Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të zbatimit të politikave programore, ka hartuar projektin për restaurimin e Kullës së familjes Tafolli në fshatin Çadrak të Suharekës. Zbatimi i këtij projekti do filloj së shpejti pasi që janë tejkaluar të gjitha procedurat e parapara ligjore, përcjellë KultPlus.
Kulla e Hasan Tafollit që gjendet në fshatin Çadrak të Komunës së Suharekës është karakteristike për nga tipologjia dhe funksioni. Është ndërtuar në shekullin XIX dhe ka shërbyer për kryesisht për banim dhe për ruajtjen e bagëtisë, por, sipas nevojave dhe rrethanave të kohës ka pasur edhe funksione të tjera.
Banorët e këtij fshati tregojnë së kjo ndërtesë është shfrytëzuar edhe si Odë deri në vitet e 90-ta, deri kur familja Tafolli është shpërngulur nga fshati, dhe Kulla së bashku me shtëpinë tjetër të banimit janë braktisur tërësish.
Kulla e gurit e familjes Tafolli është e vendosur mbi kodër dhe ka pozitë dominuese mbi fshatin Çadrak. E ndërtuar në harmoni me ambientin rrethues, kjo kullë është shndërruar në pjesë përbërëse të peizazhit të fshatit.
Për shkak rrethanave shoqërorë, bujqësia dhe blegtoria kanë qenë burimet kryesore të jetesës që ka ndikuar edhe në aspektin e zgjidhjes arkitektonike duke imponuar një funksion të banimit të kombinuar.
Drejtori i Qendrës Rajonale për trashëgimi kulturore në Prizren Samir Hoxha, thekson se kujdesi dhe mirëmbajtja e aseteve të trashëgimisë kulturore, duhet ta ketë ç’do ditë e më shumë vëmendjen që e meriton, e me theks të veçantë ndërtesat të tilla të cilat paraqesin ndër shembujt e paktë të këtij tipi të kullave të gurit me çardak druri që kanë mbijetuar në Kosovë.
“Si e tillë, kjo kullë prej guri ngërthen në vete vlera të rëndësishme arkitektonike, historike, shoqërore, ambientale dhe ekonomike, andaj se sa dinë njerëzit për trashëgiminë kulturore, varet nga ajo se çka bëhet me kujdesin institucional dhe promovimin e saj” thekson Samir Hoxha, drejtori i QRTK-së në Prizren.
Si rezultat i vjetërsisë së ndërtesës, mungesës së ndërhyrjeve konservuese, dhe braktisjes, Kulla në fjalë është në gjendje të keqe fizike dhe rrezikohet nga dëmtimet e mëtutjeshme, andaj është bërë pjesë e programeve investuese të Ministrisë së Kulturës përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. / KultPlus.com
Në një kohë ku SHBA-të ‘vlonin’ nga protestat kundër dhunës se policisë dhe vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd, një shqiptar me detyrë oficer policie është kthyer në hero duke shpëtuar nga mbytja dy persona nga mbytja në Florida (babë e bir afrikano-amerikanë).
Ngjarja ndodhi rreth një javë më parë, ku rreth orës 10:30 të mëngjesit, një familje në Silver Sands Beach Resort vendosi të shkonte për të notuar.
Babai dhe djali i tij dy vjeç filluan të notonin thellë në det. Por brenda disa minutash, një dallgë e fortë e tërhoqi vogëlushin dhe babai i tij në det të hapur. Babai u përpoq të qëndronte pranë vogëlushit, por më vonë i mbaruan energjitë.
Për fat të mirë, oficeri i policisë, i quajtur Ermir Vila edhe pse jashtë shërbimit nuk e mendoi dy herë për t’u shkuar në ndihmë. Ai pas disa minutash përpjekje arriti të nxirrte në breg baba e birë.
Djali ishte me fat që kishte krahët e ujit dhe, megjithëse ai lëshoi në det të hapur, ishte në gjendje të merrej pa lëndime. Shefi i zjarrit Paul Dezzi tha nëse nuk do të ishte për notimet, fëmija do të ishte mbytur.
Pas kësaj ngjarje, Vila u nderua nga shefi i zjarrfikësve, Paul Dezzi. Paul Dezzi, në emër të County Longboat Key, i dha oficerit Vila një “Medalje e Nderit” e cila iu dërgua shefit të Policisë në Shelby për t’ia paraqitur oficerit Ermir Vila. Mirëpo, ajo çka u ka bërë përshtypje të veçantë autoriteteve amerikane, qytetarëve dhe gazetarëve, ka qenë thjeshtësia e shqiptarit.
