BBC, suksesin e Kosovës ia atribon Fadil Vokrrit

BBC ka shkruar për suksesin e futbollit të Kosovës, e cila, sipas saj, ka ardhur kryekëput falë legjendës së futbollit shqiptar dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Vokrri, i cili vdiq vitin e kaluar, ishte njeriu më vendimtar në fushatën e Kosovës për t’u njohur si vend i futbollit, shkruan BBC, përcjell Express.

“Fjala ‘mrekulli’ u dëgjua tërë ditën e gjatë. Mbase këta mijëra njerëz që i mbushin rrugët e Prishtinë sapo e kanë parë një tjetër. Ishte shtatori i vitit 2016 kur Kosova e luajti ndeshjen e parë garuese në futbollin ndërkombëtar”.

Të shtunën, ajo e zgjati në 15 ndeshje ecurinë e përkryer pa humbje me rezultatin mbase më të rëndësishëm deri tani, fitoren 2:1 kundër Republikës së Çekisë. Kjo është ecuria më e gjatë pa humbje në Evropë (momentalisht).

Kosova ka mundësi shumë të mirë për t’u kualifikuar në Euro 2020 tashmë, beson BBC.

Që një vend kaq i ri dhe me kaq telashe në zemër të Ballkanit të shkëlqejë në skenën më të madhe të futbollit, nuk ishte ëndrra e vetëm një njeriu. Por është një figurë e cila adhurohet këtu më shumë se të gjithë, tregimi i të cilit ndihmon në shpjegimin e prejardhjes së ekipit të tij të veçantë.

Ai ishte vendimtar në fushatën e Kosovës për t’u njohur si një vend i futbollit, dhe ai është hero në vendin e vet. Pas vdekjes së tij vitin e kaluar në moshën 57-vjeçare, stadiumi i ekipit kombëtar mori emër të ri për nder të tij: Stadiumi Fadil Vokrri.

Si e shumë njerëzve të tjerë këtu, edhe jeta e Vokrrit u shënua nga lufta e cila ndodhi këtu para 20 vjetëve. Por hakmarrja dhe anti-hakmarrja dhe tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve ende ekzistojnë.

Ama Vokrri ishte ndër shumë të paktët – mbase i vetmi – i cili ishte në gjendje të komunikonte në ndarjet e thella që kushtuan shumë jetë. Futbolli ishte gjuha e tij.

Kur Vokrri u bë president i Federatës së Futbollit të Kosovës, ai e nisi nga zeroja. Zyra e tij ishte një banesë dydhomëshe në Prishtinë; kishte dy tavolina dhe dy kompjuterë. Ishte 16 shkurti 2008. Kosova e shpalli pavarësinë të nesërmen.

Vokrri ishte në krye të një federate pa para. Ai e kishte një ekip kombëtar pa të drejtë për të luajtur ndeshje zyrtare, në një vend të izoluar me pak infrastrukturë.

Por çfarë kishte ai ishte reputacioni i tij. Ai ishte futbollisti më i madh që Kosova e ka prodhuar – edhe pse ky epitet mund të sfidohet së shpejti nga gjenerata e re premtuese e talenteve që po lindin.

Vokrri ishte magjepsës, tërheqës dhe bindes. Ai dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu ishin njerëzit për të cilët vendi kishte nevojë të bënin fushatë./KultPlus.com

Dukagjin Lipa takohet me Bill Clinton

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është takuar me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Klinton me të cilin kanë diskutuar rreth festivalit “Sunny Hill” KultPlus.com

Ai e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat në rrjetin social, Instagram.

https://www.instagram.com/p/B2Jems_hExO/?utm_source=ig_embed&fbclid=IwAR3PzGrrNPyMGZINy5g4skGkRp2LnWSvHpv5p6q2GuW3rLWL2aB4ZdU07hM

“Një nga momentet më krenare. Takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton. Faleminderit për këshillat dhe fjalët tuaja të mira për Sunny Hill”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Fillon fushata ‘Ma thuaj me kohë – dhuna seksuale është krim’

Instituti i Mjekësisë Ligjore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, organizojnë tryezën me temën ‘Ma thuaj me kohë – dhuna seksuale është krim’, me të cilën nis fushata në lidhje me ruajtjen e provave biologjike në rastet e dhunës seksuale.

Në këtë tryezë merr pjesë edhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga.

Fushata ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për situatat e mundshme që i ekspozojnë kategoritë e ndjeshme në rrezikun e të qenit viktimë e dhunës seksuale/KultPlus.com

“Karnavalet e Korçës” rrëmben 5 çmime kryesore në “Koko Fest”

Altin Basha është vlerësuar për punën e tij me shfaqjen “Karnavalet Korçës” që e ka realizuar me trupën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, dhe ky vlerësim ka ardhë pikërisht në “Koko Fest” që është mbajtë në Korçë, shkruan KultPlus.

Dhe ky triumf ka një peshë më të madhe, duke pas parasysh se vlerësimi i është dhënë në vendin ku njihet më së miri kjo shfaqje, por që kësaj here është prezantuar me ansambël kosovar.

Shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktorja më e mirë në rol kryesor, aktori më i mirë dytësor, dhe kostumografia më e mirë janë çmimet që ka marë kjo shfaqje e që kanë shkuar për regjisorin Altin Basha, për Ilire Vinca, për rol kryesor, për Besart Sllamniku, për rol dytësor, dhe për kostumografen Ilriana Loxha Basha.

Ilire Vinca është shprehur e kënaqur me këtë vlerësim, e cila ka thënë se personazhi i Olimbisë që është krijuar nga Vinca, të vlerësohet në vendin prej nga edhe vjen ky personazh.

“Karnavalet e Korçës” e shkruar nga Spiro Comora, sjell problematika të cilat vazhdojnë të jenë aktuale dhe sot. Pabarazia sociale, ekonomike dhe problematika të tjera përcillen përmes humorit fin dhe të goditur./KultPlus.com

Vdes legjenda e muzikës spanjolle

Këngëtari i njohur spanjoll Camilo Sesto vdiq sot në Madrid, ka bërë të ditur menaxheri i tij.

Ai ishte 72-vjeç. Sesto vdiq nga një arrest kardiorespirator, sipas menaxherit të tij, Eduardo Guervos, i cii për Televisión Espanola, tha se Camilo u pranua të shtunën në një spital të Madridit pasi u ndje keq, transmeton kp.

“Të dashur miq, ne me shumë keqardhje ju informojmë se artisti ynë i madh dhe i dashur Camilo Sesto sapo na ka lënë. Pusho në paqe”, ka shkruar Guervos në Tëitter, transmeton KultPlus.com

Sesto shiti më shumë se 100 milionë albume gjatë karrierës së tij. Ai ishte një nga zërat më ikonikë në zhanrin muzikor pop-latin të viteve ’70 dhe ’80 dhe gëzoi një famë të madhe gjatë kohës së tij.

Violonçeli që ia shpëtoi jetën në Holokaust

“Racizmi nuk është çrrënjosur, fatkeqësisht, por si pjesëtarë të racës njerëzore jemi përgjegjës për njëri-tjetrin”, thekson Anita Lasker-Wallfisch. “Askush nuk erdhi në botë i veshur me petkun e ‘supernjeriut’ ose ‘subnjeriut”. Ne jemi ata që i kemi sajuar këto etiketime”.

E mbijetuara e Holokaustit është nderuar gjatë javës me Çmimin Kombëtar Gjerman, një shpërblim që ka vlerën e tridhjetë mijë eurove, për përkushtimin e saj ndaj vlerave njerëzore dhe tolerancës. Duke iu referuar numrit në ngritje të incidenteve antisemite në Gjermani viteve të fundit, Lasker-Wallfisch megjithatë e ka pranuar se është paksa pesimiste: “Kur lufton kundër antisemitizmit, ndiheni si një milingonë që dëshiron të ngjitet në malin Everest – thjesht e pafuqishme”, ka deklaruar ajo gjatë ceremonisë së pranimit të shpërblimit.

Ajo ishte kthyer në një avokate të zëshme të paqes në vitet e fundit. Më 2018, mbajti një fjalim përkujtimor në Parlamentin gjerman për të shënuar 73-vjetorin e çlirimit të Auschwitzit. Për dekada me radhë kishte refuzuar të fliste për fëmijërinë e saj në Gjermani ose për vitet e saj në kampet e Auschwitzit dhe Bergen-Belsenit. Pastaj në fillim të viteve nëntëdhjetë shkroi kujtimet e saj “Inherit the Truth”, dhe nisi ta vizitonte rregullisht Gjermaninë, një vend në të cilin kaherë kishte refuzuar të shkelte, shpesh duke e treguar historinë e saj nëpër shkolla. Koha.net/KultPlus.com

Tirana në faqet e New York Times

“Kryeqyteti shqiptar ku përplaset historia e çuditshme dhe e ardhmja e ndritur e vendit”. Me këto fjalë e nis artikullin kushtuar Tiranës gazeta prestigjoze amerikane “New York Times”, e cila i bën një përshkrim ndryshimeve që ka pësuar vitet e fundit kryeqyteti shqiptar, por edhe potencialit për një të ardhme të shkëlqyer.

Artikulli i publikuar në gazetën më me influencë në SHBA thotë se gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria është cilësuar nga turistë si ai vendi i rrallë: një qoshe thuajse fare e pazbuluar e Europës, me një kryeqytet kozmopolitan, me restorante të reja, dyqane dhe galeri, që përzihen me trashëgiminë thuajse surrealiste të së kaluarës.

“Për të kuptuar përplasjen e epokave në Tiranë mjafton të vizitoni Sheshin “Skënderbej”, i rinovuar së fundi me shatërvane dhe pllaka të trëndafilta graniti, që mban mbi vete xhaminë me minare të Shekullit të XVIII, një Kishë Orthodhokse shqiptare në formë kubeje e hapur në vitin 2012, një sërë ndërtesash qeveritare që jehojnë arkitekturën fashiste të Italisë së Musolinit dhe një monolith brutal ku ndodhet Muzeu Historik Kombëtar. Tirana mund të mos jetë një skenë e fortë avantgarde, por ngacmon guximshëm me ikonoklasikën e saj – Piramida, një monument i madh kushtuar Hoxhës në qendër të qytetit, është sot një vend i njohur për skate boarder – dhe dëshirën për të jetuar, me të cilën ka joshur shumë turistë”, vijon artikulli i prestigjiozes amerikane. /KultPlus.com

UNICEF, me instalacion për fëmijët që kanë vdekur në konflikte gjatë viti 2018

Teksa fëmijët në shumë pjesë të botës kthehen në shkollë, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) ka realizuar një instalacion këtë të Dielë me 3,758 çanta shkollore të shpinës si gur themel për të ilustruar shakllën e madhe të vdekjeve të fëmijëve në konflikt në vitin 2018, si dhe thirrjen për mbrojtje më të madhe e fëmijëve që jetojnë në konflikt.

