“Akoma
është e lirë për shpirtrat e mëdhenj jeta e lirë. Vërtet, ai që pak zotëron aq
më pak zotërohet, andaj bekuar qoftë varfëria.” – Friedrich Nietzsche
“Brengosu për ato që i thonë të tjerët
dhe gjithmonë do të jesh i burgosuri i tyre.” – Lao Tzu
“Një ditë ju do të jeni mjaftueshëm i
vjetër për të filluar përsëri leximin e përrallave.” – C.S. Lewis
“Gjëja më tragjike në botë është kur
njeriu i gjenialitetit nuk është edhe njeri i nderit.” – George Bernard Shaw
“S’ka pasuri që do ta vë në paqe me
veten njeriun e keq.” – Platoni
“Ata që mund të heqin dorë nga liria
thelbësore për të fituar pak siguri të përkohshme, nuk e meritojnë as lirinë e
as sigurinë.” – Benjamin Franklin
“Simptoma e parë e dashurisë së vërtetë
tek një burrë, është ndruajtja, ndërsa tek një grua, guximi.” – Victor Hygo
“Të mendosh është e vështirë, prandaj
shumica e njerëzve gjykojnë.” – Carl Gustav Jung
“Kur do të kesh një mik, duhet të jesh
gati të luftosh për të; dhe për të luftuar, duhet të jesh i aftë për të qenë
armik.” – Friedrich Nietzsche
“Mos shko andej nga të dërgon shtegu,
por në vend të kësaj shko andej ku s’ka shteg dhe lëre një gjurm.” – Ralph
Waldo Emerson
“Para se të niseni në udhëtimin e
hakmarrjes, hapini dy varre.” – Confucius
“Sa herë që të gjithë pajtohen me mua, e
ndjej se jam diçka gabim.” – Oscar Wilde
“Plagët morale e kanë këtë
karakteristikë – ato mund të fshihen, por ato kurrë nuk mbyllen; gjithmonë të
dhimbshme, gjithmonë të gatshme të gjakosin sa herë që preken. Ato mbesin të
freskëta dhe të hapura në zemër.” – Alexandre Dumas
“Mosbindja është themeli i vërtetë i lirisë. Të dëgjueshmit janë skllavë.” – Henry David Thoreau “Zoti është dhimbja e frikës nga vdekja.” – Fyodor Dostoyevsky/filozofia.al /KultPlus.com
Lady Gaga dhe Angelina Jolie janë përfshirë në një garë për rolin e Kleopatrës. Dy yjet e njohura konkurrojnë për një prej roleve më të mëdha në karrierën e tyre në filmin me buxhet shumë të madh.
Aktorja fituese e Oscarit, 43-vjeçarja Jolie, ka qenë në bisedime qe disa muaj me producentët e Sonyt për të luajtur në ribërjen e filmit nga viti 1963, në të cilin rolin kryesor e ka luajtur Elizabeth Taylor.
L
Mirëpo, këngëtarja 32-vjeçare, e cila po ngritet shpejt në industrinë filmike është përfshirë në garë për të debutuar në një rol të madh kryesor.
Pas suksesit me filmin “A Star Is Born”, Gaga mund të jetë konkurrente edhe për çmimin Oscar në muajin e ardhshëm.
“Kleopatra është njohur si mbretëresha e Nilit, ndërsa pikërisht me rolin e saj në vitin 1963, Elizabeth Taylor e rrënjosi veten si mbretëresha e Hollywoodit”.
“Kushdo që do ta luajë atë këtë herë do të arrijë po të njëjtin vlerësim të lartë në industrinë filmike”, ka thënë një burim nga Sony, transmeton Daily Star.
Ai ka shtuar se gara ndërmjet Angelinas dhe Lady Gagas është e ngushtë dhe pritet që ato t’i nënshtrohen audicioneve, para se producentët të marrin një vendim.
Ka kohë që flitet se Angelina Jolie mund ta luajë Kleopatrën (Foto: Jeff Spicer/Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)
Filmi nga viti 1963 fitoi katër çmime Oscar, ndërsa asokohe Taylor nisi aferën me Richard Burton, me të cilin është martuar dy herë dhe është ndarë dy herë. /KultPlus.com
E bardha është dritë, është mëngjes, është fillim dite. Është punë, energji dhe optimizëm. Ajo vjen pas një nate të errët, kur mendimet e zymta marrin rrugë dhe kanë më pak pengesa. E bardha i shpërndan, ose të paktën i dobëson, i amortizon, i tulat.
E bardha është ngjyra e veshjeve të para të fëmijës, e ditës së dasmës…E shtratit të sapo shtruar e të paprekur.
Është freskia.
Është fleta e letrës së pashkruar. Mbi të mund të përshkruash, të ëndërrosh, të krijosh botë të tëra, personazhe, marrëdhënie njerëzore…Përmes saj mund të japësh dritë ose mund të dëshpërosh, mund të kalosh në fantazitë më të çuditshme e më të papara.
E bardha është ngjyra e parë e horizontit të largët ose të afërt.
Është Çlirimi.
K
E kaltra :
Është deti, udhëtimi, harrimi, lumturia, thellësia, mrekullimi.
Bashkë me të Bardhën, formon shkumën dhe dallgën, rrëmbimin dhe ethen, pështjellimin dhe dëshirën, gezimin e aventurës, ngjethjen dhe arritjen, kur prej kreshtës së saj mund të shohësh qiellin dhe pamatësinë e detit.
Është Qielli. Pafundësia, mahnitja, ngjashnjimi, misteri. Është ngrohtësia, pasqyrimi, vështrimi, çiltërsia.
Është kaltërsia që mbështjell botën me ujë dhe ajër. Është vështrimi i brendshëm i shpirtit kur është në paqe.
L
Libri
Është rrugëtim i pambarimtë, mundim, rënkim, dëshirë…Jetë të panumërta që jetohen brenda një jete, shekuj të përshkuar në pak muaj, botë e shkelur që nga malet e panjohur në oqeanet e frikshëm, në polet e ngrirë, në rrugët e pakthyeshme, në tropikun e nxehtë, në shpellat e errëta, në bulevardet marramendëse të qyteteve të pashkelur.
Libri që depërton në zemër, në shpirt, në mendje, në frymë, në fjalët që flasim, në shkëndijat që shohim, në sendet që prekim. Libri që e anulon botën dhe krijon të tijën, të vërtetën dhe, në këtë haluçinacion, bota e mund, e mposht, por pastaj ai rifillon të ngrihet e të përsërisë betejën, që është njëherazi e dhimbshme, e bukur, e dëshiruar, ngjethëse, ngazëllyese.
