Dikur viktimë e luftës, sot nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Bogujevci: Kur u kandidova për deputete, vendosa vathët e mamit

Intervistë e realizuar më 2021

Është e ulur në ulësen e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, ka vetëm 36 vjet, me 7 vjet e ka përjetuar ndjenjën e të qenit nga vendet e treta, duke u strehuar si azilante në Suedi, me 13 vjet, trupin e saj e shpuan 16 plumba, me sy pa vdekjen familjarëve, po me 13 vjet e përjetoi statusin e refugjates në Angli, ka gjashtë operacione, krahun e majtë nuk e ka plotësisht funksional, deri sa mbërthen kopsat e një këmishe apo të një fustani i merr më shumë kohë se sa grave të tjera, i rekomandohet edhe një operacion i radhës, dhe përderisa udhëheqë seancat e Kuvendit të Kosovës, fshehtas merr një jastëk me vete, që të pushojë dorën, sepse nëse nuk e praktikon një metodë të tillë, trupi i saj nuk e përballon një lodhje nga dhimbja që ia shkakton krahu, dhimbje që ia kujton luftën, serbet, vdekjet e më të dashurve dhe sfidat që ia sollën po ata serb, që i gjuajtën me mitralozë në shtëpinë ku ishte rritur Saranda Bogujevci, shtëpi që e kishte si një idil të fëmijërisë, e që tenton ta ruaj me atë dashuri, sikurse para luftës.

Ardianë Pajaziti

Përderisa më pret në takim, sytë e saj janë plot buzëqeshje, qëndrimi i saj është plot forcë, dhe mënyra se si ulet tregon shumë për këtë grua, një mënyrë e uljes sikurse forcon kontaktin me tokën, me rrënjët, tokë në të cilin prehet nëna, dy vëllezërit e saj, gjyshja e familjarë të tjerë, por që nëpërmjet këtij kontakti, ajo sikur lëvizë edhe njëherë prej karriges, për të treguar se sa e gatshme është që të punojë për këtë vend.

Më lutë që ta kursejë me pyetjet, është kohë e fundvitit, dhe sipas saj nuk dëshiron që të ngarkohet edhe më shumë. I premtova që do të jem e kujdesshme, por më pas e kuptova se nuk më duheshin edhe aq shumë pyetjet. Saranda nuk po ndalej, sikur kishte pas nevojë që këtë rrëfim me shumë dhimbje, ta tregojë edhe një herë, edhe dhjetë herë, edhe 1000 herë, edhe… Është rrëfim që edhe nëse nuk e flet, e ka brenda saj, brenda takimeve me miq, brenda takimeve të punës, brenda ëndrrave.

Fëmijërinë e vlerëson si pjesën më të bukur të jetës së saj, periudhë që kur flet, i shkëlqejnë edhe sytë. Kur flet për atë periudhë, sikurse ngjallet shpirti fëmijëror brenda saj, dhe energjia e saj është dukshëm më e theksuar.

“Si fëmijë kam qenë shumë e lumtur. Jam rritë në bashkësi familjare, unë si fëmijë mbaj mend që ka jetuar me ne edhe stërgjyshi, gjyshi, gjyshja, babi, mami, unë me dy vëllezërit e mi, axha me gruan dhe fëmijët e tyre, dhe një axhë tjetër që ishte më i ri. Ishte një familje që na ofronin shumë dashuri, dhe na plotësonin kushtet me aq sa mundin për atë kohë”, tregon Saranda, e cila për të treguar se sa ishin të lidhur si familje, tregon edhe detajin se vetëm për të qenë me një klasë me vajzën e axhës, vajzën e dajës, djalin e hallës, ajo kishte hyrë në shkollë një vit më herët, dhe klasën e parë e kishte nisur me vetëm gjashtë vjet.

Por lumturia e shkollës për këta fëmijë, sikurse për shumë nxënës të asaj periudhe sikur po zbehej. Saranda bashkë me nxënësit e tjerë, qysh në klasën e parë patën fatin që hyrjen në objekt shkollor ta përjetojnë vetëm sa për tu njoftuar me njëri tjetrin, por më pas, ata u detyruan të vazhdojnë shkollimin në një kopsht të fëmijëve, që Saranda edhe sot e quan foshnjore, për shkak se serbet në atë kohë nxorën nga objektet shkollore të gjithë fëmijët shqiptarë.


Saranda Bogujevci dhe një pjesë e familjes Bogujevci, foto nga fëmijëria

Si fëmijë shkuam të jetonim në Suedi, ishim pa fat, nuk na dhanë leje qëndrimin

E vogël fare, menjëherë pas gjysmëvjetorit të parë, babai i saj i nxjerrë nga puna, në atë kohë inxhinier në Obiliq, kishte marrë vendim që bashkë me familjen të migronin në Suedi.

Saranda Bogujevci, si e vogël nuk e kishte të qartë se pse po i bënin ato lëvizje, veç mban mend se atje qëndruan një vit e gjysmë, dhe përgjatë kësaj kohe kishte shkuar edhe në shkollë.

“Nuk e kam kuptuar pse jemi në Suedi, nuk e kam kuptuar as pse u kthyem prapë në Kosovë. Isha e vogël dhe nuk i kuptoja këto lëvizje”, rrëfen Saranda për KultPlus, por se ajo dhe familja e saj janë trajtuar si një familje nga vendet e treta, e ka të freskët edhe sot.

“Shkonim në shkollë, por në fakt nuk ishte shkollë e rregullt. Na mësonin në kampin e azilantëve, dhe më kujtohet se si na patën dërguar njëherë në një shkollë të rregullt, na dërguan që të shohim se si funksionon një shkollë e rregullt”, kujton Saranda atë periudhë, ku krejt familja ishte e izoluar brenda një kampi të azilantëve, prindërit pa të drejtë pune, dhe pas një viti e gjysmë, kujton Saranda që i kthyen sërish në Kosovë, duke mos ia dhënë lejen e qëndrimit.

“Fatkeqësisht ishim të pa fat” fshan Saranda, e cila me këtë fshamë, sikur e thotë me zë, se gjithçka do të ishte ndryshe, nëse shteti suedez do ti lejonte qëndrimin.

Saranda më pas tregon se si janë kthyer sërish në Podujevë, se si ka vazhduar shkollën po në të njëjtën klasë, dhe për përpjekjet e familjes që ta bënin sa më të lehtë situatën e vështirë që po krijohej në Kosovë, përpjekje që e vlerëson edhe sot kjo grua, që përgjatë karrierës politike ka udhëheqë me Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës, për një mandat ka qenë deputete, dhe tash ka pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.

Dhe përderisa biseda shkonte e ofrohej në datën 28 mars të vitit 1989, datë që edhe ka ndryshuar gjithçka brenda kësaj familje, Saranda sikur e ndjen se po vjen një moment më i vështirë për të mbledhë forcat për këtë pjesë të rrëfimit. Përvjelë mëngët e këmishës, një këmishë ngjyrë hiri, e ku zbulohen shenjat e plagëve të luftës, që i ka mjaftë të dukshme në dorën e majtë.

Ishte vetëm 13 vjeçe, dhe në shtëpinë e Bogujevcëve nuk ishte vetëm familja e saj, por edhe familje të tjera që kishin ardhë për tu strehuar, me idenë se janë më të sigurte brenda qytetit.

Bombardimet kishin filluar më datën 24 mars, dhe pas asaj date edhe lëvizjet e policëve dhe ushtarëve serb ishin më të shpeshta dhe më agresive.

“Pas fillimit të bombardimeve, situata kishte fillu me ndryshu, ishte shumë më e tensionuar. Edhe pse, në ishim shumë të entuziazmuar që kishin filluar bombardimet”, kujton Saranda.

Përpos entuziazmit të fillimit të bombardimeve, Saranda e kujton edhe periudhën e vështirë të asaj kohe, ku kujdesi duhej të ishte shumë më i shtuar.

Kujton kohën se si kanë fjete me tesha, në tokë, ku nuk ka pas drita, ku nuk kanë guxuar të lëshonin ujin, dhe se kur ka pas rrymë, me një shpejtësi të madhe kanë përgatitë ushqim për krejt ata anëtarë, për të vazhduar drejt një të nesërme enigmë.

Ndalesa e një autoblinde para dyerve të shtëpisë së familjes Bogujevci, ku ishte strehuar edhe familja Duriqi, por edhe të tjerë, kishte vënë në alarm gratë dhe fëmijët, dhe nga shtëpia që ishte buzë rrugës, ishin tërheqë në shtëpinë që gjendej në fund të oborrit të kësaj familje. Saranda thotë se lëvizjet e serbeve i shihnin edhe në shtëpitë e fqinjëve, pasi që oborret nuk kishin mure, dhe se mund të shihnin se si policët nxirrnin familjet shqiptare nga shtëpitë e tyre.   


E plagosur me gjashtëmbëdhjetë plumba

Jam shtirë si e vdekur, po trupat që kam pas përpara, i kam pa krejt, bashkë me Gencin, djalin e axhës

“Ushtria hyri në shtëpi, na gjetën në shtëpinë e fundit. Ata nuk patën hy prej derës kryesore, po prej oborreve të kojshive. Po nëpër oborre na kanë nxjerrë në rrugë, dhe prej aty na kanë dërgu në drejtim të stacionit të policisë. Na kanë lëvizë ashtu si turmë, përderisa lëviznim, herë e kam pas afër mamin, e herë gjyshen, dhe ashtu duke na lëvizë prapë na kanë kthy në shtëpi, aty ka ndodhë”, tregon Saranda, e cila për një moment heshtë.

Me 16 plumba në trup, dhe me vetëm 13 vjet, Saranda Bogujevci pa gjithçka nga afër. Gjyshen dhe njërin nga vëllezërit e kishte parë se janë të vrarë, e mamin dhe vëllain tjetër i kishte pas prapa, dhe nuk e kishte kuptuar menjëherë se çfarë kishte ndodhë me ta. Bashkë me djalin e axhës, Gencin, që në atë kohë ishte vetëm gjashtë vjeç, kishin parë gjithçka.

“Jam shtirë si e vdekur, po trupat që kam pas përpara, i kam pa krejt, bashkë me Gencin, djalin e axhës. E kemi pa gjyshen, e kam pa vëllain e vogël, vajzën e axhës, renë e hallës së babit, djalin e madh të Enver Duriqit,  kurse mami dhe vëllai i madh kanë qenë prapa meje, për ata nuk e kam ditë nëse kanë vdekë, apo kanë shpëtu. Pasi ka përfundu lufta e kam mësu që edhe mami edhe vëllai i madh nuk kanë shpëtu” tregon Saranda Bogujevci, e cila përderisa kujton këto pamje, shtrëngon duart me njëra tjetrën dhe vazhdon rrëfimin se tek në korrik të vitit 1999, kanë arrite me e gjete varrin se ku ishte varrosur nëna dhe vëllai i madh. Në mbrëmjen e 28 marsit, në shtëpinë e familjes Bogujevci u vranë 16 persona, prej foshnjave e deri në 70 vjeç, po vuajtja fizike dhe shpirtërore për të mbijetuarit veç sa kishte filluar.

Vetëm vajza e axhës Liria ishte dërguar për shërim në Beograd, kurse të tjerët në Prishtinë. Përgjatë krejt periudhës së bombardimeve, fëmijët e mbijetuar të familjes Bogujevci: Saranda, Fatosi, Jehona dhe Genci po trajtoheshin në spitalin me personel serb, me ndonjë infermiere të paktë shqiptare, e me ndonjë rom, ku këta të fundit shërbenin në sanitari.

