Aktorja Louise Fletcher, e cila mori çmimin Oscar me rolin e infermieres së keqe, Ratched, në filmin e vitit 1975 “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” vdiq dje në mbrëmje vonë, në moshën 88-vjeçare.
”Fletcher, e cila luftoi dy herë me kancerin e gjirit deri në moshën 80-vjeçare, vdiq në shtëpinë e saj në Francë”, sipas agjentit David Shaul, i cili konfirmoi lajmin për ”Deadline”.
Ndërsa roli i infermieres së akullt në adaptimin e mirënjohur të Milos Formanit, të romanit të Ken Kesey, e bëri Fletcherin të famshëm, ajo u anashkalua në favor të aktorëve më të rinj.
Por, ajo pati sukses me role si liderja fetare Kai Winn Adami në filmin “Star Trek: Deep Space Nine” dhe matriarkja gojëndyrë Peg në filmin “Shameless”.
“Nëse një rol më intereson, nuk më intereson se sa i vogël është”, tha ajo për ”Los Angeles Times” në vitin 1982.
“Njerëzit gjithmonë më thonë do të shkatërrosh karrierën tënde duke bërë role të tilla të vogla. Por, mua më pëlqen të punoj. Dhe nuk mund të ulesh në shtëpi dhe ta quash veten aktore. E vetmja mënyrë për të qenë aktore është të aktrosh”, thoshte ajo.
E lindur Estelle Louise Fletcher në Birmingham, Alabama, më 22 korrik 1934, ajo ishte e dyta nga katër fëmijët e prindërve të shurdhër.
Babai i saj, Robert, ishte një shërbëtor episkopal, i cili humbi dëgjimin kur u godit nga rrufeja në moshën katërvjeçare.
Nëna e saj, Estelle, u lind e shurdhër. Babai i saj e kalonte pjesën më të madhe të kohës larg shtëpisë, ndërsa kujdesej për personat me dëmtim të dëgjimit./ KultPlus.com
At Zef Pllumi lindi më 7 prill 1924 në Malin e Rencit në rrethin e Lezhës dhe vdiq më 25 shtator 2007. Që në moshën e vogël hyri në Kolegjin Françeskan në Shkodër dhe ndoqi mësimet fillore e të mesme në Liceun “Yllyricum”. Në 1946 At Zef Pllumi ishte ndër klerikët që u dënua nga regjimi i asaj kohe.
Në vitin 1990 u kthye në Tiranë si klerik ku përveç aktivitetit, përpiqet t’i vëjë arna kulturës dhe edukimit shqiptar aq të dëmtuar gjatë pesëdhjetë vjetëve. Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën Hylli i Dritës, e cila pas një ndërprerjeje del serish në vitin 2003.
Ai shkruan dhe boton trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimet “Françeskanët e mëdhenj”, “Frati i pashallarëve Bushatli”, “Erazmo Balneo”, ndërkohë, me gjithë moshën e thyer e vështirësitë e shikimit, i ndihmuar nga nxënësit e vet, punoi vazhdimisht edhe për libra të tjerë.
Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë është dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave, si dhe ka shkruar artikuj në mjaft organe të shtypit shqiptar. Shkrimtari i njohur At Zef Pllumbi është dekoruar me çmimin “Nderi i Kombit” dhe nga Konkursi i Shkrimtarëve me çmimin “Penda e Artë”. / KultPlus.com
Një muze i ri, kushtuar artit, i krijuar gjatë ish-Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ) ka hapur sot dyert e tij për vizitorët në Potsdam, në Berlin.
I vendosur në një ish-ndërtesë restoranti me tarracë, që u rimodelua gjatë dy viteve, muzeu i ri i artit ‘Minsk’ nga koleksionisti, Hasso Plattner ekspozon vepra arti të RDGJ-së nga koleksioni i tij personal si dhe artin bashkëkohor.
Rreth 3200 bileta u shitën shpejt në fundjavë.
I ndërtuar në vitet 1970, ish restoranti ‘Minsk’ ishte një destinacion popullor në Potsdam, kryeqyteti i shtetit të Brandenburgut, që rrethon Berlinin.
Pas ribashkimit në vitin 1990, atje funksionoi vetëm një restorant për disa vite, përpara se ndërtesa të rrënohej gjithnjë e më shumë.
Në vitin 2019, fondacioni i Plattner bleu ndërtesën për ta rinovuar dhe për ta bërë të aksesueshme për publikun.
Ekspozita, e cila paraqet vepra arti nga artisti gjerman Wolfgang Mattheuer dhe artisti kanadez Stan Douglas, fokusohet në këndvështrime të ndryshme dhe do të qëndroj hapur deri në mes të janarit. Hyrja standarde kushton 10 € (9,6 dollarë)./ KultPlus.com
Filmi që ka bërë bashkë aktorët nga Kosova e Shqipëria zë vend në Shqipërinë e vitit 1958, kur një vajzeje i duhet të sakrifikojë dashurinë e jetës së saj për të vënë drejtësinë në vend. Personazhi i Luanes që vjen nën interpretimin e aktores Rina Krasniqi portretizon njërën ndër traditat tona shqiptare, e që në këtë rast vjen si më e dhimbshmja. “Burrneshat”, janë gratë që sakrifikuan jetën e tyre duke jetuar e vepruar si burra deri në fund të jetës dhe në një moment apo tjetër dëshmohet për rëndësinë që këto gra kanë në trojet shqiptare. Me këtë temë sa të brishtë por aq edhe të guximshme, na shfaqet një histori që nuk e hasim dhe aq shpesh në këtë mënyrë në kinematografinë shqiptare. Andaj, skenaristja Katja Kitendorff, regjisori Bujar Alimani si dhe kasta e mrekullueshme e aktorëve sollën para publikut një temë kaq të veçantë për popullin shqiptar me rastin e premierës së filmit “Virgjëresha shqiptare” në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest‘, shkruan KultPlus.
Pak minuta para se ora të shënonte 21:00, ishin të pranishmit ata që dalëngadalë po hynin brenda hapësirës së Kino Armatës. Ishte një radhë tejet e gjatë e një interesim i paparë deri më tani, për të parë filmin e për të shijuar kryeveprën e regjisorit Alimani. E koha që ky film i shumëpritur nga të pasionuarit për traditat shqiptare dhe jo vetëm, të niste, më në fund erdhi. E vetmja dritë nga ekrani i madh në sallë, do të ishte foleja e publikut përgjatë gjithë 120 minutave.
Qysh në skenën e parë, shikuesi rrëmbehet me lumturinë, ndjesinë e paqes dhe lirinë e portretizuar nga disa fëmijë që luajnë mes vete afër liqenit, por shumë shpejt kokën e fusin edhe mospëlqimet e disa çunave për prezencën e vajzës së vetme të pranishme, Luana, e cila bëri që lojën ta fitojnë kundërshtarët e tyre. Është viti 1958 dhe Luana si vajzë e vogël në atë vend takon Agim Shalën, i cili njashtu kritikohet nga çunat e fshatit se ai është asgjë tjetër pos një armik i popullit ngaqë babai i tij, Zef Shala jeton në qytet dhe me këtë rast ai pëson nga ata një lëndim të vogël në kokë nga guri i gjuajtur në drejtim të tij, por shumë shpejt Luana i vjen në ndihmë dhe shkojnë tek shtëpia e tij, aty ku nëna e Agimit, një mjeke me profesion, ia pastron plagën dhe nis të tregojë një tregim, tregim ky që në mënyrë simbolike do të jetësohet përgjatë gjithë filmit.
