Letra që Franc Kafka i shkruante babait: Duhet ta dish se, kur po të shkruaj, ndjehem i kapluar nga frika që më ke kallur dhe nga pasojat e saj

Sa më shpesh që ta lexosh këtë letër, aq më dendur të vërtitet një ndjesi ankthi dhe përshjellimi. Një lojë e trishtë ndjesish dhe shije e athët të godet kaq fort sa të përmend. Të duket sikur gjithçka rreth teje ka lëvizuar në ritmin e vet, dhe vetëm ti ke mbetur i murosur në guskën e ndrydhjeve, frikës, mëdyshjes dhe një lloj stepje që e ka stampur veteveten tënde në murin e rrjepur të kohës.

Fjalë pas fjale dhe rrjeshta pas rrjeshti do të mund të kuptosh dhe të ndjesh aq shumë sa vjen një moment dhe të duket sikur këtë letër e ke shkruar ti, ose e ka shkruar vetë Franc Kafka në vendin tënd. Të duket se kjo është një letër që ti ke dëshiruar aq shumë ta shkaush, por pas hezitimit dhe pamjaftueshmërisë ajo ka ngelur diku në skutat e mendimeve tuaja, që zgjohen ndërsa e përcjell këto radhë, këtë letër, të cilat vetë autori nuk arriti t’ia dërgonte babait. Edhe përgjigjja e babait Hermann, ishte aq e vonuar sa nuk arriti të mbushte atë zbrazëti që kjo marrëdhënie kishte krijuar. Por gjithsesi ky lëtërkëmbim është trajtëzuar duke plotësuar në tërësinë e vet kuadrin e kësaj stuhie epistolare.

Ndoshta jo të gjithë kanë ndërmend të shkruajnë një letër të këtillë për babain e tyre, por gjithsesi marrëdhëniet at-bir në shumësinë e herëve domosdoshmërisht kanë kaluar përmes shtjellas të këtilla përpirëse.

Letra e Kafkës për babain, Hermannn

I dashur baba! Kohet e fundit rasti e solli te me pyesesh se perse kam frike prej teje. Si zakonisht, s’kam ditur te pergjigjem, dhe kjo, pasi nga njera ane, me kall friken, dhe nga ana tjeter, sepse, per ta gjetur arsyen e kesaj ndjesie do te me duhej te hyja ne te thella, shume me teper se do te ma lejonte nje leterkembim i thjeshte. Duhet ta dish se, kur po te shkruaj, ndjehem i kapluar nga frika qe me ke kallur dhe nga pasojat e saj! Nga ana tjeter, diapazoni i gjere i temes qendron shume me lart se kujtesa dhe inteligjenca ime…

Duke permbledhur gjykimin tend per mua, del qe ti me akuzon per sjellje te keqija apo per veprime te padenja (ndoshta, me perjashtim te planit tim te fundit per t’u martuar), me akuzon per ftohtesi, indiference, mosmirenjohje dhe m’i perplas ne fytyre, sikur vetem une qenkam fajtori, sikur me nje shkop magjik do te mundja te ndreqja gjithcka, ndersa ti nuk paske kurrfare faji, pervecse je sjelle me mua me mire se c’duhej…

Padyshim, nuk them se u bera i tille vetem per shkakun tend, do te ishte teprim i tejskajshem. Ka shume gjasa qe edhe po te isha rritur plotesisht i cliruar nga ndikimi yt, per ty une kurre nuk do te isha ne lartesine e duhur. Jam pothuajse i sigurt se, sidoqofte serish do te isha shendetlig, i lekundur, i trazuar e plot ankthe… Do te isha i lumtur te te kisha shok, shef, xhaxha apo gjysh madje (megjithese dyshoj per kete) edhe vjeherr. Ndersa si baba ke qene teper i ashper me mua…

U rrita femije frikacak, por edhe kokeforte sic jane femijet. Padyshim, mamaja m’i plotesonte tekat, por nuk besoj se kam qene i bezdisur, s’mund ta besoj qe nje fjale e ngrohte, nje veshtrim i perdellyer, duke me marre qetesisht per dore, te mos e platitnin qenien time, dhe te arrije cka deshiroje. Se ti, ne thelb, je njeri babaxhan dhe i dhembshur (ato çka po them nuk bien në kundërshti, flas për përshtypjem që kisha krijuar për ty në vogëli), por jo të gjithë fëmijët janë aq këmbëngulës dhe të guximshëm që të rendin kaq gjatë pas dashurisë, derisa të gjejnë atë. Ti di ta trajtosh një fëmijë vetëm sipas midesë sate, gjithë forcë, rrapëllimë e nerva të cingërisura dhe, në rastin tim, kjo të duket kaq e qëlluar, pasi doje të shihje tek unë një djalosh të fortë e guximplotë.

Sot, është e qartë, arrij t’i përshkruaj vetëm tërthorazi metodat edukative që përdorje në hapat e parë të jetës sime, por, sidoqoftë, arrij t’i ravijëzoj sërish në mendje, duke pasur parasysh periudhat e mëvonshme dhe mënyrën se si sillesh me Feliksin. Veç kësaj, duhet mbajtur parasysh se atëherë ishe mjaft më i ri, pra më i fuqishëm, më energjik, më i shpërqendruar, ishe më pak i kujdesshëm nga ç’je tani dhe i përpirë nga puna jote; mezi të shihja një herë në ditë dhe përshtypja që ngjallje tek unë ishte e thellë dhe kurrë nuk u nemit e s’u bë monotone.

Nga vitet e para të jetës ndërmendësohej vetëm një ndodhi. Ndoshta e kujton edhe ti. Një natë qarravitesha paprerë, sepse doja ujë, sigurisht jo për shkak të etjes, por ndoshta për të të bezdisur dhe për t’u zbavitur. Meqë kanosjet fjalërënda s’kishin bërë punë, më ngrite nga shtrati, më nxore në ballkon, mbylle derën dhe më le aty, për pak çaste, vetëm, në fill të këmishës. S’dua të them se nuk veprove drejt; ndoshta atë natë, me të vërtetë, s’ia dilje dot ndryshe që të preheshe në paqe; desha vetëm të të përshkruaj mënyrat e tua edukative dhe vragat që lanë mbi mua.

Ai ndëshkim, sigurisht, më bëri më kokëulur, por më trallisi në thellësi të shpirtit. Kurrë nuk arrita të vë në kandar ujin që kërkoja, kokëngjeshur si mushkë, dhe frikën pa anë e fund që ndieja teksa gjendesha jashtë. Edhe vite më vonë më kallte datën fantazia brejtëse sikur burri i stërmadh, im atë, vendi i fundit ku mund të përplasja kokën, mund të vinte natën, pa kufarrë shkaku dhe të më nxirrte vrikthi, nga shtrati në ballkon; pra, për të, s’isha veçse një zero me xhufkë.

Kundervenia jote godiste si mendimet ashtu edhe personat. Mjaft qe une te shprehja nje fare interesi per dike, qe nuk ndodhte shpesh, fale karakterit tim, dhe ti shpejtoje t’ia beje gropen me fyerje, shpifje, sharje, pa treguar piken e respektit per ndjenjat e mia dhe pa marre parasysh gjykimin tim.

