‘…ata që predikojnë zotin kanë nevojë për zot, ata që predikojnë paqen s’kanë paqe…’

CHARLES BUKOWSKI – GJENIU I TURMËS

Përktheu Beti Njuma

Ka kaq shumë pabesi, dhunë të pakuptimtë mbarsur me urrejtje tek qenia e rëndomtë njerëzore
sa për të ushqyer një ushtri çfarëdo në një ditë çfarëdo

dhe vrasësit shembullorë janë ata që predikojnë jetën
dhe përbuzësit shembullorë janë ata që predikojnë dashurinë
dhe përfundimisht luftëtarët shembullorë janë ata që paqen predikojnë

ata që predikojnë zotin kanë nevojë për zot
ata që predikojnë paqen s’kanë paqe
ata që predikojnë dashurinë s’kanë dashuri
kujdes nga predikuesit
kujdes nga të dijshmit 
kujdes nga ata që lexojnë gjithmonë libra
kujdes nga ata që e urrejnë varfërinë
ose janë krenarë për të
kujdes nga ata që janë kurdoherë të gatshëm për lavde
ngase në këmbim lavde duan
kujdes nga ata që aty për aty të çensurojnë 
kanë frikë nga ajo që s’dinë
kujdes nga ata që kërkojnë vazhdimisht turmën; vetëm janë askushi
kujdes nga burrat e rëndomtë dhe gratë e rëndomta
kujdes nga dashuria e tyre.
dashuria e tyre është e rëndomtë
synon mediokritetin

por urrejtja e tyre është gjeniale
është përtej gjeniales urrejtja për të t’vrarë
për të vrarë çdokënd
duke mos e dashur vetminë
duke mos e kuptuar vetminë
do të rreken të shkatërrojnë gjithçka
të ndryshme nga ata
duke mos qenë të aftë të krijojnë art
ata s’do ta kuptojnë artin
dështimin e tyre si krijues do ta konsiderojnë
veç si dështim të botës
duke mos qenë të zotët të dashurojnë me shpirt
do ta quajnë dashurinë tënde gjysmake 
e mandej ty do të t’urrejnë
dhe urrejtja e tyre do të jetë e paarritshme

si një diamant vezullues 
si një thikë 
si një mal
si një tigër
si një kukutë

arti i tyre i përkryer.

Ndahet nga jeta Fatos Baxhaku, një prej emrave më të shquar të gazetarise postkomuniste në Shqipëri

Zemra e tij pushoi së rrahuri pasditen e të premtes duke e humbur betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.


Një penë brilante në reportazh bërjen e më pas në realizimin e shumë dokumentarëve Fatos Baxhaku la gjumë si një kritik i fortë i tranzicionit shqiptar.
Baxhaku ka lindur në Tiranë më 9 janar në 1964. Shkollimin e parë e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Ismail Qemali”.
Në periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin “Klan”. Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”.
Nga 2001 deri në 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Në 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshmen “Shqip”.

Fatos Baxhaku është autor ose bashkëautor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugëtim” (Top Channel), “Shtëpa e Vjetër” (Digitalb).si edhe i shumë dokumentareve televizive./topchannel/ KultPlus.com

Homoseksualizmi ka ekzistuar gjithmonë, ish-prifti e dëshmon përmes fotove

“Dashuria është dashuri’ dhe kështu ka ndodhur që nga lindja e njerëzimit.
Sidoqoftë, në të kaluarën ishte shumë më vështirë se sot – sidomos për marrëdhëniet e të njëjtës gjini.

Këto lidhje ishin parë si mëkat, madje ishin shtypur edhe përmes ligjit, duke u dënuar edhe me vdekje.
Në këtë kohë çiftet gay mund të martohen legalisht.
Për të festuar mirëqenien e rritur brenda këtyre komuniteteve, një ish-prift i quajtur Nathan Monk, ka mbledhur fotografi të vjetra që vërtetojnë ekzistencën e tyre në shoqëri dhe se homoseksualët nuk janë një prodhim i kulturës së dekadave të fundit. /klankosova.tv/ KultPlus.com

Vajzat shqiptare, kampione të teknologjisë në Silicon Valley

Tri vajza nga Shqipëria fituan vendin e parë në një konkurs teknologjie, duke lënë pas SHBA-në, Indinë, apo Spanjën e kjo ndodh për herë të parë!

Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, tri gjimnazistet shqiptare të talentuara, me aplikacionin e tyre ‘GjejZa’ rrëmbyen zemrat dhe votat e jurisë profesioniste të Technovation Challenge që u mbajt pak orë më parë në Silicon Valley, në Kaliforni.

Vajzat e ekipit ‘D3C0ders’, falë përkushtimit të tyre dhe mbështetjes të Ambasadës Amerikane, shënuan kështu arritjen më të madhe të Shqipërisë së vogël në fushën e teknologjisë. /koha.net/ KultPlus.com

Fragment i shkëputur nga “Tuneli” i Ernesto Sabato-s

Ekzistonte një tunel i vetëm, i errët dhe vetmitar , tuneli nëpër të cilin kishte rrjedhur fëmijëria dhe rinia ime, e gjithë jeta ime. Nga nje copëz e tejdukshme e murit prej guri, unë e kisha parë, këtë vajzë dhe kisha menduar se ajo vinte nga një tjetër tunel paralel me timin, ndërkohë që në të vërtetë, ajo i përkiste botës së madhe, botës pa kufinj, të atyre që nuk jetojnë nëpër tunele dhe ndoshta i qe afruar nga kërshëria njërës prej dritareve të mia të çuditshme dhe i kishte zënë syri spektaklin e vetmisë time pa shpëtim, ose e kishte tërhequr gjuha memece, çelesi i pikturës time. Dhe atëherë ndërsa unë bëja përpara brenda tunelit tim, ajo jetonte jashtë, jetën e saj të natyrshme, jetën e rrëmujshme të njerëzve që jetojnë përjashta, atë jetën e çuditshme dhe absurde, ku ka vallëzime dhe festa, gëzim dhe mendjelehtësi. Nganjëherë, qëllonte që kur unë kaloja përpara njërës prej dritareve të mia, ajo ishte duke më pritur, e pa goje, dhe plot ankth. Përse më priste? Përse më priste plot ankth dhe e pa gojë? Ndonjëherë, qëllonte që ajo të mos vinte në orar dhe e harronte këtë qënie të mbyllur dhe atëherë unë me fytyrën e ngjeshur pas murit e përfytyroja atë në vende të paarritshme. /KultPlus.com