Ermir Vila u tha gazetarëve dhe autoriteteve vendore se ai mbetet i përulur për të gjithë ngjarjen : “Nuk e ndiej se meritoj ndonjë vëmendje të veçantë, ngase si unë dhe çdo oficerë policie, apo qytetar nëse i jepet mundësia, përpiqen për të bërë më të mirën, për të ndihmuar të tjerët në çdo rast”, transmeton Dita. / KultPlus.com
Ceremonia e përvitshme e ndarjes së shpërblimeve kinematografike, “Globi i Artë”, të cilat i ndanë Shoqata e Gazetarëve të Huaj, zakonisht mbahet në javën e parë të janarit por për shkak të vonesave në projektet filmike, të shkaktuara si pasojë e pandemisë së koronavirusit, kjo ngjarje e cila mbahet në Beverly Hills të Kalifornisë, tani është shtyrë për datën 28 shkurt të vitit 2021, transmeton Koha.
Në një mesazh të postuar në llogarinë zyrtare të Shoqatës së Gazetarëve të Huaj në Twitter shkruhej: “Jemi të lumtur t’iu informojmë se edicioni i 78-të i ceremonisë së përvitshme ‘Globi i Artë’, do të mbahet të dielën më 28 shkurt të vitit 2021. Ceremonia do të transmetohet live në kanalin NBC, ndërsa do të zërë vend në hotelin “The Beverly Hilton” të Kalifornisë.”
Lajmi i shtyrjes së kësaj ngjarjeje e cila e fillon zyrtarisht sezonin e shpërblimeve në Hollywood, vjen pak koha pasi Akademia e Arteve dhe Shkencave e cila është përgjegjëse për organizimin e ceremonisë “Oscar”, e bëri të ditur lajmin se po e shtynë atë për dy muaj, pra për 25 prill të vitit 2021.
Edhe ceremonia britanike e ndarjes së shpërblimeve kinematografike “BAFTA”, e ka shtyrë datën e mbajtjes për 11 prill të vitit të ardhshëm.
Zakonisht, këto tri ceremoni organizoheshin disa javë larg njëra-tjetrës, por ky orar i ri lë hapësirë prej dy muajsh ndërmjet ceremonive, “Globi i Artë” dhe “Oscar”. / KultPlus.com
Në kuadër të plotësimit të kabinetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot ministrja Vlora Dumoshi, ka pritur në takime të veçanta Arber Grabovcin e Halil Matoshin, dy zëvendësministrat që zyrtarisht kanë pranuar këtë detyrë.
Ministrja Dumoshi me zëvendësministrat Grabovci e Matoshi diskutoi për detyrat e përbashkëta, për planet dhe programin që pritet të realizojë MKRS-ja gjatë këtij viti si dhe për synimet që janë gjatë mandatit qeverisës, në plotësimin e objektivave për këtë fazë.
Ministrja i informoi dy zëvendësministrat për prioritetet dhe sfidat që ka MKRS-ja në fushat e kulturës, rinisë, sportit, trashëgimisë dhe atë të drejtës dhe mbrojtjes së krijimtarisë e të autorëve. Ajo tha se pret një bashkëpunim dhe bashkërendim të punëve në kuadër të udhëheqjes së MKRS-së.
Zëvendësministrat Grabovci e Matoshi e falënderuan ministren Dumoshi për pritjen. Ata shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe theksuan se do të angazhohen në përmbushjen e objektivave që ka ministria. / KultPlus.com
“I dashur nip, nuk do të dëshiroja që kjo letër krishtlindjesh të tingëllonte shumë e sheqerosur (deamicisiana, term sipas librit të autorit De Amicis “Zemra”) dhe të kujtonte ty këshilla për dashurinë ndaj të afërmve tanë, për atdheun, për botën, apo gjëra të ngjashme. Nuk do t’ua vije veshin dhe në momentin e vënies në praktikë (ti i rritur dhe unë i thyer në moshë), sistemi i vlerave do të jetë kaq shumë i ndryshuar sa mundet që rekomandimet e mia të duken jashtë kohe.
Kështu që do të preferoja të ndalesha në një rekomandim të vetëm, të cilin do jesh në gjendje që ta vësh në zbatim edhe tani, teksa je zhytur në iPad-in tënd; por as nuk do të bëj gabimin që mos të ta këshilloj këtë gjë, jo për faktin se do dukesha një gjysh harraq dhe nopran, por sepse atë e bëj edhe unë.
E shumta mund të të rekomandoj, që nëse rastësisht në internet, kalon nëpër ato qindra faqet porno që tregojnë në mijëra mënyra raportin mes dy qenieve njerëzore, apo mes një qenieje njerëzore dhe një kafshe, përpiqu që të mos besosh se ai është seksi, edhe ashtu i shfaqur shumë monoton; kjo sepse bëhet fjalë për një inskenim, i cili synon të të detyrojë të mos dalësh nga shtëpia dhe të shohësh vajzat e vërteta.
