Eleganca e Traditës: Figura e Gruas Shqiptare në Xhubletë

Nga Fatos Kabashi

Xhubleta është një veshje tradicionale femërore, tipike për krahinat e ndryshme të Shqipërisë, sidomos në veri dhe jug. Ajo ka një strukturë të veçantë, me një fund të gjerë dhe një pjesë të sipërme që rrethon trupin, duke krijuar një formë karakteristike. Xhubleta ka një histori të gjatë, që lidhet me zakonet dhe identitetin kulturor shqiptar dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Në vitin 2010, UNESCO shpalli xhubletën si pjesë të Trashëgimisë Kulturore të Paqenë, duke e mbrojtur si një simbol të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Ky nderim e ka theksuar vlerën e saj si një element unik dhe të pazëvendësueshëm të kulturës shqiptare.

Fatos Kabashi MosaicArt
Titulli i veprës:”Eleganca e traditës:Figura e Gruas Shqiptare në Xhubletë”
Teknika:Mozaik
Materiali:Porcelan nga Kreativ Qeramika Vendi i realizimit: Preshevë-Caffe House N’Çarshi
Viti:2025/ KultPlus.com

‘Merr një buzëqeshje’, poezia e mrekullueshme e Mahatma Gandhit

Poezi nga Mahatma Gandhi

Merr një buzëqeshje,
dhuroja atyre që nuk e kanë patur asnjëherë.
Merr një rreze dielli,
dhe bëje të fluturojë atje ku mbretëron nata.

Zbulo një burim,
bëj të lahen ata që jetojnë në baltë.
Merr një lot
vendose në syrin e atyre që nuk kanë qarë kurrë.

Merr kurajën
dhe vendose në shpirtin e kujt nuk di të luftojë
Zbulo jetën,
rrëfeja atyre që nuk dinë ta kuptojnë

Merr shpresën,
dhe jeto në dritën e saj
Merr bollëkun,
dhe dhuroja kujt nuk di të dhurojë

Zbulo dashurinë,
dhe bëja të njohur botës./ KultPlus.com

Karl Ove Knausgaard: Në truallin e ciklopëve

Karl Ove Knausgård (1968), shkrimtar norvegjez. I njohur në mbarë botën për serinë e romaneve autobiografike me titullin Min Kamp.

NË TRUALLIN E CIKLOPËVE

Nga Karl Ove Knausgård

Është pranverë në truallin e ciklopëve. Pemët e mollës janë në lulëzim dhe rrinë kë këmbë si vela të bardhë në detin e së gjelbrës. Qielli është i kaltër dhe mbi det, vetëm pak kilometra nga këtu ku jam unë, retë rrinë pezull. Bukuria e tij dhemb. Dhe shumë paqësor. Trualli është prosperues, dyqanet janë të mbushura plot, çdonjëri merr atë që i nevojitet e edhe më shumë. Por ciklopët nuk janë të lumtur. Disa janë të zemëruar, të mbushur me urrejtje. Disa të tjerë janë të frikësuar. Kam jetuar këtu për trembëdhjetë vjet dhe ende s’e kam kuptuar pse ka kaq shumë urrejtje dhe frikë. Shikoj përreth vetes dhe praktikisht nuk shoh asgjë për të urryer dhe praktikisht asgjë për t’u frikësuar.

Arsyeja pse këtu ka kaq shumë urrejtje në mesin e ciklopëve, dhe kaq shumë frikë, është e thjeshtë, ma ha mendja. Ciklopët s’duan t’ia dinë për zonat e realitetit që nuk janë ashtu s]iç ata mendojnë se duhet të jenë. Jo shumë kohë më parë, kryeministri i ciklopëve iu referua një partie politike legjitime të pranishme në parlamentin e vendit si naziste. Të gjithë e dinë se nuk është e vërtetë, por kjo s’ka rëndësi: partia mendon ndryshe rreth një çështjeje të ndjeshme dhe kështu ata janë nazistë. Në të gjitha vendet e tjera ka pasur kundërshtime të ashpra. Por në truallin e ciklopëve ishte një gjë e arsyeshme të thuhet. Gjëja e çuditshme është se ata mendojnë se është njëjtë ngado, në çdo vend tjetër, dhe asgjë nuk mund t’i bindë ata të mendojnë të kundërtën. Ciklopët mendojnë se pikëpamja e tyre mbi realitetin duhet të ndahet nga të gjithë, pastaj zbuluan se ky nuk është rasti, u zemëruan, ashtu siç janë shpesh të zemëruar me fqinjët e tyre, danezët, për shembull.  

Ciklopët nuk mund të honepsin ambiguitetin. Nuk kuptojnë asgjë që nuk është ose mirë ose keq dhe kjo i zemëron ata. Kjo është arsyeja pse nuk e duan letërsinë. Ata thonë se e duan letërsinë, por letërsia e vetme që e duan është ai lloj që është në ujdi me pikëpamjen e tyre të së mirës dhe të së keqes, e kjo s’është letërsi fare, por diçka që pretendon të jetë letërsi. Letërsia është për nga natyra ambiguo, por ciklopët s’e dinë këtë gjë.

Unë jam shkrimtar dhe shumë ciklopë i kanë lexuar librat e mi. Disa prej tyre përnjëmend janë zemëruar prej tyre. Një ciklop, në një shkrim për gazetën e tyre më të madhe, Dagens Nyheter, më ka krahasuar me Anders Behring Breivikun. Anders Behring Breiviku i ka vrarë shtatëdhjetë e shtatë njerëz, gjashtëdhjetë e nëntë prej të cilëve ishin qëlluar një nga një, shumica e tyre ishin pothuajse ende fëmijë. Një prej atyre që e kishte vrarë, një vajzë, ishte qëlluar në gojë, por buzët e saj ishin të paprekura, çka do të thotë se mund të jetë qëlluar në një gjani të afërt teksa ishte duke kërkuar ndihmë ose mëshirë. Ciklopët besojnë se mund të krahasohem me njeriun që kishte bërë këtë për shkak të librave që i kam shkruar. Disa ciklopë të tjerë kanë shkruar se unë isha nazist. Nazistët ishin munduar ta shfarosnin një popull të tërë. Ata kishin djegur miliona hebrenj në krematoriume. Shumë ciklopë pohuar publikisht se unë jam mizogjin, se i urrej gratë. Dhe tash, vetëm në javën e fundit, një ciklop tjetër që shkruan në Dagens Nyheter, u shpreh se unë jam pedofil letrar që ka abuzuar vajza të reja. Ajo shkruan po ashtu se në një lidhje të fshehtë homoseksuale me mikun tim më të mirë, prapa shpinës së gruas sime. Është një tekst plot me urrejtje dhe përbuzje dhe ka për synim të thotë se ka diçka të dyshimtë tek unë, diçka të pakëndshme, alarmuese, abnormale, të sëmurë. Ta quash këtë shpifëse mund të jetë një shprehje e butë. Lë të kuptohet se unë jam kriminel.

Pra cili ishte krimi im?

Kam shkruar një roman.

Kështu pra kalojnë ditët në truallin e ciklopëve. Ciklopët zemërohen dhe i gjuajnë me gurë ata që thonë diçka që nuk u pëlqen ose që s’e kuptojnë. Kjo i bën ciklopët e tjerë të frikësohen, ngase ata e dinë se nëse thonë diçka ciklopët e zemëruar s’e pëlqejnë ose s’e kuptojnë, ciklopët e zemëruar do të fillojnë të gjuajnë me gurë edhe mbi ta. Për këtë arsye ciklopët janë ose të zemëruar ose të heshtur.

Gjëja që më së shumti i shqetëson ciklopët është identiteti. Marrëdhënia mes grave dhe burrave i ngatërron ata, ngase nuk është jo-ambiguo. Dhe marrëdhënia mes njerëzve të kulturës së tyre dhe atyre të kulturave të tjera, që gjithashtu nuk është jo-ambiguo, i ngatërron ata po ashtu.

Për këtë arsye ciklopët nuk janë kurrë aq të zemëruar si atëherë kur janë duke folur rreth gjinisë ose imigrimit. Ato nuk janë gjëra për të cilat mund të jesh për ose kundër, prapë kjo është saktësisht ajo çka ata kërkojnë. Pra gjithçka që ekziston mes këtyre kategorive, gjithçka që ekziston në margjina, nuk shihet, nuk flitet për të. Por prapëseprapë ekziston. Ciklopët e vërejnë këtë, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë, kështu që bëhen edhe më të zemëruar, ose edhe më të heshtur.

Në vendet malore prej nga vij, së shpejti do të jetë dita jonë kombëtare. Secili vishet me rrobat e tij më të bukura dhe dalin në rrugë të valëvitin flamujt, të përcjellin paradat e fëmijëve dhe të bërtasin urra-urra. Shumë ciklopë janë të zemëruar në lidhje me këtë: thonë se është nazizëm. Jam munduar ta shpjegoj se ne thjesht jemi të gëzuar me vendin tonë. Por shikojini ata flamuj, thonë ciklopët. Ky është nacionalizëm. Dhe nacionalizmi është nazizëm.

Në të vërtetë, për ciklopët pothuajse një mori e madhe gjërash janë të këqija. Njëherë, në një darkë pune, u futa në telashe kur thashë se besoja se gruaja ime ka një lloj lidhjeje me fëmijën tonë që është ndryshe nga e imja, duke pasur parasysh se si e ka mbajtur atë në trupin e saj, se si e ka lindur në dhimbje dhe se si tash është duke e ushqyer nga gjiri i saj. Ciklopët thanë se ishte një pikëvështrim mizogjen.

Kam jetuar këtu tashmë një kohë të gjatë sa nganjëherë gjej veten duke vrarë mendjen nëse ciklopët kanë të drejtë dhe mos ka diçka të gabuar tek unë.

Mos në të vërtetë unë jam pedofil letrar, vrasës masiv, ose nazist.

Pse përndryshe do t’i thoshin ato gjëra?

Romani i parë që kam shkruar, që së shpejti do të botohet në truallin e ciklopëve, në gjuhën e ciklopëve, flet për një mësues njëzet e gjashtë vjeç, të cilin e lënë mendtë për një nxënëse të tij trembëdhjetëvjeçare. Ngatërrohet me të, bëjnë seks dhe në fund ai ia mbath.

Pse e kam shkruar këtë? A nuk e dija se seksi me një minorene është kundër ligjit, i neveritshëm, i përbuzshëm? A nuk e dija se është imorale?

Po, natyrisht, e dija.

Po atëherë pse kam shkruar për një gjë të tillë nëse e dija se ishte imorale, nëse e dija se ishte e gabuar?

Kjo është pyetja që e parashtrojnë ciklopët.

Përgjigjja e tyre është se unë e kam bërë atë gjë ngase jam burrë, mizogjen dhe pedofil letrar.

