Kosova më 12 qershor shënon përvjetorin e 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në vendin tonë
Për të nderuar personalitetet kryesore ndërkombëtare që kontribuuan në intervenimin dhe çlirimin e Kosovës, tre ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaha dhe presidenti aktual, Hashim Thaçi, më 12 qershor do të organizojnë pritje madhështore në Prishtinë.
I tërë ky organizim i është besuar ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo do të merret me dërgimin e ftesave për këto personalitete.
Në këtë ceremoni, siç mëson Ballkani.info, pritet të marrin pjesë edhe dy ish-sekretaret e shtetit amerikan, Madeleine Albright dhe Hillary Clinton.
Në kohën e intervenimit dhe të çlirimit të Kosovës, zonja Albright ishte sekretare e shtetit dhe zyrtarja kryesore amerikane që i dha shtytje fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.
Në anën tjetër, zonja Clinton aso kohe ishte Zonja e Parë e Amerikës, pasi që bashkëshorti i saj, Bill Clinton mbante postin e presidentit. Përveç kësaj, Hillary Clinton edhe në kohën kur ishte sekretare e shtetit, nga 21 janari i vitit 2009 deri në shkurt të vitit 2013, dha kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Se dy ish-sekretareve u është dërguar ftesë që të jenë të pranishme më 12 qershor në Kosovë, nuk e ka mohuar zyra e ish-presidentes Jahjaga.
Në një përgjigje për Ballkani.info, zyra e Jahjagës ka thënë se ata janë në proces të krijimit të listës së të ftuarve për ngjarjen, gjë kjo e cila sipas tyre do të publikohet me kohë.
“Më 26 mars 2019, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATOs në Kosovë. Ky këshill udhëhiqet nga Presidentja Jahjaga. Këshilli Organizativ ka mbajtur takimin e parë dje, dhe është në proces të krijimit të listës së të ftuarve për ngjarjen. Detaje të tjera të ngjarjes do të publikohen me kohë”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Jahjagës për për Ballkani.info.
Më 12 qershor Kosova shënon 20-vjetorin e çlirimit nga okupatori serb. Kjo datë shënohet edhe zyrtarisht si hyrja dhe marrja nën kontroll e territorit të Kosovës nga forcat e NATO-s.
Qyteti i Shkupit do të marrë një pamje të re, falë punës së dizajnerëve dhe arkitektëve të rinj.
Bëhet fjalë për transformimin e qytetit në një skenë alternative kulturore, përmes një projektit “Window Displays Week” të mbështetur nga Zvicra, shkruan albinfo.ch.
“Diçka interesante do të ndodhë në Shkup këtë vit. Dizajnerët e rinj të modës dhe arkitektët do të bashkojnë forcat për ta shndërruar qytetin në një skenë alternative kulturore, duke riformësuar dritaret në piktura modern. Ky projekt i mbështetur nga Zvicra ka nisur këtë fundjavë”, kanë njoftuar nga Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut.
Për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar nga dy qeveritë shqiptare, asnjëherë imazhi i shqiptarëve nuk ishte më i përdhosur se sot dhe asnjëherë miqtë ndërkombëtarë nuk ishin më të distancuar nga ne. Gjithçka e nisur keq, do ta ketë fundin e keq dhe paratë e vjedhura nga oligarkët shqiptarë andej e këtej kufirit, do ta kenë fatin e parave të biznesmenit të Bllacës
Bajram Mjeku
Sot njëzet vjet jam larguar nga kampi i Bllacës në Maqedoninë e Veriut. Në fakt, nga mbrëmja e 24 marsit kur nisën sulmet e Aleancës veriatlantike deri më 31 mars të vitit ’99, kam qëndruar në ilegalitet të thellë në Prishtinë. Mëngjesin e 31 marsit, forcat serbe rrethuan apartamentet ku isha vendosur në Kodër të Diellit, pastaj na grumbulluan si të ishim kope e bagëtive dhe na nisën drejtë stacionit të trenit në Prishtinë. Nga aty më shumë se pesëdhjetë kompozicione të trenit u nisën drejtë Maqedonisë dhe vazhdoi kështu me javë të tëra
Në Bllacë, më saktë në llucën e saj bashkë me mijëra kosovarë të tjerë, kam qëndruar vetëm tre net. Aty jam bindur edhe një herë se paratë nuk vlejnë asgjë, përballë jetës me dinjitet dhe ndjenjës për të qenë i lirë.
Gjithçka që kisha me vete ishin rrobat e trupit dhe 20 marka gjermane në xhep. Më kujtohet si sot, kur nën një tendë tjetër të mbuluar me najlon qëndronte edhe një biznesmen kosovar me familjen e tij dhe me çantën e mbushur përplot marka gjermane. Pak ditë më vonë kam kuptuar se në çantën e tij ishin rreth gjysmë milioni marka! Nën tendën prej najloni unë flija i qetë, hiq pikëllimin për fatin e mbi një milion njerëzve që kishin mbetur në Kosovë, nën mëshirën e tytave të armëve të ushtrisë dhe policisë serbe, derisa biznesmeni kur flinte, çantën në vend të jastëkut e mbante nën kokë! Në Bllacë, unë dhe biznesmeni ishim të barabartë. Ndodhte kështu falë bujarisë së shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët na sillnin ushqime me bollëk, derisa tash njëzet vjet Qeveria e Kosovës nuk denjoi t’i falënderojë qoftë edhe një herë sa për sy e faqe. Vërtetë me biznesmenin ishim tepër të barabartë, mbasi paratë nuk na duheshin asgjë. Nuk kishim mundësi të blinim as edhe nga një pako cigare, si unë që kisha vetëm 20 marka në xhep, si ai që kishte të mbushur çantën me gjysmë milioni!
Lufta e fundit nuk ishte leksion për shqiptarët e Kosovës, mbasi këta të fundit nuk deshën të mësojnë se në këtë botë nuk ekziston asgjë me e vlefshme se të jesh i lirë dhe i pavarur, të kesh institucione të qëndrueshme dhe të bësh jetë me dinjitet. Të jesh i pasur dhe ruajna Zot të jetosh me para të vjedhura siç është duke ndodhur në dy dekadat e fundit në të dyja shtetet shqiptare, është më shumë se hiç.
*
Rasti është mbret i kohës, por edhe ironia është nëna e mizorisë! Me biznesmenin me çantën përplot para, organizatat ndërkombëtare na transferuan në të njëjtin shtet, madje në kryeqytetin norvegjez në Oslo! Nga Aeroporti i Shkupit u nisëm me të njëjtin avion pa u kontrolluar nga zyrtarët e Aeroportit, mbasi shumicës nga ne na mungonin edhe kartat e identitetit. Javën e parë sapo u vendosëm atje dhe derisa Mbretëria norvegjeze na mirëpriti e akomodoi jashtëzakonisht mirë, biznesmeni kosovar nisi t’i frekuentonte kazinot. Pak ditë më vonë kuptova se çantën e mbushur me para, disa matrapaz kinezë brenda natës ia shterën në njërën nga kazionit e atjeshme. Unë i kisha vënë vetes një mision; të punoja për aq sa të mundja që kur të kthehesha të siguroja një kulm mbi kokë, mbasi të gjitha pronat e familjes në vendlindje ishin djegur nga forcat serbe.
Biznesmeni që asnjëherë më nuk e kam parë, më kujton biznesmenët e sotëm qeveritarë e joqeveritarë, të cilët përmes tenderëve janë duke ia zhvatur Kosovës substancën e pavarësisë. Shkas për këtë shkrim është nisma për fillimin e ndërtimit të së ashtuquajturës autostradë e Dukagjinit, ku gjatë muajve të ardhshëm nga buxheti i varfër i Kosovës, pritet të investohen rreth 1 miliard euro. E ashtuquajtura austostradë, vetëm kështu nuk mund të quhet, sepse autostradat nuk e lidhin Pejën me Istogun, por lidhin kombe e kontinente.
Viteve të fundit, dëgjojmë shumë bashkëpatriotë duke thënë se e kaluara nuk përsëritet, duke demantuar thënien profetike; historia është mësuesja e jetës!
Shqiptarët e Kosovës, asnjëherë në ekzistencën e tyre nuk ishin më të lirë se sa në “Tre vjet Shqipni”, më saktë nga prilli i vitit 1941 deri në vjeshtën e vitit 1944, por që brenda natës ndryshoi gjithçka. Për herë të parë në historinë e tyre, në administratën kosovare u shkrua dhe u fol shqip. Për herë të parë në të gjitha qytetet e Kosovës u kremtua pavarësia e Shqipërisë. Për herë të parë dy vjet më vonë në Tiranë, kosovarët kishin një kryeministër të tyre, Rexhep Mitrovicën dhe kontrollonin dikasterin më të rëndësishëm me shqiptarin më të devotshëm Xhafer Devën, ministër i Punëve të Brendshme, por nga vjeshta e vitit 1944 deri në pranverën e vitit 1945 u përmbys gjithçka. Brigadat partizano-çetnike kryen masakrat më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni e vise tjera të banuara me shqiptarë.