Nisem nga parimi se ti je heteroseksual, përndryshe përshtati rekomandimet e mia me rastin tënd. Por shikoji vajzat, në shkollë apo aty ku shkon për të lozur, sepse janë më të mira ato të vërtetat, sesa ato femrat televizive; dhe një ditë do të të japin kënaqësi shumë më të mëdha sesa ato online.
Besoji atij që ka më shumë eksperiencë sesa ty (dhe nëse do të kisha parë vetëm seksin në kompjuterin tënd atë nuk do kishte lindur kurrë dhe ti kush e di ku do ishe, përkundrazi nuk do ishe fare). Por nuk është kjo, ajo për të cilin doja të të flisja, më tepër sesa për një sëmundje që ka goditur brezin tënd dhe madje edhe atë të djemve më të rritur sesa ty e që ndoshta shkojnë në universitet.
Kjo është humbja e kujtesës. Është e vërtetë se nëse të shkon në mendje të dish se kush ka qenë Karli i Madh apo ku bie Kuala Lumpuri nuk të duhet veçse të shtypësh ndonjë tast dhe menjëherë interneti do të ta thotë.
Bëje këtë gjë kur duhet, por pasi ta kesh bërë, mundohu të kujtosh çfarë të është thënë për të mos qenë i detyruar që ta kërkosh për herë të dytë nëse do të jetë e domosdoshme, qoftë edhe për një punim në shkollë. Ka rrezik që ndërkohë që ti mendon se kompjuteri mund të ta thotë në çdo moment, ti humbet shijen e të nxënit vetë.
Do të ishte njësoj sikur, duke ditur se për të shkuar nga një rrugë në tjetrën, ka autobusë apo metro që të mundësojnë të zhvendosesh pa u lodhur(që në vetvete është shumë komode dhe bëje sa herë që nxiton) mendon se kështu nuk ke më nevojë të ecësh. Por nëse nuk ecën mjaftueshëm, bëhesh pastaj “i aftë tjetërsoj”, siç thuhet sot për ata që janë të detyruar të lëvizin me karrocë me rrota.
Dakord, e di që merresh me sport dhe kështu vë në lëvizje trupin tënd, por të kthehemi te mendja jote. Kujtesa është një muskul si ata të këmbëve, të cilën nëse nuk e ushtron rrudhet dhe ti transformohesh (nga këndvështrimi mendor) me një tjetër lloj aftësie, pra, që të flasim qartë, një idiot. Për më tepër, sikurse për të gjithë ekziston rreziku që me plakjen vjen edhe Alzheimeri, një nga mënyrat që të shmanget ky incident i pakëndshëm është të ushtrosh memorien.
Dhe ja cila është dieta ime. Çdo mëngjes mëso ndonjë varg, një poezi të shkurtër. Mirë do ishte të bëje ndonjë garë edhe me miqtë e tu për të parë se kush mban mend më shumë. Nëse nuk e pëlqen poezinë atëherë bëje këtë me formacionet e futbollistëve, por kujdes, sepse nuk duhet vetëm të dish se kush janë futbollistët e Romës sot, por edhe ata të skuadrave të tjera, pse jo edhe të skuadrave të së shkuarës(mendo që unë mbaj mend formacionin e Torinos në kohën kur avioni i tyre, me të gjithë lojtarët në bord, u përplas në Superga: Bacigalupo, Ballarin, Maroso etj..). Bëj gara të kujtesës, ndoshta edhe për librat që ke lexuar(kush ishte në bordin e Hispaniolas në kërkim të ishullit të thesarit> Lord Trealëney, kapiteni Smollet, doktor Levesey, Long John Silver, Jim…).
Provo njëherë nëse miqtë e tu do të kujtojnë dot se kush ishin shërbyesit e tre muskëtjerëve dhe të D’Artgnan(Grimaud, Bazin, Mousqueton dhe Planchet)..Dhe nëse nuk do duash të lexosh “Tre muskëtjerët(dhe nuk e merr me mend se çfarë do kesh humbur) atëherë bëje, ku di unë, me një nga historitë që ke lexuar. Duket një lojë(dhe është e tillë) por do ta shohësh sesi koka jote do të popullohet nga personazhe, histori, kujtime të çdo lloji. Do ta kesh pyetur veten se përse dikur kompjuterët quheshin tru elektronik.
Ndodhte sepse ata konceptoheshin mbi modelin e trurit (tonë) tënd; por truri ynë ka më shumë lidhje sesa një kompjuter. Është një lloj kompjuteri që e mban me vete, që rritet dhe forcohet përmes ushtrimit, kurse kompjuteri që ke mbi tavolinë, sa më shumë e përdor aq më shumë humbet shpejtësinë e veprimeve dhe pas disa vitesh do ndërruar.
