Në prag të Krishtlindjes, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit sjell për artdashësit një vepër tipike për ditët e fundit të vitit. Atmosfera e përrallës, ëndrrës dhe ngrohtësisë që sjellin festat, vjen përmes baletit “Arrëthyesi”, të Çajkovskit.
Pas 4 netësh të suksesshme (8, 9, 10, 11 dhjetor) të operës “Carmen”, skena e TKOB do t’i kushtohet baletit “Arrëthyesi”, i cili është vënë dhe më parë në skenë, por këtë muaj sipas teatrit vjen si produksion i ri. Datat në dispozicion të këtij baleti janë 22, 23 dhe 24 dhjetor.
Baleti me dy akte është bazuar në historinë “Arrëthyesi dhe Mbreti Miush” nga E.T.A. Hoffmann, libreti sipas Marius Petipa. Në fillim një balet i porositur nga drejtori i teatrit të Moskës, “Arrëthyesi” menjëherë u bë një nga veprat më popullore që vihet në skena të teatrove të ndryshëm në botë.
Historia te “Arrëthyesi”, flet për një zonjushë me emrin Klara, e cila zvogëlohet sa një miush dhe Arrëthyesi i saj i dashur shkon në luftë së bashku me lodrat e tjera kundër miut të lig. Më vonë ai transformohet në një princ të bukur dhe ata shkojnë së bashku në mbretërinë e zanave floksheqer (Confiturembourg) për të mbretëruar përgjithnjë.
Ky balet është interpretuar dhe transformuar në dhjetra e dhjetra produksione kinematografike, teatrale e televizive. Mes aktorëve më të famshëm që kanë interpretuar “Arrëthyesin” kanë qenë edhe Keira Knightley, Morgan Freeman e Helen Mirren./atsh/KultPlus.com
O ti, dashnija e eme e andrrueme ke mbetun veç e gjallë në lotin tonë, ke mbetun si dëshira e plagueme ndrydhë n’nji varrë të vjetër që më dhemb…
Kush je, ku je, kur vjen e kur po shkon – pse shkon si vjen, e prap ti mue më len n’nji terr të zi, ku drita nuk agon, n’nji vuejtje prore, që vuejtje t’tjera m’bjen.
A thue kanë me kalue dhe shumë agime tue t’thirrë ndër andrrat, vash’e mallit tem, me shpresa që veniten si gjetht në vjeshtë?…
A thue gjithmonë e trishtë kanga ime, Si kanga e bylbyl-qytetit n’gem ka me tingllue n’kte shekull kaq të thjeshtë?!… / KultPlus.com
Bashkia e Pogradecit ka ndezur dekorin e festave të fundvitit, duke ngritur kështu siparin e aktiviteteve festive.
Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale momente nga koncerti i organizuar me fëmijët e veshur me kostume festive, si dhe nga performanca artistike e trupës së qendrës kulturore “Lasgush Poradeci”.
Qindra banorë por edhe vizitorë të shumtë u bënë pjesë e ceremonisë së ndezjes së dritave të dekorit.
Zbukurimet për festat e fundvitit kësaj here nuk janë fokusuar vetëm në qendër të qytetit, por edhe në pedonalen dhe rrugët e tjera të Pogradecit./atsh/KultPlus.com
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë të ditur se në Prishtinë, ka takuar artistin po ashtu britanik, James Walmsley.
Takimi i tyre u zhvillua në kuadër të hapjes së ekspozitës së tij, të titulluar ‘’Memories of Tomorrow’’ (Kujtimet e së nersërmes).
”Kisha kënaqësinë të takoja artistin britanik James Walmsley në hapjen e ekspozitës “Memories of Tomorrow” që ka kuruar për Galerinë Kombëtare e Kosovës. James ka një histori të gjatë bashkëpunimi me artistë kosovarë dhe jam i kënaqur që kemi qenë në gjendje të mbështesim iniciativën e tij të fundit për të organizuar një vizitë nga një ekspert nga Mbretëria e Bashkuar, për të këshilluar galerinë për ruajtjen e artit”./KlanKosova/KultPlus.com
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me bashkëpunëtorë ka vizituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), ku u prit nga U.d. Avni Kastrati dhe stafi tjetër.
Në njoftimin për media nga ASK-ja, thuhet se çështjet kryesore për të cilat u fokusua interesimi i kryeministrit ishin regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (REKOS 2024) dhe digjitalizimi.
Andaj, ai fillimisht vizitoi Qendrën Mbështetëse të Regjistrimit, ku u njoftua nga afër me aktivitetet kryesore, si: puna rreth instalimit të programit në tabletë, serverët e hartave digjitale, planet për regjistrim etj.
Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e tij të plotë se do ta mbështesë ASK-në në realizimin me sukses të Regjistrimit të Popullsisë, si një nga projektet më kapitale me interes kombëtar.
U.d.kryeshefi i ASK-së, Avni Kastrati, e njoftoi kryeministrin për situatën aktuale në ASK, konkretisht sfidat me mungesën e stafit, kapacitetet profesionale, perspektivat dhe procesin e digjitalizimit.
Për më tepër, kryeministri inkurajoi një koordinim sa më të ngushtë ndërmjet Qeverisë dhe ASK-së për të siguruar statistika të sakta dhe gjithëpërfshirëse, të nevojshme për zhvillimin e politikave dhe strategjive të Qeverisë, si dhe për të gjithë shfrytëzuesit e tjerë.
Kjo vizitë është hera e parë, që një kryeministër viziton Agjencinë e Statistikave të Kosovës, e që është një inkurajim shtesë për aktivitet e ndryshme të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
UNI – Universum International College njofton se me datën 19.12.2023 nga ora 11 laureon me çmimin Doctor Honoris Causa, Gianni de Biasi për suksesin e konfirmuar botërisht nëpërmjet trajningut shkencor të Kombëtares së Shqiperisë në të cilën kontribuan edhe shumë lojtarë të Kosovës. Biasi konsiderohet si themelues i shkollës së futbollit modern shqiptar që e vijojnë mjeshtrat tjerë të këtij sporti. Biasi ka bërë tërheqjen e të rinjëve në botën e sportit duke i afruar me modelin e suksesit dhe duke rritur ndjenjën e krenarisë.
