‘Vetëm 35 dollarë dhe një ëndërr’, Madonna kujton kohën kur e nisi karrierën me pothuajse asgjë në xhep

Madona, që tashmë ka arritur moshën 61 vjeçare, vazhdon të mbetet njëra ndër ikonat e muzikës ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Si shumë artistë të tjerë që tashmë kanë prekur majat e suksesit, edhe Madonna ka hasur në vështirësi ekonomike gjatë këtij rrugëtimi.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka publikuar një fotografi të vjetër ku ka shkruar: Pa YouTube, Pa Vine, Pa The Voice, Pa American Idol, Pa Disney. Vetëm 35 dollarë dhe një ëndërr. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CDkeOeEhtwG/?utm_source=ig_embed

Madonna censurohet nga Instagrami për përhapje të dezinformatave për koronavirus

Ylli i muzikës Pop, Madonna është censuruar nga Instagrami, pasi ka shpërndarë një video në lidhje me një teori të komplotit të koronavirusit për 15 milion ndjekësit e saj.

Në postimin e saj, këngëtarja pretendoi se tashmë ishte gjetur një vaksinë për Covid-19, por po fshihej për të “lënë të pasurit të pasurohen”, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Instagram mjegulloi videon me një titull ku thuhej: “Informacion i rremë”. Gjithashtu bëri drejtimin e përdoruesve në një faqe që diskreditonte pretendimet në video, duke vënë në dukje se nuk ka vaksinë të koronavirusit.

Videoja u fshi më vonë nga faqja e Instagramit të Madonnas, por jo para se fansat të protestonin ndaj vendimit të saj për të ndarë postimin. Midis tyre ishte ylli i popit Annie Lennox, i cili komentoi: “Kjo është çmenduri e plotë!!! Shpresojmë që faqja juaj të jetë hakuar dhe thjesht do ta shpjegoni”, shtoi ajo.

Videoja në fjalë tregonte një grup të quajtur Mjekët e vijës së Parë të Amerikës që flisnin jashtë ndërtesës së Gjykatës Supreme të SHBA-së në një ngjarje të organizuar nga Partia otsaj Patriots Action. Në klip, Dr. Stella Immanuel, një doktor nga Houston, tha se ajo kishte trajtuar me sukses 350 pacientë me koronavirus me hidroksiklorurinë.

Facebook dhe Twitter më parë kishin hequr videon, duke e cilësuar si dezinformatë; ndërsa Donald Trump Jr ju ndalua mundësia e postimit në Twitter për 12 orë si dënim për ndarjen e klipit.

Sipas BBC, kjo nuk është hera e parë që Madonna ka bërë pretendime të diskutueshme rreth koronavirusit. Në mars, ajo postoi një video nga banjën e saj, duke përshkruar virusin si “barazimin e shkëlqyeshëm”. Dy muaj më vonë, ajo njoftoj se kishte rezultuar pozitive për antitrupat, gjoja duke dhënë imunitetin e saj nga sëmundja. / KultPlus.com

Dua Lipa i kërkon bashkëpunim Madonnas

Një bashkëpunim mes Dua Lipës dhe Madonnas mund të vijë së shpejti.

Në një intervistë për “Music Week”, menaxheri i këngëtares me prejardhje kosovare, Ben Mawson, ka thënë se për albumin e fundit, “Future Nostalgia” Dua Lipa është ndikuar nga puna e Madonnas në të kaluarën dhe se synon të bashkëpunojë me të. I pyetur nëse Dua do të jetë një “Madonna e re”, Mawson ka thënë se “varet në çfarë kuptimi”.

“Ajo sigurisht do të ketë karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i popit dhe sigurisht për albumin e saj ishte ndikuar shumë nga Madonna. Në fakt, po përpiqemi të marrim Madonnan në një këngë. Do i shkruaj e-mail për të parë nëse është e interesuar”, ka thënë ai.

“Dua më ka thënë se synon të jetë si Madonna kur e kam takuar, kur ishte 17-vjeçare, dhe kishte diçka në mënyrën se si e tha e që më bëri të besoj në të. Ishte për personalitetin e saj, është luftarake dhe i ka të gjitha”, ka thënë Mawson.

“Future Nostalgia” i Dua Lipas ishte album i suksesshëm duke dominuar që në fillim në top-listat britanike. / KultPlus.com

Madonna thotë se kishte koronavirus derisa ishte në turne

Ikona amerikane e popit, Madonna tha që ajo kishte koronavirus ndërsa ishte në turneun e saj botëror Madame X.

Ajo sqaroi në një postim në Instagram të mërkurën se aktualisht nuk ishte e sëmurë, por se kishte dalë pozitive për antitrupat Covid-19.

