Edhe sikur një maceje Perëndimore – e jo më një familjeje të
tërë – t’i kishte ndodhur ky tmerr rrëqethës që shihni në fotografinë që e
shoqëron këtë postim, do ulërinin mediat e botës, ku nuk do mungonte as kuja e
mediave tona, si dhe ajo e shqiptarëve të famshëm, me orientim të
padiskutueshëm properëndimor!
Por, kur ‘mikpritja’ Perëndimore dhe e BE-së është si kjo në
kufirin grek, shumica e ‘zëdhënësve’ të botës së ‘civilizuar’ shtiren se nuk kanë
dëgjuar gjë.
Ja pra, kështu e dëgjon dhembjen
e tjetrit veshi i atyre që edhe humanizmin e kanë ngrit në rrafshin e
‘biznesit’ fitimprurës, duke e përdorur atë vetëm sa për të qenë i pëlqyer nga
më i forti, më i pasuri dhe më i pushtetshmi. Dhe që ndihmuan që kjo botë të
bëhet pyllnajë ku nuk dihet se cilat ‘bisha’ janë më gjakpirëse se tjerat.
Dhe ‘Pranverë arabe’, e
paralajmëruar si ‘puhizë’ që popujve të atjeshëm do u sillte demokraci dhe
vlera perëndimore, përfundoi si varrezë masive e pafajësisë fëmijërore dhe e fatkeqësive
të pambrojtur që naivisht besuan se kjo botë nuk do lejojë që ata të
përfundonin nën rrënojat e shtëpive të tyre. Dhe kështu pra, gërmadhat e
qyteteve që ishin begati kulturore e njerëzimit, sot pasqyrojnë fytyrën e
shëmtuar të botës së sotme, të cilën e sundojnë mjeshtrit e luftës.
E në ndërkohë, vrasja e pashpirt
e pafajësisë fëmijërore vazhdon, gjë që dëshmon se kjo botë është kopsht dhe
parajsë e të ‘fortëve’, e ujitur me gjakun dhe me fatkeqësinë e popujve të
‘prapambetur’.
Dhe po kjo botë e shurdhër dhe e pandjeshme ndaj tragjedisë dhe dhembjes së popujve të ‘pacivilizuar’, gjithmonë është shtirur se i mungojnë pamje të reja rrëqethëse të fëmijëve të vrarë e të helmuar, që ta kuptojë se ky planet është ndarë në dy pjesë: në pjesën ku jetojnë popujt ‘human’ e të ‘civilizuar’ që e festojnë jetën dhe, në pjesën tjetër, që është bërë varrezë masive e fatit të popujve të pafat.” / KultPlus.com
Raporti i Freedom House edhe sivjet e radhit Kosovën në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.
Në pjesën për Kosovën, raporti thekson se “zgjedhjet e kanë vënë në pushtet partinë nacionaliste Vetëvendosje, ku ajo ka një mundësi për ta ndryshuar kulturën e korrupsion në vend”.
Sa i përket Serbisë dhe Malit të Zi, raport thotë se, gazetarët e pavarur, figura të opozitës dhe ata që perceptohen si armiq të qeverisë, janë përballur me ngacmime, kërcënime dhe nganjëherë edhe me dhunë.
“Zhgënjimi i publikut me partitë qeverisëse kanë nxitur protesta të mëdha në të dyja vendet, por ato nuk arritën të sjellin ndonjë ndryshim domethënës”, thotë organizata.
Një pjesë e raportit i kushtohet edhe Maqedonisë së Veriut ku thuhet se “vendi mbajti zgjedhje konkurruese presidenciale, duke ndihmuar në riparimin trashëgimisë jodemokratike të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski”.
Lidhur me situatën e përgjithshme në Evropë, raporti thotë se “parimet e demokracisë liberale në Evropë, janë vënë nën presion serioz viteve të fundit”.
“Drejtuesit dhe partitë populiste në Evropën Qendrore ruajtën ritmin e sulmeve ndaj institucioneve të pavarura gjatë këtij viti”, thuhet në raport./rel / KultPlus.com
Po të ishte biri yt
do ta mbushje detin me anije
të çdo lloj flamuri.
Do të dëshiroje që të
gjithë bashkë me miliona
të bënin urën që ai
të kalonte.
Po të ishte biri yt do
të hidheshe në det,
do ta vrisje peshkatarin që nuk ta huazoi
barkën, do të ulërije për të kërkuar ndihmë,
do të trokisje në dyert e qeverive.
Por rri i qetë,
nuk është biri yt.
Mund të flesh i qetë
E sidomos i sigurt.
Nuk është biri yt.
Është vetëm biri i
humanizmit të humbur,
i humanizmit të ndytë, që nuk bën zhurmë.
Nuk është biri yt. Fli i qetë, nuk është i yti. Ende jo…/KultPlus.com
Në ambientet e Galerisë së Ministrisë së Kulturës do të bëhet ceremonia e hapjes së ekspozitës personale të piktores Argenita Fetahu, e titulluar “Përtej.”
Në brendinë e pikturave të Argenitës gjithçka na dërgon drejt një mendimi subjektiv, sepse vet piktura e saj na shtynë ta ngacmojmë imagjinatën. Veprat e saj paraqesin një temë që lidhet me përjetimet emocionale të kohës kur janë realizuar.
Veprat e saj kanë një pikë referimi, eksperiencën e vet artistes, ndjeshmërinë, raportin mes të shkuarës dhe të tashmes. Imazhet gjysmë reale dhe gjysmë abstrakte mbeten të fiksuara në vepra si një strukturë individuale, ku ndjeshmëria tonale kthehet në vlerë unike.
Në këtë ekspozitë ka edhe një veçanti, gjegjësisht një fustan të nënës së saj, me anë të së cilit Argenita paraqet dy kohë, dy breza. Në të njëjtën kohë paraqet aspektin e emancipimit, se deri ku kemi bërë progres në këtë drejtim, apo kemi ngelur në të njëjtin stad me të kaluarën. Pra, autorja ka zgjedhur fustanin për të trajtuar temën e cila hap horizonte përtej asaj që ne shohim nëpër tablo.
