“Odise Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta”, ekspozitë e artistëve të jugut

“Odise Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta” është ekspozita që do të qëndrojë e çelur në galerinë e artit në Sarandë përgjatë fundvitit dhe javëve të para të Janarit.

Ekspozita e kuruar nga Zana Varvarica është pjesë e fondit të galerisë kombëtare dhe prezanton 49 vepra të 47 autorëve të Shqipërisë Jug – Perëndimore. Veprat në pikturë e skulpturë vijnë në gjininë e kompozimit, portreteve, peizazheve dhe përcjellin përjetime shoqërore që prej periudhës së Pavarësisë e deri në epokën e artit modern.

Sipas drejtuesit të galerisë së Sarandës ky model shëtitës ekspozite po rezulton një formë e mirë edukimi për shkollat por ka edhe interes të lartë turistik për shkak të larmisë në periudha e për pasojë në stil dhe koncept emocional.

“Në këtë ekspozitë përjetimet shoqërore e njerëzore të artistëve të frymëzuar nga ngjarjet para dhe pas luftës, para viteve ’90 dhe pas viteve ’90 solli këtë paketë me veprat më të bukura të mjeshtërve të mëdhenj”, tha Lefter Çeko, drejtues i Galerisë së Artit në Sarandë.

Është një gjë e bukur, një ushqim shpirtëror. Çdo ditë e më shumë kemi vizitorë sidomos nga brezi i ri dhe për ta ne kemi ndërtuar një program të rekomanduar nga Galeria Kombëtare duke bërë edukim pamor mbi mënyrën sesi duhet parë një vepër arti dhe si të komentohet.”

Autorët e prezantuar sjellin stile e mjeshtëri të ndryshme si dhe frymën e shkollave të artit ku kanë studiuar që nga akademitë e Romës, Athinës, Pragës, Moskës, Parisit përveç shkollës shqiptare të artit. Mes veprave dallojnë portetet e Naim Frashërit, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Skenderbeut por edhe tematika e punës, peisazhi, natyra e qetë. Autorët si Odise Paskali, Muntaz Dhrami, Janaq Paço, Ksenofon Dilo,Dashamir Çuberi, Arstidh Loli, Kreshnik Xhiku, Lefter Çeko, Nestor Jonuzi, Hektor Dule, Arben Bajo, Edmond Gjikopulli dhe të tjerë sjellin një memorje të përjetimit ndër vite të historisë dhe zhvillimeve, forma konvencionale dhe karaktere unike.

Veprat pjesë e fondit të galerisë kombëtare po çelin ekspozita në galeritë më të njohura në Shqipëri deri sa Galeria Kombëtare të ketë përfunduar restaurimin dhe të rifillojë ekspozimin./TCH/ KultPlus.com

Macroni kritikohet ashpër për mbajtjen e një ceremonie hebraike në Pallatin Elize

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është akuzuar se e ka tradhtuar Republikën e Francës, pasi mori pjesë në një ceremoni hebraike brenda rezidencës së vet zyrtare, Pallati Elize.

Në një vend ku ndarja e fesë është vetë feja, ndezja e qiririt për festën hebraike Hanukkah brenda Sallës historike të Festivalit të enjten u kritikua menjëherë nga politikanët e së majtës dhe së djathtës.

Presidenti Macron e kishte ftuar kryerabinin, Haimm Korsia, për ta ndezur qiririn e parë nga tetë qirinjtë në Hanukkah, apo shandan, për ta shënuar fillimin e festivalit hebraik të dritës. Macron u shpërblye për luftën e tij kundër antisemitizmit.

Por, kur videoja e ceremonisë u shfaq në rrjetet sociale pak pasi saj, kritikat shpërthyen nga të gjitha anët.

Për francezët, presidenti kishte bërë një gabim turpërues duke e lejuar futjen e fesë brenda presidencës laike.

“Më sa di unë, kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Kjo është shkelje e laicizmit”, tha David Lisnard, një figure e lartë opozitare nga krahu i djathtë, i cili është edhe kryetar i Kanës.

“Elize nuk është vend i fesë. Nuk mund të bësh kompromis me laicizmin”, tha presidentja socialiste e rajonit Oksitania, Carole Delga.

“A do ta bëjë tani Macroni të njëjtën gjë edhe për fetë e tjera? Për disa po, për disa jo? Kjo është lëvizje e rrezikshme”, tha Alexis Corbiere nga ekstremi i majtë Franca e Papërkulur.

Kjo ngjarje i ka tronditur edhe disa hebrenj francezë madje.

“Kjo është diçka që nuk duhet të lejohet të ndodhë përsëri”, tha Yonathan Arfi, i cili e udhëheq Këshillin Përfaqësues të Institucioneve Hebraike të Francës.

Ideja e laicizmit u fut në ligjin francez më 1905, pas shumë vitesh mosmarrëveshjesh mes shtetit dhe Kishës Katolike Romake. Ligji garantoi lirinë e besimit, por i dha fund përfshirjes shtetërore në kishë dhe i largoi të gjitha shenjat e fesë nga ndërtesat publike./REL/ KultPlus.com

Shqiptarja Edit Shkreli betohet si gjyqtare në Nju Jork

Edit Shkreli, një shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të premten është betuar si gjyqtare pranë Gjykatës Supreme të Bronx në New York. Për këtë ka shkruar ish-drejtori i Policisë së Shqipërisë, Gledis Nano, i cili ka qenë i ftuar në ceremoni. 

Nano ka shkruar se Shkreli do të jetë gjyqtarja e parë shqiptare në gjykatën Amerikane.

Të ftuar në këtë ceremoni kanë qenë edhe konsulli i Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar. 

Njoftim për betimin e Edit Shkrelit ka bërë edhe Konsullata e Kosovës në Nju Jork.

“Dje, në Gjykatën Supreme të Bronksit, në ceremoninë e betimit të gjyqtares Edit Shkreli, të parës gjyqtare shqiptaro-amerikane të Nju Jorkut. Në mesin e folësve tjerë si: Jamaal T. Bailey, Nathalia Fernandez, e Kevin Thomas, (senatorë të shtetit të Nju Jorkut) dhe gjyqtarëve Roëan D. Wilson, Doris M. Gonzales dhe Matthew Parker- Raso, në emër të Konsulatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, i urova gjyqtares Shkreli detyrën e re, si një arritje që na bën krenar të gjithë shqiptarëve”, shkruan Konsullata. / KultPlus.com

‘Brand New Ancients’ nga Dardan Zhegrova, udhëtim intim nëpër labirintin e kujtimeve jetësore

Flonja Haxhaj

Artisti autodidakt, Dardan Zhegrova, mahnititi të enjten publikun në Galerinë Kombëtare të Kosovës teksa prezantoi ekspozitën e tij të parë në këtë institucion ‘Brand New Ancients’. Kjo ekspozitë vjen si një riformim i kujtimeve të fëmijërisë e që shndërrohen në vepra, me qëllim që ato të ruhen si vend e jo vetëm si  kujtime, shkruan KultPlus.

Veprat e paraqitura në medium të ndryshme, e zhysin publikun në një udhëtim intim, ku gjithësecili ka mundësinë t’i pranojë në mënyrën se si ai dëshiron t’i shoh, pa u përcaktuar nga artisti.

‘Brand New Ancients’ vjen e ndërthurur në katër kapituj që definon periudha të ndryshme jetësore e të krijimtarisë artistike. Kapitulli i parë, Labirinti, i zhyt vizitorët në kujtimet e fëmijërisë së artistit përmes folësve që transmetojnë zërin e Zhegrovës dhe efekteve zanore të zgjedhura me kujdes, të vendosura brenda një labirinti prej pëlhure të tejdukshme bojë vjollce. E kjo të drejton për në kapitullin  “Entitetet”, skulpturat e Zhegrovës që  simbolizojnë arratinë rinore, që i ngjan kafshëve lodra prej druri nga fëmijëria e tij. Vizatimet adoleshente të artistit, të përshkruara si krijesa që shërbejnë si arratisje dhe çelësa për një botë tjetër, gjejnë shprehje në këto figura antropomorfe.

Kapiturlli i tretë të drejton tek një kështjellë e pikturuar me ngjyrë të bardhë, e vendosur strategjikisht mbrapa instalacioneve çorientuese, që shërben si sipërfaqe strehimi dhe projeksioni dhe dhoma e fundit  “Oneness’, një dritë e fuqishme që reflekton në dysheme.

Në hapjen e ekspozitës që kishte bërë bashkë shumë artdashës, për KultPlus foli vetë artisti Dardan Zhegrova, i cili e përshkruan këtë ekspozitë si një udhëtim nëpër labirintin e krijimtarisë së tij artistike nëpër periudha të ndryshme.

