Vasfije Krasniqi: Disa herë kam provuar t’i jap fund jetës por familja më mbajti gjallë

Vasfije Krasniqi është figura që bëri një kthesë gjatë vitit 2018, e cila me rrëfimin e saj mbi dhunimin që i është ushtruar nga serbët, në luftën e fundit në Kosovë, ka rikthyer edhe njëherë këtë temë të ndjeshme të shoqërisë kosovare që është mbajtur e heshtur për 20 vite me radhë, shkruan KultPlus.

Ajo sapo ka dalë me një deklaratë, e cila nëpërmjet kësaj deklarate ka ndërlidhë vuajtjen e saj nëpër vite, ngritjen në këmbë, mbështetjen nga familja, miqtë, dhe natyrisht duke vënë theksin te Feride Rushiti, e cila ka qenë zëri kryesor i këtyre viktimave. KultPlus ju sjellë të plotë deklaratën e saj.

Të dashur-a kalun afro 20 vite nga koha kur perjetova tmerrin qe mua mi shujti ëndrrat për një jetë ndryshe, gjat kësaj periudha perjetova shumë gjëra, vuajtje, dhembje, zhgenjim, mirpo familja ishte ajo qe më mbajti gjall edhe pse disa her kam provuar që ti japë fund jetës sime, bashk me familjen time kemi kaluar sfida të ndryshme dhe ja ku jam sot, në vitin që po lëme pas pata rastin te jem e pranishme ne vende të ndryshme ne Europe e Azi duke perfaqesuar grate e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, ku kemi shkembyer prvoja të ndryshme dhe ide të ndryshme se si të luftohet për të drejtat dhe drejtësin e të mbijetuarave, dhe se me paraqitjen time në Kosovë gjithcka ndryshoi në ditet në vazhdim, the se unë tashme do të angazhohem që të ketë drejtësi për kategorin tonê, si dhe të qasemi që stigmen ta thyejm, dhe ti fitojm respektin që e meritojm. Sigurisht se do ta falenderoja shumë zonjen Feride Rushit dhe KRCT për perkrahjen që më dha, gjithashtu juve që më keni mbeshtetur pa dallim, 
Ju dua shum dhe ju uroi vitin 2019./KultPlus.com

Shqipëria, vendi i një populli fisnik

 

George Fred Williams

Ky popull është shembull më i madh për të mbajturit e moralit dhe të meritave të trashëguara për fisnikërinë dhe për shekuj me radhë ka qenë nën kapacitetin e tij, që, megjithëse influencën tirane dhe degraduese, e mban prap kryet lart, nuk i ka humbë shpresat e veta dhe gjithnjë thotë se jam shqiptar, qoftë edhe në mes të zjarrit e për këtë ky meriton të gradohet me një listë të gjatë virtytesh të pastra e shembullore.

San Guiliano thotë se shqiptarët janë egoistë të radhës së parë. Sigurisht ata nuk janë një racë që shtrohen dhe kërrusen nga frika.

Trimëria e tyre s’ka kufi; ata e përballojnë vdekjen dhe fatkeqësinë e tyre pa u trembur; fjala e Besës për ta është shumë më e shenjtë se sa bëmat e mëdha të popujve të civilizuar; hospitaliteti i tyre vijon deri sa mos t’u mbetet më kurrgjë; virtytet e grave të tyre, janë tradicionale, dhe vdekja është dënimi i zakonshëm dhe i shpejtë në raste tradhëtie ose imoraliteti; sensiviteti i tyre në çnderime dhe fyerje është shumë më i madh se sa në gënjeshtra e shpifje dhe kështu rastet mbarojnë gjithmonë në gjakmarrje; n’asnjë vend tjetër të botës nuk është më e sigurtë gruaja nga ofendimet sa në Shqipëri, ai që vret një grue bie nga vlefta dhe e humb emrin e famën.

Bajroni e nderon në këtë mënyrë besnikërinë e shqiptarëve nga eksperienca personale që pati pranë tyre:

T’ashpër janë djemt e Shqipnis,
e megjith kët nuk u mungojnë virtytet,
po t’ishim këta ma tepër maturë
Ku asht anmiku që u ka shpinën
e shtekun të lirojnë?
Fortesat e shtëpitë e tyne nuk
janë ma të sigurta kurrë
Se ata vetë në kohna trubullimi
e në rasa nevojet;
Sa e randë asht mënija e tyne;
por kur ta falin
miqësija asht fare sigurë
Kur mirnjoftsija ose fisnikija
me derdh gjakun i thëret
Të pa trembur shkojnë përpara
ku do që t’i çoj udhëheqësi i vet.

Kaq tepër e admironte Bajroni këtë popull saqë Shelleys e thirri këtë me emrin përkëdhelës “Albi”.

Malësori dallohet nga qytetari. Veshja përgjithësisht është si veshja kombëtare e Greqisë. Fustanella, një fustan i bardhë që mbërrin deri te gjuri, çorapë të bardha mbulojnë puplat e këmbëve, këpucë me maja të kthyera e me tufa mbi ta, rripi i mesit (silahu) i mbushur me armë, xhamadani me mëngë të lëshuara mbrapa dhe qeleshe).

Ky popull rron në formën patrike (patriarchal); plaku i shtëpisë nderohet dhe shquhet për mbi të tjerët dhe të gjithë e dëgjojnë.

Vajzat nderojnë dhe dëgjojnë nënën. U mbarohet më parë çdo dëshirë prindërve e pastaj të tjerëve.