Luanës, vajzës së qetë me sy kafe si gështenjë, papritmas i përmbyset e gjithë bota. Babai i saj, ia vë një gjerdan në qafë e i tregon që ajo është e “dhanun” te Flamur Fiku, derisa vdekja t’i ndajë. Ai gjerdan do të jetë dëshmitari i gjithë fëmijërisë së Luanës, derisa ajo të rritet e të kalojë nëpër rrugëtime që do të ndryshojnë krejt rrjedhën e jetës së saj. Por deri atëherë, ajo dhe Agimi, takohen fshehurazi diku afër buzës së shkëmbit, aty ku Luana i dhuron bukë e në shkëmbim ai e mëson të lexojë. Takimet e tyre nuk zgjasin shumë, por për aq sa rrinë bashkë, lindin edhe ndjenja të njëjta mes tyre.
Filmi tregon historinë e tyre, të cilët rriten së bashku në fshat por historia e tyre familjare i mban të dy në një shkëmb të varur, por që megjithatë miqësia e tyre do të mbahet e ruajtur për plot 10 vite. Aktorja Rina Krasniqi e sjell Luanen, personazhin kryesor që vazhdimisht rrëshqet nëpërmjet sfidave dhe gropave të krijuara në jetën e saj, por që stabilitetin e saj e arrin atëherë kur zëri i saj bëhet fuqia më e madhe të cilën ajo e posedon.
“Ne nuk jemi kafshë, andaj kemi nevojë për Kanun. Kjo është e vërteta. Lexoje, mësoje Kanunin. Bindu rregullave. Djalin nuk ke me e pa ma”, qenë fjalët e babait të Luanes, drejtuar saj, pasi që fjalët se ata të dy takoheshin vetëm, kishin nisur të qarkullojnë nëpër fshat.
Skenat e radhës vijnë si një pushtim i fuqishëm që shpalosin anët e errëta të fatit të vajzave që rriten në fshat. Një familjare e afërt e Luanës, Angelika, është vrarë nga babai i saj, për arsye të shkeljes së rregullave dhe “çnderimit” të saj, pa martesë. Kjo ndodhi e trondit gjithë familjen deri në rrënjë dhe kësisoj bëhet një “mësim” për Luanën dhe fatin e saj, nëse edhe ajo mendon të ndjek të njëjtën rrugë.
Është viti 1968 dhe Luana, tanimë një e rritur ende është akoma kokë e këmbë e dashuruar me Agimin. Ai ndodhet në shërbimin ushtarak, por kthehet shpejtë dhe duket se asgjë nuk mund t’i ndajë këta të dy. Kur ai merr vesh se Luana së shpejti do të bëhet nuse, ai tenton që ta bind për t’u arratisur nëpërmjet kalimit të liqenit të Shkodrës. Por Luana është kokëfortë e kryelartë, e i thotë që ai të niset vetë.
Ndërkohë, në shtëpinë e saj, ajo kushton 1400 grosh. Ky është çmimi i saj si nuse për Flamur Fikun, i cili në takimin e parë të vetëm me të, e ngacmon seksualisht, duke i thënë se “dëshiron ta dijë a është e ndershme”, e i thotë sa ka dëgjuar ca fjalë për një dashnor. Ai tutje i thotë se do t’i mësojë asaj ca rregulla të reja, ngaqë nuk di të sillet në një mënyrë të caktuar, siç dëshiron ai.
Këtë akt, e dëgjon dhe e sheh duke ndodhë edhe vetë babi i Luanes, i cili në tentim e sipër për ta larguar Flamurin nga shtëpia e për ta ndalur martesën për shkak të sjelljes së tij, ai vritet me pushkë nga Flamuri, i cili tutje konstaton se e ka bërë për vetëmbrojtje. “Nuk e kam vra unë por turpi i vajzës suaj e ka vra”, thotë ai në mes të tjerash.
Pa një burrë mbi katër shtyllat e shtëpisë, tanimë jeta e Luanes është në duart e familjarëve të afërt të saj. Xhaxhai i saj dhe të afërmit e tjerë e shpërfillin gjakmarrjen për babanë e saj dhe tutje vendosin që martesën ta qojnë deri në fund. Dhe për ta vazhduar martesën, ajo “testohet” se a është ende e virgjër apo jo. Pasi që del të jetë e “ndershme” ajo është e lirë të martohet me të fejuarin e saj, Flamurin.
Dashuria është ajo që triumfon mbi të gjitha. Luana nuk dëshiron të shkojë nuse në një shtëpi ku gjaku për babanë e saj nuk është marrë. Ajo vendos që të largohet me Agimin dhe familjen e tij, por që fatkeqësisht nuk del të jetë zgjidhja e duhur. Babai i Agimit vdes nga pushkatimi në liqenin e Shkodrës, ndërsa Luana shpëton, dhe në breg e gjen gjerdanin që vjen si një “mallkim” për të. Ajo e pati heq para se të hyjë në ujë por tanimë e merr në dorë dhe përfundimisht vendos që të hakmerret për vrasjen e babait të saj. Ndërkaq, Agimi në këtë kohë është i arrestuar dhe i rrahur në qeli.
Është një moment mes vdekjes dhe të qenurit e gjallë por e vdekur përbrenda. Luana zgjedh këtë të fundit.
Filmi me skenar të Katja Kitendorff, trajton tema mjaft komplekse, dualistike. Ka konceptin ‘burrnesha’ si koncept e nocion ekzistues i Kanunit, që është një nga shtyllat kryesore të këtij filmi. Jo vetëm për ‘burrneshën’ e brendshme të Luanes, por edhe atë të jashtme, në momentin që legjitimohet vendimi i saj për tu bërë pikërisht e atillë.
Luana tanimë si burrneshë, me flokë të prera, me veshje të burrit, e me pushkë në dorë, niset të marrë hakun. Para derës së shtëpisë të Flamur Fikut, në një pozicion gati në mes të ballit, ajo e vret Flamurin me vetëm një plumb. Luana tanimë nuk është nuse për t’u “dhanë” por është “burri” i shtëpisë dhe është personi që motrën e vetë e jep nuse për dashurinë e një djaloshi që kërkon dorën e motrës. Një dashuri të cilën Luana nuk pati fatin ta jetojë.
Karakteri i fuqishëm i Luanes krijohet si rrjedhojë e vendimeve, sakrificave, vizionit dhe gjindshmërisë në momente vendimtare dhe të vështira në jetë, tipare këto që i “përkasin” vetëm një burri. Por, Luana është ajo që i ka të gjitha këto tipare, që s’i patën as edhe familjarët e saj, me ç’rast në një moment të fuqishëm ajo iu drejtohet atyre duke i thanë: “Ju nuk ishit aq burra me marr gjakun për babën tem.”
Shtysa e brendshme mentale e shpirtërore është forca e çlirimit dhe emancipimit, e cila rrjedhimisht në këtë kontekst, e bënë karakterin e Luanes të marrë vendime bazuar në racionalitetin e fakteve, parimeve morale dhe vizionit të së ardhmes.
Përmes këtij filmi është shpalosur para botës një sakrificë e dashurisë për një qëllim të lartë siç është drejtësia në vend. Sakrifica, besimi, komunikimi e respekti, janë shtyllat kryesore të dashurisë.
Pamundësia e marrjes së vendimeve, vendosjes së drejtësisë apo ruajtja e trashëgimisë duke qenë një grua, cilësohen si disa nga arsyet se pse një grua, lejuar nga Kanuni, merr vendimin që të bëhet burrneshë. Prandaj, dhe është një ndër trajtat më dualistike në jetën e atyre grave, gjersa ato të detyruara sakrifikojnë veten e tyre që të fitojnë për herë të parë të drejtat e barabarta në rrethin familjar dhe shoqëror.
‘Besa’ është një normë e virtyt moral, i cili qëndron konstant përgjatë gjithë historisë shqiptare. Mbrojtja e saj është pothuajse e përjetshme në kontekstin e mbajtjes së një ndërgjegjeje të pastër. Luana është një vajzë e cila e mbron me mish e shpirt këtë virtyt, i cili rrjedhimisht lidhet me premtimet e dhëna ndaj familjes dhe ruajtjes së nderit familjar.