“E gjithë ekspozita është prodhim i ri, mirëpo skulpturat janë vizatime që i kam bërë në vitin 2007 dhe në njëfarë mënyre është si një udhëtim nëpër hapësirë ku e kaluara po e informon të tashmën dhe po e drejton të ardhmen. Vizatimet janë prej vitit 2007, janë transformuar në skulptura në të tashmen dhe çka ka qenë e rëndësishme për mua është që shikuesi me e pasë një eksperiencë intime nëpër gjithë ekspozitën duke filluar nga labirinti, që e drejton shikuesin nëpër të gjithë ekspozitën”, u shpreh Zhegrova.

E pranishme në këtë hapje, kuratorja e ekspozitës, Cathrin Mayer tha për KultPlus se kur e takoi për herë të parë artistin ishte një moment shumë i ndjeshëm kur i ka treguar se është autodidakt, sepse nuk është trajuar si artist por si gazetar.

“Duke u ndërlidhur me aftësinë e tij për të mësuar dhe kuptuar gjërat, mu duk shumë frymëzuese dhe kuptimplotë. Për këtë ngjarje ai do të eksplorojë kujtimet e fëmijërisë dhe specifikisht skulpturat në dhomën e dytë. Ato quhen entitete. Janë si personifikim për miqtë, sepse ai ndihej shumë i vetmuar në shkollë. Ato janë shoqëria e tij, ndërkohë që format janë interesante për formën e tyre. Mund të lexosh shumë gjëra në to. Nuk kanë gjini, nuk janë njerëz.”, u shpreh Mayer.

Pjesë e rëndësishme e ekësaj ekspozite është edhe labirinti në të cilën kalojnë publiku për të dalë në ekspozitë, e kjo sipas kuratores, ka një simbolikë të veçantë.

“Labirinti është simbolikë e kompaktit të kujtimeve. Ato nuk janë koherente. Mund të shkosh në një drejtim, të kujtohet diçka, por ajo fshihet. Por nganjëherë të duhet se është një kujtim, por është diçka e momentit. Ka të bëjë më shumë me mendimin se në çfarë mund të kthehen kujtimet, të shkruara në material.”, tha mes tjerash Mayer.

Ndërkaq, kuratorja e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Hana Halilaj tha se është shumë e lumtur që punën e artistit Zhegrova ta sjellin për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

“Kjo është ekspozita e parë institucionale e Dardanit, që është një hap i rëndësishëm në praktikën e tij, mirëpo edhe për ne është e rëndësishme që të sjellim përmes punës së tij narrativa të reja e më ndryshe, të tematikave që Dardani i trajton me veprat e prodhuara. Kësaj radhe inspirimi i shumë punëve ka ardhur prej fëmijërisë duke nisur nga aty, mirëpo është edhe vazhdimësi e punëve të tij që i ka krijuar më herët”, tha Halilaj, duke shtuar më tutje se ky është një momentum që po e përmbyll një cikël të punëve të cilat i ka prezantuar në mediume dhe material të ndryshme.

Ju kujtojmë ekspozita do të jetë e hapur deri më 4 janar 2024./KultPlus.com

Mbi 9.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë deri në fund të nëntorit

Mbi 9.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë deri në fund të muajit nëntor.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se fakti që vendi u vizitua nga 547 mijë turistë të huaj në nëntor tregon se Shqipëria po shihet si superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm.

“Shifrat e nëntorit na çojnë në rekorde dhe pritshmëri të reja të mikpritje me 9.538 milionë vizitorë të huaj që kemi pritur gjatë këtij viti. 547 mijë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit janë prova se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm”, u shpreh Kumbaro. /ATSH /KultPlus.com

‘Për t’u edukuar nuk mjafton vetëm arsimimi’

Sigmund Freud (Zigmund Frojd) është themeluesi i psikanalizës.

Frojdi doli i pari me idenë se mendja është e ndarë në tri pjesë: Id, Ego dhe Superego.

Sipas Frojdit, Uni ose Ego është vija e parë e mbrojtjes së vetes nga tjetri, duke u përpjekur të balancojë dy ekstremet, Id dhe Superego.

Idetë e tij radikale mbi mendjen e njeriut transformuan psikologjinë dhe mbeten kontradiktore edhe në ditët e sotme.

25 thënie nga Frojdi

1- Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit.

2- Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurtë se e duan.

3- Një qytetërim që lë një numër kaq të madh të pjesëtarëve të tij të pakënaqur dhe i çon ata në revoltë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton të ekzistojë.

4- Njeriu nuk ia arrin t’i eleminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë.

5- Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë.

6- Fëmijët janë krejtësisht egoistë; ata i ndiejnë nevojat e tyre intensivisht dhe përpiqen mizorisht që t’i kënaqin.

7- Ëndrrat janë shpesh më të thella kur ato duken më të çmendura.

8- Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës së tij ai ushqen gjatë jetës një ndjenjë triumfuese, besimin në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete suksesin.

9- Iluzionet na mbisundojnë ne, sepse ato na kursejnë në dhimbje dhe na lejojnë të shijojmë kënaqësinë në vend të saj. Prandaj ato duhet t’i pranojmë pa ankime kur ato nganjëherë përplasen me realitetin përballë të cilit shndërrohen në thërrime.

10- Njerëzit janë më moralë se sa mendojnë dhe shumë më tepër imoralë se sa përfytyrojnë.

11- Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar.

12- Qëllimi i gjithë jetës është vdekja.

13- Pyetja më e madhe, së cilës nuk i është dhënë kurrë përgjigje dhe së cilës nuk kam mundur t’i jap përgjigje, pavarësisht tridhjetë viteve të kërkimeve në shpirtin e femrës është: “Çfarë do një femër?”

14- Ne nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes sa kur dashurojmë.

15- Sa kemi përparuar. Në Mesjetë do të më kishin djegur në turrën e druve. Tani ata mjaftohen të djegin librat e mi.

16- Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë.

17- Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë.

18- Detyra për të bërë njerëzit të lumtur nuk është pjesë e planit të Krijimit.

19- Mungesa e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje.

20- Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur.

21- Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij.

22- Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes.

23- Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave.

24- Treguesi i parë i idiotësisë, është një mungesa e plotë e turpit.

25- Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë. /KultPlus.com

Ekspozita e legjendës së futbollit italian Paolo Rossi, në 26 janar në Tiranë

Në 26 janar 2024 në Tiranë do të përurohet ekspozita kushtuar djalit të artë të futbollit italian, Paolo Rossi që ngriti peshë edhe zemrat e tifozerisë shqiptare në vitet ’70-’80.

Në ambientet e COD në kryeministri, u prezantuan sot disa elementë të këtij koleksioni, në prani të kryeministrit Edi Rama, legjendës së futbollit botëror Arrigp Sacchi dhe Fondacionit “Paolo Rossi” i drejtuar nga bashkëshortja e Paolo Rossi-t, Federica Cappelletti.

Kryeministri vlerësoi se Paolo Rossi ishte një personalitet i lartë që pati edhe një kurajo të madhe.

Rama tha se është privilegj i madh që Tirana do të mirëpresë ekspozitën dhe koleksionin e një lojtari të madh të një skuadre që në vitet e errëta të Shqipërisë ka qenë një pikë referimi i një bote që për ne ishte e ndaluar.

“Kujtoj se kur Italia ishte në finale kundër Gjermanisë ka qenë një grup të rinjsh që ishin pjesë e komunitetit të madh të panumërt të tifozëve të Italisë në Shqipëri dhe që dolën nëpër rrugë me flamurin italian. Ky akt ishte herezi në ato vite. Ne pastaj e morëm vesh për këtë të nesërmen sepse ata u arrestuan dhe u gjykuan për një akt të një papërgjegjshmërie të lartë dhe për propagandë”, tha Rama.

Kryeministri informoi se ekspozita mbi Paolo Rossin përmban kuriozitete për objekte personale. ‘Bëhet fjalë për një ekspozitë me karakter historik se ka qenë e mbushur plot me kujtime dhe jetë”, tha ai.

Rama kujtoi takimin në Tiranë me Paolo Rossin në kohën kur ishte kryetar bashkie dhe ai vinte me ekipin e legjendave.

Kryeministri shprehu bindjen se ekspozita do të jetë një kujtim dhe nderim për këtë histori futbolli, pasi sjell simbolin e asaj kombëtareje të madhe italiane që për ne ishte më e rëndësishme se sa një skuadër futbolli.