Përndryshe, UNICEF është e njohur për organizime dhe fushata të ndryshme në mbrojtje të të Drejtave të Njeriut dhe në veçanti të fëmijëve. UNICEF, ka kohë që aktivitetin e saj e ushtron edhe në Kosovë me ç’rast ka kontribuar shumë me aktivitetet të ndryshme për fëmijë dhe grupe të tjera të margjinalizuara./KultPlus.com

Jashar Rexhepagiqi, intelektuali i cili nuk duhet të harrohet

Jashar Rexhepagiqi është një tjetër intelektual i cili nuk duhet harruar.

Ai lindi në Plavë më 16 janar 1929. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Beran dhe në Pejë. Grupin e lëndëve pedagogjike e studioi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku diplomoi në vitin 1953.

Gradën doktor shkence e mori në vitin 1965 në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku mbrojti me sukses tezën “Zhvillimi i shkollave dhe i arsimit të shqiptarëve në territorin e Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918”.

Ushtroi detyra të ndryshme në shkolla dhe në arsim: profesor i Shkollës Normale dhe Gjimnazit në Prizren, profesor e drejtor i Shkollës Normale të Prishtinës, këshilltar pedagogjik për shkolla të mesme i Pleqësisë së Arsimit të KAKM, ligjërues dhe profesor i Shkollës së Lartë Pedagogjike të Prishtinës, kurse nga viti 1962 punoi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.

Në këtë institucion, profesor i rregullt, veproi deri më 1990, kur u pensionua.

Që nga themelimi i Shoqatës së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, gjegjësisht të ASHAK është anëtar i rregullt i këtij institucioni të lartë shkencor të Kosovës. Pos detyrës së sekretarit të Seksionit të Shkencave Shoqërore, dy herë qe sekretar i Përgjithshëm i Akademisë dhe në dy mandate nënkryetar i ASHAK. Rexhepagiqi ka marrë pjesë në kongrese, në simpoziume, në tryeza të rrumbullakta dhe në tubime të tjera shkencore e profesionale të pedagogëve në vend dhe jashtë. Në konferenca ndërkombëtare shkencore ka mbajtur referate ose kumtesa: në Pragë, Moskë, Jenë, Ankara, Mahaçkalla, Tiranë, Teheran (dy herë), Prishtinë, Sarajevë, Novi-Sad. Ka bashkëpunon në afro njëzet revista e fletore pedagogjike e të tjera. Ai ka qenë redaktor i Buletinit të Fakultetit Filozofik të Prishitnës, redaktor i revistës shkencor Studime të Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK dhe redaktor i Vjetarit të ASHAK, anëtar i Këshillit redaktues të bibliotekës “Pedagogë bashkëkohor”, anëtar i Këshillit redaktues të Enciklopedisë pedagogjike I, II, kryetar i Këshillit botues të revistës shkencore Përparimi e të tjera.

Ai u morr me historinë e përgjithshme të pedagogjisë, me historinë nacionale të pedagogjisë, veçanërisht me historinë e shkollave e të arsimit në Kosovë, pastaj me pedagogjinë teorike e komparative, me didaktikën, me pedagogjinë shkollore e familjare dhe me metodologjinë e gjurmimeve pedagogjike dhe albanistike. Është përqendruar në gjurmime iranologjike në këto treva të Ballkanit. Është marrë edhe me poezi (5 libra të poezisë) dhe me kritikën shkencore e letrare. Është autor i mbi njëzet librave dhe i më se 360 punimeve shkencore e profesionale. Gjatë hulumtimit botoi disa vepra monografike, një numër të konsiderueshëm të studimeve, disa tekste shkollore, shqyrtime të shumta, artikuj, ese kritikë dhe kontribute të tjera. Është bashkautor i një varg projektesh shkencore dhe udhëheqës i disa prej tyre. Laureat për punën shkencore, pedagogjike e shoqërore, pos të tjerash, i Shpërblimit të Dhjetorit të KSA të Kosovës për punë shkencore dhe për rezultate në pedagogji (1972). Është bartës i Urdhrit të Punës me Kurorë të Artë (1980) dhe i Urdhrit të Republikës me Kurorë të Argjendtë (1988). / KultPlus.com

Shqipëria, pjesë e grupit të shteteve që po mësojnë mbi ndikimin e komunizmit

Mësuese dhe nxënëse nga Shqipëria po marrin pjesë në një turne rajonal të organizuar enkas për ndikimin e komunizmit në rajon. Ata për këtë qëllim së fundmi kanë udhëtuar në Republikën Çeke, Rumani dhe Hungari, shkruan KultPlus.com

