Besëtytnitë për shpellën e Shën Marenës

Shpella e Shën Marenës ndodhet në afërsi të manastirit të kishës me të njëjtin emër. Përbën një shpellë karstike të formuar në gëlqerorët e kretës së sipërme.

Kjo shpellë ende nuk është eksploruar. Ajo është 180 m e gjatë dhe përbëhet nga disa ngushtime dhe zgjerime, të mbushura me mikroforma të relievit karstik. Sipas legjendës, në këtë shpellë ndodhet shenjtorja çudibërëse Shën Marenë, që ndihmon besimtarët.

Gurët e kësaj shpelle sjellin mbarësi nëse mbahen në shtëpi. Ndaj historikisht banorët e kësaj treve kanë mbajtur në ambiente familjare gurë të marrë në këtë vend. Sipas banorëve gurët sjellin fat dhe begati dhe i mbrojnë nga sëmundje të ndryshme. Ata besojnë se e gjithë shpella është e bekuar.

Dita e Shën Marenës, ndonëse bie më 17 korrik (sipas kalendarit të ri), festohet më shumë më 30 korrik (sipas kalendarit të vjetër), sipas një tradite të krijuar prej vitesh. Në këtë festë marrin pjesë e vijnë jo vetëm besimtarët e fesë së krishtere, por edhe ata të fesë myslimane; jo vetëm nga Mokra Sipër e rrethi i Pogradecit, por edhe nga krahina të tjera si Korça e, sidomos, nga fshatrat e Librazhdit e madje të Elbasanit.

Ka vlera shkencore (gjeomorfologjike e gjeologjike), didaktike, kulturore e turistike. Mund të vizitohen sipas intinerarit Pogradec – Llëngë – Shën Marenë./KultPlus.com

Rita Ora uron Beyoncen për ditëlindje me një video

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Beyonce sot feston ditëlindjen e saj të 37-të.

Për ditëlindjen e saj e uruan shumë personazhe publike e njëra ndër ta ishte edhe këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Ora përmes një video të postuar në rrjetin social instagram, shihet duke pozuar para aparatit fotografik gjera në sfond dëgjohet njëra nga këngët e Beyonces.

Këngëtarja mbi video ka lënë mbishkrimin “Urime ditëlindja mbretëreshë! Ty të dëgjoj vetëm kur dëshiroj të disponohem!”, teksa shihet duke vallëzuar më këngën.

Beyonce gëzon respektin e të gjithë fytyrave publike dhe pothuajse të gjithë e thërrasin edhe si mbretëreshë./KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BnUGl4eHE7z/?taken-by=ritaora

‘Fall’, kënga më e re nga Eminem (VIDEO)

Reperi me famë botërore, Eminem po është aktiv me projekte muzikore. Ai ka publikuar këngën e re të titulluar “Fall”(bie), të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Kjo këngë është shkëputur nga albumi ‘Kamikaze’, e që menjëherë pas lansimit është pëlqyer nga publiku.

Theksojmë se albumi, i cili është realizuar në bashkëpunim me legjendarin Dr. Dre, përbëhet nga 13 këngë, një nga të cilët ka qenë pjesë e filmit “Venom” të Tom Hardyt./KultPlus.com

Promovim libri dhe ekspozitë në dy vjetorin e shenjtërimit të Nënës Terezë

Me rastin e 2-vjetorit të shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Shën Tereza, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve – Shkup organizojnë promovimin e librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup” të autorëve: Skënder Asani, Albert Ramaj dhe Natasha Didenko.

Gjithasht me këtë rast do të hapet edhe ekspozita “Jeta përmes kujtimeve”.

Ngjarja mbahet më datë 5 shtator në ora 11:00 në sallën UNESCO dhe në Sallën e Ekspozitave. / KultPlus.com

‘Lule Lule’, kënga arbëreshe e kënduar nga Afroditi (VIDEO)

Kënga “Lule lule”, është një këngë mjaft e njohur dhe dëgjuar tek publiku shqiptar, shkruan KultPlus.

Kjo këngë është pothuajse 600 vite e vjetër ndërsa është krijuar nga Arbëreshët e Italisë, të cilët janë larguar nga Shqipëria gjatë pushtimit osman në shekullin 15.

Kjo këngë është kënduar e vazhdon të këndohet nga artistë të shumtë, por KultPlus po ju sjellë këngën e interpretuar nga këngëtarja greke Afroditi Manou.

Lule Lule
Ku vate moti
Oj ç’ish një herë
Qe u e ti vashë
Dushime shumë mirë

Ku vate moti
Qe nde tru me mbanje
E se disnje nga malli
Nj’ore çe menge me shinje

(refren)
E lule-lu
E lule-lule, macë-macë
E u per tij
E u per tij dal pace

E dal pac
E dal pac q ështe e vertetë
Se zemra i
Se zemra ime je ti vete. / KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=vEKHQwReyEE

Shfaqja “Zi e më zi” premierë në Vushtrri

Në Teatrin e Qytetit në Vushtrri do të shfaqet premiera e komedisë “Zi e më zi”, shkruan KultPlus.

Komedia “Zi e më zi” regjinë e të cilës e ka bërë Artan Tmava do të ketë premierën me 6 shtator duke filluar nga ora 19:00.

Shfaqja do të mbahet në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri. Në këtë shfaqje do të aktrojnë Ekrem Ismajli, Blerina Veseli, Bujar Haxhaj dhe Blerta Gubetini./ KultPlus.com

Kur Vaçe Zela i këndonte gjyshes

Kënga “Gjyshes” nga Vaçe Zela.