M
Mendja
Kjo gjendje njerëzore, e papërsëritshme, që rrekemi të gjemë në është ide, prodhim i shpirtit, i energjisë kozmike, i perëndisë, i energjisë së brendshme të trupit apo thjesht prodhim i evolucionit të qënies, të përkryerjes së fijeve nervore, qelizave, muskujve të trurit, veprimtarisë së tij të jashtëzakonshme, që natyra e ka krijuar të tillë, për të mos e zbuluar dot lehtë, por për ta kërkuar çelësin e të fshehtës së funksionimit të tij derisa të rrojë njerëzimi vetë.
Mendja është vetë bota dhe jeta, është fantazia dhe realiteti, E Keqja dhe e Mira, Urtësia dhe Zemërimi, Pamaturia dhe Pjekuria, Dashuria dhe Dhembshuria. Po edhe Hidhërimi. Prej saj varet lufta dhe paqja, varfëria dhe mirëqenia, vetë gëzimi dhe lumturia.
Mendja mund të jetë dhe Helmimi.
Po mund të jetë dhe Shpëtimi.
Gj
E gjelbra.
Gjelbërimi. Që është jetë, fllad, aromë, lëndina të shtruara me bar, male që gjelbërojnë në pranverë, lumenj të thellë që gjarpërojnë mes tyre, pyje plot të fshehta, me pikëla rrëzëllitëse të mbetura në gjethet, pas shiut.
Shpresë. E gjelbra është shpresë, pritje e këndshme, është përkujdesje. Ajo e kundërshton tymin e errët që nxin qiellin, rrugët, shtëpitë, dhomat, xhamat e dritareve. Ajo lodhet, pastron dhe mbron.
Ajo është prehja e gjallesave mbi dhé, e njerëzve, kafshëve e shpendëve, është zëri i Tokës, ndjenja e saj, frymëmarrja e saj. Ajo është Lashtësia, Qëndresa, E Ardhmja.
Rr
Rruga.
Që na rrëmben, na kërkon, që e kërkojmë, e duam, edhe kur e dimë se na shpie në zgrip të humnerës. Sepse gjithnjë pandehim që do të gjejmë Zbulimin, Përmbushjen, realizimin e Ëndërrës.
Asnjëherë nuk i vidhemi, nuk i fshihemi, asnjëherë nuk bëjmë sikur nuk e shohim. Aq më tepër kur ndalojmë para një udhëkryqi. E panjohura na tërheq si magnet, e paditura na nxit të mësojmë e të pikasim atë që nuk e ka parë askush apo që të tjerët e dinë dhe ne ende nuk e kemi prekur, kuptuar, shijuar. Rruga drejt një liqeni, për shembull, që struket i vogël me kodrash të buta. Drejt një tempulli, fenë e të cilit nuk e njohim, por duam të dimë përse është i tillë. Përse? Dhe gjithnjë – përse? Drejt një anijeje të nxjerrë nga fundi i detit, të mbuluar me alga, drejt një shtëpize
buzë rrugës, drejt një qiellgërvishtëseje që duket si mal i panatyrshëm e që shkëlqen natën nga dritat. Nuk i jemi ndarë rrugës, qoftë ajo me karroca e kuaj, qoftë me makina e avionë. Dikush mbetet në gjysmë të saj, dikush rrëzohet para se të mbërrijë në fund, po të tjerë ia dalin.
Ata janë fitimtarët.
D
Dyshimi
Nuk jetojmë dot pa dyshimin, edhe kur e zbojmë dhe nuk e duam. Dyshojmë në dimë të jetojmë, në kemi ditur të ecim apo kemi bërë vetëm gabime. Jo, nuk kemi bërë vetëm gabime, por ato janë më të shumta se veprimet e drejta. Por, përse duhen quajtur të drejta? Cilat janë kriteret? Ku e kam cënuar të drejtën e tjetrit, duke mbrojtur timen?
Shumë prej nesh qëndrojnë të heshtur para dritares, të grirë nga dyshimet: A kam gabuar në rritjen e fëmijëve? Jo, nuk kam gabuar, mendoj se kam bërë më të mirën. Por, jo, ndoshta nuk e kam kuptuar dot shekullin e ri, botën e re, epokën e re dhe kam prekur atje ku nuk duhet të prekja, kam anashkaluar atë që duhet të jepja.
A kam bërë atë që kam dashur? Po, shpesh herë. Po a ka qenë kjo më e mira? Jo, për fat të keq. Sa shpesh, më vonë, ka dalë që ka qenë më e keqja.
A kam nxjerrë nga duart, nga mendja, nga shpirti atë që duhej? Oh, kush e di. As unë vetë, as ju, as shumë të tjerë. Po si do të jetë gjykimi ? po përse të duhet ky gjykim? Dyshon se je dikushi ? Jo, askushi, pa dyshim. Po nuk ekziston shprehja « «pa dyshim », është kontradiktore e pasaktë, e pavërtetueshme.
Dyshimi. Si mund të jetojmë dhe të përsosemi vazhdimisht pa dyshimin ?
Miti i vështrimit magnetik të Mona Lisës, vepër e gjeniut Leonardo Da Vinci, që jep përshtypjen e ndjekjes së vëzhguesit rreth saj, është hedhur poshtë nga një studim i Universitetit gjerman të Bielefeldit, i botuar në revistën ”i-Perception”.
Përkufizimi, madje edhe në nivel shkencor ekziston,
por për ironi nuk ndodh pikërisht me pikturën e ekspozuar në Muzeun e Luvrit.
“Mund të ndihesh sikur dikush po të vëzhgon, nëse je
duke e parë drejt, domethënë në një kënd prej zero gradësh”, shpjegon profesori
Gernot Horstmann, një nga autorët e studimit.
”Edhe me një vështrim pak anësor mund të ndjeheni të
vëzhguar, por vetëm rreth 5 gradë nga një distancë normale e shikimit. Pastaj
kjo përshtypje nuk ekziston më”, thekson ai.
“Çuditërisht, ne nuk duhet të qëndrojmë para imazhit
për këtë ndjenjë. Efekti në vetvete është i pamohueshëm dhe i demonstrueshëm,
por me Giocondën nuk kemi pasur këtë përshtypje”, Sebastian Loth.
Të paktën 24 personave iu kërkua të shikonin pikturën
të ulur para një ekrani dhe të vlerësonin drejtimin e shikimit.
Pjesëmarrësit treguan se në çfarë gradacioni kanë
ndeshur shikimin e Monna Lisës.
