Kur Hillary Clinton ishte takuar më Nënën Terezë

Nëna Terezë është një ndër figurat më të rëndësishme shqiptare dhe misioni i saj për të ndihmuar të varfërit nëpër botë, ka bërë që ta vlersojë bota, sikurse edhe deri me vlerësimin me cmimin Nobel për Paqe, shkruan KultPlus.

Dhe si rrjedhojë, përgjatë misionit të saj ajo është takuar me shumë personalitete.
KultPlus ju sjell kësaj radhe takimin me Hillary Clinton, takim ky që është realizuar në Washington DC, në vitin 1994./KultPlus.com

Atletet me flamurin kombëtar janë lansuar nga ky brend botëror (FOTO)

“Sa e mrekullueshme është që të keni afër jush atdheun dhe të sjellni dashurinë tuaj në botë”, është mesazhi i këtij brendi të njohur botëror, me rastin e lansimit të atleteve me flamurin kombëtar shqiptar, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për brendin “Love the World”, të cilët kanë lansuar këtë seri të atleteve.
Me lansimin e kësaj serie tashmë të gjithë adhuruesit e atleteve kanë mundësi që të kenë edhe një palë sosh me flamurin kombëtar shqiptar. Brendi poashtu ka njoftuar se me rastin e loansimit ka edhe zbritje./KultPlus.com

“Lidhe rripin Kiki, Drake do të të mirëkuptojë”, paralajmërimi që u kthye në “viral”

Të gjithë e keni dëgjuar këngën e Drake, In my feelings dhe “sfidën” e kërcimit me këtë melodi.
Shpesh herë ajo është kritikuar për shkak se njerëzit zbresin nga makina dhe kërcejnë nën ritmet e muzikës, gjë që sjell edhe rrezik për jetën.

Por edhe në Shqipëri është bërë virale kjo melodi, madje shumë të rinj sfidojnë njëri – tjetrin.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj zgjodhi pikërisht këtë muzikë për tu thënë qytetarëve të vendosin rripin e sigurimit, shkrun gazeta express.
https://www.youtube.com/watch?v=nfJJr9s5pPc
“Buckle up, Kiki! Drake Will understand! Te besh #KikiChallenge me kercim jashte makines qe ecen, duket shume gallate, gjersa ndodh hataja!
Na duhesh te kercesh me gjate, ndaj vendose rripin e rri ne makine shoku!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

O shokë, ç’u prish dynjaja

Poezi nga Çajupi

“O shokë, ç’u prish dynjaja
si për burra dhe për gra,
tani shitetë sevdaja,
mjer’ ai që s’ka para.

I pasur, të palltë varri,
ti që bleve dashurinë
dhe nuk e le si në pari,
të martë djalli shpirtinë!

Ndëgjoni, more të ri,
ndëgjoni dhe ju të ra:
duani atë që di,
jo atë që ka para.

Duani dhe vjershëtorë
barabar me perëndinë,
se rri me lule në dorë
edhe këndon dashurinë…”

Pse shqiptarët çajit të zi i thonë çaj rusi

Çaji i zi apo sikurse njihet në Kosovë si çaji rusi, është një ndër pijet që përdoret më së shumti në Kosovë, shkruan KultPlus.

Po duke e ditur se ky lloj i çajit ka emërtimin çaj i zi, është e habitshme se si në Kosovë pothujase të gjitha familjet i referohen si çaj rusi.

Shumë herë është shtruar pyetja se pse i thonë çaj rusi, por jo që është shkruar shumë për këtë emërtim.

Çaji i zi në ish Jugosllavi, ka ardhë si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.

Edhe mënyra se si servohet ky lloj çaji në Kosovë dallon nga vendet e tjera, pasi që në Kosovë edhe më tutje servimi i këtij çaji vazhdon në stilin turk, kurse vendet evropiane e servojnë në mënyrë tjetër. Ndërkohë, Anglia njihet si një ndër vendet që konsumohet më së shumti çaji i zi. /KultPlus.com

Emri Merita, një ndër emrat më të famshëm të viteve të 70-ta, i është dedikuar edhe këngë (VIDEO)

Ata që kanë lindur në vitet e 70-ta e dinë më së miri se sa i shpeshtë ishte emri Merita, që konsiderohet të jetë emri më i popullarizuar për ato vite, shkruan KultPlus.

Pothuajse cdo lagje, klasë, shkollë kishte nga vajzë të pagëzuar me emrin Meritë, e shumë shpesh ka ndodhë që të jenë edhe më shumë.

Në vitet e 70-ta, ishte një lëvizje më e theksuar në pagëzimin e fëmijëve me emra shqip, duke përfshirë edhe emrin Merita, por edhe emra të tjerë, po pa përjashtuar edhe emrat e qyteteve të Shqipërisë.
Ndërkohë, për emrin Merita po në vitet e 70-ta ishte krijuar edhe në këngë, kënge kjo e cila ishte sjellë nga AVI “Ilirët” e titulluar po me emrin “Merita”./KultPlus.com

Xherdan Shaqiri ndërkombtarizon pasulin (FOTO)

Suksesi i shqiptarëve nëpër botë po lë gjurmë në të katër anët e botës, shkruan KultPlus.
Dhe përpos suksesit personal dhe përfaqësimit të vendit prej nga edhe vijnë, ata në të njëjtën kohë po bëjnë edhe promovimin e kulturës dhe traditës shqiptare.

Trajneri i Liverpool, Jurgenn Klopp duket se njeh mirë traditat shqiptare, pasi që një fotografi të Xherdan Shaqirit duke marë ushqim, Klopp e ka shpërndarë në rrjetet sociale duke shkruar se Xherdan Shaqiri është në kërkim të ushqimit të tij të preferuar, pasulit.

Ky postim është pëlqyer tashmë nga shumë ndjekës, duke e komentuar dhe duke e ndarë me të tjerët./KultPlus.com

National Geographic zgjedh Shqipërinë si finaliste për çmimet e 2018: Peizazhe interesante

Edicioni rus i revistës prestigjioze të udhëtimit “National Geographic” ka shpallur konkursin për çmimin “Traveler” 2018. Ndër finalistet për kategoritë e ndryshme të listuara, renditet edhe Shqipëria, e cila kryeson ndër destinacionet që duhen vizituar në fillim të vitit.

“Shqipëria shumë rrallë na del përpara, saqë shumë njerëz harrojnë për ekzistencën e këtij shteti në Ballkan. Por në Shqipëri ka shumë peizazhe interesante. Për shembull, ia vlen të vizitosh Beratin me kishat dhe xhamit e tij të lashta, kështjellën e Rozafës pranë Shkodrës, manastirin në Ardenicë dhe liqenet në Parkun Kombëtar të Lurës”, shkruan National Geographic.

Bashkë me Shqipërinë, finalistet në këtë kategori përfshijnë edhe Bahrainin, Islandën, Japoninë dhe Katarin.

Ndërkohë në kategorinë për pushimet më të mira në plazh përfshihen Mali i Zi, Spanja, Vietnami, Sri Lanka dhe Republika Domenikane. Në kategorinë pushime me familjen finalistet janë: Emiratet e Bashkuara Arabe, Kroacia, Greqia, Turqia dhe Tailanda.

Vitin e kaluar, “National Geographic” listoi vendin tonë mes 21 destinacioneve më të mira që duhen ndjekur në vitin 2018. (scan)

Edhe në kohën e Enver Hoxhës kishte sfilatë mode, gratë e Tiranës në vitin 1956 (VIDEO)

Këto konsiderohen të jenë pamjet më të rralla nga koha e komunizmit, ku gratë shqiptare shihen duke bërë sfilatë mode, shkruan KultPlus.

Në këtë video të publikuar nga “Shqipëria e harruar”, shihen gratë dhe fëmijët të cilët sfilojnë me rrobe te prodhuara në vend./KultPlus.com

“M’jep pak farë kosi” apo “O goce, m’fal 1 minutë!”, 19 shprehjet shqiptare që nuk i përdorim më!

Nga Roland Qafoku

Kuptimi që kishin dikur dhe përse nuk janë më pjesë e fjalorit…

Nëse një të riu sot, do ta uronim me fjalët “t’u bëftë gjak e dhjamë”, do kuptojë se po i urojmë më të keqen e mundshme.

Kjo frazë e dalë nga zhargoni i vjetër, sot e përkthejmë fjalë për fjalë: t’u bëftë kolesterol.

Nëse një të riu do t’i thoshim se, x person të merr gjak në vetull, natyrisht ose do ta marrë atë për kanibal ose ne pëlqejmë kanibalët.

Dikur, kjo fjalë kishte kuptimin e zotësisë, trimërisë dhe që arrinte gjithçka.

Por sot, kjo fjalë është zhdukur nga fjalori dhe ke shumë pak shanse ta dëgjosh.

Pas rrëzimit të komunizmit, janë me dhjetëra e qindra fraza që nuk përdoren më.

Ato kanë mbetur fosile të atij regjimi që shoqëria jonë u mësua t’i përdorë në komunikim.

Por në rrethanat e sotme, nuk kanë vlerë.

