Shumë artist kanë shpalosur kreativitetin e tyre në këto kohë karantinë, ndër ta është edhe Lulzim Behxheti i cili ndonëse me profesion arkitekt, ka realizuar portrete të ndryshme ku përfshihen figura të fushave të ndryshme si artistë, këngëtarë, arkitektë e shumë të tjerë shkruan KultPlus.
Ndër portretet e këtij projekti bënte pjesë edhe familja e Rita Orës.
Nismën e Behxhetit së fundi e ka përkrahur edhe familja e këngëtares shqiptare, Rita Ora.
Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, Besnik Sahatçiu Ora, babai i Rita Orës, është shprehur tejet përkrahës për projektin e Behxhetit, duke treguar ndër të tjerash se këto portrete do të shiten dhe të gjitha të ardhurat nga portretet do të mblidhen për fëmijët me autizëm.
Bashkangjitur gjeni statusin e plotë të Besnik Sahatciu Ora. / KultPlus.com
Një burrë nga Michigan vendosi të përdorte 900 dollarët që kishte kursyer për të bërë diçka për infermieret në linjën e parë të luftës kundër koronavirusit.
Allen Marshall e kaloi të mërkurën dhe të enjten në një karburant pranë një spitali me një tabelë që shkruan “Naftë falas për infermieret”. Ai arriti të blinte naftë për 50 deri në 80 persona.
Marshall i kishte kursyer paratë për të blerë një pajisje që mpreh thikat, por në krizën e koronavirusit, vendosi ta përdorte për infermieret.
Michigan është një nga shtetet më të goditura nga pandemia, sipas universitetit Johns Hopkins. Raportohet se në Michigan ka 10,791 raste dhe 417 vdekje. / KultPlus.com
Sot bëhen 52 vjet qëkur u vra Martin Luther King Jr në Memphis, Tennessee, shkruan KultPlus.
Data 4 prill 1968 shënoi fillimin e një periudhe pikëllimi e zemërimi në Amerikë. Bota e kujton si një nga figurat më të zëshme në histori, Marthin Luther King Jr, i cili kërkoi të drejtat bazike për njerëzit me ngjyrë në SHBA.
“I have a dream” apo në shqip “Unë kam një ëndërr” është titulli i fuqishëm i fjalimit madhështor të King, përmes të cilit la një thirrje e mesazh frymëzues i cili kujtohet edhe sot.
Më 1963 në marshin protestues në Washington ai i kërkonte SHBA-së që t’i jepte fund diskriminimit racor. Ai ishte zëri i 250 mijë protestuesve të cilët qëndronin në heshtje duke ndjerë çdo fjalë të këtij fjalimi, ndërsa brohoritnin fort pas çdo fjalie. / KultPlus.com
Nga sot, filmin ‘Shpia e Agës’ nga Lendita Zeqiraj, mund ta shihni online në platformën Vimeo on Demand, njofton KultPlus.
Për shkak të situatës së krijuar rreth përhapjes së virusit COVID-19 dhe shtyerjes së shumë festivaleve të planifikuara, distribucioni NINANANA në marrëveshje produksionin N’ART + WOO FILMS fillon distribuimin e hereshëm në internet në platformat Vimeo, Amazon Prime Video, Roku etj.
Çdo ditë, duke filluar nga nesër, distribucioni do të publikon nga një link special për një shfaqje falas, në faqën zyrtare të filmit në Facebook Aga’s House.
Prej momentit të premierës e deri në kohën e pandemisë, filmi SHPIA E AGËS është nominuar për më shumë se 30 dhe është shpërblyer me 24 çmime ndërkombëtare.
Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj. / KultPlus.com
Galeria Kombëtare e Shqipërisë në këtë kohë pandemia u mundëson artdashësve të bëjnë një vizitë virtuale të galerisë.
Në të mund të shihen të gjitha sallat e Galerisë Kombëtare me disa nga kryeveprat e artistëve shqiptarë, transmeton KultPlus.
Në mesin e tyre mund të shikoni “Motra Tone” e “Dasma Shkodrane” nga Kolë Idromeno, përveç pikturave aty mund të shikoni veshje të ndryshme kombëtare. / KultPlus.com
Teatri Kombëtar i Kosovës edhe sot do të sjellë një shfaqje online në Facebook.
Shfaqjen “Tregtari i Venedikut” nga William Shakespeare, me regji të Matthew Lenton mund ta ndiqni në faqen zyrtare të TKK-së në Facebook nga ora 20:00.
Oprah Winfrey, mbretëresha e të gjitha medieve është mbretëresha e vullnetit të mirë gjatë krizës së koronavirusit.
Winfrey zbuloi në Instagram se do i dhurojë një milion dollarë Fondit të Ushqimit të Amerikës, dhe nëntë milionë dollarë do i shpërndahen organizatave të ndryshme të ndihmave në të gjithë vendin.
Të mërkurën, organizata jofitimprurëse “GoFundMe” u krijua, ndër të tjerë, nga Leonardo DiCaprio, Apple dhe Fondacioni Ford, si dhe është përqendruar në luftimin e pasigurisë ushqimore. / KultPlus.com
Artistët në shesh dhe njerëzit në ballkone e dritare. Kjo është forma më e re e koncerteve në Durrës, në kuadër të ditëve të vështira të krijuara nga lufta ndaj COVID-19.
Distancimi social është vlerësuar si një nga rrugët për të mënjanuar përhapjen e koronavirusit të ri, duke ulur kurbën e infeksionit dhe duke ndihmuar kështu sistemin shëndetësor për të përballuar fluksin e të infektuarve që kanë nevojë për shtrim në spital.
