Elina Duni interpreton “live” në BBC

Elina Duni, këngëtarja shqiptare në Zvicër, ka performuar mbrëmjen e djeshme “live” në programin “Radio 3” të medias britanike BBC. Një performancë unike në ambientet e “Royal Festive Hall”.

Ajo ka interpretuar  së bashku me partnerin e saj në muzikë, Rob Luft dhe bandën muzikore.

Elina Duni është larguar nga Shqipëria për në Gjenevë, Zvicër në moshën 10 vjeçare, ku ka jetuar sëbashku me nënën e saj.

U specializua në rrymën “Jazz” pranë Universitetit të Arteve në Bern të Zvicrës dhe që nga viti 2004 ajo luan së bashku me kuartetin nën emrin e saj.

Stili i saj inovativ në rrymën “Jazz”, me një ndikim të madh nga muzika popullore shqiptare, u vlerësua me nominimin për çmimin Seiss Music Prize në vitin 2017.

Ajo eshte e fokusuar me muzikën jazz, por është e njohur me se shumti  për rrymën etno jazz ku disa këngë të vjetra shqiptare i ka ripërpunuar dhe i ka sjellë në këtë zhanër./ KultPlus.com

Elina Duni sjell në nëntor “Lost Ships”, një album dedikuar emigrantëve

Tashmë një këngëtare e njohur e muzikës Jazz në Shqipëri, Zvicër e më gjerë, Elina Duni do të sjell në nëntor albumin e saj të ri “Lost Ships”, një album i dedikuar të gjithë emigrantëve.Promovimi i këtij albumi do të nisë me disa koncerte në tetor, konkretisht më datat 16 dhe 17 tetor në Gjenevë. Albumi është një bashkëpunim me muzikantin anglez të muzikës Jazz, Rob Luft.

Elina Duni në moshën pesë vjeçare filloi studimet për violinë e që nga ajo kohë lidhja e saj me muzikën vetëm u forcua. Në vitin 1991 Elina u largua në Zvicër së bashku me mamanë e saj, shkrimtaren Besa Myftiu.

“De Saussure” ishte shkolla artistike ku Duni zbuloi jazz-in dhe e gjeti veten në këtë rrymë muzikore./ KultPlus.com

Elina Duni performoi në koncertin jazz “Thelonica” bashkë me Rob Luft

Këngëtarja shqiptare me veprimtari në Zvicër, Elina Duni, performoi dje pranë Jetée de la Compagnie në Lausanne, si pjesë e ciklit të koncerteve jazz nën emrin “Thelonica”.

Në këtë koncert të mbajtur në Lozanë, performoi edhe edhe Rob Luft. Këtë e ka bërë të ditur dje edhe vet këngëtarja shqiptare përmes rrjetit social “facebook”.

“Nesër në mëngjes, në orën e pabesueshme në 6 të mëngjesit, do të jem zgjuar gjerësisht për ju me Rob Luft për Thelonica në Jetée de la Compagnie!” / Albinfo.ch / KultPlus.com

“Kur dole n’çardak faqen për marak” (VIDEO)

Elina Duni është një nga zërat më unik që ka i gjithë spektri artistik shqiptar, me të cilin po i mban gjallë këngët e vjetra qytetare, shkruan KultPlus.

“Bukuroshja lales”, është vetëm njëra nga këngët që ka kënduar Duni me interpretimet tashmë të njohura të saj.

Intepretimet skenike të Elia Dunit janë krejtësisht të thjeshta, por një thjeshtësi artistike në të gjitha dimensionet. Këmbëzbathur e plotë emocione, mund të përshkruhet shkurt performanca e saj.

KultPlus, këtu ka sjellur tekstin si dhe videon e kësaj kënge.

Kur dole ne lom
Beli nji pellom x2

Bukuroshja e lales
Synin si bajam x2

Kur dole n’çardak
Faqen per marak x2

Bukuroshja e lales
Dukesh si zamak x2

Kur dole ne der
Belin me qemer x2

Bukuroshja e lales
Ndrite si fener x2

Kur dole n’oborr
Ftyren bardh si bor x2

Bukuroshja e lales
Eja t’vejm kunor x2

Veç për ty i dashur qaj, pse s’vjen ma s’di çka të baj (VIDEO)

Elina Duni është një nga zërat më unik që ka i gjithë spektri artistik shqiptar, me të cilin po i mban gjallë këngët e vjetra qytetare, shkruan KultPlus.com

“Sytë për ty i kam të njomë”, është vetëm njëra nga këngët e Nexhmije Pagarushës që ka kënduar Duni me interpretimet tashmë të njohura të saj.

Intepretimet skenike të Elia Dunit janë krejtësisht të thjeshta, por një thjeshtësi artistike në të gjitha dimensionet. Këmbëzbathur e plotë emocione, mund të përshkruhet shkurt performanca e saj.

KultPlus, këtu ka sjellur tekstin si dhe videon e kësaj kënge.

Kët natë të leht gjumi smë merr
Vetëm hana m’bën shoqni
Veç për ty i dashur qaj
pse s’vjen ma s’di çka të baj

ëmmm… ëmmm…
Smë lan lotët djal me t’shikju
Eja xhanin me ma qetësu

Dal n’dritare me ndëgju
Zanin tand a mos ta ndij
Era e lehtë me flokët e mia lun
Tuj shpresue se po vjen

ëmmm… ëmmm…
Smë lan lotët djal me t’shikju
Eja xhanin me ma qetsu

Sytë për ty i kam të njomë
Si s’dien dhimbje hiç për mu
E ty Hën t’lus me më ndihmu
Ta gjej djalin që e du

ëmmm… ëmmm…
Smë lan lotët djal me t’shikju
Eja xhanin me ma qetsu /KultPlus.com