David Hilowitz është kompozitor filmash dhe video lojërash me bazë në Filadelfia. Ai krijon muzikë në disa zhanre si tradicionale kinematografike, elektronike dhe rock. Së fundmi David Hilowitz në kanalin e tij në youtube ka hedhur një video dedikuar instrumentit tonë muzikor çiftelisë.
Ajo që bie në sy në videon e tij ku paraqet çiftelinë është dhe flamuri që e dekoron atë. Muzikanti tregon kureshtjen e tij për këtë vegël muzikore duke titulluar videon në kanalin e tij “.
Çiftelia, instrumenti mikrotonal më ndryshoi mënyrën se si unë mendoj për muzikën”. Në video David Hilowitz tregon se si e bleu çiftelinë në një dyqan antikuariat dhe më pas luajti me të duke e kombinuar me instrumente të tjera muzikore.
Çiftelia është një vegël muzikore kordofone me dy tela që luhet me pendë, ndryshe e njohur si karadyzen dhe tamërr. Luhet nga malësorët e Pukës, Mirditës, Lumës, Malësisë së Gjakovës, Kosovës dhe Malit të Zi Jugor.
Përdorej për të shoqëruar rapsodi apo balada, njohur si këngë me çifteli, kënduar nga rapsodë. Tingulli në çifteli përfitohet me dridhjen e telit të sipërm, ndërsa lartësia e tingujve përcaktohet tek teli i poshtëm. Zakonisht punohet prej drurit të arrës dhe prej drurit të qershisë./ rtsh
Studiuesit në Universitetin e Harvardit po u thonë njerëzve që ta shmangin pyetjen e famshme “Si je?” kur bëhet fjalë për biseda dhe përshëndetje të vogla.
Ekspertët e sugjerojnë këtë ndryshim për të përmirësuar aftësitë tona komunikuese.
Në vend të kësaj, ata kanë ofruar një sërë frazash të tjera për t’i gërshetuar në bisedat tuaja të përditshme.
Qoftë me një fqinj, koleg apo të njohur – të gjithë angazhohemi në biseda të vogla, pavarësisht sesa mund ta urrejmë këtë. Shumica prej nesh i fillojmë këto biseda me pyetjen tipike “Si je?”.
Në vend që të pyesni një “Si je” mekanike, ju mund të bëni pyetje më cilësore dhe sipas studiuesve, kjo do t’ju bëjë edhe më të pëlqyeshëm tek të tjerët.
Ekspertët shpjegojnë se ju mund të pyesni “çfarë të emocionon tani?” për t’i dhënë marrësit “aftësinë për të dhënë një përgjigje në lidhje me punën, ose për të folur për fëmijët e tyre, nipërit, ose në thelb çdo gjë që i emocionon ata”.
Po kështu, një zgjedhje tjetër mund të jetë “çfarë po prisni këto kohë?” – dhe përgjigjja mund të jetë një lajm, rezultati i një aplikimi apo një person i dashur.
Nëse doni ta çoni bisedën në një nivel pak më të thellë mund të pyesni edhe “cila është gjëja më e rëndësishme që duhet të di për ju?”. Kjo është një nga ato pyetjet e hapura që i jep personit mundësinë të përgjigjet si të dojë ai dhe të zbulojë çfarë do nga vetja./ KultPlus.com
Rikthimi i Festivalit të Gjirokastrës pas një kohe të gjatë, ka rikthyer emocionet dhe garën e grupeve të cilat janë përfshirë në fazat konkurruese e më tej përzgjedhëse, sa i përket përfaqësimit të Qarkut Vlorë.
“Normalisht në katër deri në pesë vjet zhvillohet ky festival dhe jemi përgatitur të konkurrojmë dhe shpresojmë të jemi pjesë e festivalit. Kemi marrë pjesë në të gjitha festivalet nga viti 2000”,- tha grupi Jehona Labe.
“Ne jemi grup i ri prej 12 vjetësh , 28 Nëntor të 2012. Kemi konkurruar një herë për në Festival të Gjirokastrës pra 6 vitesh. Çdo konkurrim ka emocionim e vet por ne prandaj kemi dalë të këndojmë polifoni”,-tha grupi Pavarësia.
“Është diçka fantastike edhe lufta është e madhe, edhe grupet janë përgatitur të gjithë do vejë më i miri, ai që do i japi vlera Vlorës”, tha grupi Djemtë e Vlorës
“Kemi qenë në vitet socialiste, në Vlorë, Elbasan në Gjirokastër mesa di jo”,- tha grupi i Rrëmjeve (vllah)
Kryetari i Këshillit të qarkut Vlorë tregoi se kanë konkurruar rreth 40 grupe në të gjithë qarkun ku do të marrim pjesë jo vetëm me pjesën e polifonisë siç njihet dhe është karakteristikë e qarkut tonë por dhe me përfshirje të komuniteteve të cilët janë pjesë përbërëse të qarkut, të kulturës dhe traditës burimore.
“Kjo do thotë si komunitetit çam, me minoritetin me zonën minoritare që është bashkia e Finiqit me sazet e Delvinës apo me zonën e Myzeqesë pra komisioni ka një punë shumë të vështirë nga larmishmëria e madhe e përfaqësimit dhe konkurrimit”,-tha Ervis Moçka, Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë
Prej krijimit të Festivalit në vitin 1978 qarku Vlorës ka qenë përherë i përfaqësuar ndërsa dy herë ka marrë edhe çmimin e parë./ euronews
“Kur bien pemët e mëdha” është një nga poezitë më prekëse të autores Maya Angelou. Shkrimtarja trajton ndryshimet që ndodhin dhe pasojat që sjell largimi nga jeta i një personi të dashur për ne. Poezia nga vargu në varg nis të bëhet më e fuqishme. Mund të ndihet dhimbja dhe mllefi që dëshiron autorja të shprehë përmes kësaj poezie, sidomos në vargjet: “Kur vdesin shpirtrat e mëdhenj, pas njëfarë kohe çerdhon paqja. Ngadalë dhe gjithmonë. Në mënyrë të parregullt”.
“Kur bien pemët e mëdha”
Shkëmbinjtë në distancë, kodrat rrëqethen Luanët ulen poshtë Në lëndina të gjata. Edhe elefantët madje, Rendin pas sigurisë. Kur bien pemët e mëdha Në pyje Gjërat e vogla tërhiqen në heshtje Shqisat e tyre Gërryhen përtej frikës. Kur vdesin shpirtrat e mëdhenj Ajri rreth nesh bëhet I lehtë, i rrallë, steril. Ne marrim frymë shkurtimisht, Sytë tanë, shikojnë Shkurtimisht Me një qartësi të dhimbshme Kujtesa jonë papritur mprehet Heton Gërmis fjalët e mira Të pathëna Ecjet e premtuara Që s’u bënë kurrë… Shpirtrat e mëdhenj vdesin dhe Realiteti ynë, i lidhur me to Ndahet prej nesh. Shpirtrat tanë Varen nga natyra e tyre Tani tkurren, fishken. Mendjet tona, të formuara Dhe informuara nga rrezatimi i tyre përmbysen. Ne nuk jemi dhe aq të çmendur Por të nënshtruar ndaj injorancës së pashqiptuar Të shpellave të terrta, të ftohta. Dhe kur vdesin shpirtrat e mëdhenj pas njëfarë kohe çerdhon paqja Ngadalë dhe gjithmonë Në mënyrë të parregullt. Hapësira mbushet me një lloj vibrimi elektrik. Shqisat tona, të restauruara Që nuk do të jenë më kurrë të njëjtat Na pëshpërisin. Ato ekzistonin. Ato ekzistonin. Ato mund të jenë. Të jenë dhe të jenë më mirë Sepse ato kanë ekzistuar. /bota.al/ KultPlus.com
Shkrimtarë të njohur të botës së letrave, para vdekjes së tyre kanë thënë fjalët e fundit: prekëse, mesazhe, himne, fatkeqësi, zhgënjim… atë çfarë jeta dhe bota e tyre e brendshme shpirtërore ka grumbulluar për t’u shprehur në frymën e fundit.
Gjergj Fishta
Shkrimtari i madh shqiptar i “Lahutës së Malcisë” vdiq më 30 dhjetor të vitit 1940 në spitalin civil të Shkodrës. Revista “MAPO” botoi para disa vitesh detaje të rëndësishme të ditëve të fundit të jetës së tij. Në studimin e Fr. Agustin Gemelli, shkruhet: “At Gjergj Fishta, pak para se të ndahej nga kjo jetë, pasi u la porosi rinisë françeskane të provincës shqiptare, e mbyllte testamentin e tij me këto fjalë: “Po vdes i kënaqur, sepse kam punuar për fe, për Atdhe e për provincën tonë”.
Ndërkohë, sipas At Viktor Volajt, bashkëpunëtor i afërt i poetit, Gjergj Fishta para se të vdiste kishte përmendur nevojën për rishikimin e “Lahutës së Malcisë” dhe kishte përsëritur fjalën “i kryqëzuemi” në latinisht. Ai kishte kërkuar t’i pikturonin në murin përballë shtratit të tij skena nga “Gjyqi i fundit”.
Edhe Patër Marin Sirdani, filolog e mik i poetit, shkruan në librin e përgatitur nga Benedikt Dema, se Fishta e mbylli testamentin e vetë me këto fjalë: “Po des konden (i kënaqur) përse kam punue për fe, Atdhe e për provincën tonë”.
Ndërkohë, Lasgush Poradeci shkruante se mesazhi i fundit i poetit Gjergj Fishta janë fjalët e tij thënë një françeskani që i qëndronte te koka në çastet e fundit: “Po vdes. Ju tash keni me mendue për salikim, por edhe kombi ka të drejtë për rreth meje”.
Ndërsa, italiani Enriko Grasi, që e kishte njohur nga afër poetin, duke folur për popullaritetin e tij në të gjitha shtresat e popullsisë, pohon se prej një të riu shkodran kishte dëgjuar se fjalët e fundit të shenjta të Fishtës kishin qenë: “Jo për tjetër, por sepse po lë armikun mbi truallin shqiptar, mua më vjen keq që më duhet të vdes”.
Faik Konica
Për shqiptarin më të veçantë në historinë tonë, edhe vdekja ashtu duhet të ishte. Nuk e prishi rregullin Faik Konica në momentet e fundit të jetës së vetë. Është e shkruar nga studiuesi i njohur i tij, Nasho Jorgaqi, që një ditë më parë se t’i ndahej shpirti nga trupi, Konicës iu dogj kafeja në dhomën e tij. Dhoma iu mbush me tym dhe u deshën ca minuta të mira të vendosej normaliteti.
“Nuk më duket shenjë e mirë kjo”, mësohet t’i ketë thënë Nolit. Por, çudia nuk mbaroi këtu. Hëngri drekë të rëndë, një bërxollë shumë të madhe dhe kur mbaroi tha: “Nuk do ha mish për tri ditë”. Por, në mbrëmje ai vdiq nga një atak në zemër.
Megjithatë, historia e fjalëve të fundit apo testamentit që ka lënë Konica nuk mbaron këtu. Deri më sot ekzistojnë dokumente dhe dëshmi që Konica të ketë lënë një testament, sipas të cilit nuk do ta treste dheu nëse nuk do ta varrosnin në atdhe. Këtë e ka përforcuar Fan Noli, i cili në disa letra dërguar Enver Hoxhës i ankohej se Faikun e kishte në “dollap”, domethënë në morg, dhe shteti shqiptar duhet të financonte varrimin në atdhe. Por, Enveri e kishte shpallur armik me kohë Konicën dhe nuk e bëri këtë.