Ndërkohë që truri yt mund të zgjasë deri në 90 vjet dhe në këtë moshë(nëse do ta kesh ushtruar) do të kujtojë më shumë gjera nga ato që kujton tani. Dhe falas. Është pastaj kujtesa historike, ajo që nuk ka të bëjë me faktet e jetës tënde apo me gjërat që ke lexuar, por me ato që kanë ndodhur para se ti të lindje. Sot, nëse shkon në kinema, duhet të hysh në një orë fikse, kur filmi fillon dhe sapo fillon dikush të kap si të thuash nga dora dhe të tregon se çfarë ndodh.
Në kohët e mia mund të hyje në kinema në çdo moment, e kam fjalën edhe në mes të spektaklit, arrije aty ndërkohë që po ndodhnin disa gjëra dhe përpiqeshe të kuptoje se çfarë kishte ndodhur më parë(pastaj, kur filmi fillonte nga fillimi, kuptohej nëse ishte kuptuar çdo gjë si duhet-përveç faktit se nëse filmi na kishte pëlqyer mund të rrije ta rishikoje edhe atë pjesë që ishte parë tashmë). Ja pra, jeta është si një film i kohëve të mia.
Ne vijmë në jetë ndërkohë që shumë gjëra kanë ndodhur tashmë, prej qindra e mijëra vjetësh dhe është e rëndësishme të kuptosh atë që ka ndodhur para se ne të lindnim. Kjo për të kuptuar më mirë se përse sot ndodhin shumë gjëra të reja.
Tani, shkolla (përveç leximeve të tua personale) duhet të të mësonte të memorizoje atë që ka ndodhur përpara se ti të lindje, por shihet se ajo nuk ia arrin siç duhet kësaj gjëje, pasi shumë hulumtime na thonë se të rinjtë e sotshëm, edhe ata të mëdhenjtë që shkojnë në universitet, nëse ta zëmë kanë lindur në 1990-ën nuk e dinë (dhe ndoshta nuk duan ta dinë) se çfarë ka ndodhur në vitin 1980 (dhe këtu nuk e kam fjalën për ata që ka ndodhur 500 vjet më parë). Statistikat na tregojnë se nëse i pyet disa se kush ishte Aldo Moro të përgjigjen se ishte kapua i Brigadave të Kuqe-në fakt ai u vra prej Brigadave të Kuqe.
Nuk flasim për këto të fundit, që mbeten misterioze për shumëkënd, e megjithatë ishin prezent diçka më pak sesa 30 vjet më parë. Unë kam lindur më 1932, dhjetë vjet pas ngjitjes në pushtet të fashizmit por e dija deri edhe se kush ishte kryeministri në kohën e Marshimit mbi Romë(po ky çfarë është?) Ndoshta shkolla fashiste më kishte bërë ta mësoja emrin e tij, për të më shpjeguar sesa budalla dhe i keq ishte ai ministër(“Faka zemërpula”) të cilin fashistët e kishin zëvendësuar.
Dakord, por të paktën e dija. Pastaj, të heqim shkollën mënjanë, një i ri i sotshëm nuk e di kush ishin aktorët e kinemasë të 20 vjetëve më parë, ndërkohë që unë dija kush ishte Francesca Bertini që luante në filmat pa zë 20 vjet para se unë të lindja. Ndoshta sepse shfletoja revista të vjetra të ngjeshura në dollapin e shtëpisë sonë, por pikërisht, edhe unë të ftoj të shfletosh edhe revista të vjetra sepse është një mënyrë për të mësuar se çfarë ndodhte para se ti të lindje.
Po pse është kaq e rëndësishme të dish se çfarë ka ndodhur më parë? Sepse në shumë raste, ajo që ka ndodhur të jep një shpjegim se përse disa gjëra ndodhin sot dhe në çdo rast, njësoj si për formacionet e futbollistëve, kjo është një mënyrë për të pasuruar kujtesën tonë.
Ki parasysh se këtë nuk mund ta bësh vetëm mbi librat dhe revistat, mund të bëhet shumë mirë edhe në internet. I cili duhet përdorur jo vetëm për të çatuar me miqtë e tu por edhe për të çatuar (nëse mund të shprehemi kështu) me historinë e botës. Kush ishin hitet? Po kamisardët? Dhe si quheshin tri karavelat e Kolombit? Kur u zhdukën dinosaurët? Po arka e Noes a mund të ketë pasur një timon? Si quhet paraardhësi i kaut? A kishte më shumë tigra 100 vjet më parë? Çfarë ishte perandoria e Malit? Dhe kush fliste për Perandorinë e të Keqes? Kush ka qenë Papa i dytë në histori? Kur u shfaq Topolino? Mund të vazhdoja në pafundësi dhe do të ishin të gjitha aventura të bukura kërkimi.