Dean Lah: Renovimet në disa objekte ekzistuese në Kosovë nuk janë të mira

“Arkitektura nuk duhet të bëhet pa i sjellur diçka qytetit” – Dean Lah

Para 21 vitesh arkitektit slloven Dean Lah, i kishte lindur ideja për bashkëthemelimin e një studioje për projektim e dizajn që do t’i jepte arkitekturës jetë dhe kuptim të ri. E quajtur “Enota”, kjo kompani sllovene për arkitekturë përgjatë këtyre viteve është nderuar me 19 çmime, 11 prej të cilave janë vende të para.

E bashkëthemeluesi i kësaj studioje, Dean Lah, teksa po qëndronte në Kosovë, në kuadër të Festivalit Kosovar të Arkitekturës, në një intervistë për Ndërtimi.info foli për dallimet midis arkitekturës që bëhet tani dhe asaj që është krijuar vite më parë; për mënyrën e organizimit të hapësirave publike dhe mundësinë e krijimit të një arkitekture më të mirë.

Derisa tranzicioni në arkitekturë lë pas forma të ndryshme projektesh, sfidë e vazhdueshme për këtë fushë është rikthimi i vëmendjes për objektet që dikur e kanë pasur shkëlqimin e tyre.

Një sfidë për renovimin e objekteve ekzistuese, sipas Lah, është e pranishme edhe në Kosovë. Ai deklaroi se disa nga renovimet e fundit të bëra në objektet që mbi supe kanë më shumë vite, nuk janë renovime të mira.

Sipas tij, asnjë program nuk zgjatë sa zgjatë jetëgjatësia e një ndërteseje, për këtë arsye duhet të akomodohen programe të reja në ndërtesat ekzistuese.

“Problemi me renovimet është se po projektojmë më shumë e më shumë renovime, sigurisht duhet ta ruajmë strukturën sa më shumë që të jetë e mundur dhe t’i japim diçka të re, e kjo është gjithmonë një mundësi e mirë. Kam parë disa shembuj të renovimeve këtu të cilat nuk m’u kanë dukur renovime të mira. Disa nga objektet kanë humbur strukturën e tyre origjinale, disa nga ndërtesat moderniste dhe disa nga renovimet nuk janë bërë në mënyrën më fatlume, por këto janë mundësitë për të bërë diçka të re. Këto renovime  janë mundësi për të sjellë ndryshime sepse arkitektura gjithashtu duhet të ndryshojë. Mendoj se ne arkitektët duhet t’i konsiderojmë renovimet, edhe kur inkorporojmë elemente të reja. Kur të renovojmë duhet të mendojmë gjithashtu se si duhet të renovohet. Problemi me ndërtesat është se nëse qëndrojnë gabim për një kohë të gjatë, p.sh. më shumë se 100 vite, programi do të ndryshojë p.sh. pas 50 vitesh. Asnjë program nuk zgjatë aq sa zgjatë një ndërtesë. Ne duhet t’i krijojmë ato në një formë të re që akomodon programe të reja dhe tani kur i shohim disa nga objektet e vjetra mendojmë si t’i ripërdorim ato dhe ta ruajm kualitetetin e tyre”, ka deklaruar ai.

 Lan ka thënë se “ka disa plagë në indin e qytetit të Prishtinës . E këto plagë janë gjithmonë një mundësi e mirë për të sjellë arkitekturë të mirë”.

“Kam parë shumë vende të cilat janë një mundësi e mirë për të bërë projekte këtu. Ka disa plagë në indin e qytetit, e këto plagë janë gjithmonë një mundësi e mirë për arkitekturë. Qoftë nëse flasim për faqet e zbrazta apo për renovimet e ndërtesave”, ka deklaruar ai.

 Edhe pse ka shumë mundësi për të bërë projekte të reja, sipas tij, shumë hapësira moderne e inovative në Kosovë, si në shtetet e tjera përreth janë sjellë nga periudha e Jugosllavisë, siç përmend shembullin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

“Në kohë të Jugosllavisë është prodhuar diçka e re, janë krijuar hapësira moderne dhe puna e bërë në atë kohë është e mrekullueshme. Dje e pash Bibliotekën Kombëtare të Kosovës dhe është një vepër e mahnitshme e arkitekturës. Natyrisht jemi goditur nga kriza financiare e Jugosllavisë, por tash është mirë të mësojmë nga vendet e tjera që e kanë pasur këtë problem dhe të bëjmë diçka të veçantë sërish”, ka thënë ai.

Foto e marr nga “Visit Prishtina”

Krahasimi i periudhës së Jugosllavisë me të tashmen vë në dritë dallime të shumta, por, sipas tij, inkorporimi i dallimeve është ajo që e bën interesante arkitekturën.