“Kur testoni pozitive për antitrupat do të thotë që ju KENI virusin që unë qartë e bëra pasi isha e sëmurë në fund të turneut tim në Paris mbi 7 javë më parë së bashku me shumë artistë të tjerë në shfaqjen time, por në atë kohë të gjithë menduam se kemi pasur një grip shumë të keq “, ka shkruar këngëtarja në Instagram, duke shtuar se të gjithë tani ishin të sigurt dhe të shëndetshëm, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Madonna ndërpreu turneun e saj botëror menjëherë pasi qeveria franceze ndaloi të gjitha tubimet e mëdha.

Ylli, 61 vjeçar, gjithashtu ka dhuruar 1 milion dollarë për hulumtimin e vaksinës së koronavirusit.

Mandatory Credit: Photo by Richard Young/REX/Shutterstock (6897610s) Madonna Edward Enninful OBE Party, Mark’s Club, Mayfair, London – 27 Oct 2016

Madonna ofron 1 milion dollarë për fondin global të koronavirusit

Ikona e muzikës pop, Madonna ofroi 1 milion dollarë në konferencën globale të koronavirusit që synon zhvillimin e një vaksine, konfirmoi Komisioni Europian.

“Sapo mora lajmin që Madonna do të ofrojë 1 milionë dollarë në përgjigjen globale të koronavirusit”, deklaroi presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen, transmeton KultPlus.

“Këto para do të llogariten në 7,4 miliardë eurot e përgjithshme të mbledhura”, konfirmoi një zyrtar i BE-së. / KultPlus.com

Madonna e quan koronavirusin një “barazues të shkëlqyeshëm”

Ylli i hitit “Like A Virgin”, Madonna, e ndau një mendim personal për COVID-19 në rrjetet sociale, me ç’rast deklaroi që mendon se kjo pandemi globale i ka bërë njerëzit të barabartë në shumë mënyra.

“Kjo është karakteristika e koronavirusit, nuk i intereson a sa i pasur je, sa i famshëm, sa qesharak, sa i mençur, ku jeton apo sa vjet i ke… për mendimin tim kjo sëmundje është një barazues i shkëlqyeshëm. E keçja e saj është se na ka barazuar në shumë mënyra, dhe e mira e saj është sërish, ngase na ka barazuar në mënyra të ndryshme. Dhe siç kam thënë gjithmonë, ne të gjithë jemi të barabartë. Nëse anija fundoset, të gjithë do të fundosemi së bashku me të,” shkruhej në postimin e këngëtares në Instagram.

Në fillim të muajit mars, Madonna u detyrua t’i anulojë dy koncerte në Paris, për shkak të shpërthimit të pandemisë globale, transmeton Koha.

Këngëtarja planifikohej të performonte në kryeqytetin francez, Paris më 10 dhe 11 mars si pjesë e turneut të saj të fundit “Madame X”, por promovuesit e turneut e kishin konfirmuar lajmin se koncertet janë anuluar sipas vendimit të Qeverisë franceze, e cila e ndaloi mbajtjen e ngjarjeve me më shumë se 1.000 njerëz, me qëllim të ndalimit të përhapjes së koronavirusit në vend./ KultPlus.com

Oh, baba

Nga: Madonna
Shqipëroi: Bujar Meholli

Është qesharake mënyra
sesi mësohesh me dhimbjen dhe lotët,
një fëmijë beson,
por ti nuk më ke dashur kurrë…

Tani nuk mund të më lëndosh më
sepse unë u largova nga ti,
kurrë nuk kam menduar
se do të mund ta bëja këtë,
ti nuk mund të më bësh të qaj më
si dikur kur kishe forcë mbi mua,
më bëre që mos ta ndjej veten kurrë mirë…

Më duket si dje
kur t’u përgjërova para çizmeve tua
dhe t’u luta që zemërimi yt të marrë fund,
të thashë: “Oh, baba kam mëkatuar!”

Ti s’deshe kurrë të jetosh në atë mënyrë,
as të më lëndosh s’ke dashur,
e pra pse po ikë tani?

Mbase ndonjë ditë
kur prapë të shihemi do të mund të të them,
“Mos u bë mizor,
edhe nëse dikush të lëndon”… /KultPlus.com

Rrjeti social Instagram skllavëron njerëzit në përpjekje për të fituar miratimin e tjetrit

Madonna ka kritikuar rrjetin social Instagram, i cili, ajo thotë se skllavëron njerëzit në përpjekjen për të fituar miratimin e tjetrit.
Në intervisten e saj për The Guardian, këngëtarja e pop-it, e cila ka pothuajse 14 milionë ndjekës në platformën e ndarjes së fotografive, vjen në qendër të vëmendjes së efekteve të dëmshme që Instagrami mund të ketë, veçanërisht tek të rinjtë

Ju kapeni duke e krahasuar veten me njerëz të tjerë. A duhet të jem kështu, të veproj kështu, të dukem kështu, a do të më bënte më të popullarizuar apo më të suksesshme?” shprehet këngëtarja.
Madonna shton se, njerëzit janë skllevër për të fituar miratimin nga tjetri. Unë refuzoj t’i gjunjëzohem kësaj konvente dhe çfarë shoqëria pret nga unë.