Personazhi kryesor – figura e kultit të nënës, përkatësisht fustani i saj i viteve të 80 – ta, bart një kronologji ngjarjesh historike, që kanë ndodhur përreth dollapit të pritjeve të mëdha. Është fustan që identifikohet me gjendjen sociale, politike, kulturore, filozofike, me të qenurit nuse, grua, nënë, femër me imagjinatë të bujshme, të cilën, sot autorja do ta z’deshë nga vitrinat e mbamendjes, për ta veshur në rrethana arti me ngjyra arti.
Ekspozita hapet sonte, në ora 19:00 dhe do të qëndroj e hapur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës deri më 27 mars 2020. / KultPlus.com
askush nuk e braktis shtëpinë nga shtëpia ik vetëm kur ajo është goja e peshkaqenit
ti vrapon drejt kufijve vetëm kur e sheh të gjithë qytetin duke vrapuar.
fqinjët e tu duke vrapuar më shpejt se ti, djali me të cilin ke shkuar në shkollë që të puthi ty të trullosur mbrapa fabrikës së vjetër të kanaqeve mban armën më të madhe se trupi i tij, ti e braktis shtëpinë vetëm kur shtëpia nuk të lë ty të rrish.
askush nuk e braktis shtëpinë, nga ajo ik vetëm kur shtëpia të ndjek ty, zjarri poshtë këmbëve, gjaku i nxehtë në barkun tënd.
nuk është diçka që ke menduar ta bësh, dhe kur e bëre – ti e barte himnin në përshpëritjen tënde duke pritur në banjon e aeroportit të grisësh pasaportin dhe ta përbish atë, në secilën kafshatë me gojën plot letër ta bësh të qartë që ti nuk do të kthehesh mbrapa.
ti duhet të kuptosh, askush nuk e fut femijën në anije përpos atëherë kur uji është më i sigurt se toka.
kush do të pëlqente me i kalu ditët dhe netët në barkun e kamionit përpos atëherë kur miljet e udhëtuara nënkuptojnë diçka më shumë se sa udhëtimi. askush nuk do të pëlqente të zvarritej poshtë telit, të hajë dajak derisa të braktis edhe hija jote e të len të dhunuar, pastaj i fundosur, rrasesh në fundin e anijes sepse je më i zi, shitesh, vuan nga uria, qëllohesh në kufi si një kafshë e sëmurë, të mëshirojnë, humb emrin tënd, humb familjën tënde, që ta bësh kampin e refugjatëve shtëpi për një vit ose dy ose dhjetë, i zhveshur dhe i kontrolluar, të gjesh burg çdo kund dhe nese mbijeton të drejtohen nga ana tjetër me shkoni në shtëpi zezakë, refugjatë imigrantë të ndytë, azil kërkues që po e thithni qumështin e vendit tonë, të zinj, me duart e tyre kërkuese, me kundërmim të çuditshëm, të egër- shikoni çka i kanë bërë vendit të tyre, a thua çka do t’i bëjnë tonit?
shikimet poshtruese në rrugë më të buta se një gjymtyrë e këputur, nënçmimi i përditshëm më i durueshëm se katërmbëdhjetë burrat që duken si babai yt, në mes këmbëve, fyerjet që më lehtë kapërdihen se rrënojat, se sa trupi i fëmijës tënd I coptuar- harroje krenarinë tash mbijetesa është më e rëndsishme.
dua të shkoj në shtëpi, por shtëpia është goja e peshkaqenit shtëpia është tytë pushke dhe askush nuk e braktis shtëpinë përpos kur shtëpia të ndjek në breg përpos kur shtëpia të thotë të lësh mbrapa edhe atë çka nuk mundesh edhe nëse është njeri.
askush nuk e braktis shtëpinë përpos kur shtëpia është një zë i drithëruar në veshin tënd që thotë shko, vrapo tash, unë nuk e di më cka jam./KultPlus.com
Këngëtarja e “Girls” ka marrë gjithë vëmendjen kur në ditën e fundit të Javës së Modës në Paris ka sfiluar në pasarelën e Miu Miu.
“Vajza juaj sfiloi sot. Është një nder i jashtëzakonshëm të sfiloj për ty #MucciaPrada@MiuMiu. Është fanatastike të punosh me një ekip fantastik – dhe pa dyshim se të gjitha vajzat më ndihmuan. Falemnderit”, ka shkruar Ora në Instagram.
Modelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid kanë sfiluar gjithashtu për Miu Miu, derisa kanë bërë edhe një selfie me Orën në prapaskenë.
Të ulur në radhë të parë duke e parë Rita Orën – e cila edhe më parë kishte sfiluar për Moschino dhe DKNY, dhe kishte performuar gjatë sfilatës së Victoria’s Secret – ishin Lucy Hale, Maggie Rogers, Victoria Pedretti dhe shumë yje të tjerë. Klan Kosova / KultPlus.com
Artisti i mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi, ka shprehu keqardhjen e tij me gjendjen e refugjatëve, të cilët tash e një kohë të gjatë po përballen me gjendje shumë të vështirë gjithandej botës. shkruan KultPlus.com
Keqardhjen e tij Kabashi e ka përcjellur edhe me një fotografi e cila po qarkullon shumë në rrjetet sociale.
“Aty ku humb ndjeshmëria ndaj qenies së quajtur njeri, aty ka marrë fund civilizimi për të cilin ne flasim. Fotot flasin sa 1000 fjalë, turp….. Nëse njeriu nuk ndjen dhimbje për njeriun , nuk e di nëse mund te flasim për njerëzim”, ka shkruar në Facebook Kabashi. / KultPlus.com
Nostalgjia e Tiranës të dikurshme: “Te Feimët” ————————— Aty nga vitet ’60, ende fëmijë, me prindërit, futesha si i habitur dhe mahnitur në atë pastiçeri të vogël aty te rruga e Barrikadave.
Sigurisht nuk mund të shkoje çdo ditë atje sepse ishte luks i madh.