E kur e kishim fjalën te autostrada e Dukagjinit dhe të gjitha autostradat tjera që janë ngritur dhe për të cilat nuk kishim fare nevojë përjashto Udhën e Kombit, atëherë ato janë ndërtuar dhe po ndërtohen vetëm për një fakt; që përmes tyre oligarkët e vendit të pasurohen me lehtësi dhe për ironi të kohës, të rinjët shqiptarë të kenë mundësi që përmes këtyre autostradave të largohen më shpejtë nga vendi. Sipas trendeve të fundit, dy shtetet shqiptare për mungesë të perspektivës dhe për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar, i detyruan rreth 350 mijë të rinjë të braktisin Shqipërinë dhe rreth 170 mijë Kosovën. Kështu, shumë shpejtë dy shtetet shqiptare, do të shndërrohen në shtete fantazmë. Për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar nga dy qeveritë shqiptare, asnjëherë imazhi i shqiptarëve nuk ishte më i përdhosur se sot dhe asnjëherë miqt ndërkombëtarë nuk ishin më të distancuar nga ne.
Gjithçka e nisur keq, do ta ketë fundin e keq dhe paratë e vjedhura nga oligarkët shqiptarë andej e këtej kufirit, do ta kenë fatin e parave të biznesmenit të Bllacës.
Kushdo që ka vizituar qytetin e vjetër historik të Shkodrës është joshur nga çfarë natyra e ka stolisur. Në hyrje të pret kalaja hijerëndë, ku përpara syve të shfaqet Rozafa, që të krijon imazhin e një nuseje me tabaka në dorë, që të uron mirëseardhjen. Lumejtë, Drini dhe Buna që bashkohen pak metra larg kalasë e plotësojnë pejsazhin me ishujt plot gjelbrim, që lundrojnë në ate gjerësi ujore.
Hija e Taraboshit që reflektohet në ato ujëra rrethues, merr ndriçim nga rrezatimi i valëve të Liqenit, duke i dhënë një forcë mbrojtëse. Në hyrje nuk kanë mbetur shumë gjurmë nga qytetërimi i vjetër, (janë prishur gjatë periudhës së komunizmit) prap se prap në qendër të qytetit të Shkodrës ndeshesh me ndërtime të një arkitekture të stilit klasik, të trashëguar nga dora e artistit të madh shkodran, Kolë Idromeno. Dikur Pjaca e Vjetër, sot Pedonale, është e shtruar me gur dekorativ, që krijojnë një mozaik të harmonishëm me ndërtesat karakteristike, në të dy anët e sheshit.
Arkitektura e Pjacës së vjetër nuk ka ndryshuar. Inxhinieri arkitekt, Kol Idromeno, ka përshtatur stilin e ndërtimeve veneciane, që i kanë rezistue kohës, duke ruajtur edhe sot autenticitetin. Në atë shesh të mirorganizuar, është përfshirë edhe Muzeumi Kombëtar i Fotografisë Marubi, që mban koleksionin më të famshëm të fotografisë shqiptare që prej vitit 1865. Si nxënës i Pjetër Marubit, në pikturë dhe në fotografi, edhe Kola djalë i ri e realizoi një studio të tillë, kur u kthye nga studimet nga Venecia. Ai hapi një Atelie Fotografie “Dritëshkronja e Kolës”, ku mori vlera si një artist gjithnjë në rritje.
Kol Idromeno (1860-1939)
Duke ecur në Pedonale të bie në sy ndërtesa e “Kafes së Madhe”, si lokali më atraktiv, po edhe kjo vepër e Kol Idromenos, që të le përshtypjen sikur po kalon në një rrugë të vjetër vjeneze. “Kafja e Madhe” asht vendi më i preferuar për takimet e shkodranëve, gjithashtu edhe për të huajt që vinin të vizitonin qytetin e lashtë të Teutës.
Emri i Kolë Idromenos është bërë i njohur me pikturat e famëshme: “Motra Tone” dhe “Dasma Shkodrane” që e identifikojnë lehtë emrin e autorit, si Mikelanxhelo i Shqipërisë. Të gjitha pikturat e tjera të Idromenos kanë vlera, sepse secila ka veçantinë e vet artistike.
Më pëlqen të veçoj pikturën “Oborri shkodran” se më duket vetja si në shtëpinë time, sepse jam rritur në një mjedis të tillë me lule shumëngjyrëshe dhe pemë dekorative, ashtu siç i ka harmonizue me dorë të lirë, artisti i madh, në atë telajo.
Në parajsën e gjelbërimit që rrethojnë pusin me gur të gdhendur ndihen këngët dhe melodite që kompozitori Idromeno ia ka kushtuar luleve. Edhe lulet në atë oborr duket sikur këndojne, sepse ngjyrat i kanë dhënë muzikalitet atij peisazhi. Nuk besoj të ketë një vend tjetër si në Shkodër që t’ju kenë kënduar me kaq pasion luleve; karafilit e zambakut, lule borë e marangjylit, drandofiles e lule vjollcës …
që personifikojnë bukurinë rinore, dashurinë e sinqertë, delikatesën njerëzore, shpirtin e pastër dhe fjalën e ëmbël. Në Shkodër edhe kur të shajnë të thonë: “T’marrtë e mira!” ose “Ta marrsha t’keqen!”
E pra ky artist i madh, piktor, fotograf, kompozitor, arkitekt, asht Nikollë Kolë Idromeno (1860-1939). I lindur në Shkodër, por me origjinë nga Çamëria.
Familja e tij me origjinë nga Arvanitasit e ishullit Hidra të Greqisë, i përkisnin religjionit ortodoks. Ata erdhën në Shkodër nga Parga e Çamërisë. I jati, Arseni, ushtronte profesionin e marangozit, ku shpesh merrte edhe Kolën e vogël me prirje për të vizatuar, të zbukuronte orenditë që mbaronte.
Martesa e Kolës me vajzën qytetare, Roza Saraçi, e shkodranizoi edhe më shumë, u dha pas muzikës popullore, kompozimit dhe instrumentit. Merrte pjesë në ceremoni dasmash bashkë me motrën Tone, e cila këndonte sikur të kishte mbaruar shkollë për kanto. (Shiko pikturën “Dasma Shkodrane”) Më vonë vdekja e djalit të vetëm dhe e motrës Tone në moshë të re e pikëlluan thellësisht, por kurrë nuk u tërhoq nga rruga e një artisti patriot. Lidhjen me paraardhësit, Kolë Idromeno e ka paraqitur në pikturën “12 luftëtarët e Pargës në Lundër”. Mendja menjëherë të shkon për të identifikuar trimat luftëtarë të Pargës dhe të mbarë Çamërisë. Lundra në vetvete mbart një histori sa heroike, aq edhe të dhimshme. Ata që ishin në lundër mund të ishin ortodoks shqiptarë, që u detyruan të largoheshin, sepse nuk pranonin të quheshin grek për hir të religjionit. Ata mund të ishin myslimanë shqiptarë që ua mohonin nacionalitetin, tokën pasurinë dhe trashigiminë, për këtë i zbonin me forcë nga vendlindja.
Mitrush Kuteli (1907-1967)
.
Në ate varkë mund të ishin edhe paraardhësit e Mitrush Kutelit të religjionit ortodoks, nga fisi i përmendur Kuteli nga Arta e Çamërisë, që i përjetësoi në vargje biri i tyre, Dhimitër Pasko, duke ngritur zërin vendosmërisht: “Se jam këtu, kur s’kish njeri dhe as kufi, as fqinjëri… Se… nga një det në tjatrin det isha zot vetë… Unë jam këtu dem baba dem…”
Mitrush Kuteli Por të gjithë ata në lundër ishin luftëtarë shqiptarë, në përpjekje të përbashkët për të shpëtuar kombin nga pretendimet gllabëruese të fqinjëve. Ishin ata që bashkuan idealet dhe armët në “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”. Atje ku u bashkuan Abedin Dino i Prevezës, personalitet i përmasave mbarëkombëtare, me Daut Boriçin, kryetar i lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, dijetar i shquar. Hodo Sokoli me Hoxhë Hasan Tahsinin e Çamërisë, Abdul Frashëri më Lekë Ivanajn e Trieshit… Atje u bashkuan edhe dy më të rinjtë e kuvendit, Çami i ri nga Shkodra Kolë Idromeno (1860-1939) me Isa Boletinin e Mitrovicës, (1864-1916) për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë dhe dhënien e Çamërisë, Mbretërisë Greke. Mbrojtjen e këtij pretendimi e deklaroi me forcë edhe Vaso Pashë Shkodrani, i cili mund të ishte në lundrën e Idromenos së bashku me Abedin Dinon e Prevezës dhe Hoxhë Tahsinin e Ninatit të. Çamërisë. Kur shkruan:
“Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë/ Gjithkund lshon Dielli vap’ edhe rrezë/ Asht tok’ e jona prindtë na e kanë lanë/ kush mos na preki, se desim tanë.” Pashko Vasa
Atje ku ishte Bashkimi Shpirtëror i Kombit, aty ishte Vaso Pasha. Që kur ishte i ri kishte luftuar me armë në dorë në Itali, krahas Garibaldit për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të Italisë. E me ate eksperiencë, si mazzinian, luftëtar dhe idealist themeloi institucionin e tolerancës fetare, në funksion të bashkimit kombëtar me emrin “Feja e shqyptarit, asht Shqyptaria” me të cilën nderohemi edhe sot me këte trashëgimi. Në nderim të ketij Apostulati,
Shkodrani nuk u kursye për të vepruar në të gjitha drejtimet. Në vitet 1860, me një grup intelektualësh, Zef Jubani, Vaso Pasha e Hasan Tahsini… organizuan kryengritjen antiosmane në Shqipërinë e Veriut, në Mirditë.
(Për dijeni Hoxhë Hasan Tahsini kishte kaluar shumë vite në Shkodër, kur i jati ishte caktue si Myfti në qytetin verior dhe, Hasani, vazhdoi shkollën në Medresenë e Mustafa Bushatit, ku u bënë shokë me Daut Boriçin dhe të dy më vonë u bënë të përmendur për dituri.)
