Ende pa i bërë një javë qytetarët dëmtojnë inovacionin ‘Te Pema’ në Prishtinë (FOTO)

Inovacioni ‘Te Pema’ i cili ka pak ditë që është vendosur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë është dëmtuar nga disa qytetarë.

Inovacioni në fjalë është punim i studentëve të Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës. Ndërkohë përmes rrjetit social Facebook tashmë është bërë e ditur se inovacioni është dëmtuar, transmeton Indeksonline.

“Të nderuar qytetarë, Me keqardhje ju informojmë se “TE Pema” nuk ndihet e sigurt në shtëpinë e sajë të re, poashtu ju bëjmë thirrje të gjithëve që ta ruani dhe ta vlerësoni sepse është produkt i vendit dhe është në dobinë e të gjithëve”, thuhet në llogarinë e tyre në Facebook.

Inovacioni ‘Te Pema’ zëvendëson mbjelljen e 70 drunjve dhe ishte vendosur në shesh pikërisht javën që shkoj. / KultPlus.com


Flamuri i Kosovës në “Tarragona 2018” u hoq me ndërhyrjen e Qeverisë së Spanjës

Flamuri i Kosovës nuk figuron në sajtin zyrtar të Lojërave Olimpike Mesdhetare “Tarragona 2018” që po mbahet në Spanjë.

Në fillim flamuri i Kosovës ishte prezent në sajt aty ku përfshihen ekipet pjesëmarrëse, megjithatë ai është larguar një ditë pasi xhudistet Nora Gjakova e Distria Krasniqi kishin rrëmbyer medaljet e arta.

Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani për Koha.net ka thënë se flamuri është tërhequr me ndërhyrje të Qeverisë së Spanjës, gjë që sipas tij ka marrë edhe mbështetjen nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare – ICMG, si dhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar – IOC.

“Ka ndërhyrë Qeveria e Spanjës dhe deri në një masë kanë gjetur mbështetjen në ICMG dhe KON. Tash për tash kaq mund të them. Tjerat i sqarojmë me kumtesë ose konferencë për shtyp”, ka thënë Hasani për Koha.net.

Për këtë çështje Koha.net ka provuar të kontaktojë edhe me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, por që deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e tij. Që të dy, Gashi e Hasani aktualisht gjinden në “Tarragona” si pjesë e delegacionit të Kosovës që po merr pjesë për herë të parë në këto lojëra.
Tani për tani Kosova në sajt është e paraqitur me inicialet “KOS”.

Spanja vazhdon të mos e njohë Pavarësinë e Kosovës, dhe në fillim nuk kishte dashur as të pranonte sportistët kosovarë, por pas presionit ndërkombëtar ishte zmbrapsur. Megjithatë, Spanja po vazhdon ta trajtojë si jo të barabartë Kosovën.

Kujtojmë gjithashtu se Kosova është e pranuar në ICMG dhe KON me të drejta të plota. / KultPlus.com

Enver Petrovci: Për mua është budallallëk mos ndërtimi i një teatri të ri

Regjisori dhe aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci thotë se ndërtimi i një Teatri të ri Kombëtar është i domosdoshëm sepse ekzistuesi nuk ka kurrfarë vlere arkitektonike.

Petrovci shton se nuk e kupton pse bëhet një debat i tillë dhe se të kundërshtosh ndërtimin e një teatri është budallallëk.

“Për mua është budallallëk mos me u ndërtu një teatër i ri. Mendoj se duhet ndërtuar sepse çdo teatër vlen për një komb, sidomos teatri kombëtar. Jam kundër që toka t’i falet dikujt, mirëpo të ndërtohet teatri i ri absolutisht që është një budallallëk me e kundërshtu. Ai teatër që ekziston nuk ka kurrfarë vlere arkitektonike”, ka deklaruar ai, i pyetur për debatin që po zhvillohet në Tiranë. / KultPlus.com

“Mos harro se miqësia mes femrës dhe mashkullit është…”

“Ekzistojnë shumë gra të cilat tërhiqen nga meshkujt tiranik, ashtu sikur insektet pas flakës. Por ekzistojnë gjithashtu disa gra të cilat s’kanë nevojë për hero e madje as për ndonjë dashnor të stuhishëm, por vetëm për një mik.

Rri larg të dashurëve tiranik dhe tento ta gjesh atë që është duke e kërkuar një mashkull si shok, jo sepse ato janë duke e ndjer veten të zbrazët, por sepse e shijojnë ndjenjën kur të plotësojnë edhe ty gjithashtu.

Mos harro se miqësia mes femrës dhe mashkullit është shumë më e çmuar dhe më e rrallë se sa dashuria: në fakt, dashuria është mjaftë e ngathët kur krahasohet me miqësinë. Miqësia përfshin një masë të ndjeshmërisë, vëmendjes, zemërgjerësis dhe një sens të hollë të akorduar të përmbajtjes.”

– Amos Oz, “A Tale of Love and Darkness”

TravelNews: Shqipëria mes destinacioneve të vitit 2018

Revista zvicerane “TravelNews” që i dedikohet turizmit profesional dhe gjithë të apasionuarve pas udhëtimeve rendit Shqipërnië në kalendarin e saj të vendeve që duhen vizituar.

Duke renditur disa prej vendeve më të veçanta të planetit me muajt më të përshtatshëm për t’i vizituar “TravelNews” e lidh Shqipërinë me muajin qershor në një artikull që i dedikohet udhëtimeve për vitin 2018.

