Dua Lipa fiton dy çmime “Grammy” (FOTO)

Këngëtarja me famë botërore e origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është bërë fituese e dy çmimeve Grammy. Kështu ajo ka shënuar histori, duke u bërë shqiptarja e parë që fiton Grammy.

Çmimin e parë e fitoi në kategorinë “Best Dance”, duke e marrë çmimin e parë “Grammy” në karrierë, për të vazhduar më vonë edhe më çmimin e dytë, atë në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”.

Ky është çmimi i dytë “Grammy” në karrierën e këngëtares 23-vjeçare.

Emocionet e Duas në momentin që është shpallur fituese janë të papërshkruara, por ajo gjithçka e ka përmbledhur përmes një statusi në Facebook.

 “Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, ka shkruar Lipa në Instagram /  KultPlus.com 

https://www.instagram.com/p/BtuufOIBwcR/

Dua Lipa, e argjendtë në tapetin e kuq të Grammy Awards

Ka arritur edhe Dua Lipa në tapetin e kuq të ceremonisë së 61-të të Grammy Awards, shkruan KultPlus.

Dua Lipa veçse është shpërblyer me çmim në këtë ceremoni të rëndësishme muzikore. Dua Lipa është këngëtarja  e parë shqiptare fiton çmim në Grammy Awards. Ajo është shpërblyer në kategorinë  ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson), shkruan KultPlus.

Ajo me këtë rast është shprehur tejet e lumtur dhe emocionuar duke thënë se e ka të vështirë ta besoj.

Grammy është çmimi më i madh që një këngëtar mund të marrë në industrinë muzikore.

Dhe në 62-vjetorin e kësaj ngjarje të madhe muzikore janë nominuar për herë të parë 21 artistë apo grupe, kurse mbrëmja do të moderohet nga Alicia Keys.

Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që mban emrin e saj e që udhëhiqet nga hitet “Neë Rules” dhe “IDGAF,  ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në SHBA në vitin e kaluar.

Karriera e saj ka nisur që në moshë të re dhe ngjashëm sikur Justin Bieber, Shaën Mendes e shumtë të tjerë – duke publikuar në YouTube versione të saj të këngëve të popullarizuara (që njihen si ‘cover’) – shkruan Vanity Fair.

Pos muzikës, ajo është shndërruar edhe në një yll stili duke zbukuruar ballinat e revistave të popullarizuara. Një prej tyre ka qenë edhe versioni britanik i Vogue. Ndërkaq, me postimin e fotografive nga evenimentet e ndryshme, në profilin e saj në Instagram ka arritur afro 26 milionë ndjekës.

Ajo ka kënduar vitin e kaluar në Kosovë, në kuadër të Festivalit “Sunny Hill”, duke falënderuar vendin e saj për përkrahjen në fillimet e saj ndërsa ka premtuar se do të kthehet përsëri në koncerte të tjera. / KultPlus.com

Bebe Rexha shkëlqen në tapetin e kuq të Grammy Awards

Bebe Rexha sapo ka arritur në tapetin e kuq të ceremonisë së 61-të të Grammy Awards, shkruan KultPlus.

Ajo dhe Dua Lipa janë dy artistet e parapara shqiptare që nominohen nga akademia muzikore amerikane, Grammy Aëards. Në kategorinë “Best New Artist”, ato garojnë për të njëjtin trofe.

Dua Lipa veçse është shpërblyer me çmim në këtë ceremoni të rëndësishme muzikore. Dua Lipa është këngëtarja shqiptare që sapo ka fituar çmim në Grammy Aëards. Ajo është shpërblyer në kategorinë  ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson), shkruan KultPlus.

Ndërkohë që Dua Lipa së shpejti ka paralajmëruar parakalimin në tapetin e kuq, Bebe Rexha veçse ka arritur atje me një fustan ngjyrë të kuqe, ndërsa nga moderatorët po cilësohet me dukje si të një “princeshe”.

View this post on Instagram

View this post on Instagram

#beberexha #grammyawards #grammyawards2019 #grammy #grammys #grammy2019 #selfie #summer #bomdia #bomdiaa #boatarde #boatardee #boanoite #boanoitee

A post shared by youtuber entretenimento tv (@joaopaulomelob) on Feb 10, 2019 at 3:52pm PST

#beberexha #grammyawards #grammyawards2019 #grammy #grammys #grammy2019 #selfie #summer #bomdia #bomdiaa #boatarde #boatardee #boanoite #boanoitee

A post shared by youtuber entretenimento tv (@joaopaulomelob) on Feb 10, 2019 at 3:52pm PST

Grammy është çmimi më i madh që një këngëtar mund të marrë në industrinë muzikore.

Dhe në 62-vjetorin e kësaj ngjarje të madhe muzikore janë nominuar për herë të parë 21 artistë apo grupe, kurse mbrëmja do të moderohet nga Alicia Keys./ KultPlus.com

Reagimi i Dua Lipës pasi merr lajmin për çmimin Grammy

Grammy Awards veçse ka nisur të bëjë publike listën e fituesve.

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare që sapo ka fituar çmim në Grammy Aëards. Ajo është shpërblyer në kategorinë  ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson), shkruan KultPlus.

Në videon e mëposhtme mund të shihni reagimin e saj pasi që merr lajmin e madh. Me anë të këtij postimi, ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të dalë në tapetin e kuq.

Grammy është çmimi më i madh që një këngëtar mund të marrë në industrinë muzikore.

Dhe në 62-vjetorin e kësaj ngjarje të madhe muzikore janë nominuar për herë të parë 21 artistë apo grupe, kurse mbrëmja do të moderohet nga Alicia Keys./ KultPlus.com

Reagimi i Dua Lipës pasi merr lajmin për çmimin Grammy

Grammy Awards veçse ka nisur të bëjë publike listën e fituesve.

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare që sapo ka fituar çmim në Grammy Aëards. Ajo është shpërblyer në kategorinë  ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson), shkruan KultPlus.

Në videon e mëposhtme mund të shihni reagimin e saj pasi që merr lajmin e madh. Me anë të këtij postimi, ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të dalë në tapetin e kuq.

Grammy është çmimi më i madh që një këngëtar mund të marrë në industrinë muzikore.

Dhe në 62-vjetorin e kësaj ngjarje të madhe muzikore janë nominuar për herë të parë 21 artistë apo grupe, kurse mbrëmja do të moderohet nga Alicia Keys./ KultPlus.com

Dua Lipa edhe një herë bën historinë, shpërblehet me çmim në Grammy Awards

Grammy Awards veçse ka nisur të bëjë publike listën e fituesve.