Një lloj shëtitjeje duke dalë nga sheshi Skënderbej për në drejtim të spitalit, aty pak metra më tej ish librari Florës, tamam ku më pas u ndërtua pallati i shkrimtarëve të realizimit socialist, ishte një lokal bonbonerie në pak metra katror ku hyje nga një derë e vogël që jepte në rrugën e Barrikadave.
Ngjitur një orëndreqës, pastaj bari i famshëm “Te Tymi” si edhe dyqane të tjerë të vegjël që vinin nga Tirana e viteve ’40.
Feim quhej i zoti i bonbonerisë. Një burrë i shkurtër, pa flokë, me faqe të kuqe, të rrumbullakta, pakëz të fryra, me sy të lëvizshëm dhe të zinj si ato të një hebreu.
Shërbente atje me dy djemtë e tij që dukeshin si dy binjakë. Të dy ishin të shkurtër sikur të kishin shtatin e atit të tyre, me kokë të rrumbullakët, pa flokë, me faqe të kuqe, disi të rrumbullakta dhe me sy të zinj të lëvizshëm, sikur të ishin hebrenj.
Tre feima!
Dera e pastiçerisë ishte hapur dimër verë. Mbulohej me një perde të formuar nga rreshta të tërë vertikalë mbushur me toptha të vegjël shumëngjyrêsh plastiku.
Ishte kënaqësi më vete kur me dorë hapje perden duke i ndarë rreshtat me toptha plastiku dhe të tjerë të binin në fytyrë e flokë sikur të përkëdhelnin.
Ishte sikur shkoje në teatër a në opera!
Ata të prisnin me mirësjellje elegante të njerëzve që janë aty për t’u shërbyer klientëve. Me krahë të shkurtër por që bënin lëvizje të shpejta dhe të prera. “Urdhëroni zotëri !”; “Po zonjë !”, “Si urdhëron zonjushe !”, këto ishin përgjigjet e tyre të shpejta dhe të prera, shoqëruar gjithmonë me buzëqeshje miqësore.
Visheshin me përparëse dritë të bardha, treçerekshe. Më kujtohen si tani, ngjanin si doktorë nga higjena e trupit të tyre dhe nga veshjet. Krahët e përparëseve ishin gjithashtu treçerekshe që u linin të dilnin gjashtë parakrahë burrash, paksa leshatorë. Duart topolake. I shihja me endje te futnin bombonat, karamelet, amaretat e vogla, pastat tortat me petë në ca qese letre bojë kafe, dritë të pastra, sikur ishin hekurosur me korrent.
I fusnin me aq kujdes në ato qese letre saqë dukej sikur mbanin në duar diamante të çmuar.
Bonboneria e tyre ishte një lokal i vogël ku nga të treja anët kishte mure të mbuluar me pasqyra kristali. Vetëm njera anë e saj, me xham të dyfishtë, jepte mbi bulevard. Tre katër tavolina me sipërfaqe mermeri tê bardhë me damare ngjyrë blu. Edhe toka ishte e veshur me pllaka me të njejtën ngjyrë. Në bar një aparat ekspresi. Ëmbëlsira, karamelet ishin futur në letra shumëngjyrëshe, amaretat dhe bonbonet, të gjitha ndodheshin brenda disa vazove të mëdha e të rrumbullakta prej xhami të kristaltë.
Njeri nga djemtë e Feimit fuste dorën topolake në to dhe pasi pyeste : Sa gramë dëshironi zotëri? – i vendoste çokollatat në qeset prej letre dhe i peshonte në një peshore metalike inoksi e prodhimit italian.
Sakohë që shërbeheshe mund të uleshe edhe në njerën nga katër tavolinat prej mermeri, në disa karrige prej hekuri, me ngjyrë të zezë, të rehatshme, qoftë për të pirë një kafe, qoftë për të degustuar një karamele, një amaretë, a një pufkë me sheqer që ta jepnin falas të zotët e pastiçerisë.
Nuk e di se çfarë më pëlqente atje më shumë, bonbonet dhe amaretat apo shërbimi që të sillte qetësi dhe butësi.
Aromat ishin të përzjera, mpleksur ajo e një kafeje ekspres me aromën e brumit të sheqerosur dhe të petëve të tortave. Gjithçka përgatitej aty. Kurrë nuk pashë të hynte e të dilte njeri nga deriçka pas banakut ku ishte atelieja e ëmbëlsirave. Asnjëherë nuk pashë njeri të furnizonte pastiçerinë kur klientët ishin në dyqan.
Nuk pipëtinte miza atje. Klientët flisnin me zë të ulët. Dëgjoheshin vetëm “të lutem” dhe “faleminderit”, “nuk ka përse”, “shto edhe 200 gram”, “mirësetëvish herë tjetër zonjushe”, “provojeni pak këtë tortë”, dhe asgjë më tepër. As radio, as televizor, jo e jo, gjithçka e rrëmujshme, politike, shtypëse, ishte pas xhamave. Aty ishte mbretëria e kristaltë e pasqyrave dhe e mermerit.
Atë luks nuk e kam parë kurrë në Tiranë pas atyre viteve kur me shpronësimet e hoqën edhe Feimin me djemtë që andej. Një kohë rrezistoi si kafene e ushqimit social, por të tre feimat tani i kishin sytë me rrathë të zinj poshtë, me vështrime të habitura, faqet po u veniteshin, nuk dëgjohej më as “zonjë”, as “zotni”, një radio ishte instaluar atje në fund te banaku dhe darkave mund të dëgjoje lajmet duke blerë amaretat e tua që ishin gjithnjë e më të thata.
Deri sa nuk shkohej më.
Pallati shkrimtarëve socialistë i dha dërmën përfundimisht bonbonerisë duke i futur eskavatorin një bote fisnike ku shqiptari dinte ende të shërbehej si fisnik dhe të shërbente me poaq dinjitet dhe fisnikëri.
Te Feimi!
