‘Unë jam një shok i juaj i ri, emri im është Corona, ngase nuk i kam pastruar mirë duart, jam sëmurë’

Nga: Shpresa Komani Frrokaj

Unë jam një shok i juaj i ri, emri im është CORONA. Nganjeherë po më quajnë edhe VIRUS.

Nga sjellja jo e mirë që unë kam pasur dhe ngase nuk i kam pastruar mirë duart, jam sëmurë, çdoherë mundohem të jem djalë i mbarë dhe të i dëgjoj prindërit, por kësaj here nuk u kujdesa mjaftueshëm.

Nuk e di çfarë ka ndodhur me mua? Po ndjehem sikur brënda kokës time është shumë nxehtë, po më duket kam zjarr brënda. Mami im, më tha se është temperaturë dhe më dha disa ilaqe dhe disa ushqime të shëndetëshme.
Ajo më tha të qëndroja në shtëpi se kisha nevojë të pushoja, por unë u tregova jo shumë i dëgjueshëm dhe më pëlqente të kaloja kohë me njerëzit jashtë shtëpisë.

Herë herë po kollitem, dhe kolli im është shumë i thatë, më dhëmb pak edhe gjoksi dhe po më vjen shumë ftohtë edhepse jasht është ditë me diell. Jam duke pirë disa vitamina, vitamin c dhe b që mi ka blerë babi, dje në barnatore.
Në shtëpi kam shumë fruta, banane dhe mollë kam ngrënë sot.
Ngase isha shumë sëmurë dhe i lodhur këto ditë, babi më tha të i ndaloja shëtitjet e mia në qytet. Mua më pelqen shumë qyteti dhe unë prap se prap nuk e dëgjova atë. Unë një ditë dola nga shtëpija për në parkun e qytetit, aty loza me disa fëmijë, përqafova disa të moshuar dhe shpërndava disa lule tek nënat e fëmijëve të tjerë…nëna gjatë gjith ditës më kishte kërkuar, por unë si një fëmijë i pa dëgjueshëm dhe i etur për të shëtitur, dilja pa pyetur…

Një ditë tjetër mami dhe babi më thanë që unë mund të sëmurëm edhe më shumë, ata shqetësoheshin për mua…prap nuk i dëgjoja, më dukej që po e tepronin, nuk ishte hera e parë që isha sëmurë, për dallim nga herat tjera kur sëmurësha, ata më nxjerrnin jasht, tani po më thonë të qëndroj në shtëpi. Nganjeherë nuk i kuptoj prindërit e mi…

Pas disa ditësh, fillova të bëjë disa plane për një udhëtim bashkë me disa shokë të mi. Ne rezervuam disa bileta dhe u nisem për një udhëtim nëpër botë. Çdo ditë dilnim për të vizituar vënde të ndryshme, takonim shumë njerëz, ndër ta edhe shumë fëmijë…

Kur mami më telefononte, më thoshte se edhe ajo dhe babi im ishin të sëmurë, kolliteshin, kishin dhëmbje gjoksi dhe lodhje, e unë duke mbajtur mënd çfarë më kishte thëne mami kur unë isha i sëmurë, ju sugjeroja atyre të marrrin vitamina dhe më së shumti ju thosha të pastronin duart mirë e mirë.

Ndërsa mami përseri e përseri më thoshte të isha i kujdesshëm edhe pse isha largë. Ajo tashmë e kishte kuptuar rrezikun dhe shqetësohej shumë për mua…

Udhëtimi im zgjati për rreth 5 muaj. Unë fillova udhëtimin nga Kina dhe tanimë gjendem në Shqipëri. Po pres të kthehem, pasiqë koha ime e udhëtimit ka mbaruar, Shqipëria ishte vënd i mrekullueshëm…

Tani jam lodhur pak dhe kam nevojë të pushoj…

Duke pushuar në drekë, seç më rastisi të dëgjoja në televizor, për një grip që e kishte emrin si unë, KORONAVIRUS e quanin. U qudita shumë kur e kuptova, të gjith njerëzit që ishin sëmurë kishin të njejtat ankesa sikurse i kisha unë disa kohë më parë…

Menjeherë mu kujtua kur mami dhe babi më ndihmonin të ndjehesha më mirë dhe të rrija në shtëpi, sa keq që qenkam sjellur. Ndoshta unë e shpërndava kollin, temperaturën me të tjerët…nuk e di…

Ata më thonin që edhe të mos përqafoja shokët e të mos dilja jasht, më thonin edhe të i pastroja duart shpesh…sa i pa dëgjueshëm që paskam qenë…

Pas disa ditësh, duke dëgjuar radion, kuptova që virusi im paska përfshier shumë vende, ndoshta unë e dërgova këtë sëmundje kudo ku isha…

Nuk e di çfarë ndodhi me mua, ata në radio po thonë që kjo sëmundje erdhi nga Kina në Evropë, mos ndoshta e solla unë? Nuk është rastësi… Ndoshta jo, ndoshta është dikush tjetër, nuk mund të besoj.
Unë kaq i vogël të bëjë këtë sherr kaq të madh…qudi…

Mami, më telefonoj sot në mëngjes dhe më tha të kthehem, po tanimë çdo rrugë ishte mbyllur. Sa jam mërzitur…

Më duhet të pres, ndjehem keq që u tregova jo i vëmëndshëm.
Në internet sot në mesditë, e pash që CORONA shërohet, vetëm duhet të kemi kujdes, të pastrojmë duart, të mos përqafojmë njëri-tjetrin, të rrijm në shtëpi dhe të mos dalim shumë, të përdorim maskën se na rrin shumë bukur… u gëzova shumë.

Edhe pak kohë as në shkollë nuk duhet të shkojmë, mund të mësojmë edhe nga shtëpija.
Pas disa ditësh do të kthehemi në shtëpi, do të bëhem i dëgjueshëm dhe shok i mirë.
Mos keni frikë nëse i dëgjoni të rriturit dhe televizorin të flasin shumë keq për mua, do të kaloj shpejtë.
Më falni dhe…mos harroni të i pastroni duart! / KultPlus.com

Bill Gates parashikoi virusin pesë vite më parë

Në rrjete sociale ka filluar të shpërndahet shumë një video e TED, ku Bill Gates gjatë fjalimit të tij ka bërë një parashikim të habitshëm, shkruan KultPlus.

Bill Gates i cili para publikut me këtë fjalim kishte dalur pesë vite më parë, tregon se kriza më e madhe në botë nuk do të vijë nga bombat atomike por nga përhapja e një virusi, ku më pas shprehet se bota ka investuar shumë nëpër bomba dhe aspak në investimin e përballimit të një epidemie potenciale.

“Teknologjia mund të luajë një rol të madh në parandalimin e përhapjes së një virusi”, shprehej ai para publikut.

“Mund të bëhemi gati, nuk ka nevoje për panik. Nuk kemi nevojë të mbledhim kanaqe makaronash dhe të fshihemi në bodrume”, vazhdon tutje Bill Gates.

Fjalimi i Gates është mbajtur më 19 mars 2015, dhe parashikon saktësisht atë që po ndodh sot në botë. / KultPlus.com

‘Jeta ёshtё e pazёvendsueshme, duhet ta mbrojmё’

KultPlus ju sjell disa thënie të njohura nga Nënë Tereza.

-E dijmё shumё mirё se punёt qё bёjmё nuk janё mё shumё se njё pikё uji nё oqean. Por nё qoftё se ajo pikё uji nuk ёshtё atje, oqeanit i mungon diçka.

-Nuk ёshtё e rёndёsishme çka bёjmё, por ёshtё e rёndёsishme sa dashuri i kushtojmё punёs qё bёjmё: gjёrat e vogla duhet t’i bёjmё me shumё dashuri.

-Çdo gjё ёshtё e vogёl. Por kur e japim nё emёr tё Zotit,bёhet jashtzakonisht e madhe.

-Kurrё nuk do ta kuptojmё sa tё mira mund tё sjellё njё buzёqeshje. Buzёqeshja ёshtё si njё lidhje fizike qё sjellё diçka tё veçantё nga Perёndia pёr jetёn e njeriut.

