A konsiderohen lexuesit e librave në plazh lexues serioz?

Sado argëtuese dhe e mezipritshme të tingëlloj rrezitja në plazh, kur veçse ndodhemi atje, fillojmë të mërzitemi dhe na nevojitet diçka që koha të kalojë më shpejtë, përderisa jemi duke pritur që lëkura të marrë ngjyrën e bronztë. Përveç telefonit, që është argëtimi jonë primar në plazh e kudo, gjëja tjetër që mund të bëjmë në plazh është leximi i librave.

Duket sikur me kohën është krijuar një zhanër i veçantë i librave, kryesisht novela me përmbajtje të lehtë dhe me histori intriguese që kanë fuqinë të na mbajnë vëmendjen e përqendruar në ngjarje pavarësisht temperaturave të nxehta, bisedave apo të çjerrave që vinë nga çadrat fqinje.

Librat e verës janë tema që nis që prej qershorit dhe promovohet në shumicën e mediumeve si shembull “10 librat që duhen lexuar patjetët këtë verë”, “Novela për plazh”, etj.Pavarësisht kësaj, shumë lexues të pasionuar, do të shikojnë me dyshim nëse i’u kërkon ndonjë libër duke e përmendur fjalën “libër për plazh”, e bile ndoshta edhe do e marrin si ofendim. Të ashtuquajturit, libra të plazhit duket sikur mbartin me vete diçka sipërfaqësore e të lehtë, ngjajshëm me magazinat e modës.

Shumë studiues e konsiderojnë madje brengosëse faktin që industria e librave përkushtohet me mish e shpirt për t’i shitur këto produkte me një marketing që ngjajshëm si me ushqimin e shpejtë, bie shumë në sy dhe të merr vëmendjen, por në të njejtën kohë, mbart rrezikun e përhapjes së vulgaritetit që zakonisht përbajnë këto histori.

Megjithatë, leximi i librave në plazh nuk do të thotë të jetë argëtues pa pjesën e edukimit apo hapjes së mendjes. Ndoshta më shumë duhet tentuar të ndryshojmë qasjen se si na ofrohen këto libra dhe me pak vullnet, edhe vera mund të jetë stina ideale, për libra me përmbajtje përtej argëtueses, me informata që do ta zgjerojnë horizontin tonë, duke arritur të na mbajnë të përqëndruar me pasionin që ngjallin./ Insajderi/ KultPlus.com

Prezantim mbresëlënës i Ansamblit “Zëri i Kosovës” në Kroaci

Ansambli “Zëri i Kosovës” është kthyer në Fushë-Kosovë me dy çmimet kryesore të fituara në Festivalin Internacional të Folklorit, i cili u mbajt në Velika Gorica të Kroacisë.

Çmimet për “Koreografinë më të mirë” dhe për “Interpretimin instrumental” ishin dy çmimet kryesore të këtij festivali që i rrëmbeu “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova, në mesin e shumë shteteve evropiane pjesëmarrëse në këtë festival prestigjioz.

AKV “Zëri i Kosovës”

Ansambli “Zëri i Kosovës”, edhe një herë dëshmoi se janë të denjë për festivale internacionale dhe botërore.

Investimet e DKRS-së në këta të rinj po kthehen në suksese dhe shpërblime të njëpasnjëshme, andaj urimet dhe përgëzimet shkojnë për këta artistë që me dinjitet po e përfaqësojnë jo vetëm Fushë-Kosovën, por edhe Republikën e Kosovës. /KultPlus.com

Vdes Rip Torn

Rip Torn ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Një përfaqësues i aktorit e konfirmoi lajmin duke thënë se ai vdiq në mënyrë paqësore dje në shtëpinë e tij në Lakeville, i rrethuar nga familja, transmeton Klan Kosova.

Rip ishte fitues i Emmy. Ai ishte i njohur për punën e tij në Great White Way. Torn ishte i nominuar edhe për Tony. / KultPlus.com

Presidenti Meta takohet me kampionen e botës: Me krenarinë e sportit shqiptar

 Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto në Facebook me kampionen e botës, Majlinda Kelmendin dhe ekipin e xhudos së Kosovës.

“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës.
Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë.🇦🇱👐🇽🇰”, shkruan Meta.

Kreu i Shtetit ndodhet në Sarajevë që prej ditës së djeshme ku po merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore. /Gazeta Liberale / KultPlus.com

Ngom Fest bashkon artistët vendor dhe të huaj në edicionin e 9-të

Këtë korrik, prej datës 11 deri në datën 14 në qytetin e Prizrenit, do të mbahet edicioni i nëntë i festivalit Ngom Fest.

Njëjtë si në edicionet e kaluara edhe kësaj radhe festivali zë vend në kalanë e qytetit të Prizrenit. Festivali do të bashkojë artistët vendor dhe të huaj.

Natën e parë festivali fillon me zhanrin e Hip hop-it qe do të prezantohet nga labeli P.I.N.T. Natë e dytë do të jetë për bendet e rock muzikës si: Jericho, Ofchestra e me pas edhe bendet e huaja si Ignore the Elephant dhe Exos.

Kurse në natën e fundit, siç tashmë është edhe traditë e këtij festivali, do të përmbyllet më muzikë elektro, ku do të performoj Dj.James Zabiela. /KultPlus.com


Rrugët plot ngjyra të Europës

Nga qytetet e bukura dhe fshatrat e largëta deri tek ndërtesat e pazakonta dhe shtëpitë e peshkatarëve, Europa është një thesar i vendeve me plot ngjyra.

Mund t’i zbuloni edhe ju duke udhëtuar, transmeton Klan Kosova.

Colmar, Francë

Colmar

Happy Rizzi Haus in Braunschweig, Gjermani

Happy Rizzi Haus

La Muralla Roja, Spanjë

Burano, Itali

Burano
Gamla Stan

Stortorget in Stockholm, Suedi

Nyhavn

Nyhavn, Kopenhagë

Poznań

Main Square of Poznań, Poloni

Vernazza

Vernazza, Italy

Arti i muralëve në Tiranë

Portrete, trupa, elementë grafikë, shkronja, hiper-realizmi në skaj të fotografisë. MuralFest, për vitin e dytë, e ka transformuar Tiranën në një muze të hapur.

Shumë artistë erdhën nga e gjithë bota për të pikturuar muret e qytetit. Ndër veprat, ato që spikasnin janë portretet njerëzore dhe pjesëza nga kultura pop, mjedisi urban dhe natyra.

18 artistë të artit mural të ardhur nga Italia, Argjentina, Spanja, Polonia, Rumania, Greqia, Anglia, SHBA etj., me pikturat e tyre, sollën në muret e Kryeqytetit bashkëveprimin mes ideve të pjesëmarrësve dhe komunitetit.

Ky aktivitet u mbajt falë bashkëpunimit të Dekor Tirana dhe laboratorit te artit urban 167B/street te Leçes, Itali me mbështetjen e Drejtorisë të Punëtorëve nr 3 – Bashkia Tiranë, Ambasadës të Rumanisë, Institutit Italian të Kulturës dhe Aleancës Franceze.

Për organizatorët e Festivalit, qëllimi i këtij aktiviteti është t’i japë vazhdimësi imazheve që shprehin vlerat njerëzore, shoqërore duke respektuar identitetin multikulturor.

MurAL Fest Tirana është një kontribut unik, i cili do t’i japë qytetit një nxitje për transformimin e Tiranës në kryeqytetin e artit dhe kulturës, një urë tregimesh të reja vizuale në Ballkan, si dhe bashkëpunime të pandërprera.

Jeta e përditshme, rruga dhe historitë e saj janë të ndërthurura, duke u rritur në mure dhe reinventuar në një përzierje të gjuhëve në një mënyrë për të krijuar identitetin dhe ridizajnimin e hapësirës urbane, duke synuar ndërtimin e një historie të re./ATSH/KultPlus.com

“Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, një temë tabu

Ridvan Dibra është një shkrimtar i njohur me disa romane, sikundër një njeri i dijes, një stilist i fjalës së krehur, e cila fiton vlerë nga hiri i saj estetik i shprehjes.

Monodramën e tij “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” e ndoqa me interes në interpretimin e vrullshëm, pasional e me thyerje interpretative të Ariola Demirit, me regjinë e Ben Apollonit.