Sot një këngë do këndoj,
Veç për ty , o gjyshja ime.
E di mirë dhe s’e harroj
të shkaktova shumë trazime

Këngën time ta kushtoj
e të falur të dërgoj
për shumë faje e gabime ,
net pa gjumë edhe mundime.

Ti u zbardhe, gjyshja ime.
E çdo vit një rrudhë shton
sa kokëçarje shqetësime
sjellja ime të shkakton.

Por ti je gjithnjë e mirë
edhe fajin shpejt ma fal
T’ jem e urtë unë kam dëshirë,
por se vrullin dot s’e ndal.

Kur fëmijë kam qenë një herë
e pranë zjarrit me ty rrija.
Më tregoje ti atëherë
shumë gjëra që unë s’i dija.

Unë dëgjoja gjithë çudi ,
plot kureshtje, kënaqësi.
Dhe sa shumë nga ti mësoja.
Me sa vrull të përqafoja.

Shkuan vitet e tani
s’jam e vogël si atëherë.
Por gjyshe unë përsëri
ta prish qejfin nganjëherë.

Por se prapë edhe sot
për çdo gjë ti më del zot.
E shikimi yt i dlirë
më jep forcë të jem e mirë./ KultPlus.com

Rita mahnitë me stilin e saj në Londër (FOTO)

Rita Ora është shfaqur me veshje ekstravagante derisa arrin në Capital Radio.

Ajo është njohur për sensin e saj të veshjes – brenda dhe jashtë skenës.

Rita është parë sot duke arritur në studion e radios Capital në qendër të Londrës.

Këngëtarja 27-vjeçare kishte mbathur çizme të gjata dhe bluzë të madhe të bardhë.

Autorja e hitit Anywhere në Londër vjen pas fotove topless ku nuk la asgjë për të imagjinuar./KultPlus.com

1.648

Poezi nga Fjolla Hajrizaj.

Ende mungoni
Sa herë që derë e shtëpisë hapet e mbyllet
Festat parakalojnë në kalendar
e emri juaj përmendet
Sa e sa herë që zemra thyhet e gotat cakërrohen me shpresë
Hahet e pihet e loti përbihet…

Ende mungoni
Në varr, epitaf, në fundfaqe gazetash
në letra varur drurëve e shtyllave
Mungoni kur çjerrim zërin protestave
Veçse teproni në retorikën boshe
të atyre që atdheun kanë kryefjalë
e valutën kult
mbase edhe qëndroni
si simbol triumfi
në shkresat e okupatorit.

Ende mungoni…
Të pagjetur, të zhdukur,
të vrarë, të strukur në harresën kolektive
Ju që sot e mot
në muret e shtëpive jeni kopje fizike
e në testamentin e shoqërisë
plagë që kullon
Ende mungoni….

Në emër të dhimbjes
pse fshihen përgjigjet
kur ju mungoni?!

‘Unë jam një nga një milion e katërqind e tridhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gratë e Shqipnisë’

Ada Halilaj

Unë jam një nga një milion e katërqind e tridhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gratë e Shqipnisë.

Jam bijë e gjakut malësor;fëmijë i dy prindërve me arsim 8-vjeçar,njerëz të një dinjiteti madhështor,të një thjeshtësie mallëngjyese,të një krenarie imponuese,punëtorë kooperativash,vjelës duhani,shitës kavanozash,shtëpijakë e në fund nëpunës shteti.Jam vajza e një nane bujarisht të dashtun por edhe e sertë në rregulla dhe dirigjente në kërkesa dhe i një babai fjalëpaktë,mendjehapun e besimdhanës.Jam vetë mësuese e vetë nxanëse e lirisë teme,të cilën deri vonë,e kam mbrojt si kafsha këlyshin e vet.Një grua e gjykume për prejardhjen ‘joqytetare’,për tatuazhet,për udhëtimet vetëm,për pavarësinë e mendimit të ftohtë,për refuzimin e religjionit të prindërve,bindjet politike të vetëformume,për tërheqjen nga spektakli i traditave,për njeriun që dashurova,për poezitë erotike,për shkrimet feministe,për zanin e të drejtës,për vetëvendosjen,për guximin,për besimin e palëvizshëm në vedi.

Jam një nga ato gratë për të cilat flitni në pauzat e kafeve,në mbledhjet familjare,në vesh të njeni-tjetrit.Një nga ato gratë që ndeshni me bërryl,tregoni me gisht,shihni me bisht të synit,ua harroni emnin apo s’keni njoft kurrë.

Gra si nana jeme,e treta e 9 fëmijëve,e lindun dhe e rritun nën brinjë të malit;e ushqyme me racion buke;e veshun me tesha të qepuna e të shqepuna;e mësume me hap sytë pa lind dielli,me kullot bagëtitë,me mbledh shërbelë,me ec gjysëm ore për shi e borë deri në bankat e shkollës,me andrru pak e me punu shumë.Pengu i saj ma i madh asht humbja e bursës së studimit në Shkodër për vendim të të atit e privimi nga një mundësi e dytë shkollimi për vendim të vjehrrisë.

Gra si kushrina jeme,e cila tentoi disa herë vetëvrasjen për shkak të dhunës sistematike të bashkëshortit dhe pikëllimit nga turpi i pafrenueshëm me kërku ndihmë nga familja.

Gra si Meli,e fejume me zor në moshën 12 vjeçare sepse trupi i saj, krahasu me shoqet,ishte ma joshës,ma trazues e kërkesat e dorës sa vinin e shtoheshin në shtëpi.
Gra si Ida,që pranon pasivisht bashkëjetesën me një burrë pijanec,të dhunshëm dhe të papunë sepse e zgjodhi vetë,me dashni e me ngulm,kundër gjithkujt e gjithçkaje,e i vëllai nuk e merr mbrapsht motrën e ndame me dy fëmijë të “huaj” në prehën.