Imoraliteti i ngatërron ata. I ngatërron edhe epshi, ngase epshi në këtë rast nuk është mënyra se si duhet të jetë. Kështu që zemërohen dhe gjuajnë me gurë. Ca shkrimtarë në truallin e ciklopëve që e dinë çka është letërsia, frikësohen. Nuk kanë guxim t’i dalin krah romanit, ngase kjo mund t’i bëjë edhe ata pedofilë, mund t’i bëjë ata shtypës të grave. Me fjalë të tjera, mund t’i bëjë ata qenie njerëzore të këqija. Pra gati se të gjithë shkrimtarët në truallin e ciklopëve janë të heshtur.

I kuptoj që nuk duan të shihen si qenie njerëzore të këqija. Nuk dal kundër tyre. Por e di, dhe mendoj se edhe ata e dinë, thellë brenda tyre, se duke mos marrë anë ata bëhen shkrimtarë të këqij.

Të gjithë librat e mi janë shkruar me zemër të mirë. Përfshirë atë në të cilin një burrë i ri bën seks me një fëmijë. Të gjithë librat e mi janë përpjekje të çiltra për të kuptuar çka do të thotë të jesh njeri këtu dhe tash, në shoqërinë tonë dhe në kohën tonë. Me e çiltër nënkuptoj se ato nuk e injorojnë anët tona që janë të këqija dhe meritojnë të kritikohen: të gjitha dobësitë, cenet dhe të metat, të gjitha smirat, të gjitha vetëmbrojtjet, të gjitha ambiciet, të gjitha urrejtjet dhe përbuzjet, përfshirë veturrejtjen dhe vetëpërbuzjen, dhe të gjitha epshet, edhe epshi që është i drejtuar kah e ndalura. Po pra, unë jam burrë dhe kjo është perspektiva ime.

Në zemër të këtyre librave qëndron çështja e identitetit. Çka na formëson, çka na bën të bëhemi njerëzit që bëhemi, na bën të mendojmë atë që mendojmë, të ndiejmë atë që ndiejmë, të bëjmë atë që bëjmë? Librat eksplorojnë ndikimin e prindërve tonë, ndikimin e fëmijëve që i kemi fqinj, shokëve të klasës dhe mjedisit lokal, ndikimin e shoqërisë dhe kulturës sonë më të gjerë. Rolet që na janë përcaktuar dhe mënyrat se si alternohen: të jesh prind ishte një gjë për gjyshërit tonë, një gjë tjetër për prindërit tonë dhe tash është një gjë tjetër për vetë ne. Të jesh burrë ose grua ishte një gjë për gjyshërit tonë, një gjë tjetër për prindërit tonë dhe tash është një gjë tjetër për vetë ne. Kur isha çun isha i dhënë pas luleve, i dhënë pas ngjyrës së kuqe, i dhënë pas leximit dhe kisha zakon të qaja bukur shumë – e gjithë këto konsideroheshin të gabuara dhe po ashtu edhe ma thoshin këtë. Kur hyra në pubertet, më quajtën femi, në kuptimin se isha vajzëror, femëror, dhe gjatë adoleshencës bëra çmos të sillesha rrotull si mashkullor. Ndihesha aq fort i brishtë dhe me gjasë për shkak të marrëdhënies që kisha me tim atë – ai ishte një figurë e paqëndrueshme sjelljet e të cilit ishin të paparashikueshme – pashë se po lakmoja një realitet më të thjeshtë dhe vërtet ka pasur përherë një element regresiv në personalitetin tim që ka mall për të gjitha sjelljet e fëmijërisë, ku të tjerët ishin përgjegjës për jetën time.

Një mall për thjeshtësinë, një mall për jo-ambiguitetin, troçësinë dhe të prekshmen, është diçka që e gjejmë te të gjitha lëvizjet totalitare – është ajo për të cilën bëjnë thirrje ata. Në rastin tim, ky mall vjen së toku me një mall për pafajësinë, për paraseksualen, parapjekurinë dhe botën e fëmijës, mbase për shkak të seksualitetit tim, e po flas për vitet e tinejxherllëkut, që atëherë më dukej të ishte aq i pambarështueshëm – gjëja e vetme që doja, që ishte të bëja seks me ndokënd, më dukej aq fort e pamundshme: bile as nuk dija si ta bëja.

Oh, vetmia!

Në këtë romanin e parë kam shkruar rreth këtyre ndjesive. Personazhi im ishte njëzetegjashtëvjeçar, i papjekur po aq sa narcistik, por s’kishte rëndësi sa shumë shkruaja për të, nuk mund të mbahesha pas tij, nuk mund ta bëja të funksiononte. Atëherë e vura në një klasë mësimi – kam qenë aty vetë kur kam qenë tetëmbëdhjetë, duke iu dhënë mësim trembëdhjetëvjeçarëve – dhe të gjitha ato ndjesi, i gjithë ai spektër regresioni dhe progresioni, pasiviteti dhe epshi, frike nga autoriteti dhe malli për autoritet, gjetën kallëpin e tyre: personazhi im u bë një i marrosur pas një vajze trembëdhjetëvjeçare. E dija çka po bëja. Për dy javë i vuajta të gjitha trazitë e ferrit. A mund të shkruaja për këtë? A nuk ishte spekulative? A nuk ishte tabu? A nuk do të mendonin të gjithë se ishte diçka që unë e aprovoja? Ky ishte rreziku, por në të njëjtën kohë gjithçka kapej pas saj dhe në këtë histori të gjitha temat që doja t’i eksploroja mund të gjenin shprehje.

Të shkruash një roman rreth diçkaje që ndodh nuk është e njëjta gjë si të kalosh ta e vënë re. Cilat do qofshin rrethanat, materiali është zgjedhur ngase diçka domethënëse mund të shprehet përmes tij, diçka që nuk ekzistonte para asaj rrethane e nxjerr atë në dritë. Kjo është ajo që bën letërsia. E sigurt se askush nuk mendon se shkrimtarët e krimit kalojnë pa e vënë re vrasjen thjesht sepse shkruajnë për këtë? Unë e shfrytëzova një vajzë trembëdhjetëvjeçare duke e përdorur atë në një roman, por ajo ekziston vetëm në roman, atëherë në çka konsiston shfrytëzimi? Dhe ku është rreziku?

Në atë tekstin e gazetës e para pak kohe, ciklopët e nënvizojnë Divën e Monika Fagerholmit si një shembull i romanit ku një trembëdhjetëvjeçareje i është dhënë zëri i saj, jeta e saj, dinjiteti i saj. Në kundërshti me romanin tim, në të cilin ajo thjesht shfrytëzohet dhe vazhdimisht shihet përmes syve të një burri. E kam lexuar romanin e Fagerholmit sa isha duke e shkruar romanin tim dhe më pëlqeu. Mbushet me të vetmen gjë që njëmend ka rëndësi kur vjen puna te letërsia: lirinë. Më vonë kam shkruar një libër të fokusuar te një djalë trembëdhjetëvjeçar, ku gjithçka shihet përmes perspektivës së tij dhe gjatë shkrimit të tij po përpiqesha të bëja të njëjtën gjë që kishte bërë Fagerholmi në librin e tij: të përshkruaj një jetë njerëzore ashtu siç ishte në një kohë të caktuar, të shploja dinjitetin e tij, gjuhën e tij dhe të isha i ndershëm karshi tij. Dështova. Libri që kisha shkruar nuk ishte i madh, por e posedon lirinë dhe ajo liri është arsyeja pse shkruaj, arsyeja pse ekziston letërsia.

Çka është liria letrare?

Ose, thënë më interesant, çka është e kundërta e saj?

E kundërta e saj është të thuhet se si duhet të jetë letërsia. Është të thuash, Këto mendime janë të pavenda, ato janë të gabuara, kjo s’është mënyra si duam të jenë gjërat. S’mund ta bësh këtë. Nuk mund ta thuash këtë.

Nuk mund ta thuash këtë.

Kjo është letërsia e ciklopëve.

Libri në të cilin e pëshkruaj një burrë të ri të dhënë pas një trembëdhjetëvjeçareje është roman mbi një shkelje, por po ashtu është roman mbi regresionin dhe papjekurinë. Çfarë më bëri ta shkruaja? Papjekuria është ngado rreth nesh. Jetojmë në një kulturë që kultivon rininë, kultivon thjeshtësinë, fëmijllëkun: ndizeni televizorin në cilëndo mbrëmje që të doni dhe do të shihni shembuj të tillë. Romani është e kundërta: kërkon kompleksitet, kërkon diversitet kuptimi, kërkon të vërtetën në vende të veçuara ku e vërteta është e sloganizuar ose mbahet në korniza, ku mbahet shtrëngueshëm dhe s’ka mundësi të lëvizë, e ngurtë dhe e pandryshueshme. Edhe romani që ka të bëjë me thjeshtësinë dhe regresionin është kompleks dhe ekspanziv, e kjo ndodh ngase është roman – përndryshe do të ishte diçka tjetër. Unë e kam përshkruar një burrë të ri të papjekur që ndjek një fëmijë, një keqbërës që ndjek një të pafajshme dhe sado që romani është realistik për nga natyra dhe përballet me atë marrëdhënie në mënyrë të posaçme, metafora e tij shtrihet deri te shoqëria dhe koha e saj. A është një metaforë valide? Nuk e di dhe s’ka mënyrë si të je i sigurt, por ajo që unë bëj si shkrimtar është të shkruaj për ndjenjat e mia, fascinimet, mendimet, shkathtësitë, me besimin se jam njëri nga të shumtët dhe se ky validitet i brendshëm rivalizohet nga një validitet i jashtëm. Kjo është përherë një e panjohur kur je duke shkruar dhe pasiguria e kësaj paraqet një rrezik të lartë. Është një rrezik që kurrë nuk kapet nga kritikët apo studiuesit e letërsisë dhe përvoja ime më thotë se ata praktikisht as që janë të vetëdijshëm për të. Kjo s’do të thotë se po e zvogëloj rëndësinë e rolit të tyre – dikush duhet ta lexojë veprën dhe ta vërë në kontekstin çfarë po përpiqet të bëjë, ose të thotë se ajo që po përpiqet të bëjë nuk ka dalë me sukses. Por ajo që kritika letrare kurrë s’duhet ta thotë është se ajo që vepra po përpiqet të bëjë nuk duhet të bëhet. Nëse një roman dëshiron të shohë të bukurën te nazizmi, kritiku mund të pohojë se s’ka ndonjë gjë të bukur te nazizmi, por jo se romani s’duhet të shikojë aty sikur paska diçka.

Nazizmi, natyrisht, ka një gjë të bukur. Po të mos ishte ashtu, askush s’do të ishte joshur prej tij.

Ajo gjë e bukur, që ne e dimë se është e gabuar, është diçka që vetëm romani mund ta përshkruajë.

Pse duhet ta bëjë?

Ngase nazizmi ka ndonë gjë të bukur.

Të gjitha institucionet tjera të shoqërisë na e thonë këtë: kështë duhet të jetë. Ngado që të shkojmë ballafaqohemi me rregulla dhe rregullime, urdhra të shkruara dhe të pashkruara, që të gjitha të menduara që ta bëjnë jetën të funksionojë për ne, sa më lehtësisht dhe pa dhimbje që të jetë e mundur, në mënyrën më të mirë dhe më të barabartë. Nuk jam kundër asaj që është e drejtë, por këmbëngul në lirinë që të them se po ashtu ekziston edhe e gabuara.