Përsëri ishin bashkë, Vaso Pasha, Hasan Tahsini, Abedin Dino, Sami Frashëri… në shumë organizime.
Gjatë luftës Ruso-Turke, kur forcat greke zbarkuan nga Korfuzi në Sarandë, të mobilizuar nga Rusia në emër të Panortodoksisë dhe shqiptarët përjashtoheshin si subjekt i së drejtës kombëtare, këta intelektualë luftëtarë, krijuan në Stamboll, Komitetin për Mbrojtjen e të Drejtave Kombëtare.
“Komiteti i Stambollit” ngriti në këmbë gjithë Çamërinë e Labërinë, në mbrojtje të territoreve shqiptare nga invazioni grek. Vaso Pashë Shkodrani, kur ishte këshilltar pranë Valiut të Kosovës me 1877, ishte ndër nxitësit kryesor me Hasan Tahsinin e Çamërisë, Abdyl Frashërin, Abedin Dinon dhe ishin në brezin e parë të tubimit mbarë kombëtar, “Lidhja e Prizrenit” me 1878.
Pikturë e Kol Idromenos
.
Kështu ishin së bashku në krijimin e Alfabetit të gjuhës shqipe në Stamboll dhe në shumë aktivitete mbarëkombëtare. Po bija e Çamërisë, Elena Gjika ç’lidhje ka me vajzat shkodrane, me Zef Jubanin, Pashko Vasën… Një personalitet i shquar i kulturës dhe historisë shqiptare, që e nderon qytetaria shkodrane…
Një dijetare e njohur në të gjithë Evropën e deri në Amerikë, është Princesha Rumune, Dora D’Istria, me origjinë shqiptare, me nënë nga Çamëria. Më pëlqen të zgjatëm me këtë figurë sepse i bën shumë nder kombit tonë jo vetëm, si grua e vitytshme por edhe për mësimet këshilluese që ka lënë, të cilat i kanë rezistue kohës dhe janë aktuale për politikën shqiptare në lidhje me ate evropiane.
Ajo është e afirmuar si shkrimtare, publiciste, shkencëtare e nivelit botëror. Personaliteti më në zë që ka pasur historia jonë e cila kishte lidhje me njerëzit më të shquar si De Rada… Ajo dha një kontribut të çmuar edhe për “Lidhjen e Prizrenit”.
Ajo nga studimet e folklorit shqiptar nxori veprën “Kombësia shqiptare sipas kengëve popullore”1866. Ajo që ngriti zërin për emancipimin e gruas shqiptare dhe të kombësive të tjera. Gruaja më e shquar e shek.19 dhe e të gjithë kohërave, me një zemër fisnike, një mendimtare rigoroze e nivelit më të lartë intelektual.
Ajo la porosi të vyera për zgjidhjen e problemeve kombëtare. “Përpjekjet që do të bëjnë shqiptarët, për të krijuar bashkimin e tyre intelektual, shkencor e moral, është baza e bashkimit politik, ata që do të kryejnë këte vepër do të hedhin themelet e Shqipërisë së ardhshme” “Ditën kur Shqipëria jonë do të ketë aq bujq, sa ka ushtarë, ajo do të bëhet vendi i parë në lindje. Uashingtoni i madh u kthye në tokat e tij, mbasi krijoi shtetin më të begatshëm të botës së re.”
“Me që bashkatdhetarët e Skënderbeut janë pellazgë, ata nuk duhet të harrojnë se familjes së ndritur Pellazge i është dashur të mbrojë vendin e të parëve të saj nga sulltanët, por edhe nga pushtuesit sllav. Serb Dushani i ka rrëmbyer Shqipërisë më shumë krahina se padishahu i Stambollit.” Duke ngritur me të madhe çështjen e Tivarit shqiptar,
studiuesja Elena Gjika këshillonte: “Shqiptarët duhet të merren vesh me njeri tjetrin… Të mos ketë më as gegë, as toskë, as lebër as çamër, po bij të devotshëm të të njëjtit Atdhe… Detyra më e ngutshme është përhapja e arsimit në gjuhën shqipe, pa të cilën nuk mund të realizohet bashkimi kombëtar”
E vlerësuar nga Mazzini dhe Garibaldi për vlerat e demokracisë të të shtypurve të Ballkanit, dha ndihmesën, për të hedhur bazat për ndërtimin e një Evrope të popujve që forconte Evropën e shteteve.
Në preferencat e saj, si model për t’u ndjekur mund të ishte Zvicra, sepse ishte i vetmi vend në Evropë ku kishte triumfuar sistemi republikan, pavarësisht me popullsi të ndryshme e me fe në kundërshtim me njera-tjetrën, ishte e organizuar në mënyrë demokratike me kantone.
Për gjithë këte kontribut, Princesha rumune me origjinë shqiptare, merr një dhuratë mirënjohje nga vajzat shkodrane.
Nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Amerika, ku ishte pritur me nderime nga shkrimtari i madh amerikan Longfelloë, autor i poemës Scanderbeg, përkthyer mjeshtërisht nga Longfelloë, Noli:
Në pritjen që shkrimtari rezervoi për princeshën ishte shumë entuziast që po e nderonte Zonjën në fjalë. “ëe have house full of people; and today a ëallachian Princess, Dora D’Istria, is coming to
dinner” Ndër të tjera e cilëson “Një yll brilant”, jo vetëm nga bukuria e jashtme, nga mençuria, nga sjellja, karakteri dhe formimi i saj, por mbi të gjitha vlerëson thjeshtësinë (the supreme excellence is simplicity) duke e lartësuar deri në madhështi. Poeti duke çmuar idetë e saj theksonte: “Dora D’Istria energjikisht mbron të drejtat e grave (“ I believe she strenuously maintains the Right of Women” Nahant July 22, H.W.L.
“Ajo edhe për gratë amerikane duhet të jetë një shembull i shkëlqyer!” (To the women of America she must ever be a shining example… a brilliant star!”
Vlerësimin që merr Elena Gjika, kësaj rradhe nuk është nga nivele të larta akademike, por nga një botë e madhe shpirtërore e vajzave shkodrane, të shkollës stigmatine, që frekuentonin pa dallim feje.
Ato shprehin mirënjohjen dhe admirimin për motrën e tyre, Elena Gjika, duke i dërguar “Nji Pendë Argjendi”, me anë të At Leonardo De Martino (1830-1923) prej Greci, M.O.
“Nderim Thonë se je e ambël, e mirë, se zemrën e ke të madhe po si të hollë ke menden, bijë kreshnikësh, por edhe motra jonë;
Thonë se natyra yte asht e denjë për Skeptër, Prej njerit pol te tjetri, gjithkush kështu shprehet. E në zemrat arbnore tashma ke nji mbretni; Por na, qi nuk kemi Nji skepter ari, Nji Fron… Nji Pendë argjendi, dhunti ta japim. Asht dhunti e vogël, nji mend, por difton sa të don e të nderon Arbnori! 2 Prill 1881.”
Përgjigja dinjitoze vjen menjëherë nga Mbretëresha shpirtërore e vajzave, e cila vlerëson dashamirësinë e tyre me xhestin fisnik, si mjet ndërlidhës për të ofruar raportet njerëzore. “E mora me mend pendën e bukur të shqiptareve të mija të dashura, të cilat do të kisha dëshirë t’i përqafoja një ditë. Uroj që kjo penë më e fortë se një skeptër të përdoret gjer në fund te jetës sime për mbrojtjen e nderit dhe të drejtave të Shqipërisë,
Atdheut tim të nderuar”. Ata vajza vinin nga një institucion, ku koncepti i mirënjohjes zinte pjesën më të madhe të kulturës së tyre. Megjithëse të varfëra, por shumë të pasura në virtyte, ditën të vlerësojnë mendjen, sjelljen, sakrificën e një atdhetareje të famshme shqiptare. Ata i bënë një nderim jo vetem institucionit të tyre, kulturës qytetare shkodrane, por mbarë Shqipërisë duke lartësuar një zë të fuqishëm të kulturës Evropiane dhe botërore.
Vajzat e parafytyruan statujën e Princeshës së tyre, me pendën në dorë si statuja e Jupiterit që mbante në dorë një skeptër.
Vajzat në mendjen dhe në zemrën e tyre e kishin ngritur statujën e princeshës me pendë në dorë duke firmosur aktin e bashkimit kombëtar siç e kishte shprehur ajo: “Uroj që bashkimi, zgjuarësia dhe veprimtaria e shqiptarëve të mos lejojnë që vëmendja e paqëndrueshme e Evropës të përqëndrohet gjetiu! Sot vitet vlejnë shekuj, historia ecën me hapa të shpejtë para syve tanë, e kjo nuk duhet harruar…”
Vajzat nuk e kishin harruar dedikimin me poezi nga poeti shkodranë Zefi i Ndokë Ilisë prej Jubanit, (Zef Jubani 1818-1880, ideolog, ekonomist, folklorist, shkrimtar, luftëtar.)
Ai shkruan “Kangë Lavdit për të nderueshmen Zojë e dijetare në shkrim Dora D’Istria” duke përmendur se si princesha, me punë e art ishte përpjekur të ndriçonte Shqipërinë duke ndihmuar shqiptarë e arbëresh. Ajo do të përgjigjet në një artikull te “Revista Europea”, z. Jubanit i cili e kishte njohur personalisht Dora D’Istrian dhe në nderim të saj, me 1868 i kushtoi këtë poezi: “Princesha prej fisit të zotnive të Shqipnisë”
( Poezia e Jubanit u botua për herë të parë me 1870 në një përmbledhje poezish të shkruara, kushtuar kësaj shkrimtareje të madhe për përkrahjen e çështjes kombëtare me përfaqësues nga inteligjenca Shqiptare, arbëreshet e Italisë dhe të Greqisë që mund të quhet Manifesti i parë i përbashkët i lëvizjes letrare kombëtare.
