Si ra qeveria e Durrësit më 1920?

Qyteti i dytë më i madh në Shqipëri, është një nga më të lashtët e më të rëndësishmit për ekonominë. Durrësi është i vendosur në bregdetin qendror shqiptar, rreth 33 km (21 milje), në perëndim të kryeqytetit, Tiranës. Ai ndodhet në një nga pikat më të ngushta të detit Adriatik, përballë porteve italiane të Barit (300 km/186 mi larg) dhe Brindisit (200 km/124 mi larg).

Qyteti bregdetar mbahet mend edhe si kryeqyteti i shtetit shqiptar, nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920. Durrësi u bë kryeqytet i mbretërisë së Shqipërisë, nga Princ Vidi, kur ai zbarkoi më 7 mars 1914 e deri në vendimin e Kongresit të Lushnjës, të datës 11 shkurt 1920, për shpalljen e Tiranës si kryqytetin e ri të shtetit shqiptar.

Përfundimisht, Durrësi humbi rëndësinë që kishte si kryeqytet, kur qeveria e atjeshme dorëzoi të gjitha dokumentet pranë qeverisë së Tiranës. Qeveria e Durrësit, që kryesohej nga Turhan Përmeti, nuk bëri kurrfarë qëndrese, pranoi dorëzimin e pushtetit.

Me vendimin nr.23, datë 21.2.1920 Këshilli i Ministrave vendosi që në Durrës, të shkonte një komision për të marrë në dorëzim aktet e qeverisë, që përfaqësohej nga:

 – Ndoc Çoba-ministër i Financave

 – Sulejman Starova-këshilltar i Ministrisë së Financave

 – Rauf Fico-këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme

– Abdurrahman Gur-këshilltar i Ministrisë së Drejtësisë

– Idhomen Kosturi-drejtori i përgjithshëm i Postë-Telegrafëve

 – Ali Fehmi Kostuti-prefekt i Durrësit

 – Xhemal efendiu (mundet “Rruga” sepse figuron në akte të tjera)-sekretar

Gjeneralit italian të Durrësit, iu drejtua edhe një letër nga qeveria, ku njoftohej veprimi i urdhëruar për marrjen në dorëzim të dokumenteve. Mbledhja u drejtua nga zëvendëskryeministri Eshref Frashëri, me pjesëmarrjen e ministrave: Hoxha Kadri, Ndoc Çoba, Ahmet Zogu, Sotir Peci./ KultPlus.com

Istrefi: U lutëm, u relaksuam, festuam, ky është çrregullim

Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Vjenë, kanë tronditur botën. Lajmet që nga momenti i parë kur është njoftuar për sulmin kanë qenë të shumta. Shumë prej tyre theksonin faktin që në mesin e sulmuesve, viktimave dhe heronjve i takonin komuniteti shqiptar, shkruan KultPlus.

E kjo ka ngjallur debat e reagime të shumta. Një ndër figurat publike që reaguar kundrejt kësaj çështjeje është edhe aktori Shkumbin Istrefi. Ai e ka cilësuar absurde faktin që i identifikojmë krimet me komunitet, sepse sipas tij krimet janë individualë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Kur degjuam per aktin terrorist ne Viene, automatikisht jemi lutur qe terroristi te mos jete shqiptar.

E kuptuam qe ishte shqiptar dhe e perjetuam kete fakt si tragjedi per ne, edhe pse tragjedia iu kishte ndodhur viktimave atje.

Kur e kuptuam qe njeri nga viktimat poashtu ishte shqiptar, u relaksuam, dhe tragjedia na u duk “me e vogel”. Kur e kuptuam qe edhe ne mesin e policeve kishte pasur shqiptare, gati sa na u duk “feste” kjo pune.

Ky eshte crregullim.

Eshte absurde te identifikojme krimet me cilindo komunitet sepse njeriu eshte njeri, dhe krimi individual.

Nuk po them qe vrasesit nuk mund te jene motivuar nga ideologjia, sepse ideologjite pjellin edhe vrases, por krimi eshte INDIVIDUAL, e poashtu edhe veprat e mira dhe heroizmat jane INDIVIDUALE.

Duhet te clirojme shpirtin e mendjen nga barra e “pergjegjesise nacionale” apo “pergjegjesise se komunitetit” qofte fetar apo tjeter, sepse ajo barre nuk ekziston.

Barra e pergjegjesise eshte INDIVIDUALE.

Pushofshin ne paqe viktimat e pafajshme dhe u befte Bota me e mire, se ndryshe nuk ben./ KultPlus.com

“Për 10 sekonda do të kisha vdekur”, vajza shpëtohet mrekullisht nga zogu i saj

Gezge Tekçi shpëtoi për mrekulli nga ndërtesat e shkatërruara në tërmetin që ndodhi më 30 tetor, në afërsi të rrethit Seferihisar të Izmirit.

Ajo tha se ishte vetëm në shtëpi gjatë tërmetit dhe se jeta iu shpëtua falë zogut të saj të quajtur Lucky. Shtëpia e saj ishte në katin e 5-të të ndërtesës 7-katëshe. Tekçi shpjegoi se si shpëtoi për CNNTureky.

“Ishin momente vërtet të vështira. Ishte si nëpër filma. Kjo është ajo që njerëzit nuk mund ta besojnë. Gjatë tërmetit, mendova për zogun tim të dashur Lucky. Shkova në dhomën tjetër dhe pata Luckyn në kafazin e tij. Njerëzit nuk dinë çfarë të bëjnë kur kanë frikë. Ndërsa po vrapoja, muret filluan të shemben. Kur zbrita në katin e tretë, ndërtesa u shkatërrua plotësisht. Unë u kapa në mure. Kafazi i Lucky u shkatërrua gjithashtu. Unë nuk mund të kthehesha atje ku isha. Mendova se Lucky kishte vdekur sepse zëri i tij nuk po dëgjohej. U përpoqa të shoh rreth meje, thirra nënën time dhe Shërbimin e Urgjencës 112, i thashë nënës time dhe Shërbimit të Urgjencës 112 dhe më njoftuan për vendndodhjen time. Ndërsa shikoja përreth me fener, pashë se kishte një pjesë të hapur në buzë të shkallëve dhe pashë dritë. Bëra një vend për të kaluar dhe dola në ballkon më parë, koka dhe hunda ishin të mbuluara me gjak. Nuk ndjeva asnjë dhimbje. Pastaj u hodha nga ballkoni dhe u hoqa nga mbeturinat. Nëse nuk do të ishin 10 sekonda unë do të kisha zbritur në një kat dhe nuk do të kisha mundësi të dilja, mbase do të vdisja”, tha ajo./tch/ KultPlus.com

Vjena shndërrohet në “qytet fantazmë”, pas sulmit shihen vetëm policët me armë të gjata

Një ditë pas sulmit terrorist në qendër të Vjenës, rrugët janë të zbrazëta, kurse qytetarët në masë të madhe po qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Nëpër rrugë mund të shihet aty-këtu ndonjë kalimtar rasti, e policët po patrullojnë me armë të gjata në çdo lagje të kryeqytetit austriak.

Mbi qytet po fluturojnë shumë helikopter dhe po dëgjohen sirena të policisë që patrullojnë pothuajse në çdo cep.

Kujtojmë që në sulmin terrorist kanë humbur jetën pesë persona, kur një person i armatosur me pushkë automatike filloi të shtie mbi qytetarët që ishin të ulur nëpër kafene në afërsi të një sinagoge.