Mbështetur në këtë dëshmi, në vitin 1995, eshtrat e Konicës rivarrosen në Shqipëri në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Mendohet se testamenti i është lënë Sejfulla Malëshovës dhe kjo është përmendur, por për hir të vërtetës, testamenti origjinal i tij nuk është botuar asnjëherë.
Fan Noli
Një nga figurat më të mëdha të historisë së Shqipërisë, Fan Noli, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në Fort Lauderdale, Floridë, larg vendit të cilit i kushtoi jetën e tij. Më 13 mars të vitit 1965, në ditën e fundit të jetës, Noli kishte në dorë një libër me poezi të poetit francez, Alfred Devinji (Afred de Vigny) dhe po lexonte poemën “Vdekja e ujkut”. Sipas studiuesit dhe shkrimtarit Nasho Jorgaqi, Noli dha frymë në kopshtin e shtëpisë ku po lexonte poemën. Libri i Devinjit i kishte rënë nga dora dhe ai kishte nënvizuar këto vargje: “Rënkimi, vaji dhe lutjet janë të gjitha dobësi! Detyrën bëj si burrë pa u epur kurrsesi! Në rrugën vetë fati që deshi të caktojë! Pastaj si unë, vuaj dhe vdis pa hapur gojë”.
Të gjithë studiuesit që janë marrë me fundin e jetës së Nolit, i mbajnë si testament këto vargje të cilat nënvizoi Noli. Sipas Nolit, njeriu duhet të përballej në këtë mënyrë me vdekjen. Të vuante, të vdiste pa hapur gojë, gjë të cilën e dëshmoi edhe vetë në fundin e tij.
Lasgush Poradeci
“Shtërgu i fundit” iku nga kjo jetë në orën 3 pasdite të 12 nëntorit të vitit 1987. Një nga lirikët më të mëdhenj të letërsisë shqiptare, që i dhuroi Shqipërisë “Vallen e yjeve”, “Yllin e Zemrës”, e më tej bëri të flasin shqip “Eugjen Onjegin” i Pushkinit, lirikat e Lermontovit, poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miskieviçit, lirikat e Gëtes dhe poezi të Lanaut, Brehtit, Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj., u la në harresë dhe në mjerim të plotë pas vitit 1944.
I diplomuari në Grac të Austrisë, ishte një përkthyes me normë, që po vdiste dalëngadalë nga indiferentizmi i shtetit. I ballafaquar çdo ditë me rrezikun e ndonjë internimi të mundshëm që kishte kapur shumë shokë të tij të letrave, ai stërmundohej për gjëra nga më të voglat.
Një jetë e vështirë që e kaloi në shtëpinë e tij me lagështirë, të papërfunduar, në Tiranë, e pjesërisht në shtëpinë e rrënuar të tij në Pogradec, i solli edhe sëmundjen që e çoi drejt vdekjes. “Kostandinë, bijë e babait, trupin tim edhe të vdekur ta shpiesh në Pogradec”, i thotë ai vajzës së tij të dashur që i qëndron tek koka. Pasi heshti pak e pyet: “Po a ke lekë ti, bijë e babkës, të më varrosësh mua atje?”. Këto janë fjalët e fundit të poetit të madh shqiptar që vdiq padrejtësisht si i vogël.
Petro Marko
“Cila do të ishte fjala e fundit kur do të jepja shpirt? Tani mendoj si i gjallë dhe do të dëshiroja të isha i gjallë deri në çastin e fundit kur të thosha: Jetova kohën si një aktor që nuk e shprehu mirë pjesën e caktuar nga regjisori jetë…”, shkruan në një nga shënimet e tij të pabotuara më parë, gjeniu i Brezit të Humbur. Kjo është fjala e fundit që kishte dëshirë të thoshte ai. Një “Hasta la vista” vetëm prej Petro Markoje. E menduar deri në detaj dhe e trishtë, si subjektet e romaneve të tij. Apo ashtu si jeta e tij, që ishte e vetmja vepër e pashprehur mirë. Dhe kjo, jo për faj të tij. Një nga shkrimtarët më të vuajtur gjatë regjimit diktatorial, i mbylli sytë në dhjetor të vitit 1991, atëherë kur sapo po hapeshin perdet e një Shqipërie të lirë.
Teodor Keko
Dhe, në fjalët e fundit Teodor Keko do bënte letërsi. “Në këtë botë nuk ka njerëz të përjetshëm, por kalimtarë. Është e vështirë ta pranosh vdekjen tënde, por ja që ajo është prezente dhe një ditë vjen, dhe atëherë pavdekësinë, pikërisht atë që lakmojmë, na e dhuron nëse e meritojmë ajo vdekje. Filozofi e komplikuar apo jo!”, këto ishin fjalët që shkrimtari njohur kishte thënë pak kohë para se të vdiste.
I lindur më 2 shtator 1958, në një familje të shquar kineastësh, Teodor Keko që i vogël shquhet për humorin e hollë dhe shpirtin e rebeluar, cilësi këto që do të ridimensionoheshin me kalimin e viteve. Në vitin 1979, në moshën 19-vjeçare boton të parat poezi në gazetën letrare “Drita”, përcjellë me mjaft dashuri nga personaliteti i letrave shqipe Fatmir Gjata. Shkrimtari i njohur është shumë aktiv gjatë lëvizjeve demokratike në Shqipëri dhe zgjidhet deputet i Partisë Demokratike për dy mandate rresht. Në vitin 1996, i zhgënjyer largohet përfundimisht nga politika e drejtpërdrejtë dhe vendos të kontribuojë në demokratizimin e jetës si intelektual përmes fjalës në shtypin e shkruar. Pas një sëmundjeje të rëndë, Teodor Keko vdes më 20 gusht 2002 nga një sëmundje e rëndë.
Dhimitër Shuteriqi
Shkrimtari i madh Dhimitër Shuteriqi lindi dhe vdiq ditën e hënë. Jetoi në tri periudha: mbretërinë, socializmin dhe demokracinë. Ai mbi të gjitha i ka dhënë letërsisë kombëtare duke shkruar dhe historinë e saj. Por, edhe më mbresëlënëse janë momentet e fundit të jetës së vetë.
Bashkëshortja e tij, Myneveri, tregon se në një moment kur po i rrinin tek koka e gjithë familja, ai u shpreh se “ç’bukuri ish, që aty ishin të gjithë”. Por, edhe më kuptimplotë se kjo, ishte ajo që tha shumë më gjerë dhe me brengë. “Ti, Mynever, e di si e kam shkruar historinë e letërsisë, me një brengë për tërë jetën”, një fjali që nënkupton se shumë poetë dhe shkrimtarë që nuk iu lejuan t’i përmendte në atë libër, do të mbetet një brengë që do ta merrte me vete në varr. Por, në të njëjtën kohë edhe një thirrje për letrarët shkrimtarët e historianët për të shkruar një vepër të plotë dhe të saktë të letërsisë.
Për të gjitha këto, Dhimitër Shuteriqi punoi tërë jetën. Por, nuk arriti që të plotësonte atë që mbante thellë në vete. Megjithatë, ato fjalë jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë mbeten si një këshillë e thënë me zë të ulët në vesh.
Nonda Bulka
Chri-Chri i mbylli sytë në orën 20:10 të mbrëmjes së datës 14 nëntor të vitit 1972. Prej kohësh ishte i sëmurë prej kancerit. Ai e dinte se ishte nisur në një rrugë pa kthim, por nuk e lëshonte veten. “Do ta mund demonin”, kujton ish-bashkëshortja e tij, Qefseri, fjalët që përmendte shpesh shkrimtari që prej vitesh kishte pushtuar zemrat e njerëzve.
Ai është një ndër shkrimtarët e parë të viteve `30 që me krijimet e tij solli kritikën e protestën e hapur kundër regjimit të Zogut, demaskimin e shoqërisë së prapambetur feudale, një qëndrim të prerë antiklerikal, si dhe denoncimin e politikës imperialiste të kohës, motive këto që më pas u trajtuan pothuaj nga të gjithë autorët e rinj të viteve `30 e sidomos nga Migjeni.
Megjithatë, sëmundja e rëndë shpeshherë ia ulte moralin. Në një letër dërguar miqve të tij, kur shkon të kurohet në Bukuresht, shkruan: “Të dashur shokë, Sterjo, Zisa, Fate! L’inevitable, l’inexorable, l’ineluctable, l’irreparable… erdhi (e paevitueshmja, e papërthyeshmja, e paluftueshmja, e pariparueshmja..). Po hyj edhe unë në listën e kandidatëve të 50000-ve që i venë pikë librit të jetës, çdo ditë në turmën e miliardave frymorëve që mbërthen globi”. Me tej, duke e mbyllur letrën, thotë: “P.S.: Në hyrje të spitalit me shkronja të padukshme, po që duken është shkruar ‘Voi ch’entrate,Lasciate ogi speranza’ (Ju që hyni, braktisni çdo shpresë)! Jo Dante, po K… (kanceri)”.
Virginia Woolf
Një prej shkrimtareve më të rëndësishme të shekullit të kaluar, e cila ka revolucionarizuar letërsinë. Fjalët e fundit: Jam e sigurt se po çmendem sërish. Besoj se nuk mund të kalojmë sërish nëpër ato kohë të tmerrshme. Dhe kësaj radhe nuk do e rimarr veten. Kam nisur të dëgjoj zëra.
Anton Chekhov
Anton Çehov, në shtratin e vdekjes kërkoi morfinë dhe shampanjë. “Ka kaluar shumë kohë qëkur kam pirë shampanjë për herë të fundit”, ishin fjalët e fundit që tha.
Voltaire
“Tani, miku im, nuk është koha e përshtatshme për të bërë armiq”, ishin këto fjalët e fundit të Volterit, thënë priftit që i kërkoi të hiqte dorë nga Satanai.
Franz Kafka
“Më vrit, ndryshe je vrasës”, janë fjalët e fundit të Kafkës që i drejtoheshin mjekut të tij, i cili nuk donte t’i bënte një mbidozë vdekjeprurëse morfine. Kafka vuante nga tuberkulozi dhe nuk mund të fliste ditët e fundit të jetës.
Aldous Huxley
Aldous Huxley, autori i librit të mirënjohur “Më e mira e botëve”, para se të vdiste, i kërkoi së shoqes t’i jepte një dozë LSD – një lloj droge e njohur për efektet psikologjike – në mënyrë që të ikte nga kjo botë në gjendjen mendore që dëshironte vetë.
Johann Wolfgang von Goethe
Fjalët e fundit të Gëtes ishin: “Më shumë dritë”! Natën para se të vdiste, shkrimtari i njohur gjerman kishte diskutuar me nusen e djalit për fenomenin optik.
Jane Austen
Jane Austen, e pyetur nga e motra se çfarë dëshironte pak para fundit, thotë: “Nuk dua asgjë përveçse të vdes”!
James Matthew Barrie
“Nuk mund të fle”! Para se të vdiste, Barrie i dha spitalit të Londrës të drejtat e kryeveprës së tij, “Piter Pan”. Ky spital vazhdon edhe sot e kësaj ditë të përfitojë nga trashëgimia.