Gra si Ola,babai i të cilës ka vite që nuk i flet me gojë,vetëm sepse lindi një fëmijë jashtë martese.
Gra si Ohrida,që duhet të fshihet nëpër kafene të errëta apo në lokale periferike me të dashtunin e saj,duhet t’i ruhet paditjes së kureshtarëve sepse vajzat e këtij vendi nuk mund ta jetojnë lirisht njohjen me një djalë.Ua fshehin prindërve nga frika.Ua rrëfejnë shoqeve nga ngazëllimi…sepse këtu,dashnia e pashpallun,e pazyrtarizume,e papërkrahun nga familjet përkatëse,shtrëngohet në turp,në marre,në koritje.

Gra si Xhulia,që mendon se virgjëria asht garanci për një martesë plot besim dhe krenari mashkullore…se kështu i kanë thanë,se kështu e kanë bind.
Gra si Lela,të brymosuna aq fort me frymën e nënshtrimit,sa besojnë plotësisht e verbnisht që urtësia dhe heshtja shiten mirë në tregun e opinionit të masës dhe se një grua e mençun nuk kundërshton,nuk e braktis vendin që i përket.
Gra si Artemisa,që detyrohet të organizojë dasmën në kohë rekord,me ngut dhe ankth sepse pret një bebe e familja nuk ia don barkun te goja në pragun e një shtëpie që s’asht ajo e të shoqit.

Gra si Pranvera që zgjohet e para e flen e fundit,që përgatit njëherazi mëngjesin e drekën nën dritën e vakët të kuzhinës, duke tregu kujdes maksimal që të tjerëve mos t’u cënohet gjumi,që punon mekanikisht 8 orë në një fabrikë këpucësh në anën e kundërt të qytetit,që kur kthehet e rraskapitun e me rrathët e syve të ramë,duhet t’ia fillojnë nga e para avazit të pafalshëm shtëpijak.Darka,pjatat në lavaman,detyrat e fëmijëve,rrobat e pahekurosuna në raft,mendimi se ça do gatuajnë të nesërmen,pa prit asnjë shenjë ndihme nga askush përveç duarve të saj.
Gra si Linda,e cila punon sa dyfishi i të vëllait në biznesin e familjes por paguhet sa gjysma e tij sepse djali,në ngushtësinë e mendimit patriarkal,asht shtylla e shtëpisë,trashëgimtari qëndror,andaj meriton ma shumë.
Gra si Inesi që dirigjon një organizatë të njohur,udhëton shumë,jeton vetëm,fiton mjaftueshëm para sa të mos ketë nevojën e askujt por që për tagrin publik karriera e saj asht fitu në këmbim të trupit të saj.
Gra si Luçiana,e cila prej 25 vitesh jeton me dy prindërit e bashkëshortit dhe nën ligjivënien e plotë të tynen përjashtohet nga vendimet familjare.Që nga emrat e fëmijëve e deri te blerjet ushqimore,Luçiana nuk ka zà me nxjerr.
Gra si Denisa,e cila pas lindjes së katër vajzave tenton kërkimin dëshpërues të djalit në një shtatzani të pestë dhe aborton me dashje sapo ekografia nuk ua përmbush pritshmëritë.
Gra si Jonida,dikur balerinë e një talenti premtues,e sot gruaja e një burri fanatik,xheloz e prepotent që e detyroi të hiqte dorë nga baleti,të vishte fundin nga gjuri e poshtë e të izolohej nga gjithkush në kullën e “artë”të vetmisë.
Gra si Ela,që nuk mundi të triumfonte karrierën si peshëngritëse sepse i ati nuk donte vajzë me profesion burrash.
Gra si Gonxhja,e cila mbasi ka pastru gjithë ditën stallën e lopëve,e këput gjumi duke parë telenovelën e preferume,të vetmen aventurë të lejueshme nga realiteti.
Gra si Kristina,e cila ka 3 javë që nuk takon prindërit,me urdhën të të shoqit,mbas një debati të cekët të këtij të fundit me burrin e motrës së saj.
Gra si Fatimja,e deklarume e vdekun nga familjarët pse u dashurua me një djalë të një feje tjetër.

Gra si Emanuela,që një pallat i tanë mezi pret ta fejojnë pas “turpit” të dështimit të fejesës së parë.
Gra si Nora,me shkollë,me profesion,me rrogë të mirë,me një burrë të pashëm që shihet me keqardhje dhe dyshim kur pyetjes se kur do bahet nanë,i përgjigjet:Jemi mirë kështu siç jemi!
Gra si Drita,e urtë,e butë,e sjellshme,punëtore,shembullore por “fatkeqësisht” e pabukur,e si e tillë e mëshirume kolektivisht.

Gra të palumtuna,të papërmbushuna,të paragjykume e të dhunume egërsisht.Gra me emën po pa identitet.Gra pamjaftueshmërisht të bukura,të mira,punëtore,nikoqire,pjellore…pamjaftueshmërisht të qeshuna,të dashtuna,të binduna…pamjaftueshmërisht bashkëshorte,nana,bija,nuse.
Gra të keqpagume,të keqtrajtume,të keqkuptume.

Për to,për nanen teme,për vedin…shkruej,luftoj,protestoj,qëndroj.
Festa mund të presin.Rruga drejt saj nuk shtrohet me lule!