Bashkia e Durrësit, në kuadër të këtyre masave ka organizuar një koncert të thjeshtë në lagjet e Durrësit.
“Artistët në shesh dhe njerëzit në ballkone e dritare, ky është koncerti më i thjeshtë dhe më njerëzor në këto ditë të vështira të COVID-19”,- tha Zhuljen Varfaj, kryetari në detyrë i bashkisë Durrës.
“Faleminderit artistëve durrsakë të cilët ofruan këngë dhe humor duke thyer rutinën e pasditeve të izolimit në shtëpitë e lagjes 16 në Durrës. Nesër në një lagje tjetër, me të tjera surpriza! Ju rrini në shtëpi, artistët vijnë te ju!”,- u shpreh Varfaj./atsh/ KultPlus.com
Këngëtarja e njohur Pink tha të premten në mediat sociale se ajo dhe djali i saj kaluan javë të tëra të izoluar pasi rezultuan pozitivë në testin për COVID-19.
Ata u ritestuan sërish pak ditë më parë, dhe të dy rezultuan negativë në testin e dytë për infeksionin vdekjeprurës.
Pink tha se kur ajo dhe 3-vjeçari Jameson filluan të shfaqnin simptoma dy javë më parë, ata ishin izoluar.
Këngëtarja ndihej me fat që mjeku i saj ishte në gjendje ta testonte atë dhe djalin e saj, ndërsa kritikoi qeverinë për mungesën e testimeve në masë.
“Ishte një dështim absolut i qeverisë sonë për të mos ta bërë testimin më të aksesueshëm për të gjithë”, shkroi ajo në Twitter.
Në njoftimin e saj këngëtarja shtoi se testimi duhet të jetë më i disponueshëm për të “mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona”.
Pink do të dhurojë 1 milion dollarë – 500,000 dollarë për fondin e urgjencës së Spitalit Universitar dhe gjysmën tjetër për Fondin e Krizave të Urgjencës së Kryetarit të Bashkisë së Los Angeles-it. / KultPlus.com
Bota është e veshur me mistere, të cilat ndër shekuj kanë habitur njerëzimin.
Ndonëse shkencëtarët kanë kaluar vite për të shpjeguar fenomenet e çuditshme, nuk kanë arritur që tu japin zgjidhje. Sot ne do të ju flasim për 10 mistere të natyrës, që vazhdojnë të habisin njerëzimin.
1-Krateri Patomskiy
Në vitin 949 gjeologu rus Vadim Kolpakov zbuloi një formë të çuditshme gjeologjike në formën e një gypi në rajonin Irkutsk të Siberisë, të cilën e quajti foleja e shqiponjës. Koni i madh, i quajtur Patomskiy për shkak të lumit që ndodhet aty pranë, ishte objekt i disa ekspeditave: shkencëtarët pretendojnë se është zhvilluar 350 vjet më parë dhe mund të jetë fryt i një procesi gjeologjik, të shkaktuar ndoshta nga gazi që vjen nga baza e kraterit. Origjina është shumë e diskutueshme: disa këmbëngulin se është frut i një impianti meteori, të tjerët flasin për një shpërthim nuklear, duke vënë në dukje se zona nuk është vullkanike dhe ka dyshime të tjera se mund të jetë krijuar nga alienët. Krateri Patomskiy është në analizë të vazhdueshme edhe për një fakt tjetër: koni vazhdon të ndryshojë formën e tij dhe pemët që ndodhen afër, rriten më shpejt se të tjerat.
2- Dritat Hessdalen Një tjetër mister i pazgjidhur ka të bëjë me Harald Dale, një kryefamiljar i cili në vitin 1997 në Hessdalen të Norvegjisë, vuri re disa drita të çuditshme në qiell. Dritat kishin ngjyra të ndryshme. Disa persona e panë të njëjtin fenomen dhe dolën që të bënin fotografi. Dritat shkëlqenin me intensitete të ndryshme ngjyrash. Ende nuk ka një zgjidhje të këtij misteri: teoritë e ndryshme përfshijnë pluhurin e grimcave të djegshme, reflektime dhe UFO.
3- Rruga Bimini
Në vitin 1968 një grup zhytësish zbuluan në Bahamas nën rërën e bregut të Biminit një varg blloqesh të madhe prej guri, me formë të përkrye dhe të lëmuar që formonin një rrugë 1 km të gjatë. Disa shkencëtarë e përshkruajnë një gjë të tillë si një fenomen natyror, ndërsa të tjerët si fryt i mbetjeve antike të qytetërimit, ndoshta të përmbytur.
4- Zhurma e Taos Hum Një nga misteret e natyrës më tërheqës është lëvizja apo zhurma e Toas. Lëvizje e Taos është një fenomen që në vitet ’70, u regjistrua në Nju Meksiko. Bëhet fjalë për një zhurmë e dëgjueshme për veshin e njeriut dhe është e ngjashme me atë të motorit. Duket si e largët. Burimi i zhurmës dhe natyra e saj mbetet mister.
5- Vijat Nazca Vijat e Nazcas ndodhen në shkretëtirën e Nazcas në Peru. Misteri ende nuk është zgjidhur dhe se në lidhje me to ka disa teori, se si janë realizuar meqë janë të dukshme vetëm nga lart. Dyshohet se janë krijuar 2000 vjet më parë, kur nuk kishte mjete fluturuese. 13 linjat, formojnë më shumë se 800 harta që përfshijnë profilet e stilizuara të kafshëve të përbashkëta në fushë si: balenë, papagall, hardhuca e gjatë më shumë se 180 metra, merimanga e madhe, e të tjerë.
