Gjatë këtyre shëtitjeve nuk më kujtoheshin asnjëherë ato që
më thoshte ajo. Isha krejt i ekzaltuar, i bindur se një forcë mistike na ishte
afruar dhe se bashkimi ynë ishte rezultat i një afiniteti të
paracaktuar. Kisha tre mëngjese që e njihja; tre mëngjese të shkurtra, përpara
të cilave pjesa tjetër e ditës nuk ekzistonte deri në mëngjesin pasardhës.
Por, mëngjesin e katërt qëndrimi i saj ndryshoi. Ajo më priti ftohtë, pa entuziazëm
dhe nuk pranoi të ma kapte dorën. Unë e qortova për këtë gjë dhe e akuzova me
shaka se nuk më donte. Më tha – në fund të fundit, unë jam pesëmbëdhjetë vjeç
dhe ju nuk jeni veçse katër vjet më i madh se unë. Unë nuk desha ta kuptoja
domethënien e kësaj vërejtjeje. Por, nuk mund të mos e vija re mënyrën me të
cilën papritur po më largonte. Vështronte drejt përpara, duke ecur me një hap
elegant prej gjimnazisteje, me duart të futura në xhepat e bluzës marinare.
– Me fjalë të tjera, ju nuk më doni me
të vërtetë – i thashë. Nuk e di – ma ktheu ajo. Unë mbeta i hutuar. – Në qoftë
se nuk e dini, atëherë nuk më doni. Në vend të përgjigjes, ajo vazhdoi të ecte
pa thënë asgjë. E shikoni çfarë profeti jam – zura të flisja unë me një ton të
lehtë. – Ju kisha thënë se do të pendohesha që u njoha me ju. Provova ta merrja
në pyetje për të zbuluar ndjenjat e saj të vërteta në lidhje me mua, por të
gjitha pyetjeve ajo iu përgjigj njëlloj: – Nuk e di.
Doni të martoheni me mua? – I thashë më
në fund për ta zënë ngushtë. – Unë jam tepër e re. Mirë atëherë, sikur të ishit
e detyruar të martoheshit, do të më merrnit mua, apo ndonjë tjetër? Por, ajo
nuk donte të angazhohej dhe përsëriste pa pushim të njëjtat fjalë: – Nuk e di…
unë ju dua… por… – Por nuk më doni – i thashë unë tërë ankth. Ajo mbeti në
heshtje.
Ishte një mëngjes i vrerët, rrugët
kishin një pamje të përhime dhe të shëmtuar. E keqja është se kam lejuar t’i
çoj gjërat shumë larg – thashë me një zë të ngjirur. Kishim arritur në hyrje të
metrosë. “Mendoj se do të bënim mirë të ndaheshim dhe të mos takoheshim më
kurrë” – shtova duke pritur se si do të reagonte ajo. Mbeti e ngrysur. –
Lamtumirë – u përgjigj ajo. – Më vjen shumë keq.
Kjo ndjesë qe si një goditje që po më
jepte në zemër. Kur ajo u zhduk në metro provova një ndjenjë zbrazësie të
padurueshme. Ç’kisha bërë? Mos isha treguar tepër brutal? Nuk duhej ta kisha
trembur. Isha sjellë si një hajvan i fryrë dhe kisha krijuar një situatë të
tillë që tani nuk mund të takohesha më me Hetin pa u bërë qesharak. Ç’duhej të
bëja? Më mbetej vetëm të vuaja.
Lexoni 24 thëniet e njerëzve të suksesshëm në fusha të ndryshme, për të kuptuar se gjithçka varet nga ju.
1. “E vetmja gjë që ju pengon nga
arritja e asaj që doni, është historia që vazhdoni t’i tregoni vetes”. Toni
Robins
2. “Njeriu që ka arritje në jetën e tij
bën shumë gabime, por ai nuk bën kurrë gabimin më të madh nga të gjithë – të
mos bërit asgjë”. Benxhamin Frenklin
3. “Hapat që në fëmijëri kanë rëndësi,
për aq kohë sa jeni duke ecur përpara. Ju mblidhini të gjitha bashkë, dhe një
ditë kur të hidhni vështrimin pas do të habiteni se ku mund të mbërrini”. Kris
Gardner
4. “Nëse mendoni se jeni shumë i vogël
për të pasur ndonjë lloj ndikimi, provoni të flini në shtrat me një mushkonjë”.
Anita Rodik
5. “Dështimi nuk është për t’u pasur
frikë. Nga dështimi vjen shumica e rritjes”. Di Hok
6. “Unë nuk mbërrita këtu, duke e uruar
apo shpresuar, por duke punuar për të”. Esti Lauder
7. “Ju nuk mund të bëni asgjë, nëse ju
mungon entuziazmi”. Henri Ford
8. “Suksesi duket të jetë i lidhur me
veprimin. Njerëzit e suksesshëm janë në lëvizje. Ata bëjnë gabime, por nuk
ndalen kurrë”. Xhon Uilard Merrot
9. “Shkoni sa më larg që mund të shihni;
kur të mbërrini atje, do jeni në gjendje të shihni më larg”. XH.P Morgan
10. “Vullneti për të fituar, dëshira për
sukses, kërkojnë arritjen e potencialit tuaj të plotë… këto janë çelësat që do
t’iu hapin derën e përsosmërisë personale”. Konfuci
11. “Unë kam dështuar vazhdimisht në
jetën time, dhe kjo është arsyeja pse pata sukses”. Majkëll Xhordan
12. “Nuk ka asnjë sekret në pasjen e
suksesit. Ai është rezultat i përgatitjes, punës së madhe dhe mësimeve nga
dështimet”. Kolin Pauell
13. “Mos harroni se dështimi është një
ngjarje, dhe jo një person”. Zig Ziglar
14. “Për të pasur sukses, dëshira jote
për sukses duhet të jetë më e madhe se sa frika jote nga dështimi”. Bill Kozbi
15. “Bëni punën tuaj me gjithë zemër,
dhe do të keni sukses – ka kaq pak konkurrencë”. Elbert Habard
16. “Është më se e vërtetë që ju mund të
keni suksesin më të mirë dhe të shpejtë, duke ndihmuar të tjerët të kenë
sukses”. Napoleon Hill
17. “Vetëm ata që guxojnë të dështojnë
në masë të madhe, mund të arrijnë suksese të mëdha”. Robert F. Kenedi
18. “Nëse s’jeni të përgatitur për të
gabuar, s’do të krijoni asnjëherë ndonjë gjë origjinale”. Ken Robinson
19. “Suksesi pengohet nga dështimi në
dështim, por pa asnjë humbje të entuziazmit”. Uinston Cërçill
20. “Dështimet janë gjurmët e
gishtërinjve në rrugën drejt arritjes së qëllimeve”. K.S Ljuis
21. “Dështimi është kaq i rëndësishëm.
Ne flasim gjatë gjithë kohës për suksesin. Por është aftësia për t’i rezistuar
dështimit apo përdorur këtë të fundit, ajo që të çon shpesh drejt një suksesi
më të madh. Kam takuar njerëz që nuk donin ta provonin nga frika e dështimit”.
Xh. K Roulling
22. “Dështimi është vetëm mundësia për
t’ia filluar sërish nga e para, vetëm se këtë herë me më shumë mençuri”. Henri
Ford
23. “Kam filluar të besoj se të gjithë
dështimet dhe frustrimet e mia të së kaluarës, qenë në fakt themelet e
vetëdijes që kisha krijuar për nivelin e ri të jetesës që tashmë gëzoj”. Toni
Robins
24. “Mendo si një mbretëreshë. Një mbretëreshë s’ka frikë të dështojë. Dështimi nuk është gjë tjetër veçse një tjetër pengesë në rrugën drejt madhështisë”. Oprah Uinfri. /KultPlus.com
Ora 177-vjeçare e Londrës, Big Ben është dëmtuar më shumë sesa ishte menduar nga bombat gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë thënë ekspertët teksa shifrat e shpenzimeve për renovimin e saj po vazhdojnë të rriten.
Ian Ailles, drejtor general i ndërtesës së parlamentit ka thënë më 12 shkurt se renovimi i kullës ku gjendet ora po del të jetë proces më i vështirë sesa që ishte planifikuar.
Kulla është izoluar në tre vjetët e fundit, meqë punëtorët janë duke rregulluar pjesët e dëmtuara të orës 12 tonëshe.
Ata kanë zbuluar edhe probleme të tjera në orë, përfshirë dëmin e shkaktuar nga pluhuri dhe azbesti.
“Pa hapjen e kullës ka qenë e pamundshme që të kuptojmë nivelin e dëmit në kullë”, ka thënë Ailles.
Kulla u ka mbijetuar bombardimeve, ndonëse kulmi i ishte dëmtuar në maj të vitit 1941.
Parlamenti britanik ka deklaruar se ligjvënësve u është thënë që renovimi do të kushtojë 79.7 milionë funta për dallim nga 61.1 milionë sa ishin paralajmëruar paraprakisht. / KultPlus.com
Ekspozita fotografike “Krimet serbe edhe gjenocidi serb” është hapur në Muzeun Historik Kombëtar. Fëmijë, gra e vajza të dhunuara, por edhe të moshuar e burra, që kanë rënë në luftë për liri gjatë viteve të luftës në Kosovë, janë imazhet e rënda që përçojnë gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës.
Ambasadori i Kosovës në Tiranë Nait Hasani rrëfen se kjo ekspozitë është hapur në kuadër të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt), në mënyrë, që të gjithë shqiptarët edhe të huajt të njihen me krimet serbe që janë bërë në Kosovë gjatë 100 vjetëve, e veçanërisht në vitin 1999.
“Ne kemi
12-vjetorin e Pavarësisë. Qëllimi i ekspozitës është që t’i prezantojë të
gjithë publikut rrugën që ka kaluar Kosova për të arritur Pavarësinë. Kjo
ekspozitë dëshmon për krimet serbe që janë bërë në Kosovë, edhe për
qytetarët shqiptarë kanë të drejtë që të jetojnë të lirë. Prandaj, Pavarësia
është si rezultat i luftës dhe betejave dhe bashkësisë ndërkombëtare e
qytetarëve në Kosovë”, shprehet ambasadori i Kosovës Hasani në Tiranë.
Vetëm në
masakrën e Reçakut kanë humbur jetën në formë barbare në qendër të Kosovës 45
të pafajshëm, por Serbia vazhdon që ta quajë këtë një inskenim.
“Këtu
kemi krimet serbe, në format më barbare. Edhe pse presidenti serb deklaron se
Masakra e Reçakut nuk ka ekzistuar, por është inskenim. Kemi sjellë për t’i
dëshmuar opinionit dhe qytetarëve shqiptarë dhe të botës, edhe ambasadave të
tjera që janë këtu edhe do ta vizitojnë, që në Kosovë ka pas një krim dhe një
gjenocid. Serbia nuk ka kërkuar falje për 20 vite për krimet që janë bërë në
Kosovë. Beteja e Serbisë kundër Kosovës është një farsë, sepse ajo e ka bërë
krimin edhe ne e kemi fituar lirinë bashkë me një luftë tonën të përbashkët”.
Megjithatë
për këtë është krijuar një Gjykatë Speciale në Kosovë, që ka për qëllim
zbardhjen e krimeve dhe njohjen e tyre në rang ndërkombëtar.
“Ne kemi
krijuar një gjykatë speciale në Kosovë me inskenimet edhe dosjet e saj,
Gjykatën Speciale ku shkojnë njerëzit për intervista. Ndërsa, ata që kanë bërë
krimet janë serbët edhe shteti serb do t’i njoh. Megjithatë, Kosova tashmë
është e lirë edhe e pavarur”, shprehet ambasadori.
Ambasadori
shton se jo vetëm stabiliteti dhe paqja e Kosovës, por e të gjithë Ballkanit
është i sigurt vetëm nëpërmjet njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
“Njohja e
Pavarësisë së Kosovës nga Serbia është një formë e stabilitetit të paqes në
Ballkan. Kërkojmë që Serbia të kthjellohet edhe të kërkojë falje për krimet që
ka bërë në 100 vjet edhe për krimet në vitet 1999, që të ecin përpara
drejt BE-së edhe vendeve të zhvilluara”.