Madonna, tashmë 60 vjeÇare, shton “Unë mendoj se Instagram është bërë për t’ju bërë të ndiheni keq“. Në intervistë, “Mbretëresha e Popit” tha se kultura e medias sociale “drejton jetën e njerëzve” dhe ajo ishte me fat që ishte rritur në një epokë ku kjo kulturë e medias nuk ishte prezente.
Isha me fat që të kisha një jetë si artiste para smartfonëve, rrjeteve sociale dhe medias sociale, sepse unë e kisha atë kohë të zhvillohesha si një artist dhe një njeri, pa ndjerë presionin e gjykimit të njerëzve të tjerë ose duke e krahasuar veten me njerëz të tjerë. “


Ndihem keq për të rinjtë që nuk kanë pasur mundësinë për të zhvilluar karakterin e tyre dhe për atë se çfarë duan të jenë në jetën e tyre.”. theGuardian.com /KultPlus.com/

“Madame X” nga Madonna, një kthim fantastik i çuditshëm në formë

Madonna tashmë në dekadën e saj të katërt si këngëtare, si prezantim na vije pas akuzave për huazime të shumta dhe mosorigjinalitet, përcjellë KultPlus.

Tashmë me albumin “Madame X”, ajo sjell temat si: katolicizmi i seksualizuar, Lindja e mesme, politika dhe misteri.

Natyrisht, ky album i Madonna-s duhet t’i përgjigjet tendencave të tjera të mëdha të Popit amerikan. Përzgjedhja e saj e mysafirëve ka një ndikim në rrymën e Hip-Hop-it, duke bërë bashkëpunim me Quavo, Migos, Swae Lee, Rae Sremmurd, duke bërë një R&B konteporanë dhe Pop-it pa bërë gabime në përzgjedhje.

Madam X  është një album fluid, e një grua e “misterit” ku flet për temat si politika e lindjes së mesme dhe kultura, besimi dhe estetika, misteri dhe ekzotikja, duke i bërë kështu Madonna-s një kthim fantastik dhe bizar në formë. / KultPlus.com

Eurovision 2019: Madonna ndez polemika pasi valltarët veshin flamuj palestinezë dhe izraelitë

Mbrëmë  është mbajtur finalja e Eurovisionit ku edhe këtë vit nuk përfundoi gjithçka në mënyrën më të mirë. Ishit përfaqësuesit e Islandës ata që kanë shkaktuar pakënaqësi në publikun izraelit në Eurovision.

Eurovision 2019 u mbajt në Izrael, vend ky që ka probleme të përhershme politike me Palestinën dhe përderisa po lexoheshin votat e Islandës, grupi Hatari, shfaqi flamurin e Palestinës.

Por, tashmë po del që ata nuk ishin të vetmin që bënë këtë veprim.

Gjatë performancës së Madonnës në Eurovision, në fund, dy nga trupa e vallëtarëve të saj shfaqen krahë për krahë me flamujt e Izraelit dhe Palestinës

EBU përgjigjet për shfaqjen e këtyre flamujve dukë lëshuar një deklaratë në lidhje me performancën e Madonnës në Eurovision Song Contest 2019 në Tel Aviv, Izrael.

Në një deklaratë drejtuar BBC, Unioni Europian i Transmetimeve iu përgjigj performancës së Madonnës.

Deklarata thotë:

Në transmetimin e drejtpërdrejtë të finales së këngës Eurovizion, dy kërcimtarë të Madonnës treguan shkurtimisht flamuj izraelitë dhe palestinezë në anën e pasme të veshjeve të tyre.

Ky element i performancës nuk ishte pjesë e provave të cilat ishin kontrolluar nga EBU dhe transmetuesin pritës, KAN. Kënga e Eurovizionit është një ngjarje jo-politike dhe Madonna ishte bërë e vetëdijshme për këtë.

EBU gjithashtu do të hetojë se cilat veprime mund të ndërmerren kundër aktit islandez për shfaqjen e flamujve palestinezë në dhomën e gjelbër. / KultPlus.com

Përse 140 artistë kërkuan bojkotimin e Eurovizionit?

Gjatë shtatorit që lamë pas, afro 140 artistë kanë kërkuar bojkotimin e Eurovizion, shkaku ishte sipas tyre, brutaliteti që Izraeli ka treguar ndaj palestinezëve.

“Vetëm pak ditë pas fitores izraelite të Eurovizion-it, në maj të 2018-ës, ushtria izraelite ka vrarë 62 palestinezë të paarmatosur, që protestonin kundër burgimit të tyre në Gaza. Mes të vrarëve ka pasur edhe fëmijë. Po në këtë kohë, presidenti izraelit Benjamin Netanzahu ka shprehur gëzimin e tij për faktin se Netta Barzilai, këngëtarja fituese, ishte për Izraelin ambasadorja më e mirë në botë.