6- Përbindëshi i Loch Ness Një nga misteret më të famshëm në botë. Në vitin 1933 Daily Express publikoi fotografinë e një përbindëshi në liqenin e Loch Ness në Skoci. U hodhën shumë teori mbi ekzistencën e përbindëshit. Nostalgjikët e misterit, besojnë se në liqen ka një përbindësh që i përket kohës së prehistorike.
7-Pyka e aluminit të Aiud Një objekt në formën e pykës u gjet pak kilometra nga Aiud i Rumanisë, në brigjet e lumit Mures në vitin 1973. Bëhet fjalë për një bllok aluminit, i njëjte me kokën e një çekiçi. Objekti i gjet pranë eshtrave të një mamuthi dhe për këtë u mendua se ai rreth 11 mijë vjet i vjetër. Por alumini u zbulua në vitin 1808. Analizat e shkencëtarëve janë të paqarta. Dashamirësit e UFO-ve, besojnë se pyka ka ardhur nga hapësira.
8- Pylli i Hoia Baciu Ky pyll ndodhet në Transilvani, është bërë i famshëm pëe vampirët dhe për formën anormale të pemëve. Shumë njerëz kanë raportuar fenomene të pashpjegueshme të këtij pyll: dikush pretendon se i është me djegie të pashpjegueshme, një tjetër me humbjen e kujtesës, madje ka edhe nga ata që thjesht janë “mbytur” nga frika se kanë parë fantazmat. Pavarësisht kësaj, pylli është i bukur me pemët e tij anormale.
9-Stonehenge Gurët pezull që janë pjesë e faqes së internetit neolitike, ndodhet në Amesbury të Wiltshire, Anglisë, rreth 13 km në veri-perëndim të Salisbury në Piana të Salisbury. Ata janë studiuar për njëkohë të gjatë dhe misteri është i lidhur me disa gurë të mëdhenj, në formë rrethi dhe ende nuk dihet se pse është ndërtuar kjo strukturë.
10- Bigfoot Bogfoot, momo, pidone, Yeti; ka kaq shumë emra për këtë krijesë legjendare. Bëhet fjalë për një gorille që ecën me dy këmbë. Thuhet se është parë në shume shtete, sidomos në Amerikë. Ekzistenca e saj mbetet ende një mister./Shqip/ KultPlus.com
Ndoshta të është dukur e tillë kur qëndroje në radhë para një ushqimoreje, por jo para kasës, por jashtë dyqanit, rreptësisht 2 metra larg nga blerësit e tjerë. Mbase të është dukur kështu, kur vizitove gjyshen në spital, por u detyrove të qëndrosh matanë dritares së dhomës, duke biseduar me të përmes telefonit.
Ndoshta t’u duk e tillë edhe kur dëgjove një doktor në Nju Jork, të tregonte se si spitali i tij u stërmbush aq shumë me pacientë të sëmurë me koronavirus, sa që duhej të sillnin një rimorkio frigoriferike për të futur aty të vdekurit.
Ose ndoshta kur dëgjove se brenda një jave të papunët në SHBA u shtuan nga 282.000 në 3.3 milionë njerëz, teksa industritë e shërbimit janë mbyllur. Apo ndoshta kur e kuptove se tek e fundit letra higjienike nuk rritet në pemë.
E gjitha kjo është surreale, ke thënë me vete. Ndoshta e ke përsëritur këtë fjali pushim. Dhe ke dëgjuar miqtë dhe familjen të thotë të njëjtën gjë:kjo që po përjetojmë është thjesht surreale. Ne në media e quajmë gjatë gjithë kohës surreale. Pasi surrealja “karakterizohet nga realiteti intensiv irracional i një ëndrre”, kështu thotë të paktën fjalori “Merriam-Uebster”.
Por çfarë do të thotë kjo fjalë në terma shkencorë? Studimi i surreales, nuk është tama një fushë zyrtare e psikologjisë. Ajo është më shumë si pikturat e Salvador Dalisë dhe shkrimet e Franc Kafkës, apo një ndjenjë përafërt. Por ka arsye të mira psikologjike, se pse po ndjehesh kështu. “Mendoj se pjesa surreale vjen kur zhytesh në një situatë në të cilën nuk keni qenë kurrë më parë. Është jashtëzakonisht çorientuese”-thotë psikiatri për fëmijë Fredrik Matzner, që studioi shokun psikologjik që shkaktuan ngjarjet e 11 shtatorit 2001.
“Nëse ke shkuar ndonjëherë në një muze arti, dhe je futur në një dhomë që ka një pikturë të madhe abstrakte në mur, ti e sheh atë dhe nuk mundesh të thuash dot se çfarë është, dhe do të ndihesh në ankth. Por në fund arrin ta kuptoni:Oh, është një varkë me vela. Ankthi zhduket. Në fund të fundit, ne njerëzit jemi ndërtuar për të kërkuar modele, dhe zgjidhja e kaosit në një model përjetohet shumë mirë”- thotë Matzner.
Tani për tani, shumë modele që njohim dhe i duam, janë lënë mënjanë. Ne nuk mund të kalojmë dot orë të lumtura, nuk mund të blemë dot letër higjienike kur duam, nuk mund ta planifikojmë udhëtimin tonë vjetor. “Gruaja ime ma tha këtë vetëm disa ditë më parë:Duket sikur nuk ka më të ardhme”- shprehet më tej Matzner.
