Njeriu që renditet i pari ndër artistë në Librin Guiness sa i përket thyerjes së rekordeve me mozaikët e tij, vjen me ekspozitën e tij personale në Suharekë, të hënën, më 24 shtator 2018, në Qendrën e Rinisë “Shtëpia e Fellbahut”.
Saimir Strati së fundi, herën e 10-të kur theu rekordin botëror për mozaikun më të madh me kapëse letrash, e bëri në Prishtinë. Ai nxorri fytyrën engjullore të Gonxhe Bojaxhiut, Nënës Terezë me kapëse letrash duke e çuar vlerën e Kosovës dhe Prishtinës një hap më tej.
Në edicionin e sivjetmë të festës së FESTAR-it në Suharekë, Strati ka vendosur që të shfaqë punët e tij mahnitëse për publikun e gjerë kosovar.
Për më tepër, Saimir Strati vjen pothuajse çdo vit në Koloninë e Artistëve në Suharekë, duke i dhënë një dozë më të madhe famoze kësaj feste. / KultPlus.com
Do të fillojë sonte edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar – Al Jazeera Balkans në Sarajevë.
Filma të ndryshëm nga Ballkani do të vijnë në këtë edicion që do të përfundojë me ndarjen e çmimeve, me datë 25 shtator.
Last Minute Cinema është programi i veçantë i festivalit ku do të shfaqen pesë filma, mes tyre edhe historia e Dragoslavës – një grua e cila fjaloset me burrin e saj dhe ka një jetë të komplikuar me tre nipër e mbesa, apo edhe historia e Esad Lanzo i cili kthehet në Bosnjë, aty ku 25 vite më parë ka kryer një krim për të cilin ka kaluar kohë në burg.
Në programin zyrtar konkurrues, vjen një dokumentar mbi Mafinë serbe dhe Arkanin e Tigrat e tij vrastarë, një tjetër rreth të rinjve nga Rusia e Ukraina të cilët gjenden në një situatë të pazakontë në kohën e rritjes së tyre, dhe një documentar tjetër interesant mbi njerëzit që u zhdukën e u vranë në kohën e regjimit të Assadit në Siri.
Dokumentarët janë realizuar nga regjisorët e Ballkanit por edhe nga regjisorët e shteteve tjera evropiane.
Festivali organizohet nga Al Jazeera Balkans në bashkëpunim me Al Jazeera Institute në Doha dhe Al Jazeera Media Network. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka performuar mbrëmë në America’s Got Talent – spektaklin e gjetjes së talenteve të muzikës në Amerikë.
Shqiptarja e njohur dhe një prej këngëtareve e tekstshkrueseve më aktive në Amerikë, ka performuar këngën e saj më të re “I’m a Mess” ndërsa më pas në skenë i është bashkuar Glennis Grace për të kënduar së bashku “Meant to Be”, përcjellë KultPlus.
https://www.youtube.com/watch?v=exqt3_Pbm54
Glennis ishte një prej konkurrenteve të këtij edicioni të AGT por nuk arriti të fitonte. Glennis për më tepër është nga Holanda dhe para disa vitesh ka kënduar në Eurovizion për Holandën, duke mos arritur të kualifikohej për në finale.
Bebe Rexha, në anën tjetër, po vazhdon me sukseset e saj në Amerikë. Ajo këtë vit ka nxjerrë edhe albumin e saj “Expectations”. / KultPlus.com
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë vendimin e jurisë për finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018.
Me 20 shtator 2018, juria e përbërë nga Charles Esche, drejtor i Van Abbemuseum, Eindhoven, Erëmirë Krasniqi, studiuese dhe drejtoreshë e Oral History Kosovo, Jelena Vesić, kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjeruese, Adrian Deva, artist dhe edukator arti dhe Amanda Parmer, drejtore e programit e Independent Curators International (ICI), Nju Jork, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018, përmes deklaratës më poshtë:
Juria ka qenë e ngazëllyer nga interesimi i treguar për çmimin dhe nga llojllojshmëria e qasjeve të ndryshme ndër aplikimet këtë vit. Anëtarët e jurisë të cilët kanë qenë pjesë e jurisë në vitin 2017 kanë vërejtur se ka pasë përmirësim në përgjithësi në kualitetin e punës artistike si dhe të propozimeve.
Anëtarët e jurisë me shumë ngazëllim kanë diskutuar propozimet, për tu kthyer tek një numër i aplikimeve disa herë, duke lëvizur ngadalë deri në vendimin përfundimtar.
Ne ishim të lumtur që ishim në gjendje për të ardhur në një vendim unanim, duke e vënë në pyetje njëri tjetërin dhe si ne i përgjigjemi punës të secilit kandidat, dhe duke ndarë vëzhgimet se çfarë mund të imagjinojmë se ata do të krijojnë për ekspozitën e çmimit dhe rezidencën në Nju Jork.
Në fund, ne kemi zgjedhur tre artist, punët e të cilëve mbulojnë një rrafsh të gjërë të praktikës artistike aktuale në Kosovë, duke përfshirë, pikturën, tekstin, instalacionin, grafikën dhe fotografinë. Punët ndajnë një interesim të përbashkët për marrëdhëniet mes kontekstit lokal dhe jetës bashkëkohore si dhe gjetjen e trajektores personale të procesimit të materialit dhe ambientit psikologjik të qyteteve kosovare.
Një intimitet gjendet në shumë prej punëve, ndërsa implikimet janë shpesh shoqërore dhe politike.
Të gjithë ne ndihemi që të tre artistët finalist do të përfitojnë nga ballafaqimi me sfidën e ekspozitës dhe të rezidencës në Nju Jork, dhe ne me padurim presim për të parë punën e tyre në ekspozitën në dhjetor, kur juria do të takohet në Prishtinë për të zgjedhur fituesin e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018. Juria dëshiron të falenderoj Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për organizimin e sesioneve aq mirë dhe për përkrahjen e treguar për ne gjatë tërë procesit.
Ne jemi shumë të kënaqur të shpallim që finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 janë Qëndresë Deda, Altin Krasniqi and Dion Zeqiri.
Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 do të shpallet me 5 dhjetor 2018 në Klubin e Boksit në Prishtinë, në mbylljen e ekspozitës së finalistëve të “Artistët e së nesërmes” 2018. / KultPlus.com
Këngëtari i njohur italian, Andrea Bocelli, së shpejti do të publikojë albumin e tij të ri, ku ka bashkëpunuar me artistë të njohur si Ed Sheeran, Matteo Bocelli, Josh Groban.