Për të provuar nëse karakteristikat e fytyrës kishin
ndikuar në perceptimin e shikimit nga spektatorët, u përdorën 15 seksione të
ndryshme të portretit. Çdo imazh është treguar tri herë në mënyrë të
rastësishme. Në mes të seancës, distanca nga monitoruesi u ndryshua.
Në më shumë se 2 000 vlerësime, pothuajse çdo matje e vetme
tregoi se vështrimi i Mona Lisa nuk është i drejtpërdrejtë, por në anën e
djathtë.
“Pjesëmarrësit kanë pasur përshtypjen se pamja u kthye në drejtim të tyre dhe këndi i shikimit ishte mesatarisht 15,4 gradë. Është e qartë se ‘efekti Mona Lisa’ nuk është veçse një term i pasaktë”, shpjegon profesori Gernot Horstmann. /os/ KultPlus.com
Rock-grupi Troja në vitin 2014 protestoi përmes këngës “Demokraci”, shkruan KultPlus.
Kjo këngë e cila është
e shoqëruar bashkë me videoklip e sjellë gjendjen aktuale në të cilën gjendet
shoqëria kosovare. Ndonëse kanë kaluar pesë vite nga lansimi i këngës, shoqëria
jonë vazhdon me të njëjtat probleme dhe pa ndryshime.
Më poshtë po ju sjellim testin e kësaj këngë që mbetet
aktuale edhe sot:
-Demokraci! Demokraci! Demokraci! Demokraci! …
Qysh thirret sistemi ku njerzt s’guxojnë me thanë atë që po menojnë? -Demokraci! Demokraci! Qysh thirret sistemi ku gazetartë s’guxojnë me kallxu ç’ka po ndodhë? -Demokraci! Demokraci! Qysh thirret sistemi ku ligji vlen veç për ty? -Demokraci! Demokraci! Qysh thirret sistemi ku nuk ka hiq Demokraci?
Qysh thirret sistemi ku kriminelet e udhëheqin një shoqni? -Demokraci! Demokraci! Qysh thirret sistemi ku n’modë janë xhipat me xhama t’zi? -Demokraci! Demokraci! Qysh thirret sistemi ku ta vjedhin votën e s’tlanë me kajtë? -Demokraci! Demokraci! Qysh thirret sistemi ku Demokracinë e kanë qu “te dajtë”?
REF. O na shkoj jeta tu u ankue. E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa. O na ka hase keq “Sharra ne Gozhde”. E ketë here fajin kujt me ia lanë?
-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit guxojnë me fole. -Demokraci thirret sistemi ku ligji vlen për krejt njësoj. -Demokraci thirret sistemi ku votën kërkush s’ ta vjedh. -Demokraci thirret sistemi ku njerëzit ma k’si kangë nuk knojnë.
REF. O na shkoj jeta tu u ankue. E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa. O na ka hasë keq “Sharra në Gozhdë”. E këtë herë fajin kujt me ia lanë?
Është zyrtare, Missy Elliott do të përfshihet në shtegun e të famshmëve.
Pasi u nominua në nëntor, reperja do të bëhet artistja e parë e hip hopit që do të ketë yllin e saj në shtegun më të famshëm.
Pesë muzikantët tjerë që do të përfshihen janë Dallas Austin, Yousuf Islam, John Prine, Tom T. Hall dhe Jack Tempchi.
Ikona globale e repit karriera e të cilës zgjerohet në dy dekada, ka firmën e saj në idsa hite si “Thej Rain”, “Work it” dhe “Get Ur Freak On”.View image on Twitter
Ajo dallohet për punën me megayjet si Whitney Houston, Beyonce dhe Janet Jackson.
I want to CONGRATULATE all the AMAZING songwriters who have been inducted into the 2019 “Song Writers Hall of Fame🙌🏾🙌🏾 also those who were nominated because their body of work is AMAZING🙌🏾 I AM SO HUMBLY GRATEFUL to now be inducted also🙏🏾 I ❤️you all🤗 #SHOF2019 ✍🏾 pic.twitter.com/6LRHFoeVz1
Keira Knightley është bërë nënë para tre vitesh, ndërsa tash ka folur haptas lidhur me vështirësitë e të qenit prind, duke rrëfyer se nuk është aspak lehtë të rritësh fëmijë.
Aktorja e famshme britanike luan rolin kryesor në filmin “Colette”, i bazuar në jetën e shkrimtares franceze, Sidonie-Gabrielle Colette dhe me këtë rast ka komentuar për mënyrën aktuale të jetesës në shoqëri.
“Jetojmë në një botë ku dominojnë meshkujt dhe më duket se kam përgjegjësi të ndihmoj në krijimin e një bote, ku femrat dhe meshkujt do të jenë të barabartë”, ka thënë 33-vjeçarja.L
Më tej, ajo ka folur edhe për përvojën e të qenit nënë duke thënë se është privilegj, mirëpo nuk është lehtë të kujdesesh për fëmijët.
“Mendoj se femrat nuk respektohen sa duhet për maratonën mendore dhe fizike nëpër të cilën kalojnë kur bëhen nëna”.
“Vij nga një vend ku nënat janë të privilegjuara. Kam mbështetjen e sistemit, ndërtoj karrierë dhe mund ta përballoj (edhe financiarisht) rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijës, mirëpo prapëseprapë e kam të vështirë”.
“Është në rregull ta thuash dhe ta pranosh se nënat për çdo ditë luftojnë me mungesën e gjumit, ndryshimet hormonale dhe problemet të tjera të llojllojshme”, ka thënë Knightley. /KultPlus.com
Javën e ardhshme kur ato fytyra te ëmbla të vijnë në klasën tuaj dhe ju dëshironi të jepni detyrën e zakonshme “Si i keni kaluar pushimet dimërore”, ju lutem konsideroni një fëmijë, familja e të cilit/cilës nuk ka pasur mundësi të shkojë për pushime. Një fëmijë tjetër që është dashur të kujdeset për vëllaun/motrën më të vogël, sepse vëllau/motra i/e saj/tij më i/e madh/e ka fjetur gjithë ditën. Një fëmije që i është dashur të rrijë poshtë batanijes deri në orën 2 pas mesnate duke dashur t’i ik britmave dhe fyerjeve. Një fëmijë që po shikon për të ngrënë dhe për të mbushur barkun, pasi që sandwichi ka qene ushqimi i/e tij/saj gjate tere pushimit ose që nuk ka ngrënë asgjë dhe e ka kaluar tere pushimin duke kërkuar ushqim për veten. Fëmija që po vesh rrobat e vitit të kaluar, sepse familja nuk ka pasur mundësi t’i blejë rroba të reja.