Të gjitha këto duhen kujtuar. Do të vijë dita kur do të jesh plak dhe do të ndihesh sikur ke jetuar 1000 vjet, sepse do të jetë sikur ti të kishe qenë i pranishëm në betejën e Vaterlosë, të kesh asistuar në vrasjen e Jul Çezarit, apo të kesh qenë disa hapa larg nga vendi ku Bertoldi i quajtur i Ziu, teksa përziente substanca për të gjetur mënyrën e prodhimit të arit, gabimisht zbuloi barutin dhe hodhi veten në erë(dhe mirë iu bë). Të tjerë miq të tu, që nuk do të kenë kultivuar memorien e tyre, do të kenë jetuar një jetë të vetme, të tyren, që duhet të ketë qenë kush e di sa melankolike dhe e varfër në emocione.” / KulPlus.com
Joel Schumacher, regjisori i dy filmave “Batman” dhe i filmit “Gjenerata e Humbur”, vdiq nga kanceri në moshën 80-vjeçare, njoftuan personat përgjegjës për komunikimin.
Schumacher, që e nisi karrierën e tij si kostumograf, para se të bëhej një emër i madh në Hollywood, vdiq paqësisht në Nju Jork, pas një viti luftë kundër kancerit”, thanë ata në një deklaratë.
“Zjarri i Shën Elmos” (1985) ishte suksesi i parë i Schumacher-it si regjisor.
Atë e ndoqën “Gjenerata e Humbur” (1987) dhe “Përvoja e Ndaluar” (1990), përpara se të niste seritë “Batman” për Warner Bros, “Batman Forever” (1995) dhe “Batman and Robin” (1997)./atsh / KultPlus.com
Pjesërisht pallat, pjesërisht shkëmb, është një prej ndërtimeve më spektakolare në botë. Shtëpia e gurtë në Jemen, e quajtur “Dar al-Hajar” në gjuhën arabe, është një rezidencë e dikurshme mbretërore, që duket më shumë si “kate shtesë” të një masivi shkëmbor.
Godina e famshme është një nga simbolet e Jemenit dhe është vendosur edhe në kartëmonedhat e vendit. Kjo mrekulli e arkitekturës ndodhet 14 kilometra nga kryeqyteti Sana’a, në Luginën po aq të mrekullueshme Wadi Dhahr.
Godina është ndërtuar në vitet 1920, si rezidencë verore për udhëheqësin shpirtëror islamik dhe monarkun e Jemenit, Yahya Muhammad Hamiddin. Por pallati vetë është ndërtuar mbi një strukturë të ngritur që në vitin 1786 nga një studiues islamik, Mansour Ali Bin Mehdi Abbas.
Godina mbeti në pronësi të familjes mbretërore të Jemenit deri në revolucionin e vitit 1962, ndërsa tani është shndërruar si muze, me mijëra vetë që e vizitojnë gjatë gjithë vitit./ A2cnn / KultPlus.com
Në Mal të Zi ekziston një fshat me emrin ‘Besnik” që për nga historia njihet si fshat tipik shqiptar, por që duket se në këtë fshat gjuha shqipe nuk flitet, pasi që i gjithë fshati është i populluar nga banorët boshnjakë.
Sipas mediave shqiptare, thuhet se ky fshat përbëhet nga dy familje të mëdha, njëra me mbiemrin ‘Daçiq’ dhe tjetra Muriqi.
Por, si u zhduk identiteti i tyre?, Çfarë qëndron pas dhe përse autoritetet shqiptare heshtin? Çfarë ka ndodhur me ta? Ku gjendet ky fshat? Cila është historia e tmerrshme e banorëve të tij, mund të shikoni në videon më posht.
E dashura ime, mora prej teje një letër që më ka lumturuar. Në të thuhet çdo gjë që një njeri mund t’i thotë një tjetri e sidomos thuhen ato që vetëm ti mund tëm’i thuash. Secili nga ne është bërë tashmë aq shumë fat i tjetrit saqë fjalët mund tëshkojnë këtu fare pak. E prapësëprapë çdo herë çuditem pa masëdhe jo për gjë, por nga fakti që në një kohë tërrëmujës sëmadhe, dy jetë kaq të ndryshme që kishin bërë aq e aq kërkime që shpesh hiqni dorënga këto kerkime, u bashkuan kokërr për kokërr.