Ne artistët suedezë që kemi firmosur këtë kërkesë, nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, ndërkohë që Izraeli përdor Eurovizionin për të fshehur krimet kundër popullit palestinez. Derisa Izraeli, me politikën e tij të “apertheid” do t’u mohojë palestinezëve të drejtat themelore të njerëzimit, dhe të heqim dorë nga çdo pjesëmarrje dhe shkëmbim kulturor në Izrael”. Po gjatë kësaj periudhe apelit për të bojkotuar edicionin e 2019-të të Eurovizionit ju bashkua edhe Roger Waters, legjenda e Pink Floyd dhe e rrokut botëror, që përmes “Guardian” i kërkoi Madonna-s të refuzojë ftesën për të performuar në këtë event (për disa miliona dollarë): “Madonna është ende në kohë për ta rimenduar, nëse beson në të drejtat njerëzor. Le ta bëjë diçka të tillë për arsye etike dhe politike. Disa nga kolegët e mi muzikantë kanë performuar kohët e fundit në Izrael duke thënë se e bëjnë diçka të tillë për të krijuar ura dhe për të inkurajuar paqen. Borçkulla!

Të performosh në Izrael, është një marrëveshje fitimprurëse, por në këtë mënyrë artistët kontribuojnë për të normalizuar pushtimin, pastrimin etnik, masakrën e manifestuesve të paarmatosur e fakte të tjera të tmerrshme”. Këtij apeli i janë bashkëngjitur edhe dhjetëra personalitete britanike, mes të cilëve muzikanti Peter Gabriel dhe regjisori Ken Loach. Ndërsa nga ana e Izraelit u përgjigjën përmes fitueses së Eurosong 2018 Netta Barzilai, e cila është shprehur se të bojkotosh konkursin “nuk është përgjigje” e që “nëse drita bojkotohet, përhapet errësira”./shekulli/KultPlus,com

Madonna arrin në Izrael, është gati për performancën e zjarrtë në “Eurovision 2019”

Ka kohë që po përflitet për performancën madhështore të këngëtares Madonna, në edicionin e sivjetmë të “Eurovision 2019”.

U raportua se paraqitja e saj po rrezikohet për shkak se artistja ende s’e ka nënshkruar kontratën e saj me festivalin, megjithatë duket se ajo do të ngjitet në skenën e madhe.

Këngëtarja 60-vjeçare ka arritur në Izrael mbrëmjen e së martës, raportojnë mediat izraelite.

Madonna arriti në aeroportin e Ben Gurionit me një aeroplan privat, teksa mbante një kapele në kokë, duke mos lejuar paparacët të shohin fytyrën e saj.


Videoja në fjalë sjell momentin e aterimit të këngëtares, e cila do të performojë në natën finale në “Eurovision 2019”, të shtunën më 15 maj.

Përndryshe, në radhë është nata e dytë gjysmëfinale e cila mbahet të enjte, dhe në të cilën do të konkurrojë edhe Shqipëria me shpresën për tu kualifikuar në finalen e madhe. / KultPlus.com

Madonna reagon për Eurovision: Nuk do të përkulem për t’ju përshtatur asnjë agjende politike

Gjatë mbrëmjes së kaluar ka startuar festivali evropian i muzikës, i njohur më mirë si Eurovision.

Në mbrëmjen finale që do të mbahet në kryeqytetin izraelit të Tel Avivit do të performojë disa këngë edhe Madonna.

Megjithëse nuk ka arritur një marrëveshje me Unionin Evropian të Transmetimeve dhe thirrjeve për bojkot, këngëtarja ka folur rreth kësaj teme për Reuters.

“Unë kurrë nuk do të ndalem së kënduari dhe nuk do t’i përshtatem agjendës politike të dikujt, as nuk do të ndalem të flas kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut kudo që të jetë në botë”, tha Madonna.

“Zemra ime prishet sa herë që dëgjoj për jetët e pafajshme që humben në këtë rajon dhe dhuna që bëhet për t’iu përshtatur qëllimeve politike të njerëzve që përfitojnë nga ky konflikt i lashtë. Shpresoj dhe lutem që së shpejti do të shpëtojmë nga ky cikël i tmerrshëm i shkatërrimit dhe do të krijojmë një rrugë të re drejt paqes “, shtoi ajo.

Ndryshe, nata finale e garës do të zhvillohet më 18 maj gjersa thirrjes për bojkot së palestinezëve dhe botës islame i është bashkuar edhe këngëtari, Roger Waters. 

Këngëtari shpërthen në lot pas bashkëpunimit me Madonnan

Pas disa muajve të njoftimit të një bashkëpunimi të ri, Madonna më në fund ka publikuar këngën e saj më të re “Medellin” në bashkëpunim me Maluman.