Te ky popull nderimi për moshën është një karakteristikë e veçantë; janë shumë zemër mirë për njëri-tjetrin; ndihmojnë shoqi-shoqin në rast rreziku a nevoje, kanë respekt për eprorët e tyre dhe e mbajnë besën me drejtësi e me ndërgjegje të pastër.

Në mes të tyre flasin një gjuhë dekorative, përdorin terma të pastra dhe të prishurit e gojës shpërblehet pa vonesë e nga ndonjë herë shumë rëndë. As me qeshje nuk po përdoret gjuhë abuzive.

Hospitaliteti është në kulmin e tij në Shqipëri; një atakim po t’i bëhet mikut në çdo mënyrë qoftë, është një çnderim i madh për të zotin e shtëpisë e për gjithë fisin e tij. Ai që grabit ose vjedh mikun, mbas zakonit të vendit, dënohet shumë rëndë; ose me vdekje ose nxirret jashtë fisit.

Burrat janë të gjatë. Gegët në Veri janë më të gjatë se Toskët, në Jugë; gjithashtu më të fortë dhe më të rreptë. Një shkrimtar e përshkuen lëvizjen e malësorëve të Veriut si dhitë e egra që i ngjiten majave e shkëmbinjve më të mprehtë dhe zbresin pa pikë frike nga këto vende, që kur i sheh, thua se as gjë e gjallë s’mund të shpëtojë nga ato.

“Besa” është tradita më e shenjtë; kur njëri ka besën e një personi të mirë të njerit fis, çnderimi më i madh e pret thyesin e saj prej çdo personi të atij fisi. Besa e Shqiptarit jo vetëm që mbahet dhe mbrohet me vullnetin më të mirë, por shqiptari, po të jetë nevoja, jep edhe jetën për të mbajtur besën. Një udhëtar nën fjalën e Besës është nën mbrojtje të shenjtë. /Konica/ KultPlus.com

Etërit

Poezi e shkruar nga Zhuljana Jorganxhi.

Etërit na ikën…
Në ditëvite të ndryshme.
Me vdekje të thjeshta, si jeta e tyre.

Na ikën…
Çdo ditë e më shumë ua numërojmë të mirat…
Ku ishim më parë ne bijtë, ne bijat?!

Tani, që s’i kemi, ah, dhe një çast t’i kthenim! 
Të bëjmë ca rrugë andej nga Liqeni.
T’iu japim një kafe, që s’ua dhamë te “Rinia”,
Dhe tutje më shumë t’iu bëjë pleqeria… Rradhëve mos t’i lodhim në asnjë lloj dyqani, 
Mbrëmja mos heshtojë me sy tek ekrani.

Të nisim udhë bisedash për botën anembanë,
Një gotë, çdo mbrëmje ta pimë me etërit tanë…
Cfarë s’japim, t’iu japim, ato, që dot s’ua dhamë! 
Të urtëve,
Të pafjalëve,
Të mirëve, etërve tanë!

Dua Lipa numëron sukseset që ka arritur gjatë vitit 2018

Këngëtarja Dua Lipa gjatë vitit që lamë pas ka arritur shumë suksese.

Viti 2018 për këngëtaren shqiptare, Dua Lipa ka qenë me plot angazhime por sukseset nuk kanë munguar.

Andaj për ta përmbyllur vitin në këtë formë duhet të jetë një gëzim i madh për secilin artist, edhe për Dua Lipën në këtë rast.

Ajo nëpërmjet publikimit të disa fotografive në Instagram i ka numëruar sukseset.

‘’Faleminderit për gjithçka’’ ka shkruar Dua pranë postimit./Lajmi.net/KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BsBR9VWhBjc/
https://www.instagram.com/p/Br-lefAhslq/
https://www.instagram.com/p/Br7s9TihMCm/

“Falja çliron shpirtin”

Shprehjet briliante të Nelson Mandelës.

Madibe ishte emri me të cilin njihej Nelson Mandela në vendin e tij, politikani afrikanojugor, i pari president i zgjedhur pas fundit të aparteidit në vitin 1994 dhe fituesi i çmimit “Nobel” për paqen.

Ja disa prej shprehjeve të tij më të njohura:

“E ndërmora këtë rrugëtim të gjatë drejt lirisë i sforcuar për mos të hezituar, kam bërë dhe hapa fals në jetën time, por zbulova se pasi ngjit një mal ka të tjerë që duhen ngjitur gjithashtu”.

“Edukimi është motori i madh për zhvillimin e personalitetit. Vetëm përmes edukimit e bija e një fermeri mund të bëhet mjeke, i biri i një minatori mund të bëhet drejtues i një miniere, që i biri i një punëtori mund të bëhet president i një kombi të madh. Është pikërisht ajo që bëjnë nga ajo që kemi dhe jo nga ajo që na jepet që dallon një person nga një tjetër”.

“Një fitues është thjesht një ëndërrimtar që nuk është dorëzuar kurrë”.

“Bashkohuni! Mobilizohuni! Luftoni! Përmes kudhrës së aksionit në masë dhe çekiçit të luftës duhet të asgjësojmë aparteidin”.

“Nuk ka asnjë rrugë të lehtë për lirinë”.

“S’ka asgjë tjetër veçse kthimi në vende që kanë mbetur të pandryshuara për të kuptuar se sa kemi ndryshuar”.

“Falja liron shpirtin, heq frikën. Dhe pikërisht për këtë, falja është një armë e fuqishme”.

“Askush nuk lind me urrejtje për njerëzit për shkak të racës, fesë ose klasës që i përkasin. Njerëzit mësojnë të urrejnë dhe nëse mësojnë të urrejnë mund të mësojnë edhe të duan, sepse dashuria, për zemrën, është më natyrale se urrejtja”.