Dhe ajo që nënkuptonte bashkëshortja e tij, është se ne nuk mund të bëjmë plane për të ardhmen, sepse në epokën e koronavirusit, ne nuk dimë se çfarë do të bëjmë pas 6 muaj, apo qoftë edhe nesër. Ne kemi ngecur në një lloj të ri të së tashmes të përhershme.
“Dhe kështu çdo gjë na duket krejtësisht si e një bote tjetër”- deklaron eksperti. Prishja e jetës sonë normale, shkatërroi rutinat tona, që garantojnë zakonisht ekulibrin tone mendor:ne ngriheshim zakosniht në mëngjes nga gjumi, visheshim, hanim mëngjesin dhe të pimin kafen, pastaj niseshim për në punë.
“Studimet tregojnë se kur i largon njerëzit nga gjërat që janë të njohura për ta, është çuditërisht e lehtë që ata të humbin disi vetveten:identitetin e tyre, gjërat që janë të rëndësishme për ta”- thotë Suzan Klejton, psikologe në Kolegjin Uoster.
Kjo është diçka që e shohim të ndodhë edhe tek sektet. Kur njerëzit përpiqen të rekrutojnë njerëz të tjerë në sektin ku bëjnë pjesë vetë, një nga strategjitë është t’i heqësh ata nga ajo që është normale”. Dhe kur rekrutët nuk janë më të rrethuar nga gjërat e zakonshme që i rrethojnë dhe ndërveprimet sociale, është më e lehtë t’i bindësh ata që adoptojnë praktika të reja, dhe të rishqyrtojmë atë që është e rëndësishme për ta.
“Rutina jonë është bazamenti i jetës tonë”-thotë Adrien Hajnc, psikologe klinike në Qendrën Kombëtare të Çështjes të Veteranëve për Sindromat e Stresit Post-traimatik (PTSD). “Rutina ka të bëjë me mënyrën se si ne organizojmë informacionin dhe kohën tonë. Dhe pa të, ne mund të ndjehemi vërtet të humbur”- shton ajo.
Dhe me ketë ndjenjë, lind edhe një stres i jashtëzakonshëm. Të vetmuarit dhe të izoluarit, janë sot tani më të vetmuar dhe të izoluar. Konfliktet ekzistuese dhe stresorët, si abuzimi me substancat dhe marrëdhëniet abuzive, mund të rishfaqen ose të përkeqësohen.
“Unë jam shumë e shqetësuar për familjet. Jam e shqetësuar për rritjen e përdorimit të alkoolit, për dhunën në familje, për abuzimin me fëmijët, pasi prindërit kanë shumë pak burime financiare”- thotë ajo. Dhe nuk është se ndihmon shumë fakti që në televizion shfaqen figura të njohua, që na tregojnë se çfarë duhet të bëjmë për të mbajtur të sigurt veten dhe familjet tona. “Shumica nga ne, nuk janë përballur ndonjëherë me një situatë dhe me një distancim të tillë social. Pra, nuk kemi asnjë përvojë të mëparshme që mund ta përdorim për ta interpretuar këtë gjendje. Ne nuk kemi asnjë lloj udhëzimi se si duhet të reagojmë”- thotë Klejton.
Në një botë jo-kafkiane, amerikanët mund të mbështeten në qeverinë e tyre federale për t’i nxjerrë ata nga ky kaos. Por mosmarrëveshjet e qeverisë federale mbi reagimin ndaj koronavirusit, kanë prodhuar disa përvoja tërësisht surreale.
Në një konferencë për shtyp , presidenti Donald Trump shmangu shtrëngimin e duarve të atyre që ai i ftoi të flisnin, teks ekspertët e shëndetit publik i kërkuan që ai të respektojë distancimin social. Në të njëjtën konferencë, ai përmendi një faqe interneti mbi testet e koronavirusit që nuk ekzistonte.
Në këtë tabllo surreale të udhëheqjes anmerikane, kanë ndërhyrë guvernatorët dhe kryetarët e bashkive në të gjithë SHBA-në, që ndërmorën njëfare reagimi:Disa qytete u urdhëruan të vetë-izolohen, të tjerët se të praktikojnë vetëm distancimin shoqëror.
Amerikanët nuk dinë se çfarë dhe kur duhet ta bëjnë. Nëse kanë ethe ose kollë, t’i telefonojnë mjekut të familjs, apo të shkojnë direkt në spital? A duhet të vënë maskë në fytyrë apo jo ? Keni nevojë për një test, dhe nëse po ku mund ta gjesh atë? Pa këshilla të qarta se si të trajtojmë një krizë të paparë, ne ndihemi të pafuqishëm.
Kjo dukuri është e frikshme, thotë Elena Portakolone, sociologe në Universitetin e Kalifornisë në San Françisko. “Frika vjen nga pasiguria, se po përballemi me sfida që janë më të mëdha se ne”- thotë ajo. Ndërsa pandemia është globale, ne e përjetojmë atë si individë.
Njerëzit janë të shqetësuar për vendet e tyre të punës apo për shëndetin e tyre, apo nga vdekja të vetmuar në një spital, me familjarët e tyre që nuk lejohen t’u qëndrojnë pranë. Ne jemi detyruar tën ndryshojmë rrënjësisht stilin e jetës, si pasojë e një armiku që nuk mund ta shohim.