Në mesin e artistëve më të cilët Andrea Bocelli ka bashkëpunuar në albumin e ri, është edhe këngëtarja Dua Lipa, më të cilën ka realizuar këngën e katërt të albumit, “If Only”, e cila pritet të publikohet së shpejti, shkruan Radio Plus.
Albumi i ri nga Andrea Bocelli mbanë titullin “SI” dhe pritet të publikohet më 26 tetor.
Kjo është lista me këngët e albumit “SI”:
1. “Ali di Libertà”
2. “Amo Soltanto Te” – feat. Ed Sheeran
3. “Un’Anima”
4. “If Only” – feat. Dua Lipa
5. “Gloria The Gift Of Life”
6. “Fall On Me” – feat. Matteo Bocelli
7. “Ëe Ëill Meet Once Again” – feat. Josh Groban
8. “I Am Here”
9. “Vertigo” – ëith Raphael Gualazzi at the piano
10. “Vivo”
11. “Dormi Dormi”
12. “Ave Maria Pietas” – feat. Aida Garifullina
13. “Meditation”
14. “Miele Impuro”
15. “Sono Qui” (acoustic version)
16. “Ali di libertà” (acoustic version)
Në muajin tetor, ajo do të publikojë këngën e saj më të re, e cila vjen si bashkëpunim dhe është gërshetim i gjuhës angleze dhe italiane.
Bashkëpunimi vjen me Nathaniel Willemse, shkruan KultPlus.
“Kjo tregon qe tashme bota eshte kaq e vogel …
Nga Kanadaja ne Australi krijuam një kenge qe e dua shume dhe mezi pres t’jua tregoj !
Ja nje paradhenje te ktij dueti me @itisnathaniel qe do jet publik ne tetor” ka shkruar Elhaida në Facebook ku ka prezantuar pak nga kënga.
Elhaida ka vazhduar karrierën e saj më shumë në muzikë klasike me performancat e saj në Paris dhe jo vetëm. Së fundmi atë e kemi parë në Festivalin Kënga Magjike dhe në Eurovision Song Contest, me dy këngë të bukura të cilat i ka mishëruar mirë ashtu siç di ajo. / KultPlus.com
Populli
e di
kur duhet bërë kryq
me tre
e kur
me pesë gishtërinj
e kur
të thuhet dova
Ai
më së miri
të thotë
s’ka përëndi të tjerë
përvec meje
Populli të thotë
se s’ka kryeplak
më të urtë se fshati
Ai e ka meteorologjinë
e vet
në gjunjtë e pleqëve e të plakave
kur ky yll apo ai
gjendet këtu apo aty
Populli di
pse
s’duhet përqeshur lumin
për rrugën e tij gjarpërore
rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë
po lumi kurrë
2.-
pasi vetëm ai e di
rrugën e vet
vallen e popullit
askush
s’do ta mësojë
as t’i marrë erë
për një jetë kalimtare
Kurrë mos humb besë
ndaj Zotit tënd të ri
beso
e po të besoj
në këtë aksiomë
Populli e di
se vetëm fëmijët dhe kafshët
të duan pa hile
Cdo fjalë që të thuhet
për Popullin
është e stërvockël
Ai e ka celësin
për cdo rebus
vetëm për të s’ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtëpisë
është për pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocërr
3.-
ku është hija
e ku gjendet dielli
kush është Mark
kush Januz
e kush Janus
Populli e ka syrin
të thellë
sa një oqean
populli të thotë
se kënga
është vaji i burrit
se kështu e ka jeta
Ai ka
cka s’ka
asnjë kryevepër s’e ka krijuar Dante Aligieri
apo ndonjë tjetër
po Ai
i mjeri
Për cdogjë që ke ndier
mos beso as ti
po populli
e di
Ai
para se ta capojë
të njëmbëdhjetin hap
dhjetë i ka kaluar
Populli
s’ka epiqendër
të gjitha trojet
e skajet
e tij
ashtu mund të quhen
4.-
Populli të mëson
me proverba
ai të thotë:
“I di Meta punët e veta”
“Secili fëmij është një artist. Problemi është si të mbetet artist edhe kur të rritet.”
“Ne të gjithë e dim se arti nuk është i vërtetë. Arti është një gënjeshtër që na mundëson ta kuptojmë të vërtetën, të paktën atë të vërtetë që na është dhënë neve për ta kuptuar. Artisti duhet ta dijë metodën përmes së cilës t’i bind të tjerët për besueshmërinë e gënjeshtrës së vetë.”
“Pikturimi nuk është bërë për t’i dekoruar apartamentet. Ai është një mjet lufte.”
“Nëse e pikturoj një Kalë të egër, ju mund edhe të mos e shihni kalin, por egërsin ama gjithsesi se do ta shihni.”
“Kompjuterët janë të padobishëm. Ata mund të ju japin vetëm përgjigje.”
“Për të vizatuar, ju duhet t’i mbyllni syt dhe të këndoni.”
“Rinia s’ka moshë.”
“Secila vlerë pozitive e ka çmimin e vetë edhë në terma negative… Gjenialiteti i Einsteinit na ka dërguar në Hiroshima.”
“Pa një vetmi të madhe, asnjë vepër serioze nuk është e mundur.”
Edhe pse princesha Diana ka ndërruar jetë në vitin 1997, disa nga veprimet e saja vazhdojnë t’i mahnitin njerëzit nga e gjithë bota.
Përveç kryerjes së obligimit si princesha e Uellsit, ajo e ka shfrytëzuar kohën e lirë edhe për të shkruar letra falënderimi.
Në biografinë e autorizuar me titull “Diana: Tregimi i saj i vërtetë” të shkrimtarit Andrew Morton, shkruan se princesha me ditë të tëra është përkushtuar që t’ua kthejë letrat të gjithë atyre që i kanë shkruar.
Është interesant një prej fakteve që pas martesës me princin Charles në vitin 1981, Diana iu është përgjigjur të gjithë 47.000 urimeve.
Po ashtu, siç transmeton Huffington Post, ajo ka shkruar plot 10.000 falënderime për të gjitha dhuratat që ka pranuar.