-Kur qeshё, unё dёgjoj muzikёn e buzёqeshjes tёnde.

-Gёzimi rrezaton nga syri juaj,nga fytyra juaj, nё çdo moment. Mos e vraj gёzimin, sepse do tё shpёrthejё. Kur tё tjerёt shohin gёzim nё sytё tuaj, ata shohin se jeni fёmijёt e Zotit.

-Gjithmonё duhet tё kemi gёzim nё buzёt tona,pёr çdo fёmijё dhe person qё mund tё ndihmojmё. Do tё ishte gabim fatal nё qoftё se jemi tё shqetёsuar vetёm pёr ilaçet e tyre.Duhet t’u japim zemrёn dhe dashurinё tonё.

-Nё shtёpinё tonё jetonte njё fёmijё shumё i thatё,qё nuk hante asgjё. Ishte i dёshpёruar sepse ato ditё i kishte vdekur nёna. Kёrkova njё murgeshё qё i pёrgjante nёnёs sё tij dhe e porosita murgeshёn qё tё mos bёnte tjetёr vetёm tё luante me vogёlushin. Pas pak kohe ky fёmij u qetёsua dhe filloi jetёn normale.

-Varfёria nuk ёshtё krijuar nga Zoti. Ne e kemi prodhuar vet varfёrinё—ju dhe Unё—me egoizmin tonё.

-Ështё mё vёshtirё tё luftojmё varfёrinё nё vendet e pasura se nё ato tё varfёrat.

-Sikur tё kishte tё varfёr nё hёnё, duhej tё shkonim atje.

-Mund ta gjeni Kalkutёn kudo nё botё. Vetёm duhen sytё pёr ta parё. Kudo nё botё jetojnё njerёz qё nuk i do kush, njerёz qё nuk u ndihmon kush, qё janё tё braktisur dhe tё harruar dhe kjo ёshtё varfёria mё e madhe.

-Pёr çdo sёmundje ekzistojnё ilaçet dhe terapitё, por jo pёr ata qё nuk i do kush. Kjo ёshtё gёrbula e Perёndimit.

-Unё besoj se tё pasurit janё mё tё varfёr se tё varfёrit, sepse ata shumё herё nuk janё tё lumtur. Sa ma shumё qё kanё, kёrkojnё edhe mё tepёr.Por nuk janё tё gjithё tё tillё.

-Jam e bindur se tortura mё e madhe kundёr njeriut ёshtё ndjenja e braktisjes.

-Fёmijёt janё dhurata mё e bukur e Zotit. Çdo fёmij ka tё drejtё tё vijё nё kёtё botё pavarёsisht dёshirёs sonё.

-Dashuria ёshtё fryti mё i ёmbёl i tё gjitha stinёve dhe duhet ta shijojnё tё gjithё.

-Zoja Bekuar ёshtё dhurata mё e bukur hyjnore pёr racёn njerёzore.

-Fjalimi publik para shumё njerёzish ёshtё torturё pёr mua.

-Ështё mё lehtё pёr mua tё lajё njё tё gёrbulur se t’u pёrgjigjem pyetjeve tё gazetarёve.

-Njё gazetar Amerikan mё tha njё herё: “ Nёnё Tereza: “çfare bёn ti nuk do ta bёja pёr njё milion dollarё”. Nёnё Tereza iu pёrgjegj: “As Unё nuk do ta bёnja kёtё punё pёr miliona dollarё”.

-Njё gazetar e pyeti njёherё Nёnёn Terezё, “Çka duhet tё ndryshohet nё kishё? ”Ajo u pёrgjegj: ”Unё dhe Ti”.

-Ata qё janё tё lumtur predikojnё edhe kur nuk predikojnё.

-Pemёt, lulet dhe bari rriten nё qetёsi. Yjet, dielli dhe hёna levizin nё qetёsi. Qetёsia u jep vizion gjёrave.

-Lutjet na e bёjnё zemrёn e pastёr dhe zemra e pastёr ёshtё nё gjendje tё shikojё Zotin.

-Mendo: se Krijuesi i Gjithёsisё ka krijuar kohё pёr ne, pёr krijesat e tij tё vogёla.

-Jeta ёshtё e pazёvendsueshme. Duhet ta mbrojmё.

-Fryt i qetёsisё ёshtё lutja. Fryt i lutjes ёshtё besimi.Fryt i besimit ёshtё dashuria. Fryt i dashurisё ёshtё shёrbimi. Fryt i shёrbimit ёshtё paqa.30. Kur lutemi, jemi rreze e shkёlqimit tё dashurisё sё Zotit:nё shtёpi nё punё dhe pёr gjithё botёn.

-Burimi prej ku pini ujё duhet tё jetё shume i thellё. Kёshtu do ta gjejnё burimin ata qё i dashuroni.

-Vetёm nё Parajsё do ta kuptojmё se u kemi borxh tё varfёrve, sepse ata na kanё ndihmuar qё ta duam Zotin mё shumё.

-Shumё njerёz vdesin ashtu si kanё jetuar. Vdekja nuk ёshtё kurrgjё mё shumё se vazhdim i jetёs, ёshtё plotёsim i saj. Kjo jetё nuk ёshtё fundi;ata qё besojnё se ёshtё fundi ata kanё frikё vdekjen. Njerёzit qё binden se vdekja ёshtё kthim nё shtёpinё e Zotit, ata nuk do tё kenё frikё.

Pyetjes qё iu bё Nёnёs Terezё: “A ke frikё vdekjen?” Ajo iu pёrgjegj: “Pse?” / KultPlus.com

Rrëfimet prekëse të mjekëve italianë: Është një tsunami, për herë të parë ndjehemi të sfiduar

“A e dini kush është gjëja më dramatike? Të shohësh pacientët që vdesin të vetmuar, t’i dëgjosh teksa të luten për të përshëndetur fëmijët apo nipërit”.

Doktoresha Francesca Cortellaro, nga spitali San Carlo Borromeo në Milano, është një nga shumë pjestarët e stafit mjekësor në Itali që po përballet në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit. Ajo tregon për mediat momentet e fundit në jetë të shumë pacientëve, që sic thotë, mbeten të kthjellët deri në momentin e fundit, kur e kuptojnë që poi kin nga kjo botë.

Teksa dëgjon rrëfimet e saj dhe të kolegëve të saj, e kupton që nuk je në një film, kupton që katastrofa ka mbërritur, që të gjitha këto fytyra të mbuluara, të gjitha këto duar të shtrira, luftojë dëshpërimisht për të dalë jashtë. Në një rrëfim për gazetën italiane Il Giornale, Francesca Cortellaro përshkroi se si një gjyshe që po mjekonte kohët e fundit i kishte kërkuar asaj të shihte nipin e mbesën për të fundit herë.

“Unë nxora telefonin dhe i thirra në video. Ata i thanë lamtumirë. Deri tani kam një listë të gjatë të thirrjeve video. Unë e quaj atë një listë lamtumire.” tha ndër të tjerë mjekja. Profesor Stefano Muttini, shef i reaminacionit e pranon. “Kam përshtypjen se kam përfunduar brenda një tsunami, që sado që ti lufton, nuk do mundesh kurrë ta ndalësh. Problemi kryesor që kemi është të gjejmë vende të reja. Reanimacioni im kishte 8 shtretër, pastaj munda të shtoj 7, pastaj 8 të tjerë dhe në fund 16, duke shkuar në 31 shtretër. Kjo është një nga ato situatat kur për herë të parë ndjehem i sfiduar”.

Carlo Serininjë tjetër mjek tregon një tjetër histori. “Jam reanimator prej vitesh, por tani është ndryshe. Sonte iu afrova një të moshuari, I kishim vendosur kaskën për frymëmarrjen e drejtuar. Ai shihte përreth i trembur. Kur iu afrova po më pëshpëriste: Është e vërtetë, jam rëndë? Kryqëzova shikimin me të dhe e kuptova që nuk më kishte mbetur më një përgjigje”. Bergamo, në rajonin e Lombardisë në afërsi të Milano, është ndër qytetet italiane më të prekur nga koronavirusi.