Virusi është një kërcënim mikroskopik, që nuk ndërhyn me realitetin që ne përjetojmë:po të mos ishin mrekullitë e shkencës moderne, ne as që do ta dinim se ai ekziston. “Një pjesë e situatës sonë surreale, është se koronavirusin nuk mund ta shohim dot. E megjithatë ai është i rrezikshëm, dhe njerëzit po vdesin prej tij”- thotë Portakolone.
Psikologët thonë se për të luftuar këtë gjendje tonë, ne kemi nevojë për vazhdimësi, dhe fatmirësisht kjo është një nga gjërat e pakta që mund t’i jepni tani vetes. Aktiviteti fizik është jetik, ndaj vraponi si gjithmonë, thjesht bëjeni këtë 2 metra larg të tjerëve.
Të qenit socialë është gjithashtu jetike. Ndaj pini diçka çdo ditë, gjatë kohës që bisedoni online me miqtë. Bëni tele-yoga, nëse ambjenti shtëpiak e mundëson këtë gjë. ”Në rast se arrijmë të ruajmë disa nga zakonet tona të vjetra, sidomos ato që na pëlqejnë më shumë, në rastin tim duke jogën, atëherë do të jemi më pak të çorientuar. Pra situata do të na duket më pak surrealiste. Mësuesit na thonë: Ndjejini këmbët tuaja, për të kultivuar një ndjenjë të bazuar tek realiteti”-thekson Portakolone. /wired/ KultPlus.com
Origjina e saj disi na është e paqartë. Sipas Homerit ishte e bija e Zeusit, zotit suprem dhe e Dianës, hyjneshës së shiut, ndërsa sipas Hesiodit lindi nga shkuma e detit dhe prej detit doli në ujëdhesën Qipro.
Në këtë rast origjinën e vet tejet të ndërlikuar e ka prej Uranit, zotit të qiellit. Qoftë kështu apo ashtu, Afrodita, në saje të bukurisë dhe të magjepjes së vet me të cilat ka qenë e pajisur u bë njëra prej hyjneshave më të fuqishme. As zotërat as njerëzit nuk kanë mundur t’i përballonin.
Përveç kësaj ka pasur shumë bashkëpunëtorë dhe bashkepunëtore: Karitet, hyjneshat e magjepjeve dhe të bukurisë, Horet, hyjneshat e stinëve të motmotit, Peitën, hyjneshen e lajkave dhe te mistoreve, Himerin, zotin e dëshirës së zjarrt, Potin, zotin e dëshirës së dashurisë, Himenin, zotin e martesës dhe sidomos Erosin, zotin e ri të dashurisë, shigjetave të të cilit nuk ka qenë e mundur qe t’iu shmangen.
Pasi që dashuria ka rol tejet të rëndësishëm në jetën e zotërave dhe të njerëzve, Afrodita ka qene tejet e nderuar dhe e çmuar. Kush e ka nderuar dhe i ka bërë flijime, ka mundur të jetë i sigurtë në dashamirësinë e saj, por disi nuk ka qenë e qëndrueshme,kurse fatin të cilin ua ka ofruar shpesh ,ka qenë i përciptë. Nganjëhere bënte mrekullira të vërteta çfarë di të bëjë vetëm dashuria: skulptorit qipriot, Pigmalionit, ia ka ngjallur, për shembull, truporen e ftohtë prej mermerit në të cilën u dashurua. Të dashurit e vet i mbronte në beteja, në shtërgata detare dhe nga sulmet e armikut.
Ka ditur edhe të urrej, sepse urrejtja është motra e vërtetë e dashurisë. Kështu djaloshi frikacak, Narcisi, i cili sipas tregimit të nimfave i ka përbuzur dhuratat e saj sa që është dashuruar ne vetveten, më në fund bën vetëvrasje. Por, për çudi, vetë nuk ka pasur shumë fatë në dashuri dhe nuk e ka mbajtur asnjë dashnor. As bashkëshortesia nuk ka qenë e lumtur. Zeusi ia cakton për burr më te shëmtuarin prej gjithë zotërave, Hefestin e çalë dhe përherë i djersitur, farkatarin hyjnor. Si shpërblim për këtë ka kërkuar ngushllimin në Aresin, zotin e zemëruar të luftës, me të cilin i ka pasur pesë fëmijë (Erosin, Anterin, Deimosin, Fobin dhe Harmoninë), pastaj në Dionisin, zotin e verës (me të cilin ka pasur të birin, Priapin), dhe përveç të tjerëve edhe në Hermesin, zotin e tregtisë, madje edhe në të vdekshmin e rëndomtë, Anhizin, mbretin dardan, të cilit ia lind të birin, Enean.
Prej ndërhyrjeve të saja në ngjarjet e vrullshme të botës së miteve pasoja më të mëdha ka pasur dashamirësia e saj ndaj Paridit të ri, birit të Priamit, mbretit trojan. Pasi që në grindje me hyjneshat, Herën dhe Athenën, i ka dhëne përparësi, për shpërblim ia premton gruan me të bukur prej të gjitha grave të vdekshme. Kjo grua, sipas mendimit unanim të zotërave dhe të njerëzve, ishte Helena nga Argu, bashkëshortja e Menelaut, mbretit spartan. Afrodita i ndihmon Parisit për ta sjellë Helenën në Trojë.