Ambasadori përfundon se nëse Serbia do të njoh Pavarësinë e Kosovës, do të ketë një qasje tjetër të zhvillimit të rajonit, por edhe mundësi zhvillimi ekonomik edhe tregtar midis Kosovës dhe Serbisë, prandaj njohja është e vetmja mënyrë për stabilitet edhe siguri për të ardhmen. Shqiptarja.com / KultPlus.com
UNESCO e ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si medium dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.
13 shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë.
Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon kishte thënë se radioja argëton, edukon, informon, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin. / KultPlus.com
“As zemra s’duhet të punoj vetëm për mua, por për të mirën e popullit tim dhe të atdheut…”.
– Ernest KOLIQI (1903-1975)
Populli, me të drejt thotë: “Harresa, në disa raste, është më e vështirë se vdekja.” E kjo thënie popullore, vlen sidomos për historinë tonë, për shumë krijues që kanë flijuar jetën dhe punën për të mirën e popullit, për një ardhmëri të cilën me shekuj po e kërkojmë, dëshirojmë, presim, por e cila- në tërësi ende nuk po zbatohet.
ndër personalitetet rralla të kulturës kombëtare, që është harruara për një kohë të gjatë, pa dyshim është edhe prof. ErnestKoliqi, shkrimtar, poet, arsimtar, përkthyes, edukator i shumë brezave shqiptare në Atdhe dhe gjetiu. Në jetën dhe veprën e tij pasqyrohet fare mirë Golgota e popullit tonë; mishërohen vlerat e së kaluarës sonë të lashtë, hapen shtigjet e reja të ardhmërisë- sidomos nëpërmjet arsimit, kulturës dhe qytetërimit.
ErnestKoliqi, lindi në Shkodër, më 20 maj 1903. Që në fëmijërinë e hershme hetohej aftësia e tij mendimore, por Shqipëria ishte ende e varfër dhe e paorganizuar për shkollim sistematik dhe klasik. Mu për këto arsye, ai qe dërguar së shpejti në Brescia dhe në Bergamo të Italisë, në kolegjin e famshëm klasik “Arici”, ku me sukses kreu mësimet fillore për afro dhjetë vjet. Studimet e larta për gjuhë dhe letërsi, i kreu në Padovë.
Si fëmijë, e sprovoi vendin e huaj- mërgimin, si një lloj paralajmërimi dhe përgatitje për jetën e ardhshme. Në Shqipëri, u kthye në vitin 1921 dhe pas tre vjetësh rishtas kthehen në Itali. Punën në arsim e fillon në vitin 1930, së pari si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Institutin Tregtar të Vlorës dhe më vonë në Liceun shtetëror në Shkodër.
Në vitin 1937 u emëruar lektor i gjuhës shqipe në Universitetin e Padovës, ndërsa pas dy viteve profesor ordinar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Romës.
Më 12 prill 1939 emërohet Ministër i Arsimit Shqiptar. Nga Shqipëria iku së pari në Dubrovnik, prej nga kaloi në Itali, në Romë, ku jetoi dhe veproi deri në vdekje (1975).
Përpos Italisë, prej vitit 1925 deri në vitin 1928 ka jetuar në Mal të Zi dhe në Bosnje, në Tuzëll, ku pati rast të mirë të njihte botën shqiptare të Malësisë së Madhe dhe atë boshnjake.
Ndikim të madh, vendimtar në jetën dhe formimin e tij njerëzor, kombëtar dhe krijues pati Luigj Gurakuqi (1879-1925) dhe Ernesti për një kohë ishte edhe sekretari i tij personal.
Në Brescia dhe Bergamo, më vonë në Padovë, sidomos në Romë, pati fat të njihte shumë personalitete të shquara të kulturës, traditës, krijimtarisë italiane dhe evropiane.
Këtu do ta përmendi njohjen, shoqërinë dhe miqësinë e tij me GiovanniBattista MONTINI-n, më vonë Papën Pali VI, që vazhdoi gjatë tërë jetës së tyre, botërisht u dëshmua në shumë raste, sidomos në vitin 1968, kur u kremtua 500 vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar dhe fetar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Në vitin 1972, Papa Pali VI për Shqipërinë komuniste-ateiste botërisht ndër të tjera tha: “S’mund të heshtim mbi Kishën e Krishtit, e cila, është e detyruar jo vetëm në vuajtje në heshtje, por edhe në vdekje. Më lejoni ta hapi shpirtin tim kur mendoj rreth shkatërrimit të një popullit, teritorialisht të vogël, por të pasur me tradita të lavdishme qytetare dhe fetare, i afërt për ne, por i mbajtur larg nga barrierat, si të ishte në mes të nesh ndonjë oqean: Shqipëria…” (”Shejzat”, 9-12, 1972, f. 419).
Nga malli dhe dashuria për Atdhe dhe për Popull jetoi dhe krijoi në shumë drejtime për begatimin shpirtëroro-kulturor të popullit. Nga përvoja e jetës dhe shkollimit, në veçanti u angazhua gjithnjë për shkollimin në gjuhën shqipe, prej fillores, shkollave të mesme dhe të larta, si dhe për krijimin dhe zbatimin e plan-programeve shkollore, po ashtu edhe për përpilimin e teksteve, si p. sh. “Shkrimtarët Shqiptar”, pjesa I, II, Tiranë 1941 etj.
“Për t’i dhënë baza shkencore kulturës shqiptare me krijimin e “Institutit të Studimeve Shqiptare” në Tiranë, me programin e njësimit terminologjik të dishiplinës, me kongreset ndërkombëtare dhe botimin e serisë “Studime e Tekste”, me rritjen e studimeve dhe mbledhjen e trashëgimisë nëpërmjet “Visaret e Kombit”…” (GiuseppeGradiglione, në “Shejzat”, viti XIII, nr. 10-12, 1969, f. 6).
Për të arritur një gjë të tillë, lypet kultivimi dhe pasurimi i gjuhës shqipe “me përpjekje të papreme, e pati fatin e bardhë me e zanunnji vend të posaçëm midis atyne burrave të vlefshëm, që i a dedikuen veten Kombit nëpërmjet gjuhës, qi asht shërbimi më kryesor qi i bahet kombit. Gjuha asht shpata, gjuha asht arma, gjuha asht zemra, gjuha asht çfaqja e gjallnis e, ma ne fund, gjuha asht vetë jeta dhe vetë kombi. Pa gjuhë, s’ka komb” thotë Karl Gurakuqi për ErnestKoliqin në artikullin: “Nëpër vullajat e “Shejzave”, në (“Shejzat”, 9-12, 1966, f. 524).
Me shkrime dhe krijime letrare, ErnestKoliqi e begatoi letërsinë tonë si me përmbajtje, po ashtu edhe me fjalë, frazeologji, gjuhë tejet të pasur dhe të pastër.
Veprat kryesore të ErnestKoliqit janë: “Kushtrimi i Skenderbeut”, Tiranë, 1924; “Hija e Maleve”, Zarë, 1929; “Poetët e mëdhejt’Italisë” vëll. I, Tiranë, 1932; “Gjurmat e stinve”, Tiranë, 1933; “Tregtar flamujsh”, Tiranë, 1935; “Quattuor”, Iliria, 1935; “Poetët e medhenjt’Italisë, vëll. II, Tiranë, 1936; “Pasqyra e narçizit”, Bari, 1936; “Symfonia e Shqipeve”, 1936; “Epicapopolarealbanese”, Padovë, 1937; “Kangjelet e Rilindjes”, Romë, 1959; “Shija e bukës së mbrume”, Romë, 1960; “I tre maggiori poeti d’Albania”, Romë, 1961; “Evoluzionestoricadellaliricaalbanese”, Romë, 1962; “Antologjia dellaliricaalbanese”, Milano, 1963; “G. De Rada, sullavita e sull’opera di De Rada”, Romë, 1964; “L’umanesimo di Skanderbeg”, Palermo, 1969.
Vështrimet kritike të ErnestKoliqit: Fishta interpreti i shpirtit shqiptar, në “Shkëndija”, 1940; Influenze orientali nellaletteraturaalbanese, Istitutoperl’Oriente, Roma, 1954; Kroje të reja në Parnaz shqiptare, vështrimi i parë sistematik kritik mbi letërsinë në Kosovë, në “Shejzat”, 1957, nr. 1, 4, 5; Dhjetëvjetori i së përkohshmes “Jeta e Re”, në “Shejzat”, 1959, nr. 11, 12; Ilrealismosocialista e la letteratura, Roma, 1960; Ventesimoanniversariodellascomparsa di P. G. Fishta, Roma, 1960; GiuseppeSchirò, poetadellafratellanza pan-albanese, në “Shejzat” 1963, nr. 1-2; Spiritoautoctono e influssistranierinellaletteraturaalbaese, në “Shejzat”, 1963, nr. 9-10-11-12; Considerazionisuicantierotici del popoloalbanese, Louvain, 1964; Albania, monografia, in Enciclopediadeipopolid’Europa, Milano, 1965; Faik Konica – profilocritico., në “Shejzat”, 1967, nr. 5-6-7-8.
Mbi jetën dhe krijimtarinë e ErnestKoliqit kanë shkruar ndër të tjerët: Cordiniano F., Petrotta G., Atë Gjergj Fishta, MannStuart, Shuteriq D., Gradiglione G., Quasimodo S., Guzzetta A., MartinCamaj, Karl Gurakuqi e shumë të tjerë.
Veprimtaria letrare e ErnestKoliqit filloi herët, në Brescia, në vitin 1921, kurse së bashku me studentët tjerë themeloi fletushkën studentore “Noi” (Ne) dhe aty edhe botoi punimet e para letrare.
Një kapitull i veçantë në jetën e tij dhe krijimtarinë e tij është themelimi i “Shejzave” në vitin 1957 dhe udhëheqja deri në vdekje, Në numrin e parë, ai ndër të tjera shkruan kështu: “Po i hyj kësaj ndërmarrje të vështirë, por me shpresë dhe bindje, e simbas fjalës së urtë “trimi i mirë me shokë shumë”. Dhe ashtu edhe ndodhi, sepse “së shpejti rreth emnit të ErnestKoliqit u radhitën fytyrat më të njoftuna në fushën e letrave në mërgim; i u banë kunorëmiqt anë-e-kand në botën e lirë, nuk e lanë vetëm, secili simbas mundësisë dhe fuqive të veta” (Karl Gurakuqi, “Shejzat”, 1966, 9-12, fq. 515).
“Shkalla e zotsis së tij në këtë degë veprimtarije asht provue e riprovue tash katërdhetëvjetë e këndej: e kemi prekë me dorë në revistën “Illyria”, faqet e së cilës zbukuroheshin në çdo numër prej shkrimeve të tija, në prozë e në poezi; i kemi konstatue në revistën “Shkëndija” themelue dhe mbajtun prej tij” (”Shejzat”, Po aty).
Nëpërmjet “Shejzave” ErnestKoliqi ka krijuar një rrjetë të madhe bashkëpunëtorësh në botë dhe ka kultivuar kështu gjuhën dhe letërsinë shqipe në mërgim, por të lirë nga prangat ideologjike komuniste. Ja vetëm disa emra që vite me radhë kanë shkruar në “Shejza”: Atë ZefValentini, PeterBartl; GinoBottiglione, FrancBabinger, AloisSchmaus, GeorgStadmuller, MartinCamaj, Nermi Vlora – Falaschi…
Ja si e përshkruan ErnestKoliqi gjendjen e popullit nën sundimin komunist, si dhe copëtimin e tokave dhe të popullit: “Pjesa intelektuale u përça në shumë pjesë të cilat këputen çdo pjekje njana me tjetrën. Disa shkrimtarë radhe së pari u zhduken n’atdhe tragjikisht, ase u detyruan të heshtin, tjerë u mërguan në katër kandet e botës.
Fatkeqësia ma e madhe e rracësshiqptareqindron në ndasitë qi ndodhjet historike shkaktuen në trup të saj. Këto dasi i pasqyron vetë zhvillimi i letërsis, e cila zuni fill e u mëkambn’ujdhesa të shkëputunanjana prej tjetrës në hapësi dhe të ndërpreme në botë…” (Hilushi, “Shejzat” 9-10, 1969, f. 307).