Ne e dimë se të pirët me gjasë nuk është gjë e mirë, por ne prapëseprapë pimë.

Ne e dimë se nuk është gjë e mirë t’u bartasim fëmijëve tonë, por ne u bërtasim prapëseprapë.

Ne e dimë se zilia nuk është gjë e mirë, por ne jemi ziliqarë prapëseprapë.

Ne e dimë se hidhërimi nuk është gjë e mirë, por ne jemi të hidhëruar prapëseprapë.

Ajo që ne e dimë se duhet të jemi është e qartë dhe na përshtatet. Ajo që jemi, pavarësisht asaj që dimë, është diçka që duhet ta fshehim. S’ka zë dhe është sekreti ynë. Na bën të kemi ndjenja faji dhe turpi. E zvogëlojmë dhe kështë shkatërrojmë vetëvlerësimin. E shukasim, me aq sa mundemi, secili nga ne në veten tonë. Por shoqëria si një e tërë nuk mund të heshtë, nuk mund të pretendojë se nuk ekziston, ngase ekziston, është këtu me ne dhe duhet t‘i jepet zë në mënyrë që të bëhet e njohur. Jo zërin e moralitetit, që na thotë se kjo nuk duhet, jo zërin e mediave, që e tkurrin, por zërin e letërsisë, që thotë, Kjo ekziston. Mund të mos jetë një gjë e mirë, por ekziston, është këtu me ne tash dhe ne duhet t’i adresohemi si një realiteti.

Çka ndodh me një shoqëri kur resht ta adresojë atë që e di se ekziston dhe prapë refuzon ta pranojë? Një shoqëri që në vend se të shohë të vërtetën në sy, shikon anash?

Faqet e artit dhe kulturës të gazetave të ciklopëve janë të pashpirta ndaj letërsisë, ngase moraliteti aty mbretëron mbi letërsinë, ideologjia mbi moralitetin. Nuk njoh ndonjë vend tjetër në botë, prëveç shteteve totalitare, ku shkrimtarët janë aq të padukshëm në diskutimet publike. Letërsia nuk është e lirë në truallin e ciklopëve – duart dhe këmbët e saj janë të lidhura. Kurrë s’mund të shohëh ndonjë shkrimtar të mbahet në kpmbët e veta në truallin e ciklopëve. Kurrë s’mund të shohësh një shkrimtar të rrezikojë ndonjë gjë publikisht.

Zor të befasohesh. Të quhesh pedofil në gazetën më të madhe të ciklopëve nuk është përvojë e këndshme. Nuk është fundi i botës, natyrisht, dhe është një opinion legjitim, por s’ka njoh ndonjë vend tjetër ku profesorët e letërsisë i quajnë shkrimtarët e tyre pedofilë dhe t’u thonë atyre se rreth çfarë duhet dhe rreth çfarë nuk duhet të shkruajnë. Kjo mund të bëjë vaki veç në traullin e ciklopëve.

/Karl Ove Knausgaard, ‘In The Land of the Cyclops’, Ferrar, Strauss & Giroux, 2017/ KultPlus.com

‘Të turpëruarit’ nesër vjen premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Nesër, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës do të jepet premierë shfaqja mysafire “Të turpëruarit” me regji të Altin Bashës, e cila vjen si bashkëpunim i artistëve teatror nga Prishtina dhe Tirana, shkruan KultPlus.

Shfaqja “Të turpërurit” trajton identitetin, kulturën dhe konfliktet ndërkulturore në shoqërinë moderne. Përmes dilemave të personazheve, shfaqja sfidon stereotipet, diskriminimin dhe paragjykimet, duke nxjerrë në pah sfidat e një shoqërie të diversifikuar dhe nevojën për dialog e reflektim mbi marrëdhëniet ndërkulturore.

Në shfaqje luajnë: Adrian Morina, Blerta Syla Surroi, Kushtrim Sheremeti, Aurita Agushi dhe Endrit Ahmetaj.

Shfaqja jepet më 17 dhe 18 mars, në ora 20:00, në Amfiteatrin e TKK-së./ KultPlus.com

 Letër nga nëna

Poezi nga Sergei Esenin

Përse të flas,
E ç’të mendoj gjë tjetër,
Ç’të shkruaj
E ç’të them në varg?
Mbi tryezën e mërzitur
Kam një letër,
Që nëna ime
Ma dërgon nga larg.

Ajo më shkruan:
“Bëj si bëj, o bir,
Dhe eja në shtëpi
Për kërshëndella;
Po mos harro,
Një shall për mua, bli,
Për plakun
Bli poture me tegela.

Shafran në zemër kam
Që je poet,
Që zure mik e shok një nam të rëndë;
Për mua plakën fare s’ishte keq,
Sikur të ktheje arat
Me parmendë.

U plaka
Dhe në gjunjët s’kam fuqi,
Po ti sikur
Të mos braktisje strehët,

Tani do kisha nuse
Në shtëpi

Dhe do përkundja
Nipin tim në prehër.

Po ti fëmijët
Nëpër botë i dhe,
Ia fale tjetrit gruan mirë e mirë,
Dhe mbete
Pa familje, pa fole
Në pellgun e mejhanes së pështirë.

Po ç’pate, ç’pate, bir,
Pëllumbi im?
Ti ishe kaq i brishtë
E kaq pa fjalë;
Dhe bota thoshte plot me përgjërim:
Ky Sandër Esenini
Paska djalë!

Po shpresa jonë vate,
Doli bosh,
Na hidhëroi zhgënjimi shpirtin shumë,
Yt atë e kishte mjaft gabim kur thosh:
Poetëve u derdhet paraja lumë!

Sado të marrësh,
Në shtëpi s’dërgon,
Këtë e di,
Prandaj po flas kaq hidhur,
Poetëve paraja s’u qëndron,
Se janë xhepashpuar, qesezgjidhur.
Shafran në zemër kam
Që je poet,
Që zure mik e shok një nam të rëndë;
Për mua plakën fare s’ishte keq
Sikur të ktheje arat
Me parmendë.

Tani pa kuaj jemi
E pa plëng!
Sikur mos humbje rrugëve të qytetit,
Këtu në fshat, o bir, ti kishe mend
Të bëheshe kryetar i komitetit.

Dhe ne do të mbroheshim
E s’do na merrnin ters,
Dhe ti s’do bridhje i mërzitur vonë;
E bëja gruan tënde të endte lesh,
Të kishte paqe pleqëria jonë’’.
………………………………….
Unë letrën kap
Dhe mendtë i kam ujem;
Mos vallë e humba daljen nëpër shtigje?
Por ç’ka mendoj
Më vonë do t’ju them,
Kur nënës sime
Shpejt t’i kthej përgjigje./ KultPlus.com

Sorensen nesër në Prishtinë, paradite takohet me Osmanin

Emisari i ri Bashkimit Evropian për dialogun, danezi Peter Sorensen do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Kosovë si i ngarkuar i BE-së për këtë proces.

Takimet në Prishtinë do t’i nisë me shefen e shtetit, Vjosa Osmani në zyrën presidenciale.

Siç është bërë e ditur nga zyra e presidentes, takimi mes tyre do të nisë paraditen  së hënës në ora 09:45 minuta.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Vendi: Kabineti i Presidentes; Mirëpresim ekipet tuaja!”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga presidenca pasditen e kësaj të diele.

Sorensen që mori mandatin në ditën e parë të shkurtit, pasoi Miroslav Lajçakun i cili për disa vite ishte i ngarkuar me këtë detyrë nga BE-ja.

‘I mençuri flet se ka diçka për të thënë, budallai sa për të thënë diçka çfarëdo’

I lindur në një familje të shquar dhe të pasur në Athinë, Platoni ia ka kushtuar jetën e tij një qëllimi: të ndihmojë njerëzit të arrijnë atë gjendje që ai e quajti: Eudaimonia. Kjo fjalë greke, pothuajse do të thotë ‘lumturi’, por është me të vërtetë më pranë ‘përmbushjes’.

Idetë e Platonit mbeten thellësisht provokative dhe tërheqëse. Ajo që i bashkon është ambicia dhe idealizmi i tyre. Ai donte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën. Një shembull që mund të vazhdojë të frymëzojë.

Çfarë propozon Platoni për t’i bërë njerëzit më të përmbushur?

Mendoni më shumë

Platoni propozoi që jetët tona shkojnë shpesh herë keq, sepse ne pothuajse kurrë nuk i japim vetes kohë për të menduar me kujdes dhe të logjikojmë mjaftueshëm për planet tona. Kështu përfundojmë duke përqafuar vlerat e gabuara, karrierën e gabuar dhe marrëdhëniet e gabuara. Platoni donte të sillte rregull dhe qartësi në mendjet tona.

Frojdi kishte qejf ta pohonte, në fakt ishte Platoni ishte shpikësi i terapisë, duke këmbëngulur se ne mësojmë t’ia nënshtrojmë të gjitha mendimet dhe ndjenjat arsyes tonë. Ai është përpjekur të shkruajë në mënyrë edhe të përsëritur, por thelbi i filozofisë përmblidhet në komandën: “Njih vetveten”.

Dashuro me më shumë mençuri

Platoni është një nga teoricienët e mëdhenj të marrëdhënieve. Libri i tij, Simpoziumi, është një përpjekje për të shpjeguar se çfarë është dashuria në të vërtetë dashuria.

Rëndësia e bukurisë

Askush para Platonit se kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë ne gjërat e bukura? Ai gjeti një arsye interesante: ne shohim tek ato një pjesë të “mirësisë”.

40 thënie nga Platoni për të qenë të lumtur.

1- Kurajoja është të dish se çfarë mos të kesh frikë.

2 – Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët.

3- Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë.

4 – Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin.

5 – Vëmendja ndaj shëndetit është pengesa më e madhe në jetë.

6 – Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit bisedash.

7- Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita

8- Studimi më fisnik ndër të gjitha është studimi i njeriut dhe jetës që duhet të jetojë.

9- Tregohu i mirë, sepse kushdo që takon, po përballet me një betejë të vështirë.

10- Injoranca është rrënja e të gjitha të këqijave.

11- Nevoja është nëna e të gjitha shpikjeve.

12- Kurrë mos e dekurajo dikë që bën përparime të vazhdueshme,sado të ngadalshme qofshin.

13- Fillimi është pjesa më e rëndësishme e çdo pune.

14- I mençuri flet se ka diçka për të thënë, budallai sa për të thënë diçka çfarëdo.

15- Ekzistojnë 3 kategori njerëzish: Ata që janë të dashuruar me Dijen; të dashuruarit me nderin dhe të dashuruarit me përfitimin.

16- Sjellja njerëzore rrjedh si pasojë e 3 shkaqeve: Dëshira, Emocionet ose Dija.

17- Që një njeri të arrijë të zotërojë vetveten është nga fitoret më fisnike dhe më parësore.

18- Pasuria më e madhe është të jetosh i kënaqur me pak.

19- Opinioni është shkalla mes injorancës dhe dijes.

20- Një hero lind mes qindrave; një i mençur mund të gjendet mes mijrave, por një njeri i vetërealizuar mund të mos gjendet as mes qindra mijëra njerëzve.