Detajet e ngjarjes:
Data: 19.12.2023
Ora: 11:00
Vendi: Kampusi i UNI – Universum International College, Prishtinë
Përveç laurimit me çmimin Doctor Honoris Causa, De Biasi gjithashtu do të jetë folës nderi në darkën e bamirësisë të cilën UNI e organizon në bashkëpunim me Cure2Children për të ndihmuar femijët në Onkologji.
Në margjinat e Forumit Doha, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar deputeten britanike, Alicia Kearns, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe.
“Diskutime në kohë me një mik të dashur të Kosovës, Alicia Kearns në Doha Forum. Diskutuam zhvillimet e sigurisë në rajon, si dhe mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. E falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë”, ka shkruar Osmani në platformën X.
Emocione, nostalgji dhe mirënjohje, pati në skenën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës, mbrëmjen e së shtunës.
Regjisori, mjeshtri i kamerës dhe penës, Dhimitër Anagnosti ishte protagonisti i parë i ciklit të eventeve kulturore “Mirënjohje për artistët e kinematografisë shqiptare” organizuar në qytetin bregdetar.
Në skenë u ndërthurën montazhe të filmave më të njohur të mjeshtrit Anagnosti, interpretime skenike të aktorëve dhe ekzekutimi i kolonave muzikore të filmave nga orkestra e drejtuar nga dirigjenti Oleg Arapi.
Pjesëmarrës në këtë event, ishin dhe emra të mëdhenj të filmit shqiptar, Roza Anagnosti, Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa dhe Kristaq Skrami.
“Emocionuese, e bukur… Me të gjithë grupin. Nuk e bëj vetëm unë dhe Dhimitri por ama i gjithë grupi realizues me orkestër, kolegët e mi të mrekullueshëm”, tha Roza Anagnosti.
“Ishte një mbrëmje e lexueshme emocionuese. Anagnosti është një regjisor i madh”, u shpreh Timo Flloko.
“Sa më shumë kalon koha aq më shumë po vlerësojmë filmat. Aktorët pjesëmarrës ishin ajka e Teatrove të kryeqyteteve”, nënvizoi Kristaq Skrami.
Kryebashkiaku Ermal Dredha tha se të tilla aktiviteteve nderimi do të vijojnë edhe me të tjera figura të shquara të kinematografisë shqiptare.
“Njëherë në muaj kemi një event të ngjashëm. Gjë e cila na bën të ndihemi mire sepse e meritojmë ne vlonjatët të kemi momente emocionale…”/shqiptarja.com/KultPlus.com
Instituti EdGuard ka publikuar të hënën raportin “Performanca e nxënësve kosovarë në testin PISA”.
66 për qind e nxënësve të përfshirë në këtë matje, kanë deklaruar se pyetjet ishin konfuze, derisa 34 për qind thanë se pyetjet ishin të qarta.
Në matje u përfshijnë 280 nxënës.
Kështu deklaroi gjatë një prezantimi, drejtori i kësaj organizate Rinor Qehaja.
Qehaja tha se rreth 50 për qind e tyre kanë deklaruar se pyetjet e PISA-s ishin të vështira mesatarisht, e mbi 21 për qind se ishin shumë të vështira.
Në raport është bërë e ditur se një pjesë e nxënësve s’e kanë marrë seriozisht këtë test pasi s’ka ndikuar direkt në notim.
“A ishin të informuar nxënësit në testin PISA? Diku rreth 89% kanë qenë të informuar. Kanë qenë të informuar për pjesëmarrje, por jo informim të detajuar për përmbajtjen. Sa të vështira ishin pyetjet për test: Diku rreth 50%, mesatarisht e 21% shumë. A ishin pyetjet konfuze? Rreth 66% kanë thënë që pyetjet ishin konfuze dhe 34% kanë thënë jo”, thuhet në këtë raport.
Tutje ky raport thekson se 76 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk kanë tentuar të komunikojnë mes vete gjatë testit të PISA-s, e 15 për qind kanë thënë se kanë komunikuar.
Ndërsa për pyetjet e lëndës së matematikës, nxënësit janë përgjigjur se ngjanin me ato që i kanë mësuar në shkollë./KlanKosova/KultPlus.com
Binjakët adoleshentë të aktivistes iraniane të burgosur Narges Mohammadi, kanë pranuar Çmimin Nobel për Paqen në emër të saj.
Mohammadi, e cila po vuan një dënim 10-vjeçar në Teheran, fitoi çmimin e këtij viti për punën e saj në luftën kundër shtypjes së grave në Iran, përcjell klankosova.tv.
Në një fjalim të nxjerrë kontrabandë nga burgu dhe të lexuar nga fëmijët e saj, ajo denoncoi qeverinë “tirane” të Iranit.
“Populli iranian, me këmbëngulje, do të kapërcejë represionin dhe autoritarizmin”, tha ajo.
“Mos ki dyshim, kjo është e sigurt”.
Çmimi prestigjioz i paqes u nda në Oslo të dielën, së bashku me çmimet e tjera Nobel për letërsinë, shkencën dhe ekonominë.
Mohammadi ka qenë prej vitesh një figurë e shquar e të drejtave të njeriut në Iran. 51-vjeçari ka qenë pothuajse vazhdimisht në burg që nga viti 2010 – dhe në total është arrestuar 13 herë, është dënuar pesë herë dhe është dënuar me gjithsej 31 vite burg.
Aktualisht ajo ndodhet në burg për “përhapje propagande”, shkruan bbc, përcjell klankosova.tv.
Bashkëshorti i saj, aktivisti politik Taghi Rahmani, jeton në mërgim në Paris me dy fëmijët e tyre dhe ata nuk janë parë prej vitesh./klanKosova/KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga Alpet Shqiptare të mbuluara nga dëbora.
“Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë dimri nga Alpet tona, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Pas një vjeshte të ngrohtë dhe me diell, vendi u përfshi nga moti me reshje dhe ulje temperature që kanë sjellë reshje dëbore në lartësitë e maleve e duke i falur peizazhit magjinë e bardhësisë.
Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8 % të tij.
Lartësia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin në 1500 m. Këtu ndodhen shumica e majave të Shqipërisë me lartësi mbi 2000 m.
Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat.
Blloku i Jezercës shtrihet në qendër të Alpeve dhe ka reliev më të lartë, më të ashpër dhe më të thepisur. Aty ndodhet maja e Jezercës 2694 m, më e larta në Alpe dhe e dyta në Shqipëri, pas majës së Korabit.
