“The Travelers” për jetën epike amerikane

Në prologun e novelës debutuese, por mahnitëse të Regina Porterit, katërvjeçari James Vincent Jr. pyet babanë zjarrfikës se pse njerëzit duhet të flenë.

Babai i përgjigjet ashpërsisht, duke i thënë se “Zoti duhet të ndreqë të gjitha gjërat që njerëzit i kanë shkërdhyer gjatë ditës”. Disa dekada më vonë, kur nipi i tij ia shtron po të njëjtën pyetje, James heziton para se të përgjigjet. “Kurrkush nuk e di”, ia kthen më në fund ai. “Gjumi është një mister”.

Porterm, dramaturge amerikane e shpërblyer me shumë çmime të rëndësishme, interesohet për misteret e jetës sikurse ne që duam të dimë se ku kemi gabuar kur gjërat na shkojnë lëmsh.

Duke ndjekur rrëfimet e dy familjeve të racave e klaneve të ndryshme, njëra e bardhë e tjera me ngjyrë, “The Travelers” udhëton nëpër gjashtë dekada të trazuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe përtej tyre, duke trajtuar disa prej çështjeve të lidhura me të drejtat e njeriut të viteve pesëdhjetë deri te viti i parë i presidentit të parë me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama.

Novela zë fill në mënyrë goxha konvencionale: Agnes Miller është fëmija i vetëm që ka gëzuar shtëpinë, por që rritet në Georgian e Jim Crowit. Por kur Agnes dhe i dashuri i saj, të dytë me ngjyrë, ndalohen dhe arrestohen natën vonë nga një polic i bardhë në një rrugë me emrin “Dasmascus” dhe Agnesi ndahet për t’u marrë “në pyetje”, tmerri i saj, që asnjëherë nuk diskutohet e as nuk pranohet, kthehet në një bombë të heshtur për historinë e saj, duke shkërmoqur jo vetëm jetën e saj, por edhe krejt historinë që shtjellohet në këtë novelë.

Prej atij momenti, novela e Porterit heq dorë prej kronologjisë së ngjarjeve dhe kalon lirshëm nëpër kohë e vende, në një seri zhvillimesh të rëndomta, por të zhbiruara me kujdes të madh prej autores, që janë boshti i tematikës së veprës. Fëmijët rishfaqen si dashnorë, dashnorët si gjyshër të lënë pas dore.

Karakteret dytësore sillen krejt papritmas në ngjarje, pa ndonjë paralajmërim për rikthimin e tyre në skenat e zhvilluara. Ngjarjet përshkruhen në mënyrë mahnitëse si një skenar filmi ose nëpërmjet letrave që këmbehen ndërmjet karaktereve, duke shtuar edhe më shumë hollësi për temat e librit. /KultPlus.com

‘Vendosa të mos ecja në hijen e askujt, nëse dështoj ose s’kam sukses të paktën kam bërë ashtu siç besoj’

Whitney Houston ishte këngëtare e zhanrit pop dhe R&B, aktore, producente filmi dhe modele nga Shtetet e Bashkuara. Më 2009, Guinness World Records e konsideroi atë si femra më e shpërblyer (për sa i përket çmimeve të ndryshme) e të gjitha kohërave. Çmimet e fituara prej saj përfshijnë dy Emmy Awards, gjashtë Grammy Awards, 30 Billboard Music Awards dhe 22 American Music Awards, së bashku në total 415 çmime gjatë gjithë jetës së saj. Houston ishte gjithashtu një nga artistet më të shitura të botës, me më shumë se 170 milion albume të shitura.

Houston është artistja e vetme që ka pasur shtatë vende të para të njëpasnjëshme në listën e Billboard Hot 100. Albumi i saj i vitit 1985 Whitney Houston u bë një nga albumet më të shitura nga një artiste femër në kohën e daljes së tij në treg. Albumi u konsiderua si më i miri i vitit 1986 nga revista e mirënjohur Rolling Stones dhe u rendit nga kjo revistë në vendin e 254 në Listën e 500 albumeve më të mirë të të gjitha kohërave. Albumi i saj i dytë Whitney (1987) u bë albumi i parë nga një artiste femër që të zërë vendin e parë në listën e albumeve Billboard 200. Ky kalim i menjëhershëm i Whitney-t në listat më të njohura muzikore dhe rëndësia e madhe që kishte në MTV, duke e filluar me videon “How Will I Know”, ndikoi që shumë artiste femra Afrikano-Amerikane të ndiqnin hapat e saj.

KultPlus sjellë për ju disa nga thëniet e saj të famshme:

Vendosa shumë kohë më parë kurrë të mos ecja në hijen e askujt; nëse dështoj, ose nëse kam sukses të paktën kam bërë ashtu siç besoj.

Unë jam ose miku im më i mirë ose armiku im më i keq.

Që në fillim, kamera dhe unë ishim miq të shkëlqyeshëm. Ajo më do, dhe unë e dua atë.

Kur vendosa të bëhem këngëtare, nëna ime më paralajmëroi se do të isha shumë e vetmuar. Në thelb të gjithë jemi të vetmuar. Vetmia vjen me jetën.

Ju mund të mashtroni njerëz. Ju mund të mashtroni këdo në çdo kohë të ditës, por nuk mund të mashtroni veten. Natën, kur shkon në shtëpi, duhet të përballesh me veten.

Kam disa shenjtorë të mirë atje jashtë – ashtu është – që luten vazhdimisht për mua. Duhet patjetër t’i kesh ata. Dhe i kam.

Unë jam një person që kam jetë dhe dëshiron të jetojë, dhe gjithmonë dua të jetoj.

Më pëlqen të jem një grua, madje edhe në botën e burrave. Mbi të gjitha, burrat nuk mund të veshin fustane, por ne mund t’i veshim pantallonat.

Do të qëndroja në dhomën time për ditë të tëra, vetëm për ta mbledhur veten, për të ditur se cila do të ishte faza ime tjetër. /KultPlus.com

Sipas “The Sun”, Tirana mes dhjetë qyteteve të preferuara nga britanikët

Tirana renditet e dyta në destinacionet më të kërkuara vitin e kaluar në faqen “Airbnb” që i kushtohet prenotimit të apartamenteve nëpërmjet internetit, shkruan e përditshmja britanike “The Sun”.

“Mbipopullimi dhe rënia e paundit ka bërë që t’i ikë shkëlqimi disa prej qyteteve kryesore të Europës si destinacione turistike këtë vit”, shkruan “The Sun”. Megjithatë një gjeneratë e re qytetesh pak të njohura po zënë kreun e klasifikimit.

“Airbnb” ka listuar 10 qytetet, gati të panjohura, që kanë regjistruar numrin më të lartë të prenotimeve në 12 muajt e fundit.Lviv, në perëndim të Ukrainës ka shënuar rritjen më të lartë në prenotime vitin e kaluar.

Në vend të dytë renditet kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, e ndjekur nga Katovica (Poloni), Koshice (Sllovaki), Kaunas (Lituani), Antalia (Turqi), Bari (Itali) dhe Alkmar (Holandë).

Moska dhe Lisbona, të vetmet qytete të njohura si destinacione turistike në këtë listë, mbyllin dhjetëshen kryesore. /KultPlus.com

Nata e fundit e Balzakut, sipas Viktor Hygosë

Ishte mbrëmja e 18 gushtit të vitit 1850. Viktor Hygo kishte pak kohë që ishte bërë mik i Balzakut, tregon Stefan Cvajg, një mik i mirë, një mik që e përcolli deri në pragun e fundit tokësoren e këtij “shenjtori” pa altar. Ishte ai, që do të mbetej kontakti i fundit i një gjeniu. Një gjeni që do të fliste dhe do të kujtonte për një gjeni tjetër.