“Ka çdo herë dallime në arkitekturën e Jugosllavisë me arkitekturën që krijohet tash, por këto dallime janë ato që e bëjnë arkitekturën interesante sepse provohet të inkorporohen këto dallime. Ka dallime në mënyrën e jetesës, në mënyrën se si e përdoret hapësira publike. Këtu një gjë që e kam vënë re është se hapësirat publike përdoren deri në orët e vona. Sllovenia mendoj se ishte më me fat që nuk është prekur shumë nga historia e fundit. Por, pas çdo krize është një mundësi për të ndryshuar. Kjo është edhe një mundësi për të krijuar një arkitekturë të mirë. Sllovenia e ka pasur këtë mundësi ndoshta para 15 vitesh, në republika të tjera erdhi më vonë, por gjithmonë vije, kam përshtypjen se këtu është një mundësi e mirë për ta shtyer arkitekturën përpara”, u shpreh ai.

Një përdorim funksional i hapësirave publike, sipas tij është ai i sheshit qendror të Prishtinës.

Arkitekti slloven thotë se një gjë që i ka rënë në sy në këtë shesh është se ka shumë gjallëri, ka hapësira ku njerëzit mund ta kalojnë kohën si dhe punohet deri në orët e vona.

“Ndër hapësirat publike më ka befasuar sheshi për shkak se është dukur shumë bukur gjatë gjithë ditës. Edhe pse gjatë ditës ka qenë shumë nxehtë, ka pasur njerëz që kanë kaluar kohën këtu dhe i kanë përdorur hijet, edhe tani natën po e përdorin shumë këtë hapësirë për të qëndruar jashtë. Mendoj që ne si arkitektë çdo herë i inkurajojmë njerëzit të jetojnë jashtë. Madje edhe shtëpitë private duhet të kenë hapësira të gjelbëruara. Çdo projekt që e bëjmë duhet t’i kontriubuojë qytetit. Çdo herë i them sutudentëve të mi në fakultet se ekziston hapësira private, ajo publike dhe çdo herë është një hapësirë ‘semi publike’, që mund ta prezantosh dhe që nuk është hapësirë publike. Të paktën diçka që bëni për klientët dhe për shfrytëzuesit të jetë diçka që ju sjell sa më pranë qytetit. Asnjë arkitekturë nuk do të duhej të bëhet pa i sjellur diçka qytetit” theksoi ai.

 Edhe pse në Kosovë nuk i kishte rënë të qëndrojë shumë, e të njoftohet më detajisht me zhvillimet e reja në këtë fushë, atij i është tërhequr vëmendja nga gjërat e shumta që po ndodhin në arkitekturën në Kosovë, e që sipas tij, zhvillimet e shumta janë mundësi e mirë për të prezantuar një arkitekturë të mirë.

“Për shkak se nuk kam qëndruar në Kosovë shumë, nuk mund të flasë shumë për arkitekturën moderne. Por, kam lexuar dhe jam njoftuar më shumë për të nëpërmjet medieve. Ajo që kam vërejtur është se këtu po ndodhin shumë gjëra dhe kjo është çdo herë një mundësi e mirë për të prezantuar arkitekturën e mirë. Kur ndodhin shumë gjëra ka më shumë hapësirë për ta futur arkitekturën e mirë . Mendoj që tani është koha optimale për të prezantuar arkitekturën e mirë”, ka bërë të ditur ai./Ndertimi.info/ KultPlus.com

Hëna

Poezi nga Aleksandër Pushkini

Përse moj hënë argjendore,
ti larg nga retë pa pushim,
përmbi kanatet e dritores,
vërshon të mekurin shkëlqim?

Sa herë që më shfaqesh ti,
në shpirt më zgjohen shqetësime,
dhe brenga plot me dhembshuri,
dëshirë plot me flakërime.

Oh, ikni, ikni o kujtime!
o dashuri fatkeqe fli!
O, le të mos më shfaqet më,
të perdja e errët në dritore,
nën dritën tënde argjendore,
fytyr’ e dashur si gjithnjë,
fytyr’ e ëmbël engjëllore
e vashës që s’do ta shoh më.

O ëmbëlsi e dashurisë,
plot ledhatime, plot me gaz,
plot me shkëlqim të lumturisë,
a mund të kthehesh rishmez pas?

I shpejtë porsi një vegim,
me ndritë ti në fluturim;
U zhdukën hijet krejt papritur,
se erdh agimi menjëherë,
dhe ti moj hën’e ndritur
në qiell u mbyte atëherë!
Agimi dritën pse shpërndau?
Nga vash’ e shtrenjtë pse me ndau?

Kolegji Universum, partner i organizimit të Akademisë Ndërkombëtare Verore për 67 studentë nga e gjithë bota

Kolegji Universum në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Diplomaci organizuan edicionin e shtatë të Akademisë Ndërkombëtare Verore në Kosovë me temën “Ndërtimi i paqes, diplomacisë, lidershipit dhe negociatat”.

Pjesëmarrës në këtë akademi ishin 67 studentë nga e gjithë bota, përfshirë këtu edhe studentë nga shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

E veçanta e kësaj akademie janë profesorët ligjërues nga universitetet më prestigjioze në botë, ambasador dhe përfaqësues qeveritar, duke iu mundësuar kështu pjesëmarrësve të mësojnë nga përvoja e tyre akademike dhe profesionale. Në mesin e tyre ishte edhe Drejtori i Kolegjit Universum z. Alejtin Berisha. 

Kolegji Universum është institucion lider i ndërkombëtarizimit. Për më shumë informata rreth organizimeve dhe projekteve të tilla ndiqni Kolegjin Universumnë facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum. /KultPlus.com

Nis Hardh Fest, bënë bashkë liderë të Kosovës e Shqipërisë

Me moton “Një got’ për mot” edhe zyrtarisht sot është bërë hapja e festës së rrushit “HardhFest 2019”, festë kjo e cila promovon vlerat kulturore të vendit tonë.