Ndalohen tekstet nga Kosova, fëmijët shqiptarë në Preshevë e nisin vitin e ri shkollor pa libra

Fëmijët shqiptarë në Luginën e Preshevës çdo vit mësimin e fillojnë pa tekste mësimore nëpër shkollat e tyre. Librat nga Kosova janë të ndaluara.

Një proces ka filluar në bashkëpunim në mes të Tiranës dhe Beogradit për përdorimin e librave që janë në Shqipëri, por ato i nënshtrohen një sistemi të miratimit nga Ministria e Arsimit në Serbi. Fëmijëve u dhurohen libra nga institucionet, por atyre me etni shqiptare zakonisht vetëm çanta.

Dita e parë e shkollës si një kujtim i paharrueshëm. Nxënësit shqiptarë në Serbi marrin dhuratë çanta, por pa libra. Në shumë njësi mësimore udha e shkronjave për ta zgjatë ende. Në shkollën “Ibrahim Kelmendi”, mësuesi Lulëzim Mehmeti metodën e mësimit e ka më keq se në fillim të karrierës.

Lulëzim Mehmeti, Mësues: “Tani është shumë më e vështirë se atëherë sepse tani na mungojnë shumë tekstet shkollore të nxënësve si: historia, kultura muzikore, gjeografia, natyra dhe shoqëria edhe disa lëndë të tjera ku kryesisht ne arsimtarët japim shënime aty ku gjindemi.”

Përfaqësuesi i qeverisë së Serbisë, Zoran Stankovic, ka arritur këtu për t’u dhënë kurajo. Problemi politik i ka lënë nxënësit pa mundësi. Nga Shqipëria procedurat janë zgjatur, kurse nga Kosova librat nuk lejohen. Në Shkollën fillore Vuk Karaxhiç, nxënësit serbë dhuratat i kanë të plota.

Zoran Stankoviç, përfaqësues i qeverisë serbe: “Nxënësit e fillojnë mësimin me 5 libra të rinj dhe presim 8 të tjera. Një numër tjetër është në fazë të bisedimeve mes Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Ministrisë së Arsimit. Bëhet fjalë për libra nga Shqipëria”.

Vite më parë policia pati konfiskuar librat që konsideroheshin ilegale edhe nga duart e fëmijëve. Shqiptarët ende nuk i kanë shumë libra.

Armend Aliu, nënkryetar i Bashkisë Preshevë: “Numri i teksteve që është premtuar se do të bëhet gati për nxënësit tanë nuk është ai i cili është premtuar. Kemi arritur që të sigurojmë vetëm 5 tekste në gjuhën shqipe, punojmë që edhe një muaj të sigurohen edhe 8 tekste të tjera. Ky nuk është numri i cili ishte programuar në shkurt të këtij viti ku është thënë se 48 tekste shkollore në gjuhen shqipe do të bëhen gati. Është logjike që ditën e parë të shkollës pushteti lokal duhet t’ja urojë nxënësve edhe me këtë brengën që ky problem po zbvarritet edhe nuk po zgjidhet.”

Për një kohë të gjatë, nxënësit në abetare kanë qenë peng të shkronjes F dhe dyshimit ta mësojnë flamurin shqiptar apo serb./KultPlus.com

DRTK do të kujdeset për restaurimin e Urës së Cinës

Pasuritë kulturore në të gjithë Shqipërinë vëzhgohen dhe mirëmbahen në mënyrë sistematike nga specialistët e Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulture.

DRTK Vlorë do të kujdeset për restaurimin e Urës së Cinës. Ura e gurtë, monument kulture i kategorisë së I – rë, ndodhet në rrethin Delvinë. Ajo është lehtësisht e vizitueshme nga të gjithë ju.

Kujdesi, mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore është një mision i përbashkët për t’i përçuar këto pasuri, në mënyrën e duhur, tek brezat e ardhshëm. / KultPlus.com

Hardh Festi promovon Kosovën nëpërmjet artistëve botërorë

Hardh Fest është një nga festivalet kosovare që ka bërë bujë edhe jashtë kufijve duke sjellë në Kosovë artistë të njohur botërorë.

Legjenda botërore e muzikës rock, Kee Marcello, ish-anëtar i grupit Europe ka postuar në faqen e tij zyrtare performancën dhe turneun e tij në Rahovec, Kosovë – më datën 8 shtator.

Kee Marcello së bashku me bendin e tij, arrin në Kosovë më 6 shtator.

Këtë vit më 7 shtator në Hardh Fest do të performojë grupi Troja, Rahoveci All Star, grupi nga Suedia Madman`s Choice, deejay nga Holanda, NOUEVABEATS, dj Fisnik Kuqi dhe Dj NWE.

Ndërsa, më datën 8 shtator do të përformojnë Dj MAARVEL, grupi Magnituda, Dj Gruda nga Shqipëria, Dj Pelge nga Belgjika, rockeri shumë i njohur Eugent Bushpepa, si dhe Main Artisti i Hardh Festit, Kee Marcello. E më 9 shtator në skenën e madhe të Hardh Festit do të promovohen edhe artistë të ri të Kosovës, si Ardi Gashi, Elit Hoti dhe deejay të shumtë.

Hardh Fest këtë vit mbahet më datë 7, 8 dhe 9 shtator n`Konak të Rahovecit, i organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi dhe partnerin e Festivalit, Stone Castle./KultPlus.com

Gashi takoi fituesin e bursës në akademinë e famshme FAMU në Pragë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim fituesin e radhës së bursës për studime në një ndër shkollat më të mira në botë për studime në fushën e kinematografisë, akademinë e famshme FAMU në Pragë, Enis Saraçi.

Pas memorandumit të lidhur mes QKK-së, MKRS-së dhe FAMU-së para 5 viteve, Enis Saraçi është studenti i katërt që përfiton nga kjo bursë e ndarë nga MKRS dhe QKK.