Është konfirmuar se bëhet fjalë për një 20-vjeçar të lindur në Modling të Austrisë, me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Ai është vrarë nga policia, kurse policia është vënë pas pjesëmarrësve tjerë në këtë sulm.

Në po të njëjtën natë kur ndodhi sulmi ka hyrë në fuqi edhe “izolimi” si preventivë kundër coronavirusit. E këtë e shfrytëzuan sulmuesit që panë kafenetë e mbushura me civilë.

Ndryshe kujtojmë që ora policore hynë në fuqi nga ora 20:00 dhe zgjatë deri në 6 të mëngjesit./indeksonline/ KultPlus.com

Zgjedhjet SHBA 2020: Donald Trump Jr. poston një hartë ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë

I biri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Donald Trump Jr., ka publikuar sot në Twitter një hartë të parashikimeve të rezultateve të zgjedhjeve në SHBA, se si do të votonin gjitha shtetet e botës në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Në këtë hartë Kosova figuron si pjesë e Serbisë dhe parashikon se do të votonte për Republikanët.

Për postimin e Donald Trump Jr. kanë shkruar edhe mediumet serbe, duke thënë se ai e sheh Kosovën si pjesë të Serbisë.

“I biri i Trumpit publikon foton në të cilën Kosova është pjesë e Serbisë”, ka shkruar “Kurir.rs”.

“Në rregull, më në fund kam arritur ta bëjë një parashikim të hartës sime elektorale”, ka shkruar Donald Trump Jr.

Anton Çetta: Populli shqiptar është i mirë dhe bujar, por është robëruar nga shumëkush

Anton Çetta, që konsiderohet si nderi i kombit, ka qenë dhe mbetet ndër figurat kryesore të rezistencës së shqiptarëve, ku në kohën më të vështirë për popullin kosovar, ai me iniciativën e tij arriti të pajtojë shumë familje, shkruan KultPlus.

Më poshtë KultPlus ju sjell një nga thëniet e njohura të tij, që flet për popullin shqiptar, për robërimin e traditën e popullit tonë.

Populli shqiptar është i mirë dhe bujar, por ka ra pre nën ndikimin e së keqes, është robëruar nga shumëkush dhe shumëçka, e ne, bijtë dhe bijat e tij, duhet ta “zgjojmë” nga kjo kllapi, ta lirojmë nga ky robërim dhe kushtëzim i traditës së keqe, e cila nuk është e jona, mbi të gjitha është shumë e dëmshme dhe vdekjeprurëse, sepse vëllain e shndërron në vrastar… / KultPlus.com

Papa Albani: Më shkruani në varr që rrjedh nga gjaku shqiptar

Dëshirën për t’u identifikuar shqiptar Papa Kelmenti XI (Gjon Francesk Albani) e ka shprehur menjëherë pas zyrtarizimit si drejtuesi i Kishës Katolike, kur vendosi që të njihej edhe me mbiemrin Albani.

Kishte lindur në Romë më 23 korrik 1649, ku edhe u nda nga jeta më 19 mars 1721, si pinjoll i një familjeje të njohur me lidhje të forta si me vendin e të parëve, ashtu edhe me Vatikanin.

Në historinë shqiptare, si dhe në fusha të tjera studimore albanologjike emri i Papa Klementit XI Albani, përmendet si një Papë me “gjak shqiptar, “si një Papë me “origjinë shqiptare,” si “Papa që ka thirrur Kuvendin e Arbrit”, dhe për plot merita te tjera për çështjen shqiptare.

Të gjithë autorët e huaj që kanë shkruar për të, nuk kanë mundur ta shpërfillin prejardhjen e tij shqiptare, duke theksuar edhe krenarinë me të cilën ai identifikohej si shqiptar. Me 25 prill 1993, gjatë vizitës në Shkodër të Papa Gjon Palit të dytë dhe në intervistat që i paraprinë kësaj vizite, disa here e ka përmendur emrin e Papa Klementit XI Albani, duke theksuar lidhjet e tij, madje edhe në formë të ngushtë, në mes të Vatikanit dhe Shqipërisë.

Biografi francez i Klementit XI- Albani, M. Reoule shkruan: “Gjon Francesk Albani, që kishte prejardhje shqiptare, u kujdes posaçërisht për fatin e Kishës në vendin e paraardhësve të tij. Me nismën e tij u mblodh Kuvendi i Ipeshkvinjëve katolikë të Ballkanit (14-15 janar 1703). Kjo ishte një fitore e madhe për kulturën dhe kombësinë shqiptare, pasi klerikët ishin të parët, që filluan të shkruanin në gjuhën shqipe dhe të krijonin përmendoret e para të letërsisë shqipe.”/ KultPlus.com\

Serbia ia pasivizon adresën e banimit, arsyeja që punon për Kosovën dhe është e martuar me kosovar

Shkruan Teuta Fazliu

Edhe unë viktima e rradhës për pasivizimin e adresës në komunën e Bujanocit (Serbi) !

Postieri solli një letër që vinte nga SUP-i (policia) e Bujanocit, ku në të shkruan ” pas informatave operative nga tereni Teuta Fazliut i pasivizohet adresa e banimit me arsyetimin se punon në Qeverin e Kosovës dhe është e martuar me kosovar “

Policia e komunës nuk ka të drejtën ligjore në pasivizimin e adresave pa pasur urdhër nga gjykata komunale për thirrje nga gjykata për ndonjë denim, mos pagesa të taksave ndaj shtetit, etj, në shtëpin time asnjiher nuk ka pasur ndonjë police paraprakisht nga SUP-i në me urdhër të gjykatës për verifikim të banimit në adresën time !

Tash e një kohë të gjatë jemi dëshmitar që adresat kanë filluar ti pasivizohen për shqiptarët e Medvegjës, tani kur atje u boshatis thuajse plotësisht, procesi po vazhdon në Bujanoc e Preshevë, ky është një diskriminim etnik ndaj shqiptarve të Luginës !

Pas pasivizimit të adresës, në momentin e skadimit të dokumentave ti më nuk ke të drejtê aplikimi dhe humb të drejtën e votimit, letërnjoftimit, patent shoferit, librezën e shëndetit, pasaportën, etj edhe pse ti je e lindur e rritur e shkolluar në atë vend.

Në asnjë vend në botë nuk ndodhe një veprim i till institucional. Serbia ka garantuar në mos shkeljen e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut !

Politikanët shqiptar të Luginës së Preshevës, Prishtinës dhe Tiranës duhet të merren më seriozisht me pasivizimin e adresave sepse nëse vazhdohet me këtë avaz do të vije dita që nuk do të kemi më shqiptar në këto troje !/ KultPlus.com

Fillojnë provat e ‘Stefani, historia e një koleksionisti të syve’, Apolloni: Shfaqja do të provokojë shumë

Xhemile Hysenaj

Para pak ditësh, në Teatrin Kombëtar të Kosovës kanë filluar provat e monodramës së shkrimtarit Ag Apolloni, ‘Stefani, historia e një koleksionisti të syve’, monodramë kjo që do të realizohet nën regjinë e Ben Apollonit.

