Pezullohet Arben Zharku, drejtori i Qendrës Kinematografike e Kosovës

Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Kulturës ka marr vendim që ta pezullojë drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku, shkruan KultPlus.

Një vendim i tillë ka ardhë pikërisht me kthimin e tij nga Festivali i Cannes, ku edhe ishte i pranishëm kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti. Nga burime të KultPlus mësohet se ky vendim është marrë që Zharku përkohësisht të mos e ushtrojë këtë pozitë, deri në një vlerësim tjetër./ KultPlus.com

Boksieri Luan Krasniqi: Nuk më interesoi takimi me Bill Clinton, thjesht doja ta takoja Muhamed Ali

Luan Krasniqi

Lojërat Olimpike janë ngjarja më e madhe sportive, ato nuk mund të krahasohen me asgjë tjetër, kan një vend të veçantë në jetën time. Prandaj në këtë pikë një postim pak më i gjatë.

Kam perjetuar aq shumë në kohën time si sportist, duke luftuar për kampionatin e peshave të rënda para mijëra spektatorëve, por nuk ka asgjë më të mirë se javët e 1996 në Atlanta. Ishte një kohë e paharrueshme. Për mua gjëja kryesore ishte qe isha pjesemarres I ketij turniri madheshtor, të fitoja medaljen e bronztë dhe të qëndroja në podium në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ishte një nga ndjenjat më të mëdha që kam pasur ndonjëherë ne jeten time Sportive.

Ekziston një atmosferë shumë e veçantë në Lojërat Olimpike. Ju e kaloni natën në një fshat ku super yjet, elita absolute botërore, të gjithë atletë të suksesshëm, bëhen bashkë. Unë e njihja Steffi Graf nga koha jonë e perbashket në bazën Heidelberg, por pastaj papritmas ishte Monica Seles ose kushdo tjetër. Kam takuar mijëra atletë të tjerë dhe kam takuar kaq shumë personalitete të ndryshme.

Për shembull, në atë kohë kam pasur takimin tim të parë me Muhamed Ali. Ende më kujtohet saktësisht se si erdhi Presidenti i SHBA Bill Clinton, nuk më interesoi aspak sepse isha 25 vjeç thjesht doja të takoja Aliun.

Unë në përgjithësi e dua sportin dhe kam shikuar ngjarje të ndryshme sportive në Atlanta.

Sigurisht që do të shikoj ndeshjet në Tokio në TV – edhe pse boksi nuk do të ketë më statusin që kishte 25 vjet më parë. Por kjo nuk është kaq e rëndësishme. Në Lojërat Olimpike, nuk ka rëndësi se me cilin sport merresh apo nga vjen. Të jesh olimpist është thjesht gjëja më e mirë që mund të arrish ne jeten Sportive.

Sigurisht, rrethanat për shkak të pandemisë janë një veshtërsi e vërtetë. Askush nuk dëshiron gara pa spektatorë. Shpresoj që atletët mund ta shijojnë kete ngjarje te madhe Sportive./ KultPlus.com

Filmi “Zgjoi” me premierë në Shkup, pjesë e Cinedays Festival of European Film

Filmi me skenar dhe regji të Blerta Bashollit është pjesë e Cinedays Festival of European Film, ku edhe ka prezantuar premierën në Maqedoni, për ta shënuar kështu fillimin e prezantimit të filmit në rajon, shkruan KultPlus.

Filmi “Zgjoi”, që po konsiderohet si filmi më i suksesshëm i Kosovës, duke triumfuar në Sundance Film Festival me tre çmime, ku në historinë e këtij festivali asnjë film nuk është shpërblyer me tre çmime, flet për historinë e Fahrije Hotit, dhe rolin e saj e ka jetësuar Yllka Gashi.

Ende nuk dihet se në çfarë periudhe, filmi “Zgjoi” do të prezantohet para audiencës kosovare./ KultPlus.com

15 performancat më me stil të Meryl Streep që ia vlen t’i shihni (FOTO)

Foto Shutterstock

Është pothuajse e pamumdur që t’i rendisimim filmat më të mirë të Meryl Streep. E cilësuar si një nga aktorët më të mëdha ndonjëherë, 72-vjeçarja mban rekordin për nominimet në Academiy Award të të gjitha kohërave – gjithsej 21, 17 prej të cilave ishin për aktoren më të mirë – falë aftësisë së saj për të mishëruar role rrënjësisht të ndryshme.

Por po aq të pashlyeshme (dhe shpesh çelësi për ndërtimin e karakterit të saj të patëmetë) janë pamjet që ajo ka veshur në ekran. Pak mund të harrojnë veshjet e modës së lartë të Miranda Priestly në The Devil Wears Prada, por ka shumë xhevahirë të tjerë në arkivin Streep.

Nga palltot e saj të paprekura në Kramer vs Kramer, te rotacioni i veshjeve kitschy të viteve ’80 në She Devil, Streep na ka dhuruar me një pasuri të stileve ndër vite, transmeton KultPlus.

Këtu, Vogue shikon momentet më të mira të modës së Meryl Streep në dekada. ‘The Deadliest Season’ (1977) ‘The Deer Hunter’ (1978) ‘Kramer Vs Kramer’ (1979) ‘The French Lieutenant’s Woman’ (1981) ‘Silkwood’ (1983) ‘Falling In Love’ (1984) ‘Plenty’ (1985) ‘Out Of Africa’ (1985) ‘Evil Angels’ (1988) ‘She Devil’ (1989) ‘Postcards From The Edge’ (1990) ‘Defending Your Life’ (1991) ‘Death Becomes Her’ (1992) ‘Bridges Of Madison County’ (1995) ‘The Devil Wears Prada’ (2006)./KultPlus.com

John Belushi shkoi në Shtëpinë e Bardhë pa letërnjoftim

Në vitin 1976, ishte rregulluar që emisioni i përjavshëm satirik, “Saturday Night Live” (Drejtpërdrejt Natën e Të Shtunës) do të filmohej nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë.

President në atë kohë, ishte republikani Gerald Ford.

Për të filmuar skeçin kishin udhëtuar Lorne Michaels drejtuesi i programit si dhe aktorët komikë, John Belushi dhe Dan Aykrod, dy shokët që më vonë do të luanin filmin e famshëm “Blues Brothers”, si dhe Chevy Chase.