Nuk e gjej dot atë shik alla italian, në asnjë hotel të Tiranës së sotme. Nuk e kam gjetur veçse ndofta në Vienë, ndofta në Oslo, por jo në Athinë, jo e jo, në Gjermani, në Pragë as bëhet fjalë, as në Milanon e sotme, ndofta ka qenë në Napolin e viteve ’30, me lupë ta kërkosh nuk e gjen më kund.
Obobo Tirana e luksit midis viteve 40 dhe 60!
Sa mirë që nuk e njohin të rinjtë e sotëm se kushedi sesa sëmundje depresioni do të kishin nga mërzia!
Tirana ishte Europë atëhere.
Mjaftonte Feimi per ta provuar.
Sa të lumtur brezat e sotëm që nuk e kanë shijuar atë luks human e të butë mes vorbullash që po ngriheshin.
Nuk e dinë ç’ka qenë, kënaqen me pak, shumë pak, sa të lumtur janë! Të shkretët!
Prandaj janë kështu si të cingërisur, me sy të habitur, me botë të brendëshme të sakatuar nga media, politika, paraja, si trumcakë të trembur! Nuk e kanë jetuar mrekullinë e feimëve!
Drama jonë e jetimëve pas zhdukjes të feimëve!
Vendosni, vendosni një pllakë përkujtimore atje me këtë përmbajtje :
“Këtu ka qenë ëmbëltorja më e famshme e Tiranës për të gjithë shekujt : Te Feimi!
E shkatërruan shqiptarët.
Nuk do ta ndërtojnë dot më kurrë!
Mallkuar qofshin budallenjtë e çmendur për pushtet dhe për parà !
Rroftë njeriu!”
Nuk ka qytetërim nëse njerëzit nuk hanë çokollata dhe bonbone pasditeve dhe mbrëmjeve të së shtunës!
…-pranvera erdhi… Nëpër fytyrat tona rrëshqiti një gëzim dhe ndër zemra tona ngriti një fole, e një jete e bukur e një jete e re, me dëshira të shumta, po buzëqesh në lulëzim.
…Dhe dallëndyshja erdhi… Si shpirt n’ekstaz, në hovin e shenjtë u shtri me qiellin rroket, me diellin puthet, dridhen krahët në hare~ mandej poshtë vërsulet tue dhurue me cicërim përshëndetje një mije.
…Dhe vesa shkëlqen… Në një pikë t’argjendt pasqyrohet jeta , tërhëqese si andrra dhe si vizatimi ndër orët e hyjzimit, kur shpërthen agimi e rrezet e arta rrëshqasin ndër fleta.
Disa kilometra larg qytetit të Prizrenit, në fshatin Dedaj, ndodhet mulliri mbi 400 vjet i vjetër. I ndërtuar me gurë e i vendosur mbi rrjedhën e ujit, ai vazhdon t’u mbijetojë kohërave.
E ai që e hap derën e këtij mulliri çdo mëngjes në orën 7:00, është 85-vjeçari Selmon Shatri. Ecja e tij e ngadaltë e rrudhat në fytyrë, reflektojnë moshën që ka. Megjithatë, ai thotë se puna që e bën e mban ende gjallë. Sipas Shatrit, ai është brezi i 5-të që e ka trashëguar këtë zanat.
Në trekëndëshin prej druri të kthyer mbrapsht, vendosen kokrrat e misrit. E ato, përmes hinkës, bien në gurin që rrotullohet nga fuqia e rrjedhës së ujit.
Shatri thotë se misrin e ka mbjellë vetë. Çmimi i 1kg misri të bluar është 1 euro.
Ndonëse mullinjtë që punojnë me ujë janë të paktë në Kosovë, sipas Selmon Shatrit, as shteti nuk e përkrah punën e tyre.
Me bindje në këtë, rrëfen se si ai qe një kohë të gjatë punon pa drita, për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Edhe pse disa km larg qytetit, sipas Shatrit, konsumatorë të tij nuk janë vetëm banorët e kësaj ane.
Dyert e këtij mulliri mbyllen në orën 16:00. Koha / KultPlus.com
Organi Kombëtar i Akreditimit (NAT) i Serbisë ka humbur anëtarësimin e plotë në Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).
“Njohja e diplomave të institucioneve tona të arsimit të lartë nuk është në asnjë mënyrë e kushtëzuar nga anëtarësimi në këtë shoqatë”, njoftojnë nga ky mekanizëm i arsimit në Beograd, “por mbetet frikë se kjo nënkupton një kolaps të mëtutjeshëm të arsimit të lartë në Serbi”.
Në shkurt të 2018-ës, Komisioni i mëparshëm i Akreditimit dhe Rishikimit të Cilësisë atje e humbi statusin si anëtar i plotë i ENQA-së, kjo ishte edhe arsyeja se pse ky komision u paketua në Organin Kombëtar të Akreditimit (NAT), raporton Blici serb, transmeton Klan Kosova. \ KultPlus.com
“Zemra e trembur dhe e ngazëllyer i tha se ishte ajo. Kishte qëndruar dhe po bisedonte me një zonjë në anën tjetër të sheshit. Si në të veshur, ashtu edhe në sjelljen e saj nuk kishte asgjë të veçantë, por Levini e njohu menjëherë mes tollovisë si trëndafilin mes hithrave.
Sheshi shëndriste nga ajo, buzëqeshja e saj ledhatonte çdo gjë përreth. “Pse, a mundem t’i afrohem, ti qëndroj pranë në akull?” tha me vete. Ai vend i saj iu duk i shenjtë, aty s’mund të shkelte këmba e tij; qe një qast sa për pak iku, aq u frik.
Me sforcim të madh e përmbajti veten, arsyetoi: meqë rreth saj silleshin gjithfarë njerëzish, edhe ai mund të shkonte të bënte patinazh. U lëshua tatëpjetë kodrës, u përpoq të mos e shihte, siç bëjmë me diellin, por ja që e shihte, siç e shohim diellin edhe pa e vështruar.”
Gjatë 85 vjetëve, katër gra në familje kanë veshur fustanin e njejtë në ditën e tyre të dasmës.
Gjithçka filloi me Maria Teresa Moreno, e cila e kishte qepur fustanin e nusërisë vetë para dasmës në vitin 1932.