Ja shprehjet më tipike, të cilat nga viti 1990 e deri më sot, ose janë rralluar në përdorim, ose nuk përdoren fare…

T’u bëftë gjak e dhjamë!
Kishte kuptimin që, ushqimin që po haje, të shërbente për t’u shëndoshur.

Dhe kjo frazë përdorej kur uroje dikë që hante.

Nëse sot, kjo frazë do përdorej, do kishte kuptimin se do të bëhej kolesterol.

Një problem që sot është kaq shqetësues për masën e shoqërisë.

Ndryshe ishte dikur.

Popullsia që në përgjithësi ishte e dobët, kishte nevojë ndoshta edhe për kolesterol.

2. Të merr gjak në vetull!
Përdorej për dikë që ishte i zoti dhe bënte gjithçka.

Sot, nëse dikujt do t’i drejtoheshim me këto fjalë, do na merrte për kanibal.

Në fakt, nëse e mendon si veprim fjalë për fjalë, është shprehje e tmerrshme, por në atë kohë, përdorej shpesh, por madje edhe në letërsi dhe këngë.

3. Si veshka në mes të dhjamit
Përdorej për njerëzit që jetonin shumë mirë.

Dikush që jetonte mes të mirave dhe për ta treguar këtë, artikulohej veshka, që në këtë rast është e rrethuar me dhjamë.

Në ditët e sotme, vetë fjala dhjam, ka kuptim negativ.

4. Përsërisim këngët në tre interpretime të reja
Deri në fillim të viteve 80-të, festivali i RTSH-së kishte një strukturë tjetër nga e sotmja. Një këngë këndohej dy herë, nga këngëtarë të ndryshëm.

Kështu, pas interpretimit të tre këngëve të para, spikeri dhe drejtuesi i festivalit, thoshte: Përsërisim këngët, në tre interpretime të reja.

Një nga interpretimet ishte kënga, “Shoqet ilegale”, kënduar nga Vaçe Zela dhe Myfarete Laze. Ishte edhe një lloj konkursi, sepse dilnin në pah diferencat.

Por më pas, kjo traditë u ndryshua dhe kënga këndohej vetëm nga një këngëtar.

5. Banja e të dielës
Deri në vitin 1990, çdo shqiptar lahej vetëm një herë në javë.

Kjo ishte e diela.

Sot është turp ta dëgjosh, por në atë kohë ishte rregull i pashkruar.

Ironia është se, kontrolli i pastërtisë bëhej nëpër shkolla çdo ditë të hënë dhe, në përgjithësi, shkolla dilte e larë.

Por sikur, ai kontroll të bëhej të shtunën, shkolla dilte blozë.

Ishte kthyer në një normalitet, që sot na lë pa fjalë …

Ishte banja e së dielës.

6. Më jep pak farë kosi
Sot nuk e beson kush që dikur ishte më se normale që të shkoje te fqinja dhe të kërkoje një filxhan me kos, për ta përdorur si farë për të zënë qumështin për kos.

Fëmijët dhe të rinjtë e sotëm, do na quanin anormal me këtë frazë që nuk e kuptojnë fare.

Por, në atë kohë, ishte më se e zakonshme.

Një zakon dhe e folur që nuk ka më vend, edhe për shkak të raporteve të reja sociale, por edhe për shkak të produktit të kosit që është i gatshëm …

7. Më dërgoi mamaja për mullirin e kafesë
Deri në vitin 1990, ishte më se e nevojshme të kishe në shtëpi kafe dhe ta piqje, por nuk ishte e domosdoshme që të kishe mullirin që e bluante atë.

Mund të shkoje te fqinja dhe ta kërkoje dhe kjo ishte e zakonshme.

Prindërit urdhëronin fëmijët dhe ata i binin ziles: Më dërgoi mamaja për mullirin e kafesë dhe ishte e sigurt që do ta jepnin.

A ju kujtohet filmi, “Udhëtim në pranverë”, në të cilin djaloshi protagonist ngacmonte fqinjën, duke kërkuar mullirin e kafesë? Ishte më se normale kjo kërkesë.

8. Nuk kam çupë për të martuar
Ishte një shprehje që përdorej nga babai i një vajze, të cilit dikush i kishte propozuar për t’u martuar me të.

Për t’u treguar kategorik, babai i vajzës në vend të fjalës jo, thoshte nuk kam vajzë për të martuar.

Kjo lidhej edhe me moshën e vogël të vajzës, por mënyra kategorike ishte, kur ai thoshte nuk kam vajzë për të martuar.

9. E kam ndërgjegjen e pastër
Një nga cilësitë e njerëzve gjatë komunizmit, ishte ndërgjegjja që në fakt u shkatërrua.

Por, teorikisht, komunizmi e quante që komunisti e kishte ndërgjegjen të pastër.

Pra, ishte i çiltër dhe i sinqertë.

Një shprehje që degjeneroi deri në kuptimin e kundërt.

Aq sa, nëse dikush mund ta thotë këtë, mund ta marrë me kuptimin e kundërt.

10. Kjo sjellje nuk i ka hije
Kur dikush sillej me edukatë, shprehja më tipike ishte që sillej mirë.

Por e kundërta?

Përdorej fjala, kjo sjellje nuk i ka hije.

Shprehte befasi dhe një lloj ironie.

Edhe për faktin se, për personin që e përdorte, kishte një opinion të mirë dhe do ishte zhgënjim një sjellje ndryshe nga ajo që mendohej.

11. Këtë djalë e poqi ushtria
Gjatë komunizmit, ushtria zgjaste tre vjet dhe më pas dy vjet, ndërkohë që në marinë, ishte gjithmonë tre vjet.

Për të rinjtë ishte një provë zjarri, por edhe dalja e parë dhe përballja e parë me një realitet komplet tjetër.

Imagjino një 18 apo 19-vjeçar, që e dërgonin në kufi, marinë, reparte ushtarake dhe i thoshin se mbronte atdheun në skalionin e parë.

Kishte vështirësi që nisnin nga stërvitja, rregulli e deri tek ushqimi i pamjaftueshëm.

Ushtria ishte një lloj urë kalimi e adoleshencës dhe kur një i ri mbaronte ushtrinë, ai merrte një lloj pjekurie që më shumë lidhej me moshën.

Por ama, lagjja dhe mjedisi përreth, thoshte e paska pjekur ushtria, sepse kur ishte këtu, ishte çapkën i madh.

12. Është aq i urtë, sa do e martojë lagjja
Djalin e sjellshëm dhe të tërhequr, nuk para e preferonin gjatë komunizmit.

Duhej ai djali i lëvizur, çapkën, i hedhur, mundësisht me muskuj dhe boksier.

Por ai i urti ishte jashtë mode.

Aq sa doli shprehja se do ta martonte lagjja.

D.m.th. do mblidhej këshilli i lagjes dhe do t’i caktonte një nuse.

13. O goce, më fal një minutë!
Brezi i viteve 70-80, kishte një karakteristikë.

Lidhja dhe dashuritë lindin nga një mënyrë që sot, pothuajse, nuk ekziston.

Një djalë në fillim e pëlqente fizikisht një vajzë dhe më pas, djali hidhej në aksion.

E niste me daljen përpara të vajzës në rrugë, teksa ajo ecte dhe i drejtohej: O goce, më fal një minutë!

Më pas, biseda vijonte sipas rastit.

Vajza mund të refuzonte që në fillim, por edhe mund të vijonte bisedën, nëse e pëlqente djalin si tip.

Nëse do bëhej një studim, shumica e lidhjeve në këtë periudhë që përfundonin me martesë, nisnin me shprehjen:

“O goce më fal një minutë!”

Aq sa sot, i quajmë brezi i “o goce më fal një minutë!”

14. Kemi fizkulturë mëngjesi
Mësimi gjatë komunizmit, nuk niste menjëherë.

Përpara bëhej një fizkulturë mëngjesi, përpara shkollës, dhe më pas mësimi.

Një mësues fizkulture dilte përpara shkollës së rreshtuar dhe drejtonte disa ushtrime që duhet t’i bënin të gjithë.

Kjo sillte, sipas autoriteteve të kohës, kalitje që në fakt vetëm kalitje nuk ishte, por një djersë që nuk hiqej për tërë ditën.

15. Nxënësi filan e ka në patronazh nxënësin filan
Një nga shprehjet dhe verimet e kohës së komunizmit, ishte patronazhi në shkollë.

Një nxënës i mirë me mësime, nuk duhej të mbetej këtu.

Ai kishte detyrë të ndihmonte nxënësit e dobët dhe për këtë, mësuesja kujdestare, caktonte nxënësin konkret që duhet ta ndihmonte.

Kështu, nxënësi i mirë i shkonte në shtëpi atij të dobët, i kontrollonte detyrat dhe i shpjegonte mësimet.

16. Për ideal të partisë
Një nga shprehjet që përdorej më shumë gjatë komunizmit, ishte “për ideal të partisë”.

Ky ishte një lloj betimi.

Nëse dikush gjendej në një situatë mosbesimi, dalja nga kjo situatë ishte shprehja për ideal të partisë.

Por edhe kjo shprehje, erdhi dhe degjeneroi.

Idealistët u pakësuan dhe shprehja u shua.

