Në mëngjesin e ditës së sotme ka ndërruar jetë në moshën
85-vjeçare aktorja e njohur për publikun shqiptar Leze Qena, shkruan KultPlus.
Ikja e saj ka pikëlluar të gjithë ata që e njohën
e në veçanti komunitetin artistik me të cilët Lezja ndau shumë momente nga jeta
e saj, qofshin ato profesionale apo edhe personale.
KultPlus ju sjell disa
nga reagimet e artistëve pasi morën lajmin e vdekjes për aktoren Leze Qena:
Lena Kryeziu Bokshi – Tezja Leze po na le nje boshllek te madh. Storiet e saje qe na kan bo me qeshe me lot kan me na mungu shume. Pushofte e qete e ne do ta kujtojme pergjithmone per energjine, dashurine dhe miqesine qe ka buru prej shpritit te saje, e mbi te gjitha per rolet e mrekullueshme qe i ka kriju. Ngushellime Familjes, Argjenda (Fiarjoun Hajdini) behu e forte e dashun, ngushellime miqve dhe kolegeve.
Shkumbin Istrefi – Pusho e qete, aktorja jone Leze Qena. Faleminderit per momentet e bukura qe na ke dhuruar, jo vetem me punen tende, por edhe ne shoqeri. Lezja, gjithmone e qeshur ❤.
Vlora Merovci – Gjithmone kam menduar qe ti nuk ke me vdek kurre… Falemnderit per te gjitha! Lamtumire😔
Adriana Matoshi – dhe ni yll iu bashku Qiellit! Pusho e qete ne Parajse drite e Diellit,e faleminderit per krejt cka ke bo per vendin! Energjia qe ti ke lane ka me na mbajte gjate! Ngushellime familjareve,miqve e kolegeve!
Anisa ismajli – Lezja jonë! Ta kisha lakmi gjithmonë energjinë tënde, buzëqeshjen dhe humorin tënd të mirë. Pusho e qetë inspirimi im Të dua ❤
Naser Rafuna – Leze Qena na paska lanë…Zot i Madh, ai momenti kur qan si fëmijë…gati 6 vjet bashkë në serialin “ Çka Ka Shpija..!?” E askush në ekip nuk kishte energjinë e saj, dashurinë e madhe si ajo…ishte shpirti ma i madhi që e kam taku. E falemnderoj shumë për krejt ndejat bashkë me llaf e muhabet e që më ka konsideru si fëmijë të saj eeiii… ska pas sekret asgjë ndaj meje, çkado më ka kallxu….”Djali jem m’ke pshtu me këtë rrogë në këtë projekt” – m’thojke e ish ne gjendje krejt rrogën për një natë me e lanë me të qerrosne në tavolinë për shoqërinë se ishte dhe mbetet e madhe…shumë e madhe. Vdiq sot njeriu qe ska pasë si ajo, e me dëshpërimin më të madh e me knaqësinë poashtu të madhe që e njoha i them ngushëllime familjes Spaqi dhe Qena dhe tërë komunitetit artistik. Elizabeta jonë ka qenë dhe mbetet për lakmi…do ta kujtoj si personin më të mirin që kam njoftë në komunitet artistik dosido por edhe si personin që flet shqip. Ka me m’mungu shumë kur më shajke me nanë hahaha…lot. “Ah bre djali jem…t’kisha me shku se boll ma…me mujt në gjumë e mos mu qu…leze leze…a Lezja, shkoj për atë dyje hahahaha…qeshtu kisha pasë qef me dekë”. – thojke edhe ky ke muhabeti i fundit me te ne telefon. Ngushëllime. / KultPlus.com
Sot po mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.
Në Kuvendin e Kosovës po mbahet sot seanca për rrëzimin e Qeverisë
Kurti.
Me të filluar seanca, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani i ftoi deputetët tw mbajnë një minutë heshtje në nder të aktores Leze Qena qw iku në amshim mëngjesin e sotëm. /KultPlus.com
Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka reaguar pas ikjes së aktores Leze Qena.
Osmani e konsideron Lezen si aktore që do të kujtohet gjithmonë për pozitivitetin dhe krijimtarinë e pasur që la pas vetes.
Postimi i plotë i Osmanit:
Ikona e skenës teatrore iku. Leze Qena na la bashkë me një bagazh të pasur të krijimtarisë së saj. Lezja jonë do të mbetet në kujtimet tona për nga interpretimi brilant në skenën teatrore e filmike dhe për buzëqeshjen e dashurinë që përqonte tek të gjithë. Lezja do të kujtohet ndër breza, sepse shumë të tillë për më tepër se gjysmë shekulli panë dhe mësuan mjeshtërinë e aktrimit nga diva teatrale, e cila ishte e tillë jo vetëm në skenë, por edhe në jetën e përditshme! Ikja e Lezes në skenën teatrore kosovare do ta lë bosh përherë një vend, porse nuk do ta lë kujtimin për aktoren e mirë, e mbi të gjitha njeriun e mirë! Prehu në paqe Leze, dritë pastë shpirti yt! /KultPlus.com
Një prej atyre grave të cilat fytyra u është gjithmonë plot nur e buzëqeshje, Leze Qena i ka bërë ballë sfidave të jetës me pozitivitet.
Një aktore e njohur dhe një grua që vazhdon të lërë gjurmë në artin shqiptar, Leze Qena ndër vite është ngritur në profesion, njëjtë siç e ka ruajtur bukurinë dhe thjeshtësinë e saj.
Në këto fotografi, të cilat Lezja i ka ndarë me KultPlus para pak kohësh, e shohim atë të shoqëruar nga aktorët tjerë në rolet e ndryshme. Njëjtë janë edhe fotot e Lezes në etapa të ndryshme të jetës.
Derisa i shohim e i shijojmë këto fotografi, kujtojmë se Lezja ka lindur në Prizren ndërsa më pas erdhi në Prishtinë ku u fut në jetën kulturore, me fokus sidomos teatrin.
Rolet e saj mes tjerash janë te “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”, “Shkolla e Fshatit”, “I ikuri”, “Familja Moderne” dhe projekte tjera. / KultPlus.com
Në mëngjesin e ditës së sotme ka ndërruar jetë në moshën
85-vjeçare aktorja e njohur për publikun shqiptar Leze Qena.
Ikja e saj ka pikëlluar të gjithë sepse Lezja
ishte një aktore e rrallë e që qëndroi në skenë shumë gjatë.
Për vdekjen e saj ka reaguar menjëherë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili shprehet i pikëlluar për këtë humbje.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e artistes së njohur Leze Qena, në këto ditë të pandemisë. Leze Qena na ka bërë të qeshemi, të qajmë, të duam teatrin e televizionin, të duam artin e jetën, me dekada të tëra. Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit, tërë Kosovës. Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të saj. HTH” / KultPlus.com
Shuhet ikona e aktrimit kosovare Leze Qena. Në mëngjesin e ditës së sotme ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e njohur për publikun shqiptar Leze Qena.
Ajo ishte pjesë marrëse në shumë filma, seriale vendore dhe përtej saj.
Së fundi ishte pjes ë e serialit ”Cka ka shpija”. ajo ndërroi jetë vetëm pak minuta më parë në Mjekimin intenziv – QKUK. /KultPlus.com
Përveç veriut të Italisë, bllokada e emergjencës së epidemisë është vendosur tashmë thuajse në të gjithë vendin.
Në një reportazh të agjencisë Ansa tregohen masat e marra për ndalimin e qarkullimit në qendrën turistike të vendit, ku ushtria ruan gjendjen e zbrazëtisë.
114 njësi ushtarake janë dislokuar në të gjithë vendin për kontrollin e masave të përmbajtjes së virusit COVID-19. / Ndertim.info / KultPlus.com
Aktori i njohur 49-vjeçar, Jeremy Renner, i ka dorëzuar dokumentet ligjore në gjykatën e Los Angelesit ku ka kërkuar zvogëlimin e shumës së alimentacionit prej 30.000 dollarësh, të cilin ia paguan ish bashkëshortes, Sonni Pacheco, për vajzën e tyre 7-vjeçare Ava.
Aktori ka deklaruar se shumica e filmave ku planifikohej të luante gjatë këtij viti, nuk do të realizohen për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmeton Koha.
Jeremy e pranoi se viti 2020 do të ishte më pak fitimprurës për të, për shkak të përfundimit të serisë së filmave “Avengers”, por megjithatë ai kishte angazhime në filma të tjerë të cilët aktualisht janë pezulluar.
Sipas uebfaqes TMZ, në dokumentet e tij aktori ka shkruar: “Mendohet se shumica e projekteve të mija filmike nuk do të realizohen deri në fund të këtij viti. Të gjitha projektet të cilat i kisha rezervuar t’i xhiroj këtë vit janë anuluar ose shtyrë për një kohë të pacaktuar.”
Edhe pse Renner nuk e ka caktuar shumën e reduktuar, ai thotë se beson që “nevojat e arsyeshme” të vajzës së tij Ava, ku përfshihet banimi, ushqimi, transporti dhe rrobat dhe veshmbathjet mund të mbulohen me 11.000 dollarë në muaj.
Ylli i filmave “Bourne Legacy” po ashtu ka deklaruar se ish-bashkëshortja e tij, po i shfrytëzon paratë e alimentacionit për nevojat e saja personale dhe jetën luksoze.
Renner gjithashtu i ka kërkuar gjykatësit t’i lejojë menaxherët e tij të biznesit që ta kontrollojnë llogarinë bankare të vajzës së tij.