Hunter S. Thompson
Hunter S. Thompson, para se të vriste veten shkroi në letër: “Qetësohu, nuk do të dhembë”!
Edgar Allan Poe
“Zot, ndihmoje shpirtin tim të shkretë!”, ishin fjalët e fundit të Edgar Allan Poe. Vdekja e tij ishte e mistershme dhe ende nuk ka të dhëna se çfarë i ndodhi në ditët e fundit të jetës.
Lev Tolstoi
Tolstoi në fund të jetës e braktisi shtëpinë dhe u mundua të jetonte mes njerëzve. Fjalët e fundit para se të ndërronte jetë: “Dua shumë gjëra, i dua të gjithë njerëzit”.
Emily Dickinson
“Duhet të shkoj, mjegulla po shtohet”, ishin fjalët e fundit të saj, që kishte zënë shtratin për shtatë muaj para se të ndërronte jetë.
Eugene O’Neill
“E dija! I lindur në një dhomë hoteli dhe si për dreq po vdes në një dhomë hoteli”. O’Neill vdiq nga pneumonia, pasi kishte vuajtur edhe nga Parkinsoni, çka e kishte bërë të paaftë për të shkruar për vite të tëra./KultPlus.com
Rexhep Çeliku ishte vallëtar i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë, i cili për lëvizjet e tij të veçanta të trupit, mori titujt më të lartë që mund të ndajë shteti i Shqipërisë, për dikë që ka dhënë kontribut të madh në një fushë të caktuar, shkruan KultPlus.
Ai ka interpretuar në mbi 8 mijë shfaqje, dhe 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.
Me arsyetimin”për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”, ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, i dha titullin “Mjeshtër i Madh”.
Ndërsa në vitin 2018, presidenti Ilir Meta, i dha çmimin “Nderi i Kombit”.
Çeliku vdiç më 12 janar 2018, në moshën 62 vjeçare.
KultPlus ju sjell video me një vallëzim të mrekullueshëm të Çelikut me Liliana Cingun dhe Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë./KultPlus.com
Kishte tentuar edhe herë të tjera, por fatkobi i kishte buzëqeshur atë ditë fundmarsi për t’i dhënë fund jetës. Më 28 mars 1941 , pasi i shkroi një letër lamtumire të shoqit, Virginia Woolf mbushi xhepat e saj me gurë dhe rrëshqiti në lumin Ouse, në Rodmell, një fshat i vogël në Sussex, ku çifti u strehua në momentet më të vështira.
Më poshtë letra prekëse që kjo shkrimtare e jashtëzakonshme i lë Leonardit dhe disa nga mendimet e saj më domethënëse.
Shumë i shtrenjtë,
Ndihem e sigurt se do të çmendem sërish. Ndjej se nuk mund të kalojmë një tjetër nga ato kohë të tmerrshme. Dhe këtë herë nuk do të mund të shërohem. Filloj të dëgjoj zëra, nuk mund të përqendrohem. Kështu që unë po vendos të bëj atë që më mendoj se është më mirë e mundshme. Ti më ke dhënë lumturinë më të madhe që jeta ka patur bujarinë të më japë. Ju keni qenë në çdo kuptim për mua gjithçka që mund të jetë një person i shtrenjtë. Nuk mendoj se dy njerëz mund të ishin më të lumtur derisa të ndodhte kjo e keqe e tmerrshme. Nuk mund të luftoj më. E di që po të shkatërroj jetën, se pa mua mund të punoje. Dhe ju do, e di. E shihni, as që mund të shprehem mirë. Nuk di të lexoj. Ajo që dua t’ju them është se ju kam borxh gjithë lumturinë që kam pasur në jetën time. Ke pasur durim të pafund me mua, ke qenë tepër i mirë. Unë dua t’ju them se – të gjithë e dinë këtë. Nëse dikush mund të më shpëtonte, ishe ti. Gjithçka më ka ikur, përveç sigurisë së mirësisë sate. Nuk mund të vazhdoj më të të shkatërroj jetën.
Nuk mendoj se dy njerëz mund të ishin më të lumtur se ne.
V.
(Në foto: Virginia Stephen dhe Leonard Woolf në një foto të vitit 1912, dhe faksimile e letrës e lamtumirës që Virginia i lë bashkëshortit)
Duke marrë përsipër fuqinë e Perandorisë Britanike për të siguruar pavarësinë për Indinë, Mahatma Gandhi u bë një nga njerëzit më të njohur në botë dhe një model i qëndrueshëm për Martin Luther King Jr dhe heronj të tjerë të të drejtave civile.
Kjo është e gjitha nga njohuritë e zakonshme, por këtu janë disa gjëra që mund të mos i keni ditur për një nga gjigantët e vërtetë politikë të shekullit të 20-të.
1. Emri i tij nuk ishte Mahatma
Emri i parë i Gandit ishte Mohandas. ‘Mahatma’ është një titull që tregon dashuri dhe respekt, i cili përafërsisht përkthehet si ‘shpirt i madh’. Mendohet se një mik i tij, Pranjivan Mehta, ishte i pari që iu referua Gandit si ‘Mahatma’ me shkrim, në një letër të vitit 1909. Kjo ishte dekada përpara se ai të bëhej një figurë me famë botërore.
2. U martua në moshën trembëdhjetë
Në vitin 1883, Gandi trembëdhjetë vjeçar u martua me 14-vjeçarin, Kasturbai Kapadia në një martesë të rregulluar sipas normave kanunore. “Meqenëse nuk dinim shumë për martesën, për ne kjo do të thoshte vetëm të vishnim rroba të reja, të hanim ëmbëlsira dhe të luanim me të afërmit”, kujtoi Gandhi më vonë. Ai lindi fëmijën e tij të parë kur ishte vetëm 16 vjeç, por foshnja jetoi vetëm disa ditë. Çifti vazhdoi të kishte katër fëmijë të tjerë që mbijetuan deri në moshën madhore.
3. Ai ishte në Londër në kohën e Jack the Ripper
Gandhi është aq i lidhur me ngjarjet titanike të shekullit të 20-të, saqë mund të jetë e çuditshme ta imagjinosh atë si një zotëri të shquar të shoqërisë viktoriane. Por kjo është pikërisht ajo që ai u bë gjatë studimeve për drejtësi në Londër. Me të mbërritur në shtator 1888 – pikërisht në mes të vrasjeve të Jack the Ripper – ai ishte i prirur të shoqërohej dhe të bënte miq në qytet. Përveç marrjes së mësimeve të vallëzimit, ai u bashkua me Shoqërinë Vegjetariane dhe shërbeu në komitetin ekzekutiv me një farë Arnold Hills – njeriu që vazhdoi të themeloi klubin e futbollit që u bë West Ham United.
4. Vuante nga frika e skenës
Gandi ishte jashtëzakonisht i butë dhe i turpshëm nga natyra. Gjatë një debati në Shoqërinë Vegjetariane të Londrës, ai ndjeu një frikë të tillë, saqë dikush tjetër duhej të lexonte argumentet e tij në emër të tij. Ishte një pengesë serioze për karrierën e tij në zhvillim si avokat. Herën e parë që ai u përpoq të merrte në pyetje një dëshmitar, ai u nervozua aq shumë sa u rrëzua përsëri në karrigen e tij dhe thjesht hoqi dorë nga çështja, duke ia kthyer tarifën klientit të tij (me sa duket i pakënaqur).
5. Ai fillimisht u bë një aktivist për të drejtat civile në Afrikën e Jugut
Gandhi është sinonim i luftës për pavarësinë e Indisë, por ai u bë fillimisht një kryqtar i të drejtave civile në Afrikën e Jugut. Pasi mbërriti në vitin 1893 për të punuar si nëpunës ligjor në një firmë indiane, ai përjetoi një racizëm të tillë të përditshëm, duke përfshirë dëbimin nga një vagon treni të klasit të parë pavarësisht se kishte një biletë, sa që vendosi të luftonte atë që ai e quajti ‘sëmundja e thellë e paragjykimeve ndaj ngjyrave’ . Ai themeloi një organizatë për të luftuar diskriminimin dhe një herë u sulmua dhe gati u vra nga një turmë e bardhë në Durban.
6. Ai ndihmoi Perandorinë Britanike
Pavarësisht pakënaqësisë së tij me qëndrimet raciste kolonialiste, i riu Gandhi ndihej gjithashtu patriot ndaj Perandorisë Britanike. Gjatë Luftës së Boerit më 1899-1902, ai mori përsipër të formonte Korpusin e Ambulancës Indiane Natal, duke mbledhur qindra vullnetarë për të larguar trupat britanike të plagosur nga vijat e para në spitalet në terren.
“Ndjeva se, nëse kërkoja të drejta si qytetar britanik, ishte gjithashtu detyra ime, si e tillë, të merrja pjesë në mbrojtjen e Perandorisë Britanike,” tha Gandhi më vonë.
7. E kultivoi me kujdes imazhin e tij
Veshja e rrobës dhe shallit të bardhë tashmë ikonë nuk ishte thjesht një çështje e traditës indiane për Gandin. Ishte një lëvizje politike, të cilën ai e miratoi shumë qëllimisht më 22 shtator 1921. Ishte pjesë e shtytjes së tij për të inkurajuar indianët që të bojkotonin rrobat e prodhuara nga jashtë dhe të përqafonin pëlhurën e prodhuar me dorë, të njohur si khadi. Lëvizja rikrijoi plotësisht imazhin e Gandit për të gjitha kohërat.
8. Ai ishte mik me Leo Tolstoin
Gandi kishte një miqësi të rëndësishme me romancierin e madh rus, Leo Tolstoy, autor i librit ” Lufta dhe Paqja” . Shkrimet e Tolstoit për rezistencën jo të dhunshme kishin një ndikim kaq të madh te Gandi, saqë, në vitin 1909, ai i shkroi Tolstoit duke kërkuar udhëzime dhe këshilla. Kjo bëri që dy burrat të kishin një letërkëmbim të dendur, duke filozofuar për parimet e jodhunës. Në përgjithësi mendohet se letra e fundit e Tolstoit drejtuar Gandit ishte gjëja e fundit që ai shkroi ndonjëherë.
9. Gandi u kthye në Londër (dhe qëndroi në East End)
Në vitin 1931, Gandi u kthye në Londër për tre muaj bisedime me politikanët e Mbretërisë së Bashkuar rreth reformave kushtetuese në Indi. Megjithëse qeveria e ftoi atë të qëndronte në një hotel prej pelushi në West End, Gandhi në vend të kësaj zgjodhi të flinte në një qendër komunitare në Bromley-by-Bow të klasës punëtore. Ai shijonte shëtitjet e gjata në East End, u përzje me vendasit, priti dashamirës të famshëm, përfshirë Charlie Chaplin, dhe sipas një shikuesi ” gjithmonë i pëlqente të përshëndeturit e shpejtë të zgjuarsisë së Cockney” .
10. Ai nuk e fitoi kurrë çmimin Nobel për Paqen
Gandhi u përfshi për herë të parë në listën e ngushtë për Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1937, por këshilltari i komitetit Nobel ishte skeptik, duke thënë se edhe pse Gandi ishte jo i dhunshëm, besimet e tij nacionaliste indiane nxitën dhunën midis ndjekësve. Gandhi u fut në listën e ngushtë për herë të dytë në 1947, por përsëri ai u refuzua për nacionalizmin e tij. Ai u vra në vitin 1948 dhe në mënyrë domethënëse. Atë vit nuk u dha asnjë çmim Nobel për Paqe.