17. Dhjetë vajza të kem, nuk ia jap nuse atij!
Babai ishte ai që vendoste për vajzën.

Por kur ai nuk e kishte me sy të mirë kandidatin, ai kishte në majë të gjuhës shprehjen:

Dhjetë vajza të kem, nuk ia jap atij nuse.

18. Të shpëlaftë mortja!
Me fjalë të tjera, ishte si t’i uroje vdekjen dikujt.

Por dukej sikur nuk dilte vetëm kaq.

Por të shpëlaftë mortja, ishte të ikje në vend.

19. Me biografi të mirë/të keqe; me njollë në biografi
Statusi social më i preferuar gjatë komunizmit, ishte biografia e mirë.

Kjo do të ishte që ti vetë, familja dhe i gjithë fisi, të kishte besnikëri ndaj Partisë Komuniste.

Por nëse sikur vetëm një pjesëtar i familjes, një kushëri i largët të kishte një cen, ai quhej me biografi të keqe.

Po përse vlente biografia?

Për gjithçka, deri te martesa.

Sa e sa dashuri janë ndërprerë dhe nuk kanë përfunduar në martesë, vetëm për shkak të biografisë. Ajo quhej njollë në biografi, e cila mund të ishte kur një xhaxha, dajë apo kushëri, të kishte thënë një fjalë të keqe për partinë.

“Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj i krijoi nënat”, thëniet më unike për nënën

Thëniet më unike për nënën, nga tradita e popujve të ndryshëm në botë, si dhe të emrave të njohur jo vetëm nga bota e letërsisë

Theodore Hesburgh: Gjëja më me rëndësi që babai mund të bëjë për fëmijën është ta dashurojë nënën e tyre!
Abraham Lincoln: Gjithçka që jam apo shpresoj se do të jem, ia kam borxh nënës time engjëllore!
Erich Fromm: Dashuria e nënës është paqja. Nuk ka nevojë të fitohet, nuk ka nevojë të meritohet!
William Makepeace Thackeray: Nëna është emri i Zotit në buzët dhe zemrat e fëmijëve të vegjël!
George Eliot: Jeta fillon duke u zgjuar dhe dashuruar fytyrën e nënës!
Rumi: Kemi lindur nga dashuria; dashuria është nëna jonë!
Louisa May Alcott: I lumtur është djali besimi i të cilit te nëna mbetet i pandryshuar!

Robert Frost: Nuk keni nevojë të meritoni dashurinë e nënës; keni nevojë të meritoni dashurinë e babait!
Marion C. Garretty: Dashuria e nënës është karburanti që lejon një person të thjeshtë për të arritur të pamundurën!
Proverb irlandez: Burri e do të dashurën më së shumti, gruan më së miri, e nënën më së gjati!
Arlene Benedict: Në veshët e një fëmije, fjala “nënë” është magjike në të gjitha gjuhët!
Proverb bolivian: Ka mijëra gra, por vetëm një nënë!
Sophia Loren: Kur je nënë, nuk je kurrë vetëm në mendimet e tua. Një nënë gjithmonë duhet të mendojë dy herë. Një për vete dhe një për fëmijën e saj!
Osho Rajneesh: Në momentin që lind një fëmijë, lind edhe nëna. Ajo nuk ekzistonte më parë – gruaja ekzistonte, por kurrë nëna. Nëna është qenie e re!
Anonim: Nëna mban duart e fëmijës për pak… e zemrat përgjithmonë!
Robert Browning: Nëna: çdo dashuri fillon dhe përfundon atje!
Napoleon Bonaparte: Fati i ardhshëm i një fëmije, është gjithmonë rezultat i punës së nënës së tij!
Honore de Balzac: Zemra e nënës është një humnerë e thellë, në fund të së cilës gjithmonë do të gjesh falje.

Proverb shqiptar: Nëna është drita e shtëpisë!
Maxim Gorky: Pa diell nuk ka lule, pa dashuri nuk ka fat, pa grua nuk ka dashuri, pa nënë nuk ka poetë, as heroj!
Proverb kinez: Është veç një fëmijë i bukur në botë dhe çdo nënë e ka atë!
Willma Rudolph: Mjekët më thanë se kurrë nuk do të mund të ecja përsëri, por nëna ime ishte e sigurt se do të ecja përsëri. E, dhe unë besova nënën time!
Proverb hebraik: Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj i krijoi nënat!
Perl S. Back: Disa nëna puthin, të tjera janë më të rrepta, por dashuria është gjithmonë e njëjtë. Përveç kësaj, shumica e nënave puthin dhe qortojnë në të njëjtën kohë!
Pam Brown: Nuk e kuptoni se sa ju do nëna juaj , derisa të zbuloni në sirtar të gjitha pikturat dhe kartat që i keni dhënë!

Prover anglez: Nëna e mirë nuk pyet a dëshiron, por jep!
Thomas De Witt Talmage: Nëna: banka që depozituam të gjitha dhimbjet dhe shqetësimet tona.
George Bernard Shaw: Lotët e nënës janë fuqia më e madhe hidroelektrike në botë!
Seneka: Dashuria e nënës nuk vjetrohet kurrë!
Emile Zola: Kur je një nënë e mirë, gjithçka falet!
Khalil Gibran: Nëna është gjithçka – ajo është ngushëllimi ynë në pikëllimin, shpresa jonë në mjerimin tonë dhe fuqia jonë në dëshpërim; është burimi i dashurisë, mëshirës, dhembshurisë dhe faljes. Ai që humbet nënën e vet humb një shpirt të pastër që e bekon dhe e mbron vazhdimisht!
Sofokliu: Fëmijët janë spirancat që mbajnë nënën gjallë!
Stephen King: S’ka bushtër në botë si nëna e frikësuar për fëmijët e saj!
Victor Hugo: Duart e nënës janë bërë nga brishtësia dhe fëmijët fle rehat në to!
Gilbert Parker: Sa herë lind fëmija, lind edhe nëna!
Meryl Streep: Amësia ka efekte humane. Gjithçka reduktohet te thelbësorja!
Robert Brownin: Amësia: Çdo dashuri lind dhe përfundon aty!
Nate Robinson: Babai më thoshte: “Rri i përulur, dhe duhet të punosh më shumë se secili”. Nëna më thoshte: “Bëhu vetja”. Ajo gjithmonë më mësonte se veç Zoti mund të më gjykojë!
Anonim: Në momentin kur kishte shumë paqe në Qiell, por zërat nga Toka mund të dëgjoheshin dhe fëmija me ngut pyeti: “Zot, po të largohem tani, më thuaj emrin e engjëllit tim”. “Ju thjesht do ta quani atë, ‘Nënë”!
Proverb hebraik: Nëna kupton atë që nuk e thotë fëmija!
Maya Angelou: Dashuria e nënës të çliron!
Anonim: Kurrë nuk e dija se sa shumë dashuri mund të mbante zemra ime, derisa dikush më quajti: “Nënë”!
Mitch Albom: Pas çdo gjëje, ka një histori, por pas çdo historie tuajën gjithmonë është historia e nënës, sepse te e saj fillon e jotja!
Haki Stërmilli: Dora që përkund djepin është ajo që rrotullon fatin e njerëzve, sepse ajo dhe vetëm ajo e drejton jetën kah horizontet e ndritura ose të errëta!
Johann Heinrich Pestalozzi: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Çikat e Kosovës gjatë bisedave të lira flasin një shqipe me të lujt mendja, ndërkohë shqipja e tyre mediatike është një mballosje snobiste

Edison Ypi

Kosova nuk më do

Kosova vend i lirë, do duhej të qeverisej e begatohej nga krema e saj, intelektualët e ndershëm që Kosova i ka, të rinjtë e fuqishëm që Kosovës nuk i mungojnë, të shkolluarit e ardhur nga universitetet. Por Kosova kontrollohet e gjitha nga hajnat ardhur nga bodrumet europerëndimore marksiste leniniste që po e bëjnë Kosovën si i lypset shkaut, lesh arapi, pa Bogdan, Bud, Lasgush, Kadare, Shekspir, Dante, Beethoven, plot me pëllitje imamësh që më bëjnë të uluras; Kosova që më ka dash, nuk do më.

Çikat e Kosovës gjatë bisedave të lira flasin një Shqipe me të lujt menia, me tu ndal fryma, muzikë, sinfoni e tëra. Ndërkohë, Shqipja e tyre mediatike është një mballosje snobiste e dialektit e mrekullueshëm kosovar me Shqipen standarde, aq katastrofike sa bindem se Kosova, njëra nga gratë e mia më të hirshme, të cilën prej shekujsh e dashuroj dhe më dashuron, tash sa kohë më ka bo lanet.
Humori televiziv kosovaresk është aq qesharak sa të vjen turp me e pa e me e nigju.

Debati televiziv në Kosovë është më gdhë se i Shqipërisë. Komentet e kosovarëve nëpër rrjeta socjale, janë më të trasha se vetë trashësia. Sado ta dua unë, një vend me nivel komunikimi të tillë, nuk mundet me më dash mua.