“Nëse flet me një person në një gjuhë që e kupton, do të arrish në kokën e tij, por nëse i flet me gjuhën e tij, do të arrish në zemër e tij”.

“Lavdia më e madhe në jetë nuk është mos të biesh kurrë, por të ngrihesh sa herë që bie”./botimeshqip /KultPlus.com

“O Zot na kthe nerën e shpisë, mos na le vet n’tmerrin e vetmisë”

Jericho – Kanga jonë

Nona po vet: “Ku i kom djemt’ o ku m’kanë mbetë?”
N’pragun e shpisë marre e madhe na ka prekë
Gurë o për gurë kullën tonë jonë tu e rrzu
Kthehmuni djem nonën qysh bon me harru

O Zot na kthe nerën e shpisë
Mos na le vet n’tmerrin e vetmisë

Çohu mor vlla sot oshtë dita tjetër nuk ka
Nona po thirrë lot’ e vajit dojnë m’ju tha
Gurë o për gurë kullën tonë prap ta marojmë
Vakti ka ardhë marrën prej shpisë me përzonë

O Zot na kthe nerën e shpisë
Mos na le vet n’tmerrin e vetmisë
Mos …

Sa shpejtë vitet kaluan
Kjo këngë kujtimin ma sjellë
Sa lehtë të gjithë ne harruam
Dhembjen që kishim njëherë

Këngët që bashkë i këndonim
Mbetën jehonë në kujtim
Të gjithë këndojnë të vetmuar
I vetëm është Vendi Im

Veq edhe njëherë të ecim
Dhe t’jemi bashkë si dikur
Zemra për zemrën e tjetrit
Të jetë për ne si flamur

Dora që zgjat kur rrëzohem
Është ajo që ne na mban
Mos e lejo të harrohet
Nuk kemi tjetër vatan. /KultPlus.com

Kulla Eiffel mbulohet me tym nga protestuesit

Ajo që është quajtur “akti i shtatë” i protestuesve të jelek-verdhëve përfundoi me dhunë, duke e kthyer kryeqytetin francez në kaos.

Fotot tronditëse u publikuan nga dhuna që përdorën protestuesit, ku tregojnë Kullën Eiffel të mbuluar me tym dhe vetura që digjen, njofton Klan Kosova.

Për të parandaluar këtë dolën edhe zjarrfikësit që luftonin për të shuar flakët.

Qindra demonstrues marshuan nëpër rrugët e qyteteve kryesore të Francës për herë të shtatë dje që kur lëvizja anti-Macron filloi në mes të nëntorit. /KultPlus.com

Kalaja e Tiranës, destinacioni më i ri i traditës dhe prodhimeve artizanale

Tirana është një qytet gjithnjë në ndryshim. Përshtypja që keni, sapo vendosni këmbët në kryeqytetin shqiptar, është se nuk ndalon asnjë moment: sheshe ndërtimi, vinça, ndërtesa të reja, ekspozita arti, tregje dhe një kalendar plot ngjarje, e bëjnë atë një qytet të gjallë, ku pavarësisht kompleksitetit të tij, është e vështirë të mërzitesh.

Kështu e nis shkrimin e saj gazetarja italiane, Francesca Masotti, të publikuar në blogun e saj “Letters from the Balkans”.

Çdo sezon sjell lajme të shkëlqyera në Tiranë, aq shumë sa që sa herë që e vizitoni nuk është kurrë i njëjtë me atë të mëparshmin. Tirana, në fakt, ndryshon vazhdimisht, gjithmonë ka një ndërtesë të re, një dhomë të re, ose një galeri të re që meriton një vizitë.

Këtë dimër ka një arsye tjetër për ta përfshirë atë në itinerarin tuaj të udhëtimit: hapjen e Kalasë së Tiranës, të familjes Toptani.

Kalaja është në pronësi të familjes Toptani, një nga familjet më të pasura në Shqipëri dhe zonën ballkanike, me origjinë nga qyteti i bukur i Krujës, e cila u zhvendos në Tiranë në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Disa anëtarë të familjes prestigjioze, gjatë viteve të sundimit osman, u urdhëruan nga Perandoria për të qeverisur territoret e atëhershme otomane në tokën shqiptare.

Por, një nga anëtarët më të njohur të bërthamës familjare, poetit, artistit dhe aktivistit Murat Toptani, të cilit i është kushtuar rruga e bukur e këmbësorëve të Tiranës, ku gjendet Kalaja, ka luajtur një rol themelor në radhët e lëvizjes kombëtare të ringjalljes shqiptare kundër Perandorisë Osmane, e cila në vitin 1912 në Vlorë çoi në pavarësinë e Shqipërisë nga ajo perandori, pas rreth pesëqind viteve nën sundimin e saj.

E ndërtuar në afërsi të kalasë së vjetër të Justinianit, një nga mbetjet e pakta arkeologjike, ende i pranishëm në zemër të kryeqytetit shqiptar, Kalaja e Tiranës, pas restaurimit të kujdesshëm, ka hapur më në fund dyert e saj për publikun. Ky është një realitet i mrekullueshëm, në të cilën janë, ndër të tjera, restorante, galeri dhe dyqane për shitjen e produkteve tipike dhe artizanale lokale shqiptare. Ndër të tjera, restoranti “Luga e Argjendtë”, e kuzhinieres dhe blogeres së parë të ushqimeve Dhurata Thanasi, që nga Blloku do të transferohet këtu në fillim të vitit, galeria-kafe bashkëkohore Unuart Lounge, Cobo Wine Bar ku ju mund të shijoni verërat më prestigjioze të prodhuara në Çobo Kantina bodrum i Beratit, studio e porcelanit Seferi me krijimet e saj të bukur punuar me dorë, Subashi dyqan që shet vaj ulliri i prodhuar në Vorë, vetëm jashtë Tiranës, argjendaria Chicarti Silver, një dyqan i ri me çokollata italiane që bën kryevepra për shijuesit e çokollatës, galeritë e artit bashkëkohorë me veprat e artistëve të njohur shqiptarë dhe një hotel që do të lejojë vizitorët të qëndrojnë në qendër historike të Tiranës.