“Mësuesja e historisë Briseida Lala dhe nxënësja e shkollës së mesme Xhulia Jasimi, u rikthyen se fundi nga turneu dhjetë ditor në Republikën Çeke, Rumani dhe Hungari. Ato janë pjesë e një grupi prej dymbëdhjetë mësuesish dhe nxënësish të shkollave të mesme nga Shqipëria, Armenia, Bjellorusia, Bullgaria, Republika Çeke, Gjeorgjia, Hungaria, Moldavia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Ukrahina, të cilët do të mësojnë mbi ndikimin e komunizmit në rajon” thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

U mbajt koncerti “Diaspora Artistike dhe Shkencore – SHBA”

Me iniciativën dhe mbështetjen e Ministrit të Shtetit dhe Diasporës, Pandeli Majko, si dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë po mbahet koncerti “Diaspora Artistike dhe Shkencore-SHBA”, shkruan KultPlus.com

“Po ndodh / Koncerti “Diaspora Artistike dhe Shkencore – SHBA”, aktivitet i organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, me pjesëmarrjen e pianistit Redi Llupa dhe violonçelistit argjentinas Juan Sebastian Delgado”, ka shkruar Ministri Majko në Facebook.

Fadil Vokrri, legjenda që e përgatiti terrenin për shkëlqimin e Kosovës

Qendrim Badalli

Shqiptarët e Kosovës brenda Jugosllavisë kanë pasur pak gëzime. Ata i kanë ruajtur ndeshjet e Vokrrit për të pëjetuar pak emocione, ndjenja krenari dhe shumë motiv në një gjendje të vështirë sociale, kulturore dhe politike.

Vokrri, emocionet që ia dha shqiptarëve të Kosovës paralufte i vazhdoi edhe paslufte duke e bërë realitet anëtarësimin e Kosovën brenda organizatave më të fuqishme të futbollit në botë: UEFA dhe FIFA. Frytet e punës së tij po i shohim sot kur Kosova po prezantohet para botës siç është më së miri. Në përpjekje për të thënë diçka të madhe, Vokrri ishte njeriu i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

Fadil Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë. Me pasionin e tij, me futbollin nisi të merret si 15-vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF “Llapi” në Podujevë. Ishte viti 1980 kur ai kaloi tek KF “Prishtina”, ai luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola me këtë skuadër në Ligën e Dytë, kurse në Ligën e Parë të Jugosllavisë në fanellën e Prishtinëspati 88 paraqitje dhe realizoi 22 gola. Periudha e viteve të 80-ta ishte e artë për Vokrrin, i cili në vitin 1984 debutoi në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në Përfaqësuese, e ku regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 6 gola.

Në vitin 1986 u transferua te Partizani i Beogradit ku në 27 ndeshje shënoi 13 gola. Ai me meritë e fitoi epitetin e legjendës së futbollit kosovar, pasi ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi. Në vitin 1989 kaloi në Francë te skuadra Nimes dhe më pas u transferua në klubin turk, Fenerbahçe ku luajti me mjaft sukses në edicionet 1990-1992. Pas karrierës në kampionatin turk ai u rikthye në Francë ku jetoi me familjen dhe luajti edhe për disa vjet për skuadrat e niveleve më të ulëta franceze, Bourges dhe Montluçon, para se t’i jepte fund karrierës.

Pas çlirimit të Kosovës, ai, u kthye në atdhe, fillimisht për ta ndihmuar ish-klubin e tij, Prishtina, në postin e drejtorit, kurse më pas në shkurt të vitit 2008 e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA. Më 15 janar, 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si president i FFK-së. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin e Menaxhmentit dhe Biznesit, kurse përveç gjuhës amtare zotëronte edhe gjuhët frënge, turke dhe serbo-kroate /KultPlus.com

“Sa herë Spinoza përdor fjalën “Zot”, shumica e dijetarëve e kuptojnë se ai nënkupton ligjet e rregullta të natyrës”

“Rrugëtim drejt vetvetes” (Kujtimet e një psikiatri) nga Irvin D. Yalom është një nga librat më të lexuar, ku shtjellohet për mrekulli filozofia e Niçes dhe e Frojdit. Këtu kemi një pjesë të shkëputur nga ky libër ku shtjellohet pyetja mbi Zotin si dhe përgjigja e Spinozës mbi këtë pyetje, KultPlus.com

“Isha adoleshent kur dëgjova për herë të parë përgjigjen e Ajnshtajnit për teorinë e kuanteve: “Zoti nuk luan zare me universin”. Si shumica e djelmoshave adoleshentë me prirje nga shkencat ekzakte, unë e nderoja Ajnshtajnin dhe u habita kur mora vesh që ai besonte në Zot. Ky fakt vuri në pikëpyetje skepticizmin tim fetar, ndaj kërkova shpjegim nga mësuesi im i lëndëve shkencore në shkollën e mesme.

Përgjigja e tij: “Zoti i Ajnshtajnit është Zoti i Spinozës”. “Ç’kuptim ka kjo? – pyeta. – Kush të jetë Spinoza vallë?” Mësova se Spinoza ishte një filozof i shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe pionier i revolucionit shkencor. Edhe pse shpesh ai i referohej Zotit nëpër shkrimet e tij, komuniteti hebre e kishe përjashtuar për herezi në moshën njëzetekatërvjeçare dhe shumë dijetarë, për të mos thënë shumica e tyre, e shikonin si një ateist të fshehtë.