Shfaqja që rrëfen për Stefanin, një koleksionit të syve nga luftrat e viteve 90-ta në Ballkan, është shkruar qysh në vitin 2003 dhe deri tash ka qenë e botuar edhe në disa gjuhë të huaja, mirëpo më parë nuk është shfaqur në asnjë teatër, pasi siç tregon regjisori Apolloni, teatrot tonë nuk janë të hapur për dramaurgjinë shqipe, prandaj edhe duhen vite e dekada për të gjetur rrugën për në skenë dramat tonë. ‘Është paradoksale që teatrot shqiptarë janë të mbyllur ndaj dramës shqipe, por është e vërtetë’, ka theksuar ai për KultPlus.

‘Krijimtaria ime ka ndryshuar përgjatë dy dekadave, por kjo monodramë është si qerrja e Thespis-it me të cilën ia kam mësyrë letërsisë. Këtë dramë që flet për krimet në Kosovë dhe Bosnje, disa e kanë lidhur edhe me Mesjetën, saktësisht me figurën e mizorit Stefan Nemanja’, ka shkruar Ag Apolloni për monodramën.

Monodrama është mjaft e vështirë për t’u realizuar, dhe si e tillë, barra që bie mbi aktorin e që në këtë monodramë luan Agron Shala, është tejet e madhe. Prandaj, sipas Apollonit edhe procesi i realizimit mund të marrë pak më shumë kohë. ‘Unë kam punuar edhe njëherë monodramë dhe e di që kërkon një trajtim të veçantë, prandaj, po punojmë ngadalë por besoj që po punojmë mirë’, ka deklaruar tutje regjisori për KultPlus.

Shfaqja, premiera e së cilës pritet dikur në dhjetor të këtij vitit, është shfaqje produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës, e cila njëherit është edhe bashkëpunimi i parë i regjisorit Apolloni me këtë teatër.

Ndërkaq, siç ka treguar tutje regjisori, monodrama ka gjasë të udhëtojë edhe jashtë vendit nëse tejkalohet pandemia Covid19.

‘Është vepër e vështirë për t’u inskenuar, por edhe shumë e bukur. Pavarësisht se autori ka qenë shumë i ri, student, kur e ka shkruar këtë monodramë, është ndër veprat më të bukura të shkruara në shqip për teatër por që lirisht mund të them se edhe është vepër që tejkalon kufinjtë nacional. Mendoj se shfaqja do të provokojë goxha shumë’, ka deklaruar Apolloni për KultPlus. / KultPlus.com

“Mbetëm pa një emër të shquar të kulturës kombëtare”…

SPECIALE – Para 25 viteve u shua Anton Çetta, Ditë Zie e shpallur nga Presidenti Rugova

-Në Kosovë Nëntori 2020 Muaji i Anton Çettës, Qeveria e Program aktivitetetesh, disa mbahen edhe në Shqipëri.

-Anton Çetta i lindur në 3 Janar 1920 në Gjakovë, i shkolluar edhe në Tiranë dhe Korçë, profesor letërsie, shkrimtar e mbledhës i shquar i folklorit, u shua në 3 Nëntor 1995 në Prishtinë, kur në nderimet e gjithë kombit u shpall Ditë  zie në Kosovë nga Presidenti historik Ibrahim Rugova, i cili e ka derkoruar me “Medaljen e artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” në 10 Qershor 2003, në 125 vjetorin e ngjarjes historike.

-Nga raportimet e gazetës së rezistencës Bujku para 25 viteve – Presidenti Rugova: Profesor Anton Çetta do të mbetet njëri prej burrave më të mëdhenj të botës shqiptare…Ishte institucion i urtisë shqiptare…

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari.

PRISHTINË, 3  Nëntor 2020/ Në Kosovë ky Nëntor 2020 është Muaji i Anton Çettës, i shpallur nga Qeveria në 100 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e shuarjes, që është sot, si dhe në 30 vjetorin e nisjes së aksionit të pajtimit mes shqiptarëve – pajtimit të gjaqeve, të cilit i printe.

Anton Çetta i lindur në 3 Janar 1920 në Gjakovë, i shkolluar edhe në Tiranë dhe Korçë, profesor letërsie, shkrimtar e mbledhës i shquar i folklorit, u shua në 3 Nëntor 1995 në Prishtinë, kur në nderimet e gjithë kombit u shpall Ditë  zie në Kosovë nga Presidenti historik Ibrahim Rugova, i cili e ka derkoruar me “Medaljen e artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” në 10 Qershor 2003, në 125 vjetorin e ngjarjes historike. “Medalja e Paqes dhe Pajtimit Anton Çetta” është një nga dekoratat që ndante Presidenti Rugova që nga 24 Dhjetori 2003, kur nënshkroi Rregulloren për dekoratat që i jep institucioni i Presidentit të Kosovës.

Anton Çetta është dekoruar edhe nga Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu  me “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm-Dr. Ibrahim Rugova” , në  30 Prill 2010 – 20 vjetorin e Kuvendit të Pajtimit të Verrat e Llukës. Para  30 viteve, në 1 Maj 1990,  te Verrat e Llukës në rrethinën e Deçanit gjysëm milioni  shqiptarë u tubuan në Kuvendin e Besëlidhjes shqiptare dhe të nisjes së aksionit të pajtimit të gjaqeve, i cili në rrethanat më të vështira të okupimit i ka bashkuar drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Profesor Anton Cetta do të mbetet njëri prej burrave më të mëdhenj të botës shqiptare. Vepra e tij e madhe ishte udhëheqja e aksionit të madh kombëtar e njërëzor – pajtimi i gjaqeve në fillim të viteve ’90-të…Profesori Anton  kontribuoi në forcimin e rrugës për liri e pavarësi duke u zgjedhur deputet i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e para të lira. Kisha nderin të jem student i tij dhe ta kam mik”, shprehej Presidenti Rugova para 25 viteve në mbledhje komemorative.

Në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova” në Prishtinë ruhet një fotografi krejt e veçantë, e Anton Çettës me Presidentin historik Ibrahim Rugova, e cila e vetme i ka shpëtuar djegies nga zjarri i vënë në atë shtëpi nga forcat serbe para 21 viteve – në pranverën 1999.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Programin e aktiviteteve gjatë nëntorit në përkujtim dhe nderim të jetës dhe veprës së Anton Çettës, disa prej të cilave do mbahen edhe në Shqipëri:

Përurimi i veprave të Anton Çettës;   Përurimi i Kullës se Fazli Buqollit në Raushiq, investim i Ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sportit;  Këndi i Anton Çettës – ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Kosovës;  Emisione Televizive- RTK, shfaqja e emisioneve dhe dokumentareve te vjetra dhe punimi i një dokumentari të ri;  Simpozium shkencor në Prishtinë dhe Tiranë; Ekspozitë e fotografive ne Prishtinë dhe Tiranë – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe Muzeu Historik në Tiranë;  Themelimi i Çmimit “Anton Çetta”.

Në 4 Maj 2017 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, ka aprovuar kërkesën e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Pejës për përfshirjen e hapësirës Verrat e Llukës, në Fshatin Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit, në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje.

Me atë rast u theksua se, me këtë akt institucionet e Kosovës shtet nga 17 Shkurti historik 2008 i shpalljes së Pavarësisë, tregojnë e vijojnë kujdesin e shtuar ndaj trashëgimisë kulturore të Kosovës, të cilën e marrin në mbrojtje, e promovojnë dhe ua përcjellin brezave si vlerë e shtetit të Kosovës. 