Është Luana ajo e cila tani bënë jetën e një “burri”. Pozicioni i uljes, pirja e rakisë, mbajtja e pushkës, veshja, qëndrimi, karakteri, duket se nuk qenë të vështira për t’u portretizuar nga aktorja Rina Krasniqi. Me orën e babit në dorë të saj, ajo tani ka detyrën që të qetësojë gjakrat mes dy familjeve. Dhe këtë e arrin në mënyrë të jashtëzakonshme.
Tani krejt çka mbetet është paraqitur në vitin 1990. Tanimë, djem e vajza luajnë afër liqenit dhe nuk ka më dallime në mes tyre. Ndërkohë, Luana takohet edhe një herë me dashurinë e saj të parë e të vetme dhe pas kaq shumë kohësh, shikimet mes tyre rrezatojnë plot mall e dhimbje.
Me një copë qelqi është krejt ajo se me çfarë mahnitshëm mbyllet skena e fundit. Në bjeshkë të malit, në vendin e tyre të fshehtë, me qiellin e pastër si uji sipër saj, Luana drejton atë copë drejt diellit dhe gjen paqen në brendësinë shpirtërore të saj, edhe pse copa e zemrës së saj do të mbetet përherë e thyer.
Pastaj, ishin duartrokitjet dhe brohoritjet e shumta ato që në publik dëgjoheshin në një masë tejet të madhe dhe vazhduan për një kohë të gjatë. Ndërsa, pas shfaqjes së filmit ishte ekipi i “Virgjëresha shqiptare”, anëtarët e së cilit dolën në skenë për një fjalë rasti.
“Faleminderit shumë që keni ardhur sonte për të parë premierën e filmit që njëkohësisht përmbylli këtë festival. Është një nder i madh për mua për të japë premierën e filmit këtu sonte. Ky është një film për gratë e forta dhe gjegjësisht është edhe një dedikim për gruan e fortë, Vjosa Berisha”, ka thënë producentja Anita Elsani.
Kurse, sot në një konferencë për media për të treguar më shumë rreth rrugëtimit të filmit ‘Virgjëresha shqiptare’, të pranishëm ishin aktorët: Alban Ukaj, Rina Krasniqi, Kasem Hoxha dhe Shkurte Sylejmani, producentja Anita Elsani si dhe këngëtarja Eda Zari.
“Herën e parë që lexova për virgjëreshat shqiptare ishte në një artikull në ‘New York Times’ dhe gjithashtu në disa gazeta gjermane dhe më lanë shumë përshtypje. U futa më thellë në këtë temë dhe kjo ishte atëherë në vitin 2008. Prindërit e mi janë nga Prizreni dhe unë kam lindur në Gjermani, por me luftën e humbëm lidhjen me zonat në Shqipëri dhe Kosovë. Doja të rilidhesha në një moment artistik, kështu që iu afrova një shkrimtareje gjermane dhe ajo më pyeti pse do të shkruante një histori shqiptare, kështu që i thashë se ajo është një shkrimtare shumë e mirë dhe është mirë të ekzistojë një këndvështrim nga perëndimi mbi fenomenin. Ne filluam procesin e zhvillimit dhe ishim shumë të suksesshëm me këtë. Por ishte shumë e vështirë dhe një proces i gjatë për të realizuar një film shqiptar nga Gjermania. Pak nga pak, e kemi përfunduar. Dhe na u deshën 10 vjet, sepse është një strukturë e pazakontë. Gjithçka është xhiruar në Shqipëri dhe Kosovë me aktorë shqiptarë dhe kosovarë. Jam e kënaqur që tani gjithçka ka përfunduar dhe tani mund ta nxjerr në botë.” – Anita Elsani
“Ky film mua më ka rritur shumë edhe profesionalisht edhe personalisht si njeri, qenie e aktore. Ka qenë një proces jashtëzakonisht i rëndë por njëkohësisht shumë i mirëfilltë e i dashur për mua për arsye se e kemi bërë me shumë pasion e motiv shumë të madh. Kur njoftohesh me njerëz të nivelit profesional, atëherë edhe ti lartësohesh profesionalisht. Aq sa ka qenë e vështirë, aq ka qenë edhe e lehtë, sepse ka rrjedhë gjithçka si një lum. Është një nga eksperiencat më të veçanta në jetën time. Kemi xhiruar tre muaj gati dhe shpeshherë mbes pa fjalë kur e mendoj se çka kemi kaluar gjatë procesit të xhirimeve. Ne i kemi parë edhe njerëzit që jetonin me të vërtetë atje, në ato skena që ju i shihni në film dhe kjo ka qenë shumë ndihmuese për mua.” – Rina Krasniqi
“Dëshira ishte që muzikalisht tema të rrumbullakoset me një tingull dhe ai tingulli të jetë në vendin e duhur, kohën e duhur. Kemi pasur edhe një ngërç të vogël sepse tema e punës bazohet në një këngë që është e folkut të jugut, asaj pjese të repertorit toskë dhe interesantja ishte qe ndodheshim në veri, që e bënë këtë edhe më epike. Por, i mirë qe edhe bashkëpunimi me kompozitorin kryesor, që ka bërë një ngjizje efikase dhe emocionale, duke afruar kuadrin pranë rolit kryesor, dhe nga ana tjetër është kapur çasti më i fuqishëm emocional.” – Eda Zari
“Kur kam biseduar me Anitën për të luajtur Fikun, që është një burrë në moshë dhe vetë fakti që djali im në film, nuk ka dallim shumë të madh në moshë me mua, ka qenë diçka në të cilën unë kam dyshuar. E dija që grimi bëhej por nëse nuk gjetet një farë ritmi i brendshëm, grimi shkon poshtë. Ndonëse mund të dish ecjen e posaçme, pozitën e trupit, ritmin e posaçëm të brendshëm e jashtëm, përsëri është diçka që nuk mund të gënjehet kur shikohet në sy. Dhe aty e kam pasur ndoshta edhe dyshimin më të madh. Dyshoja se a mund ta arrij të ndërtoj një marrëdhënie që kur personazhi futet në një shtëpi fisnike shqiptare të asaj kohe, vërtetësia e tij të jetë e shpalosur në atë mënyrë që i duhet filmit. Kam qenë goxha skeptik dhe nga paranoja ime, i kam bërë presion të gjithëve. Nuk kam pasur një vetëbesim të duhur por unë kam përcjell shumë rrethanat dhe besa e kam vjedhë ecjen e Arben Camajt, trajneri i kuajve në film.” – Alban Ukaj
“Fillimet e filmit tek ‘Virgjëresha shqiptare’ kanë qenë interesante, e sidomos kur e kujtoj audicionin. Kam parë shumë aktorë të tjerë dhe nuk kam besuar që mund të hyj në një film kaq të gjatë si ky, andaj ka qenë shumë e bukur për mua. Në fillim nuk është se i kam besuar shumë vetës për të arrirë deri aty por falë ndihmës së Anitës dhe Bujarit, që më kanë ndihmuar shumë për të kaluar këtë sfidë, unë ia kam arritur. Roli i Luanës si fëmijë, është një rol shumë sfidues por unë kam arritur të njoh një burrneshë që më ka ndihmuar shumë në rol, e ajo është Rina Krasniqi. Ajo më bëri të besoj se burrneshat ekzistojnë dhe ato janë shumë të forta. Ndihem shumë e lumtur që jam në film.” – Shkurte Sylejmani
“Të qenit shqiptar dhe të jetuarit si shqiptar në Gjermani, e për të bë filma në Kosovë e Shqipëri, është një sfidë me vete, por është shumë e bukur. Në Shqipëri si dhe në Kosovë, është një dashuri tjetër për të bërë filma dhe kjo ndoshta vjen nga mundësitë e pakta që kemi. Unë vij këtu dhe luaj me një pasion krejt tjetër, sepse e gjej këtë dashuri këtu dhe ajo të rrëmben shumë lehtazi dhe i harron të gjitha. Por ndoshta kjo është ajo që na mban me këmbë në tokë, ajo që na bënë të dashurojmë filmin.” – Kasem Hoxha
Kujtojmë se filmi ”The Albanian Virgin” pas premierës botërore në edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në kategorinë zyrtare të konkursit ndërkombëtar, ka fituar dy çmime kryesore, “Çmimin Special të Jurisë” si dhe “Çmimin Ekumenik”.
