‘Bëhu ndryshimi që dëshironi të shihni në botë’

Emri i tij i vёrtetё ёshtё Mohandas Karamchand Gandhi. Lindi nё Indinё Perёndimore (Porbandar) dhe vdiq nё vitin 1948, nё Nju Delhi. Ishte njё personalitet i madh politik i Indisë, qё shprehte besimet e tij tё thella filozofike nё veprimin e tij politik.

Dedikoi tё gjithё jetёn e tij qёllimeve mё tё larta: pavarësisё sё Indisё, barazisё sё tё drejtave tё shtresave tё ultëta tё popullit, paqes midis induistëve dhe myslimanёve.

Indianёt qё kanё njё koncept shumё tё ndryshёm nga bota perёndimore, sa u pёrket shenjtorёve, e vendosin Gandin midis shenjtorёve tё tyre dhe pёr kёtё arsye e quajnё Mahatma( Maha Atma- shpirt i madh) dhe madje akoma kur jetonte.

Gandi konsiderohet si njëri nga personalitetet e rralla në historinë e humanizmit dhe politikës botërore. Ai ka lënë shumë mesazhe të fuqishme për njerëzimin, para se të vdiste.

Ju bëheni ajo që mendoni.

Aty ku ka dashuri, ka edhe jetë.

Mëso sikur do të jetosh përgjithmonë.

Shëndeti është pasuria jote e vërtetë.

Ruaj gjithmonë sensin e humorit.

Jeta jote është mesazhi yt.

Veprimet që bën, tregojnë prioritetet e tua.

Madhështia jonë qëndron në faktin, se jemi në gjendje të ndryshojmë/përmirësojmë vetveten.

Duhet të jesh gjithmonë në shërbim të të tjerëve.

Bëhu ndryshimi që dëshironi të shihni në botë/KultPlus.com

Mahatma Gandhi: Njerëzit zakonisht bëhen ashtu siç ata besojnë se mund të bëhen

“E vërteta më ka tërhequr mua brenda fushës së politikës; dhe unë pa hezitimin më të vogël mund të them se ata që thonë se religjioni s’ka të bëjë asgjë me politikën, nuk e din se çka nënkupton religjioni.”

“Njerëzit zakonisht bëhen ashtu siç ata besojnë se mund të bëhen. Nëse unë besoj se nuk mund të bëjë diçka, kjo më bënë mua të paaftë për ta bërë atë. Por kur unë të besoj se mundem, atëherë unë e fitoj aftësinë për ta bërë atë, madje edhe nëse në fillim nuk e kam pasur këtë aftësi.”

– Mahatma Gandhi, “The Story of My Experiments With Truth”

/KultPlus.com

Gandi: Bëhu ndryshimi që dëshironi të shihni në botë

Emri i tij i vёrtetё ёshtё Mohandas Karamchand Gandhi. Lindi nё Indinё Perёndimore (Porbandar) dhe vdiq nё vitin 1948, nё Nju Delhi. Ishte njё personalitet i madh politik i Indisë, qё shprehte besimet e tij tё thella filozofike nё veprimin e tij politik.

Dedikoi tё gjithё jetёn e tij qёllimeve mё tё larta: pavarësisё sё Indisё, barazisё sё tё drejtave tё shtresave tё ultëta tё popullit, paqes midis induistëve dhe myslimanёve.

Indianёt qё kanё njё koncept shumё tё ndryshёm nga bota perёndimore, sa u pёrket shenjtorёve, e vendosin Gandin midis shenjtorёve tё tyre dhe pёr kёtё arsye e quajnё Mahatma( Maha Atma- shpirt i madh) dhe madje akoma kur jetonte.

Gandi konsiderohet si njëri nga personalitetet e rralla në historinë e humanizmit dhe politikës botërore. Ai ka lënë shumë mesazhe të fuqishme për njerëzimin, para se të vdiste.