Për më tepër, gjatë vitit, në zonat e mrekullueshme dhe të mëdha te Kalaja, do të organizohen evenimente gastronomike, muzikë, ekspozita, valle tipike të Shqipërisë dhe gjithashtu komunitetet shqiptare që jetojnë përtej kufijve kombëtarë: mos humbisni javët e kushtuara traditës kosovare, malazeze, maqedonase dhe në fund arbëreshe. Ka shumë arsye për të shkuar dhe për të zbuluar këtë xhevahir të ri në zemër të Tiranës. /k.s/ /a.g/ KultPlus.com

Wilhelm Busch : E vështira nuk është të bëhesh prind, por të jesh i tillë

Heinrich Christian Wilhelm Busch ka qenë humorist, poet, ilustrator dhe piktor gjerman.

Busch ishte një persona me ndikim në botën e poezisë dhe ilustrimit, dhe u bë burim për brezat e ardhshëm të artistëve komik. Çmimi Wilhelm Busch dhe Muzeu Wilhelm Busch ndihmojnë në ruajtjen e trashëgimisë së tij. 175 vjetori i tij në vitin 2007 u festua në të gjithë Gjermaninë. Busch mbetet një nga poetët dhe artistët më me ndikim në Evropën Perëndimore.

Thënia e tij e njohur të cilën se po e sjellim sot për ju është: “E vështirë nuk është të bëhesh prind, por të jesh i tillë.”

Por, ai njihet edhe për shumë të tilla, një tjetër thënie e njohur nga Busch mbetet edhe: “E vërteta është tepër dinake për tu kapur”

Ai ka lindur më 15 prill të vitit 1832 dhe ka vdekur më 9 janar 1908. /KultPlus.com

Hyjneshat e 2018-ës

Viti 2018 do të lë shumë momente të bukura për t’u kujtuar në botën e Hollywoodit.

Ndër to, janë edhe veshjet e bukura dhe tërheqëse të shumë të famshmeve.

Revista e modës Elle ka përgatitur një listë me veshjet më tërheqëse të vitit 2018, ku në mesin e tyre, sigurisht është edhe Dua Lipa me veshjen kur realizoi fotografi për revistën Vogue.

Gjatë këtij viti kur ndodhën shumë ngjarje, u ndanë shumë çmime, por të famshmet paraqitën mahnitshëm edhe pamjen e tyre. /KultPlus.com

Luan Sapunxhiu sjell me kitarë “Këngo moj buçitë” (VIDEO)

Kitaristi Luan Sapunxhiu, i cili ka ditur gjithmonë të sjell tinguj të bukur dhe të këndshëm për dëgjuesin, vazhdon të jetë aktiv me prurjet e tij të këndshme. Kësaj radhe Luani përmes një video ku shfaqet me kitarë në dorë, sjellë tingujt e bukur të “Këngo moj buçitë” e përmes të cilës këngë përçon një mesazh për vitin që po vjen, shkruan KultPlus.

Dëshira e Luanit është që në vitin që po vjen, 2019-tën të jehojë kënga.

“Këngo moj buçitë në 2019-tën … Gëzuar!”, ka shkruar Luani në Facebook teksa ka shpërndarë me ndjekësit e tij edhe videon.

Luan Sapunxhiu u lind në Pejë më 6.10.1953. Kitara ishte përcaktim natyror i tij meqenëse kitara në familjen Sapunxhiu, ishte prezente para lindjes së Luanit. Që nga fëmijëria ishte i opsesionuar me kitarën dhe muzikën flamenco. Dëgjimi i kitaristëve Sabicas dhe Montoja ishte aktiviteti i tij i përditshëm për vite të tëra. Megjithatë nuk mund t’i ikte fatit të gjeneratës së vet që në mesin e viteve të ’60 kur edhe Luanin e rrëmben muzika rok. Në vitin 1968 së bashku me shokët, Efraim Kastrati, Bedri Islami, Bujar Sapunxhiu dhe Adnan Zatriqi e shohim si solo-kitarist të pop-rock grupit “Meridianët” me të cilin për katër vite me radhë interpretojnë hitet e atëhershme botërore të grupeve më të njohura. Si gjimnazist kishte kontakte të shpeshta me kitaristin Ehat Musa i cili me stilin, deri atëherë të panjohur për Luanin si kitarist i muzikës klasike, ia shton kureshtjen për mënyrën klasike të interpretimit. Në fund të viteve ’70 të shek të kaluar fillon shoqërimin më intensiv me kolegun, tani më me famë botërore Ehat Musën. Me sugjerimin e Ehatit dhe ftesën nga Shkolla e Muzikës në Pejë, në vitin 1985 punësohet si mësimdhënës në klasën e kitarës. Ishte hera e parë që u hap dega e kitarës në Kosovë. Në vitin 1994 ftohet në Prizren në Shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni” ku gjithashtu për herë të parë bëhet bartës i klasës së kitarës. Angazhimi në Prizren rezultoi me shumë sukses si për Luanin ashtu edhe për Prizrenin dhe nxënësit e tij. Me numrin e madh të nxënësve që e mësuan kitarën nga Luani e që sot janë të diplomuar në kitare dhe që veprojnë si koncertues mund të konsiderohet si profesori më i suksesshëm jo vetëm në Prizren. Është padyshim, më i merituari që sot kitara është prezente në të gjitha qytetet e Kosovës ku shumica e profesorëve të sotëm si, Elvis dhe Gjulian Bytyqi, Drilon Çoçaj, Dukagjin Islamaj, Bardh Abazi etj. kitarën e mësuan nga Luan Sapunxhiu. Te Luani mësimet për tetë vite radhazi i morri edhe kitaristi tani më me famë botërore Petrit Çeku. Luan Sapunxhiu me kitarën e tij që nga viti 1977 është paraqitur shpesh në programet televizive. Gjatë viteve të ’90 dhe pasluftës u prezantua në qindra koncerte në të gjitha qytetet e Kosovës. Sot Luan Sapunxhiu vazhdon të jetë aktiv në punën pedagogjike dhe me paraqitjet në koncerte të ndryshme. /KultPlus.com