Me aktivitete të shumta, për tre ditë me radhë, 16, 17 dhe 18 të këtij muaji, “Konaku” i Rahovecit do ofroj aktivitete të shumta për vizitorët e saj.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se vreshtarët e Rahovecit po ndihmojnë në zhvillimin e vendit. Thaçi po ashtu u shpreh se  vera e Rahovecit tashmë gjendet kudo në botë. 

“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Rahovecin, është një ditë e veçantë për Kosovën edhe më gjerë sepse vera e Rahovecit sot gjendet kudo në botë, Kosovë, në rajon, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më gjerë, prandaj sot jemi të gjithë kështu së bashku për tu uruar e përgëzuar ‘HardhFest’, një festë kjo e rëndësishme për të uruar të gjitha të mirat juve për punën tuaj që nuk kurseni asgjë me djersën tuaj ta zhvilloni vendin dhe ta rindërtonin dhe të keni sukses”, u shpreh Thaçi.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj theksoi se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë me politika fiskale, e lirimet tatimore pasi vetëm në këtë mënyrë Kosova do të shënojë rezultate të prekshme si rasti i Rahovecit. Ai tha se në Rahovec gjendet një model i njerëzve që me punën e tyre kanë krijuar vlera, prandaj tha se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë t’i përkrahin ata. 

“Është me rëndësi të mbesim të fokusuar tek politika fiskale, lirimet tatimore, tek përkrahje e fermerëve, e vreshtarëve e pemëtarëve për shkak se nëse mbesim në këtë fokusim atëherë vetvetiu do të kemi më shumë rezultate. E vërteta është se deri tani ka rezultate dhe ja këto janë rezultatet që i shohim në Rahovec, dhe këto na inkurajojnë që të vazhdojmë me këto politika fiskale, me lehtësime tatimore me përkrahje të prodhuesve, por edhe të prodhimit vendor është tepër me rëndësi. Na vyen me shku më përpara edhe me gjyqësor kredibil për shkak se duhet me fitu oferta më e mirë, kualiteti më i mirë, cilësia më e mirë e jo të dominojnë instrumentet tjera, duhet të jemi të sinqertë ndaj vetës, pra duhet t’i eliminojmë ato dukuri, ato veprimtari, ato mangësi që i kemi në shoqëri, të gjitha edhe korrupsionin”, ka deklaruar Haradinaj.

I pranishëm në hapjen e festës së rrushit “HardhFest”, ishte edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i cili deklaroi se vera e Rahovecit po zë vend çdo ditë e më shumë edhe në tregun shqiptar.

“Populli i Rahovecit meriton një mirënjohje të veçantë për shkak se vera e Rahovecit është bërë mjaftë e famshme në tregjet ndërkombëtare dhe jam shumë i gëzuar që edhe në Shqipëri gjithnjë e më shumë po ecën dhe po zë hapësirën e merituar dhe sigurisht që kjo është një kënaqësi që edhe unë do doja të ndaja me të gjithë ju sot së bashku dhe shpresoj që edhe shkëmbimet midis Shqipërisë dhe Kosovës të rriten edhe më tej në të gjitha aspektet e në radhë të parë për sa i takon prodhimeve të bujqësisë, për sa i takon zhvillimit të agro -turizmit mund të mësojmë shumë nga njëri tjetri sidomos në këto fusha Shqipëria edhe më shumë nga Kosova, pasi na duhet të bëjmë shumë më tepër për të vënë në lëvizje të gjitha ato potenciale të jashtëzakonshme që kanë vendet tona”, tha presidenti i Shqipërisë.

E,  kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi deklaroi se festa e rrushit i  bashkon të gjitha palët e interesit që të jenë më aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore për promovim të vlerave të shtetit të Kosovës. Latifi tha se “HardhFest” është ndër  festivalet më të njohura në Kosovë që qytetin e Rahovecit e vendos në hartën e destinacioneve turistike.

“Festa e vjeljes së rrushit e njohur si tashmë si ‘HardhFest’ ,me të drejtë është festë për të gjithë ne, festë e merituar për të gjithë bujqit e vyeshëm dhe punëtor të komunës së Rahovecit. Ky organizimi nga viti 2001 dhe ndër vite ka identifikuar rajonin tonë vreshtar dhe tani duke e shndërruar në festë nacionale të të gjithë qytetarëve të Kosovës, por jo vetëm të këtij vendi. Aktivitetet që do të organizohen gjatë këtyre tri ditëve janë të shumta dhe që ofrojnë kohë kualitative për qytetarët e Kosovës dhe turistët nga vendet e shumta, të rajonit dhe botës. Kjo festë ofron për fermerët, vreshtarët, artistët, rininë, njerëzit e këtyre zonave dhe të gjitha palët e interesit që të bëhen më aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore në promovimin e vlerave tona”, tha Latifi.

Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore ”Krusha”, Fahrije Hoti si nikoqire për këtë  vit në “HardhFest” tha se askush më mirë se kjo festë e verë nuk mund t’i prezantojë vlerat e vendit tonë. 

“Kam nderin që në këtë vit  të jemi nikoqire e festivalit “HardhFest” që marrin pjesë ndërkombëtar, vlerat e vendit tonë askush më së miri se ‘HardhFest’, nuk mund t’i prezantoj andaj unë uroj organizatorët për organizimin dhe punën e tyre të palodhshme të gjithë qytetarëve”, tha ajo.

Në ceremoninë e hapjes së festës së verës “HardhFest” u shpallën edhe vreshtarët më të mirë dhe ata janë: Enver Haxhimustafa, Samir Hoxha, Bilall Dërguti, Eqref Rama, Fitim Hamza, dhe Ramadan Hajda.

