” ofron 60 dhoma(mengjes,drek,darke) per 150
persona. +38344804442
Hotel Ana ne Kosove ofron strehim per 120 persona nga Shqiperia me te gjitha
shpenzimet e paguara. +38344204765
Hotel “Iliria “ në Kosove ofron strehim per 10 familje. +38344577779
Vila Sopebra ne Sarande ofron strehim per 12 persona 0695673741, 0699666500
Hotel Tëo Mermaids Ksamil, 06980663637
Hotel Neë Heaven Sarande, 0682001760
Ibraim ofron 3 shtepi ne Maqedoni
Dorjan Krasniqi ofron shtepi per 20 familje ne Kosove. +38349656952
Ismail Halimi ofron shtepe per nje familje ne Kosove +38344444569
Ardit Tolaj ofron shtepi per 5 persona +38349447807
Ramiz Mavriqi ofron dy shtepi ne Prishtine +38344998600
Elvin Hoda ofron strehim per 12 persona +38345902200
Edi Ermeni ofron shtepi per nje familje ne Gjakove 044329299 ose 044107497
Adeline Rama ofron strehim per 15 persona ne Kosove +38344900993
Gentian Kelmendi ofron shtepi per nje familje ne Kosove +38349467320
Bekim Alirexhaj ofron shtepi per nje familje +32472558367
Fadil Halili ofron shtepi ne Prishtine 044175355
Admir Shala ofron shtepi ne komunen e Rahovecit
Rugove, ofrohet shtepi per 2-3 familje 049369282 ose 049622419
Zymer Sefaj ofron shtepi ne Durres, per 8 familje 017657328783
Krutane Kelmendi ofron strehim ne Kosove per 1 familje +38344315716
Hotel Argent Shkoder ofron strehim per 30 persona 022243909
Adela Qemaili ofron shtepi ne Elbasan 0695614571
Farmaci Iris ne Durres ofron ilace falasa 0672228472
CIMa ofron ofron strehim dhe ushqim per 20 familje Kosove +38349656666 dhe
+38349220380
Hotel ne Sauk per 10 familje 0698796641 dhe 0695313835
Hotel Borkland ne Berat ofron strehim per 27 persona 0694037582 dhe 0698468312
Hotel Rolex ne Vlore ofron strehim 0692171333
Kompleksi Alpet ne Elbasan ofron strehim per 26 persona 0692093999
Inxh ndertimit 0674899783
Andreas Mark ofron 3 dhoma per familje si dhe ndihme financiare per familje ne
Peje per 6 muaj
Flamur Isufi ofron strehim per 10 persona +38345222088
Vlore, Hotel Regina City, Florence, Al Hotel dhe Jerolda Hotel ofron strehim
per familje 0692065399
Arlind Murtezani ofron shtepi per 15 persona 0038977711647 ne Tetove
Hak Bus ofron transport falas cdo dite nga Durresi per ne Tetove
Anilda Hoxhaj ofron strehim per nje familje me femije te vegjel 0696430453
Hotel Duka Vlore 0682035670
Le palazzine 0697743888
Vila Nika 0697851822
New York Hotel 0684013310
Hotel Coral 0698466086
Hotel Bolonja 0697301015
Hotel Tragjasi 0696434802
Tafil Gashi ofron strehim per 6 persona 044200249 ne Kosove
Cekrez Disi ofron vile dykateshe ne Gramsh 0694828899
Manuela Skilja ofron shtepi ne Kucove per familje me femije +306940502111
“Besimi Commerce” ofron strehim dhe ushqim ne restorant Kroni +38344145556 ne
Kosove
Avi Gashi ofron shtepi per 4-5 persona
Shkolla Wilson hap dyert per strehim 0696020569 dhe 0672053482
Kallaba Guest House ne Kamenice te Kosoves ofron strehim per dy familje
+38345332574
Makry ne Kryezi te Pukes 0674966833
Valentina Bregu ofron 3 garsoniere ne Pogradec per 12 persona 0693478245
Peshkopi 0692070107.
Hotel Anxhelo Kucove 0694591163
Ardian Guri ne Shkoder vendos shtepine e tij per strehim 0042770664779
Merko Hotel ne Berat ofron dhomat dhe ushqim per rreth 15 persona 0699744020
Ani moj Shqipni mos thu’j se marova! Ani se djemt tu hala janë gjallë. O n’komë’ jan çu’ rrept o Kosova E bajnë luftën ballë o për ballë-e. More ishin ditët ma të vshtira Me njëmijenantqintedhet-e. Kur n’Kosovë ra egërsina Don me zhbi çdo bimë mbi dhe! More se n’Prishtinë, aty pik s’pari More krisi topi o me duhi. O aty gjaku i shqiptarit Ra në tokë me bi përs’ri./KultPlus.com
Gazetarja shqiptare, Sonila Meço, ka zgjedhur që përmes disa fjalëve prekëse të falënderojë Kosovën për krejt mbështetjen që po ia jep Shqipërisë – pas tërmetit shkatërrues.
“Oj Kosovë, oj loçkë! Të du me shpirt, se shpirtit të kombit po di t’i japësh frymë! Mendjes së kombit mend”!
“E duam edhe njëri-tjetrin më shumë kur ti na do kaq bukur”, ka shkruar Meço në profilin e saj në Facebook, transmeton Insajderi.