21- Ata që janë të aftë të shohin përtej hijeve dhe gënjeshtrave të kulturave të tyre, nuk do kuptohen kurrë nga masat e jo më të besohen nga to.

22- Ajo që quajmë mësim është thjesht një proces rikujtimi.

23- Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje që të jenë të përgjegjshëm, ndërsa njerëzit e këqinj do gjejnë gjithnjë një rrugëdalje nga ligjet.

24- Një vendim i mirë është bazuar në njohuritë dhe jo në numrat.

25- Të gjithë njerëzit janë nga natyra të barabartë, janë bërë nga e njëjta baltë, nga i njëjti Punëtor; dhe megjithatë ne mashtrojmë veten, ndaj Perëndisë janë të shtrenjtë si fshatari i varfër, si princi.

26- Gjithë ari i cili është nën apo mbi tokë nuk është i mjaftueshëm për ta dhënë në këmbim të Virtytit.

27- Dhe çfarë, Sokrat, është ushqimi i shpirtit? Vërtet, thashë unë, dituria është ushqim i shpirtit.

28- Çdo njeri mund t’i bëjë dëm fare lehtë, por jo çdo njeri mund t’i bëjë mirë tjetrit.

29- Sikurse ndërtuesit thonë, gurët më të mëdhenj nuk qëndrojnë mirë pa më të vegjlit.

30- Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet.

31- Më mirë diçka e vogël e bërë mirë, se një e madhe e pa përkryer.

32- Dinaku nuk është tjetër veçse imitatori më i ulët i zgjuarsisë.

33- Vdekja nuk është më e keqja që mund t’iu ndodhë burrave.

34- Teprimi në përgjithësi shkakton reaksion, dhe prodhon një ndryshim në drejtim të kundërt, qoftë ai në stinët, në individët apo në qeveritë.

35- Ai që kryen padrejtësi është gjithmonë më fatkeq se ai që vuan atë.

36- Ai që vjedh pak, vjedh me të njëjtën dëshirë si që vjedh shumë, por me më pak fuqi.

37- Ndershmëria është për pjesën më të madhe më pak fitimprurëse se sa pandershmëria.

38- Do marr heshtjen tuaj si dhënie pëlqimi.

39- Nëse një njeri e neglizhon edukimin, ai ecën çalë në fund të jetës së tij.

40- Prindërit duhet t’u lënë trashëgim fëmijëve të tyre jo pasurinë, por frymën e nderimit./abcnews.al/KultPlus.com

Elbasani mirëpret trofeun ‘Dita e Verës’, çiklistët pushtojnë rrugët e qytetit

Elbasani mirëpriti sot trofeun “Dita e Verës”, një aktivitet tashmë tradicional që mbledh çiklistë nga qytete të ndryshme të vendit, duke promovuar sportin dhe një stil të shëndetshëm jetese.

Të apasionuarit pas çiklizmit kaluan një ditë fantastike, duke përshkuar rrugët e qytetit në një atmosferë festive dhe plot energji. Aktiviteti u përshëndet nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili vlerësoi angazhimin e të rinjve dhe sportdashësve në këtë event të rëndësishëm.

Falë masave të marra nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake, turi u zhvillua pa probleme, duke garantuar sigurinë e çiklistëve dhe qytetarëve që ndoqën nga afër këtë garë sportive.

Trofeu “Dita e Verës” është kthyer në një traditë që jo vetëm promovon sportin, por edhe promovon qytetin e Elbasanit si një destinacion të rëndësishëm për evente sportive dhe kulturore. /atsh/ KultPlus.com

‘Unë jam mjaft kurioz të takoj luanin tuaj anglez dhe të shoh nëse ai do të më gëlltisë…’ — Intervista me Aleksandër Moisiun në Londër

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Mars 2025

“The Sunday Pictoral” ka botuar, të dielën e 25 majit 1930, në faqen n°2, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Londër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Aktori i madh këtu

Aleksandër Moisiu nesër mbrëma luan në Londër

1300 herë në një pjesë

Burimi : The Sunday Pictoral, e diel, 25 maj 1930, faqe n°2
Burimi : The Sunday Pictoral, e diel, 25 maj 1930, faqe n°2

Aleksandër Moisiu, aktori i famshëm gjerman, i cili ka luajtur Hamletin 1000 herë dhe ka luajtur Stanhope në produksionin vjenez të “Journey’s End — Fundi i Udhëtimit”, tani ndodhet në Londër.

Ai erdhi në Londër sepse, pasi kishte performuar pothuajse në çdo kryeqytet tjetër të botës, ai aspiron, si emri i tij Aleksandri i Madh, të pushtojë kryeqytete të reja.

Sulmin e tij do ta nisë në Teatrin Globe nesër mbrëma, kur do të hapë sezonin ndërkombëtar të Cochran dhe Maurice-Browne si Fedya në “Der Lebende Leiehnam” (“Kufomën e gjallë”) të Tolstoit. Këtë, pjesën e tij më të famshme, ai e ka luajtur mbi 1300 herë.

Megjithëse nuk kam aktruar kurrë më parë në Londër, tha zoti Moisi dje për The Sunday Pictorial, unë nuk po ndihem nervoz. Unë jam mjaft kurioz – kurioz të takoj luanin tuaj anglez dhe të shoh nëse ai do të më gëlltisë. Ndoshta ai nuk është aq i mprehtë sa e kanë pikturuar. Shpresoj që jo.

Fakti që aktroj në gjermanisht, shpresoj, nuk do të më bëjë të pakuptueshëm për audiencën londineze që nuk e kupton gjuhën. Aktrimi është më i thellë se fjalët.

Sharmi i Moisiut vendoset që me shikimin e parë. Ai ka flokë të zinj, sy depërtues por të butë dhe një zë me ëmbëlsi dhe bukuri të pakrahasueshme.

Më pëlqen më shumë, — tha ai, — të aktroj në një teatër intim, me publikun afër meje. Sa më larg të jeni nga audienca, aq më e vështirë është ta bëni — si e quani ? — transmetimin e rrymës (energjisë).

Pas një jave me “Der Lebende Leichmam — Kufomën e Gjallë”, Moisiu do të shfaqet në teatrin Globe në shfaqjen e “Hamletit”.

Por jo, tha ai, Hamleti me pallto. Publiku modern nuk i vlerëson vërtet kostumet moderne, edhe pse ato mund t’u japin atyre një ndjesi të këndshme të çastit./ KultPlus.com

Fluks vizitorësh në kalanë e Shkodrës dy muajt e parë të vitit

Parku Arkeologjik Shkodër gjatë dy muajve të parë të vitit 2025 ka mirëpritur mbi 4,700 vizitorë, 27% më shumë krahasuar me vitin 2024.

Shifra u bë e njohur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ndërsa ndau foto nga vizitorë të ndryshëm në rrjetet sociale.

Turistët në Shkodër ndalen në kala për një vizitë ndërsa ndodhen qoftë edhe tranzit drejt veriut të vendit. Kalaja e Shkodrës ka pozicion të atillë që nuk tërheq vetëm për vlerat e trashëgimisë historike, por edhe per peizazhet fantastike që mund të shihen prej saj me liqenin dhe luginën e Bunës.

Parku Arkeologjik Shkodër është një destinacion ku historia dhe natyra krijojnë peizazhin perfekt. Kalaja, ajo që vazhdon të tërheqë më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj, është një nga më të bukurat në rajon, duke qenë se edhe pozicioni i saj strategjik ofron një fushëpamje mahnitëse. Numri i vizitorëve në Kalanë e Rozafës, vitet e fundit ka qenë gjithnjë në rritje.

Parku Arkeologjik Shkodër, ka një sipërfaqe prej rreth 70 ha. Rozafati, me një sipërfaqe prej 3.6 ha dhe një perimetër muresh rrethues prej 881 m, është objekti më i rëndësishëm i Parkut. Ajo dominon mbi një kodër shkëmbore ndërmjet lumenjve Drin dhe Buna, në hyrjen juglindore të qytetit të Shkodrës.

Gjurmët antike të saj, teknika e mureve me blloqe poligonalë, ruhen pranë hyrjes kryesore dhe datojnë të shek. IV p.e.s. Kalaja kishte një rol të rëndësishëm si qendër e fortifikuar ilire gjatë periudhës së mbretit Ilir Genti në mesin e shek. II p.e.s. Historiani romak Tit Livi e quante Shkodrën vendin më të fortifikuar të fisit Ilir të Labeatëve.

Kalaja njihet me emrin Rozafa, të cilin duhet ta ketë marre aty mes shek. V-VI-të./atsh/ KultPlus.com

7 ditë zie në Maqedoninë e Veriut për tragjedinë në Koçan

Mediat e Maqedonisë së Veriut raportojnë se qeveria ka caktuar shtatë ditë zie kombëtare për shkak të tragjedisë në Koçan.

Raportohet se vendimi do të shpallet zyrtarisht në Parlament në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet pasdite.

Gjithashtu do të merret vendim për një inspektim të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa, shkruajnë mediat maqedonase.

Janë të paktën 59 viktima nga zjarri që ra mbrëmë në diskotekën Pulse në Koçan, sipas ministrit të Brendshëm.

155 persona kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në spitale të ndryshme në të gjithë vendin. 18 nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën, njoftoi më herët Ministria e Shëndetësisë./ KultPlus.com

Ben Blushi shpallet Ambasador i Paqes në Deçan

Shkrimtari i njohur Ben Blushi është shpallur Ambasador i Paqes në Deçan.

Ai ishte i futar në Deçan për prezantimin e romanit “Parajsa Artificiale”, dhe ka bërë të ditur se mbeti i surprizuar kur doli nga ai takim i shkëlqyer, si një Ambasador i Paqes.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Deçani është një komunë e vogël e Kosovës, mes Pejës dhe Gjakovës, në kufi me Shqipërinë, ku gjatë dhunës serbe të vitit 1999 është shënuar një nga masakrat kulturore më të egra në historinë moderne të Evropës.

Aty serbët kanë zhdukur dhe djegur më shumë se 100 mijë libra bashkë me katër bibliotekat e kësaj komune.

Pra bashkë me popullin, serbët kanë dashur të zhdukin dhe rrënjët e tij cka e kanë bërë vetem nazistët kur digjnin libra për shkaqe ideollogjike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Prandaj të shkoja në këtë komunë, ku pushtuesit kanë shfarosur librat ishte shumë emocionuese.

Nuk ka dhimbje më të madhe për një shkrimtar se sa të gjendet në një vend ku janë shfarosur librat.

Qoftë edhe për këtë arsye të ftuarit ishin shumë të interesuar për letërsinë, për artin, për historinë dhe të ardhmen si të gjithë ata që kanë etje për diçka që ju mungon.

Unë mora dhjetëra pyetje nga të rinj dhe të vjetër, gjatë një takimi që mund të kishte zgjatur edhe 4 orë nga 2 që ishte planifikuar.

Në fund, si për ta bërë edhe më të paharrueshëm këtë takim, Komuna e Deçanit dhe Federata e Paqes Universale më akorduan titullin Ambasador i Paqes.