Menelau nuk dëshiron që të heqë dorë nga gruaja e vet dhe kërkon t’ia kthejnë. Pasi që Paridi e refuzon këtë, Menelau me ndihmën e vëllait të tij, Agamemnonit, mbretit te fuqishëm të Mikenës, i dërgon të gjithë mbretërit akeas në akspeditë ndëshkuese kundër Trojës. Nën udhëheqjen e Agamemnonit lundruan njëqindmijë akeas përtej detit dhe e sulmuan Trojën. Afrodita, kuptohet, u ka nidhmuar trojanëve, ndonëse lufta nuk ka qenë vetia e saj e fuqishme. Mjaftonte, që për shembull, çjerr shigjeta e Diomedit, komandantit ushtarak dhe të ik me vaj nga fushëbeteja. Në luftën e tmershme, në të cilën morën pjese të gjithë trimat e atëhershëm dhe gati gjithë zotërat, Paridi më në fund u vra dhe pas vdekjes së tij bie edhe Troja. Ushtria ngadhnjimtare akease e shndërroi Trojën në gërmadha – prej saj ka mbetur vetëm fama e pavdekshme në epët e Homerit.
Në bazë të kërkimeve të tanishme, Afrodita, si duket, ishte me origjinë nga Azia e Vogël, siç duket nga Ishtari, hyjnesha sirio-fenikase e dashurisë. Grekët e marrin që në kohërat më të lashta, sipas të gjitha gjasave përmes ujëdhesave të Qipros dhe Kiterës, ku po ashtu e kanë adhuruar. Asaj i qenë dedikuar mërsina, trandafili, molla, lulëkuqja, pëllumbesha, delfini, dallëndyshja dhe bliri, si dhe tempujt madhështorë në Kind, Pafos, Korint, Alaband e gjetiu.
Kulti i saj u përhap nga kolonitë greke në Italinë e Jugut deri në Romë, ku e kanë identifikuar me Venerën, hyjneshën e lashtë italike dhe e kanë adhuruar në të njëjtën mënyrë si në Greqi. Prej tempujve të ndërtuar për nderë të saj më të mëdhenjt kanë qenë në forumin e Cezarit (tempulli i Venerës Nënë) dhe pranë rrugës së shenjtë kah forumi romak (tempulli i Venerës dhe i Romës). Kulti i saj zhduket me ngadhënjimin e krishterimit, kurse emri i është ruajtur në saje të poetëve, të skulptorëve, të piktorëve dhe të astronomëve.Afrodita, hyjnesha e dashurisë dhe e bukurisë, ndoshta është shembulltyrë që është paraqitur më së shumti nga mitet antike: bukuria dhe dashuria, megjithatë më së shumti i ,kanë tërhequr dhe i tërheqin artistët e të gjitha kohërave.
Prej shembëlltyrave të saj nga koha antike më të njohura janë: Afrodita në mjellmë, pikturë në gotën antike të viteve 470-460 para e.s.; Venera dhe Marsi, pikturë muri në Pompejë nga fundi i shek para e.s. dhe të shek. IV para e.s. për tempullin e Asklepiut në Kojo (për të dimë vetëm në saje të burimeve antike të cilën e quajnë „të paarritshme”); përveç kësaj janë ruajtur edhe disa qindra enë të pikturuara me figurën e Afroditës. Prej relievëvet më i famshmi është e ashtuquajtura Afrodita Ludovisi, vepër e skulptorit grek rreth vitit 460 para e.s., sot në Muzeun Kombëtar Romak në Termë. Skulpturat e saj janë krijime më të larta të artit antik. Në mesin e tyre hynë Afrodita e Knidit, të cilën me siguri e ka skalitur Praksiteli për tempullin në Kind (pas vitit 350 para e.s.; kopjet e saja të shkëlqyeshme gjenden në Muzeun e Vatikanit në Romë, në Luvër të Parisit dhe në Muzeun Metropoliten në Nju-Jork), pastaj Afrodita e Kirenës, kopja romake e skulpturës helenistike në shak. III para e.s. (tani në Muzeun Kombëtar Romak në Termë), Venera e Kapitolit kopja romake e origjinalit helenistik, siç duket nga gjysma e shek. III para ejs. (në Museo Capitolino romano-Muzeu i Kapitolit Ro-mak), Venera e Mediqve, kopja romake e veprës së Kleomenit nga shekulli II para es. (në Galleria degli Uffizi në Firencë). Se çfarë realizimi të lartë ,kanë arritur skulptorët grek në paraqitjen e figurës së Afroditës, tregojnë skulpturat e saj të cilat autorët antik nuk i përmendin. Më e famshmja ndër to është Afrodita e Melosit e shek. III – II para e.s., e gjetur më 1820. (dhe sot gjendet në Muzeun e Luvrit në Paris). Koka e mirë e Afroditës (ose e Artemidës) prej bronze të praruar, e cila është e gjysmës së dytë të shek. IV para e.s., me siguri e shkollës së Praksitelit, gjendet në koleksioinin arkeologjik në Vis.