Hulumtimet e realizuara nga shkencëtarët Diane Gottsman dhe Jacqueline Whitmore kanë treguar se shumica e njerëzve nuk u japin rëndësi letrave falënderuese, gjë që ka qenë krejtësisht ndryshe me Dianan.
Diana Frances Spencer (emri i plotë i princeshës) ndërroi jetë më 31 gusht 1997 në një aksident komunikacioni në tunelin Pont de l’Alma në Paris. /KultPlus.com
https://twitter.com/princessdibooks?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1041093505924390917&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpas-marteses-princin-charles-diana-iu-ishte-pergjigjur-47-000-urimeve-dhe-kishte-shkruar-10-000-letra-falenderuese%2F
Teknikat e subversionit artistik – çka dhezë e çka jo?
Të premten, me datë 21 shtator, nga ora 20:00 në qendrën kulturore Termokiss, Sbunker prezanton kolektivin artistik HAVEIT në serinë e rradhës të TruAktiv Talks.
Në këtë ngjarje do të diskutohet për modele të ndryshme të aktivizmit të përdorura nga HAVEIT për përçimin e mesazheve për barazi sociale, rendësinë e performancave të artit publik dhe rolin e artit si formë e protestës për thyerjen e stereotipeve dhe sfidimin e stigmave shoqërore dhe kodeve morale të një vendi.
Në TruAktiv Talks do të marrin pjesë edhe pjesëmarrësit e TruAktivSummit 2018.
Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
HAVEIT përbëhet nga Hana, Vesa, Alketa dhe Lola dhe janë i vetmi kolektiv artistik i këtij formati në Kosovë, të njohura për përdorimin e mediumeve të ndryshme artistike dhe intervenimeve artistike. / KultPlus.com
Për turistët muaji shtator në Tiranë është më i preferuari. Në këto ditë vjeshte, ku temperaturat i ngjasojnë atyre të verës, rrugët e Tiranëa janë të mbushura me turistë të huaj.
Grupet e turistëve i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek “Piramida”, por edhe në muzeumet e Tiranës, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare.
Nuk i mungon itinerarit të tyre, edhe shëtitjet në lagjet e vjetra të Tiranës dhe ndërtesat shumëngjyrëshe, ku njihen me historinë e Tiranës dhe shijojnë kuzhinën vendase.
Por, vendi që vijon të tërheqë më së shumti interesin e vizitorëve të shumtë, është sheshi “Skënderbej”, në qendër të qytetit të Tiranës. I kthyer tashmë në një atraksion të ri për vetë rikonstruksionin modern dhe bashkëkohor, ky shesh është shndërruar në një vlerë të shtuar për turizmin e qytetit.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se “asnjë grup turistësh nuk ikën nga Tirana, pa ndaluar qoftë edhe një herë në sheshin më të bukur të qytetit”.
“Tirana është në listën e 10 destinacioneve të sugjeruara nga Lonely Planet për vitin 2018”, thekson Veliaj.
Tirana është pa dyshim një nga qytetet më të gjalla e më në shndërrim të Europës Juglindore. Ajo është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Europa, por edhe më gjerë. Transforimimi që po pëson Tirana po zë gjithashtu hapësira në revistat më të njohura të botës.
Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës.
Disa prej pikave atraktive, që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art”, “Shtëpia e gjetheve”, etj./ ata
Kohët e fundit, unë dhe mamaja jote kemi qenë duke kërkuar në Google për disa punë tonat dhe kemi vënë re se një nga pyetjet që shtrohet më së shumti në kërkesat në Google është: “Si ta bëj atë të ndihet i interesuar?”
Me thënë të drejtën u mërzita shumë. Hapa një shumësi artikujsh që flisnin se si një vajzë duhej të vishej seksi për partnerin e saj, apo kur duhej t’i sillte birrën e kur një sandviç – me pak fjalë të gjitha gjërat që ajo duhej të bënte për ta bërë mashkullin e saj të ndihej më mirë, më i zgjuar dhe më superior.
U nxeha pa masë!
Vogëlushja ime…
Nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë detyra jote që ta mbash mashkullin të interesuar te ti.
Vogëlushja ime…
E vetmja detyrë e jotja është që ta dish brenda shpirtit tënd se ti vlen shumë! (Nëse do ta dish që vlen, e ke fituar betejën me botën, por këtë do ta shpjegoj në një letër tjetër).
Nëse ke besim te vetja, ti do jesh shumë atraktive jo vetëm për meshkujt, por për të gjithë. Ti do të jesh atraktive për një mashkull që jo vetëm do të jetë i interesuar për ty, por do të dojë të kalojë gjithë jetën duke investuar mbi interesin për ty.
Vogëlushja ime…
E kam fjalën për një mashkull që nuk ka nevojë për lojëra që ti të jesh interesante për të, sepse ai do ta dijë se ti je dhe do ta çmojë këtë!
Nuk më intereson nëse ai qëndron me turinj në tavolinë, mua më intereson që të të shohë ty me sytë e dashurisë. Nuk më intereson nëse nuk vjen të luajë golf me mua, mua më intereson që ai të luajë me fëmijët që të dy bashkë do të keni. Nuk më intereson nëse ai pëlqen të bëjë të fortin me mua, më intereson vetëm që të jetë i fortë mjaftueshëm për të mbajtur zemrën tënde.
Nuk më intereson se kë voton në zgjedhje, më mjafton të të zgjedhë ty gjithnjë, çdo ditë. Nuk më intereson çfarë ngjyre ka lëkura e tij, më intereson që pikturën e jetës tuaj ai ta pikturojë me ngjyra të ndezura. Nuk më intereson se në çfarë beson apo nuk beson, për aq kohë sa ai është rritur me vlerën se çdo ditë që do të kalojë pranë teje do të jetë një ditë plot shpresë dhe dashuri.
Në fund të fundit, shpirti i babit, nëse ai i ka të gjitha këto, por nuk ka asgjë të përbashkët me mua, ti mos u mërzit! Ne do të kemi të përbashkët gjënë më të çmuar: ty!
Sepse vogëlushja ime, e vetmja gjë që ti duhet të bësh për ta mbajtur atë të interesuar është të jesh kjo që je.
Dhe këtë po ta thotë dikush që do të jetë përjetësisht i interesuar ndaj teje,
Shkrimtari dhe fotografi amerikan Donald Niebyl do të promovojë me datë 27 shtator në Londër një libër interesant rreth monumenteve të veçanta “spomenik” të kohës së Jugosllavisë.