Përveç hapjes zyrtare të festës së rrushit sot janë organizuar edhe një sërë aktivitetesh tjera siç janë hapja e Panairit të rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë, demonstrimi i pjekjes së rakisë rreth kazanit, hapja e Hardh Campi, zgjedhja e Mbretëreshës së Rrushit, dhe muzikë të interpretuar nga “Legends” & Hardh Eks, Pop/Rock & DJ Koncert n’Konak. / rtv21 / KultPlus.com

Xhuvani vdiq ditën që përfundoi montazhi i filmit të ri

Gjergj Xhuvani, një nga artistët më të spikatur të kinematografisë dhe skenës shqiptare, pasi kishte mbaruar xhirimet e filmit “Liqeni im” në Shqipëri në fund të vitit të kaluar, Gjergj Xhuvani edhe pse vuante nga sëmundja e diabetit, në këtë vapë gushti s’e ndali punën.

Regjisori i njohur vdiq në moshën 56 vjeçare, nga një sulm në zemër pasi kishin konsumuar darkën e përfundimit me sukses të montazhit të filmit të ri në Romë.

Filmi me skenar dhe regji të vetë Xhuvanit kishte marrë mbështetjen e Eurimages në Yerevan dhe kishte nisur xhirimet në dhjetorin e vitit të kaluar si një bashkëprodhim me Italinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që kishte mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Regjisori i mirënjohur do të kujtohet si një nga artistët më të spikatur të kinematografisë dhe skenës shqiptare. Disa nga titujt më të spikatur të filmave të tij janë “Lindje Perëndim lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat”, “Bardhë e Zi”.

Mesa duket “Liqeni im” do të na japë mundësinë ta shijojmë edhe një herë punën brilante të regjisorit Xhuvani. / KultPlus.com




Ditët e Nënë Terezës në Shkup, ITSHKSH epiqendër e aktiviteteve

Për të shënuar datat që lidhen me jetën dhe veprën e Nënë Terezës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore Shqiptare në Shkup, ka planifikuar disa aktivitete dhe evente, me qëllim që kujtesa për këtë figurë të madhe të humanizmit planetar, të rifreskohet në vazhdimësi.

Kreu i këtij institucioni, Skender Asani njofton se më 26 gusht do të promovohet kompleti i veprave të shkrimtarit nga Prishtina, Anton Nikë Berishës, një korpus i lidhur tematik që i kushtohet figurës komplekse të Nënë Terezës. Me këtë rast ITSHKSH ka ftuar emra të shquar të letrave dhe të kulturës për të shpalosur të panjohurat e jetës dhe veprës së Nënë Terezës përmes këtij projekti voluminoz të shkrimtarit Anton Nikë Berisha.

“Gonxhe Agnes Bojaxhiu , e njohur botërisht si Shën Nënë Tereza, është e lindur më 26 gusht 1910 në Shkup dhe ne si Institut kemi planifikuar që në shenjë të ditëlindjes së saj të promovojmë një komplet prej shtatë veprash, ‘NËNA TEREZE NË SHTATË VËLLIME’  të studiuesit të shquar të letrave shqipe, Anton Nikë Berisha. Me këtë komplet veprash, në shtatë vëllime, për Nënën Terezën, autori zbulon një tjetër hapësirë mundësish të pakufishme jo vetëm trajtime teologjike por edhe për kundrime eseistike, për përsiatje të përshpirtshme dhe për zbërthime meditative. Sipas optikës studimore të Anton N.Berishës del se vepra e Nënë Terezës ishte dhe mbetët një shembull i rrallë në historinë e njerëzimit për dashurinë që tregoi dhe për flijimin që bëri për tjetrin sidomos për të varfëritë, për fëmijët jetimë e për të braktisurit. Do të donim që ne si ITSHKSH të vendosim një standardizim në valorizimin e veprave që ndërlidhen me figura të shquara të kombit tone dhe njerëzimit mbarë”, i ka thënë gazetës KOHA, Skender Asani.

Gonxhja u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Për ta rikujtuar këtë ngjarje Asani veçon një fragment të letrës që ajo kishte shkruar drejtuar tezes së saj:

“E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t’ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t’ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.

ITSHK do të jetë epiqendra e aktiviteteve që do të shënojnë ditët e Nënë Terezës, përfshi edhe 3 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, që bota tash më i njeh si ditë të humanizmit dhe solidaritetit njerëzor.

Asani njofton se tash së fundmi ai dhe ekipi që drejton kanë siguruar dokumente shtesë nga arkiva të ndryshme evropiane që ndriçojnë historinë e sagës familjare të Gonxhe Bojaxhiut, e njohur në Shkup si strumbullari i vetëdijes kombëtare shqiptare të fillimshekullit të kaluar, kurse babai i Gonxhes, Kolë Bojaxhiu, ishte bartësi kryesor i kësaj vetëdije. Në këtë kontekst janë bërë edhe disa hulumtime në arkivat e Beogradit, prej nga Asani ka sjellur në Shkup dhjetëra dokumente e fotografi që plotësojnë mozaikun e njohurive mbi familjet katolike shqiptare të Shkupit, por edhe të familjeve katolike shqiptare të Shkupit.

Për një shënim sa më dinjitoz të Ditëve të Nënë Terezës në Shkup, Skender Asani apelon dhe fton të gjithë intelektualët, mediat, universitetet, shkollat të jenë bashkë me ITSHKSH që të dëshmojnë në praktikë përkushtimin ndaj kësaj nëne të madhe që shqiptaria i dha njerëzimit. /Koha.mk/ KultPlus.com

Në Greqi edhe këtë vit hapen klasat e mësimit në gjuhën shqipe

Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, për shumë prindër mbetet prioritet. Andaj vendet që ju ofrojnë këtë mundësi atyre po shtohen dita ditës, shkruan KultPlus.