11. Gandi u qëllua nga një hindu tjetër
Gandi u vra ndërsa vendi i tij u përball me pasojat e përgjakshme të ndarjes (kur India dhe Pakistani formuan kombe të veçanta). Por ishte një tjetër hindu, dhe jo një mysliman, ai që vrau babanë e kombit. Nathuram Godse, një nacionalist hindu, u zemërua që Gandi ishte ‘shumë i butë’ ndaj Pakistanit dhe – pas disa përpjekjeve të dështuara, qëlloi për vdekje Gandin më 30 janar 1948.
Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte është duke punuar në restaurimin e objekteve me rëdnësi të vecantë për trashëgiminë kulturore në Kosovë, shkruan KultPlus.
Së fundmi kanë përfunduar punët ë shtëpinë e Ryshyt Këpuskës në Gjakovë, ku ministri i MKRS-ë Hajrulla Çeku ka sjell pamjet e këtij intervenimi. KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e ministrit Çeku.
Pamja pas restaurimit e shtëpisë tradicionale ‘Ryshyt Këpuska’ në Gjakovë.
Jemi krenarë për punën që po bëhet nga profesionistët, për restaurimet e aseteve të trashëgimisë kulturore. Kështu e ruajmë kujtesën historike të vendit dhe e formësojmë të ardhmen./ KultPlus.com
Të dua baltë shqiptare Të dua egërsisht! dëshpërimisht! si ujku pyllin, si vala valën, si balta baltën. Se gjer mbi gju jam brenda teje, se lerë kam këtu, si baba, si gjyshi. Të dua baltë shqiptare! se gjer mbi bel, e përmbi bel jam brenda teje s’dal dot se s’dua! Se ti më lidh e më mban me mjaltë e me pelin.
Se këtu vdekur ka, këtu, nëna dhe baba e gjyshër-stërgjyshi. Të dua baltë shqiptare Magjistare e ëmbël si vetë vdekja. se thellë jam këtu brenda teje gjer mbi gju gjer mbi bel e gjer mbi krye. Dhe dua fort të dehem të prehem (ah që tani!) Brenda teje./ KultPlus.com
Regjisori, antropologu, dhe drejtuesi i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Lum Çitaku, është ftuar të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit. Lumi ka afër dy dekada karierë të pasur në filmbërje, arte vizuele, dhe mbi 10 vite përvojë në menaxhim të kulturës. Ai ka punuar si regjisor e krijues, drejtues programesh kulturore e kinematografike, producent, ligjërues dhe hulumtues i filmit e mediave te reja në kontekste të ndryshme kulturore e teknologjike.
“Jam i gëzuar dhe nderuar t’i bashkohem Akademisë Evropiane të Filmit, me të cilën po bashkëpunojmë edhe me ngushtë në projekte të përbashkëta që kontribojnë në zhvillimin artit e kulturës së filmit, mbrojtjen dhe festimin e trashëgimisë kinematografike, si dhe edukimin e audiencave në vend dhe Evropë”
Lumi ka përfunduar studimet e nivelit Master në Antropologji Vizuele dhe të Mediave (Departamenti i Shkencave Politike dhe Sociale – Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Sociale në Universitetin Freie në Berlin). Paraprakisht ka përfunduar studimet Bachelor në Arte dhe Shkenca të Aplikuara nga Instituti i Teknologjisë i Roçesterit. Si bursist programit YCS të EU-së – që ka për qëllim ndërtimin e një shërbimi civil profesional dhe apolitik në Kosovë, Lumi i është bashkuar Qendrës Kinematografike të Kosovës në janar 2019, për të vazhduar kontributin në fushën e filmit edhe nga përbrenda institucioneve, dhe nga korriku 2021 e udhëheqë institucionin qëndror të filmit.
Akademia Evropiane e Filmit është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themelues si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj. Akademia Evropiane e Filmit është themeluar për t’i avancuar interesat e industrisë së përbashkët evropiane të filmit, dhe edukuar e kultivuar audiencat e të gjitha moshave për kinemanë evropiane./ KultPlus.com
Një tjetër restaurim që Teqen e Sheh Lites në Gjakovë e ka rikthyer në një hapësirë të qasshme ku besimtarët mund të vazhdojnë të kryejnë ritualet e tyre.
Me qëllim të ruajtjes së origjinalitetit, punimet janë kryer me kujdes të veçantë në dy objektet e saj.
Ndërhyrjet janë bërë në kuadër të programit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social”, bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës, Bashkimit Europian dhe UNDP-së./ KultPlus.com
Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka është ndalur të flas për herë të parë për udhëtimin e tij në Novi Sad të Serbisë, atje ku u ndesh me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Ai ka thënë se nuk ishte vendim i lehtë për të shkuar atje, por dëshira e madhe për ta ndihmuar Zvicrën bëri që ta marr një vendim të tillë pas konsultimit me trajnerin Murat Yakin.
“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Murat Yakin para ndeshjes për të shkuar apo jo. Ishte gjithmonë e qartë për mua se doja të vija dhe të luaja futboll. Nuk ishte një vendim i lehtë për të gjithë të përfshirët në këtë situatë. Por, më vjen mirë që u kthyem me tre pikë”, ka thënë Xhaka i cili shënoi një gol shumë të bukur ndaj tyre.
Xhaka pritet të luajë ndeshjen e tij të 112-të ndërkombëtare me Zvicrën sonte kundër Izraelit./ h.ll/abcnews.al
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti bashkë me presidenten e vendit Vjosa Osmani kanë përkujtuar të vrarët në Izbicë të Skenderajt, shkruan KultPlus.
Kryeministri i Kosovës ka ndarë më ndjekësit e tij edhe pamje nga kjo vizitë, njoftim që KultPlus e sjell të plotë.
Në Izbicë të Skenderajit, bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, përkujtuam të vrarët në një nga masakrat më të mëdha gjatë luftës në Kosovë.
Pas rrethimit të fshatit, forcat e Serbisë masakruan 147 burra, pleq dhe fëmijë. Të masakruarit u zhvarrosën nga Izbica, u varrosën në varreza masive. Disa prej të vrarëve u gjetën në Petrovo Selo në Serbi. 24 vite pas, ka ende varre të zbrazëta të atyre që ende janë të zhdukur.
U përkulëm para pllakës përkujtimore e para qendresës së familjarëve. Mirënjohës për forcën e familjarëve që dëshmuan në Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, në proceset kundër Millosheviqit dhe udhëheqësve të tjerë të Serbisë.
Në këtë përvjetor të parë pa të, na mungoi plaku me plis të bardhë, z. Mustafë Dragaj, i mbijetuar dhe dëshmitar i kësaj masakre./ KultPlus.com
Kënga “Big Girls Don’t Cry” e interpretuar nga Fergie u publikua në vitin 2007 dhe u bë shumë e njohur në skenën muzikore. Me tekstet e saj të ndjeshme dhe melodinë që të bën të ndjehesh si në një marrëdhënie dashurie, kjo këngë u bë një hit që e dëgjonte çdo njeri, shkruan KultPlus.
Kënga flet për një marrëdhënie të rëndësishme që po shkon në një rrugë të keqe dhe Fergie në këtë këngë thotë që “vajzat e mëdha nuk qajnë”. Ajo flet për forcën dhe aftësinë për të bërë gjërat e duhura, duke mos e humbur vetveten në një marrëdhënie që po shkon keq. Kjo këngë u bë shumë e rëndësishme për shumë njerëz që ndjeheshin të humbur në një marrëdhënie dhe kishin nevojë për motivim dhe forcë.
Në kohën kur u publikua, “Big Girls Don’t Cry” u bë një hit në të gjithë botën dhe u nominua për disa çmime muzikore. Fergie u bë e njohur si një artiste me një zë të fuqishëm dhe të ndjeshëm, dhe kjo këngë e bëri të njohur në skenën muzikore.
Megjithatë, kjo këngë vazhdon të mbetet e rëndësishme edhe sot për shumë njerëz, pasi mesazhi i saj mbetet i fuqishëm dhe i rëndësishëm për shumë njerëz që mund të ndjehen të humbur në një marrëdhënie.
“Big Girls Don’t Cry” është një këngë që do të vazhdojë të kujtohet dhe të ndjekë zërin e saj në shpirtrat e njerëzve për shumë vite në vazhdim. / KultPlus.com
Vila franceze ku jetonte ish-mbreti britanik Eduard VIII me gruan e tij amerikane, Wallis Simpson, do të hapet për herë të parë për publikun.
Vila Windsor, e shkatërruar në pyjet e Boulogne në Parisin perëndimor do të hapet si muze vitin e ardhshëm, për të përkuar me Lojërat Olimpike të Parisit, pas një rinovimi shumë milionë euro.
Vetëm disa ditë përpara se Mbreti Charles III dhe Queen Consort të bëjnë vizitën e tyre të parë shtetërore në Francë, këshilli i qytetit të Parisit nënshkroi vilën në një fondacion bamirësie të angazhuar për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë franceze.
E vendosur në kopshte që shtrihen në 1.5 hektarë, rezidenca me 14 dhoma ishte vendi ku ish-mbreti, i cili skandalizoi shoqërinë britanike pas abdikimit në vitin 1936, jetoi jetën e tij të mëvonshme me gruan e tij. Elizabeth Taylor, Marlene Dietrich dhe Aristotle Onassis ishin në mesin e shumë të pasurve dhe të famshëmve që festuan dhe u shoqëruan në 4 route du Champ d’Entraînement, pasi Duka dhe Dukesha e atëhershme e Windsor e pushtuan atë në 1953.
Çifti jetoi atje derisa vdiqën – duka në 1972 dhe dukesha në 1986. Në ditët para vdekjes së tij, duka u vizitua nga mbesa e tij, Mbretëresha Elizabeth II. Djali i saj, atëherë Princi Charles, gjithashtu e kishte vizituar më parë — një takim i dramatizuar në serinë e tretë të “The Crown”.
Pas vdekjes së Dukeshës së Windsor, qiranë e mori Mohamed Al Fayed, biznesmeni miliarder egjiptian. De Montgolfier tha: “Al Fayed fillimisht e kishte menduar atë si një shtëpi për djalin e tij Dodi dhe kishte planifikuar një drekë fejese atje për Dodin dhe Dianën”.
Por tragjikisht dreka nuk u zhvillua kurrë, tha de Montgolfier, siç ishte planifikuar për ditën pasi çifti u vra në qytet në gusht 1997.
“Katër vjet më parë Mohamed Al Fayed vendosi ta kthejë atë [vilën] në qytetin e Parisit,” tha de Montgolfier.
Një pjesë e arsyes pse fondacionit iu besua shtëpia është sepse ajo ka restauruar me sukses Château de Bagatelle, vetëm disa metra nga Villa Windsor në pyjet e Boulogne.
Puna në vilën, që pritet të zgjasë më shumë se një vit, do të përfshijë instalimin e një sistemi të ri ngrohjeje si dhe masat për të siguruar që ajo të përmbushë standardet e shëndetit dhe sigurisë së shekullit të 21-të. Do të ketë një kafene dhe restorant të vogël në vend dhe hyrja do të jetë falas. Si dhe një muze me një ekspozitë të përhershme që përshkruan në detaje historinë e saj, vila e sapo rinovuar do të përdoret gjithashtu për të organizuar ngjarje.
