Jonida Maliqi nesër përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2019

Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, tashmë gjendet në Tel Aviv bashkë me delegacionin shqiptarë. Ajo do të përfaqësoj Shqipërinë nesër në edicionin e 64 të “Eurovisionit”.

https://www.youtube.com/watch?v=P0lToVjUzDM

Deri më tani vlerësimet për këngën shqiptare janë pozitive, ku në faqen më të madhe të lajmeve rreth Eurovisionit “Wiwibloggs”, kënga “Ktheju Tokës” është radhitur e dyta si favorite për të fituar, menjëherë pas Holandës e cila kryeson sondazhin. /KultPlus.com

S’ta zë ngoje emrin

Adem Gashi

E tepërt të shkruaj për bukurinë tënde
të të them e mirë e mençur e zonja
më do, të dua,
ajo që ndiej e ndjen
nuk zbërthehet në tinguj, në shkronja

të të them e harlisur e çartur mëkatesh
të të them, të të them…
po ku shqiptohet shpirti fluror që zien
e vjen përmes ultravalësh
si një botë e pleksur mes ferrit e parajsës./ KultPlus.com

‘Gardhi’ nga Lendita Zeqiraj premierë në Kroaci

Filmi i metrazhit të shkurtë “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj do të ketë premierën në Kroaci në kuadër të edicionit të 66-të të festivalit Pula Film Festival, shkruan KultPlus.

Ky festival është festivali më i vjetër i filmit në Kroaci i themeluar fillimisht në vitin 1954 ndërsa këtë vit do të mbahet nga 13 deri më 21 korrik 2019.

http://shortfilmfence.com/fence-pula-film-festival/?fbclid=IwAR1ud1X8suMU8A7tqL99BTpUKFdtSjKIYnwXEW_-Z8K7Ghr–hASo6p_xYs

Genti (Arti Lokaj), është personazhi i parë që shohim në filmin e regjisores Lendita Zeqiraj, ai me një shkop në dorë i bie përqark gardhit të shtëpisë së tij. Brenda po qëndrojnë gratë e familjes ndërsa jashtë nëna e tij dhe tezja duke përgatitur fli.

Shfaqja e moshatarit të tij Xenit, të dera e shtëpisë së tij së bashku me qenin Aaj, bënë që Genti t’ia shpreh dëshirën për të pasur një qenush edhe anëtareve të familjes së tij që janë mbledhur në shtëpi. Kjo sjellë argumente në mes të të rriturve. Por, pas një mosmiratimi të shpejtë ky diskutim ndërron komplet kahje.

Ajo që shohim më pas është një përplasje në mes të gjeneratave, konflikt në mes të traditave, besimeve dhe mënyrave të reja të jetesës. Përplasje kjo e cila përmes grave që janë pjesë e filmit reflektojnë problemet në shoqëri dhe mentalitetin./ KultPlus.com

Momentet më të bukura nga nata e parë në Eurovizion 2019


Tamta – Qipro – Foto nga: Thomas Hansen

D-Mol – Mal i Zi – Foto nga: Andres Putting

Lake Malawi – Republika Ceke – Foto nga: Andres Putting


Zala Krajl & Gaspar – Slloveni – Foto nga: Andres Putting

Nevena – Serbi – Foto nga: Andres Putting

Zena – Bjellorusi – Foto nga: Andres Putting

Tulia – Poloni – foto nga: Andres Putting

Joci Papai – Hungari – Foto nga: Andres Putting

Kate Miller-Heidike – Australi – Foto nga: Andres Putting

Hatari – Islandë – Foto nga: Andres Putting

Conan Osiris – Portugali – Foto nga: Andres Putting

Otto Nemezade – Gjeorgji – Foto nga: Andres Putting

Eliott – Belgjike – Foto nga: Andres Putting

Victor Crone – Estoni – Foto nga: Andres Putting

Katerine Duska – Greqi – Foto nga: Andres Putting

Serhat – San Marino – Foto nga: Andres Putting./rtsh.al/ KultPlus.com

Njeriu që fotografon ankthet e tij

Artisti Nicolas Bruno dokumenton përvojat e tij të hidhura në gjumë, duke e përdorur fotografinë surreale dhe konceptuale.

“Mund të torturoheni nga ankthet tuaja dhe gjëja më e keqe mund të jetë edhe brenda njerëzve më të mirë”, thotë Bruno që ka vuajtur nga paraliza e gjumit që nga mosha shtatëvjeçare. Deri në moshën 15 kjo i ndodhte çdo natë.

Duke e mbajtur një ditar të gjumit, Bruno ishte në gjendje t’i deshifronte ëndrrat e tij në simbole dhe t’i rikrijonte ato përmes fotografisë.

“Uji është element i madh në punën time. Të jesh nën ujë kjo do të thotë të jesh në gjumë, e mbi ujë të jesh i zgjuar. Kjo shpreh ndjenjën e të qënit në paralizën e gjumit, e cila ndodhë kur mbërtheheni mes zgjimit dhe fjetjes”.

Për të krijuar këto foto, Bruno e vendos kamerën e tij në një trekëmbësh dhe fotografon në intervale të programuara. Kjo do të thotë se është në gjendje të shfaqet shumë herë në të njëjtën fotografi, duke ndryshuar kostumet dhe duke lëvizur rekuizitat. Pastaj i thur imazhet në një./KultPlus.com

15 shprehje për shqiptarët nga Mit’hat Frashëri

“Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha betejat, pasi të mbarojnë betejën e fundit mes tyre”.

Kjo është thënia simbol e Mit’hat Frashërit, alias Lumo Skëndo, e thënë në vitet ’30 kur shkëlqeu një plejadë dhe traditë letrare, por dhe elitare në Shqipëri.

Mit’hat Frashëri u lind më 25 mars 1880 në Janinë; vdiq më 3 tetor 1949 në Nju-Jork, SHBA.

Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit.

Ai e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit.