“Kjo ekspozitë që është hapur edhe në Zyrih, por edhe në qytete të ndryshme të Italisë do të sjellë objekte të Paolos, por edhe legjendave të mëdha botërore si Maradona, Pele etj”, bëri të ditur Rama.

Ekspozita në përkujtim të Paolo Rossit organizohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me ambasadën italiane në Tiranë.

Ekspozita, e cila do të çelet pranë Muzeut Historik Kombëtar e që do të mund të vizitohet prej datës 26 janar e deri më datë 20 shkurt 2024, tregon jetën e Paolo Rossit dhe legjendave të futbollit ndërkombëtar.

Midis sendeve personale, realitetit virtual, bluzave origjinale, intervistave, Topit të Artë dhe Këpucës së Artë 82, vizitori i ekspozitës do të mundë të hyjë në kontakt me një prej atletëve më të vlerësuar në historinë e futbollit kombëtar e atij ndërkombëtar.

Një kampion që ka bërë të ëndërrojë Italinë dhe Shqipërinë: “Paolo Rossi, djalë flori”. /ATSH /KultPlus.com

Me koncertin e fundvitit Kori i Filharmonisë së Kosovës shënon 20-vjetorin e themelimit

Kori i Filharmonisë së Kosovës organizon koncertin festiv të fundvitit, me solisten Sihana Badivuku nën dirigjimin e Rafet Rudit,  njëkohësisht për të shënuar 20 vjetorin e themelimit të këtij institucioni, shkruan KultPlus.

Festë në mbyllje të vitit 2023 me koncertin e fundvitit të Korit të Filharmonisë së Kosovës në shënim të 20-vjetorit të themelimit!

Programi përfshinë vepra nga kompozitorë të dalluar si: Lauridsen, Sandstrom, Matsushita, Whitacre e Rudi derisa do të shënojë edhe dy përvjetor të kompozitorëve tonë, 80-vjetorin e lindjes së Zeqirija Ballatës dhe 65-vjetorin e lindjes së Mendi Mengjiqit.

Koncerti do të mbahet me datë 14 dhjetor 2023 prej orës 20:00,në Kishën Katolike “Shën Ndou”/ KultPlus.com

BE-ja rregullon përdorimin e inteligjencës artificiale

Negociatorët e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje të premten vonë mbi rregullat e para gjithëpërfshirëse të inteligjencës artificiale në botë, duke i hapur rrugën mbikëqyrjes ligjore të teknologjisë së AI që ka premtuar të transformojë jetën e përditshme dhe ka nxitur paralajmërime për rreziqe ekzistenciale për njerëzimin.

Negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe 27 vendet anëtare të bllokut kapërcyen dallimet e mëdha në pikat e diskutueshme, duke përfshirë inteligjencën artificiale gjeneruese dhe përdorimin e policisë së mbikëqyrjes së njohjes së fytyrës për të nënshkruar një marrëveshje politike tentative për Aktin e Inteligjencës Artificiale.

“Marreveshje!” postoi në Twitter Komisioneri Evropian Thierry Breton pak para mesnatës. “BE bëhet kontinenti i parë që vendos rregulla të qarta për përdorimin e AI”, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Rezultati erdhi pas bisedimeve maratonë me dyer të mbyllura këtë javë, me seancën fillestare që zgjati 22 orë përpara se një raund i dytë të fillonte të premten në mëngjes.

Zyrtarët ishin në luftë me kohën për të siguruar një fitore politike për legjislacionin kryesor. Megjithatë, grupet e shoqërisë civile i bënë një pritje të ftohtë teksa presin për detaje teknike që do të duhet të sqarohen në javët në vijim. Ata thanë se marrëveshja nuk shkonte aq larg sa duhet në mbrojtjen e njerëzve nga dëmtimi i shkaktuar nga sistemet e AI.

“Marrëveshja e sotme politike shënon fillimin e punës teknike të rëndësishme dhe të nevojshme mbi detajet thelbësore të Aktit të AI, të cilat ende mungojnë”, tha Daniel Friedlaender, kreu i zyrës evropiane të Shoqatës së Industrisë së Kompjuterëve dhe Komunikimeve, një grup lobimi i industrisë së teknologjisë.

BE-ja mori një epërsi të hershme në garën globale për të hartuar parmakë mbrojtëse të AI kur zbuloi draftin e parë të rregullores së saj në 2021. Megjithatë, bumi i fundit në AI gjeneruese, i bëri zyrtarët evropianë të përpiqen të përditësojnë një propozim të gatshëm për të shërbyer si një plan për botën.

Parlamenti Evropian do të duhet ende të votojë për aktin në fillim të vitit të ardhshëm, por me marrëveshjen e arritur kjo është një formalitet, tha për Associated Press të premten vonë Brando Benifei, një ligjvënës italian që bashkëdrejton përpjekjet negociuese të trupit.

Sistemet gjeneruese të AI si ChatGPT i OpenAI kanë shpërthyer në ndërgjegjen e botës, duke mahnitur përdoruesit me aftësinë për të prodhuar tekste, foto dhe këngë të ngjashme me njeriun, por duke rritur frikën për rreziqet që teknologjia në zhvillim të shpejtë paraqet për vendet e punës, privatësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe madje edhe vetë jetën e njeriut.

Tani, ShBA, Britania e Madhe, Kina dhe koalicionet globale si grupi i 7 demokracive të mëdha kanë hyrë me propozimet e tyre për të rregulluar AI. /Klankosova.tv/KultPlus.com

Kurti në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit: Duam gjyqtarë e prokurorë efikasë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, ka thënë se korrupsioni e ka përcjellur Kosovën për vite me radhe, duke shkaktuar keqqeverisje, mentalitet të shëmtuar përfitues dhe ide të shtrembëruar që e konsideron shtetin si arkë për pasuri personale e jo mirëqenie kolektive.

Ai tha se pasojat i kanë ndier të gjithë për vite me radhë e që sipas tij rezultuan me varfëri të skajshme në dobi të pasurimit të individëve e grupeve të interesit.

“Nga ryshfeti deri te nepotizmi, kemi qenë dëshmitarë të të gjithave – efektit koroziv në menaxhimin e financave publike, dëmtimit të cilësisë e sasisë të shërbimeve, regresit ekonomik e deri te humbja e besimit në institucionet e shtetit”.

“Gjakderdhja financiare, skamja e shërbimeve institucionale, keqmenaxhimi i parasë publike e krimi brenda organeve shtetërore e të qeverisë kanë marrë fund. Me përkushtim, duke vendosur dinjitetin mbi çdo gjë, kemi nisur luftimin e korrupsionit nga brenda për ta shtrirë mbi çdo segment të shoqërisë tonë”, tha Kurti.

Ai përmendi aksionet dhe arrestimet e kryera gjatë mandatit të tij, duke  thënë se tash, Kosova është shteti më i zhvilluar në rajon për reformat e filluara në qëllim të zbatimit të sundimit të ligjit.

“Në fillim të qeverisjes jemi ngritur për 20 vende në Indeksin e matjes së perceptimit të korrupsionit të Transparency International. Nën udhëheqjen tonë janë kryer mbi 1100 operacione policore kundër krimit ekonomik e korrupsionit. Mbi 4000 persona janë arestuar, prej të cilëve mbi 300 zyrtarë shtetërorë. Kemi shkatërruar 103 grupe kriminale dhe konfiskuar mbi 2 ton narkotikë”.

“Me nisjen e procesit të vetingut në sistemin gjyqësor e prokurorial kemi dëshmuar që duam dënim meritor për zyrtarët shtetërorë, qofshin ata gjyqtarë e prokurorë që nuk i shërbejnë qytetarit, e që kriminelët i dërgojnë të mbrohen nga liria kurse zyrtarët e pavarur profesional i mbajnë në paraburgim pa ngritur kurrë aktakuzë. Duam ngritje në detyrë për ata që i shërbejnë shtetit e profesionit kurse ndalim të atyre që përfitojnë në kurriz të qytetarit dhe biznesit”.

“Duam gjyqësor të pavarur, prokurorë efikas e gjyqtarë që veprojnë me urtësi e mençuri. Këtë do bëjmë me veting në sistemin gjyqësor, të mbështetur nga ligjet që kemi dërguar në Kuvend. Vetëm në një vit qeverisës kemi miratuar mbi 80 ligje, afat i paarritur ndonjëherë nga ndonjë qeveri paraprake”, tha Kurti.

Më tej, kreu i qeverisë përmendi edhe ligjet që partitë opozitare i kanë çuar në Gjykatë Kushtetuese, ku tha se këtë e kanë bërë me secilin ligj që imponon reformë të pashmangshme në sistem.