Pamundesia per te komunikuar qetesisht me ty coi ne nje rrjedhoje logjike:u c’mesova te flas. Ti shume here ma ke ngecur fjalen ne gryke. Kanosja e perhershme:”Nuk dua kundershtime!” dhe dora e ngritur lart, urdheruese nuk me jane shqitur nga mendja edhe sot e kesaj dite… dhe meqe ti ke qene edukatori im i vetem, pasojat jane pasqyruar ne te gjitha fushat e jetes sime. Eshte nje keqkuptim i cuditshem fakti qe, siaps teje, une s’ditkam te jem i bindur. “Kundershtimi i perhershem” kurre nuk ka qene parimi i ekzistences sime, edhe pse ty te eshte ngulitur kjo ide dhe vazhdimisht me qorton. Perkundrazi, nese do te tregohesha me rebel, sigurisht, do te kishe mbetur me i kenaqur prej meje. . .

Franci

Letër babait – Franc Kafka

Kam një kafshë të çuditshme; gjysmë mace, gjysmë qingj. E kam trashëguar nga im atë, po ajo është zhvilluar që kur e mora unë; më parë ishte më shumë qingj se sa mace. Tani është gjysmë ashtu gjysmë kështu. Nga macja ka kokën dhe kthetrat; nga qingji ka trupin dhe formën, nga të dyja ka sytë, që janë të përqendruar dhe të egër, qimen të butë e të shkurtër, lëvizjet që janë edhe kërcime edhe zvarritje. Kur ka diell ajo rri në parvaz të dritares, gërrhet dhe mblidhet kutullaç; në livadh rend si e çmendur sa mezi mund ta zësh. Kur ndodhet para maces ia mbath, kur është përpara një qingji sulmon. Kur ndrit hëna bredh nëpër ullukë se ajo është rruga që i pëlqen më shumë. Nuk di të mjaullijë dhe ndjen neveri për minjtë. Mund të qëndrojë me orë e shtrirë para pularisë, po kurrë s’ka përfituar nga rasti që të mbysë ndonjë shpend.

E ushqej me qumësht e sheqer, se ai i bën mirë. Ajo e thith me hurpa të mëdha, duke e kaluar në mes të dhëmbëve si të një shtaze të egër. Kjo gjë i tërheq shumë fëmijët. Të dielën në mëngjes kam vizita. Unë mbaj në mes të gjunjëve kafshën e vogël, kurse përqark zënë vend fëmijët.

Ata bëjnë pyetjet më të çuditshme, të cilave askush nuk mund t’u përgjigjet. Pse ka vetëm një kafshë të tillë? Pse ajo është pikërisht në dorën time? A ka pasur para saj ndonjë kafshë të këtij lloji? A ndjehet ajo e vetmuar? Si e ka emrin?

Unë nuk e vras mendjen t’i përgjigjem, po vetëm u tregoj atë që kam. Nganjëherë fëmijët sjellin mace, një herë sollën dy qingja. Ndryshe nga ç’prisnin ata, takimet nuk treguan ndonjë shenjë njohjeje. Kafshët vështruan njëra-tjetrën me qetësinë më të madhe; ata e quajtën ezksitencën e tyre si një dhuratë e Krijuesit.

Kur është në prehrin tim kafsha e vogël nuk njeh as frikë, nuk është agresive. E ndjen veten shumë mirë kur ndodhet pranë meje, e ngjeshur tek unë. Është e lidhur me familjen që e ka rritur. S’është ndonjë besnikëri e jashtëzakonshme, po më shumë instikti i një kafshe që, megjithatë ka shumë farefis, nuk ka asnjë shok në tërë botën dhe e quan të shenjtë mbrojtjen që ka gjetur tek ne.

Më zë gazi kur e shikoj që nuhat, më rrëshqet në mes të këmbëve, po nuk mundet ta kryeje atë veprim. Mbase është e pakënaqur që është mace edhe qingj dhe kërkon të jetë edhe qen! Një ditë kur unë s’po iu jepja dot rrugë halleve të mia tregtare dhe pasojave që vijnë prej tyre- dhe pasi desha t’i heq qafe, u mbylla në shtëpi dhe u shtriva në kolltuk, me kafshën e vogël ndër gjunjë; kur ula kokën vura re se lotët rridhin mbi mustaqet e saj të bardha. Ishin lotët e mi apo të sajat? Ajo mace me shpirt qingji kishte dëshira njerëzore? Unë nuk kam trashëguar shumë, por duhet të them se kjo kam diçka vlen.

E them serizosht.

Kafsha ka shqetësimet e të dyve, të maces dhe të qigjit, sado të ndryshëm qofshin, prandaj e ndjente veten ngushtë brenda lëkurës ku ndodhej. Nganjëherë kërcen nga një karrige që më ven këmbët në sup dhe përplas turirin në veshin tim. Duket sikur më thotë diçka dhe vërtetë pastaj largohet dhe, më sheh në fytyrë për të parë përshtypjen që më ka bërë ajo që më tha. Që t’ia bëj qejfin tund kokën dhe bëj sikur e kam kuptuar. Atëherë ajo hidhet në dysheme dhe vallëzon rreth meje.

Mbase thika e kasapit mund të jetë shpëtimi për të, po pasi e kam trashëgim, nuk jam i atij mendimi. Ajo duhet të presë ditën, kur t’i mungojë fryma, megjithëse nganjëherë më vështron me sy aq njerëzor, sikur më fton të kryej një veprim të arsyeshëm. / pergatiti Albert Vataj/KultPlus.com

Regjisori Bujar Alimani fton aktorët për audicion për film të metrazhit të gjatë

Regjisori i njohur shqiptar Bujar Alimani do të mbajë një audicion për aktorë, për një film të metrazhit të gjatë, shkruan KultPlus.

Sipas tij, ky audicion do të mbahet prej 11 deri më 13 qershor. Ai poashtu ka njoftuar se ky film do të punohet sipas skenarit Katia Kittendorf e me regji të Bujar Alimanit, në Teatrin Eskperimental “Kujtim Spahivogli”, në Sallën Goethe.

“Aktorët mund të lajmërohen në 0674963955, 0676055626”, Alimani./KultPlus.com


Pasi fitoi çmimin Nobel, Albert Camus shkroi një letër të mrekullueshme për mësuesin e fëmijërisë

Një nga shembujt më të bukur të kësaj mirënjohjeje vjen nga Albert Camus, njeriu me dhuntinë e miqësive të rralla, që e kaloi jetën duke mësuar si të jetonte me një qëllim dhe duke kërkuar kuptimin e lumturisë dhe dashurisë.

Kur Camus nuk ishte as një vjeç, i ati u vra në betejë gjatë LIB. Ai dhe i vëllai u rritën nga një mama analfabete, pothuajse e shurdhër dhe një gjyshe despotike, kushte ku nuk mund të pretendohej  një e ardhme e ndritur, por si provë e asaj që mund të ndodhë kur arsimi nxit potencialin më të mirë të një njeriu duke fisnikëruar shpirtin, një mësues, Louis Germaine, pa te Albert-i i ri diçka të veçantë dhe ndërmori detyrën për të nxjerrë një thelb të konsoliduar  dhe një qëllim nga ai djalë, detyra e çdo mentori të mirë. Nën krahët e mësuesit të tij, Camus i i hodhi poshtë letrat e errëta që i kishin ngecur në duar dhe filloi të shndërrohej në gjeniun e ardhshëm që të gjithë e njohim.