Me biseda të shpëlara, batuta pa kripë, modë, muzikë, kuzhinë, pa realizmin e përditshmërisë, pa erë që fryn, pa shi që lag, pa pula që kakarisin, pa gjela që këndojnë, qen që lehin, vrasës dhe të vrarë, rrahës dhe të rrahur, vjedhës dhe të vjedhur, kosovarët dhe kosovareshat televizive sado të lodhen nuk e bëjnë dot televizionin. Rrjedhimisht Kosova mua nuk më do.

Me ardh në behar në Durrës me u rrezit pranë detit. Me ndejt në diell aq gjatë sa lëkura me tu përzhit në thellësi të mishit me shpesë se dielli të ka hy brenda dhe deri beharin tjetër aty do rrijë e do shërojë, keq më vjen ta them, por Ti Kosovë këtë e bën. Domethënë që mua nuk më do. Po të më doje, nuk do ta bëje.

Ti Kosovë bën çdo ditë e më tepër pica, bifteqe hamburgera, për snobat që janë pakicë, dhe çdo ditë e më pak Pasul për kosovarët autentikë dhe për mua që jemi shumicë. Ky është një krim i shëmtuar që, mes tjerash, provon se nuk më do.

U lirua Ura në Mitrovicë. Bukur. Mezi e pritëm. Por shembën Xhaminë. Xhaminë e Tiranës as kurvi nuk guxoi ta preki. Xhamia e vjetër nuk duhej shembur. Kosova nuk më do, prandaj e shembi.
E kam provu me ju afru Xhulietës time Kosovë, natën si Romeo, ditën si Don Juan, në mëngjez si dashuror, në mesditë si gentleman, nëpër ëndërra si Engjull, nga Morini si teptil, nga Maqedonia si patriot kafeneje, nga Luma si luftëtar çiftelie. E pa mundur. Ajo prej grave për të cilën digjem t’ja shpreh dashurinë, ta përkëdhel, ta puth, sa më tepër i afrohem, aq më tepër më largohet. Sa herë nisem në Kosovë përfundoj në Myzeqe, Devoll, Dibër, Pukë, Tepelenë, nëpër maja, gërrxhe, përrenj, shkëmbinj, humnera.

Unë që fill pas bombardimeve udhëtova nëpër Kosovë tre dit e tre net me lot në sy, Kosovën nuk mund ta vizitoj. Në Kosovë nuk mund të shkoj. Në Kosovë s’kam çfarë të bëj, se Kosova nuk më do./KultPlus.com

Skënderbeu, edhe i vdekur i tmerronte turqit

Aurenc Bebja

Pasi Muhamedanët pushtuan qytetin e Lezhës, ku ishte varrosur Rrufeja e madhe e luftës, Skënderbeu, ata e nxorrën trupin e tij nga varri për të parë të vdekur njeriun që i kishte bërë të largoheshin të tmerruar

Në librin francez, të autorit Adrien de Boufflers, me titull « Le chois de plusieurs histoires et autres choses mémorables tant anciennes que modernes appariées ensemble, pour la plupart non encore divulguées », botuar në vitin 1608 nga shtëpia botuese mbretërore franceze, P. Mettayer, gjejmë një shkrim të rrallë, në faqet n° 102 – 103, dedikuar posaçërisht heroit tonë kombëtar, të madhit Gjergj Kastrioti.

Trimi shqiptar tashmë kishte ndërruar jetë. Kur turqit, e morën vesh, nuk vonuan të pushtonin Lezhën dhe të shkonin tek varri i luftëtarit legjendar që i kishte tmerruar për një çerek shekulli.

Në vijim, shkrimi i sjellur ekskluzivisht nga Aurenc Bebja, [Blogu Dars (Klos), Mat – Albania] :
« Pasi Muhamedanët pushtuan qytetin e Lezhës, ku ishte varrosur Rrufeja e madhe e luftës, Skënderbeu, ata e nxorrën trupin e tij nga varri për të parë të vdekur njeriun që i kishte bërë të largoheshin të tmerruar qoftë dhe vetëm me përmendjen e emrit të tij.

Të afruar pranë kockave të tij, këta ndiheshin të lumtur që mund t’i preknin, ose të paktën t’i admironin. Edhe krerët dhe komandantët morën monedhat e arit dhe të argjendit, e i mbanin ato me nderim të madh sikur të ishin diçka e shenjtë (hyjnore) duke besuar seriozisht se mbajtja e këtyre relikeve do t’u sillte atyre lumturi ashtu si qiejt kishin vepruar për Skënderbeun.

Bëmat e Skënderbeut në luftë nuk janë admiruar vetëm nga kapitenët Muhamedanë, por edhe nga vetë perandori (sulltani) Mehmet, i cili për të imituar princin shqiptar, përdori shpatën e tij pas vdekjes, duke menduar se do të bënte të njëjtat bëma me dorën e tij kundra të Krishterëve, të përjetonte të njëjtën eksperiencë si Mbreti i Epirit, por këto tehe nuk prenë ndaj të Krishterëve.

Virtyti nuk vinte aspak nga shpata, por nga energjia nervore e krahut dhe dorës së shpirtmadhit Skënderbe, i cili e përdorte atë për të flakëruar mohuesit. »

Lladrovci i ndanë mirënjohje këngëtarit për suksesin e para shtatë viteve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka ndarë mirënjohje këngëtarit Ardian Bujupi për suksesin e para shtatë viteve. Arsyeja e pritjes në zyren e Lladrovcit, dhe ndarjes së mirënjohjes kishte qenë, suksesi i këngëtarit Bujupi, në DSDS (Deutschland Sucht Den Superstar), të mbajtur në vitin 2011.

“Më vjen mirë për suksesin tuaj në vitin 2011 në DSDS (Deutschland Sucht Den Superstar), në të cilin ke kaluar të gjitha fazat dhe keni arritur të hyni në finale dhe të përfundoni në vendin e tretë krahas konkurentëve tjerë gjerman. Më vjen mirë për sukseset tuaja që ke në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Gjithashtu më vjen mirë që një shqiptar i Komunës së Drenasit ka arritur suksese të mëdha si në arenën ndërkombëtare po ashtu edhe atë vendore” është shprehur Lladrovci.
Në komunën e Drenasit, kryetari Ramiz Lladrovci i ndau sot një mirënjohje këngëtarit Ardian Bujupi

Ndërkohë, këngëtari Ardian Bujupi është shprehur i nderuar që ka pasur rastin të pranojë një mirënjohje të tillë nga i pari i Drenasit.
“Po ndihem jashtëzakonisht i nderuar për pritjen që ma keni bërë sot në komunë”, është shprehur ai.
Ndër të tjerash, Ardiani bëri të ditur se kjo ishte edhe hera e parë që atij iu bë një mikpritje e tillë nga një krerë politik.

“Është hera e parë ku u prita zyrtarisht në një institucion dhe më vjen shumë mirë që pritja institucionale më është bërë pikërisht në vendin prej nga edhe e kam prejardhjen”, ka përfunduar Bujupi.

Drake publikon klipin e ri, Dua Lipa pjesë në të (VIDEO)

Kënga ‘In my feelings’ u bë hit ende pa u publikuar me klip.

Njerëzit e kthyen në sfidën Keke’ duke e bërë edhe hashtagun më të përdorur. Por tashmë këngëtari kanadez ka publikuar klipin e ‘In my feelings’ i cili ngjan me një film të shkurtër (8 minuta).

Sigurisht nuk mungon kërcimi, ritmi si dhe pjesë e tij janë bërë edhe disa persona që e kanë kërcyer këngën në rrjetet sociale.

Pjesë e tyre është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa e cila para pak kohësh publikoi një video në Instagramin e saj duke kërcyer ‘In my feelings’ (min 7:38). Ndërsa sot e sheh veten në klipin e Drake./KultPlus.com

“Jo nuk ndahet Mitrovica” (VIDEO)

Këngëtarja e këngës popullore, Shkurte Fejza ka arritur gjithmonë të prek zemrat e shqiptarëve me këngët e saj të cilat gjithmonë kanë ditur të trajtojnë tema të ndjeshme për vendin tonë.

Një këngë e tillë është edhe ajo “Jo nuk ndahet Mitrovica”, një çështje që mbetet aktuale edhe sot.

Në kohën kur u publikua kjo këngë bërë jehonë të madhe në të gjitha vendet shqipfolëse.

Në vitin 2000, Shkurtë Fejza pati publikuar edhe albumin i cili mbante emrin “ Jo nuk ndahet Mitrovica”. / KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=5vBgbsNx72E

Vdes në moshën 32 vjeçare modeli që mahniti botën me tatuazhet e tij

Rick Genest i njohur si Zombie Boy për shkak të tatuazheve si kufomë që mbulojnë trupin e tij ka ndërruar jetë.

Deri më tani raportohet se 32 vjeçari ka kryer vetëvrasje.

Modeli kanadez ishte i njohur në botën e artit trupor për arsye të dukshme, por fitoi famë të jashtëzakonshme në vitin 2011 kur ai u shfaq në klipin muzikor të Lady Gaga “Born This Way”.
https://www.instagram.com/p/Bi-Xh4fjqYP/?taken-by=zombieboyofficial
Kjo i solli atij më shumë sukses duke e ngjitur në sfilatat e modës së lartë si dhe bashkëpunimin për Roc-A-Ëear të Jay-Z në vitin 2012. Ai po ashtu modelonte për revista si GQ dhe Vanity Fair.