“Me punë të madhe e procese gjithëpërfshirëse kemi hartuar Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky Ligj do prek secilin që ka përfituar në kurriz tuajin e që ka pasuruar xhepat në dëm të Republikës. Ky Ligj do bëhet dhe do zbatohet ashtu si është menduar dhe punuar. Vonimi i reformës përmes ankesave banale, sikur ishte ajo për Ligjin për Investimet e Qëndrueshme, nuk ka sesi t’i imponohet vullnetit qytetar si realitet”.

“Në vazhdim të punës tonë kundër korrupsionit, në vijim do prezantojmë edhe Strategjinë shtetërore kundër korrupsionit – vizionin e Qeverisë tonë për vendosje të rendit dhe ligjit, ngritjes së cilësisë të administratës publike, reformimit të shëndetësisë dhe vendosjes së llogaridhënies te menaxhimi i parasë publike”. /KultPlus.com

Publikohen kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2022

Ministria e Kulturës ka publikuar kandidaturën për Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2022 në disa kategori, shkruan KultPlus.

Romani më i mirë i vitit
Vëllimi më i mirë poetik i vitit
Vëllimi më i mirë me tregime i vitit
Vepra më e mirë studimore letrare e vitit
Përkthimi më i mirë i vitit
Libri më i mirë për fëmijë i vitit


Deri tani janë publikuar edhe kandidatët për tre kategori.

 -Kandidatë në kategorinë “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit” janë:

Behar Jacaj me veprën “Hoteli bri kishës”

Besnik Mustafaj me veprën “Fajtori”

Dashnor Kokonozi me veprën “Transaksioni”

Flutura Açka me veprën “Tulipanë të vonuar”

Zejnullah Rrahmani me veprën “Deti i Zi”

-Kandidatë në kategorinë “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit” janë:

Blerina Goce me veprën “Erotizmi në letërsinë shqipe”

Durim Çaça me veprën “Shënjime të letraritetit”

Eljon Doçe  me veprën “Kangë në vete”

Lekë Tasi me veprën “Poetë dhe profetë”

Xhevat Lloshi me veprën “Udhëkryqet e Kristoforit dhe aventura e librit”

-Kandidatë në kategorinë “Vëllimi më i mirë poetik i vitit” janë:

Erina Çoku me veprën “Triologjia ‘Frymë”

Flurans Ilia me veprën “ Hapërsirë midis të dy notave”

Ndue Ukaj me veprën “Retë prej drite”

Niko Kacalidha me veprën “Heraldikët e borës” Olimbi Vela me veprën “Lumturia e të tjerëve”/ KultPlus.com

Nesër mbahet ceremonia e konkursit mbarëkombëtar të poezisë ‘KultStrofa’

Festa për poetët shqiptarë po afron. Konkursi mbarëkombëtar i poezisë “KultStrofa” po bën përgatitjet e fundit për të sjell mbrëmjen finale ku edhe do të shpërblehen fituesit e këtij edicioni.

Në mbrëmjen e 10 dhjetorit, hijeshia e fjalës dhe ngrohtësia e poezisë do të bashkohen në një valë emocionesh në KultPlus Caffe Gallery.

Kuruar me kujdes dhe pasion nga gazeta online për art dhe kulturë “KultPlus”, në këtë mbrëmje finale, drita e fjalës do të ndezët në orën 19:00, kur poetët do të nderohen me çmime të veçanta për poezitë e tyre.

Edhe këtë vit, premtohet një edicion i veçantë, i mbushur me emocione të larmishme.

Organizatorja e këtij konkursi, Ardianë Pajaziti, ka bërë të ditur se mbrëmja finale e konkursit “KultStrofa” do të mbahet më datë 10 dhjetor, në ora 19:00 në KultPlus Caffe Gallery.

Juria profesionale e këtij edicioni e përbërë nga Agim Vinca, kryetar jurie, Beti Njuma dhe Shpat Deda do të jenë prezentë në mbrëmjen finale dhe do t’i ndajnë çmimet për fituesit. Juria tashmë ka përzgjedhur dhjetë poezi- finalistë dhe më pas juria profesionale do të shpall edhe tre çmimet kryesore të konkursit, çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.

Të gjithë ju konkurrentë dhe dashamirë të artit të fjalës, jeni të ftuar në këtë mbrëmje finale ku do të ndajmë momente të mrekullueshme bashkë dhe do të përqafojmë poezitë e këtij edicioni të konkursit “KultStrofa”.

Historia e këtij konkursi ka ngjyra të veçanta, me emra të njohur si fitues ndër vite: Ragip Sylaj, Arjola Zadrima, Merita Berdica, Gentiana Bajrami Atashi dhe Zhaneta Barxhaj, të cilët kanë shtuar një kapitull të ri në pasurinë e poezisë shqiptare.

Konkursi mbarëkombëtar i poezisë “KultStrofa”, këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Frutomania, Ujë Rugove dhe Veraria Labi . / KultPlus.com

Presidentja Osmani mbërrin në Katar, merr pjesë në Forumin e Dohas

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Doha të Katarit.

Bëhet e ditur se Osmani nesër do të marrë pjesë në Forumin e Dohas, që do të mbahet më 10 dhe 11 dhjetor, shkruan “Thepeninsulaqatar”, transmeton Klankosova.tv.

Osmani do të jetë edhe folëse në Forumin e Dohas 2023, ku kishte marrë pjesë edhe në sesionin e vitit të kaluar.

vjosa osmani doha forum

E para e shtetit dje ishte për vizitë zyrtare në Turqi, ku u prit nga homologu i saj turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ndërsa, përpara Turqisë, Osmani ishte për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mori pjesë në Samitin e Klimës – COP28. /Klankosova.tv/KultPlus.com

‘Carmen’ ngjitet në skenën e TKOB, vepra operistike do të vijë edhe 3 mbrëmje të tjera

Një nga shfaqjet më të bukura të historisë së artit botëror e kompozitorit francez Georges Bizet, ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit duke dhuruar emocione dhe spektakël tek publiku artëdashës i cili kishte mbushur sallën.

Vepra operistike me 4 akte, “Carmen” tregon dramën e jetës së një gruaje e cila sfidoi rregullat shoqërore dhe shpërfilli traditat e atyre viteve, me ariet magjepsëse të kompozitorit Bizet.

Historia në operën “Carmen” fillon në qytetin e Seviljes, ku një ushtar fisnik, Don Jose, takon Carmen-in, një vajzë pasionante dhe e lirë, e cila provokon ndjenjat e Don Jose-s, duke pasuar një zinxhir ngjarjesh që do të tronditin rregullat shoqërore dhe do të çojë në fatin e keq të të dy protagonistëve.

Opera “Carmen” do të ngjitet në skenë edhe 3 mbrëmje të tjera, në datën 9, 10 dhe 11 dhjetor./rtsh/KultPlus.com

Rreth 1 milion shqiptarë e të huaj vizituan muzetë, parqet dhe monumentet në Shqipëri

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri të ditur sot se “rreth 1 milion shqiptarë e të huaj kanë vizituar përgjatë këtij viti muzetë, parqet dhe monumentet tona”.

Në fjalën e saj në panelin “Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia dhe Kultura” në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, Margariti tha se “kjo nuk do të kishte ndodhur nëse Rilindja Urbante nuk do të kishte prekur qendrat historike në qytetet tona, në Korçë, Krujë, Vlorë, duke çuar te qytetari më shumë shërbime, punësim, turizëm, zhvillim ekonomik”.

“Nuk do të kishte ndodhur pa rikthimin e besimit te banorët, që bënë bashkë kursimet e tyre me bonuset e Ministrisë së Kulturës, për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre”, tha Margariti.

Ministrja Margariti u shpreh se “kushdo e kujton trishtimin gri të kalldrëmeve të Gjirokastrës. Një kontrast i thellë me Gjirokastrën e Festivalit Folklorik, kartolina më e bukur e shpirtit shqiptar. Një investim në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, që edhe UNESCO na e ka njohur, duke pranuar brenda 1 viti Xhubletën dhe transumancën në Listën e Trashëgimisë Kulturore të Njerëzimit”. /ATSH /KultPlus.com

BBC: Kukësi qyteti i parë i nominuar për çmimin Nobel për Paqen

Alida Ismailaj po ndihmonte një gazetare franceze të kalonte kufirin nga Shqipëria në Kosovë, kur një bombë shpërtheu aty pranë, duke shpërndarë copëza dhe mbeturina përgjatë një rruge të mbushur me refugjatë që po largoheshin.