Me këtë rast dua t’i falenderoj organizatorët dhe gjithë të pranishmit sepse që nga dje jam luftëtar i paqes në Deçan dhe jo vetëm./ KultPlus.com

236 vite nga lindja e shkencëtarit gjerman Georg Ohm

Sot janë bërë 236 vite nga lindja e shkencëtarit Georg Simon Ohm.

Georg Simon Ohm (16 Mars 1789 – 6 Korrik 1854) ishte një fizikan dhe matematikan gjerman.

Si mësues shkolle, Ohm filloi kërkimet e tij me qelizën e re elektrokimike, të shpikur nga shkencëtari italian Alessandro Volta. Duke përdorur pajisjet e krijimit të tij, Ohm zbuloi se ekziston një proporcionalitet i drejtpërdrejtë midis diferencës potenciale (tensionit) të aplikuar përgjatë një përcjellësi dhe rrymës elektrike rezultuese. Kjo marrëdhënie njihet si ligji i Ohmit.

Ai vdiq më 6 Korrik 1854./ KultPlus.com

Artikulli i “BBC”: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare (FOTO)

BBC ka publikuar një artikull me titullin “Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare” duke nxjerr në pah përpjekjet e grave të moshuara në Shqipëri, të cilat kanë luajtur një rol vendimtar në ruajtjen e praktikave tradicionale të kuzhinës. Këto gra kanë përcjellë receta dhe teknika gatimi ndër breza, duke siguruar që gatimet autentike shqiptare të mbeten një pjesë jetike e trashëgimisë kulturore të vendit. Përkushtimi i tyre jo vetëm që i ka mbajtur gjallë këto tradita kulinarie, por ka kontribuar edhe në një vlerësim më të gjerë të kuzhinës shqiptare si në vend ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Pasi u izolua nga bota e jashtme për dekada dhe duke përjetuar një eksod masiv, Shqipëria po anon në rrënjët e saj të kuzhinës me ndihmën e gjysheve kuzhiniere, transmeton KultPlus.

Tefta Pajenga, 76 vjeçe, është një nga kuzhinieret e shumta televizive në moshë pensioni në Shqipëri. Në emisionin e saj të gatimit në televizionin kombëtar, mësuesja në pension udhëzon një amvise më të re se si të gatuajë japrakë, një pjatë tradicionale me gjethe hardhie të mbushura me oriz dhe erëza.

Japrakët zënë një vend të veçantë në zemrat shqiptare. Zakonisht përgatitet nga familjet së bashku dhe më pas ndahet në ditët e festave të krishtera dhe myslimane në këtë komb të larmishëm fetar. Ashtu si shumë pjata në këtë udhëkryq të kuzhinës, receta vjen nga gjetkë. Megjithatë, përbërësit janë të gjithë vendas: kopër, speca dhe nenexhik nga Shqipëria veriore.

Sot, gjyshet shqiptare si Pajenga po mësojnë breza të shumtë në një nga vendet më të vjetra të Evropës se si të gatuajnë pjata të vjetra. Kjo sepse kombi ballkanik ka pësuar jo një, por dy periudha amnezie kulinare gjatë 80 viteve të fundit.

Alamy

Së pari, nga viti 1946 deri në vitin 1991, Shqipëria udhëhiqej nga komunistë të linjës së ashpër, të cilët në fakt e mbyllën kombin e vogël malor nga bota e jashtme, duke bërë që Edi Rama, kryeministri aktual i vendit, të thoshte se dikur ishte “Koreja e Veriut e Evropës”. Gjatë kësaj periudhe, librat e gatimit u dogjën, importet u ndaluan, udhëtimet jashtë vendit u ndaluan, ushqimi u kolektivizua dhe mungesat u përhapën. Ishte një recetë për fatkeqësi.

Së dyti, në ndërtimin e dhunshëm dhe pasojat e kolapsit të komunizmit në vitet 1990, 710,000 qytetarë – 20% e popullsisë – u larguan nga Shqipëria nga viti 1989 deri në 2001 në kërkim të punës në vende të tjera. Me kalimin e kohës, Pajenga tha se shumë prej këtyre emigrantëve harruan recetat e gjysheve të tyre teksa u përshtatën me vendet dhe kulturat e reja. Mes mungesës së ushqimit të përhapur gjatë komunizmit dhe emigrimit të mëvonshëm pas tij, në fillim të shekullit të 21-të, shumë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kishin harruar se si të përgatisnin kuzhinën tradicionale shqiptare – me përjashtim të grave të një moshe të caktuar.

Ironikisht, Pajenga thotë se tranzicioni i Shqipërisë drejt demokracisë e komplikoi problemin. “Në kohën e komunizmit njerëzit kishin një punë fikse nga ora 07:00 deri në 15:00”, kujton ajo. “Kur erdhi demokracia, të duheshin më shumë se një punë për të ushqyer familjen”. Prandaj, shumë prej atyre që kujtuan se si përgatiteshin gatimet tradicionale shqiptare, tani nuk kishin më kohë për t’i përgatitur ato.

Alamy

Pajenga filloi emisionin e saj televiziv në vitin 2004, “audienca ime nuk ishte për kuzhinierët, por për amvisat” dhe gjithashtu të rinjtë “të cilët nuk kishin njohuritë ose kishin harruar të bënin kuzhinën tradicionale”.

Kultura kulinare e Shqipërisë ka reflektuar prej kohësh statusin e saj si një gur hapi midis Lindjes dhe Perëndimit. Romakët prezantuan rrushin, ullinjtë dhe prodhimet e tjera moderne shqiptare kur pushtuan zonën në shekullin II pes. Duke filluar nga shekulli i 16-të, pjata si Arnavut ciğeri (mëlçia shqiptare) u përhapën në lindje nga Shqipëria në të gjithë Perandorinë Osmane, ndërsa sutlijaš (pudingu i orizit) me siguri mbërriti në Shqipëri me nëpërmjet osmanëve. Dhe pas Luftës së Dytë Botërore, pjatat e importuara si ajvari (një shije e bërë nga speca të kuq të pjekur, patëllxhanë dhe erëza) migruan në jug nga Ballkani verior.

Disa ushqime indigjene, si mishavina (një lloj djathi i bardhë me kokrra), nuk mund të gjenden askund tjetër. Metoda e përgatitjes së saj, në të cilën gjiza paketohet fort për tre muaj brenda yndyrës shtazore derisa të fermentohet në një djathë pikant, është përcjellë nga brezat e barinjve në Alpet Shqiptare. Pjata të tjera shekullore shqiptare përfshijnë flia, një petull me shtresa si krep të lyer me krem ​​dhe byrek me mish.

Gjyste Bici, 67 vjeç, mësoi receta shekullore nga gjyshja e saj në Alpet veriore të Shqipërisë, ku dimrat me borë ende mund t’i presin banorët për muaj të tërë. “Edhe para komunizmit publikohej pak material, kështu që recetat kaloheshin gjithmonë nga gjyshet tek brezat e rinj”, thotë ajo

Alamy

Shumë receta shqiptare kanë rrënjë fetare. Kjo ishte e pakëndshme në komunizëm, veçanërisht pas vitit 1967, kur sundimtari autoritar Enver Hoxha ndaloi të gjitha praktikat fetare.

“Diktatura u përpoq të shkatërronte të gjitha fetë,” kujton Dallendyshe Xhahysa, një kuzhiniere 91-vjeçare, e cila mësoi përmendësh recetat shqiptare nga paraardhësit e saj dhe i bëri ato gjatë sundimit gati gjysmë shekullor të vendit të sundimit komunist. Sipas Xhahysës, “recetat e përdorura në festimet myslimane dhe të krishtera nuk do të kishin mbijetuar kurrë nëse nuk do të ishin për përpjekjet e gjysheve si unë”.

“Duhej të gatuanim enët speciale fshehurazi gjatë Pashkëve apo Ramazanit”, vijon Xhahysa. Një pjatë e tillë ishte halva, një ëmbëlsirë e dendur, e ngjashme me fuxhën, e përdorur tradicionalisht në ditën më të shenjtë të Ramazanit, Lailat al Kadr.

“Nëse do të gatuash hallvë për Ramazan, fqinjët të spiunonin për të marrë një bonus nga shteti”, kujton Xhahysa. Për të mos tërhequr vëmendjen, përbërësit bliheshin javë më parë. “Ne gatuajmë hallvë me dritare të mbyllura ose me perde të tërhequra” për të kufizuar aromën e shijshme të sheqerit, arrave dhe ujit të trëndafilit.

Alamy

Dënimi nëse kapej duke përgatitur një festë fetare ishte i ashpër. “Mund të na çojnë në një kamp riedukimi për shumë muaj për të na dhënë një punë të keqe, si pastrimi i një burgu në një zonë të largët”, kujton Xhahysa duke u dridhur.

Mungesa ekstreme e ushqimit çoi në humbjen e recetave të tjera. “Shumë pak njerëz u lejuan të mbanin kafshë apo tokë bujqësore”, shpjegon Bici. Vetëm ata në zonat rurale u lejuan të punonin një parcelë 50 m2 dhe të mbanin disa pula. “Ishte e ndaluar të kesh një derr apo dele”.

Gjithçka ishte e racionuar, vazhdon Bici. “Çdo muaj ju lejoheshin 10 kg patate dhe 2 kg djathë për familje”.

Pa akses të lehtë te përbërësit apo librat e gatimit, recetat shekullore si tavë krapi (tavë e pjekur e krapit) u harruan kryesisht për shkak të ndalimit të peshkimit privat.

Uka Farm

Kur kufijtë e Shqipërisë u hapën më në fund në vitet 1990 dhe rrjetet e saj televizive kombëtare nuk kontrolloheshin më nga shteti, shumë gjyshe filluan të përdorin televizorin për të ringjallur trashëgiminë e kuzhinës të humbur prej kohësh të vendit.

Bici filloi të gatuante në emisionin ‘E Diela Shqiptare’ në 2007, duke shfaqur receta që ajo thotë se gatuheshin “për mijëra vjet”, si lakror me arra (një byrek shqiptar i bërë shpesh me rikota me shtresa, hithra, presh, mish qengji dhe arra).

Por ndërsa emisionet e gatimit të Bicit dhe Pajengës po ndihmonin për të ringjallur recetat tradicionale, ata po luftonin kundër një valë tjetër: fermerët në Shqipërinë rurale po emigronin në Tiranë në kërkim të punës dhe shumë fshatra rurale u bënë qytete fantazmë. “Bujqësia ende nuk është rikuperuar plotësisht nga ajo që ndodhi [në dekadat pas komunizmit],” thotë Pajenga.

Bici e ka bërë si mision të saj të sigurojë që recetat tradicionale shqiptare të mos harrohen për herë të tretë. Gjyshja ka përmbledhur metoda të vjetra gatimi në një libër, Kuzhina unike e malësive shqiptare. Ajo gjithashtu gatuan receta malore në emisionin ‘Histori Shqiptare’.

Uka Farm

“Kam shumë kërkesa nga Instagrami për receta të vjetra”, thotë Bici. “Nëse të rinjtë ndjekin recetën time për lakror në TikTok, kjo është gjithashtu mirë.”