Ai është konsideruar si njëri nga intelektualët më të shquar të brezit të vet. Gjatë pesë dekadave të sundimit komunist, ai mbeti i hetuar dhe u quajt “reaksionar”, “tradhtar” etj.

E vetmja tradhti që kishte bërë ishte ajo ndaj ideologjisë komuniste dhe ideologëve të saj…

Pa u zgjatur shumë te veprimtaria letrare dhe patriotike e Mit’hat Frashërit, e cila studiohet që në shkollë dhe interneti “gëlon” me to, supershendeti.com ka përzgjedhur disa nga thëniet e tij më të spikaura për shqiptarët, që duket se do të mbeten gjithnjë aktuale; sado shekuj kalojnë.

Ja çfarë thotë Mit’hat Frashëri për shqiptarët:

1- Shqiptari prej natyre është kotësidashës, plot vanitet dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë të shohë dhe të njohë fajin dhe të metën e tij: i pëlqen kurdoherë të ngarkojë një tjetër.

2- Shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe myslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq. Në të kundërtën, ata kishin një nocion të qartë për individualitetin e tyre dhe një hendek i thellë i pengonte ata të ngatërroheshin me racën e pushtuesve.

3- Kur merr një detyrë, ki disiplinë e durim. Shqiptarin e ka prishur mungesa e disiplinës dhe zjarri i padurimit

4- Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti më parë të japësh shembullin e bindjes jo të verbër.

5- Hiqe veten si pak të mençur dhe pak të ditur. Mendjemadhësia na ka çmendur gjer më sot.

6- Duhet të kemi kurajo të themi të vërtetën, të bardhës t’i themi të bardhë dhe të zezës – të zezë.

7- Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë, se ajo është mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merre me të mirë dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë.

8- Shqiptari, duke mos qenë i mësuar me jetë politike, dua të them, duke mos pasur gjer më sot shtet, qeveri dhe independencë, s’ka kuptuar dot akoma barrën, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga një jetë indipendente.

9- Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqiptari rrëfehen me atë mani që ka secilido të marrë emrin e fshatit ose të qytetit si emër familjeje. Kur piqen dy shqiptarë, pas gëzimit të parë, pyetja esenciale është: nga të kemi zotëri?

10 – Shumë herë ideali për shqiptarin është të qenët i zoti, me çdo mënyrë që të jetë. Pa dyshim, duke pasur horizontin të ngushtë, nuk mund të kërkojë veç sukseset e lehta.

11- Vetëm një proverb të mirë di: ”Trimi i mirë me shokë shumë”. Por kur mendoj fjalën e Ali Pashës: dy shqiptarë janë shumë! Atëherë kam dëshirë ta kthej proverbin: ”Trimi i mirë me shokë…pak!”

12 – Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.

13 – Mos u hidhëro po të shkoj tjetri para, edhe pse nuk ndenje dot në krye. Zilia na ka lënë të panderuar.

14 – Shpesh herë zemërimi ynë vjen jo se kemi të drejtë, po se kemi faj dhe na vjen ligsht që na e shohin të tjerët.

15 – Dhembja më e madhe është pikëllimi i brendshëm, jo ai qe rrëfehet./KultPlus.com

“T’isha një lule”

Poezi nga Musine Kokalari

T’isha një lule- lule are, e vogël dhe me erë.

Të çelnja në pranverë

Dhe në vjeshtë të vishkesha në vetminë time.

T’isha një lule vjollce në mes të ferrave.

Të qëndroja e fshehur, e pa dukur

Dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të

dy të rinjëve.

Prej frike,

Të larguar prej njerzisë do t’më këputnin,

Do t’u dhurohesha te njëri-tjetri

Për shenjë kujtimi./KultPlus.com

Pianistja e verbër, koncert recital në ndihmë të fëmijëve

Vasilika Duli është një vajzë e verbër që mbrëmjen e të martës së kësaj jave ka dhënë në skenën e Teatrit Skampa në Elbasan një Koncert Bamirësie, koncerti i saj i tretë ky, gjatë të cilit ka korrur sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm për faktin që salla u tejmbush shumë më herët sesa të fillonte aktiviteti, por edhe për nivelin e lartë të interpretimit të bērë prej saj.

Vasilika Duli edhe pse mjaft e re, tashmë ka fituar famë si artiste në qytetin e Elbasanit ku edhe jeton. Duli me një kurajo të jashtëzakonshme dhe padyshim edhe me mbështetjen e prindërve të mrekullueshëm ia ka arritur të realizonte ëndrrën e saj të madhe, të bëhej pianiste. Për artisten e re pianoja është instrumenti që e dashuron po aq shumë sa veten dhe prindērit e saj.

“Nuk mund ta konceptoj dot ditën, po nuk luajta në piano sepse ajo më qetëson, më jep kurajo, më relakson, më shton optimizmin për jetën, më bën të lumtur”, tha pas Koncertit të Bamirësisë Vasilika Duli.

“Piano më plotëson dhe me thënë të vërtetën kur luaj mbi tastierë më duket sikur edhe unë shikoj. Madje ndiej se shoh edhe më shumë se ato që shohin normalisht”, tha më tej Duli.

Mbrëmjen e kësaj të marte ajo shënoi një sukses tjetër të karrierës si artiste, si askush nga gjenerata e saj.

“Isha përgatur për muaj e muaj me radhë për këtë natë dhe si ky koncert bamirësie do zhvilloj gjithnjë e më shpesh. Prania e kaq shumë njerēzve sikur mu ka dhënë dritë syve. Ëndrra ime vazhdon. Një hap e kam hedhur. Të tjerë edhe më të guximshëm do hedh. Dua të bëhem pianiste e famshme me punë. Dua të mësoj edhe brezat e ardhshëm, pasi nëse ke dëshirën, gjithçka mund ta arrish”, u shpreh Duli që pasi studioi 3 vjet në sistemin bachelor për piano, kreu edhe masterin në Universitetin e Arteve. Ndjehem mjaft e aftë të punoj në këtë profesion. “Më pëlqente të luaja në piano ‘Për Elizën’, ndërsa kompozitori më i dashur për mua është Bach” thotë artistja Duli./KultPlus.com

Shqipëria promovon edhe vizitat virtuale nëpër monumente

Pos investimeve në disa prej aseteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri sa u përket restaurimit e mirëmbajtjes, shteti ka vendosur që t’i bëjë edhe më atraktive disa monumente duke përdorur teknologjinë.