I rashë ziles. Hëna doli përmes reve. Rruga ishte e shkretë. Nuk u duk njeri. I rashë ziles për herë të dytë. U hap dera. U duk një shërbyese me një qiri në dorë.
“Ç’dëshironi zotëri?”
Ajo po qante. I tregova se kush isha. Më lanë të hyja në sallonin që ndodhej në katin e parë, ku mbi konsolë, përballë oxhakut është busti i madh prej mermeri i Balzakut, vepër e David D’Anzherit. Një qiri po digjej në tryezën e shtrenjtë në mes të sallonit, këmbëzat e së cilës përbëheshin nga gjashtë statueta të lara në flori, dhe të punuara me shijen më të hollë që bëhet. Hyri edhe një grua tjetër. Edhe ajo po qante.
“Ai po mbaron. Zonja Evelin iku në vendin e saj. Mjekët që dje i humbën shpresat. Ai ka një plagë në këmbën e majtë, i’u bë gangrenë. Mjekët s’dinë ç’të bëjnë. Hidropozia shkakton ënjtjen e këmbës. Mishi dhe lëkura duken si të prishura, prandaj është e pamundur të bëhet injeksion. Këtu e një muaj të shkuar zotëria u pengua në një mobilie të skalitur dhe u dëmtua. Që në orën 9 të mëngjesit ai nuk po flet më. E ëma dërgoi të thërriste një prift. Ai erdhi dhe e mirosi. Zotëria bëri një shenj që e kuptoi se ç’ndodhi. Pas një ore ai i dha dorën zonjës Dë Syrvil, së motrës. Ai ka që në orën 11 që po gulçon. Sontë mbaron. Në dëshironi, unë shkoj e thërras zotin Dë Survil. Ai s’ka rënë akoma për të pushuar”. dhe gruaja doli.
Unë prita disa çaste. Qiriri mezi ndriçonte mobilieritë e salloni dhe tablotë e mrekullueshme të Porbusit dhe të Holbanit që vareshin mureve. Busti i mermertë tundej në gjysmerrësirë si fantazma e një njeriu që po vdes. Një erë kufome mbushte shtëpinë. Hyri zoti Dë Syrvil dhe mi vërtetoi të gjithë ato që më kishte thënë shërbëtorja.
Ne kaluam nëpër korridor, i ngjitëm shkallët e shtruara me sixhade të kuqe dhe të stolisura me statueta, me vazo, me tabllo mureve. Prapë kaluam nëpër një korridor ku pash një derë të hapur. Dëgjova një gulç të fortë ogurzi.
Hyra në dhomën e Balzakut. Shtrati i tij ishte në mes të dhomës. Ishte një shtrat prej druri të kuq me shufërza dhe rripa te koka e te këmbët, mjet për të ngritur të sëmurin. Balzaku dergjej në këtë shtrat dhe kokën e kishte mbështetur mbi një pirg jastëkësh, mbi të cilët kishte vënë edhe jastëkun me damask të kuq të divanit të dhomës. Fytyrën e kishte të mavijosur, thuajse të nxirë, të anuar djathtas, mjekrën të parruar, flokët e thinjur dhe të shkurtër. Sytë e hapur e të ngulët.
Një infermiere e moshuar dhe një shërbëtor qëndronin në dy anët e shtratit. Një qiri digjej mbi një tryezë aty pranë, kurse një tjetër në komonë afër derës. Shërbëtori dhe infermierja heshtnin me njëfarë frike dhe mbanin vesh gulçin e atij që po vdiste. Një erë e padurueshme dilte nga shtrati. Ngrita batanijen dhe kapa dorën e Balzakut. Ishte e djersitur. E shtrëngova, ai nuk i’u përgjigj këtij gjesti… Infermierja më tha: “Ndaj të gdhirë ai mbaron” Zbrita poshtë dhe mora me vete kujtimin e asaj fytyre të zbehtë. Kur po kaloja përmes sallonit, pashë sërish atë bustin e palëvizshëm dhe të ftohtë, krenar, të rrezatuar nga ajo dritë e vagëlluar dhe bëra padashur një krahasim midis vdekjes dhe pavdekësisë.
Ishte fundi, momentet e shterrimit të frymës së një gjeniu, i një njeriu të jashtëzakonshëm. Pak orë më vonë ai u dorëzua. Vdekja qe aq e mëshirshme sa të mos e linte më në atë gjendje, të vuante ende në atë tmerr. Kishte vdekur Honore de Balzak. /Albert Vataj /KultPlus.com

A gabojmë kur huazojmë fjalë të huaja në gjuhën shqipe?

Çallaveshan, mushtëkohem, vjerdh dhe kjomë, janë vetëm disa prej fjalëve të gjuhës shqipe që janë kthyer nga harresa përmes një llogarie në Instagram.

I emërtuar “fjaluer”, sikurse pretendohet se janë quajtur fjalorët kohë më parë, ky profil me shumë ngjyra dhe rreth 60 postime të shprehjeve të ndryshme, ka mbledhur afër vetes mbi 5,600 ndjekës nga maji i këtij viti.

Përshkrimi i llogarisë është i shkurtër por i qartë:

“Fjalë, histori, shpjegime, etimologji, e të dhana të tjera për gjuhën shqipe. Pa paragjykime, e pa qëllime parashkruese. I hapun për sugjerime”.

Plator Gashi, një i ri nga Prishtina, dashamirës i gjuhës shqipe tregon se ideja dhe gatishmëria për ta hapur këtë faqe i ka ardhur shumë natyrshëm.

“Ideja ka qenë që jo vetëm t’i paraqes ato fjalë para njerëzve që ata t’i shohin e përbrendësojnë, por edhe të kuptojmë që nuk kanë asgjë të keqe ato fjalë. Disa prej tyre as nuk janë në fjalor. Pra, gjuha nuk është vetëm ai fjalor i standardit që mban një numër të caktuar fjalësh dhe na tregon neve çfarë të përdorim. Sipas meje, fjalori duhet me qenë një vegël që dokumenton se si njerëzit e flasin gjuhën dhe jo anasjelltas”, ka thënë ai. /KultPlus.com

