Khaled Hossein: Ka vetëm një mëkat, një të vetëm, vjedhja

Khaled Hossein është një autor afganistano-amerikan. Ai ka jetuar në SHBA që kur ishte 15 vjeç dhe është shtetas amerikan, shkruan KultPlus.

Emri i këtij autori mbahet mend për dy romane mjaft të sukseshme, por që shtjellojnë brenda vetes histori të vuajtjes dhe pabarazisë. Përmes këtyre dy elementeve, autori i madh ka arritë të prek emocionet e njerëzve në mbarë botën, dhe të bëhet një nga autorët më të kërkuar.

Një ndër romanet më të shitura të këtij autori është, “Njëmijë diej Vezullues”, që arriti të shes një numër tejet të madh kopjesh. Një sukses të jashtëzakonshëm e pati edhe me librin “Gjuetari i balonave”, i cili u publikua në vitin 2003. Ky libër konsiderohet si një nga librat më te shitur në botë, me më shumë se 15 milionë kopje të shitura. KultPlus sot ju sjellë një pjesë te shkurter, por shumë të rendësishme të ketij libri që përcon një mesazh tejet njerëzor.

“Ka vetëm një mëkat. Një të vetëm. Vjedhja. Çdo mëkat tjetër është vetëm një variant i vjedhjes. Kur vret një njeri, i ke vjedhur jetën. Vjedh të drejtën e gruas për të pasur një burrë, u vjedh fëmijëve babanë. Kur i thua një gënjeshtër dikujt, i vjedh të drejtën për të njohur të vërtetën. Nëse tradhton, i vjedh të drejtën për besnikëri”./ KultPlus.com

Mania për telefonat celularë, kështu kosovarët e kanë ndjekur koncertin e Rita Orës

Koncerti i Rita Orës që u mbajt për shënimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë, ende po shpërfaqet në mënyra të ndryshme, duke shpërndarë emocionet e këtij koncerti, që po vlerësohet ti ketë mbledhur rreth 300 mijë qytetarë, shkruan KultPlus.

Po për dallim prej viteve më të hershme, kur koncerti është shijuar vetëm duke parë artistin dhe duke dëgjuar muzikën, tashmë është trendi tjetër, për të filmuar koncertin me celularë.

Driton Bublaku, fotograf, ka realizuar këtë fotografi, pikërisht në koncertin e Rita Orës ku shihet audienca me telefona në duar, të cilët janë duke marë pamje dhe incizuar koncertin e të famshmes Rita./ KultPlus.com

Suksesi i Dua Lipës po i lumturon edhe politikanët, krenar edhe Shpend Ahmeti

Dy cmimet e Dua Lipas në Brit Awards, që shënon kështu edhe fitoren e parë të një artisti shqiptar në këtë ngjarje të madhe britanike, përpos që ka gëzuar qytetarët e Kosovës, një gëzim i tillë po reflektohet edhe te politikanët, shkruan KultPlus.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shfaqë gëzimin e tij për fitoren e Duas, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku shihet një fotografi e tij bashkë me Duan.

Congrats Dua! Krenar me Dua Lipa! ka shkruar Ahmeti. Njëherit, suksesi i Dua Lipas në Brit Awards është edhe nominimi i saj në këtë event, pasi që, është artistja e parë britanike që ka shënuar kaq shumë nominime në një edicion, duke numëruar pesë nominime./KultPlus.com

Ekspozitë me fotografi në 82-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit

Më 26 shkurt në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, hapet ekspozita me fotografi për 82-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë hapet nga Ambasada e Kosovës në Bernë në bashkëpunim me Fondin “Nderi i Kombit Adem Demaçi” ndërsa do të qëndroj e hapur deri më 9 mars.

Ekspozita me fotografi në 82-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit hapet me fillim nga ora 18:00./ KultPlus.com

Serbët kanë albanofobi, ka thënë shkencëtarja serbe Dubravka Stojanovic

Shkencëtarja serbe ka dhënë një deklaratë lidhur me pikëpamjen serbëve për shqiptarët. Dubravka Stojanovic ka thënë se serbët kanë albanofobi. Ajo gjithashtu tregoi për masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1844, 1912 e tutje…

“Albanofobia ose urrejtja ndaj shqiptarëve, është shumë e pranishme në Serbi. Albanofobia shprehet me stereotipe negative, me paragjykime dhe diskriminim ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptar”, thotë shkencëtarja Stojanovic.

Ajo gjithashtu tregon se Albanofobia mund të marrë formën e racizmit, nëse është e lidhur me besimin se shqiptarët janë një lloj race inferiore. Ndjenjat anti-shqiptare janë pasqyruar në përdorimin e titullit «shiptari», që kanë konotacione negative dhe në gjuhën serbe konsiderohet ofendim.

Gjatë gjithë historisë, shumë intelektualë serbë kanë propozuar projekte të ndryshme anti-shqiptare, janë të shquar si: Jovan Cvijic, Vaso Çubriloviç, Ivo Andriç, Vukotiq, Stevan Moljević dhe të tjerët.

“Fillimet e propagandës anti-shqiptare në Serbi datojnë që nga fundi i shekullit të 19-të dhe janë të lidhura me aspiratat e shtetit serb ndaj territoreve të Perandorisë Otomane, të cilat banoheshin nga shqiptarët.

Pas luftës serbo-turke dhe zgjerimit territorial të Principatës së Serbisë në vitin 1878, ndodhin dëbime masive me dhunë të shqiptarëve etnikë nga rajonet e pushtuara (kryesisht nga rrethi i Toplicës, dikur i banuar me shqiptarë) dhe duke djegur fshatrat shqiptare dhe pjesë të qyteteve.