Varrezat ngjitur janë mbyllur për publikun për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. E gjithë Italia është në izolim. Të gjitha tubimet dhe ceremonitë, përfshirë dhe funeralet, janë të ndaluara. Ndërkohë numri i viktimave dhe të prekurve vijon të rritet./konica.al / KultPlus.com

Qeveria merr masa shtesë pas konfirmimit të rasteve me koronavirus

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, në të cilën ka marrë vendim për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus COVID-19.

Zëvendëskryeministri Haki Abazi i ka bërë publike 10 vendimet që janë marrë gjatë kësaj mbledhje, transmeton KultPlus.com

Masat shtesë që janë ndërmarrë janë si në vijim:

Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Klinës;

Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Vitisë;

Ndërpritet me efekt të menjëhershëm transporti ndër-urban në Republikën e Kosovës, si dhe transporti i organizuar ndërkombëtar;

Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vet izolohen për 14 ditë;

Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova;

Mbyllen kafeteritë, baret, pabet dhe restorantet, qendrat tregtare me përjashtim të farmacive dhe marketeve ushqimore;

Pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive;

Mbyllen tregjet e kafshëve dhe tregjet e automjeteve;

Reduktohen në veprimet esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë;

Urdhërohen kompanitë private që ta organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia;

Rekomandim: U bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që t’u shmangen ambienteve të frekuentuara me njerëz dhe t’u përmbahen të gjitha masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimet e dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës./ KultPlus.com

Bashkatdhetarët mund të rikthehen në shtetet ku veprojnë deri të hënën

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka njoftuar se bashkatdhetarët tanë që momentalisht ndodhen në Kosovë, pra diaspora jonë, e kane mundësinë që të kthehen nëpër shtetet ku jetojnë dhe veprojnë.

Sipas saj, ata këtë mundësi e kanë deri të hënën në ora 24:00, transmeton KultPlus.

Pra, edhe pas vendimit të sotëm të Qeverisë për ndalimin e të gjitha fluturimeve, qytetarët tanë nga diaspora që kanë ardhur në Kosovë mund të rikthehen nga kanë ardhur. / KultPlus.com

A po t’bjen n’mend për mu ?

Arjola Zadrima

Me ndje mungesën e një përqafimi,
e mos me e kërku,
me ndje dëshirë me folë
e mos me bza,
me ndje nji ofshamë në gji,
e mos me kja,
më ndje nji mall prej larg,
pa mujtë me e shu ,

me ndje tue rrjedh nji plagë
pa gjakue,
më ndje kohën tue shku
e mos me ju vu mbas,
më ndje kaos
pa zhurmue,
më ndje stuhi,
ortek në shpirt e mos me u ndi,
me ndje nji kputje pa çilë sytë
e kurrë mos me u anku,
me ndje nji frikë të thellë
me të lanë pa frymu,
me ndje nji dashni të naltë
e mos me e kallzu,
me ndje,
me të ndje
me të dashtë e në gjys të natës
me u zgjue sa më të lshue za
veç pak.
Tash qi trishtimin e kam në prag
a po të bjen në mend për mue?/KultPlus.com

Historia e dashurisë së madhe të piratit fisnik të Lord Bajronit në pikturën e Eugène Delacroix

Një histori dashurie e denjë për një poemë të lartë. Një poet rebel për një ngjarje emblematike. Një piktori i madh për ta jetësuar; në imazh, në figurë, në tablo, në ngjyra, në dritëhije, në kryevepër një ngjarje kapërcyell që mishëron pasion, dashuri, rrezik dhe vetë misterin e një legjende.

Në këtë skenë nga poema e Lord Bajronit “The Corsair”, Gulnare e bukur, një anëtare i haremit të Pashait, viziton fshehurazi Corsairin e burgosur ose piratin Conrad. Ata bien në dashuri, dhe Gulnare përfundimisht thur planin për vrasjen e pashait dhe lirimin e të dashurit të saj.

Eugène Delacroix e tërhoqi shumë Bajroni, në poezitë e të cilit artisti gjeti lëndën emocionale dhe ekzotike që kërkonte. Në orientimin e skenave si kjo, ai kapi betejat e zemrës, duke përputhur përdorimin e tij novator të ngjyrës dhe aplikuar lirshëm furçat me tema të papara dhe të diskutueshme.

Victor Eugène Delacroix (26 Prill 1798 – 13 Gusht 1863), ishte një figurë e rëndësishme e pikturës romantike franceze. Ai konsiderohej si lider i shkollës romantike franceze. Përdorimi i shprehës i penelave dhe studimi i efekteve optike të thellësisë së ngjyrave, formoi punët e impresionistëve, ndërsa pasioni i tij për ekzotiken frymëzoi artistët e Simbolizmit.

Delacroix e ekspozoi këtë akuarel në Sallonin e vitit 1831. Pasi mësoi teknikën e bojërave të ujit nga miqtë e tij britanikë. Ai e përdori atë si vepër arti të pavarur, ashtu edhe si një medium për skicimin e natyrës. Ai e përshkroi me lehtësi qasjen e tij, duke thënë, “Sharmi i veçantë i akuareleve, përkrah të cilit pikturat e bojërave të vajt, gjithmonë shfaqet e ndryshkur dhe e verdhë, kjo për shkak të transparencës së natyrshme të letrës”.

Episode from “The Corsair” by Lord Byron; Eugène Delacroix (French, 1798 – 1863); about 1831; Watercolor, brown ink, touches of gouache, over graphite underdrawing; 24.3 x 19.2 cm (9 9/16 x 7 9/16 in.); 97.GC.30

Historia e ngjarjes “The Corsair”

“The Corsair”, botuar në vitin 1814, tregon historinë e Conrad, një pirat i egër dhe i pamëshirshëm i Egjeut, virtyti i vetëm i të cilit ishte dashuria që ndjen për Medoran e butë. Në pamjen e parë nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në lidhjen e tyre, na thotë Bajroni, por nën pjesën e jashtme, të qetë, ka pasion, krenari dhe një thirrje mashtrimi, të llogaritur, karakteristika që e veçojnë atë nga burrat e tjerë. I keqtrajtimi në moshën e fëmijërisë, i përndjekur dhe i frikësuar, Conrad është një hero i vetmuar tragjik, i cili nuk është i destinuar të shijojë kurrë paqen dhe lumturinë.

“The Corsair” ishte një sukses i menjëhershëm, duke konfirmuar rëndësinë e Bajronit si poeti më i njohur dhe me ndikim i brezit të tij.

“The Corsair” është një legjendë në vargje nga Lord Byron, botuar në vitin 1814 nga John Murray në Londër, e cila ishte jashtëzakonisht e popullore dhe me ndikim në ditët e saj, duke shitur dhjetë mijë kopje në ditën e parë të shitjes.

Poezia është e ndarë në këngë (si Komedia hyjnore e Dantes). Ajo tregon historinë e korsairit, një pirat i pamëshirshëm dhe gjakësor i Egjeut, siç Bajron citon: “ai, njeri i vetmisë dhe i misterit”, i cili e njeh veten si një “zuzar””.

Shumë amerikanë besuan se poema e Lord Byron, “The Corsair”, bazohej në jetën e piratit Jean Lafitte .

Komploti përqendrohet rreth personazhit kryesor të Corsair, Conrad, një pirat.

Kënga e parë rrëfen planin e Conrad për të sulmuar pashain Seyd dhe për të vjedhë pasuritë e tij. Gruaja e tij, Medora, megjithatë, është e vendosur ta bindë atë të braktisë planin dhe të mos e nisë misionin. Ai lundron nga ishulli i tij në Detin Egje për të sulmuar pashain në një ishull tjetër.

Kënga e dytë përshkruan sulmin. Të maskuar, Conrad dhe shpura e tij fillojnë sulmin e tyre kundër pashait, duke e rrethuar dhe infiltruar në pallatin e tij. Sulmi shkon mirë dhe sipas planit. Por Conrad ndërkohë dëgjon klithmat e grave në haremin e pashallëkut dhe ai përpiqet ti lirojë ato. Devijimi nga plani mundëson që forcat e pashallëkut të organizohen për një kundërsulm. Ata janë në gjendje të vrasin shumicën e sulmuesve dhe të kapin Conrad. Gulnare, skllavia i pashallëkut, hyn vjedhurazi në qelinë e burgut ku dergjej Conrad dhe i bën me dije përpjekjen për ta shpëtuar atë. Kjo është pjesë e mirënjohjes për tentativën e tij për ta shpëtuar atë dhe shoqet e saj.