Ministri Gashi u shpreh i kënaqur që studentët nga Republika e Kosovës kanë mundësi që përmes Marrëveshjes së Bashkëpunimit të arritur ndërmjet MKRS-së, QKK-së dhe Universitetit FAMU në Pragë të Çekisë, të përfitojnë bursa për ngritje profesionale në fushën e kinematografisë.

“Mbetet përkushtim i imi si ministër dhe i MKRS-së, që përveç mbështetjes financiare që po u jepet institucioneve kulturore në vend, edhe përmes bursave të mbështeten kineastët në shkollimin e tyre profesional nëpër universitete prestigjioze ndërkombëtare”, tha ndër të tjera ministri Gashi.

Ai po ashtu tha: “Jam i lumtur që këta student të cilët po përfitojnë nga ana i institucioneve vendore për ngritjen e tyre profesionale në të ardhmen, do t’i kontribuojnë kinematografisë në vendin tonë”.

Në anën tjetër, Enis Saraçi, përfitues i kësaj burse, u shpreh shumë i kënaqur dhe falënderues për mundësinë e dhënë për të studiuar në akademinë FAMU në Pragë./ KultPlus.com

Gjergj Xhuvani nis xhirimet e filmit “Liqeni im” (FOTO)

Regjisori Gjergj Xhuvani është rikthyer në sheshin e xhirimit për të nisur punën për filmin më të ri “Liqeni im”.

Me skenar dhe regji të vetë Xhuvanit filmi ka marrë mbështetjen e Eurimages në Yerevan dhe është një bashkëprodhim me Italinë dhe Maqedoninë, ka mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Në fotot e bëra publike shihet dhe aktorja Elia Zaharia. Filmi “Liqeni im” tregon historinë e një djaloshi intelegjent, të quajtur Kristo. Ai i ulur në bankën e tij në klasë mendon për kuptimin e fjalisë “Liqeni im”, të shkruara në tabelë nga mësuesi i tij. “Liqeni mund të na jap të gjitha nëse ne dimë sesi ta pyesim”, shkruan Kristo.

Ai pastaj shikon nga dritarja dhe kujton ngjarjet të cilat kanë ndodhur në muajt e fundit. Djaloshi i ri Kristo jeton në një fshat afër liqenit të Prespës, një lumë i ndarë në tri shtete: Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi. Kristo, pronari i një varke të vogël peshkimi, përfiton nga kjo situatë gjeografike dhe transporton drogë nga Shqipëria në Maqedoni. Kristo rritet duke adhuruar dy shitës droge, me të cilët punon; Ismailin dhe Paskon.

Ndryshimet fillojnë në jetën e Kristos, pasi që ai fillon që të ndjejë dashuri për mësuesen e tij të zgjuar, Mirandën. Ismaili merr një vendim fatal, ai dëshiron që të mbizotërojë në tregtinë e drogës që po ndodh në liqe. Kristo rrihet keq, kurse Paskos i ngrihet një kurth nga Ismaili, ndërsa policia është në pritë të tij. Pasko pastaj vritet, në kaosin që po ndodh, nëna e tij vdes dhe gruaja e tij largohet nga vendi.

Kur komuniteti i vogël i peshkatarëve beson që Kristo është fajtor për vdekjen e Paskos, ai e kupton se tashmë Ismaili duhet të ndalet. Kristo hakmerret duke i vënë flakën një anije që bartë drogë, një aksident ky që sjellë vdekjen e Ismailit. Për t’i thënë lamtumirë të kaluarës së tij kriminali Kristo u vë flakën parave të udhëheqësve të drogës.

Historia përfundon ashtu si fillon me Kriston, i cili kompleton esenë e tij mbi atë se çfarë liqeni mund t’u jap atyre që dinë se çfarë t’i kërkojnë./ KultPlus.com

“Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit”

Sokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore. Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni.

33 thënie nga Sokrati:

1- Urtësia fillon në mrekulli.
2- Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.
3- Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.
4- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis
5- Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.
6- Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.
7- Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës.
8- Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë.
9- Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.
10- Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.
11- Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.
12- Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar.
13- Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.
14- Arrita në përfundimin se nuk ishte mençuria ajo që u dha mundësi poetëve të shkruanin poezi, por një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek orakujt dhe profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta pa e ditur fare kuptimin e tyre.
15- Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë.
16 -Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit.
17- Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj.
18- Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar.
19- Të këqijtë jetojnë për të ngrënë dhe për të pirë, ndërsa të mirët hanë dhe pinë për të jetuar.
20- Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet.
21- I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.
22- Sot fëmijët janë tiranë. Ata kundërshtojnë prindërit, luajnë me bukën e gojës dhe u marrin shpirtin mësuesve të tyre.
23- Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita.
24- Shikoni, sekreti i lumturisë nuk mund të gjenden në të kërkuarit shumë e më shumë por në zhvillimin e kapaciteteve për t’u kënaqur më pak.
25- Vërtetë, isha aq i ndershëm, sa nuk pranova të bëhesha politikan dhe të jetoja njëherësh.
26- Mençuria fillon nga habia.
27- Nuk është me rëndësi vetëm të jetuarit, por edhe rregullat se si jeton.
28- Mos harro se asgjë nuk është e qëndrueshme në marrëdhëniet njerëzore; prandaj shmang ngazëllimin e pavend që vjen nga begatia, ose brengën e pavend që vjen nga mjerimi.
29- Mos i zër miqtë me lajka, por duke u dhënë dhurata të prekshme dashurie.
30- Kur njerëzit mashtrohen dhe mbrujnë mendime që e tejkalojnë të vërtetën, atëherë kuptohet se gabimi ka hyrë në kokën e tyre përmes një lënde të ngjashme me të vërtetën.
31- Ora e ndarjes arriti, secili nga ne duhet të ndjekë udhën e vet – unë duhet të vdes, kurse ju duhet të jetoni. Vetëm Zoti e di cila nga këto udhë është më e mira.
32- Nëse njeriu krenohet me pasurinë e tij, nuk duhet të lëvdohet, deri sa të merret vesh se si e shfrytëzon atë.
33- Vdekja mund të jetë bekimi më i madhërishëm njerëzor. /KultPlus.com