Këto njësi, apo si thotë E. Koliqi “këto tri pjesti a thyese të botës shiptare ecin letrarisht në drejtime qi nuk harmonizohen. Mun veprojnë pa dijtë aspak ase fort pak njana për tjetrën” (”Shejzat”, Po aty).
Për letërsinë që krijohet në Kosovë njëherë më tha: “Kosova është dhe do të jetë kopshti i historisë dhe i ardhmërisë shqiptare… Atje ka mjaft krijime të suksesshme letrare, deri diku nën ndikimin e letërsisë sllave, por më pak nën ndikimin e diktaturës dhe ideologjisë komuniste. Nëpërmjet “Shejzave” jam munduar t’i lidhi dy botat shqiptare, trashëgiminë e vëllazërve Arbëreshë të Italisë dhe krijimtarinë përparimtare të shkrimtarëve të Kosovës, e cila është një risi e këndshme, përtërise dhe mjaft premtuese…”.
Bota e ErnestKoliqit nuk ishte e mbyllur në kufij apo paragjykime, por ai jetoi dhe veproi gjithnjë për popullin Shqiptar, sepse “Shqipnija e vërtetë s’ka kufij gjeogragik, por shtrihet shpirtnisht nëpër mbarë botën në çdo vis ku gjallitënjiArbnuerqi nuk mohon vetit e veta autoktone” (”Shejzat”, Po aty, f. 310).
Ai, vërtet ishte vizionar i së ardhmes, sidomos nëpërmjet arsimit shqiptar. Si Ministër i Arsimit Shqiptar, ai dërgoi në Kosovë arsimtarët më të përgatitur dhe më të aftë për këtë mision të shenjtë, për arsimimin, ngritjen dhe qytetërimin e popullit të tij. Njëherë më rrëfeu këtë vendim me këto fjalë: “Shumëkush nuk e kuptonte përcaktimin dhe vendimin tim në Shqipëri; disa edhe më kundërshtuan dhe më sulmuan haptazi se po i shkapërderdhi intelektualët tanë. Mirëpo unë iu thashë: “Kosova është gjymtyra jonë e rrezikuar, prandaj atje duhet të veprojmë për përforcimin dhe kultivimin e gjuhës, traditës dhe kulturës shqiptare…”.
Shpesh thoshte kështu: “Kush e njeh mirë dhe në thellësi popullin shqiptar, s’mund mos ta donë. Shembulli më i mirë i “shqiptarit të huazuar” është Atë Giuseppe (Zef) Valentini”.
Katedrën për gjuhë dhe letërsi shqipe në Romë e lartësoi në nivelin e Institutit, me dekretin e kryetarit të Italisë, më 2 shtator 1957. Gjatë viteve akademike 1951-1969 aty diplomuan dhe doktoruan 58 albanologë shqiptarë, arbëreshë dhe të huaj (Lexo: GiuseppeGradilione, “Shejzat”, 10-12, 1969, f, 24-27).
ErnestKoliqi i lidhi mjaft frytshëm edhe katedrat tjera të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Itali dhe në botë, si dhe studiuesit dhe krijuesit tanë me albanologë të huaj.
Për të shkruan prof. Dr. HansJoachimKissling: “Shkrimtar dhe poet i pajis me zotësi të posaçme shprehëse qi diti ma se miri t’i përdorë me i ba të njoftun jo vetëm botës italiane, por edhe mbarë botës erudite, pasuninëshpirtnore të popullit shqiptar, mundësinë e tij dhe doket trashiguese…” (”Shejzat”, 10-12, 1971, f. 332).
Atë ZefValentini më tha për ErnestKoliqin: “Ai është ambasadori i denjë i kulturës dhe traditës shqiptare në Itali dhe në botë. Zoti i ka planet e veta me popullin shqiptar edhe në këto rrethana të vështira”.
Prof. MartinCamaj: “ErnestKoliqi është për mua mësues, mjeshtër i fjalës së shkruar, shqiptar i kulluar, njeri që diti t’i afrojë dhe miqasojë njerëzit në mes veti, sidomos shqiptarët e mërguar dhe të shkapërderdhur. Gjithmonë besonte në Zotin dhe në Popullin, në vlerat burimore shpirtërore dhe letrare”
Ndërsa ErnestKoliqi shkruan për MartinCamaj kështu: “Ardhja e MartinCamajt në Romë më trimëroi me hy edhe nji herë në valle të botimeve. Me bashkëpunimin e tij vëllaznuer dolën në dritë “Shejzat”…. Sillte me vete edhe dishka ma tepër: njomsin agimore të letërsis së Kosmetit… E ndiente veten si pjesëmarrës i ngusht në lëvizjen kulturore t’asaj krahine… Ajo frymë më rinoi e shkaktoi në muenji ringjallje fuqish…” (“Shejzat”, 9-12, 1966, f. 308-309).
Parimi i tij themelor ishte shkollimi, arsimimi, komunikimi i popullit shqiptar me botën dhe i botës me ne. Për këtë shpesh e përsëriste këtë porosi: “Pa dituri s’ka as ardhmëri”.
ErnestKolqi u dallua edhe si përkthyes shumë i suksesshëm dhe i talentuar. Ja vlerësimi i Atë CornelioCapizzit, profesor i letërsisë bizantine në Universitetin e Kolnit dhe në Istitutin Oriental në Romë: “Prof. ErnesKoliqi dëshmon njohurinë shembullore të gjuhës poetike italiane, në çdo fshehtësi semantike, tërësinë e fuqisë plastike dhe paraqitëse…” (”Shejzat”, 10-12, 1971, f. 335).
Më përthimet e tija të shkëlqyeshme nga shqipja në italishte dhe anasjelltas afron dhe begaton dukshëm dy gjuhë, kultura dhe popuj.
Dr. ĐuroKokša, Rektori i Kolegjit të “Shën Jeronimit” në Romë, më vonë ipeshkëv ndihmës në Zagreb, thoshte: “Ju shqiptarët keni fat të madh me prof. ErnestKoliqin si përfaqësues i denjë i popullit tuaj në Qytetin e Amshuar. Erudit i vërtetë, njeri i kulturës dhe krijimtarisë, mik i të gjithë popujve”.
Prof. ErnestKoliqi ishte shkrimtar, poet, arsimtar, përkthyes e mbi të gjitha njeri i ngrohtë, zëri i kulturës dhe popullit shqiptar në kohën e “shkretëtirës” dhe rrënimit të pashoq në Shqipëri- urë afrimi, frymëzues për shumë krijues të ri shqiptarë nga Kosova, Italia dhe diaspora.
Duke folur njëherë për dashurinë për popull dhe atdhe, ai më tha: “As zemra s’duhet të punoj vetëm për mua, por për të mirën e popullit tim dhe të atdheut”.
Zemra e tij u ndal së rrahuri, pas shumë mundimeve dhe mallit për vendlindje, por jo edhe dashuria, e cila vazhdon përmes veprave. Pati një jetë shumë të mundimshme, e ndoshta pikërisht për këtë edhe mjaft të frytshme. Vuajtja, malli, vetmia, bota e huaj nuk ishin për të shkas dëshpërimi, mbylljeje, hutie, dezorientimi, por frymëzim krijimi, pune, dashurie.
Në një bisedë më pati thënë: “Të nderoj dhe të dua shumë për dy arsye, se je meshtar i Jezu Krishtit dhe i Kishës Katolike. Edhe unë e kam pasur një vëlla meshtar, Don Mikelin, të cilin të “patenzonët” ma vranë…(Prof. ErnestKoliqi nuk e dinte se Don Mikeli ishte gjallë dhe se një ditë do të dilte nga burgu dhe do të emërohej kardinal i Kishës Katolike, vr. ime). Arsyeja e dytë pse të dua është, sepse merresh me çështjen e gruas shqiptare, temë gati e paprekur, por shumë e rëndësishme për ne, sidomos me jetën dhe veprën e Nënës Tereze”.
Jetoi dhe vdiq me “sy të çelur”, me mall në zemër, me shpirt të tronditur. Njëherë më tha: “Ne dhe të huaj gjeta Shqipërinë e vogël, ndër Arbëreshët. Në rininë intelektuale, përparimtare kosovare gjeta shpresën e re për ditë më të mira për popullin tonë”. /Don Lush Gjergji /KultPlus.com
Shkruar prej Italo Costante Fortino* nga Shën Benedhiti Ullano/CsLazër Shantoja është një prift shqiptar që, bashkë me 37 besimtarë katolikë shqiptarë, Papa Frangjisku i lartësoi ture i deklaruar të lumtë, pse këta 38 të krishterë jetuan sipas dotrinës së Krishtit, praktikuan gjithë urdhërat e Vangjelit me eroizëm, me thjeshtësi, me shpirt të madh, me mall për gjithë njerëzit edhe për ata çë i shajtin, i dënuan (kundanuan), i vranë. Këta martirë shqiptarë mbyllin kuadrin e fazes së keq të komunizmit në Shqipëri dhe janë nisja e një jete të re që ka si bazë respektin e njeriut, qoftë ai mik ose armik, qoftë i krishterë ose musliman, qoftë besimtar ose ateist.
Të gjithë këta martirë të komunizmit, më parë se të vdisnin, ju drejtuan Tynë Zotit ture e parkalesur e ture thënë: “Zot, ndëleji se nëng dine atë çë bëjin”. Me të vërtetë, regjimi komunist shqiptar, sapo u afirmua, dënoi dhe vrau bijtë më të vlertë çë Shqipëria kish në atë moment: priftëra të shpejtë e me kulturë të lartë, profesorë të përgatitur (priparartur), njerëz me shpirt të lirë, me vlera shoqërore dhe morale të shëndoshta.
Lazër Shantoja qe i pari prift çë regjimi komunist pushkatoi në vitin 1945. Ai u kish lerë në Shkodër në vitin 1892 dhe familja katolike e tij e rriti me parimet (prinçipet) e krishtera, çë e drejtuan në jetën shpirtërore dhe në atë shoqërore. Nga mësimet çë Lazëri mori në familje diti të ekuilibroj esigjencat e shpirtit me esigjencat e jetës praktike, e jetës së shoqërisë ekonomike. Me një fjalë, gjithë jeta e tij qe impenjuar për të mirën e njerëzvet me vlera shpirtërore dhe me vlera shoqërore të forta për të ndërtuar një komunitet të armonizuar, ku mund të jetojin njerëz me idhe dhe besime të ndryshme, me zgjedhje politike të ndryshme, por të gjithë me në zëmër dëshirën e bashkjetesës me paqe për të mirën e të gjithëve.
Lazëri studhioi shumë mirë, formoi një kulturë të lartë çë në atë mot pakë njerëz mund e patin: studhioi më parë në Seminarin Papnor në Shkodër dhe pra në vitin 1912 hyri në Kolegjin “Canisianum” në Innsbruck në Austri, për studimet e larta filozofike e teologjike. Qe ordinartur prift në katedralen e Shkodrës në vitin 1915 dhe zu mbjatu të shurbej si prift më parë në Shkodër dhe pra si famullitar (parrok) në katundin Sheldi, ku hapu nje skollë për të vegjëlit, për t’i mësuar të shkruajin e djovasin.
