Publikohet traileri i parë për filmin dokumentar kushtuar Greta Thunberg

Është publikuar traileri i parë për dokumetarin e vlerësuar për aktivisten Greta Thunberg.

“I Am Greta” është vëzhgim ‘pas skenave’ të aktivisten adoleshente, e cila në vitin 2018 arriti që nga një protestë e saj në shkollë, të nxit një lëvizje globale për ndryshimet klimatike.

Filmi ishte pjesë e Venice Film Festival, ndërsa në kinematë e Anglisë dhe Irlandës do të shfaqet në mes të tetorit.

Fimi është bërë nga regjisori Nathan Grossman dhe Cecilia Nessen që ka bërë dokumetarin “Bergman: A Year in the Life” dhe Frederik Heinig autor i “Midsommar”, një prej filmave më të vlerësuar të vitit të kaluar.

Muajin e kaluar, Greta paralajmëroi kthimin e saj në shkollë, pasi kishte marrë një vit pushim për të udhëtuar në botë me aktivizmin e saj. Përpjekjet e saj kanë parë shumë ndryshime.

Ajo ka fituar Right Livelihood Award që konsiderohet si Nobel alternativ./ KultPlus.com

Greta Thunberg do t’i dhurojë 100,000 euro për luftimin e koronavirusit në Amazonë

Aktivistja e njohur nga Suedia, Greta Thunberg, njoftoi përmes rrjetit Twitter se do t’i dhurojë 100,000 euro për luftimin e koronavirusit në Amazonën e Brazilit.

Ky njoftim erdhi pasi figura e famshme u shpërblye me Çmimin Gulbenkian për Humanizëm, i cili ka vlerë monetare prej një milionë eurosh.

Donacioni që do të merret nga shuma e këtij çmimi do të dhurohet për organizatën “SOS Amazona”, që është pjesë e “Fridays of Future Brazil”, organizatë që po ofron ndihmë në luftën kundër koronavirusit në territoret e njerëzve indogjenë.

Thunberg gjithashtu njoftoi përmes një deklarate se 100,000 euro të tjera do t’ia dhurojë Fondacionit “Stop Ecocide” për të ofruar ndihmë që krimi ndaj mjedisit të bëhet krim ndërkombëtar.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social, vajza me famë botërore tha se do t’i japë si donacion të gjitha të hollat e çmimit të madh, por nuk dha hollësi për përfituesit e tjerë. / KultPlus.com

ENVI Committee – Exchange of views with Swedish environment activist Greta Thunberg

Greta Thunberg krahason reagimin ndaj Covid-19 me përgjigjen ndaj ndryshimeve klimaterike

Aktivistja suedeze Greta Thunberg ka thënë që pandemia tregon se bota mund të veprojë me “forcën e nevojshme” kur dëshiron, ndërsa krahason reagimin ndaj Covid-19 me përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimaterike.

Duke folur në Sveriges një stacion Radio në Suedi, Thunberg tha se nga këndvështrimi i klimës nuk kishte asgjë pozitive në lidhje me pandeminë pasi ndryshimet e bëra në jetën e përditshme kishin “jashtëzakonisht pak ngjashmëri” me veprimet e kërkuara për t’u marrë me ndryshimin e klimës. “Tragjedia e koronës natyrisht nuk ka asnjë efekt pozitiv afatgjatë në klimë përveç një gjëje, fituam njohuritë se si duhet të perceptosh dhe trajtosh një emergjencë. Sepse gjatë krizës së koronës ne befas vepruam me forcën e nevojshme, “tha Thunberg. “Takimet urgjente të ndërkombëtarve zhvillohen çdo ditë, skemat e ndihmave astronomike financiare paraqiten në mënyrë magjike nga askund.

“Ngjarjet e anuluara dhe kufizimet e ashpra i bëjnë njerëzit të ndryshojnë sjelljen e tyre dhe qasjen brenda natës,” shtoi ajo. “Media është tërësisht në tranzicion, i vë në lëvizje gjërat duke raportuar ekskluzivisht raporte mbi Covid-19 dhe duke mbajtur konferenca shtypi të përditshëm dhe azhornime live 24/7. “Të gjitha pjesët e shoqërisë bëhen së bashku dhe politikanët i lënë mënjanë pikëpamjet e tyre të ndryshme dhe bashkëpunojnë për të mirën më të madhe.”

Thunberg tha se njerëzit me pozita të pushtetit politikë, biznes dhe financë kishin thënë se “ata do të bëjnë gjithçka që duhet”, gjatë pandemisë pasi “nuk mund të vendosësh një çmim për një jetë njerëzore.” “Këto fjalë dhe ky trajtim i një krize hap një dimension krejt të ri, sepse ju shihni çdo vit të paktën 7 milion njerëz që vdesin nga sëmundjet që lidhen me ndotjen e ajrit sipas OBSH,” tha ajo.  “Ata me sa duket janë njerëz, jetës të së cilëve ne mund t’i vendsim një çmim. Meqenëse ata vdiqën nga shkaqet e gabuara dhe në pjesët e gabuara të botës. ”

Thunberg frymëzoi protestat në të gjithë botën për klimën vitin e kaluar pasi organizoi marshime javore jashtë Parlamentit Suedez çdo të premte nga Gushti 2018. CNN/bota.al /KultPlus.com

Greta Thunberg edhe këtë vit nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, e cila nisi e vetme një protestë është nominuar për të dytin vit me radhë për Çmimin Nobel për Paqe, shkruan KultPlus.