Ka fëmijë qe druhen ne ditën e parë të shkollës sepse nuk kanë një përgjigje të mirë për pyetjen se si e kane kaluar dhe çfarë kanë bërë gjatë pushimeve dimërore, sepse ndoshta ajo që ata kanë bërë ka qenë veç mbijetesa.
Andaj ju lutem konsiderojeni një pyetje tjetër, psh “Çfarë do të bëj këtë gjysemvjetor”.
Por, ju lutem shume mos i detyroni të shkruajnë një paragraf për të ju treguar se si i kanë kaluar pushimet.
Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri!
Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim.
Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut.
Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit.
Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.
Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten.
Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie.
Populli është i duruar, po gjer në një pikë: e kur kupton dhe e zë zenga, tërbimi i tij bën çudira të shëmtuara.
Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.
Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm.
Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen.
Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë.
A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj./bota.al
Me plis të bardhë në kokë, gjermani Gerhardt Gott ka befasuar të gjithë shqiptarët duke kënduar këngën ‘Xhamadani’ në shtëpinë e një familjeje shqiptare.
Ai bashkë me hoxhën Elvis Naçi uruan një familje shqiptare për ndërtimin e shtëpisë, shtëpi kjo që u ndihmua nga organizata e Gerhardt Gott.
Mjaftoi që Elvisi vetëm t’ia përmendte xhamadanin dhe Gerhardt të niste këndimin e saj me kitarën e tij të vogël, transmeton Gazeta Express.
Videoja e publikuar në Facebook është bërë shpejtë virale, duke marrë shumë komente dhe reagime. Shikojeni videon:
Sot bëhen dy vite pa poetin e shkrimtarin e madh shqiptar Dritëro Agolli. Prania e tij artistike vjen pothuajse çdo ditë mes vargjeve e letrave që la ai.
Agolli ishte
poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973 ai ishte
kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë, shkruan
KultPlus.
Krijimtaria
e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema,
tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa
çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij
janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë
shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së
ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu,
fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i
dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra
letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare.
Agolli iku
nga kjo botë më 3 shkurt të vitit 2017, ndërsa po atë ditë u rikujtua më së
shumti përmes poezisë “Kur të jesh mërzitur shumë”, pasi që vet poezia ishte një
udhëzim se ku duhet kërkuar autori kur të mos jetë më.
Kjo poezi e vendosur edhe në vargje këngësh, është interpretuar mjaft shumë nga artistë e interpretues. KultPlus sot ju sjell këtë video me interpretimin e vet autorit Dritëro Agolli.
Këtu s’ do të jem, do jem larguar; Në tokë i tretur si të tjerët, Në kafenenë e preferuar Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër udhët ku kam ecur, S’do ndihet kolla ime e thatë, Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur Një qiparis si murg i ngratë.
Ti do trishtohesh atëherë, Se s’do më kesh në dhomë gjallë, Dhe, kur në xham të fryjë erë, Do qash me erën dalëngadalë.
Po kur të jesh mërzitur shumë. Në raft të librave kërkomë, Atje do të jem i fshehur unë, Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë.
Mjafton që librin pak ta heqësh Dhe unë do zbres, do vij pas teje; Ti si dikur me mall do qeshësh, Si një blerim pas një rrëkeje…
Në disa pjesë të botës, lexuesit janë shumë familjarë me punën e Markezit, aq sa u duket sikur e njohin mirë autorin. Ata flasin për personazhet në veprat e Markezit sikur t’i kenë miq të vjetër, ndërsa vetë autorit i referohen me shkurtimin Gabo.
Por në vende të tjera, edhe në ato më të zhvilluara, duket sikur të gjithë e njohin Markezin, por jo aq punën e tij. Në fakt, ky është një rrezik që u kanoset shumë artistëve, jo vetëm shkrimtarëve. Me kalimin e kohës, talenti i një artisti bëhet kaq i padiskutueshëm, ndikimi i tij në fushën përkatëse të artit është kaq i madh, sa të gjithë e njohin atë, e respektojnë punën e tij edhe pa e njohur.
Njoh kaq shumë njerëz që pranojmë pa asnjë mëdyshje se Markezi është një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohëve, por nuk kanë lexuar “100 vjet vetmi”. Duket si pa sens dhe jo aq e drejtë. Duhet patjetër të pranojmë madhështinë e një artisti sepse kështu thonë të tjerët? Është e njëjta gjë me njerëzit që përjashtojnë një autor apo vepër pa e lexuar, vetëm me kritikat e të tjerëve. Sigurisht, Markezi i meriton gjithë lavdet dhe ca më shumë, por mirë do të ishte sikur njerëzit të njihnin edhe veprat po aq mirë sa autorin.
Ja çfarë të lexoni:
1. Kujtim kurvash të trishta
Romani i botuar në vitin 2004 është puna e fundit artistike e autorit, edhe pse ka raportime se para se të vdiste ishte duke shkruar një roman. “Kujtim kurvash të trishta” rrëfen jetën e një të moshuari vetmitar, një të apasionuari pas muzikës klasike. Prej tij do të mësojmë se si në të gjitha aventurat e tij të seksit (që nuk kanë qenë pak) përherë ka dhënë para në shkëmbim, por nuk e ka përfytyruar asnjëherë se në këtë mënyrë do të gjente dashurinë e vërtetë.
2. Dashuri në kohërat e kolerës
Një nga kryeveprat e Markezit, një roman për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri pasionante… Një histori dashurie emocionesh tronditëse dhe gjendjesh shpirtërore tërheqëse, një komedi njerëzore, plot humor e thellësi ndjenjash.
3. Njëqind vjet vetmi
Markezi shkroi një roman që nuk është shkruar dot deri tani dhe që ndoshta as që mund të shkruhet ndonjëherë: letërsi si reportazh i krijimit, si rikujtesë magjike dhe si rebelim. Ky libër të jep përshtypjen sikur është zanafilla e vetë natyrës. Makondo është kthyer në një simbol të realizmit magjik në Amerikën Latine./E. Qose/ KultPlus.com
Borshi, një nga fshatrat më të mëdhenj të Shqipërisë së Jugut, i njohur për ujin e kristaltë, plazhin e mrekullueshëm dhe natyrën mbresëlënëse do të mirëpresë nga 26-29 prill South Outdoor Festival.
Ky festival është festa e gjithçkaje që mund të shijoni në natyrë, sportin, kulturën, traditën, muzikën, natyrën dhe kulinarinë.
Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, në një intervistë për ATSH-në thekson se “kjo zgjedhje nga ana e GIZ-it, partnerit tonë tashmë të pandarë në Himarë, mund të them se është diçka fantastike për vetë atë që ofron Borshi”.
Padyshim, thotë ai, bregdeti ka shtrirjen më të gjatë, me klimën më të favorshme, duke u gërshetuar në mënyrë të përkryer me detin dhe ullinjtë e fushës së Borshit.
“Borshi ka njohur organizime të tilla eventesh të suksesshme edhe më parë ku mjafton të kujtojmë Rally Albania 2017, apo Festivale të Muzikës, organizuar nga të organizma të rinjsh botërorë”, shprehet Goro.
Kryebashkiaku i Himarës, Goro tregon se “Borshi ka shumë karakteristika të veçanta, freski natyrore të admirueshme, vitalitet dhe frekuentim edhe në lartësi të tij ku mund të përmend Kalanë e Sopotit ku vitin që shkoi organizuam edhe aktivitetin e “Natës së Yjeve””.
“Borshi ka padyshim ujëvarën dhe shtratin e lumit më të bukur në të gjithë bregdetin. Borshi ka gjithçka. Borshi ka ullinjtë dhe vajin, portokallet dhe mandarinat, deri tek ushqimet tradicionale BIO, që do të jenë një befasi për këtë South Outdoor Festival 2019 në Njësinë Administrative të Lukovës”, thekson ai.
Goro nënvizon se “aty ku me sa duket GIZ-i me instalimin e ri që po i dedikon kaq shumë kohë zhvillimit të fshatrave të kësaj Njësie, po na krijon mundësinë të shohim përpara për një Himarë të së Nesërmes në çdo detaj urban zhvillimi të saj”.
Kryetari i bashkisë së Himarës falënderon organizatorët, ekipin e GIZ-it që sipas tij, tashmë e kanë Himarën kudo siç edhe e kam thënë “një dashuri me shikim të parë”.
South Outdoor Festival organizon aktivitetet më të njohura në natyrë në 4 ditë dhe zhvillohet në vende të ndryshme të Rajonit të Bregdetit Jugor të Shqipërisë çdo vit, për të promovuar fshatrat për zhvillimin e turizmit.
Festivali i fton pjesëmarrësit nga e gjithë vendi dhe e gjithë Europa që të bashkohen, të konkurrojnë dhe të argëtohen, të përhapin gëzimin dhe të përjetojnë bukurinë unike të natyrës, ushqimit, kulturës, traditës së Shqipërisë së Jugut.
Edicioni i ardhshëm i South Outdoor Festival do të zhvillohet në 26-29 prill 2019. Borshi do të jetë ndalesa tjetër për festivalin e këtij viti. Borshi është një nga fshatrat më të mëdhenj të Shqipërisë së Jugut dhe është shumë i njohur për fushat e ullishteve, prodhimi i vajit të ullirit si dhe për plazhin e gjerë (7 km të gjatë) të krijuar nga delta e lumit.
Borshi gjithashtu karakterizohet nga një diversitet i jashtëzakonshëm gjeologjik, një përzierje e detit, maleve dhe burimeve të mahnitshme natyrore, si dhe një trashëgimi e pasur kulturore, traditë dhe kuzhinë të shijshme që e bën atë ideal për të gjitha llojet e aktiviteteve në natyrë dhe një destinacion perfekt turistik.
Vendi i këtij viti do të jetë në mes të fushave të Groove Olive, 200 metra nga bregu, në rrugën e shtruar që të çon në det.
Një koleksion i mrekullueshëm i talenteve muzikore, me akte dhe skena shumë më të mira se shumica e festivaleve të lirë, do të performojnë çdo ditë, ndërsa birra, vera dhe shitësit e ushqimeve do të jenë në dispozicion për të gjithë pjesëmarrësit.
Pazari i Krujës është një ansambël që ruan vlera të padiskutueshme historiko-arkitektonike, i cili shtrihet në të dy anët e rrugës me kalldrëm që të çon drejt kalasë së qytetit.
Falë financimit nga Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim dhe në bashkëpunim me bizneset, ka nisur aplikimi i projektit të rradhës i cili ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së brendshme dhe mobilimin e 5 njësive tregtare, në Pazarin e Vjetër, Krujë.
Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e punimeve në kantieret e ngritura në të gjithë Shqipërinë.
Pazari është zemra e Krujës, një vend i gjallë, plot me suvenire të bukura ku është e pamundur të mos ndalosh gjatë një vizite në qytet. Një seri e vazhdueshme e çative me tulla, dyqaneve prej druri dhe guri, qilima me modele gjeometrike tipike të Ballkanit, rrugët me kalldrëm dhe pamjet piktoreske: një mrekulli.
Përveç magneteve klasike të frigoriferit, aty mund të bëni blerje artizanale interesante, siç janë artikujt shtëpiakë, bizhuteritë, mbulesat e tavolinës dhe qilimat, shumë prej të cilave janë të punuar me dorë (në disa dyqane mund të shihni edhe përpunimin e pëlhurave në kornizë), shkruan ata.
Tregu u rinovua në vitin 2015, në fakt është arkitektonikisht i patëmetë, i pastër dhe i rregullt. Duke ecur përgjatë rrugës së gurit që të çon në kështjellë dhe në muzeun e Skënderbeut do të ndiheni sikur të jeni katapultuar mbrapa në kohë./ KultPlus.com
Mësuesi Ndue Leka ndodhet i izoluar nga dëbora prej 5 ditësh në Dukagjin.
Leka është i vetëm në një banesë në Bushalë, pa ushqim dhe pa energji elektrike.
Në një lidhje telefonike me redaksinë e Report Tv, Leka thotë se ndodhet pa ushqim dhe pa energji elektrike.
“Ka rënë 1 metër borë, po pres të shoh çdo bëhet. Jam në një banesë i vetëm në Bushalë. Jam i sëmurë nga mushkëritë dhe nuk eci dot. Ushqimin unë e marr për 5 ditë por sot është e shtunë. Të iki deri tek lumi bëj 6 orë me këtë borë me këmbë. Kërkoj që kur të kalojë helikopteri të marrë mësuesit e tjerë tek Bregu i Lumit, të vijë të më marrë edhe mua. Jam në mëshirë të fatit, kërkoj ndihmë. ”-ka thënë Leka.
Dy ditë më parë, drejtpërdrejt me Kol Vladaj, një nga 8 mësuesit e bllokuar në Dukagjin. Vladaj tha se shkolla rrezikon të shembet dhe situata mund të përkeqësohet.