Italo Costante Fortino* nga Shën Benedhiti Ullano/Cs
1.Kush është L. Shantoja Lazër Shantoja është një prift shqiptar që, bashkë me 37 besimtarë katolikë shqiptarë, Papa Frangjisku i lartësoi ture i deklaruar të lumtë, pse këta 38 të krishterë jetuan sipas dotrinës së Krishtit, praktikuan gjithë urdhërat e Vangjelit me eroizëm, me thjeshtësi, me shpirt të madh, me mall për gjithë njerëzit edhe për ata çë i shajtin, i dënuan (kundanuan), i vranë. Këta martirë shqiptarë mbyllin kuadrin e fazes së keq të komunizmit në Shqipëri dhe janë nisja e një jete të re që ka si bazë respektin e njeriut, qoftë ai mik ose armik, qoftë i krishterë ose musliman, qoftë besimtar ose ateist. Të gjithë këta martirë të komunizmit, më parë se të vdisnin, ju drejtuan Tynë Zotit ture e parkalesur e ture thënë: “Zot, ndëleji se nëng dine atë çë bëjin”. Me të vërtetë, regjimi komunist shqiptar, sapo u afirmua, dënoi dhe vrau bijtë më të vlertë çë Shqipëria kish në atë moment: priftëra të shpejtë e me kulturë të lartë, profesorë të përgatitur (priparartur), njerëz me shpirt të lirë, me vlera shoqërore dhe morale të shëndoshta. Lazër Shantoja qe i pari prift çë regjimi komunist pushkatoi në vitin 1945. Ai u kish lerë në Shkodër në vitin 1892 dhe familja katolike e tij e rriti me parimet (prinçipet) e krishtera, çë e drejtuan në jetën shpirtërore dhe në atë shoqërore. Nga mësimet çë Lazëri mori në familje diti të ekuilibroj esigjencat e shpirtit me esigjencat e jetës praktike, e jetës së shoqërisë ekonomike. Me një fjalë, gjithë jeta e tij qe impenjuar për të mirën e njerëzvet me vlera shpirtërore dhe me vlera shoqërore të forta për të ndërtuar një komunitet të armonizuar, ku mund të jetojin njerëz me idhe dhe besime të ndryshme, me zgjedhje politike të ndryshme, por të gjithë me në zëmër dëshirën e bashkjetesës me paqe për të mirën e të gjithëve.
Lazëri studhioi shumë mirë, formoi një kulturë të lartë çë në atë mot pakë njerëz mund e patin: studhioi më parë në Seminarin Papnor në Shkodër dhe pra në vitin 1912 hyri në Kolegjin “Canisianum” në Innsbruck në Austri, për studimet e larta filozofike e teologjike. Qe ordinartur prift në katedralen e Shkodrës në vitin 1915 dhe zu mbjatu të shurbej si prift më parë në Shkodër dhe pra si famullitar (parrok) në katundin Sheldi, ku hapu nje skollë për të vegjëlit, për t’i mësuar të shkruajin e djovasin. Si i krështerë dhe si prift, kërkoi ngaherë të mirën e gjindjes, pa ndarë njerëzit sipas besimevet të tyre: me të vërtetë, kur ju drejtua një musliman i varfër çë kish bëzonj për të gjëllitur, Lazëri e mori me të, e solli ne shtëpinë e tij, bën e gjëlliti me të mirat çë kish, pra i gjeti një fëtig e e ndihu edhe të martohej e të formoj familjen. E këtë e bëri megjithëse gjindja ndihej e mëritur pse prifti i tyre katolik ndihij një musliman. Si thamë, Lazër Shantoja ish një njeri me kulturë të lartë, me esperiencë, me përvojë vërtet të madhe, pse kish studhiuar edhe jashtë Shqipërisë ku kish pasur profesorë të përgatitur e të shpejtë.
Fati qe edhe se ai kish kapacitete të larta çë kish pasur nga natura, por merita e tij qe edhe se ai i shfrytëzoi gjithë shumë mirë ato kapacitete për të mirën personale, për të mirën e shoqërisë, për të mirën e Qishës, por mësegjithë për të hapij në mest gjindjes Fjalën e Krishtit, mesaxhin e Vangjelit. Si do të shohim, qe autorë veprash letrare dhe publicistike në shumë rivista, si poet me ndjenja të forta e te holla, si përkthyes, vjen me thënë si tradhutor veprash nga gjuhët e huaja në shqipen.
Lazër Shantoja, pra kish pasionën e madhe për muzikën e dij e i bij pianofortit jo si diletant por si mjeshtër. Për të kuptuar mirë këtë pasionë për muzikën, do të mbajim mend se, kur qe emëruar famullitar në katundin Sheldi, mori një mushkë, e ngarkoi me pianofortin e e çoi në katundin malor ku bën e u gjegjtin notat e këndshme të muzikës klasike të Schumann e të Schubert. Gjithë gjindja e nderoi për fjalët e mira çë nga dita i thoj në meshën e jashtë meshës, vlerësoi dotrinën çë ai i shpjegoj me fjalë të thjeshta sa të kuptojin mirë mesaxhin e Krishtit, e mbajtin si mik besnik çë i qëndroj i shtypur në zëmër e në grykë me fjalët “famullitari me pianofort”. Kur, pra, la katundin Sheldi e qe emëruar segretar i peshkopit të Shkodrës, Mons. Lazër Mjeda, çoi nj’etër herë në Shkodër edhe pianofortin, pse me muzikën doj të trazmetoj bukurinë e artit ç’i flet zëmrave të gjindjes dhe predisponon shpirtin për të kuptuar më mirë krijesën, njeriun, kallëzimin e Krishtit çë erdhi në jetë për të na zbuluar fshehtësitë e jetës së vërtetë.
Si duket nga këto momente të jetës së tij, qe një personalitet vërtet i madh, me njohje të jetës kulturore shqiptare dhe europiane: njihij mirë jo vetëm shqipen, atë të folur si edhe atë letrare, po njihij mirë me shkrim dhe me të folur gjuhën tedeske, ingleze, françeze, italiane dhe, thomse qe një nga të parët çe njihij edhe esperantin. Një njeri si Lazër Shantoja vuri re, se për të arvuar te gjindja, përveç fjalës, ka të përdorij të shkruajturit dhe se kanalli më i mirë, në atë mot, ishin rivistat, ku mund shprehij idetë relixhoze, kulturore, politike, shoqërore për t’i përhapij ndë mest shoqërisë. Me të vërtetë qe drejtor i rivistës kulturale “Ora e Maleve”, ku shkruajti shumë artikuj për situatën politike dhe për demoktacinë në Shqipëri. Si qe edhe drejtor i boletinit “Fletorja Zyrtare e Klerit Katolik të Shqypnis”.
2.Pamja shoqërore dhe politike e L. Shantojës Çë kur ish famullitar në katundin Sheldi, Lazëri ruajti mësegjithë të mirën e njerëzvet, nga ana materiale si edhe nga ana kulturore dhe shpirtërore. Nga kjo pikëpamje rrjedh gjithë jeta, veprimtaria e tij dhe si konseguencë vdekja e tij. Për të arritur në një gjëndje materiale-ekonomike të mirë, gjindja, dhe me një fjalë shoqëria ka të jetë ndihur nga sistemi politik. Pra Lazëri kuptoj se kish të impenjohej edhe në jetën politike për të mirën e gjindjes, për të mirën e atdheut, për të mirën e gjithë Shqipërisë. Pothuajse si bëri në Itali Luigji Sturzo, një prift i impenjuar në politikë, çë do të vëj në praktikë prinçipet e krishtera për të mirën e gjithë njerëzvet, kështu Lazër Shantoja, çë në zënëfilljen e veprimtarisë së tij dhe për gjithë jetën mbajti përpara syvet programin e krishterë për shoqërinë, pse njeriu është i bërë me kumrin e me shpirtin.
Qe në krah të politikës së Fan S. Nolit, bashkë me Luigj Gurakuqin, në vitin 1924 për një politikë demokratike çë kish në program të ruajturit e të drejtat e katundarëvet më të varfër; dhe mandaj qe kundër politikës së latifondistëve e kundër latifondistit Ahmed Zogolli, çë pra u bë Rregji i Shqipërisë me ëmrin Zogu. Shqipëria, pas esperiencës pesëqindvjeçare të dominacionës turke, sforcohej të realizoj një formë politike demokratike, por përpiqij shumë kundërshtime (kontraste), shumë interesa çë e kundërshtojin. Kështu se edhe Rregji Zogu, me kulturën e tij autoritare nëng arvoi të zhvilloj Shqipërinë, por ruaj vetëm interesat e të bëgatëvet, kurse më të shumtit e qytetarëvet qëndrojin në varfëri. Lazër Shantoja ish kundër kësaj politike, ç’i gjitij politikës së Turqvet, dhe pasi ish një njeri i fortë, i ndershëm, i drejtë, në fjalimet publike çë ai bëj i thoj të gjitha padrejtësitë çë bëshin kundër gjindjes më të varfër. Lazëri ish një orator i mirë jo vetëm kur flitij për të vërtetat e Vangjelit, me një gjuhë të pastër, të thjeshtë, të kuptueshme, por ish orator i fuqishëm dhe i rreptë edhe kur flitij për gjendjen politike e katundevet dhe e qytetevet. Ai nëng fshehu kurrë gjendjen e keqe ku gjëllijin njerëzt, çë ish konseguenca e politikës së korruptuar e guvernit (qeverisë). Fuqinë dhe sinqeritetin e Lazërit Rre Zogu nëng ja ndëleu (perdunarti) kurrë. Kështu se Lazëri pat të lëj Shqipërinë e të vej ture ecur në Europë: më parë vate në Beograd, nga atje shkoi në Vienë, nga Viena në Berlin, njera kur gjeti një situatë më të mirë në Zvicer, ku në një katund i vogël çë ja thonë La Motte, në Kantonin e Bernës, qe emëruar famullitar dhe atje shurbeu si misionar për më se 10 vjet. Qenë vite të frytshme për besimtarët çë gjegjin fjalimet e tija të bëgata me frymëzim evangjelik, me dashuri për njerëzt, për rritjen e komunitetit. Dhe qenë vite të frytshme për të, pse qenë si një mbledhje të shpirtit, një meditacionë për të rritej përpara TynëZotit ture shurbier për shpirtin e njerëzvet, dhe ture menduar atdheun e tij çë meritoj një situatë politike demokratike dhe më të drejtë. Në katundin La Motte vate e gjeti e jëma, një grua e mirë, e shëjtë çë e ndihu në gjithë shurbiset çë bëj, e mbeti me Lazërin njera vitin 1939, kur në Shqipëri arvuan italianët e liruan atdheun nga ditatura e Rregjit Zogu. Atëherë Lazëri mund u pruar në Shqipëri e qëndroi në Tiranë ku me fjalë e me të shkruajtur aprovoi politikën e Italisë, si udha më e mirë për progresin e Shqipërisë. Kur u gjënd në Tiranë, vuri re se nj’etër armik (nimik) i egër ish e zëj e vëj rrenjat kundër Shqipërisë: sistemi komunist. Lazëri e kuptoi mbjatu se për Shqipërinë komunizmi ish si një gjarpër çë afrohej daledalë e pra të zë e të vret. Si njeri me përvojë të gjatë e me intuit të fortë politik parashihij sa dëme do të bëj në Shqipëri regjimi komunist dhe e kundërshtoi me fjalime dhe me të shkruajtur me gjithë fuqinë çë ndiej. Në fund të janarit të vitit 1945, regjimi komunist më parë e persekutoi Lazërin dhe e torturoi në manerë të egër: i prenë këmbët e krahët dhe pra e shkrehtin e e vranë. Ish i pari prift katolik çë komunistët vranë pa shpirt e pa lipisi. Me këtë vrasje komunistët buthtuan sistemin e tyre kundër njerëzimit, kundër Qishës katolike si edhe kundër gjithë atyre çë e kundërshtojin.
3.Lazër Shantoja shkrimtar
Botimet e Shantojës janë të ndarë në rivistat shqiptare të motit. Ju japim këtu vetëm dica tituj të këtyre rivistave: Ora e Maleve, Liria Kombëtare, Ora e Shqipnisë, Illyria, Cirka, Kumbona e së Dielles, Leka, Hylli i dritës, Tomori. Po në vitin 2005 Arben Marku, bashkë me Niketa Stefa dhe Ardian Ndreca, menduan mirë të mblidhin gjithë atë çë Shantoja shkruajti, të shprishur nëpër rivistave e t’e botojin në një vëllim (vollum). Kështu se kush do mund të djovasinj gjithë atë çë Shantoja shkruajti e mund të ketë një ide se kush qe Lazëri si shkrimtar. Libri i Arben Markut, me titull “Vepra” dolli në “Botime Françeskane”, (Shkodër 2005). Ai qe një shkrimtar prift patriotik çë dëshiroj se Shqipëria, pas çlirimit (liberacionës) nga dominaciona turke, të rritej si shtet indipendent, demokratik dhe të operoj për të mirën e gjithë shqiptarëve, qoftë katolikë, qoftë muslimanë, qoftë ortodoksë, pse të gjithë janë shqiptarë. Ai luftoi shumë për të buthtuar se demokracia nëng është vetëm e mira e atyre çë kanë në dorë pushtetin (poterin) politik, o ekonomik, po demokracia ka të jetë e mira e gjithë qytetarëvet dhe shteti ka të jetë mësegjithë në krah të atyre çë nëng janë të bëget, po gjëllijin si të varfër vetëm me të ngrënët e ditës, kur e kanë. Lazëri shkruan në artikullin “Malcia pa buk” (Vepra, f. 377) se qe mësegjithë qeveria e keqe e Rregjit Zog çë konkurroi të varfëroj gjithë njerëzt e Malësisë. Zëri i Lazërit është një protestë e madhe kundër guvernit të Rregjit Zog, i cili bëj intersat e pakë njerëzve, interesat e atyre çë kishin pushtetin (poterin), ture lënë prapa më të shumtit e populacionës (popullsisë): të varfërit e Malësisë, si edhe të varfërit e katundevet e të qytetevet. Nga këtu të thërriturit e Shantojës kur shkruan: “Ahmed Zogu! Ahmed Zogu! E rrenoj, e shnjerzoj Malcinë: Ahmed Zogu po e bân sot me vdekë urie”. Prifti e shkrimtari Lazër Shantoja nëng mund të mos protestoj kundër shurbiset e padrejta. E ai mendoj se patriotizmi i vërtetë është ai çë bazohet mbi një qeveri të drejtë çë arvon të zgjedhë problemet e njerëzvet, të atyre të bëget si edhe e mësegjithë të atyre të varfër.