Interesi për paraqitjen e figurës së Afrodites në artin e kohërave të reja është i njëjtë me atë të kohërave antike. Pikturat dhe skulpturat e Afroditës praktikisht nuk është e mundur të numërohen. Ndër më të famshmet është: Lindja e Venerës dhe Venera dhe Marsi të Sandër Botiqellit e vitit 148C. dhe 1847 që sot gjendet në pallatin firentin Ufici dhe në Galerinë Kombëtare Londoneze), Venera pushon e Giorgoneut (Gjorgjoneut), (e përfundon Tiziani) pas vitit 1510), Lindja e Venerës e Luca Girodanit (Lukë Gjordanit) sot gjendet në Muzeun e qytetit në Bel) Venera me Amorim i Luca Granachuat (Lukë Granakut) plak (sot gjendet në Villa Borgese të Romës), Venera dhe Amori të Palmo Vecchiut (Palmo Vekkiut) (rreth vitit 1520, që sot gjendet në Galerinë Kombëtare në Bukuresht), Venera në gjumë edhe Venera dh muzikanti me mandolinë e Tizianit (Ticianit) (sot gjendet në Galerinë e Dresdenit), Lindja e Venerës, Kremtimi i Venerës dhe Venera dhe Marsi të Pierre Paule Rubensit (Pjer Pol Rubensit) (prej vitit 1622—164G, e para në Galerinë Kombetare Londoneze, kurse tjetra në Muzeun Artistiko-historik të Vjenës, dhe e treta në Palazzo Bianco (Palaco Bjanko)) në Gjenovë), Venera me Amorin i Guido Renit (Gvido Renit) (pas vitit 1605) dhe piktura me të njëjtin emër e Nicolas Poussini (Nikolas Pusini) (rreth vitit 1630., sot gjendet në Galerinë e Dresdenit), Toaleta e Venerës dhe Venera e argëton Amorin e François Boucherit (Fransoa Busher) (e para prej 1746 që gjendët në koleksionin e Walleceit (Waillaceit) në Londër dhe tjetra përafërsfeht e vitit 1751 ne Galerinë Kombëtare në Washington), si dhe Venera dhe Kupido e Velazqiuezit (Velaskezit) (rreth vitit 1651, sot gjendet ne Galerinë Kombëtare në Londër).Prej të rejave t’i pëarmendim së paku Afroditën e Raoul Dufyut (Raul Dufy) në Galerinë Kombetare të Pragës, rreth viteve 1930).Prej veprave të autorëve në Ballkan në këtë vend duhet përmendur Veneren me kandil të Milena Pavlloviq-Barilit e vitit 1938 (sot gjendet në Muzeun e Artit Modern në Beograd).
Prej veprave skulpturale duhet përmendur Venerën dhe Marsin e Anton Canovës (Anton Kanovës) (dhe skulptura e tij portretike e Paolina Bonapartes si Venerë e vitit 1807, që gjendet në Villa Borgese në Romë), Venerën Ngadhënjimtare të August Renoireit (August Ronoarit) e vitit 1914 dhe Venerën me qafore prej margaritave të Aristid Maillolit, e vitit 1918 (sot gjenden të dyjat në Tate Galleri në Londër), dhe ndoshta edhe Venerën e Marin Marinit e vitit 1940 (sot gjendet në koleksion privat në SH.B.A). Lidhur me këtë ndoshta do të na interesojë edhe Muzika e njohur e Myslbekut (e viteve 1907-1912), përpunim i modelit antik siç është konstatuair në trashigiminë e tij; e ka punuar në bazë të studimit minucioz të proporcioneve të Venerës së Eskvilinit (e shek. I para e.s.).
Në ballkonët e lagjes time nuk këndohet më. Pas grilave të ulura shquaj vetëm feksjet kaltëroshe të dritave të televizorëve. Edhe duartrokitjet janë zhdukur. Nga ndonjë dritare që s’dihet ku, jehon ulërima e një të ngujuari që i ka sosur rezervat e vetëkontrollit por mbetet pa përgjigje. Euforia e frikës ia ka lënë vendin depresionit. Të rriturit përpiqen të kapen pas asaj që njohin.
Kush më parë lexonte, lexon edhe tani. Kush bënte gjimanstikë vijon ta bëjë. Por tanimë pakkush ka fuqi të mësojë një zakon të ri. Fëmijët për të cilët nuk ka asnjë dekret qeverie, kane reshtur së pyeturi dhe enden në botën e tyre. Në shtëpinë tonë, Diego shtatëvjeçar ka shpikur një supervirus hero që vret gjithë viruset e tjerë. Kushedi pse e ka quajtur Tax. Infektimi që ishte risia e lojës, tashmë është jeta vetë. Po fillojnë të tingëllojnë bombastikë termat me të cilin ngulmojnë ta përcaktojnë: epokal, apokaliptik, biblik. A thua se realiteti ka nevojë per efekte speciale. Jemi mësuar të provojmë emocione dhe t’i durojmë edhe kur janë të dhunshme, me një kusht që të zgjasin për një periudhë të shkurtër.
Por kjo gjendje po zgjat prej shumë kohësh dhe nuk ka datë skadence dhe as dihet si do përfundojë. Faza e parë e ekseprimentit social mund të konsiderohet e mbyllur. Kemi hyrë në të dytën, e megjithatë ajo që ka më shumë rëndësi është e radhës. Dëshpërim apo çlirim. Për këtë na vjen në ndihmë Shekspiri i “Shtrëngatës”: e shkuara është prologu, e ardhmja është në dorën tuaj. Me kushtin që ta lani dhe dezinfektoni.
Pandemia që ka përfshirë pothuajse të gjithë botën ka ndryshuar shumë në jetët tona.
Që nga rregullat e distancimit social, mjetet mbrojtëse apo aktivitetet në karantinë kjo seri fotosh nga Ashley Gilbertson përkufizon botën në këtë kohë krize.
Me profesion arkitekt, Lulzim Behxheti këtë periudhë të karantinës ka vendosë ta kalojë më ndryshe, shkruan KultPlus.
Ai për të kaluar këto ditë të vetëizolimit, ka filluar të realizojë portrete të ndryshme, ku përfshihen figura nga fusha të ndryshme si: artistë, arkitektë, këngëtarë, alpinistë dhe shumë profesione të tjera.