Tridhjetë vjet më vonë, Camus u bë njeriu i dytë më i ri në botë që kishte fituar çmimin Nobel, që iu dha për “seriozitetin e sinqertë” të punës së tij, që “ndriçon problemet e koshencës së njeriut.” Pak ditë pasi kishte marrë vlerësimin më të lartë të njerëzimit, Camus bëri të njohur ndikimin e mësuesit të tij me ka “seriozitet të sinqertë” në një letër të mahnitshme, që është përfshirë në faqet e fundit të librit të tij The First Man.

19 nëntor, 1957

I dashur Zoti Germain,

Po i lë emocionet e forta të këtyre ditëve të qetohen pak para se t’ju flas nga thellësia e zemrës sime. Mua, sapo më kanë dhënë një nderim shumë të madh, që as e kisha kërkuar dhe as isha përpjekur ta merrja, por kur e mora vesh lajmin, mendimi im i parë, pas mamasë sime, ishit ju. Pa ju, pa dorën plot dashuri që ju i zgjatët atij djali të vogël të varfër që isha unë, pa mësimet dhe shembullin tuaj, asgjë nga të gjitha këto, nuk do kishte ndodhur. Unë nuk para bëj shumë nga këto lloj falënderimesh, por të paktën ky më jep mundësinë t’ju tregoj çfarë keni qenë dhe çfarë ende jeni për mua dhe t’ju siguroj që përpjekjet tuaja, puna juaj dhe zemra bujare që vutë në të, jeton ende te një prej nxënësve të vegjël, i cili, pavarësisht që kanë kaluar shumë vite, nuk ka ndaluar kurrë së qeni nxënësi juaj mirënjohës. Ju përqafoj me gjithë zemrën time.

Thënie nga Franz Kafka: Zoti t’i jep arrat, por nuk t’i thyen ato!

Franz Kafka (3 korrik 1883 – 3 qershor 1924) ishte shkrimtar hebre nga Bohemia. Shkruante në gjuhën gjermane, ndërsa njihet më shumë për tregimet e shkurta. Kafka vlerësohet si një nga figurat kryesore të letërsisë së shekullit XX.

• Shenja e parë e fillimit të kuptimit është dëshira për të vdekur.

• Njeriu i veprimit i detyruar të mendojë, është i palumtur deri në çastin që ia arrin të dalë nga kjo situatë.

• Një shkallë që nuk konsumohet nga hapat e njerëzve, nisur nga pikëpamja e saj, është vetëm diçka e rëndomtë prej druri.

• Gjithmonë fillimisht merrte frymë thellë pasi çlirohej nga kotësia dhe vetëkënaqësia.

• Kushdo që nuk arrin të gjejë kuptimin e jetës së tij, ndërkohë që ai është gjallë, ka nevojë që një dorë ta ruajë paksa nga dëshpërimi ndaj fatit të tij… por, me dorën tjetër ai nuk mund të zhdavaritë çfarë shikon në mes të rrënojave.

• Kushdo që ruan aftësinë për ta parë bukurinë, nuk ka për t’u plakur kurrë.

• Shoqërimi me qenie njerëzore çon në vetëvëzhgim.

• Atlasit i ishte lejuar opinioni se ai ishte i lirë, nëse donte, ta kapte Tokën dhe ta hidhte tutje; por ky opinion ishte e vetmja gjë që i ishte lejuar.

• Të besosh në progresin nuk do të thotë të besosh se është bërë ndonjë progres.

• Duke besuar me pasion në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Joekzistuesja është çfarëdo gjëje që ne nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm.

• Duke ia imponuar një përgjegjësi tepër të madhe, për më tepër, të gjithë përgjegjësinë, vetvetes, ti e rrënon vetveten.

• Fatkeqësia e Don Kishotit nuk është përfytyrimi i tij, por Sanço Pançoja.

• Mos u dëshpëro, madje as nga fakti se ti nuk dëshpërohesh.

• Çdo revolucion avullon dhe lë prapa vetëm lëmashkun e një burokracie të re.

• E ligë është çdo gjë dëfryese.

• Nga një pikë e caktuar e lëvizjes përpara nuk ka më kthim prapa. Kjo është pika e cila duhet arritur.

• Zoti t’i jep arrat, por nuk t’i thyen ato.

• Ai që kërkon nuk gjen, por ai që nuk kërkon do të gjendet.

• Qielli është memec, ai i bën jehonë vetëm memecërisë.

• Si mund të gjesh kënaqësi në botë nëse nuk e ke atë për strehë?

• Unë nuk i lexoj reklamat. Sepse do ta harxhoja gjithë kohën duke kërkuar gjëra.

• Unë kam ndjesinë e vërtetë të vetes sime vetëm kur jam tej mase i palumtur.

• Dembelia është fillimi i të gjitha veseve, kurora e të gjitha virtyteve.

• Nëse unë do të jetoj përjetësisht, si do të ekzistoj nesër?

• Në njëfarë kuptimi e mira është e parehatshme.

• Në luftën midis teje dhe botës, përkrahe botën.

• Në teori ka një mundësi të lumturisë së përkryer: Të besosh në elementin e pashkatërrueshëm brenda dikujt dhe të mos përplasesh me të.

• Është e rehatshme të mendosh se shpërpjesëtimi i gjërave në botë duket se është vetëm aritmetik.

• Është shpesh më e sigurt të jesh në zinxhirë se të jesh i lirë.

• Sa tmerrshëm e pakët është njohja e vetes sime, krahasuar me njohjen e dhomës sime.

• Lejomë ta kujtoj fjalën e moçme: njerëzit e dyshuar janë më normalë se të tjerët, gjersa ata rrinë në baraspeshë pa e ditur këtë gjë, duke qenë të peshuar bashkë me mëkatet e tyre.

• “Frika” ime është thelbi im, dhe ndoshta pjesa ime më e mirë.

• Parimi im prijës është ky: Faji nuk duhet dyshuar kurrë.

• Ende pa i thënë gjërat, i bën – kështu vepron njeriu me vlera.

• Askush nuk mund ta shohë të vërtetën, por mund të jetë e vërteta.

• Një përparësi në mbajtjen e ditarit është se ju nuk i vini re ndryshimet nga të cilat vuani pa pushim.

• Frytshmëri është të bësh gjëra që nuk ishe i aftë t’i bëje më parë.

• Vetëkontroll do të thotë të dëshirosh të jesh i frytshëm në një pikë në rrezatim të pafund me ekzistencën time shpirtërore.

• Sa kohë që e ke kafshatën në bojë, atëherë i ke zgjidhur të gjitha problemet e momentit.

• Fillo me çka është e drejtë sesa të fillosh me çka është e pranueshme.

• Vuajtja është elementi pozitiv i kësaj bote, në të vërtetë është e vetmja lidhje midis kësaj botes dhe pozitives.

• Dashuria sensuale është mashtruese si dhe dashuria hyjnore; ajo nuk mund të bëhet vetë, por gjersa e ka pavetëdijshëm elementin e dashurisë hyjnore brenda vetes, mund të bëhet edhe kështu.

• Historia e njerëzimit është çasti midis dy hapave të udhëtarit.

• Fakti që synimi ynë është i matur saktësisht me jetën tonë, na e jep ne përshtypjen se jemi të përjetshëm.

• Shpirti bëhet i lirë vetëm kur ai të pushojë së qeni një mbështetje.

• Ka vetëm dy gjëra. E vërteta dhe gënjeshtrat. E vërteta është e pandashme, gjersa ajo nuk e njeh veten; të gjithë ata që duan ta njohin, vetëm sa gënjejnë.