Në shenjë falenderimi princesha Gjika u dërgon foton e saj me autograf).
Dora d’Istria – Elena Gjika (1828-1888)
Vargjet e poetit Zef Jubani për princeshën shpirtërore Elena Gjika, Dora D’Istria
Ti je nji ylle na shndrit Arbnin/ Me dije, me t’mira e me bukuri/ Me dashtni tande je tui n’a pertrin/ Nji gazmend t’math e nji lumni/ Drita e Mendes s’ate asht tui lulzue/ si drita e syve asht sjellë për mbi ne/ Perëndija për t’mirë tonë t’ka krijue, e me sjellë marë dhen tonë ti ke le/ Ndër hyj ti pra je regjinesha./ Që Dora D’Istria t’emnojnë/ Për Shqypni ti je begtaresha,/ Që gjithkund e ktu të nderojnë./ Po! Shpnesa e ambël je për ne,/ Pse zemra jote asht fort e mirë/ Sjelli sytë e t’e mos harro këte dhe/ T’kesh edhe për ne mall e dëshirë.
Si shqiptarët dhe personalitete te larta botërore e nderuan atdhetaren Elena Gjika ashtu edhe ajo nuk harroi kurrë të nderonte trimërinë shqiptare, njerëzit që u flijuan për padrejtësitë që po i bëheshin kombit shqiptar. Kur u bë qytetare nderi e Athinës, vizitoi në Misolongj, varrin e Boçarit duke thënë: “U luta që të shoh një ditë të valojë mbi varrin e Kastriotit të madh flamurin, që ai e ka mbajtur në njëqind beteja. Na u realizoftë kjo aspiratë!”
Ishte me vend vizita në varrin e Boçarit për t’i kujtuar sakrificat që kanë bërë shqiptarë në revolucionin grek për pavarësinë e Greqisë dhe për t’ju thënë atyre:
“Grekët duhet të mësohen ta konsiderojnë Epirin për atë që është në realitet, domethënë të shohin në të Toskërinë, dhe cilido që do të orvatet të vendosë mbi fatin e shqiptarëve pa pëlqimin e tyre, shpejt ka për t’u ndeshur me vështirësitë e pakapërcyeshme që është në kundërshtim me idetë e kohës sonë.”
Vazhduesit e këtyre zërave të dëgjuar nuk mungojnë edhe sot, brenda në Shqipëri dhe jashtë saj. Një personalitet i diasporës në Amerikë, inxh. Sali Bollati, pedagog i kimisë në Universitetin e Tiranës, dekada më parë, vjen në cilësinë e autorit me librin “Çamëria Shqiptare”. Nuk është e papritur një vepër për Çamërinë nga ana e autorit sepse emri i tij është i njohur nga shumë artikuj si vazhdimësi e të gjithë patriotëve shqiptarë që s’pushuan së kërkuari të drejtat për trevën jugore shqiptare të aneksuar padrejtësisht nga Greqia.
Libri ka ardhur në një kohë kur personalitete të larta të diplomacisë greke pohojnë zyrtarisht se nuk ekziston “Çështja Çame”, kur “kali grek” po kalëron në hapësirat shqiptare në format nga më të sofistikuarat. Autori, në tregimin e ngjarjeve është më i vërteti, sepse kishte ardhur në Shqipëri i vetëm, i mbijetuar nga masakrat greke, të njohura botërisht. (Me vranë gjyshin
82 vjeçar, pasi e tërhoqën zvarrë në shkallët e gurta, babain Ibrahim 52 vjeç e masakruan e vranë të shkolla, nanën Betulla 36 vjeçe e rrëmbyen nga krahët tona dhe e vranë brenda xhamisë, vëllanë Ferhatin 13 vjeç e vranë rrugës, kur po shkonte të halla, ndërsa gjyshën 72 vjeçare, më motrën e vogël i mbyllën në kampin e përqendrimit
në Paramithi, ku vdiqën nga uria dhe sëmundjet. Vëllai 5 vjeç na vdiq rrugës kur po largoheshim për në Dukat të Vlorës, në atë dimër të ftohtë Sali Bollati). Gjergj Komnino vetëm në dy vargjet e para të poezisë e jep tragjedinë Çame: Paramithi, Paramithi/ O Pellg më gjak/ O vend fatzi/ Aty ku hynë Zervonazisti Greek/ ku hapen varre më hendek/…
Edhe pse fëmijë, atë çfarë i panë sytë, i mori plagë në zemër, por kurrë nuk i harroi.
Mbajti mbi supe statusin e jetimit, pa ju përkulur mëshirës, kudo që u strehua, në jetimore a konvikte gjeti forca për t’i bërë ballë vështirësive të jetës. Duke pasë prioritet shkollimin fati e çoi deri në Shkodër, ku mori mësimet në Gjimnazin e qytetit. Në atë gjimnaz ku kishte lënë emër drejtori më i suksesshëm i atij institucioni,(e përmend autori në libër) Prof. Dr. Mirash Ivanaj, i cili gjatë kohës që ishte në atë shkollë kishte bashkuar studentë nga gjithë trevat shqipfolëse, nga Kosova dhe Çamëria. Një student i atij Gjimnazi, Veis Sejko nga Çamëria (1912-1985) shkruante për drejtorin: “Dr. Mirash Ivanaj “ka qenë i pari mësues që na ka mësuar se dashuria për Atdhe s’ka kufi dhe ligjet nderohen mbi të gjitha…”
Shkodra u bë për studentin Bollati streha më e ngrohtë, jo vetëm nga shoqëria që krijoi pa dallim religjioni, por edhe nga gjurmët e personaliteteve çame që gjeti në Shkodër. Pjaca e Shkodrës i bashkonte të rinjtë në xhiron e darkës, në piktakimin te
“Kafja e Madhe”, ku detyrimisht duhej të përshëndetëshin me arkitekturën nga dora e artistit të madh me origjinë nga Çamëria, Kolë Idromeno.(Për kuriozitet, mund t’ju bëjë përshtypje përdorimi i epitetit “e Madhe” në disa emërtime në Shkodër si Arra Madhe, Malësia e Madhe, Rruga Madhe, Kafja Madhe, Kisha Madhe… e lidhur kjo me krenarinë dhe nderimin që kanë për vendin e tyre, për trojet që ia kanë shkëputur
grabitqarët fqinj. Atë pak tokë që ju ka mbetur, e zgjerojnë në zemrën e tyre, i japin përmasa, duke luftuar me shpresë, për ta bashkuar një ditë në kufijtë që ka caktuar Zoti).
Këte cilësi ja ofroi Shkodra, inxhinier Sali Bollatit, të cilat i përjetoi dhe i përthithi në shoqërinë e mirë të shokëve dhe miqëve shkodranë. Sa herë vizitonte Kishën e Madhe, në raste festash, me miq e shokë të fesë katolike kundronte, dhe i vërente me kujdes, pikturat murale dhe të kupolës, si ato të Prof. Simon Rrotës dhe të Idromenos.
Diçka e cimbiste, dhe në këte vështrim bënte një lidhje, një trashigimi, mbiemri Idromeno ia çonte mendimet më larg, diku, atje, afër vendlindjes së tij, sepse vetëm Ai e dinte më mirë se kushdo se ku bie Parga dhe ishulli Hidra. Sa për shkodranët as nuk mund ta çonin nëpër mend se Kolë Idromeno ishte me origjinë nga Çamëria.
Kur shokun e tij të ngushtë, si vëlla inxh. Bujar Golemin, e caktuan të shkatërronte Kishën e Madhe më 1967, e cila u kishte shpëtuar termeteve 1905, dhe gjyleve të Malazesëve me 1913, inxh. Bollati përjetoi një shqetësim të madh për përgjegjësinë që i kishin ngarkuar mikut më të afërt. Por inxhinier Golemi, me urtësi dhe mençuri, diti të veprojë me largpamësi. Si maskoi pikturat murale dhe kolonat e Altarit, e ktheu mjedisin e kishës në ambjent sportiv.
Kur erdhi dita e ripërtëritjes së religjioneve ishte rast unik, që e riabilituan lehtësisht tempullin, duke e kthyer në identitet, ku mund të soditen edhe sot vlerat artistike dhe pikturat e Kolë Idromenos.
Në librin “Çamëria Shqiptare” z. Bollati citon vargje nga idhulli i tij, Atë Gjergj Fishta, arkitekti i alfabetit shqip. Atë Fishta me pseudonimin shumë domethënës, Gegë Toska, në Konferencën e Paqës, me oratorinë dhe mendjen e ndritur të dijetarit argumentoi me fakte e dokumente çështjen Kosovë – Çamëri për bashkimin gjithë kombëtar.
Duke ngritur ne piedestal Atë Fishtën e Veriut, si gjeniu i letrave shqipe dhe Hoxhë Hasan Tahsinin e Çamërisë, shkencëtari erudit, shqiptari më i ditur i Perandorisë Osmane, në ndërgjegjen e kimistit Bollati është bërë një lidhje, është krijuar një aliazh i fortë, një bindje, që urtësia shqiptare do të dëgjohet një ditë, nga fuqia e madhe e SH.B.A-ave
Z. Bollati ka edhe një favor sepse gjithë familjen, Bulin, dy vajzat dhe emigrantët shqiptarë i ka përkrahje të zjarrtë në realitetin e Shqipërisë natyrale. Ata nuk pushojnë së kërkuari të drejtat e tyre për Çamërinë martire. Ata i gjen familjarisht, në radhët e para të mitingjeve, në grupime atdhetarësh, të veshur me flamurin kuq e zi, për të kundërshtuar përpara selive diplomatike në N. Y. për padrejtësitë që vazhdojnë t’i bëhën popullsisë Çame.