Ai ka kaluar disa vite nëpër territorin e shteteve ish-jugosllave për të hulumtuar socializmin dhe arkitekturën e dalë prej asaj kohe.
Memorialët që përfaqësojnë luftën në forma të ndryshme janë pjesë e librit.
Pjesë e librit është edhe monumenti në Mitrovicë. Në vitin 1959, Bogdan Bogdanovic u caktua të dizajnonte një monument i cili do të përkujtonte luftëtarët që morrën pjesë në Trupat e Minatorëve në luftë me nazistët në korrikun e vitit 1941. Trupat e Minatorëve më pas u bashkuan me Lëvizjen Partizane të Kopaonikut, shkruan KultPlus.
Dy kolonat vertikale patën qëllimin të simbolizojnë punën e përbashkët të serbëve e shqiptarëve.
Memoriali i Minatorëve të Rënë apo Përmendorja e Minatorëve u ndërtua tek në vitin 1973. Kur u ndërtuar, ky ka qenë monumenti më i vizituar në regjion.
Libri “Spomenik Monument Database” ka përmbledhur 80 monumente të tilla dhe historitë prapa tyre, përfshirë këtu edhe Jasenovacion, Sremska Mitrovicën në Serbi dhe Kosmaj në Beograd.
Memorialet u ndërtuan mes viteve 1960-1990, në kohën e Josip Broz Titos në sundim të Jugosllavisë. / KultPlus.com
Tashmë nuk është hera e parë që shohim projekte nga arkitektë kosovarë në faqet më të njohura botërore, më bashkëpunime të ndryshme, që i sjellin ata më afër dashamirësve të arkitekturës dhe dizajnit me projekte kudo nëpër botë.
Ata po vazhdojnë që të bëjnë të pamundurën për t’i treguar botës talentin e tyre në projektim dhe dizajn. Këtë së fundi e kanë bërë edhe dy arkitektë nga Kosova, të cilët në bashkëpunim me arkitektin irlandez Kieran Donnellan, dizajnuan kishëzën “Slidin Chapel” në Lebanon.
Emrat e Shpat Ademajt dhe Shqiprron Jusufit u shfaqën edhe në artikullin e ArchDaily-t rreth projektit të “Sliding Chapel”. Ndërtimi.info ka kontaktuar me të dy, për të folur rreth eksperiencës së tyre, projektit dhe si erdhën deri tek ky bashkëpunim.
Puna në një tavolinë me Kieran Donnellan, kishte ardhur në kuadër të punëtorisë “Meeting of Design Students” (MEDS-Takimi mes studentëve të dizajnit), e cila organizohet çdo vit në vende të ndryshme të botës, e që këtë vit u mbajt në qytetin Byblos të Lebanonit, ku ndër 200 studentë të tjerë, pjesëmarrës ishin edhe Ademaj dhe Jusufi nga Kosova.
Duke folur rreth pjesëmarrjes në punëtori, Ademaj tregon për takimin e tij për herë të parë me Jusufin:
“Në Byblos ka qenë takimi ynë i parë dhe bashkëpunim i drejtpërdrejtë, ku edhe kemi shkëmbyer idetë rreth projektit, dhe sigurisht, me Shqiprronin bashkë kemi kontribuar në përmirësimin e strukturës së këtij projekti dhe ideator në lehtësimin e kryerjes më efikase të projektit, edhe pse ideja e projektit ishte të bëhej në teknikën japoneze shou-sugi-ban”, tha ai.
Kërkesa e arkitektit Kieran Donnellan ishte për një kishëz, e cila do të ndërtohej në afërsi të Kalasë së Byblosit dhe do të shërbente për të gjithë njerëzit si një vendpushim për disa minuta, gjatë vizitës së tyre ne kala.
Kishëza është dizajnuar në mënyrë qe të duket sikur po rrëshqet poshtë kodrinës drejt detit që ndodhet poshtë saj.
“Pavijoni është ndërtuar nga drunj të ricikluar, e që është dashur të digjen sipërfaqësisht duke përdorur teknikën japoneze shou-sugi-ban”, shpjegon Ademaj.
“Për mua ka qenë hera e parë në këtë punëtori dhe projekti i parë në bashkëpunim më Shpatin”, shprehet Jusufi.
Megjithatë djemtë nuk e kanë në plan që të ndalen, ata tani po planifikojnë bashkëpunimin për projekte të reja së bashku.
“Planet e mija janë që së bashku me Shpatin të marrim pjesë si mësimdhënës (tutor) në vitin e ardhshëm në po këtë punëtori e cila do të mbahet në Greqi”, ka treguar Jusufi, për Ndërtimi.info.
Projekti “Sliding Chapel” menjëherë pas përfundimit u bë pjesë e uebsajteve të më të mëdha online si ArchDaily, Dezeen dhe Irishtimes./ Ndërtimi.info
Në vitet e pasluftës arsimi fillor, i mesëm e arsimi i lartë është shndërruar në projekt pa plan e pa tavan.
Kur më bie në mend koha sa kam ndenjur ulur në bankat e shkollës, më kujtohen mësuesit që na rrihnin. “Komandantë” që udhëhiqnin klasën, burra e gra të çuditshëm, me sjellje agresive e përçmuese, mbushin kujtimet e fëmijërisë. Udhëtimi i bukur në kohë merr fund aty ku nis vrazhdësia dhe ftohtësia e mësuesve të dhunshëm.
Mbaj mend ulur skaj bankës, me dritaret që binin nga malet, të vegjël në sallën e madhe, para “komandantëve” që të rëndë e kishin gojën e dorën. Mësues që komandonin klasët, shpesh të mllefosur e shumë të gërditur nga zanati i vet, na e patën bërë shkollën fillore e edhe atë të mesme jo rrallë, një histori mizore e ironike. Histori, e cila nganjëherë ngjante në parodi të thartë të situatës politike që ndodhte jashtë mureve të shkollës.
Të shkuarën nuk mund ta zgjedhim siç zgjedhim një libër për të lexuar, shtëpinë për të banuar, apo çkado tjetër sipas qejfit. E jona histori e së shkuarës në shkollë, përveç se e bukur si kohë, ishte dhe ironike, mizore, e edhe groteske. Të shkuarën nuk mund ta zgjedhim, por mund të flasim e të qeshim me të, kur mblidhen nxënësit e dikurshëm, sot burra e gra me fëmijët që i çojnë në shkollë, në po ato shkolla, me të vjetrit e me të rinj mësues.