“Do të ishte e rrezikshme, -më tregoi mësuesi, – që Spinoza të shprehte skepticizmin e tij për ekzistencën e Zotit në shekullin e shtatëmbëdhjetë, ndaj ai e mbronte veten duke futur shpesh fjalën Zot.” Megjithatë, sa herë Spinoza përdor fjalën “Zot”, shumica e dijetarëve e kuptojnë se ai nënkupton ligjet e rregullta të natyrës”

Unë, biri yt, Kosovë

Ali Podrimja

Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.

Zëri melankolik i Lana Del Rey

Lana Del Rey, e lindur më 21 qershor 1985 njihet për muzikën e saj pop të prekshme, emocionuese që shpesh përfshin nostalgji për të kaluarën e Amerikës.

Del Rey së pari performoi nën emrin e saj të vërtetë të Lizzy Grant, por gjeti famë si Lana Del Rey në 2011 me një video muzikore të bërë për këngën “Video Games”.

‘Summer Wine’ dhe ‘Young and Beautiful’, janë dy nga super hitet e saja, si dy këngë shumë të dëgjuara dhe të pëlqyera nga publiku. Ato vazhdojnë të jenë të pranishme kudo pavarësisht se kanë kaluar disa vite nga plasimi i tyre në treg.

‘Born to die’ Albumi i parë me hite të mëdha i Del Rey ishte “Born to Die” i cili doli në vitin 2012. Pavarësisht kritikave albumi shiti më shumë se 7 milion kopje në të gjithë botën dhe është çertifikuar album platin nga RIAA. Del Rey ka marrë katër nominime për Grammy Award. “Lust for Life” u nominua si Albumi më i mirë Pop Vokal, ndërsa kënga e saj “Young And Beautiful” për filmin The Great Gatsby (2013) mori një nominim për këngën më të mirë të shkruar për Visual Media.

Del Rey është e njohur për zërin e saj unik dhe të pastër. Del Rey me hitet e saj ka marrë zemrat e shumë adhuruesve të muzikës në mbarë botën. / KultPlus.com

U mbajt Parada e parë e Krenarisë në Sarajevë

Sarajeva sot ka valuar flamujt e komunitetit LGBT.

Është mbajtur sot kësisoj Parada e parë e Krenarisë në Sarajevë, me rreth 3 mijë qytetarë që i janë bashkuar parakalimit në sheshin kryesor në qytet, sipas Balkan Insight.

Aktivistë të të drejtave të njeriut nga rajoni, përfshirë Kosovën, Serbinë e Maqedoninë, janë bashkuar poashtu në këtë ngjarje që zgjati rreth 2 orë.

Bosnia deri sot ka qenë i vetmi vend ish jugosllav që nuk e ka mbajtur ende Paradën.

Një ditë më herët, të shtunën është mbajtur një parakalim i organizatave që e kanë kundërshtuar këtë Paradë, duke mbrojtur kësisoj, sipas tyre, vlerat e familjes së shëndoshë dhe tradicionale.

Ende nuk dihet kur do të mbahet Parada e Krenarisë e komunitetit LGBT në Kosovë, e cila tradicionalisht është mbajtur me 10 tetor. Ky do të jetë viti i tretë që mbahet Paradë në Kosovë, ndërsa paraprakisht janë organizuar disa marshe. / KultPlus.com

Mbahen aktivitete për “Ditën e shqiptarëve” në Norvegji

Diaspora shqiptare ka kohë që tregohet shumë aktive në ditët e rëndësishme të tyre. Kështu ka vepruar edhe komuniteti shqiptar që jeton në Norvegji, shkruan KultPlus.com

Ata kanë festuar “Ditën e shqiptarëve” atje, ka njoftuar Ministri i Shtetit dhe Diasporës, Pandeli Majko.

“Foto e ditës / Gjatë aktivitetit kulturor të organizuar për “Ditën e shqiptarëve” në Oslo, Norvegji” ka shkruar Majko në Facebook.

Buzëqeshjet

Poezi nga Evgenij Evtushenko

Ishin të shumta, dikur, buzëqeshjet e tua:
befasuese, djallëzore, buzëqeshje festive,
triste ndonjëherë imcake, por prapë buzëqeshje.

Jo vetëm njëra mbeti për ty prej buzëqeshjeve të tua,
Do të gjej një arë ku rriten me qindra buzëqeshje.
Dhe të sjell një krah prej atyre buzëqeve të bukura.

Ti do të më thuash që s’ke nevojë për buzëqeshje se,
shumë të kanë lodhur buzëqeshjet e mia e të tjerëve,
si ç’më kanë lodhur dhe mua buzëqeshjet e tyre,

Më kanë lodhur edhe mua pikërisht buzëqeshjet e mia

Për mbrojtje kam shumë buzëqeshje prej tyre.
që m’i bëjnë edhe më pak të lehta buzëqeshjet,

Por të them të vërtetën, unë nuk kam buzëqeshje.
Je ti për jetën time e fundit prej buzëqeshjeve.
buzëqeshje që në fytyrë nuk ka kurrë buzëqeshje.