Përderisa e kujton qëndrimin në spital të Prishtinës, Saranda rrëfen për një porosi të një infermiereje shqiptare, që më vonë e ka kuptuar mesazhin e saj. Ajo i kishte thënë që mos të fliste asgjë, sepse të gjithë e kuptojnë gjuhën shqipe.

“Ishim të rrezikuar, sepse si personel, para medieve na paraqitnin si fëmijë që kemi pësuar nga bombardimet e NATO-s, është edhe një video ndërkombëtare se si na raportojnë se jemi fëmijë të lënduar nga bombardimet e NATO-s. Por duke refuzuar që të deklarojmë ashtu, por në anën tjetër ishim shumë në rrezik, ne zgjodhëm të thoshim se, ‘kemi dëgjuar një zhurmë, dhe më nuk mbajmë në mend asgjë’”, tregon Saranda.

Fëmijët e mbijetuar të familjes Bogujevci, të gjithë me plagë të rënda, deri në përfundim të luftës kanë qëndruar në spitalin e Prishtinës, në shumicën e kohës me kujdes jo adekuat, e ku sipas Sarandës, ka pas një numër të vogël të personelit që kanë pas kujdes profesional.

Dhe pas përfundimit të luftës, këta fëmijë, jo të kuruar dhe me shumë probleme fizike, kthehen në shtëpinë e tyre në Podujevë, pikërisht në shtëpinë ku ndodhi edhe tmerri i 28 marsit. Saranda kujton se para se të shkojnë në shtëpi, familjarët e tyre nga rrethi i gjerë, kanë shkuar dhe e kanë ambientuar shtëpinë, sikurse që janë kujdes për këta fëmijë, për ti ushqyer e larë.

“Në familjen tonë, shkuan gratë dhe fëmijët, ne që mbijetuam mbetëm me baballarët, dhe në gjendjen që ishim, me shumë plagë, na duhej kujdes intensiv, por që nuk na mungoi, sepse na ndihmoi familja”, thotë Saranda, e cila kujton se si pasojë e plumbave të shumtë, me vite të tëra nuk ka qenë e aftë që të pastrohet, e edhe kur ka filluar, pastrimin mund ta bënte vetëm me një dorë.

“Më është dashtë shumë kohë se si të mësohem që të pastrohem me një dorë, si të mësohem të funksionoj me një dorë. Por me kohë e kam kriju pavarësinë, dhe shumë punë jam mësuar ti kryej vetëm me dorën e djathtë”, vazhdon rrëfimin Saranda, e cila është falënderuese për shtetin anglez, shtet që e strehoi në shtator të vitit 1999.  

Nuk mund të mbërthej kopsat dhe nuk mund të pastrohem me dorën e majtë

“Në shtator të vitit 1999 kemi shku në Angli, unë me babin dhe axha me fëmijët. Mua dhe Jehonën, vajzën e axhës, na kanë dërgu drejt në spital, dy muaj nuk kemi dalë hiq nga spitali, sepse gjendja jonë nuk ishte e mirë. Deri më tani i kam gjashtë operacione në pjesën e dorës, ku operacioni i parë ka zgjatë për 13 orë”, vazhdon rrëfimin Saranda, e cila kujton se edhe pse kanë dalë prej spitalit, jeta e tyre ishte bërë imune me personel mjekësor. Kishin filluar shkollimin, po orari i tyre i shkollës ishte i përshtatur edhe me disa orë fizioterapi, e kthim të herëpashershëm të intervenimeve. 

“Deri në vitin 2003 ka vazhduar kjo rutinë e intervenimeve, pastaj edhe në vitin 2008 e kam pas një operim, kemi takime me mjekët në baza vjetore, dhe së fundi më është propozuar edhe një operim tjetër, por jam duke e mendu, proces shumë i mundimshëm, dhe nuk di a ti nënshtrohem apo jo”, thotë Saranda, e cila nga të gjithë fëmijët e familjes Bogujevci, ajo e specifikon Lirinë, si më të lënduarën. E plagosur në fyt, për tetë muaj është dashur të ushqehej direkt prej stomakut, por që sipas Sarandës, tashmë e ka kaluar. Kurse ato që vuajnë edhe më tej problemet shëndetësore, janë Saranda me Jehonën, dhe që të dyja nuk i kanë në funksion të plotë duart e majta.

“Ka plot gjëra që nuk mund ti bëj, po nuk e kam kufizuar vetën për këtë shkak, nuk hezitoj as të kërkoj ndihmë”, thotë Saranda, e cila kujton edhe për vonesat që i shkaktojnë kopsat e kamishave dhe fustaneve, por edhe udhëheqja e seancës, e që ka gjetë një metodë, ajo merr me vete një jastëk, që ta çlodhë dorën, përderisa seancat e Kuvendit të Kosovës janë të gjata.

Ekspozita e fëmijëve të familjes Bogujevci në Beograd, ishte i pranishëm edhe kryeministri i atëhershëm Ivica Daciq

Nuk jemi aty ku kemi pas mundësi me qenë, por unë luftoj për fuqizimin e këtij vendi

Dhe fëmijët e familjes Bogujevci, që panë vdekjen me sy, përpos që u përballën në gjykatë me vrasësit, edhe pse të vegjël në moshë, ata, mbi supet e tyre morën edhe një mision tjetër. Masakrën në shtëpinë e familjes Bogujevci vendosën ta prezantojnë edhe nëpërmjet një ekspozite, ekspozitë që fillimisht ishte hapë në Prishtinë, e më pas është prezantuar në Tiranë dhe në Beograd.

Saranda thotë se kjo ide ishte e krejt familjes, po ka rastisë që vetë Saranda të prezantohet në emër të familjes.

Në vitin 2011, fëmijët e familjes Bogujevci këtë ekspozitë e kanë prezantuar në Prishtinë, në vitin 2012 në Tiranë, në vitin 2013 në Beograd, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i atëhershëm Ivica Daciq. “Bogujevci – historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës”, është ekspozitë që i ka katër pjesë: dhomën e ndejës, trungun familjar, spitalin dhe gjykimin.

“Është një tregim për ne, se si kemi jetu si familje, çka ka ndodhë gjatë luftës, përjetimet që i kemi pas në spital, dhe pjesëmarrja jonë nëpër disa gjykime”, thotë Saranda Bogujevci, e cila këtë ekspozitë e ka bërë sa ishte duke jetuar në Angli, dhe kjo ekspozitë kishte bërë që vizitat ti bënte më të shpeshta dhe më të gjata në Kosovë.

“Për shkak të ekspozitës, më shpesh vija në Kosovë, edhe pse, edhe para ekspozitës, bashkë me familjen kemi ardhë çdo verë. Por pas këtyre qëndrimeve më të gjata, pata fillu me mendu, se nëse është e mundshme me u rikthy në Kosovë. Megjithatë u ktheva pa plan, në fund të vitit 2013, i kisha disa projekte që edhe ishin arsye pse isha në Kosovë. Lëviza Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet lokale në Prishtinë, dhe në atë kohë, Blerta Zeqiri u pat emru drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, më pyeti nëse mund ta ndihmoj, dhe pranova me idenë se do të rri prej katër deri në gjashtë muaj, e në fakt, në maj të këtij viti që po hyjmë, më bëhen tetë vjet”, tregon Saranda Bogujevci, e cila prej atëherë është aktive në shoqërinë kosovare, por edhe me një mision më të veçantë, që ta bëj Kosovën ashtu si do të dëshironin të rënët e familjes së saj, por edhe të gjithë të rënët e Kosovës.

“Nuk jemi aty ku kemi pas mundësi me qenë, por unë luftoj për fuqizimin e këtij vendi, për një shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë, drejtësi, sepse, ne si popull më së miri e dimë se si është të bëhet e padrejtë”, porositë Saranda.

Sot udhëheqëse e seancave të Kuvendit të Kosovës, e dje viktimë e luftës e me shumë vdekje brenda familjes, për të kujtuar më të dashurit e tyre, ajo shpesh vesh rrobet e mamit të saj, sidomos në raste më solemne.


Kandidate për deputetet në vitin 2017, me vathët e mamit dhe këmishën e saj

“Kam vathët dhe unazën e mamit, që i ka pas në trup po atë ditë kur e kanë vra. Vathët dhe këmishën e mamit, i kam edhe në fotografinë kur jam kandidu për herë të parë si deputete, në vitin 2017, edhe në seancën e fundit e pata një shall të mamit. I përdori gjësendet e mamit, sepse më ka inkuraju shumë. Për të, shkollimi ka qenë me shumë prioritet, sepse e ka ditë se çfarë do me thënë vajzë në shoqërinë tonë, dhe jo rastësisht unë sot e kuptoj dhe mundohem me avoku për çështje të barazisë gjinore, për shkak se unë jam rritë me një familje, ku roli i vajzave dhe grave ka qenë shumë i rëndësishëm”, përfundon Saranda Bogujevci, e cila insiston që krejt kjo cka ka ndodhë me shqiptarët, asesi nuk duhet harruar, por insiston edhe në faktin tjetër se duhet të punohet shumë, për të ardhmen ë të rinjve të këtij vendi.


Gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës

Duke e bërë jetën e vetme në Prishtinë, përderisa pjesa tjetër e familjes vazhdon të jetoj në Angli, Saranda Bogujevci vazhdon punën e saj si nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, por e njëjta është edhe shumë aktive në shumë organizime kulturore në vend. Historinë e familjes së saj e mban vath në vesh, dhe përpos medieve vendore, përjetimin e saj shumë shpesh e dërgon edhe në mediet më prestigjioze. Saranda Bogujevci vazhdon të jetë zëri i vuajtjeve të popullit shqiptar, por më shumë zëri i të sotmes, ashtu sikurse janë edhe dy duart e saj, e majta me të shkuarën, dhe e djathta me të sotmen. / KultPlus.com

Presidentja Vjosa Osmani kujton Masakrën ndaj familjeve Bogujevci e Duriqi

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën ndaj familjeve Bogujevci e Duriqi, e cila mes tjerash ka thënë se strategjia e regjimit gjenocidal të Serbisë kundrejt shqiptarëve pa dallim moshe ishte shfarosja dhe spastrimi etnik.

“25-vjet më parë, forcat kriminale vranë në mënyrë mizore 14 anëtarë të familjeve Bogujevci e Duriqi, në mesin e të cilëve 7-fëmijë të moshës 2 deri 15 vjeç dhe 7 gra.

Saranda, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genc Bogujevci janë dëshmitarë të aktit makabër, ndaj këto dëshmi janë në funksion të kujtesës dhe të sjelljes se autorëve para drejtësisë.

Liria dhe paqja kanë kuptim vetëm kur drejtësia të vihet në vend!

Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e familjeve Bogujevci dhe Duriqi!”, ka shkruar Osmani. / KultPlus.com

Ministria e Kulturës hap thirrjen për mbështetje financiare për studime jashtë vendit


Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se është hapur thirrja për mbështetje financiare studimore në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit, shkruan KultPlus.

Në njoftim thuhet se përmes kësaj thirrje do të mbështeten studimet jashtë vendit në nivelin Bachelor, programe të specializuara në Master, Doktoraturë dhe Pos-doktoraturë.

Poashtu, ministria ka publikuar edhe linkun e thirrjes me detajet tjera të aplikimit./ KultPlus.com

Dokumentari “Rikard” vjen në Kino “Armata”

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës dhe Qendra Kinematografike e Kosovës do të shfaqin dokumentarin “Rikard”, prezantim ky që do të bëhet në Kino Armata më 1 prill, me fillim në ora 19:00, shkruan KultPlus.

