Dua Lipa shkëlqen në Sanremo (VIDEO)

Këngëtarja e famshme shqiptare sapo ka perfomruar në Festivalin e famshëm “Sanremo”, në Itali, dhe performanca e saj është pritur me emocione të mëdha, shkruan KultPlus.

E përcjellë edhe nga valltarë, Dua Lipa ka shkëlqyer me performancën e saj, dhe ky festival tashmë nuk është një ëndërr e parealizuar për shqiptarët.

Fillimisht në këtë festival ka performuar këngëtarja e famshme shqiptare Ana Oxa, pastaj Ermal Meta i cili ishte edhe fitues i Sanremo, kurse këtë vit Dua Lipa, e cila në këtë edicion ishte e ftuar speciale. Për më shumë, mund ta përcillni performancën e saj në  videon më poshtë./ KultPlus.com

Familja Pagarusha jep detajet e fundit për varrimin e artistes së madhe Nexhmije Pagarusha

Bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka vdekur sot në moshën 86-vjecare. Familja e saj ka lëshuar një njoftim ku thonë se të gjithë ata që duan të ngushëllojnë familjen Pagarusha dhe Mulliqi, mund ti takojnë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, më 8 dhe 9 shkurt, ku edhe do të mbahen homazhe dhe mbledhje komemorative, shkruan KultPlus.

Poashtu, familja Pagarusha ka njoftuar edhe për ditën e varrimit, KultPlus ju sjell më poshtë komunikatën e plotë të lëshuar nga familja Pagarusha dhe Mulliqi.

 “Njoftim !

Njoftohen i gjithe populli Shqiptar qe me datë 08.02.2020 sipas protokolit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej ores 08:00 deri 17:00. 

Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me ç’rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit.

Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njejtin objekt-teatrin kombetar

4.

Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe,Malisheve me rrethin e ngusht familjar sipas amanetit të saj të fundit

E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 poashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.

Kërkojmë mirekuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne , gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t’iu permbajtur protokolit familjar.

ME RESPEKT,

FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi”, njofton familja e të ndjerës./KultPlus.com

Albulena Jashari nga Kosova mahnitë jurinë e ‘The Voice of Finland’

Shqiptarja Albulena Jashari nga Kosova e ka nisur sot rrugëtimin e saj në The Voice of Finland, shkruan KultPlus.

Albulena ka performuar para jurisë këngën “Sex on fire” nga Kings of Leon në një version interesant, ndërsa edhe ka kthyer anëtarët e jurisë.

31 vjeçarja po e vazhdon suksesin e saj muzikor në Finlandë pasi ka qenë e angazhuar me muzikë edhe në Kosovë, ndërsa i ka të realizuara disa këngë.

“Momenti ma i bukur i jetes tem! Andrra jem u realizu, ckado qe te ndodhe ne kete rrugetim tash e tutje nuk ka rendesi. Une ndihem fituese. #thevoiceoffinland’ ka shkruar Albulena në Facebook-un e saj, ndërsa pritet ta shohim se si do të ecë ky rrugëtim i Albulenës. / KultPlus.com

Dua Lipa, sonte e ftuara e nderit në Sanremo 2020

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, do të jetë pjesë e Festivalit të Muzikës ”Sanremo”, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka konfirmuar televizoni italian TG1.

Bëhet e ditur se Dua do të jetë e ftuar nderi në këtë festival.

Vlen të ceket se së fundi këngëtarja shqiptare është duke e shijuar suksesin e albumit të saj të fundit ”Future Nostalgia”. / KultPlus.com

‘Falenderoj zotin që i takoj këtij populli me një kulturë të lashtë, të madhe e të mirë’

Sot ndërroi jetë një ikonë e muzikë shqipe, një ikonë gjurmët e së cilës janë ta palëkundura në historinë e muzikës shqiptare, shkruan KultPlus.

Nexhmije Pagarusha njihet për zërin e fuqishëm, për emocionet e ndjenjat e mëdha që përconte tek publiku shqiptar përmes këngëve e teksteve të saj.

Nexhmije përpos se një këngëtare e jashtëzakonshme, ka qenë edhe një aktore mjaft e mirë. Filmat në të cilët ka luajtur janë: “Dasma e përgjakur”, “Jugovizioni”, “Gëzuar viti i ri”, “E kafshoja terrin”, “I ikuri”, “Tre vetë kapërcejnë malin”, “Lepuri me pesë këmbë”, “Fluturimi i Micakut” etj.

Nexhmija nuk ka harruar kurrë të tregojë për dashurinë e madhe që ka për kulturën e traditën e popullit tonë.

Prandaj, sot KultPlus ju sjell njërën nga thëniet më të njohura të saj.

Falenderoj zotin që i takoj këtij populli me një kulturë të lashtë, të madhe e të mirë’ / KultPlus.com

Ermonela Jaho: Nexhmija ka qenë idhulli im

Vdekja e Nexhmije Pagarushës, sigurisht se në veçanti ka prekur komunitetin e artistëve, prej të cilëve shumica e kanë njohur edhe personalisht, shkruan KultPlus.

Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore, ka treguar për KultPlus se lajmin për humbjen e Nexhmijes e ka pranuar me shumë trishtim.

‘Nexhmija ka qenë idhulli im kur isha fëmijë, jam impresonar që e vogël kur e dëgjoja në radio këngën e Bareshës. Dhe zëri i saj më ka ndjekur gjatë rrugëtimit të ëndrrës sime si këngëtare”, ka thënë Jaho për KultPlus.

Jaho poashtu ka treguar se Nexhmijen e ka njohur në një koncert bamirësie në Prishtinë.

”Ka qenë një emocion i papërshkruar takimi dhe përqafimi i saj, që e ruaj si një ndër kujtimet më të shtrenjta të jetës sime si artiste. I paharruar kujtimi i saj”, është shprehur tutje ajo. / KultPlus.com

‘Të du unë si nana fmin’, të adhuroj o Prishtinë’ (VIDEO)

Nexhmije Pagarusha do të mbetet e paharrueshme në historinë e muzikës shqiptare, shkruan KultPlus.

Sonte, për të përkujtuar zërin magjepsës të ikonës sonë, KultPlus ju sjell këngën kur Nexhmija i këndonte Prishtinës.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Tash kur natyra ka lulëzu
Qyteti im asht zbukuru
Jeta e amël me plot dëfrim
Te ti po ngjallet Prishtinë.

Të du të du qyteti im
Të du unë si nana fmin’
Të du të du qyteti im
Të adhuroj o Prishtinë.

Qyteti im je plot gjallni
Me vasha t’bukra djem te ri
Gjithçka te ti është plot hijeshi
Se ti po rrit nji brez t’ri. / KultPlus.com

Edi Rama: Nexhmije Pagarusha, një zë dhe zonjë e rrallë

Kryeministri i Tiranës ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen e ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, shkruan KultPlus.

”Një zë i rrallë dhe një zonjë e rrallë, Nexhmije Pagarusha, nuk është më mes nesh, por brenda i pashlyeshëm mbetet kujtimi i saj.
Prehu në paqe zonjë e madhe”, ka shkruar ai në statusin e postuar në llogarinë e tij personale në Facebook. / KultPlus.com

Erion Veliaj: Humbje e madhe për këngën shqiptare

Për ndarjen nga jeta të këngëtares shqiptare Nexhmije Pagarusha, ka reaguar edhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shkruan KultPlus.

Ai është shprehur krenar që dy vite më parë, qyteti i Tiranës e nderoi figurën e Nexhmijes me ‘Çelësin e Qytetit të Tiranës’

”Ikja e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për këngën shqiptare! Krenar që, dy vjet më parë, nderuam me Çelësin e Qytetit të Tiranës një artiste të jashtëzakonshme që i dha kaq shumë muzikës tonë. U prehsh në paqe!”, është shprehur tutje Veliaj. / KultPlus.com

Ambasada Franceze: Pagarusha, pjesë e përjetshme e Kosovës dhe historisë së saj artistike

Për vdekjen e ikonës së muzikës shqiptare kanë reaguar shumë personalitete të shquara poashtu edhe shumë institucione.

Ambasada Franceze në Kosovë është njëra prej tyre.

”Na ka pikëlluar lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtares së madhe Nexhmije Pagarusha. Në moshën 86 vjeçare ikona kosovare lë pas një opus të madh, pjesë e përjetshme e Kosovës dhe historisë së saj artistike”, thuhej në shkrimin e postuar në faqen zyrtare të Ambasadës Franceze në Kosovë. / KultPlus.com

Kosova shënon Ditën e Internetit të Sigurt, aktiviteti mbahet në KultPlus Caffe Gallery

Me moton ”Së bashku për një internet më të mirë”, Komiteti Kosovar për Ditën e Internetit të Sigurt – KKDIS i udhëhequr nga Qendra për Studime të Avancuara shënon ditën e internetit të sigurt, shkruan KultPlus.

Dita e internetit të sigurt është manifestim vjetor që ka për qëllim të promovojë përdorim të përgjegjshëm, të mirëfilltë, kritikues dhe kreativ të internetit dhe teknologjive, veçanarisht nga fëmijët dhe të rinjtë.

Dita e internetit të sigurt këtë vit shënohet me 11 shkurt në më shumë se 150 vende të botës.

Miliona njerëz i bashkohen ngjarjes “Së bashku për një internet më të mirë” përmes aktiviteteve dhe ngjarjeve të shumta, të organizuara nga të gjithë përkrahësit e ditës së internetit të sigurt.

Të martën me 11 shkurt, ”Dita e internetit të sigurt”, do të mbahet në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, nga ora 12:00.