Sa ngrohtësi të pashpenzuar kam ende në veten time, kjo ngrohtësi është aq e madhe, sa mund tëmbajë brenda zemra ime. Është e çuditshme si u kthye çdo gjë në dashuri. Si ndodhi që shumë gjëra që gjithë jetën i kam urryer, u bënë tërëndësishme e tërheqëse e të tjera gjëra që më parë i lakmoja e i kerkoja, u zhytën në harresë.
E ç’mund të jetë më i mrekullueshëm se zakoni, më e dëshirueshme se shpresa, çfarë mund tëlumturojë më tepër se përputhja e plotë e ndjenjave tona.
Si ka mundësi që për mua çdo gjë që ekziston në këtë botë, ndriçohet nga këto rreze, të njëndjenjësie të pafund! Sa larg e pa vlerë duket tani shkëlqimi i rremë i aventurave, shqetësimet, prirja fëminore për të prishur, shpenzim të parave pa kriter e harresë. Nuk dua të harroj më, por të kujtoj që të mbledh sa me shumëpër ne të dy.
Ti je kupë, je zemër e hapur për të tjerët, ti që je gjithmonë e gatshme. Unë të dua dhe çdo gjë tek unë rritet e turret prapëdrejt teje. Era fryn e lëkund kallinjtë që fëshfërijnë si krahë të mëdhenj. Përqafomë fort e dashur, përqafomë, sepse nganjëherë mëkaplon frika nga gjerësia e plotësia e ndjenjave, aq të reja janëato për mua. Mund të mendosh se malli i ngarkuar është më i rëndë se vetë anija dhe se tani po i çon era në det të hapur.
Kjo është një frikë e kotë dhe në përgjithësi nuk është fare frikë, vetëm se është grumbulluar aq shumë dashuri, saqë mbrëmjeve më erren sytë e çdo gjë mbulohet me hije; ja , pra, sa shumëpërulem e gjunjëzohem para asaj që ndiej.
Kjo është pjekuria e stinës së verës që ka mbjellë lulëzimin, megjithëse askush nuk ka mbjellë asgjë, kjo është një verë me bimë të egra e një dashuri e harlisur, nje lule e bukur dhe e fortëe jetës, lule qëka qëndruar shumë kohë e vetmuar… /KultPlus.com
Sot mjafton një klik për të dërguar një lajm, por 170 vite më parë do të ishte Paul Julius Reuter ai që revolucionarizoi dhënien dhe shpërndarjen e lajmit duke përdori pëllumbat. Kjo kureshti nuk bën ndonjë ndryshim në njohjen tonë se si lindi dhe progresio fjala, lajmi, se si u informua opinioni, por rëndësinë që mori koha në vlefshmërinë e informimit.
Paul Julius Baron von Reuter (21 korrik 1816 – 25 shkurt 1899) ishte një sipërmarrës dhe pronar i mediave britanike me origjinë gjermane, themeluesi i agjencisë së lajmeve Reuters. Lindur në një familje hebreje si, Izraeli Beer Josaphat. Ai e ndryshoi emrin kur u transferua në Angli duke u konvertuar në katolik dhe pagëzuar me emrin, Paul Julius Reuter. Për arritjet e tij ai mori gradën e baronit, pas së cilës u bë i njohur si Paul Julius von Reuter ose Paul Julius de Reuter.
Inovative dhe depërtuese në lidhje me fushën e zhvillimit të komunikimit dhe mediave masive , Reuter ka punuar shumë për të zhvilluar kompaninë e tij. Në fillim ai e kuptoi nevojën për të sjellë lajmet sa më shpejt të jetë e mundur për publikun, duke përdorur pëllumba zgarë për të kapërcyer një hendek në linjat telegrafike dhe duke përdorur linja telegrafike nënujore sa më shpejt që ato u instaluan.
Pesë herë ra në zi për ty Shqipëria Nga që për Naimin nuk ngopej së qari, çdo herë e më të lehta eshtrat e holla gjithmonë e më i madh varri.
Gjithmonë e më i vogël arkivoli a thua se varrosnin një violinë, Ti fat i Shqipërisë që u ngrite si i marri888 Kur kombi ish me një këmbë në greminë
Gatitu para eshtrave të tua një Mbret, Jakomoni me stemat e arta fashiste, Në rresht e gjitha me grushtin përpjetë Byroja e ngjeshur komuniste.
Të gjithë kërkonin nga ty pak lavdi Po ti atë me kohë e kishe dhënë, Kur Shqipëria firasej si hëna nën mjegull Ti thirre i pari: Zgjohu, moj Nënë!
Dhe ashtu si Krishti që ngriti Llazarin Ti Atdheun e zgjove nga hashashi osman, i vetën kaq gjë mund ta bënte veç Zoti dhe ti grimca e tij, fati ynë naimian.