Dokumentari “Rikard”, është një dokumentar për artistin Rikard Ljarja e që është punuar me regji të Mevlan Shanaj. Ky dokumentar është shfaqë deri më tash edhe në vende të tjera, e që ka sjell pasionin dhe dashurinë e Rikard Ljarjës për artin, dashuri kjo në shumë dimensione./ KultPlus.com

Poetët e PEN Qendrës dhuruan shumë emocione në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë

21 marsi ka një domethënie të veçantë në zemrat e shumë njerëzve në të gjithë botën. Është një ditë që ngrihet për të nderuar dhe festuar fuqinë e fjalës, fuqinë që merr jetë nëpërmjet poezisë. Nga momenti kur UNESCO e shpalli këtë ditë si Dita Botërore e Poezisë në vitin 1999, çdo vit ky eveniment ka bërë bashkë njerëz nga kultura, gjuhë dhe tradita të ndryshme për të festuar gjuhën universale të shpirtit – poezinë. Dita e sotme u shënua edhe në Prishtinë, ishte PEN Qendra e Kosovës e cila sot shënoi këtë ditë në ambientin e KultPlus Caffe Gallery.

Në këtë oazë të artit dhe shpirtit, poezia u ngrit në piedestalin e merituar, duke sjellë në qendër të vëmendjes emocionet, mendimet dhe shpirtin e njeriut. PEN Qendra e Kosovës, një entitet që promovon lirinë e shprehjes së mendimit dhe respekton diversitetin e kulturave, nuk mund të mos bashkohej me këtë feste të shenjtë të fjalës. Në një atmosferë të ngrohtë e të mbushur me emocion, anëtarët e PEN Qendrës u mblodhën për të shpërndarë dhe për të dëgjuar zërin e tyre të brendshëm nëpërmjet poezisë.

Ata nuk ishin thjesht shkrimtarë dhe poetë, por ishin udhëheqës të ndritur të një lëvizjeje që vlerëson shpirtin dhe fuqinë e fjalës. Në këtë takim letrar të veçantë, çdo fjalë që u dëgjua ishte si një melodi e bukur që kapte zemrën dhe mendjen. Anëtarët e PEN Qendrës lexuan poezitë e tyre me pasion dhe intensitet, duke shpërndarë shpirtin e tyre kreativ me të pranishmit. Nuk munguan as lotët. Kur i thuren vargje Rozafës së Shkodrës, shpirtit të nënës, dashurisë e bukurisë, emocionet padyshim arrijnë kulmin. Kjo ngjarje kishte një domethënie edhe më të thellë. Në një botë ku liria e shprehjes së mendimit është nën presion, PEN Qendra e Kosovës dha një mesazh të fortë solidariteti me shkrimtarët dhe poetët e persekutuar kudo në botë. Ata u shprehën se fuqia e fjalës është një nga armët më të rëndësishme për të luftuar për lirinë dhe drejtësinë.

Nën moderimin e Dije Demiri – Frangu dhe Sali Bashotës, takimi letrar ka filluar me një fjalë hyrëse nga kryetari i PEN Qendrës, Binak Kelmendi, duke falënderuar të gjithë poetët. Leximin e poezive e ka filluar poeti Ibrahim Berisha, duke lexuar dy nga poezitë e tij, e më pas ka vazhduar Lulzim Tafa me dy poezi, të titulluara “SMS” dhe  tjetrën ku tregon për një ëndërr të tij.

Pas tyre, Naime Beqiraj, gjithashtu anëtare e PEN, ka lexuar dy poezi të tjera, që njëra ishte e shkrimtarit Azem Shkreli dhe një poezi tjetër të shkruara nga vetë ajo, duka vazhduar më pas poetja Xhevahire Izmaku e cila u shpreh e emocionuar që po lexon para profesorëve të saj.

Ajo ka lexuar poezinë që është shkruar për një ngjarje që ka ndodhur gjatë luftës në qytetin e Vushtrrisë ku ishin djegur të gjitha shtëpitë, duke treguar se një profesor i saj i ka treguar se ka punuar në të gjitha ato shtëpi që po digjen, për të blerë aq shumë libra, dhe ka vazhduar me një poezi tjetër për dashurinë.

Pas tyre, poetja Dije Demiri Frangu, mes lotësh që nuk e linin të përfundojë vargjet, ka lexuar poezinë për Shkodrën, duke e përshkruar si një grua të gurit e me shtat të lartë. “Pasha Ernestin e pasha Martinin”, shprehet ajo gjatë poezisë, duke thënë se krejt janë të dashuruar me Shkodrën.

Dr.Aziz Mustafa, duke filluar me shaka se mos ka ngatërruar letrën e poezisë, ka lexuar “Kur të kam”, duke vazhduar më pas Nagjije Kastrati me dy poezitë “Evropës” dhe “A të vij veç pak”. Kryetari i PEN Qendrës, Binak Kelmendi, ka emocionuar të gjithë pjesëmarrësit me poezinë e tij, që në fillim u shpreh se është treguar “egoist” me këtë poezi, pasi ia ka kushtuar vëllait të tij. “Ushtar i panjohur” ka filluar poezia e tij, që nën emocione e ka përshkruar si person të gjatë pothuajse dy metra.

Sali Bashota ka lexuar poezinë “Orari i ri i ëndrrave” dhe më pas Dije Frangu ka vazhduar me një tjetër poezi të saj duke u shprehur se janë vargje që duhet të dëgjohen disa herë. Duke vazhduar të na mbajë nën lot, shkrimtari Lulzim Tafa i vuri vulën emocioneve me poezinë e tij, për atë që të gjithë jemi të dobët, për nënën. “Sa shpejt më harroj nana, nana sot e ka ditëlindjen e u bë 4 vjeçe”, fillon poezinë ai, duke treguar se e ka shkruar kur nëna e tij kishte katër vjetorin e vdekjes.

E në fund, u bw e ditur se PEN Qendrws sw Kosovws nga sot i janw shtuar tre emra tw rinj, sikurse: Xhevahire Izmaku, Aziz Mustafa dhe Isa Sulqevci./ KultPlus.com

Mbahet Dita Evropiane e Shkrimtarëve, pjesëmarrës pesë autorë shqiptarë

Më 25 mars do të mbahet Dita Evropiane e Autorëve, që është një iniciativë e nisur në vitin 2023 nga Komisioni Evropian, ku do të marrin pjesë 120 autorë në shkolla të ndryshme dhe përkthyes nga 40 vende të ndryshme të Evropës, në mesin e të cilëve janë pesë shqiptarë.

Turneu i shkrimtarëve dhe përkthyesve evropianë, është organizuar bashkë me Komisionin Evropian dhe organizatat anëtare, bashkë me EUPL, në mënyrë që brezat e rinj të lidhen më shumë me leximin.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Këshillit të Shkrimtarëve Evropianë, në mesin e shkrimtarëve pjesëmarrës do të jenë pesë shqiptarë, tre prej të cilëve janë nga Kosova dhe dy të tjerë nga Shqipëria.

Shkrimtari Ag Apolloni do të mbajë prezantimin e tij në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, me librin e tij “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur”.

Autorja tjetër, Vlora Konushevci, do të jetë e pranishme në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, me librin e saj “Lavdi Vetës”.

Kurse, autori Shpëtim Selmani, do të jetë në shkollën “Ali Asllani” në Doganaj të Kosovës, me librin e tij me poezi “Në kohën e gjakut dhe zhgënjimit”.

Ndërkaq, autori nga Shqipëria, Arian Leka, do të marrë pjesë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë me librin “Hartë Memece për të mbyturit”, dhe Entela Kasi do të paraqitet në bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë me veprën e saj “Rikthimi”./ KultPlus.com

“Escape”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin parajsë nën radar

Vera në Shqipëri është e mahnitshme. Edhe pse nuk është një vend i festave latine, ka plazhe, klube ditore, laguna me rërë, pyje me pisha, rrënoja të lashta dhe male, shkruan James Booth në të përditshmen australiane “Escape”.

Shqipëria, me nje vije bregdetare 450 kilometra, në jug të Kroacisë dhe në veriperëndim të Malit të Zi në detet Adriatik dhe Jon, po kthehet në një destinacion të ri turistik në Evropë.

Jo vetëm që është më relaksuese se Ibiza por është edhe më lirë.

Në Shqipëri, ju mund të porosisni një vakt me tre pjata në një restorant mesatar, për dy persona për vetëm 35 euro.

Gjithashtu, për një qëndrim katërditor për dy persona në korrik, mund të rezervoni një hotel për rreth 60 euro në natë.

Shijoni vendpushimin si Pema e Thatë, e cila duket sikur ndodheni në Maldive me shezllonet mbi ujë.

Shumë video në Instagram dhe TikTok u dedikohen udhëtarëve që promovojnë bukuritë e Shqipërisë.

Tani udhëtarët kanë zbuluar këtë vizion të parajsës, i cili shumë shpejt do të bëhet më i shtrenjtë dhe i mbipopulluar. Ne ju rekomandojmë ta vizitoni tani ndërsa është ende nën radar.

Porta kryesore për në Rivierën Shqiptare është nëpërmjet aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, i cili është dy orë me makinë nga Vlora, fillimi i kësaj shtrirje mahnitëse të vijës bregdetare.

Gjithashtu, plazhi i Ksamilit ofron ishuj të mahnitshëm me ujëra të kristalta.

Vendet që duhet të vizitoni me patjetër në Shqipëri;

1. Vizitoni Liqenin e Komanit

2. Notoni në Lumin e Shalës

3. Bëni banjo dielli në Gjirin e Gramës

4. Vizitoni Plazhin e Dhërmiut

5. Bëni ecje në itinerarin Valbonë-Theth 28,3 kilometra, një nga shtigjet më spektakolare të ecjes në Shqipëri

6. Vizitoni Plazhin e Akuariumit

7. Eksploroni plazhin e Himarës

8. Vizitoni ‘Hotel Palase’

9. Notoni në ‘Syrin e Kaltër’

10. Relaksohuni në plazhin Pema e Thatë, një vendpushim privat./ KultPlus.com

Nëpërmjet Beko & Friends”, Ermal Demiri vjen me këngën “Ndër yje”

Është lansuar kënga “Ndër Yje” nga Ermal Demiri, projekt ky i realizuar nën ombrellën e Beko & Friends, shkruan KultPlus.

Kjo këngë me tekst të Aida Jaminit e me muzikë të Bekim Këpuskës vjen si pjesë e projektit të Bekim Këpuska që ka lansuar tash së fundi disa këngë më artistë të rinj.

Ky projekt po realizohet me mbështetje të Ministrisë së Kulturës./ KultPlus.com

Kukullat dhe skulpturat e drurit ‘djegin’ Valencian, mbyllet festivali i Fallas

Qindra fishekzjarre dhe skulptura të ngjashme me kukullat “Fallas” që digjeshin mbyllën të martën në mbrëmje festivalin spanjoll në qytetin e Valencias.

Një trashëgimi jomateriale e njerëzimit nga UNESCO, kjo festë simbolizon largimin e dimrit dhe përshëndet ardhjen e pranverës me monumente të mëdha që përfaqësojnë qenie reale dhe joreale, që qëndrojnë për disa ditë në rrugë përpara se të digjen në fund të festivalit.