Art me librat e vjetër

Librat e vjetër kanë shansin të rikthehen sërish në jetë me idenë tejet origjinale te Cecilia Levy. Artistja suedeze i shndërron faqet e tyre në art.

Prej shumë vitesh ajo ka eksperimentuar me letrën, dhe rezultati është aq mbresëlënës sa ka marre një ftesë për të qenë pjesëmarrëse këtë shtator në ekspozitën Homo Faber të Venecias.

Krijimet e rralla, Cecilia i ekspozon për publikun në një punishte të vjetër letre, të stilizuar, e cila ka marre një pamje tejet moderne falë ndërhyrjes plot shije të saj.

Por mesa duket ajo nuk është e vetmja ne Suedinë rurale që ka marre fame për punimet e veta të jashtëzakonshme, shkruan tch.

Carina Sohl përpiqet gjithashtu të ruajë gjurmën unike e natyrës me objekte lëkure, disa prej të cilave janë krijuar për linja të kufizuara veshjesh, telefonësh celulare dhe elementesh të dizajnit të brendshëm.

Punët e saj janë zbuluar nga shtëpitë e mëdha të modës, të cilat i kërkojnë shumë. Edhe Sohl do të ekspozojë në Homo faber. Me stilin e tyre të rrallë, të dyja artistët është e qartë se do t’i bëjnë vendit të tyre një prezantim mjaft dinjitoz./ KultPlus.com

Karaburuni dhe Sazani, destinacionet e preferuara të 45 mijë turistëve

Bukuritë dhe magjitë që natyra i ka falur Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan ishin ndër destinacionet më mbresëlënëse për 45 000 turistët vendas dhe të huaj.

Drejtori i Portit Detar Vlorë, Admir Malaj, tha sot për ATSH-në se “gjatë sezonit turistik verore qershor-gusht, nga porti i Vlorës janë nisur 20 000 turistë, nga pika të tjera me anije 13 000 dhe me mjete të vogla (skafe dhe gomone) 12 000”.

Sipas Malaj, rreth 40% e vizitorëve në Karaburun dhe Sazan ishin shtetas të huaj që kishin ardhur nga vende të ndryshme si Polonia , Italia, Amerika, Rusia, Finlanda, Suedia, Gjermania, Kanadaja etj”. italianë, polakë, rusë, etj.

Qyteti i Vlorës gjatë këtij sezoni turistik është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj.

Në portin e Vlorës gjatë muajve të verës operuan anije turistike, të cilat niseshin çdo ditë drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.

I shpallur në vitin 2010 Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Tani zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistik që nisen nga porti i Vlorës. Kjo ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një dite ndryshe ne gjirin e Vlorës.

Mjafton këtu të kujtojmë monumentin e natyrës, Shpellën e Haxhi Alisë (atraksioni me i vizituar nga turistët), gjiri natyror dhe kulturor i Gramës (skaji më i largët jugor i parkut detar), ishullin e Sazanit dhe falezat e tij si atraksioni më i madh që prej hapjes së tij për publikun. Për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë momente relaksi në natyrën dhe qetësinë, parku detar ofron me brigjet e tij të Shën Vasilit, Shën Janit, Gjirit të Djallit, eksperiencë natyrore unike.

Në hapësirat e gadishullit të Karaburunit, në fund, aty ku bashkohet me luginën e Dukatit gjendet Kisha e Marmiroit, ndërsa në faqen jugore, në lartësinë 400 m, në vendin e quajtur Petrunë, gjendet një shpellë shumë e bukur, që quhet Shpella e Dukë Gjonit.
Për të gjithë të apasionuarit e zhytjes ofrohen shtigje nënujore për të parë botën unike dhe pasuritë nënujore./ KultPlus.com

Mbrëmja e bamirësisë “Meet us Halfway” në New York për nënat dhe fëmijët e Kosovës

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë po organizon një mbrëmje filantropie në qytetin e New Yorkut, për të ngritur fonde për shpëtimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Kjo mbrëmje e bamirësisë do të mbahet në klubin prestigjioz Yale të New Yorkut me datën 16 tetor 2018 nga ora 18:30 deri në 21:00.

Fadil Berisha, Vlora Çitaku, Teuta Sahatçija dhe shumë personalitete të tjerë nga bota e biznesit, kulturës, politikës dhe arteve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre. Kjo mbrëmje bëhet e mundur falë miqve dhe anëtareve të bordit të fondacionit që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë siç janë, Bledar Asllani, Drin Kukaj, Mark Kosmo, Sara Shala dhe Valon Xharra.

Mbrëmja do te përfshijë muzikë, rrjetëzim, koktel dhe ankand të qetë, ku gjatë mbrëmjes do të performojë edhe tenori shqiptar Ramë Lahaj i cili njihet si performues i famshëm në skenën ndërkombëtare të operave. Pjesëmarrës në ngjarjet ‘Meet us Halfway’ gjatë viteve të kaluara kanë qenë Dua Lipa, Valerie Rockefeller e Albert Stanaj.