Epidemia e largimit nga vendi, mungesa e një shteti që i do qytetarët e vetë

Nga Zef Mulaj

Shefi i zyrës së antikrimi iu drejtua të parit, Gjergjit:
-Ç farë mund të na raportosh ndonjë të re të ditëve të fundit?- Dhe si zakonisht kur u bënte pyetje agjentëve kishte nje shikim shumë të mprehtë dhe drejt në sy, me ashpërsi të shoqëruar me një buzëqeshje ironike, që do të thoshte të flasësh me kujdes, shkurt dhe prerë. Për ndryshe, shefi ndërhynte dhe, pastaj mund të nxehej.
Gjergji nisi të përgjigjet, ashtu ngadalë dhe për të nxjerrë fjalën nga goja të dukej se i duhet dyfishi i kohës së zakonëshme, por ama ajo fjalë ishte e kjarte, e prerë dhe që nuk rrëzohej lehtë.
-Pas kontakteve me familjarët, dhe disa persona të tregut, thuhet se fëmijët janë parë ne orën shtatë të mrëmjes, në vëndin e tyre, ku shiheshin për ditë, me banane përpara, dhe djali me disa paketa cigare në dorë. Po rreth kesaj ore nje furgon me targa që nuk jan fiksuar nga askush ka qënë i ndaluar aty afër.
Ata kanë komunikuar me një përson nga makina, pastaj makina është larguar.
-Pas largimit të makinës, a jan parë tjetër femijët?- ndërhyri shefi.
– Po, janë parë përseri aty. Një përson më ka thënë se më vonë te tre bashkë janë larguar në drejtim të stacionit të autobuzave.
-Aëhere kanë marrë ndonjë autobus të ndonjë linje.- tha shefi. Se pikërisht aty nisen , edhe furgonat e taksitë, sidomos te linjave të largëta. Po për makinën a ka ndonjë sinjal se kush ishte?
-Po,- tha Gjergji- një gjë e vogel, por jo shumë e sigurtë . Një makinë, që vjen me furnizime një herë në tre muaj. Por një gjë për të dyshuar, sa herë që vjen nuk vjen me përsona të njëjtë.
– Duhet të njohim makinën dhe personat , dhe për këtë pikë duhet të jemi te qarte, se po nuk ditëm gjë për makinën dhe përsonat, kemi bërë një vrimë në ujë. Ky ishte konkluzioni i shefit.
Gjergji heshti, ndërpreu bisedën, dhe gjërat e tjera, që kishte pregatitur, i mbajti rezervë për të ardhmen.
Pastaj e mori fjalën kolegu Temo:
-Unë mëndoj se kemi të bëjm me ndonjë mashtrim të femijëve, duke përfunduar në duart e një kriminaliteti të organizuar, trafikim, duke i dërguar jashtë. Duke qënë fëmijë janë mashtruar lehtë. Ne kemi dëgjuar për fëmijë nëpër botë, në semafore, në rrugë, prostitucion, pedofili etj. e deri tek trafikimi i organeve. Ne, jashtë kemi pak mundësi për të hetuar, sidoqoftë ne duhet që këtu të gjëjmë fillin e lëmshit, pastaj rugën për të vepruar. Duke gjetur bazat e organizatorëve, pastaj mund të dijmë ndonjë gjë në drejtimin e tyre. Dërgohen jashtë pa dokumente, dhe ndoshta dokumente fallso, pastaj esperienca ka treguar se klandestinët nuk i japin emrat e vërtetë.
Kjo ka bërë, që edhe shumë raste të tjera të bëhen të pa mundura identifikimet e tyre. Në këtë mënyrë fshihen dhe të ikurit per motive kriminale, të denuarit, ata që kanë bërë vrasje, etj. Prandaj rasti i këtyre është shumë delikat, kjo sjell një veshtërsi edhe per t`i shpallur si të humbur ne policinë internacionale, pa dokumete e emra fallso.
Deshi të ndërhynte shefi, por Temo i tha:
– Më fal, zoti shef edhe nje fjale do të shtoj. -Po sikur këto grupe të kenë mbështetje nga bisnesmenë, njerëz në pushtet, problemet do veshtërsohen, dhe zor se shkojmë deri ne fund.
– Ne do bëjm punën tonë, ju duhet te bini materialet këtu pastaj mëndojm ne , kjo është detyra e juaj.- theksoi shefi.- Me sa duket nuk i pëlqeu ndërhyrja e fundit e Temos, prandaj përfundoi.-Kuptuat? Heshti dhe u ngrit i pari në këmbe. U ngrit i gjithe grupi.- Hajde në punë. Takohemi nesër…
Letra me numrat e telefonave në xhepin e Gjergjit, marrë te gjenerali, nuk e linin për as një momënt të qetë. Për këtë episod nuk raportoi asgjë te shefi i tij. Këto numra dhe emri i këthehesin në zëra e mesazhe, që e trondisnin shpirtin e tij të ndjeshëm. Rënkimet, ankimet, thirrjet për ndihmë të fëmijve të vegjël i dukej se i drejtoheshin vetëm atij.
Epidemia e largimeve nga vëndi ishte përhapur rrezikshëm nga jugu në veri. Kudo shikon njerëz, që kapen me dokumente fallso, gomone, tragete, burra, gra e femije, të fshehur në mjete te ndryshme trasporti që udhtojn me orë e ditë te tëra, deri edhe në makinat frigoriferë. Në një rast në një port anglez janë gjetur të ngrirë, sapo është hapur frigoriferi. Një gazetar e ka quajtë koha e klandestinëve, ndoshta është shekulli i klandestinëve, kur në çdo pikë te globit gjën njerëz, që thirren me një ëmër përbuzës dhe nënvlehtësues, refugjatë, klandestinë. Kërkojnë mrekullirat, por mjerisht shpesh gjëjnë fundin e detit, dikush përfundon në trotuare e semafore, dikush gjën një punë në të zezë, pa siguri, me një pagë e trajtim çnjerzor. E shpesh refugjati bën jetën e qënit endacak,duke futë kryet te kambët e urave, duke marrë një sy gjumë në shtëpitë e braktisura, duke u bë pre e homove, kriminelëve. E në të gjithë këtë katrahurë njerzore Gjergji pa dikund, të zbehtë e të shpërftyruar Sofijen e vogël, biznesmenen e bananeve, që nuk dallohej ku ishte e as ku shkonte, por shqiptonte vetëm emrin e nënës. Pikërisht në këto momënte Gjergji po ecte rruges se pallateve të vjetra, që të çonte tek shtëpia e Sofijes. Një shtëpi e vjetër përdhese, me disa dritare të vjetra, që binin në sy nga larg. Në oborrin e shtëpisë një plakë e ulur mbi një gur, që përshëndeti me dashamirësi Gjergjin:
– Mirdita bir i nënes!
– Mirdita nëne! – iu pergjigj Gjergji.
– Nga po vini , se nuk po ju njoh.
– Un jam nga qyteti, por banoj këtu afër.
-I kujt je ?
Gjergji bëri sikur nuk e kuptoi, sepse nuk donte te bëhej i njohur për hirë të punës dhe shërbimit të tij. Por siç duket ajo kishte nevojë të shpërthente, të bisedonte, se brënda sajë vlonte një zjarr që donte t`a shuante, po e digjte, po e shkrumbonte plakën, që i kishte kaluar të tetdhjetat.
-Biri nënës, kur të pashë më ra malli i djemve të ri, ata po ikin për ditë, djem e vajza, po mbetet vëndi i vetëm, pleq e plaka sheh në rrugë, ara e kudo. Çfarë është kjo kohë e zezë që po shohim, duke i lënë fshatrat, malet, tokat e vorret e të parëve, dhe po mësyjnë vëndet e huaja. Po pse, a nuk mund të jetohet këtu, në këtë vënd kaq të bukur, që ka krijue prendia dhe e ka lakmi bota. Kush nuk ka dashtë me e marre këtë tokë, e këtë vënd e kanë coptue copa- copa. Kemi qënë një vënd i madh e i njohur. Këtë bukuri, pse mos t`a shijojnë djemet tanë, me tokë, lumej, male, livadhe , bjeshkë e det. E, këto vajza të bukura, që rriten si lule në pranverë, kush do t`i martojë, djemët tanë po ikin. Bir i nënës çfarë s`po ndiejmë për ditë . A e more vesh për vajzën e Koles, Sofija e vogel hupi, dikush ja hupi fijen… O biri im lotët m`i kanë berë faqet si lvoren e lisit.- dhe shpërtheu në vaj, por nxorri një shami dhe filloj të fëshijë ata sy të dhimshëm në ato zgavra të thella. E përseri vazhdoi:
– Kur kthehej në darkë nga tregu më rrokte duke më thirrur gjyshja ime, dhe më jepte një banane për t`a ngrënë nga ato, që i kishin mbetur pa shitur, nuk i kishte mbushur akoma të pesëmbdhjetat.- Gjergji po dëgjonte me vemëndje plakën e ngarkuar plot malle, dhëmbje sa me zi ngrihej nga guri, pa i dhënë dorën dikush. Ajo vazhdoi të rrëfejë. -Plaka, Nura e Hasanit, po kthehej nga fshati, në stacionin e autobuzit, dhe po priste nipin të shkonte t`a merrte në stacion, ishte ulur në nje stol betoni. Dhe si thotë ajo, e ka parë Sofinë duke hyrë në një makinë. Një burrë i moshuar ishte brënda, kjo makinë ishte e madhe, aso llojesh, që bien furnizime, si i thonë furgona. Kan hyrë në makinë edhe nje djal dhe një vajzë, shumë të ri.
– Nënë, më trego çdo gjë, se më ka prekur shumë kjo ndodhi.
-Njërit prej tyre i shpetoi një strajcë, apo si i thonë këtu torbë, furgoni iku me shpejtësi. Ka kaluar një burrë dhe e ka marrë atë strajcë, thanë se e ka hapur dhe brënda kishte disa banane, e rreth 400 lek te vjetra .
Këtë strajcë e ka gjetë i biri i Kotorrit.- në këtë kohë Gjergji ndërhyri:
-Po, si e quajnë birin e Kotorrit, dhe ku e ka shtëpinë?
-Emrin nuk ia di, se është i ri , vetëm e di, që shtëpia e Kotorrit është te kodra e Cubelit.- Gjergji po i rregjistronte në koke keto biseda të plakës, me shumë kujdes.
Kur Gjergji e përshëndeti e donte të ikte, plaka iu lut, që ta ndihmonte të ngrihej në këmbë, e sipas zakonit për ta përcjellë musafirin. Me atë shkop në dorë e shoqëroi deri tek shtegu i oborrit, i dha dorën duke e uruar:
-Rrugë të mbarë, biri i nënës. Rri këtu ti e mos ikë jashtë, se kemi në këtë qytet plot vajza të bukura, që i duan djemt e bukur si ti!- Dhe ngriti dorën në të cilën kishte shkopin duke e përshëndetur.
Gjergji u nis rrugës, dhe siç e kanë zakon njerzit, ktheu prapa shikimin dhe pa nënën, që ishte akoma në pragun e oborrit, duke ndjekur largimin e tij.
Krejt rastësisht në atë rrugë i doli përpara Mria, nëna e Sofisë. Ajo e dinte, që ai punonte në polici. Dhe Gjergji më vonë kujton: “ Kur po i jepja dorën dorën iu mbushën sytë me lotë, por e fortë si guri lotët i këtheu nje buzqeshje njerëzore, që zbriti mbi buzët e sajë, te lodhura e të thara nga të ftohtit.
– Hajde, a po vjen në shtëpi, pi nje kafe. Jam duke nxituar, se kam lënë gjyshen Nurkë vetëm. /KultPlus.com

Pjesë nga romani ” Vështrim për tej kufive”

Dua shfaqet me shqiponjë në spotin reklamues

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, njoftoi në fillim të këtij muaji se ishte bërë imazh i markës “YSL”. Ajo është pjesë e kësaj marke në promovimin e linjës së re të parfumeve, të quajtura “Libre” nga kjo seri.

Falë pjesëmarrjes së këngëtares shqiptare në këtë reklamë, kampanja reklamuese me titull “Unë jam e lirë”, u transmetua në disa gjuhë të botës dhe në njërën prej tyre edhe në gjuhën shqipe.

Së fundmi, është publikuar edhe spoti reklamues i “LIbre”, në të cilin Dua bën pjesë. Teksa dëgjohet duke thënë “I am free”, artistja Lipa e nis reklamën me një shqiponjë të cilën e mban në duar, e cila ashtu siç është motivi i reklamës përfaqëson lirinë.

Për rastësi dhe në të njëjtën kohë, shqiponja në rastin e Duas përfaqëson edhe prejardhjen e saj shqiptare, marrë parasysh që ky shpend njihet si simbol i mbarë Shqiptarisë. Dua ishte prezente në Kosovë në fillim të muajit gusht, teksa është larguar tani për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku po vazhdon punën për projektet e reja. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=PYga_tKEz6E

Botërori i pokemonëve në Washington

Në Washington po mbahet kampionati botëror i Pokemonëve, krijesave të vogla, të adhurueshme, me aftësi të veçanta luftarake.

Pokemonët janë përreth prej më shumë se dy dekadash dhe tani janë më popullorë se kurrë më parë, kryesisht për shkak të familjeve që ia kalojnë trashëgim njëri-tjetrit. 

Më shumë se 7500 persona do të marrin pjesë në kampionatin botëror të pokemonëve, 2019, në Washington, këtë fundjavë.

Pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete do të luftojnë për titullin botëror me çmime që në total kapin një shifër prej 500 mijë dollarësh.

“Ky është kampionati im i parë. Mësova që po mbahej afër vendit ku unë jetoj ndaj është një mundësi e madhe për mua, të jem pjesë e kësaj bote virtuale ku unë në të vërtetë jam zhytur prej 20 vitesh”, u shpreh një nga pjesëmarrëset.

Nuk ka rëndësi nga jemi dhe çfarë gjuhe flasim – thonë konkurrentët, ne përpiqemi të kuptojmë njëri tjetrin dhe kemi të gjithë një interes të përbashkët. Për ta, bëhet fjalë për një familje të madhe, është – thonë lojtarët, si të jemi pjesë e familjes së madhe pokemon. /KultPlus.com

Në Rahovec vazhdon festa e madhe edhe sot

Festë e madhe dhe me mijëra pjesëmarrës po vazhdon në Rahovec, ku po mbahet “Hardh Festi”.

Kjo është dita e tretë dhe e fundit e Festes së Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”, ku nga ora 10:00, është hapur panairi i rrushit, rakisë, verës dhe gastronimisë.

Ndërsa, turistët do të kenë mundësi të përjetojnë udhëtimin me tren në pjesët më të bukura por edhe vjeljen e rrushit.

Gjithashtu do të ketë edhe DJ të ndryshëm dhe aktivitete për fëmijë por edhe demonstrimi i pjekjes së rakisë rreth kazanit. Ndërsa, nga ora 18:00 do të mbahet aktiviteti “Hardh poezi”, në Muzeun e qytetit të Rahovecit.

Kurse, në mbrëmje pritet një atmosferë mjaft e mirë, pasi do të jenë grupe të ndryshme muzikore. /KultPlus.com

Kalaja e Ali Pashës, një nga destinacionet e turistëve vendas dhe të huaj

Turistët në Vlorë nuk shijojnë vetëm detin. Një tjetër kuriozitet për ta përbën kultura dhe historia shqiptare.

Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo është një prej destinacioneve që pret çdo ditë turistë vendas e të huaj. Pozicioni gjeografik i saj dhe arkitektura janë ato që tërheqin gjithnjë e më shumë turistët, që vijnë nga Italia, Gjermania, Suedia, Polonia e deri nga Singapori i largët.

Përvec bukurisë që ajo mbart, për disa nga vizitorët kjo kala do ishte me e bukur nëse do te kishte një ciceron dhe ndriçimin e duhur.

Vlora tashmë ka në listë edhe këtë destinacion turistik, krahas shumë të tjerave që ofrohen në qytet dhe zonat e tjera bregdetare. /KultPlus.com

Kur Mbreti Zog lejoi Fan Nolin të kthehej në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja

“L’Ere nouvelle” ka botuar, të martën e 30 janarit 1934, në faqen nr.3, një shkrim në lidhje me lejimin e kthimit në atdhe të Fan Nolit nga mbreti Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Kthimi në Shqipëri i ish-Presidentit të Këshillit Fan Noli

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tiranë, 29 Janar.

Z. Fan Noli, ish-President i Këshillit Shqiptar, iu dha leja për tu kthyer në Shqipëri.

Fan Noli jetonte deri tani si një emigrant politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekspozitë për Ed Sheeran

Javën e ardhshme do të hapë dyert për vizitorët ekspozita dedikuar jetës së këngëtarit Ed Sheeran, duke e treguar atë me detaje që nga fëmijëria, para se të bëhej i famshëm e deri më sot.

Fansat do të mund të shohin çdo gjë, duke filluar që nga kukulla Ed Sheeran, disqet e tij, çmimet që ai ka marrë deri tani, kitarën dhe deri te kutia e salcës që është një bashkëpunim i këngëtarit me kompaninë.

Sheeran pas një periudhe dy vjeçare në tur botëror do të japë shfaqjen e tij të fundit në Ipswich të Anglisë, aty ku ndodhet edhe ekspozita, e cila do të mbetet e hapur për 9 muajt e ardhshëm.

Kanë kaluar tetë vite tashmë që nga momenti kur këngëtari lançoi këngën e tij të parë, dhe sot ai konsiderohet si një ndër këngëtarët më të mire dhe më të suksesshëm me famë botërore. /KultPlus.com

Kleriku historian, folklorist dhe muzikant që dha shpirt në torturat komuniste

Quhej “Frati e Kangëve”, se kështu e kishte pagëzuar shkrimtari i madh, Ernest Koliqi. Ishte Át Bernardin Palaj, i cili pati një fund tragjik. Ai ndërroi jetë për shkak të torturave në hetuesitë komuniste.

Është rrëqethëse historia e rrëfyer nga nipi i tij, Luigj Gjergji, i cili ruan imazhet e ditës së fundit të Át Bernardinit, ashtu i shtrirë përtokë, brenda mureve të hekurta të burgut të sajuar për françeskanët, me veladonin e gjakosur e ngjitur pas trupit të vdekur. Át Bernardini la pas historinë e jashtëzakonshme të një njeriu pasionant, që i dha kaq shumë atdheut të tij.

Át Palaj, folklorist

Si mbledhës i folklorit Át Bernardini, nuk është mjaftuar vetëm me marrjen nga goja e popullit dhe sistemimin e këngëve të kreshnikëve të ruajtura gjatë shekujve nëpër Malësi dhe të transmetuara brez mbas brezi, por është shtrirë më gjerë në këtë fushë, duke na folur edhe për mite dhe legjenda që gjendeshin në zona të thella malore, kryesisht në Dukagjin. Mbledhja e këtyre zakoneve, dokeve dhe traditave të bukura të jetës etnike dhe familjare shqiptare, e kanë shtyrë të shohë, të ruajtura, trashëgiminë, përkatësinë dhe identitetin Iliro-Thrak të shqiptarëve.

Për të vërtetuar këtë pohim, po marrim një pjesë studimi të tij, e botuar nga Instituti i Studimeve Shqiptare në Tiranë, titulluar: “Studime dhe tekste, Dega juridike Tiranë” 1943, fq. 122-126. Ja çka shkruhet aty për festën e gjithëmbarshme të ditës së verave, që për të mund të kishte gjenezë ilire:

Studimet mbi letërsinë klasike dhe moderne, si dhe studimet mbi veprat e albanologëve gjermanë, bënë që ai të kishte një kulturë solide dhe të madhe. Por, një ndihmesë të madhe dha edhe në mbledhjen e Kangëve të Kreshnikëve, të botuar për herë të parë në vitin 1937, dhe të ribotuar nga botimet françeskane, në 2005, dhe ribotuar në vitin 2007. Ja se çfarë shkruan Át Palaj me bashkautor një tjetër korife të dalë nga “Shkolla Franceskane” Át Donat Kurtin në lidhje me rëndësinë e këngëve të Kreshnikëve:

“Kangët e vjetra, qi njifen prej malcosvet janë nën emnin “kangë kreshnikësh, kangë të moçme, kangë lahute” janë visari ma i çmueshmi i gjuhës, shprehja ma e gjalla e shum ndiesive bucare e përfytyrimi typik i fizjonomis së kombit t’onë” (shih: Át B Palaj dhe Át D Kurti., Visaret e Kombit, botim II, Shkodër Botime Françeskane 2005, fq. IX).

Át Palaj, historian

Tani do të flasim për kontributin e Át Bernardin Palajt në lamin e historisë shqiptare. Ndër studimet e tij historike, mund të cilësojmë disa që janë më të rëndësishme si: “Studime dhe dokumente rreth dioqezit të Pultit”, shkrime dhe studime dokumentesh, që janë të botuara në revistën “Hylli i Dritës”. Por me mjaft interes, janë edhe studimet: “Lufta shqiptare kundër pushtuesit turk”, (dorëshkrim i pabotuar), “Kryengritja e Dukagjinit që përfshin vitet 1926-1928” (dorëshkrim i pabotuar), “Ditar shënimesh” (dorëshkrim i pabotuar), “A janë Shqyptarët autokton?” (dorëshkrim i pabotuar) dhe “Ça hoqme na katolikët për Shqypni” (dorëshkrim i pabotuar).

Ndër historianët që ka nxjerrë “Shkolla franceskane”, jemi mësuar të dëgjojmë për “Maestron” e historisë, Át Marin Sirdanin. Por, siç duket nga shkrimet e lëna, kjo fushë ka tërhequr edhe Át Palajn. Shumë kanë shkruar për fillimet e robërimit të Shqipërisë nën pushtuesin e ardhur nga Azia, duke e konsideruar një periudhë mjaft të zymtë, të errët dhe të prapambetur për Arbërinë. Ndër këta studiues, spikat edhe emri i “Fratit të Kangëve”. Në studimin “Lufta Shqiptare kundër pushtuesit turk”, ai trajton këto tema: “Gjendja e përgjithshme kishtare prej vjetes 1468 – 1650”, “Largimi i rregulltarve e i bujarve prej Shqypniet”, “Salvimet e turkut”, “Jeta e popullit e e klerit katolik”, “Kryngritja e katolikve”, dhe “Gjendja e Françeskave mrenda kësaj kohe”. Siç shihet nga trajtimi i çështjeve, ky dorëshkrim është lëndë e parë për studimin e asaj periudhe të errët të historisë së Shqipërisë.

Ditari i Át Bernardin Palajt

[at-bernardin-palaj-1] Mes viteve ‘20 dhe ‘30 të shekullit të kaluar, kanë ndodhur shumë ngjarje që kanë lënë gjurmë të paharruara në kujtesën e popullit shqiptar. E kujtojmë me nostalgji qeverisjen e shkurtër, por demokratike të Fan Nolit të vitit 1924. Kjo qeveri që solli dhe ringjalli shumë shpresa të bashkëkohësit, nuk zgjati shumë, duke ia lënë vendin Ahmet Zogut që i ndihmuar nga serbët, përmbysi qeverinë e Nolit.

Të gjitha këto ngarje i gjejmë të renditura në formë ditari, nga Át Bernardin Palaj. Ky ditar sjell të vërteta dhe fakte të reja për ta njohur më mirë atë kohë. Një studim tjetër që paraqet fakte dhe realitete të dhimbshme, janë kujtimet e Át Bernardin Palajt për Revolucionin e Dukagjinit kundër qeverisë zogiste. Ndër faqet e historisë, anashkalohet kjo vuajtje e popullit të Dukagjinit që zgjati për rreth dy vjet. Më lart, kemi thënë se Át Palaj studioi folklorin, zakonet, doket dhe besimet e shqiptarëve, sepse në ato ai pa tradita të lashta ilire. Pikërisht duke u nxitur nga kjo, ai bëri edhe një studim të shkurtër sintetik dhe plot ngjarje të reja në lidhje me çështjen se “A janë shqiptarët autoktonë?”.

Jetëshkrimi i Át Bernardin Palaj

Át Bernardini lindi në Shkodër, më 2 tetor 1894, në një familje të thjeshtë malësore, nga Shllaku. Studimet i filloi në shkollën fillore të etërve françeskanë, e drejtuar në atë kohë nga Át Gjergj Fishta. Studimet gjimnazore i kreu po pranë etërve françeskanë, ndërsa liceun e kreu në Salzburg, e ato teologjike e filozofike, në Innsbruck. Gjatë studimeve, ai tregoi një interes të veçantë për studimet shqiptare, si dhe për autorët e huaj që studiuan zakonet, gjuhën, doket shqiptare. Kryesisht e tërhiqnin albanologët gjermanfolës. Për disa vjet, mësoi në Liceun “Illyricum”, pastaj shërbeu në famullitë e Toplanës, Palçit, Shalës, Bushkashit dhe të Rubikut.