Sipas tregimit nga Michaels, kur vetura mbërriti në derën hyrëse të Shtëpisë së Bardhë, oficeri i rojes u kërkoi dokumentet e vizitës si dhe letërnjoftimet personale (ID). Të gjithë i kishin përveç John Belushit që ngriti supet sikur po i kërkonin diçka të pazakontë.

Lorne Michaelsit, i cili kishte luajtur shumë gurë për të të siguruar filmimin, i iku truri.

“Si ka mundësi të vish në Shtëpinë e Bardhë dhe të mendosh se nuk të duhet letërnjoftimi?” i tha ai duke menduar se planet për skeçin mund të anulloheshin ose duheshin rishkruar.

Mirëpo, oficeri i rojes, pasi futi kokën në makinë dhe i pa me radhë, tha për John Belushin. “Ky zotëria këtu nuk ka nevojë për letërnjoftim. E njoh se kush është”.

Në fakt, e gjithë Amerika e njihte.

Pas kësaj hynë lirisht dhe e realizuan filmimin.

Sigurisht në 1976 nuk kishin filluar ende vendosja e masave ekstreme nga frika e sulmeve terroriste. Sot nuk do të kishte ndodhur kurrë sado i famshëm të ishte Belushi.

John Belushi ishte djali i dy emigrantëve shqiptarë në Chicago si dhe vëllai i aktorit tjetër të njohur James Belushi. Vdiq në 1981 aksidentalisht nga një mbidozë droge./ KultPlus.com

Tre burgje të vjetra në Evropë, kthehen në vende epike kulturore

Foto: Lunatikai

Një burg i mërzitur i vjetër nuk është vendi i parë që mund të mendoni të vizitoni nëse ndiheni sikur doni të shihni kultura të reja ose doni të kaloni një natë larg shtëpisë. Por duket se ish-burgjet po bëhen pasuri të patundshme mjaft të dëshirueshme këto ditë, të paktën nëse marrim parasysh tre zhvillime të fundit në Cornwall, Kiev dhe Vilnius.

Nga një hotel luksoz në një qendër kulturore në qendër të qytetit e deri te vendi i një festivali të ri muzikor vallëzimi, këto tre qendra(ish-burgje) janë bërë atraksione turistike të paharruara, transmeton KultPlus.

Bodmin Jail Hotel në Cornwall Një qëndrim gjatë natës në qelitë e një burgu Cornish të shekullit të tetëmbëdhjetë për ne tingëllon si ana kundërt e një pushimi relaksues, por kjo nuk e ka ndaluar një biznesmen rus të mbledhë 60 milionë paund për të transformuar burgun e braktisur Bodmin në një hotel të ri.

Secila prej 70 dhomave të saj të gjumit janë të formuara nga tre qelitë e burgut të rrëzuara dhe kanë vaska të pavarura, ngrohje nën dysheme dhe orendi luksoze. Sanatoriumi Khvylia në Kiev Nën sundimin Sovjetik, punëtorëve u jepeshin kuponë të sanksionuar nga shteti për pushime restauruese në sanatoriumin lokal, por këto komplekse ishin gjithashtu të dobishme për të kufizuar të burgosurit politikë.

Tani, ekipi prapa klubit legjendar Tbilisi Bassiani po sjell një festival të ri muzikor në Khvylia, një sanatorium ende në përdorim, i fshehur në një pyll në periferi të Kievit. Burgu Lukiškės në Vilnius Ky burg shekullor në zemër të kryeqytetit Lituanez u ndërtua kur qyteti ishte pjesë e Perandorisë Ruse dhe u përdor si një vend xhirimi për Stranger Things para se të mbyllej në vitin 2019. Ai u hap muajin e kaluar si Burgu Lukiškės 2.0, tani ai strehon punëtori dhe studio për 250 artistë rezidentë, si dhe një bar dhe hapësirë ekspozite./KultPlus.com

Përfaqësues të komunitetit arbëresh në Shqipëri, Meta: Të fuqizojmë lidhjet tona

Presidenti Ilir Meta ka pritur përfaqësues të komunitetit Arbëresh.

Me një postim në Facebook Meta shkruan se gjatë takimit me kryetarin e Komunës Arbëreshe San Cosmo Albanese, Kalabri, z.Damiano Baffa ka theksuar nevojën për të mos i ndalur përpjekjet për ripërtëritjen dhe fuqizimin e lidhjeve tona, veçanërisht mes brezave të rinj, në të dy anët e Adriatikut.

Ai shprehu nevojën e trashëgimit të gjuhës Arbëreshe, që flitet prej shekujsh e brez pas brezi, të vazhdojë të jetojë.

“mocion dhe si përherë kënaqësi të takohem me përfaqësues të komunitetit shumë të dashur Arbëresh. E ngrohtë dhe vëllazërore ishte dhe biseda me Kryetarin e Komunës Arbëreshe San Cosmo Albanese, Kalabri, z.Damiano Baffa.
Vlerësova kontributin e jashtëzakonshëm të Arbëreshëve në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të figurës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe theksova nevojën për të mos i ndalur përpjekjet për ripërtëritjen dhe fuqizimin e lidhjeve tona, veçanërisht mes brezave të rinj, në të dy anët e Adriatikut.
Trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore Arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, meriton të mbrohet e promovohet dhe gjuha Arbëreshe, që flitet prej shekujsh e trashëgohet brez pas brezi, të vazhdojë të jetojë”, shkruan Presidenti./gazeta diaspora/ KultPlus.com

Portrete të grave rome në Prizren

Në kuadër të edicionit të tretë të Autostrada Biennale u hap ekspozita “Herstories”. Autorja Małgorzata Mirga -Tas është një artiste rome e arteve vizuale që vjen nga Polonia, shkruan KultPlus.

Ajo bashkë me anëtarët e komunitetit rom nga Prizreni, e kanë veshur një shtëpi pranë lumit Lumbardh, duke e mbuluar atë me një seri të portreteve të grave të jashtëzakonshme rome, vendase dhe ndërkombëtare.

Shpresa Agushi, Nicoleta Bitu, Zinet Galushi, Delaine Le Bas, Esma Redjepova janë gratë të cilat u portretizuan në mënyrë artistike. Kolazhet nga Mirga -Tas janë krijuar me fragmente të pëlhurave të ndryshme.

Shumica e tyre janë marrë direkt nga gardëroba e grave të portretizuara dhe përbëhen nga pjesë të fundeve, shamive apo bluzave të qëndisura mbi perde, rroba të shtratit dhe lecka.