Megjithatë, mësimdhënësit tanë e kanë kryer vuajtjen e tyre, ne e kemi kryer tonën. Bota bën shumë hajgare me njëri-tjetrin dhe shumë rrallë thotë “po bëj hajgare”, e mësuesit tanë të dikurshëm, shumë prej tyre, patën bërë mjaft me ne.
Në ditë mësuesish më bie n’mend mungesa e butësisë, mungesa e etikës pedagogjike, mungesa e motivimit; përçmimi, mosbesimi dhe gërditja e tyre ndaj profesionit. Aq shumë mungesa nga profili i “komandantëve” të dikurshëm… Nganjëherë njeriu pyet, ku e kanë mbajtur fshehur motivimin për të cilin aq shumë flitet sot. Ku u mbeti etika pedagogjike për të cilën sot e përherë është folur shumë. Ku u mbeti besimi e butësia, për të cilën po ashtu flitet shpesh. Pa shkuar më tutje, për të pyetur se ku qenë fshehur të drejtat e nxënësve për të cilat sot flitet përditë….
Në ditë mësuesish më bien n’mend edhe të gjithë mësuesit që nuk na patën rrahur kurrë, as me dorë as me gojë. Ata ishin heronj. Nëse gjatë të 90-ve të gjithë mësimdhënësit e Kosovës kanë punuar në kushte të njëjta, sakrifica nuk arriti t’ua prekë as t’ua humbë etikën pedagogjike e ndjenjën njerëzore mësuesve paqësorë. Ata ishin heronj, e të tjerët e kishin humbur rrugën.
Anash mësuesve me thupër në dorë e gojën helm kemi pasur mësuesit e jashtëzakonshëm që vërtet të bënin ta doje shkollën. Siç ekzistojnë edhe sot, mësimdhënësit e të gjitha kategorive: të butë, të egër, të ngrohtë, të ftohtë, gojëmjaltë e gojëhelm. Por edhe sot, me pak ndryshime fizike e kozmetike, ushtrohet terror mbi nxënës. Dhe janë disa nga ata, mësuesit e shkollave të vjetra e të reja, që e vrasin motivimin, dijen dhe shpirtin e fëmijëve. Me gjasë, dëshira për nënshtrim e disa mësimdhënësve tanë është e gjithkohshme: mësimdhënie e re në kornizat e mësimit të vjetër; kohë e vjetër e ngjizur në kohën e re. Dhe kjo është më e dhimbshme e më e tmerrshme seç qe për ne dikur.
Nëse Kosova sot po e paguan haraçin e një sistemi të imponuar shkollor të viteve 90’të, ku shtëpitë ishin bërë shkolla me dhunë, ky çmim do të jetë shumëfish më i madh, kur nxënësit e sotëm do të kenë nesër një kujtesë të ngjashme me tonën.
Në vitet e pasluftës, arsimi fillor, i mesëm e arsimi i lartë është shndërruar në projekt pa plan e pa tavan, ndaj gjithkush është i lirë të bëjë çka t’i dojë qejfi. Mësues të dhunshëm e pa etikë ka edhe sot me bollëk. Mësues që mbushin boshllëqet e tyre. Ironike është megjithatë, se sot, më shumë se kurrë kësaj historie gërditëse mund t’i vihet kapaku, pa çka se as sot, plot të tillë s’kanë vullnet për të qenë vetëm mësues, pa qenë edhe dhunues. Ndaj, nganjëherë të vjen të qash me lotë, duke kujtuar një të shkuar, e cila po përsëritet.
Nëse shkollimi i brezit të ri është civilizimi dhe kultura e një populli, atëherë populli ynë i vogël do të prodhojë nxënës të vrarë, të pamotivuar e të gërditur nga historia e shkollës që kanë bërë.
Në ditën e mësuesve një falenderim për të gjithë mësuesit që nuk na rrahën kurrë, as me dorë, as me gojë. Dhe thirrje për mësuesit e rinj – të mësojnë të duan më shumë./ kallxo.com
Ballafaqimi me të kaluarën edhe sot mbetet një prej sfidave kryesore në Ballkanin ku u përgjak gjithçka jo shumë kohë më parë. Aty ku sot zë vend optimizmi, dikur kanë zënë vend masakrat, lufta, gjenocidi dhe ideja për të shfarosur një popullsi të tërë. Në lojë ishin disa shtete, me figurat të cilat ose janë gjallë edhe sot dhe janë të angazhuara në politikë, ose me pasardhësit produkte të asaj kohe.
“Rishikimi i ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale në Ballkan” është konferenca e cila filloi sot në Prishtinë, duke dashur të fokusohet në procesin e ballafaqimit me të kaluarën dhe me plagët që sot ndikojnë te familjarët e viktimave por edhe faktin se shumë shpesh, janë po këto viktima që po përdoren për propagandë të panevojshme dhe më shumë se atyre, rëndësi po iu kushtohet agresorëve, kryerësve të krimeve.
Në ditën e hapjes, Muhamet Mala nga Fakulteti Filozofik në Universitetin e Prishtinës, tregoi për rëndësinë e konferencave të tilla.
“Njohja e mirë e historisë na bashkon, ndërsa keqinterpretimi i të kaluarës na ndan prej njëri tjetrit. Ka ardhur koha që në Ballkan të veprohet me anë të penës, e jo me anë të armës. Jam i lumtur për këtë konferencë pasi të tilla organizime ndihmojnë që popujt e Ballkanit ti sqarojnë mes vete paragjykimet, problemet dhe të kaluarën” tha Mala në fjalën e hapjes së konferencës tre ditore.
Konferenca që nisi sot e do të vazhdojë të premten e të shtunën mbledhë studiues nga fusha të ndryshme akademike dhe ekspertë të paradigmave të ndryshme tematike dhe teorike të cilët eksplorojnë qasjet e ballafaqimit me të kaluarën dhe të drejtësisë tranzicionale në shtetet që pasuan ish-Jugosllavinë dhe më gjerë.
Vjollca Krasniqi, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, ka treguar se një konferencë e tillë vjen në një kohë kur realiteti politik në Kosovë është në një fazë turbulente, ndërsa Nehar Sharri nga ForumZFD në Kosovë tregoi se konferenca është vazhdimësi e dy konferencave të tilla paraprake në Beograd e Sarajevë.