Fundi tragjik i jetës së tij

Në fund të Luftës, i zhgënjyer, tashmë pas përpjekjeve të pashpresa të trupave nacionaliste dhe perëndimore për të formuar një shtet të bazuar në lirinë dhe të drejtat e njeriut, duke e parë rrezikun eminent që po i vërsulej si një bishë e egër nga të vetëshpallurit shpëtimtarë të Shqipërisë, i turbulluar në shpirt, i thotë një tjetër miku të tij, albanologut profesor Karl Gurakuqit: “Do të tërhiqem në nji famullì të maleve të mija të dashtuna – më tha gadi me lotë ndër sy – dhe aty ku mbahet gjallë fryma e shpirtit arbnuer, në kontakt me popullin e thjeshtë, do të vijoj punën e nisun tash sa e sa vjet, tue gjurmue në historinë, në folklorën e sidomos në Kanunin. Do të përplotësoj e do të sistemoj rapsodit, qi unë i kam mbledhë me kujdes tash sa kohë”.  Sa mbresëlënëse dhe rrëqethëse kjo bisedë konfidenciale mes dy dijetarësh.

Por fatkeqësisht, në moshën 51-vjeçare, puna e tij shkencore, si dhe aktiviteti i tij fetar u ndërpre barbarisht, kur për asye absurde, e arrrestuan në Kuvendin e Rubikut me 22. 10. 1946. Pikërisht këtu në Rubik, i shkruan Át Jak Marlekajt një letër, ku i kërkon që ta paraqesë para botës së lirë vuajtjen dhe vrasjet makabre të sa e sa intelektualëve shqiptarë në mënyrë të padrejtë, vetëm për faktin se ishin pionerë të mendimit të lirë dhe demokratik. Në këtë letër, origjinali i së cilës ruhet pranë arkivit françeskan në Shkodër, Palaj shkruan: “I dashtuni P. Jakob, jena në gazep të Zotit. Thueju miqve t’ikun andej qi t’orvaten me sa të munden për me na pshtue prej këtij kobit. Ka nji, ka nji, po na qesin faret të gjithve. Bâne të njoftun mjerimin t’onë ku të dijësh. Të fala B.dini, 20. IV. 1946”.

At Bernardin Palaj vdiq në tortura, më 2 dhjetor të vitit 1946. Ja si e rrëfen nipi i tij, Luigj Gjergji, momentin kur e ëma e At Bernardinit, pa birin e saj të shtrirë përdhe i vdekur nga torturat komuniste.

“Ne na lajmëruan që të shkonim tek Kuvendi për ta parë dhe aty vajtëm: unë me nënën, Lizën dhe gjyshen, Nushën. Ne nuk na lejuan që të futeshim brenda oborrit të Kuvendit, por na hapën paksa portën e jashtme dhe nga aty pamë trupin e Bernardinit të plandosur përdhe me veladonin gjithë gjak të ngjitur për trupi. Njerëzit e Sigurimit na thanë se ai kishte pasur vdekje natyrale dhe na dhanë disa plaçka e sende të tija personale krejt të parëndësishme. Por, e vërteta qëndronte krejt ndryshe, sepse vdekja e tij kishte ardhur nga torturat dhe sëmundja e tetanozit që i ishte shpifur atij ato ditë nga teli me gjëmba që i kishin lidhur duart. Ne kërkuam që të merrnim me vete kufomën e tij për ta varrosur, por ata nuk na e dhanë e pas disa minutash na përzunë nga aty. Që nga ajo ditë ne nuk mësuam dot asnjë të dhënë se ku e kishin varrosur trupin e tij, por pas pesë vjetësh, u hap fjala se At Bernardinin së bashku me gjashtë klerikë të tjerë që i kishin mbytur në tortura, i kishin varrosur në gropën e gëlqeres aty në një skaj të Kuvendit françeskan. Po kështu krahas këtij lajmi ne na thanë se trupi i At Palajt ishte groposur në një vënd me trupin e Dom Lazër Shantojës, brenda murit rrethues të Kuvendit. Por të gjithë këto ishin vetëm fjalë nga njerëz dashamirës, sepse faktikisht eshtrat e At Bernardinit familja jonë nuk ka mundur t’i gjej dot edhe sot e kësaj dite”, e përfundon rrëfimin e tij Luigj Gjergji. /Kujto.al/ KultPlus.com

At Bernardin Palaj:

Image

Ëndërr e bukur

Poezi nga Bujar Meholli

Jam atje ku gjërat
e mira vlerësohen.
Por, ngashërehem.
Nuk e di sa do të 
më zgjas kjo?…

Lotët e mi rrokullisen
dhe shkëputen nga sytë
si petalet e trëndafilit
kur i shkund era.

Oh, ëndërr!
Sa e bukur,
sa e trishtë.
Mos më lësho,
të përgjërohem!
Tani kur në lumin
e kristaltë po notoj…

Preludet e Bahut
po i dëgjoj
të lozur nga duart e tij,
dridhem si purtekë
nga kënaqësia,
e megjithatë frikësohem
se mos prek tokën prapë…
Oh, jo!

Poema e Ismail Kadaresë kundër sistemit komunist të Enver Hoxhës

Në tetor të 1975- s, Ismail Kadare do të sfidonte një regjim të tërë më vjershën reaksionare “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, apo siç njihet ndryshe “Pashallarët e kuq”, përcjellë KultPlus.com


Asokohe, shkrimtari tentoi ta botonte por korrigjuesit dhe kritikët në redaksinë e gazetës “Drita” ngritën alarmin.
Poema denonconte hapur dështimin dhe përlyerjen me gjak të sistemit diktatorial.
Ju kujtojmë se në 2016- n, 41 vite pas zbulimit të ditarit sekret të udhëheqësit komunist u gjetën shënime të vetë Hoxhës mbi Kadarenë dhe poemën e tij. “Ky poet i lig e përgjithëson për të atakuar Partinë, bazën, socializmin, që janë të fortë si çeliku dhe zbatojnë një rrugë të drejtë të palëkundshme marksiste- leniniste të bazuar në luftën e klasave”, shkruan Enver Hoxha në ditarin e tij.
Për Kadarenë thotë se mendoi se kësaj here vërtet do ta pësonte dhe se “lart e poshtë thuhej gojë më gojë që arrestimi i Kadaresë ishte çështje ditësh”. /konica.al/ KultPlus.com

Në mesditë Byroja Politike u mblodh

Në mesditë Byroja Politike u mblodh.
Vallë ç’ka ndodhur në kufijtë veriorë.
Në kufijtë e jugut vallë ç’ndodh.
Qielli është me re dhe dimri sjell dëborë.
Mos lëvizën klasat e përmbysura,
Mos ka katastrofë në prodhim.
Vallë ambasadorët mos kanë nisur
Radiograme plot shqetësim.
Jo. Kufijtë e shtetit janë të qetë.
Nga ambasadat lajme me alarm nuk ka.
Dhe nën diktaturë të proletariatit,
Dimërojnë kokëulur ish kastat e mëdha.
Dhe prodhimi është normal dhe ditët
Rrjedhin të zakonshme në dhjetor…
Po ahere pse kështu papritur
Në mesditë Byroja Politike umblodh?

2.
Shtetet s’prishen kurrë nga çatitë.
Shumë shumë mund të pikojnë diku.
Nga themelet ata prishen
Këtij ligji
Shteti socialist i bindet gjithashtu.
Mund që lart çdo gjë të duket bukur,
Gara socialiste, merrja këngës, haj.
Dhe pankartat dhe heronjtë e punës
Në gazetë lokale në Një Maj.
Telegrame urimi, diell i ndritur
Në mitingje e vjersha letrarësh të rinj
Kurse poshtë
pikërisht në themelitë
Rritet ngadalë tumor i zi.
Për armiqtë kemi topat, himnet, vallet.
Ambasadat që rrëfejnë diçka për ta.
Për burokratizmin ç’kemi vallë?
Topat s’pijnë ujë
dhe konsuj atje s’ka.

3.
Midis shkresash, telefonash,
letërthithësesh
Ata skenat mbushin gjithnjë
Mjaft me këtë qeshje dashamirëse
Burokratët janë tjetër gjë.
Jo me bojë pelikan përjargur,
Si tuafë të këndshëm ho, ho, ho,
Por të kobshëm
me duar të përgjakura
Gjer në bryle unë ata i shoh.
I shoh atje thellë tek rrëmojnë.
Në themelet e revolucionit pikërisht.
Ç’bëjnë ashtu
pse trupat e dëshmorëve
Kthejnë djathtas, majtas dhe
përmbys?
Pa shiko,
trupat sikur i lajnë.
Nga themelet gjakun duan të fshijnë shpejt.
Dhe pas gjakut amanetet q’ata lanë,
Idealet dhe parimet krejt.
Dhe vulën e gjakut si ta zhdukin,
Oh, e dijnë se është lehtë pastaj
Të ndryshojnë revolucionin, diktaturën
E punëtorëve
thelbin e saj.
Ja kështu, atje në gjunjë të ulur
Lajnë e shplajnë gjakun pa pushim
Po ç’patën papritur
Pse u ndalën
Tek një yrt i shkretë, tek një djerrinë.
Këtu janë varrosur të përmbysurit:
Pashallarë, bejlerë, familjet e mëdha
Ata sulen, trupat kthejnë përmbys e nisin
Që t’i zhveshin me një vrull hata.
Rrobe sundimtarësh të përgjakta
Me nishane e grada veshin shpejt.
Dhe me to mbi supe nëpër natë
Ikin drejt mëngjezit si rrebesh.