Gjatë këtyre ditëve, lagjet gjallërohen nga muzika, fishekzjarrët dhe po, ka me shumicë alkool.

Festivali mendohet të ketë origjinën në shekullin e 19-të, kur marangozët e qytetit grumbullonin drutë e mbetur nga punishtet për t’i djegur në ditën e Shën Jozefit, shenjtit të tyre mbrojtës.

Me kalimin e kohës, këto ndërtime morën forma më komplekse, derisa u bënë një shfaqje e madhe e artit të rrugës. Artistët vendas u shfaqën me krijime bazuar në tema specifike, shpesh duke komentuar çështjet aktuale sociale dhe politike. Nëse shëtisni në rrugët e Valencias gjatë ditëve të festivalit, do të haseni statuja me mesazhe për çështje të diskutueshme ose që parodizojnë politikanë të njohur./ top channel/ KultPlus.com

“Pianisti i Ri 2024” gati për edicionin e gjashtëmbëdhjetë, tri mbrëmje garuese në këtë edicion

Festivali “Pianisti i Ri 2024” do të mbahet më 25, 26 dhe 2 mars në Prishtinë, ku mbrëmja e fundit do të jetë edhe mbrëmje ku do të kurorëzohen më të suksesshmit e këtij edicioni, shkruan KultPlus.

Edicioni i 16-të i këtij festivali, do të mbahet në sallën e Fakultetit të Arteve, ku në juri do të jenë:  Lule Elezi, Nadjezhda Porodini – Jole dhe Kristina Petrollari – Laço.

Për semifinalistët do të dhurohen nga 50 euro për secilin, ndërsa finalistët që do të marrin vendin e parë, të dytë dhe të tretë, do të shpërblehen me nga 100 euro.

Poashtu, do të dhurohet çmimi “Fahri Beqiri” dhe “GRAND PRIX – DamFestival” që do të jetë një koncert me Orkestrën Filharmonike të Kosovës.

Çmimi tjetër që do të dhurohet është “Festival Gjiroclassica” dhe çmimi “Sh.M.L Prenk Jakova – Prishtinë”.

Çmimet janë përcaktuar në bazë të donacioneve./ KultPlus.com

“Dëshmia e një nëne” nga Shpresa Raça Hoxha vjen edhe në anglisht,do të promovohet në KultPlus Caffe Gallery

Më 23 mars, në ora 13:00 do të bëhet promovimi i librit  të Shpresa Raça Hoxha në KultPlus Caffe Gallery, ceremoni që do të fillojë në ora 13:00, shkruan KultPlus.

“Dëshmia e një nëne” është libri që do të promovohet para audiencës, e që kësaj radhe vjen edhe në gjuhën angleze, pas prezantimit fillestar në gjuhën shqipe.

Për librin do të flasin Agim Gjakova, Sylejman Aliu dhe Ilir Hoxha, që sipas autores, Iliri, djali i Shpresës është edhe protagonisti kryesor i librit.

Për të kuptuar më shumë rreth këtij libri që do vjen në dy gjuhë, ju ftojmë që të jeni pjesë e këtij takimi letrar./ KultPlus.com

Hovenier i përgjigjet kërcënimit të Vuçiqit: Aleanca më e suksesshme në histori është këtu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka thënë se nuk ndihen të shqetësuar dhe as populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Hovenier ka thënë se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s.

“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë të nevojshëm”, tha ai.

OneBeat Ballkan më 21 mars në Prishtinë, pjesë e mbrëmjes edhe Shpat Deda e Jelena Petosevic


13 muzikantë të angazhuar që janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë pjesë e One Beat Ballkan që do të mbahet më 21 mars, në Kino Armata, koncert që do të fillojë në ora 20:00, shkruan KultPlus.

Ndërkohë, bëhet e ditur se në këtë koncert do të ngjiten në skenë edhe dy këngëtarë të njohur, sikurse që është Shpat Deda dhe Jelena Petosevic e koncerti është pjesë e turneut OneBeat Ballkans.

Hyrja për këtë koncert është falas./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/events/1313814535956322/?acontext=%7B%22event_action_history%22%3A[%7B%22mechanism%22%3A%22your_upcoming_events_unit%22%2C%22surface%22%3A%22bookmark%22%7D]%2C%22ref_notif_type%22%3Anull%7D



Zotërit e fjalës

Agim Vinca

Në librin e tij me shkrime kritike Magjia dhe magjistarët e fjalës (1998), studiuesi i njohur Jorgo Bulo (1939-2015) ka vënë si moto këtë tekst:

“Ne ikim, ikim vazhdimisht, herë të entuziazmuar drejt së ardhmes e herë të trembur drejt humbjes, por ata, zotërit e fjalës, vijnë vazhdimisht drejt nesh dhe na magjepsin me magjinë e verbit shqip, dhe na shkundin nga marrëzia e shkatërrimit të vlerave ose nga përtacia mendore e indiferencës ndaj tyre. Ata na bëjnë të realizohemi si njerëz të këtij trualli ku ka lindur, për të mos vdekur kurrë dhe për t’u ripërtëritur pafundësisht, fuqia e perëndishme e fjalës shqipe.

Ky le të ishte edhe kryemotivi dhe shpirti i këtij libri të përkorë”.

Një tekst i bukur e kuptimplotë: himn fjalës krijuese në përgjithësi dhe fjalës shqipe në veçanti.

Duke shkruar për Jorgo Bulon, një studiues shqiptar nga Maqedonia e Veriut, e citon këtë tekst, por duke bërë një ndërhyrje të vogël: fjalën zotër e bën zotërinj! Kështu, togfjalëshi i Bulos “zotërit e fjalës” tek autori shqiptar në RMV bëhet “zotërinjtë e fjalës”!

Nuk është gabim shtypi, por ndërhyrje e qëllimshme, sepse autori në fjalë nuk e ka kuptuar shprehjen e mentorit të tij.

Shkrimtarët janë zotër të fjalës; mund të jenë edhe zota të fjalës, por jo zotërinj të fjalës! Fjala është pasuri shpirtërore e jo materiale, prandaj krijuesit e vërtetë janë zotër e jo zotërinj të saj!

“Ne ikim vazhdimisht (…), por ata, zotërit e fjalës, vijnë vazhdimisht drejt nesh…”.

Paragrafi mbyllet me fjalët: “fuqia e perëndishme e fjalës shqipe”. Do të mund të thuhej edhe: “fuqia hyjnore e fjalës shqipe”. Shprehja: “zotërinjtë e fjalës” e prish bukurinë e tekstit, e bastardon atë.

Në Bibël thuhet: “Në fillim ishte Fjala/ e Fjala ishte në Hyjin/ e Fjala ishte Hyj”. (Bibla, përkthimi i Dom Simon Filipajt, Ungjilli sipas Gjonit, f. 1505).

Ndërkaq, vetë Jorgo Bulo e hap librin e tij Magjia dhe magjistarët e fjalës me të njëjtën thënie, por shqipëruar ndryshe: “Që përpara herësë ishte Fjala… Të gjitha u bënë me anë t’asaj, edhe pa atë nuk u bë as ndonjë gjë që është bërë”. (Ungjilli pas Joanit, përkthimi duhet të jetë i Kristoforidhit).

Prandaj, kujdes me fjalën, zotërinj!

Që të mos ua trazojmë eshtrat zotërve të fjalës!

Ju falem, të nderuar këndonjës, unë shërbëtori i përulur i Fjalës Shqipe, A. V., dora vetë!/ KultPlus.com

“Ça thonë ata sy” nga Auron Deva, këngë që ndërlidhë muzikën dhe pamjet ikonike të Kosovës (VIDEO)

Produksioni “Beko & Friends” me mbështetje të Ministrisë së Kulturës ka lansuar projektin e radhës, shkruan KultPlus.

Sapo është lansuar kënga e Auron Devës “Ça thonë ata sy”, një këngë që ka ndërlidhë tekstin, muzikën, lokacione të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, duke i dhënë theks të veçantë Janjevës.

Kjo këngë e Auron Devës është punuar me tekst dhe muzikë të Bekim Këpuskës./ KultPlus.com  

Elbenita Kajtazi kapërcen oqeanin, do të debutojë në Lyric Opera të Çikagos

Sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi e cila ka shënuar një sukses të madh nëpër teatro të njohura evropiane, në shtatorin e sivjetmë do të shijojë edhe magjinë e skenës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.

Ajo ka njoftuar se do të paraqitet në rolin e Marzelline të shfaqjes operistike “Fidelio” e që do të shfaqet në Lyric Opera të Çikagos.

Më poshtë po sjellim të plotë njoftimin e sopranos Kajtazi.

Të dashur miq

Si vajzë e vogël ëndërrat e mia të mëdha i ëndërrova në Mitrovicën time, qytetin i cili më mësoi së çfarë është dhimbja, lumturia, dashuria, sakrifica, qytetin i cili më mësoi ti përballoj të gjitha dallgët e jetës ashtu si i përballonim dallgët e digës së Ujmanit duke notuar nëpër Ibrin tonë të shenjtë.

Lajmi që më në fund mund ta shpërndaj me të gjithë ju meriton këtë foto nga ura e cila na jep forcë dhe shpresë, foto e realizuar para disa viteve nga i mrekullueshmi Atdhe Mulla.

Sezonin e ardhshëm operistik do të bëjë debutimin tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jam e stërlumtur që në fund të shtatorit në fillim të tetorit do të ngjitem në skenën e teatrit të mrekullueshëm Lyric Opera në Çikago.

Nën dirigjimin e të mrekullueshmit Enrique Mazzola unë do të interpretoj rolin e Marzelline nga opera e vetme e kompozuar nga Beethoven , Fidelio.

Ëndrrat gjithmonë bëhen realitet nëse ti nuk tërhiqesh por punon fort dhe me përkushtim për ti realizuar ato.

Për më shumë informacione mund të klikoni linkun e mëposhtëm.

Shfaqjet do të jenë me 26, 29 Shtator dhe 2, 5, 10 Tetor 2024

https://www.lyricopera.org/shows/upcoming/2024-25/fidelio/?fbclid=IwAR2o6qSINjtiYKPaHCgfWqbFIZ3Fm7CG5g29AfIvqAlgSZZG04kq7nqsbFY/ KultPlus.com

Vdes gazetari dhe shkrimtari Bajram Sefaj

Ka vdekur sot në moshën 83 vjeçare gazetari dhe shkrimtari Bajram Sefaj.

Lajmi është bërë i ditur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh shkrimtarit, Bajram Sefaj.   Ai për shumë vite ka punuar si gazetar në gazetën Rilindja, por që ka qenë edhe korrespodent për disa media ndërkombëtare. Krahas gazetarisë, ai është marrë edhe me krijimtari letrare, dhe është autor i disa veprave letrare në tregime, prozë, poezi e publicistikë.  Sefaj ka vdekur në moshën 83-vjeçare, siç njoftojnë familjarët pas një sëmundjeje.  AGK-ja, i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com

Burrë, të duhet kaq shumë, për të merituar zemrën e një gruaje të hyjshme

Albert Vataj

Të gjithë ju burra, ndoshta edhe unë bashkë me ju, pretendoni se kemi kuptuar zemrën e një gruaje, shpirtin dhe thirrjen e hyjshme të pasioneve dhe harlisjeve të saj, dhe… kujtojmë se e kemi bërë të lumtur gjysmëzemrën tonë, shpirtplotë atë që ka patur bujarinë qiellore të na bëhet prehje kënaqësie, duke i mundësuar asaj shpengim epshi, para, jetë përrallore, dhe gjithçka, me të cilat shumë gra sot, për hir të së vërtetës, mburren duke i prezantuar, si trofe të betejave të mundimshme të zotërimit, duke i valëvitur si flamuj ndeshjesh fitimtare.