• Ne të gjithë kemi flatra, por ato nuk na duhen ne për asgjë dhe nëse do të mundnim, do t’i shqyenim.

• Rinia është e lumtur, sepse ajo e ka mundësinë ta shohë të bukurën. Të gjithë ata që janë të aftë ta shohin të bukurën, nuk plaken kurrë.

• Ne jemi mëkatarë jo vetëm se kemi ngrënë Pemën e Dijes, pore edhe sepse nuk e kemi ngrënë Pemën e Jetës. Gjendja në të cilën ndodhemi është mëkatare, pavarësisht nga faji.

Lutje Zotit

Lutje e Presidentit të Republikës së Kosovës Dr.Ibrahim Rugova më 12 qershor 1999.

Të Lutëm O Zot
Për Lirinë Që Na Fale
Të Lutëm O Zot
Për Kthimin Tonë
Në Kosovën Tonë
Në Tokën Tonë
Të Falemi Ty
Për Këtë Mrekulli
O Zot./KultPlus.com

Në Suedi do të mbahet Festivali i Rapsodëve

Si rezultat i bashkëpunimit mes shoqatës “Drenica” dhe Ministrisë së Diasporës, në Suedi do të mbahet Festivali i Rapsodëve, përcjell albinfo.ch.

Ky festival do të mbahet më 9 qershor të këtij viti, në Malomo.

Njoftimi i plotë nga MDIS:

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me shoqatën kulturo artistike “DRENICA” do të organizojë Festivalin e Rapsodëve në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmo, Suedi.

Festivali mbahet më 09.06.2019, duke filluar nga ora 13:00. Adresa: Qendra Kulturore e Kosovës, Ostra Hindbyragen 26B 213 74 Malmo

Ermonela Jaho, Flaka Goranci dhe Ausilio Mehmeti shkëlqyen në ditët shqiptare në Bavari

Ditët shqiptare në Bavari organizuar nga konsullata e Përgjithshme shqiptare në Mynih, çelën siparin me një aktivitet ku performoi sopranoja me famë ndërkombëtare , Ermonela Jaho, mezzo-Sopranoja Flaka Goranci dhe Pianisti Ausilio Mehmeti.

‘Ditët shqiptare në Bavari’ është kthyer në një aktivitet të përvitshëm që mbahet në Mynih. Konsulli shqiptar Arten Hanku, tha se përgjatë 1 muaji Përfaqësitë Diplomatike, Shoqatat dhe mbarë komuniteti shqiptar që jeton në këtë vend të Gjermanisë, organizojnë aktivitete të ndryshme kulturore-sportive, duke promovuar para publikut bavarez, trupit diplomatik, medias dhe mbarë komuniteteve të tjera vlerat e kulturës, artit, sportit dhe traditës shqiptare.

Sopranoja Ermonela Jaho vlerësoi zhvillimin e këtij aktiviteti si një mundësi e mirë për të treguar vlerat e artit dhe kulturës shqiptare.

Në aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë së Prishtinës, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, përfaqësues të Trupit Diplomatik, medias, shoqatave shqiptare dhe komunitetit bavarez.

Top Channel

Figura e shahut që kushton një milion dollarë

Një copë mesjetare e shahut që ka munguar për gati 200 vjet është vendosur në ankand për më shumë se 1 milion euro.

Familja në zotërim të copës së çmuar e kishte mbajtur atë për 50 vjet përpara se të zbulonte se ishte një nga pjesët e humbura të Lewis Chessmen, raporton insajderi.

Chessmen Lewis – një rrangull me 93 objekte – u zbulua në vitin 1831 në Isle, raporton revista “Time”.

Sidoqoftë, në kohën e zbulimit të tyre, mungonin pesë copë – një kalorës dhe katër gardianë./KultPlus.com

Arba Kokalari falënderon 10284 qytetarët që e votuan për Parlamentin Evropian

Arba Kokalari që konsiderohet të jetë shqiptarja e parë që ka siguruar ulësen në Parlamentin Evropian, sapo ka njoftuar se tashmë edhe zyrtarisht është anëtare e Parlamentit Evropian, shkruan KultPlus.

Ajo ka falënderuar 10284 persona që tashmë e kanë votuar Arbën që të jetë pjesë e këtij institucioni të lartë.

Për zgjedhjen e Arba Kokalarit si anëtare e Parlamentit Evropian ka pasë reagime të shumta prej shqiptarëve, të cilët e kanë vlerësuar si arritje të madhe që tashmë edhe shqiptarët kanë një përfaqësuese në Parlamentin Evropian.

Alba Kokalari është anëtare e Parlamentit Evropian me përfaqësim të Suedisë./KultPlus.com

Jonida Maliqi, me fustanin me ylber uron Muajin e Krenarisë

Këngëtarja Jonida Maliqi sot ka uruar për Muajin e Krenarisë së komunitetit LGBT.

Maliqi e cila para pak javësh përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, me fotografitë e një fustani me ngjyrat e komunitetit LGBT ka uruar të gjithë fansat e saj në Instagram.

“Nëse jeta është kaq e kaltër atëherë zgjedhe një ngjyrë tjetër të ylberit” ka shkruar Jonida, e cila megjithatë nuk njihet si aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT, përpos ndoshta veshjes e cila mund të asocojë me ylberin, elementin e komunitetit LGBT nëpër botë.

Në anën tjetër, vite më parë në Shqipëri pati qarkulluar një peticion në të cilin ishte nënshkruar edhe Jonida, e i cili mbronte familjen dhe ishte anti-komunitetit LGBT.

Maliqi në Eurovizion e këndoi këngën “Ktheju tokës” me të cilën u pozicionua edhe në finalen e Eurovizionit. / KultPlus.com

Gjej kohë…

Poezi nga Nënë Tereza

Gjej kohë të mendosh
Gjej kohë të lutesh
Gjej 
kohë të qeshesh
Është burimi i fuqisë
Është fuqia më e madhe mbi 
tokë
Është muzika e shpirtit.

Gjej kohë për të luajtur
Gjej kohë të 
duash dhe të duhesh
Gjej kohë të japësh
Është sekreti i rinisë së 
përjetshme
Është privilegj i dhënë prej Zotit
Dita është shumë e shkurtër 
për të qenë egoistë.

Gjej kohë të lexosh
Gjej kohë të jesh mik
Gjej 
kohë të punosh
Është burim mençurie
Është rruga e lumturisë
Është çmimi 
i suksesit.

Gjej kohë të bësh mirësi
Ështe çelësi i parajsës.

Dy filma nga Kosova, pjesë e First Cut Lab

Dy filma nga Kosova janë pjesë e First Cut Lab – punëtorisë së njohur për filmat e metrazhit të gjatë.

Punëtoria sivjet vjen edhe në Kosovë, nga 17-20 korrik, ndërsa filmat “Looking for Venera” me regji nga Norika Sefa dhe producent Besnik Krapi, dhe “Andromeda Galaxy” me regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça, janë pjesë e këtij workshopi të njohur.

FCL Kosovo do të organizohet në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Punëtoria do të kryesohet nga Matthieu Darras dhe Benjamin Mirguet, ndërsa më pas do të mbahet edhe në Turqi e në Finlandë. / KultPlus.com

Traileri i ‘La casa de papel: Parte 3’ (VIDEO)

Është lansuar sot traileri i pjesës së tretë të sezonit të parë të serialit ‘La casa de Papel’.