Pjesë e hapjes së kësaj ekspozitë ishte edhe zëvendësministri i MKRS, z. Sejnur Veshall i cili në fjalimin e tij tha që puna në këtë ekspozitë tregon që për gratë rome të cilat ishin dhe janë aktive, që ato punojnë për ndryshim, luftojnë për edukimin e fëmijëve të tyre dhe duan që zëri i tyre të dëgjohet në mjedisin rom që zakonisht është shumë tradicional. Ekspozita është e hapur për dy muajt e ardhshëm, në Komunën e Prizrenit, në rrugën “Remzi Ademaj”./ KultPlus.com

Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret, pse ta dijë bota

“Dëgjo!

Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më priten këmbët, më mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaçe. Netet i kam skëterrë, siç e di vetë. Këto të gjitha thonë se nuk e kam të gjatë. Pra mos u hidhëro se po të porosit edhe një herë.

1.Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret. Vdekja është një ngjarje që i takon atij që vdes dhe shtëpisë së tij. Pse ta dijë bota? S’dua!

Dikur kisha dashur të varrosesha në Pogradec, pranë babajt e nënës ose lart në gështenjat, në Shën e Djelë. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi është një ngatërresë. Varrosmëni këtu, në Tiranë. Gjith Shqipëri është! Nuk dua asnjë shkrim mbi varr. Vetëm një kryq, si babaj, gjyshi, stërgjyshi.

3 (…)

Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje.

Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeli kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike – ajo, fizikë; ay, mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar – dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesjon kryesor.

Profesionismi në letërsi, në vëndin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur.

E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Tereni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjarprinjtë. Të vrasin shokët, se iu bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ja u le atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do lexojë shënimet e parealizuara, do t’i përpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.

Askush të mos më prekë dorëshkrimet para se të më rritet djali! I vini në arkë, i mbyllni!“

(Pjesez, marre nga “Testamenti i Mitrush Kutelit“)/ KultPlus.com

Jeta ime ka aromën e luleve

Elvira Sastre

Kam vajtur matanë cepave të rrugëve
për t’i shmangur përbindëshat kur të kthehesha sërish
dhe prapë më sulmuan prapa shpinës.
Pata lëpirë fytyrën time mes dënesash
për ta kujtuar shijen e detit përsëri
dhe ndjeva veç sëmbime nga sytë e mi.
Pata pritur me duart e kryqëzuara
për t’u përqafuar
ndërsa kacafytesha me trupin tim.
Pata gënjyer aq shumë
saqë kur thoja të vërtetën
nuk i besoja dot as vetes.

Isha arratisur tutje
me sytë e hapur
dhe e shkuara më kapi befasisht.
Symbyllas i pata pranuar
shportat e zbrazura
dhe duart më qenë ndotur.
E pata shkruar gjithë jetën time
dhe veten nuk e kisha njohur aspak.

Pata dashuruar aq shumë
saqë veten e kisha harruar krejtësisht.
Pata harruar aq shumë
saqë reshta së dashuri edhe veten time.

Por
pata vdekur aq shumë herë
saqë tashmë di të ringjallem
“vetëm jeta e thotë fjalën e fundit”.
Pata qarë aq pareshtursaqë sytë m’u bënë ujë
atëherë kur pata qeshur,
dhe kur isha puthur.
Pata dështuar aq shumë herë
saqë tanimë di ta pikas saktësisht të pashmangshmen.
eshë mposhtur nga vetvetja
mes dhembjesh të vetëdijshme,
megjithatë kthimi në shtëpi ishte kaq i ëmbël
saqë isha mposhtur me ëndje
ngaqë zgjedh ngushëllimin tim
kundrejt duartrokitjeve.

E pata humbur ritmin
por jetën e njoha në rrugëtim e sipër.
Qeshë rrëzuar
por yjet i pata soditur gjatë rënies
dhe gremisja ishte thjesht një ëndërr.

Isha gjakosur
por
gjithë gjembat e mi
qenë shndërruar në trëndafila.

E tashmë
jeta ime
ka aromë lulesh./ KultPlus.com

Agim Sulaj merr çmim në Portugali

Piktori dhe karikaturisti Agim Sulaj, jeton dhe ushtron aktivitetin e tij në Rimini, Itali. Artisti shqiptar numëron me dhjetëra çmime ndërkombëtare, për kompozimet dhe projektet.

Së fundmi, Sulaj është vlerësuar me vendin e dytë në kategorinë e vizatimeve humoristike, në ceremoninë e “World Press Cartoon” të zhvilluar në Portugali.

Agim Sulaj në moshën 19-vjeçare fiton çmimin e tij të parë në një konkurs satire dhe humorizmi të organizuar nga “Hosteni”. Në vitin 1985 diplomohet në Universitetin e Arteve në Tiranë, dhe gjatë shkollës e më pas, punon në revistën “Hosteni” , e vetmja revistë satirike e kohës.

Në vitin 1990 në Ankara të Turqisë me veprën e tij “Valixhja e emigrantit” punim i vitit 1989, fiton çmimin special në “Aydin Dogan International Cartoon Competition”. Në vitin 1992 hap një ekspozitë në Rimini e në vitin 1993 një tjetër në provincën e Brindisit. Në vitet ‘90 merr rrugën e mërgimit dhe vendos të shkojë në provincën e Riminit. Fillimisht vetëm, e më pas tërheq familjen.

Në qendër të punëve të tij mbeten temat shoqërore, shumë më lirshëm se më parë, por pa rënë kurrë në “karikaturizimin e personit”. Vazhdon të kritikojë dukuritë, jo mbartësit.

Ndonëse jeton në Rimini, në Tiranë ka blerë një galeri ku ekspozon gjithnjë veprat e veta.

Në vite ka ekspozuar dhe është vlerësuar jo vetëm në të katër anët e Italisë, por edhe në Greqi, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë, Iran, Hungari, Poloni, Bullgari, Luksemburg./ gazeta shqiptare/ KultPlus.com

Vdes Sir Graham Vick, regjisori pionier i operës

Fotot: Birmingham Opera Company

Regjisori i njohur i operës, Sir Graham Vick ka vdekur “nga ndërlikimet që vijnë nga Covid-19”, siç bëhet e ditur.

Sir Graham, i cili lindi në Birkenhead të Merseyside, themeloi Birmingham Opera Company në vitin 1987 dhe punoi në vende të mëdha, duke përfshirë La Scala të Milanos dhe Royal Opera House të Londrës, transmeton KultPlus.