Ju bëheni ajo që mendoni.

Aty ku ka dashuri, ka edhe jetë.

Mëso sikur do të jetosh përgjithmonë.

Shëndeti është pasuria jote e vërtetë.

Ruaj gjithmonë sensin e humorit.

Jeta jote është mesazhi yt.

Veprimet që bën, tregojnë prioritetet e tua.

Madhështia jonë qëndron në faktin, se jemi në gjendje të ndryshojmë/përmirësojmë vetveten.

Duhet të jesh gjithmonë në shërbim të të tjerëve.

Bëhu ndryshimi që dëshironi të shihni në botë

“Ekzistojnë gjëra për të cilat jam i gatshëm të vdes, por nuk ekziston asgjë për të cilën jam i gatshëm të vras”

Mahatma Gandi ishte një udhëheqës i shquar politik dhe ideologjik i Indisë gjatë “lëvizjes indiane për pavarësi, shkruan KultPlus.

Ai ka lindur më 2 tetor 1869 në Porbandar, një qytet bregdetar në sot njihet si Gujarat, të Indisë.

Ditëlindja e tij, 2 tetor, përkujtohet si Gandhi Javanti, një festë kombëtare në Indi, dhe në botë si “Dita ndërkombëtre kundër dhunës”. Gandi u vra më 30 janar 1948 nga Nathuram Godse.

KultPlus ju sjell disa nga shprehjet e tij:

Jam kundër dhunës, pasi, edhe nëse në dukje bën mirë, e mira është e përkohshme, ndërsa e keqja që bën është e përhershme.

Njeriu është një nxënës dhe dhimbja është mësuesi i tij.

E vërteta nuk i dëmton kurrë çështjet e drejta.

Të dobëtit nuk mund të falin kurrë. Falja është virtyt i të fortëve.

Kushdo që ushqehet pa punuar është një hajdut.

Zbulo kush je dhe mos ki frikë të jesh.

Ekzistojnë gjëra për të cilat jam i gatshëm të vdes, por nuk ekziston asgjë për të cilën jam i gatshëm të vras.

Janë veprat që vlejnë. Mendimet tona, sado të mira të jenë, janë margaritarë të rremë, derisa të shndërrohen në vepra.

Nuk njoh mëkat më të madh sesa të shtypësh të pafajshëm në emër të Zotit.

“Sy për sy” dhe bota do të mbesë e verbër.

Qëndresa e vërtetë dhe frytdhënëse gjendet tek jo-dhuna.

Urrej privilegjin dhe monopolin. Çfarëdo që nuk ndahet me turmat për mua është tabu.

Për mua ka qenë gjithnjë mister arsyeja pse njerëzit ndihen të arritur kur u detyrojnë përulje të tjerëve.

Një planet më i mirë është një ëndërr që nis të realizohet kur secili nga ne vendos të përmirësohet.

Unë e ti jemi një. Nuk të lëndoj dot pa u lënduar.

Pastërtia nuk mund të vijë nga jashtë. Duhet kaluar një evoluim i brendshëm, pra, një arritje individuale.

Bukuria e vërtetë është zemra e pastër.

Ju perëndimorët, keni orë por nuk keni kohë.

Ji ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë.

Të meditosh do të thotë të presësh Zotin.

Nuk ia vlen të kemi lirinë nëse kjo nuk përfshin edhe lirinë për të gabuar.

Nuk ka asnjë rresht në Kuran që të justifikojë forcën që ushtrohet për të konvertuar.

Madhësia dhe progresi i një kombi mund të gjykohen nga mënyra që trajton kafshët.

Çdo komb është plotësuesi i një tjetri.

Prirja e njeriut për të gënjyer veten është shumë herë më e madhe se aftësia për të gënjyer të tjerët.

Nëse mendon se e gjithë bota është gabim, kujtohu se ajo përmban qenie njerëzore si ty.