Ajo grua, po, pikërisht ajo grua që e lartëson qenien e saj në qiejt e kthjellët të adhurimit dhe fisnikërohet në çdo përkulje dhe i blatohet shenjtërisht çdo oferte mirësie, nuk do asgjë nga këto, do të ngrohet nga fryma e shpirtshme të një burri, do të mbështetet e tëra në supin e tij besnik, të ndihet e sigurt në një botë që është gati t’i rrëmbejë gjithçka, madje edhe të drejtën të jetë vetja.

Kjo grua do nga ty të drejtë për të besuar, kurajë për të guxuar, zemër tënde për ta ndjerë të trokasë në kraharorin. Ajo kërkon me ngul thesarkërkuesi për të gjetur gjithçka që ajo ka thurur me kaq përkushtim dhe pasion në ëndrra dhe realitete imagjinare idilike. Jeta e saj, trupi dhe shpirti, gjithëçfarë në të është mbrujtur me zjarr pasioni dhe stolisur me hire të hyjshme, kërkon t’i ofrohet dikujt që është i denjë për këtë shpërblim, është meritues i kësaj dhurate të bekuar nga fryma e shenjtë dhe dritur nga dijet e gjithësisë.

Por bëni kujdes ju birbo, ju “ustallarë të poshtëfustaneve”, thoshte Cvajgu për Kazanovën, ju që mendoni se edhe me gratë qëndron postulati, sipas të cilit “Gjithçka shitet, gjithçka blihet”. Thuajani vetes, se; një grua e denjë për dëshirimet tuaja, një grua që ka “pikuar nga qielli”, si një shpërblim për fatin tuaj, një grua, grua që shëmbëllen te çdo ëndërr e juaja dhe shpërfaqet reale te të gjithë çmenduritë tuaja, ajo grua që do të jetë e juaja, në çdo frymëmarrje dhe dhimbje në çdo rënkim, mbi të gjitha do të dashurojë atë që meriton blatimin e zemrës së saj.

Ti grua e këtij përfytyrimi, e denjë për çdo altar ku jam gati të përulem, ekziston?!/ KultPlus.com

Aktori i njohur Denis O’Hare po xhiron në Kosovë, pjesë e filmit të Arben Kastratit “Unë dhe Millosheviqi”

“Unë dhe MIllosheviqi” filmi me skenar dhe regji të Arben Kastratit është filmi i vetëm shqiptar që ka mbledh kastë kaq të madhe të aktorëve të njohur botërisht.

Ky film po xhirohet tash e disa vjet, dhe përgjatë kësaj kohe ka sjell aktorët e famshëm si: Gerard Depardieu, Sir Tony Robinson, William Baldwin e Maria Grazia Cucinota kurse këto ditë po qëndron në Kosovë aktori i njohur amerikan Denis O’Hare i cili është duke xhiruar për filmin e Kastratit.

Nën strofullën e dramës dhe komedisë, ngjarja e filmit që ndodh në Kosovë, në Serbi, në Holandë dhe në Francë, flet për një periudhë të pasluftës në Kosovë, e tema kryesore ka të bëjë me lindjen e një heroi aksidental. E gjithë motoja “Heroi i vendit tim, është kriminel për vendin tjetër” dhe anasjelltas, ka frymëzuar edhe krijimin e personazhit kryesor.

Ky personazh, një shqiptar nga Kosova në rrethana të caktuara takon Millosheviqin dhe këto takime mes tyre shpjegohen në versione të ndryshme. “Unë dhe Millosheviqi” shpalos superioritetin e këtij personazhi ndaj Millosheviqit, pasi që ai e sheh veten si një person që ka triumfuar. Por dëshmitarë të tjerë, takimin mes tyre e shohin krejtësisht ndryshe. Është një ngjarje e filmit që ndodh në vitin 2003, atëherë kur e gjithë popullata kolektivisht ishin të lirë dhe në atë kohë kur qarkullonin dëftime nga më të ndryshme, heroi i këtij filmit po ashtu ka një dëftim të tijin që konsiderohet të jetë sa tragjik, aq edhe komik.

Filmi “Unë dhe MIllosheviqi” është film me skenar dhe regji të Arben Kastratit e producente Shqipe Kamberi. Filmi pothuajse është në fund të xhirimeve për të vazhduar më pas me realizim të filmit./ KultPlus.com

11 vjeçja Aria Elize Bulliqi do të prezantohet me performancë pianistike në Gala Koncertin e Vjenës

Aria Elize Bulliqi është vetëm 11 vjeçe por paraqitjet e saj pianistike shpesh herë janë vlerësuar me çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Nxënëse e pianos në “Infinity Piano Studio” me  profesoreshë Agnesa Gërbeshi, Aria më 21 mars është ftuar në Gala Koncertin e Vjenës që do të mbahet në një nga sallat botërore të muzikës klasike, në Kaisersaal 1070 në Vjenë.

Për këtë paraqitje të Arias ka njoftuar për KultPlus, profesoresha e saj Gërbeshi e cila ka thënë se kjo paraqitje është rezultat i punës së Arias në festivalin prestigjioz të Evropës AEGIO International Competition, ku Aria është shpërblyer me vendin e parë për kategorinë e saj. Gërbeshi njofton se në atë garë që është mbajt në korrik të vitit të kaluar kanë marr pjesë 150 shtete dhe suksesi i Arias është i jashtëzakonshëm. / KultPlus.com

Kultura politike në ndryshim: një jetë në shërbim të Kombit 

Recension për librin e Dr Luljeta Pulës “Rrëfimi i një jete për Kosovën” –  botim i Shtëpisë botuese: KOHA, Prishtinë, 2020, f. 577 

Nga Dr Sadri RAMABAJA 

Ndryshimet në rrafshin e kulturës politike në memrien politike të Dr Luljeta Pulës, kanë përfshirë të gjitha shtresat e shoqërisë në përmasa të mëdha, duke filluar me Demonstratat e 1968-ës deri në luftësn e UÇK-së së vegjëlisë për liri. Ato kanë reflektuar nga një brez tek tjetri, nga lëvizja gandiste e shpifur e viteve ‘90-ta tek guximi qytetar për përballje me apart’hedin në dekadën e fundit të shekullit 20-të. 

Në literaturën profesionale fenomeni i kulturës politike si pjesë e një realiteti të gjerë politik, ndër studjuesit tan është trajtuar fare pak dhe atë kryesisht nga doajeni Gani Bobi në dy veprat e tij të njohura Paradoks kulturor (1986) dhe Konteksti i vetëkulturë  (1994). 
Libri i Dr Luljet Pulës që na vije në trajtën e memoareve politike, është pa dyshim një margaritar i llojit të vet, që do të jetë në shërbim të studiuesve të mendimit politik e kulturor ndër ne.  
 
Libri është i strukturuar si një tërësi , e ndarë në 38 njësi, shto kësaj dhe një përmbledhje foto-dokumete ku pasqyrohen  disa prej shkrimeve dhe njoftimeve të shtypit të kohës për aktivitetin publik politik të autores së librit gjatë dekadës së fundit të shekullit 20-të, të cilat, siç thotë autorja, shpëtuan rastësisht. 

Ndërkaq njësi të veçanta si  këta: Takimi im i parë me Shqipërinë – Zhgënjimi më I madh I jetës sime; 1981 kthesa më e madhe historike e Kosovës; Referati i potë në simpoziumin për helmimet në Zagreb – qershor 1990; Deklarata e pavarësisë dhe historia e saj; Farsa politike e luftës ideologjike në Kosovë; Shajnë Fadil Hoxhën e komunistët që “tradhëtuan” Kosovën në atë kohë, e sot bëjnë pazare me tokën e Kosovës; Viti 1997, kthesë serioze e Lëvizjes; Linçi i Likoshanit; E keqja kishte pllakosur Kosovën e lirë… janë njësitë ku është derdhur gjithë dëshmia historike e kësaj epoke, me penelata ngjyrash e emocionesh krijuese të autores së librit Dr Luljeta Pula.   

Ajo që e pasuron shumë këtë libër memoriesh janë edhe portretet dhe gjykimi shumë racional e kritik mbi personalitete të jetës politike e shtetarë tanë, qofshin ata të periudhës së socializmit militant [1944-1991] në Shqipërinë politike, siç do ta cilësonte Ukshin Hoti këtë epokë, apo ata të komunizmit jugosllav të kësaj periudhe në Kosovë,  e deri tek figurat politike të fazls së parë të tranzicionit demokratik në Shqipëri e dekadën e parë të pas luftës në Kosovë, përfshi edhe shpalljen e pavarësisë, si ngjarja më kulmore në historinë tonë moderne, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.  
 

Tek po lexoja me vëmendje të shtuar kapitullin  Farsa politike e luftës ideologjike në Kosovë – ku autorja merrë guximin dhe vë pikën mbi I, do të thosha të munguar në Kosovë, nuk kisha si mos t’i kthehem një eseje që kisha shkruar vite më parë me një titull paksa specifik: Gandizmi i munguar i Rugovës.  
Ndërkaq në disa njësi radhash të librit autorja Dr Luljeta Pula mbarshtron disa nga ndeshtrashat e shoqërisë sonë në procesin e ndërtimit të Republikës, respektivisht demokratizimit të kulturës politike dhe përfundime me peshë dhe me shumë interes për lexuesit. 

Demokracia parlamentare është produkt historik i përballjeve mes grupimeve politike konservative dhe atyre liberale. Të ushqyerit e saj me aktivizëm qytetar, ka bërë që ajo të marrë elemente të demokracisë reale. Pushtimi i tempullit të demokracisë (Kuvendit) në lindje në Kosovë, nga oligarkët e olhokratët për një perudhë fare të shkurtër, ka bërë që Republika të shndërrohet në peng, ndërkaq demokracia formale të jetë edhe më e brishtë. Për rrjedhojë Qytetaria në Republikën e zënë peng mbetet pengu i parë. Ajo duhej të lirohej më 14 shkurt 2021, që të çlirohet Republika. 

 
Partikularizimi i forcës politike si strategji 

 
Suspendimi i statusit të autonomisë që kishte Kosova në kuadër të kushtetutës jugosllave të vitit 1974, shpërfaqi dukshëm dy rrymat egzistuese të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, jo vetëm në Beograd, por edhe gjetkë në nivel të Federatës, duke prëfshi edhe Kosovën. Këët fakt e mësojmë edhe më mirë tek lexojmë faqe të tëra të këtij libri që sjellin kujtimet nga vitet e rinisë dhe formimit atdhetar e politik të autores së librit, duke filluar nga Demonstratat e vitit 1968, kur ajo ishte nxënëse, e deri tek ato të pranverës së madhe ët 1981-ës, ku na shfaqet sërish si pjeësmarrëse aktive e deri tek jeta intenzive e angazhimit të saj politik në dekaëdn e fundit të shekullit 20-të. Por, siç kisha vënë në pah në një ese pararendëse, në Kosovë ndërkohë ishte profiluar edhe poli i tretë i LKJ-së. 

Rryma e ashtuquajtur “nacionalistë institucional”, të cilët pretendonin se përfaqësonin interesat e “nacionalizmit institucional shqiptar” pavarësisht edhe lojalitetit që dëshmonin në raport me ruajtjen e Federatës Jugosllave, do të transformohet pothuajse e tëra në LDK, duke i hapur rrugë me këtë akt, qoftë edhe pa paramendim, homogjenizmit të jashtëzakonshëm të popullit. 