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare që sapo ka fituar çmim në Grammy Awards. Ajo është shpërblyer në kategorinë  ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson), shkruan KultPlus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Dua Lipa përmes një postimi në Twitter. Ajo është shprehur tejet e emocionuar dhe thotë se e ka të vështirë ta besoj.

“Nuk mund të besoj që kjo është e vërtetë”, ka shkruar ndër të tjera Lipa.

View this post on Instagram

I CANT BELIEVE THIS IS REAL!!!! @iammarkronson @diplo WE GOT A GRAMMY!!! ❤️❤️❤️❤️

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on Feb 10, 2019 at 3:10pm PST

Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që mban emrin e saj e që udhëhiqet nga hitet “Neë Rules” dhe “IDGAF,  ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në SHBA në vitin e kaluar.

Karriera e saj ka nisur që në moshë të re dhe ngjashëm sikur Justin Bieber, Shaën Mendes e shumtë të tjerë – duke publikuar në YouTube versione të saj të këngëve të popullarizuara (që njihen si ‘cover’) – shkruan Vanity Fair.

Pos muzikës, ajo është shndërruar edhe në një yll stili duke zbukuruar ballinat e revistave të popullarizuara. Një prej tyre ka qenë edhe versioni britanik i Vogue. Ndërkaq, me postimin e fotografive nga evenimentet e ndryshme, në profilin e saj në Instagram ka arritur afro 26 milionë ndjekës.

Ajo ka kënduar vitin e kaluar në Kosovë, në kuadër të Festivalit “Sunny Hill”, duke falënderuar vendin e saj për përkrahjen në fillimet e saj ndërsa ka premtuar se do të kthehet përsëri në koncerte të tjera. / KultPlus.com

“The Favourite” merr më së shumti çmime BAFTA, “Roma” kryesorin

Filmi i Netflixit “Roma” ka marrë çmimin kryesor në ceremoninë prestigjioze BAFTA të dielën, duke marrë çmimin për Filmin më të mirë dhe për Regji, teksa “The Favourite” mori më së shumti çmime.

Filmi për jetën e një punëtori të viteve të 70’-a në Meksikë ka fituar një varg çmimesh, duke përfshirë edhe suksesin potencial me nominimin për Oscar. Të dielën, ai fitoi katër çmime, përfshirë edhe çmimin për Filmin më të mirë jo në gjuhën angleze.

Në anën tjetër, drama “The Favourite” në të cilën Olivia Colman luan rolin e Mbretëreshës Anne të shekullit 18 në Britani, ka fituar shtatë çmime, përfshirë Filmin më të mirë britanik, çmimin për Skenarin, për Dizajn e Kostumografi.

Rami Malek fitoi çmimin për Aktorin më të mirë për rolin e Freddie Mercuryt në “Bohemian Rhapsody”. Olivia Colman mori çmimin për Aktoren më të mirë.

Këtu mund t’i ndiqni LIVE yjet shqiptare në ceremoninë e Grammy Awards (VIDEO)

Sonte pritet të mbahet ngjarja e madhe muzikore Grammy Awards, ku do të parakalojnë edhe yjet shqiptare që po lenë nam në botë me performancat e sukseset e tyre muzikore, shkruan KultPlus.

Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë në mesin e atyre që pritet të marrin ndonjë çmim, madje në kategorinë “Best New Artist”, ato garojnë për të njëjtin trofe.  Rexha e Lipa janë në mesin e të nominuarve për herë të parë në Grammy.

Grammy është çmimi më i madh që një këngëtar mund të marrë në industrinë muzikore.

Dhe në 62-vjetorin e kësaj ngjarje të madhe muzikore janë nominuar për herë të parë 21 artistë apo grupe, kurse mbrëmja do të moderohet nga Alicia Keys.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do zhvillohet mbrëmjen e së dielës (10 shkurt) dhe do transmetohet në CBS.

KultPlus ju përcjell faqet ku mund ta shikoni këtë ngjarje LIVE, që do të fillojë pas dy orësh.

https://www.youtube.com/watch?v=_8LglII9eDE

https://www.grammy.com/

‘Shtëpia e Musine Kokalarit jo që nuk u bë muze por u dogj, muze në Gjirokastër kanë bërë vetëm shtëpitë e diktatorit Enver Hoxha’

Musine Kokalari ka qenë një veprimtare politike e kulturore dhe shkrimtare shqiptare e shekullit të XIX. Duke qenë themeluese e partisë Social-Demokrate dhe organit të shtypit “Zëri i lirisë” u arrestua më 17 janar 1946 dhe më 2 korrik të po atij viti u dënua me 20 vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si sabotatore dhe armike e popullit.

Ilri Seci duke iu referuar një dokumenti të Ambasadës amerikane, ka reflektuar mbi fatin e saj e cila edhe e vdekur kishte qëndruar me duart të lidhura. Ai ka thënë se shtëpia e saj jo vetëm që su bë muze por u shkatërrua tërësisht, e muze në Gjirokastër thotë se kanë bërë vetëm shtëpitë e diktatorit Enever Hoxha dhe ata që  kanë qenë shërbyes të tij.

KultPlus ju sjell më poshtë postimin e plotë të tij.

..Musineja u arrestue me 23 Janar të vitit 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg. Sa perbindshem u sollën ndaj saj në ditën e gjyqit, e deshmon ky kabllogram i Ambasadës Amerikane të kohës :

– “Dje pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqas të pandehurit. Kokalarit, njërës nga dy gratë e akuzuara, i shkulën pothuaj gjysmën e flokëve. Rojet bënin sehir”.

… Vdiq në vitin 1983 në internim dhe u varros nga komunalja. Mbas vitit 1991 kur e zhvarrosën të afërmit, panë që duert i kishte të lidhuna me tel me gjemba… Përbindëshat edhe të dekun kishin mendue me e lidhë…Shpia e saj në Gjinokastër jo vetëm që nuk asht ba muze por edhe u dogj krejt para do kohësh. Muze në Gjinokaster kanë ba vetëm shtëpitë e diktatorit Enver Hoxha dhe Malo Kadaresë-kanakarit të Enverit.

E na rrimë e vrasim mendjen pse nuk ban para ai vend – vendi që restauron e ban muze shpiat e diktatoreve e puthadorëve te diktatures, nuk asht vend që nderton demokraci, asht vend që restauron vetëm diktatura…/ KultPlus.com

Kush ishte Musine Kokalari, disidentja qe nuk u dorëzua kurrë

Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë ndersa në vitin 1921, familja e saj u kthye në Shqipëri dhe u vendos në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari do te vendosej në Tiranë.