Një prind i zgjuar lejon që fëmijët e tij të bëjnë gabime. Është mirë që nganjëherë t’i djegin gishtat nga pak.

Nuk kam asgjë për t’i mësuar botës: e vërteta dhe jo-dhuna janë të motshme sa malet.

Nuk do t’i lejoj askujt që të ecë në mendjen time me këmbë të palara.

Çastet e bukura nuk i ndien kur i jeton por kur i përkujton me mall.

Ku ka frikë, nuk ka besim.

Unë vetë jam anarkist, por i një tipi tjetër.

Nuk besoj të ketë lutje pa agjërim, as agjërim pa lutje.

Më duket e qartë si drita e diellit që aborti është krim./KultPlus.com

Gandi: Ta quash femrën gjini e dobët është shpifje

Më 30 janar të vitit 1948, vdiq Mahatma Gandhi, njeriu që u bë simbol i paqes kudo në botë, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell një pjesë nga fjalimi i famshëm i Gandhi-t, ‘To the women of India’, fjalim ky që u mbajt në tetor të vitit 1930.

Ta quash femrën gjini e dobët është shpifje; është padrejtësia e mashkullit ndaj femrës. Nëse me forcë nënkuptojmë forcën brutale, atëherë po, është e vërtetë që femra është më pak brutale se mashkulli.

Por, nëse me forcë nënkuptojmë forcën morale, në këtë pikë gruaja është jashtëzakonisht më superiore se mashkulli. A nuk ka ajo intuitë më të madhe? A nuk është ajo më vet-sakrifikuese? A nuk ka ajo forcë më të madhe të rezistencës? A nuk ka ajo guxim më të madh?

Pa gruan, mashkulli nuk do të ishte. Nëse jo-dhuna do të ishte ligji i qënjes tonë, e ardhmja do të ishte me gruan. Kush mund ti bëjë më shumë thirrje zemrës se sa gruaja?’  

/ KultPlus.com

Pse e lëndojmë njëri-tjetrin – korrespondenca mes Tolstoit dhe Gandit

Pse e lëndojmë njëri-tjetrin – korrespondenca mes Tolstoit dhe Gandit!

Në vitin 1908, revolucionari indian Taraknath Das i shkroi Leo Tolstoit, një nga figurat më të njohura e të rëndësishme në botë në atë kohë, duke i kërkuar mbështetje ndaj pavarësisë së Indisë nga Anglia.

Më 14 dhjetor, Tolstoi i shkroi Das një letër të gjatë, të cilën ky i fundit e botoi në gazetën indiane “Free Hindustan”. E kaluar dorë më dorë, letra i arriti Mahatma Gandhi, karriera e të cilit si lider i paqes sapo kishte nisur.

Ai i shkroi Tostoit, duke i kërkuar leje që ta botonte letrën eshe një herë. Ky moment do të shënonte nisjen e një korrespondence të gjatë mes të dyve, që zgjati deri në vdekjen e Tolstoit.

“Pa dyshim që nuk ka asgjë të re në ato që thotë Tolstoi. Por paraqitja e të vërtetave të vjetra nga ai është kaq e efektshme. Logjika e tij është e pakundërshtueshme. Mbi të gjitha ai të bind në ato që thotë. Ai kërkon vëmendje dhe e merr atë”,- shkruante Gandhi.

Tolstoi e hap çdo kapitull të letrës së tij të gjatë me një pasazh nga Krishna (një nga hyjnitë më të rëndësishme hindu).

“Arsyeja pse shumica e klasës punëtore vazhdon të punojë për një grup njerëzish, që kontrollojnë punën e tyre dhe rrjedhimisht jetët e tyre, është kudo e njëjtë, edhe kur nënshtruesit dhe të nënshtruarit janë të së njëjtës racë e të së njëjtit komb”-, shkruante ai.