Lady Gaga shkroi në Twitter:“Vetëvrasja e shokut Rick Genest, Zombie Boy është përtej shkatërrimit. Ne duhet të punojmë më shumë për të ndryshuar kulturën, për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi shëndetin mendor dhe të zhdukim stigmën që nuk mund të flasim për të. Nëse vuani, thërrisni një mik ose familjar sot. Ne duhet të shpëtojmë njëri-tjetrin. /INTV/ KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BixT8lxFj5D/?taken-by=zombieboyofficial
https://www.instagram.com/p/BmBtw27llkQ/?taken-by=zombieboyofficial

Të dua në dhjetë të mëngjesit

Poezi e shkruar nga Jaime Sabines.

Të dua në dhjetë të mëngjesit,
edhe në njëmbëdhjetë dhe në dymbëdhjetë të ditës.
Të dua me gjithë shpirt dhe me gjithë trup,
ndonjëherë në mbasditet me shi.
Por në orën dy të mbasdites, ose në tre,
kur mendoj për ne të dy
dhe ti mendon për ushqimin ose për punët e përditshme,
ose për zbavitjet që të mungojnë,
ia nis të të urrej shurdhërisht,
me gjysmën e urrejtjes që ruaj për veten.

Pastaj të dua sërish, kur shtrihemi
dhe ndjej se je bërë për mua,
që në njëfarë mënyre ma thonë gjuri dhe barku yt,
që duart e mia më bindin për atë
dhe nuk është asnjë vend tjetër ku unë të vij,
apo ku unë të shkoj, më i mirë se trupi yt.
Ti vjen e plotë në takimin me mua
dhe të dy zhdukemi për një çast,
i bindemi Urdhrit të Zotit
deri kur unë të të them se kam uri, apo më vjen gjumë.

Të gjitha ditët të dua dhe të urrej pandreqshëm.
Dhe gjithashtu, ka ditë, ka orë në të cilat nuk të njoh,
kur më je e largët si gruaja e tjetrit.
Më shqetësojnë njerëzit, shqetësohem unë, më shpërqendrojnë dhimbjet e mia.
Ka mundësi që shpesh nuk mendoj për ty.
Tashmë e sheh. Kush mund të të dojë më pak se unë, e dashura ime?

Përkthyer në shqip nga Orjela Apolloni./KultPlus.com

Bekim Jashari reagon për sheshin “Adem Jashari”

“Turpi nuk paska fund”, është komenti që ka bërë Bekim Jashari, nipi i Adem Jasharit për sheshin që në Prishtinë mban emrin e heroit kombëtar.

Në fakt, kreu i Skenderajt, ka shpërndarë një koment të ish-të burgosurit politik, Enver Dugolli, aktualisht anëtar i Vetëvendosjes, që ka shprehur kritikën e tij të ashpër në lidhje me mënyrën e rinovimit të sheshit që mban emrin e Adem Jasharit.

“Pajtohem plotësisht me ju i nderur, Enver. Me të vërtetë është e pa kuptueshme kjo që po ndodhë. Mirëpo le të mbetet në ndërgjegjen e tyre. Turpi nuk paska fund”, ka thënë Jashari, duke shpërndarë komentin e Dugollit.

E Dugolli ka shprehur habinë me trekëndëshin e “Vëllaznim – Bashkimit” në sheshin “Adem Jashari”

“Promovimi i ri-meremetimit të sheshit ‘Adem Jashari’ pa përmendoren e Komandantit të Përgjithshëm (dhe më të lavdishmit) Adem Jashari, jo vetëm që është TURP, por është tallje me ndjenjat e qytetarëve patriot dhe me këtë figurë, ndër më të mëdhatë në historinë e popullit shqiptar. Arsyetimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit se kanë ruajtur arkitekturën dhe monumentet e trashëgimisë kulturore, janë qesharake dhe jo bindëse! Ai trekëndësh gjoja simbolizon bashkim-vëllazërimin dhe ‘barazinë’ që paska ekzistuar në Kosovë dhe po u dashka ta ruajmë! Këto janë dokrra dhe tallje me vuajtjet dhe sakrificat e popullit shqiptar sepse kjo barazi nuk ka ekzistuar kurrë”, ka thënë Dugolli.

Sipas tij, disa jugo-nostalgjikë duke u fshehur prapa kësaj ideje po mundohen të na paraqesin këtë si vlerë e cila duhet konservuar dhe ruajtur.

“Dhe ku të ruhet, mu në sheshin ‘Adem Jashari’!! Po qojeni tek shtëpitë e juaja o ju Jugo-nostalgjikë, dhe lirisht nëse u ka marr malli (që pa dyshim se po), varjani edhe pllakën ‘Bratsvo Jedintsvo’ që të ndiheni mirë, po jo në sheshin ‘Adem Jashari’! Është e pa pranueshme dhe tejet e habitshme se edhe pas 20 viteve në liri, Prishtina, kryeqyteti ynë, nuk ka një përmendore të Kryeheroit Adem Jashari! E kuptoj Serbinë që nuk e do Adem Jasharin, por nuk i kuptoj (apo më mirë të them që nuk po kam dëshirë të pranoj këtë fakt) që këta pushtetarë (të të gjitha niveleve), frikësohen nga madhështia e këtij kolosi! TURPI I MBULOFTË TË GJITHË!”, ka shkruar Dugolli./KultPlus.com

Në mes të Çikagos, Bebe Rexha e ‘ndez’ atmosferën me këngë shqipe (VIDEO)

Bebe Rexha është njëra ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në mbarë botën.

Albumi i saj i fundit “Expectations” e ka radhitur atë këtë vit si një prej artisteve më në trend.

Bebe Rexha ka treguar gjithmonë se ndjehet shumë krenare me prejardhjen e saj shqiptare.

Si e tillë, edhe pse e rritur në ShBA, Bleta (emri i vërtetë i saj), nuk e ka harruar gjuhën shqipe, si dhe kulturën dhe traditat tona.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në InstaStory ku shfaqet në veturë me babanë e saj, Flamurin.

Ata ndodheshin në Çikago teksa në makinë dëgjoheshin disa këngë të njohur shqipe.

Ritmet e “Moj Hatixhe n’shami t’kuqe” dhe “Hajde nuse reja jeme” nga Shyhrete Behluli, janë ato me të cilat babë e bijë po i dëgjonin së bashku përgjatë rrugës në veturë.

Nga pamjet, Bleta dukej vërtet e entuziazmuar teksa këndonte e kërcente me shumë dëshirë në shqip. /KultPlus.com


Nëna e Ritës Orës bën fli, iu tregon anglezëve se si bëhet (FOTO)

Nëna e Rita Orës, Vera ka publikuar një storie në Instagram ku shihet duke përgatitur fli.

E thjesht, por tërheqëse, Vera ka dhënë një shpjegim në gjuhën angleze se çfarë është flija dhe si bëhet. Në postimin e saj nuk mungojnë as shprehjet në gjuhën shqipe, shkruan Indeksonline.

“Kqyrmini rendet e flis” shkruan ndër të tjera nëna e yllit botëror. /KultPlus.com


Bebe Rexha dhe Dua Lipa takohen bashkë (FOTO)

Bebe Rexha dhe Dua Lipa, dy artistët e famshme shqiptare, janë takuar bashkë.

Kjo nuk është hera e parë që ato takohen. Për herë të parë ato u panë bashkë në tapetin e kuq të eventit Billboard Music Awards 2018 që u mbajt në Las Vegas, shkruan KultPlus.
https://www.instagram.com/p/BmBs7ldHp64/?taken-by=beberexha
Por takimet ata tashmë i kanë më të shpeshta. Bebe sapo ka publikuar një fotografi krah Dua Lipës ku të dyja duken për mrekulli.

Bebe Rexha dhe Dua Lipa dy këngëtare që po pushtojnë skenat ndërkombëtare. / KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BmBs7ldHp64/?taken-by=beberexha
https://www.instagram.com/p/Bl8DVV3Fque/?taken-by=dualipa

Osho: “Dashuria e pavetëdijshme është vetëm epsh, asgjë më tepër”

“Ata që më quajnë “guruja i seksit” janë komplet budallenj; nuk kuptojnë një gjë të thjeshtë, që e përsëris: Jam njeriu më anti-seks në botë. Nëse më dëgjojnë siç duhet nuk do të ketë pornografi, homoseksualë, lezbike – perversitete të çdo lloji.

Dhe ju më quani “guru i seksit”! Mos harroni: seksi nuk gjendet në gjenitale, por në kokat tuaja. Ka një qendër aty që kontrollon veglat tuaja; prandaj, kur seksi përmbahet, nuk është punë gjenitalesh. Ka sekte Kristiane që janë vetëtredhur për të ruajtur beqarinë absolute. Por kjo nuk i çliron prej seksit, pasi qendra e vërtetë është në kokë, nga ku seksi është vetëm një zgjatim.

Prandaj, kur fantazoni për seksin gjenitalet tuaja preken menjëherë: janë zgjatime të mendjes suaj. Dhe kur mendja përmbytet nga seksualiteti, shfaqet ajo që religjionet tuaja janë përgjegjëse: pornografia.