Aktiviteti ka për qëllim bashkëbisedimin me prindër rreth përdorimit të internetit nga ana e fëmijëve. Në këtë foum do të bisedohet rreth aktiviteteve online, rreziqeve potenciale dhe shenjave paralajmëruese kur një fëmijë mund të jetë në rrezik nga përdorimi i internetit.

Duke ju ofruar mundësi për dialog të hapur fëmijëve, duke i mësuar ata si të përdorin teknologjitë në mënyrë pozitive dhe sigurt, dhe duke qenë vet model i mirë digjital – prindërit mund të luajnë një rol kyç në fuqizimin dhe përkrahjen e fëmijëve në përdorimin e internetit në mënyrë të duhur. / KultPlus.com

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni nga premierat më të fundit botërore, deri tek filmat vendor që po vazhdojnë të korrin suksese.

Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të rinjë, më mirë se në Cineplexx. Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’i shikoni 7, respektivisht 6 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 12:00 deri në ora 23:00.

Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx janë:

I Love Tropoja: Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “2 Gisht Mjaltë”, i cili mbetet filmi më i shikuar në Cineplexx, Ermal Mamaqi sjell një komedi të re, me titullin “I Love Tropoja” mbajti premierën këtë javë në Cineplexx.

Filmi flet për një djalë me ambicie të mëdha për jetën, i cili shpreson që së shpejti do të vendoset në pozicionin që meriton në kompaninë ku ai punon, por cuditërisht ndodh e kundërta. Djali e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në një qytet verior, në Tropojë, ku duket se shpresa ka vdekur bashkë me botën në mendjen e tij.

Birds of Prey: Pas ndarjes nga Joker, Harley Quinn bashkohet me superheroinat Black Canary, Huntress dhe Renee Montoya për të shpëtuar një vajzë të re nga një kriminel i ligë. Filmi vjen me aktoren Margot Robbie, e cila rikthehet në rolin e famshëm të Harley Quinn, ndërsa në role tjera vijnë aktoret Rosie Perez, Mary Elisabeth Winstead, etj

Bad Boys for Life: Dyshja e njohur Will Smith dhe Martin Lawrence u rikthyen së bashku me filmin Bad Boys 3.

Filmi flet për Marcus Burnett, i cili tani është një detektiv policie, dhe Mike Lowery, i cili është në krizë të jetës së tij, duke mos gjetur përmbushje në asgjë, të cilët bashkohen sërish kur një mercenar shqiptar, vëllau i te cilit ata vranë, u premton atyre nje bonus të rëndësishëm. Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe filmat familjarë, Playing with Fire dhe Dolittle, që vazhdojnë të jenë përzgjedhjet kryesore të audiencave më të reja.

Në transmetim poashtu vazhdojnë të jenë filmat Jumanji 2, filmi horror The Turning, The Gentlemen, ndërsa në kinemanë në Prishtinë, vazhdon ende të shfaqet komedia shqiptare Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar.
Kinemaja në fundjavë nis punën nga ora 12:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/ / KultPlus.com

Ansambli “Shota”: Nexhmije Pagarusha, profili më i lartë që ndonjëherë kemi bashkëpunuar

Telegram ngushëllimi!

Në emër të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes së doajenës- Bilbilit të këngës shqipe, zonjës së nderuar Nexhmije Pagarusha. Njëherazi ngushëllimet shkojnë edhe për bashkëpunëtorët me të ngushtë dhe gjithë komunitetin artistik shqiptar.

Duam të shprehim bindjen tonë të thellë se ndarja fizike e Nexhit tonë, nuk e zbehë, por do ta forcojë edhe më shumë admirimin që kemi, ne dhe brezat që do të vijnë për këtë DIVË të papërsëritshme të këngës shqipe! Ajo, ndër të tjera paraqet edhe profilin më të lartë që ndonjëherë ka bashkëpunuar me Ansamblin “Shota”, me të cilin Nexhmije Pagarusha ka përformuar nëpër skenat vendore dhe ndërkombëtare, në vitet e arta të karrierës së saj.

Ne, gjenerata e tanishme mburremi që kemi jetuar në kohën e saj, që kemi pasur rastin ta njohim edhe personalisht, duke mos harruar edhe sa lartë e ka ngritur ajo “stekën”, që ne e kemi detyrim ta ruajmë si nivel përfaqësimi, ndër gjenerata. Padyshim që një Nexhmije tjetër, zor se lind serish. Thuhet se njerëz të tillë “lindin çdo 100 vjet”!

Në këtë rast dhimbjeje unë dua të kërkoj nga të gjithë që ne të mos qajmë për Nexhin. Nuk e lumturojmë atë, nëse ne përlotemi. Bëj ftesë për një DUARTROKITJE të gjatë! Më të gjatën që kemi bërë ndonjëherë!