Aktori i famshëm, Jeremy Renner dhe modelja dhe aktorja, Sonni Pacheco kishin qëndruar të martuar për vetëm 10 muaj, dhe shkurorëzimi i tyre deri në këtë ditë është përcjellë me akuza të ndërsjella dhe beteja ligjore rreth kujdestarisë së 7-vjeçares Ava. /KultPlus.com
Pandemia do të na ndryshojë përgjithmonë: individualisht, dhe si shoqëri. Vlerësimet flasin për 25 milion të papunë në mbarë botën, dhe për një Itali të ngjashme me atë të viteve 1940. Ndoshta do të lindin punë të reja, megjithatë do të kemi një perceptim tjetër për atë që është e rëndësishme apo e tepërt.
Nga Luigi Mastrodonato
E vetmja gjë e sigurtë e këtyre kohërave të pasigurta, është se viti 2020 do të ndryshojë përgjithmonë jetën, zakonet, përditshmërinë tonë. Ndërsa shumë njerëz, kanë qenë dëshmitarë okularë të tragjedive të natyrave të ndryshme në dekadat e kaluara, nga luftërat, katastrofat natyrore etj, për një pjesë të madhe të popullsisë globale situata aktuale përbën një risi.
Ndërgjegjësimi mbi sëmundjen, frika nga infektimi, kufizimet ekstreme të lirisë personale, vetmia, kanë zëvendësuar një jetë komode dhe të shkujdesur në rastin më të mirë, një jetë
me shqetësime që as mund të krahasohen me ato aktualet mbi më të keqen.
Dhe nëse është kjo ajo që ne po përjetojmë tani, kur gjithçka të ketë mbaruar, “kafshimi” që na dha ky virus nuk mund të harrohet lehtë. Pasojat e pandemisë, kemi për t’i ndjerë për shumë kohë, dhe bota në të cilën do ta gjejmë veten, do të ketë shumë pak lidhje me atë me të cilën ishim mësuar.
Të mësuar historikisht me përcaktimin e kohës para dhe pas Krishtit, ne me siguri do t’ja fillojmë sërish nga një lloj viti zero , me Covid-19 që do të veprojë si një vijë ndarëse e ekzistencën sonë. OKB ka ngritur alarmin mbi atë që është kriza më e rëndë shëndetësore me
të cilën po përballet në 75 vitet e saj.
Në fakt, karakteristikë e Covid-19 është se në dallim nga tragjeditë e tjera, ky virus nuk njeh kufij, dhe po godet çdo kontinent pa asnjë diferencë. S’ka më kufij në dramën e kujdesit shëndetësor, apo ndoshta në dramën që na kujtoi se kufijtë nuk kanë ekzistuar kurrë, se popullsia globale është gjithmonë dhe në çdo rast në të njëjtën varkë, përtej atyre vijave imagjinare të vizatuara në një hartë.
Për këtë arsyeja, ne rrezikojmë të llogarisim miliona të vdekur gjatë muajve të ardhshëm, pasi tragjedia nuk mund të përshkruhet dot më fjalë. Një masakër kolektive, rreziku që shumë njerëz do ta shohin të paktën vdekjen e një të njohuri, por edhe vetëdija mbi atë që është realisht një pandemi.
Ndoshta do të jemi më të kujdesshëm mbase, dhe nuk do të ketë më nënvlerësim të rrezikut. Ose nuk do të jetë si tani, një prerogativë njerëzore, dhe çdo zile alarmi në këtë apo atë krizë të afërt, që do të ketë sigurisht një audiencë dëgjuesish më të vëmendshëm.
Në dramën e koronavirusit, njerëzimi do t’i nënshtrohet një procesi pjekurie dhe përgjegjshmërie. Është një gjë e mirë, por është e trishtueshme që për të arritur këtë gjë,
do të duhet e gjithë kjo që po ndodh. Ne do ta gjejmë veten në një botë tjetër. Në një botë ku ekonomia do të shembet, dhe do të duhet të ringrejë veten nga hiri.
Efekti i virusit mbi ekonominë italiane, do të jetë pak a shumë i njëjtë me fillimin e viteve 1940, kur vendi u rrënua nga Lufta e Dytë Botërore. Është një lajm tragjik, por nuk duhet të harrojmë se ne kemi qenë në gjendje të ngrihemi përsëri, me bumin e famshëm ekonomik.
Gjithsesi, vitet e para do të jenë të vështira, ndaj do të na duhet një shpirt i madh rezistence. Sipas Organizatës Botërore të Punës, pandemia do të shkaktojë 25 milion njerëz të papunë në të gjithë botën, të cilët do të bashkohen armatësh tashmë të madhe të të papunëve.
Programet për uljen e varfërisë do të duhet të rishkruhen nga e para, dhe në shumë raste do
të duhet që punët të rinisen nga e para. Dhe e gjitha kjo do të duhet të bëhet në një kontekst të krizës ekonomike, ku sistemi i mirëqenies tashmë do ta ketë të vështië që të qëndrojë më këmbë.
Por pikërisht këtu do të duhet të përqendrohemi, dhe ky është mësimi që do të japë Covid-19 pasi të jetë larguar. Investimet publike në sistemin social duhet të forcohen. Për shembull, në këtë krizë kemi kuptuar rëndësinë e shëndetit publik, por edhe dëmet e jashtëzakonshme që po shkaktojnë shkurtimet e fondeve në këtë sektor.
Nuk ka personel, mungojnë mjetet dhe strukturat:gabime të ngjashme nuk mund të përsëriten më, dhe sistemi do të duhet të ripërtërihet, por pa e deformuar natyrën e tij. Por në vitin e parë pas Covid-19, ne nuk do të duhet të ulim vigjilencën ndaj njërës prej gjërave më të rëndësishme që kemi, demokracisë.
Në këto kohë të pandemisë, shumë të drejta janë pezulluar, dhe privatësia po vihet në dyshim. Në fakt, demokracia është pezulluar. Jemi në luftë, na thonë ata dhe ne pranojnë që gjërat të jenë kështu, nëse kjo do të shpëtojë jetët tona, dhe do të na rikthejë jetën normale që patëm deri dje.
Por kur gjithçka të ketë mbaruar, do të jetë vendimtare që të drejtat civile të fituara ndër shekuj t’u rikthehen në tërësi qytetarëve. Për shembull, Covid-19 nuk duhet të jetë preteksti
për një mbikëqyrje masive përfundimtare, kur urgjenca që e justifikon atë sot nuk do të ekzistojë më.
Do të jetë një botë e re, ajo në të cilën do e gjejmë veten të katapultuar. Një botë që do të duhet të jetë në gjendje të zhdukë siguritë e së kaluarës, por edhe të mos bëjë gabimet e të shkuarës. Një botë e njerëzve që janë rritur tashmë, që janë më të ndërgjegjshëm, dhe të cilët falë kësaj do të jenë më në gjendje të përballen me vitet e vështira të para që do ta karakterizojnë. E vetmja gjë e sigurtë është se nuk ka kthim pas, dhe asgjë nuk do të jetë njësoj si më parë. Shpresa është që këtë ta kuptojmë shumë shpjet, pasi kjo do të thotë se do të ketë rinisur rindërtimi.
Mëngjesin e së dielës Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm 5.3 ballësh me epiqendër 7 kilometra në veri të Zagrebit.
Tërmeti shkaktoi dëme në shumë ndërtesa të kryeqytetit kroat, Zagrebit, e në mesin e objekteve të dëmtuara është edhe katedralja ikonike e Zagrebit, me ç’rast njëra nga kupolat e kullave u rrëzua.
Katedralja e Zagrebit që, gjendet në Kaptol është një institucion i Kishës Katolike dhe është objekti më i lartë në Kroaci, 108 metra. Ajo reprezanton objektin më monumental fetar të stilit gotik në juglindje të Alpeve.
Katedralja është tipike Gotike, aq sa është fetare, e që është një vlerë e madhe arkitekturale.
Katedralja është ndërtuar në vitin 1217 dhe u shenjtërua nga mbreti Andrew II i Hungarisë. Ajo u shkatërrua nga mongolët në vitin 1242 për tu rindërtuar disa vite më vonë nga peshkopi Timotej.
Kjo katedrale ishte dëmtuar edhe një herë tjetër nga tërmeti në vitin 1880, pjesa kryesore ishte rrëzuar dhe kulla ishte dëmtuar përtej riparimit. Riparimi saj pastaj në stilin Neo-Gotik u udhëheq nga Hermann Bolle, duke e sjellur katedralen në dukjen e saj të deritanishme./Ndertimi.info
Në Janinë më 25 mars të vitit 1889, lindi Mithat Frashëri, biri i Abdyl Frashërit, udhëheqës ushtarak i Lidhjes se Prizrenit – Mithati ishte, pra, nipi i Samiut dhe Naimit.
Mithati shkollohet në Stamboll, punësohet në administratën osmane. Ai kujtohet jo vetëm për prejardhjen, por edhe për librarinë, partinë (Balli Kombëtar), dhe kundërshtimin e komunizmit.
Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit më 14 nëntor-22 nëntor 1908. Mithat bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit, kryetar i Komisionit ishte Gjergj Fishta.
Në moshën 32-vjeçare u largua përfundimisht nga Stambolli dhe udhëtoi për në Shqipëri duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në vitin 1912, në Qeverinë e Shqipërisë e krijuar nga Ismail Qemali ai u zgjodh ministër i botores. Më 30 mars 1913, dha dorëheqje nga detyra prej indinjatës kundrejt qëndrimit të kryeministrit ndaj rrethimit të Janinës.
Në janar 1923 filli detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. Sipas Mehdi Frashërit: “Më 1924-1925 kishte qenë përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohej tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Çamëri”.