Edhe Xhahysa, tashmë stërgjyshe, po ndan ende njohuritë e saj. Ajo filloi të gatuante me gjyshen e saj në vitet 1930 dhe kontribuoi me receta në restorantin e parë në Shqipëri nga ferma në pirun, Uka Farm, një bar verërash me bazë në Tiranë dhe agroturizëm që ka frymëzuar 100 qëndrime në ferma rurale në të gjithë Shqipërinë.

Receta e Xhahysës për fërgesë (një pjatë e pjekur me perime me djathë) është një meze e njohur në Uka Farm. Specat e skuqura me gjalpë të fermës të servirura me një kukull të madhe gjizë (një djathë në stilin rikota) është një shije e së shkuarës së harruar të Shqipërisë.

Frymëzuar nga Pajenga, Bici dhe gjyshe të tjera të gatimit televiziv, një event i 2018-ës në Tiranë, duke çiftuar 12 gjyshe me 12 kuzhinierë kryesorë, u bë një sensacion i menjëhershëm shqiptar, duke krijuar disa shfaqje televizive me gjyshe-takon-mijëvjeçarin si ‘Gjyshet Milionere’.

Mullixhiu

Veprimtaria u drejtua nga një prej shefave më të famshëm të kuzhinës shqiptare, Bledar Kola, i cili i ka kushtuar një pjesë të madhe të karrierës së tij përkrahjes së kuzhinës tradicionale shqiptare. “Jo shumë kokëfortë”, – thotë Kola, – por ky emision nisi një shkëndijë të vogël në një zjarr të madh.

Pas një karriere duke punuar në restorantet më të mira të Evropës, duke përfshirë skenat në Le Gavroche në Londër dhe Noma në Kopenhagë, Kola u kthye në Tiranë një dekadë më parë për të prezantuar recetat e lashta shqiptare në një mënyrë më moderne në restorantin më të mirë të kryeqytetit Mullixhiu. Në mungesë të librave të gatimit, ai mori aftësi edhe nga një gjyshe shqiptare.

Tani Kola po shkon një hap më tej duke hapur një restorant tradicional në Gjirokastër, një qytet i mbishkruar nga Unesco në jug të Shqipërisë. Në restorantin e ardhshëm rural Mullixhino (i cili pritet të hapet në fund të vitit 2025), fokusi është drejtpërdrejt te gatimet e vjetra shqiptare. “Kuzhina do të jetë e frymëzuar nga kopshti, gjithçka gatuhet në zjarr të hapur, në kuzhinë të hapur”, thotë Kola.

Recetat e restorantit janë një homazh për gjyshet shqiptare. “Kemi takuar gjyshet për kafe për të krijuar një koncept të mrekullueshëm”, thotë Kola.

“Do të shërbejmë ushqime tradicionale nga jugu i Shqipërisë, të ndikuara nga gjyshet e rajonit”.

Alamy

Një almanak i ri ushqimor që përmban 7,000 përbërës shqiptarë, gatime dhe metoda gatimi – shumë të ardhura nga gjyshet – është gjithashtu në progres dhe është duke u shkruar nga vëllai i Kolës, Nikolin, së bashku me nëntë akademikë.

Nikolin beson se libri “do të rrisë ndërgjegjësimin për ushqimin shqiptar, si ajo që bëri Rene [Redzepi] për gatimin danez”.

Falë gjysheve, kuzhina shqiptare më në fund po rilind./ KultPlus.com

Alamy

Jusuf Vrioni, intelektuali poliedrik, përfaqësues i fisnikërisë shqiptare

Jusuf Vrioni është juristi, politologu, shkrimtari dhe përkthyesi brilant i formuar në shkollat më prestigjioze franceze, i njohur si “përkthyesi i Kadaresë”, trashëgimtari i fisnikërisë shqiptare dhe atdhetari, që i mbijetoi burgut dhe torturës mizore të regjimit totalitar.

Jusuf Vrioni lindi në datë 16 mars 1916 në Korfuz. Pas emërimit të babait të tij Iljaz Bej Vrionit në pozicionin e ambasadorit, familja e tij u shpërngul në Paris. I diplomuar në Drejtësi dhe Studime të Larta Tregtare në Francë, me Doktoraturë në Jurisprudencë në Itali, ai u kthye në Shqipëri gjatë pushtimit të saj nga Italia fashiste.

Me vendosjen e regjimit komunist, Jusuf Vrioni u akuzua si agjent i Francës. U dënua me 15 vjet heqje lirie dhe me punë të rëndë në burgun famëkeq të Burrelit. Pas lirimit në vitin 1958, u internua në Fier.

Më 1960, për nevojat propagandës ndërkombëtare të regjimit diktatorial, emërohet në Tiranë si përkthyes.

Ndër përkthimet e tij të para numërohen “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i Ismail Kadaresë, i cili më vonë u botua në Paris. Ndërkaq, emri i tij si përkthyes do të fillonte të figuronte nëpër botimet në Francë vetëm në vitet 1980. Edhe pse pjesën më të madhe të kohës e shpenzonte duke përthyer dhe redaktuar tekstet propagandistike të Enver Hoxhës, Jusuf Vrioni gjente kohë për të përkthyer romanet e tjera të Ismail Kadaresë. Falë elegancës së frengjishtes së tij, romanet e Ismail Kadaresë nisën të tërheqin vëmendje të jashtëzakonshme në publikun frankofon. Rreth fundit të viteve ’80, Jusuf Vrioni nisi të gëzojë famë si përkthyes i pashoq në qarqet intelektuale dhe artistike të kryeqytetit.

Në vitet e para të Shqipërisë post-diktatoriale, Jusuf Vrioni, falë posturës së tij multidimensionale si intelektual, u angazhua në qarqet e shoqerisë civile dhe për një kohë shërbeu si “Kryetari i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut”. Kriza famëkeqe e vitit 1997 do ta detyronte tashmë burrin e moshuar të largohej sërish nga atdheu i tij dhe të rikthehej në Parisin e tij të dashur. Më 1998 emërohet Amabasor i Republikës së Shqipërisë nga UNESCO dhe më 22 maj të këtij viti, për kontributin e tij të pasur në gjuhën frënge, dekorohet nga Republika Franceze me urdhërin “Chevalier de la Légion d’Honneur”, ashtu si dikur i ati, Ilias Bej Vrioni, ish dekoruar në fund të viteve 1920 me urdhrin “Grand Officier de la Légion d’Honneur” nga Republika Franceze.

Jusuf Vrioni ndërroi jetë në Paris, në maj të vitit 2001 ndërsa shërbente si Amabasador i Republikës së Shqipërisë në UNESCO.

Berati, vendlindja e Vrionasve, nëpërmjet bashkisë së qytetit do ta nderonte Jusuf Vrionin pas vdekjes më 18 qershor 2001 me titullin “Qytetar Nderi”.

Për mirënjohjen dhe vlerësimin e përkthyesve me kontribut të çmuar në njohjen dhe promovimin e letërsisë shqipe në gjuhë dhe kultura të huaja, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Shqipërisë, më 2006 krijoi çmimin Jusuf Vrioni.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani më 14 prill të vitit 2017, i akordoi Jusuf Vrionit Dekoratën “Nderi i Kombit”./ KultPlus.com

Sylvester Stallone boton ”The Steps”

Ylli i Hollywood-it, Sylvester Stallone tregon historinë e tij pa doreza në librin e shumëpritur të kujtimeve “The Steps” (”Hapat), që do të publikohet njëkohësisht në mbarë botën në tetor.

Jeta aventureske e Sylvester “Sly” Stallone është e kombinuar me mesazhe shprese, pozitiviteti dhe elasticiteti.

Për herë të parë, krijuesi dhe ylli i serialeve Rocky dhe Rambo, një nga aktorët, shkrimtarët dhe regjisorët më të nderuar të të gjitha kohërave, u ofron lexuesve një vështrim intim dhe zbulues të rrugëtimit të tij personal.

Në “The Steps” ai ndan histori të një fëmijërie të vështirë, të bullizimit dhe keqtrajtimit, dhe të luftës së tij për të gjetur veten dhe potencialin e tij, duke përballuar dhe kapërcyer sfidat e jetës, hap pas hapi.

Titulli “Hapat”, i referohet 72 hapave që Rocky bën në Muzeun e Artit të Filadelfias në filmin e parë të serisë, dhe ato ofrojnë kornizën narrative në të cilën Stallone tregon historinë e tij për të frymëzuar lexuesit.

“Unë e kam vendosur veten si aktor, shkrimtar, regjisor. Por, ky libër është testamenti im. Është një shprehje e asaj që dua të jetë trashëgimia ime. Do të heq pluhurin nga shamia e vjetër blu dhe kapelja prej kartoni dhe do të hedh gjithçka që di për jetën në faqe libri, tani që jam shumë më i moshuar”, thotë Stallone.

“Çfarë kam mësuar për jetën? Për luftën? Për “shkallët”? E thjeshtë. Eksitimi i të gjithave, të ngjitjes, të të qenit ende në këmbë kur bie zilja. Kjo është arsyeja pse po shkruaj këtë libër. Unë dua t’i marr të gjitha këto dhe të vrapoj dhe t’i ngjit përsëri ato shkallë, t’i gjej ato momente dhe të ngrihem”, thotë ai .

I lindur në vitin 1946 në qytetin e Nju Jorkut, Stallone ka kapërcyer sfidat e hershme për të ndërtuar një karrierë legjendare që përfshin dekada, duke ndërthurur aksionin, dramën dhe rrëfimin personal./ KultPlus.com

Premiera “Deadline” nga Baleti Kombëtar i Kosovës shpalos kulmin e epokës së artë të shtypit me prapaskenat urgjente

Era Berisha

Baleti Kombëtar i Kosovës, një institucion që krijon artin e pakrahasueshëm të vallëzimit, së shpejti do të dhurojë premierën e radhës për këtë vit, “Deadline”. Brenda katër mureve të heshtjes kolektive, mblidhen balerinët të cilët i bëjnë ballë kohës dhe njëkohësisht i japin formë asaj. Muzika që hyn brenda shpirtit të tyre rreh vrazhdë si daullet që kërcasin me njëra-tjetrën. Balerinët shpalosin çdo herë një histori të pathënë, kreative dhe secila lëvizje e tyre simbolizon një kambanë për shikuesit. Të njëjtin rast do e gjejmë edhe brenda koreografisë së “Deadline” që po krijohet mjeshtërisht nga balerini Sead Vuniqi, shkruan KultPlus.

“Deadline”, koreografit Vuniqi, i ka ardhur si ide para shumë vitesh, duke reflektuar se sa shumë punë dhe presion ekziston për të sjellë lajmin te qytetarët dhe garën mes redaksive për të qenë më të lexuarat në vend. Njëkohësisht, shfaqja trajton vështirësitë e kohës së viteve 1930-1940 në krahasim me realitetin e sotëm. Në atë periudhë, gazetat ishin një pjesë thelbësore e jetës së qytetit, ndërsa sot ato janë në zhdukje. Në vendin tonë nuk ka më shtyp të gazetave si dikur, dhe kjo e ka bërë këtë temë për koreografin Vuniqi të rëndësishme për t’u trajtuar.