Mbretëresha e Popit dhe artisti urban nga Kolumbia për herë të parë ishin takuar në prapaskenën e VMA-së më 2018 me ç’rast kishte filluar edhe komunikimi i tyre rreth një bashkëpunimi, shkruan Billboard.

Në shkurt të këtij viti ata janë parë në një studio muzikore duke incizuar projektin muzikor.

Por, Maluma nuk është përmbajtur nga gëzimi për këtë “ëndërr të bërë realitet”.

Ai ka postuar në Instagram një video në të cilën shihet dukme qarë nga gëzimi.

“E pamundur të përmbajë lotët dhe emocionet pasi kam dëgjuar këtë”, është shprehur ai. “Nuk e dini gëzimin dhe çfarë përfaqëson kjo në jetën time. Ju thosha se është mirë të ëndërrosh”.

Më poshtë mund ta shikoni këtë moment emocionues të Malumas.

©

Përmes një klipi të shkurtër, Madonna paralajmëron albumin e ri

Madonna e ka publikuar një video të shkurtër nga klipi i saj i ri duke konfirmuar se albumi i saj i radhës do të titullohet “Madame X”.

Në videon e publikuar, mbretëresha e muzikës pop shfaqet në skena të ndryshme duke i ndërruar veshjet, transmeton Billboard.

Ajo ka thënë se këto ndryshime nënkuptojnë personalitetet e ndryshme të këngëtares, teksa gjatë klipit shpjegon se ajo është ‘Madame X’.

“Agjentja sekrete që udhëton nëpër botë duke i ndërruar identitetet, duke luftuar për liri dhe duke sjellë dritë në vendet e errëta” – ky është shpjegimi për ‘Madame X’.

“Madame X” që do të dalë gjatë verës, do të jetë albumi i 14 i Madonnas i incizuar në studio, ndërsa është albumi i parë që nga viti 2015 (pas “Rebel Heart”). /Telegrafi/ KultPlus.com

Madonna paguhet miliona dollarë për performancën e shkurtër në “Eurosong”

Ikona e popit Madonna disa muaj më parë ka lënë të kuptohet se mund të paraqitet në pjesën përmbledhëse të mbrëmjes së fundit të “Eurosong”, e cila do të mbahet në Izrael nga 14 deri në 18 maj.

Ajo mori kritika të shumta të publikut dhe të adhuruesve, për shkak se, pavarësisht situatës komplekse politike në Izrael, ajo do të performojë në natën finale të “Eurosong”. Madonna pas disa muajsh heshtje e pranoi se do të këndojë përpara një publiku të madh në Tel- Aviv.

Për këtë performancë, Madonna, sipas mediave izraelite, do ta marrë një pagesë marramendëse prej tre milionë dollarësh. Përveç kompensimeve bujare, të gjitha shpenzimet shtesë, përfshirë transportin, akomodimin në hotelin luksoz dhe aktivitetet shtesë, do të mbulohen nga miliarderi izraelit Sylvan Adams. Ai, përndryshe, është pronar i kompanisë më të madhe kanadeze për shitblerje të pasurive të patundshme dhe filantrop i cili mbështet projekte të shumta sportive dhe mjekësore në Kanada dhe Izrael, shkruan KOHA Ditore.

Image

Me këtë performancë, Madonna edhe një herë do ta konfirmojë se ende është një nga këngëtarët më të paguara në botë, megjithëse nuk performon më aq shpesh. Për çdo performancë të saj, mbretëresha e popit i inkason madje deri në disa milionë dollarë.

Madonna do të paguhet një milion dollarë për një shfaqje në Eurovizion

Madonna do të performojë për një milion dollarë në “Eurovision Song Contest” që do të mbahet në Izrael.

Kjo pagesë do të paguhet nga miliarderi Silvan Adams, i cili mori këtë hap pas bisedimeve me korporatën televizive izraelite, ku do të jetë një prej sponsorëve të festivalit evropian të muzikës.

Në vitin 2015, mbretëresha e muzikës Pop u shpall këngëtarja më e komercializuar dhe emri i saj është në librin e të dhënave të Guinness.

Madonna (Foto by Mike Coppola/Getty Images/Guliver)“Eurovision 2019” do të mbahet në Tel Aviv nga data 14 deri në 18 maj. Aktualisht, programi është përpiluar dhe pritet që çdo gjë të shkojë në rregull.

Theksojmë se disa shtete duke përfshirë Turqinë do të bojkotojnë këtë ngjarje madhore muzikore evropiane.

Ndryshe, Shqipëria në këtë festival do të përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”. / KultPlus.com

Madonna kujton Aretha Franklin: Ajo më solli këtu ku jam sot

Ndarja e çmimeve të MTV Video Music Awards është zhvilluar katër ditë pas vdekjes së këngëtares legjendare Aretha Franklin.