Në nëntor 1944, Frashëri ikën nga Shqipëria. Vdes papritur në një hotel në Nju Jork më 3 tetor 1949, si pasojë e goditjes në zemër – spekulohet se vdiq i helmuar nga KGB-ja, ndërsa Amerika kishte filluar përgatitjet për një operacion klandestin kundër regjimit komunist në Shqipëri, ku Mithati ishte zgjedhur me konsensus kryetar komisioni koordinues mbarë shqiptar në mërgim për këtë operacion, prandaj edhe vdekja e tij e papritur hodhi hije dyshimi. /KultPlus.com
Vajza e avokatit Bajram Kelmendi dhe e ish-nënkryetares së LDK-së, Nekibe Kelmendi, Kosovarja, u është drejtuar me një letër të hapur deputetëve para seancës së planifikuar për sot, për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.
Letra e plotë e avokates Kosovare Kelmendi
Të nderuar deputetë,
Unë, Kosovare Kelmendi, bija e Bajram e Nekibe Kelmendit, besoj që kam të drejtën morale t’ju drejtohem me këtë letër në këto momente të vështira për Kosovën dhe popullin e saj.
Ju keni vendosur të mblidheni sot që t’ia ndryshoni kahjen vullnetit të popullit të shprehur me votë, më 6 tetor 2019. A jeni të vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që keni ndaj popullit? Nëse jo, po ua rikujtoj se më shumë se që keni përgjegjësi ndaj të gjallëve të këtij vendi, ju keni borxh ndaj atyre mbi gjakun e të cilëve u ndërtua edhe Kuvendi, ku ju sot me një ngritje dore mund të na i shuani shpresat sadopak të ringjallura për një të ardhme më të mirë.
Ju edhe mund ta keni harruar, por unë dhe familja ime e përgjysmuar, edhe po të duam nuk mund ta harrojmë kurrë mesnatën e 24-25 marsit 1999. Mbi 100 plumba u zbrazën atë natë mbi trupat e babait e vëllezërve të mi. Në këto 21 vjet, si familje dëshmorësh nuk kam kërkuar kurrfarë të mire nga asnjë pushtet. Kam jetuar e punuar si qytetare e përgjegjshme. Më ka mbajtur të fortë ideali dhe krenaria se gjaku i familjarëve të mi u bë themel i lirisë dhe i shtetit të Kosovës. Madje, nuk iu kam dhënë zor as ta vëni në vend drejtësinë për ta, si vrasja e vetme politike e pazbardhur. Armiku i familjes time ka qenë gjithmonë i ditur.
Por, sot, me mënyrën se si po keqpërdoret pushteti për të realizuar ambicie personale dhe për interesa partiake e grupore unë më nuk po e di cili është armiku im dhe i këtij populli.
Nëna ime Nekibe Kelmendi, edhe pse me plagë në shpirt, vazhdoi kontributin për shtetësinë e Kosovës në partinë themeluese e së cilës ishte. Deri në frymën e fundit i qëndroi besnike edhe Lidhjes Demokratike edhe Kosovës. Me guxim atdhetar dhe intelektual ju bëri ballë jo vetëm sfidave, por edhe “ndërskamcave” ndërkombëtare dhe vendore. Betejën e fundit e pati me ish-ambasadorin Christopher Dell dhe qeverinë e atëhershme LDK-PDK, të drejtuar nga Hashim Thaçi. Përplasjet me Dellin i ka pasur pikërisht për formimin e gjykatave paralele serbe në veri të Mitrovicës, si rrezik i paralajmëruar për ndarjen e veriut të Kosovës.
Këmbëngulësia e saj me një JO të fuqishme i kushtoi me shkarkim nga posti i Ministres së Drejtësisë. Me gjithë presionet ajo nuk pranoi të japë dorëheqje. “Le të më shkarkojnë se unë nuk dorëzohem. Nuk ka pazare në kurriz të popullit tim e të Kosovës. E paguaj, jo me pozitë, por edhe me kokën time për të mirën e vendit tim”, më thoshte. Qëndrimi i saj e kishte nervozuar shumë ish-ambasadorin Dell. “E urrej këtë Nekibe Kelmendin sepse kjo krejt punët t’i prishë. Por, ju kosovarët duhet ta duani”, ju kishte thënë Delli disa bashkëpunëtorëve të tij.
Nekibe Kelmendi nuk dha dorëheqje. E shkarkuan. Asaj nuk i bënte përshtypje shkarkimi. Por e brengoste rreziku që i kanosej Kosovës. Nekibja u shkarkua, u sëmur dhe vdiq, por koalicioni LDK-PDK nuk u prish. E atëkohë, as pandemi të rrezikshme për shëndetin nuk kishte.
Sot, kur po e shoh se si po e mbron LDK-ja ministrin e saj të shkarkuar Agim Veliu, (kundër të cilit nuk kam asgjë personale), po pyetem, athua më i vlefshëm qenka dinjiteti i Agim Veliut se sa kauza të cilën e mbrojti nëna ime. Ajo nuk pati përkrahje të këtillë partiake.
E di se LDK-ja nuk është më ajo e kohës së Ibrahim Rugovës, Fehmi Aganit, Nekibe Kelmendit, Xhemajl Mustafës e shumë intelektualëve të tjerë, por dua të besoj se trashëgimia e tyre politike në LDK nuk ka vdekur plotësisht.
Të nderuar deputetë,
Para se të ngrehni dorën për ta votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë, në kohën kur po rrezikohemi nga një armik i padukshëm, ndaluni dhe mendoni pak për peshën e vendimit që do të merrni. Kujdes se si do të mbaheni mend në histori. Mos ju hyni në hak as të gjallëve as atyre që me jetë e paguan lirinë e këtij vendi. Gjakun e familjarëve të mi nuk e fali!
Në fletoren zyrtare u shpall sot gjendja e fatkeqësisë natyrore.
Shqipëria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën për shkak tëepidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
VENDIM
Nr.243, datë 24.3.2020
PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYROREN
ë mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës“ç”, të nenit 18, të pikës 1, të nenit 19, dhe ë pikës 1, të nenit 39, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak tëepidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutësderi në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.
Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), i ngritur me vendimin nr.750, datë27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, deri në30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Anëtar i KNEC-së caktohet dhe ministri i Shtetit pë Rindërtimin.
Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë të Kryetarit, përfaqësues të organeve të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë të fushës së mjekësisë e të shëndetit publik dhe përfaqësues të shoqërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie shëndetin publik dhe ndihmën humanitare.
Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështjetë fatkeqësisë natyrore të shpallur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat ejashtëzakonshme, si më poshtë vijon:
6.1. Institucionet publike:
a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;
c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;
ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;
d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;
dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike;
ë) të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;
f) të krijojnë dhe të sigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithëmasat parandaluese për të evituar infektimin;
g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;
gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.
6.2. Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:
2
a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;
b) të aktivizojnë dhe të organizojnë procedurën e karantinës për popullsinë e rrezikuar;c) të organizojnë kontrolle të njëanshme të banesave dhe objekteve private për evidentimin dhe trajtimin e personave të prekur nga virusi;
ç) të kufizojnë lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuaranga fatkeqësia natyrore;d) të kufizojnë organizimin e grevave;
dh) të kufizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;
e) të japin ndihmën e parë ndaj personave të prekur nga virusi dhe të realizojnë transportimi ne të prekurve për në qendrat spitalore ose në infrastrukturën e karantinës;
ë) të organizojnë procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.
6.3. Subjektet private:
a) të respektojnë procedurat dhe masat për karantinën;
b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;
c) të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
ç) të mbyllin ose të kufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre;
d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
6.4. Shtetasit:a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve të mbrojtjes civile, si dhe të ndjekin procedurat e kërkuara, në mënyrë të veçantë për karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;
b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;
c) të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte, të dala në zbatim të ligjit nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, dhe me aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar, mbeten në fuqi.8. Ngarkohen Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile dhe të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Ekspress / KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti është duke qëndruar shumë afër qytetarëve në këto ditë pandemie, shkruan KultPlus. Ai sapo ju ka ofruar edhe nga një kafe të gjithë qytetarëve që rrinë këto ditë në shtëpi. KultPlus jus jell postimin e plotë të Ahmetit.
O vec le të kryhet pandemia,
krejt kush ka nejt në shpi ka një kafe prej meje e ka. #rriNshpi
Wait, nashta shtrenjtë krejt kjo punë. I
qesim do kritere më vonë por kryesorja #rriNshpi
Elina Duni është një nga zërat më unik që ka i gjithë spektri artistik shqiptar, me të cilin po i mban gjallë këngët e vjetra qytetare, shkruan KultPlus.com
“O ti n’at kodër e unë n’ket kodër”, është vetëm njëra nga këngët që ka kënduar Duni me interpretimet tashmë të njohura të saj.
Intepretimet skenike të Elia Dunit janë krejtësisht të thjeshta, por një thjeshtësi artistike në të gjitha dimensionet. Këmbëzbathur e plotë emocione, mund të përshkruhet shkurt performanca e saj.
KultPlus, këtu ka sjellur tekstin si dhe videon e kësaj kënge.
Ani more djalë përpara bajrakut ani seç mu dogj zemra prej marakut.
Ani more djalë përpara shtëpisë seç po ti merr era tufat e shamisë.
Ani unë n’at kodër, ti n’kët kodër ani boll e mirë po veç pak e vogël.
Ani as e vogel, as e madhe ani porsi dardha rrushëtake ani porsi molla o rrumbullake.