Për KultPlus ai ka treguar se kjo iniciativë është jo ajo e përditshmërisë së tij, pasi që në jetën e përditshme ai punon në kompaninë e tij “BVG HOUSING”, që e ka themeluar tash e sa vite në Finlandë, bashkë me djemtë e tij.
Ai ka treguar se kompania e tij ka tri shkronjat e para të fëmijëve të tij: Blerim, Vjosa e Genc, dhe puna që bën nëpërmjet kësaj kompanie ka rënë në sy prej rreth 40 medieve botërore, që e kanë vënë në fokus punën e Lulzim Behxhetit, e cila është dalluar nga kompanitë e tjera të arkitekturës me dizajnimin e shtëpive të drurit, shtëpi që pronarët mund ti bartin me vete.
KultPlus ju sjell disa nga punimet e portreteve të Behxhetit që i ka realizuar në këtë kohë të karantinës, sikurse edhe disa nga shtëpitë e drurit që tashmë e disa vite janë në fokus të panaireve dhe medieve botërore./KultPlus.com
Aktori i njohur kosovar, Astrit Kabashi, ka reagur përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ku haptazi ka shprehur revoltën drejtuar sistemit qeverisës në Kosovë, shkruan KultPlus.
Bashkangjitur gjeni statusin e plotë të Kabashit. / KultPlus.com
Këngëtari i njohur Bill Withers ka vdekur në moshën 81-vjeçare, konfirmuan familjarët e tij.
Withers, i njohur më së shumti për këngët e mirënjohura “Ain’t no sunshine” dhe “Lean on me”, vdiq pas disa komplikimeve në zemër, transmeton KultPlus.
Këngëtari, siç kanë njoftuar familjarët, ka vdekur të hënën në Los Angeles.
Withers njihej për vokalin e tij të butë e madje si tekst-shkruajtës i këngëve më të njohura të viteve të 70’ta, si “Just the two of us”, “Lovely day” dhe “Use me”, / KultPlus.com
Leonardo DiCaprio do të ndihmojë në nismën e Fondit të Ushqimit të Amerikës, i cili tashmë ka mbledhur 12 milionë dollarë për të ndihmuar komunitetet e prekura nga koronavirusi.
Organizata tha të enjten se fondet synojnë të ndihmojnë familjet me të ardhura të ulëta, të moshuarit, individët që përballen me ndërprerje pune dhe fëmijët që mbështeten në programet e drekës shkollore.
Fondi ushqimor do të punojë me organizatat për lehtësimin e urisë Kuzhina Qendrore Botërore dhe Ushqimi i Amerikës.
DiCaprio është bashkëthemelues i Fondit Ushqimor të Amerikës me filantropin Laurene Powell Jobs. Apple dhe Fondacioni Ford gjithashtu po ofrojnë para për të ndihmuar në fillimin e nismës së re. / KultPlus.com
Nëna e Rita Orës, psikiatrja Vera Sahatçiu, është rikthyer në vijën e parë të luftës me COVID-19, duke iu bashkuar Shërbimit të Shëndetit Kombëtar në Angli në një përpjekje për të ndihmuar në kaosin e krijuar prej pandemisë, shkruan “mail-online”, transmeton KultPlus.
Këngëtarja shqiptare iu bashkua nismës simbolike të anglezëve “Clap For Carers” të enjten në mbrëmje (20:00), duke duartrokitur për mjekët dhe infermierët, ndërkohë videon e ka ndarë me fansat e saj në Instagram.
Rita mbante një kostum sportiv shumëngjyrësh, ndërsa me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, filloi duartrokitjen për të gjithë mjekët dhe për nënën e saj në veçanti.
Deri më tash, në Britani të Madhe janë regjistruar 33.718 të infektuar me koronavirus, ndërkohë kanë vdekur 2.921. / KultPlus.com
Shkrimtarja e njohur shqiptare, Elvira Dones, ka shkruar një letër mjaft prekëse që i dedikohet vajzës së saj që jeton larg saj, tashmë edhe e infektuar me Covid-19, shkruan KultPlus.
Përmes kësaj letre, shkrimtarja i jep kurajo e forcë përmes një mjeshtërie artistike.
Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë që është shpërndarë në rrjetet sociale, në facebook:
“Le të jemi të sinqertë, kur godet afër shtëpisë është ndryshe. Jo racontiamoci balle, është ndryshe. Kur të godet vajzën tënde jashtë kësaj bote është ndryshe. Përpiqesh ta mbash bashkë, dhe të jesh racional, dhe jo i çmendur. Ju përpiqeni të luftoni nënën ballkanike të rrënjosur thellë në ju. Por, sado vite ke qenë larg rrënjëve, sado që je përpjekur të jesh i drejtuar nga niveli. Ajo është vogëlushja jote. Ajo grua e bukur, aq e rrumbullakët, shumë më e mirë se ti, ajo që e quan gjithmonë kur vetë je i ngatërruar. Ajo grua tani, në banesën e saj të vogël të Gjenevës, ka virusin e çmendur, dhe e ul atë për ty, sepse mendon se nuk merr ndonjë dridhje të vogël në zë, ajo mendon se po të siguron: mama s ‘ ka gjë . №, nuk është në rregull, vogëlushja ime, vajza ime e jashtëzakonshme. Nuk është në rregull! Thjesht kam nevojë që ti të zvarritesh në barkun tim tani. Dua që ti, gruaja ime e bukur, të kujdesesh për të. Dhe unë nuk jam aty për ty”. / KultPlus.com