Për këtë ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, të martën ka vizituar Kalanë e Prezës. Ajo ka bërë një shëtitje virtuale në këtë monument të kategorisë së parë, që është një destinacion historik dhe kulturor afër kryeqytetit shqiptar, shkruan sot Koha Ditore.

“Me realizuesit e projektit ‘Bota ndryshe’, që synon promovimin e monumenteve të Shqipërisë, si dhe t’u thjeshtojë aksesin turistëve dhe qytetarëve, duke i krijuar mundësinë e prekjes virtuale me VR videos 360 gradë, audiobook dhe fotografi të objekteve që mund të vizitojnë. Pesë kala janë përzgjedhur si epiqendra e pesë videove 360 gradë”, ka thënë ministrja Margariti sa i përket asaj që e ka përshkruar si eksperiencë të veçantë. Në këtë rast shteti shqiptar, teknologjinë ka nisur ta bëjë pjesë të promovimit kulturor.

Kalaja e Prezës ndodhet 277 metra mbi nivelin e detit dhe sipas historianëve dhe arkeologëve shqiptarë e të huaj ka filluar të ndërtohet rreth 2400 vjet më parë. Ajo ka një gjatësi 80 metra, gjerësi 50 metra dhe trashësia e mureve deri shkon deri në 1.4 metra. Nga Kalaja e Prezës mund të shihet ajo e Lezhës, Krujës, Ishmit, Petrelës, Mali i Dajtit, ai i Tomorit dhe Deti Adriatik.

Ky monument zë vend edhe në veprat e Marin Barletit, sipas të cilit më 26 janar 1445, në Kalanë e Prezës është bërë dasma e martesës të motrës së vogël të Skënderbeut, Mamicës me Muzak Topinë.

Sa i përket turizmit edhe mediat e huaja ka kohë që e shpërfaqin Shqipërinë si një destinacion kulturor.

Së fundmi gazeta franceze “20 minutes.fr” e ka përshkruar shtetin shqiptar si një vend ideal për turizëm edhe sa i përket trashëgimisë kulturore. Sipas kësaj media, si një mozaik historik, Shqipëria është një parajsë për të pasionuarit pas arkeologjisë. Është shkruar se vizita në Butrintin e lashtë që ndodhet pranë qytetit të Sarandës, ndalon rrjedhën e kohës.

“Ky port i vogël që bashkohet me ishullin grek të Korfuzit të lërë përshtypjen e një tempulli, ky amfiteatër çuditërisht i vendosur në anë të një kodre dhe një manastiri madhështor”, shkruhet në artikull. Qyteti i Apolonisë, sipas “20minutes.fr”, i nxjerrë në dritë pas Luftës së Parë Botërore nga Leon Rey, është i famshëm për portikun e tij të jashtëzakonshëm.

“Muzgu që bie mbi detin Adriatik ofron një shfaqje magjike në një heshtje që mezi thyhet nga erërat që fryjnë nëpër pemët e ullinjve”, shkruhet në artikull./KultPlus.com

Muzeu i artit të padukshëm, 10 mijë dollar për diçka që nuk ekziston

Në një projekt arti që duket po aq qesharak sa tingëllon, muzeu i artit jo të dukshëm duket të mbledhë njerëz nga e gjithë bota. Për këdo që e sheh atë nga një pikëpamje logjike, duket sikur një mashtrim i përpunuar në internet. Në fakt, shitja e ajrit të freskët tingëllon si një lloj e-maili mashtrues nga një princ i rremë nigerian.

Megjithatë projekti i artit të James Franco është në të vërtetë real. Në partneritet me Praxis një dyshe arti nga Nju Jorku, ata krijuan MONA ose Muzeun e Artit jo të dukshëm. Dhe ky muze i ka pyetur të gjithë nëse është një gjë e vërtetë, një shaka apo diçka e cekët.

Me sa duket, projekti i artit është një mënyrë për të promovuar vepra arti që thjesht imagjinohen nga artisti. Kjo madje ka çuar njerëz të tillë si producentja e mediave Aimee Davison, që të japë 10 000 dollarë për një copë vepre jo të dukshme. Gjithçka që ajo në të vërtet mori në këmbim ishte një kartë e vogël për ta varur në murin e saj që përshkruante një pjesë të veprës së artit që nuk ekzistonte.

Davison deklaroi se ajo bleu copën me titull Ajër i Freskët sepse u identifikua me aspektet e saj. Ajo ndjeu se ideologjia e projektit ishte e lidhur ngushtë me atë se si ajo punonte në mediat sociale dhe përfaqësonte luftën që artistët kalojnë duke e shitur artin e tyre online. Duket shumë e çuditshme që dikush mund të paguajë atë shumë të madhe parash. Vetëm për të dorëzuar në thelb një kartë të vogël në mur. Kushdo që blen artin nga MONA thjesht merr një përshkrim të copës së artit, që edhe një herë: nuk ekziston! Blerësit nuk marrin një skulpturë apo një pikturë. Sidoqoftë, James Franco, duket se ka zbuluar një mënyrë për të shitur artin e padukshëm për para të vërteta.

Aktori Isaac Kappy nga “Thor” dhe “Terminator” vetëvritet duke u hedhur nga ura

Aktori Isaac Kappy, i cili ka luajtur në “Thor” dhe “Terminator”, vdiq pasi u hodh nga një urë në Arizona, sipas mediave amerikane.

Në raportin e policisë thuhet se Kappy, pas hedhjes nga ura gjithashtu u godit edhe nga një automobil.