Por dëshira sot e gjithë shqiptarëve, për Shqipërinë pa kufij në Europën e Bashkuar, do të bëhet realitet. Fjalët e arta të Vaso Pashë shkodranit “Prej Tivarit deri në Prevezë asht toka jonë/ T’parët na kanë Lanë” dhe “Feja e Shqyptarit asht shqyptaria…” do të triumfojnë! Zoti dhe Sh.B.A-ja na ndihmoftë.
Pas vdekjes së stilistit të njohur Karl Lagerfeld, kureshtja për të mësuar se cili do të ishte vendi që do ta zëvendësojë ka qenë i madh. Duket se më në fund marka që mban emrin e Karl ka zgjedhur këshilltaren e stilit dhe ajo është Carine Roitfeld.
Gjatë gjithë karrierës Roitfeld, bashkëpunoi ngushtë me Lagerfeld, në shumë raste, duke përfshirë edhe bashkëbotimin e një libri të titulluar “The little black jacket” si dhe ka punuar me të në vitin 2004 kur Karl pati bashkëpunimin me H & M.
Ndërsa bashkëpunimi më i fundit i Carine me Karl ka qenë muajt e fundit në koleksionin e quajtur “The edit by Carine Roitfeld”, i cili do të lançohet në shtator. /a.a/j.p/
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut angazhohen të intensifikojnë marrëdhëniet kulturore mes dy vendeve dhe të promovojnë vlerat më të mira respektive në fushën e artit dhe shkencës.
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë vizitës së tij në SHBA zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uashington. Në këtë takim u diskutua mbi përpjekjet e bëra me vendet e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fusha me interes të përbashkët dhe të ndërsjelltë.1 nga 3
Në përfundim të takimit Ministri në Detyrë Cakaj dhe homologu i tij Dimitrov me dëshirën për të dhënë kontribut në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe-kulturore, nënshkruan marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për themelimin e Qendrave Kulturore dhe Informative në Republikën e Shqipërisë dhe Qendrave Kulturore dhe Informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut angazhohen të intensifikojnë marrëdhëniet kulturore mes dy vendeve tona e të promovojnë vlerat më të mira respektive në fushën e artit dhe shkencës, si dhe të përgatisin e shpërndajnë buletine informative për ngjarjet dhe eventet e organizuara nga Qendrat Kulturore dhe Informative, duke përfshirë përdorimin e teknologjive bashkëkohore të komunikimit.
Prej kohësh këngëtaret Nora dhe Era Istrefi kanë paralajmëruar se do të sjellin një duet së bashku.
Dy motrat kanë bërë të ditur se kënga titullohet “Nuk e di”, dhe xhirimet e klipit përfunduan javë më parë në Prishtinë.
Së fundmi, ka qenë Era Istrefi ajo e cila ka zbuluar edhe datën e lansimit të këtij dueti.
NAjo ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në InstaStory, ku shfaqet hipur mbi një veturë luksoze.
Në mbishkrimin e saj, Era ka bërë të ditur se kënga e re vjen më 19 prill, ndërsa ka treguar dukjen e saj në një prej skenave më interesante të klipit.
Era përndryshe muaj më parë ka publikuar edhe këngën “Selfish” në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike – këngë e cila është publikuar për tregun ndërkombëtar, dhe është pritur mirë nga fansat e saj. / KultPlus.com
Prishtina është në hapin përfundimtar para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e Bienales Evropiane të Artit Bashkëkohor në vitin 2022, të njohur si “Manifesta”.
Megjithëse Prishtina ka konkurrencë Vjenën dhe Kievin, gjasat janë të mëdha që të fitojmë e që ky organizim të realizohet në Prishtinë. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë e mbështet Bienalen “Manifesta”. Ideimi dhe puna për ta realizuar këtë Bienale në Prishtinë ka nisur dhe është çuar përpara në kohën kur Lëvizja VETËVENDOSJE! udhëhiqte Drejtorinë për Kulturën, Rininë dhe Sportin, në Komunën e Prishtinës, përmes drejtorit Yll Rugova.
Organizimi
i Bienales “Manifesta” në Prishtinë do të mundësonte ardhjen e mbi 200,000
vizitorëve ndërkombëtarë në Prishtinë, si dhe prurjen e dhjetëra miliona euro
në ekonominë e Kosovës në format nga më të ndryshme. Duke qenë nikoqire e
Bienales “Manifesta”, Prishtina do të kthehej në një kryeqendër evropiane të
kulturës, ku emrat më të njohur të artit dhe arkitekturës do të realizonin
projekte enkas për qytetin, kurse urbanistë të njohur – si Renzo Piano, Rem
Koolhaas, Winy Maas, etj. – do të bënin projekte për zhvillimin e Prishtinës.
Emra me ndikim në artin botëror gjithashtu do të gravitonin në kryeqytetin tonë
për këtë ngjarje. Prishtina do të përfitonte edhe investime në infrastrukturë,
duke rehabilituar hapësira kulturore, e duke ndërtuar hapësira të reja publike.
Në
këtë fazë, ka mbetur të sigurohet vetëm garancia bankare nga Qeveria e Kosovës
dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Komunën e Prishtinës, në mënyrë që Prishtina
të shpallet zyrtarisht si nikoqire e Bienales Evropiane “Manifesta” në vitin
2022. Andaj, kërkojmë dhe i bëjmë apel pushtetit Qendror dhe Lokal që të
ndërmarrin sa më parë të gjithë hapat e nevojshëm që mundësojë finalizimin e
marrëveshjes, përfshirë këtu edhe garancinë bankare për këtë organizim, dhe
lehtësimin e të gjitha procedurave.
Ky projekt i takon qytetit të Prishtinës, dhe gjithë Kosovës. Duhet bërë çmos që çdo pengesë të eliminohet dhe çdo bllokadë të rrëzohet, që të kemi në Prishtinë Bienalen Evropiane “Manifesta”. / KultPlus.com
Festivali i filmit shqiptar “Albania, Si Gira” do të nis nesër në Romë, përcjellë KultPlus.
Ky prezantim i kinematografisë shqiptare në Romë, i titulluar Albania, Si
Gira – “Italia dhe italianët në kinematografinë shqiptare gjatë dhe pas
komunizmit” është një projekt i shoqatës artistike Cultural Pro, i ideuar nga Fabio
Bego dhe organizohet nën drejtimin artistik të Nensi Bego, me bashkëpunimin e
Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës e
të Ambasadës shqiptare në Romë. Aktiviteti ka mbështetje akademike nga AISSECO
– Shoqata Italiane e Studimeve të Historisë së Europës Qendrore dhe Lindore, si
dhe kujdesin e Shoqatës Integra Onlus.
Nga “toka e shqiponjave” vjen një vështrim i afërt dhe interesant
për Italinë dhe italianët, përmes prodhimit të pasur kinematografik të
periudhës së propagandës dhe më vonë, në kuadrin më të lirë por të
paqëndrueshëm të kinemasë postkomuniste.
Shfaqjet do të jenë me hyrje të lirë, dhe për ҫdo shfaqje do të ketë
diskutime me përfaqësues të kinematografisë shqiptare dhe italiane, si:
regjisorë, muzikantë, skenaristë, por edhe historianë dhe studiues që do të ta
udhëheqin publikun në një eksplorim të dyfishtë: nga njëra anë si e ka
reflektuar, dhe pjesërisht, si e ka formësuar kinematografia shqiptare
identitetin historik dhe social të vendit, nga ana tjetër, mënyra se si janë
artikuluar marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe italianëve.
Në program do të jenë filmat:
Lulëkuqet mbi mure (Dhimitër Anagnosti, 1976)
Njeriu me top (Viktor Gjika, 1977)
Gjeneral gramafoni (Viktor Gjika, 1978)
Koncert në vitin 1936 (Saimir Kumbaro, 1978)
Letra ere (Edmond Budina, 2003)
I dashur armik (Gjergj Xhuvani, 2004)
Lindje Perëndim Lindje (Gjergj Xhuvani, 2009)
Amainti (Namik Ajazi, 2014)
Bota (Iris Elezi, Thomas Logoreci, 2014)
Il mio zio italiano, lexim skenik nga Eliza Çoba
PROGRAMI:
GJENERAL GRAMAFONI – e enjte, 4 prill 2019, h. 16:00, Gjuha: Shqip me
subtitra italisht, Formati: Film 35mm
KONCERT NË VITIN 1936 – e premte, 5 prill 2019, h. 18:00, Gjuha: Origjinale
me subtitra italisht, Formati: Film 35mm
LINDJE PERËNDIM LINDJE – e premte 5 prill 2019, h. 21:30, Gjuha: Italisht,
Formati: Dixhital
LETRA ERE – e shtunë, 6 prill 2019, h. 16:00 Gjuha: Italisht, Formati:
Dixhital
NJERIU ME TOP – e shtunë, 6 prill 2019, h. 18:00, Gjuha: shqip me subtitra
italisht, Formati: Film 35mm
LEXIM SKENIK – UNGJI IM ITALIAN nga Eliza Çoba – e shtunë, 6 prill 2019,
19:30 – 20:30
I DASHUR ARMIK – e shtunë, 6 prill 2019, h. 21:30
AMANETI e diel, 7 prill 2019, h. 17:00, Gjuha: italisht Formati: dixhital
BOTA – e diel, 7 prill 2019, h. 19:00, Gjuha: Italisht, Formati: dixhital
LULËKUQE MBI MURE – e diel, 7 prill 2019, h. 21:30, Gjuha: shqip me
subtitra në italisht Formati: Film 35mm
Festivali mbahet në datat 4- 7 prill dhe organizohet në Casa del Cinema në adresën Largo Marcello Mastroianni 1, 00197 Romë. / KultPlus.com
Prej kohësh është përfolur se këngëtarja e famshme, Dua Lipa, do të jetë pjesë në filmin e fundit të Daniel Craig.