Pushoftë në paqe shpirti saj, për aq gjatë sa ajo, me zërin e saj na ka fisnikëruar dhe na ka bërë të mburremi me të. Për aq gjatë sa do të jetojë vet KËNGA!
LAVDI!
Shefqet GJOCAJ, drejtor i AKKV “Shota” / KultPlus.com

‘Sonte më lajmëruen se ka vdekë një njeri, prandej jam i trishtueshëm’

Poezi nga Martin Camaj

Sonte më lajmëruen se ka vdekë një njeri
Prandej jam i trishtueshëm, Lule.

Dashunia ashtë e vetmja shtyllë guri
Kur andej gardhit fluturojnë
Shëgjetat e akullit.

Dy zemra bashkë janë ma rrufeprojse
Se dy shpata tu për tu
Me teha përjashta
Ideja e sosjes, Lule,
kur je ti pranë ik si shpend i egër
andej kah vjen terri. / KultPlus.com

Kolegji Universum institucion model në rajon për bashkëpunime ndërkombëtare


Kolegji Universum, mbetet institucion lider për mundësitë ndërkombëtare për studentët dhe stafin. Deri sot 240 studentë dhe staf akademik dhe administrativ nga Kolegji Universum kanë përfituar shkëmbim semestral për studime/trajnime dhe ligjërim në 114 Universitete në 26 shtete të BE-së.

Aktualisht Kolegji Universum është duke implementuar 6 projekte të financuara nga Komisioni Evropian. Ndërsa për vitin 2020 Kolegji Universum ka aplikuar për 26 projekte të reja. Kjo i kontribon shumë ngritjes së kapaciteteve të brendshme të Kolegjit Universum, përmirësimit të cilësisë, zhvillimit të kurrikulave, zhvillimit profesional të stafit përmes trajnimeve dhe vizitave në universitetet partnere, si dhe përmirësimin e teknologjisë përmes paisjeve të reja në laboratore dhe salla.    

Disa nga projektet që aktualisht po implementohen nga Kolegji Universum në bashkëpunim me Universitetet më prestigjoze në Evropë janë ITEM (Innovative Teaching Education in Mathematics), STEPS (MSc in Sustainable Food Production Systems), E-VIVA (Enhancing and Validating Service-Related Competencies in Versatile Learning Environments in Western Balkan Universities), E- UNITE (European Youth Network for Diversity and Tolerance), REBUS (Ready for Business), E-Drive dhe INTERBA. Shiko listen e universiteteve partnere në këtë projekte. 

Poashtu projekte tashmë të finalizuara janë projekti CONSUS dhe TEMPUS. Mëso më shumë..

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në Facebook & Instagram apo telefononi në +383 44 144 062.  

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Tenori Ramë Lahaj: Zemër plas, më këpute shpirtin Nanush!

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke u shprehur  trishtuar për vdekjen e Nexhmije Pagarushës, shkruan KultPlus.

Reagimi i plotë i Lahajt:

Zemër plas!

Më këpute shpirtin Nanush!

Ajo që dhembë tmerrësisht shumë është që s’do të kem me mundësi të vij e të të përqafoj fizikisht por ne shpirt e mendje do të ruaj përherë kujtimin e veprën e madhe që na le sepse gjenerata të tëra, nder breza jem rritur me zërin tënd hyjnor.

Të na falësh që si shtet, nuk bëmë aq sa duhet për ty, por nuk bëmë kurrë për askënd që e ngriti lart ne piedestal artin dhe figurën e shqiptarit. Por kështu jemi ne. Luftë hijenash bëjmë vetëm për karrige.

Lamtumirë nanush!

Ta dish që sa të kem frymë e kudo në botë do mburrem me ty dhe artin tënd hyjnor.

U prehsh në paqe zëri i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, thuhet në reagimin e tenorit Lahaj. / KultPlus.com

Kurti për Pagarushën: Sot për ty të gjithë i kemi sytë e njomë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar me rastin e vdekjes së artistes së madhe Nexhmije Pagarusha, shkruan KultPlus.

Kurti në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se ajo kishte talent të jashtëzakonshëm muzikor dhe humbjen e saj e ka cilësuar si të madhe për popullin shqiptar.

Postimi i plotë i Kurtit:

Sot për ty të gjithë i kemi sytë e njomë!Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten duke menduar rreth këtyre këngëve.

Nexhmije Pagarusha, talentja e papërsëritshme muzikore, vdiq sot në moshën 86 vjeçare. La pas vetes plot 5 albume e 88 këngë. Më shumë vepra se vite jete. Secila këngë më e mirë se tjetra.

Ngushëllime të gjithë artdashësve. Kjo është humbje e madhe për gjithë popullin e për muzikën. /KultPlus.com

Shtyhet varrimi i artistes Nexhmije Pagarusha

Artistja e madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë sot, shkruan KultPlus.

Trupi i pajetë i së cilës është nxjerrë nga banesa e saj për t’u dërguar në morg.