Para vetëvrasjes ai e kërcënoi Paris Jacksonin, vajzën e Michael Jacksonit, dhe u akuzua se ishte i dhunshëm ndaj saj.

TMZ raportoi se disa kalimtarë u përpoqën ta parandalonin fizikisht 42-vjeçarin nga hedhja nga ura, por nuk arritën ta ndalonin.

Zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës, Bart Graves i tha revistës People se policia e gjeti trupin e aktorit në lindje të vendit, nën urën në Transwestern Road.

“Ai kërceu nga ura, dhe më pas u godit nga një automobil që po kalonte. Mashkulli i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes u identifikua si 42-vjeçari Issac Kappy” konfirmoi Graves.

Para vetëvrasjes, aktori e bëri një postim brutal në Instagram, në të cilin mund të dyshohej se do t’i bënte diçka vetes, shkruan KOHA Ditore.

“Nuk kam qenë njeri i mirë. I kam tradhtuar shumë njerëz dhe kam humbur shumë besime. Kam shitur drogë. Nuk i kam paguar taksat. Kam borxhe. E kam abuzuar trupin tim me cigare, drogë dhe alkool. Dhe derisa është e vërtetë se kam kaluar shumë, shumë orë të hulumtimit për aktorët e këqij, kam kultivuar shumë pak vetëdijesim për veprat e mia”, shkroi Kappy.

Ai gjithashtu u kërkoi falje presidentit të SHBA, Donald Trump, dhe Jezusit që i ka tradhtuar./KultPlus.com

Festivali i Kanës godet liderët boterorë: Po e çoni njerëzimin drejt katastrofës

Festivali i Filmit në Kanë pati një fillim jo aq të lehtë me kreun e jurisë, meksikanin Alejandro Gonzalez Inarritu.

Ai hapi festivalin me akuzat ndaj liderëve botërorë, duke thënë se po e udhëheqin botën me urrejtje, inat dhe gënjeshtra.

Inarritu tha se mbizotërimi i retorikës shtypëse të emigracionit mund ta çojë njerëzimin drejt një lufte të re botërore.

“Problemi është mbizotërimi i injorancës,” tha ai.

Para hapjes së premierës së filmit të Jim Marmusch “Të vdekurit nuk vdesin”, Inarritu ua dha këtë mesazh të qartë udhëheqësve:

“Jam totalisht kundër asaj që po ndodh dhe po shpresoj të ketë diçka që mund ta ndalë këtë gjë që na kthen në vitin 1939 (Lufta e Dytë Botërore). Ne e dimë se si mbaron kjo punë nëse vazhdojmë me këtë retorikë”, theksoi drejtori i filmave të njohur si Birdman, Babel dhe Revenant.

Duke iu referuar ndryshimeve klimatike, ai tha: “Bota po shkrihet dhe këta njerëz në thelb janë në pushtet me inat, zemërim dhe gënjeshtra dhe po veprojnë me gënjeshtra duke i bërë të tjerët të besojnë se ato janë gjëra reale”.

55-vjeçari, i cili u bashkua me panelin e konferencës për shtyp të jurisë, shtoi: “Unë nuk jam politikan, por si artist, mund të shpreh përmes punës sime me zemër të hapur atë që e mendoj dhe që është e vërtetë, dhe tërë këtë e tregoj nëpërmjet punës që bëj. ”

Festivali i filmit pritet të bëhet edhe më shumë politik, ndërsa vazhdon edhe javën tjetër.

Inarritu dhe paneli prej tetë personash do të shikojnë dhe pastaj do të diskutojnë meritat e të gjithë 21 filmave në garë gjatë dy javëve të ardhshme.

Fituesi do të fitojë çmimin prestigjioz Palme d’Or në finalen e festivalit. Inarritu deklaroi të martën se paneli do të marrë një vendim të bazuar në “artin” dhe jo “emrin apo famën” e ofertës së secilit drejtues filmi. /KultPlus.com

Piktura e Monet vendos rekord të ri botëror

Një vepër e piktorit francez Claude Monet është blerë për plot 110.7 milionë dollarë në ankand, duke vendosur kështu një rekord të ri botëror.

Monet e kishte përfunduar pikturën e tij në vitin 1890, si pjesë e serisë së quajtur “Meules” (mullarët e kashtës), duke përshkruar kështu jetën rurale pranë shtëpisë së tij në rajonin e Normandisë.

Shitja rezulton gjithashtu rekord edhe sepse është hera e parë që një pikturë impresionisti kalon shifrën e 100 milionë dollarëve.

Herën e fundit që e njëjta pikturë ishte nxjerrë në ankand ishte viti 1986, kur u shit për vetëm 2.5 milionë dollarë.

Deri atëherë, piktura ishte në duart e një familjeje që e kishte blerë atë drejtpërdrejt nga tregtari i kontraktuar nga artisti, prej gati një shekulli. Deklarata për shtyp e shtëpisë së ankandeve “Sotheby’s” thekson se piktura listohet tashmë në vendin e 9 sa u përket veprave më të shtrenjta të shitura përmes ankandeve.

Blerësi i saj raportohet të ketë mposhtur 5 oferta të tjera në ankandin e zhvilluar në Nju Jork, megjithatë “Sotheby’s” nuk e identifikon me emër atë.

Seria “Meules” e Monet ka 25 piktura në total, shumica e të cilave është e shfaqur nëpër galeritë e arteve anembanë botës. Kjo e sotmja është një nga 4 punimet e tij gjithsej që janë nxjerrë në ankand gjatë këtij shekulli. Vepra e fundit më e shtrenjtë e Monet ka qenë “Nympheas en fleur”, e cila u shit për 84.7 milionë dollarë në maj të vitit 2018./KultPlus.com

Sonte premiera e operës së parë bashkëkohore kosovare

Opera e parë bashkëkohore kosovare sonte do të shpaloset për herë të parë para publikut, shkruan KultPlus.