Gjatë një konference për mediat e huaja, u bë zyrtare
se Lipa do të regjistrojë kolonën zanore të filmit më të ri të James Bond.
“Express” shkruan se klipi do të filmohet në Matera të Italisë, ku do të zhvillohet dhe finalja e filmit.
Burimet treguan se këngëtarja do të qëndrojë në Savelletri, më pas do të transferohet në provincën e Matera-s, dhe pastaj në Sassi të Matera, për të realizuar kolonën zanore të filmit. / KultPlus.com
Sot nuk më lejove të
bëja provimin. Më ofendove dhe më detyrove që të dilja nga klasa si një
studente e çrregullt që nuk i kisha frekuentuar të gjitha orët. Më the se
nëse Dekani do më jepte lejë, edhe mund të më lije të qëndroja në provim. Më
the gjithashtu që po respektoje rregullat e vendosura nga fakulteti.
Më kujtohet mirë që kur
na flisje për nacionalizmin, na tregoje edhe për vajzën tënde që jeton jashtë
Shqipërisë. Që ka dy djem, njëri në klasë të dytë e tjetri në kopsht. Më kujtohet
mirë që djali që është në klasë të dytë luan futboll dhe e ka shumë qejf
Messin. Vajza jote është profesoreshë dhe ka një burrë shumë të mirë. Ti shkon
i viziton shpesh ata për pushime dhe je shumë i lumtur për këtë gjë. Historitë
familjare janë shumë të bukura kur na flet dhe për nacionalizmin. E sheh, unë
mbaj mend shumë gjëra nga orët e tua të leksionit. Madje po mendoj të botoj dhe
një libër me tregime për nipërit e tu.
Na thua se jemi
Fakulteti i Shkencave Sociale dhe ne që studiojmë sociologji nuk duhet kurrë ta
gjykojmë individin apo shoqërinë, por gjatë bojkotit studentor më the se jam e
varfër dhe s’kam të drejtë të vij në fakultet nëse nuk e paguaj dot tarifën. Na
ke mësuar se të jesh pjesë e këtij fakulteti duhet të flasësh me gjuhë të bukur,
intelektualësh, por gjatë bojkotit na ofendove duke na thënë që “jeni llumi i
kësaj shoqërie”. Na ke mësuar se të jesh nacionalist duhet të luftosh për
vendin tënd, por ti je palë me ata që po na thonë se fakulteti ynë nuk sjell
benefite shoqërore. Kur na thoje se dija nuk blihet, vije dhe na shisje libra
brenda auditorit me detyrim. Na thoje se na duheshin dhe se ekzistonte
listë-prezenca për ata që do dhe s’do i merrnin librat.
Na ke folur edhe për
sistemin politik në vend, sesa shumë e do dhe sesa mbështetës i fortë je. Dikur
ke pas kandiduar për kryetar bashkie në Vlorë, por s’ia dole ta fitoj atë post.
E ndaj sot je profesor doktor i nderuar që ke dhënë një kontribut të lartë në
shoqërinë tonë. Kam mësuar shumë gjëra nga ty në fakt. Kam kuptuar si të mësoj
përmendësh si robot dhe të nesërmen t’i harroj të gjitha ato që kam lexuar. Kam
mësuar se rregullat vlejnë veç për ne kur tentojmë t’i thyejmë ato se nuk na
duken të drejta. Kam kuptuar çdo të thotë të tregosh autoritet, por më vjen
keq, unë nuk e njoh atë. Kam mësuar se të punosh dhe të arsimohesh sipas jush
është e pamundur, ama këta studentë tregojnë të kundërtën. Kam kuptuar që kur
na thoje se një ditë mbase ne do të ishim në vendin tuaj, s’më vjen keq por
aspak shembull të mirë nuk po na e jepni, madje vë bast se Petriti, komshiu jot
në katin e dytë, do na jepte një shembull më të mirë. Deri tani keni prodhuar
studentë që kanë frikë, që i detyroni të binden dhe të mësojnë si doni ju.
Por unë refuzoj! Orët e
leksionit dhe të seminarit dua t’i shfrytëzoj diku tjetër në kontribut të
shoqërisë. Refuzoj të dëgjoj historitë e nipërve të tu. Varfëria më ka bërë më
të fortë dhe s’më vjen aspak turp ta pranoj që jam një e varfër që dua të
arsimohem. Mos u ndjeni i turpëruar zotëria juaj, jo të gjithë kanë qenë
ambasadorë. Ndoshta kur ta marr lëndën tuaj do e bëj një studim për sjelljet në
shoqëri. Me siguri do më duhet një kohë e gjatë.
Gjithë të mirat
profesor! Do shihemi sërish në dyert e fakultetit.
Me dashuri, studentja që refuzon të jetë pjesë e “dijes”
Albina Ruko, aktiviste e Lëvizjes Për Universitetin. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tregon se ka përfunduar dy regjistrime të këngëve në Spotify, shkruan KultPlus.
Në një video të shkurtë të publikuar në Instagram, Rita Ora, fton
ndjekësit e saj që të shikojnë këngën e saj të fundit “Only want you” të regjistruar në Spotify
Singles, si dhe coverin e saj të këngës “Big Yellow Taxi” nga Joni Mitchell.
Ndryshe, Rita edhe këtë vit do të jetë e zënë me koncerte ku edhe po e promovon e albumin e saj të fundit muzikor. / KultPlus.com
Verena Braunschweig ka shokuar botën me manifestin e saj ku ajo ka thënë se “fëmijët e rinj nuk janë të nevojshëm”, sepse lindja e tyre do të përkeqësonte situatën klimatike në planet, shkruajnë mediat e huaja.
Ajo shpjegoi se çdo “gojë e uritur” do të thotë një
ton i ri i dioksidit të karbonit.
“Së shpejti nuk do të mund të marrim frymë. Akullnajat
do të shkrihen dhe ne të gjithë do të biem. Stop lindjes së fëmijëve!”, në këtë
mënyrë Braunschweiger u bën thirrje grave që vullnetarisht të heqin dorë nga
amësia, dhe si një arsye tjetër ajo citon krizën ekonomike.
“Asnjë dobi nuk ka nga fëmijët. Ata nuk e bëjnë
njeriun të lumtur. Prindërit janë si zombie që ecin. Nietzsche tashmë ka thënë
se të posalindurit janë papastërtia e re që vjen në këtë botë”, thotë
Braunschweig.
Manifesti i Braunschweig u shfaq në ven në kohën kur numri i gjermanëve po zvogëlohet nga viti në vit. Verena Braunschweig është një feministe radikale. / KultPlus.com
Rreth 1050 tituj librash të bibliotekës personale të akademikut kroat Aleksandar Stipčević i dhurohen Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Në mjediset e Ambasadës së Republikës të Shqipërisë në Zagreb u organizua ceremonia e dorëzimit të bibliotekës personale të akademikut Aleksandar Stipčević, Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
Ishte amaneti i albanologut të madh kroat, me origjinë shqiptare, prof. Stipčević që, pas vdekjes, e gjithë biblioteka personale e tij, me rreth 1050 tituj librash, t’i kalojë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. /KultPlus.com
Përfaqësuesja e Shqipërisë për në Eurovision, Jonida Maliqi është në përgatitje për performancën e saj në këtë festival, shkruan KultPlus.
Deri më tani është bërë e ditur që Maliqi do të ngjitet në skenën e Eurovision në natën e dytë të festivalit, mirëpo tashmë është bërë e ditur se në gjysmëfinalen e dytë të edicionit më të madh të Festivalit Evropian të Këngës – Eurovizion, Shqipëria do të performoj e 14-ta me radhë. Këngëtarja, Jonida Maliqi do të ngjisë në skenë për herë të parë këngën e saj “Ktheju tokës”.
Shqipëria këtë vit
përflitet se ka shanse të mëdha të kalojë për në finale, ku edhe do të mund të
sigurojë një pozicion të fortë.
Eurovisioni do të nis më datë 14 maj dhe finalja e
madhe do të mbahet më 18 maj në Izrael.
Këtë vit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision do të këndohet në gjuhën shqipe, andaj teksti i shkruar nga Eriona Rushiti nuk do të përkthehet e të përshtatet siç ka ndodhë me shumicën e këngëve shqiptare që janë prezantuar në Eurovision. / KultPlus.com
Ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga intervenimi i NATO-s në Kosovë ndaj caqeve serbe, konflikti i tmerrshëm mes shqiptarëve dhe serbëve vazhdon të jetë aktual në jetët e tyre.
Gazeta amerikane bloomberg, ka shkruar për një 22 vjeçare kosovare shtatzënë, me inicialet L.A, e cila atë kohë, mendonte se po të mbulohej me një pelenë, do t’i shpëtonte ushtarëve serbë. Por ndodhi e kundërta. Atë mbrëmje kur nisi intervenimi i NATO-s, në mbrëmje, ajo u dërgua tek shtëpia e babait të saj, e ashtu si edhe dy motrat e saj, u përdhunua.