Në këngën e tretë dhe të fundit, Gulnare inicon planin e arratisjes, duke tentuar të sfidojë vendimin e pashait për lirimin e Conrad. Plani nuk ka sukses. Pasha kërcënon ta vrasë atë dhe Conrad. Gulnare përpiqet të bindë Conrad për të vrarë Seyd. Ajo arrinë të fusë fshehurazi një thikë në qelinë e tij, me të cilën ai të vrasë pashain. Conrad, megjithatë, nuk pranon të vrasë pashain në këto kushte. Ai pranon ta vrasë atë vetëm në një luftë të ndershme. Ajo është e vendos dhe arrin ta vrasë e vetme pashain. Tashmë ata të dy janë në gjendje të shpëtojnë. Conrad merr Gulnare në shtëpi me vete. Pas kthimit të tij, ai zbulon se gruaja e tij, Medora ka ndërruar jetë për shkak të pikëllimit dhe dëshpërimit, duke besuar se Conrad kishte vdekur. Në skenën e fundit, Conrad niset vetëm nga ishulli, duke mos u martuar me Gulnare: “Ai la një emër të Korsairit në kohë të tjera, / Lidhur me një virtyt dhe një mijë krime”.

Një poemë dhe një pikturë për të përjetësuar një pirat sa gjakatar dhe të pamëshirshëm aq dhe të ndershëm dhe fisnik. Një dashuri që miksohet me kurthe, intriga, plane dhe gjak merr jetë në një terren tejet armiqësor por të dritur nga dielli i pasionit. /albertvataj/ KultPlus.com

Qeveria vendos të mbyllen kafeteritë, qendrat tregtare e të pezullohen fluturimet

Në Qeverinë e Kosovës u mor vendim që nga 16 marsi të pezullohen të gjitha linjat ajrore.

“Nga 16 marsi pezullohen të gjitha linjat ajrore, përveç atyre ushtarake dhe atyre me ndihmë”, tha kryeministri Albin Kurti.

Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, tha se u mor vendim të mbyllen të gjitha kafeteritë dhe tregjet e kafshëve dhe automjeteve.

“Punëtorët në shumicë duhet të punojnë nga shtëpia. Ndalohet transporti ndërurban dhe ndërkombëtar”, tha Kurti, raporton Koha Ditore, transmeton KultPlus.

Gjithashtu, u tha se mbyllen edhe Qendrat Tregtare dhe do të pezullohet aktivitetet sportive dhe kulturore.

Por në vendimin për qendrat tregtare nuk përfshihen farmacitë dhe marketet ushqimore. / KultPlus.com

‘Fast and Furious 9’ shtyhet për një vit për shkak të Koronavirusit

Lansimi i filmit të ri të “Fast and Furious” është shtyrë për gati një vit për shkak të ndikimit nga shpërthimi i koronavirusit që ka goditur Hollywoodin.

Filmi i ri, “F9”, ishte caktuar që të lansohet në muajin maj por tani ai nuk do të arrijë nëpër kinematë deri në muajin prill të vitit 2021, shkruan BBC.

“Është bërë e qartë se nuk do të jetë e mundshme për të gjithë fansat tonë në botë ta shohin filmin në këtë maj”, thuhet në një deklaratë në Twitter, transmeton KultPlus.

Në “F9” do të luajnë aktorët e famshëm si Vin Diesel, Michelle Rodriguez dhe Charlize Theron.

Për shkak të virusit COVID-19, është shtyrë edhe lansimi i disa filmave të tjerë, duke përfshirë “No Time To Die” të James Bondit, “A Quiet Place II” dhe “Peter Rabbit 2”.

“Fast and Furious” është njëra nga franshizat më të popullarizuara dhe më fitimprurëse në Hollywood. / KultPlus.com

Kur Fan Noli nuk pranoi të quhej turk në SHBA

Në disa dokumenta të publikuara kohë më parë në Facebook, eksperti i krimeve të rënda, Gjon Junçaj vë në dukje se Noli dikur, në vitin 1911 nuk ka pranuar të quhej turk.

Junçaj thekson më tej se siç paraqitet në fotot e publikuara, shkrimtari mjaft i dashur për shqiptarët ka korigjuar gjithashtu edhe dokumentat e paraqitura nga oficeri teksa Noli po vizitonte Amerikën.

“Nga arkivat e SHBA. Ardhja e regjistruar e Fan Nolit për një vizitë në Shtetet e Bashkuara në daten 15-12-1911. Noli është regjistruar me këto detaje: 32 vjeç, 165 cm i gjatë, profesion – klerik, duke vizituar Faik Bey Konitza në Boston

Kombësia? – Turkey (Turqi)
Rasa etnike?- Ofiseri fillimisht shkrua “Turkey”. Ky foto tregon se sigurisht Fan Noli e korrigjon dhe thotë, “Jo Turqi, ALBANIA “

Fan Noli – Shqiptar i vertet,”- shkruan eksperti i krimeve. / KultPlus.com

Sot është e premte data 13, konsiderohet si dita më ters e vitit

Vetë dita e premte e aq më tepër data 13, kanë një histori të gjatë të simboleve të fatit të keq, ndërsa kombinimi i këtyre dy elementeve e bëjnë ditën e premte me datë 13 si ditën e muajit nga e cila më shumti ka frikë.

Shumica besojnë se numri 13 sjell fat të keq që nga kohët biblike. Për Judën, i cili e ka tradhtuar Jezu Krishtin, thuhet se ka qenë mysafiri i 13-të në darkën e fundit, prandaj edhe sot e kësaj dite konsiderohet si diçka e keqe që të jesh mysafiri i 13-të në një tavolinë. Në perëndim, disa shkojnë aq larg sa në karrigen me numër 13-të, vendosin një kukull apo një ari pelush, për të thyer karmën e keqe të numrin më ters në botë.

Në mitologjinë skandinave, një datë të rëndësishme të perëndive, e ka prishur mysafiri i 13-të, me emrin Loki dhe për këtë arsye në mbarë botën kishte mbretëruar errësirë. Tashmë qindra vite besohet se e premtja është dita më e pafat në vit. Në librin e famshëm “Rrëfimet e Kentërberit të Xhefri Çoserit, i shkruar në shekullin e XIV, shkruan: “të premten ndodhin të gjitha fatkeqësitë”

Në Britani të Madhe, e premtja një kohë të gjatë ka qenë ‘dita për varje’, sepse pikërisht këtë ditë janë kryer të gjitha ekzekutimet e të dënuarve me vdekje. Të premten e madhe është gozhduar Jezu Krishti, mirëpo, në shumë vende besohet se të lindurit në atë ditë, i përcjell fat i madh, shkruan më tej zeri.info. Pikërisht për shkak të kësaj lidhje të shenjtë me të premten, marinarët shpesh janë nisur në rrugëtime të gjata në fund të javës.

Mirëpo, në shumë vende tjera, kombinimi i këtyre dy simboleve, pra e premtja me datën 13-të, konsiderohet si simbol i fatkeqësive dhe për ekziston edhe një emër për një lloj fobie, që quhet paraskevidekatriafobia. Se sa numri 13 konsiderohet si ters, flet edhe fakti se shumë aeroporte botërore, nuk kanë pista, dalje dhe as ulëse në avion me këtë numër.

Në shumë spitale, shpesh nuk ekziston dhoma me numrin 13-të, ndërsa në Firence, shtëpitë që gjenden mes numrit 12-të dhe 14-të, janë të shënuar me numrin 12 e gjysmë. Në qytetin holandez Utrecht, në stacionin hekurudhor nuk ekziston peroni me numrin 13-të si dhe veturë me atë numër në Formula 1. Numri 13-të nga Formula 1, ishte hequr pasi dy vozitës të bolideve me numrin 13-të, kishin vdekur në aksidente, shkruan më tek zeri.info.