Shqipëria, vendi që kufizohet me detin Adriatik në perëndim është mi e lirë se sa Kroacia dhe pret më pak turistë se sa Mali i Zi.

Ajo ofron verietet mbreslënës vargmalesh dhe zonash arkeologjike në të cilat koha nuk ka ndryshuar.

Përveç florës dhe faunës shumë të pasur, Shqipëria është gjithashtu shtëpia e shumë parqeve kombëtare.

Çmimet e hoteleve janë jashtëzakonisht të lira, plazhet nuk janë të mbytura me turistë dhe yjërat e kristaltë janë njësoj si vendet që ëndërron të vizitosh në Karaibe.

Nga ana tjetër, 300 ditë diell flasin vetë, atëherë përse të mos udhëtosh për në Shqipëri?/ata

Veliaj: Mural Fest, traditë që do ta përsëritim çdo vit

Fasadat e pajeta dhe ngjyrë gri të qytetit janë kthyer në vepra arti, duke e kthyer Tiranën në një nga destinacionet murale për turizmin në rajon.

Artistë nga e gjithë Europa dhe jo vetëm, patën mundësinë të njihen me Tiranën dhe me punimet e tyre murale të lënë gjurmë në hapësirat urbane të qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u njoh nga afër me punët e realizuara nga artistët në disa rrugë të ndryshme të kryeqytetit, çka i ka dhënë Tiranës një shpërthim ngjyrash.

“Këta artistë fantastikë na kanë ndihmuar me artin e rrugës në Tiranë, kanë bërë grafiti, kanë dhënë mesazhe politike, disa herë radikale, disa herë provokuese. Tirana ka pasur një traditë shumë të mirë nga vitet 2000- 2011, në kohën e Edi Ramës, ku ngjyrosja e pallateve, lyerja e tyre me ngjyra, përcjell diçka ndryshe nga grija që kemi trashëguar, nga koha e Luftës së Ftohtë dhe gjithë trashëgimia sovjetike e komuniste, për t’i dhënë ngjyrë qytetit. Ka qenë një eksperiencë fantastike, po e ringjallim atë përvojë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku veçoi se kjo nismë do të kthehet në një traditë të re për kryeqytetin, që Tirana të ruajë reputacionin e qytetit të ngjyrave, si një kartolinë fantastike e Shqipërisë evropiane.

Një prej artisteve pjesëmarrëse në këtë festival ngjyrash ishte edhe Noel Gazzano nga Italia, e cila theksoi se ka qenë një bujari e madhe nga ana e Tiranës që dhuroi hapësirat e saj për artistët.

Gazzano është e mendimit se kjo nismë ka shumë vlera pasi përçon artin dhe njëkohësisht krijon një urë ndërmjet institucioneve, botës së artit bashkëkohor dhe njerëzve.

“Gjëja më e bukur e kësaj eksperience është se ndërsa pikturoja për tre ditë, me qindra njerëz ndalonin, disa fëmijë donin të pikturonin me mua dhe të gjithë më falenderuan. Jam ndierë vërtet e mirëpritur”, u shpreh artistja italiane, Noel Gazzano.

“MuralFest Tirana 2018”, lindi si fryt i bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe laboratorit italian 167/B Street nga Leçe. Përmes këtij projekti bashkia synon të promovojë artin mural në hapësira të ndryshme publike ku fasadat e ndryshme të qytetit shërbejnë si kanavacë dhe galeri për artistët.

Veprat murale nëpër qytetet kryesore të botës si Berlin, Londër, Vankuver etj janë kthyer në një instrument tërheqës për rritjen e turizmit dhe njëkohësisht kanë ndikuar në përmirësimin e mjaft problematikave ekonomike, mjedisore dhe sociale me të cilat ballafaqohen sot qendrat urbane./ a.s/dita

Një tifoz pikturon portretin e Xhakës në një mur të Iranit (FOTO)

Shqiponja me dy duar është kthyer në një gjest simbol tashmë pas performimit nga ana e futbollistëve shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Portreti i Xhakës ka lënë mbresa edhe në shtete të tjera të botës. Zyrtarisht luan me kombëtaren zvicerane, por ylli shqiptar ka fansa jo vetëm në Zvicër.

TG raporton se fama e tij ka arritur deri në Iranin e largët.

Një tifoz ka pikturuar portretin e tij në murin e Ambasadës Zvicerane në kryeqytetin e Iranit, Tehran, së bashku me sulmuesin Breel Embolo.

Aktorja e re Furtuna Aliu pranohet në akademinë e famshme në Hollywood

Furtuna Aliu njihet në komunitetin artistik si një aktore e re, me shumë potencial dhe energji. Ajo është 19 vjeçare dhe disa e njohin që nga koha kur këndonte në ‘Voice Kids of Albania, e të tjerë nga filmat në të cilët ajo mori pjesë.

Aktorja Aliu bëri të ditur në rrjetet sociale se është pranuar në akademinë prestigjioze ‘’Stella Adler Academy of Acting and Theatre” në Hollywood.