Një lajm të tillë e ka bërë sot të ditur Ministri i Shtetit për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko. Ai ka njoftuar se në Greqi edhe këtë vit do të hapen klasat e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

“Në Athinë, Greqi edhe këtë vit do të hapen klasat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Nxënësit e komunitetit shqiptar atje mund të regjistrohen deri më 29 shtator për të vazhduar mësimin për gjuhën dhe kulturën shqipe, i cili do të fillojë gjatë muajit tetor”, ka shkruar Majko.

Që në vitin 2016, në Selanik, komuniteti i emigrantëve shqiptarë kishin bërë përpjekje që fëmijët të mësojnë në gjuhën amtare. / KultPlus.com

Rose Dosti, gazetarja shqiptare që punoi 35 vite në “Los Angeles Times”

Rose Dosti, gazetarja shqiptare e “Los Angeles Times”, ka qenë për 35 vite një nga gazetaret kryesore të gazetës amerikane. E ndikuar nga historia e largimit të prindërve të saj nga Shqipëria, ajo pas daljes në pension iu kushtua shkrimeve për Shqipërinë e viteve 1940- 1990, përcjellë KultPlus.

Rose Dosti lindi dhe u rrit në New York City, vajza e dytë e prindërve emigrantë shqiptarë. Familja e saj ishte burgosur gjatë regjimit komunist nga 1944-1991 dhe si një gazetare dhe bashkëshorte e një familje emigrante politike, ajo e pa të nevojshme për të ruajtur dëshmitë e të mbijetuarve. Pas udhëzimeve të përcaktuara nga Fondacioni Shoah, Rose Dosti themeloi AHRP për të ruajtur dëshmitë e të mbijetuarve për studim, arsimim dhe frymëzim studimor.

Dosti është një shkrimtare dhe kolumniste e stafit “Los Angeles Times”, dhe autore e tetë librave për ushqimin. Puna si themeluese e Projektit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut (AHRP) që nga viti 2008 rezultoi në prodhimin e 100 dëshmive të të mbijetuarve nga shumë rajone të Shqipërisë, të cilët u persekutuan gjatë regjimit komunist nga 1944-1991, dhe dy filma të shkurtër dokumentarë, “Burgu kombëtar: Albania 1944-1991” dhe “Zërat e humbur që bëjnë histori”.

Ajo ligjëron në dokumentarë të AHRP në shkolla, organizata, klube dhe institucione. Si artiste, ajo përdor artet e saj për të mbledhur fonde për projektet e saj. Dosti renditet në top listën e dy mijë grave të shquara amerikane. / KultPlus.com

Hapet thirrja për aplikim në programin e ri të “Tandem Western Balkans”

Është hapur thirrja për aplikim në programin e ri të Tandem Western Balkans e cila do të qëndroj e hapur deri më 20 Shtator 2019.

“Organizata, institucione apo ndërmarrje sociale, ftoheni të aplikoni deri më 20 Shtator në edicionin e parë të Tandem Western Balkans ku po kërkohen menaxherë kulturor, aktivistë, arkitektë ose artistë, profesionistë të rinj që do të marrin pjesë në program. Tandem Western Balkans është program një vjeçar i të mësuarit përmes praktikës i cili u mundëson operatorëve kulturorë të fillojnë bashkëpunim rajonal afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Platforma Tandem mbështet ndryshimin shoqëror përmes aksionit kulturor strategjik dhe parashikohet si një hapësirë që iniciatorët e projekteve të fitojnë aftësi të reja, të zhvillojnë praktika inovative dhe të lidhen me rrjetet rajonale”, thuhet në njoftimin e Lumbardhi Foundation.

Këtu mund të gjeni të gjitha detajet përfshirë linkun e formës online për aplikim, versionin PDF të thirrjes si dhe përgjigje për pyetjet të cilat mund t’i keni.

Betimi prekës që William i bëri dikur të ëmës, princeshë Diana-s

Princi William ishte vetëm 14 vjeç kur martesa e prindërve të tij mori fund. Asokohe për të miturin ishte e vështirë të përballonte ndarjen në fjalë, në një kohë kur mbarë bota po monitoronte historinë mbretërore.

Teksa procedurat e divorcit vazhdonin, Diana dhe princi Charles duhet të vendosnin se çfarë do ndodhte me titullin e saj mbretëror. Mbretëresha ishte mëse dakord që Diana të vazhdonte ta mbante titullin e saj të Lartësisë Mbretërore, por Charles këmbënguli që ajo të hiqte dorë dhe kështu ndodhi.

E gjitha kjo e mbajti princeshën akoma më larg familjes, çka nënkuptonte se Diana duhet të përulej edhe përpara vetë fëmijëve të saj. Princi William, i cili studionte në kolegjin Eton u sigurua t’i gjendje së ëmës pranë në ato kohëra të vështira. Madje, i dha edhe një premtin!

Në librin e Paul Burrell- it mësohet se i riu William iu betua të ëmës se një ditë do t’ia rikthente titullin:

“Mos u mërzit mamush, do të ta kthej [titullin] mbrapsht një ditë kur të bëhem mbret.”

Sidoqoftë, i biri nuk mundi dot ta mbante fjalën. E ëma vdiq pak vite më vonë, më 31 gusht 1997. / Koha.net / KultPlus.com

“Çmenden” serbët pas vendosjes së flamurit të Kosovës në Kalanë e Artanës

Vendosja e flamurit të Kosovës në kalanë e Artanës po i pengon mediet serbe.

Një flamur i madh i Kosovës i vendosur në kalanë e Artanës, po del të jetë pengesë për mediumin publik serb “RTS”.

Madje ky televizion, kalanë e Artanës e ka konsideruar si “kështjellë mesjetare serbe”, transmeton lajmi.net.