Ish shpirti i krishtërimit çë i jipij Lazërit një fuqi të madhe e të zjarrtë për të luftoj për të drejtat e të gjithë njerëzvet. Kur, në vitin 1924, vdiqi Avni Rustemi, Lazëri mori pjesë në varrimin e tij, e mbajti fjalinë e fundit, ture e lartësuar si hero të kombit, të nacionës shqiptare (Fjala e D. L. Shantojës te vorri i Avniut, në Lazër Shantoja, Vepra, cit. ff. 242-244). Për ata çë djovasin e nëng dinë kush qe Avni Rustemi (Libohovë 1895-Tiranë 1924) shkruajim dy fjalë çë na ngjarojin idetë. Së pari, mund të thomë se qe një personaxh çë u muar me politikën e Shqipërisë çë ish e hyj në kuadrin e kombeve, nacioneve indipendente pas të liruarit nga dominaciona turke. Avniu qe një nga të parët çë mori pjesë në movimentin demokratik shqiptar në vitet kur i duhëshin njerëz të shpejtë, me kulturë të lartë, e me kapacitete të mëdha. Avni Rustemi, pas Shkollës Normale të Elbasanit e pas Kolegjit françez të Lozanës, studhjoi në Kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën Mitër Korone, ku organizoi shoqatën “Lidhja e Rinisë Shqiptare”, e pëstaj bëri studimet e larta pedagogjike në Universitetin e Romës. Avni Rustemi luftoi kundër atyre çë për të mirën personale nëng bënin të mirën e një Shqipërie indipendente, kështu se i vate kundër politikës së Esat Pashë Toptanit e në fund i bëri një atendàt në vitin 1920 e e vrau në Parixhi. Pra u pruar në Shqipëri e në vitin 1923 qe zgjedhur si deputet i Prefeturës së Kosovës në Asemblenë Kostituente. Por fuqitë çë ishin kundër demokracisë ishin të forta e vitin pas, 1924, i bënë një atendat Avniut e e vranë.
Në fialinë e tij Lazër Shantoja vuri në dritë vlerën e politikës së Avni Rustemit lidhur edhe me nj’etër personaxh të madh si ish Bajram Curri nga Gjakova, i cili kish luftuar për demokracinë dhe për të liruar Kosovën nga dominaciona serbe. Dhe Bajram Curri ish atje, përpara varrit të Avni Rustemit çë e qaj e nderoj si mik të madh. Lazër Shantoja bën fjalimin mbi vorrin e tij ture kujtuar veprat e Avniut lidhur me plakun e Kosovës, Bajram Currin.
E sot? Ç’kah shef sot Avni Rustemi? Sot Avni Rustemi shef mbi vorrin e tij plakun e Kosovës, veteranin patriot, babën e Shqiptarizmës, luftarin vigan, shgatrrojsin e esadizmës, esponentin mâ të naltë e të pastër të rracës s’onë të vjetër! Shef plakun qi tash trí vjet jetoj në shoqëní të bishvet t’egra mbi male e ndër shpella i dëbuem, i dënuem, i ndjekur porsí i rrezikshëm porsí trathtor prej njerzvet, êmnin e poshtër të cilvet i a lidhë êmnit shêjt t’atdheut vetëm intriga, trathtija, despotizma! Sot mbi vorrin e tij heroji djalosh shef herojin plak, shef Bajram Currin! (Fjala e D. L. Shantojës te vorri i Avniut, cit. f. 242). Shpirti patriotik i Lazër Shantojës shprehet me fuqi të madhe në momentet çë i ofron jeta, sikur shkruan për një personaxh të madh si është Luigj Gurakuqi, kur e vranë në Bari në vitin 1925.
Si Bajram Curri, si Avni Rustemi, ky personaxh shqiptar buthtoi mall të madh për Shqipërinë dhe për Shqipërinë demokratike grisi jetën e tij, ju shua jeta e tij. Luigj Gurakuqi (Shkodra 1879 – Bari 1925) thomse është figura demokratike shqiptare më e madhe e shekullit XX. Ai qe jo vetëm një politikan i vërtetë me vlera njerëzore shumë të larta për njeriun dhe për gjithë gjindjen, po qe shkrimtar dhe studiues i famshëm për gjuhën shqipe. Si Avni Rustemi, edhe Luigj Gurakuqi studhioi në Kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën Mitër Korone, dhe pëstaj shkoi Anapul ku studioi për mjekësi e biologji në Universitetin e Napolit. Ka shumë interes studhimi i tij “Vargënimi n’gjuhë shqipe me nji fjalorth shqyp-frângisht n’marim” (Napoli 1906). Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, dhe në Komisinë letrare shqipe; pra qe drejtor i Shkollës Normale të Elbasanit dhe bashkëpunoi me Ismail Qemal Vlorën. Qe më herë ministër i Arsimit (Istrucionës) dhe në fund Ministër i Financave në Guvernin demokratik me Fan Nolin në vitin 1924.
Qe vrarë në Bari nga emisaret e Ahmet bey Zogut me të ndihurit e guvernit fashist italian. Lazër Shantoja, çë i kish besë vërtet se Shqipëria mund të bëhej një nacionë demokratike për të mirën e gjithë shqiptarëve, kur pa se si ranë tri qiritë më të drejtë (Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi) lëshoi një thirrmë të madhe, të deshpëruar për të tundur zemrën dhe të tërë shpirtin e shqiptarëvet pse demokracia nëng mund të shuhej kështu: demokracia është një vlerë çë mund të shuhet për pak mot, po pëstaj dhezet patjetër e ringjallet më e fortë se më parë. Lazër Shantoja, çë ish në sintoni me politikën demokratiche të Avni Rustenit, të Bajram Currit e me politikën e katolikut Luigj Gurakuqit, te gazeta “Liria shqiptare” shkruan një artikull me titull “Luigj Gurakuqi” (Shih Vepra, cit. ff. 329-331), ku vë në dritë elementet çë karaterizojin figurën e Luigj Gurakuqit: Me humbjen e Bajram Currit e të Luigj Gurakuqit mbyllet një epopè e madhnueshme e këputet per gjysë nji hymn i nâltë! Epopèn e mbylli Plaku; hymnin do t’a vijojmë na!… Gurakuqi âshtë nji dillë qi shndritë me driten e tij dhe nuk mund të shkimet me të tana ndyesiënat e poshtërsiënat e nji politike të pashpirtë. Gjyqin mbi Luigj Gurakuqin do t’a bâjë e ka me e bâ kombi shqiptar… Me nji duresë e nji palodhësië shembullore shkrîni jeten per idealin e nji Shqipënie të lirë, të madhe e të lume. Per arritjen e këtij ideali, motori gjithmonë në lëvizje qi drejtonte të tanë jeten e tij, sakrifikoj ândjet e jetes mâ t’ambëlat, prirjet e natyrës mâ të fortat… Gurakuqi ishte njeri me fuqît e hekurit. Fjala i delte e rrjedhshme, e kadalshme, e mbâtun, e kjartë, e kandshme, e bukur. Vetëm presenca e tij të sugjestjononte. Porsi nji luftar i mirë qi nuk gjindet kurr pa fyshekë, ishte kurdoherë i pregatitun me gjegjë e me dhanë arësye. Luigj Gurakuqi ishte bâ nji arsenal politik në Shqipënië. Kjé ndër të pakët, per mos me thanë ndër të vetmit shqiptar, qi me njoftimin e plotë të popullit pergjithsisht e të visevet të ndryshme të Shqipëniës, bashkonte edhé njoftjen e këthellë të tanë njerzvet të sajë, të tana kohnavet e të tana njyrevet… Do t’i dihet influences personale të tij në kjoftë se sot në Shqipënië toska e njef e e don mâ fort gegen e gega tosken, muhamedani kristjanin e kristjani muhamedanin. Luigj Gurakuqi kjé ura e arit e bashkimit kombëtar. Gurakuqi, shkodranë katolik, âsht Gurakuqi i të tanë Shqipëniës… Kjé idealist i nâltë dhé realist pedant me nji herit (Vepra, ff. 329, 330, 331).
Lazër Shantoja ka valorizuar (vlerësuar) në çdo koment gjithë aspetet e Shqipërisë, qoftë aspetet politike, qoftë aspetet kulturale, qoftë aspetet letrare, jo vetëm për t’i lartësuar po edhe shumë herë për t’i kritikuar. Si shembull, marrim konsideracionat çë Lazëri bën për një shkritor shqiptar çë mbahet nga më të shumtit si patriot i famshëm, poet i famshëm, orator i famshëm: Gjergj Fishta. Në rivistën “Hylli i Dritës” Lazëri shkruajti dy artikuj për këtë autor e patriot çë ka nderuar kulturën shqiptare: 1) Kujtime françeskane; 2) Kryevjetori i dekes s’At Gjergj Fishtës (Vepra, cit. ff. 478-484), ku vë në dritë domethënien e këtij personaliteti çe ka dominuar për një gjymës shekulli gjithë kulturën shqiptare. Fishta (1871-1940) konsiderohet nga të shumtit si “zëri i kombit”, zëri i nacionës shqiptare, dhe me rivistën “Hylli i Dritës”, çë zu e botoi ai në vitin 1913, hapu në gjithë jetën kulturën shqiptare me gjithë problemet çë kish Shqipëria në gjymsën e parë të shekullit XX. Fishta kontribuoi jo vetëm për politikën, si deputet në parlamentin shqiptar, ture marrë pjesë në konferencat ballkanike (në Athinë, në Sofje, në Bukuresht), po edhe e sidomos kontribuoi për kulturën e re shqiptare: mori pjesë në Kongresin e Manastirit për të zgjedhur një alfabet unik, dhe në Komisinë Letrare Shqype për të studhiuar cila mund ish gjuha kombëtare (nacionale) për gjithë Shqipërinë. Po Fishta është një autor i madh: shkruajti më se tredhjetë vepra letrare, nga të cilat ajo çë fjuturon mbi të gjitha është Lahuta e Malcís, një poem epik historik çe fjet për luftën e shqiptarëvet për të ruajtur autonominë nacionale nga të huajt.