Ajo tashmë do të vazhdojë të studiojë aktrimin në Kaliforni për dy vitet e ardhshme. Kjo akademi u themelua nga Stella Adler në vitin 1985. Stella kishte zhvilluar teknikën e saj të aktrimit nga Konstantin Stanislavski. Stella Adler si alumnus ka Marlon Brando, Robert DeNiro, Salma Hayek, Mark Ruffalo etj./Periskopi/

Kisha e ‘Shën Luçisë’ në Durrës, në prag të shpalljes monument kulture

Kisha e ”Shën Luçisë” në qytetin e Durrësit, merr statusin “në mbrojtje paraprake”, pas propozimit për shpallje monument kulture që Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës dërgoi pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Kisha Katolike “Shën Luçia” në Durrës, gjendet në një nga lagjet më të vjetra të tij. Konkatedralja e Shën Luçisë mendohet të jetë ndërtuar në 1868, vit i cili përkon edhe me vitin e shënuar në portën hyrëse të saj.

Kjo kishë u ndërtua me ndihmën e Austro-Hungarisë që kishte kujdestarinë për popullsinë katolike të Shqipërisë./ata

Vdes Bajrush Behrami, ish-organizatori i protestave të 81’shit

Njëri prej organizatorëve kryesor të demonstratave të vitit 1981, Bajrush Behrami, ka vdekur sot, pas një sëmundje të shkurtër. 62 vjeçari ka qenë pjesë edhe e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Behrami kishte qenë pjesë e ku ishin edhe: Ismet Begolli, Sherif Konjufca, Mustaf Xhemajli, Avdi Gjata, Musa Jupolli, Afrim Zhitiu, Sejdi Veseli, Bajram Ajeti, etj.

Behrami që ka lindur në vitin 1956 në Dobratin të Podujevës, kishte qenë edhe Kryetar i Partisë Unitetit Kombëtar ‘UNIKOMBI’.

Kohëve të fundit ka punuar në Qendrën Studentore, ndërsa ka ndërruar jetë sot në moshën 62 vjeçare.

Në kujtim të tij ka shkruar edhe Rrustem Mustafa.

“Miku im, patriot, i qetë, i urtë, artisti, i dashur, i këndshëm me humor, të bënte për vete dhe aktivë në kohët e vështira.

Pusho i qetë Bajrush Behrami”, ka shkruar Mustafa.

Media neozelandeze: Shqipëria e gatshme për një kapitull të ri

“Marrim tatëpjetën, larg ujit, lëmë pas tavolinat e kafeneve në trotuaret përgjatë bulevardit ”Epidam”. Pastaj marrim kthesën nga e majta drejt rrugës së Kalasë dhe një ditë e nxehtë e Shqipërisë së shekullit XXI shkrihet e tëra duke i lënë vendin shekullit II dhe Perandorisë Romake në gjithë pompozitetin e saj”, shkruan “Stuff” agjencia informative në internet më e madhe dhe popullore në Zelandë të Re.

I rrethuar nga shtëpi në stilin modern, të ndërtuara aty-këtu, por i dukshëm në madhështinë e tij, Amfiteatri i Durrësit, ende mund të oshëtijë edhe pa bërë ndonjë kapërcim të madh imagjinate, nga ndeshjet me shpata të gladiatorëve dhe vendet lart në shkallaren mbi arenë.

Carolyn Perry qesh vesh më vesh si nëna e një fituesi në garën e shkollës.

“Nuk e prisje, apo jo?, – buzëqesh ajo.

“Jo, nuk e prisja. Asnjë nga ne nuk e kishte parashikuar.” Në vizitën e parë, Durrësi është saktësisht ajo çka pret nga qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Anijet me mallra kanë mbushur portin, që zhurmon e zhurmon përballë zemrës së qytetit, tragetet që presin në radhë të përshkruajnë Adriatikun drejt Barit dhe Ankonës.

Trafiku bllokon rrugët e ngushta të qytetit. Turistët mbushin hotelet shumëkatëshe që rrethojnë zonat e plazhit drejt juglindjes, që janë ngritur me bumin e vrullshëm të ndërtimit, kur vendi u çlirua nga kontrolli i komunizmit, në 1992.

Por, Amfiteatri i Durrësit tregon një histori me shumë kapituj. Jo vetëm periudhën romake (ai u ndërtua gjatë sundimit të perandorit Trajan), por edhe epokën bizantine të mëvonshme (mozaikët e shekullit VI, nga koha kur teatri përdorej si një kishë, dy dhoma të zbukuruara në katin e parë dhe periudha otomane që pasoi në shekullin XV (arena u mbulua në shekullin XVI nga shtëpitë që mbinë masivisht).

Dhe kjo është vetëm një pjesë nga përralla e një qyteti që u themelua si Epidam prej kolonizatorëve grekë në vitin 627 para Krishtit – ndonëse periudha e largët rikujtohet në statujat dhe copëzat e poçerisë që gjenden të ekspozuara në muzeun e shkëlqyer që ndodhet aty pranë.

Po kaq domethënës ishte qyteti edhe në pushtimin e Romës, i njohur si Dyrrahu, kur edhe filloi rruga ”Egnatia”, që vazhdoi 70 milje (161 kilometra) në lindje drejt Stambollit të sotëm. Çuditërisht, njëra nga portat e vjetra që të çon drejt kësaj rruge të rëndësishme mespërmes Ballkanit ende ekziston, si pjesë e hyrjes së vinotekës ”Portiku”, në rrugën ”Skënderbej”.

Ka kaq shumë detaje për t’u fiksuar, por ne do përpiqemi më vonë në mbrëmje, gjatë darkës në restorant ”Tirona”, larg vinçave dhe portit, në një zone të resortit të Durrësit.