Kjo operë vjen e punuar nga kompozitori postmodern kosovar Liburn Jupolli dhe është e bazuar në dramën ‘Gof’ të shkrimtarit tonë modern, Anton Pashku.

Organizuar nga OJQ – “Rexho Mulliqi” në bashkëpunim me Festivalin Flute Sounds, përkrahur nga Culture for Change dhe Komuna e Prishtinës, Opera e parë bashkëkohore kosovare do të jetësohet për herë të parë në skenë sonte në Kino Armata duke filluar nga ora 21:00.

Ky projekt, në vazhdën e shumë projekteve të rëndësishme kulturore, që kanë ndodhur gjatë këtyre gati dy dekadave, në Kosovën e pas luftës, mund të themi se shënon një rast historik në kulturë, duke sjellur për herë të parë një operë bashkëkohore, tërësisht të paketuar më një kastë emrash nga arti dhe letërsia kosovare, në bashkëpunim edhe me artistë nga Shqipëria, në këtë rast me baritonin e njohur të operës dhe baletit në Tiranë Armando Likaj.

Për më tepër drama moderne GOF e Pashkut me personazhet e saj Lulashin, Lulanin dhe Luluan, pasqyron një realitet të hidhur politik i cili fatkeqësisht vazhdon të jetë aktual edhe në ditët e sotme. Opera “GOF” është një rrugëtim fizik dhe virtual i tri personazheve që paraqet gjendjen e vetëdijes njerëzore në rrethana të izolimit, ku shpërfaqen 3 forma te konceptimit te lirisë në shoqërinë bashkëkohore ne Kosovë. 
Njëri e gjen lirinë në “sëmundje”, i dyti duke i dalë në ndihmë vendit duke qëndruar brenda, kurse i treti e kërkon atë përmes ikjes nga vendi.

Personazhet: Lulani / Luan Durmishi – tenor, Lulua / Armando Likaj– bariton, Lulashi – këngëtar virtual në botën e filmit. Ansambli: Liburn Jupolli – synthesizer, efekte, elektronikë, okto, Erëmira Çitaku – flaut, okarinë. Lum Çitaku – Botë Filmi, Flutura Dedinja – kostumet, Ylber Cërvadiku – dizajni, Nik Rudari – fotografia e posterit.

/Fotografi e Liburn Jupollit e shfrytezuar për këtë artikull është realizuar nga Atdhe Mulla./KultPlus.com

Met Gala që njihet si Oscar i botës së modës, prezanton për herë të parë edhe brendin MANGO!

Për herë të parë në histori, Met Gala – që njihet si Oscar i botës së modës, ka mirëpritur brendin spanjoll MANGO.

Mango ishte e pranishme në ngjarjen më të rëndësishme në botë, në industrinë e modës, me krijimin e një veshjeje të veçantë për Sofía Sanchez de Betak, që është emëruar ambasadorja e brendit.

Në Muzeun legjendar Metropolitan të Artit në New York u organizua kjo ngjarje nga Anna Wintour, Lady Gaga dhe Harry Styles si dhe bashkë-pjesëmarrësja Selena Williams, gjithashtu i përfshirë në organizimin e kësaj ngjarje ishte edhe drejtori kreativ i Gucci-t Alessandro Michele.

Ajo që e veçoi mbrëmjen ishte paraqitja e nocionit të MANGO-s si një fryt i gjallërisë me tone goditëse, pëlhura të ndërlikuara, detaje dhe një ndjeshmëri e veçantë e bazuar në botën teatrale.

Për të dhënë formë dhe artikuluar identitetin e këtij dizajni ekskluziv, Sofía Sanchez de Betak, ka punuar së bashku me stilistin Mimi Cuttrell dhe ekipin e dizajnit Mango për zhvillimin e tij.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për Mango. Me këto lloje projektesh ne duam të frymëzojmë klientët tanë dhe t’i tregojmë atyre një anë tjetër të brendit, duke prezantuar përvoja të tjera dhe duke i bërë ato pjesë të pikave historike për MANGO – n”, ka thënë Jan Rivera, Drejtori i Imazhit të Mango -s.

1147421792

Përveç edicionit të kufizuar të modelit të veshur nga Sofía Sánchez de Betak në qilimin e kuq, janë prezantuar edhe koleksione të tjera, të frymëzuar nga tema Met Gala.

Sofía Sanchez ka bashkëpunuar me Mango për më shumë se dy vjet.

E lindur në Argjentinë, ajo është sipërmarrëse, drejtore arti, konsulente e modës dhe disenjatore.

Pasioni i saj për të udhëtuar, bukuria e saj magnetike dhe stili i saj, e kanë bërë atë ikonë të modës. / KultPlus.com

1147421933
1147421794

Për një baba të plakur, nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa një vajzë

Në ditën ndërkombëtare të familjes, KultPlus ju sjellë disa nga thëniet mbi familjen.

“Respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi, janë themelet e harmonisë familjare” 
Buda

Të respektosh, të kuptosh dhe të thuash të vërtetën në shtëpinë tënde, kështu dominon harmonia dhe dashuria në familje.

Familja është si muzika, disa nota janë të larta dhe disa të ulta. Por, gjithmonë ekziston melodia e lumturisë.

Ju e kuptoni se fëmijët tuaj po rriten kur ata ndalojnë t’ju pyesin se nga kanë ardhur, dhe nuk pranojnë t’ju tregojnë se ku shkojnë.

Një burrë i vërtetë duhet të kujdeset për fëmijët e tij, pavarësisht mardhënive që ka me nënën e fëmijëve të tij.

Nëse dëshironi të punoni për paqen botërore, shkoni në shtëpi dhe doni familjen tuaj. 
Tereza

Atje ku ka një nënë në shtëpi, gjërat shkojnë mirë. 
Amos Bronson Alcott

Shtëpia është tempulli i familjes. 
Le Corbusier

Në familje, grindjet bëhen nëse dritarja e dhomës së gjumit do të rri e hapur, dhe jo për të ardhmen e njerëzimit.