Anja Becky nga Ambasada Gjermane në Kosovë, mbështetës të konferencës, ka treguar se procesi për ballafaqimin me të kaluarën merr kohë, por shembull i mirë mbetet raporti Gjermani-Francë, marrë parasysh ngjarjet në retrospektivë mes dy shteteve.
“Në Gjermani tash e disa vite është me rëndësi të kuptohet e analizohet mirë e kaluara. Kjo ka ndodhur me anë të shkollimit, seminareve e shkëmbimeve me të rinjtë. Për Gjermaninë sot është prioritet një reflektim mbi të kaluarën. Ne mbi të gjitha besojmë se Bashkimi Evropian është një projekt për paqen dhe prandaj me ngadalësi duhet lëvizur drejt këtij reflektimi se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe se si mund ta kthejmë atë në një fuqi për të sotmen” shtoi Becky.
Në hapje të konferencës kanë folur edhe Kuno Schlaefli nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Gudrun Steinacker nga Shoqata e Evropës Juglindore.
Pasoi edhe ligjërata e Eric Gordy nga UCL në Londër, i cili foli më shumë rreth tribunaleve dhe kriminelëve të cilët si duket asnjëherë nuk e marrin dënimin e merituar në këtë pjesë të botës, në Ballkan.
Nesër, e premte, dhe të shtunën, panele dhe ligjërata të ndryshme vijnë në kuadër të konferencës e cila po mbahet në Fakultetin Filozofik, përballë Bibliotekës Kombëtare. Kollapsi i drejtësisë tranzicionale në Serbi, krimet e luftës në Kosovë dhe në Ballkan, projektet e ndryshme që ndihmojnë të mos harrohet e kaluara, gjykimet nëpër Tribunalin e Hagës dhe të tjera tema do të diskutohen në panelet dhe ligjëratat në konferencë.
Konferenca po organizohet nga Universiteti i Prishtinës dhe ForumZFD. Programin e plotë të ditës së dytë e të tretë e gjeni në fotografitë poshtë. / KultPlus.com
Në Hamamin e Gazi Mehemed Pashës në Prizren është hapur ekspozita “Dokumentet Osmane Nga Shekulli XVIII-XX të gjetura në Komunën e Prizrenit” të autores Mediha Fishekçi, bashkëpunëtore për orientalistikë në Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, përcjellë KultPlus.
Ekspozita në fjalë është konceptuar në atë mënyrë duke paraqitur vlerat dhe rëndësinë e dorëshkrimeve të ndryshme të periudhës osmane të cilat gjetur dhe dokumentuara nga ana e bashkëpunëtoreve profesional të Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren gjatë punës hulumtuese të bërë në terren. Dokumente të shumta si diploma, vendime, vula, monedha, si dhe Kur’ani dyqind e pesëdhjetë vjeçare janë dokumente të cilat përmes fotografive janë prezantuara në këtë ekspozitë.
Në emër të Ministrisë së Kulturës foli Samir Hoxha këshilltar i lartë politik dhe shef kabineti i ministrit të Kulturës, meqë rast e përgëzoj autoren për ekspozitën ku ndër të tjera përgëzoi edhe punonjësit e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore të Prizrenit për punën e madhe që dita ditës po bëjnë në këtë institucion në mbledhjen dhe promovimin e këtyre dokumenteve të rëndësisë së veçantë.
Ai ndër të tjera theksoj se përveç monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë arkitekturore që ka qytetit i Prizrenit, veçanërisht të periudhës osmane si Xhamia e Sinan Pashës, Hamami i Gazi Mehmet Pashës, Ura e Gurit e Sahat Kulla, sot përmes kësaj ekspozite po i shpalosim edhe dokumentet e asaj periudhe, të panjohura deri më sot për publikun, të cilat dëshmojnë rëndësinë e qytetit të Prizrenit gjatë Periudhës Osmane.
Pas ekspozitës “Unë jam Shqiptar” që u hap të hënën në Muzeun Arkeologjik, ekspozita e sotme “Dokumente Osmane nga shekulli XVIII-XX” është ekspozita e dytë që me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës organizohen në qytetin e Prizrenit dhe kjo dëshmon më së miri përkrahjen që po e japim në promovimin e trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit theksoj Hoxha.
Për më tepër Hoxha e ritheksoj edhe një herë përkushtimin e Ministrisë së Kulturës për të ruajtur dhe për të promovuar trashëgiminë në komunën e Prizrenit. Bartja e një pjesë të Ministrisë së kulturës tregon më së miri për rëndësinë që kjo Ministri i jep qytetit të Prizrenit./KultPlus.com
Gjykatësi, i cili shqiptoi dënimin me vdekje të tij me helm, kështu bëhej atëherë në Greqi, e thirri Sokratin, i cili kishte debatuar për ditë me radhë në gjyq, t’i afrohej.
Askush nuk debatonte dot me të, thjesht për arsyen se ai nuk ishte i pozicionuar, nuk kishte propozuar asgjë, me të cilën dikush mund t’i kundërvihej. Pastaj, nuk debatonte dot kush me Sokratin, çdo gjë që i thuhej ai e bënte të ishte kontradiktore në mënyrë gjeniale. Gjykatësi ishte i mahnitur nga ai.
Por, ato kohë, në Greqi kishte vetëm qytet-shtete dhe një lloj tjetër demokracie. I gjithë qyteti kishte votën për vendime dhe për këtë rast të veçantë i gjithë qyteti ishte aty. Përkundër kësaj, gjyqtari ishte i qartë se ky njeri ishte plotësisht i pafajshëm, madje krenaria e atij vendi. Por… 51% e popullit të Athinës votoi për vdekjen e këtij gjigandi të mendimit filozofik, kurse 49% e popullit kërkoi lirimin e tij.
Më në fund, gjykatësi vendosi, megjithëse zemërthyer.
Para se t’ua deklaronte turmave, që ishin mbledhur për të dëgjuar, e pyeti Sokratin: “Personalisht, nuk dua të vdesësh, prandaj po të jap ca variante të tjera, megjithëse 51% janë kundër teje: Ik larg Athinës, atje ku ligji i këtushëm nuk është në fuqi. Mjafton të jesh në periferi, ku njerëzit mund të vijnë e të të takojnë!”