“Kufiri ishte i rrezikshëm”, tha Ismailaj, duke kujtuar se si ajo ndihmoi gazetarët ndërkombëtarë të dokumentonin arratisjen e më shumë se 400 mijë refugjatëve përmes vendlindjes së saj të Kukësit, Shqipëri, në kulmin e luftës në Kosovë midis marsit dhe qershorit 1999.

“Kudo ishte minuar dhe bombarduar. Kukësi ishte vendi i parë i sigurt që mund të qëndroje”, tha ajo.

Pavarësisht se ka një popullsi prej vetëm 16 mijë banorësh, qyteti i vogël, i cili është 20 km larg kufirit, mirëpriti një numër marramendës refugjatësh në shtëpi dhe kampe të improvizuara.

Kukësi bëri bujë në mbarë botën dhe në vitin 2000 u bë qyteti i parë që u nominua për Çmimin Nobel për Paqen.

Fama ishte jetëshkurtër. Tashmë duke u përballur me një mori krizash pas rënies së komunizmit shqiptar në 1992, sapo lufta në Kosovë përfundoi dhe refugjatët u kthyen në shtëpi, Kukësi përjetoi një eksod të vetin, pasi 53 për qind e banorëve u larguan nga qyteti më i varfër i Shqipërisë në kërkim të mundësive ekonomike jashtë vendit.

Tani, teksa numri i vizitorëve në Shqipëri rritet, vendasit si Ismailaj shpresojnë se turizmi mund të ofrojë një nxitje për brezin e ardhshëm për të qëndruar.

Me ndërtimin e aeroportit të ri ndërkombëtar në Kukës, shtigjet e ecjes malore, reliket komuniste dhe përralla heroike për të treguar, banorët po i drejtohen historisë së tyre unike të konfliktit, qëndrueshmërisë dhe bujarisë për të joshur udhëtarët në një nga qoshet më pak të njohura të një prej vendeve më pak të vizituara të Evropës.

Të vendosura në bashkimin e lumenjve Drin i Bardhë dhe i Zi në Shqipërinë verilindore, blloqet uniforme të apartamenteve të Kukësit janë nën hijen e majës malore të Gjallicës me borë.

Një udhëtim 20-minutësh në lindje përmes kalimeve malore ju sjell në Kosovë, ku kosovarët luftuan për pavarësi gjatë fazave të fundit të rënies së Jugosllavisë në 1999.

Bujar Kovaci, një guidë turistike me kohë të pjesshme, i njeh shumë mirë vështirësitë e kaluara në një vend kufitar të mbushur me rrezik.

“Unë jam i mbijetuar nga minat”, tha ai në Hotel Gjallica në qendër të Kukësit.

“Jam shumë me fat që jam gjallë sot”, shtoi ai.

Kovaci ishte vetëm 10 vjeç kur kapi një minë tokësore ndërsa luante në fshat afër kufirit.

Duke mos ditur se çfarë ishte, ai e goditi me një gur dhe ajo shpërtheu.

Familja e tij e dërgoi me urgjencë në spitalin e Kukësit dhe ai u zgjua dy javë më vonë, me syrin e majtë pa shikim dhe pa krahun e djathtë nga bërryli e poshtë.

“Në vitin 1999 ka pasur kaq shumë aksidente këtu”, tha ai.

Në total, 120 km përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë u minuan rëndë me eksploziv.

“Edhe pas kaq vitesh, vazhdon ende pastrimi i minave… shumë banorë u plagosën si unë”, tha ai.

Kovaci shpreson se nëse mund të joshë turistët në këtë pjesë të Evropës që rrallë vizitohet, ai jo vetëm mund të ndihmojë të plagosurit nga bombat e pashpërthyera, por edhe të ndihmojë në nxitjen e banorëve për të qëndruar dhe për të ruajtur kulturën vendase të Kukësit përballë migrimit ekonomik.

Siç tregoi nominimi për Nobel, banorët e Kukësit janë mësuar të mirëpresin vizitorët, diçka që unë fillova ta kuptoj kur u ndalëm jashtë një kulle në sheshin kryesor të Kukësit, e cila shërben si një memorial për ata që kërkuan strehim këtu në 1999 dhe strehon një muze të vogël etnografik, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kovaci shpjegoi sesi Kukësi arriti të presë qindra mijëra refugjatë nga familjet që hapën shtëpitë e tyre për 90 000 persona të habitshëm, ndërkohë që ngriti edhe tenda në të gjithë sheshin e tij, përgjatë brigjeve të lumit dhe në fushat përreth.

I themeluar nga ilirët e lashtë, Kukësi ishte një territor i largët i perandorive romake, bizantine dhe më pas osmane derisa Shqipëria u bë një komb i pavarur në 1912.

Pas Luftës së Dytë Botërore, njerëzit panë se si shqiptarët etnikë në Kosovë ishin zhytur në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, ndërsa Kukësi u gjend në kufirin e diktaturës komuniste gjithnjë e më paranojake të kryeministrit, Enver Hoxha.

Hoxha e drejtoi Shqipërinë me një grusht të hekurt, duke ndërtuar një rrjet të gjerë tunelesh dhe bunkerësh nëntokësorë në mbarë vendin.

Megjithatë, bunkerët në Kukës, të cilat u ndërtuan në vitet 1970 dhe shtrihen rreth 7 km nën qytet, janë më të mëdhenjtë në Shqipëri, me hapësirë të mjaftueshme për të strehuar të gjithë popullsinë e qytetit në rast lufte.

Tunelet janë ende atje dhe Afrim Cenaj, babai i të cilit shërbeu nën tokë si oficer në ushtrinë shqiptare në vitet 1980, tani udhëheq turne në atë që vendasit e quajnë “qyteti i nëndheshëm”.

Duke hyrë në një nga hyrjet e shumta të fshehura në të gjithë Kukësin, Cenaj drejton nëpër një labirint kalimi të errët, të ndriçuar herë pas here nga boshtet e ventilimit dhe shtëpia e strehimoreve të pafundme betoni që tani janë të braktisura.

Cenaj beson se relike të tilla komuniste do të tërheqin turistët në Kukës dhe ai po përpiqet të sigurojë një kredi për të kthyer një bllok të vjetër kazerme mbi një nga hyrjet sekrete në një bujtinë.

“Babai im dikur e ruante këtë vend. Dhe tani dua ta ruaj atë”, tha ai.

Historia komuniste është me bollëk në Kukës dhe të nesërmen takova Ismailaj jashtë selisë së “Radio Kukësit”, ku një reliev gjigant komunist që tregonte një punëtor hero që valëviste flamurin shqiptar zbukuronte hyrjen.

Ismailaj tani është një “DJ”, dhe ajo më bëri një vizitë në stacionin radiofonik dhe muzeun e tij të vogël që ishte i mbushur me pajisje transmetimi të pluhurosur nga një epokë e shkuar.

Radio Kukësi u themelua nga regjimi i Hoxhës si një media propagandistike dhe reporterët e saj u gjendën në vijën e parë të luftës së Kosovës në vitin 1999.

Fotografitë e refugjatëve dhe autokolonave të ndihmës së OKB-së u ngjitën në muret e muzeut.

Letrat e zbehura të dërguara Radio Kukësit nga ata që ikën nga konflikti treguan se si emrat e njerëzve që kishin arritur në sigurinë u transmetuan përsëri në Kosovë, duke u bërë të ditur të dashurve të tyre se ishin gjallë.

“Natën e parë të eksodit kemi pritur 13 mijë refugjatë në Kukës”, tha Ismailaj, duke shpjeguar se njerëzit flinin edhe në dyshemenë e radiostacionit.

“Ky moment historie e bëri Kukësin kaq të rëndësishëm sa mediet botërore erdhën këtu, duke raportuar për qytetin e vogël që mirëpriti qindra mijëra refugjatë”, tha ajo.

Në selinë e Radio Kukësit ndodhet një muze i vogël i mbushur me letra dhe fotografi nga lufta e Kosovës

Ndërsa nominimi i Kukësit për Nobel ishte historik, Ismailaj pyet nëse më shumë banorë do të ishin ndjerë të detyruar të qëndronin po të kishin fituar.

“Ndoshta sot, nëse do të ishim fitues i çmimit Nobel për Paqen, do të kishim më shumë investime, më shumë vëmendje nga OJQ-të”, tha ai.

Të gjithë ata që takova në Kukës kanë miq dhe familje që punojnë jashtë vendit, dhe kjo është arsyeja kryesore pse një aeroport i ri, i hapur në vitin 2022, e lidh tani atë me disa qytete të mëdha evropiane.