Ende mësuesit e bllokuar ndodhen tashmë në zonën e Bregut të Lumit duke pritur që të ketë një ndërhyrje me helikopter që ata të transportohen drejt Shkodrës.
Prej 20 vjetësh, me orë të tëra Mehreme Halili, tani 85 vjeçe qëndron pranë dritares së shtëpisë. Ajo e shikon vendin ku u vra djali i saj, Skënderi, i cili ishte 30 vjeç.
Ai ishte ndër të parët që u vra nga forcat policore në Reçak.
Momenti më i vështirë në jetën e Mehremes është kur burri i saj i tregoi se
djalin ia kishin vrarë.
Së bashku me trupat e të vrarëve të tjerë edhe trupi i djalit të Mehremes, u mor nga forcat serbe dhe u mbajt për më shumë se tri javë në morgun e Prishtinës. Në ditën e varrimit, Mehremja nuk u lejua ta shoh trupin e djalit. të saj.
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999 ashtu
siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga
formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar
edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar
krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë
filluar të granatojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“,
„Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprejes së granatimeve
forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi
për shtëpi.
Më 15 janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua. / KultPlus.com
Sapo doli nga shypi libri më i ri “Falë i qofshim Kosovës”, i autores Elife Luzha, shkruan KultPlus.
Libri “Falë i qofshim Kosovës” është botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica" në Prishtinë. Libri përmban shkrime publicistike të ndara në dy pjesë.
Pjesa e parë titullohet ”Kalvar Vuajtjesh”, e cila në përgjithësi temë
bosht ka gruan shqiptare dhe problemet me të cilat ballafaqohet gruaja
shqiptare. Pjesa e dytë titullohet ”Nëpër Erërat e Kohërave”, në të cilen
trajtohen tema të ndryshme politike e historike.
Redaktore e librit ështe Sevi Agolli, ndërsa recensentë të librit janë
Sabile Kecmezi Basha dhe Sherif Luzha.
Autorja Elife Luzha është autore e tri përmbledhjeve me poezi dhe e shumë artikujve tematikë botuar në revista të ndryshme./ KultPlus.com
Filmi “Delegacioni”, që fitoi çmimin e madh “Grand Prix” në Festivalin e Filmit në Varshavë vjen përpara publikut në kinematë e Tiranës.
Filmi me skenar nga i ndjeri Artan Minarolli dhe regji Bujar Alimani, që nga prezantimi i parë i tij ka marrë vlerësimin e kritikës dhe tani premiera është në kinema për publikun.
Aktorë në role janë Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa për të vijuar me Xhevdet Ferin, Kasem Hoxha, Rovena Lule, Bislim Muçaj, Kristaq Skrami, Mehmet Xhelili, Jorgaq Tushe, Todi Llupi, Lulzim Zeqja, Mirela Naska, etj.
Në një reagim të tij për filmin që ka filluar që nga data 10 janar të shfaqet në kinematë e Tiranës për publikun regjisori Bujar Alimani shprehet se po vjen në ekranin e madh pas suksesit në Varshavë.
Përveçse fitues nga grandi i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ky film u shpall më parë dhe fitues i një grandi nga “Europa Krijuese”.
Filmi shqiptar “Delegacioni” nis ngjarjet në tetor të vitit 1990. Disa të burgosur politik ndjekin me interes në televizion mbërritjen e një delegacioni evropian për të parë nga afër reformat demokratike, që ka marrë qeveria e Tiranës, si kusht kryesor për t’u futur Shqipëria në KSBE (sot OSBE). Kryesues është zoti Loherin, që i vetmi njeri i besuar për të është miku i shkollës në Pragë, Leo, i gjendur brenda burgut në Shqipëri. Rreth kësaj zhvillohet “Delegacioni”.
Leon që regjimi e kishte burgosur, e nxjerr nga burgu për të pohuar ato vite se Shqipëria është një vend i reformave demokratike dhe për të takuar kreun e delegacionit që do të vinte. Ndërkohë që Leo e kupton se çfarë do të ndodhte dhe kërkon të vrasë veten, por këtë e bën gardiani i burgut
Një nga gazetat më të njohura amerikane, ”Washington Post”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë Shqipërisë, ku trajton gjerësisht historinë dhe traditat antike të vendit, pa harruar historinë moderne, folklorin, mikpritjen, natyrën dhe turizmin.
Më poshtë vijon shkrimi i plotë i ”Washington Post”-it:
”Në vijë të drejtë – siç e konfirmon edhe Google – bregdeti ishte vetëm çështje miljesh larg. Një udhëtim i lehtë me makinë dhe ne do të ndiheshim mirë në Mesdhe. Në vend të kësaj, makina lëvizte përgjatë rrugëve të papastra duke ndaluar nga ndonjë dhi e vetmuar apo karrocë, ndërsa shoferi buzëqeshte nga reagimi ynë.
Papritmas temperaturat u ulën, ndërkohë që filluam ngjitjen në malet e mbështjella nga mjegulla, me maja të veshura që dukej se fusnin hundën në re. Përshëndetje, harta Google?! Makina ngadalësoi shpejtësinë, ndërsa kalonim bletërritësit, të cilët shisnin kavanoza me mjaltë në anë të rrugës. Dhe më pas vazhdojmë nën retë e dendura dhe detin që shkëlqen nga poshtë. Duke bërë gjeste triumfuese, shoferi e ndaloi makinën në një vend me pamje të bukur. Dolëm nga makina për ta shijuar.
Unë dhe ime motër ishim në kërkim të një destinacioni mesdhetar për një pushim të shkurtër veror. Kriteri i vetëm? Jo pushime në një vend të rrahur nga era, por një aventurë që do të mundësonte shumë plazhe të bukura, not në det të hapur dhe kulturë.
Albania, apo Shqipëria siç e quajnë vendasit, ka turistë të shumtë. Ndërsa dreka për dy vetë në Korfuzin e afërt, një destinacion popullor pushimi në Greqi, mund të kushtonte fare mirë 60 dollarë, në Shqipëri hëngrëm drekë si për festë për më pak se 20 dollarë.
Dhe më vonë kishim ato udhëtime epike – krejtësisht të papritura në një vend me përmasat e Merilendit. Do të mësonim se Qafa e Llogorasë, ku ishim tani, është një nga rrugët e shtruara më të larta të Europës – një udhëtim emocionues nëpër kushte të ndryshme klimaterike – nga nxehtësia e peizazheve mesdhetare deri te mjegulla dhe pyjet me gjelbërim të përhershëm. Më poshtë, ne mund të shihnim një brez të rërës të bardhë në bregun e detit Jon. Këto plazhe të pazhvilluara në formën e gjysmëhënës janë disa nga gjërat më të bukura që mund të gjeni në një hapësirë të kaltër.