Edhe pse shumë personalitete serbe atëherë e kanë kundërshtuar dëbimin e popullsisë shqiptare, kryeministri serb Milan Piroćanac me këtë rast kishte deklaruar për këtë: Nëse do t’i lejonim të qëndrojnë këtu, do të na krijojnë probleme”, tregon shkencëtarja.

Rritja e mëtejshme e ndjenjave anti-shqiptare që lidhen me pretendimet e politikës së jashtme të Principatës së Serbisë të parapara në Nacertanije, në Kosovë, Maqedoninë perëndimore dhe veri të Shqipërisë, të cilat janë të banuara nga popullsia muslimane shqiptare.

Autorët serbë i përshkruajnë shqiptarët si banditë dhe uzurpatorë, duke theksuar krimet e tyre kundër serbëve gjatë periudhës osmane.

“Ata, popullsinë shqiptare në Sanxhakun e Novi Pazarit, Kosovës dhe Maqedonisë i paraqesin si lum vërshues i dalur nga shtrati i vet dhe se Serbia do të kthehet në të ashtuquajturin kufi. “E drejta e Shqipërisë”, thotë Stojanovic /SHQIPTARI.EU/

Statistikë osmane e vitit 1908: Tuzi me 100% shqiptarë, Prizreni pa asnjë qytetar turk

Një kopje të një botimi shumë interesant ka publikuar faqja Shqiptarët në Malësi. Bëhet fjalë për një statistikë turke (1908 – 1909), ku tregohen vendet me shumicë të popullsisë shqiptare me numër të saktë të popullsisë dhe përqindje.

Në këtë statistikë bien në sy vendet shqiptare në Mal të Zi: Tuzi, Gucia dhe Rozhaja. Sipas kësaj statistike, Tuzi kishte 7647 banorë dhe të gjithë ishin të përkatësisë etnike shqiptare.
Gucia kishte gjithsej 12073 banorë nga të cilët 9905 prej këtyre banorëve ose 82,6% ishin shqiptarë, 1812 banorë apo 15,5% ishin serbë ndërsa të tjerë ishin 356 banorë apo 2,9%.
Rozhaja kishte gjithsej 17466 banorë prej ku prej tyre 15032 banorë apo 86,5% ishin shqiptarë kurse 2434 banorë apo 13,5% ishin serbë.

Disa enë të vjetra të cilat janë pjesë e trashëgimisë së luajtshme të Muzeut të Kosovës

KultPlus ju sjellë disa enë të vjetra të cilat janë pjesë e Muzeut të Kosovës. Si vegshi, ferashi, çerepi, ibriku i drurit. Trashëgimia e luajtshme arkeologjike e Kosovës është dëshmia më mirë e pasurisë sonë kulturore., shkruan KultPlus.

Çerepi është një Enë balte e punuar nga shtëpiaket për pjekjen e bukës, në përdorim deri në shek. XX.
Ibrik druri apo ena për mbajtjen e ujit. I përket shek. XIX. Mbajtëse gotash (Ferash) -Është gjetur në Begracë të Kaçanikut, i përket gjysmës së parë të shek XX. Shportë për mbajtjen e lugëve. Prodhim nga druri, shek. XX.

Dy pamje të tabakut të kafesë (Drugdhendje) -E përdorur për të vendosur kafenë e pjekur deri sa ftohej, e cila pastaj bluhej në mullirin e kafesë, shek. XIX. Vegsh. Enë për zierje gjellërash. Përdorur deri në shek. XX.

Koleksioni Arkeologjik dhe Etnologjik i Kosovës, 676 eksponate arkeologjike dhe 571 eksponate etnologjike vazhdon të mbahet ne Serbi./KultPlus.com

The Metropolitan Opera: Roli, Cio-Cio-San rol identifikues për Ermonela Jahon

The Metropolitan Opera i ka dedikuar një shkrim sopranos Ermonela Jahos duke treguar se ajo është rritur më ëndrrën që një ditë të shfaqet në operë me rolin Cio-Cio-San për operën Madama Butterfly, përcjellë KultPlus.

Shkrimi tregon se sopranoja Ermonela Jaho jo vetëm që ka realizuar ëndrrën e saj por pikërisht ky rol është bërë dallues për të. Ajo operën Butterfly e ka konsideruar si një shfaqje operistikë të fuqishme, e cila bartë shpirtin e një gruaje të re një shpirt i torturuar por që mban shpresa.

“Ky ka qenë një rol që e kam ëndërruar që kur ka qenë fëmijë në Shqipëri, përkundër pamundësive për t’i kënduar, i kam dashuruar këto opera. Dhe po e jetojë këtë ëndërr çdo herë që po jam në skenë”, është shprehur ajo në intervistën e dhënë për The Metropolitan Opera.

Ajo tutje ka treguar se në këtë rol ajo është në luftë pasi që edhe pse audienca e di që historia ka një fund tragjik, Cio-Cio-San nuk ka dijeni dhe ka ëndrra të bukura.

“Unë duhet të luftojë me historinë sikur nuk e kam përjetuar asnjëherë më parë, sikur nuk e di që do të vdes. Prandaj fillimisht më duhet të besojë në vetën time”, është shprehu Jaho duke shtuar tutje se kur është në skenë nuk brengoset nëse ka kontroll mbi situatën apo jo. “Çdo herë është sikur dita e fundit e jetës sime”, ka përfunduar ajo.