Gazeta Bujku, e përditëshme e rezistencës, e lëvizjes për liri e pavarësi të Kosovës, me orientim e përcaktim të fuqishëm propërëndimor euroatlantik që nisi të dalë  nga 18 Janari 1991, kryeredaktori i parë-themelusi i së cilës isha, e që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga regjimi okupator serb të gazetës Rilindja – të vetmes të përditshme shqipe në Kosovë, në numrin e  6 Nëntorit 2005 – ditë e hënë, në ballinë e në dy faqe tjera të brendshme shkruante gjerësisht, duke nisur me mbititullin “Të premtën kah mesnata vdiq Profesor Anton Çetta” dhe me kryetitullin “Mbetëm pa një emër të shquar të kulturës shqiptare”.

“Kumti i rëndë dhe i dhembshëm se të premtën në mbrëmje, në Prishtinë, në moshën 75 vjeçare, vdiq intelektuali ynë i shquar Anton Çetta, jehoi pikëllueshëm ndër të gjitha mjediset shqiptare”, shkruante gazeta Bujku, e cila lart në ballinë kishte kryelajmin.

ME RASTIN E VDEKJES SË ANTON ÇETTËS

Sot ditë zie në Republikën e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e vdekjes së deputetit më të vjetër – Anton Çetta, të zgjedhur në zgjedhjet shumëpartiake dhe të lira për Parlamentin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 24 maj 1992, shpalli ditë zie 6 nëntorin e vitit 1995.

Në ballinë Gazeta Bujku shkruante edhe për ngushëllimet nga Shqipëria me titullin “Presidenti Berisha ngushëlloi Rugovën dhe Familjen Çetta”, ndërsa duke raportuar nga mbledhja komemorative në Prishtinë të plotë e të veçantë botonte:

FJALA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA

Anton Çetta ishte institucion i urtisë shqiptare

Familje e Nderuar, Zonja dhe Zotërinj, përfaqësues të institucioneve shtetërore e kulturore të Kosovës, Miq të Anton Çettës, në emër të Republikës së Kosovës, dhe timin, më lejoni t’i them disa fjalë me rastin e vdekjes së Profesor Anton Çettës.

Profesor Anton Çetta, siç e quan populli i Kosovës, arriti për të gjallë të bëhet Institucion i urtisë shqiptare, duke zbuluar thesarin dhe shpirtin e tij dhe duke punuar për të.

Profesor Çetta është shembulli më i mirë se si pasuria intelektuale lidhet mirë me aksionin praktik në momente të vështira e të rënda për një popull. Gjatë 50 vjetëve veprimtarie, ai nuk u ndal kurrë dhe nuk u dorëzua kurrë.

Profesor Anton Çetta do të mbetet njëri prej burrave më të mëdhenj të botës shqiptare.

Sot Profesori s’ndërroi jetë, sepse Institucioni i personalitetit të tij i mendjes dhe aksionit, formulë e urtisë shqiptare, do të jetojë në brezat që vijnë dhe do të hyjë në analet shqiptare dhe ndërkombëtare.

Vepra e tij e madhe ishte udhëheqja e aksionit të madh kombëtar e njërëzor – pajtimi i gjaqeve në fillim të viteve ’90-të.  Vetëm njeriu që e njeh mirë  shpirtin e popullit dhe të këtyre trojeve, siç ishte Çetta, kishte mundësi të shëronte shoqërinë shqiptare, të paqetonte njerëzit, edhe në këto vite okupimi.

Profesori Anton  kontribuoi në forcimin e rrugës për liri e pavarësi duke u zgjedhur deputet i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e para të lira.

Kisha nderin të jem student i tij dhe ta kam mik.

I falem kujtimit të tij.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës./gazetadiell/ KultPlus.com

Rave Live Session rikthehet me Liburn(playdrum) me një peformancë në një ambient unik.

Tash Rave njihet për perfomancat e veçanta në ambient të hapur duke promovuar në të njejtën kohë dhe vendet e bukura që Kosova ofron.

Ksaj here kemi të ftuar Liburn(playdrum) në një prej villave më të bukura, në villën Kalaja-Jezerc, Ferizaj.

Liburni u lind e u rrit në Kosovë, por më vonë i kaloi shtatë vjet të jetës në Gjermani, para se të kthehej në vendlindje. Ato vite që i kaloi në shtetin gjerman ishin jetike për karierën e tij në muzikën elektronike. Skena e pasur e muzikës elektronike në Gjermani u rrënjos brenda artistit të ri siç ka ndodhur me shumë tjerë.

Si adoleshent, Liburni e zbuloi dashurinë e tij për muzikën elektronike kur filloi t’i dëgjonte ikonat e këtij zhanri si John Digweed dhe Trentemoller. Nga fillet modeste me performanca në Coco Bar ne qytetin e tij të lindjes në Ferizaj, Liburni është zhvilluar në një artist të vërtetë, duke performuar në shtete të ndryshme anembanë botës, nga Kosova dhe Shqipëria e deri te Zvicra dhe Australia.

Në performancat e tij, personaliteti i qetë dhe i matur i Liburnit kaplohet nga emocionet e shumta, dhe publiku ndezet nga tingujt unik të tij, që kapin një diapazon të gjërë nga minimal e deri te house music. 

Së fundmi Liburni e bashkëthemeloi Playdrum (kolektiv i DJ-ëve dhe record label) me 5 DJ tjerë nga Kosova. E ardhmja duket e ndritur për këtë muzikant të përkushtuar.

Mbyllet edicioni i 26-të i Festivalit folklorik mbarëkombëtar “Oda Dibrane”

Festivali folklorik mbarëkombëtar “Oda Dibrane” mbylli mbrëmë siparin e edicionit të 26-të, kthyer në një traditë shumë të rëndësishme për kulturën dhe trashëgiminë folklorike.

Pavarësisht kushteve të vështira të pandemisë, ky festival në ndryshim nga vitet e tjera ka pasur grupe më të reduktuara dhe gjithë edicioni është zhvilluar vetëm në Peshkopi dhe jo si çdo vit tjetër ku zhvillohej paralelisht edhe në Dibër të Madhe të Maqedonisë së Veriut.

Pjesëmarrja e 150 artistëve nga 7 grupe nga të gjitha trevat e ka përmbushur edhe këtë vit qëllimin, pavarësisht se më parë numri i pjesëmarrësve ka qenë shumë herë më i lartë.

Organizatorët shprehen se ky festival është zhvilluar brenda rregullave që na dikton realiteti dhe se është shumë i rëndësishëm që ky festival të zhvillohet pasi është i dyti për nga rëndësia në vend, pas atij të Gjirokastrës.

Në këtë festival mblidhen dhe më pas promovohen këngë dhe valle humoristike, alegoria dhe shumë elemente të tjera të rëndësishme të folklorit të popullit tonë. Në këtë festival ndahen edhe çmime ku këtë vit grupi i Librazhdit ka marrë çmimin më të rëndësishëm./ atsh/ KultPlus.com

Kur Anton Çetta mblidhte mijëra njerëz në pajtimin e gjaqeve (VIDEO)

Humanisti me nam shqiptar, Anton Çetta do të mbahet mend kontibutin e tij të madh që e dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve.

Në një video të publikuar së fundi në rrjetet sociale thuhet se Çeta arriti të tubonte mbi një gjysëm milioni njerëz në një tubim, në Kuvendin e VERRAVE TË LLUKËS, në Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit, shkruan InfoPress.

“Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90.

https://www.youtube.com/watch?v=dlmJbA5G2JA&feature=emb_logo
https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F356407694529888%2Fvideos%2F624425044394817%2F&show_text=0&width=560

Avokatja Rina Kika fituese e bursës prestigjioze të Duke University

Rina Kika, avokatja e shquar e të drejtave të njeriut i është bashkuar ekipit të “Amnesty International” në kuadër të Programit të Duke Law School për Bursën Post-Diplomike në të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut.