1959

/KultPlus.com

Mid’hat Frashëri: Ne, shqiptarët, kemi bërë shumë faje, po kurrë ndonjëherë s’e kemi fëlliqur emrin tonë n’emër të fesë.

M’e madhe e uratave, që mund t’i bëhet një shtëpie, një familjeje, është të shkuarit mirë: po s’pati një shkuarje të mirë, një dashuri rreth vatrës, atë shtëpi e merr lumi. Grindja dhe zihja e shuajnë shumë më shpejt se zjarri e se vdekja. Për të pasur rrojtjen e ëmbël në gji të një familjeje, duhet që çdo njeri të bëjë pak theror nga dëshirat e tij, të heqë pak dorë nga egoizmi, të ndjejë fajet e tjetrit e të kuptojë fajet e tij.

Një komb është një familje madhe që ka nevojë për të gjithë të mirat e së voglës: shkuarja e mirë, harmonia, bashkëpunimi këtu janë shumë më të nevojshme se te familja. Për lumturinë e një kombi duhet që njeriu të ketë këtë virtyt, që në frëngjisht i thonë altruizëm. Altruizmi është vetia fare kundër egoizmit: egoizmi na urdhëron që të mundohemi vetëm për veten tonë, të bëjm’ atë që na do qejfi, t’i bëjmë dëm tjetrit për të mirën tonë. Po altruizmi na këshillon që më parë të mendojmë tjetrin, të shikojmë të mirën e tij, të ruajmë të drejtat e shokut tonë, me një fjalë, altruizmi na thotë që çdo punë ta gjykojmë pas interesit të përgjithshëm dhe jo vetëm pas interesit tonë. Altruizmi është ajo lëndë, mund të themi, që lidh njerëzit e një kombi, gëlqerja që lidh gurët e një muri.

Altruizmi! Ah, është një fjalë e panjohur për ne shqiptarët. Sa është larg nesh altruizmi, kjo ndjenjë, ky virtyt! Armiqësi e përjetshme e shqiptarëve, fisi me fisin, fshati me fshatin, vëllai me vëllanë, është një prov’e mjaftë, që altruizmit në vendin tonë as emri s’i është dëgjuar!

Po ne kemi një veti tjetër të vyer: shkuarjen midis myslimanëve dhe të krishterëve.

T’i falemi një mijë herë Perëndisë dhe vetes, që grindjet e fesë nuk dihen pothuaj as fare në Shqipërinë tonë të dashur. Këto grindje fetare që kanë bërë kaq ligësi në Gjirit, Ermenistan, vepra I 257 Bullgari, Bosnjë, Maqedoni e gjetkë, gjithë këta tmerre, vendi ynë, lavdi pastë Zoti, s’i ka parë kurrë!

Besimet, që na urdhërojnë dashurinë dhe vëllazërinë, shumë herë për fat të keq, janë bërë shkak për më të gjaktat dhe më të egërtat e luftrave. Histori e kohës së mesme dhe ajo e mëvonshme është plot rrëfime mbi këto ngjarje të shëmtuara: njeriu vriste njeriun për t’i “shërbyer” Perëndisë! Njeriu hidhesh i gjallë në zjarr, që të gëzohej Perëndia! Oh, sa turpe ka punuar njeriu dhe sa hipokrit ka qenë, duke kallëzuar fenë dhe Perëndinë për çdo punë të papëlqyer, që ka bërë.

E themi prapë: ne, shqiptarët, kemi shumë të meta: kemi bërë shumë faje, po kurrë ndonjëherë s’e kemi fëlliqur emrin tonë me grindje dhe zihje n’emër të fesë. Për këtë gjë jemi madhështorë dhe kjo mirësi na jep shumë kurajë për kohën që do të vijë, se ky virtyt na jep shpresa të mëdha për kombin tonë.

Fetë, myslimanëria dhe krishterimi na këshillojnë shkuarjen mirë, urtësinë dhe vëllazërinë; kurrë këto fe s’na kanë thënë që të zihemi dhe të çirremi me shoku-shokun. Myslimani me të krishterin, katoliku me ortodoksin duhet të jetojnë si vëllezër q’i ka bërë Perëndia, duke mos pasur asnjë ndryshim as të ndarë në mes tyre. Ahere do ta kuptojmë gjithë bukurin’e njerëzisë, gjithë vleftën e kësaj jete: ahere do ta shohim dhe lumturin’e këtij kombi të gjorë, që ka vuajtur gjer më sot gjithë të këqijat e dheut.

Kjo lumturi, kjo vëllazëri e plotë, s’është gjë e mosbëshme; shikoni n’Amerikë dhe ne Zvicër sa shkojnë bukur katolikë me protestantë: secilido fen’e ka në zemër të tij, secilido besimin e ka në kraharor, po kjo s’i ndalon dot në të shkuarit mirë dhe gjithë këta njerëz rrojnë si vëllezër pa ndonjë ndryshim fare në mes të tyre.

S’ka dyshim që kjo ditë do të vijë dhe për ne.

Lumo Skëndo
Gazeta “Lirija”
Selanik, mars 1909

Filmi ‘Zana’ drithëron Toronton me premierën e tij

Filmi debutues i Antoneta Kastratit, ‘Zana’, mahniti publikun me premeirën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos në Kanadë.

