Më lodhi mundimi në shpirt tërë jetën Ta them lakuriq të vërtetën. Po s’munda ta them ngaherë të plotë, Se ishte zuskë kjo botë. Tani më vjen keq për aq sa gënjeva, Megjithëse gënjyen dhe Adami dhe Eva Të paret gënjeshtarë të mjerë Dhe kjo më jep ngushellim herë-herë. /KultPlus.com
Për të mbushur çdo çast çdo lloj arme Dhe më të zellshmit për vrasjen janë ata që predikojnë kundër Dhe më të zellshmit për urrejtjen janë ata që predikojnë dashurinë Dhe më të zellshmit për luftën – përfundimisht – janë ata që predikojnë paqen. Mos i zini besë Burrit mesatar Gruas mesatare Mos i zini besë dashurisë së tyre. Dashuria e tyre është mesatare, kërkon shpirtvogëlsinë Por ka gjenialitet në urrejtjen e tyre Ka mjaft gjenialitet në urrejtjen e tyre për t`ju vrarë, për të vrarë këdo Ngaqë nuk duan vetminë Ngaqë nuk kuptojnë vetminë Mundohen të shkatërrojnë Gjithçka Ndryshon Prej tyre. Duke qenë të paaftë Të krijojnë art Nuk e kuptojnë artin. Shohin në dështimin e tyre Si krijues Veç një dështim Të botës. Duke qenë të paaftë të duan plotësisht Besojnë dashurinë tuaj Të paplotë Si pasojë, ju urrejnë Dhe urrejtja e tyre është e përsosur Si një diamant që shkëlqen Si një thikë Si një mal Si një tigër Si helmi Arti i tyre më i madh.
Rrugës së ecur me këmbët kallo dhembja nuk mund të hedhet në kontejnerë bota vazhdon ballon e marrëzisë
Kronikave të zeza I shtohen gratë e mbijetuara fjalët që plotësojnë fjalëkryqet e jetës tjerat shtrirë në njërën prej divaneve
Përditshmëria lëvizë shumëzon veten
Diku ekziston një kuptim që mund të krijohet mbase duhet të mos ecim më kështu do t’i shpëtojmë bijtë nga përkulja që përditshmëria ua fal /KultPlus.com
Kur të vdes unë mbyll derën dhe pi e pi atë natë Hapi shishet e verës që nuk pimë dot bashkë (Uh, sa na mbeten, një kantinë e tërë,) Pi edhe shamë që të tradhëtova me vdekje Burrë i pabesë, …si uji në rërë… Lexo nja dy këngë të miat, të trishta Pastaj grisi dyshemese (Pa pikë mëshire, pa lotë,) Më shaj që nuk të këndova siç e meritoje, S’t’u bëra poeti më i mirë në botë. Për inatin tim nxirri gjinjtë jashtë këmishës Më thuaj: ja ku i kam akoma plot jetë, (Ç’t’i bëj tani pa ty, zuzar,) Po tashmë kam ikur e si të ta them Që për to do të rrotullohem Edhe brenda në varr… Kur të vdes unë mos ma fal tradhëtinë e fundit me vdekje, (Atë më të poshtrën, më të pabesën.) Veç mbaje një sy hapur tek dritarja, se s’ dihet, Mund të bëj marrëveshje …e të vij …Me vesën…/ KultPlus.com
Mes turmës së njerëzve jo, më falni nuk pati njerëz pati trupa të tharë prej dhimbjes ishim vetëm rroba të përpëlitura për mish të gjallë aty, po aty u dëgjuan vajet e dy grave, nënës e motrës jo, më falni nuk ishin dy gra ishin dy pjata kuzhine të copëtuara dy skenarë të palexueshëm dy mëlmesa të pakëndshme disa qeliza të plasaritura por më erdhën, në eho në qendër të varrezave, edhe varreza tjetër e gatshme ta përthithë jetën angazhimin, elegancën, aktivitetin fizik, rrezatimin e mahnitshëm buzët e kuqe, zërin e kërcitshim çmimet, udhëtimet cirkun fluturues që ajo e solli në dritë festivalin që i del çdo vit në pritë jo, më falni jo çdo vit, por ditë për ditë ajo i vërsulej një dragoi që erdhi pa ftesë dhe hyri ku nuk pritej, ku nuk shihej për të provuar një disfatë jo, më falni nuk rrëzohet lehtë një Vjosë e matur, e përmbajtur, e plotësuar motorike, e furishme si qielli në ditën e fundit të kortezhit mbushur breshër, breshër, e breshër dehje në violinë, në piano, çarje e vaj, vaje, vaj i motrës, i nënës (në cilën botë prindi duhet ta varrosë fëmiun e tij?) vaj i Zotit edhe i të paplotit vaj i imi, plasje e shpirtit për Vjosën që vallëzoi larg kaq ishte jeta e një njeriu. /KultPlus.com
Kur shiu tërsëllin në fytyrën tënde, Dhe e gjithë bota të është qepur pas, Mund të të ofroj një përqafim të ngrohtë Që të ndjesh dashurinë time.