Qysh atëherë, fustani i bardhë i mëndafshtë ka kaluar në disa gjenerata në familje, fillimisht i veshur nga stërmbesa e Marias, Marta Prietoo O’Hara që e veshi atë në vitin 1983.
Më pas atë e veshi motra e Martas, në vitin 1997 dhe në fund, stër-stërmbesa e Marias, Pilar O’Hara Kassouf, e veshi në shtator të vitit 2017.
Marta ka thënë në një intervistë për HuffPost që fakti se ajo dhe vajza e saj, Pilar veshën fustanin e njëjtë me një histori të tillë familjare është eksperiencë që nuk përshkruhet.
“Ishte një lidhje e jashtëzakonshme me gjyshen time. Ajo jetonte afër meje dhe isha me të tërë kohën. Ajo jetoi deri në moshën 98 vjeçare, kështu që edhe fëmijët e mi u rritën pranë stërgjyshes së tyre”, ka thënë ajo.
“Gjyshja ime ishte shumë e entuziazmuar që të dijë se njëra nga stërmbesat e saj dëshironin ta veshnin fustanin e saj. Ajo do të emocionohej shumë, dhe kjo më mbush zemrën me lumturi”.
Gjithçka nisi në vitin 1932, kur Maria u dashurua me një fustan që e pa në vitrinën e një dyqani dhe filloi ta qepë atë vetë, transmeton Klan Kosova.
Çifti pati katër fëmijë. Vajza e saj, Anita u martua me Pablo Prietto në vitin 1957, por veshi një fustan tjetër, që nëna e saj ia qepi.
Por ajo e ruajti fustanin e nusërisë së nënës së saj.
Marta, njëra nga shtatë fëmijët e Anitas, po planifikonte të veshte fustanin e dasmës së nënës së saj, por i njëjti ishte dëmtuar, andaj ajo veshi fustanin e dasmës së gjyshes së saj.
Në vitin 1997, Elena, motra e Martas, u martua me të njëjtin fustan.
Pas dasmës së Elenas, fustani qëndroi në kuti për 20 vjet, derisa vajza e Martas, Pilar u fejua në muajin prill të vitit 2017.
Ajo ka treguar se kishte shkuar në shtëpinë e gjyshes për ta provuar.
“Sapo e pashë veten në pasqyrë, e dija. Nuk kishte shansa që të shkoja në shitore të fustaneve të nusërisë për të parë fustane që nuk kishin asnjë kuptim për mua, derisa fustani i nusërisë së familjes sime ka shumë kuptim për mua”. Klan Kosova / KultPlus.com
Panairi i Librit në Leipzig është anuluar si shkak i frikës nga virusi kinez, coronavirusi, shkruan KultPlus.com
Ky virus ka arritur tashmë të anulojë një mori ngjarjesh kulturore, sociale dhe sportive meqë është shumë lehtë i transmetueshëm.
Lajmin për anulimin e këtij panairi e ka bërë të ditur përfaqësuesja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, përmes një postimi në Facebook.
“Një nga ngjarjet më të rëndësishme në botën e librit; Panairi i Librit në Leipzig këtë vit nuk do të mbahet; për shkak të situatës të krijuar me Coronavirus”
Në këtë vit ishte paraparë që pjesë e këtij panairi të ishte edhe Shqipëria me dy përfaqësues: Ismail Kadare dhe Ben Blushi.
“Shqipëria kishte këtë vit një program bashkëkohor duke u bërë pjesë e diskutimeve globale të botës së librit nën kujdesin e QKLL. Por puna për ta bërë librin shqip pjesë të diskutimeve ndërkombëtare, vijon për të tjera ngjarje kulturore”, ka shkruar Bardhyli në Facebook. / KultPlus.com
Vjosa Osmani ka vizion të qartë se si ajo dhe Qeveria e saj do ta drejtojnë vendin.
“Çdo ligj që do të vijë në Kuvend duhet të shihet nëpërmjet llupës gjinore”, ka deklaruar Osmani gjatë një interviste për “Al-Jazeeran”, pa u bërë një muaj prejse u zgjodh gruaja e parë kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Osmani hyn në brezin e ri të politikanëve të cilët i janë përvjelë skenës politike në shtetin më të ri të Evropës, duke kthyer shpresën e humbur gjatë qeverive të kaluara të prira prej ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ku kishte sunduar korrupsioni dhe nepotizmi.
Përveç Osmanit, pesë gra u emëruan ministri në Ministrinë e Ekonomisë, të Drejtësisë, të Arsimit, të Kulturës, të dhe të Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan “Al-Jazeera”, transmeton Koha.net.
Qeveria e re është krijuar pasi politikani opozitar, Albin Kurti, lider i Lëvizjes vetëvendosje, fitoi shumicën e votave për t’u bërë kryeministër.
Osmani ishte kandidate për kryeministre nga radhët e partisë së qendrës së djathtë, Lidhja Demokratike e Kosovës, por që doli e dyta pas Kurtit.
“Ishte hera e parë që njerëzit po flisnin hapur, duke thënë ‘i duam gratë’”, ka deklaruar Igballe Rugova, drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, që përbëhet prej më shumë se 150 grupeve dhe organizatave të grave që avokojnë në emër të grave kosovare.
Emërimi i këtyre gjashtë grave në poste të larta paraqet përqindjen më të lartë të grave në qeveri prej çlirimit të Kosovës dhe përfundimit të luftës para mbi njëzetë vitesh.
“Ato janë gra me përvojë. Janë gra me guxim”, ka thënë Rugova.
Grupet e grave dhe aktivistët shpresojnë se po fillon një epokë e re ndryshimi për 1.8 milionë qytetarët e Kosovës.
VV-ja dhe LDK-ja formuan koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve të parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u ftua nga gjykata për krime të luftës në Hagë.
Rugova pret se ky brez grash në qeveri më në fund do të adresojë çështjet stresuese me bazë gjinore të Kosovës, si dhuna në familje, shëndeti, papunësia dhe shkollimi.