Sokrati refuzoi: “Nuk mund të iki kund tjetër. Derisa Athina, vendi më i qytetëruar më do të vdekur, e ku tjetër mund të më lënë gjallë mua? Këtu jetova dhe sërish, 51% e këtyre njerëzve më duan të vdekur, e njëjta gjë do të më ndodhë kudo të shkoj!”
Gjykatësi ishte dakord dhe shtoi: “Alternativa e dytë: Ndalo mësimin, duke u betuar se nuk do vazhdosh…!”
Sokrati i’u përgjigj: “Bah, e pamundur! Shumë njerëz janë komplet në errësirë, përpiqen atje, ndërsa unë e di rrugën, duhet t’ua tregoj rrugën! Joooo, nuk hesht unë me gjithë këta qorra, të verbër e të munduar në errësirë. Unë duhet të flas!
Gjykatësi ia ktheu: “Po ma bën shumë të vështirë tani. E vetmja rrugë që mbetet është të bëhesh gati të pish helmin në darkë!”
“Po ky nuk është problem!,- i’u përgjigj Sokrati. Njeriu do vdesë një ditë, mbase më erdhi dita, jam gati. Por, po të kujtoj se emri yt do të mbetet në histori, sepse do të lidhet me emrin tim, ndryshe askush nuk do ta dinte se ke rrojtur ndonjëherë!”
Kakuda (Conium maculatum) ka qenë përbërësi kryesor në përgatitjen e helmit për të kryer ekzekutimet e të dënuarve në Greqinë antike. Viktima më e famshme e kësaj mënyre të ekzekutimit ka qenë filozofi i famshëm antik grek, Sokrati. Platoni, nxënësi i Sokratit, i përshkruan momentet e fundit të jetës së mësuesit të vet në veprën e tij “Fedoni”.
Kritoni i bëri shenjë shërbëtorit, i cili qëndronte pranë tij; dhe ai doli, pasi u vonua për ca kohë, u kthye së bashku me xhelatin që mbante kupën me helm. Sokrati tha: “Ti, miku im i mirë, që ke përvojë në këto punë, do të më japësh udhëzime se si të veproj”.
Burri u përgjigj: “ti duhet vetëm të ecësh deri sa të rëndohen këmbët dhe pastaj të shtrihesh dhe helmi do të veprojë”.
Në të njëjtën kohë ai ia dha kupën Sokratit, i cili e mori atë lehtësisht dhe në mënyrë gjentile, pa fijen e frikës apo ndërrim të ngjyrës apo të fytyrës, por duke shikuar burrin drejt në sy, siç ishte zakoni i tij, e pyeti: “Çfarë thua të derdhim pak nga kjo kupë për perënditë? Mundem, apo jo?” Burri u përgjigj: “Ne përgatisim, Sokrat, vetëm aq sa mendojmë që është i mjaftueshëm”.
“E kuptoj”, tha ai; “por unë mundem, madje dhe më duhet t’i lus perënditë ta ndihmojnë udhëtimin tim nga kjo botë në tjetrën. Këtë po bëj me këtë lutje dhe le të më plotësohet”.
Pastaj ofroi kupën te buzët dhe me vendosmëri dhe kënaqësi piu helmin. Deri këtu shumica prej nesh ishim në gjendje të kontrollonim pikëllimin; por tash kur e pamë atë duke pirë; dhe pamë, po ashtu, që e përfundoi kupën, nuk mundëm të përmbaheshim më, kundër vetes time edhe mua lotët më rridhnin çurg; mbulova fytyrën dhe qava, jo për të, por për fatin tim të zi që duhej të ndahesha nga një mik i tillë. Nuk isha unë i pari; pasi Kritoni, kur nuk mundi t’i përmbante lotët ishte ngritur në këmbë, dhe ashtu bëra dhe unë; dhe në atë moment Apollodori, që vajtonte gjithë kohën, shpërtheu në të qarë me zë që na ligështoi të gjithëve.
I vetmi Sokrati ruajti qetësinë e vet: “Çka është kjo shamatë e çuditshme?”, tha. Unë i largova gratë pikërisht që të mos silleshin në këtë mënyrë, pasi më është thënë që njeriu duhet të vdesë në qetësi. Andaj heshtni dhe bëhuni të fortë”. Kur dëgjuam fjalët e tij u turpëruam dhe ndalëm lotët; ai eci rrotull derisa, siç tha, këmbët filluan ta linin dhe pastaj u shtri në shpinë, siç ishte udhëzuar dhe burri që ia dha helmin kohë pas kohe ia prekte shputat dhe këmbët; pas një kohe ia ndrydhi shputën shumë dhe e pyeti se a e ndiente; dhe ai tha “jo”; dhe pastaj këmbët dhe ashtu më lartë e më lartë, dhe na tregoi se ai ishte i ftohtë dhe i ngurtësuar. Pastaj i preku edhe një herë dhe tha: “kur helmi të mbërrijë në zemër ai do të vdesë”. Ijët e tij kishin filluar të ftoheshin kur ai zbuloi fytyrën, pasi më parë kishte mbuluar veten, dhe foli fjalët, që ishin të fundit të tij: Kriton, ia kam borxh një gjel Asklepiut; mos harro ta paguash!
“Borxhi do të paguhet”, tha Kritoni; “a ke edhe ndonjë gjë tjetër që do të na thuash?”.
Në këtë pyetje nuk pati përgjigje; por pas disa çastesh u dëgjua një dridhje, dhe ai burri ia hoqi mbulesën; sytë i kishte të ngurtësuar, dhe Kritoni ia mbylli sytë dhe gojën.
Ky ishte fundi i mikut tonë; për të cilin mund të them se nga të gjithë njerëzit në kohën e tij që i kam njohur, ai ishte më i dituri, më i drejti dhe më i miri./KultPlus.com Socrates (c.469-399 BC). Classical Greek philosopher. The Death of Socrates. He was sentenced to die by drinking poison hemlock. Engraving. 19th century. Colored. (Photo by: PHAS/UIG via Getty Images)
Rita Ora është më aktive se kurrë ndërsa po i freskon fansat e saj vazhdimisht me këngë e performanca gjithandej botës, shkruan KultPlus.
Ajo së shpejti do të sjellë albumin e saj të dytë, pas një pauze gjashtë vjeçare. Para disa ditësh ka treguar se më 23 Nëntor do ta publikoi albumin e saj më të ri me titull ‘Phoenix’.