Sot është edhe Dita Ndërkombëtare e Maleve. Kjo ditë u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor të vitit 2003 dhe vuri në dukje nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e maleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të tyre për të ruajtur cilësinë e jetës së njerëzve./ATSH/KultPlus.com
Harabel Contemporary Art Center do të sjellë së shpejti në Tiranë violinistin e mirënjohur Tedi Papavrami në një koncert në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit. Kësaj here violinisti Papavrami kthehet në vendlindje për të interpretuar përkah bashkëshortes së tij, pianistes japoneze, Maki Okada.
Në pjesën e parë të koncertit të datës 14 dhjetor, do të interpretohet nga Debussy, Sonatë për violinë e piano në Sol minor si dhe nga Faure, Sonatë për violinë e piano në La mazhor. Në pjesën e dytë partnerët në skenë e në jetë do të sjellin dy sonata të tjera nga Schumann dhe Brahms.
Tedi Papavrami u konsiderua një “enfant prodige” që në vegjëli sa i përket aftësive interpretative. Në shtator 1982,qeveria franceze i ofroi një bursë studimi në Francë ku studioi pranë Conservatoire National Superieur de Musique në Paris, nën drejtimin e Pierre Amoyal. Në vitin 1985 fitoi konkursin “Rodolfo Lipitzer” në Gorizia, në 1986 fiton me unanimitet “Çmimin e parë të Konservatorit të Parisit, në vitin 1987 mori diplomën e Konservatorit të Losanës. Ka fituar vazhdimisht çmime si dhe ka interpretuar me orkestra prestigjioze nga vende të ndryshme të botës.
Ndërsa Maki Okada ka përfunduar studimet në Toho Gakuen School of Music në Tokio e më pas në Francë. Lidhjet e krijuara gjatë kësaj kohe me Francën dhe Evropën shënuan zhvillimin e saj muzikor, tashmë në repertorin për violinë dhe piano ku fokusohet me bashkeshortin Tedi Papavrami. Së bashku në vitin 2018, ata morën çmimin Barocsaal në Kioto, per koncertin më të mirë të sezonit./ atsh / KultPlus.com
Shqipëria po shfaqet si një destinacion unik dhe emocionues edhe për udhëtarët skocezë. Mbi 9.54 milionë të huaj vizituan Shqipërinë deri në fund të muajit nëntor.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se fakti që vendi u vizitua nga 547 mijë turistë të huaj në nëntor tregon se Shqipëria po shihet si superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm.
“Shifrat e nëntorit na çojnë në rekorde dhe pritshmëri të reja të mikpritje me 9.54 milionë vizitorë të huaj që kemi pritur gjatë këtij viti. 547 mijë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit janë prova se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm”, u shpreh Rama./atsh/KultPlus.com
Pas një pune kolosale, Festivali 62 i Këngës në RTSH do të zhvillohet për 4 net radhazi si eventi muzikor kombëtar më i rëndësishëm.
FEST 62 do të zhvillohet në datat 19, 20, 21 dhe 22, kur pritet nata e finales së madhe.
Artistë të njohur të muzikës shqiptare, të rinj dhe grupe alternative do të ngjiten në skenë për të dhuruar net plot emocione, muzikë dhe spektakël.
Më poshtë gjeni listën e garueve sipas netëve të Festivalit.
Emër Mbiemër
Titulli i këngës
Kompozitori
Poeti
Orkestruesi
Nata
Rendi
Besa Krasniqi
Esenciale
Besa Krasniqi
Besa Krasniqi
Besa Krasniqi
2
12
Eldis Arnjeti
Një kujtim
Bujar Daci
Eldis Arnjeti
Bujar Daci
1
4
Elsa Lila
Mars
Elsa Lila
Elsa Lila
Enrico Melozzi
2
2
Erina dhe The Elementals
Jetën n’skaj
Altin Gjoni, Arvid Banishta
Altin Gjoni
Erdion Hoxha
2
8
Jasmina Hako
Ti
Artemis Veizaj
Florian Zyka
Sergio Hajdini
2
3
Jehona Ponari
Evol
Jehona Ponari
Jehona Ponari
Albion Veliaj
1
6
Olimpia Smajlaj
Asaj
Olimpia Smajlaj, Briz Musaraj
Olimpia Smajlaj, Briz Musaraj
Briz Musaraj
1
16
Sergio Hajdini
Uragan
Sergio Hajdini
Sergio Hajdini
Sergio Hajdini
1
14
Shpat Deda
S’mund t’fitoj pa ty
Shpat Deda
Shpat Deda
Visar Kuci
1
5
Tiri Gjoci
Në ëndërr
Tiri Gjoci
Neda Balluku, Romeo Veshaj
Enis Mullaj
2
11
Martina Serreqi
Vetëm ty
Markelian Kapidani
Andi Krroqi
Markelian Kapidani
2
15
Big Basta dhe Vesa Luma
Mbinatyrale
Alban Kondi dhe Fabian Basha
Gerald Xhari
Alban Kondi dhe Fabian Basha
2
1
Festina Mejzini
Melos
Sokol Marsi
Sokol Marsi
Sokol Marsi
1
8
Mal Retkoceri
Çmendur
Mal Retkoceri
Mal Ratkoceri
Mal Retkoceri
1
3
Michela Paluca
Për veten
Enis Mullaj
Eriona Rushiti
Shpëtim Saraçi
2
4
Santino de Bartolo
Dua të rri me ty
Santino de Barolo
Santino de Barolo
Aleks Gjonpalaj
1
15
Stivi Ushe
Askush si ty
Aleks Gjonpala dhe Stivi Ushe
StiviUshe
Sergio Hajdini
1
1
Kleansa Susaj
Pikturë
Jeris Kaso
Florian Zyka
Rael Hoxha
2
6
Peter Pan Quartet
Edhe një herë
Rael Hoxha
Rael Hoxha
Klevis Bega
1
7
Kastro Zizo
2073
Klevis Bega
Timo Flloko
Andi Tanko
1
9
Andi Tanko
Herë pas here
Andi Tanko
Andi Tanko
Enis Mullaj
1
13
Anduel Kovaci
Nane’
Anduel Kovaci
Anduel Kovaci