Rreth 18 për qind e grave në Kosovë janë pjesë e fuqisë punëtore, tregojnë të dhënat e Instituti Riinvest, grup i pavarur mendimi në Kosovë – shkalla më e ulët në rajon dhe një prej shkallëve më të ulëta në nivel botëror.
Osmani beson se kjo tregon pabarazinë gjinor dhe dëmton ekonominë.
“Kjo është arsyeja pse programi qeveritar, të cilin e kemi hartuar bashkërisht, përqendrohet goxha shumë në krijimin e kushteve të tilla për gratë në shoqërinë tonë për të gjetur punë dhe për t’u fuqizuar ekonomikisht”, ka thënë Osmani.
Rugova dhe anëtaret e rrjetit të saj ia kanë dorëzuar së fundmi Osmanin një listë me kërkesat që shpresojnë se ajo do t’i adresojë gjatë mandatit të saj, përfshirë alokimin e një buxheti të përhershëm për strehimore për të mbijetuara të dhunës mbi baza gjinore, dhe për shmangien e pushimit atëror.
Osmani ka theksuar se do të sigurohet se buxheti shtetëror do të marrë gjithnjë parasysh mbulimin e kostos së strehimoreve për të mbrojtur gratë dhe fëmijët që janë viktima të dhunës.
“Unë pres shumë se situata do të fillojë ngadalë të ndryshojë sa i përket zhvillimit të ekonomisë, sepse, për mua, zhvillimi i ekonomisë është çelësi për luftimin e dhunës, ofrimi i shërbimeve më të mira në shëndetësi, jetë dhe shkollim”, ka deklaruar Rugova, duke folur për punën që e presin Qeverinë e re.
Në Qeverinë e kaluar, pushimi i lehonisë ishte hequr prej ligjit të punës dhe ishte vendosur në një pjesë tjetër legjislacioni.
Pas raporteve për trajtim të keq ndaj grave që ishin shtatzëna ose që ishin në pushim lehonie, Qeveria e re ka thënë se do të emërojë 400 inspektorë nga Ministria e Punës për të raportuar diskriminimin. Më parë, ka pasur më pak se dhjetë inspektorë për krejt vendin.
Çështjet e tjera përfshijnë njohjen e statusit të mbijetuarve të përdhunimit nga lufta e fundit dhe për të çuar përpara rastet e para dy dekadave kundër dhunuesve. Deri tani, asnjë përdhunues i luftës nuk ka dalë para drejtësisë.
“Duhet të punojmë për drejtësi. Njëjtë edhe për personat e pagjetur – drejtësia është shumë e rëndësishme që të ketë paqe”, ka thënë Rugova.
Rugova po u referohet më shumë se 1.600 personave të pagjetur nga lufta dhe me shumë gjasë, ata janë varrosur në varreza masive në Serbi.
Ministrja e re e Drejtësisë, 32-vjeçarja Albulena Haxhiu, tashmë ka reaguar pozitivisht ndaj këtyre çështjeve dhe është takuar me stafin nga Rrjeti i Grave i Kosovës për dhunën mbi baza gjinore.
“Kisha përshtypjen se kjo është një qeveri e pavarur e zgjedhur prej nesh”, ka theksuar Rugova. “Po na dëgjon tani dhe po vepron”.
Për feministët në Kosovë, ende ka hapësirë për përmirësim.
“Natyrisht se është lajm i mrekullueshëm, është diçka që nuk e kemi parë te qeveritë e kaluara. Sidoqoftë, nuk ka ardhur në atë pikë ku dëshironim dhe çfarë do të donim të shihnim. Tridhjetë për qind tingëllon mirë, por mendoj se qëllimi ynë duhet të jetë barazia, që është pesëdhjetë për qind”, ka deklaruar Eli Gashi, sociologe, feministë dhe themelues e “Alter Habitus” – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë në Prishtinë.
“Është e qartë se barazia dhe drejtësia përfshijnë krejt programin e tyre, por mbetet të shihet çfarë do të bëjnë dhe shpresoj se do të adresojnë ato çështje; se zëri i grave nuk do të heshtet duke thënë se ne kemi zgjedhur një grua në kuvend dhe aty të mbarojë gjithçka”.
Osmani duket se është e përkushtuar të sjellë ndryshim dhe një perspektivë të re në qeveri dhe për qytetarët, me qëllim që të kthejnë besimin në institucione, veçmas në sistemin e drejtësisë.
“Ta zëmë, ku ne flasim për zhvillim të qëndrueshëm, efikasitet energjetik, cilësi të ajrit dhe të drejtën për qasje në uj ëtë pastër dhe të pijshëm, ne i kontribuojmë edhe barazisë gjinore, sepse sot një prej shqetësimeve kryesore të nënave, jo vetëm në Prishtinë, por edhe gjetiu në Kosovë, është cilësia e tmerrshme e ajrit, që po shkakton mijëra vdekje”.
Osmani e di se për përmbushjen e mandatit katërvjeçar, nënkupton shumë punë për të dhe Qeverinë, por nuk e ka ndërmend të dorëzohet në një fushë të rëndësishme.
“Do të na shihni duke folur dhe luftuar për barazi gjinore, pavarësisht çfarë teme ka në Kuvend dhe në Qeveri”, është zotuar ajo. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, edhe kësaj radhe tregoi haptas përkrahjen për një politikan, këtë herë në ShBA, shkruan KultPlus.com
Dua Lipa, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që të votohet Bernie Sanders, kandidati demokrat në garë për të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja publikoi një fotografi të Sanders, të shkrepur gjatë fushatës, ndërsa theksoi se e gjithë bota ka nevojë për një udhëheqje më të butë dhe gjithpërfshirëse.
“Ju lutem votoni për presidentin që ju të gjithë e meritoni”, ka shkruar ndër të tjera Dua.
Vajza nga Kosova është ngjitur në skenën e ‘The Voice Kids’ për audicione të fshehta dhe i ka lënë pa fjalë të gjithë të pranishmit.
Duke bërë një audicion shumë ndryshe nga të tjerët dhe nga që janë mësuar të dëgjojnë juria, ajo habiti të gjithë dhe menjherë ngjalli reagime në sallë.