4.
Dhe mëngjezi erdh,
Të zbetë, të ngrirë,
Nën mantelet me nishane e me kurorë
Ata shkojnë në zyra, ministrira,
Madje ngjiten gjer në Komitet Qendror.
Pashallarë të kuq. Bejlerë me tesera partije
Baron-sekretarë. Bosë të naftës. Varg.
Në kortezh të zymte, nën himne liturgjie
Çojnë tabutin e revolucionit për në varr…

5.
Kurse pamja e jashtme ishte ndryshe
Buzëqeshje, tundje grushti në miting
Thjeshtësi tek xha Kamberi, tek X gjyshe,
Dhe fjalët “Enver” “parti”, “autokritikë”.
Kështu ishte ditën, kurse natën
Zbrisnin në themel ata sërish.
Por revolucioni s’ish kala e Rozafatit
Që duronte ditën ngre e ngre e natën prish.

6.
Enver Hoxha, syri i tij i mprehtë
Ishte i pari që dyshoi për ta.
Dhe ahere në themele të shtetit
Zbriti si në baladat e mëdha.
Një pishtar të kuq mbante në dorë.
Dheu dridhej
Flaka mbi ta ra.
Dhe i pa tek prishnin gjakun e dëshmorëve
Tek ndanin mantelet seç i pa.
“Ja, ku qenkeni!”
Ata u ngrinë.
– Oh, shoku Enver, hm, rroftë, oj!-
Por ai i mvrejtur me dhembjen në çdo thinjë
Si një mal në dimër bubulloi.
Krisht ai nuk ish që t’i dëbonte
Nga pushteti me kamçik dhe stap.
Ai klasën ngriti të punëtorëve.
Për ta bërë burokratizmin zap.

7.
Si dikur patrullat partizane
Shtegëtojnë ekipet e kontrollit punëtor.
Që të mos i marrin ministritë me topa Nesër.
Sot i marrim me kontroll.
Diktaturë e klasës s’është veç në vjersha
Dhe në ditlindjen e veteranit tornitor.
Je për socializmin?
Vrapo në rrjeshta
Shpall kudo dhe mbi këdo
kontroll punëtor.
Bjeri ditë e natë burokratizmit,
Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj.
Në se s’do që nesër skuadër e pushkatimit
Të të vejë në mur tek Bulevardi i Madh.

8.
Ditët ikin.
Vorbullat e ngjarjeve
Nëpër stinë e vite shtjellen me furi
Vijnë plenumet e partisë porsi ushtarët
E revolucionit
në stuhi.
Ecën klasa pas partisë në ditë epike,
Populli pas klasës derdhet oqean
Dhe n’u mbledhtë prapë Byroja Politike
Mesditë a mesnatë
gati të gjithë janë.

Kur natyra pushton qytetërimin

Sado ta gënjejmë veten se po lëmë gjurmë në tokë, çdo gjë e ekzistencës sonë është e përkohshme, përcjellë KultPlus

Nëse i lihet kohë, nëna natyrë ka aftësinë t’i rifitojë të gjitha territoret që ka humbur ndaj njeriut. Këto foto tregojnë më së miri se çfarë është e aftë të bëjë natyra, dhe se sa e vogël është gjithçka që bëjmë në planet.

/gazetametro/KultPlus.com

10 detajet misterioze të Titanikut

1. Në mbrëmjen e 14 prillit, kur anija goditi një akullnajë, udhëtarëve në klasën e parë iu shërbye darka që përfshinte stridhe (kërmill deti), salmon i zier, let viçi, qengj me salcë e nenexhik, çokollatë e shkrirë dhe puding. Çdo pjatë shoqërohej me lloje të ndryshme vere, pije alkoolike dhe puro ose cigare të shtrenjta.

2. Në Titanik ekzistonte edhe gazeta ditore e anijes, ‘The Atlantic Daily Bulletin’, që përfshinte lajmet e fundit nga bursa, rezultatet e garave të kuajve dhe thashethemet e shoqërisë së lartë. Të gjitha lajmet transferoheshin me telegraf dhe pastaj shtypeshin në anije.

3. Titanik ishte i pajisur me shumë pajime luksi, si hamam turk, bibliotekë, dhomë skuosh dhe pishinë me ujë të ngrohtë. Gjithashtu, anija posedonte edhe një sallë operacioni, të pajisur me pajisje për operacione të ndërlikuara.

4. Në bordin e anijes ndodheshin disa prej njerëzve më të pasur dhe më të njohur në botë megjithëse munguan dy persona të rëndësishëm. Financieri J.P. Morgan dhe prodhuesi i famshëm i çokollatave, Milton S. Hershey, edhe pse i kishin nxjerrë biletat, në momentin e fundit e anuluan udhëtimin.

5. Gati një muaj pas përmbytjes, aktorja Dorothy Gibson, e cila i mbijetoi katastrofës, interpretoi në lmin pa zë “E Shpëtuar nga Titaniku”, ku përshkroi rrëmin e saj personal. Ishte ky lmi i parë, nga dhjetëra të tjerë që përshkruan fatin e anijes.

6. Muzeu i Titanic, në Boston, është më i madhi që i dedikohet tragjedisë. Ai posedon një koleksion të rrallë, që përfshin barkat e shpëtimit, amurin britanik të anijes, menynë e darkës, qilimi që ishte shtruar për udhëtarët e klasës së parë, letra e kartolina që udhëtarët kishin marrë me vete në bord, një kambanë që ishte vendosur në kuvertën e anijes, etj

7. Sipas gazetës britanike “The Mirror”, së fundmi është gjetur violina që i përkiste krye muzikantit të grupit muzikor në kuvertën e anijes, që bëri muzikë deri në çastet e fundit para përmbytjes. Tashmë po bëhet ekspertiza e nevojshme për verikimin e vërtetësisë së saj. Nëse del se violina vërtet është marrë nga fundi i detit, ajo mund të vlejë disa dhjetëra miliona dollarë.

8. Ish-shtëpia e të mbijetuarës më të njohur, Margaret Braun, në Denver, është shndërruar në muze. Pas përmbytjes së Titanic, ajo bë e famshme si “e papërmbytshmja Moli Braun”. Në lmin me Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet,Braun ishte gruaja e vetme që luftonte me një marinar dhe që në fund ia doli të
kthente një barkë për të marrë të mbijetuarit në det, përfshirë këtu edhe heroinën e lmit, Rose. Shume pak persona e dinë se kjo ishte ngjarje e vërtetë

9. E mbijetuara e fundit e Titanikut vdiq në vitin 2009. Millvina Dean ishte nëntë vjeç në kohën e tragjedisë. Ajo vdiq në moshën 106-vjeçare, disa muaj pasi që DiCaprio dhe Winslet u zotuan që të paguanin shpenzimet për trajtimin e saj.

10. Shumë burime pretendojnë se kënga që grupi muzikor në Titanic interpretoi para fundosje së anijes ishte “Afrohu o Zot Tek Unë”. Mirëpo, gjatë një interviste për ‘The New York Times’ (në vitin 1992), Harold Bride, i vetmi muzikant i mbijetuar i grupit, deklaroi se kënga e fundit ishte “Marshi i Vjeshtës”. /gazetablic/ KultPlus.com

Vdes në moshën 86 vjeçare animatori i njohur i “Roger Rabbit”

Richard Williams, animatori fitues i çmimit Oscar që punoi në filmin e njohur “Who Framed Roger Rabbit”, ka vdekurën moshën 86 vjeçare.

Williams, ka lindur në Toronto por është zhvendosur në Britani të Madhe në vitet e ’50-ta, ai ka fituar dy çmime Oscar dhe një Bafta për punën e tij si regjisor animacioni për filmin e vitit 1988, ku rolin kryesor e kishte Bob Hoskins, raporton BBC.

Fituesi i trefishtë i Oscarit dhe i Baftas ka punuar edhe në dy filmat “Pink Panther” dhe në “Casino Royale”.

Williams vdiq në shtëpinë e tij në Bristol të premten, ka njoftuar familja e tij.

Williams, që ishte edhe aktor i zërave dhe shkrimtar, kishte thënë se Borëbardha – të cilën e kishte parë në moshën 5 vjeçare – i ka lënë “përshtypje të jashtëzakonshme” atij.

“Sa isha fëmijë, gjithmonë kam dashur të shkoj në ‘Disney’. Isha fëmijë i mençur, nisa të merresha me vizatime dhe kështu hyra në ‘Disney”, kishte thënë ai më 2008 për BBC-në.

“Ata bënë një tregim për mua, ndërsa unë qëndrova aty për dy ditë… mund të imagjinoni se çka do të thotë kjo për një fëmijë”.

Pas kësaj, ai ishte këshilluar të mësonte të vizatonte si duhet dhe pranoi se kishte “humbur krejtësisht interesimin për animacion” derisa nuk i mbushi 23 vjet – kur iu kushtua krejtësisht artit.

Filmi i tij i parë, “The Little Island”, u lansua më 1958 dhe fitoi një Bafta, ndërsa adaptimi i tij animacion i “A Christmas Carol” më 1971 bëri që ai të fitonte Oscarin e parë./koha.net/ KultPlus.com

Robert Schumann, poeti që u bë kompozitor i shquar i romantizmit gjerman

Nga Albert Vataj

Mes ndikimit letrar të të atit, August Schumann, romancier dhe një përkthyes i vlerësuar, njëherash zotërues i një biblioteke të pasur; dhe nënës, e cila kishte prirje të forta për muzikën, duket se Robert Schuman-i do të zgjidhte përfundimisht ëndrrën e udhërrëfyer prej së ëmës, mizikën, por pa mundur të heq dorë përfundimisht nga pena.