Në vitin 1937, ajo mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Librin e parë “Seç më thotë nëna plakë”, Musine Kokalari e botoi në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate.

Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, ajo botoi librin e dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”.

Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit, e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta. Në vitin 1993, Presidenti i Republikës i asaj kohe, Sali Berisha i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.

Historia e dhimbshme e jetës së disidentes së burgosur e internuar nga diktatura

Thëniet e saj ishin akuzat e një shpirti të pamposhtur rilindës që sfidonte vdekjen. “Unë s´jam fajtore. S´jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”. Pas këtyre fjalëve, ajo nuk mund t’i shpëtonte dënimit të sistemit të Enver Hoxhës, edhe pse ky i fundit e njihte mirë familjen intelektuale dhe patriotike të Kokalarëve nga Gjirokastra. Madje, Hoxha kishte lidhje gjaku me Musinenë, por ai nuk e kurseu as atë, pasi kishte pushkatuar pa gjyq dy vëllezërit e saj, në nëntor të vitit 1944. Sistemi i kaluar kishte dhe një inat tjetër me Musinenë.

Fakti që ajo kishte krijuar së bashku me Skënder Muçon, Partinë Socialdemokrate, në vitin 1943, nuk mund të anashkalohej nga sistemi një partiak i Hoxhes. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria po vihej nën diktaturë, si kundërveprim i kësaj të fundit u themelua më 6 nëntor të vitit 1946, në Tiranë, grupimi i parë opozitar antikomunist “Bashkimi Demokratik Shqiptar”, një aleancë e Partisë Socialdemokrate, kryesuar nga Musine Kokalari, me Frontin e kokalari3Rezistencës, drejtuar nga Sami Qeribashi dhe me Grupin Monarkist, të drejtuar nga Qenam Dibra.

Musineja u bashkua me disidentët e tjerë të opozitës, e cila sipas ideve të saj, do të ishte ilegale dhe do të luftonte me mjete demokratike për një Shqipëri ndryshe. Ajo nuk mund të pranonte diktaturë, ndaj dhe i shfaqi hapur bindjet politike, por në të njëjtën kohë dhe diktatura nuk mund ta pranonte Musinenë, ndaj e goditi për vdekje.

Në hetuesi dhe në gjyq, Musine Kokalari do të depononte: “Mbas Mbledhjes së Mukjes, kam marrë pjesë në Ballin Kombëtar si socialdemokrate dhe kam qenë përgjegjëse e gazetës ‘Zëri i Lirisë’, ku kam botuar artikuj ku flitet për çështjen e Kosovës në bazë të Kartës së Atlantikut. Kriteri për të luftuar ishte jo për qëllimin e përfitimit të disa klikave, por për demokratizimin e vendit”.

Çastet e fundit të jetës

Në dorëshkrimin “Mbi jetën time”, Musineja shkruan: “Komunistët më varrosën për së gjalli, se nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do të kërkoja falje?…. Unë s´jam fajtore…”.

Në një seancë gjyqi, ndërsa dikush thirri se ajo duhet të dënohej me vdekje në litar, dhe kryetari Frederik Nosi, e pyeti se a e dëgjonte atë që kërkonte populli, Musineja me qetësi iu përgjigj: “Nesër këtë do të thonë edhe për ju”. Musineja nuk pranoi avokat. Ajo bëri një apologji të shkëlqyer që jep qartë edhe në qëndrimin e saj prej politikaneje, demokrate, konseguente dhe e papërlyer. Gjyqi komunist e dënoi me 20 vjet heqje lirie, me humbjen e të gjitha të drejtave civile dhe konfiskim të pasurisë.

Pasi kreu 16 vjet nga dënimi i saj, Musinenë e internuan në Rrëshen, ku për 22 vjet punoi në bujqësi dhe ndërtim, si punëtore llaçi, e përgjuar ditë e natë nga Sigurimi i Shtetit. Pas punës, ajo shëtiste vetëm, por dhe shkonte në vendin e saj të preferuar, bibliotekën e qytetit, ku gjente miqtë e saj të vërtetë, librat. E dërmuar nga vuajtjet dhe e raskapitur nga punët e rënda, Musineja u sëmur nga kanceri.

“Ç´fat tragjik, shkruan ajo. Më doli edhe sëmundja kundër. Të paktën të kisha pak qetësi në vitet e fundit të jetës sime”.

E shtruar në spitalin onkologjik, ajo shkruan: “Këtu kuptova një gjë. Për mua jo vetëm që nuk interesohen, por kanë qejf të më zvarritin. Dhe vetë kontrollet e këtyre muajve s´kanë gjë tjetër veçse fjalë të kota. Sipas rregullave, unë duhet të isha operuar këtu e gjashtë muaj më parë. Ç´do të ngjasë?”. “ Ketu njoha kulturën demokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej-këndej.

Njoha punën e punëtorit me normë individe, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë kokalari2nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit. Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk e di ç´domethënë familje.

Ndoshta do të ishte mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë. Kështu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithë gjendjen tragjike. Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë. Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës. Ato pak kursime dhe gjithçka tjetër le të hyjnë në fondin e shtypit që duhet të krijohet për punëtorin e krahut, i cili është i domosdoshëm, që të demokratizohet puna e krahut dhe të kultivohet punëtori i thjeshtë”.

Falë ditëve që erdhën u mundësua të thuhet e vërteta për personalitete të tillë si Musine Kokalari. Diktatura e burgosi, e internoi, e vdiq, por nuk e varrosi dot. Ajo i mbeti gjallë popullit dhe atdheut, një dritë e pashuar e kulturës shqiptare. Nga piedestali ku e vendosi koha, ajo vazhdon të thotë : “Besa, shpresa, dashuria, ato pra na lartësojnë. Përçarja dhe marrëzia na poshtërojnë dhe na mjerojnë”./ atsh/ KultPlus.com

‘Kam frikë të vdes, pa pasur afër një dorë gruaje’

Isha njëzet vjeç dhe pyeta: “Kur do ta njoh?”
Në njëzet e pesë thashë: “Kur ta kem njohur, do të jemi gjithmonë bashkë.” 
U bëra tridhjetë dhe ne ishim bashkë. Në tridhjetë e pesë ishim përsëri bashkë.
Po mbushja dyzet, kur bëmë udhëtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtëm, por kthimi ishte njëlloj si prej botës së përtejme: njëri prej nesh u tjetërsua aq shumë, sa e humbi toruan edhe tjetri.