Kur shfaqen hijet e mbrëmjes dhe yjet E kur askënd nuk ke të të fshije lotët, Mund të të shtrëngoj për një milion vjet Që të ndjesh dashurinë time.
E di që mendjen nuk e ke mbledhur ende Por unë kurrë nuk do të të bëja keq, Këtë e kam ditur qysh prej çastit që u takuam Dhe në mendjen time s’ka asnjë dyshim, vendin ku e ke.
Do të vuaja urie, në blu dhe në zi do të nxihesha, Do të zvarritesha për ty, përgjatë rrugës, Nuk ka asgjë të cilën nuk do ta bëja për ty, Që të ndjesh dashurinë time.
Stuhitë po trufullojnë mbi detin zemërak, Dhe mbi rrugën e pendesës, Erërat e ndryshimit po fryjnë të egra dhe të lira, Dhe ti ende nuk ke parë askënd si unë, kurrë!
Mund të të beja të lumtur, ëndrrat t’i përmbushja, Nuk ka asgjë për ty që s’do ta beja. Për ty do të shkoja deri në fund të botës, Që të ndjesh dashurinë time.
Lawrence Ferlinghetti. Përkthyer nga Fadil Bajraj.
Bota është një vend i bukur të jesh i lindur në të po s’të prishi punë lumturia të mos jetë gjithmonë bash burim kënaqësie po s’të prishi punë ta shijosh ferrin herë pas here bash atëherë kur çdo gjë të shkon për qejfi ngase bile as në parajsë nuk këndojnë gjithë kohën e lume
Bota është një vend i bukur të jesh i lindur në të po s’të prishi punë që do njerëz vdesin vazhdimisht apo ndoshta vdesin urie për një farë kohe që nuk është bash aq keq nëse nuk jeni ju
Oh bota është një vend i bukur të jesh i lindur në të nëse fort s’ta ndien për disa tru trumcakësh që gjenden në pozita të larta apo për një a dy bomba që eksplodojnë herë pas here në fytyrat tuaja të përmbysura apo padrejtësi të tjera të tilla si shoqëria jonë e famshme që është pre e njerëzve të saj të shquar dhe njerëzve të saj të zhdukjes dhe e priftërinjve të saj dhe e policëve të tjerë
dhe e segregacioneve të saj të ndryshme dhe e hulumtimeve kongresiane dhe e kapsllëqeve të tjera që trupi ynë i trentë mund t’i trashëgojë
Vërtet bota është vendi më i mirë për shumë gjëra të tilla siç është skena zbavitëse skena e dashurisë skena e trishtueshme këndimi i këngëve të dëshpërimit dhe pasja e inspirimit endja andej-këtej shikimi në çdo gjë marrja erë luleve qirja e statujave dhe bile të menduarit dhe puthja e njerëzve lindja e foshnjeve dhe veshja e pantollonave heqja e kapelës dhe vallëzimi notimi në lumenj shkuarja në pikniqe në mes të verës dhe në përgjithësi ‘të jetosh sipas qejfit’ Po ama bash në atë çast vjen varrtari buzagaz./ KultPlus.com
KultPlus ju sjell njërën nga poezitë më të njohura të Beqir Musliut, ”Mbretëria e rrënuar e Kosovës”.
