Hit-seria dramë post-apokaliptike “The 100” do të përfundojë pas sezonit të shtatë në vitin 2020, njoftoi të dielën krijuesi i serisë në Twitter.
“Derisa finalja e sezonit 6 të serisë ‘The 100’ është vetëm disa ditë larg, kam lajme të hidhura por edhe të gëzuara: Sezoni 7 do të jetë edhe i fundit,” shkruan Jason Rothenberg në postim. “I jemi përjetësisht mirënjohës WB & CW që gjithmonë na mundësuan ta tregojmë tregimin tonë në mënyrën se si duam dhe për ta përfunduar serialin sipas dëshirave tona. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm!”
I bazuar lirshëm në romanet fanta-shkencore për të rinjtë e rritur nga Kass Morgan, në seri luajnë Eliza Taylor, Paige Turco, Bob Morley dhe Marie Avgeropoulos.
Seria transmetohet në The CW dhe është gjithashtu në dispozicion në Netflix në Kanada. /KultPlus.com
Motër, ah, motër, kur te ti vij të prehem të lutem, si të huaj mos më trajto! Babait tonë nuk do t’i pëlqente një sjellje e tillë, rrezikun, motërz, ti e kupton.
Ah motër, a nuk jam një vëlla i denjë që dashurinë tënde ta meriton? Qëllimi jonë në këtë botë a nuk ishte i njëjtë? Ta duam dhe ndjekim udhën e tij?
Bashkë jemi rritur që nga djepi, bashkë do jemi derisa të na kallin në varr, ç’nuk kemi kaluar, ç’nuk kemi përjetuar, shpëtuam, jemi gjallë.
Kur në derën tënde do të trokas, motërzë, shpinën mos ma kthe, sepse do ngjallësh dhimbje! Koha është oqean, në breg cakun e ka, dhe ndoshta nesër nuk do të më shohësh më.
Aktorët e famshëm, Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren, janë ribashkuar dhe do të punojnë së bashku në një serial të ri televiziv, për të cilin kanë interesim të madh të Fox, CBS dhe NBC.
Skenarist është Ken Sanzel, i cili ka punuar edhe në serialin e popullarizuar “Numb3rs”. Laundgren do ta luajë agjentin e fshehtë në departamentin e sigurisë së UN-së, ndërsa personazhi i tij është përshkruar si një ekip një-anëtarësh i SWAT si dhe negociator i pengjeve. Stallone përmendet edhe si regjisor në këtë rast, shkruan portali Deadline.
Producentë ekzekutivë janë edhe Tony Krantz, partneri i Stallones nga Balboa Productions, Braden Aftergood dhe menaxheri i Lundgren, Craig Baumgarten.
Stallone dhe Lundgren për herë të parë bashkëpunuan në “Rocky IV” duke i luajtur rivalët Rocky dhe Drago, dhe më pas u takuan përsëri në “The Expendables”. Kohëve të fundit, ata i reprizuan rolet e Rockyt dhe Dragos në spin offin “Creed II”.
Të dy u shoqëruan edhe jashtë kamerave. Fundjavën e kaluar, Stallone e postoi një video ku ai, Lundgren dhe kolegu i tyre Arnold Schwarzenegger po shoqëroheshin në Los Angeles. /KultPlus.com
Shihni këtë qytet, Që është këtu pranë Vetë e ndërtova – Besa-besë, pa babanë, Vetë – inxhinier Vetë – arkitekt, Vetë – murator, Vetë – punëtor, Vetë e kam lyer, Vetë e kam pastruar – Me këto dy duar! Në qytetin tim Mund të jetoj: Kush nuk ka strehim, Kush nga fryn era Nuk e kthen gungën
Kur s`është nëna në shtëpi, Rilindja, Prishtinë 1985
Ekspozita “Nuk kam përgjigjje” është homazh për jetën, për kohën në të cilën jetojmë e cila ka më shumë pytje se përgjigjje. Dëshpërime, gëzime, pyetje esenciale dhe paralizim prej tyre. Nga natyra e deri te intimja.