Ana pozitive e ideologëve të LDK-së në këtë fillim të formësimit të saj si forcë politike, ishte se do të pamundësojnë që në strukturat e saj të pozicionohen elementë të rrymës radikale projugosllave, por as edhe ata të polit të tretë që identifikohej me Azem Vllasin etj. që pretendonin të riktheheshin në skenë përmes PSD-së. Element të ktij poli do ta gjejnë ndërkohë veten më shumë tek fraksioni I Partisë Socialdemokrate që do ta krijojë ideologu i LDK-së, siç mësojmë në kapitujt ku autorja trajton këtë fenomen. 

Në anën tjetër, struktura revolucionare po vazhdonte të shëronte “plagët e rënda” që kishte marrë në nëntorin e dhjetorin e 1984-ës dhe ishte në kërkim të rrugëve për veprim konkret, duke ndërtuar celulat e para të guerilës. Udhëheqësit e saj kryesor: Fadil Vata, Afrim Zhitia, Bardhyl Mahmuti, Sabri Kiçmari…atbotë ishin ende tejet të ri për ta përballuar atë kthesë që kishte sjellë historia. 

Koha kërkonte korife të mendimit, intelektualët e guximshëm, siç ishte Ukshin Hoti, që jo rastësisht mbahej peng në burgjet serbe. Kjo është koha kur autoria e librit, kishte refuzuar një ofertë që I ishte bërë nga një krah I ilegales revolucionare, duke konsideruar se kontributi I saj më I madhë për çështjen kombëtare, kauzën e lirisë, ishte jeta aktive me studentë dhe komunikimi interaktiv me shoqërinë nga pozitat e legalitetit. Shikuar nga këndvështrimi i sotëm, duke marrë në konsideratë edhe krahun e ilegales që i ikishte bërë ofertën për angazhim të drejtpërdrejtë tok me forcat revolucionare, vendimi i zonjës Pula ka qenë i drejtë. Dekada që do ët pasojë do të kërkonte edhe gjeneral që do të viheshin në krye të betejave, siç ishte Fehmi Lladroci. Por ai në pamundësi të zbatimit të projektit për marshim e zbarkim me brigadën e tij nga frontet e luftës në Kroaci, e që kishte rreth 1500 luftëtarë, që në fakt shestohej të ishte bërthama e UÇK-së, që pledonte t’ i sillte në Çiçavicë e gjetkë në malet e Kosovës, ai shtrëngohet të mërgojë në Gjermani, për t’ ju kthyer Kosovës, pas rënies së Adem Jasharit me jasharët tjerë, sërish pas vonesave të shkaktuara nga puçistët, që tashmë e kontrollonin UÇK-në![1

LPK-ja atbotë kur Serbia ishte e zhytur thellë në frontin e luftës në Perendim (në Kroaci e Bosnjë), ishte tepër e dobët që ta mobilizoj popullin dhe ta hap frontin e jugut. Ndërkaq LDK-ja nuk ishte e përcaktuar politikisht për luftën si mjet për çlirim, ajo me kohë ishte pozicionuar për reformë politike, pa alternativë! Prandaj po kultivonte atin e durimit, në fakt aktin e poshtrimit publik, me idenë që faktori i jashtëm, demokracitë perendimore, do t’ ia impononin Serbisë kthimin e autnomisë së suspenduar. Ky objektiv i krerëve të LDK-së, që në aparencë, dukej realist, dhe, megjithëse në heshtje, i pranueshëm edhe për popullin, shpejt do ta shndërrojë LDK në forcën politike dominante dhe me ndikim madje edhe në rrafshin kombëtar. Këto fakte Dr Luljeta Pula I trajton në disa prej pjesëve qenësore të librit. Pesë vitet e para të funksionimit të LDK-së si Lëvizje popullore (1989–1995), ajo, megjithatë në terren do të shndërrohej në focë kohezive kombëatre dhe do të luaj rol pozitiv në organizimin e mbijetesës. Në dobi të kltij kohezioni shkojnë paradoksalist edhe të dhënat e terrenit. Fillimi I kësaj periudhe do ta gjente yonjën Pula në krye të shoqatës së Gruas që vepronte si mekanizëm bukur autonom brend LDK, që do të arrijë pikën kulmore, duke aktivizuar një armatë të tërë të femrës kosovare në dobi të kauzës kombëtare, si asnjëheër më parë.  
Natyrisht duke u imponuar në kuptimin më pozitiv të fjalës, kjo shoqatë gradualisht po fitonte peshën e vetë brenda LDK-së, duke tërhequr edhe luftën speciale mbi personin e drejtueses së saj. 

Në këto rrethana të reja të krijuara në terren, partikulariteti i shoqërisë shqiptare në parti politike, nuk do t’ i mjaftonte Beogradit për relaizimin e platformës së tij në raport me Kosovën. 

Në terren, aty ku aplikohej loja, respektivisht imitimi i demoracisë, nuk mund të kontrollohej çdo gjë. Siç dihet tashmë, në skenën e atij plralizmi alogjik e për shumëçka absurd, do të imponoheshin e profiloheshin edhe forca politike me orjentim koherent kombëtar, siç ishin Partia Parlamentare,  Partia e Unitetit Kombëtar (UNIKOMB-i) dhe PSD-ja që ndërkohë drejtonte yonja Luljeta Pula. . Sidoqoftë, ky fakt, do të shfrytëzohet nga Beogradi si mundësi shtesë që të nxiste e stimulonte rivalitet mididis partive për çështje në esencë banale, siç ishte gara (zgjedhjet e 24 majit 1992) për Parlamentin dhe për pushtetin inegzistues! Reagimi I yonjës Pula kundër atyre zgjedhjeve, nuk kishte si të ishte ndryshe nga ai që ajo artikuloi në kumtesën e PSD-së, duke I cilësuar ato zgjedhje si gafë të lloit të vetë politik. 

Disi ngjashëm kishin vepruar turqit për ta shmangur idenë e lirisë në pjesë të tëra të Shqipërisë së okupuar. 

“Turqit nuk ia arritën t’ i pushtojnë fiset malësore me forcën e armëve, prandaj ata, gjatë shek. 17-të, filluan t’ i emrojnë bajraktarët dhe të krijojnë bajraqet në Malësi, me qëllim që ta dobësojnë autoritetin e krerëve të fisit dhe fuqinë e tij. Bajraktarëve turqit u jepnin dhurata, rrogë e dekorata të ndryshme dhe këta e kishin për detyrë të merrnin pjesë me njerëzit e bajrakut në luftra të ndryshme që i bënin turqit në Ballkan ose më larg”2 

Ashtu si bajraku më i madh turk në shek. 17-të, edhe LDK-a si partia më e madhe legale në Kosovë në gjysmën e dytë të dekadës së saj të parë të funksionimit (1995–1999), përveç se do të shndërrohej në autoritet më të lartë politik në vend dhe në një masë “përfaqësuese” e interesave të “komunitetit shqiptar” në Serbi, duke zotëruar një lloj pushteti moral, ajo do të aplikojë “fuqinë” e “Shtetit paralel” imponues në lëmin e arsimit dhe në atë sociale e shëndetësore, duke qenë kështu edhe më afër popullit. Krerët e saj, pavarësisht nivelit akademik që kishin, rezononin me logjikë e bajraktarit të shekullit 17-të! Bajrakut, alias LDK-së i prkiste, gjykonin ata, “prija e përgjegjësia e parë ndër punë të brendshme e të jashtme… në kohë lufte dhe paqe”[3], potencon studjuesi nga më të veçantit të asaj epoke, Bernardin Palaj, tek hedhë dritë për rolin e Bajrakut nën pushtimin turk. 

Ky diferencim politik e ky kontroll i rreptë në lëmin e sigurisë, nga ana e Serbisë, do t’i shtrëngojë rrathët çdo ditë e më tepër. Ai do të shoqërohet vazhdimisht me arrestime të secilit që do të guxojë të bëjë ndonjë veprim në lëmin e organizimit me karakter çlirimi. Janë të njohura arrestimet masive të fraksionit të parë të LPK, të njohur si Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), por edhe i pjesëtarëve-bërthamë të dy ministrive të Qeverisë Bukoshi — asaj të Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Brendshme. Ndërkaq autorja e librit këtë diferencim politik do ta përjetojë si një linçim klasik, pas fjalimit të saj historik, të përmbledhur në një fjali lapidare, të mbajtur në Likoshan, tek po varroseshin viktimat e masakrës serbe në Likoshan.  
“Fajtor për këtë që po i ndodhë popullit tonë është jo veëtm regjimi kriminal i Millosheviqit, jo vetëm injorimi i turpshëm i faktorit ndërkombëtar ndaj çështjes së Kosovës, por edhe lëvizja politike e Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën”.  
Kjo ishte fajalia perlë që do ta dëgjonin mijëra qytetarë, një pesë e trupit diplomatik që kishte ardhë në këtë varrim të lloit të vetë, por që do të përcillej gjithësesi edhe në kancelaritë e botës perendimore. 

Ishte ky konstatim tepër realist , që dilte nga shpirti i qashtër i një shqiptareje intelektuae – rrjedhimisht jokonjuktural e shumë i guximshëm, që do të shënjoj edhe pikën e kthesës në karrierën e saj politike, duke e shndërruar atë në një Zonjë të madhe por të mënjanuar nga skena politike! 
Me këtë mënjanim të saj tani e tutje, që po impononin qarqet reaksionare dhe kolona e pestë që kishte imenjuar thellë brenda LDK-së, gjithësesi humbëse ishte klasa politike kosovare. 

Ringjallja e traditës luftarake në dritën e integrimit sociopolitik 

 
Ashtu siç kishte ndodhur me institucionin e Bajrakut nën pushtimin turk, që gradualisht i ishte “dorëzuar traditës së vendit”, edhe anëtarët e këtyre partive pjesë e pushtetit legal pluripartiak në Serbi, do t’ i japin gjak rezistencës që u ngrit në nivelin e UÇK-së të strukturuar në brigada, që për bërthamë kishte de fakto Këshillat Popullor të LPK-së dhe strukturat bazë të LKÇK-së. Me të drejtë konkludon studjuesi ynë Gani Bobi, se “veprimi i rrafshit popullor të integrimit sociokulturor ka arritur që të krijojë forma krejt të ndryshme me ato që janë imponuar nga pushtuesit — Kjo, jo vetëm që duhet të mirret parasysh për institucionet e veçanta që janë themeluar e stimuluar nga pushtuesit, e që gjatë kohës janë kthyer kundër tyre…”[4

Historia politike e Kosovës, jo vetëm ajo e kuazi-pluralizmit të dekadës së fundit të shek. 20-të, por edhe e asaj kur funksiononin institucionet e KSAK-së (1974–1981), e tumirë këtë tezë, ndërkaq LDK-ja si fenomen politik, e sforcon atë, meqë aktivizmi politik i qindra e mijëra veprimtarëve të saj në terren, do t’ i jap shpirt mbijetesës së kësaj pjese të Kombit në këtë krahinë të Shqipërie së okupuar. Shih për këtë, ajo armatë aktivistësh, që besonin e vepronin në të mirë të institucioneve të Shtetit (qoftë ai edhe paralel), meritojnë respekt. Këtë respekt për këtë armaët aktivistësh, sidomos atyre që vepronin në kuadër të Shoqatës së Gruas brenda LDK-së, sa zona Pula e drejtonte, e ka shprehur disa herë edhe vetë autorja në këtë libër.    