Këngëtarja e njohur Madonna, teksa në dorë mbante çmimin për “Videon e Vitit”, u kërkoi të gjithëve që të nderonin Franklin. Ajo fillimisht ka treguar se si Aretha e ka ndihmuar në hapat e parë të karrierës së saj.

Shumë vite më parë, Madonna ka kënduar “a cappella” një këngë të Aretha-s dhe teksa e kanë dëgjuar disa prodhues francezë, i kanë kërkuar asaj të shkojë në Paris për t’u bërë një yll. Pra, falë kësaj karriera e Madonna-s filloi të zhvillohej çdo ditë e më shumë.

NEW YORK, NY – AUGUST 20: Madonna speaks onstage during the 2018 MTV Video Music Awards at Radio City Music Hall on August 20, 2018 in New York City. (Photo by Michael Loccisano/Getty Images for MTV)

Mbrëmjen e djeshme në MTV VMAs, lidhur me këtë ajo është shprehur:

“Asgjë nuk do të kishte ndodhur pa ndihmën e Zonjës së shpirtit tonë. Po të mos ishte për të nuk do të isha bërë kurrë njeri. Ajo më solli këtu ku unë jam sot dhe ka rregulluar jetën e shumë njerëzve të cilët sonte janë këtu. Dua të falenderoj Aretha-n që na fuqizoi të gjithëve. Respekte!”. /KultPlus.com

Madonna feston 60-vjetorin

Ylli i muzikës pop, aktore e regjisore, por edhe shkrimtare, ajo mbush plot 60 vjeç këtë të enjte.

Emri i saj i plotë është Madonna Louise Veronica Ciccone, njihet shkurt me emrin Madonna dhe në karrierën e saj ka performuar në 10 turne koncertesh, sikurse ka shitur edhe mbi 300 milionë albume, duke u bërë kështu artistja femër me më shumë albume të shitura në të gjitha kohërat, sipas librit të rekordeve botërore “Guinness”.

Por, le t’i hedhim një vështrim të shkurtër karrierës dhe jetës së saj, që nga fillimet e hershme kur nisi të studionte për kërcim në Nju Jork, e deri te suksesi i pamohueshëm, karriera në kinematografi dhe jeta familjare, transmeton tch.

Madonna është rritur në Rochester të Michiganit. Ajo u zhvendos në Nju Jork në vitin 1977, ku studioi për kërcim e punoi si modele. Ajo ka treguar që në moshë në re përkujdesje ndaj pamjes dhe sigurisht edhe zhvillimit të stilit të saj personal.

Në fillimet e karrierës muzikore, Madonna regjistroi disa “demo” me të dashurin e saj Stephen Bray. Një letër refuzimi e momenteve të para, në vitin 1981, u shit në ankand në Nju Jork në vitin 2001, në të cilën një profesioniste e muzikës shkruante: Nuk besoj se është gati, megjithatë vërej tek ajo bazat e një artisteje të madhe.

Por, “demo”-t e saj ranë shumë shpejt në duart e bosit të “Sire Records”, Seymour Stein, në një kohë kur ajo po kurohej në spital. “Holiday” ishte hiti i parë që la gjurmë në karrierën e saj në tregun amerikan, duke hyrë në klasifikime në fundin e vitit 1983 dhe duke u ngjitur deri në vendin e 16 në janar të vitit 1984. Tituj të tjerë të karrierës së hershme janë ato “Like A Virgin” apo “Material Girl”.

Viti 1985 do të ishte historik për këngëtaren e re. Turi i saj muzikor i mbiquajtur “Virgin” korri sukses, u mbështet nga “Beastie Boys”, ndërsa Madonna performoi në një koncert historik “Live Aid”, në përpjekje për të grumbulluar të ardhura për viktimat e urisë në Etiopi.

Madonna mori pjesë edhe në filmin e saj të parë, dramën-komedi “Desperately Seeking Susan”, në vitin 1985, duke marrë vlerësime përgjithësisht pozitive nga kritikët dhe frekuentuesit e kinemave.

Artistja u martua më pas me aktorin Sean Penn në një skaj të Kalifornisë, në vitin 1985, ndërsa media bënte xhirime nga helikopterët, kurse ajo iu përgjigj me një mesazh tejet të fortë. “Nuk duhet ta përsërisni më”, drejtuar fotografëve, por i shkruar në rërën e plazhit.

Çifti luajti gjithashtu në filmin e vitit 1986 “Shanghai Surprise”, i vendosur në kohë në Kinën e pushtuar nga japonezët gjatë vitit 1938.

Por, do të ishte albumi i saj i tretë “True Blue”, i publikuar në 1986-n, ai që do të përcaktonte ngritjen e saj në nivelin e yllit të popit, pasi kapi vendet e para në 12 vende dhe prej atij albumi dolën plot 5 hite.