Në qasjen e vet letrare, teksti më la shijen e ëmbël të një prozodie prej shkrimtari, që di të “përkëdhelë” fjalën, por edhe ta fshikullojë atë kur i lipset; që ecejaket sa nga dufet e dëshpërimit dhe mëritë e mbledhura lëmsh ndaj normave të ngrira morale, aq dhe te njerëzit e kredhur në paragjykime dhe mediokritetin e kohës që të kalb, robër të një antropologjie zakonore “as mish, as peshk”, që mëkon, do-s’do, zvetënimin, boshin limontin të një shoqërie në kaos e mungesë referencash të dëlira.

Po aq te ky tekst, unë shqova ironinë ndaj raportit të keqkuptuar mashkull-femër, befasitë e qëndrimeve ndaj opinionit të “koduar”, që funksionon si ideologji perverse, ndaj tjetërsimeve të sforcuara të njeriut që imponohen prej “normës” kinse moderne, të një shoqëria kinse “pa paragjykime seksuale” e tërë “kinseve” të tjera, dhe gjer te disa të fshehta, me zor të mbajtura brenda vetes, siç është në këtë tekst virgjiniteti, kuptimi e qëndrimi ndaj tij.

Andaj, dhe “dashuritë” e Madalenës s’janë veçse rrena, kinse dashuri… Monodrama pasohet nga një mbyllje paradoksale, që e beson dhe s’e beson, që mund ta marrësh thjesht si një kontekst ideor a konotacion të largët ose mund ta pranosh si “thagmë” e një sjelljeje njerëzore në dukje “sfiduese”, madje e “pacipë”, por thellë-thellë tejet e brishtë, delikate dhe e thyeshme si qelq, siç është në fakt vetë jeta e heroinës Madalenë.

Pak më shkurt e më haptazi: Monodrama rreket, që përmes një mundimi, e gati psikoze të një femre, në shtrirjen kohore prej gati 20 vjetësh, qysh se ishte adoleshente e gjer sa u martua, të sillte marrëdhënien komplekse, shpesh kundërthënëse midis mashkullit dhe femrës. Në dukje, kjo shfaqet në një rrafsh mirëfilli erotik seksual, por në të vërtetë është më e hapur, sepse cek brendinë etike e morale të kësaj marrëdhënieje dhe për më tej brendinë sociale, tanimë e kuptuar si realitet antropologjik, si normë, si kod dhe si atribut qytetërues i një shoqërie që kërkon jo vetëm mirëkuptim, por edhe ndarje nga klishe e tabu mundonjëse të një kohe që ende interferon ndër ne.

Autori e ka hapur historinë e Madalenës, duke e shtrirë në tri etapa, me tri versione a qëndrime kundruall problemit që hedh për diskutim. E para është mosha e adoleshencës, sprova seksuale, kur ajo, Madalena, duhet të “zhvirgjërohej” që të radhitej me shoqet, pra, me “normën” e pranuar, me “modën” sunduese, duke u bërë vajzë e kohës, jo një budallaqe, e prapambetur, idiote etj. Dhe ajo pranon ta kryejë këtë akt zhvirgjërimi në një banjë të pistë të shkollës, me një mashkull “dosido”, veç të futej në “kopenë” sociale, të bëhej, pra, e pranueshme, ironikisht: “të virgjërohej” me normën e vendosur morale. Të kungohej si “normale”.

Kjo, mbase, është edhe pjesa më e bukur e tekstit të R. Dibrës, ani pse një grimë here mendova se problemi qe tanimë i tejkaluar edhe në shoqërinë shqiptare: pra, të qenit e virgjër me çdo kusht, teksa, përkundrazi, çdo femër ka nevojë për përvojat e veta erotike paramartesore (nëse ajo/ai mendon kështu!). Etapa e dytë, ishte mosha e “gruas” me përvojë, që bukurinë e saj përballë meshkujve mëtues e shfrytëzonte si shans dhe fitim për vete, për karrierën, paratë, komoditetin, qejfin, autoritetin. Dhe këta meshkuj qenë shefa me rëndësi, me poste shtetërore apo me para të majme, që i krijonin Madalenës shansin e ecjes përpara. Edhe këtu mendova se autori ishte në shinat e së vërtetës, ashtu siç shpesh të tilla gjasa janë jo vetëm të pranishme, por diku-diku edhe sunduese ndër femra të ndryshme që trupin dhe seksualitetin e tyre e vënë në shërbim të egos, karrierës, famës, mirëqenies, luksit etj.

Mirëpo, befasisht u zhgënjeva nga një fjalë e Madalenës, teksa na pohon se askush nga meshkujt që i kishte shfrytëzuar për karrierën dhe mirëqenien e saj, nuk kishte fjetur me të, veçse sa e kishin “puthur” diku, rrëshqitazi, përherë nën neverinë e saj. Ah! Këtu niste artifici… Ose, ndoshta, ishte një paradoks, mendova. Dhe paradoksi erdhi në pjesën e tretë. Madalena u martua te të 40-at me një burrë të pasur, thjesht për interes dhe luks. Dhe (e habitshme!), natën e parë të martesës ajo vuri re se qenkësh e virgjër, se askush nuk kishte hyrë në “tempullin” e saj, as aty në banjën e pistë të gjimnazit.

E gjitha s’paskësh qenë veçse një iluzion, një “vetëbesim” a “vetëmashtrim” i saj, rrjedhimisht diçka edhe e bukur, edhe e shëmtuar. Njolla e gjakut mbi çarçaf, që regjisori e sjell thuajse si një shaka të hidhur për fatin e Madalenës, duket sikur përligj tërë atë gravitet moral e psikologjik sfilitës, që rëndonte mbi mendjen dhe përjetimin e saj “antimaskilist” ndër vite. Mbyllja kësisoj e historisë së Madalenës, në fakt është e tëra një paradoks.

Sigurisht, e qëllimtë nga autori, e mbuluar me kujdes, për ta përplasur pikërisht në finale. Nëse shkojmë me idenë që R. Dibra duket se na kumton me këtë mbyllje, del qartazi kundërshtimi dhe kritika kundër çdo paragjykimi ndaj sjelljes së njeriut, në rastin tonë ndaj femrës, në marrëdhënien e saj erotike me mashkullin: A duhet apo nuk duhet “zhvirgjëruar” ajo (para martesës)? Ca më shumë: A i duhet imponuar njeriut një normë zakonore, qoftë “tradicionale”, qoftë “moderne”, apo ai vetë duhet të vendosë për fatin dhe sjelljen e tij të natyrshme?

A është ky vendim pjesë e lirisë së tij?! Ideja e cituar është koherente në vetvete dhe në përputhje me domosdonë e lirisë së njeriut për të zgjedhur vetë këtu apo aty, pra dhe në marrëdhënien e tij erotike me këtë, atë, apo atë tjetrin. Por mendoj se “gjetja” e autorit me paradoksin e përdorur në fund të veprës është më shumë një artific letrar sesa rrjedhojë e logjikës së Madalenës, sidomos e mënyrës se si ajo sillet, e historisë që na rrëfen. Ne mund ta marrim si të vërtetë nëse do ta pranonim heroinën si një vajzë tejet naive, thuajse “budallaqe”, që nuk di ç’bëhet me trupin e saj, çka është e pabesueshme nga sa dhe nga si ajo na paraqitet.

Mendoj se ky “paradoks” mund të ishte gjetur disi më ndryshe, jo në këtë formë e zgjidhje, çka e profanizon tekstin. Nëse ky tekst, në atë çka thotë, është i begatë me ide e përjetime të një femre të sotme, kjo na u bë edhe më e qartë falë konceptimit regjisorial të Ben Apollonit dhe posaçërisht nëpërmjet interpretimit plot thyerje e ngjyrime të aktores me hijeshi skenike, Ariola Demiri. Nuk e kisha parë më herët këtë aktore, ish-studentja ime, në role të tjera. Por më erdhi shumë mirë për të. Me një shtat e pamje plot sharm, një natyrë në dukje e shpenguar, moskokëçarëse dhe sfiduese, teksa mori çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin Ndërkombëtar “MonoAkt” në Pejë, ajo e “tradhtoi” veten dhe qau pa teklif para spektatorëve, e emocionuar. Dhe të njëmijtën herë unë kuptova brishtësinë e botës së aktorit, nën qerthuj të përhershëm emocioni, si një ujanë mbushur me avuj pikëllues.

Rolin e Madalenës, Ariola e solli në disa plane dhe kjo qe fuqia e saj. Ajo tallej me të tjerët, pretendimet e tyre, normën morale të keqkuptuar, shpotiste meshkujt që e shikonin femrën veçse si objekt kënaqësie dhe argëtimi. Por tallej edhe me vetveten, sikurse u turrej gjithë mllef hipokrizisë dhe tjetërsimeve, njerëzve shtinjakë, pisllëkut moral që ishte kthyer në “bukuri” dhe “estetikë”.