Sipas Tolstoit, edhe shkenca, edhe feja mund të çojnë në dogma të rrezikshme, që na zhvendosin nga ligji më bazik i dashurisë.

“Dashuria është e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga të gjitha të këqijat, për të shpëtuar njerëzimin nga skllavëria”,- shkruan shkrimtari i njohur.

“Çfarë po ndodh tani me njerëzit në Lindje e Perëndim është njëlloj me atë çfarë i ndodh çdo individi kur kalon nga fëmijëria në adoleshencë apo nga adoleshenca në rini e njëlloj me çdo fazë të jetës, Ai jeton pa asnjë drejtim, humb busullën, kështu që shpik shpërqendrime të çdo lloji. Kohëzgjatja e këtyre fazave është çështje më vete.”/ KultPlus.com

Fragmente nga Mahatma Gandhi!

“Nuk është se unë nuk bëhem nervoz. Unë vetëm nuk i lë shteg zemërimit tim. Unë e kultivoj cilësinë e durimit dhe nëse flasim në përgjithësi, i’a dal me sukses. Por unë e kontrolloj zemërimin tim vetëm atëherë kur ai vjen. Se si i’a dal ta bëjë këtë do të ishte një pyetje e padobishme, sepse kjo është një shprehi që gjithsecili do të duhej ta kultivonte dhe duhet të ketë sukses në formimin e saj përmes praktikimit të vazhdueshëm.”

“Kampionët janë bërë nga diçka që e kanë thellë brenda vetes – një dëshirë, një ëndërr, një vision.”

“Shumë njerëz, në veçanti njerëzit injorant, duan të ju ndëshkojnë që e flisni të vërtetën, që jeni korrekt, që jeni vetvetja. Kurrë mos kërko falje që ke qenë vetvetja, që kë qenë shumë më i pjekur se sa që e ke moshën. Fliteni atë që e mendoni. Madje edhe nëse jeni i ri, e vërteta prap është e vërtetë.”

– Mahatma Gandhi

Pjesë nga fjalimi i famshëm i Gandit “To the women of India”

“Ta quash femrën gjini e dobët është shpifje; është padrejtësia e mashkullit ndaj femrës. Nëse me forcë nënkuptojmë forcën brutale, atëherë po, është e vërtetë që femra është më pak brutale se mashkulli.

Por, nëse me forcë nënkuptojmë forcën morale, në këtë pikë gruaja është jashtëzakonisht më superiore se mashkulli. A nuk ka ajo intuitë më të madhe? A nuk është ajo më vet-sakrifikuese? A nuk ka ajo forcë më të madhe të rezistencës? A nuk ka ajo guxim më të madh?

Pa gruan, mashkulli nuk do të ishte. Nëse jo-dhuna do të ishte ligji i qënjes tonë, e ardhmja do të ishte me gruan. Kush mund ti bëjë më shumë thirrje zemrës se sa gruaja?

Mahatma Gandhi, pjesë e shkëputur nga fjalimi “To the Women of India”, 4 tetor, 1930

Gandi: Ta quash femrën gjini e dobët është shpifje

Pjesë nga fjalimi i famshëm i Gandit “To the women of India”.

“Ta quash femrën gjini e dobët është shpifje; është padrejtësia e mashkullit ndaj femrës. Nëse me forcë nënkuptojmë forcën brutale, atëherë po, është e vërtetë që femra është më pak brutale se mashkulli.

Por, nëse me forcë nënkuptojmë forcën morale, në këtë pikë gruaja është jashtëzakonisht më superiore se mashkulli. A nuk ka ajo intuitë më të madhe? A nuk është ajo më vet-sakrifikuese? A nuk ka ajo forcë më të madhe të rezistencës? A nuk ka ajo guxim më të madh?

Pa gruan, mashkulli nuk do të ishte. Nëse jo-dhuna do të ishte ligji i qënjes tonë, e ardhmja do të ishte me gruan. Kush mund ti bëjë më shumë thirrje zemrës se sa gruaja?