Kur isha fëmijë, prindërit më mësonin dhe udhëzonin të mos e pranoja Jugosllavinë, shtet timin. Të mos e pranoja Jugosllavinë, atdhe timin. Sepse ne rronim në Jugosllavi, padrejtësisht. Brenda kësaj padrejtësie, ne rronim të poshtëruar. Prandaj, unë u rrita me besimin që nuk kisha atdhe. Atdhe kisha, dhe quhej Shqipëri, por ja që në Shqipëri, jo vetëm që na ishte e ndaluar të shkonim, por na ishte e ndaluar edhe t’a shqiptonim.
Ndjenja e të jetuarit pa atdhe, përpos pakuptimësisë, sillte edhe trishtim.
Të gjitha kombet në Jugosllavi, quanin atdhe republikat e tyre, dhe Jugosllavinë.
Unë e refuzoja Jugosllavinë si atdhe timin, dhe ëndërroja atdheun që nuk e
kisha. Ndjenja e të qenit i paatdhe, më kishte krijuar një boshllëk brenda vetes.
Ishte e padrejtë, që brenda një fëmije paatdhe, të zinte vend një ndjenjë e
tillë boshllëku, në vend të përjetimit të kënaqësive ditore që zinin fëmijët e
përkatësive të tjera, që ua sillnin lojërat. Ata luanin, se kishin atdhe. Ata
ishin të lumtur, se kishin atdhe. Ndërsa unë, ndihesha i pambrojtur, ndihesha i
frikësuar. Në ëndrrat e mia, sado patetike që mund të tringëlloj fjalia në
vazhdim, atdheu ishte më i bukur se parajsa. Jo se e dija se ç ’ishte parajsa,
por ishte njësi matëse që iu mundësonte njerëzve të kësaj bote, që me imagjinatën
e tyre të përkufizonin vendin që ofronte kulmin e kënaqësisë, në botë tjetër.
Ashtu edhe unë, do të mund të kisha atdhe vetëm në një botë tjetër, sepse në
këtë botë, duke u bazuar në rrethanat që mbretëronin, as që bëhej fjalë të
rronim me atdhe. Ky, ishte fati ynë…
Shumë histori tragjike përjetuam që nga ajo kohë dhe deri kur u çliruam. Liria,
më dhuroi një ndjejë të munguar dhe pashpjegueshëm të mirë. Atë ndjenjë, nuk e
marr tundimin ta shpjegoj. Është diç, përtej. Ndjenja, përtej, vazhdoi të më
mbante përkundër shumë pakënaqësive ndër vite, deri sa e fituam atdheun,
Atdheun e fituam pa shkuar në botën tjetër. Parajsën e fituam, këtu. Ky ishte
fati ynë, ishte një mrekulli…
Pavarësia, dashurinë për kombin dhe atdheun m’a konvertoi në dhimbje.
Dhimbja, me kalimin e kohës, sa vinte e rritej. Ashtu siç rritej edhe ndjenja e
turpit, se kisha atdhe. Zhgënjimi mori përmasa gjigande. Ky ishte fati ynë, një
e vërtet, e trishtë…
Pas zhvillimeve të fundit politike, nuk kam asnjë ndjenjë për atdheun. Asnjë.
Pandjesinë për vendin ma instaluan, tanët. Tanët, ma hoqën dashurinë për
atdheun. Më lanë të paatdhe, sërish. Dhe kjo ndjenjë trishtimi, sërish, me hapi
një boshllëk, brenda vetes. Ky, ishte fati ynë, të udhëhiqemi nga, tanët…
Ndjesia e të qenit i huaj, brenda asaj c’ka mbetur nga atdheu, ka kohë që më ka kapluar. Unë, nuk mundem më ta quajë atdhe këtë vend, vetëm se kam shtëpinë. Fundja, “Shtëpi quaj vendin ku mbështes kokën” thotë Tom Waits, në një nga këngët e tij. Unë kam nevojë më shumë se për shtëpi. Kam nevojë për atdhe, e atdheu, mungon. Ashtu sikur dikur në fëmijëri, më ngelet ta ëndërroj atdheun, sërish. Ky, është fati im, s’e mbys dot trishtimin…/KultPlus.com
Një pjesë e vogël e Murit të Madh të Kinës është rihapur për vizitorët që ky 24 mars, një shenjë se jeta në Kinë ngadalë po kthehet në normalitet pas epidemisë së koronavirusit.
Seksioni Badaling, i cili shtrihet nga Bei Liu Lou deri në Nan Wu Lou Ban, do të jetë i hapur çdo ditë nga 9 e mëngjesit në 4 pasdite, raporton CNN.
Rreth 70 kilometra larg Pekinit, është pjesa më e njohur e murit për turistët. Ishte vizituar në atë masë që zyrtarët kishin kufizuar numrin e vizitorëve në 65,000 në ditë që nga qershori i vitit të kaluar.
Zyrtarët kinezë thanë në një deklaratë se ata do të lejonin vetëm 30 përqind të numrit të zakonshëm të vizitorëve deri më tani në zonë.
Për të lejuar hyrjen, vizitorët duhet së pari të prenotojnë një biletë paraprakisht.
Pas mbërritjes, temperaturat e tyre do të kontrollohen.
Vizitorët duhet të kenë një kod QR të regjistruar shëndetësor (një sistem përmes AliPay ose një aplikacion WeChat të lidhur me ID e tyre), i cili shfaqet si “jeshil” ose i shëndetshëm para se të lejohen të hyjnë. / KultPlus.com
Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i
vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni
leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.
Margerit Dyras është padyshim një nga emrat më të rëndësishëm në letërsinë franceze dhe botërore. Lindi në vitin 1914. Me t’u shpërngulur në Paris ajo u diplomua në letërsi dhe drejtësi, ku punoi si sekretare në Departamentin e Kolonive. Ishte noveliste, dramaturge, eseiste dhe skenariste e shquar.
Dyras bënte një jetë interesante, duke dashur të jetë e lirë dhe të bëj artin që ajo e ndiente. Nëpër kafenetë e Parisit, ku ajo rrinte dhe shkruante, do të krijohen qindra histori dashurie të Dyrasit me artistë të ndryshëm. Edhe letërsia e saj ndjek këto tema, dashurinë dhe lirinë.
Kur hyri në letërsi, pra, kur debutoi me librat e saj, Dyras erdhi si një uragan në botën e letrave.
Romani
i saj “Dashnori” është konsideruar si kryevepra e saj. Për këtë roman ajo
arriti të fitoi çmimin e madh letrar “Prix Goncourt” dhe më pas romani u përkthye
në shumë gjuhë të botës, në mbi 40 gjuhë.
Kur
përpilohen listat e librave më të lexuar, apo kur përpilohen lista që sugjerojnë
libra të vlefshëm për t’i lexuar, romani “Dashnori” nuk mungon asnjëherë.
Madje, ai përveçse në Evropë ishte bestseller edhe në Amerikë.
Dyras arrin të krijojë personazhe që çdoherë përpiqen t’i ikin vetmisë, që orvaten t’i japin kuptim jetëve të tyre nëpërmjet dashurisë, madje krimit dhe çmendurisë. Historitë që ajo krijon janë kryesisht rrëfime të shkurtra, me personazhe interesante, me shumë emra të vendeve, me dialogë e situata që nganjëherë përsëriten, duke krijuar kështu një atmosferë vetëreferencialiteti.
Në
romanin “Dashnori” kemi të bëjmë me një dashuri klandestine midis një vajze të
re nga një familje franceze dhe një burri të vjetër, të pasur, me origjinë kineze-vietnameze.
Vajza
15-vjeçare po udhëtonte me traget gjersa po kthehej me familjen e saj nga
pushimet, ajo tërheq vëmendjen e këtij biznesmeni të pasur me një trashëgimi të
një pasurie të madhe.
Kështu,
ajo bëhet dashnorja e tij, por me mosmiratimin e të atit për lidhjen të cilën
ajo do ta ndërpresë. Ajo nuk ka asnjë dyshim në dashurinë e saj ndaj tij, me
gjithë sinqeritetin, por megjithatë kjo lidhje përfundon.
Në
këtë roman, pasqyrohet ndoshta më së miri arti i kësaj shkrimtareje të
talentuar të letërsisë moderne. Ajo u vlerësua për stilin e bukur prozaik, si
dhe për stilin pikant dhe të thjeshtë. Në shumë prej romaneve të saj ka shenja
autobiografike, sikurse te “Dashnori”, ku vihen në skenë dëshirat nga njëra anë
dhe dashuria si “iluzion i paharruar”.
Pra,
romani “Dashnori” nuk është thjeshtë një roman sentimental, por ai është edhe
një rikthim në të kaluarën e autores.
Deri më tani një pjesë e krijimtarisë së saj është përkthyer edhe në shqip. Romanin “Dashnori” e ka sjellë përkthyesi Nasi Lera, ndaj jua rekomandojmë që ta lexoni këtë kryevepër që hynë në panteonin e letërsisë botërore. /KultPlus.com
FRANCE – CIRCA 1955: Marguerite Duras (Photo by Robert DOISNEAU/Gamma-Rapho/Getty Images)
Organizata Aksion për Nëna dhe Fëmijë në Kosovë ka organizuar një fushatë sensibilizuese në luftë kundër Coronavirusit, shkruan KultPlus.com
Kjo fushatë ka dy objektiva kryesore: Ngritjen e fondeve si dhe shpërndarjen e informatave për ta luftuar COVID-19.
Këtu keni njoftimin e tyre të plotë:
“NJË KAFE SI FLUTUR është fushatë senzibilizuese në luftën kundër COVID-19 në Republikën e Kosovës. Kjo fushatë ka dy objektiva kryesore:
1. Ngritjen e fondeve me të cilat do të mbështeten institucionet shëndetësore me pasisje dhe materiale të nevojshme për ta luftuar COVID-19;
2. Shpërndarjen e informatave dhe këshillave nga burime të sigurta tek qytetarët në mënyrë që ta ngrisim vetëdijën se si ta ndalojmë shpërndarjen e COVID-19.