Filmi ‘Zana’ është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës.

Me rastin e premierës botërore, regjisorja e filmit Antoneta Kastrati u shpreh: “Filmi i gjatë merr shumë kohë dhe mund. Për mua ishte një proces 5 vjeçar dhe disi gjatë gjithë kohës punon me një besim të brendshëm por pa garancion që kur përfundohet filmi ai do të arrijë ta gjej audiencën dhe të vlerësohet. Premiera në Toronto është shumë e rëndësishme për mua pikërisht sepse filmi do të shfaqet para një audience të gjerë, dhe është ndjenjë edhe më e veçantë ta ndajmë filmin me publikun botërorë duke e përfaqsuar Kosovën në këtë festival të madh bashkë me aktorët dhe ekipin Kosovar.”

Në Kosovë filmi do të filloj të shfaqet nga data 20 shtator në Cineplexx.

Mbështetësit kryesorë financiarë të filmit janë Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision New Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe komuna e Pejës.

Producent i filmit ZANA është Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducentē Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief. Në rrolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, Ilire Vinca etj. /KultPlus.com

Trailer-i filmit ‘Zana’:

https://cineuropa.org/en/video/376871

12-të personazhe të Disney të bazuara në njerëz real

Gjatë historisë, Disney ka krijuar histori të mahnitshme që kanë qenë pjesë e jona që nga fëmijëria. Shumë nga personazhet aty janë bërë të preferuarit tanë dhe disa prej tyre janë me të vërtetë afër zemrave tona.

Megjithatë, ajo që ju ndoshta nuk e dini është se shumë prej tyre ishin të bazuara në njerëz të vërtetë dhe në disa raste, në njerëz të famshëm.

Më poshtë ju tregojmë një përzgjedhje të karaktereve ikonike të Disney që u krijuan në bazë të njerëzve të famshëm dhe t’i krahasoni me ata që shërbyen si frymëzim për sjelljen e tyre në jetë.

The 4 vultures — The Beatles

Maleficent — Eleanor Audley

Jessica Rabbit — Rita Hayworth

The Mad Hatter — Ed Wynn

Edna Moda — Linda Hunt

Scat Cat — Louis Armstrong

Dr. Facilier — Michael Jackson

Ariel — Alyssa Milano

Ursula — Divine

Alice — Kathryn Beaumont

Cruella de Vil — Tallulah Bankhead

Snow White — Marge Champion

/klankosova/ KultPlus.com

Me pasurimin e repertorit, teatrot synojnë rikthimin e publikut

Teatrot e Kosovës kanë nisur sezonin e vjeshtës, duke u premtuar adhuruesve vepra teatrale nga regjisorë kosovarë dhe të huaj.

Drejtori i Teatrit të Kosovës Agim Sopi tha për Radion Evropa e Lirë se në repertorin e këtij teatri do të shfaqen vepra të ndryshme dhe programi do të jetë tejet i pasur për publikun, transmeton KultPlus

“Në repertor kemi shfaqje të realizuara në sezonin pranverorë të këtij viti, pra nga vepra “Karnevalet e Korçës” e deri tek “Sfinga e gjallë” me autorë Rexhep Qosjen dhe regjisore Blerta Neziraj, një shfaqje tepër e suksesshme. Kemi edhe disa shfaqje nga fundi i vitit të kaluar siç është shfaqja, “Destur” ose edhe shfaqja “Skendërbeu ose Dashuria dhe Liria” me autorë Thomas Whincop dhe regjisorë Fadil Hysaj. Kryesisht këto janë shfaqje që do t’i kemi këta dy muaj në repertor”, tha Sopi.

Sipas Sopit, publiku ka munguar në sezonin e pranverës vitin e kaluar për shkak të problemeve të menaxhmentit të teatrit.

“Fatkeqësisht në sezonin pranveror të vitit të kaluar (2018) shikueshmëria kishte rënë në mënyrë drastike, për shkaqe të rrëmujës së krijuar me menaxhmentin në Teatrin Kombëtarë. Megjithatë në vjeshtë patëm arritur të konsolidohemi, të realizojmë shfaqje shumë të suksesshme dhe ta rikthejmë publikun në masë të madhe. Kurse sezoni pranveror i këtij viti ka pasur diku rreth 11 mijë shikues që është një numër rekord i këtyre viteve”, u shpreh Sopi.

Si shikuese e rregullt e shfaqjeve në Teatrin Kombëtar të Kosovës është Tringa Kelmendi, e cila thotë se ndjehet e kënaqur me repertorin që ofron ky teatër.

“Unë si shikuese e teatrit jam e kënaqur me repertorin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, përshtypjet e mija për shfaqjet janë tejet të mira, ka edhe disa të tjera të cilat nuk më kanë pëlqyer por në përgjithësi janë të bukura. Këtë vit pres të shikoj shfaqje nga regjisorë të ndryshëm si kosovarë ashtu edhe të huaj,” thotë Kelmendi.

Ndërsa sipas drejtorit të teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi, ky teatër ka nisur këtë vit me risi, me teatrin mobil, i cili do të shërbejë për shfaqjen e veprave teatrale nëpër qytete të Kosovës të cilave u mungojnë teatrot.