Gjithë përpjekja ime është t’ju them se kënaqësitë e jetës duhen provuar nga njeriu. Sipas llogarive të mia, jeta përshkon një minicikël të plotë pas shtatë vjetësh dhe një ndryshim. Shtatë vitet e para janë i përkasin fëmijërisë, pafajësisë, lojës, është e artë ajo jetë. Kujtimet e atyre ditëve i përndjekin njerëzit deri në vdekje, pasi asnjëherë gjatë jetës së tyre nuk mund të bëjnë diçka më të mirë. Shtatë vitet e tjera janë pjekja e energjive seksuale. 14 vjeç njeriu është seksualisht i pjekur, i aftë të prodhojë biologjikisht fëmijë.

Nëse nevojat seksuale të dikujt nuk plotësohen ai fillon të hajë shumë. Është fakt i njohur tani se pas martese femrat fillojnë të shëndoshen, por jo para martese. E çuditshme; pasi martohen nuk kanë më probleme: kanë gjetur shërbëtor jetëgjatë. Mund të hanë, çlodhen e të shëndoshen. Dhe, sa më shumë shëndoshen, aq më shumë burrat e tyre shohin gra të tjera.

Sa më shumë shohin burrat gra të tjera, edhe më shumë hanë ato, pasi e ngrëna zëvendëson seksin: jeta fillon me seksin e vazhdon me ushqimin, pra seksi e ushqimi mbajnë jetën gjallë. Pse nuk ju tërheq një femër apo mashkull i shëndoshë? Arsyeja kryesore është se ai ka zëvendësuar seksin me ushqimin. Femra e shëndoshë tregon qartë se ajo ka hequr dorë nga seksi.

Shtypja e përmbajtja nuk sjell kurrë liri, të bën skllav. Përmbaj diçka e do të bëhet padroni yt. Të ashtuquajturit murgj në manastire – BRAHMACHARIS – janë vazhdimisht të fiksuar me seksin. Gjithë mania e tyre është seksi, mendja e tyre është plotësisht seksuale, nuk ka si të jetë ndryshe. I vetmi sukses, kur çmendesh fare e je kundër trupit tënd, e shkatërron, është se bëhesh eunuk.

Epshi është forma më e ulët e energjisë seksuale; dëshira më e larta. Derisa epshi juaj të bëhet dashuri do të vazhdoni të jeni larg qëllimit. Epshi është e njëjta energji si dashuria; ndryshimi është vetëm në drejtimin; epshi lëviz përposhtë, dashuria sipër; epshi është si rrënjët e pemës, dashuria si krahët e zogjve, por energjia është e njëjtë, neutrale. Derisa ju të bëheni të ndërgjegjshëm për këtë fakt nuk do të jeni krijues. Në zbritje është shkatërruese, thjesht po argëtoni veten, nuk po intergroheni – ajo që Gurdjief quan kristalizim.

Kur epshi shndërrohet e hyni në qytetin e dashurisë, jeni të pavarur. Ta dini, ky është përkufizimi i dashurisë. Nëse dashuria ka varësi përbrenda, është epsh. Në epsh nuk po mendoni vërtet për tjetrin, por e përdorni tjetrin si mjet për qëllimet tuaja. E, sigurisht, kjo është varësi, pasi doni ta zotëroni tjetrin përgjithmonë. Pasi të nesërmen, e prapë të pasnesërmen do të keni nevojë për një të dashur që ta zotëroni.

Kur tjetri është bëhet më i vlefshëm se ju – kjo është dhembshuri, kjo është dashuri – kur sakrifikoni veten për tjetrin. Kur bëheni mënyra dhe tjetri bëhet qëllimi, kjo është dashuria. Kur bëheni qëllimi e tjetri përdoret si mjet, ky është vetëm epsh, i cili është gjithmonë dinak, kurse dashuria është gjithmonë përdëllyese.

Dashuria e pavetëdijshme është vetëm epsh e asgjë tjetër – një emër i bukur për një gjë të shëmtuar. Por sa njerëz janë vërtet të vetëdijshëm? Kur dashuria është meditative, atëherë është e vërtetë.

Dashuria është më shumë estetike; epshi joestetik, i shëmtuar. Kur dikush ju sheh me epsh në sy, ia keni vënë re fytyrën? E shëmtuar. Edhe një fytyrë e bukur shëmtohet kur ka epsh në sy. E kundërta ndodh me dashurinë: një fytyrë e shëmtuar bëhet e bukur me dashurinë në sy. Dashuria në sy i jep tjetër ngjyrë fytyrës; një aurë e ndryshme ngjizet. Epshi krijon aura të zeza, të liga, të shohësh dikë epshor është gjë e shëmtuar.

Njeriu është i pavetëdijshëm. Ju bëni gjëra pa ditur pse. Bëni gjëra që nuk do t’i bënit kurrë nëse do të ishit qoftë një fije të vetëdijshëm. Ajo që bëni me jetën është se vetëm flini gjatë saj. Ndërgjegja duhet të evoluojë. Sa më shumë vetëdije të keni aq më shumë energji lëviz lart. Vetëdija është çelësi kryesor. Epshi kthehet në dashuri nëpërmjet ndërgjegjjes, prandaj dashuria nuk mund të jetë kurrë diçka e pavetëdijshme.

Epshi është lakmi, varësi, zotërim. Dashuria nuk ka nevojë fare për zotërim, varësi, pasi nuk është zili e lakmi. Dashuria është dhuratë, pjesëmarrje. Keni gjetuar diçka, zemra është plot, frutat të pjekura, kërkoni për dikë që të vijë tek ju dhe ta ndani. Nuk kushtëzohet nga kush jep e merr. Jeni aq të mbushur me dashuri, si retë plot ujë, të cilin e japin në formë shiu. Ndonjëherë e japin mbi pyll, kodër, shkretërtirë. Fakti se ku bie shi, për to është i parëndësishëm. Një dashnor është plot si re me ujë dashurie, i duhet të japë, e kjo është e vetvetishme.

Zgjidhni dashurinë; shndërroni epshin në dashuri. Gjithë jeta nuk është gjë tjetër veç përpjekje e madhe për të zgjedhur jetën para vdekjes, dashurinë para epshit, Zotin para botës, bukurinë, të mirën, të vërtetën para të rremes. Dashuria është dielli që po lind, epshi është errësira e shpirtit.

Asgjë nuk bën njerëzit më të shëmtuar e kafshë se epshi. Njerëzit duan të fitojnë para, famë, prestigj, ego vetëm për të pasur seks, epsh. Ju vini te unë me njëmijë e një probleme e pyetje, por përgjigja ime është gjithmonë e njëjtë: nëse jeni i inatosur them vetëdijësohuni për të, nëse jeni ziliqar vetëdijësohuni për të, nëse jeni epshor vetëdijësohuni për të – sepse vetëdijësimi shkull rrënjët e vërteta. Çfarë është rrënja? Pavetëdija është rrënja!

Vetëm hidhini një sy jetës suaj: një minutë zemërimi e sa minuta faji? Një minutë epshi e sa minuta faji, orë apo ditë? Disa sqarime duhen bërë: kur Buddha thotë “sensual” nuk kupton “ndjeshmëri”. Në fakt, një person sensual është vulgar, kurse personi i ndjeshëm është i mprehtë, delikat. E para është shëmti, e dyta bukuri. Dashuria është bukuri, epshi shëmti. Dashuria ju jep atë që keni, ndërsa epshi rrok atë që ka tjetri. Jini të ndjeshëm por jo sensualë në atë kuptim. Dashuroni, por qëndroni jashtë epshit. Epshi është kafshëror, dashuria njerëzore.

Kujdes nga epshi, seksualiteti i pavetëdijshëm. Kur është i ndërgjegjshëm ka një shije krejt ndryshe, bëhet tantra, nuk është më seks, bëhet dashuri, sjell liri, ndërsa epshi bëhet burg.

Martesat me dashuri erdhën në jetë, por nuk do të zgjatin, për arsyen e thjeshtë se dashuria vjen, ndodh e për një çast ikën. Nuk kishit asgjë në dorë. Martesat e vjetra dështuan sepse duhej ta donit me patjetër gruan e burrin.

Është një “duhet”, gjë që nuk ia del dot kush, mbase aktron për ca kohë, pretendon sikur ia del, por jo: dashuria nuk është shtirje, aktrim, nuk ke ç’t’i bësh. Martesat e reja dështuan sepse janë vetëm një rebelim kundër atyre të vjetra. Nuk kanë kuptim pasi janë vetëm reagim kundër të vjetrave.

Ju nuk e dini ç’është dashuria! Vetëm dashuroni një fytyrë të bukur, trup të rregullt e mendoni “Oh, Zot, jam i dashuruar!”. Kjo nuk do të zgjatë, pas dy ditësh, me të njëjtin surrat para syve për 24 orë në ditë do të mërziteni. I njëjti trup, të cilin do ta keni eksploruar topografisht e hollësisht.