Dhe krahas mllefit, mërisë, inatit ndaj hipokritëve dhe hipokrizisë, krahas ironisë e shpotisë, talljes dhe sfidës, ja ku zemra diku e lëshonte dhe binte në vranësirën e shpirtit të lënduar prej femre. Pikërisht këtu unë do doja ta shihja edhe më mirë aktoren, sepse gjithë mundësitë janë. Krahas fuqisë, temperamentit dhe zërit imponues që ajo ka, krahas shpengimit fizik, vetëzotërimit, sharmit dhe thyerjeve emocionale e ritmike të veprimit skenik, besoj se edhe loja e saj do të fitonte më shumë ngjyrë, falë kjo pranisë së një velature emocionale të butë, prej femre përdëllyese e të fyer nga norma.

Në raste të tilla, vetë personazhi begatohet, tisi i lotit të fshehur të kësaj femre të tjetërsuar me emrin metaforik Madalena, tok me një vel trishtimi e pikëllimi, jo vetëm do ta përmirësonin kurbën e saj interpretative, do ta bënin më të luhatshëm ritmin psikik si dhe atë fjalësor, por do t’i shtonin vlera personazhit. Pra, e gjithë jeta e Madalenës qenka ndryshe, jo siç paraqitet e “shtiret”, por shumë më poetike, shumë më e thellë, shumë më femërore. Vetë huajtja e emrit të saj nga kalendari biblik nuk ka qenë pa qëllim nga autori (Maria Magdalena, e konsideruar si kurvë nga hebrenjtë dhe e shpëtuar nga goditjet me gurët e vdekjes prej Jezu Krishtit).

Në fund të fundit, kurvëria nuk është më fort e trupit sesa e shpirtit. Dhe kjo është paradigma morale e Krishtit, andaj ai e shpëtoi Magdalenën si “mëkatare të trupit”, duke e kthyer në “virgjëreshën e shpirtit”. Autori sjell një tjetër lloj Madalene. Gjithsesi vuajtja është e njënjëshme: të përballosh poshtërimin, t’i kundërvihesh atij duke ruajtur të pastërtën dhe të dëlirën thellë vetes. Besoj se një nënvizim i tillë nga ana e aktores veçse do ta pasuronte më tej rolin e saj. /KultPlus.com

Joe dhe Jill Biden, mbi 13 milion dollarë fitim nga shitja e librave

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, dhe bashkëshortja e tij, Jill, kanë fituar më shumë se 15 milionë dollarë në vitet që kur Bideni la qeverinë, sipas të dhënave të publikuar nga fushata e tij të martën.

Shumica e të hyrave të tyre erdhën nga debatet e tyre dhe pagesat për dy librat e shkruara nga Bideni, që po konsiderohet si top-kandidati Demokrat për nominim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, raporton Reuters.

Ish-senatori nga Delaware shërbeu si zëvendëspresident i Barack Obamas për tetë vjet, duke lënë zyrën në fillim të vitit 2017 pas zgjedhjes së Donald Trumpit president.

Sipas kthimit të taksave federale dhe shtetërore, Bidenët fituan 11 milionë dollarë më 2017 dhe 4.58 milionë dollarë tjerë më 2018. Rreth 13.2 milionë dollarë prej tyre i janë atribuuar pagesave për libra.

Kampanja e Bidenit ka publikuar edhe një formular të zbulimit financiar të mandatarëve për kandidatë për presidentë, të cilat tregojnë se Bideni është paguar vazhdimisht në shuma 6-shifrore për ngjarje ku ai ka folur, shumica prej të cilave në universitete private.

Bideni ka fituar 540,000 dollarë si profesor në Universitetin e Pensilvanisë.

Sipas kthimit të taksave të çiftit, ata paguan 3.7 milionë dollarë taksa federale më 2017 dhe kanë dhuruar 1 milion dollarë për bamirësi. Më 2018, ata paguan 1.5 milion taksa federale dhe dhuruan 275,000 dollarë për bamirësi./Koha.net/KultPlus.com

Kujtimet e Qosjes, takimi që u fsheh me kancelarin Shrëder dhe biseda e ndotur

“Dëshmitar në kohë historike” i Rexhep Qosjes ka mbërritur në vëllimin e tij të 8. Në fokus është viti 1999 dhe ngjarjet e një viti të gjatë e jetik për Kosovën. Botimi në tërësi përfshin ditarët e tij që nga viti 1966 deri më 2014-ën dhe mbajnë siglën e “Toenës”. Në ditar akademiku Rexhep Qosja trajton ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë. Në një fragment të vëllimit të VIII që po botojmë sot, në fokus është muaji korrik i 20 viteve më parë.

Në Kosovë kanë hyrë trupat paqeruajtëse dhe udhëheqës të Europës takojnë politikanë lokalë për të diskutuar problemet e dala nga pas luftës, qytetet e shkatërrua dhe nevojat e ngutshme. Vetë Qosja takon në ditë të ndryshme politikanin shqiptar Sabri Godo, një diplomat francez, përfaqësuesin e Misionit amerikan në Prishtinë Lari Rosin, gjeneralin britanik, Majkël Xhekson dhe ndalet gjatë te takimi me kancelarin gjerman Shrëder, moment i cili nuk u shfaq në media 20 vite më parë dhe as u përmend. Ai ka kritikat e veta për kryeministrin e atëhershëm dhe presidentin e sotëm në Kosovë, Hashim Thaçi dhe për debatin “e ulët” që ai dhe Edita Tahiri bënë para kancelarit gjerman.

Nga Rexhep Qosja

21.7.1999
E mërkurë.
Është fundi i korrikut.
Është një ditë nga më të shpeshtat brenda një viti: as dritë e kthjellët e as terr i vranët.
Lexoj librin me ngjarje dhe anekdota nga jeta e njerëzve të shquar – krijues, shtetarë, politikanë e komandantë, që ka botuar ‘Toena’. Përkthimi, ndërkaq, mund të ishte më i mirë se ç’është.
Pasdite në orën 16 u takova me një diplomat francez, përfaqësues i Ministrisë së Jashtme të Francës. Takohemi në zyrën time në Institutin Albanologjik.
Është vapë e padurueshme.
Ky diplomat, sipas të gjitha gjasave, është dërguar tek unë prej Bernard Kushnerit dhe është dërguar me qëllim për të më testuar nëse jam a s’jam i përshtatshëm, e kjo i përshtatshëm domethënë i përdorshëm, për të qenë anëtar i Këshillit Kalimtar të Kosovës, që e drejton ai, Bernard Kushneri. Diskutimi im në mbledhjen e fundit të këtij Këshilli e ka bërë të dyshojë se do të pajtohem me të gjitha ato që duhet të bëjë ky Këshill për të ringjallur “bashkim-vëllazërimin” jugosllav edhe pas luftës çlirimtare dhe pas bombardimeve të NATO-s në Kosovë e Serbi. Diplomati francez m’i bëri tri pyetje:

E para, si e parashoh të ardhmen e UÇK-së?
e dyta, çka mendoj për serbët në Kosovë dhe
e treta, a jam i gatshëm të shkoj në takimet popullore edhe me prijësit serbë në Këshillin Kalimtar?
Në pyetjen e parë, iu përgjigja: Me luftën e saj, çlirimtare, UÇK-ja është bërë organizatë e madhe, shumë e rëndësishme e kjo domethënë historike, në Kosovë. Tani për tani ajo do të jetë e shndërruar (transformuar) jo pse ne dëshirojmë ashtu, por pse ashtu po kërkojnë faktorët ndërkombëtarë.
Në pyetjen e dytë iu përgjigja: serbët që nuk kanë bërë krime gjatë luftës duhet të trajtohen si gjithë qytetarët e Kosovës, si shqiptarët e të tjerët, me të gjitha të drejtat e njeriut, të drejtat qytetare dhe demokratike.
Në pyetjen e tretë, iu përgjigja me një po dhe iu përgjigja kështu shkurt sepse nuk mund t’ia bëja qejfin edhe vetes edhe atij.
Në mbrëmje, diku rreth orës 18, në shtëpi më erdhi delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, në krye me mikun tim shumë të çmuar, Sabri Godo. Gjatë bisedës munda të vërej se Sabri Godo nuk ishte ai Sabriu që kisha njohur në Tiranë gjatë prillit, majit e qershorit të këtij viti. Luante një rol që nuk ia kisha njohur gjatë atyre muajve! Pas disa minutash bisede, Sabriu më thotë se unë, si duket, po ndikoja në qëndrimet e përfaqësuesit të OSBE-së në Kosovë, Dan Everts, ndaj LDK-së dhe në fund të këtij konstatimi më bëri edhe pyetjen:
– E ke mik ti Evertsin?
Më bëri këtë pyetje thuajse kishte harruar plotësisht se së paku dhjetë herë më kishte thënë gjatë takimeve që kishim në Vilën 31 se Dan Evertsi ishte miku im që më çmonte shumë.
Më rrëzon përtokë kjo pyetje e Sabri Godos!
Përnjëherë para syve të mi del jo Sabri Godo i vitit 1999, por Sabri Godo i janarit e shkurtit të vitit 1992, kur më premtoi po nuk erdhi në Kuvendin e Pajtimit Kombëtar në Tiranë.
Ishte ky një Sabri Godo makiavelist.
Më pikëlloi ky mendim që për të ia thashë unit tim të dytë.
E doja dhe e çmoja Sabriun e sivjetmë, të vitit 1999, por jo Sabriun e vitit 1992.
Kush e di edhe sa dëshpërime do të përjetoj në këtë punë politike në qoftë se më lënë mendtë e kresë dhe vazhdoj të merrem edhe ndonjë vit me të!
I ftoj për drekë, nesër, në shtëpinë time.
– Jemi të ftuar prej Qeverisë së Përkohshme, – më përgjigjet Sabri Godo.
I përcolla deri te dera e oborrit.
– Dua të shihemi nesër, – më tha të vogël Sabriu, derisa po lamtumireshim.
E dija se nuk do të shiheshim: ai nuk do të mund të takohej nesër me mua sepse frikësohej prej deputetëve të Partisë Demokratike dhe të Legalitetit që ishin në përbërjen e delegacionit. Prania e tyre në delegacion e kishte bërë Sabri Godon të më bënte edhe pyetjen lidhur me Dan Evertsin dhe LDK-në, domethënë e kishte bërë të tregohej makiavelist.

22.7.1999
U takova me përfaqësuesin e Misionit amerikan në Prishtinë, intelektualin me emrin bukurtingëllues, Lari Rosin.
Bisedojmë në zyrën e Hydajet Hysenit në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Është i pranishëm edhe Hydajeti.
Bisedojmë për mjaft çështje të përtashme.
Flasim shkoqur, pa ngurrime.
Flasim thuajse ishim të bindur se edhe ai do të pajtohej plotësisht me të gjitha që do të thoshim unë dhe Hydajeti.
E ai, Lari Rosini, vërtet u pajtua me ato që thamë.
Vërejmë se ka dallime në qëndrimet e tij me qëndrimet e Bernard Kushnerit dhe të diplomatëve të tjerë francezë dhe gjermanë.
Amerikanët dhe britanikët më hapur dhe më vendosmërisht mbajnë anën tonë sesa ndërkombëtarët e tjerë në Kosovë apo jashtë Kosovës. Francezët dhe gjermanët, ndërkaq, mbajnë njëkohësisht anën tonë dhe anën e serbëve!
– Do të kujdesemi, – tha, – që gishtërinjtë e Jugosllavisë (së mbetur) të mos përzihen në Kosovë.
U ndamë me përzemërsi të veçantë me Lari Rosinin.
Pasdite takohem, në shtëpinë time, me këshilltarin politik të komandantit britanik në Kosovë, Majk Xheksonin.
Mendoj, derisa e dëgjoj duke folur: mirë, shumë mirë në qoftë se me të vërtetë mendon siç flet e, siç po shihet, mendon ashtu siç mendonte përfaqësuesi i Misionit amerikan në Kosovë, Lari Rosin.
Pas këshilltarit politik të komandantit britanik në Kosovë, Majk Xhekson, erdhi në takim, po ashtu në shtëpinë time, një diplomat i ri gjerman dhe erdhi me një përkthyese shqiptare, të cilën nuk e kisha takuar ndonjëherë tjetër. Ma sollën orarin e udhëtimit në takimin nesër në Prizren, me kancelarin gjerman, Gerhard Shrëder. Mbas pyetjes sime nëse duhet të shkoj i vetëm në atë takim apo mund të marr edhe dikë tjetër, diplomati gjerman m’u përgjigj buzëqeshur:
– Merrni kë të doni.
Dhe kjo përgjigje e tij m’u ndal në mendje si përgjigje shumë më liridashëse se ç’ishin përgjigjet e tjera të ndërkombëtarëve në Kosovë ndaj pyetjeve tona.

23.7.1999
E premte.
Në orën 13:00 me helikopter ushtarak gjerman fluturuam për në Prizren. Fluturuam me dy helikopterë: në njërin jam unë me Visar Rekën dhe me Sabri Kiçmarin, kurse në tjetrin është Hashim Thaçi me Edita Tahirin.