Seriali i njohur në NETFLIX ka marrë vëmendjen me dy pjesët e para, ndërsa me 19 korrik fillon pjesa e tretë.

‘Kësaj here nuk është për paratë, por për familjen’ thuhet në mesazhin e prezantuar me videon. / KultPlus.com

Grand Tour – një shëtitje e shkurtër përmes poezisë evropiane

Me 19 qershor në kryeqytet vjen një ngjarje e poezisë evropiane.

Me: Daniela Danz, Ervina Halili, Sonja Harter, Arben Idrizi, Blerina Rogova-Gaxha, Raphael Urweider and Jan Wagner

Jan Wagner dhe Federico Italiano, poetë dhe redaktorë, nisën një udhëtim poetik nëpër Evropë – nga këshilla më të ftohta dhe më veriore të kontinentit, nëpër pyje të harlisur dhe në fusha të hapura, deri në shiritat e butë të tokës përgjatë bregdetit të Mesdheut. Përshtypjet e tyre mbi tokën dhe popullin regjistrohen në librin e ri të botuar “Grand Tour”, një antologji e shtrirë e poezisë bashkëkohore evropiane.
Si pjesë e “Ditës së Gjuhës Gjermane / Tage der deutschen Sprache” në Prishtinë antologjia do të paraqitet nga një kor i vërtetë poetësh. Në skenë, Jan Wagner do të bashkohet me Daniela Danz (D), Sonja Harter (A), Raphael Urweider (CH) si dhe Ervina Halili, Arben Idrizi dhe Blerina Rogova-Gaxha.

Ngjarja do të zhvillohet në gjuhën gjermane me përkthim në gjuhën shqipe dhe do të mbahet në Qendrën Multimedia me fillim prej orës 19:00. / KultPlus.com

Çoban: Mos t’i shikojmë shqiptarët si disa fise që na kanë sulmuar

“Shqiptarët i kanë pesë-gjashtë yje globale muzikore, me këtë duhet të ballafaqohemi, ata janë bërë pjesë e civilizimit perëndimor në mënyra të ndryshme dhe ata nuk mund t’i shikojmë si disa fise që na kanë sulmuar”, thotë për n1 Robert Çoban ( Čoban) , pronar i Shtëpisë botuese Color press group, transmeton Koha net.

Çoban ka thënë se është i inkurajuar me faktin se në Beograd është mbajtur festivali “Mirëdita, dobar dan” dhe ka shtuar se suksesi i këtij festivali ndodhi në “atmosferën ku jetojmë dhe në ciklin e lajmeve të njëjta të përsëritura nga Kosova “.

“Është mbajtur dhe për të duhet të flitet. Në ndërkohë kemi pasur edhe deklaratën e kryeministres për njerëzit nga mali, ajo ka menduar për njerëzit konkretë, për njerëzit e UÇK-së… Ne vërtetë mendojmë për shqiptarët dhe Shqipërinë se ata janë njerëz të rendit të dytë, këtë nuk e thonë të gjithë publikisht, por kështu mendohet në bisedat private. Kompleksi i vlerës më të lartë po krijohet, ne, që nga marrja e sërishme e Kosovës e kemi këtë relacion suprem, ne edhe më tej mendojmë se jemi më të mirë sesa ata, por askush në Ballkan nuk është më i mirë se tjetri. Bekim Fehmiu ka qenë artisti i parë që aktroi në Hollywood. Për këtë arsye festivali “Mirëdita” është i rëndësishëm, aty janë njerëzit me të cilët duhet të jetojmë në qytetet tona, ne me ta duhet të udhëtojmë diku , diku shqiptarët do t’i kemi në kufi. Ne nuk njihemi mjaft, bota është rrjetëzuar, i takojmë këta njerëz kudo në biznes, kulturë, duhet të njihemi më mirë dhe pastaj temat politike do të “ecin” më lehtë”, ka thënë Çoban.

Duke folur për integrimet evropiane të Serbisë, ai thotë se është pritur të hapen më shumë kapituj, ndërsa ka shtuar se e di që në ato fusha po punohet shumë.

“Rrethana të ndryshme të tjera në vetë Evropën lidhur me Kosovën kanë ndikuar në numrin e vogël të kapitujve të hapur. Ne duhet t’i kuptojmë dhe t’i dëgjojmë ata që na ftojnë mysafirë, nuk mund t’ua caktojmë të drejtat tona, sado që duket e padrejtë, ne kemi vendosur ta marrim këtë rrugë, e nëse jo, t’iu tregojmë njerëzve”, ka përfunduar Çoban.

Pianistja shqiptare bën famë në Washington

Të bësh karrierë në muzikë klasike është një rrugë e vështirë. Ky rrugëtim bëhet edhe më sfidues kur ndodhesh në vend të huaj. Por Merzana Kostreci me punën dhe talentin e saj, po mahnit publikun me lojën e saj në piano. Artistja shqiptare, po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke synuar që të bëhet një emër i njohur i muzikës klasike.

Karrigia pranë pianos është vendi më i rehatshëm për të, ndërsa tingujt e këtij instrumenti muzikor janë arma e saj më e fortë. Artistja shqiptare Merzana Kostreci, po bën karrierë si pianiste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ëndërr të cilën e ka qysh nga fëmijëria.

“Unë e kam nisur pianon që e vogel dhe kam vite që performoj për publikun. Jo vetëm që është e veçantë për mua, sepse mua më pëlqejnë të gjitha llojet e muzikes, por kur luaj muzikë klasike, piano për mua është si një pjesë e imja. Performanca në piano dhe pjesët kur unë luaj për publikun, shprehin atë që mund të ndjej dhe nuk e them dot me fjalë. Kënaqësia më e madhe është kur edhe publiku e pëlqen performancën dhe unë arrij të përcjell ndjenjat e mija nëpërmjet muzikës tek publiku”, thotë Merzana.

Pianistja Kostreci deri tani ka realizuar disa performanca në Evropë e SHBA. Çmimet artistike të fituara në Shqipëri, i mundësuan asaj shkollimin në Universitetin e Muzikës në Këln të Gjermanisë. Por diplomimi në vitin 2003 duket nuk i mjaftoi Merzanës… Ajo vazhdoi studimet për piano në Universitetin e Maryland-it, në Shtetet e Bashkuara.

“Sfida që kam hasur unë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vend i huaj së pari, ka qenë sepse nuk është vendi ku ke lindur dhe do pak kohë që të krijosh një reputacion si muzikante. Gjithashtu kam pasur vështirësi si muzikante klasike, sepse këtu ka nga të gjitha llojet e rrymave të muzikës që konkurrojnë për të patur një treg, për t’u bërë të sukssesshëm”, thotë Merzana.

“Pjesët që kam zgjedhur për këtë recital janë kryesisht pjesë të stilit romantik. Kam katër pjesë nga Shopen. Pjesët nga Shopen janë intime në përgjithësi dhe i kam zgjedhur tamam për sezonin e pranverës. Gjithashtu kam një pjesë nga Shuman, që është një pjesë më virtuoze. Gjithmonë kam qejf të kem pjesë virtuoze në repertor, sepse janë më ritmike dhe më të gjalla”, thotë ajo.

Interpretimin e saj e shoqëruan duartrokitjet e gjata. Nuk munguan as lëvdatat për artisten Kostreci, nga publiku që u largua nga shfaqja me përshtypje dhe ndjenja pozitive.