Jemi 13 veta, nga fillimi i të 40-ave deri mbi 70 dhe kemi pak histori udhëtarësh për t’i treguar njëri-tjetrit teksa shijojmë gotat me verë. Nga udhëtime në shtete më pak interesante si Uzbekistani dhe Taxhikistani, në kohë më të qeta, deri në vende të trazuara si Afganistani, Siria dhe Libia. Por, megjithë vulat tona në pasaporta dhe dëshirën e madhe për të udhëtuar, asnjëri prej nesh nuk e kishte pasur një ekperiencë të mëparshme në Shqipëri, një vend të cilin e kuptuam shumë shpejt se ka një të kaluar të komplikuar dhe të lavdishme.

Do të qendrojmë 48 orë në “Trojet e Ilirisë”, një udhëtim nëntëditor, të shoqëruar nga “Steppes Travel” që në të vërtetë shkon përtej emrit që mbart duke prekur historinë e shumë shqiptarëve gjatë 28 shekujve të fundit të Shqipërisë, përfshirë kryesisht, edhe periudhën komuniste.

Por, fokusi kryesor janë fiset ilire që lulëzuan gjatë këtij udhëkryqi europian midis shekullit V dhe vitit 168 para Krishtit, kur u pushtuan nga Roma.

Ne jemi shumë të interesuar rreth historisë. Pavarësisht miljeve të shumta, pak prej nesh e njohin historinë e fermerëve dhe luftëtarëve që kanë ekzistuar, së bashku me grekët e lashtë, por që janë lënë pas dore në tekstet shkollore.

Në zonat arkeologjike, në kafenetë e vogla, çdo mbrëmje ajo zbulon nga një element të së djeshmes, për të cilat, në fillim të çdo udhëtimi, shumë prej nesh nuk është i vetëdijshëm.

Fatmirësisht, ne kemi Carolyn, një eksperte e historisë antike, e cila ka punuar në Muzeun Britanik dhe ka drejtuar disa grupe në vende të ndryshme si Irani dhe Arabia Saudite dhe është tërhequr nga një ndjenjë e madhe për Shqipërinë, dhe ka vendosur të blejë disa prona pranë qytetit të Durrësit.

Ajo i testoi njohuritë e saj në Lezhë, një qytet në lumin Drin, 45 milje (72 kilometra) në veri të Durrësit, ku i vinte rrotull një muri të vjetër që përbëhej nga mbetjet e “Lissos” (Lezha) një kala ilire e themeluar në vitin 385 para Krishtit.

“Një nga problemet me ilirët”, zbulon ajo, ”është se ata nuk kishin kulturë të shkruari”.

Nuk ka të dhëna të drejtpërdrejta nga historia e fiseve ilire. Ajo që dihet është shkruar nga grekët dhe romakët.

“Megjithatë, rrënojat flasin me zë të lartë duke mbështetur pikëpamjet e saj – prerjet diagonale të gurit, të projektuara për t’i ndihmuar ata që të përballonin tërmetet, një dëshmi e zgjuarsi ilire; ekzistenca e gjurmëve të duarve romake në një sauna. Gjithashtu, gjenden edhe prova të tjera.

Dikur, një tempull ilir dhe më vonë katedralja e “Shën Nikollës”, tani është një mauzole kushtuar Gjergj Kastriotit, një figurë e fuqishme ushtarake, i njohur ndryshe si “Skënderbeu”, i cili arriti të ndalte përparimin osman në Ballkan në shekullin XV.

Ne admirojmë 25 mburojat metalike të mbështetura në tulla, secila prej tyre përfaqëson fitoret e betejave që i atribuohen këtij ushtaraku midis viteve 1444 dhe 1468.

“Shqipëria është një sagë me shumë shtresa”, shpjegon Carolyn. “Dhe, kjo përben gjithë gëzimin e historisë së saj”.

Ajo u ndihmua nga Dorian Disha, me banim në Tiranë, për të kuptuar më tepër rreth historisë së kombit.

Dhe ndërsa, drejtohemi drejt jugut, ai ngre temën e zymtë të bunkerëve, – një trashëgimi paranojake e viteve komuniste, sidomos të viteve ’ 70, kur diktatori Enver Hoxha ishte i bindur se Shqipëria ishte nën kërcënimin e pushtimit të të huajve .

Doriani gjen gëzim në hijet e betonit, aty pranë ku lopët përtypin barin, madje edhe në kryeqytet.

“Në vitin 1992, kur barrierat mbi lëvizjen u hoqën, të gjithë dëshironim të shkonim në qytet. Tani, të gjithë nuk e durojmë dot. Të gjithë duan të kthehen në fshat”, thotë ai duke qeshur.

Marrim tatëpjetën, larg ujit, lëmë pas tavolinat e kafeneve në trotuaret përgjatë bulevardit ”Epidam”. Pastaj marrim kthesën nga e majta drejt rrugës së Kalasë dhe një ditë e nxehtë e Shqipërisë së shekullit XXI shkrihet e tëra duke i lënë venin shekullit II dhe Perandorisë Romake në gjithë pomozitetin e saj.

I rrethuar nga shtëpi në stilin modern të ndërtuara aty-këtu, por i dukshëm në madhështinë e tij, Amfiteatri i Durrësit, ende mund të oshëtijë edhe pa bërë ndonjë kapërcim të madh imagjinate, nga ndeshjet me shpata të gladiatorëve dhe vendet lart në shkallaren mbi arenë.