Arton Sefa është fotograf i lindur në Kosovë, i cili ka bashkëpunuar me Vogue, Louis Vuitton dhe GQ. Ai e ka përfunduar shkollën e fotografisë në Gjermani, ndërsa ka punuar në Paris, Milano, Londër e deri edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Arton Sefa
Ekspozita do të hapet në KultPlus Caffe Gallery (Adresa: Rruga Isa Boletini, Soliteri 3/2-1, Afër Fontanës në Ulpianë, Prishtinë)
Nëse nuk e gjeni lokacionin, na telefononi në 049 119600 dhe 049 137250.
Fituesja e çmimit Nobel për Letërsi, Toni Morrison, ka vdekur në moshën 88-vjeçare. Familja Morrison ka konfirmuar se autorja amerikane ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër, raporton BBC.
Autorja e 11 romaneve e fitoi çmimin “Nobel” për Letërsi më 1993. Ajo kishte publikuar romanin e saj të parë “The Bluest Eye” më 1970.
Libri i saj i famshëm “Beloved” tregoi rrëfimin e një skllaveje afro-amerikane dhe më 1998 u kthye në film me Oprah Winfreyn.
Familja Morrison përmes një njoftimi ka thënë se Toni ka vdekur natën e 5 gushtit e rrethuar nga familja dhe miqtë. /KultPlus.com
Regjisori Sam Mendes, i cili që nga filmi i fundit i Bondit, Spectre nuk ka bërë regji të filmave të metrazhit të gjatë, është rikthyer me një projekt të ri. Drama e tensionuar luftarake, e titulluar thjesht “1917”, është prezantuar tani me fragmentin e parë zyrtar.
Skenari për ngjarjen është shkruar nga Mendes dhe Krysty Wilson-Cairns, ndërsa filmi është vendosur në kulmin e Luftës së Parë Botërore.
Dy ushtarë të rinj britanikë, Schofield (George McKay) dhe Blake (Dean-Charles Chapman) ngarkohen me një mision në dukje të pamundur. Në një garë kundër kohës, ata duhet ta kapërcejnë territorin e armikut dhe ta dërgojnë një mesazh që do ta ndalojë sulmin vdekjeprurës ndaj qindra ushtarëve, përfshirë vëllanë e Blake.
Në ekipin e aktorëve përfshihen edhe Colin Firth, Benedict Cumberbatch, Mark Strong, Andrew Scott dhe Daniel Mays, ndërsa filmi “1917” do të dalë në kinema më vonë këtë vit. /KultPlus.com
Është mirë që të keni aftësi, por çelësi është që të keni aftësinë për të zbuluar aftësitë e të tjerëve.
Ujitni vetëm ato vese nga të cilat doni të udhëhiqeni
Mos e merrni jetën shumë seriozisht. Nuk do të dilni kurrë gjallë prej saj.
Mund ta çosh një fëmijë në kolegj, por kjo nuk e bën dot të mendojë.
Mund ta çosh një fëmijë në kolegj, por nuk e bën dot të mendojë.
Nëse vuan, falëndero Zotin: Është një shenjë e qartë se je gjallë.
Kush di të humbas, është fitues.
Mos jep kurrë shpjegime; miqtë e tu nuk kanë nevojë, e armiqtë nuk të besojnë.
Më mirë të të gënjejnë sesa të dyshojnë në ty.
Pesimist është ai që ka njohur mirë një optimist.
Elbert Green Hubbard (Qeshor 19, 1856 – Maj 7, 1915) ka qenë themelues i Roycroft Arts and Crafts. Poashtu ka qenë edhe filozof, kritik, eseist. Ka shkruar Little Journeys to the Homes of the Great, një seri e 180 biografive të figurave më me ndikim në letërsi si Charles Dickens, William Shakespeare, Walt Whitman etj. / KultPlus.com
Ish zonja e parë e Amerikës është një prej grave më të suksesshme që i ka njohur historia e politikes amerikane dhe më gjerë, përcjellë KultPlus.
