Publikohet traileri i filmit të ri “Slumberland”

Aktori Jason Momoa i zbaton rregullat në botën e magjive, në filmin e ri të pagëzuar “Slumberland”, trailerin e të cilit e lansoi Netflix.

Ky film është adaptim nga stripi klasik me emrin “Little Nemo in Slumberland”.

Në film paraqitet një vajzë me emrin Nema, e cila zbulon një hartë sekrete për në botën e ëndrrave, të Slumberland.

Atje, ajo takohet me personazhin Flip. Me të, ajo rrugëton nëpër ëndrra dhe ankthe, me shpresën se do të sheh babain e saj.

Rolin e vajzës Nema e luan Marlow Barkley. Momoa luan përkrah saj, si Flip.

Traileri i “Slumberland” fillon me Momoan në rolin e Flip-it, dhe vajzën Nema të cilët futen në botën e magjive.

Regjinë e këtij filmi e ka bërë Francis Lawrence.

“Slumberland” do të lansohet me 18 nëntor 2022./21Media/ KultPlus.com

Jason Momoa pjesë e ‘Fast the Furious 10’

Ylli i “Aquaman” Jason Momoa është bërë zyrtarisht pjesë e ‘Fast and Furious’, transmeton KultPlus.

Variety ka mësuar se Momoa do të luajë përballë Dominic Toretto-s së Vin Diesel dhe ekipit të “Fast and Furious” në pjesën e 10-të.

Ekipi e mirëpriti zyrtarisht Momoa-n në ekuipazh përmes mediave sociale të premten vonë, me një postim të titulluar, “Fast Fam vazhdon të bëhet më e madhe”.

Me regji të Justin Lin, filmi titullohet”Fast and Furious 10″, me të gjithë ekuipazhin që pritet të kthehet, duke përfshirë Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Ludacris, Sung Kang dhe Charlize Theron.

‘Fast and Furious 10’ do të shfaqet në kinema më 19 maj 2023./KultPlus.com

Jason Momoa do të luajë në filmin “Little Nemo in Slumberland”

Sipas portalit “Discussing Film”, ylli i filmave “Aquaman” është angazhuar me rol në projektin e Netflixit i cili bazohet në librin komik me të njëjtin emër.

Filmi e sjellë historinë e një vajzë të re të quajtur Nema, e cila me ndihmën e një krijese gjigante udhëton në një vend mistik, në kërkim të babait të saj të zhdukur.

Jason do ta portretizojë krijesën mistike të njohur me emrin Flip, i cili përshkruhet si një “krijesë gjigante gjysmë njeri, gjysmë përbindësh”, transmeton Koha.net.

Aktori do të arrijë ta portretizojë rolin falë teknologjisë e cila do të ndihmojë në krijimin e iluzioneve të kërkuara. E njëjta teknologji më herët ishte shfrytëzuar nga Netflixi për përpunimin e personazheve të filmit “The Irishman”.

Regjinë e filmit “Little Nemo in Slumberland” do ta bëjë, Francis Lawrence, i cili njihet për projekte kinematografike si: “I Am Legend”, “Red Sparrow” dhe “Hunger Games”. Së fundmi ai ka bashkëpunuar me aktorin Jason Momoa në realizimin e serisë shumë të pëlqyer, “See”, e cila transmetohet në platformën “Apple TV+”.

Peter Chernin, Jenno Topping dhe David Ready do të jenë producent të projektit, të mbështetur nga kompania e tyre “Chernin Entertainment”. Ndërsa skenarin e filmit do ta realizojë dyshja, David Guion dhe Michael Handleman, e cila në të kaluarën e ka punuar skenarin e filmit “Night at the Museum: Secret of the Tomb”. /KultPlus.com