Nesër ajo do të publikojë edhe këngën më të re të titulluar “Love you love me”, ndërsa Rita duket mjaft e emocionuar për këtë. Ajo sapo ka publikuar prapaskenat e këtij videoklipi.
Rita Ora së fundmi ka vizituar Kosovën për Ditën e Pavarëissë ku ka mbajtur një koncert falas për bashkëvendësit e saj, ndërsa në qershor ka mbajtur koncert në Tiranë./ KultPlus.com
Jeto dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre, veç jeto.
Ata që s’duan dashurinë,
Nuk dine seç është mirësia.
Folenë e ngrenë në errësirë,
Edhe mbi ty lëshojnë stuhira.
Se jane mësuar të zvarriten,
Të të helmojnë, pastaj të vdesin.
Pa prekur trupin tënd të ngrohur,
Nga afshi i puthjesh, ledhatimit.
Dhe pena ime nis e shkruan,
Kaq e lodhur nga mundimi.
Kërkon nga ty dhe merr dy fjalë,
Dhe ndalet lumi i zemerimit.
Te dua, te dua, te dua,
Oh, këngë hyjnore e kesaj bote.
Që pëshperitet nga buzët e dashuruara,
Që frymë ty të dhanë.
Shumë të kërkova gjersa të gjeta.
Dhe nëse vdes mos u trishto,
Por ti jeto!
Nëpër rrugët e dashurisë,
Enden këngët dhe legjendat.
Nëpër vargjet e poetit,
Zemrën ta njoh.
Dhe në vija pentagramesh,
Derdhet shpirti i nje artisti.
Por dicka pa thënë pa mbetur,
Le te tjeret ta tregojne.
Dhe jeten time po e deshe,
Eja dhe merre,
Por ti jeto..
Artistët me origjinë shqiptare pa dyshim se po na përfaqësojnë më së miri nëpër botë.
E këtë herë gazetari shumë i njohur botëror, Sway ka pasur të ftuar reperin Gashi në emisionin e tij shumë të shikuar në MTV, TRL.
Sway e ka pyetur Gashin për shqiptarët dhe çfarë po ndodh që artistët që po vijnë nga trojet shqiptare po kanë kaq shumë sukses.
Shumë i emocionuar, Gashi ka folur me dashuri, duke shpjeguar në formë interesante.
“Po, po jemi bërë si Avengers. Jam shumë krenarë që të gjithë jemi duke bërë kaq mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”, u shpreh Gashi.
Gjatë intervistës janë përmendur edhe artistët e tjerë që po ecin shumë mirë në skenën ndërkombëtare të muzikës, përfshirë Dua Lipa, Bebe Rexha, Action Bronson e sigurisht edhe Rita Ora.
Gashi ka pasur sukses të madh së fundmi me projektin “Creep on Me”. Bashkëpunimi me French Montanan u bë hit për një kohë të shkurtër. / KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/Bn3qoN8HOdE/?utm_source=ig_embed_loading
Për gruan burri i së cilës zhduket çdo ditë pas orarit të punës…
Për gruan e cila po e vuan dështimin e një shtatzënie për të cilën nuk e diti askush…
Për gruan e cila vazhdon të jetë e para, edhe pse është e humbur brenda…
Për gruan e cila u largua nga puna sepse u vonua për të katërtën herë, dhe ka qenë zgjuar tërë javën për tu kujdesur për fëmiun e sëmurë…
Për nënën vetëushqyese e cila nuk e di a do t`i dalë në fund këtij muaji…
Për gruan e cila ka kaluar në dy In Vitro Fertilizime, ka provuar për pesë vite të ketë një fëmijë dhe prapë është aty kur shoqet e saj kanë festat e fëmijëve të tyre…
Për gruan e cila ende e fajëson veten për abortin e para 20-të vitesh…
Për gruan të cilën e gjykojnë sytë e të tjerëve derisa numëron centat e saj dhe lë diçka anash në supermarket…
Për gruan e cila hapë derën dhe kupton se ia kanë vrarë burrin tre javë para se ai të vinte në shtëpi…
Për gruan e cila jeton me ankth sepse të tjerët nuk e dijnë për çka ajo është e stresuar…
Për gruan e cila i jep gjithçka familjes, dhe ka nevojë për pushim…
Për gruan e cila i buzëqesh secilit të huaj, por çdo natë vajton në dhomën e saj të vetmisë…
Për gruan e cila dëshiroi që gjithçka të marrë fund, por prapë gjen forcën të vazhdojë…
Për gruan që sot dëgjoi thashethëmet rreth saj…
Për gruan e cila fle afër një të panjohuri, çdo natë…
Për gruan e cila asnjëherë nuk do të duket si ajo në ballinën e një reviste…
Për gruan e cila duron lidhjet e dështuar një pas një, sepse nuk pati një baba afër ti tregonte çka është dashuria…
Për një grua që po e rritë një vajzë pa baba, dhe për lutjen e saj që historia të mos përsëritet….
Për gruan që dashuron me krejt forcën e saj, e cila është e dëshpërtuar të jetë e dashuruar nga të tjerët…
Për secilën grua që vajton derisa pastrohet, që askush mos ta vërejë. Sepse nëse ti nuk je e fortë – askush nuk është.
Vetëm sepse uji i largon lotët, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të qash. Vetëm sepse qan, nuk nënkupton se nuk je e fortë të përballosh.
Unë jam ti. Unë të shoh. Unë jam me ty, unë qaj me ty. Unë të dua.
“Skënderbeu – një histori politike”, e autorit Aurel Plasari dhe “Shqipëria e rigjetur” me autore Lucia Nadin, ishin veprat fituese të çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe epokën e tij, nga autorë shqiptarë dhe te huaj, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Në ceremoninë e zhvilluar në Akademinë e Shkencave ku u dhanë dhe çmimet ishte i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama dhe shumë studiues të huaj dhe shqiptar si Floresha Dado, Luan Malltezi, Pëllumb Xhufi të cilët mbajtën kumtesat e tyre me profile shkencore nga autorë të huaj.
Gjithashtu gjatë cermonisë së ndarje së çmimeve mbajti një ligjëratë përuruese dhe José Manuel Floristán Imízcoz nga Spanja për veprën “Marrëdhëniet mes Mbretërisë së Napolit me Shqipërinë”, seri studimesh botuar në revistën shkencore “Erytheia”, me mbi 25 artikuj shkencorë në 1990-2017./ata