Prej lartësisë, që nuk është e madhe, shikoj fshatrat mes Prishtinës dhe Prizrenit. Rrënime të mëdha. Shumë, shumë gërmadha kanë hapur gojën drejt qiellit dhe ose i luten Zotit për mëshirë ose mallkojnë egërsinë ushtarake-policore-paraushtarake serbe, që aq pamëshirshëm i ka rrënuar. Dëgjoj jehonën e kujës së grave, piskamën e fëmijëve dhe gjëmën e meshkujve.
Në Prizren arrijmë pas njëzet minutash udhëtim përmbi tokë.
Prej mendjes nuk më largohen pamjet e fshatrave të rrënuara dhe jehona e vajtimeve të grave.
Më çojnë në një sallë.
Nuk mund ta marr me mend se çka ishte më parë: sallë apo kasolle e shtazëve – e lopëve.
Është e mbushur me uniforma.
Njëri prej të uniformuarve më thotë se duhet të nënshkruhem në librin e mysafirëve.
Posa e marr lapsin kimik në dorë, që të vë nënshkrimin ku kërkohej, në sy më përplaset kancelari gjerman duke u përshëndetur me Hashim Thaçin. Mbasi nënshkruhem përshëndetet edhe me mua e me të tjerët.
Zëmë vendet.
Karshi kancelarit Shrëder ulet Hashimi.
Shrëderi është ai që e tregojnë televizionet: as më shumë e as më pak. Ka të veshur një këmishë me mëngë të shkurtra. E unë jam uniformizuar me setër e kravatë!
Sytë e tij janë të mëdhenj e të kaltër: janë përbërësi trupor i tij më identifikues.
E merr fjalën shpejt. Dhe na thotë se kishte dëshirë të takohej me ne për të mësuar ç’mendojmë për perspektivën e zhvillimit të demokracisë në Kosovë dhe të marrëdhënieve, të marrëdhënieve të ndërsjella, e thekson, të partive tona. Kush e di se çka krejt i është thënë prej të huajve dhe prej disa tanëve për këto marrëdhënie.
Nuk e zgjat shumë.
Gjermanët flasin pak po punojnë shumë. E ne e tjerrim shumë muhabetin, gati thashë mut-habetin, dhe punojmë pak!
Edhe pyetjet që bëri, i bëri disi asnjanshëm, disi i çmobilizuar. Mendoj: janë punë të vogla për të këto për të cilat ka ardhur këtu. Më habitën, megjithatë, pyetjet që na bëri: ishin pyetje për çështje të dorës së tretë, për çështje të dorës së tretë në kohën kur do të duhej të pyeste për çështje të dorës së parë mos për Gjermaninë atëherë gjithsesi për Kosovën.
Mbas kancelarit Shrëder e mori fjalën Hashimi. I është mbushur mendja Hashimit apo ia kanë mbushur mendjen Hashimit disa nga bashkëpunëtorët se kudo e kurdo duhet ta marrë fjalën i pari nga kosovarët, ta marrë fjalën i pari edhe kur do të ishte më mirë që, si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme, për të huajt imagjinare, që s’e njeh kush, madje as LDK-ja, ta merrte i fundit, dhe ashtu në fjalën e kryeministrit, t’i nyjëtonte çështjet më të rëndësishme, shpesh keq të shpërndara e keq të tjerra në diskutimet e të tjerëve para tij, sidomos të tjerrtarit të LDK-së!
Flet për rolin e UÇK-së, për përpjekjet që po bëjmë për normalizimin e jetës, për veprimtarinë politike, për Qeverinë e Përkohshme. Flet gjatë, por jo aq gjatë sa foli atë ditë në mbledhjen e Këshillit Kalimtar të Kosovës në krye me Bernard Kushnerin.
Mbas Hashim Thaçit fjalën e mori Edita Tahiri. Dhe foli për synimet e LDK-së sot, dhe foli siç foli, siç s’duhej, në mbledhjen me Dan Evertsin dhe Knut Volebekun. Dhe, foli prapë për problemin e dy qeverive tona. Prapë mbrojti ish-“institucionet”, që ia mbanin paqen Millosheviçit në Kosovë! Prapë na solli plagë politike. Prapë na e zbriti nivelin e mbledhjes! Bukoshi dhe Rugova nuk e lënë Edita Tahirin e shkretë rehat, po e mjelin aq sa mund ta mjelin ata haduma duke e detyruar të blegërojë për “institucionet” e LDK-së nën dhunën e terrorin e regjimit të Millosheviçit, madje edhe para Gerhard Shrëderit!
Në fund e mora fjalën unë. Dhe, fola për njëmendësinë e ndryshuar në Kosovë; për rolin e NATO-s e të Gjermanisë në ndryshimin e kësaj njëmendësie; për rolin që mund të luajë Gjermania në rindërtimin e Kosovës. Dhe fola për problemet që na shqetësojnë sot: për sigurinë ende të pasigurt, për ndarjen e Mitrovicës si vatër e destabilizimit të Kosovës, për paritetin 1 serb – 1 shqiptar në punësim si pengesë e demokratizimit të Kosovës, për privatizimet, për rrënimin e institucioneve të kulturës me qëllim cenimin e identitetit të popullit shqiptar. E të tjera.
Mbas fjalës sime kancelari Shrëder pyeti, prapë, se si qëndron puna e bashkëpunimit mes partive shqiptare?
Edita Tahiri dhe Hashim Thaçi bënë polemikë.
Hashim Thaçi e ngre çështjen e mjeteve që kanë dhënë shqiptarët në Gjermani – çështjen e tre përqindëshit, që mbahen në bankat gjermane si pronë e Bujar Bukoshit dhe e Kryesisë së LDK-së!
Edita Tahiri iu përgjigj duke ngritur çështjen e Fondit Vendlindja thërret, që e kanë tharë e shterur komandantët e UÇK-së!
Niveli i bisedës bie poshtë, tepër poshtë!
Biseda ndotet!
Ndërhyj: nuk është e nevojshme sot të flitet për “imtësi” të tilla.
Kancelari Shrëder e përfundoi takimin me ne duke na falënderuar për pjesëmarrje. Dhe kështu mori fund një takim pothuaj i dështuar, në të cilin ne s’thamë gjithë ç’duhej të thoshim, por thamë edhe çka nuk do të duhej të thoshim!
Kancelari i Gjermanisë e filloi takimin me fjalë për çështje të dorës së tretë dhe e përfundoi edhe më keq: pa thënë çka do të bëjë Gjermania dhe çka do të bëjë Bashkimi Evropian dhe çka do të bëjnë ndërkombëtarët që Kosova të shërohet sa më mirë e sa më shpejt prej plagëve të shumta që ia ka shkaktuar regjimi i Sllobodan Millosheviçit. Mund të jetë se ai ashtu edhe kishte dashur: të parandalonte që të flasim për ato plagë. Megjithëse diçka thamë, por edhe këto që thamë i zhvlerësoi Edita Tahiri duke ringjallur polemikën për politikën e “institucioneve” të nënshtrimit, e tre përqindëshit, e të Fondit “Vendlindja thërret” dhe duke na fundosur ashtu në një bërrakë ku më së shumti u përlloç vetë ajo, por s’e la pa përlloçur as Hashim Thaçin!
U kthyem në Prishtinë me helikopter në ora 15:15 minuta.
Në orën 20:00, TVSH, në emisionin për Kosovën, dha lajmin për takimin e Hashim Thaçit me kancelarin gjerman, Gerhard Shrëder, dhe për mosardhjen e kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova, në këtë takim. Gazetari, që kishte bërë lajmin, Bujar Muharremi, na injoroi ne të tjerëve në takimin me kancelarin Shrëder si të mos ishim fare as aty as të gjallë! Kjo ishte teknologjia politike dhe informuese e gazetarit Bujar Muharremi, në mendjen e të cilit ishin salduar primitivizmi dhe stalinizmi!
Dhe kjo alkimi e tij kundërdemokratike ndoshta shprehte edhe dëshirën, mund të ishte edhe kërkesën, e atij që e veçoi si të vetmin subjekt me të cilin duhet të merret televizioni i quajtur TVSH në emisionin për Kosovën: edhe kërkesën e Hashim Thaçit!

17.9.1999
Në orën 9:00, me Visarin, Visar Rekën, shkuam në takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralin britanik, Majkël Xhekson.
Është i vendosur në ndërtesën e Kosova-filmit, në Dragodan.
E kanë ndërruar plotësisht pamjen e mjedisit ku janë vendosur anglezët e jashtëzakonshëm. Uniforma të bukura, automobila, autoblinda, tanke, helikopterë. Rend, rregull kudo, në të gjitha anët.
Në parazyrën e gjeneral Xheksonit më bie në sy një si tabelë jo shumë e madhe, në të cilën është shënuar orari i punëve të tij të sotme. Aty është i shënuar edhe takimi me mua.
Gjeneral Xhekson më pret në zyrë, i buzëqeshur, i çlirët.
Çohet e ulet afër meje.
Pyetja e parë që më bën pas disa fjalëve që diplomatët i quajnë fjalë kortezie është:
– Si ju duket situata sot? Si e vlerësoni gjendjen?
Heshtje e shkurtër.
– Ardhja e KFOR-it na ka sjellë shpresë për ardhmërinë. Por, ende ballafaqohemi me shumë probleme që i shohim dhe presim probleme që nuk mund t’i parashikojmë. Disa prej problemeve që më duken më shqetësuese, sipas mendimit tim, janë:
1. ndarja e Mitrovicës, 2. prania e rusëve, sidomos në aeroportin e Prishtinës, 3. kërkesat që, edhe mbas të gjitha atyre krimeve që bëri regjimi i Millosheviçit ndaj nesh, Kosova është pa sistemin e vet të mbrojtjes, 4. përqendrimi i serbëve në Fushë të Kosovës, në Rahovec, në Shtërpcë, në rrethinë të Gjilanit, domethënë në enklava, që mund të bëhen enklava terrorizmi kundër nesh e kundër KFOR-it dhe 5. insistimi i Misionit të OKB-së në autonominë e Kosovës edhe pas kësaj lufte që bëri UÇK-ja bashkë me forcat e NATO-s gjatë fushatës së bombardimeve!
Gjeneral Xheksoni përgjigjet ngadalë, përqendrueshëm, ndaj të gjitha shqetësimeve të mia që ia numëroj.
Pranisë së rusëve nuk i kushton farë rëndësie.
Çështjen e sigurimit tonë, vetjak, të mbrojtjes sonë vetjake, e konsideron çështje shumë serioze, por shton se ushtria kushton shumë, kurse ne tani për tani jemi mbrojte pa pagesë, thotë duke qeshur.
Drojën tonë nga përsëritja e autonomisë dhe “sovraniteti” nën Jugosllavinë e mbetur e mënjanon me pohimin se NATO prej Kosovës nuk do të shkojë pa u caktuar statusi përfundimtar i Kosovës.
Ndahem prej tij me përshtypjen: gjenerali Xhekson është anglez i vërtetë sepse është politikan i jashtëzakonshëm edhe kur është ushtarak.
Desha t’i thosha se në pjesën e Mitrovicës, në të vërtetë në krejt Mitrovicën dhe Veriun e saj, do të ishte mirë të shpallej gjendje e jashtëzakonshme, kurse në Kosovë të zbatohet i ashtuquajturi Plani i Marshallit, si në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore, që do ta rindërtonte Kosovën e shkatërruar nga regjimi pushtues gjakatar i Millosheviçit. Por, nuk i thashë! /KultPlus.com

Rita Ora me koncert në Zarë të Kroacisë

Këngëtarja e njohur Rita Ora, do të performojë për herë të parë në Zarë të Kroacisë këtë verë.

Ora do të performojë në Qendrën Sportive “Visnjik” në Zarë më 30 gusht 2019, dhe biletat kanë dalë në shitje të mërkurën (3 korrik), njoftuan organizatorët e koncertit.