Në një deklaratë pas vdekjes së Sir Graham, Birmingham Opera Company tha se ishte “shkatërruar”. Sir Graham filloi karrierën e tij në Operën Skoceze, ku ai themeloi një kompani turne për të marrë prodhime nga komunitetet e largëta.

Puna e tij me Birmingham Opera Company e pa atë të krijonte shfaqje inovative që synonin të pasqyronin qytetin. Duke bërë homazhe për të në Twitter, Opera Skoceze tha se Sir Graham la “një trashëgimi të shumë prodhimeve të rëndësishme ndërkombëtare”, ndërsa Opera Kombëtare Angleze e quajti atë “legjendar”./KultPlus.com

Vdiq danezi që bëri karikaturën e Profetit Muhammed

Kurt Westergaard, karikaturisti danez, i cili pikturoi karikaturën e Profetit Muhammed duke ndezur debate të shumta në gjithë botën, ka vdekur në moshën 86 vjeqare.

Familja e tij bëri të ditur se ai vdiq pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ai ishte një karikaturist që nga vitet 80-ta.

Tutje, Westergaard u bë i njohur në vitin 2005 për mënyrën e çuditshme se si e përshkroi Profetin Muhammed, përmes një karikature në një gazetë. Ai punim ndikoi në masë, ku në Danimarkë u ngritën në protestë për të kundërshtuar këtë veprim të tij.

Në vitin 2015, u shënuan 12 viktima në një atentat në zyrat e revistës satirike, Charlie Hebdo, e cila publikoi ato punime të Westergaard. Pas atyre publikimeve, artisti pati pranuar shumë kërcënime që mund t’i kushtonin jetën.

Si fillim, pas këtyre kërcënimeve ai u fsheh për një kohë, por më vonë vendosi të dalë në publik dhe të vazhdojë rrjedhën e jetës siç e kishte, në një shtëpi në Aarhus të Danimarkës. Në vitin 2008, në Danimarkë u iniciua arrestimi i tre personave të cilët kishin planifikuar ta vrisnin artistin.

Ku një vit më vonë, policia daneze zuri një 28 vjeçar me thikë në shtëpinë e Westergaard,  që i njëjti u arrestua në vitin 2011, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale vrasje në tentativë dhe terrorizëm. Që nga atëherë, Westergaard u detyrua të kalojë pjesën e mbetur të jetës me truproja, ngaqë nuk ishte më i sigurtë./ KultPlus.com

5 javë koncert, Olen Cesari: Të rikthejmë vëmendjen te vlerat e trashëgimisë

Violinisti virtuoz Olen Cesari rikthen jetën artistike në vend. Ai ka zgjedhur Porto Palermon për një koncert krejt ndryshe nga 16 Korriku deri 14 Gusht.

Për 5 javë ai do të realizojë një festival dedikuar këtij vendi që sipas tij është lënë në harresë. Synimi është kthimi i vëmendjes të vlerat e trashëgimisë kulturore, por edhe për të dhënë një mesazh për ambientalizmi.

Iniciativës së violinistit, do t’i bashkohen dhe emra të njohur si Inva Mula, Gëzim Myshketa, Kastriot Tusha, Vikena Kamenica, apo këngëtaret e muzikës xhaz Elina Duni dhe Marsela Cibukaj./ KultPlus.com

Në varreza futën edhe shishe me emrat e viktimave, dëshmitari i masakrës i dedikon instalacion

Sot në fshatin Fortesë të Rahovecit është zbuluar instalacioni i artistit Gazmend Ejupi, si dedikim i Masakrës së Fortesës, të datës 25 mars 1999.

Vepra e Ejupit, i cili ishte edhe dëshmitar i kësaj masakre si përkthyes i BBC-së, u kurua nga studiuesja e trashëgimisë kulturore në vendet e luftës, Nora Visoka Welles, shkruan KultPlus.

Me shishet e qelqta të futura në kutitë trekëndore, kjo vepër artistike paraqet netët e 25 marsit, ku për të identifikuar martirët e rënë, në varret e tyre ishin vendosur shishe me emrat e tyre, bashkë me trupat kur ishin varrosur.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci e cila është e mbijetuar e masakrës së Podujevës./KultPlus.com

.

Gjurmët e gishtave të gjetura në një skulpturë të Rilindjes tregojnë se mund t’i përket Michelangelos

FOTO: BBC TWO

Ekspertët në Muzeun Victoria dhe Albert (V&A) në Londër kanë zbuluar ato që mund të jenë shenjat e gishtërinjve të Michelangelo në një skulpturë dylli që i atribuohet artistit të Rilindjes, transmeton KultPlus.

Stafi e bëri këtë zbulim në episodin e parë të sezonit të ri të “Sekretet e Muzeut”, një seri dokumentare e BBC Two për V&A.

Siç raporton David Sanderson për London Times, ekspertët e bënë zbulimin pasi zhvendosën statujën, të titulluar A Slave, nga një galeri e katërt në magazinën më të ftohtë nëntokësore ndërsa muzeu ishte mbyllur gjatë pandemisë Covid-19.

Duke folur për The Times, kuratori i vjetër Peta Motture thotë se modelet e dyllit “fillojnë të djersiten dhe duken të pakëndshme” ndërsa temperaturat rriten, që do të thotë që punonjësit “shqetësohen” për sigurinë e tyre gjatë periudhave të motit të ngrohtë.

Ai shton se, “Galeritë janë në jug dhe në verë mund të ketë nxehtësi të qëndrueshme.” Kur stafi ekzaminoi statujën pas pesë muajsh në ruajtje, ata panë një gjurmë të vogël gishtash në vithet e figurës. Studiuesit spekulojnë se zhvendosja e temperaturave dhe niveleve të lagështisë shkaktoi ndryshime në përbërjen kimike të dyllit, duke e bërë shënimin më të spikatur.

“Është një perspektivë emocionuese që një nga gjurmët e Michelangelo të ketë mbijetuar në dyll”, thotë Motture në një deklaratë. “Shenja të tilla do të sugjeronin praninë fizike të procesit krijues të një artisti. Është vendi ku mendja dhe dora disi bashkohen. … Një gjurmë gishtash do të ishte një lidhje e drejtpërdrejtë me artistin. ”./KultPlus.com

KultPlus sjell Gjon’s Tears në Kosovë, figura e mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën”

Pas tri edicioneve të suksesshme, KultPlus në muajin gusht po sjell ciklin e katërt të mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën”.