Jashtë, gjinkallat gumëzhinin dhe aroma e rigonit të pjekur nga dielli përhapej në makinën tonë. Ne zbritëm nga retë në Rivierën Shqiptare. Një varg si perlë e qyteteve bregdetare shtrihej në jug drejt kufirit grek. Shqiptarët mund të jenë një grup njerëzish i dashuruar me muzikën elektronike të klubit që i tund klubet e plazhit deri në orët e vona.
Edhe nëse nuk je një buf nate, mund të gjesh kënaqësi përgjatë këtij shtrati idilik të vijës bregdetare. Ne e gjetëm atë në Qeparo, një fshat i përgjumur, i rrethuar midis maleve dhe detit. Ne u bashkuam me pushuesit shqiptarë vendas në shezlongët e plazhit (pesë dollarë në ditë) dhe pamë të gjitha ujërat ku – sipas legjendës së shkëlqyer të Homerit – Odiseja doli në breg në Korfuz.
Pas rënies
Por, më lejoni t’ju rrëfej për Shqipërinë, “vendin e shqiponjave”, një vend me legjenda të vjetra dhe personazhe përfshirë një trim luftëtar të shekullit XV, Skënderbeun, një mbret i shekullit XX, i quajtur Zog dhe një diktator komunist, Enver Hoxha, i cili vulosi kufijtë e vendit për 40 vjet, ndërsa ngriti bunkerë betoni në çdo cep të vendit. (Ndoshta, ai nuk ishte paranojak, Hoxha thuhet se u mbijetoi 50 tentativave për atentat.) Kur regjimi i tij komunist ra në vitet ’90, qytetarët ikën masivisht nga vendi. Sot, Shqipëria është një vend me tradita të lashta të përziera me ambicie moderne.
Nga plazhi në Qeparo, ne lidhim çantat e shpinës për një ngjitje në kodrat që duket se kanë përqafuar vijën bregdetare të detit Jon. Ne ndalemi me ngurrim në rrugën që ndahet në dysh. Një treshe zotërinjsh të moshuar, ulur jashtë në një kafene, na nxisin, duke bërë me gisht përpjetë. Duke shprehur falënderimet tona, ne fillojmë ngjitjen që do të na çojë në peizazhin e egër me diell të Mesdheut, këngën e vazhdueshme të gjinkallave që ndërpritet vetëm nga thirrjet e një bariu. Era sjell aromën e livandos, nenexhikut dhe lulemines; zhurma e largët e këmbanës së kishës së fshatit dëgjohet nëpër luginë. Dhe pastaj fshati i vjetër i Qeparoit afrohet: një bastion shekullor prej guri që kapet në një majë kodre, deti që shkëlqen shumë më poshtë.
Këtu, ndërsa kalojmë përmes rrugicave, nën hijen e hardhive, kalojnë disa zonja të moshuara të veshura tradicionalisht me të zeza. Qyteti “i ri” i Qeparoit është vendosur në bregdet shumë më poshtë, por ky fshat i vjetër, i harruar, ende ekziston në gjithë lavdinë e tij të lashtë. Zukatja e bletëve, ”fluturimet” e rrobave nga telat ku janë nderur, lulet e trëndafilave bëjnë kontrast me muret e lyera… Ne kemi ecur në kohë.
Ne tronditemi përsëri ndërsa shohim një makinë të parkuar, të pikturuar si një flamur i madh, i kuq, shqiptar, me krahët e shqiponjës së zezë të shtrirë në të gjithë kofanon e makinës. Sipas legjendës, gjenerali i madh Skënderbeu mbajti një flamur të një shqiponje me dy koka në betejë kundër osmanëve në shekullin XV. Flamuri i shqiponjës është një simbol i krenarisë kombëtare. Vetë vendi është krejtësisht unik; gjuha shqipe nuk është e lidhur me gjuhët sllave ose gjuhët romane që rrjedhin nga latinishtja dhe zë degën e vet të familjes indoeuropiane. Një nga vendet më të vogla në botë, Shqipëria nuk ishte pjesë e Jugosllavisë së Titos.
Më vonë atë pasdite, ne marrim një tjetër mësim historik për mirësjelljen e menaxherit ortodoks grek të një restoranti përpara detit. Në restorantin ”Barbarossa”, shumë elegant, shërbehen ushqime deti të shijshme dhe pjata tradicionale si spinaq me erëza.
Familja e menaxherit u largua nga Shqipëria pas rënies së regjimit komunist dhe ai mori zanatin e kuzhinierit duke punuar në ishullin grek të Parosit.
“A e dini lidhjen e Shqipërisë me Enean? Ne shqiptarët dëshirojmë të gjejmë figurat tona historike nga Antikiteti”, shpjegon ai me një buzëqeshje duke na ofruar një pjatë bujare me shalqin për ëmbëlsirë. Qyteti i lashtë i Butrintit, në Shqipërinë e Jugut, u themelua nga trojanët, të cilët ikën pas rënies së Trojës. Siç përshkruhet te “Eneida” e Virgjilit, Butrinti u ndërtua për t’u dukur si një miniTrojë.
Disa ditë më vonë, ne e gjejmë veten duke ecur ngadalë mbi rrënojat arkeologjike të Butrintit, që në vitin 1992 u shpall Trashëgimi e UNESCO-s. Duke datuar që nga shekulli XIII përpara Krishtit, Butrinti është një vend me bukuri të pashoqe, një park natyror i pyllëzuar, i mbushur me ekualipte dhe që laget nga baticat e detit. Madje, edhe turmat e vizitorëve njëditorë që marrin anijet nga Korfuzi nuk mund ta zvogëlojnë misticizmin e tij. Aty ka rrugë të ndërtuara nga helenët, një teatër dhe banjo romake, një bazilikë të madhe nga periudha e hershme kristiane (shekulli VI) dhe një kështjellë veneciane të shekullit XIV.
Pas disa orësh në vapën e mesditës, ne freskohemi në qytetin e afërt të Ksamilit, ku çdo centimetër i bregdetit të tij është i mbushur me lokale plazhi. Prej këtu ju mund të notoni drejt tre ishujve të vegjël, që pluskojnë në Mesdhe, pas komardareve të mëdha në formën e kuajve njëbrirësh dhe varkave me pedale.