Por, gjithashtu po lehtëson turizmin, i cili nga ana tjetër po krijon stimuj për brezin e ardhshëm për të qëndruar.

“Shumica e familjes sime janë larguar. Por djali im po mëson anglisht. Ai do të bëhet guidë turistike këtu në Kukës”, tha Cenaj.

Me majat e tij kolosale malore dhe ujërat e lumenjve bruz, është e lehtë të imagjinohet Kukësi dhe rajoni përreth duke u shfaqur si një destinacion udhëtimi aventureske.

Në fshatin Shistavec, 45 minuta me makinë drejt maleve, shtëpitë prej druri janë ndërtuar për skiatorët dhe alpinistët, dhe në udhëtimet ditore nga Kukësi, turistët mund të mësojnë më shumë për kulturën malore të goranëve që flasin një gjuhë sllave të dallueshme nga shqipja.

Megjithatë, shqetësimi në Ballkan është se konfliktet e reja janë vetëm një shkëndijë larg, veçanërisht duke pasur parasysh se pavarësia e Kosovës nuk është njohur kurrë nga Serbia.

“Ata kanë kujtime të tmerrshme”, tha Remzije Sherifi, një gazetare kosovare e cila u largua nga shtëpia e saj gjatë konfliktit të vitit 1999.

“Njerëzit kanë humbur familje të tëra, të tjerë jetojnë me shpresën e kthimeve që mund të mos ndodhin kurrë’, tha ajo.

Duke hapur dyert për rreth 400 mijë njerëz, Kukësi i tregoi botës se edhe në momentet më të errëta mbizotëron njerëzimi.

Tani, banorët shpresojnë të ndajnë historitë e tyre të komunizmit dhe konfliktit duke përhapur gjithashtu idealet e tyre të mikpritjes dhe paqes. /KultPlus.com

Kurti e Çeku udhëtojnë për në Gjermani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në Berlin të Gjermanisë, shkruan KultPlus.

Atje kryeministri Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane.

Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës në Gjermani. /KultPlus.com

9 dhjetori shënon ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit shënohet çdo vit më 9 dhjetor, transmeton KultPlus.

Kjo ditë shërben si një kujtesë për secilin prej nesh që në mënyrë aktive të flasë dhe të luftojë kundër korrupsionit në jetën tonë dhe në jetën e të tjerëve.

Kombet e Bashkuara e kanë shpallur këtë ditë për të tërhequr vëmendjen ndaj nevojës për të miratuar një qëndrim kundër korrupsionit. /KultPlus.com

Një poezi

Poezi e shkruar nga Charles Bukowski (1920-1994)

një poezi është një qytet plot rrugë dhe puseta
plot me shenjtë, heronj, lypësa, të marrë,
plot me banalitet dhe me gjëra për t’u pirë,
plot me shi dhe bubullimë dhe me periudha
thatësire, një poezi është një qytet në luftë,
një poezi është një qytet që pyet një lavjerrës pse,
një poezi është një qytet që digjet,
një poezi është një qytet nën bombardime
sallat e saj të berberëve plot me sarhoshë cinikë,
një poezi është një qytet ku Zoti kalëron
nëpër rrugët si Lady Godiva,
ku qentë angullijnë natën, e bëjnë flamurin
t’ia mbathë; një poezi është një qytet me poetë,
për me tepër shumë të ngjashëm mes tyre
e lakmiqarë dhe plot me ankime…
një poezi është ky qytet tani,
50 mile nga asgjëja,
9, 09 e mëngjesit,
shija e pijes dhe e cigareve,
as policë as të dashuruar që enden rrugëve,
kjo poezi, ky qytet, që kyç dyert e veta,
i barrikaduar, pothuaj bosh,
i përzishëm pa lotë, i plakur pa mëshirë,
me malet plot shkëmbinj të ashpër,
me oqeanin si një flakë trumze,
një hënë e privuar nga madhështia,
një muzikë e lehtë dritaresh të thyera…/KultPlus.com

Letra e dashurisë së John Lennon për Yoko Ono

Më 9 tetor 1940 lindi në Liverpul një djalë që më pas u bë një legjendë, John Lennon. Yoko Ono dhe ish-“The Beatles” u takuan për herë të parë gjatë një performance të Ono në “Indica Gallery” në Londër, më 9 nëntor 1966. Nisën të frekuentohen dy vjet më vonë. Kjo letër është një dëshmi e vyer e dashurisë së tyre.

“Në 10 vjetët e fundit kemi arritur të kuptojmë se çdo gjë që dëshironim ishte e përkohshme, e mirë apo e keqe, në një mënyrë apo në një tjetër. Vazhduam t’i thoshim njëri-tjetrit se në një nga këto ditë duhet të organizoheshim dhe të dëshironim vetëm gjëra të mira. Më pas lindi fëmija ynë. Ishim shumë të lumtur dhe në të njëjtën kohë ndiheshim shumë përgjegjës. Tani dëshirat tona do të ndikonin edhe mbi të. E ndjemë se kishte ardhur koha mos të debatonim më, por të rishikonim mekanizmat tona të dëshirave, duhej të bënim pastrim me themel në mendjen tonë. Ishte një detyrë e madhe.

Rastiste të gjenim në dollapin e madh të mendjes sonë gjëra që nuk e dinim që i kishim. Duke bërë pastrime, nisëm të vinim re shumë gjëra që nuk rrinin mirë në shtëpinë tonë. Ishte një raft që as nuk duhej të ishte aty fare; një tablo që kishte filluar mos të na pëlqente dhe ishin dy dhoma të zymta që u shndërruan në plot dritë e ajër kur hodhëm poshtë murin që i ndante. Nisëm të pëlqenim bimët dhe të mendosh që në fillim ishim të bindur se ato na vidhnin ajrin. Nisëm të vlerësonim ritmin e shfrenuar të qytetit që zakonisht na bezdiste. Bënim shumë gabime dhe ende bëjmë. Në të shkuarën kemi harxhuar shumë energji për të kërkuar diçka që mendonim se e donim, na kërkonin që të rrezikonim për ta pasur, për të zbuluar më pas që s’e donim fare. Një ditë morëm një rrebesh shiu çokollatash nga njerëz nga e gjithë bota. “Çfarë janë këto gjëra? Ne nuk hamë gjëra të ëmbla. Kush i ka kërkuar”? Sa kemi qeshur! Zbuluam se kur të dy dëshironim një gjë njëkohësisht, realizohej më shpejt.

Filluam gjithnjë e më shumë të dëshironim dhe të luteshim. Gjërat që i kishim dëshiruar në të shkuarën, duke bërë shenjën e paqes, tani i kërkojmë përmes dëshirave. Nuk e bëjmë më sepse kështu është më thjesht. Të dëshirosh është më efikase se të valëvitësh flamuj. Funksionon. Është si magji. Magjia është e thjeshtë, është reale. Sekreti është ta dish që është e thjeshtë dhe jo ta vrasësh me rituale të përpunuara që janë shenjë pasigurie. Kur dikush është i inatosur me ne, i pikturojmë në mendjen tonë një aureolë përreth kokës. Dhe ai ndryshon qëndrim? Epo, s’i dihet. Por, dimë se kur ia vizatojmë aureolën befas na ngjason me një engjëll. Kjo na ndihmon të kemi ndjenja për njerëzit, të kujtojmë se secili ka një mirësi brenda vetes dhe se të gjithë ata që vijnë te ne janë engjëj të maskuar që na sjellin dhurata e mesazhe nga universi. Magjia është logjike. Provojeni ndonjëherë!

Kemi ende shumë rrugë për të bërë. Me sa duket, sa më shumë pastrime bëjmë aq më shpejt funksionon procesi i të dëshiruarit dhe marrjes. Shtëpia tani është bërë shumë e rehatshme. Sean është i mrekullueshëm. Bimët rriten. Macet përkëdhelen. Qyteti shkëlqen, qoftë diell, shi apo dëborë. Jetojmë në një univers shumë të bukur.

Çdo ditë jemi mirënjohës për plotësinë e jetës sonë. Nuk është eufemizëm. E dimë se qyteti, shteti dhe bota po përballen me kohë të vështira dhe mbretëron terrori. Por dielli ende shkëlqen, ne jemi ende bashkë dhe mes nesh mbizotëron dashuria. Po ashtu edhe në qytetin tonë, në vendin tonë dhe në botë. Nëse dy persona si ne jetojnë jetën e tyre siç bëjmë dhe ne çdo mrekulli është e mundur. Është e vërtetë, në këto momente do të bënte punë një mrekulli shumë e madhe. Dua të them, ta vlerësosh kur të ndodh dhe të jesh mirënjohës. Fillimisht manifestohen në formë të reduktuar, në përditshmëri, por më pas rrjedhin si lumenj e oqeane.