“Institucionet e Kosovës e kanë vendosur flamurin e Kosovës në kalanë mesjetare serbe në afërsi të Novobërdës”, shkruan RTS.

Sipas televizionit publik serb, flamuri i vendosur mund të shihet edhe nga rrugët përreth.

“Pranë Kishës së Shën Nikollës, u ngrit një flamur tjetër i Kosovës dhe u ngritën disa tenda ushtarake në të cilët qëndrojnë persona me uniformë”, shkruan më tutje ky medium.

Sipas RTS-së, autoritetet e Kosovës kohë më parë e kanë miratuar mbajtjen e meshës katolike në mbetjet e kishës ortodokse serbe të Shën Nikollës në Artanë. /KultPlus.com

Fshati i vogël polak, ku çdo gjë është e mbuluar me piktura (FOTO)

Njëherë e një kohë, në një fshat të vogël të quajtur Zalipie në Poloni, dikush ka pikturuar një lule në tavanin e shtëpisë me qëllim që të mbulojë një shenjë të shkaktuar nga tymi i shporetit.

Ky fshat ishte i varfër atë kohë dhe thuaje të gjitha shtëpitë kishin shenja të tilla tymi.

Pikturimi i mureve në këtë fshat filloj të bëhej si zakon, derisa të gjitha shtëpitë ishin mbuluar nga to. Përfundimisht çdo gjë në këtë vend ishte mbuluar në lule, nga shtëpitë tek urat, kishat e gjithçka tjetër, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa që nga pranvera e vitit 1948, fshati ka mbajtur konkursin Painted Cottage. Zalipie ndodhet në juglindje të Polonisë vetëm 90 minuta nga Krakovi, ky fshat i bukur me plotë ngjyra është vend i përsosur për një udhëtim unik dhe të paharrueshëm./ KultPlus.com

“I njëjti gjerman që pi Fanta prodhon edhe Mercedes, a shqiptari keshë nëse dikush lypë Fanta n’kafiq”



Nga Mentor Llugaliu

Në punën sezonale që po e boj në Gjermani, po punoj si barman. Përpos koktejeve, birrave, venave, langjeve t’frutave, brenda një ndrrimi i shes edhe qindra Fanta, e cila në Prishtinë njihet si pije e katunarëve dhe plot lokale nuk e shërbejnë.
Veç rruga na ndanë me fabriken ku prodhohet BMW që një e tillë kushton minimum 50 mijë OJRO, markë që prodhohet qe 103 vjet. 
I njëjti gjerman që pin Fanta prodhon edhe Mercedes, Audi, Volkswagen, Porsche, kamiona e autobusa MAN, aeroplana e helikoptera, makina amvisërie, etj. etj. a b**** e shqiptarit që as rrëmojca nuk prodhon keshë nëse dikush lypë Fanta n’kafiq.
Harrova me cekë që gjermani krejt qytetin e shetitë me metro ner tokë, a shqipja e pret autobusin e 8-ve me shku n’shpi, qafa i dredhohet tu ra n’gropa, me 1 euro n’xhep edhe i del kohë me ju përzi tjetrit në shije t’pijes. Shuligun?

Ky shkrim është marr i plotë nga statusi i Mentor Llugaliut, pa ndërhyrje nga redaksia. / KultPlus.com

“Bota do të ishte më e lumtur nëse burrat kishin të njëjtën aftësi për të heshtur siç kanë për të folur”

Thënie nga Spinoza

Filozofi nga Hollanda Baruch de Spinoza, jetoi në shek XVII dhe së bashku me Dekartin konsiderohen si pararendësit e epokës moderne.


Këto janë disa nga thëniet e tij më të njohura:

“Të gjitha gjërat e shkëlqyera janë aq të vështira sa janë të rralla.”

“Paqja nuk është një mungesë lufte, është një virtyt, një gjendje shpirtërore, një prirje për dashamirësi, besim, drejtësi.”

“Nuk ka frikë pa shpresë e as shpresë pa frikë.”

“Unë kam luftuar për të mos qeshur me veprimet njerëzore, për të mos qarë me ta, as për t’i urryer, por për t’i kuptuar ato.”

“Nëse doni që e tashmja të jetë ndryshe nga e kaluara, studioni të kaluarën.”

“Lumturia është një virtyt, jo shpërblim.”

“Bota do të ishte më e lumtur nëse burrat kishin të njëjtën aftësi për të heshtur siç kanë për të folur.”

Për shkak të aktivitetit të tij intelektual ai u ‘c’kishërua’, u shpall herë heretik, herë ateist dhe i rrezikshëm për shoqërinë /KultPlus.com



Avioni më i frikshëm në botë, i aktivizuar për herë të parë në Kosovë, mbushi 30 vjet

Avioni legjendar B-2 Stealth Bomber e ka kryer fluturimin e parë në verën e vitit 1989.

Një nga arsyet që këtij avioni ia kanë frikën të gjithë, është sepse mbetet i vetmi deri më sot që edhe mund t’i fshihet radarëve, edhe mund të hedhë bomba bërthamore.

Ky avion mund të mbajë 16 bomba bërthamore 1000 kg, të modelit B83, shkruan Top Channel.

Hera e parë që është angazhuar në luftime ka qenë në Kosovë, në vitin 1999, por është përdorur edhe në Irak e Afganistan, si dhe ka shërbyer si prani e SHBA-së në Paqësor, për t’i dhënë mesazhe Kinës dhe Koresë së Veriut. / KultPlus.com

Me moton “Një got’ për mot”, sot fillon festivali Hardh Fest

Këtë vit, me sloganin “Një got’ për mot”, mbahet edicioni i 18 i “festës së vjeljes së rrushit – HardhFest”, që do të nisë sot më 16 gusht dhe do të zgjasë deri më datën 18 gusht n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës), shkruan KultPlus.