Çdo vit, Duke Law School e përzgjedhë vetëm një person për këtë bursë dhe këtë vit Rina Kika është përzgjedhur për këtë program.

Rina Kika është avokate e të drejtave të njeriut, që vepron në Kosovë. Ajo ka përfaqësuar me sukses rastin e parë publik të një burri transgjinor që kërkonte njohjen ligjore të gjinisë nga shteti i Kosovës. Ajo punon ngushtë me OShC të ndryshme lokale në çështje të ndryshme të të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e individëve LGBTQ+, të drejtat e grave dhe të drejtat e grupeve etnike jo shumicë në Kosovë. Puna e saj përqendrohet në identifikimin dhe ndjekjen e rasteve të gjyqësisë strategjike për të drejtat e njeriut. Rina ka përfunduar studimet e saj universitare në Universitetin e Prishtinës dhe ka dy tituj master, një për të drejtën ndërkombëtare tregtare nga Universiteti i Cyrihut në Zvicër dhe tjetrin nga Duke University, Sh.B.A për të drejtat e njeriut.

Kika ka deklaruar për Gazetën se “në Kosovë është më e vështirë se në vende tjera të rajonit të punosh si avokate për të drejtat e njeriut. Kjo ngase Kosova nuk është nënshkruese e konventave më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, rrjedhimisht ne nuk mund t’i drejtohemi me rastet tona gjykatave ose organeve tjera ndërkombëtare për t’i adresuar shkeljet e të drejtave të njeriut.”

Kika ka shtuar se “angazhimi në ekipin e Amnesty International do të ma mundësojë ta shoh për së afërmi punën e kësaj organizate dhe të kontriboj në avancimin e të drejtave të njeriut në nivel global. Prandaj jam shumë e lumtur dhe ndihem e privilegjuar që më është ofruar kjo mundësi.”

Më tutje Kika për Grazetën tha, “besoj se puna në Amnesty do të më ndihmojë shumë në vazhdimin e punës sime për përparimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, posaçërisht të drejtat e grave, të drejtat e komunitetit LGBTQ+ dhe të drejtat e grupeve etnike Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë, sidomos duke pasur parasysh se në Amnesty po i bashkohem ekipit për Gjininë, Seksualitetin dhe Identitetin” përfundoi Kika. / KultPlus.com

Çarshia e gjatë e qytetit të Pejës

Peja njihet si qytet i lashtë që nga koha Ilire. Për shkak të luftërave të shumta në këtë rajon, që nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinë, nuk është mundur të ruhet e gjithë karakteristika ilire.

Çarshia e vjetër në Pejë daton që nga shekulli i XV dhe paraqet një lloj qendre tregtare të qytetit. Rruga e gjatë në çarshi , me shitore të shumta nga të dy anët i mashtron vështrimet e vizitorëve dhe ua zgjon frymën konsumuese. Dyqanet janë tipike orientale, ndërsa shitësit janë të gatshëm të merren vesh për çmimin me blerësit e interesuar. Këtu , mjeshtrit do t’ju ofrojnë kapela cilësore për çdo rast , pelerina, stoli, etj.

 “Rivitalizimi i Çarshisë së vjetër dhe Artizanatet e Kosovës perëndimore”, BE-ja ka investuar rreth 500 mijë euro. Projekti ka përmirësuar shumë infrastrukturën e Çarshisë në qytet. Qendra për zhvillimin artizanal është ndërtuar në Pejë ku 12 zanatlinjë dhe 27 nxënës, që duan të zotërojnë aftësi për vepra artizanale të veçanta, janë bërë pjesë e kësaj qendre.

Çarshia e Vjetër e Pejës – Çarshia e Vjetër paraqet një zonë me trashëgimi kulturore. Çarshia e Vjetër është e njohur për rëndësinë e zhvillimit ekonomik që ka ndikuar në qytetin e Pejës dhe në regjion, prandaj ka një vlerë të trashëgimisë e cila identifikon zhvillimin në Pejë. Kjo zonë është ndërtuar gjatë kohës së Perandorisë Osmane në shk.XIV dhe ka qenë e përbërë nga 4 pjesë ( Çarshia e madhe, Çarshia e Gatë, Okoli dhe Çarshia e Shatërvanit). Kanë qenë 960 dyqane të cilat kanë ushtruar zeje të ndryshme. Edhe tani në Çarshi gjinden disa nga këto dyqane në të cilat i ushtrojnë zejet e tyre.

Çarshia e gjatë në Pejë, paraqet një lloj qendre tregtare të qytetit. Dyqanet që ajo ka, janë tipike orientale.

Hamdi Dobroshi i cili është njëri ndër më të vjetërit argjendar në Pejë tregon se pse e veçon qarshin e vjetër në Pejë.

“Çarshinë e vjetër në Pejë, e veçon tradita zakonet dhe si një vend ku tregtia dhe të gjitha bizneset janë zhvilluar në çarshi dhe ende vazhdojnë të punojnë. Fluksi në çarshinë e Pejës është i njëjti si çdo vit që ka qenë, por më shumë ka njerëz kur bashkatdhetarët kthehen në qytet. Çarshia ka qenë shumë e bukur, por çdo send i pa mirëmbajtur duhet të ketë ndryshim”.

Peja paraqet një burim të begatshëm të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të periudhave të ndryshme, të cilat veçohen për nga vlerat, cilësitë, karakteristikat, rëndësia historike etj.

Kontributin më të madh për zhvillimin e hershëm të turizmit e ka bërë çarshia e vjetër në Pejë, në çarshi ishin 550 dyqane nga druri ku ushtroheshin mbi 56 zeje, një pjesë e madhe prej tyre janë shuar por jorgangjiu,rrobaqepesi punonjësit e drurit dhe metalit të cilët punojnë ende.

Bujar Lleshi është një prej zejtarëve në çarshinë e Pejës, i cili thotë se në krahasim me periudhat e mëhershme, çarshia është rregulluar shumë.

“Çarshia tash është rregulluar shumë, është shumë më e bukur siç ka qenë, traditën e gjyshit dhe babit tim e kam vazhdu unë, kohërat kanë ndryshuar shumë edhe kërkesat janë më ndryshe, fluks të njerëzve ka vetëm në sezonë e pastaj nuk është se ka shumë njerëz”

Çarshia e ndërtuar gjatë kohës së Perandorisë Osmane ka qenë e përbërë nga katër pjesë, Çarshia e madhe, Çarshia e Gjatë, Okoli dhe Çarshia e Shatërvanit. Aty ndodhet edhe Çarshia Xhamia, e ndërtuar që në vitin 1471, në oborrin e së cilës është i varrosur Haxhi Zeka. Madje ndodhet edhe Kulla e tij, apo si njihet Kulla e Pashës.

Peja ka një traditë të gjatë të zejeve, por për fat të keq ato janë në shuarje e sipër. Është vizioni i komunës së Pejës që trashëgimia të ruhet, mbështetet dhe promovohet. Kjo do të bëhet përmes ndihmës së drejtpërdrejt financiare për bizneset ekzistuese në këtë lëmi dhe promovimit të turizmit kulturorë që do të rriste aspektin e kërkesës për këto produkte.