Ermonela Jaho ka diskutuar në këtë shkrim edhe për rolin e saj si Violeta në La Traviate. Ajo këtë rol e ka konsideruar si një eksperiencë të mrekullueshme edhe pse nuk kishte pasur shumë kohë që të përgatitej. Madje daljen në këtë shfaqje ajo e ka konsideruar si një veprim gladiatori./KultPlus.com

Rita Ora publikon pamje nga përgatitja e performancës (VIDEO)

Rita Ora mbrëmë pati një paraqitje të mahnitshme në skenën e Brit Awards 2018, ku këndoi disa nga hitet e mëdha të saj, dhe këngën e fundit të titulluar “For You”, shkruan KultPlus.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, që pak ditë më parë mbushi sheshet e Prishtinës me koncertin për Pavarësinë e Kosovës, tashmë ka publikuar disa nga pjesët e përgatitjeve për performancën e mbrëmshme në Londër.

Kjo video gjashtëdhjetë sekondëshe, e paraqet Rita Orën që nga momentet e provave për performancen, përgatitjet tek grimeri, e deri në tapetin e kuq të Brit Awards.


“Ky është një version i përmbledhur se si dikush përgatitet për performancen! Një version gjashtëdhjetë sekondash. Kjo është pjesa më e mirë e punës time. Krijimi dhe eksperimentimi dhe shakatë me ekipin, lol”, ka shkruar këngëtarja Rita Ora në rrjetin social “Instagram”./KultPlus.com

Rokuzinë sjellë sonte grupin NIL

Sonte në Rockuzinë do të performojë grupi NIL.
Ideja e këtij organizimi është shumë e thjeshtë: duhet të jetë prezent arti, kultura dhe sidomos talenti. NIL i bënë të veçanta surprizat që janë të përgatitura enkas për publikun.



Muzika është shumë shpirtërore, ajo ka fuqinë për t’i tubuar njerëzit.



Këtë e vërtetojnë:
– Ertan ILIYAZ (Electric Piano),

Senad Jamini (Guitar),

Suad Jamini (Bass Guitar),

Fiona Shabani (Mezzo Soprano) 

Vedat Hasani Bateri

Rita Ora edhe në Brit Awards me dhëmb të arit

Në fund të vitit të shkuar, këngëtarja shqiptare Rita Ora për herë të parë është paraqitur me një dhëmb të arit, detaj ky që është përfolur shumë edhe nga fansat, por edhe nga mediet ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Mirëpo, këtë aksesor ajo e ka përdorë edhe në mbrëmjen e Brit Awards 2018, ky dhëmbi i arit është kapur në shumë fotografi të këngëtares shqiptare.

Ndërkohë, veshja e dhëmbëve me ar nuk është e panjohur edhe në kulturën shqiptare, pasi që, gjeneratat më të vjetra shumë shpesh i kemi hasë me këtë aksesorë./KultPlus.com

Kadare: Kështjella e Makbethit, streha që ndezi letërsinë time

Falemnderit, po, falemnderit ngrohtësisht për këtë nderim të lartë që marr sot dhe për fjalët miqësore që po dëgjoj. Nëse do duhej ta filloja këtë fjalim me një himn letërsisë, duke treguar besimin tim tek ajo, më saktë, duke shprehur idenë se është letërsia ajo që më ka bërë njeri të lirë, rreziku do të ishte i madh, mos një deklaratë e tillë do të dukej pak e thjeshtë dhe banale nga goja e një shkrimtari që sapo ka bërë dy mijë kilometra për të ardhur tek ju. Në të vërtetë, distanca ndërmjet Tiranës, kryeqytetit të vendit tim, dhe Edinburgut, kryeqytetit të Skocisë, është pikërisht kaq. Ajo nuk pengon jo vetëm për të insistuar në këtë deklaratë, por do të shtoja, edhe pse kjo mund të dukej e çuditshme, që në raportet ndërmjet letërsisë, lirisë dhe atij që po ju flet, Skocia ka luajtur një rol nxitës. Lejomëni të përsëris këtu në formë të përmbledhur atë çfarë kam shkruar 40 vjet më parë në një nga rrëfimet e mia të para, “Kronikë në gur”, që Z. Carey me të drejtë e citoi para pak minutash, me mprehtësi.