Të gjitha shitjet e biletave do të orientohen për mbështetjen e programeve të Fondacionit në Kosovë, specifikisht në: furnizimin me pajisje mjekësore, mbështetjen e dorëzimit të medikamentit Surfaktant, zhvillimin e sistemit të transportit neo-natal, zgjerimin e ‘Klasave për Nëna‘ si dhe skrinimin e kancerit të qafës së mitrës.

Për të qenë pjesë e ngjarjes, biletën tuaj mund ta blini përmes platformës “Eventbrite” të cilin mund ta gjeni KËTU./ KultPlus.com

Hashima në Lumbardhi

Fondacioni Lumbardhi më 7 shtator sjellë koncertin e Hashima, në Kino Lumbardhi në Prizren me fillim nga ora 21:00, shkruan KultPlus.

Hashima është një kuartet i jazz-it nga Beogradi që kombinon përvojat e ndryshme muzikore në një aventurë të re që është pak vështirë të përcaktohet në mënyrë stilistike. Midis muzikantëve që i frymëzojnë jane: Wayne Shorter, Vasilije Mokranjac, Igor Stravinsky.

Poetika e tyre bazohet në filmat dhe literaturën evropiane, të cilat janë ndërthurur në mënyrë sublime me thelbin e muzikës së tyre origjinale duke i dhënë asaj një karakter programatik. Temat e kompozimeve të Igor Mishkoviqit kryesisht përbëhen nga motive muzikore që janë zhvilluar plotësisht me anë të aranzhimeve dhe improvizimeve të lira, pa u kufizuar nga zhurma ose miniaturat delikate lirike. Te bendi mblidhen katër instrumente dhe ndjeshmëri të ndryshme, të zhveshura nga tiparet tradicionale stilistike, përmbajtja e saj e frymëzuar nga ishulli i larguar i braktisur në Japoni – Hashima.

Sponsor të këtij koncerti janë Raiffeisen Bank dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës. Hyrja do të jetë 2 EURO, dhe koncerti do të fillojë në orën 21:00. / KultPlus.com

E përditshmja suedeze: Tirana, një kryeqytet gjithnjë e më shumë në modë

Kryeqyteti i Shqipërisë ka kaluar një metamorfozë në shumë pak vite, shkruan e përditshmja suedeze “Expressen.se” në një reportazh të gjat që ia dedikon Shqipërisë.

Në lagjen famëkeqe ku liderët komunistë jetuan deri në vitet 90’ kur ra diktatura dhe ku njerëzit e zakonshëm nuk ishin të mirëpritur, sot gjen një jetë nate jashtëzakonisht të gjallë me bare moderne, kafene të bukura dhe shumë restorante të mirë.

Tirana është e vogël, pra çdo gjë në qendër është e arritshme në këmbë.

Pranë Sheshit Skënderbej ndodhet Galeria Kombëtare, ku mund të shihet arti i kohës së diktaturës.

Ndryshe nga ish-shtetet e tjera komuniste në lindje, ai përzihet me artin modern.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë për historinë e vështirë të vendit në epokën komuniste, rekomandohet “Bunkart”, një muze i nëndheshëm i ndarë në dy pjesë, ku njëri gjendet në qendër të qytetit dhe tjetëri pranë teleferikut që të dërgon në majë të Malit të Dajtit./ KultPlus.com

“Martesa” nga Kosova propozohet për OSCARS

‘Martesa’ me skenar dhe regji nga Blerta Zeqiri, fitues i dy çmimeve në Festivalin e Filmit në Talin, është propozimi zyrtar i Kosovës për kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ në OSCARS.

‘Martesa’ flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Në rolët kryesore të filmit janë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

Kryesuesi i komisionit përzgjedhës Isa Qosja u shpreh: “Filmi i propozuar është një tregim ndryshe nga ato që jemi mësuar apo detyruar t’i shohim tek ne, përmbanë një strukturëdisashtresore dramaturgjike, aktorët i gjallojnë fatet e tyre në mënyrë të natyrshme dhe me mjaft emocione. Regjisura është gati e pavërejtur dhe kjo i jep këtij filmi rrjedhshmëri nëpërceptim të fabulës dhe përjetimit”.

Filmi ‘Martesa’ është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është prodhim i kompanisë ‘Beze’ me producent Keka Kreshnik Berisha. Përveç QKK-së, “Martesa” u përkah edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë./ KultPlus.com

Dua Lipa publikon këngën “Want to (PEACE Remix)”, pjesë e fushatës së Jaguar (VIDEO)

Dje është publikuar kënga “Want to (PEACe Remix”, nga Dua Lipa në bashkëpunim me Jaguar, shkruan KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?v=I0OVOcDiW_U

Dua Lipa së shpejti do të sjell edhe bashkëpunimin me Silk City, ‘Electricity’, e cila do të dalë më 6 shtator.