“Është një shtëpi luksoze me një dhomë të madhe ngrënieje, një sallë të bukur, një bibliotekë dhe një hektar e gjysmë kopshte,” tha de Montgolfier. “Është vetëm 10 minuta nga Place de l’Étoile në një vend vërtet të mrekullueshëm.”/cnn/KultPlus.com
Lady Gaga, e lindur si Stefani Joanne Angelina Germanotta në Nju Jork, u rrit në një familje të pasur me prindër artistë dhe u nxit të ndjekë karrierën e saj muzikore që në moshë të vogël.
Ajo performonte fillimisht në teatër, luante në shfaqjet e shkollës së saj, dhe studionte në CAP21 përmes Tisch School of the Arts të NYU, para se ta linte shkollën për të ndjekur karrierën muzikore. Pas largimit nga një grup rock dhe prishjes së një kontrate me Def Jam Recordings, Gaga punoi si një kantautore për Sony dhe ATV Music Publishing. Prej andej, artisti diskografik Akon vuri re aftësitë e saj zanore dhe e ndihmoi të nënshkruante një marrëveshje të përbashkët me Interscope Records dhe me KonLive Distribution ku edhe filloi punën në albumin e saj të debutimit “The Fame”, shkruan KultPlus.
Albumi u lirua në vitin 2008 dhe u bë një sukses i menjëhershëm në mbarë botën. Në vitin 2009, ajo fitoi çmimin Grammy për këngën e saj “Poker Face”, dhe karriera e saj filloi të ndizet si një zjarr.
Gaga vazhdoi të publikonte album pas albumit dhe këngë pas kënge, duke përjetuar suksesin me këngë të tilla si “Bad Romance”, “Born This Way”, “Applause”, dhe shumë të tjera. Ajo gjithashtu u bë një ikonë e stilit dhe modës, duke sjellë stile të reja dhe të ndryshme në modën botërore.
Në vitin 2018, Gaga ishte në një prej rolave kryesore në filmin “A Star is Born”, ku ajo dëshmoi talentin e saj jo vetëm si këngëtare, por edhe si aktore. Roli i saj si Ally, i cili vë në pah aftësitë e saj vokale dhe emocionet e thella, solli një nominim për Oscar dhe fitoi çmime të tjera të rëndësishme në botën e kinemasë.
Përveç karrierës së saj muzikore dhe kinematografike, Gaga ka qenë një mbështetëse e pashoqe e të drejtave të LGBT, si dhe një zë i fuqishëm kundër dhunës dhe keqtrajtimit seksual. Ajo gjithashtu ka qenë një aktiviste e rëndësishme në fushën e shëndetit mendor, duke ndihmuar në hapjen e një linje telefoni të ndihmës psikologjike për ata që vuajnë nga ankthi, depresioni dhe vetëvrasja.
Nëse shohim në tërësi karrierën dhe jetën e Lady Gagës, kuptojmë që ajo është një personazh i cili ka arritur të bëhet një ikonë në muzikë, modë dhe kinema, ndërkohë që është angazhuar edhe në fusha sociale dhe humanitare.
Me një fanellë të shkruar “Be Kind” (të jesh i këndshëm) në koncertet e saj, Gaga ka kujtuar njerëzit që në kohët e vështira, mënyra më e mirë për t’i dhënë kuptim jetës është të tregohen të këndshëm dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.
Sot, në ditën e saj të ditëlindjes, adhuruesit e saj vazhdojnë të urojnë dhe shpresojnë që ajo të vazhdojë të jetë një frymëzim dhe një zë i fuqishëm në muzikë, modë, kinema dhe në luftën për të drejtat dhe shëndetin e njerëzve në të gjithë botën. / KultPlus.com
Rrënojat e lashta romake në Pompei janë pajisur me panele diellore të padukshme, në një lëvizje që do të kontribuojë në përpjekjet për qëndrueshmërinë e sitit arkeologjik dhe në uljen e kostove. Panelet novatore, të cilat shkrihen në sfond duke imituar materialet tradicionale, u instaluan në Shtëpinë e Cerere, në një termopolium – një bar rostiçeri romake – dhe në Shtëpinë e Vettii-ve, e cila u rihap së fundmi pas 20 vitesh punë restauruese.
“Ato duken tamam si pllakat terrakote të përdorura nga romakët, por ato prodhojnë energjinë elektrike që na nevojitet për të ndezur afresket”, tha Gabriel Zuchtriegel, drejtori i parkut arkeologjik të Pompeit, në një deklaratë për shtyp.
Çdo vit, 3.5 milionë turistë eksplorojnë rrënojat e mëdha të qytetit të lashtë romak, i cili u varros nga shpërthimi i malit Vezuvius në vitin 79 pas Krishtit. Por për shkak të madhësisë së Pompeit, faturat e energjisë janë të shtrenjta dhe metodat konvencionale të sigurimit të energjisë në të gjithë sitin mund të kërcënojnë pamjen e tij.
“Pompei është një qytet antik i cili në disa pika është ruajtur plotësisht,” tha Zuchtriegel. “Meqenëse kishim nevojë për një sistem të gjerë ndriçimi, ne mund të vazhdonim të konsumonim energji, duke lënë shtylla dhe kabllo përreth dhe duke shpërfytyruar peizazhin, ose të zgjidhnim ta respektonim atë dhe të kursenim miliona euro.” Teknologjia e re do të ndihmojë vendin arkeologjik të shkurtojë faturat e energjisë dhe ta bëjë atë më të këndshëm, shtoi ai.
Panelet diellore të padukshme – ose “pllakat tradicionale PV” siç njihen teknikisht – u krijuan nga kompania italiane Dyaqua. Ato mund të dizajnohen që të duken si gur, dru, beton ose tulla dhe të fshehura në mure, dysheme dhe çati, sipas Elisabetta Quagliato, familja e së cilës zotëron Dyaqua, në deklaratën për shtyp.
“Ne jemi një sit arkeologjik, por duam të jemi gjithashtu një laborator real për qëndrueshmërinë dhe vlerësimin e trashëgimisë jomateriale,” tha Zuchtriegel. “Iniciativa jonë nuk është thjesht simbolike. Nëpërmjet miliona turistëve që na vizitojnë çdo vit, ne duam t’i dërgojmë një mesazh botës: trashëgimia kulturore mund të menaxhohet ndryshe dhe në një mënyrë më të qëndrueshme.”
Vende të tjera në Itali që përdorin teknologjinë e padukshme diellore janë komuna Vicoforte në Itali dhe së shpejti muzeu i artit bashkëkohor të Romës Maxxi. Ndërtesat publike në Evora, Portugali dhe Split, Kroaci do të instalojnë gjithashtu panelet, sipas deklaratës për shtyp.
Përdorimi i kohëve të fundit i këtyre paneleve nga Pompei është vetëm fillimi, tha Zuchtriegel. “Që tani e tutje, ne do ta marrim parasysh këtë zgjidhje për të gjitha projektet e ardhshme të rinovimit dhe restaurimit.”/cnn/KultPlus.com
Pati një fëmijëri të vështirë. Bëri një jetë plot peripeci dhe brenga shëndetësore. Tentoi dy herë të vetëvritej, por “e treta e vërteta” e çoi atë në udhën pa kthim. Iku më 28 mars 1941 duke lënë pas një letër mirënjohjeje për bashkëshortin dhe një vepër, e cila më shumë se për gjithçka tjetër, flet për jetën e saj.
Bëri një jetë përpëlitjesh nëpër dallgë duke ndjekur brigjet që gjithnjë i fashiteshin sapo e kaplonin në behje. Jo dhe aq e ndëshkuar nga fati se sa nga joshja e një loje rreziku që i’u bashkëngjit pandashëm në andjen për ballafaqje dhe krisje në copëzat më të brishta dhe ndjesitë prej prushi të atij kurmi që digjej si prej pasionit ashtu edhe prej dhimbjes.
Letërsia që shkroi Virginia Woolf nuk ndryshon shumë nga jeta që ajo bëri. Mendimi filozofik e i ndjeshëm që përshkonte trupin e kësaj anglezeje, që iluminoi Britaninë e shekullit XX, e bënte atë të ishte ndryshe.
Ashtu e veshur me fustanet e saj të thjeshta, të mbërthyera deri nën qafën e hollë, ecte çdo mbrëmje rrugëve të Londrës. Ashtu si zonja Dolloway, një prej personazheve më të njohura të letërsisë së saj, Virginia Wolf besonte te dashuria. Dhe kur kjo forcë që e lidhte më shumë me të shkruarin kishte ikur prej saj, ajo u ngjasonte gërmadhave të një qyteti, që nuk do të ringrihet.
Ditarët që ajo ka lënë pas, tregojnë se gruaja gati e trishtuar në kujtesën e bashkëkohësve të saj, kishte bërë një jetë si në librat që shkroi.
Asgjë nuk e kishte penguar të ndiqte rrugën drejt shtigjeve të fshehura të zemrës. Klarisa Dalloway, gruaja që u end gjatë rrugëve të Londrës, duke u endur kujtimeve të rinisë së hershme dhe dyzimit në duhet të takonte të dashurin e saj të parë tani që ishte në qytet, është vetë Woolf.
Vetëm mendimi se ai ishte në qytet, e kishte bërë të mos ndihej e qetë; takimi me të do të ishte një ringjallje e asaj që kishte kaluar. Iu desh kaq kohë ta harronte, dhe ja ai është sërish aty. Duket sikur ca fije të padukshme lidhin nga larg shpirtrat që ndajnë të njëjtën ëndërr. Ai ishte aty si për t’i kujtuar se ishte koha për të shkruar. “Nëse duhet të jem e lumtur, është e nevojshme që çdo ditë të merrem me nga pak letërsi”, i thoshte ajo dikur.
Virginia Woolf lindi në Londër, më 25 janar 1882, nga prindër me përvoja të tjera martesore. Julia Prinsep, e ëma, një grua mjaft e bukur dhe e kultivuar, vejushë kishte pasur tre fëmijë George, Gerald e Stella, në martesën e dytë lindi vajzat Virginia dhe Vanessa (me të cilën raporti i Virginia-s ishte mjaft i ngushtë) dhe djemtë Thoby e Adrian. Kurse Leslie Stephen, i ati, historiograf dhe kritik, i ve edhe ai, gjatë martesës së parë kishte pasur një vajzë me të meta mendore, Laura.
Virginia u edukua në shtëpi nga prindërit, sipas traditave viktoriane. Dhembjet e para të jetës së saj, qenë vdekja e së ëmës kur ishte vetëm 13 vjeçe dhe menjëherë më pas e së motrës, Stella, që i shkaktuan kriza të mëdha pasigurie. Gjatë periudhës së zisë, i ati nuk arriti të ishte aspak një mbështetje e mirë, as për Virginia-n e as për fëmijët apo thjeshtrit e vet, dhe ajo, e vetme, e pambrojtur, nisi të vuante nga indiferenca e botës mashkullore.