Jam lindur dhe rritur në një qytet të thjeshtë mesjetar të Shqipërisë, në qendër të të cilit ngrihej një kështjellë me një dukje madhështore aq sa dhe kërcënuese. Në të gjitha regjimet, përfshi dhe atë komunist, ajo fshihte një burg. Dhe siç mund të shihej nga të gjitha lagjet e qytetit, kjo kështjellë që ngrihej mbi kullën-burg u rrezatonte forcë dhe kërcënim katër pikave të horizontit. Që fëmijë qeshë rritur në hijen e saj. Por, në moshën 11-12-vjeçare, në kohën e leximeve të para serioze, papritur një tjetër kështjellë pushtoi trurin dhe imagjinatën time. Një kështjellë skoceze e ngritur pikërisht këtu, jo larg Edinburgut: kështjella e Makbethit. Magjepsja ime pas saj ishte e tillë që kështjella e largët skoceze e zbehu atë të vërtetën e qytetit tim. U zmbrapsën burgu i saj, rojet dhe kërcënimi i saj. Ngjau kështu diçka e pazakonte: një adoleshent shqiptar, në fund të këtij vendi të shtypur nga zgjedha komuniste, u gjend i joshur falë Shekspirit, nga mjegullirat e një Skocie përtej imagjinatës. Duke iu shfaqur një bote tjetër, ajo e letërsisë, ky adoleshent i kishte besuar tashmë jo vetëm imagjinatën e tij, por edhe vetëdijen e tij morale kësaj bote tjetër. Ligjet e saj u bënë për të ligje të para, mbi gjithë të tjerët. Udhëheqësit e saj Homeri, Shekspiri, Dante, Kafka – u bënë padronët e saj të vërtetë.
Iu dhashë kësaj magjepsjeje siç i jepesh një feje. A nuk na kanë pyetur kaq herë, ne shkrimtarëve të ish-perandorisë komuniste: “Si e shpjegoni që ju paskeshi mundur të bëni letërsi të mirëfilltë në këtë vend dhe në atë periudhë ku kjo dukej e paarritshme”? Për këtë pyetje, përgjigjja ime në përgjithësi është kjo: “Ne kemi besuar tek letërsia. Dhe ajo, në këmbim të besnikërisë dhe të besës sonë, na dhuroi bekimin dhe mbrojtjen e saj”. Të besosh tek letërsia, do të thotë të besosh në një realitet të epërm; të besosh tek letërsia do të thotë që regjimi i tmerrshëm të cilit iu nënshtrua vendi im ishte më i dobët se madhështia e pikëlluar e letërsisë. Të besosh tek ky art, kjo do të thotë që të jesh i bindur se ai regjim të cilit ju nënshtruat, se policia që ju përgjonte, se udhëheqësit e lartë, funksionarët, gjithë ngrehina e tiranisë nuk është veçse një makth kalimtar, në krahasim me Urdhrin suprem për të cilin ju ishit bërë dishepull. Për t’i rënë shkurt, lejomëni të rikujtoj këtu një episod nga “Komedia Hyjnore”. Kur, duke udhëtuar në Ferr, Dante Aligieri i trembet idesë se një stuhi e tmerrshme po afrohet, mësuesi i tij Virgjili i thotë: “Mos kini frikë, është stuhi e vdekur”! Këto fjalë e sqarojnë mirë atë që thashë pak më parë. Nëse ti ia del mbanë ta bësh vetveten që të shohë motin e ashpër të diktaturës si një “stuhi të vdekur”, atëhere do të keni në dorë çelësin e enigmës. Dhe vetëm letërsia mund t’ia japë shkrimtarit atë çelës.

Nuk është e lehtë, për atë që shkruan, të ndihet i gjallë në mes të një regjimi të vdekur. Nën regjimet totalitare, letërsia dhe artet e tjera janë përballur me një provë mizore që s’është parë kurrë në historinë e botës. Në të gjitha kohërat njihen ndëshkimet e shkrimtarëve, censurat, dënimet, internimet, dëbimet. Por ajo për të cilën po flas nuk e përmban ndalimin e qarkullimit të veprave më të famshme, të atyre që i quajmë “katedrale” të krijimit artistik. Jo, ai u përpoq të mohojë përgjithmonë madje edhe mundësinë për të ngritur monumente të tilla. E thënë ndryshe, ai u mundua të shkatërrojë edhe lëndën me të cilën ndërtohen këto katedrale. Ai është shtrënguar të krijojë një racë të re shkrimtarësh që me duart dhe zellin e tyre, u punësuan për të shkatërruar letërsinë. Në një farë mënyre, stalinizmi ia doli mbanë. Radhët e shkrimtarëve që do të dezertonin Tempullin do të argumentonin ditë pas dite, megjithëse të tjerët, besnikët do të shihnin ditë pas dite se si radhët e tyre pakësoheshin. Ne s’ishim veçse një pakicë në një shkretëtirë pa kufij dhe pa shpresë e cila quhej Realizëm Socialist. Ne ngushëllonim njeri-tjetrin, ndërsa përpiqeshim të bënim letërsi sikur ai regjim të mos ekzistonte. Ia kemi dalë aty-këtu. Disa herë, jo. Ideja se ne do mundnim të përgatisnim ndonjë copëz ushqimi shpirtëror për popullin tonë të burgosur, na ka mbushur me gëzim. Lejomëni të insistoj: po, ky ushqim shpirtëror modest ka qenë një lloj racioni mbijetese për popullin tonë në atë vend-burg.

Dhe papritur, një ditë, duke kapërcyer natën e diktaturës, kjo bukë burgu për çudi arriti deri tek duart tuaja. Në qytetet tuaja të lira: në Paris, Londër, Nju Jork, Madrid, Vjenë, Romë, ju keni marrë në duart tuaja këtë bukë burgu dhe e keni parë me kuriozitet. Më pas e keni shijuar, e keni vlerësuar, e keni respektuar se kjo bukë ishte po aq e ngrënshme për ju, njerëzit e lirë të një bote të lirë. Një shkrimtar shqiptar nuk mund të priste vlerësim më lavdërues. Për të, ishte një mrekulli si ato që rrëfehen në shkrimet e shenjta. Shqipëria e vogël e harruar, e ndarë nga bota, thuajse e fshehur, kishte dhënë pra një shenjë se ishte ende gjallë? Ajo kishte bërë të ditur se, megjithëse diktatura e pat mbajtur këmbë e duar lidhur, ajo ende nuk e kishte skllavëruar shpirtin e saj. Është pikërisht kjo shenjë adresuar nëpërmjet letërsisë dhe e kapur në mënyrë kaq fisnike prej jush, miqtë e mi të shtrenjtë, që bëri të mundur të papërfytyrueshmen. Është kjo shenjë që bëri të mundur këtë çmim që ju më jepni sot. Është ajo që bëri të mundur ardhjen time deri tek ju, deri në tokat e Skocisë. Dhe është përsëri ajo, më në fund, që bëri të mundur vizitën që do të bëj, nesër, për herë të parë, e strukur në imagjinatën time, një strehë e cila më shumë se çdo ngrehinë tjetër, ndezi pasionin tim për letërsine: kështjella e Makbethit.