Denis Hima
2
5
Arsi Bako
Zgjohu
Denis Hima
Arsi Bako
Kledi Bahiti dhe Darko Dimitrov
2
10
Besa Kokëdhima
Zemrën n’dorë
Kledi Bahiti dhe Besa Kokëdhima
Rozana Radi
Bledi Kaso
1
2
Bledi Kaso
Çdo gjë mbaroi
Bledi Kaso
Pandi Laço
Wendi Mancaku
2
13
Melodajn Mancaku
Nuk jemi ne
Wendi Mancaku
Melodajn Mancaku
Genti Lako
1
11
Olsi Ballta
Unë
Bledar Gramo
Bledar Gramo
Troy
1
12
Troy Band
Horizonti i ëndrrave
Troy
Alda Cuka dhe Anton Lakuriqi
Shpëtim Saraçi
2
14
Irma Lepuri
Më prit
Irma Lepuri
Irma Lepuri
Tomor Kuci, Luan Durmishi, Dren Suldashi, Visar Kuci
2
9
Luan Durmishi
Përsëritja
Tomor Kuci
Tomor Kuci dhe Luan Durmishi
Mario Hysneli, Eugen Herri
1
10
Eden Baja
Ajër
Anxhela Llaha
Anxhela Llaha
Andi Lazaj
2
7
Pak Histori…
Festivali i Këngës në RTSH e nisi rrugëtimin e tij në vitin 1962 në sallën e Institutit të Lartë të Arteve dhe deri në vitin 1971 u transmetua fillimisht vetëm në valët e Radio Tiranës, ndaj është cilësuar në ato vite si Festivali i Këngës në Radio. Ishte edicioni i X-të i këtij spektakli ai që do të transmetohej për herë të parë në ekranin e Televizionit Shqiptar. Duke nisur që nga ky moment ai do të njihej nga gjithë si transmetimi me ngjyra i “Festivalit të Këngës” në RTSH ndërsa shënimet e kohës të dokumentuara në bobinat e Festivalit të Këngës na tregojnë një tjetër datë, vitin 1982.
Regjisorë, kompozitorë, këngëtarë, poetë, dirigjentë, instrumentistë dhe artistë e kanë ngritur ndër vite në piedestal këtë event të muzikës shqiptare.
Festivali dhe Eurovizioni
Shqipëria mori pjesë për herë të parë në “Eurovision” në vitin 2004 me këngëtaren Anjeza Shahini e cila u shpall fituese e Festivalit të 42-të të Këngës në RTSH. Tashmë përfaqësimi i vendit tonë në “Eurovision” është kthyer në një traditë të eventit muzikor më të rëndësishëm në Shqipëri.
Tema
Edicioni i 62-të i Festivalit do të ketë temën “Fjala dhe Muzika” duke vendosur theks të veçantë në cilësinë e këngëve jo vetëm si vijë melodike por dhe tek tekstet që transmetojnë këtë vijë melodike. Do të jenë 11 Anëtarë Jurie ku dy prej tyre do të jenë specifikisht për pjesën e “Fjalës”.
Gjethja e Logos së FEST 62, simbolizon një kauzë e cila mbrohet për herë të parë nga një event i tillë.
Ky Festival këtë vit ka vendosur të mbrojë një Kauzë shumë të rëndësishme që është Raise Awarenes for Climate Change (Rittja e Ndërgjegjësimit Publik për Ndryshimin Klimaterik).
Nuk pretendojmë se do të ndryshojmë as Botën dhe as Shqipërinë me këtë “hap” por shpresojmë të ndërgjegjësojmë njerëzit sadopak nëpërmjet këtij eventi që të kujdesen për vendin e tyre. Këtë vit të gjithë ne kemi përjetuar dhe dëshmuar tërmete, përmbytje, stuhi ekstreme, ngrohje ekstreme, etj. Dhe mendojmë se ka ardhur momenti që evente të tilla të përdoren për shikueshmërinë që kanë që të mund të impaktojnë sadopak ndryshimet që duhet të fillojmë të ndërmarrim për të ruajtur vendin tonë si fillim por dhe Planetin.
Organizimi gjithëpërfshirës i Edicionit të 62-të ka brenda organi gramës së tij profesionistë të të gjithë brezave me shumë Festivale mbi shpatulla. Gjithashtu këtë vit, për herë të parë, Stafi Organizativ ka organizuar Fokus Grupe të grup moshave të ndryshme, për të dëgjuar fjalën dhe mendimet e publikut./rtk/KultPlus.com
Alfred Bernhard Nobel ishte një shpikës, inxhinier dhe industrialist suedez, i cili kishte marrë gjithsej 355 patenta gjatë jetës së tij. Ai ishte më i njohur për shpikjen e dinamitit dhe për zhvillimin e disa eksplozivëve dhe detonatorëve më të fuqishëm për t’i ndezur ato në mënyrë efektive. Ai ndërtoi një rrjet prej gati njëqind fabrikash në të gjithë botën për prodhimin e eksplozivëve dhe municioneve. Kësisoj grumbulloi një pasuri masive nga bizneset e tij. Në fakt, në kohën e vdekjes, ai ishte një nga njerëzit më të pasur në botë. Meqenëse ai ishte i pamartuar dhe pa fëmijë, kishte shumë spekulime në lidhje me përmbajtjen e testamentit të tij të fundit, të cilin ai e kishte nënshkruar më 27 nëntor 1895. Në mënyrë paradoksale, Nobeli kaloi pjesën më të madhe të jetës madhore duke krijuar eksplozivë gjithnjë e më të fuqishëm, ndërsa shkruante poezi dhe dramë, dhe avokonte për paqen botërore.
Alfred Nobeli fliste rrjedhshëm disa gjuhë. Ai ishte gjithashtu shumë i interesuar për çështjet sociale dhe të lidhura me paqen, dhe kishte pikëpamje që konsideroheshin radikale gjatë kohës së tij. Interesat e Alfred Nobelit reflektohen në çmimin që ai vendosi.
Ai, pretendohej se nuk donte të mbahej mend si arsyeja e shkatërrimit masiv pas vdekjes së tij dhe për të shlyer reputacionin pas vdekjes, ai la pjesën më të madhe të pasurisë së tij për vendosjen e çmimeve Nobel për t’u dhënë për eminencë në pesë fusha të ndryshme, pa asnjë diskriminim në bazë të kombësisë.