Hillary
Clinton do të publikojë një libër që ka të bëjë me të gjitha gratë që e kanë
inspiruar atë, duke filluar nga Mary Beard e deri te Chimamanda Ngozi Adichie,
gratë lidere që kanë pas kurajo të ngrihen kundër status quo-s. Libri do të
përmbajë më shumë se 100 gra që kanë thyer barrierat dhe kanë bërë revolucion.
Pas publikimit të biografisë për kampanjën e zgjedhjeve presidenciale ‘’What
Happened, Clinton u bë bashkë me vajzën e saj për të shkruar “The Book of Gutsy
Women’’, që do të dalë në botim këtë tetor nga shtëpia botuese ‘’Simon &
Schuster’’.
Clinton për the Guardian u shpreh se: “Nëse historia tregon diçka, tregon se bota ka nevojë për gratë e guximshme”. Secila nga këto gra ka luftuar dhe fituar rrugë të cilat kanë rezultuar në përparim për të gjithë ne’’. Ajo, poashtu tregoi se libri është thjeshtë një vazhdim i bisedave, të cilat ajo dhe vajza e saj Chelsea, i kanë bërë prej kur Chelsea ishte shumë e re.
Familja Klinton, ka shkruar shumë libra. Libri i fundit i Hillarit ka shitur më shumë se 100,000 kopje në gjithë botë. / KultPlus.com
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, ka arritur të fitojë çmimin e dytë, në festivalin më të madh të folklorit në botë “Büyükçekmece Kulture ve Sanat Festivali” (Festivali Ndërkombëtar i Kulturës dhe Arteve), në Turqi, përcjellë KultPlus.
Ansambli “Shota”, ka përsëritur suksesin e vitit 2013, kur po ashtu kishte
fituar çmimin e dytë në këtë festival, por tani në një konkurrencë dukshëm më
të fortë, duke marrë parasysh që në edicionin jubilar- të 20-të të këtij
festivali, këtë çmim e ka marrë në garën ku kanë konkurruar 28 shtete nga mbarë
bota. Marrë parasysh se Ansambli ka udhëtuar në Turqi, me disa mungesa në
orkestër dhe grupin e valltarëve, ky është sukses shumë i madh, edhe për faktin
që në këtë festival kanë garuar shtete me ansamble shumë serioze nga Rusia,
Gjeorgjia, Ukraina, Bullgaria, Spanja, Serbia, Kroacia, Hungaria, Panamaja,
India etj. Vendin e parë dhe çmimin “Ura e Artë” e Mimar Sinanit e kanë ndarë
dy ansamble nga Rusia dhe Hungaria ndërkaq vendin e tretë e ka fituar ansambli
nga Gjeorgjia. Krahas pllaketës së argjendtë, për vendin e dytë Ansambli ka
marrë edhe shpërblim material në vlerë prej 2000 dollarësh Amerikan.
Festivali i Folklorit dhe Arteve në Buyukçekmece, i cili organizohet nën
patronatin e dy organizatave më të mëdha të folklorit në botë: CIOFF dhe FIDAF,
dhe kryetarit të komunës së Buyukçekmeces, Dr. Hasan Akgun. Ky festival shtatë
(7) herë është shpallur festivali më i mirë i folklorit në botë. Se sa i
rëndësishëm është ky festival tregon fakti se në të, krahas garës së folklorit,
janë organizuar edhe tri gara tjera paralele: Gara e fotografisë artistike,
gara e vallëzimit kontemporan dhe gara e skulpturës prej druri. Gjithsej shtete
pjesëmarrëse, në të gjitha garat, ishin 71 vende nga mbarë globi. Festivali
është mbajtur nga data 26 Korrik deri me 3 Gusht. Moto-ja e këtij edicioni
ishte: “Dashuri për njëri-tjetrin, paqe për të gjithë” (Love foreach-other,
peace for all). Se çfarë rëndësie i kushton organizatori këtij festivale
dëshmojnë shumë fakte: Marketingu i jashtëzakonshëm, jo vetëm në qytetin ku ai
zhvillohet, por edhe në Stamboll dhe qytete tjera të Turqisë. Në hapje të
festivalit kanë marrë pjesë shumë deputetë të parlamentit turk dhe kryetarët e
5 komunave më të rëndësishme të Turqisë, në mesin e të cilëve edhe Ekrem
Imamogllu, kryetar i porsazgjedhur i Stambollit. Pastaj të gjitha aktivitetet e
festivalit, janë transmetuar drejtpërdrejtë në kanale të ndryshme televizive të
Turqisë.