Titulli “Deadline” vjen si një metaforë për presionin, garën me kohën dhe për pasojat që vijnë kur ky afat nuk respektohet. Është një term që e përcakton qartë ritmin e shfaqjes dhe ndjesinë e urgjencës që ndiejnë personazhet. Dhe harqet e balerinëve besohet se do të shpojnë audiencën me precizitetin, ndjenjën e ankthit dhe veçantinë që e kanë. Trupat e tyre do të flasin nga një frymëmarrje në tjetër dhe ekuilibri i tyre do të shpalosë përherë një pyetje, një mendim dhe po ashtu nuk do mungojnë as shpalosjet e prapaskenave brenda gazetave në vend dhe kudo.

Koreografi Sead Vuniqi në një intervistë për KultPlus ka treguar se provat kanë filluar qysh më 10 shkurt me punë intensive, dhe gjithçka po shkon siç e kanë planifikuar. Ai uron që deri më 20 mars trupa të jetë gati para publikut për të sjellë diçka unike.

“’Deadline’ sjell tension, presion dhe emocion. Jo gjithmonë duhet të shkruhet vetëm për skandale, por ndonjëherë edhe për gjëra emocionale. Kjo reflektohet në mënyrën si zhvillohet historia brenda shfaqjes. Shfaqja përcjell emocione të forta duke treguar sakrificën dhe punën që bëjnë të gjithë brenda redaksisë. Përtej presionit dhe ritmit të shpejtë, ajo synon të tregojë përkushtimin e gazetarëve dhe përpjekjet e tyre për të sjellë të vërtetën”, ka thënë Vuniqi për KultPlus.

Qasja e Vuniqit ndaj koreografisë është e ndërtuar mbi një strukturë të ngjashme me një lojë matematikore – një rrjedhë e vazhdueshme, ku çdo skenë është e ndërlidhur me tjetrën në mënyrë precize. Ai ka eksploruar lëvizje që reflektojnë ngutjen, përplasjen dhe fragmentimin e vëmendjes, duke përdorur tavolina dhe karrige si pjesë organike të gjuhës koreografike.

“Shfaqja ka lëvizje të stilit bashkëkohor dhe mes neoklasikes, duke krijuar një ndërlidhje mes dinamikës së gazetarisë dhe shprehjes përmes trupit”, thotë ai.

Në anën tjetër, muzika nga Phil Von konsiderohet si një përzierje mes kohërave. Pra, përdoren pjesë të rikompozuara nga xhazi, tango dhe muzika e viteve 1930, të ndërthurura me tinguj bashkëkohorë për të krijuar një atmosferë që lëviz mes të shkuarës dhe së tashmes.

“Dua që publiku të ndiejë ritmin e shpejtë dhe presionin e vazhdueshëm, por edhe të vërejë lëvizjet e balerinëve që ndryshojnë herë pas here. Shfaqja ka një ndërthurje interesante mes pjesëve, duke krijuar një rrjedhë që e mban audiencën të angazhuar. Shfaqja ka shumë nuanca që flasin për kohën e viteve 1930, si nëpërmjet kostumeve që i referohen asaj periudhe, ashtu edhe në skenografi, e cila i kushtohet po asaj kohe. Do të ketë karrige lëvizëse, makina shkrimi të asaj periudhe dhe një estetikë që përpiqet të sjellë ndjesinë e një redaksie të asaj kohe. Lëvizjet po ashtu janë krijuar duke ruajtur frymën e asaj epoke, ndërsa ndërthuren me qasjen bashkëkohore”, shpalos Vuniqi për KultPlus.

Më 4 shkurt është dhënë premiera e shfaqjes “Hope” e para e BKK-së për këtë vit, dhe “Deadline” tashmë është shfaqja e dytë premierë. Koreografinë për dy shfaqjet e ka krijuar vetë Vuniqi, i cili thotë se “Hope” ka qenë një projekt shumë personal dhe emocional, që i erdhi nga nevoja për të shprehur një mesazh mbi luftën me sëmundjet dhe forcën njerëzore.

“Si pjesë e trupës, unë gjithmonë kërkoj të sjell diçka që jo vetëm sfidon kërcimtarët, por që gjithashtu ka një peshë emocionale dhe intelektuale për publikun. Inspirimi për një balet të ri shpesh vjen nga një ndjesi e fortë ose një temë që ndihem i detyruar ta eksploroj”, përfundon ai.

“Deadline”, një balet bashkëkohor nga koreografi Sead Vuniqi, na çon në botën magjepsëse të një redaksie gazete në kulmin e epokës së artë të shtypit – vitet 1920 në një metropol evropian. Përmes një gjuhe lëvizjeje dinamike dhe ekspresive, shfaqja pasqyron energjinë dhe përkushtimin e këtij mjedisi të gjallë, ku bashkëpunojnë gazetarë dhe fotoreporterë, gazetarë të rinj, një magnat i shtypit, punëtorë, stenografistë dhe sekretare.

Premiera e shfaqjes do të epet më 20 mars në sallën e Ateliesë, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, duke filluar nga ora 20:00.

Repriza e parë epët një ditë më vonë, më 21 mars./ KultPlus.com

Trajneri Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, Botërori një ëndërr

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, trajneri i Kombëtares Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media.

Tekniku kuqezi foli për lojtarët e ftuar, risitë, mungesat e rëndësishme për shkak të dëmtimit dhe për dy ndeshjet e para ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Konferencën e nisi me një sqarim për mediat për katër lojtarët që mungojnë për shkak të dëmtimeve: Mario Mitaj, Elseid Hysaj, Mirlind Dakun dhe Keidi Barën.

“Mario Mitaj ka problem në pubalgji dhe është vendosur të operohet. Keidi Bare ka dëmtim në pulpë dhe nuk është i disponueshëm për momentin, ka pasur komunikim mes doktorit tonë dhe klubit të Zaragoza-s. Me Elseid Hysajn kam komunikuar vetë dhe mund të jetë i gatshëm për t’u rikthyer pas pauzës së Kombëtares për t’u trajnuar me ekipin e tij. Daku ka të njëjtin problem, pra në pubalgji, dhe do të ketë mundësi të trajtohet për t’u rikthyer shpejt me ne dhe skuadrën e tij,” tha Silvinjo.

Sa i përket dy ndeshjeve të marsit, Silvinjo tha se janë dy ndeshje të vështira, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra dhe se duhet punuar shumë për të dyja.

“Sa i përket Anglisë, jam dakord, është ndër më të fortat në botë, ka lojtarë shumë të fortë, tani ka një trajner shumë të madh, siç ishte edhe Gareth Southgate që arriti dy finale europiani. Tani vjen një trajner tjetër i rëndësishëm, të pret një ekip me nivel të lartë. Ne duhet të punojmë shumë. Më shqetësojnë të dy ndeshjet”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse ka një qasje tjetër për të shkuar në Kupën e Botës, trajnieri i Kombëtares shqiptare theksoi se “përballja me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë na ka mësuar shumë dhe ne do të punojmë shumë për t’ia dalë mbanë. Ne jemi një Kombëtare e vogël, por që jemi vazhdimisht në rritje. Sigurisht që do të bëjmë ndryshime të rëndësishme, stimuj të tjerë, më shumë në fokusin e përqendrimit dhe në aspektin teknik apo taktik, por gjithmonë duke mos humbur ekuilibrin e skuadrës, sepse ai është i rëndësishëm”.

“Ky kompeticion që nisim është shumë i vështirë, por është një ëndërr e bukur. Duhen ndeshje perfekte, sepse rregulli është i ndryshëm, vetëm një shkon direkt. Është një grup i vështirë, por jo i pamundur se e nisin të gjithë nga zero. Por ajo që nuk duhet të negociojmë me askënd, është që në fushë shkohet me zemër, djersë, se përfaqësojmë një komb, kjo nuk duhet të mungojë kurrë”, vijoi ai.

Trajneri i Kombëtares foli edhe për risinë në listë, Etnik Brrutin. Në lidhje me polemikat për zgjedhjen e Shqipërisë nga mesfushori, Silvinjo tha se i takon lojtarit të vendosë për kombëtaren që përfaqëson. Braziliani zbuloi edhe arsyen përse e ftoi, duke thënë se te kuqezinjtë mungojnë mesfushorët dhe sulmuesit e krahut të djathtë, që luajnë me këmbën e majtë.

“ Sa i përket Brrutit, ai është një lojtar që ne e kemi ndjekur dhe që ka karakteristika të mira. Është mëngjarash dhe është një lojtar që na mungon. E kam shpjeguar edhe më parë, Muçolli ishte një lojtar që i kishte këto karakteristika, por që fatkeqësisht ka disa kohë që është i dëmtuar dhe humbi edhe Europianin. Është një lojtar shumë i mirë që na pëlqen dhe uroj të rikthehet. E thashë edhe më parë, kemi mbingarkesë në të majtën, në të djathtën kemi më pak, edhe në mesfushë. Rikthehet edhe Pajaziti, jam shumë i lumtur, është një lojtar polivalent që mund të bëjë disa role. Brruti është një lojtar me të majtën, që e kemi vlerësuar dhe meriton të vijë te ne dhe jam i bindur se mund të bëjë gjëra të rëndësishme”, tha ai./ KultPlus.com

Tragjedia në MV, Begaj: I tronditur nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot tronditjen nga tragjedia e ndodhur nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj shprehu ngushëllimet  e sinqerta për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

“Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit”, u shpreh Presidenti Begaj.

Së paku 50 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një klub nate të shkaktuar nga mjetet piroteknike në qytetin e vogël të Koçanit të Maqedonisë së Veriut. Fatkeqësia ndodhi në Koçan, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Shkup, ndërsa një grup i njohur vendas po performonte në klubin e natës.

Ka pasur edhe një numër të madh të personave të plagosur duke tejkaluar kapacitetin e spitalit të qytetit, duke bërë që shumë prej të lënduarve të dërgohen në kryeqytet, Shkup./ KultPlus.com

Tragjedia në MV, Rama: Pa fjalë, Shqipëria e gatshme për çfarëdo ndihme

Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për tragjedinë e madhe të Koçanit në Maqedoninë e Veriut, ku si pasojë e një zjarri në një klub nate humbën jetën të paktën 50 persona.

“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme”, shkruan kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama i përcolli po ashtu kryeministrit Hristijan Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, “duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”.

Së paku 50 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një klub nate të shkaktuar nga mjetet piroteknike në qytetin e vogël të Koçanit të Maqedonisë së Veriut. Fatkeqësia ndodhi në Koçan, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Shkup, ndërsa një grup i njohur vendas po performonte në klubin e natës.

Ka pasur edhe një numër të madh të personave të plagosur duke tejkaluar kapacitetin e spitalit të qytetit, duke bërë që shumë prej të lënduarve të dërgohen në kryeqytet, Shkup./ KultPlus.com

Kurti shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave nga tragjedia në Maqedoni të Veriut

Kryeministri Kurti ka reaguar pas tragjedisë me 51 të vdekur në Kocan të Maqedonisë së Veriut.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve, liderëve dhe qeverisë si dhe gjithë vendit.