Ky cikël do të jetë tejet special pasi mysafiri i kësaj nate do të jetë Gjon’s Tears, këngëtari me origjinë shqiptare i cili përfaqësoi Zvicrën në edicionin e sivjetmë të Eurovision-it, duke i dhuruar shtetit zviceran vendin e tretë, e shqiptarët duke i bërë më shumë se krenarë me spektaklin që dhuroi në këtë mbrëmje dhe suksesin e shënuar.

Ardhja e tij në Kosovë do të jetë një datë e shënuar për fansat e tij të shumtë dhe kjo njëherit shënon edhe performancën e tij të parë në Kosovë me publikun e secilës ai mezi pret të takohet.

“Ta zbardhi ftyrën” është një mbrëmje artistike ku KultPlus sjell personalitete të cilat krijojnë dhe kanë sukses jashtë Kosovës, për të na treguar për sfidat, vështirësitë dhe rrugëtimin e tyre. Emërtimi i debatit nuk asocon me asgjë tjetër, pos idesë se artistët kosovarë e shqiptarë mund dhe arrijnë të kenë suksese edhe në shtetet tjera evropiane ku depërtimi është shumë më i vështirë. A ekziston ende shprehja “na e zbardhe ftyrën” dhe a veprojnë artistët bazuar në këtë thënie, do ta zbulojmë edhe me Gjonin në këtë mbrëmje speciale ku Gjoni përveç që do të ketë një diskutim të hapur me audiencën, ai do të performojë para publikut me një repertor të përzgjedhur.

Ardiana Pajaziti, drejtoreshë e KultPlus ka njoftuar se Gjon’s Tears do të jetë në Kosovë në muajin gusht.

https://www.youtube.com/watch?v=jznH_fltcYA

“Tashmë e kemi të konfirmuar se Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears do të jetë artisti i radhës i mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën”. Pas tri edicioneve të suksesshme ku kemi pas artistë mjaftë të rëndësishëm nëpër shtete të ndryshme të botës, edhe këtë vit po e sjellim artistin shqiptar që po vlerësohet si artisti më i suksesshëm i këtij viti”, ka thënë Pajaziti, e cila ka thënë se për detaje më të hollësishme do të njoftojë me kohë.

Kujtojmë që në edicionet paraprake në “Ta zbardhi ftyrën” mysafirë ishin artistët e njohur si: Sislej Xhafa, Imer Kutllovci, Flaka Gioranci dhe Erza Muqolli, të cilët edhe kanë një karrierë të pasur në botën ndërkombëtare. / KultPlus.com

.

Këta janë të gjithë të nominuarit për Emmy 2021

Nata më e madhe e televizionit është sërish këtu, ose do të jetë më 19 shtator, kur Emmy Awards transmetohet në CBS dhe Paramount +. Përpara kësaj ngjarje, nominimet Emmy u njoftuan së fundi.

Pati shumë surpriza në përzierje, plus disa momente historike, të tilla si nominimi i aktores Pose Mj Rodriguez për aktoren kryesore të jashtëzakonshme në një seri dramatike (duke e bërë atë gruan e parë trans që u njoh në një kategori kryesore të aktrimit), transmeton KultPlus.