Gjithçka do të shkojë mirë! E ardhmja e botës është në duart e të gjithëve ne!

Nju Jork, 27 maj 1979

John Lennon për Yoko Ono

Përktheu: Elona Qose./ KultPlus.com

Historia e familjes së Sylvia Plath

Ashtu si Sylvia Plath, edhe prindërit e saj Otto e Aurelia është dashur të mbajnë një barrë të vështirë. Plath i ka përdorur prindërit – dhe shumë të tjerë – si material për letërsinë e saj.

Ekzistonin si persona realë, prej të cilëve donte lavdërimet, por njëherazi qenë edhe një resurs për imagjinatën e vet. Qenë me të, por jo për të: një pasqyrë që pasqyronte çdo mundësi dhe që ajo, duke u shqyrtuar thellësinë, i hidhte erëzat. Nisi të kuptojë se tek prindërit gjallonte rrënja e anktheve të saj dhe, nga fundi i viteve Pesëdhjetë, e inkurajuar nga psikiatri, nisi të shpërthejë kundër tyre, fillimish në ditarë dhe më pas në poezi. Plath e akuzonte babain për mungesën dhe nënën për afërsinë e pacipë. Mbesnin karikatura të deformuara, të çimentuara në qelibar. Në poezinë më të famshme Daddy Otto – që vdiq kur ajo ishte 8 vjeç – është një tiran patriarkal, një “bastard” nazist. Aurelia, e futur në The Bell Jar, është martirja e armatosur që kërkon përsosmërinë e së bijës. Por nëse Plath e ka trashëguar ankthin dhe depresionin nga prindërit, është e vërtetë edhe se nga ata ka marrë inteligjencën, disiplinën, ambicien.

Në rastin e Otto Plath, miti e ka errësuar të vërtetën. Për shumë lexues të Plath, Otto është babai arian dhe nazist. Praktikisht Otto Plath, pacifist i bindur që hoqi dorë nga shtetësia gjermane më 1926, e kishte shikuar i dyzuar ngjitjen e Hitlerit. U përmbahej kodeve të ngurta morale; priste që të tjerët të vepronin njëlloj. Në një fotografi të bërë kur ishte student në Wisconsin, rreth vitit 1910, të jep idenë e një burri që mezi i duron budallenjtë. I ulur në plan të parë, midis bashkëmoshatarësh të dehur, duke mbajtur gotën në dorë. Është një njeri serioz dhe i motivuar, që nuk lejon që idealet e tij të kompromentohen, edhe pse kjo nënkupton të prishet me familjen. Një rregull që vepro thellësisht në natyrën e së bijës.

Të paktën tri gjenerata të familjes Plath kanë jetuar në provincën Posen, në Prusinë Perëndimore, përpara se të transferoheshin në Shtetet e Bashkuara. Sot Posen (Poznan) është pjesë e Polonisë, në të ashtuquajturin “Korridor Polak”: ju dha Polonisë nga Perandoria Gjermane pas Traktatit të Versajës të 1919. Ashtu si territori i Alzacë – Lorenës, qe objekt kontestimesh dhe tensionesh të mëdha midis polakëve dhe gjermanëve. Pavarësisht se pjesa më e madhe banorëve qe polake, Hitleri tentoi ta aneksojë këtë territor më 1939 në një prej akteve të para të agresionit që e shtynë Francën dhe Britaninë e Madhe t’i shpallnin luftë Gjermanisë. Megjithëse Otto Plath e ka lënë Posen më 1900, shumë përpara shpërthimit të dy luftërave, por për Sylvia do të përfaqësonte gjithmonë portretin e agresionit imperialist gjerman.

Posen, popullsia e të cilit përfshinte gjermanë, polakë dhe hebrej, që jetonin në enklava etnike të ndara, ishte ndoshta provinca më e varfër e Prusisë. Nga fundi i Tetëqindës, të tërhequr nga ekonomia e lulëzuar industriale që ishte zhvilluar në Ren dhe në ashtu si edhe nga liria amerikane, gjermanët nisën ta lënë masivisht rajonin. Më shumë se 2 milion qenë nisur në fillimet e Nëntëqindës, përfshi stërgjyshërit nga babai të Sylvia Plath, gjyshërit, xhaxhallarët, hallat, babain. Stërgjyshi, Johann Plath, ishte një fshatar analfabet, por i nipi, Otto, do të bëhej pedagog në Harvard University, dhe stërmbesa një poete pionieristike. “Perfeksionizmi” i Sylvia, shpesh i reduktuar në devijim patologjik, duhet të kuptohet në kontekstin historik dhe sociologjik të emigracionit amerikan, që ka kornizuar jetën e saj. Dëshira për të shkëlqyer në të gjitha fronte i ka rrënjët e saj në etikën e punës, në shpirtin gjerman që është trashëgimia e saj.

Origjina gjermane e Otto Plath qe e rëndësishme për të bijën. Sylvia ka shkruar shpesh se i ndjen “në mënyrë mjaft të fuqishme rrënjët e mia gjermane”; ia ka rrëfyer mikut të penës Hans-Joachim Neupert. “Ndjej një afërsi të fuqishme më gjithçka që është gjermane”, i shkruan më 1949. “Mendoj se gjermanishtja është gjuha më e bukur e botës dhe çdo herë që dëgjoj ndonjë të flasë gjermanisht apo që ka emër gjerman ndjej një intimitet sekret të papritur”. Kur lexonte Thomas Mann ndjente të mbërthehej nga një lloj “krenarie patriotike”; dëgjonte Bach dhe Beethoven, lexonte Nietzsche dhe Goethe me të ëmën. Por ajo e tija ishte një trashëgimi e dyfishtë, pasi i ishte thënë se gjatë Luftës së Parë Botërore familja e nënës së saj ishte ngacmuar nga fqinjë irlandezë e italianë në Winthorp të Massachusetts. Sylvia ishte e shqetësuar se gjatë Luftës së Dytë Botërore disa anëtarë të familjes mund të kenë qenë internuar në një kamp për gjermanë amerikanë. Babai i saj ishte arrestuar më 1918 nga FBI prej simpative të presupozuara progjermane. Në dhjetorin e 1958 shënoi në ditarin e saj skeletin e një tregimi – që do të bëhej The Shadow – të përqëndruar tek një vajzë gjermane amerikane e trajtuar me dyshim nga fqinjët gjatë luftës: “Tema ka të bëjë me vetëdijen e një sistemi të komplikuar fajëi të cilët i janë subjekt gjermanët në një komunitet hebre apo katolik… Fëmija nuk mund ta kuptojë. Si mund të jetë fajtor për burgosjen e babait të tij?”. Qysh e re, Sylvia ka kuptuar se identiteti gjerman i ndarë me të atij ishte në një farë mënyre i rrezikshëm, burim i fshehtë turpi.

Ditarët e Plath nënvizojnë frustrimin e saj ndaj paaftësisë për ta zotëruar gjermanishten. Ende në vitin 1962 dëgjonte disqe në gjermanisht, sintonizohej në programin radiofononik gjemranisht të BBC. Sylvia ishte vajza e një emigranit gjerman dhe e një austriakeje të gjeneratës së parë, që kishte studiuar gjuhën dhe letërsinë gjermane dhe njihte gjermanishten. Prindërit e nënës së saj, Schober-ët, flisnin gjermanisht në shtëpi. Pavarësisht se shkëlqente në shumë fusha, nuk e kishte lehtë me gjermanishten. Disa biografë mendojnë se mbiemri Plath fillimisht ka qenë “Platt” dhe se është anglishtizuar me të arritur në Shtetet e Bashkuara. Sipas një anëtari të familjes, mbiemri në Gjermani shkruhej si “von Plath”. Stërgjyshërit nga babai të Sylvia, John (Johann) von Plath dhe Caroline (Katrina) Katzsezmadek, u lindën në rajonin e Posen respektivisht më 1829 dhe më 1826. Johann ishte gjerman dhe luteran, kurse Katrina polake dhe katolike: çifti i tejkaloi ndarjet për t’martuar në vitet Pesëdhjetë të Tetëqindës. I kanë rritur fëmijët si luteranë, pavarësisht se tensionet fetare ekzistonin në jetën martesore. Flisnin polonisht dhe gjermanisht. Patën 8 fëmijë: Theodore, babai i Otto, i lindur më 1850, ishte më i madhi. Të 6 që mbijetuan deri në moshë të rritur, emigruan të gjithë në Amerika midis viteve 1882 e 1901 dhe u vendosën në North Dakota, Illinois, Wisconsin, Oregon.