“Jam thellësisht I pikëlluar të kuptojë për humbjen e 51 jetëve në Kocan të Maqedonisë së Veriut, si rezultat i shpërthimit tragjik të zjarrit në një klub nate. Shpreh ngushëllmet më të thella për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, liderëve dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe gjithë vendit gjatë kësaj kohe zie. I uroj shërim të shpejt dhe të plotë të lënduarve”, ka shkruar ai./ KultPlus.com

Revista ”Focus”: Shqipëria, nga perla e fshehur në magnetin e turizmit të së ardhmes

 Në ITB të këtij viti në Berlin, Shqipëria ishte vendi zyrtar i ftuar dhe impresionoi vizitorët me diversitetin e saj. Studiuesi i fenomeneve të së ardhmes, *Thomas Druyen shpjegon se si mund të shndërrohet një vend në tranzicion në një magnet të turizmit të Evropës.

Ndryshimi politik dhe ngritja ekonomike

Dekadat e fundit kanë shënuar një proces të thellë transformimi në Shqipëri, duke e çuar vendin nga një sistem komunist i izoluar në një demokraci në zhvillim me vrull ekonomik në rritje dhe rigjallërim kulturor. Dikur një lojtare që mezi dukej në skenën gjeopolitike, Shqipëria tashmë është pozicionuar si një kandidate serioze për në Bashkimin Evropian. Ky zhvillim nuk është vetëm rezultat i reformave të brendshme, por edhe reflektim i një vullneti të rrënjosur thellë për integrim evropian. Por, cilët faktorë e kanë bërë të mundur këtë ndryshim?

Forcimi i shtetit të së drejtës

Trazirat politike të fillimit të viteve ’90 u shënuan nga faza të paqëndrueshme tranzicioni, gjatë të cilave vendi ishte në gjendje të çlirohej ngadalë nga barra e trashëgimisë së diktaturës. Në veçanti, forcimi i shtetit të së drejtës, zbatimi i masave kundër korrupsionit dhe reforma në sistemin gjyqësor e kanë vendosur Shqipërinë në një kurs të qartë drejt BE-së. Kjo rrugë vazhdon të ndiqet vazhdimisht, edhe pse nuk mund të zbatohet kurrë tërësisht pa probleme. Megjithatë, stabiliteti politik dhe besimi institucional në rritje tregojnë se Shqipëria është e gatshme të përafrohet me standardet e larta të BE-së dhe të marrë një rol aktiv në komunitetin evropian.

Momenti ekonomik dhe rritja e turizmit

Krahas stabilizimit politik, Shqipëria ka pësuar një transformim të dukshëm ekonomik. Ndërsa vitet ’90 karakterizoheshin ende nga pasiguria financiare dhe papunësia e lartë, vendi ka krijuar një ekonomi tregu dinamike nëpërmjet reformave të synuara dhe investimeve të huaja. Theks i veçantë i është kushtuar sektorëve të infrastrukturës, turizmit dhe energjisë së rinovueshme, të cilët janë kthyer në shtyllat kryesore të zgjerimit ekonomik.

Turizmi, në veçanti, është shfaqur si një shtytës qendror i rritjes ekonomike. Kjo dëshmohet qartë dhe në mënyrë të qëndrueshme nga roli i fundit i Shqipërisë si vendi zyrtar i ftuar në panairin më të madh të turizmit në botë, ITB në Berlin. Ai gjithashtu thekson sezonin më të suksesshëm turistik të Shqipërisë deri më sot, me 11,7 milionë vizitorë të huaj.

Diversifikimi i turizmit

E ardhmja e turizmit në Shqipëri qëndron në diversifikimin strategjik. Përtej plazhit tradicional dhe turizmit kulturor, sektorë të specializuar janë të gatshëm për rritje të ndjeshme. Ekoturizmi është në rritje, duke përfituar nga peizazhet e paprekura të Shqipërisë – nga Alpet deri te lagunat bregdetare – ku agroturizmet dhe turnetë e natyrës me guidë po tërheqin më shumë vizitorë. Turizmi i aventurës po lulëzon gjithashtu, me gjeografinë e bukur të vendit që ofron gjithçka, nga rafting dhe biçikleta malore deri te paragliding.

Në të njëjtën kohë, turizmi shëndetësor po bëhet më i spikatur, me zhvillimin e llixhave termale dhe resorteve. Turizmi mjekësor është gjithashtu në rritje, ku kombinimi i Shqipërisë me aftësi të larta profesioninale dhe çmimet konkurruese tërheqin më shumë pacientë ndërkombëtarë.

Turizmi ushqimor është një tjetër pikë kryesore në zhvillim. Verërat e Shqipërisë, festivalet e kuzhinës dhe përvojat e ngrënies nga ferma në tryezë po e vendosin vendin në hartën për adhuruesit e ushqimit në mbarë botën.

Bumi i turizmit do të ketë pasoja ekonomike

Bumi turistik i Shqipërisë pritet të ketë efekte të gjera ekonomike. Ekspertët parashikojnë se deri në vitin 2035, sektori i turizmit mund të kontribuojë deri në 30% të PBB-së së vendit dhe të krijojë mbi gjysmë milioni vende pune, direkt dhe indirekt. Kjo rritje ekonomike mund të ulë ndjeshëm papunësinë, veçanërisht tek të rinjtë. Mund të ndihmojë gjithashtu në kthimin e rënies së popullsisë në zonat rurale dhe, nëpërmjet rritjes së të ardhurave nga taksat, të çojë në përmirësime të mëdha në sistemin arsimor dhe të kujdesit shëndetësor. Për më tepër, njohja ndërkombëtare në rritje e Shqipërisë po forcon besimin kombëtar dhe identitetin kulturor.

Sfidat dhe mundësitë në turizëm

Pavarësisht këtyre perspektivave premtuese, ka sfida që duhen adresuar. Mbrojtja e mjedisit është thelbësore për ruajtjen afatgjatë të bukurisë natyrore të Shqipërisë. Rregullore të rrepta ndërtimi, zonat e mbrojtura detare dhe strategjitë e menaxhimit të qëndrueshëm të ujit janë thelbësore për të siguruar që turizmi të mos bëhet në kurriz të mjedisit.

Një sfidë tjetër është natyra sezonale e turizmit. Nxitja e aktiviteteve dimërore dhe ngjarjeve kulturore mund të ndihmojë në përhapjen e përfitimeve ekonomike gjatë gjithë vitit.

Sigurimi i standardeve të cilësisë është gjithashtu një çështje kyçe. Programe gjithëpërfshirëse trajnimi do të jenë të nevojshme për të siguruar që nivelet e mikpritjes dhe shërbimeve të përmbushin pritshmëritë ndërkombëtare. Për më tepër, planifikimi i infrastrukturës është thelbësor për të parandaluar mbipopullimin, ndërsa numri i vizitorëve vazhdon të rritet.

Rilindja kulturore e Shqipërisë

Krahas progresit politik dhe ekonomik, Shqipëria po përjeton një ringjallje të rëndësishme kulturore. Gjatë epokës komuniste, shumë forma tradicionale të shprehjes u shtypën ose manipuluan për qëllime ideologjike. Tani, vendi po përjeton një dinamizëm të ri kulturor që po e sjell atë në skenën ndërkombëtare.

Galeritë e artit modern në Tiranë, projektet e restaurimit arkitektonik dhe një skenë e lulëzuar muzikore, filmi dhe letrare janë shenja të qarta të kësaj ringjalljeje. Shqipëria po ndërthur me sukses trashëgiminë e saj historike me një vizion bashkëkohor, duke u dëshmuar jo vetëm si një roje e traditës, por edhe si një shtytëse e inovacionit kulturor.

Kuzhina shqiptare po përjeton gjithashtu një rilindje, duke bashkuar ndikimet mesdhetare me traditat vendase, duke shtuar diversitetin kulinar të Evropës.

Rëndësia gjeopolitike dhe ekonomike për Evropën

Rëndësia gjeopolitike dhe ekonomike e Shqipërisë për Evropën nuk mund të mbivlerësohet. Pozicioni i saj strategjik në Adriatik, lidhjet ekonomike në rritje me vendet anëtare të BE-së dhe reformat e brendshme të vazhdueshme nxjerrin në pah potencialin e vendit si forcë stabilizuese në rajon.
Anëtarësimi në BE jo vetëm që do të hapte mundësi të reja për Shqipërinë, por gjithashtu do të kontribuonte në kohezionin ekonomik dhe të sigurisë të kontinentit. Në një kohë kur Europa përballet me sfida të shumta, Shqipëria mund të luajë një rol të vlefshëm si një katalizator ekonomik dhe një urë kulturore. Vendi po bën gjithashtu përparime në fusha të tilla si inteligjenca artificiale, duke e pozicionuar veten si një lojtar që mendon përpara në rajon.

Shqipëria: Një yll në ngjitje

30 vitet e fundit kanë treguar se Shqipëria nuk është vetëm një perlë e fshehur për udhëtarët, por edhe një vend që punon aktivisht drejt një të ardhmeje evropiane. Reformat e thella në politikë, ekonomi dhe kulturë pasqyrojnë një komb të vendosur për të përballuar sfidat aktuale dhe për të kapur mundësitë e ardhshme.

Ata që vizitojnë Shqipërinë sot, jo vetëm që do të ndeshen me mikpritjen e ngrohtë dhe peizazhet që të lënë pa frymë, por edhe një vend që po kalon një transformim dinamik – ai që e sheh Evropën jo vetëm si një destinacion, por si një pjesë integrale të identitetit të tij./ a.jor.

*Thomas Druyen ka studiuar efektet e ndryshimit në mendjen njerëzore, shoqërinë dhe brezat e ndryshëm për më shumë se tre dekada. Që nga viti 2015, ai është drejtor i Institutit për Psikologjinë e Ardhshme dhe Menaxhimin e së Ardhmes, dhe që nga viti 2006, ai drejton gjithashtu Institutin për Kulturën Krahasuese të Pasurisë dhe Psikologjinë e Pasurisë në Universitetin Privat Sigmund Freud në Vjenë./ KultPlus.com

Zjarri në RMV, presidentja Osmani: Një tragjedi që nuk mund të përshkruhet me fjalë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe gjithë popullit të Maqedonisë së Veriut për vdekjen tragjike të mbi 50 personave si pasojë e një zjarri në një klub nate në Koçan.

“Lajm shkatërrues nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e kaq shumë jetëve të reja është një tragjedi që nuk mund të përshkruhet me fjalë”, shkroi ajo në X.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona”, shtoi Osmani./ KultPlus.com

Mbi 50 të vdekur nga zjarri në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, Taravari: 118 persona janë shtruar në spitale

Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, kanë thënë autoritetet maqedonase për agjencinë e lajmeve MIA.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 118 persona jane shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipi dhe Shkupit. Të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion, shkruan Alsat.

Të gjithë pacientët janë shtruar në spitale dhe marrin trajtimin e duhur. Taravari nuk deshi të japë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve./ KultPlus.com