Shumica gishtin e fajtorit për misionin e pasuksesshëm të fluturakes kozmike Apolo 13-të, e drejtojnë pikërisht tek ky numër. Më shumë se 80 për qind të rrokaqiejve botërorë, nuk e kanë katin e 13-të dhe në disa vende këtë kat e shënojnë me numrin 12a. Vlerësohet se ekonomia botërore çdo të premte me datë 13-të, humbë më shumë se 900 milionë dollarë, pasi njerëzit gjatë kësaj dite i shmangin aktivitetet e zakonshme. / KultPlus.com

‘Të gjithë lexonin me radhë gazetat, sikur dëshironin të kapnin ndonjë fjalë e cila do t’i bënte të besonin se murtaja mori fund’

Prej kur Coronavirusi është shpërndarë nëpër botë, librat që trajtojnë tema të tilla si murtaja, kanë filluar të shiten me të madhe. Prej këtyre librave është edhe ‘Murtaja’ e Albert Kamysë, shkruan KultPlus.

Prandaj sot ju sjellim një fragment nga po ky libër.

”Në të gdhirë ata zhyteshin përsëri në botën e murtajës, pra, në rutinën e jetës së përditshme.

Ju do të pyesni: kujt i përngjanin këta të vetmuar, të mjerë? Përgjigjja është e thjeshtë: ata i përngjanin askujt! Ose, nëse doni të mësoni diçkamë shumë, ata i ngjanin të gjithë njerëzve, kishin një fizionomi fare të përgjithshme.

Njësoj si tërë qytetarët ata nuk e çanin për asgjë kokën dhe po njësoj si ata ndizeshin për pakogjë. Çdo ditë që shkonte i bënte ata më kritikë dhe më shumë gjakftohtë. Edhe më të mençurit prej tyre mund t’i shihje, për shembull, tek silleshin si gjithë të tjerët dhe lexonin me radhë gazetat, ose tek përgjonin me ankth radion, sikur dëshëronin të kapnin ndonjë fjalë, e cila do t’u jepte mundësinë të besonin se murtaja mori fund, ose tek pushtoheshin nga shpresat e rreme apo makthet e kota gjatë leximit të disa shkrimeve, ku gazetarët hidhnin shkel e shko hipotezat e tyre duke gogësirë me mërzi.

Kohën që u mbetej e shkonin me nga një krikëll birrë në dorë, shpesh u bënin edhe shërbim të sëmurëve, dembeloseshin apo, në të kundërt, dërrmoheshin në punë, rendisnin skeda, apo dëgjonin gramafonin, pa u dalluar fort nga shoshoqi. Me një fjalë, ata kishin humbur aftësinë për të zgjedhur.

Murtaja i kishte paralizuar mendjet e zgjuara. Kjo dukej krej qatë kur shihje se asnjëri nuk pyeste më për vlerat e veshjeve që mbain apo për ato të ushqimeve që blinin. Ata mund të pranonin fare qetë çdo gjë që u jepej… ” / KultPlus.com

Stefano Massini: Bota pas coronavirusit nuk do të jetë më e njejtë

Shkrimtari Stefano Massini na rendit 10 gjëra, që nuk do të jenë më të njëjtat, pasi gjithçka të ketë marrë fund. Ai i drejtohet Aleksandros, vogëlushit që lindi saktësisht 30 ditë më parë, lindja e të cilit përkoi me shpërthimin e virusit në Itali.

Por cila shoqëri do ta kujtojë Aleksandron, kur së fundmi gjithë kjo të ketë kaluar? Po ju rendisim 10 gjëra, që nuk do të jenë më si më parë. Në fund të fundit, çdo traumë ndryshon thellësisht jo vetëm individët, por edhe një popull të tërë.

Mendimi ynë për botën

Do të ndryshojë nocioni ynë, për botën. Deri para dy ditësh, mendimi ynë për botën ishte si një godinë e përbashkët, në papafingon e së cilës, qëndrojnë zotërinjtë e G8-ës, deri në bodrumet ku qëndron Bota e Tretë. Përkundrazi, zbuluam se mund të sëmuremi të gjithë, si ata që jetojnë në shtetin e Nju Jorkut, ashtu edhe ata që jetojnë në Kore, Iran dhe Afrikën e afërt. E gjithë kjo do të ndryshojë, pra, ideja që kemi për botën dhe për ndarjet që e kanë qeverisur atë deri më sot.

Koncepti ynë për “Kilometri zero”

Për njëfarë kohe, kemi kërkuar t’i kemi gjërat lehtësisht mbi divanin e shtëpisë, nga ndeshjet e futbollit, deri te filmat streaming, pa qenë nevoja të largohemi nga shtëpia, të kërkojmë parkim për makinën, apo të gjejmë një vend në auditorin e kinemasë. Sot që jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpinë e rehatshme, kuptojmë se do të donim të qëndronim jashtë, të shkonim në kinema, në stadium, në restorant. Këtu fillon kontradikta. Ndoshta edhe kjo gjë nuk do të jetë më e njëjtë dhe mbase do të kemi dëshirë të frekuentojmë vendet publike, duke braktisur komoditetet e shtëpisë për t’iu përshtatur gjithçkaje.

Ndarjet që qeverisin botën

Ndarjet dhe dallimet nuk do të jenë më të njëjtat. Për një kohë të gjatë kemi menduar se kishte VIP-a dhe jo VIP-a. Aktualisht kemi të bëjmë me një situatë, në të cilën është gjithçka e barabartë, në të cilën është shfuqizuar loja mes beqarëve dhe të martuarve, në të cilën u mbyll si furrtari i fshatit, ashtu edhe ndërmarrja e madhe që prodhon makina. Kufijtë dhe ndarjet do të marrin kuptim të ri.

Politika

Kur një burrë ose grua, provon frikë ose tronditje të madhe. A e dini se çfarë ndodh? Kur tronditja kalon, gjithçka e mëparshme të duket e vjetër, bajate dhe e dalë mode. Ndoshta ka kaluar pak kohë, por tronditja këtë efekt ka. Si rrjedhojë, ka të ngjarë që bota të ketë një politikë ndryshe, që Italia do të ketë një politikë ndryshe. Sepse gjithçka që ishte deri pardje, përpiquni të mendoni, tashmë duket se është shumë e vjetër, shumë e largët, bajate.

Cikli rrethor

Ishim të bindur se ishim si brejtësit në kafaz, përmes të cilit, kur shohim pemët të lulëzojnë do të thotë që është pranverë dhe se përgatitemi për fundin e vitit shkollor, më pas pushimet, në shtator rikthimi në bankat e shkollës, pastaj intervalet e shkurtra të vjeshtës, Krishtlindjet dhe më pas, sërish gjithçka nga e para, brenda një mekanizmi që është gjithmonë i njëjtë. Tani e dimë që mekanizmi mund të bllokohet, ai mund të ndalet. Pra, besoj se edhe ideja e ciklit fiks do të ndryshojë gjithashtu.

Të qenit i shoqërueshëm

Pas koronavirusit, do ndryshojë edhe shoqërimi. Mendonim se mund t’i zëvendësonim miqtë e vërtetë me ata virtualë. Ne besuam te follower, te miqtë në “Facebook”. Kur gjithë kjo të marrë fund, do të kemi nevojë gjithnjë e më shumë, për t’i parë njerëzit në fytyrë, për t’i ndier fizikisht pranë.

Frika

Kur përjetohet frika e vërtetë, shkaku i frikës nuk jep efekt. Për një kohë të gjatë u përpoqëm të përdorim frikën: e bëri media, e bëri politika. Këtej e tutje, nuk do të jemi të gatshëm të besojmë se kush po krijon tymnajë, pa pasur vërtet ndonjë problem real. Tani që e kemi provuar në lëkurën tonë edhe ideja për frikën, do të ndryshojë.