Gjërat më të rëndësishme në jetë janë familja dhe dashuria. 
John Wooden

Në shtëpi, babai është rendi, nëna dashuria dhe fëmija gëzim.

“Sa e shkëlqyeshme është familja që nuk ka nevojë për gjëra të panevojshme, dhe nga të nevojshmet, asgjë nuk i mungon”

Dy vëllezër zihen dhe dy të çmendur kënaqen.

Nuk mund të mendoj asnjë nevojë tjetër në fëmijëri, aq të fortë sa mbrojtja prindërore. 
Sigmund Freud

Shumica prej nesh bëhen prindër shumë kohë para se të ndolojmë të jemi fëmijë. 
Mignon McLaughlin

Mund të mësoni shumë nga fëmijët tuaj. Sa durim keni, për shembull. 
Franklin P. Jones

Është i mençur babai që e njeh fëmijën e tij. 
William Shakespeare

Të puthësh fëmijët e tu çdo natë kur të shkojnë në shtrat, edhe nëse janë në gjumë. 
H. Jackson Brown

Një grua gjithmonë e preferon fëmijën e saj nga burri i saj. 
Milan Kuntera

Fuqia e dashurisë së nënës është e madhe, sepse nëna, madje edhe kur vuan nga fëmijët e saj, nuk i urren.

Për një adoleshent, nuk ka asgjë më të bezdisshme në këtë botë sesa një prind.

Prindërit shpesh flasin për brezin e ri sikur të mos kishin të bënin me të.

“Nuk ka dyshim se rreth familjes dhe shtëpisë, virtytet më të mëdha të shoqërisë njerëzore janë krijuar, forcuar dhe ruajtur”.

“Asgjë nuk është më e dashur për një baba se sa vajza e tij.”

“Gjëja më e rëndësishme që prindërit mund t’u mësojnë fëmijëve të tyre është se si të përparojnë pa ata.” 

Nëse prindërit kanë të drejtë të kenë fëmijë, dhe fëmijët kanë të drejtë të kenë prindër.

Familja jote është e vetmja që është e detyruar të të dojë. Për pjesën tjetër të botës ju duhet ta fitoni. 

Lidhja që ju bashkon me familjen tuaj nuk është ajo e gjakut, por ajo e respektit dhe gëzimit reciprok që ju sjellni në jetën e tjetrit “

Shtëpia janë njerëzit jo muret. Nëse ktheheni në shtëpi kur familja juaj largohet, gjithçka që shihni është ajo që nuk ekziston më atje.

A keni vënë re ndonjëherë se si prindërit mund të transformohen në sekond nga njerëzit më të mrekullueshëm,  në më të turpshëm në botë? “

Kur një baba i jep djalit, qeshin të dy. Kur një djalë i jep babait, qajnë të dy.

Për një baba të plakur, nuk ka asgjë më të rëndësishme se një vajzë “

“Respektimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë janë themelet e harmonisë familjare”

Fëmijët fillojnë të duan prindërit e tyre, pas një kohe i gjykojnë, dhe rrallë, nëse ndonjëherë, i falin.

Për të kuptuar dashurinë e prindërve tuaj, bëni fëmijët tuaj.

Nëse themeli i gjinisë nuk është ndërtuar siç duhet, pasardhësit do të përjetojnë mjerim të detyruar.

“Mirësia e babait është më e lartë se mali, dashamirësia e nënës është më e thellë se deti”.

Çdo doktrinë shoqërore që përpiqet të shkatërrojë familjen është e padobishme dhe e paqëndrueshme. Familja është shtylla kurrizore e shoqërisë.

Shumica prej nesh bëhen prindër shumë kohë para se të ndalojmë të jemi fëmijë.

Një divorc nuk është i mirë, por nuk është dhe tragjedi.

Tragjedi është të rrish në një martesë fatkeqe dhe të kalosh tek femijët tuaj mesazhin e gabuar sa i përket dashurisë dhe familjes./ KultPlus.com

Shqipëria promovon edhe vizitat virtuale nëpër monumente

Pos investimeve në disa prej aseteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri sa u përket restaurimit e mirëmbajtjes, shteti ka vendosur që t’i bëjë edhe më atraktive disa monumente duke përdorur teknologjinë.

Për këtë ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, të martën ka vizituar Kalanë e Prezës. Ajo ka bërë një shëtitje virtuale në këtë monument të kategorisë së parë, që është një destinacion historik dhe kulturor afër kryeqytetit shqiptar, shkruan sot Koha Ditore.

“Me realizuesit e projektit ‘Bota ndryshe’, që synon promovimin e monumenteve të Shqipërisë, si dhe t’u thjeshtojë aksesin turistëve dhe qytetarëve, duke i krijuar mundësinë e prekjes virtuale me VR videos 360 gradë, audiobook dhe fotografi të objekteve që mund të vizitojnë. Pesë kala janë përzgjedhur si epiqendra e pesë videove 360 gradë”, ka thënë ministrja Margariti sa i përket asaj që e ka përshkruar si eksperiencë të veçantë. Në këtë rast shteti shqiptar, teknologjinë ka nisur ta bëjë pjesë të promovimit kulturor.

Kalaja e Prezës ndodhet 277 metra mbi nivelin e detit dhe sipas historianëve dhe arkeologëve shqiptarë e të huaj ka filluar të ndërtohet rreth 2400 vjet më parë. Ajo ka një gjatësi 80 metra, gjerësi 50 metra dhe trashësia e mureve deri shkon deri në 1.4 metra. Nga Kalaja e Prezës mund të shihet ajo e Lezhës, Krujës, Ishmit, Petrelës, Mali i Dajtit, ai i Tomorit dhe Deti Adriatik.

Ky monument zë vend edhe në veprat e Marin Barletit, sipas të cilit më 26 janar 1445, në Kalanë e Prezës është bërë dasma e martesës të motrës së vogël të Skënderbeut, Mamicës me Muzak Topinë.