Carolyn Perry qesh vesh më vesh si nëna e një fituesi në garën e shkollës.

“Nuk e prisje, apo jo?, – buzëqesh ajo.

“Jo, nuk e prisja. Asnjë nga ne nuk e kishte parashikuar.” Në vizitën e parë, Durrësi është saktësisht ajo çka pret nga qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Anijet me mallra kanë mbushur portin, që zhurmon e zhurmon përballë zemrës së qytetit, tragetet që presin në radhë të përshkruajnë Adriatikun drejt Barit dhe Ankonës.

Trafiku bllokon rrugët e ngushta të qytetit. Turistët mbushin hotelet shumëkatëshe që rrethojnë zonat e plazhit drejt juglindjes, që janë ngritur me bumin e vrullshëm të ndërtimit, kur vendi u çlirua nga kontrolli i komunizmit, në 1992.

Por, Amfiteatri i Durrësit tregon një histori me shumë kapituj. Jo vetëm periudhën romake (ai u ndërtua gjatë sundimit të perandorit Trajan), por edhe epokën bizantine të mëvonshmë (mozaikët e shekullit VI, nga koha kur teatri përdorej si një kishë, dy dhoma të zbukuruara në katin e parë dhe periudha otomane që pasoi në shekullin XV (arena u mbulua në shekullin XVI nga shtëpitë që mbinë masivisht)./ ata

Ne

Poezi e shkruar nga Tinka Kurti

Ne,
Që çohemi nga dheu, që ecim kilometra me takat e ngrëna,
që thembrat na janë çarë nga peshat e rënda të injorimit…

Ne që flemë salloneve, që s’kemi një dhomë në shpi, një vend në botë,
ne që flokët na mbajnë erë darke pa mish,
ne që presim në radhë për pak dashuri të nënës…

Ne që ndjekim hijet e paprivatizuara ende,
që pimë ujë nga gypat e ndërgjegjeve të ndryshkura,
ne që s’kemi pos ujit,
dhe lahemi në faj duke imagjinuar fëmijë afrikanë tek lëpijnë dritaret pas shiut…

Ne që lexojmë lajme se thonjtë i kemi lyer me kozmetikë kancerogjene
e mendonim të fshinim gjurmët e lëndimeve shpirtërore,
ne që nuk qajmë kollaj, por që i respektojmë lotuesit…
Ne, që pasi shoqet na kanë dëshpëruar vazhdojmë të bëjmë shoqni të reja,
ne që shokët na kanë zgjënjyer, vazhdojmë ta rrisim besimin tek njerëzit,
ne që të drejtën e llogarisim me shumën e problemeve në jetët tona…

Ne që dhurojmë lule dhe këpusim nga shpirti ynë tek prejmë trëndafilin,
ne që e prekim fundin, por e shohim dhe dritën,
ne që ëndërrojmë tej muzgut, tej agimit…
Ne që mund të zgjedhim mes poshtë ose jashtë
derisa jemi pezull,
ne që marrim borxh për t’i bërë motrës tortë,

Ne që shohim lart e i hapim sytë,
S’flasim.
Se duhet ta rikapitullojmë çdo përrallë në botë,
Ajo që na shkëlqen, nuk është lakmia në sy,
është cipa e zemërimit
që na thotë
shqyni
derrat
secilin
të egër
të sigurt
të vetëkënaqur

12 zërat e mahnitshëm të audicioneve të fshehura (VIDEO)

“The Voice of” është një garë ndërkombëtare e këndimit që nxjerrë në pah talentet e rinj në shumë vende të botës, shkruan KultPlus.

Ky audicion bazohet në konkursin e këngës “The Voice of Holland”, i krijuar fillimisht nga producenti holandez John de Mol. Shumë vende të tjera e kanë përshtatur këtë format dhe kanë nisur të transmetojnë versionet e tyre. Ky format është bërë konkurrent i Rising Star dhe The X Factor.

KultPlus sot ju sjellë videon me 12 zëra të fuqishëm nga shumë vende të botës. Në këtë video mund të shihni shumë nga talentët e rinj dhe emra të njohur të muzikë botërore të cilët ndihen të mahnitshëm nga zërat e atyre që gjenden prapa karrigeve të tyre./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=NXyK1xRsp4Y

Mos me thuaj “selam alejkum “, po me thuaj shqip: T`u ngjat jeta

Shkruan: Fahri Xharra

Ç’ashtë ky za, kjo gjuhë që mbjell ,diamante rreth e qark ,e vransinën në det e hedhvetëm diellin sjell në prag ?!
Gjuha jonë sa e mirë!Sa e ëmblë, sa e gjerë!Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!
Qesh fytyra me vogëlushin,sa mirë shqip ai din me kja malet jashta frymën ndalin deti sytë hapi t’u pa!
O këng’ e shenjtëruar, o verb i larë n’ar .O zjarr që më përflakesh si yll vetëtimtar ,O fshehtësir’ e ndezur në fill prej shkrepëtime Kur të këndoj me gojë, kur të kuptoj në kartë , Posi një kraharuar ti dhemb, o Gjuh’ – e zjarrtë, Posi kullim’ i gjakut që rreh në zemër time .