Ishte prilli i vitit 1999, pak më pak se një muaj pasi NATO-ja nisi sulmet ndaj serbëve, për t’i përzënë nga Kosova forcat serbe. Edhe dy dekada më vonë, pasojat vazhdojnë të mbesin në jetën e saj, e historia e saj, tregon një nga mijëra tjera se pse një pajtim politik mes dy vendeve mbetet i pakapshëm, transmeton Koha.net.
Derisa politikanët kosovarë, shkruan kjo gazetë, flasin hapur për viktimat e përdhunimeve nga serbët nëpër ngjarje të ndryshme, deklaratat e tyre kundërshtohen nga pala serbe.
Një zënkë e tillë ndodhi gjatë Konferencës së Sigurisë në Munich gjatë muajit shkurt, ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ngriti dyshime rreth numrit të grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, për të cilat fliste presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në po të njëjtën ngjarje. Por aty, Thaçi e Vuçiqi kishin shkuar për të diskutuar rreth integrimit në Bashkimin Evropian, e për ta harruar historinë e shkuar.
Autoritetet në Kosovë raportojnë se janë gati 20 mijë gra që u abuzuan e u përdhunuan nga ushtarët serbë. Kjo do të thotë se viktimat e dhunës seksuale tejkalojnë shifrën prej 13.595 njerëz që u vranë në luftë. Gazeta, po ashtu raporton se militantët e të dyja palëve janë paditur për krime lufte.
Kur i kthehet historisë së vajzës, që atë kohë ishte 22 vjeçare, shkruan se për atë ditë, motrat s’kishin diskutuar mes vete se çka u kishte ndodhur. E familjes së burrit të saj, s’u kishte treguar kurrë se çka i kishte ndodhur. Ishte veç nëna e saj, që kishte arritur t’i falë sado pak mbështetje.
“Do të kishte qenë më mirë të më kishin vrarë atë ditë”, kishte thënë gruaja, inicialet e së cilës janë L.A nga Gjakova.
Në fakt, siç shkruan kjo gazetë, u deshën 15 vjet që politikanët në Kosovë të thyejnë tabunë për viktimat e dhunës seksuale, atëkohë presidentja Atifete Jahjaga, bëri hapin e parë për të hedhë në dritë tmerret që përjetuan shumë gra në luftë, transmeton Koha.net.
“Kjo temë u mbajt nën maska të trupit për shkak të mentalitetit në vendin tonë dhe ishte tabu”, ishte shprehur Jahjaga në një intervistë dhënë medieve kosovare më 11 mars në Prishtinë. Sipas Jahjagës, u deshën vite për të krijuar fonde për viktimat, të cilat mund të aplikojnë për të marrë një pension deri 230 euro në muaj, në rast se Komisioni do të miratonte aplikimin e tyre.
Deri tani, mbi 1,300 gra kanë aplikuar dhe vetëm rreth 400 sosh janë miratuar.
“Duke e njohur mentalitetin tonë, nuk besoj se shumë prej tyre do të mund të ecin përpara”, ishte shprehur Jahjaga.
Mirlinda Sada, që është drejtoreshë e shoqatës së grave në Gjakovë, ka thënë se ende u duhet shumë punë për t’u takuar me gra për t’ju ndihmuar që t’i tregojnë historitë e tyre të trishta. Flet për një rast që kishte ndodhur para dy vitesh, kur një djalë i kishte shkuar në shoqatë për t’i kërkuar ndihmë për nënën e tij, e cila ishte një vejush që po mbahej e mbyllur nga vjehrri i saj për 17 vjet me radhë.
“Që kur përfundoi lufta, ajo u lejua të dilte veç prej dhomës në dhomë. S’lejohej të dilte as deri në oborr. U desh gati një vit për ta bindur vjehrrin e saj ta lejojë atë të dalë nga shtëpia e t’i ofrohej ndihmë nga trapistët”, ka thënë Sada.
Kur L.A u paraqit para komisionit nëntë anëtarësh, e në panel ishte edhe një burrë, ajo u trishtua dhe nuk arriti të japë detaje e të raportonte për të kaluarën e saj. Rasti i saj u refuzua. L.A, do të tentojë të aplikojë përsëri.
“Përgjigja negative më rihapi plagët”, u shpreh nëna e katër fëmijë, tani 42 vjeçare.
“Gjithçka u kthye përsëri në jetën time nga ajo kohë”, përfundoi ajo.
Foto:Bloomberg, portreti i një viktime kosovare të përdhunimit nga ushtarët serbë
Sukseset nuk kanë të ndalur për shqiptaren e suksesshme jashtë trojeve shqipfolëse, Ava Max.
Që me debutimin e saj me hitin “Sweet but Psycho”, Ava Max është shndërruar në emrin më premtues të muzikës internacionale.
Është pikërisht kjo këngë e cila është cilësuar nga “Chart Data” si hiti më i madh i vitit 2019 deri më tani, në Mbretërinë e Bashkuar.
E emocionuar me këtë sukses, shqiptarja ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një fotografi të kësaj liste, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Faleminderit për të gjithë fansat e mi në Mbretërinë e Bashkuar. Kam kaq shume dashuri për ju”.
Foto: Ava Max/InstaStory
Ndërsa më pas, ajo duket se i ka hedhur një sy edhe shifrës së klikimeve të këngës në “Spotify”.
“Sweet but Psycho” numëron deri më tani mbi 466 milionë klikime në platformën më të madhe të muzikës, ndërsa sipas kësaj statistike ka rreth 23 milionë dëgjues në muaj.
Foto: Ava Max/InstaStory
Ava Max është me prejardhje nga Shqipëria, dhe që nga viti i kaluar ka shënuar rritje të dukshme në karrierën e saj. /Telegrafi/ KultPlus.com
24-vjeçarja nga Kosova, Ardiana Bushi, është bërë studentja e parë që bëhet pjesë e CERN-it, i cili është një nga laboratorët më të mëdhenj në botë për fizikë nukleare.
Bushi ka “lulëzuar” në mesin e 1424 personave sa kanë aplikuar gjithsej nga e gjithë bota. Studentja e Fizikës në Universitetin e Prishtinës, e cila vjen nga Hani i Elezit është përzgjedhur për të marrë pjesë në “CERN Summer Students Programme” ku do të kryej praktikën në qendrën më të madhe për hulumtime shkencore dhe një nga laboratorët më të mëdhenj në botë për fizikë të grimcave.
Për të rrëfyer për eksperiencën të cilën ajo po e pret me padurim,
studentja kosovare, për “Zëri.info” ka thënë se të qenët pjesë e CERN-it ka
qenë një ëndërr e saj shumëvjeçare ashtu siç do të ishte për të gjithë studentë
dhe fizikanët nëpër botë.
“Për mua të jem pjesë e CERN-it, dhe të vlerësohem nga një laborator me renome
botërore ka qenë ëndërr imja shumëvjeçare, duke pasur parasysh se unë vijë nga
një qytet i vogël siç është Hani i Elezit”, ka rrëfyer 24-vjeçarja.
E për të arritur këtë sukses në një moshë kaq të re, Ardianës i është dashur
shumë përkushtim e punë. Të gjithë përvojën që do të marr Ardiana gjatë
qëndrimit të saj në Zvicër dhe Francë, ajo do ta rikthej në Kosovë duke
kontribuar në vendlindjen e saj.
Ajo po ashtu do të jetë pjesë e projekteve shkencore dhe ligjëratave, që do të
mbahen nga shkencëtarë me renome të fushës së fizikës.
Aktualisht Ardiana është studente para diplomimit në departamentin e Fizikës në FSHMN në Universitetin “Hasan Prishtina” dhe gjithashtu studion shkenca kompjuterike në një kolegj privat./Zeri / KultPlus.com
“Ndoshta shqiptarët në mesjetën e hershme mund të kenë humbur shumë tokë te serbët, ato nuk ishin aspak një popull që po shuhej. Që nga fundi i shekullit të 13 ata nisën një sulm drejt veriut në Selanik, Epir dhe Greqi, që nga fundi i shekullit të 17 një sulm të dytë drejt verilindjes deri në Novi Pazar, Nish dhe Vranja.
Në mesjetë ato dolën si një popullsi e krishterë e lashtë me kulturë më shumë qytetare, e cila ishte shumë më pranë grekëve dhe romanëve dalmatë, sesa serbët e sapokonvertuar”. Kështu shkruan Kostandin Jireçek, historiani i njohur çek në librin “Historia e Serbëve”. Sipas tij, “për krishterimin dëshmojnë mbetjet e terminologjisë së vjetër latine në gjuhën e tyre dhe shumë emra vendesh me prejardhje nga emrat e shenjtë.