Njëri prej tyre ishte “Papa Don’t Preach”, një këngë që i dedikohej shtatzënisë në adoleshencë, duke provuar edhe njëherë se Madonna ishte një artiste që nuk trembej të trajtonte çështje kontroverse.

Në vitin 1989, Madonna do të ndahej nga Penn, ndërsa po atë vit do të publikonte këngën “Like A Prayer”, videoklipi i së cilës shfaqje djegien e kryqit dhe këngëtaren teksa puthte një shenjt me ngjyrë. Nuk ishte aspak çudi fakti që ajo provokoi shumë protesta të zhurmshme. Pavarësisht debateve e kundërshtive, albumi kapi menjëherë vendin e parë.

Albumi u përvijua me këngën “Vogue” dhe turin “Blond Ambition”, me një ndryshim të theksuar të imazhit të Madonnës. Këtë herë, në qendër të mesazheve të saj ishin seksualiteti dhe femra.

Në vitin 1992, Madonna nisi të prekte me dorë penën, duke shkaktuar sërish debate. Ajo botoi një libër ilustrativ të titulluar “Sex”, ku shfaqej vet Madonna në një seri pozash tejet të nxehta, disa prej të cilave me personazhe të njohur të modës, si Naomi Campbell dhe Vanilla Ice. Sigurisht, edhe këtë herë reagimet ishin të përziera, disa e kritikonin, ndërsa të tjerë e duartrokisnin për kurajon e saj dhe mesazhin e fuqizimit.

Në vitin 1996, karriera kinematografike e Madonnës do të pasurohej me rolin kryesor të Evitës, Evita Duarte, gruaja e presidentit argjentinas Juan Peron. Vajza e parë e Madonnës, Lourdes, u soll në jetë në vitin 1996, pas lidhjes me trajnerin e fitnesit, Carlos Leon.

Madonna iu rikthye muzikës në viti 1998 me albumin “Ray Of Light”, me një stil dance dhe elektronik, e me tema si fama dhe prindërimi.

Regjisori Guy Ritchie do të ishte personi tjetër që do të hynte në jetën e Madonnës në vitin 1998, pasi u njohën gjatë një feste të zhvilluar nga gruaja e Sting, Trudie Styler. Me Ritchien, Madonna solli në jetë djalin Rocco, i cili u pagëzua më 21 dhjetor të vitit 2000. Ditën tjetër çifti u martua, me ceremoninë martesore të zhvilluar në kështjellën “Skibo” në Inverness të Skocisë. Mes të ftuarve “VIP” ishin Rupert Everett, Stella McCartney dhe Donatella Versace, sikurse edhe aktorja Gëyneth Paltrow, si shoqëruesja e nderit.

Ritchie e përfshiu gruan në filmin “Swept Away” të vitit 2002, ku spikat edhe roli i aktorit italian Adriano Giannini. Filmi tregonte historinë e një personazhi të njohur të bllokuar në një ishull të Mesdheut, me një marinar komunist.

Viti 2003 do të sillte një tjetër gjest të çuditshëm të Madonnës, teksa u puth me gjuhë me Britney Spears dhe Christina Aguilerën në mesin e një performance në “MTV Video Music Awards”, një ngjarje që sigurisht merr shumë vëmendje mediatike.

Madonna e zgjeroi familjen e saj teksa adoptoi foshnjen 13-muajshe David nga Malavi, duke marrë miratimin përfundimtar në vitin 2008. Po atë vit, Madonna e Ritchie do të divorcoheshin, duke i dhënë fund martesës 8-vjeçare.

Në vitin 2012, Madonna u bë e para femër e një finaleje “Super Bowl”-i që rrëmbeu titujt kryesorë të medieve, që kur Janet Jackson pati një “keqfunksionim të veshjes” në vitin 2004. Performanca e saj vendosi një rekord për audiencën më të lartë të shikueshmërisë. Në atë finale ishin edhe Nicki Minaj, Redfoo dhe Skyblu, në stadiumin “Lucas Oil” të Indinapolisit.

Në vitin 2014, Madonna u shfaq në tapetin e kuq me djalin David Banda Mwale Ciccone Ritchie në përvjetorin e 56 të Çmimeve “Grammy”, në Los Angeles të Kalifornisë. Në vitin 2016, Madonna dhe ish-bashkëshorti Ritchie e çuan në gjykatë mosmarrëveshjen për kujdesin e 16-vjeçarit Rocco.

Në vitin 2017, “Forbes” përllogariti pasurinë e Madonnës në 580 milionë dollarë, duke e bërë atë femrën më të pasur artiste në tokën Amerikane. Celine Dion ishte ndjekësja më e afërt me 380 mln dollarë./ KultPlus.com

“Don’t Cry for Me Argentina” (VIDEO)

“Don’t Cry for Me Argentina” është një ndër këngët më hit të këngëtares me famë botërore, Madonna, shkruan KultPlus.