“Të falem ty, o gjuhë e fisit tim,siç nuk i falem asnjë perëndi –se tempull i përjetshëm më je ti,dhe ti mburoje nëpër mot të zi:ti, dritë e krirtë nëpër errësi,ti, perëndi, që nuk ke perëndim.” thotë Mitrush Kuteli .

Mos me thuaj “selam alejkum “ , po me thuaj shqip: T`u ngjat jeta !

Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë.! Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre.”

Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !

Porsi kanga e zogut t’verës, qi vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t’detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare. Të falem ty, o fis i vendit tim: Ilir i lashtë, arbër i ri –dhe sot shqiptar në shumë Shqipëri…ty, i paepur popull luftëtar, qendresë e fortë në luftë e zjarr;
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n’hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,…
Më thuaj shqip: T`u ngjat jeta !
Por … Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara,Kështjellat e sintaksës S’i muar, që s’i muar.Kur panë se gjuhësS’i hodhën dot prangatLëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash.
Gjuh’ e shejt’ e kaq e moçme.Gjuh’ sakole der n’dit t’soçme, Shoqen tande kund s’e gjenë!Zoti ty këtu t’ka çuemun: T’rrebt’ e t’bukur e t’kulluemun;Kshtu gjithmon’ ti ke me qenë.Gjuh’ që t’foli Skendërbegu, Dhe ndër t’par’ qe Naim Begu,Që me shkrim t’pat lartësue.Ty t’kan’ fol’ shum’ kapidana, Burra t’rrebt si t’ishin zana; Gjuh’ e rrebt, ti qofsh nderue! |
– Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
…por ti, gjuhë e bekuar, Gjuhë e shëndoshë, Gjuhë e vjetër, gjuhë e luftuar, Gjithmonë je gjallë,Je pjesa e shpirtit të Arbërit Që kurrë s´do të vdesë. Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane.
Porsi kanga e zogut t’verës, qi vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit;porsi vala e bregut t’detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare,porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t’uej kurr mos ta lini,mos ta lini sa t’jetë jeta,por për tê gjithmonë punoni;pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,fisi juej, vendi e zakonikanë me u mbajtë larg kambës s’huej,
Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
Vëllezër shqipëtarë! Qasuni më dëgjoni,Sa të mundeni më parë Gjuhën tuaj mësoni.Pa shihni sa ësht’e mirëS’u vjen mall’ e dëshirë? S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë,I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë.Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë,Të përçajnë Shqipërinë,Zoti mos e pastë thënë!
Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore……
Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
Krenari kur janë etërit e kombit : Dom Ndre Mjeda ,At Gjergj Fishta, Naim Frashëri, Ismail Kadare, LEK GJOKA, Hil Mosi, Ernest Koliqi,Karmell Kandreva, Lasgush Poradeci, Mirush Kuteli , Petro Nini LUARASI, Pashko VASA.

Diana, princesha e popullit

Sot është datëlindja e princeshës së ndjerë, Diana apo e njohur me nofkën “Princesha e popullit’, shkruan KultPlus.

Diana,Princesha e Wellsit e lindur më 1 korrik 1961 në një familje aristokrate angleze me prejardhje mbretërore dhe u bë një figure publike me shpalljen e fejesës së saj me Princin Charles. Dasma e saj me Charles u mbajt ne katedralen e Shën Palit dhe u ndjek nga një audience televizive botërore mbi 750millione teleshikues. Pas martesës së saj iu dha titulli Princesha e Uellsit, Dukesha e Kornvellit, Dukesha e Rothesay, Kontesha e Çester dhe Braronesha e Renfru.

Diana, Princess of Wales, is seen in this portrait by Lord Snowdon taken in July 1982. (AP Photo/) UNITED KINGDOM OUT

Ajo mbeti objekt i vështrimit i mediave botërore gjatë edhe pas martesës së saj, e cila përfundoj me divorc me 28 gusht 1996. Diana ishte e njohur për mbledhjen e fondeve për çështje bamirësie ndërsa punoj për organizata ndërkombëtare bamirësie.

Më 31 gusht të vitit 1997 ,Diana ishte përfshirë në një aksident rrugore i ndodhur në tunelin në rrugën Pont de l’Alma,Paris, së bashku me mikun dhe të dashurin e saj Dodi Fayed dhe me shoferin e tyre Henri Paul. Dodi dhe Henri vdiqën në vendin e aksidentit kurse Diana ishte dërguar e gjallë në spitalin Pitié-Salpêtrière.

The Princess of Wales meets invited guests at the Serpentine gallery in Hyde Park June 29

Pavarësisht përpjekjëve për ta shpëtuar Dianën mirëpo lëndimet e brendshme te saj ishin shumë të gjëra,dy orë pas aksidentit në 4:00 të mëngjesit , mjekët e prononcuan vdekjën e saj. Në 5 :30 të mëngjesit, vdekja e saj u njoftua në një konferencë për shtyp i mbajtur në spital nga një mjek, Jean-Pierre Chevènement (Ministri i Brendshëm i Francës) dhe Sir Michael Jay (ambasador i Britanisë në Francë).Njerëzit për shumë muaj vendosen lule, qirinj ,kartat dhe mesazhet personale ,jashtë pallatit Kensington./ KultPlus.com

LONDON, UNITED KINGDOM – SEPTEMBER 6: Londoners weep as the coffin of Diana, Princess of Wales passes by on it’s way to Westminster Abbey 06 September for the funeral service. The Princess was killed in a car crash in Paris 31 August. (Photo credit should read GERRY PENNY/AFP/Getty Images)

Sulm në Toronto, vritet reperi i njohur

Smoke Dawg thuhet se u vra nga të shtënat në “Queen West”.