Alfred Nobeli vdiq nga një goditje në tru më 10 dhjetor 1896, në San Remo të Italisë. Pas taksave dhe amaneteve për individët, Nobel la 31,225,000 korona suedeze (ekuivalente me 250 milionë dollarë amerikanë më 2008) për të financuar çmimet Nobel.
Testamenti shumë i diskutueshëm i Nobelit u kundërshtua në gjykatë nga të afërmit e tij të pakënaqur. Dy ekzekutuesve të tij të zgjedhur do të duheshin katër vjet për të bindur të gjitha palët se dëshirat e fundit të Alfredit duhet të respektohen. Në vitin 1901, çmimet e para Nobel në fizikë, kimi, fiziologji ose mjekësi dhe letërsi u dhanë në Stokholm, Suedi, dhe çmimi i Paqes në atë që sot është Oslo, Norvegji. Alfred Nobeli nuk shpjegoi kurrë pse ai zgjodhi të linte trashëgim pasurinë e tij për të vendosur çmimet Nobel. Gjithmonë një personazh mjaft i rezervuar, ai mbeti kryesisht i izoluar në ditët para vdekjes së tij.
Megjithatë, është e mundur që një incident i çuditshëm në vitin 1888 mund ta ketë motivuar atë. Në atë vit, vëllai i Nobelit, manjati i industrisë së naftës, Ludvig, kishte vdekur në Kanë, Francë. Një gazetë e njohur franceze raportoi vdekjen e Ludvigut, por e ngatërroi atë me Alfredin, duke shtypur titullin e shndritshëm “Le marchand de la mort est mort” (“Tregtari i vdekjes ka vdekur”). Pasi kishte punuar kaq shumë për ta portretizuar veten si një pacifist në zemër, Nobel u zemërua kur lexoi se çfarë mund të shkruhej për të në nekrologjinë e tij të ardhshme. Ai mund t’i ketë krijuar çmimet për të shmangur etiketimin pas vdekjes si luftëtar.
Ekzistojnë gjithashtu prova se marrëdhënia e gjatë dhe e ngushtë e Nobelit me pacifisten e njohur austriak, Bertha von Suttner ndikoi që ai të vendoste çmimin e dhënë për kontributin për paqen. Në të vërtetë, testamenti i Noble theksonte në mënyrë specifike se Çmimi i Paqes duhet t’i jepet personit i cili në vitin paraprak “do të ketë bërë punën më të madhe ose më të mirë për vëllazërinë midis kombeve, për shfuqizimin ose zvogëlimin e ushtrive të përhershme dhe për mbajtjen dhe promovimin të kongreseve të paqes”. /Liberale.al/KultPlus.com
Grupi kamertal “Trio Frymorë”, nesër do të mbaj një koncert në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në ora 20:00 në kuadër të “Turne Koncertesh”.
Trio Frymore është i përberë nga Arzije Rifati- flaut dhe pikolo, Emire Rifati – flaut dhe
Artan Rifati – klarinetë nën shoqërimin e pianistes Sumeja Baftijari.
Turneu i “Trio Frymorë” ka filluar më datë 22 nëntor në Viti, për të vazhduar tutje më 30 nëntor në Ferizaj, 06 dhjetor në Gjilan dhe 08 dhjetor në Preshevë, ku është pohuar se për herë të parë publiku i Preshevës ka pas rastin të shoh një koncert klasik.
Projekti i këtij turneu koncertesh ka për qëllim të nxisë dhe të promovojë muzikën klasike në vende ku muzika klasike ka qenë më pak e zhvilluar.
“Për herë të parë, në Preshevë, kemi hapur dritën e muzikës klasike për një publik të cilin është pothuajse hera e parë që ka mundësinë të shohë një koncert të këtij lloji. Ne Viti, Ferizaj e Gjilan jemi mirëpritur nga një numër i madh i publikut poashtu. Synimi është të frymëzojmë dashurinë dhe kuptimin e muzikës klasike në këto vende.
Programi jonë përbënë vepra nga kompozitor të mirënjohur botëror të muzikës klasike si dhe asaj bashkëkohore”, pohon Arzije Rifati, anëtare e grupit “Trio Frymorë”. / KultPlus.com
Balerini shqiptar Eno Peçi është shpërblyer me çmimin “Unaza e Nderit” nga Opera dhe Baleti Shtetëror i Vjenës, çmim për të cilin ka njoftuar vet balerini shqiptar, shkruan KultPlus.
Peçi ka shkruar se tashmë i janë bërë 24 vjet punë në këtë institucion të lartë kulturor, duke u shprehë se është i emocionuar për këtë nderë që i është bërë.
Më poshtë ju sjellim të plotë njoftimin e tij dhe videon e balerinit shqiptar Peçi me çmimin e sapo ndarë./ KultPlus.com
Frutomania është një kompani me përvojë disavjeçare në prodhimin e lëngjeve të kualitetit të lartë, e cila edhe gjatë vitit 2023 ka shënuar progress të madh në disa aspekte, shkruan KultPlus.
Disa prej të arriturave të cilat kompania Frutomania ka korrur gjatë vitit 2023 janë si më poshtë:
Frutomania ka arritur të marr certifikimin KOSHER për kualitet të lëndës së parë dhe prodhimit.
Export në Izrael, si dhe të sigurojë kontratë dhe prezencë në Panairin e Shkurtit të vitit 2024 ne Izrael.
Rritje të kapacitetit për grumbullim frutash duke hapur dyert për fermer të vendit, si dhe rritjen e çmimit per blerje frutash duke stimuluar fermeret e vendit që të punojnë dhe bashkpunojnë me kompanitë vendore.
Progresi i arritur në kompani nuk do të ishte i mundur pa punën e drejtorit Gent Krasniqi, synimi i të cilit është që në vitin 2024 të dyfishoj suksesin e arritur në vitin 2023/KultPlus.com
Pallati Buckingham publikoi një imazh të kartës së Krishtlindjes që mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla do të dërgojnë këtë vit, sipas CCN.
”Karta përmban një fotografi të bërë në dhomën e Fronit në Pallatin Buckingham pas kurorëzimit të mbretit më 6 maj të këtij viti”, tha Buckingham Palace.
”Mbreti Charles ka veshur një mantel prej kadifeje mëndafshi vjollce të qëndisur në ar, i cili u vesh nga mbreti George VI në vitin 1937”, sipas pallatit.