Sa i përket turizmit edhe mediat e huaja ka kohë që e shpërfaqin Shqipërinë si një destinacion kulturor.

Së fundmi gazeta franceze “20 minutes.fr” e ka përshkruar shtetin shqiptar si një vend ideal për turizëm edhe sa i përket trashëgimisë kulturore. Sipas kësaj media, si një mozaik historik, Shqipëria është një parajsë për të pasionuarit pas arkeologjisë. Është shkruar se vizita në Butrintin e lashtë që ndodhet pranë qytetit të Sarandës, ndalon rrjedhën e kohës.

“Ky port i vogël që bashkohet me ishullin grek të Korfuzit të lërë përshtypjen e një tempulli, ky amfiteatër çuditërisht i vendosur në anë të një kodre dhe një manastiri madhështor”, shkruhet në artikull. Qyteti i Apolonisë, sipas “20minutes.fr”, i nxjerrë në dritë pas Luftës së Parë Botërore nga Leon Rey, është i famshëm për portikun e tij të jashtëzakonshëm.

“Muzgu që bie mbi detin Adriatik ofron një shfaqje magjike në një heshtje që mezi thyhet nga erërat që fryjnë nëpër pemët e ullinjve”, shkruhet në artikull. / KultPlus.com

Seriali gjermano-amerikan “Skylines” në Netflix, luan edhe Ilir Rexhepi

Këto ditë kanë përfunduar xhirimet e sezonit të parë të serialit filmik „SKYLINE“, serial origjinal i realizuar direkt nga Netflix-i amerikan, në bashkëpunim me produksionet gjermane Komplizen Film dhe StickUp Filmproduktion, shkruan KultPlus.

Me slloganin “Frankfurt, Mainhatten, Crack City” po drejton Netflix serinë më të re “Skylines”.

Në këtë serial luan edhe aktori shqiptar Ilir Rexhepi i cili është shprehur të ndihet mirë për këtë sukses.

“Gëzohem të jem pjesë e këtij seriali të prodhuar nga Netflix-i amerikan, ishte kënaqësi dhe eksperiencë e madhe për mua të punoj me regjisorë dhe aktorë të mirënjohur gjerman dhe të tjerë. Është hera e parë që unë luaj për Netflix, në këtë serial unë kam njërin nga rolet bartëse episodike që quhet Juli, ndërsa luaj në gjuhën gjermane”, ka thënë Rexhepi.

Mediat gjermane dhe faqja zyrtare e Netflix kanë bërë të ditur se ngjarja zhvillohet në Frankfurt dhe Berlin. Ky serial gjarmano-amerikan është filmuar kryesisht në qendër të qytetit të Frankfurtit, në Rhein-Main por edhe në Berlin. Në hotelet më të mëdha, në ndërtesat më të larta por edhe në diskotekat më të mëdha në Frankfurt.

Ekipi i Netflix ka xhiruar gjithsejtë 66 ditë me radhë në këto qytete gjermane. “Skylines” bënë fjalë për botën e muzikës, për hip-hopin, krimin e organizuar dhe financat në Skyline-t e Frankfurtit…

Skenari është shkruar nga Dennis Schanz, Oliver Karan, Ole Lohmann ndërsa regjinë e bëjnë regjisorët e mirënjohur Max Erlenwein ( Kinofilmi “Stereo” ) dhe Soleen Yusef.

Rolet kryesore i luajnë ndër aktorët e mirënjohur si: Richy Müller, Peri Baumeister, Edin Hasanoviq, Murathan Muslu, Kim Riedle, Anna Herrmann etj. Data e transmetimit të parë nuk është publikuar ende. “Duke filluar në vitin 2019,” thotë Netflix vetëm për publikimin e serisë së re gjermane, e cila përfshin “Skylines”.

Sipas informacionit nga Frankfurter Rundschau, transmetimi i serisë është planifikuar në vjeshtë 2019./KultPlus.com

Modelja shqiptare në tapetin të kuq të Cannes

Modelja e njohur shqiptare Heidi Lushtaku ka parakaluar në tapetin e kuq të festivalit prestigjioz të filmit në Cannes, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për modelen Heidi Lushtakun e cila është një ndër modelet e kërkuara në Evropë, si imazh i shumë brendeve.

Lushtaku shihet të jetë veshur me një fustan plot shkëlqim. Për më shumë mund ta shihni parakalimin e saj në këtë ngjarje të madhe botërore./KultPlus.com

Hapet Pavijoni i Kosovës në Festivalin e Kanës

Për të tetin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon të jetë prezente në festivalin e Kanës me pavijon në tregun më të madh të filmit në botë ‘Marche Du Film’.

Ky është edicioni 72-të i Festivalit të Kanës ku Kosova ka pavijonin e përbashkët me Shqipërinë i cili do të jetë i hapur deri me 21 maj 2019.

Qendra Kinematografike e Kosovës do të promovoj filmat e fundit Kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, gjithashtu do të ketë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm.

Shtandi i Kosovës gjendet në Village International Riviera – Pavilioni Nr. 131. / KultPlus.com

Së shpejti do të mbahen takimet ndёrkombёtare “Azem Shkreli”

Pёr tё shtatёmbёdhjetёn herё me radhё nё Pejё, mё 23 e 24 maj organizohen takimet ndёrkombёtare letrare “Azem Shkreli”.