Krahas pjesëmarrjes në garë të folklorit, Ansambli “Shota” është nderuar edhe me praninë në disa aktivitete sociale, në njërin nga të cilët (Inaugurimi i një linje detare nëpër Bosfor), me kërkesë të kryetarit të komunës, Akgun, “Shota” ishte ansambli i vetëm pjesëmarrës, i ftuar për performancë. / KultPlus.com
“Paris-soir” ka botuar, të shtunën e 5 shkurtit 1938, dy fotografi të rralla të mbretëreshës Geraldinë dhe mbretit Zog, asokohe të fejuar, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:
Në Tiranë, kontesha hungareze Geraldina Apponyi, e fejuara e mbretit Zog të Shqipërisë, u prit në mënyrë madhështore nga populli i saj i ardhshëm.
Vajza e re, 22 vjeçare, është e bija e kontit Apponyi. Ja ku
duket (foto) gjatë arritjes në Tiranë.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Më poshtë (foto), mbreti Zog paraqitet disa momente përballë
kamerave para se t’i bashkohet të fejuarës së tij.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja amerikane, Lana del Rey ka lansuar këngën ‘’Looking for America’’, temë e së cilës janë sulmet e fundit terroriste në Amerikë, që ndodhën në Dayton dhe El Paso.
Versioni i kësaj këngë nuk është akoma i përfunduar, mirëpo sipas këngëtares kjo ka qenë koha e duhur për ta plasuar, përcjell KultPlus.
‘’Përshëndetje, erdha më herët nga Montecito me vëllain tim, dhe këtë mëngjes i kërkova Jack Antonoff-it të vinte në qytet sepse kisha në mendje një këngë, të cilën doja ta shkruaja. Unë e di se nuk jam politikane dhe as që mundohem të jem, kështu që më falni që kam një mendim, por për të vënë dritë në gjithë këto sulme që kanë ndodhur ditët e fundit, sulme të cilat më preken shumë, vendosa të postoj këtë video. Do ta titulloj Looking for America, shpresoj të ju pëlqej’’, u shpreh ajo në postimin e saj në Instagram. / KultPlus.com
Albumi i rrallë i Prince, “The Versace Experience” do të ketë publikim të plotë, tre vjet pas vdekjes së këngëtarit.
Projekti u publikua për herë të parë në kaseta të limituara dhe iu shpërnda njerëzve që morën pjesë në shfaqjen e Versace në Paris Fashion Week në korrik të vitit 1995. Në atë moment, albumi ishte menduar si një rishqyrtim i albumit atëherë të ri të Prince, “Gold”, dhe përfshiu remikse ekskluzive të “Eye Hate U”, “Gold” dhe “P Control”, si dhe muzikë të rrallë nga bendi i tij “The New Power Generation”.
Tani, adhuruesit do të mund ta blejnë kopjen e tyre, së bashku me dy albume të tjera që po ripublikohen – Emancipation dhe Chaos And Disorder, i cili ishte albumi i fundit i muzikës së re që Prince e publikoi si pjesë e kontratës së tij me Warner Bros në vitin 1996, shkruan KOHA Ditore.
Para vdekjes së tij, Prince kishte refuzuar ta ripublikonte albumin sepse ai shënoi fundin e marrëdhënies së tij kontestuese me kompaninë në fjalë.
Ndërkohë, albumi i trefishtë Emancipation u publikua në nëntor të vitit 1996, vetëm katër muaj pas Chaos And Disorder. Të dy albumet janë publikuar në vinyl për herë të parë.