Më poshtë mund të gjeni listën e plotë e të nominuarve: Outstanding Drama Series The Boys Bridgerton The Crown The Mandalorian Lovecraft Country Pose The Handmaid’s Tale This Is Us Outstanding Comedy Series Black-ish Cobra Kai Pen15 Emily in Paris Hacks Ted Lasso The Flight Attendant The Kominsky Method Outstanding Lead Actor in a Drama Series Regé-Jean Page, Bridgerton Josh O’Connor, The Crown Jonathan Majors, Lovecraft Country Matthew Rhys, Perry Mason Billy Porter, Pose Sterling K. Brown, This Is Us Outstanding Lead Actress in a Drama Series Emma Corrin, The Crown Olivia Colman, The Crown Uzo Aduba, In Treatment Elisabeth Moss, The Handmaid’s Tale Jurnee Smollett, Lovecraft Country Mj Rodriguez, Pose Outstanding Supporting Actor in a Drama Series Michael K. Williams, Lovecraft Country Bradley Whitford, The Handmaid’s Tale Max Minghella, The Handmaid’s Tale O-T Fagbenle, The Handmaid’s Tale John Lithgow, Perry Mason Tobias Menzies, The Crown Giancarlo Esposito, The Mandalorian Chris Sullivan, This Is Us Outstanding Supporting Actress in a Drama Series Gillian Anderson, The Crown Helena Bonham Carter, The Crown Emerald Fennell, The Crown Ann Dowd, The Handmaid’s Tale Yvonne Strahovski, The Handmaid’s Tale Samira Wiley, The Handmaid’s Tale Madeline Brewer, The Handmaid’s Tale Aunjanue Ellis, Lovecraft Country Outstanding Lead Actor in a Comedy Series Jason Sudeikis, Ted Lasso Anthony Anderson, Black-ish Michael Douglas, The Kominsky Method William H. Macy, Shameless Kenan Thompson, Kenan Outstanding Lead Actress in a Comedy Series Aidy Bryant, Shrill Jean Smart, Hacks Allison Janney, Mom Kaley Cuoco, The Flight Attendant Tracee Ellis Ross, Black-ish Outstanding Supporting Actor in a Comedy Series Bowen Yang, Saturday Night Live WATCH Catherine Zeta-Jones Talks 30 Years of Gowns, Galas, and All That Jazz ADVERTISEMENT Kenan Thompson, Saturday Night Live Brett Goldstein, Ted Lasso Brendan Hunt, Ted Lasso Nick Mohammed, Ted Lasso Jeremy Swift, Ted Lasso Paul Reiser, The Kominsky Method Carl Clemons-Hopkins, Hacks Outstanding Supporting Actress in a Comedy Series Kate McKinnon, Saturday Night Live Cecily Strong, Saturday Night Live Aidy Bryant, Saturday Night Live Rosie Perez, The Flight Attendant Hannah Einbinder, Hacks Hannah Waddingham, Ted Lasso Juno Temple, Ted Lasso Outstanding Limited Series Mare of Easttown I May Destroy You WandaVision The Queen’s Gambit The Underground Railroad Outstanding Television Movie Uncle Frank Sylvie’s Love Oslo Robin Roberts Presents: Mahalia Dolly Parton’s Christmas on the Square Outstanding Lead Actor in a Limited Series or Movie Paul Bettany, WandaVision Hugh Grant, The Undoing Ewan McGregor, Halston Lin-Manuel Miranda, Hamilton Leslie Odom Jr., Hamilton Outstanding Lead Actress in a Limited Series or Movie Kate Winslet, Mare of Easttown Michaela Coel, I May Destroy You Anya Taylor-Joy, The Queen’s Gambit Elizabeth Olsen, WandaVision Cynthia Erivo, Genius: Aretha Outstanding Supporting Actress in a Limited Series or Movie Jean Smart, Mare of Easttown Julianne Nicholson, Mare of Easttown Kathryn Hahn, WandaVision Phillipa Soo, Hamilton Renee Elise Goldsberry, Hamilton Moses Ingram, The Queen’s Gambit Outstanding Supporting Actor in a Limited Series or Movie Daveed Diigs, Hamilton Jonathan Groff, Hamilton Anthony Ramos, Hamilton Thomas Brodie-Sangster, The Queen’s Gambit Evan Peters, Mare of Easttown Paapa Essiedu, I May Destroy You Outstanding Guest Actor in a Drama Series Courtney B. Vance, Lovecraft Country Charles Dance, The Crown Don Cheadle, The Falcon and the Winter Soldier Timothy Olyphant, The Mandalorian Carl Weathers, The Mandalorian Outstanding Guest Actress in a Drama Series Alexis Bledel, The Handmaid’s Tale Mckenna Grace, The Handmaid’s Tale Claire Foy, The Crown Phylicia Rashad, This Is Us Sophie Okonedo, Ratched Outstanding Guest Actor in a Comedy Series Chris Rock, Saturday Night Live Dave Chappelle, Saturday Night Live Daniel Kaluuya, Saturday Night Live Dan Levy, Saturday Night Live Morgan Freeman, The Kominsky Method Outstanding Guest Actress in a Comedy Series Maya Rudolph, Saturday Night Live Kristen Wiig, Saturday Night Live Issa Rae, A Black Lady Sketch Show Jane Adams, Hacks Bernadette Peters, * Zoey’s Extraordinary Playlist* Yvette Nicole Brown, A Black Lady Sketch Show Outstanding Variety Sketch Series A Black Lady Sketch Show Saturday Night Live Outstanding Variety Talk Series Conan The Late Show With Stephen Colbert The Daily Show With Trevor Noah Jimmy Kimmel Live Last Week Tonight With John Oliver Outstanding Competition Program The Amazing Race Nailed It! RuPaul’s Drag Race* Top Chef The Voice Outstanding Host for a Reality or Reality-Competition Program RuPaul, RuPaul’s Drag Race Bobby Berk, Karamo Brown, Tan France, Antoni Porowski and Jonathan Van Ness, Queer Eye Nicole Byer, Nailed It! Padma Lakshmi, Tom Colicchio, and Gail Simmons, Top Chef Mark Cuban, Barbara Corcoran, Lori Greiner, Robert Herjavec, Daymond John, and Kevin O’Leary, Shark Tank./KultPlus.com

Kont Urani, poeti me republikë mbi krye

Nga: Visar Zhiti

Më vjen të vë titullin “Kont” kur them emrin…Uran Kostreci. Jo vetëm pse kemi një Kont Urani në historinë e lavdishme të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, të atij burrit plot besë, që i qëndroi në krah Heroit Kombëtar dhe, edhe kur Sulltan Murati I a II, a të dy, ishin gati që t’i jepte mushka me florinj, që ta shiste Skënderbeun dhe ai s’u korruptua kurrë. Kështu edhe Urani im i qëndroi besnik vuajtjes së tij, burgut, idealit, nuk u korruptua asnjëherë, i paepur deri në ashpërsi, nga shkaku i drejtësisë. I dhembshur deri në lot, nga shkaku i mirësisë, poet, madje i sonetit, tringëllimës në shqip, që e shkroi pa ndërprerje, e buronte me një begati rimash, duke e bërë armën e tij si një shpatë argjendi marciale plot gurë të çmuar. Me atë godiste të keqen që i dilte përpara dhe nderonte si një kalorës virtytet dhe emrat e lartë, ata të nacionalizmit.

Secilit më të shquarve u ka kushtuar nga një sonet, që ua ka dhënë si dekoratë. Vërtet Uran Kostreci kishte diçka kalorësiakë prej konti, një vetmi fisnike dhe me miq plot, bredharak dhe i qëndrueshëm, që s’të falte dhe falës, zëlartë dhe i urtë, dinjitoz e i hijshëm, i gjatë, me një kapelë republike mbi krye, si një enigmë, me një shkak. Dhe me mendime republikane, konservatore, me cigaren në buzë si një shpotí, duhej ca tym, duhej. Portret dhe poeti dhe ashtu ishte. I përkiste letërsisë tjetër, asaj që erdhi nga burgjet dhe internimet. Dhe në librin tim, në sprovën “Kartela të Realizmit të Dënuar”, është dhe ajo e ustait të soneteve, qendrëstarit të burgjeve që tha: “Burgu s’më bëri asgjë mua”. E gjithë vuajtja për këtë sfidë…

… pasionanti i soneteve të klasicizmit, i atyre tringëllimave që duket se u krijuan qysh në shekullin XIII për t’i kënduar dashurisë dhe gëzimeve, por që në poezinë moderne shqipe, në letërsinë tjetër, u kthyen në klithma apokaliptike. Që i vogël, Uran Kostreci u njoh me persekutimin komunist: i arrestojnë babanë si nacionalist antikomunist, i nxjerrin nga shtëpia familjarisht… Duke u rritur, duke iu shtuar dëshira për shkollë, ia del të mbarojë “Normalen” e Elbasanit, bëhet edhe mësues, por do të shkruante keq në një poezi për Enverin. Vetëm arratisja do të mund ta shpëtonte, por e kapin në Liqenin e Pogradecit dhe e dënojnë me burg, e mbyllin në Burrel… I burgosuri Ejëll Çoba i dha mësime italishteje dhe Danten; Koço Tasi i bëri filozofi; Kudret Kokoshi i përforcoi sonetin dhe nacionalizmin, ndërsa rebelin e kishte vetë në gjak.