Zemra kemi mundur t’i nxjerrim në secilin trëndafil Derisa bozhuret të ligjërojnë mbi atë mbretëri Që është rrënuar deri në gurin e fundit të themelit Përse nuk arritën ka krijojnë as pamjen e mykur
Këtu asgjë nuk është në atë vend siç ka qenë As beteja që ka vallëzuar me koka dhe shpata Zllapohet tash gjaku e bozhuret hanë vetveten Në mungesë të bukës që e sosi mbretëria e marrë
Luftëtarët i varëm për degët e historisë Kemi mundur t’i kërkojmë fëmijët tanë nëpër luftëra Të cilët na i mësuan emrat si të stërgjyshërve Apo i ndrydhën në këtë ditë që është jatagan
Nëse prapë zë fill beteja atëherë ku jemi ne Do të ktheheshim në zanafillë apo do të mbylleshim Në zemrat e bozhureve si në zemrat tona robër Të ëndërrojmë parajsën e kuqe si vuajtjen tonë
Por këtu gjithçka tjetër është rrënuar përveç nesh. / KultPlus.com
Dhe nëse do që të më duash mos me duaj me asgjë tjetër, veçse me dashuri. Kurrë mos thuaj “E dua për buzëqeshjen, për vështrimin, për mënyrën fisnike të të folurit, për idetë e saj që përkojnë, me të mija të cilat një ditë më bënë të qetë.” Këto gjëra,i dashur, mund të ndryshojnë në vetvete ose të ndryshojnë për ty. Kështu një dashuri mund të zhduket. Dhe ti mos më duaj gjithashtu me keqardhje për të fshirë lotët në faqet e mia. Të qarat mund t’i harrojë kush e pati gjatë komfortin tënd, e të humbasë, kështu, dashurinë tënde. Por ti më duaj, vetëm me dashuri të dashurisë, që rritet në ty, me një dashuri eterne !/ KultPlus.com
Gjysma e qiellit me re dhe gjysma tjeter e kalter Kete harmoni shkrepetima e prish Gjysma e shpirtit e ngrire dhe gjysma tjeter e vaket Dhe ne gjoks nje ankth si iriq.
Ndaj sot nuk do shkojme kurrkund, As ne koncert, as ne park, as ne varre; Ti shko ne dhomen tjeter dhe mbesen perkund Dhe une po ndez nje cigare.
Mbase kujtohet im bir arratisur ne bote Dhe prish heshtjen e dhjamur mbi telefon! Ah, kjo cigare qe pi eshte e forte, E ndiej kur ne gjoks me shtrengon. /KultPlus.com
Sot, Duke ecur rreth Shatravanit Dikush më tha Zonjë, e shikon Se as Prizreni Nuk është si dikur
Gur mbi gur Kujtimet vijën nga baladat
Sokakët janë ngushtuar Si hartat e atdheut Atje në theqafje
Blerimi e lumi Kanë marr trajtë të Rozafës Pa pra lëngon Lumëbardhi
Vetëm dielli e liria Si dikur Kanë të njëjtën ngrohtësi
Të dashur miq Prizreni nuk është si dikur Retë shkërmoqen nga rrufet Mesazhet me tri të panjohura Vijnë turrshëm Nga Kalaja e Krujës Tek Kulla e Ymer Prizrenit
Prizreni nuk është si dikur
Ekuacion me tri të panjohura E unë, Edhe ju, Në çdo kohë Folëm e flasim ilirisht Pa u dridhur qerpiku Në kalanë që prore sogjeton Kohët beronjë
Megjithatë, Prizreni nuk është si dikur I ringjallur nga rrebeshet Në stinët që shkojnë e vijnë Duke u puqur në mes veti Me të njëjtin zjarr. / KultPlus.com
Kosovë, o vend’ i famshëm i trimnis, Kosovë, o lule e bukur e Shqipnis! Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke, …Si vashë e virgjen: nuse sikur je; Dhe malet me bor Mi krye i ke kunor!
Kosovë, o atdhe i lavduem i burrnis Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumelis! Nalt mbaje kryet t’and si gjithmon Difto-u e zonja; koha sot e don Ti t’çohesh përseri N’luftë t’mbarë për liri!
Se teje të madhe shpresë ushqen Shqipnija Me burra ti q’i len, t’gjatë si selvija, Sakola mali, shoq në bot’ që s’ kanë Si luaj e si dragoj plot forcë që janë, Që e derdhin gjakun prrue Atdheun për m’e shpëtue!
Ke bij që s’kanë drojë asnjë pikë As syni far’ u tutet, s’dinë as frikë Anmikut kur i sulen me rrebtsi Si breshni mi te hidhen me duhi.
Gra e vasha ke, si zana sy-mëdha Trimnesha qi Shqipnija din m’i ba Qi rrokin armët në luftë me gas tuj shkue Ja se me mund, ja se me dekun tuj luftue! Për nder të shtëpis s’vet; E falin shpirt e jet!
Kosovë, o trimneshë, lule e rrallë Detyrën tin’ e ke me dal sot n’ballë Se mbrrini koha, tokën për m’e mprue Anmiqt e motçëm jashtë me i dëbue Se mjaft e kanë robnue Dhe n’ zjarm e kanë prue!
A mund m’e durue pa pra kët zgjedhë Që të huejt para syve të t’venë ledhe Për me t’rrzue nër kamb’ e për me t’shkel Për me t’ba gjithë copë, mirë si ju del Dhe duersh mos të lëshojn’ Prej faqes s’dheut të t’shojn!
Disa “Serbi e vjetër” duen me i thanë “Maqedhoni” do t’ jerë emnin ja lanë! Atyne si u pëlqen kufijt i venë Shqipnija veç mbas dojes s’tyne me kjenë; Mendojnë pa turp kurrfarë Se s’ka nji komb Shqiptarë!