Amaneti i legjendës së muzikës shqipe ka qenë që të varroset në vendlindjen e saj në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Ndonëse u lajmërua që varrimi do të bëhet nesër, kjo nuk do të ndodhë. KultPlus është njoftuar nga familjarët që varrimi nuk do të bëhet nesër sepse nuk po mund të arrijnë të gjithë familjarët. Për detajet tjera, KultPlus do të ju mbaj të informuar.

Pagarusha vdiq në moshën 86-vjecare.

Hitet e saj janë të pavdekshme si “Baresha”, “E dehun jam”, “Sytë për ty i kam të njomë”, etj. /KultPlus.com

“O dridhet mali cka u ba, o një bareshë prej nesh u nda”

E madhja Nexhmije Pagarusha, numëron shumë hite në karrierën e saj muzikore. Këngë të cilat dëgjohen e këndohen edhe sot pas shumë viteve që nga publikimi i parë.

Një ndër këngët që konsiderohet si himn i kësaj këngëtareje është “Baresha”.

Sot po e sjellim videon dhe tekstin e saj të mrekullueshëm të shkruar nga Rifat Kukaj ndërsa muzika nga Rexho Mulliqi. /KultPlus.com

Heej kam rrit shtatin
nder keto male
bashk’ me qingja e me dele
dhe bylbyla nder zabele
mbas kumones loje e gezime
si shqiponja ime

Refreni:

o era lu’n me barin o nani nani
o eni shoqe t’lozim o nani nani
o fusha gaz po m’veshet o nani nani
o lule bardh’ po qeshet o nani nani
o dridhet mali cka u ba
o një baresh’ prej nesh u nda.
o dridhet mali cka u ba
o lujn bareshat në shulla

o era lu’n me barin o nani nani
o eni shoqe t’lozim o nani nani
o fusha gaz po m’veshet o nani nani
o lule bardh’ po qeshet o nani nani
o dridhet mali cka u ba
o një baresh’ prej nesh u nda.
o dridhet mali cka u ba
o lujn bareshat në shulla

naninaninainaina naninanina…


Heej po tingllojne
shume kumona
gurgllon prroi malore
nalt ne qiell bjeshka me bore
n’bjeshk’ dashnija vjen me malle
sot nji fyell u kalle.

refreni:

o era lu’n me barin o nani nani
o eni shoqe t’lozim o nani nani
o fusha gaz po m’veshet o nani nani
o lule bardh’ po qeshet o nani nani
o dridhet mali cka u ba?
o një baresh’ prej nesh u nda.
o dridhet mali cka u ba?
o lujn bareshat në shulla

o era lu’n me barin o nani nani
o eni shoqe t’lozim o nani nani
o fusha gaz po m’veshet o nani nani
o lule bardh’ po qeshet o nani nani
o dridhet mali cka u ba
o një baresh’ prej nesh u nda.
o dridhet mali cka u ba
o lujn bareshat në shulla

naninaninainaina naninanina…

Cila këngë e Nexhmije Pagarushës iu pëlqen më shumë?

Është e pamundur të zgjedhësh këngën më të mirë në mesin e qindra këngëve që Nexhmije Pagarusha i këndon gjatë tërë jetës së saj.

Një shpirt i mbushur me këngë e melodi, kur Nexhmija morri një tekst a një melodi në dorë, e këndoi dhe e mishëroi deri në fund. Pak kishte rëndësi nëse kënga ishte krijuar për të, për dikë tjetër, apo ishte këngë që ekzistonte asokohe.

Bilbili i Kosovës, sot jo aktive në muzikë dhe me një shëndet më të dobët krahas moshës, megjithatë gjatë karrierës aktive muzikore na la shumë melodi me të cilat sot nuk ka njeri që nuk është lidhur emocionalisht, së paku me ndonjërën prej tyre.

Duke shikuar popullaritetin e Nexhmije Pagarushës – zërit të kristaltë të shqiptarëve, këngët e saj në internet kanë marrë hovin e tyre dhe klikimet e tyre. Jo pse sipas klikimeve mund ta dimë sa shumë pëlqehen këto këngë, por kjo shërben pak për të parë cilat janë ndoshta këngët më të njohura të saj, dhe më të pëlqyera, edhe pse një pjesë e tyre janë krijuar në dekada kur dëgjuesit e saj të sotëm nuk kanë qenë ende të lindur.

BARESHA është padyshim ndër këngët që më së shumti dëgjohen sot, vulën e së cilës e mban në origjinal zëri i Nexhmije Pagarushës.

E DEHUN JAM për vite me radhë ka ardhur për dëgjuesin shqiptar në forma e versione të ndryshme, ndërsa kënga origjinale këndohet nga Nexhmije Pagarusha.