Personeli shëndetësor po bëjnë punë të jashtëzakonshme në institucionet tona shëndetësore anembanë Kosovës, e vecanërisht në Klinikën Infektive në Prishtinë. Anipse atyre iu mungojnë shumë pajisje dhe materiale shpenzuese, gjë që e rritë rrezikshmërinë e tyre nga infektimi me virus, ekipet mjekësore po vazhdojnë me shumë vullnet që ta japin kontributin e tyre për qytetarët e vendit tonë.
Duke e ditur që gjendja pergjatë ditëve të ardhshme mund të përkeqësohet, me c’rast nevoja për më shumë pajisje mjekësore dhe materiale të tjera bazike do të rritet, ne kemi ndërmarrë këtë nismë që t’i mbështesim institucionet shëndetësore që këtë sfidë ta përballojnë sa më lehtë dhe pa ju munguar asgjë.
Në këto ditë të jashtëzakonshme ku të gjithë qëndrojmë të distancuar dhe të izoluar nga njëri-tjetri, të bashkohemi që atë 1 euro për kafen e mëngjesit t’ia dhurojmë vendit tonë dhe atyre që po punojnë me lehtësinë e fluturës. Donacionet tuaja mund t’i jepni duke dërguar SMS nga operatori VALA në numrin 55049. Nëse dëshironi të dhuroni më shumë se 1 euro, këtë mund ta bëni duke dërguar SMS disa herë, ose duke dhuruar online në platformën GlobalGiving në këtë link: http://goto.gg/45835
Fondet e mbledhura në kuadër të fushatës NJË KAFE SI FLUTUR do të menaxhohen nga organizata joqeveritare “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” në mënyrë transparente ku secili donator do të mund të ketë qasje në informata se ku dhe si janë shpenzuar këto fonde përmes informimit online, duke përcjellur faqen tonë në ndonjë nga rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Twitter ose Linkedin.
Fondet e mbledhura do të përdoren për t’i siguruar pajisjet dhe materialet e nevojshme të cilat janë identifikuar në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera shëndetësore”.
Dymbëdhjetë ditë të qershorit mbasi ushtarët e Mjakëll Xheksonit hynë në Prishtinë, tetë kilometra më larg në perëndim, dhjetë metra buzë rrugës magjistrale dymbëdhjetëmetërshe të gjerë, u hapen gropat për ndërtesën e re. Ishte ara e Hasim Morqit, e shitur, nuk di kush sa e si. Pazari qe bërë tre vjet më parë, kur Morqi i fundit, plaku Ekul, la këtë vend.
Fshatarët e Melqit i thonin: Bunar. Aty u hapen gropa nga mjeshtrit, që mbasandej në ditën e tretë u zgjaten në formë kanalesh e rrjeta merimange. Përrreth, gjithë shtëpitë ishin të djegura. Trishtonin pa njeri dhe era e ngatërrueshme e drunjve të lagur nga shirat e qershorit, mbushte fushën që kishte nisur të bëhej e paprekshme me bar e therra drishti.
Ditën e katërt, kur tre punëtorë po endnin dërrasat anash kanaleve, një plakë e mbushur frymë e athësi thinjilli, u afrua, me zor uroi: “Puna e mbarë u kjoftë!
“Paq jetë të gjatë, moj plakë”, i tha kryesori i punëve, Argoni, djalosh që nuk e shikoi fare kujdesshëm të kërrusurit e gruas, e cila po ikte pa kthyer kokën anash, por duke e mbajtur fytyrën si të ngjitur me frymën e tokës.
“Dini gjë ju, apo nuk dini asgjë”, tha e nuk ktheu kokën mbas. “Apo, nuk dini asgjë”, tha përsëri pa kthyer kokën.
Të nesërmen, po në atë kohë, plaka erdhi dhe solli një shishe ujë, e pyeti: ”Pse e bani me kaq nguti?”.
“Jemi vetëm punëtorë, nuk dimë gjë”, tha Argoni, djaloshi që dje nuk e kishte shikuar mirë plakën. Tashti e pa dhe ndërsa ajo po ikte, e pyeti: ”Do të vish edhe nesër”.
“Nuk di”, përgjigji plaka. “Jam e vetme, dhe po të kem kohë, do t’u sjell prapë ujë”.
“Dini gjë ju”, tha duke ikur, kur dukej se nuk mund të kthente kokën më mbas, krejt njësoj sikur dje. Kur ajo humbi fare mbas ca shelgjeve, Argoni la mënjanë gozhdat që i rëndiste përgjatë dërrasave, të lidhura anash me bosh.
“Ju shqetëson ardhja e kësaj plake në këtë pikë dite? Janë dy ditë që vjen. E keni pikasur çfarë thotë. Dini gjë ju, dhe ikën. Nesër unë do të ikë porsa ta shoh, atje mbas rrugës, në fund të fushës”.
“Mos u bëj bestyt”, e qortoi Mekami. “Ajo na sheh, ende nuk ka njeri që merret me ndërtimin e shtëpive të djegura, e lëre më të ndërtojë një të re në fushën pa kufi. I duket plakës gjë e jashtëzkonshme. Unë them, rrimë. Nuk largohemi. Është e lënë dhe e shkretë. Flet kot”.
“Nuk di çfarë të them”, tha pa hedhur fare mënjanë sharrën. “Nuk di, por mirë thotë Argoni. Thua mirë edhe ti, Melir”, tha Demiri.
Kolona e KFORI-it, ushtarë të ngritur sipër kanatave të benzave, një kilometër larg, dukej se humbi në vapën që kish nisur të mbushte dyshemenë e dheut me të nxehtë dielli, i cili, djeg së pari koren e masandej edhe bimët. Është klimë kontinetale-mesdhetare në Fushë të Kosovës, por vera të thanë, me të nxehtë që nuk fillon kurrë në periudhë maj as në qershor dhe nuk përfundon kurrë në shtator as në tetor.
“Nuk di çfarë të them, pa mundur të përcaktojmë veprimin e saj të ardhshëm. T’i qahemi pronarit”, tha Meliri. Ndërroi mendje përnjëherë: ”Po, prapë them të presim”.
Kur ditën e tretë mjeshtrit u zunë me këndin e parë të themelit, nëse do të shkonte hark apo kënd, plaka mbërrini me shishen tjetër të ujit. Ishte shishë coca cole, plastikë, por e pastër. “Më doli edhe sot kohë dhe erdha, t’u sjell ujë”, ritmoi ajo si ditët tjera..
“Pse mundohesh kaq shumë, plakë e mirë”, i tha Argoni. “Ne duhet të vijmë dhe jo të udhëtosh ti kaq gjatë. Ajo shtëpia jote nuk duket fare nga këtu. Do të vijmë të shohim nëse ke ndonjë nevojë për meremtim. Mos u ngarko e mundo se ne pronari na sjell mjaft ujë dhe ushqime. Nuk na nevojitet asgjë”.
“Nuk kam fare shtëpi”, tha plaka. “Shtëpinë time nuk e sheh njeri, as që mund ta shoh. Doja t’ju bëj këtë të mirë. Nuk u sjell më as ujë. Paqi punë të mbarë. Por, dini gjë ju apo nuk dini asgjë”, tha dhe si’ç bënte edhe herë të tjera, la shishen fare në afërsi të themelit dhe më të kërrusur të pikëllueshme iku po në rrugën që erdhi.
Mund të thosh edhe diçka në mërmëritje, po nuk merrej. i trishtuar nga përditshmëria e fjalët e njejta të plakës, Meliri derdhi shishen me ujë se nuk kish guximin ta provonte. Tri ditë radhazi plaka sillte ujë, ndërsa Meliri e zbrazëte më larg themelit.
Kur po e prisnin ditën e katërt, anash themeleve të tërhequra me dërrasa, era që fryu fare pak, solli një gushë të fortë ere druri të djegur. Askush nuk lëvizte në rrugën, prej nga vinte kish tri ditë plaka. Një orë pritjeje, por ajo nuk erdhi.
“Është ngatërruar”, tha Argoni. “Do të vijë përsëri, këtë e ndjejë. Ajo mund të jetë e lënduar nga mospërfillja jonë, por do të vijë”.
“Dini ju gjë apo nuk dini asgjë, thosh ajo fjalët e fundit”, tha Meliri. “Dimë ne gjë apo nuk dimë asgjë?”.
“Lëmë punët sot”, tha i trishtuar Argoni. “Të ikim se ajo nuk do të vijë dhe një plakë aq e kërrusur dhe aq e vogël, nuk është e zakonshme”. Ndërsa ata po tubonin veglat, krejt në fund të rrugës, u duk hija e vogël e plakës që vinte.
“Ikim”, tha Meliri, “se po vjen dhe nuk mund ta durojë të thotë përsëri: “Dini ju gjë apo nuk dini asgjë”.
Qytetarët e Prishtinës kanë shkuar për të marrë shujta të ngrohta, të cilat po i dhuron Komuna. Derisa po presin në radhë për të marrë ushqimin, ata po mbajnë distancën e duhur, raporton Express
Komuna e Prishtinës po vazhdon me shpërndarjen e shujtave të ngerohta, për qytetarët në nervojë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook disa fotografi ku shihen qytetarët duke pritur në radhë për të marrë shujtat me ushqim.
“Ja kështu mbahet distanca sociale ku po e shpërndajmë ushqimin çdo ditë për familjet në nevojë. Krejt kjo falë stafit dhe mbështetjes nga Policia e Kosovës. Prej sot e tutje orarin e kemi ne ora 17:00. Përndryshe sot të gjithë zjarrëfikësit e Prishtinës janë ushqyer në kuzhinën tonë. I falenderojmë për punën që po e bëjnë në këto kushte”, ka shkruar Ahmeti.