Duket që pikrisht kjo frymë dominante në mesin e aktivistëve të LDK-së, do të jetë vendimtare në kohë lufte, e në çastin më kritik, që do ta pamundësojë krijimin e Qeverisë kuislinge në pranverën e vitit 1999, kur po tentonte ta krijojë Beogradi me ngulmë. Por, i mbetet historianëve, pas krijimit të mundësisve për shfrytëzimin e arkivave, që të gjejnë arsyet reale pse Serbia nuk kishte tentuar më heret (gjatë dekadës së apart’heidit — 1989–1999) ta krijojë Qeverinë kuislinge legale me seli në Prishtinë. Le të kujtojmë se Gjermania e Hitlerit, kudo ku kishte instaluar aparatin e saj ushtarak e të ndjekjes gjatë gjithë LDB, madje edhe në Francën e “kombit të madhë” ia kishte arritur të instalojë qeveritë kuislinge. Historia do të hedhë gjithësesi dritë se ky dështim i Serbisë në pranverën e 1999, a ishte arsyeja themelore që do ta likujdojë prof. Fehmi Aganin, që ka zëra që pohonë se kishte refuzuar postin e kryeministrit në atë qeveri kuislinge, që i duhej Beogradit ta shfrytëzonte si truk për ndërprerjen e bombardimeve nga NATO, duke ia imponuar Serbisë vënien në lëvizje të “Planit B”, që nënkuptonte tërheqjen e Ibrahim Rugovës në Beograd dhe deprëtimin e tij më pas në Itali. [5

 
Rambujeja dhe rezervati indian i Meksikës 

 
Konferenca e Dejtonit (1995), pas tri vite lufte dhe gjenocidit serb ndaj kombit boshnjak, disi e kornizoi projektin që do t’ i jipte fund luftës, duke imponuar paqen e brishtë dhe një shtet të dobët. Bosnja edhe pas tridhjetë vjetësh , në të gjitha analizat serioze, vazhdon të cilësohet si “shtt i dobët” ose edhe më keq, si “shtet në dështim”. 

Konferenca e Rambujesë, teksti i marrëveshjes që i ishte imponuar palës shqiptare për ta nësnhkrar, në rast se do t’ i mungonte aneksi B, me çka do të mund të ishte i pranueshëm për palën serbe, Kosovës ia rezervonte de fakto statusin e REZERVATIT që kishin indianët dikur në Meksikë. 

Beogradi do të shtrëngohet ta nënshkruaj “aktin e kapitulimit” pikërisht në Kumanovë më 9 qershor 1999. Vini re se çfarë inercioni bartë në kurrizin e saj historia: pushtimit të Kosovës nga armata serbe, ia kishte hapur portat beteja tepër e përgjakshme e Kumanovës më 24 tetor 1912. Në pamundësi që të kthehet tek Marrëveshja e Rambujesë, Serbia projekton idenë e amplifikimit të strategjisë së aplikuar ndaj Bosnjës — ndarjen e saj, respektivisht federalizimin dhe imponimin e statusit të shtetit në dështim. 

Pak pas LDB, saktësisht në vitin 1948, filozofi francez Zhan-Pol Sartri (Jean-Paul Sartre), kishte publikuar një artikull në trajtën e një trakti, ku nënvizonte paradoksin politik të kohës, tek konkludonte se, si popull “kurrë nuk kemi qenë aq të lirë se sa gjatë pushtimit gjerman”, meqë vetëm atëherë, populli francez, ia kishte arritur të shprehte ‘gjestin e angazhimit subjektiv tërësor’”. 

Në pjesën e dytë të dekadës së apart’hedit në Kosovë (1995–1999), që përkon me periudhën postdejtoniane, gjithë investimi i LDK-së që përmes rrugëve të veprimit liberal — reformistë, duke u prezantuar si partner bashkëpunues i qendrave vendimmarrëse, dukej se do të shkonte dëm; lufta do të jetë e pashmangshme. Në përballje me këtë rrjedhë të ngjarjeve, njëri nga themeluesit e LDK-së, aktualisht kryetar I Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), do t’i vlerësojë edhe pesëvjetëshin e parë të egzistencës së LDK-së, si “Vite të humbura”.6 Por, nëse tutje analizohet edhe rrjedha e pjesës së mbetur të asaj dekade nën apart’hedin serb dhe sjelljet e LDK-së, dhe dekada si tërësi, jo vetëm se do të mund të cilësohej si “dekadë e humbur”, por ajo do t’i humbiste kuptimin edhe përcaktimit të Sartrit, meqë qëndrimi i LDK-së do t’ na rezultoj absurd. Në ato rrethana, në vend se, ne si popull të ishim të lirë në ndërtimin e “subjektivitetit tërësor” në shërbim të homogjenizimit në frontin e luftës, siç sugjeron në sa e sa kumtesa e prononcime ët saj PSD-ja, respektivisht drejtuesja e saj zonja Luljeta Pula, vazhduam të ishim të bindur ndaj guru-së dhe LDK-së, duke e fragmentarizuar qëndresën deri në absurd dhe duke sabotuar çfardo organizimi real çlirimtar.[7] Rrjedhimisht, po vazhdohej të ngritej tashmë maja e “piramidës së vetmashtrimit”. Rugova do të vazhdojë tutje “të fshihet prapa idesë së madhe të pavarësisë së Kosovës, por asnjëherë, realisht nuk u angazhua për çlirimin e saj”. Ndërkaq për t’i larguar nga skena oponentët e mundshëm politikë, ai do ta përdorë skemën e antikomunizmit, duke i quajtur ata si “marksistë-leninist, jo aq sa për t’ i satanizuar, sa për ta paraqitur kauzën shqiptare si komplot marksist-leninist” pavarësisht faktit se “dy madate ishte sekretar i organizatës së LKJ-së pranë Institutit Albanologjik”.[8], ndërkaq jo rastësisht “më  1990 në Kongresin amerikan ai kërkoi zyrtarisht autonomi për Kosovën… gjatë dëshmisë që ata organizuan për Koosvën. Në fjalimin e tij, në Kongresin amerikan Rugova, ndër të tjera, tekstualisht tha: “ Shqiptarët insistojnë që krahas demokracisë të kenë edhe autonominë dhe pavarësinë në kuadër të Federatës Jugosllave”. [9] Tutje, nga fundi I këtij kapitulli autoria na risjell në vëmendje se “Askush, ama bash askush, jo vetëm nuk e kritikoj paraqitjen dhe kërkesën e tij atje, por nuk u mor far eme të, sikur të mos kishte ndodhur fare. [10]  Kjo po ndodhte, sipas aiutores, meëq “kulti i tij ishte aq i fuqishëm, …aq e vetkuptueshme amnistia ndaj çdo gjëje që vinte nga ai… por një dehje me të, për fat të keq e për çudi ët madhe, vazhdon edhe sot kur ai nuk është më”. [11] 

Paor pavaërsisht se ishte I tillë, I shndërruar në një lloj guru i Koosëvs, ai nuk do ët shndërrohej në figurë përbashkuese për të gjithë as në momentin krucial historik meqë i tillë, i pranueshëm për të gjithë, si ishte Gandi, Rugova nuk do të jetë kurrë; ai nuk do ta pranojë asnjëherë UÇK-në si strukturë politiko-ushtarake çlirimtare. 

Qytetërimi hindus i Gandit si mjet politik dhe “refuzimi estetik” i Rugovës 

 
Programi jo i dhunshëm i Gandit, sipas intelektualve si Nehru, në esencë ofronte rrugëdaljen e duhur nga bllokimi që i kishin bërë Kongresit dy vijat politike që deri atëherë , kishin treguar paaftësi për zgjidhjen e nyjës së ngërçit: ajo e dhunës (e TILAKUT) dhe e dyta, E KONSTITUCIONALISTËVE të brishtë që ishte praktikuar nga Kongresi.9 gandi, gjithnjë sipas B.Moore, prekte një tel shumë të ndjeshëm të qytetërimit hindus dhe e bënte atë në atë mënyrë, që de fakto e nguliste vendin në opozitë me britanikët, pra pa i krcnuar interesat e shoqërisë indiane. 

Tendenca për ta imituar Gandin përmes organizimit të “Sistemit paralel”, respektivisht “Shtetit paralel”, do të dështojë tërësisht pas Konferencës së Dejtonit. Ajo tendencë, në njërën anë kishte dëmtuar rëndë karakterin kryengritës të shqiptarit si qenie njerëzore aktive, në anën tjetër kishte lënduar keq e seriozisht dinjitetin e tij, pra palcën e vertikales së kombit. 

Përmes aplikimit të të ashtuquajturit “refuzim estetik” në sferën e politikës reale, duke i dorëzuar pa farë rezistence institucionet legale e publike, ndërmarrjet ekonomike e korporatat e fuqishme si “Trepça”, KEK, AGROKOSOVA etj., duke i pozicionuar shqiptarët si bllok në rolin e opozitës ndaj shtetit serb, por pa e cenuar fare apratin represiv, funksionimin dhe sovranitetin e shtetit mbi Kosovën. 

Kjo rezulton të ketë qenë arsyeja qenësore përse Shteti serb toleronte të “funksiononin” mekanizmat e “Shtetit paralel”, ndërkaq liderit të tij, Ibrahim Rugovës, edhe i krijonte hapësirë veprimi, jo rrallë  duke e përcjellë shpurën e tij deri në aeroportin e Shkupit, si ët ishte njëri nga ministrat e Milosheviqit! 

Por, për dallim nga Gandi që krijoi e shpalosi në vazhdimësi programin e tij të veprimit, Ibrahim Rugova de fakto “funksionoi” pa program veprimi! Këtë fakt e vë në pah jo një herë edhe autoria e librit z Luljeta Pula. Por ajo, si një fisnike e racës arbërore, e pohon jo pa dhimbje se do të donte që të ishte jo e vërtetë ajo që profesor Qosja shkruan për gurun e Kosovës. 

“Në valën e dhunës dhe terrorit e krimeve kundër njerëzimit, kryetari I kësaj partie më të madhe e më jetëgjatë të Kosoëvs [Ibrahim Rugova v.a] do të bëjë marrëveshje me 28 prill të vitit 1999 me zbatuesin besnik të politikës së Millosheviqit, në atë kohë kryetar I Serbisë, Millan Millutinoviqin, për krijimin e qeverisë kuislinge shqiptare. Dhe kjo marrëveshje tradhëtare do të nënshkruhet  në ndërtesën e Kuvendit e të Qeverisë së dikurshme të Kosoëvs. Me atë rast ‘solemn’ kryetari i partisë shqiptare  do i çojë dhurata kriminelit Millan Millutinoviq… [12] 

Në Perendim, në qarqet intelektuale, janë të mirënjohura dy shtyllat mbi të cilat ishte ngritur programi i Gandit: 

  1. Objektivi i pavarësisë dhe 
  1. Metoda jo e dhunshme e mosbashkëpunimit (SATYAGRAHA, që njiet edhe si “Rezistencë pasive”.[13] 

Këtë program veprimi Gandi e mbarështronte qartë në fjalimet dhe shkrimet e tij; në Indi ai program njihej me emrin SUADESHI. 