Në dyzet e pesë u ndamë.
Pesëdhjetë vjeç i trokita në derë. Doli dikush dhe më tha:
“Ajo po fle. Ke ndonjë porosi?”
“Jo”, thashë, “vetëm desha të dija nëse është mirë.”
“Ajo është mirë”, tha.
Ende s’jam pesëdhjetë e pesë që ta di nëse është zgjuar nga gjumi dhe vazhdon të jetë mirë. Ndoshta kur të bëhem gjashtëdhjetë, do të pyes veten: “A do ta shoh përsëri?” Nëse në gjashtëdhjetë e pesë nuk do të jetë ajo që do të trokasë tek unë, shtatëdhjetë vjeç do të martohem me një tjetër.
Kam frikë të plakem, por sidomos kam frikë të vdes, pa pasur afër një dorë gruaje.

Migjeni: Xhamiat dhe kishat madhështore ndër vende të mjerueme

Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne
dhe nga këto lutje zemra zotit ende s’iu thye,
por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.

Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme…
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke…
Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme…
0 pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!

Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime të fetarve.
Tingujt e kumbonës ngatrrohen me zanin e kasnecit,
Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të hoxhallarve
0, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit!

Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme,
krahët i kanë varë pa shpresë-simbojt e shpresave të humbune
me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të pëmdueme,
kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.

Poezia “Blasfemi” nga Migjeni, poezia e ndaluar dy herë nga qarkullimi, më 1936 dhe më 1944.
/Gazeta Letrare

Mësuesja që ka shkolluar 900 gra

Naxhije Buçnica me profesion mësuese ka dhënë një kontribut të veçantë në shkollimin e vajzave, shkruan KultPlus.

Ajo ishte e ftuar në emisionin JETA në KTV, bashkë me bashkëshortin e saj, Fahri Buçinca, ku treguan për kontributin e tyre në këtë fushë.

Naxhije Buçnica gjithë jetën ia kushtoi emancipimit të gruas dhe shkollimit të saj. Ajo tregon se gjatë kohës së regjimit të Millosheviqit, ata u fokusuan në gjetjen e vajzave që nuk lejoheshin nga kryefamiljarët të shkonin në shkollë.

“Kur ishim në regjimin e Millosheviqit u pa e nevojshme që ne duhet të shkonim në këmbë, pa ndihmën e askujt. Filluam  të merrnim emrat e vajzave që nuk shkoni në shkollë. Afro 200 femra brenda një muaji, i futëm në shkollat, pra ku ishin shkollat e mesme që ishin të orientuara në Vushtrri se aty na njohën dhe prej aty filluam atë që pasoi me fondacionin për shkollimin e vajzave, kryesisht të fshatrave. Ne i testojshim prindërve, femrat ishin pro por nuk guxojshin prej kryefamiljarit, sepse nëse kishin një euro, ia dedikonte djalit, vajza sikurse nuk ishte pjesë e familjes e diskriminojshim”, ka thënë Buçnica në emisionin JETA në Ktv.

Deri më sot ka shkolluar 900 femra. Akoma vazhdon ta bëjë këtë. Në JETA ajo ka thënë se bashkëshorti i saj ishte dhe mbetet krahu i djathtë i saj.

Fotografia në ballinë: Oral History Kosovo

Kështu dukej objekti i barnatores së parë në Prishtinë

Prishtina ka pasur barnatore edhe para 70 viteve. Mund të jetë ndërtuar edhe më herët, por fotografia mendohet që është bërë rreth viteve të dyzeta. Një godinë dy kateshe me një mbishkrim në gjuhën serbe sipër saj, që tregonte që aty shiteshin ilaçe është publikuar nga nostalgjikët e Prishtinës së vjetër.

Fotografia e vjetër është e përpunuar nga Ismail Krasniqi dhe është postuar në rrjetin social facebook në faqen ‘Prishtinalia’, transmeton KultPlus.

Sipas komentuesve, mendohet që ajo ka qenë barnatorja e vetme në atë kohë në Prishtinë dhe lokacioni i sajë ka qenë rreth objektit të sotëm të Komunës së Prishtinës.

“Më kujtohet shumë mirë kjo barnatore, keni bërë mirë që keni postu, është një nostalgji për Prishtinalite e vjetër… e mbaj në mend që nga fëmijëria, barnatore tjetër s’ ka pas në atë kohe. Edhe lokacionin e mbaj mirë në mend, ka qenë ne anën e majtë te shkalleve qe zbresin (bash te semafori balle Çarshi Xhamisë) me shku te “trekëndëshi”, tani aty është një pjese gjelbërim, pastaj Kuvendi, ndërsa Komuna është ne te djathte te shkalleve”, thotë njëra prej komentuesve më të vjetra duke përshkruar fotografinë.

“Në të majtë të barnatores vetëm disa metra larg, ka qene një librari…rruga pastaj ka vazhduar dhe është lidhur me Çarshinë e Vjetër, që ka qenë krejt në afërsi te barnatores. Ndërsa në anën e djathtë të barnatores kanë qene një varg dyqanesh te zejeve te ndryshme..sa me kujtohet, kryesisht rrobaqepësie. Atëherë, rruga qe vinte nga Germia, vazhdonte ne anën e djathte te barnatores, gati përskaj dyqaneve dhe vazhdonte drejt Divanjollit (rruge e popullarizuar në atë kohe) për të përfunduar ne Dragodan (sot Arbëri)”, vazhdon tutje përshkrimin e sajë zonja në moshe nga Prishtina. /lajminet/KultPlus.com

“Republika” mbledhë njëmbëdhjetë poet për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

“Republika”, titullohet ora letrare që do të mbahet këtë të premte në Kino Armata në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Njëmbëdhjetë poet do të flasin përmes poezisë me publikun, duke shënuar kështu 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë orë letrare do të lexojnë: Dije Demiri Frangu, Halil Matoshi, Brikenë Ceraja – Beka, Xhevat Latifi, Ilire Zajmi, Ndue Ukaj, Sali Bashota, Gili Hoxhaj, Vlora Konushevci, Besnik Camaj, Valentina Saraçini dhe Denis Galushi – lexon Kujtim Paçakun.

Ora letrare “Republika” organizohet nga Vlora Ademi, ndërsa krahas poezive, kori “Okarina” do të sjellin premierë këngën “Republika” me tekst të Bes Camajt.

Kjo ngjarje do të mbahet këtë të premte, duke filluar nga ora 14:00 në Kino ‘Armata’ në Prishtinë./ KultPlus.com

Dedikim nanës: A thu dheu t’i ka shëru dhimbjet?


Shkruan: Elsa Hajradini


“M’thanë që jam rrit”. Kur I dëgjova këto fjalë trupi mu rrënqeth, mu ba me morica.