Zejtaria në Pejë arriti kulmin e zhvillimit sidomos në shekujt XVIII dhe XIX. Prodhimi me vlerë artistike në këtë kohë kanë dhënë veçanërisht: argjendarët, saraçët, terzinjtë, qeleshepunuesit dhe zeje tjera.

Në vitin 2015 Komuna e Pejës së bashku me Bashkësinë Evropiane dhe organizatën “Promotion of Heritage Management PHM West “, kanë filluar realizimin e projektit për rivitalizimin e çarshisë së vjetër të Pejës. Rivitalizimi ka përmirësuar infrastrukturën e çarshisë dhe ka ruajtur elementet karakteristike të saj që datojnë nga periudhat e hershme. Së bashku me rivitalizimin e çarshisë është krijuar edhe qendra e zhvillimit artizanal. Kjo qendër ofron mësime për mbi 12 zanate.

Ndryshe nga Lleshi mendon Blerim Krasniqi qytetar nga Peja, i cili thotë se çarshia ka qenë më e bukur më përpara sesa tash .

“Çarshia e Pejës, është vendi më i vjetër dhe me shumë dyqane, unë shkoj shumë shpesh në çarshia për të pirë kafe, ka shumë njerëz të cilën vijnë në çarshia është vend mjaft i frekuentuar, nëse kisha ndryshuar diçka në çarshinë e Pejës, është se do e ktheja në kalldërma se siç kishte qene dhe pse jo të ishte me dyqanet e vjetra në atë lloj forme.”

Sipas KosovaGreenzone, 5 vendet që duhet të vizitohen në Pejë janë muzeu i qytetit, çarshia e vjetër e Pejës, mulliri i Haxhi Zekës, etj. Diona Krasniqi / KultPlus.com

Deputetët mbesin pa libra, anulohet tenderi për furnizimin e bibiliotekës së Kuvendit

Tenderi për furnizim me libra për bibliotekën e Kuvendit të Kosovës është anuluar. Për këtë furnizim ishin ndarë rreth 10 mijë euro.

Përmes një njoftimi të publikuar në KRPP, Kuvendi ka bërë me dije se arsyeja e anulimit të tenderit është mos pranimi i asnjë oferte të përgjegjshme.

Ndryshe, Kuvendi kishte shpallur tender për furnizim me 315 tituj të librave dhe që për çdo titull të ishin nga dy kopje. Shuma e parave që ishin planifikuar të shpenzoheshin për këtë tender ishte 9 mijë e 850 euro.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi mbi anulimin e aktivitetit te prokurimit”, thuhet në njoftimin për anulimin e tenderit./Express / KultPlus.com

“Nëse duam ta gjykojmë vërtetë aktin terrorist të këtij shqiptari, atëherë duhet të merremi me thelbin e problemit”

Nga Genc Prelvukaj

Gjatë njëzet viteve të fundit kemi parë se si janë indoktrinuar një pjesë e të rinjëve nga shtresa e re e klerikëve të shkolluar në lindje. Radikalizmi i predikimeve të tyre ka dërguar një numër të madh shqiptarësh në lufta të huaja. Padyshim se asnjë nga ta nuk është bindur për ta marrë këtë veprim nga fakulteti, prindërit apo nga qëndrimi në bibliotekë.

Një klerik nga Maqedonia në predikimet e tij para masës kishte vlerësuar lartë figurën e O.B.Laden duke fyer njëkohësisht flamurin shqiptar. Një tjetër në Kosovë kishte fyer Nenë Terezën dhe Skënderbeun. Njerëz të helmuar nga ta kishin thyer edhe bustin e Shtjefën Gjeçovit. Ishin thyer edhe varrezat popullore në shumë qytete shqiptare dhe ky veprim nuk kishte ardhur vetvetiu.

Në të njëjtën kohë, një klerik i dyshimtë nga Prizreni kishte ligjëruar pa turp se shqiptarët nuk kishin banuar në Kosovë para ardhjes së osmanëve. Pothuajse të gjithë synonin shtrembërimin dhe distancimin e shqiptarëve nga vlerat perëndimore dhe ndërlidhjen e tyre me banalitetet lindore.

Predikues radikalë kanë instaluar edhe kulturën e mosdurimit fetar tek disa njerëz. Kjo shihet në komente publike ku njerëz të lajthitur nga ta kishin arsyetuar dhunën, vrasjet dhe aktet terroriste të njerëzve fe deklaruar si myslimanë nëpër botë.

Është fare e qartë. Kur kjo shtresë ka sulmuar interesat dhe historinë shqiptare padyshim që sulmojnë edhe shtetet tjera evropiane. Hipokrizia më e madhe e tutorëve të tyre është se pas rasteve të tilla dalin me deklarata sipërfaqësore gjoja në dënim të këtyre rasteve dhe qysh të nesërmen vazhdojnë me kurs të njëllojtë të ligjërimit.

Jemi shumë me fat se kjo shtresë nuk ka ardhur në vend para çlirimit. Shqiptarët e Kosovës do të zhdukeshin nga faqja e dheut nëse një koncept i tillë do të shpërndahej në vitet e nëntëdhjeta.

Shtetet shqiptare dhe shoqëria duhet ta godasë problemin në kokë. Përderisa ligjërues të tillë vazhdojnë punën e tyre lirisht, raste si akti terrorist në Vjenë, ose edhe ai i A.Ukës që kishte vrarë ushtarë amerikanë në Gjermani apo si L.Muhaxheri do të ketë edhe në të ardhmen. / KultPlus.com

Bashkësia Islame: Terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit

Bashkësia Islame e Kosovës ka dënuar aktet terroriste në Vjenë duke i quajtur si atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi duke cituar një pjesë Kuranore se kush vret një njeri është sikur të ketë vrarë mbarë njerëzimin, Bashkësia Islame e Kosovës e ka quajtur vepër të papranueshme terrorin e mbrëmshëm në Austri.

“Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit”, thuhet në reagim.

Në anën tjetër, ky institucion fetar ka shkruar se nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin.

“Terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit. Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij”, vazhdon tutje BIK.

Në fund, në reagim Bashkësia Islame e Kosovës ka shprehur bashkëndjesinë ndaj familjes së viktimave, duke i uruar shërim të plagosurve./KultPlus.com

Botohet kompleti i veprave të Anton Çettës, në 25-vjetorin e tij të vdekjes

Sot bëhen 25 vjet që prej kur është ndarë nga jeta atdhetari, patrioti, mbledhësi i folklorit e shkrimtari ynë i madh, Anton Çetta. Për nder të figurës së tij, me propozim të Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që muaji nëntor të jetë muaji i Anton Çettës.

Në kuadër të këtij muaji janë planifikuar që të organizohen një sërë aktivitetesh në nderim dhe kujtim të kësaj figure të ndritshme të Kosovës, por për shkaqe pandemie shumë nga organizimet do të mbahen në mënyrë online ose me sa më pak njerëz të grumbulluar për të respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Aktivitetet kanë nisur nga sot me botimin e kompletit të veprave të Anton Çettës, të cilat i prezantoi Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në një takim me Ministren e Financave, Hykmete Bajrami. Ndonëse sot parashihet që të bëhej edhe promovimi i kompletit të veprave, mirëpo për shkak të rrethanave me Covid-19, organizimi një promovimi të tillë ishte i pamundur.