Përpara burra, rrokni hut’ e shpatë Prej zis pështonëje Kosovën e ngratë At’ nanën t’uej t’lidhun kamb’ e dur Q’ anmiqt e kan vorrue me dhe e me gur, Me lott qi qan e ankon E asnji nuk i ndihmon!
Shqyptarë mos kujtoni bes’ e fe Po nanën ju kujtoni qi u ka le Qi ka mbet fill e vetum si gru e ve Prej bijet e harrume mi ket dhe! Se ansht turp i math për ju Të huejt me i u çnderu!
Sot ora mbrrini, dita e bekueme Shqipnin m’e ba në bot’ një vent t’lirueme! Kosovës emnin me ja ngref te qilli Për çud të botës sa ka me shkëlzy dilli Me rrnue një Shqypni Si zonjë në lumni.
Shqyptarë, çoni-u, vllazën ora mbrrini Si Geg’ e Toskë nalt flamurin e ngrini! Një Manastir, Shkup, Shkodër e Janinë Një trup bani-e an’ e mb’anë Shqypninë Si ç’trimit mirë i prek Me nder n’luftë me dek! / KultPlus.com
Si tufa mëndafshi t’artë në të kaltërten shami, n’mes dy duersh t’bardha, dy kodra në borë- flakron përëndimi…Retë mbi krye prorë ngasin nëpër qiell dhe zhduken n’hapsi.
…Dhe drita e mbrame shuhet mbi çdo sukë: cipa e natës shtrihet mbi fushat e përhime, malet heshtin n’errësi si me qenë të ngrime, si të humbet jeta-xho gja u nxi, u zhduk.
N’ajri ndihen klithmat e natës që ra- drujt pran rrugës era i përkund… Ndërsa drita e bardh, e tretun dikund,
shigjeta të flakta mpreh errësinës me i ra. Terri sundon botën. Katundet e shtrime në mes të natës prehen n’lugin me andrrime. /KultPlus.com
kur dikush të kërkon bukë ndaje koren e fundit me të bija ime më mirë të jeni bashkë pak të uritur se të ngopesh vetëm
kur dikush ta lyp një pikë ujë në orë zori shpije te pusi i oborrit nën man ka vite që është prerë ajo pemë e vjetër por hija i bën ende fllad
kur dikush ta fyen njerëzillëkun bija ime prishi krejt urat digji tërë anijet mos ji kurrë as grua as nënë as bijë e askujt po s’qe së pari njeri. /KultPlus.com
Lulzim Tafa më ka treguar Se nëna i ka shkuar në parajsë Kështu ndjesia e jetës shëmbëllen Me një fëmijë të papërmbajtur Që vrapon pas xixëllonjave Deri në fund të ëndrrës Dhe e humb lojën Për dëshirën e paplotësuar I mashtruar nga të mëdhenjtë Dalëngadalë e zë gjumi Si pëllumbin e bardhë Lulzim Tafa më ka treguar Se nëna i ka shkuar në parajsë Asnjë fjalë nuk do t’ia them Pa përfunduar ora letrare Pastaj një nga një Do t’i numërojmë të gjitha pikat e lotve Si fijet e barit të Walt Whitman Askush nuk përmallohet Më shumë se dhimbja Ndërsa vetëm fjala nënë Bëhet e vërtetë absolute Lulzim Tafa më ka treguar A shkurtohet pagjumësia e shpirtit Pa kapërcyer pragun e ëndrrave Veshur me gjethe të bardha trëndafili Posa hapen sytë Me pa dashurinë a përgjigjet Kjo është gjithë soditja Deri te e padukshmja e realitetit Sidoqoftë nuk bëhet fjalë për harrimin Se në cilin krah të jetës Është udha e pikëllimit Si ngjallet fytyra e nënës Sidomos buzëqeshja e saj e praruar Midis qiellit dhe tokës Është e vërtetë se më ka treguar Në cilin çast nuk hesht lutja Sa të jetë gjallë njeriu Pse nuk ka zë tjetër Më të ëmbël Pse nuk ka të tjera duar Më të bekuara Pse nuk ka përqafim tjetër Më të lumtur Lulzim Tafa më ka treguar Si nuk binden rrahjet e zemrës Brenda kafazit të pikëllimit Asnjëherë nuk mësohemi Me fundin e mërzisë As kur ndahet shpirti nga trupi As kur bashkohen lumenjtë e vetmisë Lulzim Tafa më ka treguar Se nëna i ka shkuar në parajsë Askush nuk përmallohet Më shumë se dhimbja