E dija…

Unë veprova ashtu qysh m’ke msu ti. Mu ba e fortë sa ai shkëmbi i atij mali, që mi ke tregu prrallat, ai shkëmbi që kurrë nuk thyhet.

Veprova ashtu qysh m’ke thanë ti: Hapat me i qitë me kujdes,  me shiqu rrugën, se nuk e din çka ka pas një kthese.

M’ke thanë mos u ligshto, mbaje vetën të fortë, aq sa edhe qielli me hetu fortësinë tande, e as bora mos me ta ftoftë zemrën. Gjej forcën brenda saj, e krejt me dashtë me pas forcën tande.

M’ke msu që në mes të mjegullës, mos me u dorëzu, me vazhdu me ec deri te sheh një dritë.

M’ke thanë mos u ngut në këtë jetë. Në drrasë të kalbtë mos me shkel, se t’qalon kama për tan jetën, për një gabim të vogël që mundesh me ba, ec me hapa të vogël deri sa t’shkel në një vend, që lulon me çdo hap tandin.

M’ke msu që andrrat janë realitet i gjumit. Kur t’kam thanë që kam pa andërr që kemi qëndru me një vend t’magjishëm bashkë, m’ke thanë që me besu në ata që kam pa.

M’ke thanë që ki me gjet vetën brenda shumë këngëve. Por mos harro se kanga ma e mire t’jehon brenda zemrës.

Tash rrugës eci gjithmonë me vetëbesimi. Nuk jam ligështu, jam ba si ai shkëmbi i prrallave. Po mundohem të besoj në andrra, se sa herë të shoh ty lumturohna.

Kam kalu kohë me ty, përmes dy botave. Tash veç andrrat po na takojnë…

O Ma, m’thojshe që vec një puthje e jemja, t’i shëron dhimbjet e kësaj bote. Sa herë vi tek ti, ta puthi gurin e varrit, e e mbys veten tu thanë se a tu kanë shëru dhimbjet që i ke pas. E unë… po mundohem që afër dheut tand me i shëru dhimbjet e mungesës qe i kam ne shpirt.

“M’thanë që jam rrit”. Kur i dëgjova këto fjalë trupi mu rrënqeth, mu ba me morica.

E dija… Që koha e këshillave tua kishte mbaruar./ KultPlus.com

Dua Lipa dhe Bebe Rexha garojnë për të njëjtin trofe në Grammy Awards

Bebe Rexha e Dua Lipa janë në mesin e të nominuarve për herë të parë në Grammy, percjell KultPlus.

Grammy është çmimi më i madh që një këngëtar mund të marrë në industrinë muzikore.

Dhe në 62-vjetorin e kësaj ngjarje të madhe muzikore janë nominuar për herë të parë 21 artistë apo grupe, mes tyre edhe këngëtaret e njohura shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Të dyja janë të nominuara në kategorinë “Best New Artist”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do zhvillohet mbrëmjen e së dielës (10 shkurt) dhe do transmetohet në CBS.

Shikoni listën e plotë:

1. Bad Bunny i nonimuar në kategorinë “Record of the Year” me këngën “I Like It”;

2. Chloe x Halle të nominuara në kategoritë “Best New Artist” dhe “Best Urban Contemporary Album” për albumin e tyre “The Kids Are Alright”;

3. Luke Combs në kategorinë “Best New Artist”;

4. Greta Van Fleet të nominuar në 3 kategori: “Best New Artist”, “Best Rock Performance” me këngën “Highway Tune” dhe “Best Rock Album” me albumin “From the Fires”;

5. H.E.R është nominuar në pesë kategori: “Best New Artist”, “Album of the Year” me “H.E.R.”, “Best R&B Performance” me “Best Part”, “Best R&B Song” me “Focus” dhe “Best R&B Album” me “H.E.R.”;

6. Dua Lipa në dy kategori: “Best New Artist” dhe “Best Dance Recording” me këngën “Electricity”;

7. Margo Price është nominuar në kategorinë “Best New Artist”;

8. Bebe Rexha është nominuar në kategoritë “Best New Artist” dhe “Best Country Duo/Group Performance” me këngën “Meant to Be”.

9. Jorja Smith është nominuar në kategorinë “Best New Artist”;

10. Post Malone është nominuar në katër kategori: “Record of the Year” me “Rockstar”, “Album of the Year” me “Beerbongs & Bentleys”, “Best Pop Solo Performance” me “Better Now” dhe “Best Rap/Sung Performance” me “Rockstar”;

11. Ella Mai është e nominuar në kategoritë “Song of the Year” dhe “Best R&B Song” me “Boo’d Up”;

12. Shawn Mendes është nominuar në kategoritë “Song of the Year” me “In My Blood” dhe “Best Pop Vocal Album” me “Shawn Mendes”;

13. 21 Savage është nominuar në kategoritë “Record of the Year” me “Rockstar” dhe “Best Rap/Sung Performance” me “Rockstar”;

14. Camila Campbello është nominuar në kategoritë “Best Pop Vocal Album” me “Camila” dhe “Best Pop Solo Performance” me “Havana (Live)”;

15. Mac Miller është nominuar në kategorinë “Best Rap Album” me “Swimming”;

16. Nipsey Hussle është nominuar në kategorinë “Best Rap Album” me “Victory Lap”;

17. Fever 333 është nominuar në kategorinë “Best Rock Performance” me “Made An America”;

18. Dan dhe Shay janë nominuar në kategorinë “Best Country Duo/Group Performance” me “Tequila”;

19. Florida Georgia Line është nominuar në kategorinë “Best Country Duo/Group Performance” me “Meant to Be”;

20. J Balvin është nominuar në kategorinë “Record of the Year” me “I Like It”;

21. Ashley Mcbryde është nominuar në kategorinë “Best Country Album” me “Girl Going Nowhere”./oranews

Fjalët e Agollit për Rugovën: Mendoj se nuk e kemi kuptuar aq mirë Rugovën

Shkrimtari i njohur shqiptar Dritëro Agolli ka thënë disa fjalë për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Në një intervistë, ai kishte cilësuar Rugovën si një lider të veçantë të popullit shqiptar që dallonte nga liderët tjerë shqiptarë dhe ata të Ballkanit. Tutje Agolli kishte theksuar se ishte një fat i madh që Rugova vinte nga letërsia.