Pastrohet pas 120 vjetësh qilimi që më 1897 u shtrua për takimin e sulltan Abdulhamidit II me mbretin Wilhelm II

Një nga qilimat më gjigant në botë, i vjetër gati 120 vite, i cili zbukuron dyshemenë e sallonit gala të Pallatit Yildiz, kohët e fundit është nxjerrë nga pallati për t’u pastruar dhe restauruar.

Qilimi “Hereke” i punuar në vitin e largët 1897, zbukuron dyshemenë e sallonit gala me rastin e takimit të atëhershëm të Sulltan Abdulhamidit II dhe Mbretit gjerman Wilhelm II, shkruan Anadalu.

Pas 12 dekadash qilimi për herë të parë është nxjerr nga pallati dhe u la në një pishinë të ndërtuar enkas me mjete të veçanta për ta përgatitur për procesin e restaurimit.

Qilimi peshon rreth 3 ton dhe mbulon një sipërfaqe prej 468 metrash katrorë. Sallonit të vet do t’i kthehet përsëri pas restaurimit i cili do të zgjasë rreth 3 vite.

Zv/drejtori i Departamentit për Menaxhim me Pallatet Kombëtare të Turqisë, Ahmet Çapoğlu për AA tha se ky është qilimi më i madh në Turqi dhe një nga më të mëdhenjtë në botë.

“Ky është një artefakt i çmuar historik. Sulltani Abdulhamid e pati urdhëruar të bëhet me rastin e pritjes së Mbretit gjerman Wilhelm. Larat në qilim janë dizajnuar nga piktori i oborrit Emil Meinz”, tha Çapoğlu.

Qilimi është dizajnuar në përputhje me stolitë në muret dhe tavanin e Sallonit të Madh në pallat ndërsa Çapoğlu tha se qilimi është dërguar në një vend të veçantë për restaurimin që ishte i nevojshëm, sepse me kalimin e kohës ka pasur dëme të dukshme.

Larja e qilimit ishte gjithashtu një angazhim i përkushtueshëm, me ç’rast u përdor një detergjent i veçantë, i bërë nga ekspertë të Universitetit Teknik të Stambollit.

“Me restaurimin e qilimit në 2 deri 3 vitet e ardhshme do të merren profesionistë të Departamentit për Menaxhim me Pallatet Kombëtare të Turqisë”, tha Çapoğlu./AA /KultPlus.com

210 ushtarë shqiptarë do t’i festojnë festat larg familjes

210 efektivë shqiptarë këtë fundvit do t’i festojnë festat larg familjes.

Kështu ka bërë të ditur, ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Ajo ka thënë se do të jenë duke shërbyer dhe mbajtur lart flamurin kuqezi në misionet ndërkombëtare.

“Mirënjohje ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë në misionet jashtë vendit”, ka shkruar Xhaçka në Facebook.

78 vjet nga vdekja e Gjergj Fishtës, shtëpia e tij buzë shkatërrimit

Edhe këtë vit shtëpia e Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës ka mbetur e parestauruar, ani pse shpesh është raportuar që ajo është buzë shkatërrimit, shkruan KultPlus.

Shtëpia ku jetoi për disa vjet At Gjergj Fishta është shpallur që në vitin 2008 monument kulture. Deri tani kanë ekzistuar tri projekte për ta restauruar atët  por asnjëri prej tyre nuk është zbatuar.

Në qershor të këtij viti, ministrja e kulturës Mirela Kumbaro kishte deklaruar se shtëpia e Gjergj Fishtës në Fishtë nuk do të restaurohet për shkak se është objekt privat por  memoria për klerikun do të bëhet tek kolegji i Troshanit.

“Objekti që shpeshherë cilësohet gabimisht si shtëpia e Gjergj Fishtës është vetëm një banesë me disa pronarë privatë me një histori pronësie goxha të komplikuar, ku At Fishta ka kaluar pak muaj fëmijërinë e tij”, ishte shprehur Kumbaro.

Specialisti i trashëgimisë kulturore dhe studiuesin Paulin Zefi, sot në 78 vjetorin e lindjes së Gjergj Fishtës ka reaguar duke shpërndarë disa fotografi që tregojnë se kjo shtëpi ndër vite ka mbetur nën mëshirën e fatit.