Ashtu si edhe ne edicionet e kaluara, edhe këtë vit do të ketë performim nga grupe dhe artistë nga jashtë vendit.

Veçanti e këtij edicioni të Hardh Fest 2019 është që do të ndahen për veshtarët dhe verëtarët më cilësor do të jenë kupat që janë përzgjedhur për t’i shpërblyer ata.

Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”, është manifestim në komunën e Rahovecit dhe nga më të veçantat në Kosovë, ku përmes këtij manifestimi tradicional, synohet që të promovohen vlerat e rajoneve vreshtare të Kosovës dhe produktet e tyre.


Objektivi i organizimit të “Hardh Festit”, është ruajtja e traditave dhe zakoneve të lidhura me vreshtarinë, verën dhe etnologjinë, promovimi dhe fuqizimi i bashkëpunimit dhe lidhjeve në gjithë zinxhirin e prodhues, si dhe mundësia për të grumbulluar të ardhura shtesë për banorët e zonave të vreshtave të luginës së Rahovecit. /KultPlus.com

Një intervistë e panjohur e Hasan Prishtinës dhënë më 1927 gazetës franceze


Nga Aurenc Bebja

“La Liberté” ka botuar të premten e 8 korrikut 1927, në faqen n°3, intervistën e Hasan Bej Prishtinës, dhënë asokohe gazetës “La Transalpine”. Politikani i njohur shqiptar, ndër tjera, ka shprehur mendimin e tij mbi reagimin e kundërshtarit politik dhe personal të tij, Ahmet Zogut, ndaj Jugosllavisë.

Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë intervistën e plotë për publikun shqiptar:

Vjenë, 7 korrik. — Incidenti (Arrestimi i përkthyesit të legatës jugosvalle në Tiranë, Vuk Gjurashkoviq – Vouk Djourachkovitch, për çështje spiunazhi) midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë është zgjidhur përfundimisht. Megjithatë, rifillimi i marrëdhënieve diplomatike midis dy qeverive nuk do të jetë aq i shpejtë sa mund të ishte shpresuar. Në të vërtetë, përfaqësuesit e të dy vendeve do të zëvendësohen dhe ardhja e tyre në destinacion duhet të ndodhë në të njëjtën kohë, konsiderohet se do të zgjasë dhjetë apo pesëmbëdhjetë ditë përpara se të rifillojnë përfundimisht marrëdhëniet diplomatike.

Një prej emigrantëve politikë më eminentë shqiptarë, Hasan Bej Prishtina, ish-President i Këshillit të Shqipërisë, kundërshtar politik dhe personal i Ahmet Zogut, bëri deklarata të rëndësishme për shtypin:

“— A është e vërtetë, e pyetën z. Hasan Bej, se Shqipëria përbën një rrezik për Evropën ?

— Ky lajm është përhapur nga disa gazeta në Beograd. Por për të kuptuar se kjo është vetëm një zhurmë tendencioze, duhet të kujtojmë se këto gazeta filluan të flasin për rrezikun vetëm ditën kur Shqipëria u bë e pavarur nga politika e Beogradit. Unë jam një kundërshtar i ashpër i Ahmet Zogut, por duhet të pranoj se këtë herë ai ka vepruar, me të vërtetë, në mënyrë të arsyeshme.

— Dhe çfarë mendoni për formulën që përsëritet kaq shpesh : Ballkani për popujt e Ballkanit ? e pyetën sërish Hasan beun.

— Kjo është një formulë e shkëlqyer, me kusht që vetë Ballkani të fillojë të japë shembullin. Për shembull, si mund të flitet për “vëllazërim” mes jugosllavëve dhe shqiptarëve, nëse Beogradi vazhdon politikën e tij të përndjekjeve kundër pakicave shqiptare ? Z. Fernand(Ferhat – sqarim ynë) Draga, deputet nga Kosova, u dënua me 20 vjet burg sepse… ai donte të mbronte të drejtat e shqiptarëve. Mund t’ju japim një listë të gjatë persekutimesh kundër shqiptarëve… Në këto kushte, si të arrihet një “vëllazëri ballkanike” ? — (La Transalpine.)”/Darsiani.com / KultPlus.com

Lansohet programi i 40 bursave 100% për 3 vite studimi dhe punësim të garantuar nga kompania zvicerane

Sot në Kolegjin Universum u lansua programi i bursave 100% për 3 vite studimi dhe punësim të garantuar që nga viti i parë i studimeve.

Projekt ky i ndërlidhjes së Akademisë dhe Industrisë që po implementohet për të dytin vit me radhë nga Kolegji Universum dhe kompania zvicerane Vision Agency. Duke iu mundësuar studentëve financim të plotë të studimeve për 3 vite, punë part-time gjatë studimeve dhe punësim të garantuar pas diplomimit.

Pjesëmarrës në këtë konference përveç përfaqësuesve nga “Kolegji Universum” dhe “Vision Agency”, ishte edhe Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Z. Muzafer Shala.

Këtë vit 40 maturantë që dëshirojnë të studiojnë në Shkenca Kompjuterike apo Gjuhë Gjermane në Kolegji Universum përfitojnë financim të plotë të studimeve për 3 vite studimi dhe punësim të garantuar në kompaninë “Vision Agency”. Aplikimet bëhen përmes këtij linku https://bit.ly/2ZIxjLD

Përzgjedhja e studentëve bëhet përmes Testit në bazë të drejtimit dhe Intervistës nga Kolegji Universum dhe Kompania Vision Agency. Mëso më shumë https://bit.ly/31kG1A6

Afati i fundit 6 Shtator 2019, për më shumë informata ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062. 

Lajm i sponsorizuar nga Kolegji Universum. / KultPlus.com