Në moshën 7- vjeçare, Roberti mori orën e parë të mësimit për piano, shkroi kompozime të shkurtra, por edhe hartime, poezi dhe fragmente romanesh. Në atë masë që ishte rrënjësor shkollimi bazë i Schumann-it – ai mësoi latinisht, greqisht, frëngjisht dhe konsiderohej si talent i veçantë për gjuhët – në atë masë mbeti amatoresk shkollimi i tij muzikor. Shpejt ai arriti të luajë piano më mirë se mësuesi i tij dhe prandaj e vazhdoi si autodidakt mësimin e pianos për tu bërë më pas një nga kompozitorët më të mëdhenj të romantizmit gjerman.
Ai lind më 8 qershor 1810. Ka lënë një galeri të pasuri krijimtarie, nga pjesët e vogla për piano deri në sinfonitë e mëdha.
Një fund aspak dinjitoz, por gjithsesi me pritshmëri për shkak të balancave të humbura psikike, shënoi shuarjen graduale të këtij ylli të muzikës, njeriut të ndjenjave delikate dhe dhe shpërthimeve të hovshme krijuese.
Shenjat e depresioneve dhe të manive te Robert Schumann-i do ta sëmbonin gjatë kompozitori. Shpesh ai rrinte gjithë natën zgjuar dhe ankohej se në kokë i buçitnin pjesë të tëra orkestrale. Megjithatë, në katër vjetët e tij në Dyseldorf ai shkroi një të tretën e gjithë veprës së tij: midis të tjerash, Koncertin sot të famshëm në botë për Violonçel, Koncertin për Violinë, Meshën op.47 dhe “Rekuiem”-in.
Pas kësaj edhe një rreze tjetër drite. Johannes Brahms-i i viziton Schumann-ët në Dyseldorf. Roberti entuziazmohet nga pianisti dhe kompozitori i ri dhe i shtron atij rrugën për karrierën muzikore.
Por Schumanni kalon gjithnjë e më tepër në një gjendje problemesh mendore. Më 27 shkurt 1854, në një moment kur nuk e pa njeri, ai doli nga shtëpia. Është e Hëna e Karnavaleve, gjithë Rajoni i Rinit feston karnavalet. Askujt nuk i bie në sy burri, i cili ecën drejt Rinit, ngjitet mbi kangjella dhe hidhet në lumë. Schumann-in e shpëtojnë, por dy vitet e mëpasme të fundit të jetës ai i kalon në një spital në Bonn./KultPlus.com

A e keni pyetur ndonjëherë veten pse quhemi shqiptarë?

Sipas një tradite shqiptare pretendohet se emri “Shqiptar” (Bij të Shqipes) e ka origjinën nga një thënie e Pirros. Kur dikush lavdonte zhdërvjelltësinë e lëvizjes së trupave të tij, ai i përgjigjet me krenari se një gjë të tillë ishte normale, pasi ushtarët e tij ishin “Bijtë e Shqipes”, kështu qenë lëvizjet e tyre. Natyrisht u shembëllënin fluturimeve të madhërishme të mbretit të shpendëve.

Pirroja ishte, ndoshta, sundimtari më i shquar i Epirit. Ai, si pasardhës i largët i Akilit, ishte biri i Akidit. Kushëriri i Aleksandrit të Molosisë që sundoi Molosët e Janinës.
Fatkeqësisht Akidi u ngatërrua në grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhoje, në fillim humbi mbretërinë e pastaj edhe jetën në vitin 313 para Kr.
I biri tij Pirroja, në atë kohë vetëm 6 vjeç, u shpëtua nga Glauku, Princi i fisit Ilir të Taulantëve. Në moshë të re ai hipi në fron për një kohë të shkurtër, por u rrëzua shpejt dhe filloi karrierën ushtarake me Antigonin e Maqedonisë, Komandantin veteran që kishte shërbyer me Aleksandrin e Madh. Në njërën nga betejat ai u kap rob dhe u dërgua si peng në Aleksandri.
Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha për grua të bijën dhe në vitin 296 para Kr.e vuri përsëri në fronin e mbretërisë së tij. Pirro gëzonte nam për fisnikërinë dhe trimërinë e tij në betejë. Epirotët e quanin “Shqiponjë”.

Sipas një versioni tjetër, disi të ndryshëm, kur ushtarët e tij u thurnin lëvdata sulmeve të tija të guximshme e të shpejta ata e quanin “Shqiponjë” ai iu përgjigjej se ata ishin krahwt e tija , që benin të mundur fluturimin e shpejtë të shqiponjës .
Thuhet se kjo çoi në adoptimin e këtij emri , të cilin populli shqiptar e përdor edhe sot e kësaj dite. Pra jo “ALBANE” por “Shqiptare” ose “Bij të Shqipes”. /BotaSot/ KultPlus.com

Filmi “Rruga”, pjesë e festivalit ndërkombëtar të filmit në Kansas

Filmi “Rruga”, me regji të Besim Ugzmajlit është përzgjedhur për Festivalin e 19-të Ndërkombëtar të Filmit në Kansas, që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti.


Për filmin “Rruga”, Ugzmajli ka zgjedhur temën e trafikimit me qenie njerëzore. Personazhet, Lena dhe Genti takohen në një situatë të pazakontë, por tregimi i tyre është më i ndryshëm sesa duket e tingëllon në fillim. Të dytë kanë përjetuar dhimbje të shkaktuar prej njerëzve tjerë, shkruan KultPlus.

Regjisori ka njoftuar për KultPlus se filmi tashmë është përzgjedhur për Edmonton Film Festival në Kanada, festival i akredituar nga Akademia Oscars, për të propozuar për Oscars, në rast se filmi triumfon në këtë festival respektiv.
“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s me producent, skenarist dhe regjisor Besim Ugzmajlin./KultPlus.com

Letër gruas së vërtetë të ish-burrit tim

Nga Agron Tufa

E dashur zonja grua e vërtetë e ish-burrit tim,

Unë e di se tash ju jeni bashkë duke kaluar muajin e mjaltit, siç më kanë thënë, diku, në Egjé, në një ishull të bukur ekzotik, me një emër të lashtë grek. Di, gjithashtu, që ju nuk dini gjë për ekzistencën time të mjerë në jetën e burrit tuaj, andaj po nxitoj vetë t’ju vë në dijeni, parasé për mua, me gjasë, t’ju flasë ish-burri im, me po atë shpërfillje të njohur, me të cilën më pati damkosë me vite e vite si “grua të pabesë”, që ndragu “shtratin e panjollë” bashkëshortor (!) Me ato që tha, më ndau nga gjithë gjinia mashkullore e botës. Foli çfarë i desh oreksi, ç’i mundësoi rangu i pushtetshëm familjar dhe fitoi: fjala e tij kundër times. Por s’dua të zgjatem rreth kësaj lufte të humbur. As kur ishte bir gjysmëperëndie, as tani që është pothuaj perëndiçkë.

Nuk kam folur as atëherë kur manteli i atllastë i pushtetit familjar i pat rrëshkitur furishëm në banjot publike; tani, e dashur grua e vërtetë e ish-burrit tim, nuk ia vlen… është vonë, për çfarëdo pretendimi.
Andaj, së pari, ju uroj sinqerisht, që muaji juaj i mjaltit të jetë menjëmend mjaltë. I tillë, që t’ua mbushë për jetë e mot hojet kujtimeve tuaja të përbashkëta. Së dyti, jua them me zemër në dorë (dhe ju s’keni pse të mos më zini besë), se burri juaj, siç kam bindjen tashmë, ka qenë i pafajshëm në një gjë, të cilën unë nuk arrita t’ia jepja në lidhjen tonë të pafat…
Isha unë, pra, ajo, që nuk diti ta mbajë. Po, e dashur: unë, si grua, nuk qeshë aq burrë sa të sajoja një tjetër kënaqësi shtrati me ia falë atij burrnisht, si burri burrit! Së treti, kjo mospërputhje e njëanshme në kënaqësitë e shtratit, ndjeva se po më bëhej pak e fije kanosëse kur hodha vështrimin dhe pashë, se përpara më priste një perspektivë e vetmuar dhe një e ardhme pa pasardhës…

Ky, e dashur, e vetëm ky ka qenë shkaku i vendimit tim për t’u tërhequr vetë, për t’i hapur udhë kënaqësisë së tij monomane, e cila, sugjeronte për mua një tip të huaj lumturie, që zor të na mbante më bashkë. E unë, e dashur gruaja e vërtetë e ish-burrit tim, doja, asokohe, me qenë gjithçkaja për të. Ajme! Tash gjykojeni vetë qysh përfunduan përpjekjet e mia n’atë luftë të vetmuar e të pabarabartë me të pamundshmen: S’mund të isha ndryshe, e dashur, përpos se një femër që luftonte për dashurinë, paçka se si grua nuk qeshë dot aq burrë, në atë kuptim, pikërisht, siç jeni ju tani me ish-burrin tim – zbulues inovatorë kënaqësish hibride me muajin e mjaltit të grerëzave…
Tani, e dashur, kushtet kanë ndryshuar tok me epokën..

S’ka më tabu. Dhe ish-burri im gjeti tjera udhë për t’u ngjitur në fron, më i pushtetshëm se kurrë, më i pushtetshëm se gjithë pema familjare me gjithë degë, degëza e piptha. Sepse tani, e dashur, për lumturinë e harmoninë familjare bëhen kalkulime të sakta. Si duket, këto i ka bërë mirë gruaja e tij e tretë zyrtare, përkrah të cilës del shpesh për të shkërbyer atë çka do populli, jo çka dëshiron ai vetë…
Dikush e do lumturinë si mall për vitrinë. Dikush i trembet vitrinës dhe nxiton ta fshehë sa më thellë, për ta shijuar vetë, larg syve të turmës së verbër. Prandaj, tek i mbyll këto radhë, e dashur e dashura e vërtetë e ish-burrit tim, më lejoni një këshillë: shijojeni, i patrazuar prej kujt, duke përfituar nga maska e pushtetit të ish-burrit tim, e sidomos, nga maska e gruas së tij të tretë zyrtare.