Emra prominent autorёsh do tё jenё tё pranishёm nё kёto takime si:
Hemuth A Niederle, Sylvestre Clancier, Emmanuel Pierrat, Hava Pinas Cohen, Rafaël Newman , Antonio Della Rocca …

Pёrveç autorёve tё huaj, edhe autorё tё njohur nga Kosova , Shqipёria e Maqedonia do tё paraqiten me poezi. Nё sesionin tematik nё kuadёr tё takimeve do tё mbahet konferenca shkencore “Lidhja e Pejёs” , ku do tё referojnё studiuesit Elena Kocaqi e Muhamet Mala. Nё sesionin e studimeve letrare promovohet libri i Skender R.Hoxhёs. Anton Nikё Berisha do tё promovojё kompletin e librave “Nёna Tereze nё shtatё shpalime”, nё zhanrin e prozёs promovohet romani i Florin Kelmendit “Vrasje nё kornizё”, ndёrsa pёrmbledhje me poezi do tё promovojnё: Erenestina Gjergji -Halili , Adem Gashi, Sali Bashota e Nikolin Gurakuqi. Muzeu i Durrёsit do tё hap ekspozitёn nё Galerinё e Arteve nё Pejё. Juria profesionale do tё ndajё çmimet e takimeve: çmimin ndёrkombёtar “Azem Shkreli” pёr kontributin nё gjuhёn dhe letersinё shqipe, çmimin ndёrkombёtar “Lirikat e Azemit’. Çmimin “poezia mё e mirё” pёr poezinё mё tё mirё konkuruese , çmimin “Bulёzat” pёr krijuesit e rinj , si dhe çmimin “Lirisё” qё sivjet jepet pёr herё tё parё./KultPlus.com

Shpallet lista e këngëve konkuruese për festivalin Zambaku i Prizrenit

Këshilli organizativ i festivalit të këngës së lehtë Zambaku i Prizrenit, shpallë listën e këngëve konkuruese të përzgjedhura për të qenë pjesë e garës zyrtare të këtij edicioni të festivalit.

Nga të gjitha këngët konkuruese të edicionit të 30-të, juria profesionale/seleksionuese e përbërë nga: Jetmir Barbullushi – Dirigjent (kryetar i jurisë), Nora Rrema Alishani – Prof. (anëtare) dhe Misbah Kaçamaku – Prof. (anëtar), ka selektuar 16 këngë garuese si në vijim:

Nostalgji – Sedat Kuqi

Autor & Tekst: Mysafer Qafleshi – Orkestrim: Visar Kuqi

Lule Lule – Besiana Mehmeti & Shkodran Tolaj

Autor: Nexhat Macula – Tekst: Shkodran Tolaj – Orkestrim: Riza Dolaku

Këtë natë – Artemisa Hithi

Autor: Gazmend Kraja – Tekst: Lindita Halili – Orkestrim: Gazmend Kraja

Dashuri pa fund – Emi & Artan Bakia

Autor & Teskt & Orkestrim: Artan Bakia

Do të çmend – Rovena Dilo

Autor: Adrian Hila – Tekst: Rovena Dilo – Orkestrim: Adrian Hila

Ura e dashurisë – Elizabeta Krasniqi & Ilir Baxhaku

Autor: Veton Perolli – Tekst: Musa Bushrani – Orkestrim: Edon Ramadani

Të gjejë në zemër – Qëndresa Bunjaku & Altruis Morina

Autor & Teskt: Arijeta Daci – Orkestrim: Hysni Klinaku

Vallëzim lamtumire – Klea Kasemi

Autor: Arben Skenderi – Tekst: Denata Toçe – Orkestrim: Kristi Belo

Ndarjen nuk e dua – Besnik Nurkollari

Autor & Tekst: Kujtim Gërmizaj – Orkestrim: Ali Babayunus

Jo mos thuaj jo – Orjeta Kelaj

Autor & Teskt & Orkestrim: Nexhat Rexha

Te Marashi po të pres – Shaban Krasniqi

Autor: Arbër Krasniqi – Tekst: Shaban Krasniqi – Orkestrim: Arbër Krasniqi

O gece – Eren Karaibo

Huseyin Kazaz – Tekst: Bekir Yavuz – Orkestrim: Ali Babayunus

Kënga që s’mbaron – Majlinda Cikaqi

Autor: Valton Beqiri – Tekst: Fatmir Muja – Orkestrim: Valton Beqiri

Ditë e re – Orgesa Zaimi

Autor: Bojken Lako – Tekst: Andi Lazaj dhe Bojken Lako – Orkestrim: Bojken Lako

Ty Prizren – Urim Salihu

Autor & Tekst & Orkestrim: Shefqet Hoxha

Një lules – Laurjan Ejlli

Autor: Oleg Gjerga – Tekst: Lindita Halili – Orkestrim: Gazmend Kraja.

Madonna arrin në Izrael, është gati për performancën e zjarrtë në “Eurovision 2019”

Ka kohë që po përflitet për performancën madhështore të këngëtares Madonna, në edicionin e sivjetmë të “Eurovision 2019”.

U raportua se paraqitja e saj po rrezikohet për shkak se artistja ende s’e ka nënshkruar kontratën e saj me festivalin, megjithatë duket se ajo do të ngjitet në skenën e madhe.

Këngëtarja 60-vjeçare ka arritur në Izrael mbrëmjen e së martës, raportojnë mediat izraelite.

Madonna arriti në aeroportin e Ben Gurionit me një aeroplan privat, teksa mbante një kapele në kokë, duke mos lejuar paparacët të shohin fytyrën e saj.


Videoja në fjalë sjell momentin e aterimit të këngëtares, e cila do të performojë në natën finale në “Eurovision 2019”, të shtunën më 15 maj.

Përndryshe, në radhë është nata e dytë gjysmëfinale e cila mbahet të enjte, dhe në të cilën do të konkurrojë edhe Shqipëria me shpresën për tu kualifikuar në finalen e madhe. / KultPlus.com

Skandaloze, testi kombëtar përplot gabime gjuhësore në detyrën e gjuhës shqipe

“Mësimet e Diolës” ka shpërndarë në Facebook një pjesë të testit kombëtar, detyrë që i nënshtrohen çdo vit nxënësit e Kosovës.

Në një detyrë nga lënda e gjuhës shqipe kjo pjesë e testit është përplot me gabime drejtshkrimore dhe teknike. Madje fjalët janë të shkruara njësh, të pandara me hapësirë mes tyre.

Ky test ka irrituar njohësit e gjuhës shqipe.

Për më shumë shikojeni dhe binduni.