Kur ishte në vitin e 15-të, e dënojnë prapë me tetë vjet të tjera, me akuzën se kishte sharë Enverin – hakmarrje për poezinë që nuk ia gjetën dikur. Mbas 20 vitesh burg e lirojnë, sipas tij nga shkaku i “Lëvizjeve në Kosovë”. Punon hamall dhe e arrestojnë prapë dhe prapë në internim dhe ai prapë do që të arratiset dhe arrestojnë në tren dhe ai u ikën prapë… kur përmendet nga goditja me hekur në kokë, e sheh veten me pranga në duar. Mbas torturave të shpejta, një gjyq i shpejtë në Elbasan dhe e dënojnë me 3 vjet të tjera burg. “Epopeja e karkalecave”, poemë e Uran Kostrecit, doli nga burgu bashkë me të, jo e shkruar, e kishte në mbamendje dhe u bë e njohur si satirë.

S’bëhet fjalë për epideminë e karkalecave, që ra kur komunistët morën pushtetin, por është si një kacafytje letrare me një satirë tjetër të një shkrimtari të socrealizmit, e cila qe futur dhe në tekstet e shkollave ngaqë përqeshte patriotët dhe luftën e tyre, duke shtrembëruar të vërtetat historike. Urani i soneteve, i zgjedhur dhe si kryetar i Partisë Demokratike në Elbasan, i përvishet punës së antigenocidit, heton nga ata që ishin përgjegjës për persekutimet komuniste, nja 30 të tillë i bëjnë gati dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë, por lirohen shpejt nga rrëmujat e ’97 dhe mbetet i rrezikuari përsëri Urani i burgjeve dhe ikën.

Tani ia del, shkon në ShBA, kërkon strehim politik dhe strehohet te shoqata shqiptaro-amerikane “Vatra”. Më 2007 kthehet në atdhe, boton një libër me sonete dhe një novelë. Shkruan sonete vazhdimisht, edhe si 80 vjeç, ja atje mes njerëzve te një tryezë në kafenenë “Piazza” në qendër të Tiranës dhe nuk e heq nga kryet borsalinën. “Ca kuqo artistë, a për frik’ a për pare / Kur ferr qe Atdheu, iu lëpin tiranit: Ja shitnë ata, gjer dje, shpirtin shejtanit”! “Duke u tërhequr… këmba-dore zvarre / Bënë ata filma e rrejtën ashiqare / Se kuqot gjasme i dhan’ dërmën gjermanit… “. “Ndonse vran’ shqipo për qejf të Dushanit! / Çka u bë dje, s’po thotë askush gjë fare / Po qysh dhe sot… ca filma me kulakë / Spiunë amerikanë e priftërinj / Prap’ shfaqen… çoroditin mjaft të rinj,  /Që s’njohin komunizmë e s’dinë aspak / Qysh kuqua Atdhen burgosi, derdhi gjak / E n’ internim ai vrau dhe çiliminj”. Ishte soneti “Çoroditje”, por a dini pse e mban borsalinën? Nuk do që t’i duket në kokë një vragë e thelluar plumbi.

E ka që nga atëherë, kur e qëlluan rojat në burg, teksa u ishte hedhur përsipër telave me gjemba të ferrit për t’u vrarë. Xhupi i të burgosurit iu shpupurit nga plumbat duke shpërndarë copëza pambuku të zi si pendë korbash dhe ai ra i vrarë. Kur ia zvarritën kufomën për te një nga birucat, një Zot e di se ç’engjëll erdhi dhe e ringjalli… “Që të mos duket as si hero dhe as si viktimë”, shkruan studiuesi Uran Butka, “ai mban atë kapele republike”. Kaq herë i bëri dredha vdekjes dhe s’ia kishte frikën asaj. Dilte nga spitali si më buzagaz, pas çdo operacioni, edhe me koronavirusin sikur tallej. Le të rivinte! E donte jetën, por më shumë nderin e saj.

I palodhur, më së fundmi vendosi të çlodhej. 83 vjeç mbylli sytë përgjithmonë. Sot, dje, nesër, s’ka rëndësi, rëndësi ka që ai pa edhe ferr, edhe parajsë, edhe sytë i xixëllonin njëlloj. Në fakt, tek ai më shumë panë… Ndizte një cigare dhe nën tymin e saj shkruante një sonet tjetër. Ai vërtet u bë një lloj konti i vonë i sonetit të harruar. Atdhetar së pari. Dhe shkruante edhe për Kosovën, edhe për Çamërinë, për demokracinë, ShBA-në, për burrat sërish, për politikën e ditës… sonete morali, si porositë. Pa zor! Dhe, si të ishin frymëmarrja e fundit. Si poet ai ka shumë frymëmarrje të fundit. Lajmi u dha se do të ketë homazhe në nderim të tij. Dhe ku?

Në Godinën e ish-të Përndjekurve Politikë. Atje… një tjetër trishtim dhe ky, i përndjekur deri në vdekje. I ndarë. Atje… Duket sikur homazhet kështu mund të bëheshin njëlloj dhe në qelitë e burgut të Burrelit. A s’kishte shteti salla institucionesh të kulturës, ku nën hijen e Flamurit Kombëtar, të silleshin dhe kurorat me lule, se Uran Kostreci u bë emër i njohur i poezisë së tanishme, mediatik me intervistat, emblematik si qëndrestar, zë i kujtesës së vuajtjes së madhe, që përbashkon dhe jo që e ndan popullin./ KultPlus.com

Nxori këmbën jashtë dritares së veturës zyrtare, gjobitet zyrtari i ministrisë së Infrastrukturës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka gjobitur një zyrtar nga ministria e Infrastrukturës i cili në cilësinë e pasagjerit në automjetin zyrtar të kësaj ministrie, kishte penguar drejtuesin e automjetit zyrtar në lëvizje, duke nxjerr këmbën jashtë dritares.

I njëjti, e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë dhe për këtë mori gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, shkruan KultPlus.