Të tre albumet do të jenë në dispozicion të fansave nga 20 shtatori. / KultPlus.com
Ku të shkoni për pushime në shtator – atëherë kur
ditët e lodhura e të nxehta të stinës së verës të kenë përfunduar?
Siç edhe thonë,
shtatori është janari i ri e kjo nënkupton se është koha për fillime e aventura
të reja, transmeton Telegrafi.
Nëse veç
planifikoni që t’i bëni pushimet gjatë muajit shtator, atëherë revista e njohur
për udhëtime Conde Nast Traveler ka përpiluar një listë me
25 vendet më të mira që ia vlen t’i vizitoni.
Përderisa lista
është e gjatë dhe e mbushur me vende të ndryshme të botës, kjo revistë nuk ka
harruar ta fus në listë edhe Shqipërinë e bukur, duke e renditur atë në vendin
e 10’të.
Ndonëse nuk
është ende “Kroacia e re”, kjo gjë e bën Shqipërinë tërheqëse sepse perla e
Ballkanit ka arritur që ende të qëndroj jashtë radarit.
Në Shqipëri keni
mundësi të bëni shumë gjëra, duke filluar nga shëtitja nëpër alpet shqiptare e
deri te ikja në rivierën e Shqipërisë për t’u takuar me rërën e artë dhe ujin e
kristaltë.
Përndryshe, për Shqipërinë vazhdimisht po shkruajnë mediat e njohura botërore duke e rekomanduar si vend që vërtet ia vlen të vizitohet dhe eksplorohet. / KultPlus.com
Së fundmi më ka rastisë të merrem me biografitë dhe jetët e tre gjenive në fushat e tyre përkatese: Baruch de Spinoza, Ludvig van Beethoven dhe Vincent van Gogh.Te tre këta emra janë tashmë të njohur e të vlerësuar për veprat e tyre në filozofi, muzikë e pikturë. Por çfarë jete patën ata për së gjalli? Sa u vleresua vepra e tyre në të gjallë dhe si u trajtuan nga rrethi e shoqëria e tyre e ngushtë?
Për të filluar me Spinozën, i cili vinte nga një familje hebraike e shpërngulur nga Portugalia në Holandë për shkak të përndjekjeve që bënte kisha katolike ndaj komunitetit hebre aso kohe. Spinoza është një personazh tragjik i cili u përball me linçim e përjashtim nga familja e tij e ngushte e po ashtu nga i gjithë komuniteti hebre të cilit i përkiste. Pikëpamjet e tij filozofike, kryesisht të shfaqura te librat “Traktati Teologjiko-Politik” dhe “Etika”, kritika që i bëri profeteve, profecive, librave të shenjtë, me theks të veçantë skripturave biblike çuan tek dënimi më i ashpër sipas praktikave hebraike: Spinoza u shkishërua dhe u dha urdhër që secili anëtar i komunitetit t’i qëndrojë larg këtij armiku të ‘fjalës së Zotit’. Spinoza, me veprën e të cilit mburret raca njerëzore, vazhdoi jetën e tij i margjinalizuar dhe në kushte mjaft të vështira. I braktisur nga familja, ai punoi si mjeshtër i thjerrëzave për syze, pasi që refuzoi punën si profesor në katedrën e Universitetit të Heidelbergut, me gjasë për ta ruajtur pavarësinë e mendimit!
Jetë të vështirë e plotë vuajte pati edhe gjeniu i muzikës klasike Ludvig van Beethoven. Vepra e tij kolosale është një thesar i pashterrshëm me të cilen janë inspiruar e vazhdojnë të inspirohen gjenerata të njëpasnjëshme. “Moonlight Sonta”, “The Tempest”, “Appasionata” – tituj të veprave të Beethoven të cilët nuk u vendosën nga vetë ai por më vonë nga bashkëkohës të tij e studiues të veprës së tij – janë vetëm disa nga veprat e famshme e shumë të vleresuara të Beethoven. Por në të gjallë Beethoven pati një jetë plotë vuajte e mjerim. Nga aventurat e shumta me gra, pija e tepruar e verës, marrëdhënia problematike me të vëllanë dhe pastaj nipin, shoqërinë e ngushtë e deri tek humbja e tërësishme e dëgjimit, janë vetëm disa nga dramat të cilat e përcollën Beethoven. Por të gjitha këto, madje as humbja e dëgjimit nuk e penguan Beethovenin që njerëzimit t’i ofrojë simfoni, sonata e koncerte madhështore e që fatkeqësisht në këmbim ai nuk mori pothuajse asgjë perveç përbuzjes e nënçmimit!