Kompleti i veprave të Çettës përmban 13 vëllime, duke përfshirë krijimet për fëmijë, përmbledhjen e folklorit në 5 vëllime, kërkimet folklorike, balada dhe legjenda, këngë kreshnike, varia, të tjerët për veprën e Anton Çettës janë përmbledhur në një vëllim, Anton Çetta dhe aksioni i pajtimit të gjaqeve dhe vëllimi i fundit Intevista dhe letërkëmbime. Botimi i kompletit është mbështetur nga MKRS-ja dhe Qeveria e Kosovës.

Ministrja Dumoshi me këtë rast tha se e falënderon Ministren Hykmete Bajrami për mbështetjen që i ka dhënë këtij botimi, përmes Ministrisë së Arsimit, si ish ministre e Arsimit.

Ministret Dumoshi e Bajrami e vlerësuan lart figurën e Çettës dhe u shprehën se përmes këtyre aktiviteteve Qeveria e Kosovës e nderon dhe e çmon figurën e tij.

Në përvjetorin e Anton Çettës, ministret Dumoshi e Bajrami qëndruar për homazhe tek varri i tij, në Prizren, së bashku profesor Rizah Krasniqin, si rikujtim dhe përulje për angazhimin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për pajtimin e mijëra familjeve të hasmuara dhe në çrrënjosjen e dukurisë së keqe të gjakmarrjes.

“Aksioni për Pajtimin e Gjaqeve bëri që viti 1990 të futej në histori si viti kur kjo plagë do të zhdukej rrënjësisht. Si institucione të shtetit të Kosovës e kemi për obligim dhe detyrim që historinë e Kosovës ta kujtojmë dhe nderojmë brenda të gjithë mekanizmave institucionalë që posedojmë”, tha ministrja Dumoshi. / KultPlus.com

Gjakova, djepi i kulturës shqiptare

Qyteti i Gjakovës shtrihet në zonën jug-perëndimore të Republikës së Kosovës, përkatësisht është krijuar si nevojë e ndërprerjes së udhëtimeve të gjata mes qyteteve të Pejës dhe Prizrenit.  

Qyteti i Gjakovës me 85 fshatrat e saj karakterizohet me pasuri të madhe të monumenteve të të gjitha kategorive ku përfshihen: komplekse, shtëpi tradicionale, kulla, xhami, kisha, teqe, medrese, mejtepe, kroje, mulli etj.  Edhe pse si qyteti më i shkatërruar nga lufta e viteve 1998-’99 Gjakova ka arritur që në masë të madhe të ruaj –konservojë dhe restaurojë pasurinë e vet kulturore, edhe pse ka edhe mjaft punë për t’u bërë.

Në Listën e Trashëgimisë Kulturore për  Mbrojtje të Përkohshme në të cilën janë përfshirë objektet e të gjitha kategorive për Komunën e Gjakovës janë evidentuar gjithsej 148 monumente, prej te cilave 38 monumente te kategorisë së trashëgimisë arkeologjike, 1 Kompleks i Tërësisë Urbanistike “Çarshia e madhe” dhe 109 monumente te trashëgimisë arkitekturore prej nga 8 kulla te qytetit dhe 23 kulla ne fshatra.

Gjakova është një nga qytetet më kulturore në Kosovë. Gjatë periudhës Osmane, Gjakova shërbeu si një qendër tregtare në rrugën midis Shkodrës dhe Stambollit. Në të kaluarën, ishte shtëpia e disa aktivistëve të shquar shqiptarë të cilët luajtën një rol në Lidhjen e Prizrenit në fund të shekullit të 19-të. Qyteti u prek keq nga lufta e Kosovës, duke pësuar shkatërrim të madh fizik dhe humbje në shkallë të gjerë njerëzore dhe abuzime të të drejtave të njeriut.

Saranda Hyseni, drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka thënë për KultPlus se në Gjakovë nuk është asnjëherë mjaft, sepse është një qytet që jeton me kulturën dhe artin dhe ka shije shumë të hollë. “Kjo na bën ne që çdo herë të mundohemi që të sjellim risi dhe kualitet. Po ashtu kemi hapësira të  mjaftueshme, shumë shpejtë po e lëshojmë në funksion edhe Galerinë e Arteve, e munguar që disa dekada. Po ashtu shumë shpejt pritet të finalizohet edhe amfiteatri veror i qytetit i cili do të jetë unik për nga lloji në Kosovë”, ka thënë Hyseni , e cila më tutje tregon se ka një mori aktivitetesh që zhvillohen në Gjakovë, e  shumë prej tyre janë tradicionale.”Përkundër gjendjes pandemike po mbahet festivali për fëmijë “Lyra Fest” po ashtu jemi në përgatitje të një premiere në teatrin e qytetit “Hadi Shehu”, dhe duke shtuar po ashtu se gjatë  gjithë pandemisë kanë pasur aktivitete online që në një farë forme kanë  arritur sado pak ta zbusin zymtësinë e kohës”, ka thënë ajo.

Hyseni për KultPlus poashtu thotë se interesim ka mjaft, prandaj kjo i shtynë çdo herë të bëjnë aktivitete të reja si dhe gjithmonë kualitative. “Ne, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport kemi disa forma të mbështetjes për të gjitha OJQ- të e kulturës. Duke filluar prej subvensioneve vjetore që ndahen si dhe bashkë organizimet dhe lirimi i hapësirave adekuateSecili drejtor dëshiron që ta rris kualitetin për periudhën që udhëheq me drejtori. Besoj se kjo periudhë katër vjeçare do mbahet mend për investimet e shumta që janë bërë e që do mbesin trashëgimi për brezat e ardhshëm”, ka thënë ajo.

Sipas Hysenit trendi gjithmonë është pozitiv sa i përket asaj që çfarë është dhe nuk është e zhvilluar, mund të kenë pasur  ngecje aty këtu por në përgjithësi ka shkuar mbarë çdo gjë deri sa filloj faza pandemike që ndryshoi çdo gjë. Ajo më tutje shtoi se sa i përket fondeve dhe mbështetjeve që marrin “Përpos grandit qeveritar dhe të hyrave vetanake të komunës, në vazhdimësi ne kemi dhe mbështetje financiare në projekte të ndryshme nga organizata ndërkombëtare”.

Gjatë pandemisë Hyseni tregon se për dy muaj, çdo natë  kanë ofruar  shfaqje teatrale në bashkëpunim me të gjithë teatrot e Kosovës. Po ashtu, kanë organizuar edhe ekspozitë online me të gjithë piktorët e komunës së Gjakovës. Sa i përket hapësirave publike Hyseni për KultPlus ka thënë se ka mjaftueshëm hapësira, por që së shpejti do të lëshohen në funksion edhe disa të tjera. Kurse gjatë këtij viti ajo tregon se në bazë të disa aktiviteteve që do të zhvillohen do të jenë disa festivale të ndryshme. Për fund ajo thotë “Mbështetja nuk ka munguar e nuk do të mungoj asnjëherë  për projektet e mira që vjin për mbështetje tek ne” për të gjithë ata që janë të interesuar për të zhvilluar ndonjë aktivitet kulturor në qytetin e Gjakovës, shtoi ajo për KultPlus.