Se Faik Konica ishte intelektual i papërsëritshëm shqiptar, dëshmi janë edhe thëniet e mëposhtme, që u mblodhën, u përkthyen dhe u përgatitën për botim nga Fotaq Andrea.
1. Njeriu fillimisht i sheh gjërat ashtu siç janë, dhe më pas u jep pamjen e asaj çka ai do dëshironte të ishin (Albania 4, 1906).
2. Të verbrit do të mbeten të verbër in sœcula sœculorum (gjer në fund të botës); edhe sikur t’u shtini perona në sy, ata prapë nuk do shohin kurrgjë. (Albania 1, 1897)
3. Grekët kanë një armë të frikshme: pabesinë (Albania 2, 1897).
4. E vërteta nuk ka nevojë për stil gjarpërues e të yndyrshëm të shkrimeve akademike. (Albania 2, 1897).
5. Ka qenie tek të cilat ndjenja e humorit nuk e ka forcën e duhur (Albania 2, 1897).
6. Fisnikëria dhe thjeshtësia mund të jenë cilësi kudo gjetkë, kurse në poezi janë antipasta të dëmshme. Çka i kërkohet poetit, poetit të vërtetë, është të shkaktojë një dridhmë të re, të flasë një gjuhë që të tjerë nuk e kanë folur, të ngacmojë ndijime që të tjerë nuk i kanë. (Albania 2, 1897).
7. Bijtë e shqipes nuk merren vesh me bijtë e gjarprit (Albania 2, 1897).
8. Gazetarët janë njerëz spiritualë dhe të dashur (Albania 5, 1897).
9. Xhelat je se të pëlqen të jesh (Albania 8, 1897).
10. Një i mbushur me mllef e mëri, në mendjen e tij anemike, rrokullis mendime të tmerrshme (Albania 9, 1898).
11. Nga lartësia e piedestalit ku zuzarët kapardisen me poza gjysmë-perëndish, ne do t’i asgjësojmë me një të goditur. A bon entendeur, salut! (Kush të dojë, le ta kuptojë) (Albania 9, 1898).
12. Drejtësia i takon fushës së ëndrrave; vetëm forca mbisundon (Albania 11, 1898).
13. Politika e vërtetë qëndron në kapjen e drejtimit të një evolucioni të caktuar dhe në përpjekjen për të ndihmuar në përshpejtimin e fundit të tij (Albania 11, 1898).
14. Një shkrimtar duhet gjykuar më shumë nga cilësia se sa nga sasia (Albania 11, 1898).
15. Popujt që ushqehen me perime e produkte qumështi kanë përgjithësisht zakone shumë të buta. (Albania 11, 1898).
16. Një popull që është i paaftë të afirmojë vitalitetin e vet, është në rrugë të pashmangshme tatëpjete (Albania 16, 15-30 korrik 1898).
17. Ka mënyra të ndryshme për t’i shërbyer një vendi dhe gjithkush i shërben në mënyrën që i përshtatet më mirë karakterit të tij. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).
18. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo për t’i bërë qejfin këtij apo atij shqiptari (Albania 16, 15-30 korrik 1898).
19. Sharjet e kundërshtarit të nderojnë (Albania 16,15-31 korrik 1889).
20. Ka njerëz që shiten tek një qeveri për të pështyrë gënjeshtra. (Albania 16,15-31 korrik 1898).
21. Ai që i bën vërejtje dikujt si i edukuar keq, tregon nga ana e tij një edukim të paktën po aq të keq. (Albania 16,15-31 korrik 1898).
22. Mund të jesh njeri vulgar e të thuash do gjëra të arsyeshme (Albania 16,15-31 korrik 1898).
23. Më mirë të jesh një i egër i ndershëm, se sa një i qytetëruar i poshtër (Albania 16,15-31 korrik 1898).
24. Të gjitha vendet kanë tradhtarët e tyre të ndyrë (Albania 24, 15-28 shkurt 1898).
25. Lëvdata shpesh e ka brenda prapamendimin. (Albania 26, suplement 4, 5-30 prill 1899).
26. Pakorrigjueshmëria e një alkooliku është simptoma më e njohur e një çrregullimi mendor (Albania, 15-30 qershor 1899).
27. Ka shpesh personazhe vlera e të cilëve, zmadhuar nga larg, shfaqet më e vogël tek shihet nga afër. (Albania, 10 shtator 1900).
28. Nuk mund të gjykohet për tokën para se të mbjellësh ( domethënë: toka e mirë njihet kur hedh farën (Albania, 31 maj 1901).
29. Shumë broçkulla edhe u falen politikanëve, por pa kaluar kufijtë (Albania 20 qershor 1901).
30. Sa më shumë të mbahen fjalime parlamentare aq më i paktë është zotimi (Albania 20 qershor 1901).
31. Historia nuk është veçse një rifillim i përjetshëm (Albania, 10 korrik 1901).
32. Historia na mëson se gjithë ndryshimet politike kanë pasur përherë këta dy faktorë: emigrantët dhe një elitë të vogël, e lindur apo intelektuale, brenda vendit (Albania, 15 shtator 1901).
33. E sa ia vlen të vazhdosh një diskutim të rëndomtë përpara një qëndrimi kokëfortë? (Albania, 15 tetor 1901).
34. Është krim të trazosh lumturinë e budallait (Albania, 9janar 1902 f. 24 G).
35. Kush jeton me fjalë dhe përkundet me ninulla fjalësh, s’ka pse ankohet e të na lëshojë britmat e veta të zakonta prej palloi (Albania, prill-maj 1902, G, f. 113).
36. Popujt e Ballkanit janë të gjithë me mentalitet të kufizuar (Albania, shkurt 1903).
37. Urrejtja partiake shpesh merr përparësi ndaj instinktit kombëtar (Albania 2, 1904).
38. Për të gjykuar mirë një njeri që ka pjesë në histori, duhet t’a gjykojmë jo mbas mendimeve të kohës së sotme, po mbas kohës ku ay vetë u rrit, u suall e roiti (Albania, nr.2, 1902).
39. Koha kur rrojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t’onë të hidhen përpara, dhe përpara, dhe përpara, duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë (të caktuar) mëndore të tyre. (Albania 1, 1909).
40. Njerëzit e paditur, në shumicë, rrojnë më tepër se të diturit, se këtyre u punon nat’ e ditë mëndja, e ashtu u prishet më shpejt organizmi (Albania 5, 1899).
41. Ka njerëz që shitën nër guverna për të pështyr gënjeshtra. Ka të tjerë që marrin ndihmë nga një guvernë për të thënë të vërteta që ndryshe nuk mund t’i thonë (Albania 2, 1899).
42. Kur e nget një njeri, s’ke të drejtë t’i thuash pse më nget (Albania 2, 1899).
43. Frika të bën të thuash broçkulla (Albania 4, 25 qershor 1897).
44. Instinkti kombëtar është konkluzioni që një popull nxjerr nga shumë shekuj përvojë. Ky instinkt nuk të gabon asnjëherë (Albania 3, 1904).
45. Kur nuk ka vepra konkrete, ka retorikë (Albania, 4 prill 1904).
46. Atje ku nuk ka as forcë të brendshme në lëvizje, as interesa të jashtme në lojë, thashethemet e disa gazetarëve të huaj nuk mund ta çojnë përpara as edhe një jota zgjidhjen e një problemi politik (Albania 5, 1905).
47. Frikacaku i ka tërë karakteristikat, dhe kryesisht këtë: hakmerret ndaj përbuzjes së tjetrit nëpërmjet sharjes. I pafuqishëm, veç flet keq e shan poshtërsisht të tjerët (Albania 5, 1905).
48. Rinia është e çiltër dhe çiltërsia është armiku i natyrshëm i sharlatanëve (Albania 5, 1905).
49. Padurimi shoqërohet gjithnjë nga dështimi (Albania 5, 1905).
50. Më mirë shtrëngo rripin denjësisht, se sa të pëllasësh nga uria (Albania 5, 1905).
51. Kur tinzarinë e përdor si diplomaci, poshtërsinë si shkathtësi, harbutërinë si forcë, domosdo të duket vetja i papërballueshëm. Por betohem për kamxhikun e Skënderbeut se në rastin më të parë do të bëj të ndërrosh mendim! (Albania 5, 1905).
52. Rrallë mund të jesh profet i keq po qe se parathua vetëm gjëra me shumë gjasa (Albania 6, 1905).
53. Gjërat tepër qesharake zbavitin edhe më budallain (Albania 6, 1905).
54. Ka pasur në çdo kohë, dhe përherë do ketë individë të gatshëm për të folur e shkruar lidhur me çështje për të cilat nuk ia kanë haberin të shprehin as fjalën e parë. Por për mendjet e matura, të etura për të studiuar seriozisht një vend e një popull, nuk ka dhe nuk do të ketë veçse dy metoda në përdorim, jashtë së cilave gjithçka tjetër nuk është veçse mashtrim: metoda e parë ka të bëjë me ndërmarrjen e udhëtimeve për të bërë anketime të hollësishme e sistematike drejtpërdrejt në vend; e dyta, me leximin sa më shumë që të jetë e mundur të broshurave e librave të lidhura me çështjen konkrete, me qëllim që të arrihet nëpërmjet induksionit – përmes një morie dokumentesh, faktesh dhe pohimesh kontradiktore – të veçohet e vërteta dhe të koordinohet një tërësi pikëpamjesh të qarta e objektive (Albania 6, 1905).