ÇOU MORE REXHO është titulli i këngës tjetër nga Nexhmija, një tekst në delir për kërkesë të ringjalles së Rexhës, këtij heroi të vërtetë. Kënga e Rexhës është një rrëfim që vjen në formë muzike kënduar nga e madhja Nexhmije Pagarusha. Ju mbetet juve të na tregoni këngën tuaj të preferuar nga bagazhi muzikor i pasur i Nexhmije Pagarushës. /KultPlus.com

Pikëtakim i habitshëm mes Rimbaud dhe Migjenit

“Të thashë se poeti duhet të jetë një “profet”, pra duhet të bëhemi “profetë”… Poeti i kërkon të gjitha format e dashurisë, të dhimbjes, të çmendurisë. Ai i provon në vetvete të gjitha helmet për të ruajtur veçse thelbësoret…” A. Rimbaud.

Nga letra dërguar mikut të tij Paul Demeny, 15 maj, 1871.

Rimbaud, ky gjeni!…

Arthur Rimbaud (Rembo) u shfaq vonë në botën e poezisë dhe të kulturës shqiptare. Ai erdhi me vargje tronditëse, vezulluese e magjike. Por sapo u shfaq, e kuptuan se ky poet vinte nga universi i gjeniut. E përqafuan njëherësh. E kthyen në mit. Në vitet 20’-30’ të shekullit të kaluar, jo pak liceistë të Liceut Francez të Korçës, recitonin në shkollë vargjet e Rimbaud. “Anija e dehur” apo “Një stinë në ferr” i rrëmbente të rinjtë dhe i çonte larg, në detra të tjerë drite, magjie dhe tallazi. Rimbaud dhe Verlaine vinin bashkë; bashkë me idhullin e tyre Charles Baudelaire dhe poetët e tjerë simbolistë. Sa herë përkthehej Baudelaire, do të përktheheshin dhe poetët e “mallkuar”, Rimbaud e Verlaine; do të flisnin në shqip dhe poetët e rrugës e të jetës boheme, të dhimbjes dhe dramës njerëzore, të ngazëllimit dhe shpresës. Poetët e humbjes së madhe. Të gjithë donin ta dëgjonin sërish këngën e tyre, që edhe ata të përvijonin në botë të tjera, në një tjetër jetë, atë të pavdekësisë. Dhe nuk ishin pak ata që donin t’u përngjanin.
Migjeni, me “Vargjet e lira” dhe forcën e vargut të tij, ishte një lloj Rimbaudi shqiptar. Në një tjetër ndjesi, me mistiken dhe imazhin poetik. Në një tjetër rrafsh edhe Lasgushi kishte diçka nga vargu i poetit të madh. A nuk shkruante ai:

“Se s’dashuroja as unë as ti,
por dashuronte dashuria,
një dashuri, një fshehtësi,
më e fshehtë se fshehtësia”?

Alkimi e Verbit si te Rimbaud? Vargu mistik?… Ngjizmë e shpirtit, e agut me terrin, e plagës dhe dashurisë, e protestës së moskuptimit? E megjithatë, ai që i ngjante vërtet një Rimbaudi shqiptar ishte Migjeni, Millosh Gjergj Nikolla, i cili, ashtu si Rimbaud, vdiq tepër i ri, larg familjes së tij, në një spital, i vetmuar, i trishtuar, i rrethuar me dashurinë dhe përkujdesjen e një motre, si dhe ai; larg me vdekjen e paralajmëruar, nga e cila nuk mund të shpëtonte. Olga e tij ishte si një Vitalie e Rimbaud, si ajo vajza e përgjëruar e Ardennes, me fytyrën e paqtë, e cila i qëndroi pranë deri në çastet e fundit; ashtu si Rimbaud, edhe Migjeni u shua në një gjumë të thellë, të pafund, në një dhomë të sanatoriumit të Santa Peliçes. Madje dhe si krijimtari, edhe Migjeni shkroi poezi në pak vite. Edhe ai ishte një yll poetik, që u shua shpejt. Pak poezi, por tepër të fuqishme, tronditëse. Si Rimbaud edhe zemra e tij klithte: “Do ta godas me grusht malin!”… Ashtu si ai edhe Migjeni nuk e besonte perëndinë, Zotat. Ai ishte i dënuar nga Kisha, pasi në poezinë “Blasfemi”, djaloshi i ri kishte shkruar:

“Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe mjekra të hoxhallarëve
O sa engjuj të bukur, përpara derës së ferrit…”