”Mbretëresha Camilla ka veshur një mantel të bardhë të dizenjuar dhe të qëndisur me dorë nga Shkolla Mbretërore e Punimeve me gjilpërë”, tha pallati.
Karta është e dyta e këtij lloji që lëshohet nga pallati që nga fillimi i mbretërimit të mbretit dhe e para që paraqet mbretin Charles si mbret.
Karta e Krishtlindjeve 2022 përmbante një foto të tij, kur ai ishte ende princi i Uellsit, dhe gruas së tij në lojërat ”Braemar” në Skoci më 3 shtator, pesë ditë para se të vdiste mbretëresha Elizabeth II.
Princi dhe princesha e Uellsit ndanë gjithashtu një foto të Krishtlindjeve të familjes së tyre, e cila shfaqet në kartolinën e tyre të Krishtlindjes.
Ajo tregon princin dhe princeshën me tre fëmijët e tyre princin George, princeshën Charlotte dhe princin Louis në Windsor./ atsh / KultPlus.com
Sot në Uni-Universum International College powered by Arizona State University u organizua praktika laboratorike në formë të puntorisë për ushtrime laboratorike me prof. Vegim Dema, në kuadër të lëndës “Proteza te Plota 1”.
Në këtë puntori me fokus të veçant në punë praktike dhe eksperimentale, studentët morën pjesë në një seminarteknik dentar që synon t’u ofroj atyre njohuri praktike mbi ndërlikimet e procedurave dentare. Puntoria filloi me një demonstrim interaktiv nga profesori, duke shfaqur teknika dhe metodologji të ndryshme dentare. Studentët morën njohuri direkte teksa profesori sqaroi nuancat e krijimit të protezave dentare. Pas demonstrimit, puntoria kaloi në një seancë praktike, duke u ofruar studentëve mundësinë unike për të zbatuar aftësitë e tyre të reja nën drejtimin e profesionistëve me përvojë.
Eksperti i fushës, Z.Vegim Deva prodhon me përpikëri një gamë të gjerë procedurash dentare, duke filluar nga kurorat dhe urat deri te protezat dhe implantet. Përtej kufijve të laboratorit të tij, ai njihet për përkushtimin e tij në edukimin e vazhdueshëm dhe zhvillimin profesional. Së fundmi, ai ka ndjekur nje master classnga MDT Nondas Vlachopoulos.
Bootcamps të tilla po ju mundësojnë studenteve të punojnë direkt me profesionist nga industritë më të suksesshme, një mundësi ideale për të përmisuar shkathtësitë dhe për të njohur lider nga industria.
UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA.
Mbrëmë në ambientet e KultPlus Caffe Gallery kryefjalë qe poezia. Mbretëreshë qe ajo degë që zuri vendin në mesin e të pranishmëve që kishin ardhur për të përcjellur nga afër Konkursin Mbarëkombëtar të Poezisë të organizuar nga KultPlus, “KultStrofa”. Emocionet që fshiheshin nga vargu në varg, kanë qenë shtyllat kryesore që shoqëruan audiencën nga fillimi e gjerë në fund. Përjetimi i poezisë erdhi ndryshe mbrëmë, me ç’rast u dëshmua se poezia është një hyjni më vete që të kaplon nga koka e gjerë tek këmbët, shkruan KultPlus.
Ceremonia e konkursit mbarëkombëtar “KultStrofa” konsiderohet si një ndër konkurset më serioze në nivel mbarëkombëtar, andaj në natën finale të edicionit të gjashtë u ndanë edhe çmimet e këtij konkursi poetik i cili çdo vit pret poezi krejtësisht të veçanta e autentike jo vetëm nga Kosova por edhe Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Lugina e Preshevës, Gjermania, Spanja, Italia, Zvicra e gjer nga SHBA.
Ambienti i KultPlus Caffe Gallery tashmë është shndërruar në një hapësirë ku letërsia, kultura e arti janë gërshetuar mes vete e kanë zënë vendin e tyre të veçantë mu në mesin e shumë miqve artdashës, shkrimtarëve të cilët kanë një bagazh të mirëfilltë prapa tyre, shkrimtarëve të rinj, entuziazmi i së cilëve dallohej në linjat e fytyrave të tyre, si dhe ekipit të mrekullueshëm të KultPlus.
Mbrëmë, atmosfera poetike futi rrënjët e saj dhe mori përsipër ceremoninë e konkursit mbarëkombëtar “KultStrofa” të organizuar nga KultPlus.
Fillimisht, në hapjen zyrtare të natës finale, fjalën e mori moderatori Arbër Selmani i cili edhe bëri me dije se ne këtë edicion të KultStrofës kanë aplikuar 198 poezi.
“Jemi mbledhur sonte këtu nga Shqipëria, Kosova e të gjitha trevat ku flitet gjuha shqipe. Në këtë edicion kanë aplikuar 198 poezi, andaj nuk është fare lehtë për t’i analizuar ato më së miri e për të zgjedhë dhjetë më të arriturat. Është një edicion i veçantë për të gjithë neve dhe dua ta falënderoj jurinë për prezencën e tyre”, thotë Selmani.
Sipas tij, emrat që kanë aplikuar janë emra që kanë aplikuar në këtë edicion, janë emra të larmishëm, nga ata më të treguar e deri tek autorët e rinj, andaj kjo është konsideruar si e bukura e këtij konkursi.
“Konkursi organizohet nga KultPlus-i, platforma e parë shqiptare që merret intenzivizht me art dhe kulturë”, thotë ai.
Tutje, fjalën e mori edhe drejtoresha e KultPlus, Ardianë Pajaziti, e cila shprehet tejet e lumtur që edhe sivjet në dhjetëshen finaliste ka emra shumë të mirë që janë përzgjedhur sipas shijes së hollë të jurisë.
“Dua t’i uroj mirëseardhje jurisë, profesorit tim Agim Vinca, Beti Njumes që e ka marr mundimin që të vijë nga Tiranë dhe Shpat Dedës që vjen nga një profil tjetër por është një shans që këto poezi në një të ardhme të shndërrohen në hite të mëdha. KultPlus sivjet po shënon edicionin e gjashtë dhe jam shumë e nderuar që çdo vit kemi pasur një kujdes të madh në përzgjedhjen e jurive që çdo vit ka qenë akoma më profesionale dhe që kanë pasë një shije tejet të hollë sa i përket vlerësimit”, thotë Pajaziti.