Duke eksploruar të njëjtën gjeografi ndiheni idiotë. E çfarë ishte gjithë kjo? Kjo punë dashuriçkash, martesa dështoi, kishte dështuar që në fillim. E gjitha sepse nuk dini të prisni që dashuria të ndodhë vetë.

Martesat tuaja janë politikë e mprehtë sundimi. Të qenët baba e nënë janë politikë e hollë.

Martesa ka bërë që dashuria të zhduket frikshëm nga toka. Pasi martesa përgatitet për arsye të tjera përveç dashurisë – para, financë, familje, prestigj, astrologji – oh sa shumë budallalëqe, sa absurditete! Prandaj martesa është pothuajse gjithmonë dështim, pasi nuk ka asgjë të përbashkët me zemrat e dy të martuarve. Martesat e suksesshme janë më shumë aksidente, përjashtime, kështu që nuk llogariten këtu.

Dikush duhet të martohet vetëm nëse është mjaft i ditur. Martesa nuk është për të rinjtë, zakonisht, pasi ata janë për t’u vërdallosur, por për ata njerëz që kanë provuar jetën në rrugë të ndryshme, kanë parë ngjyra të ndryshme të saj, gjithë spektrin, e tani janë gati për të ndalur.

Nuk jam kundër martesës – jam për dashurinë. Nëse ajo bëhet martesa juaj, mrekulli, por mos shpresoni se martesa sjell dashuri. Duhet të punoni me ndërgjegje të plotë për ta shndërruar dashurinë në martesë. Zakonish, njerëzit e shkatërrojnë dashurinë, madje bëjnë gjithçka ta shkatërrojnë e pastaj vuajnë, e pastaj thonë “çfarë nuk shkonte?”.

Dhe bënë gjithçka për ta shkatërruar. Martesa është ndryshe: kulmi i dashurisë, kështu po. Nuk jam kundër martesës – jam për një martesë të vërtetë. Jam kundër së rremes, pseudos. Por martesa juaj është mërrëveshje: j’u jep një farë sigurie, lehtësie, merreni me diçka, ju mban të zënë.

Ka një dëshirë të madhe për dashuri, por dashuria kërkon vetëdije të madhe, të plotë. Vetëm atëherë arrin kulmin, i cili është martesa. Nuk ka lidhje me ndonjë ligj. Është shkrirja përfundimtare e dy zemrave në plotësi. Është funksionimi i dy personave në sinkronizëm – kjo është martesa.

Por njerëzit përpiqen për dashuri duke qenë të pvetëdijshëm…dëshira e mirë, por dashuria e tyre është xhelozi, sundim, zemërim, e shpifur. Shumë shpejt i japin dërrmën prandaj për shekuj me radhë jepen pas martesës: më mirë nisen me martesë, pasi ligji të mbron nga shkatërrimi i saj.

Shoqëria, shteti, gjykata, polici, kleriku, të gjithë të detyrojnë të jetosh në institucionin e martesës, e ti je veç një skllav. Vetëm skllevërit kërkojnë të jetojnë në institucione.

Nuk kam thënë kurrë se dashurinë e shkatërron martesa, e si mundet? Po, shkatërrohet në martesë, por nga JU, jo nga martesa! Nga partnerët, ju e shkatërroni, pasi nuk e dini ç’është dashuria. Vetëm mëtoni se e dini, shpresoni se e dini, ëndërroni se e dini, por nuk dini asgjë. Dashuria mësohet: është arti më i madh që ekziston.

India ia futi kot me martesat e stisura, Perëndimi ia fut kot me dashurinë e lirë. Në Indi prindërit janë shumë përllogaritës e dinakë, e si të tillë i humbën shansin Indisë për mundësitë e dashurisë, pasi nuk lanë dashurinë të ndodhte, sepse dashuria nuk dihet ku të çon.

Në Perëndim janë tepër rebelë, shumë të rinj, jo të zgjuar, tepër fëmijërorë. E bënë seksin të lirë fare, të gatshëm kudo: nuk ka nevojë të zbulosh dashurinë atje, thjesht gëzoju seksit e mbaro punë. Prej seksit, Perëndimi doli huq; prej martesës Lindja doli huq. Por dashuria nuk është lindore as perëndimore.

Zbuloni dashurinë brenda jush, e nëse e bëni, herët a vonë, dikush do të vijë tek ju, pasi një zemër e dashur vjen vetëm pranë një zemre të dashur, gjithmonë ndodh. Por nëse kërkoni me xhelozi, apo vetëm seks e siguri nuk do të gjeni asgjë.

Mendohuni pak para se të martoheni: do të jeni në çark. Ju çarku i gruas e gruaja gracka juaj. Grackë e ndërsjellë, reciproke. Dhe pastaj, ligjërish, jeni të lirë të torturoni njëri-tjetrin derisa të vdisni.

Dashuroni sa më thellësisht të mundeni, e nëse bëhet martesë është tjetër gjë. Nëse dashuria bëhet diçka e pathyeshme është tjetër gjë, jo detyrim ligjor. Detyrimet ligjore ju duhen sepse keni frikë, e dini se dashuria juaj nuk mjafton e keni nevojë për mbështetje ligjore. E dini mirë se njëri prej jush mund të ikë, prandaj keni nevojë për policin t’ju mbajë bashkë. Kjo është shumë e shëmtuar: të kesh nevojë për një polic që t’ju mbajë të ngjitur. Ja, kjo është martesa!

Nuk kam dëgjuar kurrë për ndonjë martesë të përkryer. Thonë se ndodhin në qiell, por askush nuk ka ardhur prej atje, mbase është e vërtetë. Por, ç’lloj martesash janë ato të përkryerat? Pa tension, pa individualitet të burrit apo gruas. Nuk zihen kurrë, nuk përlpasen, kaq të ëmbël me njëri-tjetrin. Epo, kaq shumë sheqerosje të bën me diabet!

Siç e shoh unë, 99% e marteave janë vetëm prostitucion i liçencuar. Në një botë më të mirë, me njerëz më të mirë, gjërat do të jenë ndryshe. Fëmija i lindur nga dashuria nuk do të quhet kopil, vetëm ai i lindur nga ligji, liçenca, do të jetë bastard.

Dashuriçkat dështojë sepse në fillim martesa stisej nga astrologjia, pastaj nga prindërit, e tani nga biologjia. Papritur ndjen se të pëlqen një grua, por nuk di sa do të zgjasë e nuk ia ke idenë pse të pëlqen ajo ty, apo ti atë. Mbase është stili i flokëve, e martohesh me një stil të caktuar flokësh, e nesër flokët i prishen asaj, kurse ti ngelesh si guhak “Kjo është ajo gruaja që doja unë?” I njëjti stil flokësh përditë…!

Njerëzit bien në dashuri vetëm se dikush ka një hundë të caktuar, dashurohen me fragmente. Asnjëri nuk merret me njeriun në tërësi, e kjo shkon dëm. Hunda nuk ka shumë rëndësi, pas dy ditësh nuk do ta shohësh fare, ngjyrën, formën apo format trupore, këto janë vogëlsira. Thelbi qëndron në funksionin tërësor të njeriut.

Seksi është fizik, dashuria shpirtërore.

Dashuria jep, seksi kërkon vetëm të marrë.

Kur seksi hyn, dashuria del jashtë.

Gërrmo në seks e do të gjesh dashurinë. Gërrmo në dashuri e do të gjesh lutjen.

Buddha kërkon nga ju të transformoni energjinë seksuale, jo ta shtypni e luftoni, pasi është e vetmja energji që ju ka mbetur. Seksi nuk duhet përjashtuar, mohuar apo shtypur, por transformuar me anë të vetëdijes.

Bëjeni dashurinë festë, jo hyrje-dalje. Kërceni, këndoni e mos e bëni seksin cerebral, bëjeni autentik.

Kurrë nuk them hiqni dorë nga seksi. TRANSFORMOJENI. Nuk duhet të jetë vetëm biologjik, jepini spiritualitet. Kur bëni dashuri meditoni, lutuni. Dashuria nuk është akt fizik, por shpirtëror. Kur hiqni dorë nga seksi nuk jeni më të aftë të transformoni energjinë e tij, është vetëm energji. Mund të lëvizë në cdo drejtim të mundshëm. Nëse e pranoni, në vetë atë pranim fillon të lëvizë sipër, pasi po e ndihmoni. Në çastin që e mohoni, stypni, po krijoni një armiqësi, ndarje në vetvete.

Vetëdija e vërtetë ju çon përtej seksit, e kjo ndodh vetëm me pëlqimin e vet. Në seks jeni mashkull ose femër. Një beqar i vërtetë ka shkuar përtej, nuk është as mashkull as femër.

Buddha nuk është për ndrydhjen, por për transformimin. Mund të shkoni majë Himalajave e të uleni atje, duke menduar se keni fituar beqarinë. Por vazhdoni të ëndërroni për femra, madje më shumë se përpara, se jeni më larg. Me luftë asnjë nuk ndryshon, vetëm nëpërmjet vetëdijësimit.

Pasi bëheni të dhunshëm, vjen qetësia. Kur jeni të qetë, dhuna po pret aty prapa. Janë gjithmonë bashkë, ndasitë janë gjithmonë bashkë. Kur seksi zhduket edhe beqaria zhduket gjithashtu – ta dini. Nëse mëtoni se jeni beqarë seksualiteti vazhdon të ekzistojë e një ditë do të shpërthejë. Po uleni mbi një vullkan.