Van Gogh: I vetëvrari i shoqërise’ –
kështu ka vendosur ta quaj librin e tij kushtuar jetës dhe veprës së piktorit dhe artistit të madh Van Gogh, poeti dhe dramaturgu francez Antonin Artaud! Nga vetë titulli i këtij libri mund të kuptojmë lehtësisht se çfarë jete dhe përfundimi pati Van Gogh. Edhe pse me pikturë Van Goghu filloi të merret relativisht vonë, ai ishte mjaft produktiv dhe veprat e tij tashmë jane të njohura në të gjithë botën. I përbuzur nga shoqëria e i pavlerësuar nga art-dashësit e asaj kohe, Van Gogh nuk arriti ta shes asnjë vepër te tij sa ishte gjallë. Gjatë jetës së tij pati momente mjaft të vështira. Nga prerja e veshit, sëmundja mentale e mungesa totale e vemendjes. Van Gogh të vetmin ngushllim pati marrëdhënien e tij shumë të afërt më vëllanë e vogël Theo, me të cilin shkëmbente letra në mënyrë të vazhdueshme e te cilat sot janë të përmbledhura në botime të ndryshme ku përmes tyre mund të shihet që Van Gogh perveç që ishte një mjeshtër në pikturë, ai kishte talent te jashtëzakonshem edhe në shkrim.
Si përfundim, Spinoza, Beethoven, Van Gogh e shumë të tjerë mbase nuk u vleresuan sa duhet dhe të njejtët u përbuzen sa ishin të gjallë fizikisht, por vepra e tyre madhështore i ka bërë ata të përjetshëm dhe aktual në të gjitha epokat që ka kaluar njerëzimi! / virtualsophists.org / KultPlus.com
Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur thirrjen për propozime për Oscar.
QKK ka ftuar të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin Oscar për kategorinë për film në gjuhë të huaj, i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit. Sipas njoftimit të QKK-së, të drejtën e konkurrimit e kanë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë nga Kosova.
“Të drejtën e konkurimit e kanë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës duke filluar nga data 1 Tetor 2018 dhe jo më larg se data 30 Shtator 2019 dhe të cilët i plotësojnë kushtet tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”, thuhet në njoftimin e QKK-së.
Data e fundit për dërgimin e propozimeve është 15 shtator 2019.
Kushtet e aplikimit i gjeni më poshtë: FOREIGN LANGUAGE FILM AWARD — Rule Thirteen — fq.16:
Propozimet mund të dërgohen përmes e-mail adresës: [email protected] Apo përmes postës: Qendra Kinematografike e Kosovës Rruga UÇK Nr. 273 10000 Prishtina Kosova. / KultPlus.com
An Oscar statue stands during a preview for the Governors Ball during the 91st annual Academy Awards week in Hollywood, on California, February 15, 2019. (Photo by VALERIE MACON / AFP) (Photo credit should read VALERIE MACON/AFP/Getty Images)
Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, qëndroi pak ditë në Kosovë, për shkak se performoi në “Sunny Hill”.
Kjo është hera e dytë që reperi këndon në festivalin e lartpërmendur, derisa mahniti publikun me performancën e tij.
Pas mbarimit të koncertit, ai bashkë me stafin është nisur drejt Amerikës, për të vazhduar me angazhimet.
Megjithatë, me anë të një postimi të publikuar në Instagram, këngëtari nga Drenica tregon se do vijë në Kosovë në vitin 2024.
“Jam kthyer në Los Anxhelos, Do të më mungoj Kosova, shihemi në vitin 2024”, ka shkruar ndër të tjerash ai.