Mahatma Gandhi, pjesë e shkëputur nga fjalimi “To the Women of India”, d4 tetor, 1930.

Pjesë nga fjalimi i famshëm i Gandit “To the women of India”

“Ta quash femrën gjini e dobët është shpifje; është padrejtësia e mashkullit ndaj femrës. Nëse me forcë nënkuptojmë forcën brutale, atëherë po, është e vërtetë që femra është më pak brutale se mashkulli.

Por, nëse me forcë nënkuptojmë forcën morale, në këtë pikë gruaja është jashtëzakonisht më superiore se mashkulli. A nuk ka ajo intuitë më të madhe? A nuk është ajo më vet-sakrifikuese? A nuk ka ajo forcë më të madhe të rezistencës? A nuk ka ajo guxim më të madh?

Pa gruan, mashkulli nuk do të ishte. Nëse jo-dhuna do të ishte ligji i qënjes tonë, e ardhmja do të ishte me gruan. Kush mund ti bëjë më shumë thirrje zemrës se sa gruaja?

Mahatma Gandhi, pjesë e shkëputur nga fjalimi “To the Women of India”, d4 tetor, 1930

Pse e lëndojmë njëri-tjetrin – korrespondenca mes Tolstoit dhe Gandit

Pse e lëndojmë njëri-tjetrin – korrespondenca mes Tolstoit dhe Gandit!

Në vitin 1908, revolucionari indian Taraknath Das i shkroi Leo Tolstoit, një nga figurat më të njohura e të rëndësishme në botë në atë kohë, duke i kërkuar mbështetje ndaj pavarësisë së Indisë nga Anglia.

Më 14 dhjetor, Tolstoi i shkroi Das një letër të gjatë, të cilën ky i fundit e botoi në gazetën indiane “Free Hindustan”. E kaluar dorë më dorë, letra i arriti Mahatma Gandhi, karriera e të cilit si lider i paqes sapo kishte nisur.

Ai i shkroi Tostoit, duke i kërkuar leje që ta botonte letrën eshe një herë. Ky moment do të shënonte nisjen e një korrespondence të gjatë mes të dyve, që zgjati deri në vdekjen e Tolstoit.

“Pa dyshim që nuk ka asgjë të re në ato që thotë Tolstoi. Por paraqitja e të vërtetave të vjetra nga ai është kaq e efektshme. Logjika e tij është e pakundërshtueshme. Mbi të gjitha ai të bind në ato që thotë. Ai kërkon vëmendje dhe e merr atë”,- shkruante Gandhi.

Tolstoi e hap çdo kapitull të letrës së tij të gjatë me një pasazh nga Krishna (një nga hyjnitë më të rëndësishme hindu).

“Arsyeja pse shumica e klasës punëtore vazhdon të punojë për një grup njerëzish, që kontrollojnë punën e tyre dhe rrjedhimisht jetët e tyre, është kudo e njëjtë, edhe kur nënshtruesit dhe të nënshtruarit janë të së njëjtës racë e të së njëjtit komb”-, shkruante ai.

Sipas Tolstoit, edhe shkenca, edhe feja mund të çojnë në dogma të rrezikshme, që na zhvendosin nga ligji më bazik i dashurisë.

“Dashuria është e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga të gjitha të këqijat, për të shpëtuar njerëzimin nga skllavëria”,- shkruan shkrimtari i njohur.

“Çfarë po ndodh tani me njerëzit në Lindje e Perëndim është njëlloj me atë çfarë i ndodh çdo individi kur kalon nga fëmijëria në adoleshencë apo nga adoleshenca në rini e njëlloj me çdo fazë të jetës, Ai jeton pa asnjë drejtim, humb busullën, kështu që shpik shpërqendrime të çdo lloji. Kohëzgjatja e këtyre fazave është çështje më vete.”/filozofia.al