Mikpritja dhe folklori
Një vështrim i shpejtë te librat e autorit shqiptar, Ismail Kadare, i cili fitoi për herë të parë çmimin ndërkombëtar ”Man Booker International Prize”, në vitin 2005, është një zhytje në folklor, traditë dhe shprehje të çuditshme si – ”dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë” – për të mos përmendur gjakmarrjen dhe krenarinë mashkullore. Kadare bën referenca të shumta me Kanunin e Lekë Dukagjinit, kodin antik të ligjeve shqiptare të bazuara mbi nderin dhe mikpritjen.
”Shtëpia jonë i takon Zotit dhe mikut”, thotë një sentencë e vjetër.
Kjo mikpritje manifestohet në Berat, i njohur si ”qyteti i një mbi një dritareve”, një trashëgimi e mrekullueshme e Perandorisë Otomane, që ndodhet në qendër të Shqipërisë. I njohur si Trashëgimi e UNESCO-s, Berati është i njohur për shtëpitë e tij të bardha të stilit otoman, që i ngjiten një faqe kodre mbi lumin Osum. Qyteti ra nën kontrollin e turqve osmanë në vitin 1450, por kështjella e tij daton që nga shekulli IV përpara Krishtit. Ndërthurja kulturore është e dukshme në ansamblin e kishave bizantine dhe xhamive.
Kur mbërritëm në hotelin ”Mangalemi”, që drejtohet nga një familje, i ndërtuar mbi një shtëpi të madhe të shekullit XVIII, ne u pritëm me pije dhe buzëqeshje, pikërisht si motoja e re e turizmit shqiptar ”Buzëqeshje nga Shqipëria!” (”Smile from Albania!”). Hotel ”Mangalemi” ofron një pritje të ngrohtë, pa përmendur një restorant dhe një tarracë panoramike të jashtëzakonshme, vetëm për 45 dollarë nata.
Si për të provuar se mikpritja është ligj në këtë vend, më vonë ne ngecëm në një restorant që gjendej brenda shtëpisë së një djali që quhej Lili. Ai na shoqëroi në një tavolinë në kopshtin e shtëpisë, ndërkohë që bashkëshortja e tij përgatiste specialitete tradicionale si byrek me spinaq dhe fërgesë, për t’u ”shpëlarë” me verën e prodhuar nga babai i tij. Ne nuk parashikuam as gotat me raki të fortë që Lili na dha pasi hëngrëm.
Përpara se të iknim për në Korfuz, ne qëndruam në Sarandë, resorti popullor i pushimeve dhe një pikë kyçe e bregdetit jugor të Shqipërisë. Me të mbërritur, na u shfaq një pamje e vrullshme ndërtimesh të larta mbi plazh. Por, ky port ka një atmosferë fantastike. Në pikë të mëngjesit, sarandjotët notonin përgjatë bregut pa çarë kokën për trafikun e anijeve. Çadra të shumta shumëngjyrëshe ndodhen në rërën me guralecë, ndërkohë që restorantet që ofrojnë ushqime të shijshme gumëzhijnë.
Në mbrëmje, një turmë e zhurmshme na çon drejt ballkoneve për të parë se çpo ndodh. Duke vëzhguar me kujdes nga shëtitorja përgjatë bregut, ne pamë një paradë njerëzish – gjyshër, fëmijë, adoleshentë të dashuruar – duke bredhur ngadalë pranë detit, ndërkohë që dritat e verës veniteshin në errësirë. Në Shqipëri, ”xhiroja”, apo shëtitja e mbrëmjes, është një ritual i shenjtë dhe aktivitet rekreativ.
Mallkuar qoftë gjakmarrja historike. Si mund të rrimë ne pa e pëlqyer një vend, koha e lirë e të cilit është thjesht një shëtitje në mbrëmje? Ne zbritëm shkallët për t’u bashkuar me ta”./atsh
Motrat binjake nga Kosova, ku njëra po përfaqëson Kosovën ndërsa tjetra Shqipërinë, do të garojnë për të njëjtën kurorë në Miss Intercontinental, e cila po mbahet në Manila, Filipine.
Në prezantimin e profileve të tyre në uebfaqen e Miss Intercontinental, mbretëreshat e bukurisë që përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë përshkruhen si “të veçantë” pasi binjaket po marrin pjesë në të njëjtën garë, transmeton Koha.net.
“Është një nder shumë i madh për mua që të përfaqësojë vendin tim Shqipërinë në Miss Intercontinental, sepse jam shumë krenare që jam shqiptare”, ka thënë Arvanita Peci, 20 vjeçe, Miss Intercontinental Albania.
“Në fakt kjo garë për mua është shumë më e veçantë pasi që motra ime binjake është gjithashtu një nga garueset në Manila. Ajo do të përfaqësojë Kosovën. Kështu që, jam shumë e lumtur dhe e ngazëllyer që do të takojë edhe vajzat tjera të bukura dhe se do të bëjë një përvojë të mahnitshme në jetën time”, shtoi ajo.
Ndërsa, Miss Intercontinental Kosovo – Arjanita Peci, tregoi se vetëm një muaj pasi ka lindur ajo në Kosovë, familja e saj e ka braktisur vendin për shkak të luftës, shkruan inquirer.
“Ishte një vit i vështirë për familjen time, sepse i duhej që të fillonte nga zeroja. Sot, ne jemi duke jetuar të kënaqur në Gjermani”, ka thënë Arjanita Peci, përcjell Koha.net.
“Unë punojë si nëpunëse gjyqësore. U ndihmojë njerëzve që të luftojnë për të drejtat e tyre. Në kohën e lirë pëlqejë të lexojë dhe të vallëzojë”, shtoi ajo.
Gjithashtu, edhe Arjanita Peci ka shprehur krenarin e saj për përfaqësimin e Kosovës në këtë garë ndërkombëtare të bukurisë.
Miss Intercontinental, e cila do të mbahet më 26 janar, është garë e bukurisë e cila sivjet shënon 47-vjetorin dhe është vendi ku disa nga femrat më të bukura dhe të talentuara nga të gjitha anët e botë do të takohen dhe do të garojnë për kurorën./ KultPlus.com
Moti i ftohtë dhe reshjet e pandalshme të borës kanë bërë që Liqeni i Badovcit të ngrijë.
Ja disa foto ku shihet Liqeni i Badovcit i ngrirë dhe mbuluar me borë.
Gjatë ditëve të fundit mos ndalja e të reshurave të borës ka bërë që pjesëmarrësit në komunikacion por edhe këmbësorët të kenë probleme në qarkullim./Kallxo.com/ KultPlus.com