Ndërkaq, Labinoti ka performuar në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”, i cili organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjini./Telegrafi/KultPlus.com
Beteja shumëvjeçare për ndërtesën, ku ka lindur Hitleri, më në fund ka mbaruar, njoftoi të hënën (05.08) Ministria e Brendshme e Austrisë. Gjykata e Lartë austriake ka vendosur në anë të shtetit duke lënë shumën fillestare të ofruar prej saj për kompensimin e ish-pronarëve të ndërtesës.
Hitleri ka lindur në qytetin Braunau am Inn pranë kufirit me Gjermaninë në vitin 1889. Pasi nazistët erdhën në pushtet, shtëpia u ble nga partia dhe u përdor si një lloj qendre kulti fashiste. Pas luftës ajo iu kthye pronarëve fillestarë dhe u bë njëherë bibliotekë, më pas shkollë teknike dhe më pas qendër kujdesi për njerëzit me aftësi të kufizuara.
Ndërtesa kishte mbetur e zbrazët prej pesë vitesh, qëkur Parlamenti austriak votoi marrjen e pronës me qëllim që të parandalohej kthimi i saj në një vend pelegrinazhi për neonazistët. Pronares Gerlinde Pommer iu ndanë si kompensim 810.000 Euro, raporton DW.
Megjithatë një gjykatë në qytetin e Riedit vendosi që Pommer duhej dëmshpërblyer më shumë, duke e vlerësuar kompensimin për të me 1,5 milionë Euro. Ky vendim u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë rajonale në Linz dhe të hënën Gjykata e Lartë e vendit në Vjenë e gjeti të drejtë vendimin e gjykatësve të Linzit.
Qeveria austriake po konsideron ndërkohë plane që ose ta shembi ndërtesën, ose ta ndryshojë atë tërësisht që të mos ketë asgjë të përbashkët me pamjen e saj të dikurshme. Një konkurs arkitekturor do të organizohet për të përcaktuar të ardhmen e saktë të ndërtesës.
Ministri Brendshëm austriak, Wolfgang Peschorn tha se kjo “do të parandalojë çdo lloj aktiviteti rinovimi të Partisë Nacional-Socialiste”. / KulPlus.com
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka lëshuar një deklaratë bombastike e cila ka ngjallur reagime të mëdha në Serbi.
Kitarovic duke
folur për luftën që ka pasur Kroacia me Serbinë, ka thënë se asaj i vjen keq që
nuk ka qëlluar serbë.
E përditshmja
serbe Informer në ballinën e sotme ka vendosur një fotografi të presidentes me
uniformë ushtarake.
“Žao mi je što
nisam pucala na Srbe”, titulli i kësaj gazete, e që në shqip i bie; “Më vjen
keq që nuk i kam qëlluar serbët”.
Kitarovic madje
thotë që është ndier e penduar që nuk mori një pushkë dhe nuk iu bashkua luftës
ndaj serbëve gjata operacionit ‘Olluja’ apo siç njihet ndryshe ‘Stuhia’.
Kujtojmë se presidentja kroate është bërë qendër e vëmendjes edhe nga mediat botërore për shkak të vendimeve të saj, pamjes, gjesteve dhe shumë gjërave që karakterizojnë atë si presidente femër. / KultPlus.com
KultPlus, jua sjellë dhjetë pikturat më të famshme, nga piktorët e mëdhenj botëror.