Po ashtu, “Virgjëresha Shqiptare” ka triumfuar edhe në Festivalin e Filmit në Ostend, duke fituar “Çmimin e Publikut”.
Gjithashtu, aktorja Rina Krasniqi me rolin e saj në “Virgjëresha Shqiptare” është shpërblyer me ‘Special Mention’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cabourg.
Në filmin ”The Albanian Virgin” luajnë: Rina Krasniqi, Astrit Kabashi, Gresa Pallaska, Aurita Agushi, Fatlume Bunjaku, Alban Ukaj, Shkurte Sylejmani, Lum Veseli, Mimoza Azemi, Rebeka Qena, Blerta Surroi, Valmir Krasniqi, Viktor Zhusti, Nik Xhelilaj, Lulzim Zeqja, Igli Zarka, Jonida Vokshi, Gezim Rudi, Erjon Hodo, Ersiljano Xhelollari etj. / KultPlus.com
Netflix ka zbuluar datën e premierës për sezonin e 5-të të “The Crown” gjatë eventit të tij të shtunën. Seriali i dramatizuar për Familjen Mbretërore Britanike do të rikthehet më 9 nëntor me një kast krejtësisht të ri, transmeton KultPlus.
Imelda Staunton (“Harry Potter”) merr rolin e mbretëreshës Elizabeth II nga Olivia Colman, ndërsa Jonathan Pryce (“Dy Papët”) do të luajë bashkëshortin e saj, Princin Philip. Ndërkohë Dominic West (“The Affair”) do të luajë Princin Charles, Elizabeth Debicki (“Tenet”) do të portretizojë Princeshën Diana, Lesley Manville (“Maleficent: Mistress of Evil”) bashkohet si motra e Mbretëreshës, Princesha Margaret dhe Jonny Lee Miller ( “Elementary”) luan si Kryeministri John Major.
Sezoni i pestë pritet të mbulojë familjen gjatë gjithë viteve 1990.
Edhe pse shkrimtarët dhe producentët, përfshirë krijuesin Peter Morgan, kanë mbetur të heshtur si kurrë më parë se cilat ngjarje reale nga jeta e familjes mbretërore ata planifikojnë të sjellin në ekran, kasti i aktorëve u ka dhënë fansave disa të informata.
Salim Daw është përzgjedhur për të luajtur rolin e pronarit të dyqanit të mallrave miliarder, Mohamed Al-Fayed, ndërsa Amir El-Masry është përzgjedhur si një Al-Fayed më i ri, duke sugjeruar se audienca do të jetë e vetëdijshme për disa skena të prapambetura. Ndërkohë, Khalid Abdalla do të luajë djalin e Al-Fayed, Dodi, i cili vdiq tragjikisht në të njëjtin aksident automobilistik të vitit 1997 ku vdiq edhe Princesha Diana. Ata të dy ishin të lidhur në atë kohë.
Humayun Saeed do t’i bashkohet kastit të ansamblit si Dr. Hasnat Khan, një kirurg zemre britaniko-pakistaneze me të cilin Diana kishte një lidhje të fshehtë dy-vjeçare.
Publiku do të shohë gjithashtu një paraqitje të shkurtër të Princit të ri William dhe Princit Harry, me djalin e Dominic West, Senan, i cili do të paraqitet si William, dhe Teddy Hawley dhe Will Powell që të dy portretizojnë Harry-n në mosha të ndryshme.z
Edhe pse kastiu sugjeron se sezoni 5 do të mbulojë periudhën deri dhe duke përfshirë vdekjen e Dianës, “The Crown” ka bërë gjithmonë zgjedhje novatore për sa i përket skenave që në të vërtetë rikrijon./ KultPlus.com
“Dua ta çoj publikun në një udhëtim shpirtëror, dua ta emocionoj dhe më pas ta qetësoj”, tha dikur, në një intervistë për ”San Francisco Chronicle”, Pharoah Sanders, saksofonisti legjendar amerikan i xhazit, i cili vdiq dje në moshën 81-vjeçare.
“Ai u largua në paqe, i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij të dashur në Los Anxheles… Prehu në paqe”, shkroi në Twitter shtëpia e tij diskografike ”Luaka Bop”.
Një dishepull i Jonh Coltrane, një prej baballarëve të xhazit shpirtëror, Farrell Sanders (ky është emri i tij i vërtetë) u lind në vitin 1940 dhe u rrit në Little Rock, Arkansas, ku luajti në klarinetë në një grup shkolle.
Pas shkollës së mesme ai u transferua në Oakland, Kaliforni, ku u takua për herë të parë me Coltrane.
Duke u zhvendosur në Nju Jork në vitet 1960, ku punoi gjithashtu si kuzhinier, ai takoi Sun Ra (i cili do t’i jepte emrin Faroah) ndërsa gatuante në një klub në Greenwich Village.
Duke zbuluar talentin e tij muzikor, Sun Ra dhe Coltrane e regjistruan atë si një anëtar të grupit, në të cilin Sanders do të luante deri në vdekjen e John në 1967.
Ndër albumet e tij më të famshme janë “Karma” dhe “Jewels of Thought” (1969), ku ai hapi muzikën e tij ndaj ndikimeve afro dhe orientale.
Por, Sanders, karakteristik në vitet e tij të mëvonshme për mjekrën e gjatë të bardhë dhe kapelën, iu afrua gjithashtu pop-it, si në “Thembi” të vitit 1971.
Me albumin e vitit 1996 ”Message from Home” ai eksploroi ndikimet e Afrikës Subsahariane.
Në vitin 2021 u publikua albumi i tij i fundit, ”Promises”, i regjistruar dy vjet më parë me Orkestrën Simfonike të Londrës./ KultPlus.com
epa03803095 US saxophonist Pharoah Sanders performs on stage at the third day of the San Sebastian Jazz Festival, held at Trinidad Square, San Sebastian, Spain, 26 July 2013. EPA/JUAN HERRERO
Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries – Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave.
Sonte, KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës ‘Lamtumirë’:
Lamtumirë ti o e bukra vashë unë do t’vet tash o hije n’vend të largët.
Më vjen keq vasho që nuk u pamë dhe pa m`dhanë besë vashë na duhet me u nda, por besoj se netët nuk na janë harru t`përqafum që i kemi kalu.
Lamtumirë oj syzezja e ime s`ta harroj do t`ma jesh në kujtime
por besoj, se netët nuk na janë harru t`përqafum që i kemi kalu
Lamtumirë ti o e bukura vashë une do t’vet tash o hije n’vend të largët./KultPlus.com
Është zhdukur statuja e këngëtares Tina Turner në Durrës.
Gati dy muaj pas vendosjes së statujave të katër yjeve të muzikës botëror në shëtitoren “Taulantia” në Durrës njëra prej tyre mungon.
Gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, raporton se bëhet fjalë për statujën e Tina Turner, të cilës i ka mbetur vetëm platforma me këpucët, ndërsa pjesa tjetër është hequr./ KultPlus.com
Erich Maria Remarque ishte romancier gjerman që krijoi shumë vepra rreth tmerreve të luftës. Romani i tij më i njohur, “Të gjithë të qetë në Frontin Perëndimor” (1928), për ushtarët gjermanë në Luftën e Parë Botërore, u bë filmi fitues i Oskarit. Libri i tij e bëri atë një armik të nazistëve, të cilët djegën shumë nga veprat e tij, shkruan KultPlus.
Në çdo kohë ka breza të humbur, rini të djegura. Dhe Erih Maria Remark, e dinte fare mirë këtë. Jo sepse ai ishte profet, por sepse përjetoi dy luftëra, pa t’i shuheshin një nga një shokët, prej çmendurive të nazizmit. “Gjithmonë besoja se çdo njeri ishte kundër luftës-derisa e kuptova se kishte edhe disa që ishin në favor të saj; në radhë të parë, ata që nuk kishin nevojë të shkonin në luftë !”, – shkruan në një prej veprave të tij shkrimtari. Në 25 shtator 1970,Erich Maria Remark vdiq në një spital të Lokarnos nga një atak në zemër . Një shkrimtar, vepra e të cilit nuk njeh moshë. Një vepër humane, prej të parit sukses “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” e që vijoi si një fill lidhës në gjithë krijimtarinë e tij. Një vepër anti luftë, që do të bëhej shkak i përndjekjeve nga nazistët, të cilët pasi i morën vitet më të bukura të rinisë në luftë, e detyruan të largohej nga vendi, i konfiskuan dhe dogjën librat, e dënuan në mungesë, i vranë të motrën, madje i hoqën dhe nënshtetësinë. “Do të kalojnë edhe shumë vjet, ndoshta edhe dhjetëvjeçarë, dhe Remarku do të vazhdojë të lexohet nëpër botë, sepse, fatkeqësisht, breza të humbur, do të ketë në njëfarë mënyre gjithmonë”, – shkruan përkthyesi Robert Shvarc në pasthënien e romanit “Obelisku i Zi”, një ndër 5 veprat e përkthyera prej tij në shqip (“Tre shokët”, “Shkëndija jete”, “Harku i Triumfit”, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” dhe “Obelisku i zi”) .
Remarku lindi në 22 qershor 1898 në Osnabryk të Gjermanisë. Një vit, pasi kishte filluar kolegjin si mësues, në nëntor të vitit 1916 shkruhet në ushtri. Plagoset nga një granatë në këmbën e majtë, krahun e djathtë dhe në qafë. Atëherë fillon të punojë për një roman mbi luftën. Del nga spitali, për të kaluar në batalionin e parë të këmbimit, në regjimentin 78 të ushtrisë në Osnabrück. I jepet medalja “Ylli i Ferrit”, klasi i parë, në Duisburg nga ana e Këshillit të Punëtorëve dhe Ushtarëve të Osnabrückut, por shkarkohet nga ushtria dhe heq dorë nga medaljet dhe dekorimet. Rifillon studimet e lëna për gjysmë dhe më pas punon për pak kohë si mësues filloreje.
Në 29 janar të vitit 1929, publikohet si libër “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” në Berlin. Ndërkohë punon për dy vepra paralelisht. Në 29 prill vjen shfaqja e parë e filmit “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” me regji të Lewis Milestone, i cili për herë të parë shfaqet në Gjermani në muajin dhjetor. Ka reagime nga nacional-socialistët e Gjermanisë të udhëhequr nga Joseph Goebbels. Fimi ndalohet dhe çohet për kontroll në Berlin. Në vitin 1931 propozohet për Çmimin Nobel për paqen. Një vit më vonë fillon punën për një nga kryeveprat e tij “Tre shokët”. Në 10 maj ndalohen të gjitha librat e Remarkut në Berlin dhe në nëntor policia konfiskon “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”. Në vitin 1938 publikohet në gjermanisht “Tre shokët” në Amsterdam dhe në 20 maj vjen shfaqja e parë kinematografike e këtij romani me regji të Frank Borzage.
Në 4 korrik çatdhetarizohet nga Gjermania dhe disa muaj më vonë edhe bashkëshortja e tij Ilse Jutta Zambona. Nis punën për “Harkun e Triumfit”. Në shtator të vitit 1939 shkon në Los Angelos ku do të nisë një histori dashurie me Marlene Dietrich. Atje njihet me Greer Garson, Orson Welles, Igor Straëinsky, Arthur Rubinstein, Lion Feuchtwanger, Emil Ludwig, Thomas Mann, Bertolt Brecht, Cary Grant, Luggi Wolff e Brigitte Neuner-Wolff dhe shumë artistë të tjerë emigrantë. I jep fund lidhjes së ngushtë me Marlene Dietrich dhe disa muaj më vonë do të krijojë një lidhje të shkurtër me Greta Garbo. Në shtator të vitit 1942 zhvillon një takim me zv/ presidentin amerikan Wallace për të diskutuar mbi një aksion të mundshëm anti-fashist. Në tetor të vitit 1943 vendoset përfundimisht në New York. Në 15 dhjetor: Elfriede Remarque (e motra) dënohet me vdekje nga Gjykata Naziste për “sabotim” dhe vritet në Berlin, lajm të cilin shkrimtari e mësoi dy vjet më vonë. Në 25 gusht 1944 përfundon versionin e parë të “Harkut të Triumfit”, i cili botohet në muajin dhjetor në Neë York dhe disa muaj më vonë edhe në gjermanisht.
Shumë shpejt fillon të punojë mbi romanin “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”. Është koha kur shëndeti i tij fillon të lëkundet. Fillon mjekimet dhe mëson se ka diabet. Në janar të vitit 1952 botohet romani “Shkëndijat e Jetës” në New York, ndërsa në gjermanisht botohet në muajin korrik. Në dhjetor fillon punën mbi romanin tjetër “Obelisku i Zi”, i cili botohet në vitin 1956. Interpreton rolin e mësuesit në filmin e bazuar mbi romanin e tij “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”. Në vitin 1962 boton “Qielli nuk ka preferenca”, ndërsa dy vjet më vonë “Një natë në Lisbonë”. Në 25 prill të vitit 1967 i jepet “Großes Verdienstkreuz”, Medalia e vlerave më të larta nga Republika Federale e Gjermanisë. Në 25 shtator 1975 vdes në klinikën Sant’Agnese në Locarno. /KultPlus.com
25 shtatori u vendos data e njerëzve që i shikojnë botën fushë me lule.
E ardhmja i përket atij që beson në bukurinë e ëndrrave të veta, shkruante dikur ish Zonja e parë Eleanor Roosevelt. Sot, ekziston një ditë që është e gjitha e dedikuar për ëndërrimtaret.
Në 25 shtator celebrohet World Dream Day, pra dita botërore e ëndrrave, për të gjithë ata që ëndërrojnë për të arritur larg, dhe bëjnë ç‘është e mundur ti vënë në jetë idetë e tyre pa hequr dorë dhe pa u dekurajuar.
Iniciativa ka lindur në 2012, me qëllimin e vetëm për të të frymëzuar individët, familjet, shkollat, kompanitë dhe komunitet, të jenë më të dedikuar dhe përqendruar në idetë, ëndrrat, objektivat dhe ti çojnë përpara, në të mirë të vetes dhe botës.
Organizimi në rrjetet sociale bazohet në tre shtylla, kreativitet, bashkëpunim dhe kontribut. Këtë vit ka titullin “New Dreams for a new World”, ëndrra të reja për një botë të re. Synimi është për ide të reja në përmirësimin e botës, jetës, ide inovatore, për një të ardhme më të mire në shërbim të njerëzimit, pikërisht me shumë se kurrë tani në epokën e pandemisë./ KultPlus.com
“La Chronique universelle” ka botuar, me 3 tetor 1798, në ballinë, një letër të veçantë të pashait dhe vezirit të Shqipërisë për Portën e Lartë drejtuar asokohe konsullit të përgjithshëm të Republikës franceze në Raguzë për ta përgëzuar mbi fitoret ushtarake të Napoleon Bonapartit, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
“Shkodër, 27 Mesidor (15 korrik 1798).