Drake, Mustafa The Poet dhe Puffy L’z kanë shkruar telegrame ngushëllimi në rrjete sociale pas raportimit për vrasjen e reperit nga të shtënat në Toronto, shkruan lajmi.net.

Sipas “Now Magazine”, të shtënat kanë ndodhur në “Queen West” dhe “Peter Street”, në orët e para të ditës së sotme.

CP24 raporton se dëshmitarët dëgjuan të shtëna të shumta të armëve pranë klubit “Cube”, para orës 20:00 të shtunën.

Dy viktima meshkuj dhe një femër, ishin dërguar në spital, por një viktimë mashkull nuk iu mbijetoi plagëve, tha policia.

Megjithëse policia nuk ka identifikuar të vdekurin, artisti dhe shoku i Smoke Dawg, Mustafa The Poet, ka konfirmuar në rrjete sociale dhe 21 vjeçari kishte ndërruar jetë.

Këtë javë, Smoke Dawg kishte publikuar këngën “Fountain Freestyle”. /Lajmi.net/

Albana Ejupi, pjesë e ekspozitës kolektive në Galerinë Lukas Feichtner në Vjenë

Piktorja nga Kosova, Albana Ejupi do të jetë pjesë e ekspozitës kolektive që do të hapet këtë të martë në Galerinë Lukas Feichter në Vjenë, shkruan KultPlus.

Piktorja Ejupi do të prezantohet në këtë ekspozitë së bashku me 13 artistë të tjerë, ndërsa galeria ka përzgjedhur punimin e saj për t’i vendosur emrat e pjesëmarrësve.

Albana Ejupi vitin e kaluar ka prezantuar ekspozitën e parë personale në Prishtinë, të titulluar ‘Shpalosje Aktesh dhe Sinteza Siluetash’, ndërsa më pas punimet e saj janë prezantuar edhe në vende të ndryshme si Maqedoni , Turqi e Poloni. / KultPlus.com

Shqipëria drejt turizmit elitar, kompani prestigjioze europiane të interesuara për investime

Turizmi elitar në Shqipëri është duke u kthyer në një realitet. Para pak ditësh, në Shqipëri kanë ardhur përfaqësues të një kompanie gjermane mjaft prestigjioze në Europë, që ka shprehur interesin për të investuar. “Kjo është elita që sjell elitën”, – u shpreh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Ilda Kasa, administratore e “Happy Tours”, një nga operatorët turistikë në vendin tonë.

“Turizëm elitar do të thotë që emra shumë të njohur, apo persona shumë të pasur, të shkojnë në një vend që ka një emër dhe është një brand. Këto emra, që mund të vijnë nga Gjermania, Franca, Suedia, Norvegjia, kudo që të jenë në Europë, duan të shkojnë në një vend tjetër për turizëm, ku zakonisht rrinë në rrethet e tyre, pra duan nivelin e tyre, pra hotele me 5 yje e lart, facilitete dhe kushte të nivelit që ata kërkojnë”, – thotë Ilda Kasa.

“Qeveria ka dhënë një mbështetje maksimale me të gjitha politikat fiskale, lehtësitë, dhe të gjitha reformat e ndërmarra në këtë sektor. Kjo është ndihma më e madhe që mund t’u japësh operatorëve. Prandaj, jo më larg se tre ditë më parë në Shqipëri erdhi një nga brandet me të njohura, më prestigjioze në Europë, që ka qendrën në Gjermani, “Rewe group der Touristik”, që shprehu interesin për investime në vendin tonë. Ky është një tregues i rëndësishëm dhe jam e bindur se kjo është rruga e duhur, duke krijuar një brand të mirë, duke krijuar një imazh, i cili tërheq dhe krijon pra brendin e ri”.

“Puna që po bëhet nga qeveria është shumë e mirë. PR në panaire, reklamat në mediat ndërkombëtare, hartat, i gjithë suporti që po marrim është maksimal. Dhe një PR edhe më i mirë me kompanitë e një brendi elitar do të sillte një emër dhe imazh më të mirë për vendin, pasi kjo është elita që do të sjell elitën”, – tha Kasa. /ata

Së shpejti vjen menifestimi letrar “Gratë për Gjergjin”

Shkrimtaret e njohura kosovare do të bashkohen këtë të enjte në manifestimin artistik e letrar, ku do të lexojnë poezitë e tyre, shkruan KultPlus.

“Gratë për Gjergjin” organizohet në kuadër të shënimit të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën patronatin e Zyrës së Sekretariatit të Qeverisë së Kosovës .

Ky aktivitet organizohet nga shkrimtaret: Dije Demiri-Frangu dhe Ilire Zajmi dhe mbahet në Bibliotekë Kombëtare “Pjetër Bogdani”, duke filluar nga ora 11:00./ KultPlus.com

Politikani i njohur zviceran “bën shqiponjën” dhe thotë se të natyralizuarit nuk janë zviceranë

Vështirë se ekziston ndonjë politikan që ende nuk e ka komentuar gjestin e diskutueshëm të shqiponjës dykrenare në Kupën Botërore, në ndeshjen në mes të Zvicrës kundër Serbisë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Tani edhe “babai” i partisë zvicerane SVP, Christoph Blocher është kyçur në reagim.