Dhe së fundi, ashtu si Migjeni, që u dëshpërua thellë me librin e tij të parë “Vargjet e lira”, i cili u censurua menjëherë, edhe Rimbaud do të vritej në shpirt me një dhimbje të pafund, meqë ia kthyen krahët librit të tij të parë “Një stinë në ferr”, të cilën e çoi në Paris.
Padyshim që Migjeni do jetë frymëzuar nga poezia e Rimbaud, e cila, atë kohë, sapo ishte bërë e njohur në Shqipëri. Letrarët e parë, veçanërisht ata të Liceut Francez të Korçës, tashmë botonin përkthime nga Baudelaire dhe Rimbaud. Studenti i Grenoble, Dhimitër Shuteriqi, përkundej atëherë me vargjet e “Anija e dehur”. Migjeni duhet t’i ketë lexuar ato edhe në italisht. Dhe nga vetë vargu i lirë që përdorte, Migjeni i përngjante Rimbaud, me dëshirën për t’u shkëputur nga tradita poetike dhe për të qenë modern. Modern për një kohë të re, për një njeri të ri. “Duhet të jesh modern!”, shkruante Rimbaud, “…duhet një shoqëri e re”. “Të lindet njeriu”, shkruante më vonë Migjeni: “Na të birtë e shekullit të ri”. E habitshme gjithashtu edhe përafërsia e ndjesive që gjejmë dhe në dorëshkrimin e fundit të Migjenit, të shkruar në 27 korrik të vitit 1938, datë pas së cilës ai nuk do të shkruante më:

“Ku janë orët dhe muzat?
Shtajzovallet dhe zanat ku janë?
S’po flitet ma për vallet e tyre,
as për sytë e tyne,
që të shitojnë ose të bajnë fatbardhë, s’po flitet…”

(Fragment nga libri: “Rrugëtimi i mbramë i Arthur Rimbaud”)

Detaje për varrimin e Nexhmije Pagarushës

Artistja e madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë sot, shkruan KultPlus.

Trupi i pajetë i së cilës është nxjerrë nga banesa e saj t’u dërguar në morg.

Amaneti i legjendës së muzikës shqipe ka qenë që të varroset në vendlindjen e saj në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Pagarusha vdiq në moshën 86-vjecare.

Hitet e saj janë të pavdekshme si “Baresha”, “E dehun jam”, “Sytë për ty i kam të njomë”, etj. /KultPlus.com

Dumoshi: Kujtimi për Nexhmijen do të jetë i përhershëm për ne, dhe një shembull fisnik për brezat e ardhshëm



Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka reaguar me një telegram ngushëllimi për vdekjen e Nexhmije Pagarushës.

Ky është reagimi i Dumoshit:

E nderuara familje Pagarusha,

Me dhimbje dhe pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të dashurës suaj dhe këngëtares sonë të madhe, Nexhmije Pagarushës.

Ndarja nga jeta e Nexhmijes është një humbje e madhe për ju, për miqtë e saj dhe kulturën shqiptare, të cilës ajo i dha shumë vlera dhe dinjitet.

Nexhmije Pagarusha me artin e saj muzikor, ka dhënë shumë për kulturën shqiptare, duke e ngritur në një nivel të lartë. Dhe kështu, ajo u bë ikonë e Kosovës moderne, duke u bërë edhe burim frymëzimi për breza të tërë.

Prandaj, ajo do të mbetet përgjithmonë bilbili i këngës shqipe në Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë.

Kujtimi për Nexhmijen do të jetë i përhershëm për ne, dhe një shembull fisnik për brezat e ardhshëm.

Nexhmija ka lënë pas vete një trashëgimi të pasur, ndaj të cilës jemi falënderues dhe përballë së cilës kemi përgjegjësi. Shumë këngë të saj janë shndërruar në himn jete për familjet e Kosovës.

Ajo me punën dhe kontributin e saj ka sjellë një epokë identitare në fushën e këngës dhe të muzikës shqipe, duke përfituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre të botës muzikore, por edhe më gjerë. Këngët e saj, veçmas “Baresha”, janë kryevepra të artit muzikor.

Ne jemi brez me fat që u rritëm me këngët e saj.