“Ky është imazhi i vërtetë i “Shtetit Shqiptar”, në formë dhe në përmbajtje. Mjafton të shohim Shtëpinë M.K. ku ka jetuar i papërsëritshmi At Gjergj Fishta sot në 78 vjetorin e kalimit të tij në amshim”, ka shkruar Zefi në Facebook.

Ai thotë se përgjegjës për këtë gjendje është çdo ministër kulture dhe çdo qeveri që ka udhëhequr këto tri dekadat e fundit.

“Për sa kohë që “rrugaçat dhe sallahanat”, që përmend i madhi FISHTA, do të kenë në dorë fatet e këtij populli të mjerë e të pafat, kjo “Nyje gordiane” nuk do të zgjidhet kurrë. Përgjegjës për këtë turp të madh kombëtar është çdo ministër kulture dhe çdo qeveri, e cila na ka udhëhequr këto tri dekada”, shkruhet tutje në postimin e tij.

Gjergj Fishta, shkrimtari i madh shqiptar i “Lahutës së Malcisë”, ka vdekur më 30 dhjetor të vitit 1940 në spitalin civil të Shkodrës./ KultPlus.com

Dikur bukëpjekës sot Ministër

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka rrëfyer një histori të tij shumë interesante, përmes rrjetit social Facebook.

Ministri, rreth moshës 20 vjeçare ka punuar në furrë në një orar nga ora 19 deri në 4 të mëngjesit.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e tij të plotë:

Përshendetje miq të dashur,

Dje e kisha ditëlindjen dhe, nëse për asgjë tjetër, reflektoj në vitet e shkuara për të kujtuar momentet e ndryshme që jeta na drejton të gjithëve. I gëzohem ditëlindjes si festë e jetës dhe shëndetit dhe lutem për të gjithë ata që kanë sfida në këtë drejtim.

Sa isha duke shikuar disa foto, hasa në punët e ndryshme që i kam bërë në jetë dhe fokus të veçantë kishin ato punë që ishin të vështira por me mësime të fuqishme. Para rreth 16 viteve, kam punuar në furrë të bukës. Dita tipike e punës ka qenë nga ora 19:00 deri në 4:00 mëngjes, çdo ditë të javës, pa e pasur lluksin e kohës së pushimit për shkak të llojit të produktit (bukës) që nuk pret për pushime.

Arsyeja pse po e përmendi këtë punë ka të bëj kryesisht me atë që duhet të jemi optimist me jetën, të punojmë në çdo moment me vullnet dhe dëshirë se puna dhe vetëm puna, sjellë një të ardhme më të mirë për ne. Pra përmes këtij postimi, kam dëshirë t’i motivoj të rinjtë tanë se karriera nuk fillon vetëm me punë në zyrë. Ka të tillë me fat, por jo të gjithë kan fat të tillë. 

Në fakt, unë besoj që një punë e zanatit dhe mundit, të mëson më shumë në jetë. Të jep njohuri mbi qështjet parimore dhe njerëzore më shumë se çdo punë tjetër. Prandaj ndihuni krenarë nëse jeni në fillim të karrierës dhe bëni punë të tilla, sepse, nga puna juaj e tillë, dikush është i kënaqur, gëzuar dhe i lumtur.

Urime festat e fundvitit dhe ju dëshiroj një vit të mbarë dhe me shëndet!

Nëse njeriu nuk ndien as kënaqësi as dhimbje…

Nëse njeriu nuk ndien as kënaqësi as dhimbje
Nuk ndien as gaz, as hidhërim, as shpresë…
Një gjë po ua them me ndershmëri dhe bindje: Lëreni te vdesë.

– Dritëro Agolli

Biografia:

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë, Dritëro Agolli u zgjodh deputet.

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.

Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare.

“Ti je grua e fortë”, është nocion me bërthamë patriarkale

“Ti je grua e fortë”, asht nocion me bërthamë patriarkale, nuk asht kompliment. Gruaja e ashtuquajtur e fortë ka halle, ka zemër, ka ndjenja sikur ti, si gjithsecili njeri në përmasa të njerzores, andaj asht shtypje shoqnore pritshmëria ndaj të gjitha atyre që i citojnë si të forta me qëndru stoike përballë çdo fenomeni.

“Ti je grua e fortë”, asht nocion i rremë bazuar në normat e fizikut – e gjatë, me takatë – janë veç iluzione të rrejshme biologjike të mësume si norma. A kishit besu në forcën e Majlinda Kelmendit sikur mos të ishte e popullarizuar? Jo pra. Ka plot me përmasa të trupit të saj, që ta zamë mue, m’kishin qitë në kokërr të shpinës.

“Ti je e fortë” se flet baraz me një burrë asht atribut kogja i përafërt me sistem egalitarian, e përtej të qenurit gru duheshka edhe forcë me u barazu me një burrë që nuk i nevoitet një epitet pas gjinisë. Asht thjeshtë burrë.

“Ti je e fortë”…

“Ti je e fortë”…Jo po malin e shtyej me dorë — me ndjenja, me zemër, me tru, me gjak e mish, sikur ti.

“Ti je grua e fortë”, është nocion me bërthamë patriarkale!

burimi: supergratë

Shtypje

Poezi nga Bekim Muhaxheri.

Mure të larta betoni

Të ngulura në tokë

Për ta mposhtur frikën

Bëjnë të kundërtën

Nën hijen e tyre

Frika vazhdimisht rritet

E njerëzit zvogëlohen

Kthehen në numra, kokrra rëre, milingona,

Qenie pa shpresë e shpirt

Ndoshta kështu ishim

Edhe kur ndërtuam piramidat

Eliza Dushku feston ditëlindjen

Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku, ka lindur më 30 dhjetor 1980 në Boston, ajo është rritur në Massachusetts.