(Fjala e Ismail Kadaresë me rastin e marrjes së çmimit “Man Booker International”).

TKOB rikthen “Opera Soul”

Teatri i Operas dhe Baletit rikthen ciklin e koncerteve solistike e recitale, Opera Soul. Formacionet e vogla orkestrale, shoqëruar shpesh me korin, solistët apo balerinët dhurojnë të tillë tinguj.

Koncerti i parë nis mbrëmjen e 23 shkurtit me orkestrën e dhomës së TKOB. Formacioni i harqeve do të ngjitet në skenë nën drejtimin e dirigjentit Edmond Doko.

Doko shpjegon se koncertet të tilla edhe pse në një skenë të vogël e jo shumë e përshtatshme nga ana muzikore, i afrojnë qytetarët me një lloj muzike klasike që nuk e gjen shpesh në eventet e mëdha.

Publiku ka mundësi që këtë cikël koncertesh ta ndjekë pa pagesë në sallën Onufri të Muzeut Historik Kombëtar.

Ky është sezoni dytë i një cikli koncertesh e që pritet ashtu sikurse edhe një vit më parë formacionet orkestrale të rrugëtojnë edhe në skenat e rretheve. Kalendari i kësaj kolone është prezantuar e koncerti i dytë është ai i korit në 9 mars, shkruan VP./ KultPlus.com

120 fotografi, harta dhe dokumente që pasqyrojnë spastrimin etnik të shqiptarëve në Nish

Hapet ekspozita “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878” Me rastin e 140 vjetorit të dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” është hapur ekspozita “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878”, e cila u mundësua nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Qendra Dokumentare Shkencore dhe Këshilli Kombëtar për Paqe.

Kryeshefi ekzekutiv i ASHAK-ut, Ramë Manaj, tha se në këtë ekspozitë janë prezantuar gjithsej 120 fotografi, harta dhe dokumente që pasqyrojnë spastrimin etnik të shqiptarëve në vendbanimet e Nishit. Ai tha se dokumentet e paraqitura në këtë ekspozitë dëshmojnë shtrirjen e popullit shqiptar deri në Nish e Pirot, si dhe numrin e shqiptarëve që janë jetuar në ato treva.

“Dokumentet autentike arkivore të ekspozuara në ekspozitë dëshmojnë për shtrirjen kontinuive të popullatës shqiptare deri në Nish e Pirot dhe jetesën e tyre në këto qytete si Kralevë, Smederevë, Krushevc, Kurshumli e të tjera. Këtu janë paraqitur në mënyrë faktografike të dhëna për numrin e shqiptarëve në këto treva, emrat e 703 vendbanimeve të Sanxhakut të Nishit në të cilat ka jetuar popullata shqiptare me rreth 250 mijë banorë duke filluar nga Alabana, Arbanasi”, tha ai.

Ai po ashtu tha se hartat e ekspozuara dëshmojnë zgjerimin e Serbisë dhe shteteve tjera fqinje në dëm të territorit të Kosovës. Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Dema tha se ngjarjet e tilla duhet të shërbejnë për vetëdijesim për të mos lejuar dëbimin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. “Duhet shërbyer si thirrje për vetëdijesim për të mos lejuar realizimin e doktrinave për shpopullimin edhe nga trevat tjera shqiptare siç është Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Këto aktivitete duhet të shërbejnë edhe si thirrje për ndërgjegjësimin që ngjarjet e tilla të mos përsëriten”, u shpreh ajo.

Udhëheqësi i Qendrës Dokumentare Shkencore, Jusuf Osmani tha se eksponatet e prezantuara në ekspozitën “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878” dëshmon për spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone në Sanxhak të Nishit. Ai po ashtu tha se kjo ekspozitë përkujton pasojat e pasardhësve që u larguan me dhunë nga ushtria serbe në vitet 1877-1878.

“Shpalosin dëshmitë e dokumentuara nga shumë burime për spastrimet etnike të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone nga fshatrat dhe qytetet e Sanxhakut të Nishit duke përkujtuar edhe pasojat të cilat sot e kësaj dite në memorien e brezave të pasardhësve të larguar me dhunë nga ushtria serbe në vitet 1877-1878” ,tha ai. Në hapjen e ekspozitës është shfaqur edhe filmi dokumentar i gazetarit Marin Mema “Nga Nishi te Molla e Kuqe” dhe intervista e Sabit Ukës e realizuar nga Radio Televizioni i Kosovës, të cilat rrëfejnë për spastrimin etnik të shqiptarëve në Sanxhak të Nishit. Po ashtu e gjithë ekspozita është realizuar e në formë katalogu, e cila ka për qëllim që të shërbej si udhërrëfyes informativ. Gjatë ditës së nesërme në Institutin Albanologjik do të organizohet një konferencë shkencore lidhur me dëbimin e shqiptarëve nga Nishi në vitet 1877/1878. Ekspozita “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878” do të jetë e hapur deri më 2 mars./KultPlus.com

Princi Leka i përgjigjet Ramës: Unë, mbreti i Shqipërisë dhe Kosovës

Pas deklaratës së Ramës që Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një president të përbashkët, Princ Leka ka hedhur një tjetër propozim.

Sipas princit, Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohen me një Mbret.