Që kur koncerti u njoftua në fundjavë, ka pasur interes të madh nga fansat e saj në Ballkan, marrë parasysh faktit që këngëtarja është me origjinë nga Kosova.

“Të gjithë fansat dhe ata që duan të dëgjojnë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop dhe të kërcejnë me hitet si: “Let You Love Me”,”Your Song” ,”Anywhere” dhe një numër këngësh të tjera, ne ju këshillojmë ta siguroni biletën tuaj sa më shpejt të jetë e mundur me çmim të zbritur “, tha në një deklaratë Qendra Sportive “Visnjik”.

Ora do të performojë në Zarë si pjesë e turneut të saj “Phoenix”, për të promovuar albumin e saj të fundit me të njëjtin titull.

Turneu filloi në Australi në mars, duke vazhduar më pas në Azi dhe qytetet e mëdha të Evropës si: Paris, Milano, Londër, Oslo dhe Stokholm.

Ora kohët e fundit ka bërë histori në top listat në Mbretërinë e Bashkuar me hitin e saj “Let You Love Me”, duke u bërë këngëtarja femër me më së shumti këngë solo në Top 10, në Britaninë e Madhe.

Ardhja e saj për të performuar në Ballkan, me siguri do të zgjojë një interesim të madh edhe të fansave të saj shqiptarë, marrë parasysh faktin që ky koncert është shumë pranë Kosovës, Shqipërisë dhe trevave shqiptare në përgjithësi. /Telegrafi/ KultPlus.com

Ibrahimi: Të shkruash për atdheun e ke çelikosur ndjenjën për të

Në Mitrovicë u përurua libri “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare, numër 10, të botuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, si dhe katër libra të tjerë, të botuar nga kjo shoqatë: “Fjalor dhe fraza në shërbimet mjekësore suedisht – shqip”, pjesa e 2-të, autor Fetah Bahtiri; “Dëshmorët e Kombit, Abaz dhe Isak Ibrahimi”, autor Avdyl Uka; “Dardanët për Dardaninë”, autor Rrahman Rrahmani si edhe “Vepra 3”, autor Hysen Ibrahimi, përcjell KultPlus

Në hapje të këtij manifestimi, kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, Hysen Ibrahimi, vlerësoi lartë kontributin e mërgimtarëve shqiptarë në Suedi, në veçanti të anëtarëve të shoqatës që ai drejton për angazhimin e pashoq për të shkruar dhe ndriçuar sa më shumë veprimtarinë e mërgimtarëve për çështjen kombëtare. Ai përmendi emrat veç e veç të atyre që tashmë janë dëshmuar. Ndërsa, theksoi modelin e punës në grupe që kjo shoqatë e praktikon, me qëllim të saktësimit të shkrimeve dhe dokumentimin e tyre gjatë procesit për botim. “Nuk mund ta ngritësh veten duke i larguar të tjerët, përkundrazi, duke i afruar dhe ngritur të tjerët, ke ngritur vetvetën.

Të punosh për atdheun e vulos ndjenjën për të, kurse të shkruash për atdheun e ke çelikosur ndjenjën për të”, tha Ibrahimi. Ceremonia e përurimit u mbajt në lagjen Shupkovc të Mitrovicës, ku mërgata ka investuar shumë. Sinan Tupella, drejtor i shkollës fillore Sinan Tupella tha se ndihma e mërgimtarëve për shkollën dhe të gjithë banorët e Shpatit (Shupkovcit) do të shënohen në një segment më të rëndësishëm të historisë.

Një vlerësim të veçantë pati edhe ish kryetari i Mitrovicës, Mursel Ibrahimi, i cili tha se Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klemneti XI Albani”, është model i punës së mirë, duke inkurajuar anëarët e saj të vazhdojnë të sjellin vepra të tilla, me qëllim të ndriçimit të veprimtarisë shqiptare në mërgim, dhe jo vetëm. SHSHASHS “Papa Klementi XI Albani” ka ndërtuar tashmë një kredibilitet dhe për punën që ka bërë është dëshmuar dhe si rezulat ajo ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa institucione, agjenci shtetërore dhe institute, por edhe me asociacione të tjera, me qëllim të kërkimeve të përbashkëta. Një marrëveshje të tillë, shoqata e ka shkruar edhe me kryetarin e Lidhjës së Shkrimtarëve të Pejës, Esat Loshaj, i cili befasoi me dy çmime që solli në Mitrovicë: “Çmimin për vepër jetësore” prof. Fetah Bahtirit dhe “Çmimin special” për Hysen Ibrahimin, për gjithë çfarë ata kanë bërë në fushën e krijimtarisë. Libri “Thesar Kombëtar i mërgatës shqiptare” nr.10 pasqyron ngjarje dhe dokumente, intervista dhe aktivitete të shumta të mërgatës, dhe është një seri e punës vulominoze që kanë bërë tashmë anëtarët e shoqatës “Papa Klementi Xi Albani” në Suedi. Për këtë numër të thesarit referoi Idriz Gashi, anëtar i kryesisë së shoqatës. Kurse anëtarja e kryesisë së kësaj shoqate, Elhame Gjurevci, foli për Fjalorin me fraza në shërbimet mjekësore suedisht – shqip”, pjesa e 2-të, autor Fetah Bahtiri.

Ky është një fjalor që ka mbi 12 mijë fjalë dhe shprehje, tha Gjurevci. Ky është i vetmi fjalor për shërbime mjekësore në Suedi, për pacientët shqiptarë me nevojë dhe po ashtu edhe për spitalet e qarqeve të ndryshme, byrotë ndërmjetësuese të përkthimeve dhe drejtëpërsëdrejti për stafin mjekësor për të komunikuar me pecientë. Ndërsa, për librin “Dëshmorët e Kombit, Abaz dhe Isak Ibrahimi”, autor Avdyl Uka, referoi Fetah Bahtiri. Ai vlerëoi lartë figurën e dy vëllezërve Ibrahimi. Ai lidh heroizmin dhe të vetë autorit me trimërinë që ka treguar duke mbrojtur pragun e shtëpisë më 1990, dhe nevojën që ka shprehur për të shkruar për dy dëshmorët Abaz dhe Isak Ibrahimi. Ndërkaq, libri “Dardanët për Dardaninë”, i autorit Rrahman Rrahmani, është një libër që sjell vetëm argumente, dokumente origjinale, që autori i ka ruajtur në arkivin personal ose i ka grumbulluar nga burime të tjera të sigurta. Këtu bëhet fjalë për shumë veprimtari dhe aksione të shumta humanitare të cilave u ka prirë vetë Rrahman Rrahmani.

Në fund u përurua edhe libri “Vepra 3”, e autorit Hysen Ibrahimi. Në librin “Vepra 3”, janë përfshirë, shkrime publicistike, përmbajtje të takimeve të temave dhe nivele të ndryshme, intervista, recensione të autorit dhe të autorëve të tjerë për veprat e botuara të autorit si dhe për libra të tjerë që lidhen me autorin dhe veprimtarinë e tij. Në veprat e tij, autori insiston në nxitjen e pasqyrimit të veprimtarive kulturore, letrare, politike e kombëtare. 63 Tema janë përfshirë në librin Vepra 3. Me këtë ceremoni SHSHASHS “Papa Klementi XI Albani”, nisi përurimet e botimeve të reja të saj. Kështu, më 20 korrik do të ketë ceremoni përurimi në Cerrcë të Ibrahim Rugovës, më 22 korrik përurimi do të mbahet në Shkup, nën patronazhin e kryetarit të parlamentit të maqedonisë, Talat Xhaferi, më 25 korrik do të jenë në Boletinin e Isë Boletinit, më 27 korrik në Krushë të Madhe, për të nderuar të rënët për lirinë e Kosovës, ndërsa më 30 korrik do të jenë në Vlorën e Ismail Qemalit, për të përmbyllur kështu verën e përurimeve të librave të SHSHASHS me numrin e 10-të të organit të saj, Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi! /KultPlus.com

Dy shqiptaret Bebe Rexha dhe Ava Max ‘elektrizuan’ publikun në Maltë

Dy shqiptaret me famë botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max, kanë kënduar së fundmi në festivalin e organizuar nga “Isle of Music MTV”, në Maltë.

Artistet me prejardhje shqiptare kanë ‘elektrizuar’ publikun me performancën e tyre, duke interpretuar disa nga hitet e tyre më të fundit.

Kjo është hera e parë që ato vizituan ishullin e Maltës, ndërsa kanë shijuar gjatë ditës udhëtimin në këtë ishull.