Sipas saj, 198 poezi nuk janë pak dhe ajo ndjehet tejet e lumtur sikurse edhe ekipi i KultPlus, që kanë dëshmuar këtë prurje.
“Unë kam qenë e sigurt për këtë konkurs, qysh nga edicioni i parë. Edicioni i parë ka qenë plot dhe çdo vit është mbushur akoma më shumë, duke shënuar suksese të mëdha. Unë jam shumë e lumtur që në mesin e dhjetëshes kemi prek caqe të ndryshme të trevës, duke përfshirë dhe diasporën. Ju uroj një mbrëmje shumë të mirë dhe besoj që shija e jurisë do të u pëlqejë edhe juve. Të gjitha këto poezi do të publikohen edhe në KultPlus”, thotë ajo.
Ndërsa, kryetari i jurisë së këtij konkursi, profesori Agim Vinca, e konsideroi punën e KultPlus një punë që duhet të duartrokitet e vlerësohet.
“Për herë të parë jam në këtë mjedis para një publiku kaq impresiv ku ka krijues, poetë, shkrimtarë, studiues, publicistë e tutje. Ne kemi pasë një detyrë aspak të lehtë si juri, por juritë gjithmonë duhet të punojnë me ndershmëri dhe kritere. Ne kemi pasë kënaqësinë që t’i vlerësojmë plot poezi. I kemi lexuar të gjitha me kujdes sepse kjo është pjesë e ndërgjegjes sonë. Është inkurajues fakti që në këtë konkurs letrar të shpallur nga gazeta KultPlus, me në krye drejtoreshën Ardianë Pajaziti dhe me stafin e saj shumë të vyeshëm të cilët meritojnë të përshëndeten e të përgëzohen për përpjekjen që bëjnë për afirmimin e letërsisë shqipe, kulturës shqiptare. KultStrofa është një nga format e mbështetjes së krijimtarisë letrare, poetike, në veçanti për të rinjtë”, thotë Vinca.
Sipas tij, dilemat në përzgjedhje nuk kanë munguar, por ai i konsideron tejet normale, andaj dhe i kanë zgjedhur bashkërisht me dy anëtarët e jurisë, dhjetë finalistët.
“Ne do të kemi kënaqësinë që sonte t’i dëgjojmë këto poezi që janë të larmishme tematikisht nga pikëpamja motivore, stilistike, konceptuale. Ka poezi më të gjata e më të shkurta, ka poezi që u referohen problemeve të botës bashkëkohore, ka poezi me mesazhe universale. Poezia është art shumë tekanjoz dhe ne kemi nisur së pari me strukturimin e poezisë, pastaj nga mesazhi që përçon poezia, pastaj edhe nga vlerat intonative”, përfundon ai.
Po ashtu, anëtarja tjetër e jurisë së këtij konkursi, gazetarja, shkrimtarja dhe përkthyesja Beti Njuma, tregoi se përzgjedhja ka qenë tejet subjektive.
“Mendoja që do të ishte një ambient më intim por u befasova që ka kaq shumë njerëz që i mbledh dhe i bënë bashkë poezia, veçanërisht këtu në Prishtinë ku bashkohemi gjithë shqiptaria, sa herë që ka aktivitete të bukura. Falënderoj Ardianën që më bëri pjesë të këtij konkursi. Në fillim u tremba kur pashë aq shumë poezi por pastaj dora dorës, me leximin e tyre, trembja kaloi shumë shpejtë”, thotë Njuma.
Sipas saj, poezia është arti më i vështirë sepse duhet të koncentrohesh shumë në shumë pak fjalë.
“Jemi të lumtur që poezia fituese është shumë e mirë. Përzgjedhjet tona merrini si një përzgjedhje subjektive dhe askush që mendon që është vërtetë në shpirt, të mos dëshpërohet nëse nuk e gjen veten tek kjo dhjetëshe e përzgjedhur.”
Gjithashtu, anëtari tjetër i jurisë së këtij konkursi, kantautori dhe këngëtari Shpat Deda, tha se nëpërmjet fjalës, tash e 15 vite mundohet që t’i hyj në shpirt, dëgjuesve të tij.
“Fillimisht dua të falënderoj Ardianën që më ka përfshirë në këtë juri si dhe profesorin Vinca dhe zonjën Njuma për bashkëpunimin. Gjithashtu dua të falënderoj KultPlus për mbështetjen që vazhdimisht ia bënë skenës së kulturës, me përcjelljen e ngjarjeve dhe eventeve. Unë si kantautor që 15 vite i kushtoj rëndësi fjalës, tekstit dhe për mua fjala e shkruar është shumë e rëndësishme. Edhe pse nuk kam ndonjë prapavijë akademike në literaturë, mundohem ta gjej një mënyrë për të arritur tek shpirti i dëgjuesve, përmes fjalës”, thotë Deda.
Pas këtyre fjalimeve, më në fund, radha që vargjet të fillojnë të jehojnë bujshëm para të pranishmëve, erdhi. Edicioni i gjashtë i konkursit të poezisë “KultStrofa”, edhe kësaj here dëshmoi bukurinë, ndjeshmërinë, butësinë, ashpërsinë dhe vlerat letrare që ka në thelb. Nga poezia në poezi, nga interpretimi në interpretim, mbrëmja u vulos me një sërë motivesh që gjetën shtëpinë e tyre përbrenda hapësirës.
Para të pranishmëve, më në fund u shpalosën poezitë e dhjetë finalistëve të përzgjedhur nga juria e përbërë nga profesori Agim Vinca (kryetar i jurisë), shkrimtarja Beti Njuma dhe kantautori Shpat Deda.
Rigel Rizaj, Albina Idrizi, Daut Dauti, Rudina Çupi, Laureta Rexha, Adelina Pali, Agim Berisha, Anje Ibërhysaj, Albina Sinaj-Shehetila, Alekseandër Çipa, u vazhduan të lexohen njëra pas tjetrës duke bashkuar kështu poetët nga trevat e ndryshme shqiptare të cilët po interpretonin në mënyrë të jashtëzakonshme, ndonëse emocionet ishin të pranishme. Të gjitha poezitë e interpretuara u shoqëruan këndshëm nëpërmjet muzikës live që buronte nga instrumenti çelo i muzikantit Adorel Haxhijaj.