Njoftimi i plotë i policisë: Gjobitet zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë zyrtarin nga Ministria e Infrastrukturës, i cili në cilësinë e pasagjerit në automjetin zyrtar të kësaj ministrie , kishte penguar drejtuesin e automjetit zyrtar në lëvizje, duke nxjerrur këmbën jashtë dritarës . Me këtë veprim , i njëjti ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, pengim mbi kontrollin e retrovizorit gjatë vozitjes. Kjo kundërvajtje u shkaktua në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt . Kjo informatë, me foto ( sekuencë) është dërguar nga një qytetar dhe portali ‘’IndexOnline ‘’ e ka postuar të plotë kundërvajtjen e shkaktuar. Policia, e ftoi zyrtarin B.I (M/K) 60 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor./KultPlus.com

Sot në KultPlus Caffe Gallery, promovohet romani i Elvi Sidherit “Spanjës me Dashuri”

Sot, duke filluar nga ora 19:00, autori Elvi Sidheri promovon librin e tij ‘’Spanjës me Dashuri’’ në ambientet e KultPlus Caffe Gallery.

Të pranishëm në këtë promovim do të jenë gazetarja e njohur Vera Pelaj dhe poeti, muzikanti dhe ish sportisti i njohur kosovar me banim në Madrid, Sylë Maxhera.

Romani ‘’Spanjës me Dashuri’’  (A España con Amor) i shkrimtarit dhe përkthyesit shumëgjuhësh Elvi Sidheri, ngërthen ndaras në tre pjesët përbërëse të shtjellimit të ngjarjeve dhe personazheve të tij, tre dashuri, tre kohë, tre periudha historike dhe tre pikëtakime shqiptaro-spanjolle, të sendërtuara në jetët, dashuritë, ngjarjet mbresëlënëse dhe historitë e tre grave që mishërojnë thelbin e këtij libri dhe urat lidhëse midis kulturave shqiptare dhe spanjolle.

Ky roman përbëhet nga tre periudha të ndryshme kohore, që rrëfehen përmes historive të tre grave, tre femrave të cilat simbolizojnë në mënyrë të përkryer këtë origjinë kaq unike, të shpërfaqur me rrugëtimin e tyre jetësor, me kryeneçësinë burimore shqiptaro-spanjolle, me pasionet e zjarrta, antikonformizmin e përherhshëm dhe karakterin e paepur tipik të këtyre dy popujve dhe kulturave.

Ngjarjet e këtij romani zhvillohen duke nisur nga ndodhitë e vrullshme të fillimit të Luftës Civile Spanjolle, me takimin e parë shqiptaro-spanjoll mes flakëve të këtij konflikti që pati shenjuar thellësisht shekullin XX, dhe vijojnë me vazhdimësinë e këtyre lidhjeve shqiptaro-spanjolle, përmes një tjetër figure femërore, në Tiranën e viteve 1970, mes mugëtirës së regjimit monist, dhe kulturës tiranase që nuk iu përkul dikataturës, ndërsa pjesa e tretë e librit shënon kthimin në Spanjë të ngjarjeve, përmes personazhit të tretë femëror, në kërkim të rrënjëve të saj në Madridin e ditëve të sotme.

Elvi Sidheri është shkrimtar, përkthyes letrar, folës i pesëmbëdhjetë gjuhëve të huaja, me një bagazh përkthimesh të përbërë nga dhjetra libra të zhanreve më të ndryshme, të përkthyera nga një sërë gjuhësh. / KultPlus.com

Gjirokastra 16 vite në UNESCO, Rama: E nxorrëm nga pluhuri rrënues i harresës

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës është kthyer vitet e fundit në një ndër destinacionet turistike më të preferuara nga vizitorët vendas e të huaj.

Sot Gjirokastra feston 16 vjetorin e hyrjes në UNESCO. Në korrik të 2005 përmes një procesi shumë mikpritës dhe dashamirës nga përfaqësuesit e UNESCO-s dhe të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate.

Sot Gjirokastra i ruan vlerat dhe shtëpitë historike më së miri dhe ato sot janë atraksione turistike për këdo që viziton qytetin e gurtë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga Gjirokastra duke theksuar se hap pas hapi ajo është kthyer në destinacionet më të kërkuara turistike të Shqipërisë.

“Gjirokastra me këtë pamje sa magjike dhe aq edhe të vërtetë, në 16 vjetorin e hyrjes në trashëgiminë botërore që me punë intensive e nxorëm nga lista e zezë e UNESCO-s e nga pluhuri rrënues i harresës, duke e kthyer hap pas hapi në një nga destinacionet më të kërkuara turistike të Shqipërisë”, tha Rama./ mapo/ KultPlus.com

Intervista e Princ Harry dhe Meghan Markle nominohet në Emmy

Intervista e famshme e Meghan Markle dhe Princt Harry për Oprah Winfrey në fillim të këtij viti ka marrë një nominim Emmy.

Intervista e cili u transmetua për herë të parë në SH.B.A. më 7 Mars u nominua në kategorinë e Çmimeve të Paraqitura të Çuditshme ose Speciale së bashku me katër të nominuar të tjerë, transmeton KultPlus.

Fansat e çiftit dhe ishin të shpejtë në një reagim në Twitter: “Kjo tani është zyrtarisht një intervistë e Emëruar për Emmy! Urime për Oprah dhe ekipin e saj dhe faleminderit Harry dhe Meghan që ishin kaq të ndjeshëm dhe të hapur”. “Urime Oprah, Harry dhe Meghan.

E merituan nominimin për Emmy,” tha një tjetër fans. Intervista 110-minutëshe e Oprah-ut tërhoqi më shumë se 17 milion shikues në SH.B.A. dhe 11 milion përdorues në MB. Më vonë u shpërnda në ndërkombëtarisht në dhjetëra tregje dhe u shikua nga një duke grumbulluar plot 61 milionë klikime në gjithë botën./KultPlus.com

Studentët në Angli, përmes artit shfaqin ndikimin e lajmeve të rreme

Një ekspozitë online e studentëve nga 58 kolegje të ndryshme në Angli paraqet artistë që shprehin interpretimin e tyre për lajmet e rreme. Ekspozita është koordinuar nga Sixth Form Colleges Association (SFCA) dhe paraqet punën e më shumë se 250 studentëve, transmeton KultPlus.

“Ekspozita e Fake News thekson se si ndihen të rinjtë kur duhet të lundrojnë në sasi të madhe të lajmeve dhe informacioneve që janë në dispozicion në botën moderne, dhe në të njëjtën kohë, për të dalluar se cila është e vërteta,” tha Bill Ëatkin, shefi ekzekutiv i SFCA. “Arti gjithmonë ka luajtur një rol të rëndësishëm në komentet shoqërore dhe politike. Më poshtë mund të gjeni një përzgjedhje e punës nga ekspozita./KultPlus.com