Edhe pas vdekjes së të atit, depresioni i saj u thellua, duke u ndier në faj se pse nuk ia kishte shprehur plotësisht dhembshurinë e saj. Virginia arriti që gjithsesi të jetonte një jetë normale, të ishte aktive dhe e impenjuar me të shkruarin apo udhëtimet. Në vitin 1904 tentoi për të parën herë të vriste veten; ngushëllimi më i madh ishte miqësia me Violet Dickinson-in, që e mirëpriti në shtëpinë e saj, e kuroi dhe pastaj e prezantoi në “Guardian”, të përjavshmen londineze. Në vjeshtën e këtij viti, së bashku me të motrën Vanessa dhe vëllezërit Thoby dhe Adrian, Virginia u shpërngul në Gordon Square, në lagjen angleze të Bloomsbury-t, ku mori jetë grupi “Bloomsbury”, një rreth intelektual shkrimtarësh dhe artistësh, që për një tridhjetëvjeçar i dha zë skenës kulturore angleze, duke u mbledhur çdo javë në shtëpinë e botuesit Leonard Woolf për të diskutuar për artin, letërsinë dhe politikën. E lirë më në fund nga prania e të vëllezërve, si ajo ashtu edhe Vanessa, u stimuluan nga ambienti i ri ku ishte futur, me një entuziazëm të rigjetur. Ajo nisi të botonte në suplementin letrar të “Times” të parat kritika letrare. Më 10 gusht të vitit 1912 u martua me Leonard Woolf-in, por shumë shpejt filloi të jepte shenjat e para të një çekuilibrimi mendor dhe tentoi për të dytën herë vetëvrasjen me helm. E mori veten edhe në sajë të të shoqit, që për ta bërë të rifitonte besimin dhe ekuilibrin, i propozoi të themelonin një shtëpi botuese. Kështu lindi “Hogarth Press”, që botoi vepra shkrimtarësh të talentuar, mes të cilëve edhe Mansfield dhe Eliot.
Në vitin 1922, kushtet e saj të brishta mendore pësuan një goditje tjetër, kësaj radhe nga kritikët, mes të cilëve edhe vetë Mansfield-i, të cilët bënë copash romanin e saj “Night and Day” (Natë dhe ditë). Asaj kohe i takon edhe miqësia e saj me Vita Sackville-West-in, shkrimtare dhe poeteshë, nënë e dy fëmijëve me tendenca lesbike të pafshehura (por edhe Woolf-i në rininë e saj kishte qenë e tërhequr nga gratë), me të cilën Virginia nisi një marrëdhënie që nuk e dëmtoi marrëdhënien me Leonardin e që u bë burim frymëzimi. Ishte ajo që e krijoi personazhin Orlandon në romanin me të njëjtin emër. Me kalimin e viteve, edhe pse e vijoi aktivitetin letrar, krizat depresive u bënë gjithnjë e më të shpeshta, duke u përkeqësuar për shkak të fobive që lindnin nga Lufta e Dytë Botërore (Virginia ishte edhe pacifiste e bindur), derisa më 28 mars të vitit 1941, pasi i shkroi një letër lamtumire të shoqit, mbushi xhepat e xhaketës me gurë dhe humbi në lumë.
“E ndiej se po çmendem përsëri. Kësaj radhe nuk do të shërohem. Po filloj të dëgjoj zëra. Nuk arrij të përqendrohem. Prandaj po bëj atë që duket gjëja më e mirë për t’u bërë. Ti më ke dhënë më të madhen lumturi që mund të jepet. Nuk besoj se dy persona do të mund të kishin qenë më të lumtur përpara se të arrinte kjo sëmundje e tmerrshme. Nuk mund të luftoj më… Ajo që dua të them është se gjithë lumturinë e jetës sime e kam prej teje. Ke qenë plotësisht i urtë me mua dhe pabesueshmërisht i mirë. Nëse ndokush do të kishte mundësi të më shpëtonte, do të ishe ti…”.
Ishte 63 vjeçe. Ndarja e saj nga jeta nuk ishte e lehtë për burrin që i kishte kushtuar gjithë jetën kësaj gruaje të pazakontë, që e kishte dashur që ditën e parë kur e pa të hynte në takimet letrare në apartamentin e tij, me një fletore të vogël në dorë. Vite më vonë, mes koleksionit të letrave të tij, u gjet kjo letër…
“E di që Virginia nuk do të vijë nga studioja e saj përmes kopshtit, e megjithatë shoh në atë drejtim duke e kërkuar. E di që është e mbytur e megjithatë pres ta dëgjoj të hyjë. E di që libri ka mbaruar, megjithatë e kthej faqen.”
Virginia Woolf vazhdon të mbetet edhe sot si një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë. Libri i saj “Një dhomë më vete”, hyn në ato traktate që sollën ndryshime në emancipimin e gruas, dhe rolin e saj në shoqëri. “Që një grua të shkruajë letërsi, duhet të ketë para dhe një dhomë më vete”, shkruan Woolf. / Albert Vataj / KultPlus.com
Raymond Clevie Carver Jr. ishte një poet, shkrimtar dhe eseist amerikan, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të fundit të shekullit të 20-të. I lindur në Clatskanie, Oregon në vitin 1938, stili i të shkruarit i Carver karakterizohej nga proza e tij e lirë, minimaliste dhe fokusi i tij në jetën e njerëzve të klasës punëtore.
Më poshtë po sjellim një intervistë të veçantë të realizuar nga Claude Grimal me shkrimtarin Raymond Carver.
Claude Grimal: Pse zgjodhët të shkruanit tregime kur mund shkruanit, le të themi, romane?
Raymond Carver: Rrethanat e jetës. Isha shumë i ri. U martova tetëmbëdhjetë vjeç. Ime shoqe qe shtatëmbëdhjetë; ishte shtatzënë. Nuk kisha asnjë kacidhe dhe na duhej të punonim gjatë gjithë kohës që të rrisnim dy fëmijët tanë. Ishte e nevojshme gjithashtu që të shkoja në kolegj që të mësoja si të shkruaja, dhe thjesht ishte e pamundur që të merresha me diçka që do të më merrte dy ose tre vjet. Kështu që nisa të shkruaj poezi dhe tregime. Mund të ulesha në tavolinë, të filloja dhe të mbaroja atë që nisja duke u marrë me të vetëm një herë.
A mendoni se jeni poet apo tregimtar i mirë? Cila është marrëdhënia që shihni mes poezisë dhe prozës tuaj?
Tregimet e mia janë shumë më të njohura, por unë vetë pëlqej poezinë time. Marrëdhënia? Si tregimet, si poezitë të dyja janë të shkurtra (Qesh). I shkruaj në të njëjtën mënyrë, dhe do të thosha se efektet janë të ngjashme. Ka një ngjeshje të gjuhës, emocionit, gjë që nuk e gjen në roman. Sikurse e kam thënë shpesh, tregimi dhe poezia, janë më afër njëra-tjetrës se tregimi dhe romani.
Keni të njëjtën qasje ndaj çështjes së imazhit?
Oh, imazhi. E dini, nuk kam ndjesinë, sikur më kanë thënë, që unë i përqendroj poezitë apo tregimet mia në një imazh. Imazhi lind nga historia dhe nuk ndodh e kundërta. Nuk mendoj për imazhet kur shkruaj.
Në cilën traditë poetike e vendosni veten?
Le ta shohim këtë… Nuk para e vras mendjen për Wallace Stevens-in. Më pëlqen William Carlos Williams-i. Më pëlqen Robert Frost, sikurse shumë bashkëkohës të tjerë si: Galway Kinnell, W.S. Merwin, Ted Hughes, C.K. Williams, Robert Hass, shumë poetë bashkëkohorë. Ka një rilindje të vërtetë në poezi bash këto kohë në SHBA. Dhe kjo po ndodh edhe në prozë, sidomos tek tregimtarët.
Për shembull?
Shumë vepra të mira po shkruhen në Amerikë tani. Është kohë e volitshme për shkrimtarët. Tregimet kanë shitje të mira. Ka një numër të madh talentesh të reja. Unë redaktova një antologji, ‘Tregimet më të mira amerikane’, dhe zbulova shkrimtarë për të cilët nuk kisha dëgjuar më parë, të gjithë të mirë. Ndër bashkëkohorët admiroj Richard Ford-in, Tobias Wolff-in, i cili është shkrimtar i klasit të parë, Jayne Anne Phillips-in për disa nga tregimet e saj, Ann Beattie, Barry Hannah, Grace Paley, Harold Brodkey, disa tregime të John Updike dhe Joyce Carol Oates. Britanikun Ian McEwan. Është gjithashtu një shkrimtar i ri, disa prej tregimeve të të cilit më pëlqejnë, Amy Hempel. Si dhe Richard Yates, i cili jetonte në Francë në vitet pesëdhjetë.
Jeni duke menduar për shkrimin e një romani?
Epo, në kohët e sotme mund të shkruaj çfarë të dua, jo vetëm tregime, kështu që ndofta do ta bëj këtë. Kam lidhur kontratën për një përmbledhje tjetër me tregime. Pjesa më e madhe e tyre janë shkruar. Mandej, të shohim. Pas botimit të përmbledhjes së parë, të gjithë donin që të shkruaja një roman. Kishte shumë trysni për këtë. Arrita deri atje sa të pranoja paraprakisht të shkruaja një roman… dhe në vend të tij shkrova tregime. Oh nuk e di, por sidoqoftë unë mendoj për një histori më të gjatë…. e cila mund të shndërrohet në roman. Por nuk ndiej ndonjë detyrim për të shkruar një roman. Do të shkruaj çfarë dua të shkruaj. Më pëlqen liria që kam tani. Kam shkruar poezi dhe ese, ese autobiografike gjithashtu, për John Gardner-in, i cili ishte mësuesi im, për tim at, për problemet e mia me alkoolin që i tejkalova në 1977-ën. Për momentin botuesi im është shumë i kënaqur; tregimet po shiten mirë. Gjërat ecin mbarë.
Çfarë mund të thoni për faktin se në Francë përmbledhja juaj më e fundit me tregime është përkthyer para të parës?
Epo, përparësia ka të bëjë me faktin që tregimet e ‘Katedralja’ janë më të përpunuara, prandaj dhe ky libër i ri do të tërheqë lexues që nuk do të grisheshin prej ‘Çfarë themi kur flasim për dashurinë’. Së fundi, nuk e di… Po, mendoj që botuesi ka bërë një zgjedhje të mirë.
Pra mendoni që mes kohës së botimit të librit të parë dhe të fundit keni ndryshuar mënyrën tuaj të të shkruarit?
Po, shumë. Stili im është më i plotë, më bujar. Në librin tim të dytë, ‘Çfarë themi kur flasim për dashurinë’, tregimet ishin të ngjeshura, shumë të shkurtra, shumë të thukëta, pa shumë emocion. Në librin tim të fundit, ‘Katedralja’, tregimet kanë më shumë hapësirë. Janë më të plotë, më të fortë, më të përpunuar, dhe më me shpresë.
A është kjo diçka e bërë qëllimisht?
Jo, jo qëllimisht. Nuk kam ndonjë program, por rrethanat e jetës time kanë ndryshuar. Kam hequr dorë prej pijes dhe ndofta tani që jam më i moshuar, kam më shumë shpresë. Nuk e di, por mendoj se është e rëndësishme që një shkrimtar të ndryshojë, që duhet të ketë një zhvillim të natyrshëm, dhe jo një vendim. Kësisoj kur e mbaroj një libër, nuk shkruaj gjë për gjashtë muaj, me përjashtim të pak poezive dhe ndonjë eseje.