Në një mënyrë krejt rastësore, nga vetë autorët e pranishëm, u interpretuan poezitë: “Apogje shpirti” nga Albina Idrizi, “Dhimbja është turpëruese” nga Rudina Çupi, “Perspektivë” nga Laureta Rexha, “Epitaf i ëndrrës” nga Agim Berisha, “Anja” nga Anje Ibërhysaj, “Me një fill” nga Albina Sinaj-Shehetila.
Në mungesën fizike të katër autorëve të tjerë finalistë, aktorja e njohur Vlora Merovci interpretoi poezitë si: “Hekup” nga Rigel Rizaj, “Epitaf i të pakthyeshmes” nga Daut Dauti, “Mbi ato buzë” nga Adelina Pali dhe “Hënë e jetës” nga Aleksandër Çipa.
Më pastaj, u ndanë mirënjohjet ndaj poetëve: Laureta Rexha, Agim Berisha, Rigel Rizaj, Adelina Pali, Daut Dauti, Albina Idrizi, Anje Ibërhysaj.
Aleksandër Çipa u radhit në vendin e tretë në këtë edicion me poezinë “Hëna e jetës”, ndërsa Albina Sinaj-Shehetila u radhit e dyta me poezinë “Me një fill”.
Autorja Rudina Çupi, fitoi vendin e parë në edicionin e gjashtë të këtij konkursi me poezinë “Dhimbja është turpëruese”.
“Ndjehem shumëfish e gëzuar, sepse ndjehem e përzgjedhur në mesin e juaj, andaj edhe është një përgjegjësi shumë e madhe. Për hir të së vërtetës, ne poezinë e shkruajmë si fshehtas, thuajse në çastet më intime me veten dhe nuk e shpalosim shumë për shkakun se janë bërë shumë tashmë që shkruajnë. Nuk duam të jemi shumë të dukshëm. Është një kënaqësi e veçantë për faktin që në këtë vend, poezia është zonja e para, zana e fjalës së bukur dhe që ajo vazhdon të jetë kaq e fuqishme, kaq e ndjeshme, si një qershi mbi tortë, më bën akoma më shumë të lumtur”, tha Çupi pasi pranoi çmimin.
Ndërkaq, ishin shkrepjet e fotografive që dëgjoheshin në çdo çast, gotat e verës duke u kërcitur, muzika e ëmbël shqipe, që u derdhën mbi atmosferë pas gjithë kësaj mbrëmjeje plot emocione. Buzëqeshjet e plasaritura në fytyrat e secilit, kanë shënuar fundin e kësaj nate të paharrueshme.
‘KultStrofa’ organizohet nga gazeta e parë shqiptare për art dhe kulturë ‘KultPlus’, dhe është konkurs mbarëkombëtar i tëri si ide origjinale e prodhuar nga KultPlus.
Kjo ngjarje është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hotel Nartel, Ujë Rugove, Frutomania dhe Labi Wine. / KultPlus.com
Instituti EdGuard ka publikuar të hënën raportin “Performanca e nxënësve kosovarë në testin PISA”, ku një pjesë nxënësve të përfshirë në këtë matje kanë thënë se pyetjet e testit PISA ishin konfuze.
Drejtuesi i kësaj organizate joqeveritare, Rinor Qehaja, ka bërë të ditur se nga 280 nxënës respondentë, 66 për qind e tyre kanë deklaruar se pyetjet ishin konfuze, e 34 për qind kanë thënë se pyetjet ishin të qarta.
Ndërsa, rreth 50 për qind e tyre kanë deklaruar se pyetjet e PISA-s ishin të vështira mesatarisht, e mbi 21 për qind se ishin shumë të vështira.
Në raport është bërë e ditur se një pjesë e nxënësve s’e kanë marrë seriozisht këtë test pasi s’ka ndikuar direkt në notim.
“A ishin të informuar nxënësit në testin PISA.. Diku rreth 89% kanë qenë të informuar. Kanë qenë të informuar për pjesëmarrje, por jo informim të detajuar për përmbajtjen. Sa të vështira ishin pyetjet për test: Diku rreth 50% – mesatarisht e 21% shumë. A ishin pyetjet konfuze. Rreth 66% kanë thënë që pyetjet ishin konfuze dhe 34% kanë thënë jo”, u tha në raportin e EdGuardit.
76 për qind e respondentëve kanë thënë se nuk kanë tentuar të komunikojnë mes vete gjatë testit të PISA-s, e 15 për qind kanë thënë se kanë komunikuar.
Ndërsa për pyetjet e lëndës së matematikës, nxënësit janë përgjigjur se ngjanin me ato që i kanë mësuar në shkollë. / KultPlus.com
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Maleve, alpinistja jonë e njohur, Uta Ibrahimi na sjell dokumentarin e saj “Uta-Ngjitja për Kosovën”.
Ky film dokumentar, lundron thellë në përvojat e fëmijërisë së Utes gjatë luftës në Kosovë dhe arrin të sintetizojë gjithë kujtimin e veprimtarinë e aktin e saj final. Në udhëtimin e saj për të ngritur flamurin e Kosovës në majën e botës, në Everest.
Uta është shprehur se është shumë e emocionuar që po e ndanë këtë dokumentar me publikun dhe ju fton ta ndiqni në rehatinë e shtëpive, në ekranet tuaja.
“Përtej shfaqjes së ngjitjes sime personale, dokumentari hedh dritë mbi punën e palodhur që kam bërë në Kosovë, duke u përpjekur të frymëzojë të rinjët që të ndjekin ëndrrat e tyre, pavarësisht sfidave me të cilat përballen. Kjo nuk është vetëm një histori ngjitjeje malore; ka të bëjë me tejkalimin e fatkeqësive, gjetjen e forcës në rrënjët e dikujt dhe nxitjen e një shpirti vendosmërie tek gjeneratat e ardhshme.
Bashkohuni me mua në këtë udhëtim, duke eksploruar majat e triumfeve personale dhe luginat e betejave të përbashkëta. ‘Uta-Ngjitja për Kosovën’ është një dëshmi e shpirtit të paepur njerëzor dhe besimit se çdo majë është e arritshme”, shkruan Uta.