KultPlus me poshtë ju sjell fjalët e Agollit për Rugovën:

Ibrahim Rugova ka qenë një udhëheqës i veçantë i popullit shqiptar në Kosovë, një udhëheqës që ndryshonte nga shumë udhëheqës shqiptarë, por edhe nga shumë udhëheqës në rajonin e Ballkanit. Udhëheqës të tillë të një forme të afërt ka pasur në botë, siç ishte Gandi, që shumë e krahasojnë Rugovën me Gandin, por siç ishte edhe Martin Luter, por edhe siç ishte Alende i Kilit. Merita e madhe e Ibrahim Rugovës është që e bashkoi popullin në një popull të vetëm që të luftonte për pavarësinë. Edhe ata që ishin për luftë në fund u bashkuan me Ibrahim Rugovën pasi ai ishte një burrë i mençur, dinte t’i zbuste gjakrat, dhe formoi një koalicion edhe me ato forca që kishin një drejtim tjetër për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Është një fat i madh që ai vinte nga letërsia; udhëheqës, e nuk vinte nga politika të bënte më pas vjersha. Mendoj se ne nuk e kemi kuptuar aq mirë Rugovën. Unë e kam kritikuar për anën paqësore të drejtimit të tij, kam bërë edhe ironi me shallin e tij, dhe tani ndjej njëfarë pendese që në atë kohë nuk e kam kuptuar aq shumë. Por tani unë kam kuptuar që nuk kam pasur të drejtë./ KultPlus.com

Këngëtaret shqiptare në Instagramin e Diplo-s FOTO)

Diplo është një DJ i njohur amerikan, i cili ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren kosovare, Dua Lipa, shkruan KultPlus.

Krahas miqësisë shumë të mirë më Dua Lipën, ai së fundmi ka ripostuar edhe një fotografi me këngëtaren nga Kosova, Era Istrefi.

Këngëtaret e njohura shqiptare mbrëmë kanë marrë pjesë në mbrëmjen që i paraprinë ceremonisë Grammy Awards, që do të mbahet sonte. Në këtë ngjarje prestigjioze janë të nominuara dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, të dyja në kategorinë “Best new artist”.

Më poshtë ju sjellim fotografitë e këngëtareve shqiptare, që ka publikuar DJ i njohur, Diplo./ KultPlus.com

“Dhuna përshkallëzohet nga bota e madhe, nga televizioni te familja, edhe aty nga më i forti te më i dobëti”

Nga Mimoza Hysa

Mimoza Hysa ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Facebook një foto, përmes të cilës ajo tregon së kjo foto dhune e përshkallëzuar është tipike për shoqërinë tonë dhe ilustron më së mirë një tregim të sajin të hershëm pikërisht me këtë temë: “Luftë në Iran a Irak..” ku dhuna përshkallëzohet nga bota e madhe, nga televizioni te familja, edhe aty nga më i forti te më i dobëti…

Luftë në iran a irak…

Në shtëpinë tonë rrihen të gjithë. Si rrihen? Si t’u vijë. Darkave për shembull, kur t’i je i qetë se nuk është çuar lart ndonjë piskamë therëse, tamam kur babi ndjek lajmet e botës, pa e pasur mendjen në pjesën e ndenjur të familjes, mami zë e lan enët. Por enët për fat të keq kërcasin, gotat sidomos, dhe gërvishtja, gërricja, kërkëllitja vazhdon derisa veshët e tim ati acarohen,(dhe s’kanë faj) dhe grushti i tij tund tavolinën: Boll me ato enë! Unë po dëgjoj. Po mami është e ftohtë si guri dhe nuk e çan kokën se pjesa tjetër e familjes po nxë çka duhet të nxërë njeriu dhe përgjigjet: kurse unë po laj. Tani ka plasur sherri. Në sytë e veshur me mllef të tim ati ku zemërimi kërcen nga orbitat dhe gjuhet thikë mbi shpinën e përkulur të mamasë mbi lavaman që nuk pushon,… krau… krau duke larë ato të mallkuara enë. Unë, ime motër që gërmon nën tavolinë kemi ngrirë duke ia qepur sytë shpinës indiferente. Dhe do të doja atë çast ta gërvishtja me thonj dhe t’i thosha ta mbyllte sqepin e t’i pushonte ato duar që të zbuteshin sytë e babait. Të thashë t’i lesh enët se unë po dëgjoj lajme! Zëri merr një tingull metalik dhe kërcënues si tehu i mprehtë kur pret bukën: Grap. – Uh, na hëngre me këto lajme. – E teproi. E dija që do ta tepronte. Po nuk e kuptoj pse ka aq shumë guxim. Tani babai është çuar nga divani. Dhe lajmet e televizorit buçasin e rrjedhin pa e vrarë mendjen për ne. Në fakt unë i dëgjoj shumë mirë: edhe ushtarët e iranit, edhe ata amerikane; i dëgjoj, shumë mirë i dëgjoj, dua të ngrihem edhe unë atë çast e t’i them: baba, dëgjohen, shiko se t’i them unë se çfarë nuk dëgjon, t’i them të gjitha, pa harruar as vajzën e varur…as djaloshin e fluturuar nga kati i dhjetë….vetëm mos u ngri…t’i them. Po nuk ma mban as të ngre sytë. Po shoh motrën që e ka vënë kukullën në gjumë, se ka lajme, natyrisht. Kukulla nuk qan kur ka lajme. As këndon. A do të marrësh vesh ti, apo ta fluturoj tavllën në kokë? Zëri ka plasur dhe është hakërruar sa të duket sikur ushtarët e televizorit kanë hyrë në shtëpi me mitralozë. Mami denjon vetëm të kthehet si me indiferencë: Jo, more, pa provoje. – O zot, kjo nuk ka mend fare. Çfarë të provojë, luftën? Luftën e madhe, këtu, tek ne!!! Ka dalë motra nga poshtë tavolinës dhe ka qëndruar në mes të dyve. Sytë zgurdullaqë dhe nga breçkat e vogla e nëpër shalë i rrjedh… oh, dhe kjo u desh…tani do të nxehet kjo tjetra… lufta… plasi lufta… ku duhet të futem unë… Mami bëra çiçin… Ja, e shikon çfarë bëre? Tmerrove vajzën si lugat. Kujt i thua lugat ti moj qelbësirë? Ta tregoj mirë unë ty lugatin. Ka marrë turr. Me tavllën në dorë. Hiri na bie neve. Ka marrë turr. Dhe unë ku duhet të futem. Duhet të çohem… ta ndal…Unë?!!Kam frikë. Janë fëmijët pa ta tregoja unë…Për fat, na panë. Na panë, për fat. Po ndodh dhe që nuk na shohin. Dhe mami merr ndonjë shuplakë turinjve. Në fakt e do. Unë e kam inat që kundërshton. Dhe e di mirë që babi do të nxehet. Po nuk tërhiqet. Flet. Si ftohtë gjoja, po flet. Si t’i pëlqejë asaj. Si motra. Edhe ajo dreq asaj i ngjan. Unë i them mos m’i merr fletoret se m’i bën me njolla. Ajo të sajën. Dhe pastaj rrihet. Sigurisht. Si mund t’ia bëj ndryshe kur këmbëngul. Ajo qurravitet dhe qan pa pushim. Këtu e marr edhe më shumë inat. I qahet mami. Dhe mami pastaj më sulet si bishë. Çfarë babi, babi të vret me zë, si thikë. Dhe shtëpia ngrin. Kurse mami të rreh tamam. Unë sillem qark tavolinës, po ajo është e fortë. Me një trup të ngjeshur dhe me një dorë të madhe. Unë jam më i pafati në shtëpi. Sepse dora e mamit është shumë e rëndë. Dhe të qëllon pa të parë fare. Sikur shkund qilima. Jam gati t’i kthehem dhe t’i bie fytyrës. Asaj fytyre të shprishur që shtrembëron buzët kur qëllon: hë, hë, hë në shpinën time. Po nuk guxoj. Do të më rrihte babi me rripin e pantallonave pastaj. Sepse të rriturit nuk i kupton dot. Atëherë kur s’e pret bëhen bashkë dhe të zhdëpin. Ti gjithmonë ke faj. Ndaj e duroj dhe e shikoj me sy ujku. Ajo nxehet më keq: Mos më shiko mua me ato sy, se të kam bërë kokën. Rropatemi për ju. Hajde m’u zhduk. – Ashtu dua të zhdukem. Po s’kam ku. Dhe mbulohem me jorgan në shtratin tim derisa të më merret fryma. Dhe qaj. Do t’ia marr shpirtin sime motre nesër, kur të mos jetë askush në shtëpi. Betohem.
Të nesërmen më ka kaluar inati. E megjithatë ne për botën jemi familje shumë e mirë. Mami është zonjë e rëndë, kurse im atë i zgjuar. Kur pinë kafe të dy përflasin komshinjtë që “ia dredhin” (thotë mami) njëri-tjetrit. Sidomos për teta Ketin dhe xhaxhi Bertin. Puthen nëpër shkallë (thotë mami) për të na treguar gjoja se duhen. Unë nuk i them gjë, por mbrëmjeve shkoj kinse të luaj me Besin, djalin e tyre. Jemi moshatarë. Në fakt, shkoj vetëm për një çast, një çast të vetëm, kur kthehet xhaxhi Berti nga puna. Dal në korridor ta shikoj kur hyn dhe i puth flokët teta Ketit. Kurse Besi i hidhet në qafë. Unë nuk e kam bërë kurrë. Dhe askush s’më ka puthur flokët. Përvidhem në shtëpinë time të pamëkat dhe uroj të marr një grua “kurvë” (siç thotë mami), që ta puth në flokë dhe të më puthë. Shyqyr që mendimet nuk shikohen se mami do të më kërcente me dru. Pastaj do ta rrihte babi, e pastaj do të qante motra e mua do të më ndizej truri e do ta përflakja turiçkat… e mami… e babi… zinxhir….
Është ora e lajmeve… dhe mami… prapë… po pse o Zot, prapë… lan enët… unë futem në atë dreq lufte që s’mbaron në iran a irak dhe qëlloj…. bam… bam… bam… sa pa kërcitur gotat sa pa gërvishur pjatat e sa pa gërthitur babai… u marr kallashin ushtarëve në iran a irak… dhe zbrazem me breshëri… mbi mamin… mbi babin… mbi veten… e gjithë botën…
/KultPlus.com