“Kjo paraqitje i ka tejkaluar pritjet e mija. Unë kuptoj shumë nga muzika klasike dhe pashë një performancë të mirë. Kjo shfaqje po më kujton fjalët e një muzikanti profesionist, që thoshte se performanca të këtij niveli nuk arrihen nga ato që ke lexuar dhe ke mbajtur mend, jo ajo që është në duart, mendjen dhe në shpirtin e një artisti. Prandaj kjo artiste mori duartrokitje më se të merituara. Për mua është privilegj të jem këtu dhe e falenderoj për këtë”, thotë David Pappert, banor i Uashingtonit dhe ish-drejtor i Bordit të Drejtorëve të Universitetit Duquesne.

“Ne u kenaqëm shumë sonte. Merzana na mbajti pezull me muzikën e vet. Ishte kënaqesi jo vetëm për faktin që ti shkon diku në një salle koncerti, muziken e bukur por për ne është shumë e veçantë për të mbështetur njëri tjetrin, për të mbështetur pikërisht artistët e rinj, talentet e reja, nxënësit, studentët të cilët performojnë kudo ku ata janë. Ishte kënaqësi shumë e madhe”, thotë banorja e Uashingtonit Enkelejda Balliu.

“Mendoj se ajo është shumë e talentuar, luan me pasion. Jam e mahnitur nga fuqia e saj. Jam e impresionuar nga pjesët e luajtura nga ajo. Shpresoj që ajo të ketë karrierë të mrekullueshme. Ajo duhet të vazhdoj të luajë profesionalisht dhe të vazhdojë ta rrisë audiencën e saj, sepse e meriton të njihet. Ajo është një pianiste e mrekullueshme”, thotë Caren Ginsberg.

“Koncerti që sapo ndoqëm ishte me të vërtetë shumë i arritur nga ana artistike dhe teknike. Meri Kostreci është shumë e talentuar dhe të gjitha veprat që luajti ajo sot, ishin jo vetëm të bukura, por kishin të gjithë spektrin e emocioneve, nga ato romantike tek ato më të fuqishme. Për sa i përket aktiviteteve kulturore në zonën tonë është një gjë që të jep kënaqësi të jashtëzakonshme që të kesh një aktivitet si ky që e ndoqëm”, thotë Evi Budo Struble.

Merzana Kostrecin e pret një rrugë e gjatë drejt synimeve të saj, por ajo premton se nuk do të ndalet në rrugëtimin drejt suksesit, krahas punës së përditshme që bën si mësuese pianoje.

Kjo ishte hera e tretë që ajo interpretoi e vetme. E veçanta e këtij recitali është se të gjitha pjesët e luajtura, i ka përgatitur vetë. Herën tjetër ajo synon t’i sjellë para publikut tingujt e saj, në një koncert me orkestër. / KultPlus.com

“Prishtina lexon” argëton fëmijët me aktivitete të ndryshme

Me moton ‘Prishtina m’jep dashni’, është duke u mbajtur këndi i leximit për fëmijë në sheshin “Zahir Pajaziti” në kuadër të festivalit ‘Prishtina lexon’. Fëmijët e mbledhur në tendat e ndara, ishin aktivë me leximin e veprave, pastaj në këndin për pikturë, këndim, dhe lexim në gjuhë të huaja.

Të pranishëm ishin edhe artistët kosovarë Xhejlane Tërbunja dhe Alban Rexhaj, të cilët lexuan copëza të veprave për fëmijë, gjithashtu bashkëpjesëmarrës ishin filloristët, të cilët lexuan poezi dhe patën mundësi interaktiviteti gjatë festivalit, në fokus të të cilit janë temat si miqësia, loja, piktura, kënga, shkolla, shkruan KultPlus.

Organizatorët shprehen për KultPlus, se janë të kënaqur me pjesëmarrjen e fëmijëve dhe aktivitetet.

“Në këndet e festivalit ‘Prishtina lexon’, nuk po mungon argëtimi i fëmijëve dhe kënaqësia e leximit. Qëllimi ynë kryesor është kultivimi i shprehisë së leximit te moshat e reja”, thanë ata.

Aktivitetet për fëmijë kanë filluar nga ora 10:00, dhe po vazhdojnë ende. Ato do të zgjasin deri në orët e mbrëmjes, me ç’rast do të shpallen edhe lexuesit e vitit nga Komuna e Prishtinës.

Nga ora 16, aktivitete do të ketë edhe për të rriturit në Kino Armata, ku qytetarët do të kenë rastin të shohin edhe film, teatër dhe slam poezi.

Me “Book Character Party”, që nis nga ora 21:00 do të përfundojnë të gjitha aktivitetet në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”. / KultPlus.com

????????????????????????????????????

Hiperrealizmi dhe rëndësia e të qenit alternativ

Fotorealizmi, siç e dimë, ka lindur në fund të viteve 60 në SHBA. 
Kjo lëvizje ka thyer rregullat e artit të shekullit XX, duke e rikthyer realizmin në epokën moderne dhe duke përshkruar një periudhë historike të vendosur mirë. Në këtë mënyrë, duke ndjekur konceptet e Pop art-it, jeta e përbashkët amerikane u bë protagoniste e artit me tema tipike, si
ushqimi, dritaret e dyqaneve, ushqimet dhe makinat e asaj periudhe. Shikimi i një vepre arti fotorealiste është si të kthehemi në kohë, ne mund të shohim qartë një seksion “kryqëzimi” të jetës së atyre viteve.

Që atëherë, bota ka pësuar transformim komplet në Çdo fushë të saj: ndërsa në atë kohë krijimi i një vepre hiperrealiste ishte e pabesueshme dhe e rrallë, sot, me të gjitha avancimet teknologjike dhe përhapjen e internetit, mund të shohim shumë artist që përpiqen të arrijnë një efekt hiperrealist dhe ne po ndihmojmë në evoluimin natyror dhe përmirësimin e nivelit mesatar teknikologjik.

Çdo lëvizje artistike nuk mbetet e njëjtë gjatë viteve, por duhet të evoluojë drejt drejtimeve të reja.

Tashmë për disa vite, shumë artistë filluan të punonin në një vizion të ri të Hiperrealizmit, duke luajtur me një teknikë realiste për të realizuar diçka që nuk ishte parë më parë; ne mund të themi edhe se një version i ri i Hiperrealism-it është tashmë i lindur. Midis gjeneratës së re, ka shumë pionierë të këtij evolucioni që punojnë në një mënyrë shumë personale dhe unike, duke hedhur themelet për një interpretim alternativ të realizmit bashkëkohor.

Ne mund të shohim qartë këtë hulumtim personal në veprat e Robin Eley, i cili përdor një teknikë hiperrealiste si një mjet për të shprehur vizionin e tij unik duke krijuar seri të reja, gjithnjë e më të reja të pikturave absolutisht origjinale, si në vitin 2017 “Humbje / më pak” (Loss / Less) ku krijoi portrete të dekompozuara duke u dhënë atyre një efekt glitching për të përfaqësuar mendimin e tij për humbjen e identitetit në epokën e internetit.

“It’s Paradise On One Hand/Sort of Weirdly Postmodern” / Robin Eley

Nuk është shembulli i vetëm i pikturave alternative nga Eley, i cili e nisi karrierën e tij me një vepër arti origjinale të titulluar “Bibliografi“: një portret realist i pikturuar në mbulesat e disa librave.