Lazër Shantoja e admiroi shumë këtë shkrimtar, si njeri e si skritor (shkrimtar), dhe shëngon si Fishta thërriti gjithë shqiptarët të jenë një, të jenë ngaherë të bashkuar në ëmrin e storjes, në ëmrin e traditës, në ëmrin e gjithë shqiptarëvet çë qenë e çë nëng janë më, po çë luftuan përse Shqipëria të ish ngaherë një e bashkuar: Shkrimet e Fishtës kanë erë toke shqiptare. Shpirtit të shqiptarit veshi i Fishtës i ka nxjerrë jonat ma të hollat, ma t’imtat, ma të thellat, ma t’ambëlat. Jonat qi përbâjnë jetën karakteristike të popullit t’onë të vjetër. sht malsori, âsht mali, âsht gjaku shqiptar qi flet e shungullon e shkumbëzon ndër vargjet e Fishtës. E vargu i tij të trandë e të molisë… Atë Fishta na thotë prej vorrit se nuk ka dashuni të vërtetë atdheut aty ku nuk njihet, a ku përjashtohet, a ku luftohet êmni i Zotit. Ai vorr na thotë se patriotizma as nuk âsht vetëm nji instinkt, as nuk âsht nji modë, as nuk âsht nji zanatë; ai na thotë përkundrazi se patriotizma âsht njoftimi i atdheut, âsht dashunija e atdheut, âsht shërbimi i atdheut. Vorri i Fishtës, i këtij Fishte i cili në zêmrën e tij të madhe përshini e shkrini të gjithë shqiptarët, pa kurrnji ndryshim besimi a krahine, ai vorr na thotë: Shiptarë! Harroni ça ju danë e ça ju largon e kujtoni vetëm ça ju lidhë e ça ju bashkon! (Vepra, cit., f. 479, 484).
Lazër Shantoja e njihte mirë gjuhën shqipe, armoninë e saj dhe të fshehurat e stilit, mandaj edhe stili i tij, aq në veprat kreative sa në të shkruajturit në prozë, sa edhe në të pjerrurit nga gjuhët e huaja në shqipen, mund të konsiderohet i shkëlqyem. Si dihet, të pjerrurit nga një gjuhë në tjetër është një operacionë shumë e shumë delikate, çë jo gjithë mund t’e bëjin. Lazëri kish këtë aftësi (abilitet) në të pjerrurit e veprave më të bukura nga gjuha gjermane dhe italiane në shqipe. Na sosën të citojim atë çë shkruan Fan S. Noli për të pjerrurit e Faustit të Johan Volfang fon Goethe në shqipe. Edhe Fan Noli qe një pjerrës (tradhutor) i gjegjur dhe kish, edhe ai, pjerrur shqip veprën e Faustit. Po kur dolli të pjerrurit e Faustit çë bëri Lazëri, i shkruajti për t’e nderuar e për t’i thënë se, nëse Goethe dij shqipen, kish preferuar të pjerrurit e Lazërit dhe jo të tijin: “Nuk gjej fjalë për të të uruar për përkthimin tënd në shqip të poezisë veçse duke të siguruar se, po ta dinte shqipen, gjigandi i Veimarit do të të falendëronte ty, një Nerval shqiptar, për këtë përkthim” (nga Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Tiranë-Pejë 1997, f. 323). Si të pjerrurit nga gjermanishtja, edhe të pjerrurit nga italishtja në shqipen janë të shkëlqyem. Në të pjerrurit Lazëri buthon se njeh mirë dy gjuhët, jo vetëm, po njeh mirë gjuhën e atij autori çë është e pjerrë në shqipe, hollësitë e asaj gjuhe çë dica herë ka edhe tendenca dialektore, me një fjalë njeh idioletin e autorit, jo vetëm, po njeh edhe mirë kulturën çë i nget asaj gjuhe, atmosferën ku ka vend vepra e ku jeton autori. Lazëri di e armonizon tingujt e gjuhës orixhinale me tingujt e gjuhës ku pjerr veprat. Me një fjalë, Lazëri është një mjeshtër i njohur e i gjegjur në të pjerrurit e veprave nga gjermanishtja e nga italishtja. Si shembuj ju japim të pjerrurit shqip të poezivet më të bukura të autorit italian Giacomo Leopardi në shqipen e Shkodrës, vjen me thënë në variantin geg, po në variantin letrar shkodran me një stil të lartë çë i përgjigjet mirë testit orixhinal të Leopardit.
——————————- Shkrimi është përcjellë me lejen e autorit dhe stafit të “Jetës Arbëreshe”, Nr. 88 /KultPlus.com
Në Galerinë e Arteve të Kosovës është mbajtur ekspozita “Open Onufri Remade” nga artistë prej të gjitha trojeve shqiptare, shkruan KultPlus.
Kjo ekspozitë është kuruar nga Ardian Isufi dhe Elton Koritari.
Është koha për të dalë nga rreshtat, është koha për të bërë zhurmë, për të bezdisur, për të reflektuar, për të dialoguar, për të krijuar hapësirë, për të zaptuar hapësirën e munguar. Është koha për të tentuar – kjo ishte edhe një nga synimet e kësaj ekspozite.
“Ne dëshirojmë të mbajmë gjallë një aktivitet, i cili prej 20 vjetësh ishte pjesa më e rëndësishme e aktiviteteve pamore, një konkurs ndërkombëtar si “Onufri” në Shqipëri është përkrahur nga kuratorë dhe artistë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Italia”, u shpreh Ardian Isufi, kuratori i kësaj ekspozite.
Isufi
tha se kjo ekspozitë është një analizë vizuale, që reflekton situatën politike,
problemet shoqërore, e cila filloi njëherë në nivelin lokal por që arriti të
zgjerohet nëpër botë.
Ndërkaq
kuratori tjetër Elton Koritari, deklaron se qëllimi i kësaj ekspozite është të
ngjallë kuriozitet te publiku.
“Është
gjithçka e ndërtuar posaçërisht për Galerinë Kombëtare dhe gjëja më e rëndësishme
është që të jemi kurioz dhe me mendje të hapur, arti në përgjithësi do të ngrejë
pyetje”, potencoi Koritari.
Ndërkaq, edhe Drejtoresha e Galerisë së Arteve të Kosovës Arta Agani thotë që këtij bashkëpunimi nuk është nevoja t’i japim ndonjë emër sepse është i natyrshëm dhe se ata janë gjithmonë të lumtur kur bashkëpunojnë me Shqipërinë.
Veprat e “Onufri Remade” ishin nga artistë të njohur ndërkombëtarisht si: Vladimir Myrtezai (Grosha) – Ergys Krisiko – Sadik Spahija – Eliza Hoxha – Fatos Lubonja – Albes Fusha – Yllka Gjollesha – Eugenio Tibaldi (Kuruar nga Ajola Xoxa) – Harri Aleksi – Olsi Qazimi – Ervin Bërxolli – Penelop’s ëebs (Beskida Kraja / Clioevi/ Petrova Margarita / Hanioti Dimitra) – Osman Demiri – Ylli Xhaferri – Florian Haxhihyseni – Altin Lika – Rubin Kadija – Elvis Dako – Edmond Gjikopulli – (Safo Marko / Ilia Terpini / Shyqyri Sako – Kuruar nga Genti Gjikola).
Kjo ekspozitë do të zgjasë deri më 25 shkurt. /KultPlus.com
Fotografia e dy minjve duke luftuar për një thërrime në një metro të Londrës ka fituar çmimin prestigjioz për fotografinë më të mirë të jetës së egër – “Wildlife Photographer of the Year LUMIX People’s Choice Awards”, shkruan CNN.
Por fotografi i ri shpreson se ky çmimi i tij do të ndryshojë atë perceptim.
Fotografia e shkrepur nga Sam Rowley në stacionin “Squabble” është përzgjedhur si fituese e këtij çmimi nga më shumë se 48,000 fotografi të kafshëve të egra nëpër botë që ishin në garë, transmeton Koha.net. Votimin e këtij çmimi e ka bërë publiku.
Fotografia shfaq dy minj duke luftuar për një thërrime të bukës që ka mbetur në një stacion treni.
“Të gjithë e dinë për minjtë në nëntokë, por unë nuk mendoj se dikush i ka parë ato në atë dritë më parë”, tha Rowley. Këtë fotografi ai e shkrepi derisa po priste trenin në këtë stacion, shkruan CNN.
Përpos fituesit edhe katër fotografi tjera ishin të mrekullueshme: një orangutan pjesëmarrës në një shfaqje në Bangkok, dy jaguar duke kafshuar një anakonda në Brazil, një rinoqeront dhe një kangur ishin pretendentët tjerë për ta fituar këtë çmim. /KultPlus.com
Bekim Fehmiu është padyshim emër i madh i artit shqiptar, i cili arriti të krijoi karrierë ndërkombëtare dhe të marrë pjesë në shumë filma, shkruan KultPlus.
Së
fundmi për figurën e tij do të realizohet një film dokumentar.
Këtë
të enjte, ekipi i filmit dokumentar për Bekim Fehmiun do të mbajë konferencë për
shtyp me ç’rast do të flitet për realizmin e këtij filmi.
Në hapësirat e Teatrit Kombëtar të Kosovës duke filluar nga ora 10 do të flasin regjisori Valmir Tertini dhe skenaristi Fahri Musliu /KultPlus.com
Pikërisht sot kur festohet përvjetori i daljes së numrit të parë të ‘Rilindjes’, u kujtua edhe një prej redaktorëve më të njohur të gazetës. Ali Podrimja do të punonte si redaktor i poezisë, i prozës, i fjalës, redaktor i kulturës pranë të përditshmes ‘Rilindja’, krahas një bagazhi letrar të cilin e ndërtoi me punë dhe me inspirim.
Sot në ambientet e KultPlus Caffe Gallery në kryeqytet, PEN Qendra e Kosovës në bashkëpunim me KultPlus – gazetën e parë shqiptare online me fokus të vetëm në art dhe kulturë, u mbajt një takim për të kujtuar krijimtarinë dhe punën e Ali Podrimjes.
Ibrahim Berisha, Sali Bashota, Binak Kelmendi
dhe Adil Olluri ishin panelistët që sollën emocione prej momenteve të tyre me
Ali Podrimen, kryepoetin e poezisë shqipe dhe ndoshta poetin më emblematik
shqiptar që rroki temat më të thella shqiptare me anë të penës së tij.
Berisha lexoi një punim me titull ‘Poezia Lum Lumi, i biri dhe baba’ duke u orvatur sidomos nëpër përmbledhjen ‘Lum Lumi’, përmbledhjen më të rëndësishme të krijimtarisë së shkrimtarit Ali Podrimja, e që lidhet me mizorinë më të madhe që i ndodhi në jetë autorit, vdekja e Lumit – një prej fëmijëve të tij dhe Fitores.
“Këtu flitet për një djalë vocërrak të sëmurë
për vdekje, që nuk flet por ende shpreson, dhe për një poet që nuk e pranon përfundimin.
Sikur ballafaqohen i pafuqishmi me të pafuqishmin, në një mënyrë për të bashkëjetuar
në një udhëkryq dramatik. Poezia ‘Lum Lumi’ kishte lindur nga besimi i guximshëm
dhe mospërfillja e të pamundshme, sepse kërkohet pakusht vazhdimi i një jete”
tregoi Berisha. Kumtesa që numëronte faqe e dërgoi audiencën nëpër një katrahurë
emocionet e dhimbjesh që Podrimja i përjetoi si njeri e poet e burrë në kohën
sa pati këtë dramë familjare në tablonë e jetës së tij.
“Poeti gjendet në një dhomë spitali, me grimcat e jodit përreth, ndërsa njëjtë edhe mendimet duhet dezinfektuar që në fund të mos mbetet në dhomë asnjë mendim që do ta shqetësonte Lumin” vazhdoi Berisha.
Sali Bashota tha se nuk e ka njohur asnjëherë një tjetër njeri që gjatë tërë ditës ka qenë poet, qysh prej zgjimit e deri në agim, me fëmijët e tij, me Fitoren – bashkëshorten, me nxënësit, me kalimtarët në rrugë, me kolegët. Ali Podrimja kishte qenë oqeani i pafund prej poeti.
Bashota madje edhe u emocionua disa herë derisa po lexonte kujtimet e tij me Ali Podrimen. Njëri kujtim ishte vajza e Bashotës, së cilës emrin ia kishte vënë Podrimja. Kur vajza më vonë e pyeti Bashotën se pse nuk po takohej më me Ali Podrimen, ai do të duhej ta gjente një mënyrë t’i tregonte vajzës se poeti kishte vdekur, kishte shkuar në parajsë.
Për Bashotën, Ali Podrimja ishte mësues shpirtëror
i një gjenerate shkrimtarësh e studiuesish në Kosovës, ishte ai që mësoi të
tjerët si të shkruhej poezia.
“Sidomos te ‘Lum Lumi’ ai pati shpërthim poetik. Me anë të vargut të shkurtër eliptik, Podrimja e shpjegon gjenezën e dhembjes, vetmisë, gjenezën e melankolistë. Ai ishte mjeshtër, ndërsa sublimacionin e pati tek poezia për Lumin’ shtoi Bashota.