Kujtimi

Për herë të parë, prej ardhjes në këtë botë, në Perëndim po provojmë një dramë të vërtetë kolektive. Për vite me radhë do të themi: “Po ti a ishe kur mbërriti Koronavirusi? Po ti a ishe atje kur rrugët ishin të shkreta? Kur u mbyllën dyqanet? Po, unë isha atje. Po, e kam përjetuar”. Sot, u kemi hequr shumë herë mundësinë të jemi të besueshëm atyre që na treguan kujtesën e asaj që ndodhi, për shembull, pas Luftës së Dytë Botërore. Unë besoj se sot do kemi një vlerë të ndryshme të kujtesës, sepse i kemi vetë stigmatët. Sepse ne po përjetojmë diçka që do të mbetet në lëkurën tonë.

Do të ndryshojmë edhe ne vetë

Thuajse të gjithë, jemi si ky foshnjë 30-ditësh. Befas, jemi të vetëdijshëm se jemi të brishtë, të pambrojtur. Por kjo është gjendja njerëzore. Më kot e paskemi mashtruar veten, se qenia njerëzore ishte e fortë, ishte e gjithëfuqishme, e pamposhtur, se ishte pothuajse një makinë. Kjo përvojë, na kujton se të gjithë jemi jashtëzakonisht të brishtë

Mes gjërave që nuk do të jenë më kurrë si më parë, ekziston një tjetër që nuk arrijmë ta dallojmë. Është diçka që vepron brenda secilit prej nesh, por mbi të gjitha është diçka ndryshe për gjithsecilin prej nesh.

Është diçka që do të ndryshojë paksa përgjithmonë jetën tonë: atë vendim, që nuk do të kishim kurrë guxim ta merrnim, ose atë puthje, që nuk do ta kishim dhënë kurrë, ose atë fjalë, që, para gjithë kësaj, nuk do të kishim mundur kurrë ta thoshim. Pra, shpreheni atë që për ju, nuk do të jetë kurrë më si më parë. /konica.al/ KultPlus.com

Mjeku nga Toronto që shpjegon pse paniku do na lëndojë më shumë se sa sëmundja

Abdu Sharkawy, mjek dhe ekspert në Universitetin e Torontos në Kanada, shkroi të premten vonë se sëmundja është me të vërtetë e rrezikshme, por masat e marra në disa raste po rezultojnë edhe më keq.

Postimi i tij, i cili është ndarë rreth 310,000 herë, sulmon “spiralen magjepsëse të panikut” që e vëren në të gjithë botën, ndërsa numri i rasteve rritet.

Ja postimi i tij i plotë:

“Unë jam mjek dhe specialist i sëmundjeve infektive. Kam qenë në këtë detyrë për më shumë se 20 vjet, duke ndjekur përditë pacientë të sëmurë. Kam punuar në spitalet e qendrës së qytetit, por edhe në lagjet më të varfëra të Afrikës. HIV-SIDA, Hepatiti, TB, SARS, Fruthi, Shingles, Difteria … ka shumë pak sëmundje, ndaj të cilave nuk jam ekspozuar në profesionin tim. Dhe me përjashtim të SARS-it, shumë pak më ka lënë të ndjehem i brishtë, i tronditur apo tërësisht i frikësuar.

Unë nuk kam frikë nga Covid-19. Jam i shqetësuar për pasojat e një agjenti të ri infektues, që është përhapur në të gjithë botën dhe vazhdon të gjejë shtigje të reja, në terrene të ndryshme. Me të drejtë jam i shqetësuar për mirëqenien e atyre që janë të moshuar, në gjendje të dobët shëndetësore ose pa ndihmë, të cilët vuajnë më së shumti, dhe në mënyrë disproporcionale, në duart e këtij ndëshkimi të ri. Por, unë nuk kam frikë nga Covid-19.

Ajo që më frikëson është humbja e arsyes dhe vala e frikës, që i ka shtyrë masat e shoqërisë në një spirale magjepsëse paniku, duke magazinuar sasi të pazakonte nga çdo gjë, që do të mund të mbushte mjaftueshëm një vendstrehim bombardimesh, në një botë post-apokaliptike. Jam i trembur nga maskat N95 që vidhen në spitale dhe urgjenca, ku në fakt nevojiten më shumë për ofruesit e shërbimeve mjekësore në vijën e parë të frontit, dhe në vend të kësaj jepen në aeroporte, qendra tregtare dhe kafene, duke shkaktuar edhe më shumë frikën dhe dyshimet e të tjerëve.

Mua më tremb fakti që spitalet tona do të tejmbushen me njerëz që mendojnë se “ndoshta nuk e kanë virusin, por sido që të jetë le të kontrollohen një herë, sepse ku i dihet…”, ndërkohë që të tjerë që kanë probleme me zemrën, emfizemë, pneumoni, apo stroke do të paguajnë çmimin e Urgjencave të mbushura plot, ndërkohë që numri i doktorëve dhe infermierëve është i kufizuar.

Unë kam frikë se kufizimet e udhëtimit do të zgjerohen kaq shumë, saqë martesat do të anulohen, ceremonitë e diplomimit do të zbrazen dhe takimet familjare nuk do të materializohen. Edhe ajo festë e madhe që quhet Lojërat Olimpike… edhe ajo mund të anulohet. A mund ta imagjinoni?

Kam frikë se këto frikëra për epideminë do të kufizojnë tregtinë, dëmtojnë partneritetet në shumë sektorë, do të dëmtojnë bizneset dhe do të arrijnë kulmin tek një recesion global.

Por mbi të gjitha, kam frikë për mesazhin që po u përcjellim fëmijëve tanë, kur përballen me një rrezik. Në vend të arsyes, racionalitetit, mendjes së hapur dhe altruizmit, po u themi që të panikosen, të kenë frikë, të jenë dyshues, reagues dhe egoistë.

Covid-19 nuk ka ikur dhe nuk do të ikë së shpejti. Ai do të vijë në një qytet, një spital, një mik, madje edhe një pjesëtar familje pranë jush, në një moment. Priteni. Mjaft pritët që të befasoheni më tutje. Fakti është që vetë virusi nuk do të bëjë aq dëm kur të vijë. Por vetë sjelljet tona dhe qasja “lufto mbi të gjitha për vete”, mund të rezultojë shkatërrimtare.

Ju lutem të gjithëve. Zbuteni frikën përmes arsyes, panikun përmes durimit dhe pasigurinë përmes edukimit. Kemi një shans për të mësuar shumë mbi higjenën shëndetësore dhe për të kufizuar përhapjen e sëmundjeve të shumta të transmetueshme në shoqërinë tonë. Le ta përballojmë këtë sfidë së bashku, në frymën më të mirë të dhembshurisë, durimit dhe mbi të gjitha, një përpjekjeje të pandalshme për të kërkuar të vërtetën, faktet dhe dijen përballë hamendësimit, spekulimit dhe katastrofizimit.

Fakte, jo frikë! Duar të pastra! Zemra të hapura.

Fëmijët tanë do të na falënderojnë! /bota.al/ KultPlus.com

Bashkëpunimi për të rinjtë e Kosovës, prioritet për MKRS-në, UNFPA-në e UNKT-në

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi priti sot në takim John Kennedy Mosoti, Drejtor i UNFPA-së për Kosovë, Serbi dhe Maqedoni Veriore si dhe Përfaqësues i UNFPA-së për Bosnje e Hercegovine. Në takim ishte e pranishme edhe Shefja e UNKT-së në Kosovë Ulrika Richardson.

Ministrja Dumoshi theksoi që është shumë e kënaqur me punën e mirë të agjencive të UN-it në Kosovë e veçanërisht UNFPA-së, punën e të cilës e çmon lartë.

Ndërkaq, Mosoti uroi Ministren Dumoshi për marrjen e detyrës dhe e njoftoi me misionin dhe vizionin e UNFPA-së si dhe me projektet konkrete në Kosovë dhe me bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e Kosovës për të shtyrë përpara çështje si edukata seksuale, aborti, struktura e popullsisë etj.

Në takim u diskutua për format e bashkëpunimit në çështje që kanë të bëjnë me angazhimin e të rinjve në projekte të ndryshme, meqenëse komponentë e rëndësishme  MKRS-së është edhe Rinia.