Ne gjithashtu mund të flasim për Alyssa Monks, e cili në serinë e saj të fundit të quajtur “Pika e Thyerjes“, tërësisht e shtrembëron konceptin hiperrealist nga i cili ka filluar, duke i dhënë jetën skenave vizionare: transparencat dhe mbivendosjen e imazheve që përfaqësojnë sintezën e përsosur të realizmit dhe abstraktes. Alyssa është në gjendje të marrë një efekt të pabesueshëm optik duke përdorur shenja të forta në panelin e sipërfaqes: të vëzhguara nga larg, pikturat e saj japin përshtypjen e foto-manipulimeve të përpunuara me filtra fotografik, duke u bërë gjithnjë e më shumë abstrakte teksa i afroheni.

“Elpis” / Alyssa Monks

Shumë herë në historinë e artit lëvizjet e ndryshme janë bashkuar njëra me tjetrën, duke krijuar forma të reja, dhe kjo po ndodh edhe sot.
Për shembull, surrealizmi tashmë ka kontaminuar Hiperrealizmin, thjesht mendoni për Joel Rea ose Jeremy Geddes të cilët janë dy raste të surrealistëve të jashtëzakonshëm / Hiperrealistëve.

Në kontekste të tjera, Brad Kunkle krijon vepra arti të pazakonta realiste me një atmosferë simbolike, ku një ikonografi personale dhe e paqartë ngjall skenarët me ëndrra dhe sugjerime me fletë ari dhe argjendi si zotërit e së kaluarës.
Këto janë vetëm disa shembuj të asaj që është një agim i një epoke të re për artin bashkëkohor, ku gjithnjë e më shumë artistë po përpiqen të krijojnë diçka të re, duke lënë gjurmë të tyre personale.

”Eidolon” / Brad Kunkle

Pavarësisht se Hiperrealizmi tashmë ka  më shumë se 50 vjet, ne guxojmë ta konsiderojmë atë në fillimet e tij: ka kaq shumë mundësi dhe elementë të pazbuluara ende, gjithçka që duhet është çlirimi i mendjeve tona nga skemat e krijuara në lëvizjet e mëhershme të artit.
Ne do të donim të bashkonim të gjitha këto interpretime të pazakonta të Hiperrealizmit nën përkufizimin e “Realizmit Alternativ“, duke i dhënë gjithnjë hapësirë ​​më të madhe në revistën tonë.
Pse ky emër? Si në muzikë, përkufizimi i “alternativës” është fjala që bashkon të gjitha dallimet e zhanrit të muzikës rock, të zakonshme, në të njëjtën mënyrë, ne mund të konsiderojmë si alternativë e të gjitha varianteve të ndryshme të Hiperrealizmit që devijojnë nga fotorealizmi klasik. / KultPlus.com

Sellma bëhet imazh i brendit ndërkombëtar “Ameera London”

Grimerja e njohur kosovare, Sellma Kasumoviq, nuk i ka të pakta sukseset jashtë vendit.

Së fundmi, ajo ka arritur të bëhet imazh i brendit ndërkombëtar “Ameera London”, në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë e ka bërë të ditur vet grimerja kosovare përmes disa fotografive të ndara me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

“Jam e kënaqur që jam imazhi i @ameralondon në Chelsea, Londër; mbi 50,000 njerëz që vizitojnë zonën në një javë…P.S. Prodhimet e ullirit janë të vetmet që e bëjnë lëkurën time të përsosur dhe flokët e mi të shëndetshëm. Faleminderit”, ka shkruar kasumoviq në Instagram.

“Ameera London” përndryshe është një brend i themeluar në vitin 2016 nga Nabil Abbaze, me prejardhje nga Maroku.

E nisur në mars të vitit 2016 dhe me emrin e vajzës së tij (Ameera do të thotë princeshë në arabisht) dhe vendlindja e saj në Londër, “Ameera London “është një biznes i suksesshëm familjar me rrënjët në Londër dhe krenohet me trashëgiminë marokene.

Ky brend ofron produkte të shumta kozmetike, imazhi i të cilave tashmë është edhe grimerja Sellma. /Telegrafi/ KultPlus.com

Rrahman Paçarizi promovon romanin “Shtatë udhë”

Shkrimtari Rrahman Paçarizi këtë të enjte do të promovojë romanin e tij “Shtatë udhë”.

Në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ku edhe do të bëhet promovimi i librit, me këtë rast do të flasin shkrimtarët dhe studiuesit: Bardh Rugova, Gëzim Aliu, Meliza Krasniqi dhe Agron Y. Gashi.

Temat, motivet, ngjarjet në këtë roman janë, kryesisht, përjetime të autorit dhe të shokëve të tij. Ka tema dhe motive, persona dhe personazhe që janë marrë nga historia dhe nga artet dhe janë bërë prototipa në të shtatë rrëfimet e tij, në të cilët, për shkak të pronorit “im”, autori duket më i pranishëm në secilin prej tyre sesa familjarët dhe miqtë e tij, me të cilët diskuton për temat që i trajton e që janë, të rënda, të ndjeshme.

Zoti im, Helena ime, Çmendja ime, Pushteti im, Lufta ime, Liria ime, Vdekja ime janë rrëfimet e romanit, në të cilët ka dukuri abstrakte dhe konkrete; kujtime dhe përjetime tepër të rralla në vendin dhe shoqërinë tonë. Janë rrëfime dhe tregime që përbëjnë një roman tematik familjar, shoqëror dhe kombëtar. Narratori në to rrëfen për moshën e fëmijërisë, të adoleshencës, të pjekurisë; për mësimet në shkollën fillore, për mësimet në shkollën e mesme, për mësimet në fakultet, për raportet shoqërore, për punën dhe punësimet.

“Shtatë udhë” është një roman mbushur me psikologji, komedi, tragjedi. Me paqe dhe luftë.

Romani botohet më 6 qershor, në orën 10:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. / KultPlus.com



Frida Kahlo: Këmbë, për çfarë më duheni, kur unë kam krahë për të fluturuar?



Frida Kahlo: Gruaja pas legjendës

Në vitin 1925, Frida Kahlo po kthehej në shtëpi pas shkollës në qytetin e Meksikës kur autobusi  me të cilin ajo po udhëtonte u përplas me makinat në rrugë. Si pasojë, ajo mori plagë fatale në shtyllën kurrizore dhe në leg, duke bërë që ajo të kalonte muaj të tërë në shtrat pas aksidentit. Gjatë kohës që kaloi në shtrat, ajo kishte një këmbalec piktori në shtratin e saj që të mund të praktikonte teknikat e pikturimit dhe kur filloi që të punonte ajo filloi që ta pikturonte botën sipas vizionit të saj të veçantë.

Gjatë gjithë jetës së saj ajo do të kthehej në krijuesen dhe muzën e një arti të jashtëzakonshëm. Veprat e saj na japin mundësinë që t’a shikojmë botën përmes syve të saj. Ajo pikturoi miqtë, familjen e saj, natyrë të qetë dhe tematika shpirtërore, por do të ishin portretet e saj mesmerizuese ato që do të kapnin vëmendjen e botës. Në një vepër të hershme të një portreti më fustan të kadifenjtë fokusi është tek vetullat e saj të theksuara, qimet e fytyrës, qafën e gjatë dhe vështrimin e saj të frikshëm. Këto tipare mbetën edhe më pas, por shpejt Kahlo do ta paraqiste veten në mënyra më të pazakonta si p.sh., portreti me shtyllën kurrizore të thyer, ku ajo përdor simbolizmin, imazheri fetare dhe peizazh të thyer për të paraqitur gjendjen e saj fizike dhe mendore.