Pavarësisht debateve, Princ Leka është shprehur se kjo nuk ishte një deklaratë e tij emotive, por një qëndrim i Familjes Mbretërore ndër vite dhe breza.
“Një mbretëri kushtetuese, do të sillte sigurisht më shumë stabilitet, pasi është një institucion që qëndron larg partive politike. Këtu u referohem mbretërive evropiane. Një tjetër shembull janë Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e Commonwealth, ku 16 shtete i janë bashkuar kurorës mbretërore.Kjo është një formulë e ngjashme dhe e suksesshme propozuar gjithashtu nga i ndjeri Arbër Xhaferri, i cili ishte nga të fundit vizionare të rrallë të kombit tonë”, tha ai.

“Mbretëritë kushtetuese janë gjithashtu vendet me demokratike që njohim.Familjet Mbretërore sot nuk bëjnë politikën e vendeve respektive, por garantojnë stabilitetin e institucioneve, garantojnë unitetin kombëtar nëpërmjet promovimit dhe mbrojtjes së traditës, vlerave, kulturës dhe historisë së vendit!”- ka deklaruar Princ Leka për Diell Online.

A është gati Princ Leka për të qenë mbreti i shqiptarëve?
Familja Mbretërore do të respektojë kurdoherë vullnetin e popullit! Të jesh Princ trashëgimtar apo Mbret, është një betim dhe dedikim i jetës në shërbim të kombit, dhe jo një post pune!

Përse Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohet me një mbret?

Për qëndrueshmëri dhe përforcim të mëtejshëm të imazhit kombëtar, gjë e cila do të sjellë më shumë prosperitet dhe begati në vendet tona.
Për Mbretërinë Shqiptare Atdheu është një komb i vetëm, fatkeqësisht sot i ndarë në pjesë.

Dua Lipa: Mbrëmë, nata më e mirë e jetës time (FOTO)

Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa mbrëmë u kthye me dy trofe nga nata e madhe e Brit Awards 2018 që mblodhi yjet e muzikës, shkruan KultPlus.

Ajo në këtë ceremoni arriti kulmin e suksesit të saj, që tashmë ka nisur me hitin “New Rules”. Dua Lipa, u ngjit dy herë në skenë për të marr çmimin “Artistja më e mirë femër” dhe “Artistja më e mirë debutuese”.

Sot, Dua Lipa përmes një postimi në “Instagram” ka shprehur emocionet e mbrëmjes së kaluar.
“Nuk mund ta besoj! Jashtëzakonisht e nderuar dhe e lumtur që u shpërbleva me çmimin “Artistja më e mirë” dhe “Artistja më e mirë debutuese”. Gjithmonë falënderuese për natën më të mirë të jetës time”, ka shkruar këngëtarja Dua Lipa./ KultPlus.com

Rita Ora gjithnjë rrezatuese në Brit Awards, këtu mund të shihni dukjen e saj nëpër vite (FOTO)

Rita Ora, ylli me prejardhje shqiptare mbrëmë është përfolur mjaft shumë për dukjen e saj glamuroze në tapetin e kuq të ngjarjes së njohur Brit Awards 2018, shkruan KultPlus.

Rita Ora me plot stil e sharmë, ka ecur për shumë vite në tapetin e kuq të kësaj ceremonie të madhe që mbahet në kryeqytetin e Anglisë, në Londër. Jo më pak e komentuar ka qenë edhe vitin e kaluar me veshjen e saj ekstravagante.

KultPlus ju sjellë disa nga fotografitë e këngëtares Rita Ora, në tapetin e kuq të vitit 2017, ku ajo shihet e veshur me ngjyra vjeshtore.

Kryetitull i gazetës “The Sun”, Rita Ora ishte edhe në vitin 2015, me një veshje me gur vezullues, ndërsa flokët e saj të bardha ishin të shkurtra në atë kohë.

Jo më pak e veçantë, duket Rita Ora në vitin 2014, atëherë kur u paraqit me një fustan ngjyrë të verdhë me gur të gjelbër e vezullues anash tij. Përveç dukjes së mahnitshme, e grimit që fokusohej tek sytë e saj, Rita Ora këtë vit u komentua mjaft shumë edhe për faktin që në tepihun e kuq parakaloi me ish-të dashurin e saj, Calvin Harris.

Ndryshe nga herët tjera të paraqitjes së Rita Orës në tapetin e kuq të British Awards, ajo në vitin 2013 duket me një grim që fokusohet tek buzët e saj të kuqe, ndërsa veshur mban një fustan të gjatë. Ndërsa veçanti e saj mbeten aksesorët e shumtë që ajo mban në duar. Po ashtu në këtë vit, këngëtarja ka qenë e nominuar në tri kategori, për “Këngën më të mirë”, ku është nominuar me dy këngë, me këngën “Hot Right Now” dhe këngën “R.I.P” dhe si “Artistja më e mirë debutuese”.

Ndërsa në vitin 2012, shohim pamjen e fillimeve të Rita Orës, me buzëkuq dhe flokët kaçurrele. Ajo në këtë video shfaqet tërësisht në fustan të bardhë dhe me aksesor vezullues./KultPlus.com

Xhubleta mbi katër mijë vjeçare – në mbrojtje të UNESCOs

Veshja me Xhubletë. E merr këtë emër nga një lloj fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me gajtana të hollë prej leshi.

Xhubleta shoqërohet edhe me disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të cilat quhen grykës, mangë, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili në të folmen vendore quhet kërrdhokëll.

Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin me këllçi shajaku ose me çorape të gjata si dhe me opinga lëkure.

Logu i “Kahershëm” për të zgjedhur më të bukurën e maleve bëhej në Ditën e Shën Kollit, dhjetor, në oborrin e kishës me gjithë nuset e reja në vitin e parë të martesës.