Kur seksi zhduket, cili është kuptimi i beqarisë? Fjala nuk ka më kuptim, pasi funksionon vetëm në lidhje me seksin. Buddha thotë se kur dualiteti zhduket ti je në mes, i qetë, i pastër, i heshtur. Rruga është ajo e mesmja.

Jeta lind nga seksi, bëhet për seks. Mund ta ngrini seksin në lartësinë e dashurisë e ta shndërroni në dhembshuri. Por, nëse e bllokoni atë energji me murgjëri e beqari keni shkatërruar mundësinë e rritjes suaj si njeri.

Dashuria nuk është pasion seksual. Seksi është manifestim kalimtar i dashurisë, pjesë e mekanizmit të natyrës. Energjia e manifestuar në seks transfomohet në dashuri.

Bëhuni dëshmitarë në seks, jo kontrolluesi, qëndroni të vetëdijshëm. Për shekuj ju është thënë se seksi është mëkat. Dëshmoni seksin si çdo gjë tjetër në botë, nga një pikëvështrim pozitiv, e mjerimi do të ikë vetvetiu. Bëhuni meditues.

Gjithë perversitetet në botë – homoseksualiteti, sadomazokizmi, etj – janë thelbësisht nënprodukte të ashtuquajturave religjione, sidomos Krishtërimit, pasi sa më shumë shtypin e mohojnë dicka, aq më shumë energji do të kërkojë rrugë të shfaqet. Seksi natyral është i bukur, perversi është i shëmtuar, pasi është zhvendosur dy herë radhazi nga origjina e vet.

Ju keni lindur prej seksit, çdo qelizë juaja është seksuale, gjithë energjia juaj. Pra, nëse fetë dënojnë seksin si mëkat, ju kanë dënuar ju plotësisht. E jo vetëm ata, por edhe ju keni dënuar veten, jeni të përçarë, ndiheni fajtorë e bëheni neurotikë. Unë e quaj seksin problemin kryesor, të cilin, nëse e zgjidhni, do të jeni burra apo gra krejt tjetër, pasi gjithë perversitetet zhduken vetvetiu.

Kur e keni pranuar, jo luftuar, mund ta transformoni, pasi ajo është energjia e gjallë ndër ju. Keshtu punon mekanizmi: transformojeni në dashuri. Ata që urrejnë janë zakonisht në luftë me seksin e tyre. Nëse nuk e luftoni, e pranoni, e transformoni kthehet në dashuri. Kjo është më e bukura: nëse pranoni seksin do të pranoni çdo gjë tjetër. Të jetosh do të thotë të jesh seksual, e nëse jeni kundër seksit jeni kundër gjithçkaje.

Të mendosh për seksin është më e rrezikshme se vetë seksi. Është njësoj sikur dikush do të hajë bukë me veshë, jo me gojë.

Do të çuditeni kur t’ju them se njerëzit makutë nuk kanë probleme seksuale, ata nuk kanë energji seksuale, të gjithë e kanë përqendruar në lakmi. Paraja është objekti i dashurisë së tyre, nuk duan t’ia dinë për femra.

Papët e shankaracharyat në Indi mund të jetë guru seksi, pasi ata mësojnë se seksi duhet luftuar e mohuar. Ajo që shtypet merr forma perversioni te njeriu, mund të jetë homoseksualiteti, sodomia etj. Homoseksualiteti është fenomen manastiresh, është religjioz, pasi fetë nuk lejuan burrat e gratë të preknin njëri-tjetrin. E ku do të shpërthejë pastaj energjia e tyre seksuale? Biologjia nuk e dëgjon betimin e beqarisë.

Kafshët kanë seks por jo seksualitet, njeriu i ka të dyja, seksualiteti është mendor, por ti ngelesh kafshë. Me dashurinë bëhesh njeri, qëndron drejt mbi tokë. Me seksin ngelesh kafshë, horizontal në tokë, duke u zvarritur.

Në orgazmë të thellë, nëse jeni të vetëdijshëm, do të kuptoni për herë të parë çfarë është ekstaza. Deri tani vetëm sa e keni dëgjuar si fjalë, nuk e keni rrokur kuptimin. Vetëm në orgazmë të thellë, të fortë e të vetëdijshëm plotësisht, do të kuptoni se seksi nuk është vetëm seks, por vetëm shtresa më e jashtme: në thellësi gjendet dashuria; akoma më thellë lutja e më thellë akoma ndodhet Zoti vetë.”

– Osho, “Seksi, Dashuria dhe rruga drejt vlerave morale”. /KultPlus.com

Sonte filloi edhe një edicion magjik i DokuFest-it

Alberina Haxhijaj

DokuFest, festivali i cili për vite me radhë e shndërron qytetin e Prizrenit në një vend ku mblidhen artdashësit për të përjetuar netët magjike të cilat i ofron ky festival, nisi rrugëtimin e tij sonte, shkruan KultPlus.

Edhe këtë vit, qyteti i bukur i Prizrenit, duket më ndryshe, qysh sonte ai është mbi populluar dhe gjallëria i është shtuar dukshëm. Ky është efekti DokuFest, të cilin të gjithë e kanë mësuar.

Ritmet e muzikës më të mirë, e filmat e përzgjedhur me shumë delikatesë do të ju shoqërojnë për gjatë ditëve sa do të zgjatë festivali më i madh në vend.

Sonte të gjithë ishin mbledhur te Kino Lumbardhi për të shënuar hapjen e festivalit, dhe për të ju uruar mirëseardhje, fjalën fillimisht e mori, Eroll Shporta, bashkëthemelues i festivalit, i cili me pak humor e filloi gjithë këtë mbrëmje.

“E rëndësishme është që edhe sivjet Dokufesti ka filluar me bereqet. Krejt kjo falë motit me reduktime 4 orë diell, 2 orë shi, u shpreh Shporta. Ai tutje nuk la pa thumbuar edhe politikanët tanë.

“Si mëlmesë, vetëm për ju mysafirë, kemi emëruar nja 30 zyrtarë të lartë për flladitje”.

Krejt për fund, ai i ftoi të gjithë që t’i bashkëngjiten festivalit ashtu siç janë.

“E juve ju mbetet vetëm një gjë: të vini ashtu sikurse jeni. Sikurse programi i larmishëm i Dokufest. Hajdeni edhe nëse ju pëlqejnë reflektimet me rreze të gjata, të shkurta, kombëtare apo ndërkombëtare. Nëse jeni gra, fëmijë, pleq, të rritur, radikal, të thjeshtë, të butë, të mençur, sidomos të mençur, apo thjesht dëshironi të reflektoni “në temë të lirë”. E ashtu qysh jena, këtu sonte, ju thërras që ta bëjmë një hapje si asnjëherë në DokuFest”.

Tema e sivjetme, që është “Reflektimi” vjen si frymëzim nga kënga e Velvet Underground “I’ll Be Your Mirror”, këngë me të cilën edhe filloi ky edicion, përderisa teksti I saj u shfaq në një projektor të madh dhe të ftuarit këndonin të gjithë njëzëri.

Programi i DokuFest synon të shndërrohet në pasqyrë të botës ku jetojmë, si një pikënisje të asaj se kush dhe çka jemi. Kjo temë do të hulumtohet përmes kampanjës së festivalit si dhe përmes një kombinimi të programit të filmave, ekspozitave digjitale, bisedave me artistë, punëtorive dhe performancave muzikore.

Ky edicion i DokuFest shënohet edhe me një laramani të gjerë të paneleve, të cilat do të eksplorojnë në thellësi temën e reflektimit. Përmes tyre, do të reflektohet mbi të kaluarën e Kosovës dhe rajonit, por edhe mbi të ardhmen e filmit në Kosovë me anë të industri-eventeve të
Kosovës Kreative.

Filmi ‘The Raft’ me regji të Marcus Lindeen ishte filmi i cili bëri hapjen e këtij edicioni të shtatëmbëdhjetë të DokuFest-it. Si zakonisht, edhe këtë vit ka një numër të madh të filmave të shkurtër. Si talentet e rinj ashtu edhe një numër të filmbërësve të shpërblyer, nuk do të mungojnë as këtë vit.

Po ashtu për herë të parë në Kosovë ky festival do të sjellë një retrospektivë të gjerë të kinemasë tajvaneze me filma të mjeshtërve siç janë Edëard Yang dhe Hou Hsiao-hsien, si dhe një numër të perlave të rralla nga ky vend i vogël me trashëgimi të shquar të kinemasë.

Në hapje të festivalit ndër të tjera u tha që një pjesë e programit i kushtohet fuqisë së grave dhe kjo është pikërisht ajo që do të gjeni në një program të mrekullueshëm të kinemasë eksperimentale me regjisore femra.

Edicioni i XVIII do të zgjasë nga 3-11 gusht. Për të mësuar më shumë për programin e këtij edicioni mund të ndiqni faqen zyrtare të DokuFest-it. Po ashtu KultPlus do të vazhdojë që të ju informoj çdo ditë për festivalin. /KultPlus.com