Ju jeni gruaja e vërtetë e tij, e mbrojtur nën banak nga syri i turmës e nga xhelozia, sepse si grua jeni aq burrë, sa ta ndani burrnisht kënaqësinë me të, si burri me burrin, përsa unë si grua, nuk qeshë dot aq burrë…
(Shkëputur nga vëllimi “Kafsha apo fantazma”) /KultPlus.com

50 shqiptarët më të famshëm në botë

Shqiptarët jo rrallë herë e kanë treguar veten të sukseshëm në fusha të ndryshme, si në art, shkencë e në sport. Në vijim, lista e 50-të shqiptarëve më të sukseshëm në botë.

Nënë Tereza– Jo vetëm që është shqiptarja më e famshme, por është edhe shqiptarja me të cilën Shqipëria krenohet.

Robert De Niro– Natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij në Rai 1, se origjinën e ka të përzierë mes Siçilisë dhe Shqipëri.

Ismail Kadare– Shkrimtari me famë tashmë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”

Inva Mula– Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat botërore.

Ana Oxa- Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja.

Sandra Bullock– Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.

James Belushi– Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me origjinë shqiptare.

Ferid Murati– Nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” në mjekësi në vitin 1998.

Angjelin Prelocaj– Balet maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare.

Eliza Dushku– Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare.

Agim Kaba– Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare.

Stan Dragoti- Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri prejardhjen e tij shqiptare.

Riçard Lukaj- I lindur në Itali nga prindër shqiptarë, Lukaj cilësohet si “magjistari” i Wall Street, duke mbetur një nga menaxherët më të rinj të një rangu aq të lartë.

Joseph DioGuardi– Ish-kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i lindur në Nju-Jork, njëkohësisht dhe udhëheqës i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane. Ai është me origjinë shqiptare dhe që prej vitit 1989 ka bërë 15 udhëtime në Ballkan.

Emina Cunmulaj- Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA.

Alan Shepard– Ai u lind ne East Dery, New Hampshire të SHBA më 18 Nentor 1923. Është me origjinë shqiptare. Shepardi në misionin Apollo 4 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike. Si kozmonaut, ai është i pari që ka fluturuar në kozmos si amerikan dhe i pesti që ka shkelur në Hënë. Ai vuri edhe flamurin shqiptar në Hënë.

Tie (Tahir) Domi-Ka lindur në Ontario, Kanada më 1 Nëntor 1969 nga prindër shqiptarë. Është një lojtar hokeji mjaft i famshëm në Kanada.

James Biberi- Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë.

George Tenet- Ish-drejtori i CIA-s, që u bë famshëm prej luftës në Irak, e ka deklaruar vetë në librin e tij autobiografik, se është me origjinë nga Himara.

Kristine Elezaj- E njohur si “Kebe” tek fansat e saj, është një këngëtare shqiptaro-amerikane. Ajo është bërë mjaft e famshme në SHBA. Kristina e lancoi këngën e parë “Let You knoë” një vit më pare e ndjekur nga “Souvenirs”. Elezaj para ca ditësh doli e 53-ta në çmimet “Grammy”.

Azem Maksutaj– Ndër sportistët më të njohur në botë. Që në moshën 19-vjeçare u bë kampion i botës në peshën gjysmë të rënd në Taiboks. Cilësohet si sportisti më i mirë në botë në Taiboks, për të janë bërë edhe shumë filma.

Laureta Meci- E lindur në Kuçovë, ka përfunduar shkollën prestigjioze të aktrimit “Stella Adler” në Nju-Jork dhe po avancon me karrierën e saj.

Ilir Shaqiri- Balerin i famshëm shqiptar në Itali, u bë i njohur nga programi televiziv “Amici”.

Kledi Kadiu- Balerin shqiptar me famë të madhe në Itali, pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “Amici”.

Leon Cino- Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë, edhe Leon Cino u bë i njohur shumë shpejt në Itali.

Klajdi Selimi- Sërish një balerin shqiptar që u bë shumë shpejt protagonist i programit “Amici”.

Donald Llambro- Ai është një nga gazetarët më të njohur në SHBA. Aktualisht është shef i korrespodencës politike në gazetën The Washinton Times. Ai ka lindur në 14 korrik 1940 në Masacusets nga prindër shqiptarë.
Tedi Papavrami- I lindur në Tiranë, ai studio në konservatorin kombëtar “Superieur de Musique” në Paris. Ai ka interpretuar në shumë skena të botës.

Erald Dervishi- I lindur në Durrës, ai është një nga kampionët më të rinj në historinë botërore të Shahut.

Anthony Athanas- I lindur më 1911 në Korçë, ai shkoi në Nju Jork kur ishte vetëm 5 vjeç dhe arriti të hapte në Boston një nga restorantet më të njohur të vendit. Vitet e fundit, restoranti i tij shërbente afërsisht 700,000 vakte në vit, duke u konsideruar si restoranti i pestë më i rëndësishëm në Amerikë.

Saimir Pirgu- Pavarësisht se në moshë të re, Saimir Pirgu u bë shumë shpejt i njohur si tenor, duke fituar një sërë çmimesh në Itali.

Fadil Berisha- Cilësohet si fotografi më i madh në botë. Fadil Berisha është shqiptar. Disa nga personalitet që janë klientë të studios janë emra të tillë si: Halle Berry, Placido Domingo, Snoop Dog, Bill Clinton, Donald Trump, etj.

Hila Popaj- Ata që kanë parë seritë e filmit “Ninja” duhet ta kenë parë pa e ditur se ai është shqiptar. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në “Chinatown”.

Liria Begeja- Regjisorja e njohur franko-shqiptare.

Elsa Lila- Pasi korri mjaft sukses me çmimet e saj të para në Festivalin Kombëtar Shqiptar, ajo u bë e njohur edhe në Itali, ku mori pjesë në festivalin e Sanremos.

Nik Xhelilaj- I lindur në Tiranë në vitin 1983, debutimin në ekranin e kinemasë e ka në vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”. Por filmi dramatik mbi plagët e emigracionit, me titullin “Shqiptari”, të regjisorit Johanes Naber, ku Xhelilaj është dhe protagonist, e solli atë në “Shooting Star”, duke qenë dhe aktori i parë shqiptar që arrin këtë sukses. Para ca ditësh ai u shpall një nga 10 aktorët e rinj më të mirë europianë të momentit.

Rame Lahaj- Tenori me famë botërore

William Gregory- William Gregory është një astronaut amerikan, paraardhësit e të cilit kanë emigruar nga Shqipëria në fillim të këtij shekulli të kaluar.

Karl Gega- Një arkitekt me famë botërore. Ai është edhe ndërtues i hekurudhës së Semmeringut!

Igli Tare- Futbollisti shqiptar, i cili është mjaft i suksesshëm gjithashtu në Itali. Tani është drejtor teknik i ekipit të Lazios.

Ambeta Toromani- Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë edhe Ambeta Toromani u bë shumë shpejt e njohur në Itali.

Oni Pustina- I shfaqur në reklama të ndryshme, Oni Pustina është modeli i famshëm shqiptar që luan rolin e postierit në emisionin “Ce posta per te”.

Valbona Çoba- Ajo u bë e njohur fillimisht në Shqipëri, më pas në Greqi si një modele e famshme, ndërsa tani është modele dhe aktore në SHBA.

Aris Golemi- I diplomuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, ai ka performuar live me këngëtarin e muzikës kauntri, Dwight Yoakam, dhe gjithashtu ka qenë koreograf i disa pjesëve të grupit N’SYNC.

Eda Zari- Lindur në Tiranë, Eda Zari jeton prej vitesh në Gjermani, ku është një këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo është gjithashtu ambasadore e kulturës së Shqipërisë.

Aleksandër Moisiu- Moisiu sot adhurohet dhe respektohet në botë, por sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit. Aleksandër Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Re”

Laura Mersini Houghton- Ajo është kozmologe dhe është shqiptare, si dhe një nga femrat e pakta në botë që merren me këtë shkencë.

Andamion Murataj- Ështe kineast shqiptar i cili ka punuar si skenarist dhe kineast ne New York gjate 12- vjeteve te fundit. Ai është diplomuar ne Universitetin Amerikan (Washington DC). Si kineast ai ka xhiruar shumë filma dhe dokumentare midis të cilëve dhe dokumentarin PBS Children Will Listen

Luan Krasniqi- Ai është tashmë një boksier më famë, i cili ka mbajtur deri vonë titullin Kampion i Evropës.

Lorik Cana- Ai ka luajtur ne mjaft klube europiane ku ka dhënë një kontribut dhe duke treguar vlerat e një shqiptari të vërtetë, aktualisht luan me ekipin turk të Gallatasarajit. Është edhe ambasador i UNICEF-it, së bashku me lojtarë të kalibrit Bekam dhe Ronaldo./voal.ch/ KultPlus.com

Dashuri e vështirë

Poezi nga Dritëro Agolli

Ti në kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s’të ka zënë,
Abazhuri mbi qerpikë ndrit
Libri nga gishtrinjtë të ka rënë.

Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe sharë
Jemi ndarë shpesh ne udhetim,
Por drejt njeri tjetrit kemi ngarë.

Dhoma hesht e rruga larg gjemon
Ti sheh ëndrra kaltëroshe shumë
Unë, ndonse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjumë.

Të kam pasur ëndërr cast e orë,
Ëndërr të trishtuar dhe të mirë
Po të jem vërtetë një Pitagorë
Ti je teorema më e veshtirë… /KultPlus.com