Në këtë veshje bie në sy forma e xhubletës, krejt e veçantë nga çdo veshje tjetër, mënyra e zbukurimit të pjesëve të saja me motive dhe ngjyra të plota, por shumë të zgjedhura; si ngjyra e zezë, çiklamin, vjollcë ose blu.

Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malësitë e Alpeve të Shqipërisë përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi. Xhubleta përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri dhe në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare.

“Ne duhet së pari të investohemi seriozisht, gati si një gjest mbijetese, në kulturën e respektit dhe ruajtjes së dokumenteve dhe të studimit serioz dhe jo në mënyrë naive e internetiste. Sepse pastaj kushdo ka diçka për të thënë dhe zbulimi i vërtetë përzihet me të tjerat.

Një nga mënyrat për të fshehur një të vërtetë është ta hedhësh atë në mes të sheshit bashkë me 1000 gënjeshtra të tjera. Ne kemi nevojë të bëhemi seriozë”.

Xhubleta, e cila peshon rreth 15 kilogramë, është një element i rëndësishëm i kulturës materiale që trashëghohet nga shekujt. Përdoret si veshje për vajza e gra shqiptare të besimit fetar katolik.

Studiuesit kanë arritur në përfundim se tipi i kostumit me xhubletë është përdorur heret në Ballkan e në brigjet e mesdheut, dhe se ka jetuar për shekuj në qytetërimin ilir. Arkeologë e etnografë të njohur janë të mendimit se xhubleta shqiptare ruan shumë tipare të ngjashme me një veshje të vjetër mesdhetare.

Në ikonografinë etruske, Z. Majani (Z. Mayani) veçon figurën e një valltareje të shkathët etruske të cilën e krahason, sa i takon veshjes, me xhubletën si veshje komnbëtare shqiptare të ruajtur sot në Malësinë e Madhe.

Xhubleta është tip i veçantë dhe shumë interesant për gra, i cili nuk ngjan me ndonjë veshje tjetër të kohës së re në vendet e Evropës Juglindore.

Ajo ka strukturë të pasur artistike. Forma e papërsëritshme, ngjyrat, ornamentet dhe stili i zbukuruar i japin asaj karakteristika dalluese nga veshjet tjera tradicionale për gra. Tek kostumi me xhubletë bën përshttypje harmonizimi i veçant i strukturës tipologjike.

Xhubleta ashtu si edhe veshjet tjera shqiptare për gra, paraqet larmi zbukuruese edhe
në varësi të moshës së bartësve, pra, të vajzave, të nuseve dhe të moshuarave.
“Historitë e popujve të tjerë gjenden përgjithësisht të gdhendur në gur, ndërsa historia jonë është e qëndisur në xhubletë”, shprehet studiuesja e etnografisë Linda Spahiu, duke theksuar se xhubleta shqiptare vjen nga 4000 vjet histori.

Linda Spahiu kërkon “Së pari, xhubleta të shpallet urgjentisht monument kulture i rëndësisë së veçantë dhe të merret në mbrojtje nga shteti shqiptar. Së dyti, në mënyrë urgjente duhet të merret në mbrojtje nga Unesco si pasuri e njerëzimit. Dhe unë këtu nuk po them pse një nga veshjet shqiptare nuk po mbrohet nga UNESCO, sepse bota ka shumë veshje. Por jo! Bota nuk ka veshje si xhubleta, nuk ka një të dytë si xhubleta!”

Fahri Xharra,04.01.18
Gjakovë

“Merak tu bana”, mrekullia që vjen përmes Parashqevi Simaku (VIDEO)

KultPlus ju sjellë këngën “Merak tu bana” nga këngëtarja Parashqevi Simaku e njohur për këngën “E duam lumturinë”.

Parashqevi Simaku është një këngëtare shumë e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop, e lehtë dhe popullore e Shqipërisë së mesme.

Parashqevi Simaku është një këngëtare shqiptare nga Shqipëria. Ajo lindi në Kavajë dhe më pas u shpërngul në Durrës. Ajo që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitor të talentuar. Këndoi shumë në festivale edhe koncerte e pranverës.

https://www.youtube.com/watch?v=84NbtWV7-J8&feature=share

Në 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “ E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako. Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marr edhe atje me muzikë…/ KultPlus.com

Po m’rreh zemra si val’ deti
qysh duron zemër, qysh duron dhe me gojë s’m’flet
më ngriu drapni, n’dor’ më t’shkretit
qysh duron, zemër, qysh duron dhe m’ikën shpejt

Marak t’u bona moj goce du me t’pa me sy
2x
Po vij qark si zog skifteri me u taku me ty

T’u skuq faqja porsi pjeshka
syrin si ulli, nuk duroj sa te vijë vjeshta
e me të marrë në shpi

Kush t’a freskon ballin ty
aman goce e re, të kom dashtë e fort të du
aman goce e re, eeeeee aman goc’ e re
Eeeee, sa e bukur je

Kjo dashnia asht për mu
të kom dasht’ e fort të du
aman goc’ e re, eeeeee aman goc’ e re
Eeeee, sa e bukur je

The Sun: Rita Ora dhe Dua Lipa në mesin e yjeve më glamuroze të mbrëmjes

E përditshmja britaneze “The Sun”, menjëherë pas natës së madhe të Brit Awards, ka publikuar një shkrim për dukjen e yjeve në tapetin e kuq. Kryetitulli i këtij lajmi është pikërisht te këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, shkruan KultPlus.