Ministrja Dumoshi u shpreh se rinia është pjesa më vitale e Kosovës dhe aset i çmuar për të cilin duhet bërë akoma si në nivel institucional ashtu edhe në nivele tjera. Ajo u shpreh e gatshme të ofrojë të gjitha kapacitetet dhe ndihmën e Ministrisë që bashkërisht me të gjitha organizatat që veprojnë në Kosovë të fuqizojnë rininë përmes projekteve e aktiviteteve të ndryshme. / KultPlus.com

‘Sunny Hill’ monitoron situatën me koronavirusin para edicionit të radhës

Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” kanë njoftuar se po e monitorojnë situatën me koronavirusin në Kosovë, përderisa po përgatiten për edicionin e sivjetmë.

Festivali zakonisht mbahet në fillim të muajit gusht. Për këtë organizatorët kanë thënë se shpresojnë që deri në atë kohë pandemia të kalojë dhe gjithçka të shkojë në rregull.

“Të dashur, ne po vazhdojmë me planin dhe përgatitjet për ‘Sunny Hill Festival 2020’, përderisa në të njëjtën kohë po monitorojmë nga afër zhvillimet me situatën rreth COVID-19. ‘Sunny Hill Festival’ zakonisht mbahet në fillim të gushtit, dhe mbesim me shpresë që pandemia do të kalojë e do të takohemi shpejt. Në ndërkohë, kujdesuni për veten e të tjerët”, thuhet në një njoftim të “Sunny Hillit”.

Në edicionet e shkuara të festivalit kanë performuar yje të mëdha botërore përfshirë Miley Cyrus, Dua Lipa, Martin Garrix, Action Bronson e Calvin Harris. /koha.net/ KultPlus.com

Moisiu në mal

Poezi nga Fan S. Noli

Ngjitet përpjetë Malit të shkretë
Krye-Profeti trimi me fletë,
Të bisedonjë me Perëndinë
Për Palestinë.

Arrin në majë lart i kapitur,
Qëndron me frikë, pret i tronditur,
Dhe Jehovaj i flet prej një reje
Me zë rrufeje:

“Ti dhe të tjerët pleq do të ngelni,
Tokën e Shenjtë kurrë s’e shkelni
Skllevër, bij-skllevësh, s’e meritoni
Se liri s’doni!”

Krye-Profetit dita i ngryset
Dhe shpirt-këputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.

Pse kaqë gjatë, Zot, m’arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzet vjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?

“Nëm Dhen’ e Lirë! Zot ku ma ke?”
“Shiko, i tha, dhe ja ku e pe.”
Së largu Zoti ia pasqyron,
Dhe e shikon.

Ja Nazareti, ja Bethlehemi,
Lum’ i Jordanit, Jerusalemi,
Mal’ i Sionës, Bethsaidaja,
Dhe Golgothaja,

Sheh gasn’ e pritmë për djalërinë
Dhe shkretëtirën për pleqërinë,
Atje sa bukur, këtu sa zi,
O Moisi.

Këtej ka dimrin, andej prënverën,
Kërkon parajsën, vdes në Skëterrën;
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator! /KultPlus.com

Ministrja Dumoshi priti në takim kryetarin e KOK-ut dhe disa nga krerët e Federatave Sportive

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe disa nga krerët e Federatave Sportive, Kryetarin e FFK-së Agim Ademi, Sekretarin e FFK-së Eroll Salihu, Kryetarin e FHK-së, Eugen Saraqini, Kryetarin e FBK-së Arben Fetahu, Sekretarin e FVK-së Valon Nikqi, dhe Sekretarin e FNK-së  Astrit Haliti, në këtë takim u diskutua lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës Nr.01/07 të datës 11/03/2020 me qëllimi të parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19, ku nga afër u diskutua zbatimi i këtij vendim duke ditur që pjesëmarrja e qytetarëve në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë është në masë të madhe për të përcjellë aktivitetet të cilat janë të planifikuar nga organizatat sportive, kulturore dhe rinore sipas agjendave dhe kalendarit të aktiviteteve.

Gjatë këtij takimi bazuar në diskutimet u nxorën disa konkluzione që si masa parandaluese në pajtim me Vendimin do të pezullohen aktivitetet tek grup moshat e reja sipas procesit të pezullimi në sistemin arsimor  (Stërvitjet në klubet, shkollat e sportit, kuvendet e punës të organizatave sportive,dhe tryezat të ndryshme),  deri në Vendim tjetër nga Qeveria e Kosovës.

Komunat e Kosovë do të jenë në funksion të veprimeve si masa parandaluese do t’i dezinfektojnë objektet sportive në mënyre që aktivitet dhe garat të zhvillohen me numrin e caktuar sipas këtij Vendimi.

Ministrja Dumoshi falënderojë krerët e Komitetit Olimpik dhe të Federatave Sportive për bashkëpunimin dhe seriozitetin që të kemi vëmendje të shtuar.  Fatmirësisht nuk kemi as një rast të konfirmuar nga institucionet shëndetësore dhe si MKRS do të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha organizatat sportive që të merren masa parandaluese duke  ngritur nivel të prioritetit të veçantë. / KultPlus.com


Ministri i Shëndetësisë me kërkesë tjetër: Flini veç e veç

Përveç rekomandimeve të shumta që ka dhënë stafi mjekësor dhe Ministria e Shëndetësisë me ditë të tëra, kjo e fundit sot ka dhënë edhe një rekomandim shtesë.

Ministri, Arben Vitia ka kërkuar që familjarët të mos flenë në të njëjtin shtrat në këtë kohë të koronavirusit.

“Personat e moshuar dhe fëmijët të ndahen nga anëtarët tjerë të familjes”, ka këshilluar Vitia.

Tuje, ai ka dhënë edhe një rekomandim për banjët e shtëpisë.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që secili anëtar i familjes të flejë në shtratin e vet dhe të shfrytëzojë banjo personale.

“Nëse ka mundësi secili të bëjë gjumin në shtratin e vet dhe të shfrytëzojë banjo personale”, tha Vitia. /KultPlus.com

Shkolla Finlandeze ofron komplet shkollimin online

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës rreth pezullimit të mësimit në të gjitha nivelet arsimore në Kosovë për të parandalimin e Coronavirusit (COVID-19), Shkolla Finlandeze në Kosovë ka ndërmarr aksion të menjëhershëm për të ofruar zhvillimin e mësimit në të gjitha nivelet përmes platformave elektronike për të siguruar që nxënësit shfrytëzojnë kohën e tyre larg ambientit shkollor duke qenë të angazhuar në mësimnxënie.

Për Shkollën Finlandeze ky proces ka qenë relativisht i lehtë duke marrë parasysh nivelin e teknologjisë që posedon shkolla si dhe iPad-ët për secilin nxënës si dhe përgatitjen superiore të mësimdhënësve për përdorim të teknologjisë në edukim. Përmes platformave elektronike të cilat shkolla veq i ka në përdorim, nxënësit do të ndjekin të gjitha mësimet online, njësoj sikur të ishin në shkollë, duke përfshirë edhe orarin e njëjtë me atë të shkollës.

“Siguria dhe shëndeti i nxënësve janë primar për ne, prandaj kemi mirëpritur nismën e qeverisë për të pezulluar përkohësisht mësimin në shkolla. Ne kemi qenë të përgaditur që kjo mund të ndodh dhe kemi bërë përgatitjet e duhura që menjehërë të fillojmë ofrimin e gjithë shkollimit online dhe pa ndërprerje,” potencoi Kaija Leena Salovaara, drejtoreshë e shkollës. “Përmes aktiviteteve atraktive, video ligjëratave, kuizeve, diskutimeve online dhe projekteve virtuale, mësimdhënësit tanë do t’iu mundësojnë nxënësve angazhim jashtë ambientit shkollor me një qasje tejet inovative dhe në të njëjtën kohë do të aftësojnë nxënësit të përvetësojnë shkathtësi të të mësuarit online, të mësohen të punojnë në distancë, zhvillojnë shkathtësi organizative dhe arritjen e afateve kohore për të përfunduar të gjitha detyrat e tyre në lëndët e caktuara.”