Bebe Rexha interpretoi hitet më të mëdha të saj si: “I’m a mess”, “Meant to be”, “In the Name of love”, etj.

Këtë të fundit, artistja shqiptare pati mundësinë ta performojë krah DJ-të më të famshëm në botë, Martin Garrix, i cili ishte gjithashtu një nga performuesit e mbrëmjes.

Ndërkohë, Ava Max ishte ndër të parat që u ngjit në skenë, teksa këndoi dy këngët e saj shumë të suksesshme: “Sweet but Psycho” dhe “So am I”.

Duket se dy këngëtaret shqiptare kanë filluar tashmë të jenë prezente kudo në Evropë, dhe në mbarë botën. /Telegrafi/ KultPlus.com

ZĂ Fest në Theth, delegacioni i BE-së në Tiranë: Krenarë ta mbështesim edhe këtë vit

ZĂ Fest, këtë vit, do të zhvillohet në natyrën e mahnitshme të Thethit më 2, 3 dhe 4 gusht. Delegacioni i BE-së në Shqipëri shprehet krenar që do të mbështesë edhe këtë vit ZĂ Fest.

“Deri atëherë do të organizohen disa aktivitete dhe i pari ishte ai i kushtuar sporteve në natyrë në Petrelë. Të pasionuarit pas sporteve në natyrë kaluan pasditen e së hënës me ecje në natyrë, alpinizëm dhe diskutime mbi mënyrat për zhvillimin e sporteve në natyrë në Shqipëri”, theksoi delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Edicioni i parë i “Zâ Festival” u zhvillua në vitin 2017 në Theth, në vendin ku frymojnë humbur thellë këngët legjendare, tregimet e Orëve dhe Zanave.

Thethi është i mbushur me kulla qindravjeçare dhe ndodhet fare pranë vendeve natyrore që mahnisin me bukurinë e tyre, siç janë “Ujëvara e Thethit”, “Kanioni i Gunasit”, “Maja e Arapit” apo “Syri i Kaltër”.

Zâ Fest kthen vëmendjen te kjo perlë e natyrës, duke sjellë për publikun muzikë origjinale dhe rrëfenjat e paraardhësve, me sfond peizazhe përrallore, në gjirin e mikpritjes tradicionale shqiptare. /atsh / KultPlus.com

Le Monde këshillon Kadarenë në 100 shkrimtarët që duhen lexuar

Bashkë me të përditshmen e mbrëmjes, Le monde-s të së mërkurës i është bashkëngjitur edhe një suplement i vecantë letrar që i këshillon lexuesve 100 romanet më të mirë që kritikët e kësaj gazete kanë evidentuar që prej krijimit të saj në 1946.

« Në një botë ku alghoritmet duan të bëjnë ligjin ne po bëjmë zgjedhjen e subjektives », shkruan editoriali i këtij suplementi. Dhe kjo zgjedhje ka emra të mëdhenj të këtij shekulli, Kazanzaqis, Aragon, Jursenar, Graham Green, Pasternak, Kundera, Solzhenicin, Salman Rushdi etj.

Mes këtij suplementi radhitet edhe shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare. Prej tij është përzgjedhur romani « Gjenerali i ushtrisë së vdekur » dhe ai është prezantuar me kritikën që Alen Boske i ka bërë në Le Monde në vitin 1970, 6 vite pas botimit. « Ajo që godet menjëherë është ironia fine e autorit, gjenerali i tij italian nuk është një karikaturë. Ai ka virtutet e tij, një nga të cilat është besimi gjysmak në misionin e vet, dhe të meta si përshembull indiferenca ndaj gjithckaje” shkruan Boske.

Natyrisht të përzgjedhësh vetëm disa shkrimtarë në mes më të mëdhenjve të globit është një punë e vështirë, prandaj Le monde e lexuar nga Lapsi.al, shkruan: “Lista jonë është fryt i debatave të forta, diskutimeve të zjarrta, sherrosjeve gjithashtu, na u desh të bëjmë zgjidhje të dhimbshme, të presi të përzgjedhim mes autorëve edhe me riskun e padrejtësisë”. Por në fund edhe “Gjenerali…” i Ismail Kadaresë gjendet mes kësaj plejade elitare./ Lapsi.al / KultPlus.com

“Ëndrrat na i keni vjedhë, shpresat na i keni vra”

Një i ri kosovar ka gjet një mënyrë tjetër për të protestuar para Qeverisë së Kosovës për ikjet e shumta që po ndodhin nga Kosova.

“Ëndrrat na i keni vjedhë, shpresat na i keni vra!”, është mesazhi i të riut që mbante në njërën dorë së bashku me diplomën e fakultetit dhe pasaportën e Kosovës, ndërsa në dorën tjetër ai mbante një pëllumb të bardh në dorë.

Kurse këmbët i kishte lidhur me zingjir dhe në fyt mbante një litar të lidhur për një valigje afër këmbëve të tij.

Sinan Kajtazi ligjëron para balerinëve italianë në Festivalin ‘Alto Jonio Dance’

Balerini Sinan  Kajtazi i cili është anëtar i Baletit Kombëtar të Kosovës është ftuar për herë të dytë në festivalin “Alto Jonio Dance” i cili mbahet në çdo vit në Villapiana të Calabrisë në Itali, shkruan KultPlus.

I pyetur nga KultPlus se si erdhi deri te ftesa, Kajtazi tregon se ishte bashkë me Baletin Kombëtar në vitin 2013 me shfaqjen “Aty ku drita bie” dhe shfaqjen “Dasma” ku ftesa u ka ardhur pikërisht nga drejtori i Festivalit, Antonio Fini.

“Festivali përveç shfaqjeve, organizon edhe shkollën verore për kërcimtarë të rinjë. Unë do të jem në rolin e pedagogut të baletit klasik, ku do te mbaj mësim për balerinët të cilët marrin pjesë në ketë shkollë verore. Bashkë me dy balerinat, Teuta Krasniqi dhe Mergime Morina, do të performojmë në natën finale të këtij festivali, ku edhe do të shpallen edhe studentet fitues të festivalit, të cilët automatikisht fitojnë bursë studimi për në Neë York”, prononcoi Kajtazi.

Sinan Kajtazi së bashku me prima balerinën e Martha Graham Dance Company Terese Capucilli, tani pedagoge e kërcimit në shkollën e famshme Juilliard në Neë York do të rrëfej përvojën e tij dhe do të jep leksione për balërinët Italian.

Sipas Kajtazit “këto bashkëpunime janë të rëndësishme për ne sepse krijohen ura bashkëpunimi me artistë të ndryshëm nga vende të ndryshme”./KultPlus.com

Lady Gaga: Kam gjetur një superhero brenda meje

Lady Gaga është një ndër këngëtarët më të preferuara në botë. Është një ndër të rrallët e cila është gjykuar për pamjen e saj mirëpo është adhuruar për zërin dhe talentin e vecantë që posedon, shkruan KultPlus.

Ajo postoi një fotografi në rrjetin social Facebook me një mbrishkrim frymëzues:

Kur unë isha e vogël, kurrë nuk e kam pa veten të bukur. Dhe pasi që luftoja për të gjetur kuptimin e bukurisë së brendshme dhe të jashtme, kam  zbuluar fuqinë e grimit.

Më kujtohet nëna ime e cila grimosej çdo mëngjesë, duke e përjetuar shkelqimin e fuqisë së saj për  ta vendosur në fytyrën e saj të guximshme të një gruaje që punonte shumë siç ishte ajo. Pastaj fillova të eksperimentoj me grim si rrugë për të realizuar ëndrrën time për të qenë e fuqishme si nëna ime.

Ishte atëherë kur unë e zbulova Lady Gagan. Kam gjetur një superhero brenda meje duke u shikuar në pasqyrë dhe duke parë se kush dua të jem.

Nganjëherë bukuria nuk vjen natyralisht nga brenda. Por, jam përjetësisht mirënjohëse që grimi inspiroi trimërinë në mua për të cilën nuk e dija që e kisha.

E kam kuptuar që e kam zbuluar bukurinë time duke pasur mundësi për të zbuluar dhe transformuar veten.

Ata kanë thënë që jam e çuditshme, por më të vërtetë unë isha e lindur në ketë mënyrë.

Me dashuri, Lady Gaga. /KultPlus.com

Dua Lipa tregon planet rreth albumit të ri

Dua Lipa ka filluar punimet për albumin e ri.

Dua Lipa në një intervistë me BBC ka konfirmuar se tashmë ka filluar punimet për albumin e saj të ri.