Ajo ka lindur nga një baba shqiptar dhe nga një nënë daneze.

Në moshën 12-vjeçare, ajo bën hyrjen e saj në kinema. Eliza Dushku është zbuluar pas pesë muajsh kërkime nëpër Shtetet e Bashkuara për të luajtur rolin e Alicet kundër Juliette Lewis në filmin “That Night”, transmeton ksp.

Ka luajtur në shumë filma me aktor të mëdhenj si Robert De Niro, Arnold Schwarzenegger, Ellen Barkin, Leonardo Di Caprio, James Belushi, Paul Reiser etj. Eliza ka studiuar për piano, bateri dhe balet. Por ajo do të bjerë në sy pikërisht në filmin “True Lies”, ku luan përkrah aktorit Arnold Schwarzenegger, atëherë kur ishte vetëm 14 vjeç.

Ndërsa në moshën 18-vjeçare ajo bëhet një yll i ekranit të madh dhe i propozohet roli i Faith në serinë “Buffy the Vampire Slayer”. Fillimisht ajo do të merrte pjesë në pesë episode, por producentja vendosi që seritë të zgjasnin. Por kjo seri i dha asaj emrin “bad girl” (“vajzë e keqe”).

Ajo është ftuar edhe në Shqipëri, ku është kthyer në një lloj simboli kombëtar, duke qenë shqiptaro-amerikania më e famshme (në fakt gjysmë shqiptare, pasi nëna e vet është daneze), si aktore, pas vëllezërve Belushi.

Skënderbeu App, aplikacioni edukues mbi historinë e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut

Këtë vit në Kosovë e Shqipëri është shënuar viti mbarëkombëtar për heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, në 550 vjetorin e vdekjes së tij, shkruan KultPlus.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ka lindur më 6 maj 1405 dhe ka mbyllur sytë më 17 janar 1468. Me emrin tij lidhet një epokë e tërë historike për trevat arbnore. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese mesjetare shqiptare që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër vendosjes së sundimit perandorak osman.

Së fundmi për t’i kthyer sytë tek historia e lavdishme e tij, është publikuar edhe një aplikacion edukues mbi historinë e heroit kombëtar.

Ky aplikacion titullohet Skënderbeu App.

Ferizajasi që i shërbeu Titos, Rugovës e Thaçit, fitoi vendin e parë si kamarier në vitin 1974

Ndonëse ka mbushur të 70-tat, Ibrahim Qerimi ende nuk i ka harruar mësimet që i ka ndjekur dikur në fushën e hotelerisë.

Qerimi në vitin 1974, apo në kohën e ish-Jugosllavisë, kishte fituar vendin e parë si shërbyesi më i mirë dhe më i shpejtë, ndonëse kishte pjesëmarrës nga Serbia, Vojvodina e Mali i Zi. Gazeta “Rilindja” kishte shkruar në atë kohë për suksesin e tij.

“Në Pejë kemi qenë tre kamariera nga Ferizaj. Kemi qenë rreth 60 apo 70 kamariera nga Serbia, Vojvodina e Mali i Zi, ne nga Kosova. Më ka rënë së paku tetë herë në kualifikime për garën e vendit të parë. Më në fund deshi fati që unë zura vendin e parë si kamerieri më i mirë në garën hoteliere në vitin 1974. Atë sukses e dokumentoj me fotografi nga Gazeta ‘Rilindja’”, shprehet për RTV Dukagjinin Ibrahim Qerimi.

Ani pse kishte triumfuar në këtë garë, shkaku i inatit të serbëve thotë nuk ia kishin dhënë çmimin e artë. Edhe pse serbët e Ferizajt e kishin përkrahur atë.

“Mua nuk më kanë dhënë çmimin sepse iu ka ardhur inati serbëve, më kanë dhënë diçka simbolike, por Çmimin e Artë nuk ma kanë dhënë”, tha ai.

Gati gjysmë dekade ka ushtruar profesionin e kamerierit, e përgjatë kësaj periudhe Qerimi kishte pasur rastin t’i shërbente ushqim edhe udhëheqësit të ish Jugosllavisë, Titos, dy herë. Gjithashtu edhe shumë figura tjera politike të kohës, duke përfshirë edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova.

“Kam pasur rast si kamarier të shërbej edhe Titon në vitin 1974 në Hotel ‘Jugosllavia’. Kuptohet ai ishte me delegacionin e vet nga Kosova, Mahmut Bakalli, Fadil Hoxha etj. Pas lufte edhe kryetarin Ibrahim Rugova e kam shërbyer së paku dy herë. Pastaj edhe të gjithë tjerët, Thaçin e mos të flasim më për Ferizaj”, potencoi Qerimi.

Ibrahim Qerimi tregon edhe mënyrën se si janë zhvilluar garat në atë kohë dhe rregullat që është dashur t’u përmbahesh.

“Ka pasur rast që kamerieri kur e ka parë nga dritarja inspektorin ka ikur me vrap, sepse ka pasur frikë mos i ka thonjtë e pa prerë. Çdo gjashtë muaj është dashur të nxjerrim librezë sanitarie”, tregon kamerieri i karrierës.

E në kohën sa ishte duke punuar në komunë si shërbyes, gati 200 punonjësve u kishte mësuar pijen e zakonshme. Në këtë mënyrë, mjaftonte që ata të ngrinin dorën dhe pija tu servohej pa e marrë porosinë.