Rita Ora, në këtë shkrim vlerësohet për stilin e saj të veçantë me fustanin e bardhë që bëri që e gjithë vëmendja të kthehet tek ajo. Ndërsa, në këtë shkrim një vëmendje të veçantë i kushtohet edhe këngëtares tjetër shqiptare Dua Lipës, e cila mbrëmë u paraqit me një fustan të gjerë ngjyrë rozë.

“E shumë nominuara, Dua Lipa që në fillim tërhoqi vëmendjen në fustanin ngjyrë rozë nga tyli”, shkruhet në shkrimin e “The Sun”.

Po ashtu në ketë tekst një theks i veçantë bie tek trëndafili i bardhë, që simbolizon solidarizimin me viktimat e abuzuar seksualisht. Kampanja “Time’s up”, tashmë nënkupton një lëvizje të njohur që fillimisht u shfaq në Amerikë.

Dua Lipa, mbrëmë nga Brit Awards mori dy trofe me vete, pasi që fitoj çmimin si “Artistja më e mirë femër” dhe “Artistja debutuese”. Kurse Rita Ora dhuroi një performancë të mahnitshme të këngëve të saj të suksesshme.

Holly Willoughby, Maya Jama, Scarlett Moffatt, Aleesha Dixon, Jessie Ware përbëjnë listën e të komentuarve të tjerë në këtë shkrim. / KultPlus.com

‘Rendet’, mënyra tradicionale e argëtimit në Pejë

Në këtë fotografi mund të shihni nga e majta : Xhevat Nallbani , Hajdar Hajdari , Hivzi Vokshi -Picaku , Mahir Vokshi , Jahja Sapunxhiu, shkruan KultPlus.

Ndejat me rend ose “Rendet” ishin mënyrë tradicionale e argëtimit të qytetarëve të Pejës kryesisht e organizuar nga zanatlinjtë, esnafi i Pejës dhe pothuajse rregullisht, të shtunave në mbrëmje.

“Se është traditë relativisht e vjetër e di edhe nga babai im i cili thoshte se gjyshi im Ethemi ka qenë në rend me Bedri Pejanin, sigurisht në fillim të shek. XX…”, ka shkruar Luan Sapunxhiu i cili edhe e ka ndarë këtë fotografi.

Tutje Sapunxhiu ka sqaruar se “Rendet” janë përcaktuar me disa rregulla, marrëveshje ku është përcaktuat menyja e cila më së shpeshti ka qenë pasuli me mish. Ka pas raste kur rendet kanë qenë edhe me alkool dhe meze mirëpo sidomos para vitit ’66 i kanë hezituar kësaj menyje (me alkool…) për shkak të situatës politike (koha e Rankovićit) dhe gjithmonë ka pas dyshime se dikush mund të infiltrohet. Përveç këndimit gjatë pauzave është biseduar për punë, familje e më së shpeshti për sport…/KultPlus.com

Në Ankara atmosferë festive për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës (VIDEO)

Me plis, veshje kombëtare, këngë shqipe e vallëzim u festua dhjetëvjetori i Pavarësisë së Kosovës në Ankara, shkruan KultPlus.

Në një video të postuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, shihet atmosfera festive që është krijuar nga pjesëmarrësit në këtë organizim që është mbajtur në kryeqytetin e Turqisë.

KultPlus, ju sjellë disa pamje nga pritja e mbrëmshme e organizuar nga Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ankara me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë, në të cilën morën pjesë përfaqësues të ndryshëm nga institucionet vendëse, diplomat të shumtë nga kori diplomatik në Turqi si dhe shumë mërgimtarë. / KultPlus.com

Rita Ora dhe Dua Lipa në faqen e dytë të gazetës britaneze Metro (FOTO)

Dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa mbrëmë kanë interpretuar në të njëjtën skenën, në skenën e madhe të ceremonisë Brit Awards 2018 që u mbajt në Londër, shkruan KultPlus.

Ndërsa sot pamjet e tyre janë bashkuar në një fotografi në faqen e dytë të gazetës së njohur Metro, ndërsa poshtë fotografive të tyre shkruhet “Fuqia e luleve”.

Dua Lipa mbrëmë ka bërë historinë në Brit Awards, si këngëtarja më e nominuar në gjithsej pesë kategori, prej të cilave ka arritur të marr çmimin “Artistja më e mirë femër” dhe “Artistja më e mirë debutuese”. Po ashtu Dua, pas çmimit të parë u ngjit në skenë me një performancë e hitit të saj “New Rules”.

Këngëtarja Rita Ora, përveç se u përfol për dukjen e mahnitshme, ajo po ashtu ndezi skenën e Brit Awards, me interpretimin e këngës së saj më të re “For You”, me Liam Payne, dhe hiteve të tjera të suksesshme. / KultPlus.com

Nisi në Shkup festivali i parë shqiptar “Stand-Up Comedy”

Gjatë mbrëmjes së djeshme në hapësirat e Librarisë së Çarshisë në Shkup filloi festivali i parë shqiptar i llojit “Stand-Up Comedy”, që pasqyron një faqe të re dhe thyen rutinën e zakonshme.

Ky festival, i cili do të vazhdojë deri më 23 shkurt, u mbështet nga Ministria maqedonase e Kulturës dhe u organizua nga aktori Visar Etemi dhe Besfort Dulatahu.

Aktorë të ndryshëm nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria argëtuan publikun shqiptar dhe festivali në tërësi dhuroi spektakël.

Hapjen e festivalit e bëri sekretari Shtetëror i Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë, Valmir Aziri, i cili përgëzoi nismëtarët dhe ideatorët e festivalit duke u uruar suksese në të ardhmen.

Pas përfundimit të performancës së aktorëve, Aziri shprehu mirënjohje për aktorët nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria./ KultPlus.com