Sinqerisht,
Vlora Dumoshi. /

Fqinji ynë, Petro Marko

Nga: Albana M. Lifschin

Vështrim në fëmijëri

Banonim në pallatin numër 64, një pallat i verdhë në formë L-je, pranë maternitetit të vjetër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” atëherë, sot “Zogu i Parë”.
Nuk di si ia kanë ndryshuar ngjyrat tani, por atë kohë mbahej si nga pallatet më të mirë. Familja e Petro Markos banonte në shkallën e dytë, kati i dytë djathtas, pikërisht mbi hyrjen e pallatit dhe përballë kishte familjen Fishta, familje dëshmori. I biri, Jamarbër, ishte djalë me një fantazi të zhvilluar dhe pak më i madh se ne në moshë. Arianitës apo Tekës, siç e thërriste Safua, i pëlqente piktura dhe çokollatat. Më vonë, kur familja u bë me halle shumë, ajo mbajti mbi supe gjithë barrën e saj.
Ai pallat kishte pesë hyrje dhe mjaft fëmijë që ta mbanin zgjuar pallatin gjithë ditën, me përjashtim të orës 3-5 pasdite, gjatë verës, ku nuk duhej të pipëtinte asgjë. Në atdhe akoma mbahet ky orar pushimi, ne këndej përtej oqeanit e kemi harruar fare.
Petro Marko, burrë i pashëm, portreti i të cilit është përjetsuar në skicën e famshme të së shoqes, Safos, në profil , me kaçurelin në ballë e cigaren në buzë, për ne fëmijët ishte autori i ‘Shpellës së Piratëve’. Tek ai shikonim Rusman El Namsurin dhe Mejreme El Mejrem al Katar…
Kur doli novela e ftuan në shkollë të na fliste për të. Shkolla jonë fillore, “Lidhja e Prizrenit”, qe vetëm një rrugë më tutje, fill pas murit të Dervish Hatixhesë… Eh, këtu më zgjohen kujtime të tjera, por nuk do të ndalem tek to, për të mos u larguar nga tema. E vërteta është që në atë moshë që ishim ne, shkrimtari nuk na dukej i MADH. Petro Marko ishte si të gjithë prindërit tanë, bënte edhe ai pazar me ato rrjetat plastike, nëse ju kujtohen, që nuk di pse u këputeshin fijet e domatet binin rrugës. Dyqanet ishin aty rrotull. Kur nuk kishte rrjeta në dorë, mbante duart prapa e cigaren në buzë. Shëtiste. Njëherë mbajti këmbët e ktheu kokën pas. Sapo kishte kaluar një grua e bukur. Ne gocat e klasës së katërt fillore vumë dorën tek buzët e kukurisëm pak dhe pastaj vazhduam lojën. Luanim sa shqepeshim, tërë ditën e ditës.
Për ne fëmijët shejtanër të pallatit 64, oborri qe dhurata më e madhe që mund të na bëhej. Mënyra se si qe ndërtuar ai, si bryl që bashkonte rrugën e Fortuzit me bulevardin, kishte krijuar nga brenda një oborr të madh trekëndësh, që na mbante tërë ditën aty. Madje ftonte edhe fëmijë të tjerë nga pallatet përreth. Aty luanim me top, luftash, shtetesh, pincash dhe kumançe. Kjo e fundit ishte lojë e preferuar për ne, por jo për banorët që ankoheshin, sepse ne përdornim hyrjet e shkallëve të pallatit si “pozicione” e bënim zhurmë. Zakonisht, shkalla e parë dhe e dyta ishin më të mirat se aty fqinjët ishin “më të urtë”. Shkalla e dytë, me xhamat e thyera, ku banonte familja Marko, na jepte dorë më shumë. As shkrimtari e as e shoqja nuk u ankuan asnjëherë nga ne, ndërkohë që nga shkallët e tjera na përzinin.
Një pasdite shiu, tek ishim mbledhur aty duke treguar barcaleta, shkrimtari mbajti këmbët e më zuri bishtalecin. Bashkë me të qe edhe e shoqja, Safoja.
– Ja, për këtë vajzë të kam thënë t’i bësh një portret…
– Ah, mbesën e nënë Davës! – tha ajo, duke vënë buzën në gaz.
Me gjyshen time ata kishin muhabet. Petro vinte për vizitë dhe i dëgjoja që flisnin për tema interesante, për zakone të krahinave e tradita historike. Madje aty më zuri veshi për herë të parë që thuhej se himariotët mendohet të jenë nipër të mirditorëve. Flisnin për origjinën e emrave katolikë të bregdetit. Tregonin edhe një gojëdhënë, të cilën nuk e harrova tërë jetën. Qe për Kurveleshin. Unë kisha parë në shtëpinë e gjyshes librat e Petros Markos “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit”. Nga nëna kisha dëgjuar që Petro kishte qenë luftëtar në Spanjë. Një djalë i ri nga bregdeti shqiptar kishte shkuar të luftonte për Spanjën!
Tek ne vinte shpesh për vizitë edhe Dr. Konçita, mjekja e talentuar spanjole, mikeshë e mamasë, e ndonjëherë vetiu lidhej biseda për Petro Markon, që kishte luftuar në Spanjë. Atje kishte qenë edhe Heminguej, por luftëtari shqiptar i Spanjës pat rënë në burg. (Thonë që e liroi romani i tij “Hasta la Vista” meqë edhe kryeministri i vendit kishte luftuar në Spanjë). Ja një fragment nga letra, që Heminguej i madh i kish dërguar Petro Markos:
“I dashur Petro, mora romanin tuaj “Hasta la Vista” dhe ju falënderoj. Mjerisht unë nuk e lexoj dot se nuk e di gjuhën tuaj. Vetëm për një gjë jam i sigurt: shkrimtari që do njerinë dhe vdes për të, shkruan mirë”.
Ernest Heminguej”.
Jeta fluturon shpejt, kujtimet zbehen, por Petro Marko ka për të mbetur i pavdekshëm për lexuesin për veprën që la dhe i paharruar për të gjithë ata që e kanë njohur personalisht, për portretin njerëzor, qoftë edhe për portretin e tij në atë skicën e thjeshtë bardhë e zi, profilin me një kaçurel në ballë, një cigare në gojë e tymin e saj që dridhet në ajër. /KultPlus.com