Një këngë e tillë ishte lansuar qysh në vitet e 70-ta dhe ishte dedikuar për Zonjën e Parë të Aegjentinës, Evita.

KultPlus ju sjellë versionin e këngëtares Madonna./KultPlus.com

Evolucioni i bukurisë së Madonnës: Gjurmimi i 20 transformimeve të saj ikonike (FOTO)

Madonna ka rizbuluar shumë herë bukurinë e saj gjatë karrierës. Pas dekadave të tëra pasi ajo hyri në sferën e muzikës së popit me një kulturë bionde perokside, me këngën “Material Girl”, ajo tani një 59 vjeçare, vazhdon edhe të jetë renegatë e bukurisë, përcjellë KultPlus.

Megjithëse ajo është aktualisht sinonim i një bionde, nuk është e lehtë të harrosh se ikona e muzikës, Madonna Louise Ciccone që erdhi nga Bay City, Michigan, arriti në skenën e klubit të Nju Jorkut me pamjen natyrale të një zeshkaneje. Pamja e saj kishte vazhduar të jetë e zakonshme deri në momentin kur pamja e saj iu besua stilistes Maripoli, që së pari e filloi zbardhjen e kaçurreleve të modës së viteve ’80.

Ndërsa mbante vetulla të trasha dhe buzët e saj të kuqe, ajo në fillim të viteve të 90-ta u karakterizua me periudhën e turneut të saj “Blond Ambition”, ku shfaqej duke kombinuar kostumet e Jean Paul Gauiltier me flokët e kapura lartë, me flokët e inspiruar nga Marilyn-Monroe. Por, Madonna kurrë nuk ka qenë për minimalizëm, para se të hynte në kontakt me anën e saj bohem dhe duke adoptuar tekstet më të gjalla, ajo përqafoi Kabbalah-n dhe mbizotëroi listat me këngën “Ray of Light” të vitit 1998.

Që nga fillimi i viteve 2000 deri në ditët e sotme, ajo rrallë ndalohet për të dhënë një goditje, veçanërisht kur është fjala për ndryshimin e pamjes së saj. /KultPlus.com

Fotografitë e pashfaqura të Madonnës tregojnë se ajo do të bëhej një superyll (FOTO)

Fotografi Richard Corman përmes fotografive e sjellë versionin e një Madonne të re. Në fillim të viteve 1980, kur këngëtarja veçse kishte filluar karrierën e saj në muzikë dhe film, Corman gjatë kësaj kohe shpenzoi muaj të tërë duke fotografuar këngëtaren, shkruan Vogue, përcjellë KultPlus.

Corman shprehet se që nga moment i parë kur ishte takuar me Madonnën e kishte vërejtur se ajo është një person i veçantë.

“Ajo ishte qesharake në mënyrën më argëtuese. Në momentin kur unë arrita tek ajo, ajo më shërbeu espresso dhe çamçakëz në një pjatë prej argjendi”, ka thënë Corman.

Në 66 fotografitë që ishin shkrepur në shtëpinë e vëllait të Madonnës në Manhatan, ajo ishte kujdesur vetë për stilin e veshjes. “Ajo kishte veshur streçe të bardha nën xhinsit e grisura. . . kurse në duar kishte vënë byzylyk të zinj, të cilët ajo ua shpërndante miqve të saj. Grimi i saj ishte i zymtë, buzët e saj ishin të kuqe, dhe mbi buzë kishte të vizatuar një nishan “, thotë Corman./ KultPlus.com

Dua Lipa ndjekë stilin e Madonna-s (FOTO)

Këngëtarja e njohur Dua Lipa e cila po shënon sukses të madh në botën e muzikës, si duket po ndjekë stilin e këngëtares së madhe Madonna, shkruan KultPlus.

Madonna e cila ka tundë skenat në tërë botën, përgjatë performancave të saj, ajo gjithnjë është komentuar edhe për dukjen e saj.

Dhe një inspirim nga veshjet e Madonna-s, duket ta ketë marë edhe Dua Lipa, pasi që, përgjatë një performance, shihet të ketë veshur një korset që është i stilit të Madonna-s.

Korseti i Madonna-s, të cilin e ka përdorë përgjatë turit të saj botëror në vitet e 90-ta, mbetet si veshja më e përfolur e këngëtares Madonna, veshje që janë përfshirë edhe në muzeume. Kurse Dua Lipa me këtë veshje është parë në performancën e “Later… with Jools Holland” ./KultPlus.com

Rita Ora interpreton këngën e famshme “Like a Virgin” nga Madonna (VIDEO)

Këngëtarja e famshme Rita Ora ka performuar një pjesë të këngës “Like a Virgin” të këngëtares super të famshme Madonna, shkruan KultPlus.
Rita Ora ka kënduar në Radio 1 Live Lounge, ku pos këngës së Madonna ka kënduar edhe një pjesë të këngëtarit Travis Scott./KultPlus.com