Greta Thunberg e cila tashmë është adoloshentja më e famshme në botë, u nominua nga dy politikanë në Suedi, për punën e saj rreth ngritjes të vetdijes për krizën klimatike në botë.

Politikanët Jens Holm dhe Hakan Svenneling nga Partia e Majtë, thanë se vajza 17-vjeçare ka punuar shumë për t’i bërë politikanët që t’i hapin sytë para krizës klimatike.

Ata shtuan se aktivistja Thunberg dhe puna e saj në zvogëlimin e gazrave dhe respektimin e Marrëveshjes së Parisit është edhe vepër e bërjes së paqes, shkruan “Daily Mail”, transmeton KultPlus.

Thunberg-u ishte nominuar për këtë çmim edhe vitin e kaluar, por nuk kishte arritur ta fitonte çmimin përballë kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed.

Nxënësja suedeze i ka inkurajuar të rinjtë dhe fëmijët në mbarë botën që ta braktisin përkohësisht mësimin dhe të protestojnë për të kërkuar më shumë masa kundër ndryshimeve klimatike. Kjo lëvizje tashmë është përhapur në disa kontinente në tërë botën./ KultPlus.com

Revista ‘Time’ zgjedh Greta Thunberg ‘Person të Vitit’

Revista e famshme amerikane, Time, ka vendosur që aktivisten e re nga Suedia, Greta Thunberg, ta zgjedhë si “Personin e Vitit 2019”.

“Ajo i simbolizon agoninë, frustrimin, dëshpërimin, zemërimin dhe, deri diku, shpresën e shumë të rinjve, të cilët ende nuk do ta kenë arritur moshën për të pasur të drejtë vote kur e ardhmja e tyre të jetë shkatërruar”, shkruan kjo revistë.

Momenti i saj vjen në kohën kur realiteti urgjent shkencor përplaset me paqartësitë politike globale. Secilin vit, ne hedhim më shumë karbon në atmosferë, planeti ynë i afrohet pikës pa kthim, kur jeta në tokë do të ndërrojë një herë e përgjithmonë.

Shkencërisht, planeti nuk mund ta përballojë një hap tjetër prapa. Politikisht, kjo mund të jetë mundësia jonë më e mirë për ta bërë ndryshimin e madh para se të jetë shumë vonë.

Greta ndoshta është 1.5 metra e gjatë dhe mund të duket edhe më e vogël kur e vesh xhaketën e madhe kundër shiut. Fundi i nëntorit nuk është koha më e mirë për ta kaluar Oqeanin Atlantik. Uji është i trazuar, erërat janë të forta dhe ajo e ka një barkë të vogël.

Megjithatë, Greta, në mënyrën e saj të qetë, ishte e patrembur. Ajo i kaloi shumicën e pasditeve të gjata brenda kabinës.

Ajo u është qasur problemeve të botës me peshën e një personi të rritur, por ende është fëmijë. Asaj i pëlqejnë kuajt dhe i mungojnë dy qentë që i ka lënë në Suedi, Moses dhe Roxy.

Në gusht të vitit 2018, ajo filloi të dilte para kuvendit suedez për të protestuar. Në ditën e parë ishte e vetme. Në ditën e dytë iu bashkua një person i panjohur. “Ky ishte një hap i madh, nga një në dy”, thotë ajo.

Në shtator të këtij viti, protestat për mbrojtjen e klimës u përhapën përtej kufijve të vendit të saj. Në Nju Jork protestuan 250 mijë persona, në Londër 100 mijë, ndërsa në tërë Gjermaninë rreth 1.4 milion, shkruan “Time”, transmeton Gazeta Express. / KultPlus.com

Greta Thunberg refuzon çmimin për mjedisin

Greta Thunberg e ka refuzuar një çmim për mjedisin dhe paratë që vinin me të sepse  “lëvizja klimatike nuk ka nevojë për më shumë çmime”.

Ajo tha se çmimi ishte një “nder i madh” dhe falënderoi Këshillin Nordik, i cili tha se respektonte vendimin e saj.

Por, ajo tha se politikanët dhe njerëzit në pushtet duhet të dëgjojnë shkencën aktuale, më të mirë në dispozicion.

Thunberg ishte e preferuara e këtij viti për të fituar Çmimin Nobel për Paqen, por çmimi i shkoi Abiy Ahmedit të Etiopisë.

Në një postim në Instagram duke shpjeguar vendimin e saj për të refuzuat çmimin dhe 46,000 euro, Thunberg tha se “vendet nordike kanë një reputacion të madh në të gjithë botën kur bëhet fjalë për çështjet e klimës dhe mjedisit, por se konsumimi i energjisë tregon një histori krejt tjetër”. /KultPlus.com

16-year-old Swedish Climate activist Greta Thunberg speaks at the 2019 United Nations Climate Action Summit at U.N. headquarters in New York City, New York, U.S., September 23, 2019. REUTERS/Carlo Allegri – HP1EF9N1AIFX9