Vajza me emrin Rreze Bojahiu, këndoi një pjesë nga opera ‘Nessin Dorma’ dhe tregoi pontencialin e zërit të saj, duke bërë kështu që të gjithë anëtarët e jurisë të kthehen në kohë shumë të shkurtër pas fillimit të performancës së saj.
Rrezja është paraqitur kështu në audicionet e fshehta për “The Voice Kids” në Gjermani, e duke lënë menjëherë përshtypje të mrekullueshme, ajo pritet të shkojë shumë larg në këtë garë, duke qenë më ndryshe nga të gjithë konkurrentët./Gazeta Express/ KultPlus.com
Twitter u ka thënë punonjësve të saj që të punojnë nga shtëpia për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në një postim në blog, gjiganti i mediave sociale tha se ishte e detyrueshme që stafi në Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut të punonin nga distanca.
Kompania gjithashtu tha se ishte “inkurajuese e fortë” e të gjithë 5000 punonjësve të saj në të gjithë botën që të mos shkojnë në punë.
Kjo vjen një ditë pasi firma ndaloi të gjitha udhëtimet jo-thelbësore të biznesit dhe ngjarjet për punëtorët e saj, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Kompania tashmë kishte njoftuar se po tërhiqej nga konferenca e mediave Jugperëndimore e këtij muaji në Austin, Teksas.
Shefja e burimeve njerëzore në Twitter, Jennifer Christie tha: “Qëllimi ynë është të ulim mundësinë e përhapjes së koronavirusit Covid-19 për ne – dhe botës përreth nesh”. / KultPlus.com
Sipas portalit “Discussing Film”, ylli i filmave “Aquaman” është angazhuar me rol në projektin e Netflixit i cili bazohet në librin komik me të njëjtin emër.
Filmi e sjellë historinë e një vajzë të re të quajtur Nema, e cila me ndihmën e një krijese gjigante udhëton në një vend mistik, në kërkim të babait të saj të zhdukur.
Jason do ta portretizojë krijesën mistike të njohur me emrin Flip, i cili përshkruhet si një “krijesë gjigante gjysmë njeri, gjysmë përbindësh”, transmeton Koha.net.
Aktori do të arrijë ta portretizojë rolin falë teknologjisë e cila do të ndihmojë në krijimin e iluzioneve të kërkuara. E njëjta teknologji më herët ishte shfrytëzuar nga Netflixi për përpunimin e personazheve të filmit “The Irishman”.
Regjinë e filmit “Little Nemo in Slumberland” do ta bëjë, Francis Lawrence, i cili njihet për projekte kinematografike si: “I Am Legend”, “Red Sparrow” dhe “Hunger Games”. Së fundmi ai ka bashkëpunuar me aktorin Jason Momoa në realizimin e serisë shumë të pëlqyer, “See”, e cila transmetohet në platformën “Apple TV+”.
Peter Chernin, Jenno Topping dhe David Ready do të jenë producent të projektit, të mbështetur nga kompania e tyre “Chernin Entertainment”. Ndërsa skenarin e filmit do ta realizojë dyshja, David Guion dhe Michael Handleman, e cila në të kaluarën e ka punuar skenarin e filmit “Night at the Museum: Secret of the Tomb”. /KultPlus.com
Simona mendon se marrëdhënia me prindin nuk matet nga dashuria e përçuar, por nga ndikimi që ka ai në formimin e fëmijës. E pranon që e ëma, ndoshta pa dashje, me indiferentizmin dhe moskuptimin e saj, e ndihmoi që ta shndërronte atë në gruan simbol të Francës së viteve ’50-’70.
Marrëdhëniet nënë-bijë janë jo pak të komplikuara. Ato mund të bëhen shoqe, por fare mirë mund të shihen si armike. Vajza mund të shohë te nëna mbështetjen e munguar, ndërsa ajo mund të shohë dështimin e vet në sytë e vajzës. Por gjithë kjo situatë të thërret për reflektim, kur njëra prej të dyjave ndodhet në shtratin e vdekjes.
Me një sfond thellësisht ekzistencialist, rrymë të cilën e lëvroi dhe e zhvilloi së bashku me Jean Paul Sartre, Simone De Beauvoir botoi librin autobiografik “Një vdekje shumë e ëmbël”, pak ditë pas vdekjes së të ëmës duke bërë një përsiatje në marrëdhënien e tyre.
Dy janë temat e mëdha të këtij romani të shkurtër: vdekja si raport që njeriu krijon me fundin e tij dhe ndikimi i mamasë në formimin e vajzës sipas këndvështrimit në të njëjtën kohë ekzistencialist dhe feminist të De Beauvoir. Në këtë rast është mamaja e Simonës që lëngon në shtratin e spitalit, por që përpiqet të gjejë kuptim edhe në ditët e fundit të jetës së saj. Ajo e pranon fundin, por nuk heq dorë nga jeta deri në momentin fatal.
“Përse vdekja e nënës më kishte tronditur aq shumë? Qëkur isha larguar përfundimisht nga shtëpia e prindërve, ajo s’më kishte ngjallur ndonjë ndjenjë të madhe. ‘Mendo për vete’ më thoshte duke pandehur se përpiqesha të mos derdhja lot”
Në anën tjetër, paraqitet edhe marrëdhënia e nënës me bijën intelektuale. Në këtë roman, Simone De Beauvoir thotë se vdekjen e babait e përjetoi me shumë stoicizëm, ndërsa vdekja e nënës e dërgon në shtigje të pashkelura. Kjo, edhe pse marrëdhëniet e tyre ishin ftohur që në moshë të re. Por Simona mendon se marrëdhënia me prindin nuk matet nga dashuria e përçuar, por nga ndikimi që ka ai në formimin e fëmijës. E pranon që e ëma, ndoshta pa dashje, me indiferentizmin dhe moskuptimin e saj, e ndihmoi që ta shndërronte atë në gruan simbol të Francës së viteve ’50-’70.