Disa poezi të Podrimjes u lexuan gjatë natës,
sepse pa këto poezi do të ishte e vakët një mbrëmje kur kujtohet Ali Podrimja.
Audienca kujtoi poashtu momentet më të mira
dhe shpesh qesharake me poetin.
Binak Kelmendi nga PEN Qendra kujtoi se në takimin e fundit me Ali Podrimen, para se ai të nisej për në Lodeve të Francës, ‘sikur ia pashë nurin e vdekjes në fytyrë’.
Adil Olluri dalloi se tek poezitë e Ali
Podrimes mungon poezia e dashurisë, e cila edhe kur e pranishme gjithmonë ka
pasur një ndërthurje me motive të tjera më të rënda.
Aktivitetet e PEN Qendrës së Kosovës, po organizohen në bashkëpunim me portalin KultPlus, me ç’rast në vazhdim do të prezantohet krijimtaria letrare e Teki Dervishit, me datë 13 shkurt në ora 18:00 në KultPlus Caffe Gallery.
Projekti Promovimi i letërsisë shqipe, është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. / KultPlus.com
Eugent Bushpepa ka nxjerrë sot këngën e tij më të re, ‘Stay ëith me tonight’, shoqëruar edhe me videoklip.
Bushpepa ka kohë që ka pushuar nga muzika,
ndoshta që nga pjesëmarrja e tij në Eurovizion, por ka qenë aktiv në mbrëmje
muzikore ku kërkohet shumë zëri i tij.
Kënga në gjuhën angleze e gjen Eugentin më të relaksuar se asnjëherë, ndërsa në videoklip shihet Adrola Dushi.
Tekstin dhe muzikën e këngës e ka bërë vetë Bushpepa. / KultPlus.com
Në ditën përkujtimore të martirizmit të Papa Kristo Negovanit, bukinisti Adriatik Ajdini i dhuroi Muzeut Historik Kombëtar librin e shkruar nga Papa Kristo Negovani “Bënjatë e shënjtorëvet dërgimtarë”, të botuar në Sofje më 1905.
Libri i dhuruar “Bënjatë e shënjtorëvet dërgimtarë pasi të kalojë procedurat e regjistrimit do të vendoset në vitrinën e botimeve të Rilindjes Kombëtare ku ndodhet dhe vepra tjetër e Papa Kristo Negovani, “Prishja e Hormovës”, botuar po në Sofie në vitin 1904. Muzeu i ka shprehur falenderimet e tij, bukinistit Adriatik Ajdini për pasurimin e fondit muzeor. /KultPlus.com
Studiuesi Armand Plaka, ka postuar në faqen e tij në “Facebook”, një hartë të vitit 1688. Dallohen shumë qartë aty, disa toponime që lidhen me Shqipërinë e Kosovën.
“Hartë e vitit 1688, arkivuar në Bibliotekën Kombëtare Çeke në Pragë. Hartuar në gjermanisht, nga Eberhard Werner (jetoi në vitet 1647-1690) dhe përdorur shumë në territoret e Evropës Qendrore, meqenëse në atë kohe ajo ishte ‘lingua franca’ në atë rajon, kur shtetet nacionale nuk ekzistonin fare si koncept.
Në legjendën e saj, poshtë hartës shënohet: Një hartë e re gjeografike mbi Spanjën Papnore dhe italike, ndërsa përshkrimi vijon me prezantimin e rajoneve që sot i përkasin Gadishullit të Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë.
Shtypur në Hamburg, si pjesë e një libri voluminoz me titull: “Thesaurus exoticorum” me histori të rralla e të dhëna interesante rreth popujve aziatikë, afrikanë dhe amerikanë, me një kapitull të veçantë për Perandorinë Osmane dhe kombet e saj, bien në sy disa toponime që lidhen me Shqipërinë e Kosovën, që edhe sot e kësaj dite mund të identifikohen lehtësisht.
Kështu për shembull, aty gjen: Durrësin, Elbasanin, Shkodrën, Ulqinin, Prishtinën, Krujën, Albanopolin (rajoni mes Elbasanit dhe Matit), Dukagjinin, Klinën, Ulpianën, Tivarin, Dibrën, Prizreninn, Lumin Ibër, Lezhën, Malesitë e Sharrit. Ndërsa, në jug vihen re qartë: Vlora, Sazani, Ohri, Prespa, Spinarica ( Zvërneci i sotëm) Himara, Gjirokastra, Delvina, Butrinti, Preveza, Gjiri i Artës dhe Janina”- shkruan Plaka teksa poston fotot”, transmeton Konica.al. /KultPlus.com
Kur regjisori i “Parasite”, Bong Joon-ho, pranoi “Oscarin” për filmin më të mirë, të dielën, në edicionin e 92-të të “Academy Awards” në Los Angeles, ai sakaq hodhi dritë të re mbi kinemanë ndërkombëtarisht të nënvlerësuar të Koresë së Jugut. Ata që e njohin industrinë e filmit të këtij vendi thonë se është për kohën.
Bong është ftuar në skenë në “Dolby Theater” katër herë radhazi gjatë ngjarjes. Krahas filmit më të mirë, “Parasite” ka fituar çmime për regjisorin më të mirë, skenarin më të mirë origjinal (i bashkëshkruar nga Bong) dhe filmin më të mirë të huaj. Ka pasur një garë të fortë sa i përket filmit më të mirë, përfshirë filmin epik mbi Luftën e Parë Botërore “1917”, i cili prej shumë vetave pritej të merrte çmimin.
“Parasite” ka bërë historinë e filmit duke u bërë filmi i parë joanglisht që ka fituar “Oscarin” për filmin më të mirë. Gjithashtu ai ka shënuar për herë të parë qysh prej vitit 1955 që fituesi i Festivalit të Filmit në Cannes “Palme d’Or” të fitojë edhe çmimin kryesor të “Oscarëve”.
Patrick Brzeski, që mbulon kinemanë koreane për “The Hollywood Reporter”, e ka cilësuar fitoren e Bongut si “kthesë në shumë drejtime”. “Para këtij viti, asnjë film korean nuk është nominuar ndonjëherë për ‘Oscars’ në çfarëdo kategorie”, ka thënë ai për DW-në. “Kritikët dhe dashamirët e filmit prej kohësh e kanë cilësuar këtë si skandal, duke pasur parasysh prurjet e pareshtura të industrisë koreane të filmit të kinemasë risuese e të paharrueshme gjatë 20 e më shumë vjetëve të fundit”.
Nderimet me çmimet “Oscar” për “Parasite” kanë vënë në vend një “lajthim bezdisës”, ka thënë Brzeski, duke shtuar që vendimi i Hollywoodit për të shpërblyer me çmimin e filmit më të mirë mbart edhe rëndësi të gjerë.
“Duke marrë parasysh hakërrimin e vazhdueshëm mbi mungesën e laramanisë dhe përfaqësimit në Hollywood dhe ‘Oscar’, fakti që ‘Parasite’, një film krejtësisht në koreanisht e që sjell një kastë të tërën koreane të cilën shumica e amerikanëve nuk e njohin, fitoi për filmin më të mirë, është një moment i fuqishëm simbolik”, ka thënë reporteri i filmit. “Duke lënë anash çështjet e identitetit, kjo nënkupton gjithashtu se ‘Oscarët’ tani janë më pak çështje mendjengushtësie”, ka shtuar ai. Derisa në vitet e mëhershme një grusht filmash të huaj kanë marrë tundje të kokës, Brzeski beson se “Parasite” ka dëshmuar përfundimisht që “filmat nga çdo anë, në çdo gjuhë, janë tani të aftë të marrin nderimet kryesore të Hollywoodit. Ata më nuk janë të kufizuar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar”.
“Parasite” është një satirë sociale në qendër me dy familje që jetojnë në skaje të kundërta të sistemit klasor në Korenë e Jugut. Bong përdor sensin e tij të humorit dhe suspensën për të vënë në pah ndërveprimet e tyre.
Sipas Brzeskit, përderisa cilësia e kinemasë koreane ka qenë fshehtësi e hapur për më shumë se dy dekada, “Parasite” ka prekur në tel audiencat e gjëra.
Filmi vë në pah disa probleme universale në shoqërinë bashkëkohore, veçanërisht hendekun në zgjerim e sipër midis të pasurve dhe të varfërve. Bong është regjisor i zoti që arrin t’i bëjë dëfryese temat e rënda. Ai është “duke shënuar lirshëm pikë kthese në zhanre të ndryshme klasike: krimin, thrilerin, komedinë e zezë, horrorin, dramën familjare e kështu me radhë”, ka thënë Brzeski.
David Tizzard, profesor asistent në Seoul Women’s University dhe komentator social, ka thënë se fitorja e Bongut ka “zhgrehur një shpërthim të euforisë kombëtare” në Korenë e Jugut.
“Sikundër në vendet perëndimore kur ekipi kombëtar luan në ndonjë garë si Kupa Botërore e Futbollit, jugkoreanët kanë pasur një gëzim kolektiv dhe dhembje në ngjarje si kjo, kështu që i gjithë vendi u bashkua prapa ‘Parasite’”, ka thënë ai për DW-në. “Ata mund të kenë dallime në mendime sa i përket qeverisë, në shtetin dhe ekonominë e Koresë së Veriut, por absolutisht nuk ka asnjë pikëpamje kundërshtuese në këtë”.
Tizzard pajtohet që kinemaja koreane është “nënvlerësuar keqas” nga pjesa tjetër e botës për një kohë të gjatë.
“’Parasite’ ka pasur një vlerësim të madh në vend, dhe tani ka të njëjtin vlerësim në skenën botërore, ndaj mendoj që ky është një rast kur pjesa tjetër e botës po kap atë çfarë ngjan këtu dhe po sheh cilësinë që ekziston në kinemanë koreane”, ka thënë ai.
Distributorët e filmave jugkoreanë pritet të kenë një lulëzim nga fitorja e Bongut. Me një buxhet prej vetëm 11 milionë dollarësh (10 milionë euro; 13 miliardë uonë jugkoreanë), “Parasite” tashmë ka bërë më shumë se 170 milionë dollarë gjithandej globit. “Distributorët e filmit duhet të inkurajohen të kuturusin më shumë në përmbajtje koreane e ndërkombëtare”, ka thënë Brzeski.
Një shpërthim i hershëm i kinemasë koreane erdhi më 2003, me trilerin aksion të regjisorit Park Chan-wook “Oldboy”, i cili më vonë ishte ribërë nga regjisori amerikan Spike Lee. Megjithatë, Brzeski beson se “Parasite” ka etabluar një precedent të ri për më shumë regjisorë jugkoreanë, qofshin meshkuj a femra, si Lee Chang-dong, Hong Sang-soo, Kim Bora, Lim Sun-ae dhe Lee Kyoung-mi, për të bërë fitime të rëndësishme në tregjet ndërkombëtare.
Nëse shfaqet një film në koreanisht para audiencës amerikane ose asaj gjermane, të gjithë filmat e dhënë para shikuesve në gjuhë të tjera përballen me çështjen e përjetshme të qasshmërisë.
Brzeski mendon se Bong e ka shpjeguar më së miri muajin e kaluar gjatë fjalimit të tij teksa pranoi “Golden Globe” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj: “Sapo ta kapërcesh pengesën e gjatë prej një inç të titrave, ju do të njiheni edhe me më shumë filma të mahnitshëm”, kishte thënë regjisori.
Sidoqoftë, reporteri i filmit ka tërhequr vërejtjen kundër deklaratave në hava: “Nuk mendoj që mund të përdoret Bongu për të përgjithësuar krejt filmbërjen koreane, përveçse të thuhet që Koreja bën filma të shkëlqyeshëm, dhe që mbase një pjesë e botës po zgjohet vonë për këtë fakt”.
Duke folur para gazetarëve kur pranoi “Oscarët” e tij, Bong i është rikthyer komentit të tij të janarit për titrat, duke thënë: “Njerëzit tashmë po tejkalojnë këtë pengesë nëpërmjet shërbimeve të streamingut, videove të YouTubes dhe mediave sociale. Në mjedisin që po jetojmë tani, mendoj se të gjithë jemi të lidhur”.