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell në albumin e ri./ KultPlus.com

FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONKURSIN“ÇMIMI PËR DIVERSITETIT KULTUROR 2018”

Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosova
Qeveria – Vlada – Government
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Ministarstvo za Kulturu, Omladinu i Sport
Ministry for Culture, Youth and Sport

Ne shënim te vitit te Trashëgimisë Kulturore Evropiane dhe ne zbatim te Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore, Objektivi 4 Promovimi i Trashëgimisë Kulturore respektivisht pika 4.3 Promovimi diversitetit kulturor, respektimi dhe mbrojtja e trashëgimisë dhe shprehjes kulturore te komuniteteve te Kosovës, MKRS përmes Departamenti te Trashëgimisë Kulturore ndanë Çmimin Vjetor përDiversitet Kulturor te Kosovëspër projektin me te mire qe promovon Diversitetin Kulturor te Republikës se Kosovës

FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONKURSIN“ÇMIMIPËR DIVERSITETIT KULTUROR 2018”
Kultura si komponent thelbësor i çdo shoqërie, është pëlhurë që bashkon komunitetet dhe u jep atyre mundësi për shpërfaqjen e identitetit të tyre unik. Njohja dhe faktorizimi i diversitetit kulturor është thelbësor për të ruajtur trashëgiminë kulturore në mënyrë efikase. Përfshirja e diversitetit kulturor, sidomos nëpërmjet ruajtjes së trashëgimisë kulturore, sjell përfitime të prekshme. Përqafimi i diversitetit kulturor në përditshmëri është një forcë lëvizëse për rritjen e qëndrueshme ekonomike, si dhe çelës për të jetuar jetë të përmbushura.
Ndaj, Ministria e Kulturës Rinise dhe Sportit (MKRS) përmes Departamentit te Trashëgimisë Kulturoreju fton te merrni pjese ne konkursin për Çmimin vjetor për “Diversitet Kulturor të Kosovës”.
Me këtë konkurs ndërdisiplinor MKRS synon te festoj përpjekjet shembullore,te individëve dhe organizatave,për të shfaqur diversitetin kulturor përmes projekteve te veçanta,duke mirëpritur projektet që pozitivisht tregojnë mënyrat e shumëfishta përmes së cilave kulturat e grupeve dhe shoqërive gjejnë shprehje por edhe për mënyrat me të cilattrashëgimia kulturore e njerëzimit ruhet, kultivohet dhe përcillet te gjeneratat e ardhshme.
Përmes këtij konkursi dhe programeve të ngjashme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportitka për qellim të rrisë ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e diversitetit kulturor ne Kosovë.
Do te jepet një(1) Çmimi për arritje te jashtëzakonshme.
Projekti fituese duhet të demonstrojnë kuptim të plotë të rëndësisë së diversitetit kulturor. Konkursi njeh arritjet më të mira në ruajtjen, hulumtimin, si dhe edukimin, trajnimin ngritjen e vetëdijes dhe promovimin e diversitetit kulturor te Kosovës. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet dimensionit gjithëpërfshirës te projekteve / hulumtimeve, duke përfshire këtu:
– Pjesëmarrjen dhe përfshirjen e grupeve etnike, religjioze, gjinore , grupeve te cenueshme dhe personave me nevoja te veçanta.
– Numrin e përfituesve
– Shtrirjen e projektit
– Aftësia e projektit për replikim
Te drejtë pjesëmarrje kanë te gjithë individët apo dhe organizatat jo qeveritare, te financuara nga fonde private, te huaja apo edhe publike, te cilët kanë zhvilluar hulumtime/studime apo projekte lidhur me Diversitetin Kulturor ne Kosove. Duke konsideruar se konkursi shpallet për të parën herë, mundësi konkurrimi kanë projektet që kanë përfunduar brenda 3 viteve të fundit (2015-2018).
Për të siguruar pjesëmarrje ne këtë konkurs, hulumtimet, studimet e projektet mund te aplikojnë vet apo edhe te nominohen nga individët apo grupet tjera te përfshira ne projekt. Aplikuesit dhe nominuesit duhet te kenë njohuri për hollësitë e projektit i cili propozohet për pjesëmarrje.
Konkursi hapet me 29.08.2018
Afati i fundit për dorëzimin e materialeve për aplikim është 26.09. 2018.

Fituesit do të shpallen gjatemuajit Tetor 2018
Të interesuarit duhet të dërgojnë:
– Formën e aplikacionit te plotësuar
– Material mbështetës: Video, foto, raportet e përfundimit te projektit, produktin e projektit (nëse ka), artikuj gazetash etj.
Adresa: Sheshi Nëna Terezë pa nr. Prishtinë – Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, për Departamentin e Trashëgimisë Kulturore
FORMA E APLIKIMIT

Emri iaplikuesit/nominuesit: __________________________________________________________ _
Kontakti : ____________________________________________________________________________
Titulli i hulumtimit, studimit, projektit te nominuar:_______________________________¬¬¬¬¬-__________

Tri vlerat dalluese te projektit dhe deklarata pse projektit i propozuar e meriton çmimin:
(deklarata duhet te përmbaj qëllimin e projektit, rezultatet e projektit dhe arsyetimin pse projekti është meritor 150-300 fjale)

1.

2.

3.

Deklarata ( 150-300 fjalë)

(Bashkangjitur Forma e Projektit)
1. TË DHËNAT E PËRGJITHSHME PERAPLIKUESIN/NOMINUESIN
1.1. Emri i organizatës/personit:
1.2. Adresa/komuna:
1.3. Kontakti (numri i telefonit, e-mail adresa):

2. TË DHËNAT E PËRGJITHSHME PER TE NOMINUARIN
2.1. Emri i organizatës/personit:
2.2. Adresa/komuna:
2.3. Personi kontaktues (numri i telefonit, e-mail adresa):

3. PËRSHKRIMI I PROJEKTIT:

3.1. Qëllimi i projektit:

3.2. Objektivat e projektit:

3.3. Rezultatet dhe treguesit:

3.4. Grupi/et e përfshira
(Përshkruani në mënyrë të përmbledhur, se cili është grupi parësor i përfshirë ne projekt dhe se si i kanë shërbyer aktivitetet e projektit.)

3.5. Qëndrueshmëria e projektit (ne fund përshkruani pak edhe aftësinë e projekti përreplikim):

3.6. Partnerët (nëse ka):