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, www.kosovo.finnish.school apo në Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze.

(Shkrim i sponsorizuar)

8 pyetjet e mëdha filozofike për të cilat ende s’ka përgjigje

Një grup misteresh e bëjnë jetën tonë të përditshme jo plotësisht të qartë, ndërsa disa pyetje nuk kanë mundur të marrin përgjigje pavarësisht se sa mijëvjeçarë, shekuj e dekada kanë kaluar…

Filozofia mund të eksplorojë më tej problemet që shkenca nuk mundet. Filozofët prej shekujsh kanë spekuluar mbi disa probleme njerëzore duke na bërë të pyesim veten se si ka mundësi që nuk e kemi zgjidhur ende një dilemë apo një mister. Ja cilat janë pyetjet që edhe sot nuk kanë marrë një përgjigje nga njeriu.

1 Përse ekziston diçka në vend të asgjëje?

Prania jonë në univers është diçka shumë e çuditshme për t’u thënë me fjalë. Përditshmëria na bën ta marrim ekzistencën tonë për të mirëqenë, por me raste ne hyjmë në një gjendje të vetëdijes dhe pyesim “Përse janë këto gjëra në univers dhe përse qeveriset pikërisht nga këto ligje? Përse ekzistojmë ne të gjithë?”

Asnjë fakt fizik nuk mund të shpjegojë përse kemi këto ligje në vend të ligjeve të tjera. Duke vëzhguar universin, filozofët shpesh pyesin përse ndodh kjo gjë në vend të diçkaje tjetër dhe përse ne të gjithë ekzistojmë në vend të asgjësë që na rrethon.

2 A është universi ynë i vërtetë?

Kjo është një pyetje klasike. Nga ta dimë se ato që na rrethojnë janë të vërteta dhe se ne nuk jemi përfshirë në iluzionin e sjellë te ne nga një forcë e padukshme. Pyetja i ka çuar studiuesit në analizimin e trurit dhe kërkimin e pjesëve që mund të stimulojnë.

Një tjetër pyetje më e thellë është nëse universi i stimuluar është i përfshirë gjithashtu në një stimulim, një lloj superkompjuteri. Mbi të gjitha ne mund të mos jemi ata që mendojmë. Pyetje të tilla e bëjnë njeriun të duket shumë injorant përpara kaq shumë të panjohurave.

3 A kemi vullnet të lirë?

E ashtuquajtura “dilema e vendimit” është ajo që na bën të mendojmë se veprimet tona janë të kontrolluara nga një zinxhir shkakor i ngjarjeve, apo nëse jemi ne ata që i marrim vetë këto vendime.

Filozofët kanë debatuar prej kohësh për këtë çështje dhe kanë argumentuar se vendimmarrja ndikohet nga shumë rastësi, ndaj për këtë arsye, ne nuk kemi vullnet të lirë. Por nga ana tjetër, mendohet se janë veprimet tona të rastësishme ato që sjellin rrethanat e përditshmërisë. Kërkimet në neuroshkencë kanë treguar se truri merr vendime edhe përpara se ne të jemi të ndërgjegjshëm për këto veprime.

4 A ekziston Zoti?

E thënë thjesht, ne nuk mund ta dimë nëse Zoti ekziston apo jo. Si ateistët dhe besimtarët e kanë gabim kur shpallin njërën apo tjetrën ide. Por agnostikët kanë të drejtë. Njeriu nuk di shumë rreth mënyrës se si funksionon bota dhe ai vetë. Për këtë arsye, shumë njerëz i kthehen neutralizmit – mendimit se universi funksionon sipas një procesi autonom – por që nuk përjashton ekzistencën e një projektuesi të madh që e ka vënë të gjithën këtë në lëvizje.

5 A ka jetë pas vdekjes?

Ne nuk kemi informacione që të mbështesin teorinë e jetës pas vdekjes si për ta provuar dhe as për ta hedhur atë poshtë. Materialistët supozojnë se nuk ka jetë pas vdekjes, një supozim që nuk mund të provohet. Po të shqyrtojmë botën përmes objektivit klasik njutonian/ajnshtajnian, ose përmes mekanikës kuantike, shohim se nuk ka arsye për të besuar se kemi vetëm një shans në jetë.

Besimi i metafizikës te ciklet e universit i bën njerëzit të mendojnë se një person është përherë gjallë në një pjesë të universit.

6 Mund të përjetojmë diçka me objektivizëm?

Ka një ndryshim midis kuptimit të botës objektivisht dhe përjetimit të gjërave nga pikëpamja objektive. Ky është një problem filozofik që e bën njeriun të gjendet përherë përballë pyetjes nëse njeriu përbëhet nga një grup procesesh që ia bëjnë atij të pamundur të diferencojë se çfarë është apo jo objektive.

Me anë të nënndërgjegjes, ne gjithmonë e përjetojmë botën si unike, por ne nuk e dimë se si është ajo në të vërtetë, pa perceptimin subjektiv që karakterizon njerëzit.

7 Cili është sistemi më i mirë moral?

Në thelb, ne nuk mund ta kuptojmë kurrë dallimin midis së drejtës dhe së gabuarës. Në pjesë të caktuara të historisë, njerëzit kanë pretenduar se kanë zbuluar mënyrën më të mirë për të matur veprimet njerëzore dhe për të vendosur një kod të së drejtës.

Por kjo nuk ka qenë kurrë e thjeshtë. Jeta është e komplikuar dhe askush nuk mund të vendosë se ç’është e drejta dhe e gabuara. Për shkak se interesat i bëjnë njerëzit të shpjegojnë sjelljen e tyre sipas çastit dhe duke parë të mirën e përveçme, krahasuar me atë të përgjithshme, nuk mund të thuhet se dihet me saktësi se cila është e mira dhe cila është e keqja në disa raste.

8 Çfarë janë numrat?

Ne të gjithë i përdorim numrat, por ne nuk e dimë me saktësi se çfarë janë ato, pavarësisht se janë shumë të vyer për të shpjeguar universin dhe për të rregulluar jetën tonë të përditshme. Strukturat matematikore janë thelbësore për të zgjidhur shumicën e problemeve njerëzore./filozofia.al / KultPlus.com

Çfarë ju nevojitet për një karantinë 14 ditore

Imagjinoni të keni ngecur në shtëpi në karantinë për shkak të koronavirusit të ri ose ndonjë pandemie tjetër. Mund të ndodhë. A je gati?

Sipas zyrtarëve të shëndetit, ja se çfarë ju nevojitet:

Sanitizues i duarve me bazë alkooli që përmban midis 60 dhe 90 përqind alkool;

Ilaçet për dhimbje koke, kollë dhe ethe;

Termometër;

Ilaçe kundër diarresë;

Pije me elektrolite;

Përtej kësaj, mbani parasysh edhe sa vijon:

Mbani një sasi të ilaçeve me recetë që ju ka rekomanduar mjeku, për të shmangur vonesa të mundshme gjatë një epidemie apo pandemie;

Furnizohuni për JO ME SHUME se NJË JAVË me ushqime që nuk skadojnë, si mish i konservuar, peshk, supë, bizele dhe perime. Mos harroni ujin me shishe.

Mbani një furnizim të mjaftueshme me sende dhe mjete të domosdoshme shtëpiake si sapun, shampo, pastë dhëmbësh, letër tualeti dhe të tjera.

Mbani disa para cash në shtëpi në rast të ndonjë emergjence. / KultPlus.com

Në Bibliotekën e Eliot Engel edhe librat e Jusuf Buxhovit (FOTO)

Eliot Engel është Përfaqësues i SHBA-ve dhe anëtar i Partisë Demoktratike, shkruan KultPlus.

Në një fotografi që ka zbardhur së fundmi, ai shihet në Bibliotekën e tij të pasur me shumë tituj.

Vecantia e kësaj fotografie është “Kosova” e shkrimtarit dhe publicistit Jusuf Buxhovi, i cila ndodhet në Bibliotekën e amerikanit.

“Kosova” është vepër historike në tri vëllime e Buxhovit, ku shfaqet tërë historia e popullit shqiptar kronologjikisht. /KultPlus.com