Ne Ibrahim Benghelli, pasha dhe vezir i Shqipërisë për Portën e Lartë,
Qytetarit Bruire, konsullit të përgjithshëm, të ngarkuarit me punë të Republikës franceze pranë asaj të Raguzës.
Qytetar, nuk mund t’ju shpreh gëzimin që më shkaktuan lajmet e reja që më përçuat. Unë e konsideroj këtë mirënjohje nga ana juaj si një dëshmi të shkëlqyer të miqësisë dhe besnikërisë së kombit madhështor ndaj nesh, miqve dhe aleatëve të tij.
Marrja e Maltës; duke formuar një epokë në shkëlqimin e Francës, do të gdhendë me karaktere të pashlyeshme në zemrat e myslimanëve të vërtetë ndjenjat më të gjalla të mirënjohjes. E përgëzoj veten për faktin se dirigjenti i shquar i një sipërmarrjeje kaq të vështirë është i njëjti hero italian Bonapart, me miqësinë e të cilit krenohem edhe më shumë, pasi fitoret e tij e kanë bërë atë mahnitësin e shekullit të tij.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Dëshiroj momentin e lumtur për të treguar se deri ku shtrihet miqësia ime për kombin e madh; Unë gjithmonë do të nxitoj të jem i dobishëm për të, duke i dhënë ndihmë dhe asistencë francezëve, të cilët, në çdo rast, do të vinin të zbarkonin në brigjet e juridiksionit tim, ose do të vinin këtu për çfarëdo arsye.
Shpresoj se do të më jepni me dashamirësi informacione mbi operacionet e ushtrive franceze: do të jetë gjithmonë shumë e këndshme për mua të marr këto mendime dhe veçanërisht ato që kanë të bëjnë me mikun tim Bonapart.”/ KultPlus.com
Ministria e Kulturës organizon ngjarje përkujtimore për 16 vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit Muharrem Qena, transmeton KultPlus.
Aktiviteti do të mbahet sonte më 25 shtator nga ora 19:00 në Qendrën e Kulturës Alternative, Defy Them.
Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist.
Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale. / KultPlus.com
Edicioni jubilar i “Tirana International Film Festival”, nisi mbrëmjen e sotme në Kinema Millennium. TIFF priti miqtë e ftuar, me tapetin e kuq, mbi të cilin kaluan kineastë, personalitete të artit, kulturës dhe politikës.
Në skenën e edicionit të 20-të të festivalit ndërkombëtar (TIFF), moderoi ceremoninë hapëse, prezantuesja e njohur, Rudina Magjistari. Drejtori dhe themeluesi i Festivalit, Agron Domi, ka mbajtur fjalën e mirëseardhjes, e njëkohësisht në skenë është ngjitur edhe zëvendësambasadori italian, duke qenë se ambasada italiane në Tiranë, është një nga mbështetësit kryesorë të këtij eventi.
Të pranishmit janë argëtuar me interpretimet e një grupi artistësh të njohur të humorit, të cilët kanë imituar ikona të kinematografisë botërore, nga vëllezërit Blues, Al Pacino e Marilyn Monroe, e deri te Monica Bellucci.
Më pas mbrëmja vijoi me shfaqjen e dokumentarit për legjendën e muzikës, të madhin Ennio Morricone. Filmi prej 156 minutash, me regji të Giuseppe Tornatore-s, pati premierë kombëtare, në Kinema Millennium.
Megjithëse ceremonia e hapjes së TIFF nisi rreth orës 18:00, po sot, në “Millennium” pati projeksione filmash të metrazhit të shkurtër, të gjithë premiera kombëtare./atsh/ KultPlus.com
Në përgatitje për ditëlindjen e saj të 100-të vitin e ardhshëm, shenja e Hollivudit po merr një ndryshim.
Shkronjat gjigante në kodër po pastrohen dhe rilyhen, një proces që vlerësohet të zgjasë për tetë javët e ardhshme, shkruan The Guardian.
Freskimi i shkronjave 45 metra të larta do të kërkojë rreth 250 gallon bojëra. Shenja e Hollivudit është një objektiv i shpeshtë i rregullimeve kreative, nga përpjekja zyrtare “tepër e ngjitshme” për t’i bërë letrat të lexohen “Rams House”, për nder të fitores së ekipit të Los Angeles në Super Bowl këtë vit, deri te aktet periodike të vandalizmit që e ndryshojnë në “Hollyweed”.
Por hera e fundit që tabela u rilye ishte një dekadë më parë, në kohën e ditëlindjes së saj të 90-të. Sherwin-Williams, një kompani amerikane e bojrave me seli në Ohajo, po bashkëpunon sërish me Hollywood Sign Trust për të rilyer tabelën në një përfundim të veçantë rezistent ndaj motit.
Kompania e bojrave ka zgjedhur bojën “ekstra të bardhë” për këtë punë, të cilën e quan një “liftim i fytyrës” hollivudiane.
Shenja e Hollywoodland, e projektuar të zgjasë vetëm 18 muaj, ka rezistuar pothuajse një shekull, megjithëse u desh të hiqej dhe të rindërtohej plotësisht në vitin 1978, pasi letrat origjinale u shkatërruan në prishje të trishtueshme.
Shenja u shkurtua në “Hollywood” nga Dhoma e Tregtisë në vitin 1949. Gjatë dekadave, ajo ka qenë vendi i zjarrvënieve dhe të paktën një vdekjeje tragjike.
Analisti politik, Belul Beqaj, ka vdekur të dielën e 25 shtatorit.
Njoftimin për vdekjen e tij e dha vajza e politologut tashmë të ndjerë, Adea Beqaj.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Beqaj do të varroset të dielën në varrezat e qytetit në Arbëri.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më i dashuri ynë Belul Beqaj ndërroi jetë sot më 25 shtator 2022. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 25.09.2022 në ora 13:00, në varrezat e qytetit, Prishtinë (Arbëri)”, ka shkruar ajo./ KultPlus.com
Shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar, Muharrem Qena, lindi në 25 Qershor të vitit 1934 në Mitrovicë.
Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries – Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave.
Muharrem Qena vdiq më 25 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjerë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale. / KultPlus.com
Buckingham Palace ka publikuar një fotografi të prehjes së fundit të Mbretëreshës Elizabeth II, përcjell KultPlus.
Një gur i gdhendur me emrin e monarkes të ndjerë u instalua në Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI, një aneks i kishës kryesore, të hënën në mbrëmje pas një shërbimi privat ku mori pjesë familja e saj.
Pllaka është e gdhendur me dorë nga mermeri i zi belg dhe përmban gërma bronzi që lexojnë emrat e prindërve të saj – Mbretit George VI dhe Mbretëreshës Elizabeth – të ndjekur nga emri i mbretëreshës së ndjerë së bashku me atë të bashkëshortit të saj, Princit Philip, shkruan CNN.
Katër anëtarët mbretërorë ishin anëtarë të Urdhrit të Garterit, urdhri më i lartë i kalorësisë së vendit që daton që nga kohërat mesjetare dhe mbretërimi i mbretit Eduard III.
Rezidencat mbretërore, duke përfshirë Kështjellën Windsor, janë mbyllur që nga vdekja e monarkes më 8 shtator. Por publiku i gjerë do të jetë në gjendje të vizitojë vendin e prehjes së Mbretëreshës kur kështjella të rihapet më 29 shtator.