Edi Kastrati, aktor i njohur i Kosovës, njëherit edhe drejtor i përgjithshëm i Teatrit të qytetit të Gjakovës “ Hadi Shehu”, ka treguar për KultPlus se sa i përket aktiviteteve kulturore që zhvillohen në teatrin e Gjakovës, janë aktivitete të artit skenik. “Teatri prodhon vetem shfaqje teatrale ndërsa bën edhe bashkëpunime tjera”, duke shtuar më tutje se gjendja e teatrit i plotëson të gjitha kërkesat e nevojshme. Kastrati i pyetur se çfarë ka pasur mangut ky teatër dhe çfarë ka ndryshuar pas ardhjes së tij, ka thënë se “Nga ardhja ime si drejtor ,duhet ti pyesni të tjerët për mua, unë vetëm mundem me thanë se ka qenë tepër keq dhe është i kompletuar dhe ndoshta më i miri në Kosovë” tha ai për KultPlus. Ku më tutje i cili thotë se sa i përket aktiviteteve “Së pari duhet të ndryshoj gjendja e pandemisë e mandej të vazhdojmë me aktivitetet e shumta që kemi pasur gjithmonë dhe që do t’i kemi” tha Kastrati për KultPlus.

KVRL-Gjakovë, organizatë jo qeveritare, sa i përket angazhimeve kulturore, organizon aktivitete të ndryshme të cilat e promovojnë talentin e të rinjve, kryesisht në muzikë dhe art. Poashtu punon për ngritjen e vetëdijes për mbrojtje e trashëgimisë kulturore të Gjakovës me aktivitete promovuese dhe vetëdijesuese së bashku me organizatat anëtare dhe ato partnere. Ideal Zhaveli, udhëheqës i kësaj organizate ka treguar për KultPlus se mbështetjen e kanë nga organizatat ndërkombëtare dhe institucionet komunale, si Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por poashtu edhe nga drejtoritë tjera përkatëse ku bashkëpunojnë për aktivitetet e tyre.

Së fundmi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit na ka përkrahur me një subvencion për angazhimin e të rinjve në art përmes muraleve, poashtu  edhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, na ka përkrahur me një subvencion vjetor i cili ndihmon në promovimin e talenteve të rinj përmes vullnetarizmit duke shprehur talentin e tyre në art”.

Si qytetar i Gjakovës, Zhaveli mendon që duhet të bëhet më shumë rreth aktiviteteve kulturore. “ Bashkëpunimi mes institucioneve dhe organizatave lokale, duhet të jetë më i madh për të punuar për aktivitete kulturore, të cilat promovojnë Gjakovën por edhe mbrojnë objektet e trashëgimisë kulturore”. Ndryshimin të cilin Zhaveli  do të donte ta shihte, është ndoshta një komunikim i drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe aktereve që punojnë në këtë drejtim, që të kenë informacionin e saktë se çfarë duhet të ndërhyhet apo të zhvillohet në komunën e Gjakovës.

Zhaveli për KultPlus tregoi më tutje se “Aktivitetet kulturore në Gjakovë, kryesisht i ndjek ato muzikore dhe teatrin e qytetit “ Hadi Shehu “, të cilat mendoj që janë të shumta në Gjakovë por që këtë vit kishte më pak për shkak të pandemisë”  shtoi ai për KultPlus, sa i përket aktiviteteve kulturore që ai i ndjek. Linda Krasniqi/ KultPlus.com

Kjo është kosovarja pjesë e policisë austriake që luftoi mbrëmë terroristët

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë kanë luftuar me terroristët rrugëve të kryeqytetit austriak.

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter./Express/ KultPlus.com

https://twitter.com/beqecufaj/status/1323614016913219584?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1323614016913219584%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkjo-eshte-kosovarja-pjese-e-policise-austriake-qe-luftoi-mbreme-terroristet%2F

Tre nga policët që luftuan mbrëmë me terroristët janë shqiptarë nga Kosova

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se tre nga policët që luftuan terroristët mbrëmë në Vjenë, kanë qenë shqiptarë nga Kosova.

Këto fjalë kryediplomatja kosovare i tha gjatë një konference për media së bashku me Ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass. “Tre nga policët që luftuan me terroristët mbrëmë në Vjenë janë shqiptarët të Kosovës”, thotë Haradinaj-Stublla.

“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nënvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirë integruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës. Ajo tha se Kosova qëndron përkrah aleatëve në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit. Deri tani pesë persona kanë vdekur nga sulmi me kallashnikov që u krye në mbrëmjen e së hënës në Vjenë, përfshirë njërin nga sulmuesit. / KultPlus.com

Sot, për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€.

Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80 për filmat 2D, dhe 3,60 për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 9 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 15:00 deri në ora 23:00. Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:

1) Tenet
I armatosur me vetëm një fjalë, Tenet, dhe duke luftuar për mbijetesën e të gjithë botës, një Protagonist udhëton nëpër një botë muzgu të spiunazhit ndërkombëtar në një mision që do të shpaloset në diçka përtej kohës reale.

Filmi me regji nga mjeshtri i kinemasë Christopher Nolan, i cili ngelet një nga filmbërësit modern më të njohur në botën e kinemasë. Filmat e tij kanë arkëtuar miliarda në arkat filmike, ndërsa filmi i tij I fundit Tenet, po shënon sukses të jashtëzakonshëm, duke marrë parasysh situatën pandemike në botë.

2) Malasana 32
Një famile shpërngulet në një shtëpi të re për të jetuar ëndrrën e një qyteti të madh. Një shtëpi ku ëndërrat shëndërrohen në ankthe.

3) The War with Grandpa
I mërzitur që i duhet të ndajë dhomën që do me gjyshin e tij, Peter vendos të shpallë luftë në një përpjekje për ta marrë atë përsëri. Filmi vjen me regji nga Tim Hill, ndërsa në role vijnë emra të njohur nga bota e filmit, si Robert De Niro, Uma Thurman, Christopher Walken, etj.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe super-filmat Wasp Network, Mulan dhe New Mutants, ndërsa nga filmat për fëmijë, po vazhdojnë të shfaqen Trolls World Tour si dhe drama familjare Lassie Come Home.

Kinemaja sot nis punën nga ora 15:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu (e lidhni me këtë link: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)

Ministrja Dumoshi priti në takim përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi priti sot në takim përfaqësues të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, në krye me Erzen Hysenin.

 Ministrja Dumoshi u shpreh shumë e lumtur që i mirëpret në takim, meqenëse rinia është fokus i saj prej marrjes së mandatit.

Ministrja i informoi për ndryshimet që po bëhen në Ligjin për Rininë i cili do të parashohë ndryshime të shumta pozitive për të rinjtë e Kosovës. Vlen të përmendet ndryshimi i moshës nga 15-24 vjeç në 15-29 vjeç si dhe për njohjen e vullnetarizmit si përvojë punë.

Gjithashtu i njoftoi për mbështetjen financiare që u është bërë të rinjve përmes thirrjes publike ku MKRS ka ndarë 500.000 euro për ndërmarrësi, 100.000 mijë euro për integrim shoqëror, 120.000 euro për promovim dhe edukim shëndetësor dhe 100.000 euro për edukim jo-formal në fushën e rinisë.

 Të njëjtat çështje ishin fokus i interesimit edhe nga ana e përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të cilët u shprehën shumë të lumtur që ka zhvillime për të mirën e të rinjve të Kosovës.

Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor e njoftuan për punën e tyre dhe angazhimin e vazhdueshëm brenda Universitetit të Prishtinës, ndonëse në periudhë pandemie.

Ndër të tjera shpalosën edhe dy ide për projekte për të cilat kërkuan ndihmën e MKRS-së.

Ministrja Dumoshi u shpreh e angazhuar dhe e determinuar të mbështesë secilën iniciativë që vjen nga të rinjtë dhe për të rinjtë. / KultPlus.com