Kur i shkruani tregimet, a shkruani me idenë e së tërës, një e tërë që do të përbëjë një përmbledhje tregimesh? Apo merreni me secilin prej tyre në mënyrë të pavarur?
Mendoj për to si një e tërë. I shkruaj dhe pak nga pak ideja e së tërës merr formë.
Si i zgjidhni titujt e përmbledhjeve tuaja?
Zakonisht është titulli i tregimit më të mirë. Por është gjithashtu titulli më emocionues. “Çfarë themi kur flasim për dashurinë” është një titull të cilit nuk i reziston dot.
Cilat janë tregimet e tua të parapëlqyera?
“Katedralja.” “Diç e vogël, e mirë.” Ka shumë tregime që nuk më pëlqejnë më, porse nuk do t’ju tregoj se cilat janë. Do të doja të botoja “Tregime të zgjedhura,” por sigurisht jo një përmbledhje të plotë të tregimeve të mia.
“Diç e vogël, e mirë” është fryt i rishkrimit të një tregimi më të hershëm, “Vaska,” i cili nuk është përfshirë në “Çfarë themi kur flasim për dashurinë”.
Po. “Vaska” u botua në një revistë. Nuk e di se çfarë çmimi fitoi, por tregimi më bezdiste. Nuk më dukej se ishte i përfunduar. Kishte ende gjëra për t’u thënë, kështu ndërsa po shkruaja “Katedralja (kurrë nuk kam shkruar një libër më shpejt se atë, le të themi që nuk më mori më shumë se tetëmbëdhjetë muaj), gjërat më ndodhën. “Katedralja” më dukej krejtësisht e ndryshme nga gjithçka kisha shkruar më parë. Po jetoja një periudhë bujarie. Pashë “Vaska” dhe kuptova që tregimi ishte si një pikturë e papërfunduar. Kësisoj iu ktheva dhe e rishkrova. Është shumë më i mirë tani. Dikush madje ka bërë një film mbështetur në të, një djalosh nga Hollywood-i. Australianët, gjithashtu, kanë realizuar një film mbështetur në “Pendët”. E kam parë filmin e parë dhe dukej i mirë, sikurse i dyti. Ata shtuan edhe praninë e një palloi, dhe të një kompleti dhëmbësh. Është shumë për të qeshur.
A mund të na flisni për fundin e tregimeve tuaja? Për fundin e “Katedralja,” për shembull?
Epo, personazhi është plot me paragjykime ndaj të verbërve. Ai ndryshon, rritet. Nuk kisha shkruar kurrë një tregim si ai. Është tregimi i parë që shkrova pasi kisha shkruar “Çfarë themi kur flasim për dashurinë”, dhe këtë e bëra pasi kishin kaluar gjashtë muaj. Pastaj, kur shkrova atë tregim, ndjeva që isha me të vërtetë i ndryshëm. Ndjeva një shtysë të vërtetë, dhe kjo nuk ndodh me cilindo tregim. Por kisha ndjesinë që po merresha me diçka të veçantë. Kisha ndjesinë se kjo ishte shumë emocionuese. I verbëri në tregim ndryshon. Ai e vendos veten ku i takon një të verbëri. Tregimi afirmon diçka. Është një histori pozitive dhe mua më pëlqen shumë për këtë arsye. Njerëzit thonë se është metaforë e diçkaje tjetër, e artit, e bërjes… Por jo, mendova për kontaktin fizik të dorës së të verbrit. Gjithçka është imagjinare. Asgjë si ajo përvojë nuk më ka ndodhur ndonjëherë. Epo, pati një zbulim të jashtëzakonshëm. E njëjta gjë ndodhi tek “Diç e vogël, e mirë”. Prindërit janë me furrtarin. Nuk do të doja të thosha që kjo histori e ngre shpirtin peshë, por, sidoqoftë, ka një fund pozitiv. Çifti është në gjendje të pranojë vdekjen e fëmijës së tyre. Kjo është pozitive. Ka një lidhje shpirtërore mes natyrave të ndryshme njerëzore. Të dyja tregimet kanë një fund pozitiv, dhe mua më pëlqen shumë kjo gjë. Do të isha shumë i lumtur nëse këto dy tregime i qëndrojnë kohës.
A është elementi autobiografik i rëndësishëm në tregimet e tua?
Kjo është e vërtetë për shkrimtarët që pëlqej më shumë: Maupassant, Chekhov. Historitë duhet të lindin prej diçkaje. Sidoqoftë, tregimet që më pëlqejnë kanë elementë të tillë. Duhet të ketë rreshta që i referohen botës së vërtetë.
Kjo është e vërtetë për ju kur shkruani, po a mendoni që biografia juaj mund ta ndihmojë lexuesin?
Jo, jo aspak. Unë përdor vetëm disa elementë të caktuar autobiografikë, ndonjë imazh, një fjali që kam dëgjuar, diçka që kam bërë, dhe pastaj përpiqem ta shndërroj atë në diçka tjetër. Po ka pak autobiografi dhe, shpresoj, shumë imagjinatë. Por gjithmonë ka një element të tillë që ndezin një shkëndijë në rastin e shkrimtarëve si Philip Roth apo Tolstoy, për Maupassan-n, për shkrimtarë që mua më pëlqejnë. Historitë nuk lindin nga hiçi. Duhet të ketë një shkëndijë. Dhe kjo është lloji i historisë që më intereson më së shumti. Për shembull, për “Dhjami,” ime shoqe, gruaja ime e parë, punonte si kameriere, u kthye një natë në shtëpi dhe më tha se ishte një babaxhan si klient, i cili fliste për vete në vetën e parë shumës: “Do të donim pak më shumë bukë… Do të kemi ëmbëlsirën speciale”. Kjo m’u ngulit në mendje; m’u duk e jashtëzakonshme. Dhe kjo ishte shkëndija që krijoi historinë. E shkrova historinë vite më vonë, por kurrë nuk harrova çka më kishte thënë ime shoqe. Shumë më vonë, u ula të punoja dhe pyeta veten se cila do të ishte mënyra më e mirë për të shkruar këtë histori. Ishte vendim i ndërgjegjshëm. Vendosa të shkruaj nga këndvështrimi i kamerieres, jo i gruas time, por kamerieres.
Dhe fundi i historisë, ku gruaja thotë se jeta e saj do të ndryshojë, si e shpjegoni këtë?
Nuk e shpjegoj. Edhe këtu desha të vë diçka pozitive, ndoshta për këtë arsye.
Është histori e rrëfyer në kohën e tashme.
Po. Kjo ishte koha që mua m’u duk më e përshtatshmja. Katër – pesë historitë që botova një vit më parë në “The New Yorker” janë në kohën e tashme. Nuk e di se pse. Është një vendim që e marr pa e ditur pse. Vendimi merret vetë në njëfarë mënyre, por nuk dua t’ju bëj të besoni në diçka të mistershme. Thjesht ndodh kështu.
A përpiqeni të shkruani sipas idiomës amerikane?
Sigurisht. Shpeshherë thuhet se kam vesh të mirë për dialogun, dhe gjëra të tilla. Sigurisht që nuk mendoj se njerëzit flasin ashtu sikur shkruaj. Ndodh si tek Hemingway. Thuhet gjithashtu se ai kishte vesh të mirë, por ai e krijoi gjithë këtë. Njerëzit nuk flasin aspak ashtu. Është punë ritmi.
Cila është rëndësia që i jepni dialogut në tregimet tuaja?
Është e rëndësishme. Mendova që ta zhvilloj subjektin dhe iluminoj personazhet, dhe kështu me radhë. Nuk më pëlqejnë njerëzit që flasin pa asnjë arsye, por mua më pëlqen me të vërtetë dialogu kur njerëzit nuk dëgjojnë atë që thotë tjetri.
A mund të flisni për temat tuaj?
Shkrimtari duhet të flasë për gjëra që janë të rëndësishme për të. Sikur e dini, unë kam dhënë mësim në universitete, në fakt për pesëmbëdhjetë vjet. Atje kisha kohë për të bërë një punë tjetër, dhe kurrë nuk shkrova një histori të vetme për jetën universitare, sepse qe përvojë që nuk la gjurmë në jetën time emocionale. Kam prirjen që të kthehem pas në kohë tek njerëzit që njihja mirë kur isha më i ri, njerëz që më kanë bërë shumë përshtypje… Disa nga tregimet e mia të fundit merren me nëpunës. (Për shembull, atë te “The New Yorker”, “Kushdo që përdorte këtë shtrat”, ku njerëzit diskutojnë gjëra të cilat në tregimet e mia të mëhershme nuk do të diskutoheshin kurrë.) Ai është biznesmen, dhe kështu me radhë. Por pjesa më e madhe e personazheve në tregimet e mia janë të varfër, të hutuar, kjo është e vërtetë. Ekonomia, ajo është e rëndësishme…
Nuk mendoj se jam shkrimtar politik dhe prapëseprapë jam sulmuar nga kritikë të krahut të djathtë në SHBA që më fajësojnë për mos-portretizimin optimist të Amerikës, për mosqenien optimist sa duhet, për shkrimin e historive për njerëz që nuk janë të suksesshëm. Por, këto jetë janë po aq të vlefshme sa ato të njerëzve të suksesshëm. Unë merrem me papunësinë, çështjen e parave, problemet materiale të jetës. Njerëzit shqetësohen për qiratë që duhet të paguajnë, fëmijët e tyre, jetën e tyre familjare. Kjo është themelore.
Kjo është mënyra se si jetojnë 80-90 për qind, apo një Zot e di se sa njerëz jetojnë kështu. Unë shkruaj për një popullsi që nuk bie në sy, njerëz që jo gjithmonë kanë dikë që të flasë për ta. Jam një lloj dëshmitari dhe, pos kësaj, kjo është jeta që unë vetë kam jetuar për një kohë të gjatë. Nuk e shoh veten si zëdhënës, por si dëshmitar i këtyre jetëve. Unë jam shkrimtar.
Si i shkruani tregimet tuaja dhe si i përfundoni ato?
Për sa i përket mbylljes, shkrimtari duhet të ketë një sens të dramës. Nuk arrini në fund me anë të ndonjë mrekullie. Ai gjendet gjatë rishikimit të historisë. Dhe unë e bëj këtë rishikim pesëmbëdhjetë, njëzet herë. I mbaj versionet e ndryshme… nuk e bëja këtë në të kaluarën, por e bëj tani për shkak të koleksionistëve të librave. Më pëlqen puna fizike e shkrimit. Nuk kam një “word processor”, por kam një daktilografist që më jep tekste të qarta të korrektuara… pastaj i rishikoj e rishikoj. Tolstoy e rishkroi “Lufta dhe paqja” shtatë herë dhe e rishikonte deri në momentin e fundit para se të shtypej. Kam parë fotografi që e vërtetojnë këtë! Më pëlqen ky shqetësim për një punë që duhet bërë mirë.
Atëherë ju sigurisht nuk e pëlqeni Kerouac, i cili është shprehur se e ka shkruar “Në rrugë” me t’u ulur para makinës së shkrimit, në një rrotull të gjatë letre?
Po, megjithëse më pëlqen shumë “Në rrugë”. Por jo pjesa tjetër e veprës së tij. Është e palexueshme. I ka kaluar koha shumë shpejt.
Dhe ndofta Kerouac gënjente.
Po, shkrimtarët janë gënjeshtarë të mëdhenj. (Qesh.)