Disa zona brenda rezidencave mbretërore u rihapën për turistët të enjten, duke përfshirë Galerinë e Mbretëreshës në Pallatin Buckingham, Pallatin e Holyroodhouse dhe Galerinë e Mbretëreshës në Edinburg, Skoci, sipas Trustit të Koleksionit Mbretëror. Megjithatë, hapja verore e Pallatit Buckingham të State Rooms dhe Royal Mews nuk do të kthehet këtë vit. /KultPlus.com
Vendi i fundit i pushimit të Mbretëreshës Elizabeth II është treguar në Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI në Kështjellën Windsor. Royal Collection Trust/The Dean and Canons of Windsor/Handout/Reuters
Kur dashuroheshim në kohën tonë, Kur tretesha dhe digjesha për ty, Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë, Kalonte dhe një muaj apo dy.
Po ndofta dashuria mbahej gjallë, Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim Me biçikletë a mushkë apo me kalë Në vapë e shi, dëborë dhe thëllim.
Kur dashuroheshim në kohën tonë Me zor na vinin letrat fshat-qytet Nuk kishim nëpër dhomë telefonë Dhe në ëndërr s’kishte faks dhe internet.
Megjithatë më mirë që nuk kishte As telefon, as internet, as faks, Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste Një dashuri të vjetër për një çast./KultPlus.com
“Për mu paska ken’ kismet”, kjo këngë e vjetër shkodrane është shkruar në vitin 1880 nga i madhi Paloke Kurti, kompozitor, instrumentist i shumë veglave dhe drejtues i bandës së parë muzikore shqiptare.
Të gjithë e dinë këtë këngë, e të shumtë janë artistët të cilët e kanë kënduar ndër vite, por të paktë janë ata të cilët e dinë historinë prekëse të kësaj këngë.
Më poshtë po ju sjellim një shkrim i cili e tregon këtë histori interesante, e të cilën e kanë rrëfyer Vlashaj Band:
“Fillimi i 80- të shekullit të kaluar…. Palok Kurti , ndonëse mjaft i ri , ishte tashmë një nga muzikantët më të njohur të kohës . E merrnin edhe si mësues të pianos në shtëpi të ndryshme pasanikësh. Në një shtëpi të bukur dy kateshe , me mure të larta e me një lulishte të rrallë në të gjithë qytetin, jetonte një familje e pasur që kishte dhe një vajzë shumë të bukur. Paloka hynte e dilte në këtë shtëpi si mësues i pianos. Sa më shumë kalonin ditët dhe vajza përparonte në instrument , aq më i afërt bëhej ai për sytë dhe zemrën e saj. Edhe ajo për shpirtin e ndjeshëm të Palokës, me ndjenjën e padurimit për tu takuar prisnin me kënaqësi orët e mësimit. Diçka kishte lindur thellë në të gjithë qenien e tyre, sa e sa herë Paloka ishte bërë gadi t’ia shfaqte ndjenjat e veta. Por druhej , a do ta pranonte vallë familja e saj këtë mësues të thjeshtë. Megjithëse sytë e vajzës flisnin shumë dhe dukeshin mjaft të sinqertë në fisnikërinë e vështrimit të tyre, ai përsëri kishte frikë. Nuk donte ta prishte atë gjendje në dukje të qetë, por dëshironte t’i ruante ato ndjenja të pashprehura, nga frika se mos e humbiste vajzën e tij të dashur. Por kjo gjendje e turbullt dhe e papërcaktuar mbaroi një ditë. Ndjenjat e pastra e të pashfaqura te të dy të rinjve nuk mbeten gjithnjë të fshehura. Nuk do të zhvilloni më mësim , i tha shërbyesja një ditë, kur ajo doli dhe hapi derën e madhe të shtëpisë, Paloka u shtang , nuk e priste kështu ndarjen me këtë shtëpi. Sa e sa herë kishte ëndërruar që kur të vinte ajo ditë dhe vajza t’i thoshte po e prindërit e saj të detyruar, do ta pranonin si dhëndër e atij t’i hapej dera me nderime e respekt. Por nuk qenka thënë kështu. Me çiltërsi dhe pa e kuptuar shkakun, ndërhyri vrullshëm: -Po përse ?? e pyeti duke e shpuar me një shikim të rreptë e zhbirues. Shërbyesja për një çast nguroi, por duke e parë se ai nuk po ia ndante atë vështrim të syve të ndezur flakë .. i tha: – Kështu ka urdhërua zotëria, dhe e pa me keqardhje djaloshin. Paloka u skuq edhe më , desh të belbëzonte diçka por nuk mundi. Uli sytë dhe heshti. Nuk e mori vesh se kur por porsa u kthye dera u mbyll lehtë… Ishte e pa mundur ta takonte vajzën ditët e mëvonshme. Muret shumë të larta të shtëpisë të mbuluar me sharmashek , e pengonin krejt çdo ditë që kalonte e bënte të pa mundur takimin. Edhe pse shpresat po i shuheshin , dëshira për ta takuar nuk i venitej, përkundrazi. Sa herë i ishte shfaqur ajo para syve, ashtu e bukur dhe e ëmbël . Edhe në ëndërr e kishte parë. Të paktën ti merrte vesh ndjenjat e tij e këtë mënyrë. E ndiente se ajo gjë i vlonte në shpirt, e kishte trazuar të terin dhe vetëm një çast pritej që të shpërthente. Por rruga drejt zemrave të tyre ishte ndërprerë. Shpresa, shpesh herë gënjeshtare e bënte gjithnjë e më të pa sigurt ardhjen e këtij çasti. Edhe të takimit me të. Edhe pse ky mendim e frikësonte, pikërisht kjo pasiguri e nxiste për më tej. I vendosur për ta ndjekur gjer në fund gjurmën e kësaj ndjenje të pastër, ai jetonte ditë të mbushura me pasionet e atij që dashuronte thellë dhe me vegimet e shpresave të pashuara. -Do të shkojmë në një dasmë, i tha një ditë Palokës një nga shokët e tij të ahengut .. Martohet një i njohuri im. Do te shikosh do jetë një dasmë e rrallë, a po nuk është nusja, yll i vërtetë… Nuk ia prishi shokut të vet… Vështrimi i të gjithëve drejtohet nga një derë e hapur andej nga duket nusja. Palokës i bëjnë sytë ag. Turbullohet nga kjo e papritur. Ahengxhinjtë tjerë fillojnë të këndojnë këngën që lavdëron bukurinë e nuses. Të gjithë këndojnë përveç Palokës, është tepër i tronditur, nuk e mendonte kurrë se do t’i ndodhte kështu. Kjo e papritur e dëshpëruar e dërrmon, atmosfera i bëhet e rëndë dhe mbytëse, ndërsa vështrimi nervoz dhe disi i egër. Buzët i mbyllen fort, sikur donin të mbanin të mbërthyer brenda dhëmbëve të fshehtën e frikshme.. Nuk e kishte menduar kurrë se mund të kalohej kështu kaq shpejt nga gëzimi në dhembje. Dëshiron të ngrihet të dalë jashtë e të thërrasë me fuqinë e zërit për padrejtësitë e kësaj jete, por e përmban veten, e tremb ndonjë ngjarje e pahijshme, për herë të parë fillon të urrej moshën e tij të re.
Në atë gjendje të vështirë, në atë kaplim ndjenjash e ashk të jashtëzakonshëm, vendos të veproj ndryshe e ndien më të fortë se asnjëherë yshtjen e natyrshme të aftësisë së tij krijuese, zjarrin që e përvëlon në shpirt dhe ngjyrimin tragjik të kësaj të papriture që i rrit deri në skaj ngarkesën emocionale dhe shpërthen: Për mue paska kenë kismet me ken ti e tjera kujt mbasi të due ban merhamet edhe mue me duej. Zëri po i dilte me zor nga fyti. Shokët e vet të ahengut e ndjeknin me vëmendje , por nuk kuptojnë pse shoku i tyre këndon ashtu, edhe pse në strofën e dytë ai i shfaq haptas ndjenjat dhe mendimet e veta, ata përsëri nuk marrin vesh asgjë: Sa të vegova më ra të lig humba e s’qeshë insan se e pashë mirë që s’mund të dal açik ty moj zonjë e randë.