Këngëtarja nga Kosova albumin e fundit kishte lansuar në vitin 2017, dhe gjatë intervistës ka thënë se iu desh kohë për të menduar rreth planeve për albumin e radhës që pritet të lansohet gjatë muajve të ardhshme, transmeton rtk.

Ajo tregoi se albumi i ri do të formohet pjesërisht nga bisedat që po zhvillon me adhuruesit dhe dëgjuesit e saj.

Mediat e huaja: Kosovare Asllani, futbollistja më e mirë në Kupën e Botës

Kupa e Botës që u zhvillua në Francë e bëri SHBA-në kampionë të Botës për herë të katërt në histori, duke fituar gjysmën e kampionateve të organizuara.

Gazeta prestigjioze britanike, “The Guardian” ka bërë një përmbledhje rreth kampionatit të këtij viti.

Kosovare Asllanin, sulmuesen e Suedisë me prejardhje nga Kosova ata e kanë konsideruar si futbollisten më të mirë të turneut.

Asllani e cila pësoi një lëndim në gjysmëfinale nuk arriti të kaloj Holandën për tu kualifikuar në finale, por mposhti Anglinë në garën për vendin e tretë duke shënuar edhe një gol të bukur.

“Lojtarja e turneut? Kosovare Asllani. Suedezja unike me numrin nëntë në fanellë është goditur gjithkund nëpër fushat rreth e përqark Francës, duke vrapuar me zemërim dhe doku e drejtuar sulmit e Suedisë në këtë garë”, shkruhet në artikullin e The Guardian.

“Pasi u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme mes kohës kur u largua dhe u kthye në ekipin kombëtar të Suedisë, këtë verë Asllani ia ka rikujtuar botës se çfarë është e aftë të bëjë”.

Kosovare Asllani është një sulmuese tipike, por në mungesë të mesfushorëve trajneri i Suedisë e vendosi atë mbrapa sulmit duke mos i dhënë shumë mundësi të shënoj.

‘Srebrenicë, kur ne të vrarët do të zgjohemi’

Në kuader të shënimit të 24 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, Gratë në të zeza, Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut dhe komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut në Serbi me bashkëpunim me kolektivin e artistëve të teatrit Shkart dhe Dah në Beograd, aktivistë dhe aktiviste të shoqërisë civile organizojnë aktivitete në Beograd, shkruan KultPlus.

Gjenocidi në Srebrenicë është krimi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore i bërë nga ushtria e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ku në ketë gjenocid janë vrarë rreth 6.500 njerëz.

Edhe pse në Serbi është e ndaluar të përmendet si gjenocid nga organët shtetërore të Serbisë të cilët edhe në ditët e sotme nuk e pranojnë si të tillë, në të gjithë botën e posaçerisht në institucionet shtetërore të Evropës, në Bashkimin Evropian si dhe në Këshillin e Evropës, 11 korriku shenohet si Ditë e kujteses së gjenocidit në Srebrenicë madje edhe mospranimin e kësaj të vërtete e denojnë si fajësi dhe pranim të krimit.

Aktiviteti rrugor i grave të veshura në të zeza “Kurrë nuk do ta harrojmë gjenocidin në Srebrenicë” do të mbahet të merkuren në urën e Brankut dhe në një nga rrugët e Beogradit.

Do të ndezën qirinjtë e shumtë me mbishkrimin “I kujtojmë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë” si shprehje e respektit të gjenocidit dhe ky aktivitet do të organizohet pikërisht përballë Parlamentit të qytetit.

Përveç këtyre do të ketë edhe shfaqje teatrale “Srebrenicë, kur ne të vrarët do të zgjohemi”.

Gratë në të zeza, Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut dhe komiteti i Helsinikut për të Drejtat e Njeriut në Serbi kërkojnë që:

-Shteti i Sërbisë të respektojë vendimin e gjyqeve ndërkombëtare, si dhe faktet e vërtetuara;

-Të pranohet gjenocidi në Srebrenicë, jo vetëm si një nga hapat domethënës të Serbisë drejt Bashkimit Evropian por fillimisht si respekt ndaj dinjtetit të viktimave;

-Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë dhe të gjithë përfaqësuesit tjerë të shtetit të ndalojnë me neglizhencën e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës në Bosnje dhe më gjerë;

-Të ndalohet madhështimi dhe rehabilitimi i kriminelve të luftës të cilët janë të gjykuar;

-Neglizhenca e gjenocidit në Srebrenicë të kualifikohet si vepër penale, pa kriter kufizues;

-Politikat publike të cilat Serbija i krijon dhe i udhëheqë në kuader të procesit të hyrjes në Bashkimin Evropian më të vertetë pasqyrojnë synimin për të ndëshkuar krimet e luftës;

-11 korriku të shpallet Ditë e kujtesës së gjenocidit në Srebrenicë në Republikën e Serbisë.

Me ketë iniciativë tregohet solidarizim dhe përgjegjësi për të vizituar viktimat në Srebrenicë bashkë me familjet e viktimave. /KultPlus.com

.


Elhaida Dani, pjesë e shfaqjes “Notre Dame de Paris”

Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, tashmë e njohur edhe publikun e huaj, do të jetë pjesë e shfaqjes muzikore “Notre Dame de Paris”, përcjell albinfo.ch.

Në këtë shfaqje, që bazohet në romanin e famshëm me po të njejtin emër të Viktor Hygoit, Dani do të ketë një prej roleve kryesore: atë të Esmeraldës.

“2019-2020 kthehem më në fund në Itali me “Notre Dame de Paris”. Faleminderit Riccardo Cocciante për besimin”, ka shkruar Dani në Instagram.

Riccardo Cocciante është autor i kësaj shfaqjeje muzikore, e cila është luajtur në shumë vende të botës, është përkthyer në disa gjuhë dhe performohet tash e sa kohë./KultPlus.com

Sofija, aktivistja e guximshme e cila mbrojti bukëpjekësin shqiptar në Beograd

Sofija Todorović nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut/BIRN në Serbi, është shembulli më i mirë i një aktivisteje.

Sofija, e cila njihet për aktivizmin e saj të vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çdo aspekt, ishte ndër të parat që i doli në mbrojtje bukëpjekësit shqiptar në Beograd – për ta mbrojtur atë nga turma e ultranacionalistëve serbë.

Todorovic ishte ajo e cila e mbrojti Mon Gjurajn dhe familjen e tij.

Të nesërmen, nisi kampanja kundër saj e cila zgjati shumë deri para pak ditësh kur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkoi prej Qeverisë Serbe të garantonte siguri për Sofija Todorovic.

https://twitter.com/TeutaSkenderi/status/1146109479668396032

“Shteti qëndroi i heshtur ndaj kërcënimeve të cilat mu bënë, prandaj reagimi i Gjykatës është sukses i madh” tregon Sofija për mediet serbe.

Më 3 maj, disa qytetarë të Beogradit dolën në mbështetje të Gjurajt, i cili atë ditë, në shenjë falënderimi, shpërndau byrekë falas. / KultPlus.com

Shqiptarët prapë mund të bëhen pjesë e Berlinale Talents

Një mundësi e mirë vjen kësisoj për artistët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Programi Berlinale Talents në kuadër të Festivalit të Filmit në Berlin ka hapur aplikimin për edicionin e radhës.

Berlinale Talents fton aktorët, kritikët e filmit, regjisorët e rinj, producentët, skenaristët dhe kinematografët të aplikojnë për të qenë pjesë e programit në fjalë, shkruan KultPlus.

Programi ndihmon kinematografët e rinj që të zhvillohen me anë të ligjëratave dhe një programi të ngjeshur. Rreth 100 aplikantë nga tërë bota do të udhëtojnë për në Berlin në edicionin e radhës të Berlinales, nga 22-27 shkurt të vitit tjetër.

Data e fundit për aplikim është 2 shtator 2019 ndërsa në këtë aplikim lejohen edhe të interesuarit nga Kosova e Shqipëria. Në të kaluarën ka pasur disa emra shqiptarë në këtë program – Berlinale Talents (Talentet e Berlinales), përfshirë Florist Bajgorën, Zgjim Terziqin, Ariel Shaban, Blerta Basholli, More Raça, Dukagjin Podrimaj, Ilir Gjocaj, Visar Krusha, Fatmir Gosha, Tristan Halilaj, Iris Elezi, Florenc Papas, Gentian Koçi e artistë tjerë.

Për më shumë detaje duhet të klikoni në këtë link me të dhënat në gjuhën angleze. KultPlus.com