Në dokumentin e manastirit të Deçanit (1330) dhe në kadastrën e Shkodrës (1416) ) çdo shqiptar mban dy emra: i pari ishte një emër i krishterë, rrallë një romak (si Calens nga Calenda ose Tanusius) ose kombëtar (Barda “i bardhë”, Progon, Bitri etj.), i dyti zakonisht emri i një fisi apo i një fshati, më rrallë emërtimi i një veçorie vetiake, si “i (e) bukur” (Mira), “i(e) vogël” (Vogali) e të tjera si këto. Më të shumtët e këtyre emrave të fiseve sot janë ende të njohur si emra fisesh ose fshatrash: Tuzi (tanimë në 1330), Prekali, Shkreli, Kastrati etj. Në kadastër në vitin 1416 p.sh. në “villa i Tusi” (Tuzi në Podgoricë) quhen të 16 pronarët e shtëpive Tusi që e kanë zanafillën nga kryetari Jurco Tusi, ndërkohë që në Grouemira grande (shqip “gruaja e buku”) nga 20 shtëpi ishin të banuara vetëm 11. Në male në lindje të Liqenit të Shkodrës ishin vendosur fise të mëdha, si Hotajt (Hoti) që ende sot vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishëm, të përmendur shpesh që nga viti 1330. Por vendimtar në mesjetë nuk ishin fiset, por kryetarët dhe fisnikët; historia e gjendjes së sotme të fiseve malësore shqiptare veriore nuk mund të ndiqet kaq shumë për shkak të mungesës së lajmeve. Romakët e Danubit, paraardhësit e rumunëve, në Mezinë e Sipërme dhe në Dardani kanë vuajtur, në të shumtën e rasteve, nga dyndjet e popujve që nga shekulli i 5-të dhe kanë imigruar në pjesën më të madhe, pjesërisht përtej kufirit të dikurshëm gjuhësor të latinishtes. Për barinjtë nuk ishte i vështirë largimi në zona më të largëta. Ato gjetën vendbanime të reja në Rodope, në Hemus, në Maqedoni, në Tesali, e cila u quajt në fund të mesjetës “Vllahia e Madhe”, në Epir, në tërë Serbinë, ku nuk mungojnë në asnjë nga dokumentet e shekullit të 12 – 14 të manastirit, në Bosnjë dhe në Hercegovinë, ku raguzianët i mbanin si vllahë në Trebinjë, Lubine dhe Gacko, fiset Zubci, Banjani, Nikshiqët, Drobnjacit etj., po ashtu në malet bregdetare të Kroacisë sidomos nga Cetinja deri në krahinat e Lika dhe të Krbavas. Ato vetë vazhdonin ta quanin veten sipas dëshmisë së gjeografit venecian Domenico Negri romani), ashtu siç e quajnë veten maqedono-rumunët e sotëm (arumunët) arămân. Duke folur mbi bestytnitë në Ballkan, ai merr shembullin e malazezëve ku çdo shtëpi ka shpirtin e saj mbrojtës, i quajtur sjen (fjalë për fjalë: hije) ose sjenovik; mund të jetë një njeri i gjallë, një qen, një gjarpër apo një pulë. “Po ashtu liqenet, malet, pyjet kanë sjenin e tyre, që mund të quhet edhe me një fjalë turke Džin. Sjeni p.sh. i malit Riječki Kom në ishullin Odrinska Gora në skajin verior të liqenit të Shkodrës nuk lejon askënd të marrë edhe një degë, një kërcell bari apo një kokrrizë të vogël nga pylli që është gjithmonë i gjelbër; keqbërësin ai e ndjek përmes mjegullës dhe pasqyrimeve të mrekullueshme të ajrit. Shpirtra të ngjashëm të pyllit i kanë frikë shqiptarët në pyjet halorë të krahinës së Lurës, ku nuk guxojnë që të ngrenë nga toka edhe degët e thara). Kjo të kujton krejtësisht korijet e shenjta të lituanezëve të lashtë. Në burimet e mëvonshme shfaqen të këqijtë “bjesi”, demonët ose djajtë, ku të krishterët futnin edhe perënditë pagane)”, shkruan Jireçek/Shqip. / KultPlus.com
Tania Mallet, e cila luajti Tilly Mastersonin në filmin për James Bondin, “Goldfinger”, vdiq në moshën 77 vjeçare.
Kështu së paku kanë konfirmuar prodhuesit e këtij ekskluziviteti të filmit të famshëm amerikan rreth agjentit sekret.
“Na vjen të keq të themi se ka ndërruar jetë Tania Mallet, e cila veproi si Tilly Masterson në vazhdimin ‘Goldfinger’. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e saj në këto momente të vështira”, shkruan në llogarinë zyrtare të Twitterit të filmit rreth James Bondit.
Mallet ka lindur në Blackpool në vitin 1941 dhe është paraqitur në një prej filmave rreth agjentit më të famshëm sekret të të gjitha kohërave, së bashku me Sean Connery në vitin 1964.
Ndryshe, Mallet e filloi karrierën si modele dhe u bë aktore e njohur gjatë viteve të 50-ta dhe 60-ta të shekullit të kaluar. /Telegrafi/ KultPlus.com
Monumenti NewBorn, që është simbol i shtetit të Kosovës së shpejti do të ketë një ndryshim. Ky ndryshim do të bëhet me qëllim të ruajtës së tij dhe që të duket edhe më bukur. Këtij monumenti do t’i ndërtohet bazamenti.
Për këtë projekt, Komuna e Prishtinës, tashmë ka nënshkruar kontratë me kompaninë fituese të tenderit, N.T.SH. ”MEGRANT ING“.
E, ndërtimi i këtij bazamenti do të kushtojë mbi 14
mijë euro (14.347,08), derisa ishte parashikuar të kap shumën 23 mijë e
500 euro (23.532,74).
Granit Hyseni, nga kompania që do të realizojë
projektin, N.T.SH. ” MEGRANT ING “, për Ndërtimi.info, ka treguar detaje
të këtij projekti.
“Punimet do të fillojnë në momentin që zgjedhet organi
mbikëqyrës, pasi ende nuk është zgjedhur. Punimet është paraparë të zgjasin 90
ditë. Vendi i ndërtimit të bazës do të jetë kjo ekzistuese, ndërsa baza do të
jetë nga betoni dhe i shtruara nga materiali epoksit mbi të, do ta ketë edhe
një ndriçim të mirë. Organi mbikëqyrës pritet që të përzgjedhet këtë javë”, ka
thënë ai.
Ndërtimi.info ju sjell fotografi se si do të duket NEWBORN-i.
E, për realizimin e këtij projekti interesim kishin shprehur nëntë operatorë ekonomikë, ndërsa çmimi më i lartë i ofruar ishte rreth 22 mijë euro (21.633,42). / KultPlus.com
Këngëtarja me famë botërore Ava Max, emri shqiptar i së cilës është Amarda Koci, po korrë një sukses të madh në tregun ndërkombëtar dhe që pas super hitit ”Sweet But Psycho” është bërë shumë e famshme.
Ava së fundmi ka dhënë një intervistë për ‘Phoenix’ ku përveç karrierës së saj ka folur dhe për Shqipërinë, fëmijërinë e vështirë dhe paragjykimet që i është dashur të përball për shkak të origjinës së saj.
“Ndihem vërtet shqiptare! Jam me fat që vij nga një vend me femra shumë të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar burrave të tyre. E kam parë këtë dhe më ka pëlqyer teksa e shihja duke u rritur. Kam qenë e bekuar. Por, përmes muzikës, shpresoj që ta ndaj këtë me dikë që ndoshta nuk ka pasur diçka të tillë në jetën e vet”, ka thënë ajo teksa më vonë ka treguar se të jesh një fëmijë emigrantësh ka qenë e vështirë.
“Jam ndjerë e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha paksa jashtë kornize kur jetoja në South Carolina”, tregon 25-vjeçarja.
Ndërsa më vonë artistja shqiptare tha se për të njeriu më i fortë është nëna e saj dhe sigurisht babai të cilët bënin nga tre punë që të ndihmonin të bijën.
“Mënyra si erdhi në Amerikë, ajo nuk e dinte gjuhën, nuk kishte para. Nëna dhe babai im bënin nga tri punë secili. Nuk i kam parë derisa i mbusha 10 vjet; jetoja me gjyshen time. Isha dhjetëvjeçare kur e blenë shtëpinë e tyre të parë. Nuk i kam parë për një kohë të gjatë, prandaj kur i shihja e shfrytëzoja kohën për të qëndruar me ta. E kam parë gjithë luftën që kanë bërë, sepse jeta nuk është e drejtë. Në fund të ditës, jeta ka shumë beteja, pos nëse ke lindur në një familje të pasur, që nuk ishte në rastin tim. Ata më mësuan të vazhdoj dhe të mos dorëzohem”, ka thënë ndër të tjerash Ava Max.
Në misionin e tyre fisnik, Ed dhe Lorraine Warren vendosin t’i mbajnë të gjitha objektet e obsesionuara dhe të frikshme, të cilat i kanë mbledhur në misionet e tyre kundër kërcënimeve të liga paranormale të botës, në një dhomë në shtëpinë e tyre në mënyrë që të mos e lëndojnë askënd më.
Megjithatë, ata me sa duket nuk e kanë parashikuar se çfarë problemesh do të lindnin nëse dikush do të hynte në dhomë. Kjo është pikërisht ajo që ndodh në fragmentin e parë për “Annabelle Comes Home”.
Spin-off filmi i ri në botën filmike të “The Conjuring” na sjell dyshen demonike të cilën e luajnë Patrick Wilson dhe Vera Farmiga, të cilët kukullën e mallkuar e vendosin “në të sigurt” prapa xhamit të shenjtë me bekimin e priftit, shkruan KOHA Ditore.
Por ata i pret një natë e mbushur me tmerr kur Annabelle i zgjon shpirtrat e ligë në dhomë, të cilët fokusohen në viktimën e re – vajzën 10-vjeçare të Ed dhe Lorraine, Judy (McKenna Grace) dhe miqtë e saj.
Gary Dauberman, i cili ka punuar si skenarist në dy filmat e mëparshëm Annabelle, e ka bërë regjinë e këtij horrori, dalja e të cilit pritet në fund të qershorit të këtij viti.