Në episodin e fundit të “Teleblocher”, ish këshilltari federal zviceran ka mbrojtur lojtarët e Përfaqësueses zvicerane:

“Serbët në skenë nuk silleshin në mënyrë miqësore. Ata pothuajse rregullisht i mbanin jashtë gjuhët e tyre”. Dhe “Sportistët nuk janë shenjtorë”

Por, Blocher nuk e arsyeton me të vërtetë gjestin. “Zviceranë apo jo, nuk bëhet gjest i tillë”. Ndërkaq, moderatori Matthias Ackeret i parashtron pyetjen i habitur: “Por, ata janë zviceranë?” Me këtë rast, Blocher në stilin tipik të SVP-së pohon: “Nëse natyralizohen, nuk do të thotë se janë zviceranë. Ata u goditën në zemër, sepse janë edhe shqiptarë”, përcjell albinfo.ch.

Historia nuk duhet të ekzagjerohet, thotë Blocher, i cili në një moment edhe vetë e bën shqiponjën, duke ilustruar me gjeste atë që u pa në fushën e futbollit. “Që të dyja palët fryen në zjarr dhe bënë diçka që nuk duhet ta bëjnë, por kjo ekziston në të gjithë botën. Ata nuk vranë askend”.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e KFOR-it

Dita Ndërkombëtare e KFOR-it do të mbahet sot në Kampin “Film City”, dhe ka për qëllim të promovojë kulturën e KFOR-it për stafin civil vendor dhe ndërkombëtar dhe për familjarët e tyre.

Kjo ngjarje organizohet çdo vit nga KFOR-i dhe 28 vendet anëtare të tij, që përfaqësojnë një përzierje të kulturave dhe etnive, të cilat bashkëjetojnë dhe veprojnë të bashkuara për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Aktivitete dhe kuzhina të ndryshme nga 28 vende do të përgatiten për mysafirët, të cilat do të tregojnë mikpritjen dhe kulturën e secilit komb që kontribuon në KFOR.

Ekipi akrobatik i njësisë italiane të parashutistëve do të lëshohen me parashutë.

Bota e gruas arbëreshe, midis traditës, trashëgimisë dhe aktualitetit në një libër

Katër gra arbëreshe, me dashuri dhe profesionalizëm, i kanë dhënë jetë një vepre unike duke paraqitur në mënyrë të plotë dhe universale botën arbëreshe, midis traditës, trashëgimisë dhe aktualitetit.

“La Donna Arbëreshe Ieri, Oggi, Domani…tra sacro e profano” ( Gruaja arbëreshe Dje, Sot, Nesër … mes shenjtëve dhe profanëve) titullohet libri i autoreve Emilia Blaiotta, Lucia Martino, Flavia D’Agostino dhe Lucrezia Lindia.

Gazetarja Adela Kolea në parathënien e librit shprehet se “ky vëllim do të bëhet një burim informacioni i pasur mbi universin e gruas arbëreshe në Itali, Shqipëri dhe të gjithë ata që janë të interesuar në botë”.

Sipas saj, ky libër duhet të konsiderohet një pasuri e vërtetë, pasi ato që kanë kontribuar në realizimin e këtij vëllimi janë të gjitha gratë arbëreshe të nxitura nga dashuria për traditat e tyre dhe për të gjithë trashëgiminë kulturore të trashëguar nga paraardhësit e tyre, me qëllim të lënë një përshtypje e pashlyeshme edhe për gjeneratat e ardhshme.

“Në faqet e këtij libri, përmes një përpjekjeje kolektive, ato kanë treguar me mjeshtri, secila sipas njohurive dhe aftësive të tyre, si në një kanavacë të qëndisur me fije të ndryshme ngjyrash dhe nuancash, një motiv të vetëm: kolazhi tradicional dhe autentik të Arbërisë së tyre të dashur!”, nënvizon Kolea.

Një sërë përshkrimesh, informacionesh dhe materialesh që promovojnë diversitetin gjuhësor, recetat dhe shijet, imazhet, traditat, fetë, folklorin, mbulojnë faqet e librit dhe janë të lidhura me një urë të përbashkët që fillon nga Shqipëria që nga kohërat e lashta dhe e rilidh atë me Italinë në një identitet, atë të arbëreshës.

Është një vëllim, i pari dhe i vetëm i këtij lloji që mbledh si në një enciklopedi të vërtetë, shumë elementë që kalojnë nëpër universin femëror arbëresh.

Duke u ndalur në gruan arbëreshe, nëna e familjes arbëreshe, nuk mund të lësh pa përmendur gjuhën arbëreshë, traditat, kulturën, gastronominë, veshjet të trashëguara brez pas brezi.

Pra, misioni i gruas arbëreshe në jetën reale, rëndësia e saj në jetën familjare dhe shoqërore është risjellë me shumë dashuri dhe në të njëjtën kohë me shumë profesionalizëm.

Libri është një laborator i vërtetë i krijuar nga gratë arbëreshe që kanë bashkuar potencialin, njohuritë, veçoritë e tyre – duke rezervuar një mënyrë të veçantë dhe të vazhdueshme për ruajtjen e gjuhës arbëreshë gjatë shekujve, fesë dhe ritet festive fetare që bien në stinët përkatëse të vitit – të shoqëruara me këngë, ushqim dhe receta të festave, duke ofruar njohuri 360 gradë në sferën e jetës femërore të arbëreshe./ata