10. Whistler’s Mother, nga James McNeill Whistler Piktura tregon nënën e artistit të ulur në një karrige 9. The Persistence Of Memory, nga Salvador Dali Është pikturuar nga Dali në vitin 1931. Është njëra prej pikturave të tij më të famshme. Piktura thuhet se është e inspiruar nga teoria e relativitetit, pasiqë tregon orët që shkrihen. 8. The Night Watch, nga Rembrant Është e pikturuar në vitin 1642. Flet për largimin e një qyteti të udhëhequr nga kapiteni i vet. 7. The Birth Of Venus, nga Sandro Boticcelli Kjo pikturë përshkruan shfaqjen e perëndeshës së Venusit prej detit. Piktura i përket viteve të 1480-a 6. Guernica, nga Picasso Kjo është një pikturë që tregon bombardimin e qytetit të Spanjës, Guernicas, gjatë luftës civile në Spanjë. Piktura I përket vitit 1937 5. The Girl With A Pearl Earring, nga Johannes Vermeer Është pikturuar në vitin 1665, portretizon një vajzë me vathë perle. Kjo pikturë shpesh është quajtur edhe Mona Lisa holandeze 4. The Scream, nga Edvard Munch Është pikturuar në vitin 1893. Shfaq një person të frikësuar duke bërtitur. 3. The Starry Night, nga Van Gogh E pikturuar në vitin 1889, piktura shfaqë qytetin e Saint-Remy, nën diellin e tkurrur. Piktura u kompletua pas incidentit të artistit, incident ky në të cilin Van Gogh-u e preu veshin 2. The Last Supper, nga Leonardo Da Vinci Piktura më e famshme e Leonardo Da Vincit, ndoshta edhe më e famshme se Mona Lisa. Piktura paraqet darkën e fundit të Jezu Krishtit dhe dishepujve të tij. Darkën në të cilën Jezusi deklaroi se dikush nga ata do ta tradhëtojë. 1. Mona Lisa, nga Leonardo Da Vinci Da Vinci, diku mes viteve 1503 dhe 1506, krijoi pikturën më të famshme ne botë- Mona Lisa. Mendohet se Mona Lisa Gherardini ishte Lisa Del Giocondo, gruaja e tregtarit fiorentin Francisco del Giocondo
Ligji nr 05/L-090 për sponsorizime në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë prej sot është i zbatueshëm në Kosovë.
Hyrja në fuqi ka ardhur 15 ditë pas publikimit të bërë në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, të Ligjit 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.
Paraprakisht më 27 qershor të këtij viti deputetët e Kuvendit të Kosovës njëzëri miratuan Amandamendin i cili harmonizon Ligjin për Tatimin e të Hyrave në Korporata me Ligjin për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë.
Me këtë ligj i hapet rrugë bizneseve që të investojnë në sport dhe 30 për qind e tatimit në fitim mund ta ndajnë për sportin.
Komiteti Olimpik i Kosovës i fton bizneset që të bëhen sponsore të klubeve, federatave e KOK-ut, si dhe inkurajon federatat, klubet, sportistët e sporteve individuale, që të përgatiten dhe të gjejnë sponsor. / KultPlus.com
Aktori më i madh
shqiptar i filmit me përmasa ndërkombëtare Bekim Fehmiu, vazhdon të
injorohet nga institucionet e Kosovës. Kësaj radhe Komisioni vlerësues i
Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), e ka refuzuar projektin e filmit
dokumentar me metrazh të gjatë “BEKIM FEHMIU” , kushtuar jetës dhe
veprës së tij, i cili do të shfaqej në qershor të vitit 2020, në 10
vjetorin e shuarjes së aktorit.
Komisioni i ka
mbështetur, me paratë e taksapaguesve kosovarë, tri projekte të regjisorëve të
huaj:
1.Titulli
“Fëmijet e Parajsës më të ulët”
Regjisori Birgitte
Stærmose
Skenari Birgitte
Stærmose
Producenti Visar
Arifaj
2.Titulli “Go
Go Kosovo”
Regjisori Jane
Stockdale
Skenari Jane
Stockdale
Producenti Ilinka
Iljoska
3.Titulli
“Atdhe”
Regjisori Kreshnik
Jonuzi
Skenari Kreshnik
Jonuzi
Producenti Adrian
Sharku
4.Titulli
“Refugjatët Kosovarë në Mal të Zi
1999″
Regjisori Velibor
Coviq
Skenari Velibor
Coviq
Producenti Festim
Bajgora
Autor të filmit
dokumentar BEKIM FEHMIU janë: producent – Valon Jakupi, regjisor – Valmir
Tërtini dhe skenarist Fahri Musliu.