Hapet blog rrëfimesh për viktimat e keqtrajtimeve seksuale, arrin në 2 mijë numri i vajzave të lajmëruara

Rasti i fundit i abuzimit seksual me vajzën e mitur nga Drenasi, ka tmerruar të gjithë. Madje për këtë rast u organizuar protesta në Prishtinë e më pas edhe në Drenas, shkruan KultPlus.

Por një vajzë shqiptare me emrin Fatjonë Krasniqi e cila jeton në Gjermani kishte një ide tjetër, Ajo përmes Instagramit shfrytëzoi rastin të bëjë pyetjen “Sa vjeçe ke qenë kur je ngacmuar për herë të parë seksualisht? Dhe nga kush?”. Kjo pyetje bëri që Fatjona të marrë mbi 2 mijë mesazhe nga vajzat që rrëfejnë rastet e tyre të ngacmimeve seksuale e të cilat mesazhe po vazhdojnë të shtohen.

Ky numër i madh i të lajmëruarve ka bërë që Fatjona të shkojë një hap më tutje dhe të hap një blog rrëfimesh për viktimat e keqtrajtimeve seksuale.

Sipas saj, rrëfimet janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga incestet e për të vazhduar rastet me profesora, policë e instruktorë.

Më poshtë po ju sjellim statusin origjinal të Fatjonës që e ka bërë në Facebook:

“Para disa dite vendosa me e tematizu rastin i cili ndodhi në Drenas, qe na shokoj te gjitheve.
Iniciativen e mora fillimisht permes rrjeteve sociale, konkretisht Instagram-it. Aty vendosa t’a shtroje nje pyetje 
“Sa vjecare keni qen kur jeni ngacmu per here te pare seksualisht”, reagimi qe une mora prej shume vajzave te cilat kan qen preh e ngacmimeve ishte sa befaseues aq edhe i tmerrshem dhe i dhimbshem. Befasia qendrone se ne çfar mase morra pergjigjje qe as une nuk e kam pritur, jane tani per mbi 2000 mesazhe, ku viktimat tregojne se si kan perjetuar ato tmerre.

Ishin raste te cilat kishin ndodhur brenda familijes, dmth ne relacione familjare, kjo ishte shume shokuese, edhe per mu edhe per ndjeksit e mi ne instagram. Ne keto raste ka pas shume perdhunime, ku perdhunusi nuk ka qene i huaj, por familjar si p.sh mixha, daja, djali i mixhes, djali i dajes ose edhe me tronditse nga vet vellau e Babai. Shume prej ketyre vajzave, te cilat mi besuan ndodhit e tyre personale, me kane thane qe une jam personi i pare dhe i vetem qe po e degjon kete tregim. Fakti qe asnjera prej tyre nuk ka pas guximin me i tregu as familjareve, me shqetosoje jashtmase, vend se me marre mbeshtetje nga ta, iu kan drejtu nanat ne shumicen e rasteve “Hajt mos kallxo se sen su kan”, “mos na i bo belet” etj etj.