55. Cilësitë që zakonisht shoqërojnë pafajësinë janë natyrshmëria, mosinteresimi dhe butësia (Albana 4, 1906).
56. Besimi është aritmetika e idealistëve, që i bën të besojnë se gjashtë egoizma të forta janë baras me një bujari të plotë (Albana 4, 1906).
57. Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër (Albania 11,1907).
58. Nuk mund të lexohet nëpër rreshta ajo çka nuk ekziston (Albania 11, 1907).
59. Pa dyshim, çdo parti ka të drejtën, madje dhe detyrën të shtojë radhët e veta në dëm të atyre që i kundërvihen (Albania 5, 1907).
60.Nuk mund të pretendosh të përfitosh nga tërë dobitë e lirisë, duke ruajtur njëkohësisht tërë privilegjet e tiranisë. Për të pasur institucione të lira, duhen luftuar mendimet nëpërmjet mendimeve (Albania 5, 1907).
61. Dallimi në kulturë shpjegon dallimin në mendime (Albania 5, 1907).
62. Koncepti i turqve për qytetërimin kufizohet thjesht në përdorim pomadash dhe në spërdredhje çupëlinash (Albania 12, 1909).
63. Urrejtja nuk çarmatoset nëpërmjet heshtjes e asnjanësisë (Albania 12, 1909).
64. Fjala e urtë e njohur : “gjithkush sipas shijes së vet”, mbetet përjetësisht e vërtetë (Albania 7, 1905).
65. “Patriotët” e aty-këtushëm janë duke e bërë qesharak patriotizmin me lloj-lloj maskarallëqesh e lloj-lloj teprimesh të shpëlara (Albania 1, 1905).
66. Botëkuptimi i një patrioti të vërtetë : të ngjallësh tek kombit tënd – me shijen e mendimit intelektual dhe me ndjenjë të fuqishme dinjiteti kombëtar – dëshirën e zjarrtë për përparimin e shoqërisë në kuptimin e plotë të fjalës. Ksenofobia, as që ishte pjesë e natyrës së patriotit. Ashpërsia dhe poshtërsia s’kanë si të jenë detyra patriotike. E megjithatë, gjithkush është i lirë të dojë a të urrejë, ose thjesht të jetë moskokëçarës (Albania 1, 1905).
67. Rinia është në sytë e injorantëve kërcënim për të ardhmen; por është edhe është rrezik për të tashmen, sepse rinia është e çiltër, ndërkohë që dhe çiltërsia është armiku i natyrshëm i sharlatanëve (Albania 5, 1905).
68. Përsosuria absolute nuk ekziston në një gjuhë që vetëm flitet; u takon shkrimtarëve për ta përpunuar (Albania 5, 1905).
69. Guximi i tepruar shkon gjer në krim (Albania 6, 1905).
70. Shumica e atyre që kanë marrë mbi vete misionin modest “të ndriçojnë opinionin publik” as që kanë ndjesinë më elementare ta nisin fillimisht nga vetvetja për t’u mirinformuar. Venë e vënë në përdorim mënyra hulumtimi të cilat, sikur të zbatoheshin në çdo shkencë, do bënin për të qeshur edhe një nxënës shkolle (Albania 6, 1905).
71. Ka pasur në çdo kohë, dhe përherë do ketë individë të gatshëm për të folur e shkruar lidhur me çështje për të cilat nuk ia kanë haberin të shprehin as fjalën e parë (Albania 6, 1905).
72. Nëse shfaqem se mbaj ndonjë rezervë, do thosha se të mbash rezerva në disa raste, do të thotë gjithashtu edhe të lëvdosh. Ndaj një shkrimtari me nivel intelektual dhe talent, paanshmëria është një formë epërsie e nderimit (Albania 4, 1906).
73. Për mungese kulture, besimet, ashtu si dhe idetë, vdesin(Albania 4, 1906).
74. Respekti ndaj pronës private është një virtyt i vështirë, zbatimi i të cilit gjithmonë ka kërkuar ndërhyrjen dhe ndihmën e mirëmbajtësit të rregullit (Albania 4, 1906).
75. Turqit janë një popull oriental e teokratik, nomadë dhe pushtues. Brenda këtij karakteri të katërfishtë ndodhet çelësi i krejt historisë së tyre (Albania 4, 1906).
76. Nuk ka despotizëm më të keq se sa njëfarë idealizmi dogmatik, që përbuz si përvojën, si faktet dhe gjithçka tjetër që prish simetrinë e thjeshtë të koncepteve a priori (Albania 4, 1906).
77. Cilësitë që zakonisht shoqërojnë pafajësinë janë natyrshmëria, shpërfillja dhe butësia (Albania 4, 1906).
78. Të lehtësosh mjerimin e kundërshtarëve tanë është një veprim i meritueshëm. Të mbështetësh pretendimet e tyre politike është të bëhesh bashkëfajtor i një pabarazie. Të nxitësh lëvizjen tonë është të ndihmosh për një vepër nga më fisniket: çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër (Albania, vëll XI, 1907).
79. Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar (Albania 4, 1907).
80. Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm (Albania 2, 1907).
81. Çdo aleancë duhet të bëhet mbi bazën e parimit do ut des (më jep, të të jap) (Albania 2, 1907).
82. Urrejtja nuk çarmatoset nëpërmjet heshtjes e asnjanësisë (Albania 12, 1909).
83. Shkenca e edukimit është shkenca e së ardhmes, e para nga të gjitha, duke qenë se është motori i krejt të tjerave (Ese për edukimin hyrje ).
84. Individë të dënuar me sëmundje të pashërueshme, të çfarëdo natyre qofshin, nuk ka si ta shohin veten të zhveshur nga një epsh që ndez instinkti (Ese për edukimin).
85. Fëmija qan dhe bërtet për dy arsye: herë ngaqë ka gjumë a vuan, dhe vihet re kollaj duke përdorur këtë apo atë ilaç që i përshtatet, herë ngaqë nuk bën gjë tjetër – falë një instinkti të mrekullueshëm – veçse ushtron zërin e tij. Dhe në këtë rast të fundit duhet lënë të vazhdojë në punë të vet.
86. Një nga detyrat më të vështira të edukimit ka të bëjë me atë që unë do ta quaja pa frikë kundër-trashëgimia. Ashtu sikurse ka kundërhelme, ka në fakt edhe një trajtim psikik për të zbutur apo zhdukur – sipas shkallës së qëndresës që shfaqin– të metat, pasionet apo veset e trashëguara. (Ese për edukimin).
87. Mendimi i lirë nuk i nënshtrohet asnjë sektarizmi; pasioni antifetar, më shumë nga ateizëm, nuk është veçse një devotshmëri zvetënuese. Ateizmi është asnjanësia. (Ese për edukimin).
88. Zotërimi i shumë gjuhëve është për një të njeri të shkretë një armë e mirë dhe municion shumë i mirë… Gjuha njihet vetëm kur mund të mendohet nëpërmjet saj. (Ese mbi edukimin).
89. Edukimi është shkencë, shkenca e parimeve më të përgjithshme për zhvillimin e plotë të mendimit njerëzor. (Ese për edukimin).
90. Qartësia apo paqartësia, saktësia apo pasaktësia e ideve dhe e mendimeve, qëndrimi ndaj veprimeve të jetës varen shpesh nga metoda e mirë apo e keqe e të menduarit, ose thjesht, nga mungesa e çdo lloj metode. Edukimi, me një fjalë, s’është gjë tjetër veçse si t’i mësohet fëmijës të veprojë në jetë vetëm pasi të mendojë, të mendojë vetëm pasi të arsyetojë dhe të arsyetojë vetëm metodikisht dhe nëpërmjet një metode të mirë, domethënë shkencore. (Ese për edukimin).
91. Qeni tund bishtin, kurse njeriu duartroket. Është, si tek njëri dhe tek tjetri, një mënyrë për ta bërë të dukshme kënaqësinë që ndjejnë. (Skice metode për t’u duartrokitur).
92. Moda, sot, është drejt artificiales. (Ese për gjuhët artificiale).
93. Gjuha përfaqëson, me një besnikëri të përkryer, metodën mendore të një populli, mënyrën e tij të zakontë për të përcjellë idetë. (Ese për gjuhët artificiale).
94. Tek harrojnë të djeshmen, tek përbuzin të ardhmen, bohemët jetojnë të përditshmen dhe vetëm e tashmja u intereson. (Ese për gjuhët artificiale).
95. Jeta e njeriut nuk është veçse një vijimësi mendimesh dhe veprimesh, të drejtuara qoftë mendimet, qoftë veprimet në një mënyrë të caktuar. (Ese për gjuhët artificiale).
96. Gjuha është një tregues i sigurt i gjendjes qytetëruese të një populli… sa më shumë përgjithësohen tek një popull mirësjellja, takti dhe ai qëndrim i përmbajtur për të respektuar rregullat e vendosura në një shoqëri të zhvilluar, aq më shumë pasthirrmat priren drejt zhdukjes. Si të tilla, tek formonin fjalorin e njeriut të egër primitiv, teksa i shohim në përdorim aq të dendur midis popullatave të Afrikës moderne, teksa ende çmohen në letërsinë e racave të ngrohta dhe komunikuese të Jugut, pasthirrmat nuk janë më veç një kujtim disi qesharak ndër shkrimtarët gjithë elegancë të shumicës së vendeve të Veriut. (Ese për gjuhët artificiale).
97. Detyra parësore, detyra e vetme e përkthyesit është të ketë një dije dhe një ndjeshmëri të tillë sa të mund të shohë e të ndjejë krejt mprehtësitë dhe ngjyrimet e tekstit origjinal, të shohë e të ndjejë idenë e autorit, as më lart e as më poshtë, si dhe ta japë përkthimin në mënyrë të tillë që të veprojë në trurin dhe nervat e lexuesit në masë të njëtrajtshme. (Ese për gjuhët artificiale).