Këtu bëni pjesë edhe ju?
(Qesh.) Zot I madh, jo unë. Unë jam përjashtimi i vetëm.
Cilët shkrimtarë ju interesojnë?
Kur jepja mësim, zgjodha shkrimtarë që më pëlqenin dhe që ishin të vlefshëm për mua si shkrimtar i ri. Flaubert, rrëfimet dhe letrat e tij, Maupassant (për të cilin kam shkruar një poemë, “Pyeteni atë”), Chekhov, Flannery O’Connor, një roman i William Gass-it dhe esetë e tij kritike, Eudora Welty…
Dhe Hemingway, me të cilin krahasoheni kaq shpesh?
Kam lexuar shumë për të. Kur isha 19 apo 20 vjeç lexoja shumë, dhe Hemingway ishte pjesë e atyre që lexoja. Hemingway më interesonte më shumë se sa, bie fjala, Faulkner-i, të cilin e lexoja në të njëjtën kohë. Jam i sigurt që mësova nga Hemingëay, kjo nuk vihet në dyshim, dhe kjo sidomos për sa i përket veprës së tij të hershme. Më pëlqen vepra e tij. Nëse krahasohem me të, jam unë që nderohem. Për mua, fjalitë e Hemingway-t janë poezi. Ka ritëm, kadencë. Unë mund të rilexoj historitë e tij të hershme dhe më duken të jashtëzakonshme si gjithmonë. Ato më këndellin gjithmonë njëlloj. Janë shkrime të mrekullueshme.
Ai ka thënë që proza është arkitekturë dhe se epoka e barokut ka perënduar. Kjo më përshtatet mua. Flauber-i ka thënë pak a shumë të njëjtën gjë, që fjalët janë si gurët me të cilët ndërtohet muri. Unë e besoj këtë plotësisht. Nuk më pëlqejnë shkrimtarë të pakujdesshëm që nuk kanë parime dhe që janë shumë të paqëndrueshëm.
Porse ju flisni shumë për sekretet dhe kurrë nuk thoni se cilat janë ato. Ka një lloj mllefi te lexuesi për shkak të befasisë, le të themi ndërprerjes, në fund tek tregimet tuaja. Ju i mllefosni lexuesit tuaj.
Unë as që e di nëse e di se si i shkruaj historitë. Shkruaj. Nuk kam një program për këtë. Ka njerëz që mund të thonë që një histori zhvillohet, arrin një kulm, dhe kështu me radhë. Për sa më përket mua, unë nuk e di. Shkruaj historinë më të mirë të mundshme që mund të shkruaj… Historia duhet të shfaqë diçka, por jo gjithçka. Duhet të ketë një lloj misteri në të. Jo, nuk dua që lexuesi të mllefoset, por është e vërtete që krijoj një pritje e cila nuk përmbushet.
A mendoni që ka vuajarizëm në tregimet tuaja? Shfaqen shpesh njerëz që përgjojnë njerëz të tjerë, që mrekullohen nga jeta e fqinjëve të tyre, dhe kështu me radhë.
Kjo është e vërtetë. Por mund të thuhet që e gjithë proza është e tillë. Të shkruarit nënkupton thënien e gjërave që normalisht nuk u thuhen njerëzve. (Qesh.) Tek “Fqinjët” ka vuajarizëm, dhe tek “Ideja,” gjithashtu, me çiftin e vjetër, fuqinë seksuale. Po menjëmend. Dhe tek “Fqinjët,” pasi sheh apartamentin e fqinjit, çifti eksitohet seksualisht.
Seksi në tregimet tuaja është i rëndomtë ose çështje që lind nga këqyrja e jetës private të tjerëve. Sikurse tek “Pendët” dhe “Fqinjët”…
Por nuk ka shumë seks në tregimet e mia. Historitë janë goxha të këndshme, sikur është edhe vetë seksi. Është i këndshëm, por jo i flaktë. Është e vërtetë që seksi në tregimet e mia, kur është, ndodh në prapaskenë ose në mënyrë mekanike… Por nuk e di.
Tek “Ideja” vendosni së bashku gjëra që nuk para duket se shkojnë të rrinë bashkë: çifti që përgjon fqinjin e derës ngjitur dhe milingonat nën lavaman. Vendosni bashkë gjëra që nuk duket se kanë ndonjë farë lidhjeje.
Po. Por lidhja duket jo vetëm e mundur, por e pashmangshme. Nuk di si ta shpjegoj. Sërish them që nuk kam një program kur i shkruaj këto tregime. E fillova tregimin pa e ditur se do të shfaqeshin milingonat. Kur nisem, nuk e di se kah do t’ia mbaj. Por unë kam paraardhës të shkëlqyer për sa i përket kësaj. Kur e pyetën një herë Hemingway-n nëse e dinte se di do të përfundonte një histori pasi e kishte filluar atë, ai tha, “Jo, as që e kam idenë.” Flannery O’Connor ka thënë gjithashtu se, të shkruarit përbën zbulim. Ajo nuk e dinte se çfarë do të ndodhte pas çdo fjalie. Por sikurse thashë nuk ndodh ndofarë mrekullie që të arrish në fundin e historisë. Duhet të kesh një sens të dramës. Dhe fundi zbulohet gjatë shkrimit, ose më mirë gjatë rishkrimit, ngaqë unë besoj jashtëzakonisht tek rishkrimi, tek rishkrimi i temës, meqenëse fjala temë bën të mos ndihem rehat, le të themi sensin e historisë, kur rishkruhet sensi i historisë, atëherë, ajo që shkruan ndryshon pak pas secilës herë që bëhet kjo.
A jeni ndopak në dijeni të asaj që po shkruhet aktualisht në Francë?
Hmm, jo… jo që prej “romanit të ri”. (Gjë e mirë, apo jo?). Por duket sikur tregimet nuk janë popullore në Francë. Më kanë thënë që vjet me zor u botuan dhjetë përmbledhje me tregime. Ç’po ndodh? Dhe kur ke një paraardhës si Maupassant!
Nën drejtimin e Klotilda Bushkës në mbledhjen e Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat, Ndreca prezantoi projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992 për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar”.
“Projektligji kërkon shpalljen e 2 marsit 1444, Kuvendi i Besëlidhjes së Lezhës, festë zyrtare në Republikën e Shqipërisë”, tha ai.
Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” e njohur si “Kuvendi i princave shqiptarë”, të cilin e organizoi Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.
Vendimi i Kuvendit ishte krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun. Po ashtu, Besëlidhja e Lezhës vendosi formimin e një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm, krijimin e një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.
Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve.
Deputeti i PS-së, Eduard Ndreca ka kërkuar sot që data 2 mars e Besëlidhjes së Lezhës mbajtur në vitin 1444, të shpallet festë zyrtare.
Nën drejtimin e Klotilda Bushkës në mbledhjen e Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat, Ndreca prezantoi projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992 për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar”.
“Projektligji kërkon shpalljen e 2 marsit 1444, Kuvendi i Besëlidhjes së Lezhës, festë zyrtare në Republikën e Shqipërisë”, tha ai.
Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” e njohur si “Kuvendi i princave shqiptarë”, të cilin e organizoi Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.
Vendimi i Kuvendit ishte krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun. Po ashtu, Besëlidhja e Lezhës vendosi formimin e një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm, krijimin e një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.
Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve./atsh/KultPlus.com
Gjysma e qiellit me re dhe gjysma tjetër e kaltër Këtë harmoni shkrepëtima e prish Gjysma e shpirtit e ngrirë dhe gjysma tjetër e vakët Dhe në gjoks një ankth si iriq.
Ndaj sot nuk do shkojmë kurrkund, As në koncert, as në park, as në varre; Ti shko në dhomën tjeter dhe mbesën përkund Dhe unë po ndez një cigare.
Mbase kujtohet im bir arratisur në botë Dhe prish heshtjen e dhjamur mbi telefon! Ah, kjo cigare që pi është e fortë, E ndiej kur në gjoks më shtrëngon./KultPlus.com
Galeria kornizon në mënyrë të parashikueshme ekspozitën e saj të re rreth artit modern rreth Cézanne, Gauguin dhe Van Gogh. Por kishte gra që pikturonin në atë kohë – pra ku janë kontributet e tyre?
Por kishte gra që pikturonin në atë kohë – pra ku janë kontributet e tyre? ose një ekspozitë në 1936 në MoMA në Nju Jork, Alfred H Bar Jr krijoi një grafik rrjedhash që përshkruan evolucionin e artit modern në Evropë nga impresionizmi përmes një sërë “-izmash” të tjerë, duke kulmuar në abstraksion.
Grafiku është përqeshur gjerësisht për përshkrimin e lehtë për t’u ndjekur të lëvizjeve të artit që evoluojnë në një progresion fiks, pa marrë parasysh asnjë artist që punon jashtë avantgardës pariziane. Ekspozita e re e Galerisë Kombëtare, Pas Impresionizmit: Shpikja e Artit Modern, ndihet si të ecësh nëpër këtë diagram të zhdukur.
Kur galeria shpalli ekspozitën vitin e kaluar, përdoruesit e Twitter kritikuan inkuadrimin e saj rreth tre “figurave kryesore” të Paul Cézanne, Paul Gauguin dhe Vincent van Gogh, dhe mungesën e punës së saj nga gratë. Galeria u përgjigj me një pretendim se më shumë vepra “të mëdha” nga gratë do të shpalleshin në kohën e duhur. Në ekspozitën përfundimtare janë gjithsej pesë vepra të grave: piktura nga Paula Modersohn-Becker, Sonia Delaunay dhe Broncia Koller-Pinell, dhe skulptura nga Camille Claudel dhe Käthe Kollwitz. Ekspozita përfshin gjithsej 94 piktura dhe skulptura, që do të thotë se 5% e ekspozitës është nga gra – në fakt një përmirësim pesëfish i koleksionit të përhershëm të Galerisë Kombëtare, nga të cilat 1% e objekteve janë bërë nga gra.
Përfshirja e punës nga artistet femra vetëm për të shënuar kutitë nuk është një arsye e mjaftueshme për ta bërë këtë; në fakt, është një arsye e keqe. Por kjo shfaqje ka të bëjë me periudhën 1886-1914, në të cilën gratë ishin më shumë se burrat në shkollat e artit në të gjithë Evropën dhe Britaninë dhe në të cilën ato morën pjesë gjithnjë e më shumë në ekspozita, si avangarde, ashtu edhe të sponsorizuara nga shteti. Ekspozita e Galerisë Kombëtare është e paplotë pa përfaqësuar këta artistë. Duke e inkuadruar rreth tre gjenive meshkuj, duke përfshirë një ngacmues të fëmijëve (Gauguin), kuratorët kanë përjetësuar narrativën tradicionale dhe patriarkale të historisë së artit që e sheh atë si një histori të artistëve individualë që punojnë në izolim të shkëlqyer, duke nxjerrë në pah gjuhë pamore krejtësisht origjinale që papritmas prishin mënyrën e krijimit të artit. Vetë impresionistët, në ndikimin e jashtëzakonshëm të të cilëve kjo shfaqje, dhe arti modern në përgjithësi, vendoset vazhdimisht, punuan në bashkëpunim dhe kolektivisht – dhe ekspozitat e tyre përfshinin punë nga tre gra: Berthe Morisot, Marie Bracquemond dhe Mary Cassatt./theguardian/KultPlus.com