Tjetra çka me ra ne sy, ishte se shumica mendonin se rasti i tyre, ishte i vetem, dmth qe nuk ndodh normalisht, por ja qe doli se keto gjera gati çdo vajze i perjeton. Kishte edhe raste kur permes meje vajzat moren guximin dhe i diskutuan me partner e tyre, traumet e shkaktuara nga perdhunimet qe kishin perjetuar, dhe me rrefenin qe tani jane duke u trajtuar nga psikologu dhe kane gjetur mirkuptim nga partneri i tyre. Kishte vajza te cilat keto perjetime gjate gjithe ketyre viteve i kan shtyp duke ju krijuar bllokada psiqike, qe rezulton ne friken ndaj kontaktik me meshkuj. 
Keto raste i kam publiku te gjitha, natyrisht nen anonimitet dhe mund te lexohen ne Instagramin time personal.

Shumica prej reagimeve natyrisht se ishin pozitive, çka me jep motivacion shtese te vazhdoje kete kauz. Por gjithesesi fatekeqesisht kam marre edhe kercnime, ofendime,”Je tu na ba hor”, “Pse po na qet zanin e zi, gjermant ma zi jone”, “pse po fol veq per kosove, a e ke pa ne austri” etj etj. Pse fokusohen tek zani i zi? ku duhet me u fokusu tek problemet e verteta, e jo me u merr me gjera siperfaqsore, siq eshte “Ftyra” e “Zani i Zi”. Pa u diskutu keto gjera ne diskursin publik nuk mund te behen ndryshme te medha shoqerore, une nuk e di qysh e menojne shumica e atyre qe pos dine te ofendojn, te shantazhojne, e te vazhdojne me avazin e vjeter te nenshtrimit, duke i mbajt vlerat e kalbura shtypese.

Dhe nese vazhdojne keshtu te thone se mos i boni keto gjera te medha, ndryshimi nuk do te vie kurr. Me thojne “pse po flet veq per kosove?”, flas per kosove sepse jam nga kosova, e kame Kosoven ne zemer, jame pjese asaj shoqerie, edhe pse jetoje ne diaspore nuk dmth qe nuk jemi nga atje. Dhe ka dallim ne mes te Kosoves dhe Gjermanis, ne gjermani nuk te nguce askush rruges, ne kosove cdo hap qe e qet ngacmohesh, seksizmi eshte shume i perhapun ne Kosove.”, ka shkruar Fatjona në Facebook.  /KultPlus.com

Logoja e 11 vjetorit të pavarësisë cilësohet diskriminuese, aktivistët e ndryshojnë atë

Logoja e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës e cila u lansua këto ditë, po cilësohet diskriminuese, shkruan KultPlus.

Në logo shfaqet figura e një burri në qëndrimin gatitu e ku shkruhet “Kosova, nder dhe detyrë.”

Për këtë kanë reaguar edhe disa aktivistë të të drejtave të njeriut, madje ata në shenjë pakënaqësie kanë realizua një logo ku në vend të burrit është vendosur imazhi i një femre.

Këtë logo të re e ka realizuar dizajneri Isuf Shala.

Ndërsa Teuta Hoxha Jahajt, aktivistja për të drejtat e njeriut, përmes një statusi në Facebook është shprehur se shteti i Kosovës duhet t’i përkrahë më shumë femrat të cilat janë duke bërë më shumë për Kosovën.

“Cka mendoni qe duhet te shkruhet pas Kosoves?

Po besoj qe simboli i ushtarit ke per themelimin e ushtrise, por guximi ke i Vasfijes qe doli publikisht me fol per perjetimin e saj gjate luftes, guximi ke i vajzes nga Drenasi dhe i shume vajzave te tjera qe po flasin per dhunimet qe iu kane ndodhe, e bash per kete guxim shteti i Kosoves duhet me e perkrah.”, ka shkruar Teuta në Facebook.

Një reagim tjetër na vjen nga aktivistja Besa Luzha e cila thotë se kjo logo me patjetër duhet të simbolizojë barazinë.

“Logo e 11 vjetorit te Pavaresise se Kosoves duhet patjeter te simbolizoje barazine, aq me teper se numri 11 perfekt mund te pershtatet me nje burre dhe nje grua qe se bashku pra nderojne dhe punojne per vendin”, ka shkruar Luzha.  /KultPlus.com

Uta Ibrahimi, ambasadorja e parë e kompanisë Bight Gear


Uta Ibrahimi, bëri historinë pasi u ngjit në Everest e në Manaslu, por ajo nuk u ndal asnjëherë, ajo vazhdon ngjitjet e saj me synimet më të larta, shkruan KultPlus.

Por, për të qenë sa më e përgatitur për këto ngjitje, prapa saj gjithmonë qëndrojnë njerëz që e përgatisin sa më mirë.

Bight Gear, kompania e njohur për veshmbathje kualitative për ekspedita, kanë zgjedhur ambasadoren e tyre të parë.

Ura Ibrahimi tashmë është zyrtarisht ambasadorja e parë e Bigt Gear dhe kjo gjë e ka bërë shumë të lumtur alpinisten shqiptare.

Përmes një statusi në Facebook, Uta ka shprehur falënderimin e saj për këtë Bight Gear të cilët i ka falënderuar që gjithmonë i kanë qëndruar pranë dhe e kanë përgatitur për ekspeditat e saj.

“Me njerëzit e mirë të Bight Gear njihem që nga 2018, kur më ndihmuan me veshmbathjet e tyre të kualitetit të lartë, për ekspedita, dhe gjithashtu më ndihmuan me përgatitjet fizike për ekspedita, së bashku me guidat e famshëm nga RMI Guides. 
Në thelb, Bight është më shumë se biznes. Është një kombinim i punës me dashni, e një grupi të ngushtë të personave të apasionuar pas maleve që e kanë vetëm një qëllim: të lehtësojnë dhimbjen e ngjitjeve në male.

Sot, ndihem krenare dhe e nderuar që ata më zgjodhën mua si Ambasadoren e parë të tyre.
Jam shumë falënderuese për mbështetjen dhe besimin e tyre, dhe me gjithë qejf do ti veshi teshat e tyre.”, ka shkruar Uta në Facebook. /KultPlus.com

Katër këshilla vetes

Azem Shkreli

Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh 
me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë. 

ngrehu mbi veten në dot t’rrokësh frerët e erërave, 
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat 
e gjakut tënd. 

n’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë, 
jo në sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi. 

mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh 
për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë. / KultPlus.com