“Kemi shërbyer kafe, çaj etj., por jo pije alkoolike. Kemi qenë rreth 120 punëtorë e më pas ka shkuar deri në 180 punëtorë. Mund të them se gjatë viteve që kam punuar aty 90% e atyre punëtorëve e kam ditur se çfarë pinë”, tregon ndër të tjera ferizajasi që bëri nam në Jugosllavinë e vitit 1974.

Qerimi e kujton me nostalgji kohën e kaluar të mbushur me suksese në fushën e hotelerisë ndërkaq tregon se nganjëherë kishte marrë pjesë edhe në gara të shahut.

Ava Max, këngëtarja e re shqiptare zë vendin e parë në Britani

Suksesi i këngëtares shqiptare Amanda Koçi, e njohur me emrin artistik Ava Max, po rritet çdo ditë. Ylli i pop-it për herë të parë kryeson tabelat e Britanisë së Madhe.

Ava Max ka zënë vedin e parë me këngën e saj “Sweet But Psycho”.

“Ava ende nuk ka lansuar një album, madje nuk ka bërë ende asnjë njoftim për një gjë të tillë, por kjo gjë mund të ndryshojë pasi ka një mundësi të madhe në duart e saj”, shkruan revista e njohur “Forbes”.

Kënga e saj ka pushtuar tabelat në Evropë për javë të tëra, ndërsa në Amerikë ndodhet në vendin e 87, por që vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.

Në total ka arritur 7 milionë dëgjime, duke treguar se është këngë veçanërisht e famshme në platforma muzikore si Spotify dhe Apple Music./oranews

Më kujtohet kur e diela kishte tjetër kuptim, kur i vinte era dashuri e ngrohtësi

Dje ishte e diel. E diel, por shumë më e ndryshme se të dielat në të kaluarën. Mezi dola nga krevati.E shikova telefonin, ora ishte rreth 12, dhe mendova: “Of, paska shkuar dita”. U zgjova disi dhe menjëherë vrapova te kafeja. Ashtu në pixhame, pa asnjë obligim, sepse e diel është apo. Zvarritesha nëpër banesë nga një anë në tjetrën, madje edhe duke u mërzitur. Pse kështu? Pse kjo e diel nuk ishte si të dielat para disa viteve? Fillova të kujtoj kohëra të kaluara, e kur mendova më mirë, këto ishin kohëra që nuk kishin çmim. Kohëra të mbushura me dashuri, me ngrohtësi, me harmoni..

Më kujtohet, si të ishte dje. E diela ditë e veçantë. Ditë për gjyshin e gjyshen. A kishte diçka më të bukur se kjo. Mezi prisnim të vinte ajo ditë. Mezi prisnim të zgjoheshim e të shkonim mysafirë të gjyshi e gjyshja. Jo që ditëve tjera nuk shkonim te ato, por e diela ishte e veçantë.

Nuk guxonim të kishim ndonjë obligim apo plan tjetër. Dihej çfarë bëhej të dielave. Mblidheshim e gjithë familja, dajallarë, teze, kushërinj.

Prej në krye të rrugës vite era pite, era ëmbëlsirë me mollë ose kungull. Kishte diçka për qejfin e secilit. Gjyshja nuk përtonte të përgatiste diçka të veçantë për secilin.

Të qeshura sa të duash. Oborri i mbushur me njerëz, me zëra fëmijësh. Gjyshja ishte më e lumtura nga të gjithë. Edhe sot e mbaj mend atë fytyrë të buzëqeshur, atë buzëqeshje të gëzuar e të plotë.

Tullumbat e gjyshes. Të pazëvendësueshëm. Sot nuk ka më të tillë. Ato të gjyshes kanë qenë të veçantë.

Për ne, e besoj edhe për të gjitha familjet e diela kishte domethëne të madhe. Ditë kur shihesh me më të afërmit, rrëfen si e ke kaluar javën, çfarë planifikon për të ardhmen.

Mbledh energji për ta filluar edhe një javë punë. Sot, për fat të keq, e diela e ka humbur domethënien. Na ka mbetur veç t’i kujtojmë kohërat e bukura të së kaluarës, duke shpresuar se një ditë do të vijnë kohëra edhe më të bukura.. Burimi: skopjeinfo.mk Përshtatja: supergratë

Fizikani kosovar që konteston teorinë e Ajnshtajnit

Një profesor kosovar i fizikës ka marrë guximin ta sfidojë gjeniun e shekullit XX, përkatësisht fizikanin e ndjerë të përmasave globale Albert Einstein (Albert Ajnshtajn).

Ajnshtajn ishte vlerësuar se kishte koeficientin e dijes së trurit 165 dhe ishte i njohur në botë me teorinë e relativitetit, përderisa para gati një shekulli kishte fituar çmimin “Nobel për Fizikë” për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik.

Por doktori i Fizikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Shukri Klinaku, thotë se teoria e Ajnshtajnit është e paqëndrueshme, pasi ka gjetur shumë gabime në të, shkruan “Zëri”.

Klinaku shkon edhe më tej me kritika, duke e vlerësuar Ajnshtajnin si njeri konfuz dhe mistik, ndërsa për teorinë e tij thotë se është e pasaktë.

Për të arritur në këto konstatime Klinaku thotë se i janë dashur 30 vjet studime.

“Shumicën e kohës kam punuar në shpjegimin e lëvizjes relative. Sot teoria speciale e relativitetit është teoria dominante shkencore. Unë qysh para përfundimit të studimeve bazike kam filluar ta studioj atë teori, afër 30 vjet unë punoj në këtë lëmi”, ka thënë ai për gazetën Zëri.