“Fillojmë me një risi, e cila është në fakt njëra nga risitë e teatrit të qytetit të Gjilanit – është fjala për teatrin mobil. Kjo na ka ndihmuar shumë që shfaqjet tona t’i dërgojmë jashtë Gjilanit. Pra, ne do të mundohemi që i gjithë repertori jonë artistik të shkojë në kuptimin mobil, të jetë më afër sidomos vendeve rurale ose komunave më të vogla të cilat nuk kanë shumë aktivitete në kuadër të punëve të tyre dhe do të afrohemi më afër publikut dhe spektatorit pikërisht tek këta njerëz,” thotë Zymberi.

Drejtori Zymberi tha po ashtu se shikueshmëria dhe interesimi i publikut në Gjilan nuk mungon dhe se është i kënaqshëm.

“Jam shumë i kënaqur me faktin që kemi arritur ta rikthejmë vëmendjen e një publiku të ri në teatrin e qytetit të Gjilanit që për mua ka qenë një numër i jashtëzakonshëm dhe i kënaqshëm për nga shifrat dhe sidomos për nga vizitat dhe komentet e tyre që ata i bëjnë”, u shpreh Zymberi.

Edhe drejtori i teatrit të qytetit të Ferizajt, Fatmir Hyseni u shpreh i kënaqur me numrin e publikut që e viziton këtë teatër. Sipas tij, gjatë viteve të fundit ky teatër ka pasur vetëm rritje të publikut dhe interesim të madh për shfaqjet si nga regjisorët e vendit po ashtu edhe ata të huaj.

“Në vazhdimësi është duke u rritur numri i shikueshmërisë, sepse sa më shumë që u ofrojmë shfaqje publikut, numri vetëm po shtohet. Do të thotë është një lajm shumë i mirë për arsye se edhe gjenerata e cila po vjen tash në teatër është mjaft e re dhe kjo është arsye që tregon se në të ardhmen do të ketë publik edhe më shumë,” thotë Hyseni.

Ndërkohë, ekipi i aktorëve të teatrit të Ferizajt do të udhëtojë këtë javë për në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohorë dhe Eksperimental të Kajros në Egjipt, për tu prezantuar me shfaqjen “Koprraci” të regjisores Elmaze Nura. /radioevropaelire/ KultPlus.com

Sopranoja shqiptare, performancë madhështore në Bukuresht

Sopranoja Arlinda Morava ka realizuar një performancë madhështore në Festivalin Ndërkombëtar “George Enescu” në Bukuresht të Rumanisë.

Arlinda Morava është shqiptarja, e cila prej vitesh jeton në Rumani dhe ka ndërtuar karrierën e saj me profesionistët si Maestron Lorenc Radovani dhe pianisten e talentuar Klejda Tare. Ajo së fundi ka realizuar një performancë madhështore në Bukuresht, transmeton KultPlus

Arlinda Morava, njëkohësisht është edhe Drejtore Artistike e “Museicorum”.

Festivali Ndërkombëtar “George Enescu” i mbajtur në Bukuresht, solli disa prej kryeveprave të kompozitorëve shqiptarë, të cilët shkëlqyen me performancën e tyre.

Perveç Arlinda Moravës në këtë festival, emocion të fuqishëm dha edhe pianistja e talentuar Klejda Tare së bashku me Maestro Lorenc Radovani me prejardhje nga Tirana, të cilët së bashku me violinçelistin e mirënjohur rumun Bogdan Postolache, interpretuan në eventin kulturor. /albinfo.ch/ KultPlus.com

Për herë të parë në historinë shqiptare, një film kosovar me premierë në Toronto

ZANA është një portret shkatërrues i traumës së pasluftës. Është përhumbëse dhe e qetë, me një ndjenjë të frikës së përgjumur në çdo cep.

Filmi i ri kosovar “Zana”, personazhin e të cilit e portretizon aktorja kosovare Adriana Matoshi do të mbajë premierën në Toronto, gjë e cila po ndodh për herë të parë në kimetagrafinë shqiptare.

E vendosur në një fshat të vogël në Kosovë, ZANA eksploron amësinë, pikëllimin dhe mistikën. Lume (Adriana Matoshi) është një guaskë e një gruaje që vajton për një humbje të dhunshme, të pashpjegueshme me të cilën të tjerët duket se janë pajtuar.

Lajmin e ka bërë të ditur aktorja Adriana Matoshi, përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ku ka thënë:

”Sonte për herë të parë në historinë shqiptare, premierë botërore në Toronto do të jetë një film kosovar. Kosova ka një histori, ka artistë, një zemër dhe forcë për t’i thënë botës që ne dimë. Falënderoj të gjithë ata në këtë jetë që besojnë në mua, dhe falënderoj Antonetën që më besoi me këtë rol të fortë të Lumes. Unë kurrë nuk do të arrij vetëm, pa përkrahjen e artistëve, dhe sonte do të ndriçoj me veshjen e Drenusha Xharra … Familja ime e dashur dhe miqtë e mi janë motivimi im! Sonte do të mbaj duart e juaja sepse e di që do jeni të gjithë me mua. Më uroni fat, ju dua shumë! ”– shkroi Matoshi në postimin e saj në Facebook. /prive/ KultPlus.com