Të pranishmit mbeten të habitur, e kanë dëgjuar edhe herë të tjera të këndojë, por jo kështu me trishtim. Zëri tashti i del thellë nga shpirti, ndërsa në fjalët dhe melodinë e këngës ndihet një dhembje e thellë. Mbasi i hedh një vështrim kuptimplotë nuses, një vështrim depërtues, të rreptë por edhe të dhimbshëm sikur do ti futej thellë në shpirt, duke kujtuar edhe një herë lojën me zjarrin, me guxim i drejtohet asaj: “Kah të shof sytë s’po mund t’i ndaj e gojet kurrë nuk të lëshoj por po m’erren mbushun me vaj ah si s’baroj…”.
Në vargun e fundit trishtimi i tij arrin kulmin.
Si është e mundur të shpërthejë njeriu kështu, duke kënduar e të shpreh ndjenja kaq të fuqishme? ah si s’mbaroj…. më shumë se këngë, më shumë se melodi, i del vajtim. Askush nuk e kupton këtë gjendje , askush nuk merr vesh shkakun e vërtetë të këtij mallkimi. Vetëm nusja, sytë e saj të bukur prej kohësh kishin marrë një ndriçim tjetër në fillim si mospërfillës, më vonë kur kënga filloi të depërtojë thellë në zemrën e saj, sytë filluan ti ndrisnin me një shkëlqim te ri. E magjepsur , por edhe e ngacmuar nga kjo e papritur, filloi të skuqej në fytyrë, duke u bërë edhe më e bukur. Fjalët e këngës dhe djaloshi i njohur që po e këndonte e ndezën flakë po i përsëriteshin ndjenjat e pavenitura. Vetëm ata të dy po merreshin vesh në lojën e maskuar për të shfaqur ndjenjat e fshehura thellë në shpirtrat e tyre, papritmas ajo filloi të ndiejë veten të ligështuar, po dridhej. Ndërsa kur këngëtari shqiptoi …. AH SI S’BAROJ… i gjithë gjaku i iku nga fytyra dhe i ra të fikët”. / KultPlus.com
Filmi “Vera Andrron Detin” tashmë është i disponueshëm edhe në platformën për filma dhe seriale, “HBO max”, shkruan KultPlus.
“Vera Andrron Detin” bëri hapjen e Festivalit të Filmit “PriFest”, derisa së shpejti do të shfaqet edhe në Cineplexx.
Ky film ka si personazh kryesor Verën, përditshmëria e qetë e e së cilës, çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.
Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi./ KultPlus.com
“Shumë nga ne nuk janë duke jetuar ëndrrat e tyre, sepse kanë zgjedhur të jetojnë frikërat e tyre”.” – Les Brown
“Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Unë jam produkt i vendimeve të mia”. – Stephen Covey
“Mënyra më e zakonshme që njerëzit të japin gjithë fuqinë që kanë, është duke menduar se nuk kanë aspak fuqi”. – Alice Walker
“Njohuritë nuk janë të mjaftueshme, ne duhet t’i aplikojmë ato. Dëshirat nuk mjaftojnë, ne duhet t’i realizojmë ato”. – Leonardo da Vinci
“Kur isha 5 vjeç, mamaja më thoshte përherë se lumturia ishte çelësi i jetës. Kur shkova në shkollë, më pyetën një herë se çfarë doja të bëhesha kur të rritesh, dhe unë shkruajta “Lumturi”. Ata më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën dhe unë u përgjigja se ata nuk e kuptonin jetën”. – John Lennon
“Kur gjithçka duket sikur po shkon kundër teje, kujtohu se aeroplani shkon gjithë kohës kundër erës, jo në të njëjtin drejtim me të”. – Henry Ford
“Mos e lejo të djeshmen të zërë shumë vend në të tashmen”. – Will Rogers
“Ndaje mendjen se pavarësisht çdo gjëje që do të kalojë në rrugën tënde, pavarësisht se sa e vështirë të jetë, sa e padrejtë të jetë, ti do të bësh më shumë se sa thjesht të mbijetosh. Ti do të lulëzosh pavarësisht situatave të tilla”. – Joel Osteen
“Unë besoj tek të qëndruarit të fortë, kur gjithçka duket sikur po shkon gabim. Unë besoj se vajzat e buzëqeshura janë më të bukurat. Unë besoj se e nesërmja është një ditë tjetër dhe unë besoj tek mrekullitë”. – Audrey Hepburn
“Unë i dua njerëzit që buzëqeshin në probleme, që marrin fuqi në strese, që rriten me reflektim. Të kundërtat i bëjnë vetëm ata që kanë mendje të vogla, ndërsa ai që ka një zemër të vendosur, do t’i ndjekë parimet e tij deri në vdekje”. – Thomas Payne
“Mbaji sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë”. – Theodore Roosevelt
“Personi i vetëm me të cilin duhet të krahasohesh dhe të jesh më i/e mirë, është personi që ti ishe dje. Bëhu sot një version më i mirë i tij”. – Anonim
“Jeta është shumë misterioze për ta marrë në mënyrë serioze”. – Mary Engelbreit
“Askush nuk mund të të bëjë të ndihesh inferior/e pa lejen tënde”. – Eleanor Roosevelt
“Nuk ka rëndësi se sa dëm u bën të tjerëve, por sa shumë të dëmtojnë ty dhe ti sërish të vazhdosh të ecësh përpara”. – Rocky Balboa
“Nëse do të shkosh shpejt diku, shko i vetëm. Nëse do të shkosh larg, shko në shoqëri”. – Proverbë afrikane
“Bëj atë që të duket e drejtë në zemrën tënde. Të tjerët do të të gjykojnë gjithsesi”. – Eleanor Roosevelt
“Ne jemi ajo çfarë bëjmë vazhdimisht. Përsosmëria pra, nuk është një art, por një zakon”. – Aristoteli
“Nëse punon fort dhe sillesh mirë, gjëra të mrekullueshme do të të ndodhin”. – Conan O’Brien
“Çdo gjë e mirë është e vështirë. Nëse do të ishte e thjeshtë, çdokush do ta dëshironte”. – Jimmy Dugan
“Falja nuk e ndryshon të shkuarën, por mund të zgjerojë të ardhmen”.
“Të falësh do të thotë ta lësh të lirë një të burgosur dhe të kuptosh se i burgosuri ishe ti”.
“Le ta falim njëri-tjetrin, sepse vetëm atëherë mund të jetojmë në paqe”.
“Ai që është i mirë në falje, duhet padiskutim të jetë i mirë edhe në harresë”.
“Të mbash inate nuk të bën më të fortë, por më të hidhur. Të falësh nuk të bën më të dobët, të bën më të lirë”.
“Kur dikush bën diçka gabim, fale duke mos i harruar gjithë gjërat e mira që ai ka bërë”.
“Falja nuk është përherë e lehtë. Ndonjëherë ajo ndihet më e dhimbshme se plaga që kemi marrë, nga mendimi se po falim dikë që e ka shkaktuar atë plagë. Dhe përsëri, duhet të dimë se nuk ka paqe pa falje”.
“Fali të tjerët jo sepse ata e meritojnë faljen, por sepse ti e meriton paqen”.
“Të falësh dikë mund të të ulë krenarinë, por mos ta falësh atë mund të kushtojë ty lirinë”.
“I dobëti nuk mundet asnjëherë që të falë. Falja është një atribut i të fortit”. /KultPlus.com