“Prandaj mendoj që natyrshëm po vijmë te dita kur një film i huaj apo jo nuk do të ngrejë kandar, dhe që me shpresë kur një film i huaj fiton të mos bëhet më vonë temë”, ka shtuar ai /Deutsche Welle /KultPlus.com
Papa Kristo Negovani lindi në Negovan të Kolonjës (në anën lindore të Gramozit, sot Greqi). Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe shkollën e mesme e vazhdoi në Athinë.
Papa Kristo Negovani u vendos për disa kohë në Rumani ku punoi duke ushtruar profesionin e drugdhendësit. Në atmosferën e shoqërive atdhetare shqiptare, ai u bë pjesë e shoqërisë së shqiptarëve “Shpresa” duke u angazhuar në veprimtaritë e saj. Më 1897, pasi u kthye në vendlindje iu kushtua tërësisht lëvrimit të gjuhës shqipe, lirisë e pavarësisë së vendit.
Me librat shqip, të sjellë në Negovan, hapi fshehtas shkollën e parë shqipe për bashkëfshatarët e tij dhe me interesimin e tij u dërguan vajzat e para nga Negovani në shkollën shqipe të vashave në Korçë. Papa Kristo Negovani, më 10 shkurt 1905, organizoi një shërbesë kishtare në gjuhën shqipe.
Dy ditë më vonë, më 12 shkurt 1905, Papa Kristo Negovani së bashku me të vëllain e tij, Papa Theodhosin, dhe tre bashkëfshatarë të tjerë u masakruan nga andartët grekë. Ai qe një ndër frymëzuesit e Kishës ortodokse autoqefale shqiptare, e cila do të bëhej realitet vetëm me Fan Nolin.
Ndër veprat letrare të Papa Kristo Negovanit vlen të përmenden: “Istori e dhjatës vjetërë”, botuar në Bukuresht në 1899; “Bënjatë e shënjtorëvet dërgimtarë”, në Sofje më 1903 etj, si dhe shkroi e përkthyeu në shqip edhe përralla e shumë vjersha me karakter didaktik. /ATSH /KultPlus.com
Të gjithë sytë do të kthehen nga New Mexico pas dokumentarit të ri që pretendon se Tupac Shakur është shëndoshë e mirë dhe fshihet në këtë qytet, përkundër raporteve të vrasjes së tij gati 25 vjet më parë.
Në dokumentarin “2Pac: Great Escape From UMC”, regjisori Rick Boss pohon se Shakur u arratis nga Qendra Mjekësore Universitare në Las Vegas ku makina e tij u bë shoshë nga plumbat në 1996-tën. Prej andej, siç pretendon dokumentari, arriti të largohej drejt New Mexicos.
Boss thotë se ishte informuar për goditjen e planifikuar ndaj tij pasi mbërriti në hotelin MGM Grand për të parë një ndeshje në “qytetin e mëkatit”. Dhe këtu autori hedh idenë se këngëtari kishte nisur të thurte planin e shpëtimit: përdori dublant dhe një helikopter privat, sepse dihej që autoritetet do të bllokonin aeroportin. Boss shpjegon se në Meksikë, Tupacun po e mbron fisi Navajo.
Mund të duket e gjitha si një trillim, por regjizori thekson se informacionet konfidenciale i ka marrë nga miq të besuar të reperit, por edhe familjarë të tij. Ndërkohë, aktori Richard Garcia, i cili portretizon Tupacun në film, beson se këngëtari legjendar vdiq vërtetë atë natë, por shton se trashëgimia e tij vazhdon të jetë gjallë. Filmi dokumentar pritet të shfaqet në vitin 2021. /KultPlus.com
Me datën 13 shkurt (e enjte) prej orës 19:00 në hapësirën e fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, Project Space, do të bëhet promovimi i librit artistik FLIRTING WITH LEFTOVERS, me autore KOJA. Ky libër artistik vjen si rezultat i punës hulumtuese dhe artistike që është bërë vitin e kaluar në objektin e braktisur i cili ndryshe njihet edhe si ish-restorant Marsi.
Puna hulumtuese në terren,
bashkëbisedime me personazhe të cilat ndajnë kujtime dhe informata në lidhje me
historinë e objektit, po ashtu edhe me personalitete e akter që shpalosin
detaje rreth historisë moderne në Kosovë, rëndësinë e objektit në aspektin
arkitektonik, janë përmbledhur në librin artistik FLIRING WITH LEFTOVERS.
Gjithashtu edhe detaje të tjera të rëndësishme rreth intervenimit artistik që
zuri vend me 15 tetor të vitit të kaluar. Qëllimi i këtij libri është që të
shërbej si një dokument i cili vë në pah rëndësinë e ruajtjes së memories
kolektive, dhe ri-jetësimit të objekteve të braktisura të cilat mund të kthehen
në hapësira për shfrytëzim nga komuniteti.
Intervenim artistik FLIRTING WITH
LEFTOVERS, u mbajt në kuadër të edicionit të dytë të “Metamorphosis”, projekt
ky i cili implementohet nga fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” dhe ka për qëllim
nxitjen e ndryshimeve pozitive në shoqëri përmes mundësimit të vitalitetit
kulturor dhe kreativitetit. “Metamorphosis” e përdor
artin dhe kulturën si mjet kryesor për të ngritur zërin për rëndësinë e
shfrytëzimit të hapësirës publike dhe veçanërisht fokusohet në
objekte/monumente/hapësira publike të cilat janë produkt i proceseve të
ndryshme shoqërore. Për këtë arsye nuk është e mjaftueshme për t’u hulumtuar
dhe dokumentuar vetëm përbërja e materialeve, por edhe funksioni i tyre, i cili
ndryshon nga vet shoqëria. Prandaj, përmes “Metamorphosis” synohet të
analizohet lidhja midis objekteve/monumenteve dhe vetëdijes publike, në mënyrë
që nga njëra anë të kuptohet më mirë logjika e formimit dhe e organizimit të
korpusit të njohurive publike në hapësirën publike, dhe, nga ana tjetër, të
sqarohet qartë roli aktiv shoqëror i objekteve/monumenteve.
Gjatë prezantimit të librit KOJA do të ndajë detaje rreth konceptit të saj e po ashtu edhe punës që është bërë për realizimin e librit, i cili është botimi i parë i fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”. /KultPlus.com
——————-
“Ky projekt realizohet me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij projekti është përgjegjësi e Fondacionit Shtatëmbëdhjetë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose IKS-së, Lens, apo FES”.
Një raport i ri e ka zbuluar se ylli i muzikës Taylor Swift, në dekadën e fundit, ka shitur më shumë këngë se çdo artist tjetër.
Këngëtarja e njohur amerikane e shpërblyer me çmime të shumta gjatë karrierës së saj muzikore, ka arritur t’i shes 75,893,000 këngë në këto dhjetë vjetët e fundit. Kështu ka bërë të ditur revista “Forbes”.
Swift i ka lansuar katër albume nga ai i vitit 2010, “Speak Now”, dhe secili prej tyre ka shënuar suksese të jashtëzakonshme në treg, transmeton Koha.net.
Albumi i fundit i këngëtares, “Lover”, tashmë I ka shitur më shumë se 5 milionë kopje dhe këngët, “Me!”, “You Need To Calm Down” dhe “Lover”, janë vlerësuar me certifikatën “Platinum”.
Në vendin e dytë të kësaj liste është renditur reperi, Eminem, me shitjen e 63,501,000 këngëve në dekadën e fundit. /KultPlus.com
Shkolla Digjitale Universum tashmë edhe në Ferizaj një mundësi e madhe për fëmijët e Ferizajit të cilët do të kenë mundësinë të jenë në hap me zhvillimet e teknologjisë, robotikës dhe animacionit. Shkolla Digjitale Universum një vend ku fëmijët inkurajohen të mësojnë në mënyrë të pavarur dhe me ritmin e tyre. Ndërsa fëmijët mësojnë, ata ndërtojnë mini-lojëra, zgjidhin enigma, krijojnë projekte kodimi dhe kompletojnë misione, kreativiteti është një nga aftësitë më të rëndësishme që ata zhvillojnë gjatë kurseve.
Shkolla Digjitale
Universum në qytetin e Ferizajit ofron kurse 1 vjeçare të programimit, animacionit dhe robotikes për fëmijë të moshës 7-18 vjeç.
Kurset e programimit, animacionit
dhe robotikës ndihmojnë fëmijët të
përmirësojnë performancën akademike të fëmijëve, të shkruarit, kreativitetin dhe logjiken në zgjidhjen e problemeve matematikore duke i ndihmuar ata të performojnë më mirë në shkollë.
Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm
në Qytetin e Ferizajit, shkolla digjitale Universum
ka lansuar kuizin online i cili ju mundëson fëmijëve të përfitojnë
bursë deri ne 50% për ndjekje të kurseve të programimit, animacionit dhe robotikës. FITO 50% BURSE, BËHU PJESË E KURSEVE MË ATRAKTIVE TË UNIVERSUM DIGITAL ACADEMY. Linku i kuizit
https://bit.ly/2GrkRYK
E rëndësishme është që përfitues
do jenë të gjithë pjesëmarrësit! Përqindja e bursës që do fitoni varet nga përgjigjet e sakta që do jepni poashtu ju fitoni 10 pikë bonus për çdo shok/shoqe që e referoni të jetë pjesë e kuizit.
PEN Qendra e Kosovës në kuadër të aktiviteteve të saj mbrëmë ka filluar projektin kulturor për promovimin e vlerave elitiste të letërsisë bashkëkohore shqipe.
Nata e mbrëmshme
ju kushtua poetit Martin Camaj, ndërsa sonte gjithçka është rezervuar për
poetin Ali Podrimja. Në ora 18:00 në KultPlus Caffe Gallery do të lexohen
kumtesa të ndryshme që i dedikohen krejtësisht kësaj figure të shquar të letërsisë
shqipe.
Aktivitetet
e PEN Qendrës së Kosovës, po organizohen në bashkëpunim me portalin KultPlus,
me ç’rast në vazhdim do të prezantohet krijimtaria letrare e Ali Podrimjes dhe
Teki Dervishit.
Sonte në
panel do të jenë: Ibrahim Berisha, Sali Bashota dhe Adil Olluri. Kjo mbrëmje do
të moderohet nga Binak Kelmendi.
Projekti Promovimi i letërsisë shqipe, është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. / KultPlus.com
Platforma digjitale Netflix, e ka fituar të drejtën për ta prodhuar një dokumentarë të ri mbi jetën e reperit të ndjerë, Nipsey Hussle.
Filmi i ri, i cili do të realizuat nga regjisorja e nominuar për Oscar, Ava DuVernay, ka kohë që është pritur nga publiku derisa për realizimin e tij, ishte zhvilluar një garë e ashpër mes dy kompanive, Netflix dhe Amazon, transmeton Koha.net.
Sipas portalit “Deadline”, Netflixi e ka fituar këtë luftë ofertash duke e propozuar një shumë të majme të hollash për filmin, i cili do të drejtohet dhe prodhohet nga DuVerney.
Dokumentari të cilit ende nuk i është vënë një titull, është bashkëpunim mes kompanisë së regjisore “ARRAY” dhe kompanisë së të ndjerit Nipsey Hussle, “Marathon Films”.
Nipsey Hussle u qëllua për vdekje në mars të vitit 2019, jashtë dyqanit të veshjeve “Marathon” në një lagje të Los Angelesit. Ai ishte kujtuar dhe nderuar nga një numër i madh i yjeve të muzikës si: Rihanna, Drake, Bruno Mars, Pusha-T dhe të tjerë.
Pas vdekjes së reperit, familja e tij e ka themeluar fondacionin “Neighborhood Nip Foundation”, një iniciativë e cila ka për qëllim ta nderojë kujtimin e tij dhe t’iu ofrojë mundësi talenteve të reja në muzikë.
Hussle po ashtu u nderua në formë të veçantë në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së shpërblimeve “Grammy”, e cila u mbajt në muajin janar, me ç’rast yje të shumtë si, Meek Mill, John Legend dhe DJ Khaled, u bënë bashkë për ta festuar jetën dhe karrierën e reperit. Gjatë mbrëmjes, ai po ashtu u shpërblye me çmimin e parë “Grammy”. / KultPlus.com