98. Arti për të depërtuar në ndjeshmërinë e lexuesit është stili. (Ese për gjuhët artificiale).
99. Ironia, kjo bimë me aromë të këndshme e të lehtë. (Ese për gjuhët artificiale).
100. Ritmi ndihmon më shumë se gjithçka për t’i dhënë stilit shfaqjen e lëvizjes dhe të jetës. Është qarkullimi i gjakut dhe rrahja e zemrës. Andaj dhe është karakteristika më vendimtare e shkrimtarit të vërtetë. / KultPlus.com
Ky titull i frikshëm, me frazeologji të fuqishme dhe tone plot tragjizëm, à la Boccaccio, buron drejtpërdrejt nga pena erudite dhe enciklopedike e Faik Konicës, shkruan Fotaq Andrea, duke rikujtuar një shkrim të Konicës njëqind vjet më parë, për pandemitë si coronavirusi tash që dikur kishin korrur shqiptarët dhe të tjerët nëpër botë,
Është nxjerrë nga një shkrim i tij botuar te almanaku “Kalendari i Maleve”, Bruksel, 1900, ku jepet njëfarësoj historiku i shpejtë i përhapjes së murtajës dhe të sëmundjeve të mëdha në botë e në Shqipëri gjatë të shkuarës, mbi bazën e hulumtimeve të thella që Konica bënte në do “libra të moçëm”, siç e thotë edhe vetë, duke përmendur në veçanti librin referencial Historia politica et patriarchica Costandinopoleo. Epirotica. MDCCCXLIX. Veçse, përtej tragjizmit real të pandemisë që shkaktojnë sëmundjet ngjitëse me përmasa korrëse (në parantezë, a nuk personifikohet vetë vdekja mitologjikisht me një skelet njeriu dhe kosë në dorë?), Konica nuk mungon të nxjerrë në pah dy faktorët themelorë për parandalimin dhe ndalimin e pandemisë: së pari, “Kujdesin e guvernave” (qeverive), ku domosdo nënkupton masat e rrepta në shoqëri me kufizme të mëdha në lëvizjen dhe në kontaktet e njerëzve, dhe së dyti, “Fuqinë e shkencës”, siç shprehet ai, për t’i bërë ballë rrezikut të përgjithshëm shkaktuar nga “sëmundje e tutshme”.
Shkrimi i Konicës, me vezullim perle, mjaft i ngjeshur dhe plot brum të tharmë, me stil të prerë e të shpejtë, shfaq ethshëm zezonën pandemi, tablonë e zymtë të burimit të sëmundjeve epidemike, evolucionin e tyre marramendas, me pasojën alarmante, vdekjeprurëse, të korrjes mizore të jetëve njerëzore. “Njerëzit binin porsi miza”, thotë në mënyrë tronditëse Konica. A nuk përmban kjo shprehje e lashtë, me originë nga Mesjeta e hershme, përtej idesë që njerëzit vdisnin masivisht (apo mizërisht e mizorisht, do thoshim në shqip për një konotacion edhe më të fuqishëm), vetë kuinesencën e pamundësisë më të madhe njerëzore përpara sëmundjes gjëmëmadhe, virale a bakteriale, pamundësi për t’i ardhur sadopak në ndihmë vetvetes apo tjetrit, tek sheh vdekjen me sy hapur, me mushkri të asgjësuara dhe imunitet të shterur? Palé që një pamundësi e tillë njerëzore arrin kulmin e vet kur nuk ke faktikisht kurrfarë mundësie as për t’u ndarë për herë të fundit nga njerëzit më të shtrenjtë, që shkëputen mynxyrshëm nga gjiri i familjes, të vetmuar, të braktisur mes tubave oksigjenues, tek i sheh me sytë e mendjes të ikin ashtu, aq papritur, në kohët moderne, mes asaj që do ta cilësonim në këtë rast “çnjerëzorja/njerëzorja e arsyeshme e faktit izolim” për shmangie të infeksioneve dhe rrezikut epidemik. Dhe të pikon në shpirt të mendosh që njeriu tënd më i dashur, dhe kushdoqoftë nga kapitali NJERI, i infektuar rëndë, që kërkon thjesht të marrë pakëz ajër, pakëz frymë, me mushkri të nxjerra jashtë funksionimit, ikën kësisoj i vetmuar, i braktisur, me sy të etur për dashuri jete që fatalisht i shuhet në çastin fatal.
Andaj, sot, në pandeminë mizore covid19 merr një kuptim më të veçantë, human, në shkallë të epërme, shprehja morale, shumëpërmasore e Sokratit “Njih vetveten ti vetë”, që do të thotë në rastin tonë : njeri, ndërgjegjësohu përpara rrezikut, ndërgjegjësohu për vetveten, për të tutë, për shoqërinë! Sepse koronavirusi nuk është shaka prej leshkoje, është hata! Dhe kur je i ndërgjegjësuar, shprehja e Sokratit merr një kuptim edhe me të thellë tek shpalos krejt ndjenjën e vetëdijes dhe të solidaritetit të fuqishëm njerëzor: “unë jam unë, unë jam tjetri”, që do të thotë: “jam unë që kam në dorë jetën time, jam unë që kam në dorë jetën e tjetrit”; dhe për këtë, më duhet të izolohem, më duhet të vetizolohem! Për më tepër që, në shoqërinë tonë, shprehja merr kuptim edhe më të thellë tek sheh ndoca kapadainj shqipo, me cigare në gojë – ata të tipit të “honxhobonxhove, xhuxhubocëve e xhixhillimëve” siç thotë Konica për njerëzit mendjemykur, mediokër e sharlatanë -, të gjezdisin shpërfillshëm bulevardit e rrugëve si gjeli majë çatisë mes virusit pandemik, apo më keq, si ajo fabula e dikurshme e atij këmishëzbërthyeri majë skodës karakatinë që “fluturonte” mes rrapëllimës e që thosh: “Fry moj erë në gjoks të beqarit!” Dhe kur era ia dha “zotërisë” së tij brinjë më brinjë, mes lëngatës e temperaturës së lartë nga të ftohtit që mori, ai tha: “Ç’deshe mojë erë që u more me një copë jevg!” Kuptohet morali i fabulës në këtë rast: ku era, dhe ku covid19!
përfundim, dhe në nderim të thellë, një heqje kapeleje për bluzat e bardha, një duartrokitje moderne masive nga ballkonet e godinave për ta dhe për tërë ata që në krye të detyrës, sfidojnë vdekjen, në emër të jetës, për t’i thënë ndal njëherë e mirë korrjes njerëzore të koronavirusit. Dhe… me sëmbim në zemër, me lot në sy, sjell sot ndër mend, tim atë, Dr. Llazi Andrea, epidemiolog, infeksionist e higjenist ushtarak që, pas 30 vjetësh pune këmbëngulëse kërkimore, studiuese e shkencore në Laboratorin e Spitalit Ushtarak, u flijua në krye të detyrës në mesin e viteve ’80, pas një infeksioni të rëndë viral, që e mbërtheu në Shishtavec të Kukësit, shkruan Fotaqi, ndërsa rikujton shkrimin e Konicës.
Faik Konica: Murtaja dhe sëmundjet e mëdha në Shqipëri në kohët e kaluara
Në shkollat e mjekësisë rrëfejnë se të katër sëmundjet e mëdha që kanë korrë papushim njerëzinë nëpër brezat e vjetëve, e kanë të gjitha burimin në grykat e do lumenjve të mëdhenj e në baltërat e ndyra që i rrethojnë. Kolera ka marrë gjithmotin burim në grykë të lumit Gang, në Hindustan; tifuzi [tifoja] në grykë të Tunës; ethet e verdha në grykë të Misisipit; e murtaja në Nil e në Indokinë.
Kjo sëmundje e tutshme, mbas shumë vjetësh mungimi, filloi të shfaqej më 1899 në Skënderie, në Lisbonë dhe – e thonë me zë të ulët – në Anversë të Belgut, në Paris e në Portsmouth. Kujdesi i guvernave, i ndihmuar me fuqinë e shkencës do t’i dalë zot – na mban uzdaja – këtij rreziku të përgjithshëm, e që tash duket se sëmundja e tutshme zuri të pakësohet në atë vend ku kish rënë.
Sido në qoftë, për të plotësuar dëshirën që kanë ligjëruesit për të gjetur në një kalendar të mirë përmendje [historike] për ndodhira të vitit, u munduam dhe gjetëm në do libra të moçme vitet e rënies së murtajës në Shqipëri.
Më 1368, ra në Janinë një murtajë e madhe, e u hap deri në Berat.
Më 1374, ra murtaja në Nartë, dhe vdiq kryezoti i vendit Pjetër Llosha.
Më 1375, murtaja goditi prapë Janinën, dhe vdiq zonja Irena, e bija e dukës së Janinës.
Më 1736, ra në Janinë një murtajë e tutshme, të cilën e pruri nga Vllahia një gunar i emëruar Zamari. Vdisnin vetëm brenda në Janinë 50 a 60, e shpesh edhe 80 veta përditë. Kjo murtajë filloi të korrë në muaj të Frorit e u mbajt deri në ditë të Shën Mitrit.
Më 1814, ushtarë shqiptarë të sulltanit, duke u kthyer nga Misiri, sollën një murtajë të madhe që ra, e rreptë e e tutshme, në Shkodër, në Ipek [Pejë], në Durrës, në Vlorë, në Janinë, dhe më tepër në Delvinë. U mbajt deri më 1819, dhe bota binin porsi miza.