Mungesa e një programi të qartë politik, madje edhe në prag të luftës, e sjellë LDK-në, e më specifikisht Ibrahim Rugovën, në përplasjen më serioze pikërisht më 1 Tetor 1997 me Unionin e Studentëve të UP, por edhe me Lëvizjen revolucionare që tashmë kishte strukturuar bërthamat e para të UÇK-së. Intenca e studentëve për ta thyer STATUS QUO-në, ishte jo vetëm e ligjshme, por ajo ishte në përputhje edhe me frymën revolucionare që po ndërlidhte Lëvizjen studentore me UÇK-në në lindje. Kësaj ngjarjeje yonja Luljeta Pula ia ka kushtuar njërin prej kapitujve më të mirë të librit që mban titullin “Viti 1997, kthesë serioze e Lëvizjes”. 

Në kohën kur faktori ndërkombëtar po këmbëngulte në mënyrën më arrogante të mundshme për mbajtjen e Kosovës nën Serbi, shprehet autorj e librit, në skenë del UÇK-ja, që do ët gëzojë menjëherë mbështetjen e studentëve. Shih për këtë, konstaton me të drejtë autorja e librit, në atë periudhë që po hynte Kosova, “funksionimi përmes partive politike në ato rrethana ishte një nonsens dhe një absurd.” [13] 

Gjithëka ndryshoi më 1 tetor të vitit 1997. Protesat masive që organizuan studentët e Universitetit të Prishtinës me në krye Albin Kurtin, për lirimin e objekteve të Universitetit” u shndërrua në “një kthesë më serioze në lëvizjen politike të Kosoëvs e cila përfundimisht dhe në mënyrë të imponuar ndryshoi rrjedhën e saj.” [14]  Prandaj ajo ngjallë shpresë edhe tek autrja, meqë atë ajo e cilëson edhe si “një ringjallje kombëtare dhe një rikthim i dinjitetit të nëpërkëmbur”. [15] 
Por, siç e ka stivuar këtë ngjarje historia si pikë kulminante në praun e luftës në Kosovë, do të duhej ta stivonte edhe sjelljen e LDK-së ndaj saj, si pikën më kulminante të turpit politik. 

Kjo sjellje e Ibrahim Rugovës, në esencë nuk kishte të bënte fare me frymën gandiste, siç pretendonin ca intelektualë oportunë të oborrit dje dhe vazhdojnë këtë melodramë ligjërimi edhe sot. Duke arsyetuar atë sjellje të tij obskurantiste, jo rrallë tentonin ta cilësonin LDK-në si një vazhdimësi e Lidhjes së Prizrenit, duke fyer intelegjencien e secilit dëgjues e lexues kritik. 

Në këto rrethana një shtresë intelektualësh e veprimtarësh nacionalist progresiv, si Halil Alidemaj, Ukshin Hoti, Bashkim Mazreku, Bajram Kosumi, Beadin Hallaqi etj. do të krijonin Partinë e Unitetit Kombëtar (UNIKOMB) ose do të mirrnin drejtimin e Partisë Parlamentare, ndërkaq në prag të Konferencës së Rambujesë dhe gjatë saj, tok me Lëvizjen Demokratike të Bashkuar (LDB), që do të themelohej më 1998 e do të drejtohej nga Profesor Rexhep Qosja dhe Hydajet Hyseni e Mehmet Hajrizi, do t’ ia arrijnë të shndërrohen në faktor të kohezionit politik e kombëtar për aq sa do të lejonin rrethanat. 

Sidoqoftë, në prag të luftës, tutje LDK-ja do t’ ia dalë edhe për shkak të karizmës së Ibrahim Rugovës, por edhe meqë gëzonte mbështete në qarqe të ndryshme politike evropiane, sidoms në Romë e Paris, ta ruaj kursin e moderuar politik, duke mos tërhequr asesi fuqinë e zjarrit mbi vete. 
Në këtë periudhë, për fat të keq, nuk do të mungojnë as cilësimet e Rugovës për UÇK-në si “forcë terroriste” dhe e nxitur nga Beogradi,[16] duke mos hezituar që t’ i bëjë thirrje edhe FBI-së dhe INERPOL-it për t’ hetuar atentatin ndaj ish rektorit serb të UP-së. Por në këtë linjë ai, sidomos në komunikim me gazetarë e diplomat të huaj, do vete edhe më larg, duke e cilësuar UÇK si sajesë të Serbisë![17] 

Sidoqoftë, atë qetësi “buzë furtunës”, që dominonte në Kosovë deri në vjeshtën e vonë të 1997-ës, saktësisht deri më 28 Nëntor 1997, do ta shkërmoqë shpejt dalja për herë të parë në skenë e UÇK-së. Brenda pak muajve LDK-ja, de fakto, do të shkrihet në strukturat e Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë”[!] ndërkaq si forcë politike ajo tashmë ishte pothuajse inegzistente. Lideri i saj Ibrahim Rugova, do të shndërrohej në një PENG të llojit të vet, ashtu siç do të përfundoj edhe si politikan e lider “Sui generis”, i pa shoq në gjithë historinë tonë moderne. 

Përfundim 

Në këtë kapërcyell të shekullit 20-të, kur Kosova po i nënshtrohej hapar’heijdit [1989-1999], kultura politike, si pjesë e ADN-së së vegjëlisë së këtij populli, do ta ringjallë traditën luftarake dhe do të kontribuoj në rigjetjen e rrugëve për mbijetesë. 

 Gandi qe vrarë në vitin 1948. Rugova si politikan, de fakto, qe “vrarë” atë ditë kur me shpurën e tij kishte lëshuar Prishtinën dhe ishte nisur për Beograd, duke e lënë Kosovën në shkrumb e hi (1999), ndërkaq në mbrëmje shihej në takimin e tij më kompromitues me presidentin serb Sllobodan Milosheviqin. 

Vajtja e Rugovës nga Beogradi për Romë dhe qëndrimi i tij për disa javë totalisht i izoluar, i ngjet më shumë një stivimi të mumjeve në morg, për t’ u rinxjerrë nga atje për qëllime eksperimentimi e studimi, si ishte vepruar me trupin e Fricit të gjetur në Alpet e Austrisë. 
Ringjallja e tij pas luftës, kishte karakter misionar politik dhe ishte në funksion të eksperimentimit, por që pjesërisht mund të vlerësohet i dështuar.  
Misionin e tij do ta vazhdojë “Gjarpri” i shpisë, që ishte katapultuar fillimisht në krye të UÇK-së, ndërkaq pas vdekjes së Rugovës, edhe në krye të Republikës!  
Thuhet se çdo popull ka udhëheqjen që e meriton. Një varg rrethanash e konjukturash të brendshme të bëjnë ta kuptosh durimin e mosreagimin kolektiv. Por jo edhe ta justifikosh atë, do ët konkludojë autrja e librit tek do ët trajtojë fenomenin e katapultimit në krye të Republikës të Hashim Thaçit. Pa ekuivok, ajo atë e cilëson si “eksponentin kryesor të së keqes që kishte pllakosur Kosovën” në njëzetë vitet pas luftës, duke e cilësuar edhe si “figurën më kontraverze të historisë sonë të re”.  
Duke cituar Veton Surroin, ajo pajtohet me tezën e tij se “Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror., zbrazjen e tij prej një të dhjetës  së popullatës për dhjetë vjetë pavarësie, humbjen e konsensusit politik dhe humbejn e perspektivës së të rinjëve brenda tij” [18] 
 
Fundi i Rugovës, pavarësisht burbujës shtetërore, megjithatë ishte i natyrshëm.  
Fundi i “Gjarprit” duket do të jetë tragjik. 
 
Fitorja e VV më 14 shkurt 2021 për shumëçka është e përmasave kapitale për Republikën. Ajo fitore kishte prandaj përmasat e një revolucioni demokratik të heshur. Nusprodukt i saj është ambienti i ri politik.  
Ajo fitore  ka filluar t’i çliroj ngadalë por sigurt energjitë pozitive të qytetarëve në të gjitha rrafshet. Në këtë ambient kultura politike mund të selitet ashtu si e meriton ky brez. 

Në këto rrethana të reja që po krijohen, Prof. Dr Luljeta Pula – Beqiri, edhe përmes këtij libri si dëshmi ët lloit ët vetë për historinë moderne të Koosëvs, ishte dhe mbetet një protogonist pa ët cilën nuk mund ët shkruhet historia e re e Kosovës. Ajo hynë në radhëne asaj armate të rinjësh e personalitetesh që po e bënin vet historinë, duke e konsideruar politikën si miso, pikërisht në kapërcyellin e ndeshtrashave më të mëdha, kur Srbia po pregadiste funeralin e saj. 
E harruara Luljeta Pula-Beqiri me këtë libër-testament, e ka shlyer borxhin moral për brezat që vijnë. Ata duhet të flasin për borxhet që Kosova i ka asaj. 

____________ 

1 Bedri Islami, Përjetësia e dyfishtë, Tiranë 2008 

2 Mark Krasniqi, Lugu i Baranit, ASHAK, Prishtinë 1984, f.45 

3 Bernardin Palaj, Organizimi i Bajrakut, Tiranë 1943, f.328 

4 Gani Bobi, Paradoks kulturor, Prishtinë 1986, f.57 

5 Boris KALNOKY: Hamburger Abendblatt 

6 Mehmet Kraja, Vite të humbura, Prishtinë 1995 

7 Nikë Gjeloshi, ”MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 1991–1995“, Prishtinë 2015 

8 Arbën Xhaferi, Vepra III, f.146 

9 Breher, Nehru, f.75 

10. Dr Luljeta Pulës “Rrëfimi i një jete për Kosovën” –  botim i Shtëpisë botuese: KOHA, Prishtinë, 2020, f. 304] 

11. Po aty 

12. Po aty, f. 305 

13. Më 22. 06. 1996, në gazetën „Rilindja“ Ibrahim Rugova deklaron: “Mendoj se nuk ekziston UÇK-ja“. 
Kah mesi i janarit 1997 kur UÇK’ja kreu një atentat kundër rektorit famëkeq të UP-së Radivoje Papoviq, në konferencën me gazetarë, të mbajtur më 24.01.1997, Ibrahim Rugova lidhur me këtë rast deklaron : 
„Ne nuk kemi informacione se ekziston Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe në emër të saj mund të paraqiten shërbime të ndryshme, pasi ende nuk është paraqitur askush i kësaj UÇK’je. Dënojmë edhe njëherë shpërthimin terrorist të autobombës në Prishtinë, si moment i rrezikshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe kërkojmë që këtë rast ta hulumtojë FBI dhe INTERPOL-i, të shihet se çfarë ishte ai shpërthim mjaft i sofistikuar. Po ashtu dënojmë edhe rastet e vrasjet që po bëhen me pretekst të kolaboracionizmit dhe kërkojmë ndërprerjen e tyre“ — përfundon citati. (Lexo: Gazeta “Rilindja”, 25. 01. 1997). 

14.  Dr Luljeta Pulës “Rrëfimi i një jete për Kosovën” –  botim i Shtëpisë botuese: KOHA, Prishtinë, 2020, f. 372 

15. Po aty, f. 373 

16. Po aty 

17 -Për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung “FAZ”, Ibrahim Rugova, thotë se: ”Krahas UÇK-së, serbët kanë sajuar edhe Frontin e Çlirimit Kombëtar dhe një Lëvizje për Çlirimin e Kosovës” (!!!) ( Lexo: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (Dokumente dhe artikuj), botimi dytë, prill 1998, f. 181) 

18. Dr Luljeta Pulës “Rrëfimi i një jete për Kosovën” –  botim i Shtëpisë botuese: KOHA, Prishtinë, 2020, f. 549