Fakti që të gjithë von Plath kanë emigruar të lë të kuptosh se nuk ecnin dot përpara në Posen. Në Shtetet e Bashkuara u bënë kovaçë dhe rrobaqepëse, kasapë, punëtorë hekurudhash. Mary Plath pati një fakt jashtëzakonisht të errët. Sipas historive të përcjella në familje, u dashurua me një djalë nga Cando, në North Dakota, teksa ishte duke vizituar prindërit. Mbeti shtatzënë me të, por ai e la për një grua tjetër. E braktisur dhe e vetme, gjeti strehim në një pension në St. Paul të Minnesota, ku vdiq gjatë lindjes. Vdekja e Maria tregon për çmimin që duhej paguar kur devijohet nga kodet doket tradicionale luterane të sjelljes.

Theodore Friedrich, djali i madh i John dhe Caroline, u martua me Ernestine Kottke (e lindur më 1853) në një kishë protestante të Posen më 1882. Ai ishte 32 vjeç, ajo 29: për epokën, një martesë e vonuar. Ernestine është nëna e Otto, gjyshja e Sylvia Plath. Theodore dhe Ernestine patën 6 fëmijë: Otto, Paul, Max, Theodore, Hugo, Martha, Frieda, të gjithë të lindur midis viteve 1885 dhe 1896. Një fëmijë tjetër, i lindur kur Ernestine ishte vetëm 19 vjeç, jashtë martese, vdiq shpejt. Ernestine i rriti fëmijët e vetme, pasi i shoqi mungonte për periudha të gjata: shiste pajisje të kompanisë McCormick në Gjermania, Poloni, Francë dhe Rusi. Gjatë udhëtimeve të tij mësoi shumë gjuhë: një talent i trashëguar nga i biri Otto.

Puna e Theodore në Gjermani ishte e qëndrueshme e mirëpaguar: por nga fundi i shekullit McCormick u restaurua dhe në vijim familjarët hipotezuan se mos Theodore ishte pushuar nga puna. Gjithsesi, Theodore u nis nga Hamburgu më 3 mars të 1901, duke zbritur në New York 16 ditë më vonë. Në moshën 50 vjeçare, qe i fundit i vëllezërve von Plath që emigroi. Zbriti në Shtetet e Bashkuara me 125 dollarë në xhep dhe asnjë kontratë pune, me qëllimin që të transferohej tek e motra Mathilde dhe i shoqi i saj në Chicago. Ernestine u nis nga Liverpool, duke arritur në St. John të Kanadasë, në dhjetorin e 1901, me 5 prej 6 fëmijëve të saj të vegjël. Fillimisht shkoi në Maza të North Dakota, ku Emil, një vëlla i Theodore, punonte si kovaç dhe ku pak kohë më pas u bashkua me të shoqin. Jetoi në Maza deri më 1907; atë vit u transferuan në Harney të Oregon; në vitin 1912 qenë në Oregon City. Theodore ishte i punësuar si kovaç dhe si bujk.

Nga ai moment, Ernestine zhduket nga kronikat. Ernestine Plath rezulton e vdekur në shtatorin e 1919 në Oregon Hospital for the Insane. Theodore ia kishte besuar çmendinës së Salem në tetorin e 1916. Ishte 63 vjeçare. Sipas fletës së shtrimit, shëndeti fizik i saj kishte qenë “normal” deri më 1905, kur Ernestine pësoi episodin e parë të “çmendurisë” në North Dakota. Mjekësi që ka pranuar Ernestine e gjeti “shumë të depresuar, të frikësuar… haluçinante… nuk fliste”. Infermierja vëren se ishte e “mirëushqyer, e pastër, por e pambrojtur”. Nga netët në spital mësojmë se gruaja kishte flokë të errët, sy të kaltër, ishte e gjatë pak më shumë se 1 metër e gjysmë. “Ngrihet nga krevati… mendon se dikush dëshiron që ta vrasë. Lutet që ta mbajmë midis nesh, ka frikë se mos e largojnë”. Diagnoza e përkohshme e mjekut: “demenza senile”.

(Heather Clark për Pangea)/KultPlus.com

“Eja m’ledhato, zemrën ti ma shëro” (VIDEO)

Zëri unik i Haki Misinit dhe tekstet lirike kanë bërë që grupi i muzikës Rok “MAK”, të vazhdon të dëgjohet edhe sot e kësaj dite, shkruan KultPlus.

Pavarësisht që ky grup funksionoi deri në vitin 1978 në përbërje prejHaki Misinit, Mehmet Tupellës, Rexhep Ismajli-Bullit, Halil Bajraktarit, Sedat Isufit dhe Xhevdet Gashit, “MAK” vazhdon të depërtoj në zemrat e dëgjuesve me artin e mirëfilltë.

Një ndër këngët e këtij grupi është edhe “Idila Verore”, vlera e së cilës dëshmohet edhe nga fakti që paslufte janë sjellur versione të reja të këngës duke u përzier zhanret muzikore.

KultPlus ua sjell tekstin dhe tingujt e bukur të këngës “Idila Verore”:

Këngën do t’a shkruaj,

dashuri,

Ec n’këtë zemrës time t’i ke hy,

Mos më harro t’lutem,

përsëri,

S’mund t’jetoj pa ty.

Sytë e tu, gjithnji,

Më japin dritë

Balli yt, për mu

Çdo herë shëndrritë,

T’njofta sikur zjarrë

Që djelli mbanë

Buzët tua janë

T’lutëm më kupto,

Eja m’ledhato,

Zemrën ti ma shëro,

S’ka forcë që na ndanë,

Gjersa jemi bashkë,

Fort, të dashuroj. / KultPlus.com

Biografia mjeshtërore e Bradley Cooper për Leonard Bernstein

Maestro është një histori dashurie e patrembur që tregon marrëdhënien e përjetshme midis Leonard Bernstein dhe Felicia Montealegre Cohn Bernstein. Një letër dashurie për jetën dhe artin, Maestro në thelbin e tij është një portretizim emocionalisht epik i familjes dhe dashurisë.

Filmi na transporton në një figurë të mrekullueshme njëngjyrëshe në vitin 1943, pushimin e madh të Bernstein në moshën 25-vjeçare ndërsa ai futet për të drejtuar Filarmoninë e Nju Jorkut në Carnegie Hall. Ai ka një dashnor mashkull, por fillon të joshë Felician, duke zbuluar shpejt oreksin e tij të pakufishëm për njerëzit, si dhe paaftësinë e tij për të qenë vetëm. E cila është mjaft pengesë, pasi kompozimi është shpesh një disiplinë shumë e vetmuar.

Maestro është konfirmimi se Cooper është një talent i vërtetë po aq pas kamerës sa edhe përpara. Dhe duke marrë parasysh se si Martin Scorsese ashtu edhe Steven Spielberg i besuan Cooper të merrte në dorën e tij drejtimin e filmit, Maestro nuk ishte kryevepër e garantuar./KultPlus.com

Gjirokastra ndez dritat e festave të Fundvitit

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës ndezi mbrëmjen e djeshme dritat shumëngjyrëshe të festave.

Qyteti, zona historike dhe ajo moderne, pazari tradicional, rrugët e kalldrëmta, komplekset e shtëpive karakteristike janë zbukuruar nga një dekor i veçantë, i cili e bën magjike dhe mbresëlënëse atmosferën e Fundvitit, për banorët dhe turistët.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ndau në rrjetet sociale pamjet e mbrëmjes festive të ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjes.

Dekori i veçantë, organizimi i aktiviteteve të ndryshme nga bashkia në bashkëpunim me subjektet lokalë synon jo vetëm gjallërimin e atmosferës së festive, por edhe tërheqjen e turistëve vendas dhe të huaj në Gjirokastër, gjatë kësaj periudhe.

Qafa e Pazarit dhe zona historike e qytetit pritet të tërheqin më shumë vizitorë, duke përfshirë banorët, por edhe turistët vendas dhe të huaj.

Janë të shumta fotografitë e shkrepura mes dekorit dhe peizazhit të veçantë, që ofron kjo pjesë e qytetit. Banorë të moshave të ndryshme fiksojnë në fotografi momentet nga ndezja e dritave në mbarë qytetin.

Edhe këtë fundviti Gjirokastra do të jetë ndër destinacionet e preferuara turistike, duke lënë mbresa të pashlyeshme për vizitorët dhe turistët./atsh/KultPlus.com