“Ajo na donte tmerrësisht, por njëkohësisht vetëm për vete dhe pikëllimi me të cilin ne i nënshtroheshim dashurisë së saj pasqyronte konfliktet që e brenin”
Në një prej eseve të tij mbi këtë libër, Mario Vargas Llosa (Nobel 2010) shkruan: “Simone de Beauvoir nuk kërkon të fshehë reagimin e saj natyror, torturën përballë agonisë së të ëmës; ajo kërkon të thellohet, të universalizojë këtë eksperiencë personale për ta bërë të prekshme për të gjithë. Dhe ia arrin. Ata që e akuzojnë për eksibicionizëm nuk kanë kuptuar se letërsia është, si përkufizim, një zanat imoral.”
Simone De Beauvoir është simboli i lëvizjes feministe në Francë gjatë viteve të pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo ishte një grua e fortë, intelektuale, filozofe e dorës së parë që nuk nguroi të mbronte idetë e saj në rrugët e Parisit. Vepra e saj monumentale është “Seksi i dytë”, e cila u kthye në lajtmotiv të lëvizjes feministe jo vetëm në Francë, por në mbarë botën. Romane të tjerë të saj janë “Mandarinët”, “E ftuara”, “Mikesha” apo “Gruaja e thyer” ndërsa romani “Një vdekje shumë e ëmbël” është ribotuar në gjuhën shqipe me përkthimin mjeshtëror të profesor Edmond Tupes. /KultPlus.com
Sa të shumta mretneshat e pabesa Teutëri, kjo filozofi shkambi Mbase këtë poezi e shkroi nji romak Që heshta në shpinë iu ngul pas marrëveshjes.
Sa të shumta të pabesat që u vetquajtën mretnesha; Të atilla s’u banè me t’vertetë asnjiherë Mbase keto fjalë i ka rreshtu ndoj nrikull Që n’zemren e saj pat lulzu veç vetmia.
Të shumta mretneshat e ma t’shumta tradhtitë; Në puse fjalësh të dhëna mbyten; Vetveten së pari, armikut ia shpërfaqen Realitetin, pasqyrën fytyrën.
Prej marres a marrisë trumbetuen gurët Iu ngri asaj ai gjak n’vetull Teutëri, e fjalëpërpirjes filozofi Tradhëti, sinonim shekulli.
Diplomat nuk
të bëjnë intelektual! Diplomat nuk të bëjnë njeri! Intelektualët e vërtetë
paraqesin forcën kryesore të prezantimit të fuqisë krijuese dhe të zhvillimit
të së mirës shoqërore në përgjithësi. Unë kam njohur njerëz inteligjentë pa
diploma kolegji, duke pasur një arsim në kolegj nuk do t’i bënte ata më
inteligjentë por thjesht më të arsimuar dhe më të aftë në një përqendrim të
caktuar. Arsimi është një zgjedhje. Potenciali është çështje tjetër. Shkolla
ose diploma luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë kur kërkojmë punë në
sektorin publik ose privat.
Madje mund
të marrim punë edhe pa diplomë, por thonë se nuk do të marrim përfitime që do
të merr një njeri që ka diplomë. Gjithmonë do të merrni një punë të mirë me
gradë. Por ndonjëherë harrojnë se puna në vendin tonë në sektorin publik varet
nga partia në pushtet. Edhe po pate diplomë nuk e merr . Duhet ta dimë se
intelektualët nuk mund ti ndryshojnë gjërat si me shkop magjik. Ata duhet të
jenë promotorët e mendimit optimist dhe njerëz të mendimeve bujare. Fryma dhe
zëri kritik i shoqërisë ,i idealeve të pathyeshme.
Intelektuali duhet të merret me vrojtimin, logjikën, përshkrimin, analogjinë, porosinë dhe vlerësimin, njëherësh duke u kujdesur që veprat e tij të jenë në përputhje me mendimet. Intelektuali është një person që angazhohet në të menduarit kritik dhe leximin, hulumtimin dhe vetë-reflektimin njerëzor për shoqërinë; ata mund të propozojnë zgjidhje për problemet e tij dhe të fitojnë autoritetin si një figurë publike. Vjen nga bota e kulturës, qoftë si krijues ose si ndërmjetës, intelektuali merr pjesë në politikë ose për të mbrojtur një propozim konkret ose për të denoncuar një padrejtësi, zakonisht duke hedhur poshtë, prodhuar ose shtrirë një ideologji, ose duke mbrojtur një sistem vlerash . Si përfundim një njeri intelektual nuk ofendon askënd . Intelektuali i mirëfilltë duhet ta flasë dhe ta shkruajë pa gabime gjuhën e vet./infoshqip/ KultPlus.com
Pop ylli botëror, Lady Gaga i ka njoftuar fansat se albumi i saj i shumëpritur dhe i gjashti me radhë, do të titullohet “Chromatica” si dhe publikohet më 10 prill të këtij viti.
Këngëtarja e zbuloi këtë lajm në emisionin “New Music Daily” me Zane Lowe, ku ndër të tjera shpjegoi se realizimi i këtij albumi, ishte një proces shërimi për të.
“Tingujt muzikorë më kanë shëruar në këtë jetë. Dhe e njëjta gjë ndodhi edhe gjatë realizimit të këtij incizimi. “Chromatica” flet për vetëshërimin dhe guximin gjithashtu. Kur flasim për dashurinë, mendoj se është shumë e rëndësishme ta përmendim faktin se ta duash dikë, nevojitet shumë guxim,” citohet të ketë thënë Gaga.
Intervista në fjalë vjen pas komenteve të fundit të këngëtares, e cila kishte treguar se realizimi i albumit të radhës që vjen pas atij të vitit 2016, “Joanne”, e ka ndihmuar atë ta menaxhojë depresionin, transmeton Koha.net.
Lady Gaga tashmë e ka lansuar videoprojektin e parë që është pjesë e albumit të ardhshëm, “Chromatica”. Kënga titullohet “Stupid Love” dhe brenda vetëm katër ditëve të lansimit në YouTube, ka arritur ti marrë më shumë se 22 milionë klikime. /KultPlus.com