Në vitin 1923, Kahlo filloi që të dilte me piktorin Diego Rivera. Ata u bënë partnerë të përjetshëm dhe kultivuan një famë eksentrike. Ata udhëtuan nëpër botë dhe iu përkushtuan artit, politikës komuniste dhe nacionalizmit meksikan. Kahlo dhe Rivera ishin pjesë e një lëvizje që lartësonte kulturën indigjine dhe revolucionin. Në jetën e saj të përditshme, Kahlo vishej me fustan tijhuanian dhe zhytej ne sipirtualitetin vendor. Edhe në punën e saj ajo i referoj shpesh kulturës popullore meksikane si ngjyrat e ndezura, referencat e lidhura me vdekjen, fenë dhe natyrën. Me imazhet e saj të luleve gjigande pluskuese, pjesët e transplantuara të trupit, peizazhet engjëllore, dhe retë e kadifenjta me demonë, do të bënte që shumë shpesh Kahlo të asociohej me surrealizmin. Por ndërsa surrealistët përdornin ëndrrat për të eksploruar mendjen e pavetëdijshme, Kahlo i përdorte ato për të paraqitur gjendjen fizike dhe përvojat e saj jetësore.

Dy nga përvojat e saj më të shfrytëzuara ishin paaftësia fizike dhe martesa e saj. Si rezultat i aksidentit me autobus ajo ka vuajtur nga probleme të mëdha shëndetësore dhe ka qenë e shtruar për periudha të gjata në spital. Shpesh ajo do të bashkonte në pikturat e saj gjendjen e saj mendore me atë fizike, duke pikturuar agoninë e saj, rikuperimet nga operacionet, ose duke përdorur objekte si karrocën e saj.

Ndërkohë marrëdhënie e saj me Rivera-n ka qenë e stuhishme të shënjuara nga tradhtitë reciproke, madje ata edhe u divorcuan një herë për t’u rimartuar një vit me vonë. Gjatë kësaj periudhe ajo pikturoi dopio portretin e saj, dy Fridat të cilat flasin për dhimbjen e humbjes dhe kuptimin e vetes. Frida në të majtë ka një zemër të thyer e cila rrjedh gjak në fustanin e saj viktorian. Ajo simbolizon një version të artistes, e cila është e lënduar nga e shkuara dhe ajo është gjithashtu e lidhur me anë të një artereje me një vete të saj të dytë. Kjo Frida mban veshur një fustan tijhuanian dhe megjithëse ajo e kujton Diegon me portretin e vogël të tij që ajo mban në duar, por zemra e saj mbetet e paprekur. Ato që të dyja sugjerojnë një pozicion ndërmjet të shkuarës dhe të tashmes, individualitetin dhe pavarësinë.

Kahlo vdiq në vitin 1954 në moshën 47 vjeçare. Vitet pas vdekjes së saj ajo gëzoi një famë që ka zgjatur deri në ditët e sotme. Trupi i Kahlos na kujton se, nuk ka të vërteta të thjeshta për jetën, punën dhe trashëgiminë e gruas pas ikonës. Në vend të këtyre, ajo ka paraqitur versione të shumëfishta të vetes duke na hapur kështu disa rrugë drejt përmbajtjes së shpirtit të saj. / KultPlus.com

Leksionet e artit nga TED-ED
Nga Iseult Gillespie

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja Enkeleda Suti
https://ed.ted.com/lessons/frida-kahlo-the-ëoman-behind-the-legend-iseult-gillespie




NASA e thotë: 98% e fëmijëve janë gjeni ndërsa shkolla mbyt kreativitetin e fëmijëve

Shkolla për shekuj me radhë është konsideruar tempulli i dijës dhe burim i mirëqenies. Gjitha studimet tregojnë se shkolla ka ndikim të drejtpërdrejt në mirqënien e njerëzve, por një studim i dy shkenctarëve të NASA-s ka ardhur në përfundime shokuese: 98% e femijëve të moshës 5 vjecare janë gjeni në kreativitet ndërsa vetëm 2% e tyre mbesin gjeni edhe pas moshës madhore.

Ky studim i realizuar për mëse 30 vite me mbi 1 milion njerëz, vjen në përfundimin se shkolla ka ndikimin më negativ në mbytjen e kreativitetit. Kjo pasi shkolla e sotit, është po ajo e 100 viteve më parë, e ndërtuar për ti shërbyer revolucionit industrial dhe e konceptuar në të njëjtën formë si fabrika, e cila nuk i lejon nxënësit të dalin jashtë kornizave, të mendojnë, imagjinojnë dhe krijojnë.

Ndërsa përjashtim nga kjo bën sistemi finlandez i edukimit i cili është krejtësisht i bazuar në zhvillim te kreativitetit dhe zgjidhjen e problemeve komplekseve, përmes mësimit të bazuara në lojra, projekte, fenomene dhe jo lëndë e grupmosha strikte.

Shembull i jashtëzakonshëm i kësaj është Shkolla Finlandeze në Kosovë. Me sistemin numer 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, e jo lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, www.shkollafinlandeze.com apo ne Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze./KultPlus.com

10 mijë vizitorë gjatë muajit maj në muzetë e Beratit

Fluks vizitorësh në sezonin turistik, në ambientet e muzeut Ikonografik Onufri dhe Etnografik, Berat. Të dhënat tregojnë se numri i vizitorëve është më i lartë për vitin 2019 krahasuar me sezonin turistik të një viti më parë.

Të dy muzetë kane qenë destinacioni i preferuar në paketën turistike, për individë dhe grupe vizitorësh shqiptare e të huaj.

Për periudhën maj 2019 numërohen rreth 10 615 vizitorë, 1 731 ose 20% vizitorë më shumë se e njëjta periudhe e vitit 2018, duke realizuar 1 336 420 lekë, pra 232 720 ose 21% lekë më shumë se e njëjta periudhe e vitit 2018.

Ndërsa për periudhën janar- maj 2019 numërohen 20 668 vizitorë, 5 005 ose 32% vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019, duke realizuar 2 677 860 lekë pra 615 580 ose 30% lekë më shumë se e njëjta periudhe e vitit 2018.

Turistët e huaj që kanë vizituar muzetë e Beratit janë nga gjermanë, anglezë, sllovakë, italianë, holandezë, amerikanë dhe spanjollë. /atsh / KultPlus.com

Ishujt fatlumë

Fernando Pesoa

Cili zë vjen mbi tingullin e valëve
Që nuk është zëri i detit?
Është zëri i dikujt që na flet,
Po, nëse nderim veshin, hesht,
Pikërisht sepse zumë të përgjonim.

E vetëm nëse, gjysmë të përgjumur,
Dëgjojmë pa e ditur që dëgjojmë,
Ai na flet për shpresën
Drejt së cilës, si një fëmijë
Që fle, duke fjetur buzëqeshim.

Janë ishuj fatlumë,
Janë toka që nuk kanë vend,
Ku Mbreti jeton duke pritur.
Por, nëse atje shkojmë duke u zgjuar,
Hesht zëri; dhe mbetet vetëm deti.

Përkthyer nga Ajsela Koka