Nën furrën e ballit sa gjysmë e Tomorit shqipen e shkrive dhe e derdhe si ar, një nga një me ujin e lumenjve të kulluar na pagëzove e na dhe emrin shqip-ë-tar
Pesë herë ra në zi për ty Shqipëria Nga që për Naimin nuk ngopej së qari, Të gjashtin e te fundit sa shumë do ta desha Në Frashër,…si Meka e çdo udhëtari…
Zbathur, në këmbë unë rrugën do ta bëja, mbi sup si violinë t’i mbaja ato eshtra, I dehur nga besimi se aty nëpër shekuj Shqipëria do të derdhet nëpër mijëra rreshta…/KultPlus.com
Vendi i parë në Festivalin mbarëkombëtar të poezisë, “FLAKADANI I KUJTESËS, ediicioni i tretë.
Elina Duni është një nga zërat më unik që ka i gjithë spektri artistik shqiptar, me të cilin po i mban gjallë këngët e vjetra qytetare, shkruan KultPlus.com
“Sytë për ty i kam të njomë”, është vetëm njëra nga këngët e Nexhmije Pagarushës që ka kënduar Duni me interpretimet tashmë të njohura të saj.
Intepretimet skenike të Elia Dunit janë krejtësisht të thjeshta, por një thjeshtësi artistike në të gjitha dimensionet. Këmbëzbathur e plotë emocione, mund të përshkruhet shkurt performanca e saj.
KultPlus, këtu ka sjellur tekstin si dhe videon e kësaj kënge.
Kët natë të leht gjumi smë merr Vetëm hana m’bën shoqni Veç për ty i dashur qaj pse s’vjen ma s’di çka të baj
ëmmm… ëmmm… Smë lan lotët djal me t’shikju Eja xhanin me ma qetësu
Dal n’dritare me ndëgju Zanin tand a mos ta ndij Era e lehtë me flokët e mia lun Tuj shpresue se po vjen
ëmmm… ëmmm… Smë lan lotët djal me t’shikju Eja xhanin me ma qetsu
Sytë për ty i kam të njomë Si s’dien dhimbje hiç për mu E ty Hën t’lus me më ndihmu Ta gjej djalin që e du
ëmmm… ëmmm… Smë lan lotët djal me t’shikju Eja xhanin me ma qetsu /KultPlus.com
Po i lajë duart prej teje qysh i kam larë parreshtur nëpër kohë gurrave të mira e të paqta të vendlindjes me ujë të kthjelltë që buron nga thellësitë e lashta të këtij dheu e po marr frymë po marr forcë me t’pa n’sy e mos me t’prekë as me gishtin e vogël mos me t’thithë e me t’shti brenda vetes se ti nuk ishe asnjëherë e mira ime anise m’u vardise m’u shtire madje dhe më nxeve për pak dhe më nxite të besoj se ishe andrra ime fryma ime jeta ime në këtë botë të përkohshme dhe në atë të përjetshmën botë që e jetojmë pakufishëm me mungesën tone
Erdhi një çast kur u ndriçua çdo gjë dhe prania jote misioni yt
U shfaqe para meje e botës me një mal të panjohurash që i kishe krijuar ruajtur e brumosur thellë qenies sate të mistershme
Nuk e kam të lehtë të të dëboj prej jetës sime të të shmangem e të gjej shtigje tjera ku ti ende s’ke shkelur
Do të mbyllem në kopshtin e paparë të zemrës që përpak nuk ta dhurova e do të të flakë tutje me puhizat e mëngjesit e të mbrëmjes me erërat e bimëve të jetës me dritën e zjarrin e pashuar të trupit kudo që të shoh a të zë
Do ta djeg e përvëloj dhe atë gjurmë të frymës sate atë stërkalë a teshtimë të frikshme që ndjell vdekje
Vend s’do të lë as në terr e ferr të kësaj e asaj bote
The qafën andej prej nga erdhe siç thyen qafën dhe kokën të gjitha të zezat tjera që u sollën vërdallë rreth meje e më gllabëruan pjesë të dashura nga shpirti im i moçëm sa vetë bota
Hapësirave të mia nuk ka vend as për ty përderisa nuk je jetë përderisa nuk je as dashuri
Vetë mortja je./KultPlus.com
Vendi i dytë në Festivalin mbarëkombëtar të poezisë, “FLAKADANI I KUJTESËS, ediicioni i tretë.
Shëngjini po përgatitet për nisjen e sezonit turistik, duke garantuar jo vetëm pastërtinë e bregdetit, por edhe një qytet e ambient të pastër në tërësi.
Punonjësit e bashkisë së Lezhës u angazhuan sot për pastrimin e rrugës së Shëngjinit.
Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu u shpreh se “Shëngjini është në fokusin e përditshëm të shërbimeve të bashkisë Lezhë”.
“Sepse estetika, pastërtia dhe rregulli çdo ditë janë në përmirësim”, tha ai.
Shëngjini ndodhet 58 kilometra nga Tirana, ndërsa qyteti i Lezhës ndodhet vetëm 7 kilometra larg tij. Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën e pastër dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, si dhe plazhet e Kunes dhe Tales. /Atsh /KultPlus.com
Një britanik me fytyrë të ngjashme me atë të personazhit të njohur humoristik ‘Mr Bean’ e ka gjetur veten papritur sensacion interneti në Azi pasi gjatë periudhës që mbeti i bllokuar në Vuhan ka mbledhur 400 milionë fansa në rrjetet sociale.
52 vjeçari Nigel Dixon, ngeci në Vuhan në fillim të vitit teksa vizitonte miq, dhe nisi të postonte video për jetën në qytet. Më vonë ai nisi të bënte video të shkurtra edukative duke këshilluar njerëzit sesi të jetonin mes situatës së koronavirusit.
Në disa nga videot e tij Nigel nisi të vishej si personazhi i aktorit të njohur Rowan Atkinson, dhe duke imituar atë këshillonte njerëzit si mbanin maskat e fytyrës dhe të qëndronin në shtëpi.
Në një moment ai arriti të grumbullonte 460m ndjekës në rrjetin Sina Weibo – që është versioni kinez i Facebook, me fansa edhe nga Korea e Japonia.
Ai madje është shfaqur disa herë si korrespondent në rrjetin shtetëror kinez në gjuhën angleze CCTV News, duke dhënë informacionet e fundit për jetën në Vuhan.
Nigel, nga Suffolk i Anglisë qendrore, u kthye më në fund në Britani më 29 maj, pasi kishte ardhur në Vuhan më 2 janar.
Ai ka vizituar rregullisht Kinën pesë gjashtë vitet e fundit dhe ka performuar dhe herë të tjera si sozi e Mr. Bean.
Nigel madje është zgjedhur nga vetë Rowan Atkinson si sozia zyrtare në konkurimin ‘Top Funny Comedian’ që u zhvillua në 2017 për imitimet e filmit të Mr Bean.
“As që mund ta përshkruaj çfarë mbështetjeje kisha në Kinë. Kisha dashuri pa fund pesë deri në dhjetë milionë njerëz njeherësh online që pyesnin nëse isha mirë.”
Nigel shton se fama arriti deri aty sa në një pikë u rendit si tema nr. 2 në Sina Weibo, disa vende më lart se Donald Trump.
Ai thotë: “Ishte e pabesueshme. Videot e mia u bënë roli kryesor për informimin e njerëzve mbi atë që po ndodhte në Vuhan. Dilja në stacionet kineze, herë si vetja herë i veshur si Mr Bean duke u thënë njerëzve të mbanin maska e të qëndronin në shtëpi.
“Për sa kohë isha atje është gjëja më e mirë, më jepte një sens objektivi, një sens shpërblimi”. /KultPlus.com
“Jo”, tha ai me shpejtësi. “Kurrë. Të mbetemi miq? Pa mundohuni të rritni një kopsht të vogël me trëndafila, mbi hirin e ndjenjave të thyera? Jo, nuk do të funksiononte kurrë për ju, dhe as për mua. Kjo ndodh vetëm pas çështjeve të vogla, dhe duket çdo gjë e rreme. Dashuria nuk duhet të prishet nga miqësia. Fundi është fund”.
“Askush nuk mund të bëhet më i huaj, sesa personi që e ke dashur dikur”.
“Sa me ngathtësi sillet një person, që ka rënë vërtet në dashuri! Sa shpejt zhduket vetëbesimi i tij! Dhe sa i vetmuar ndihet; të gjitha përvojat e tij të lavdëruara duket se janë zhdukur, ashtu si mjegulla, dhe ai ndihet kaq i dobët dhe i pafuqishëm”.
“Vetëm ai që e di se çfarë është vetmia, e njeh vlerën e vërtetë të takimit me të dashurit e tij”.
“Një grua bëhet më e zgjuar kur ka rënë në dashuri, ndërsa një burrë thjesht e humbet toruan”.
“Vetëm njeriu i palumtur e vlerëson lumturinë. Një njeri i lumtur, nuk ndien më shumë gëzim sesa një manekin. Ai vetëm sa e shfaq, por nuk e zotëron atë. Drita nuk ndriçon në dritë; ajo shkëlqen në errësirë“.
“Sa më primitiv është një njeri, aq më shumë konsiderata të larta ka për vetveten”.
“S’ka asgjë më të lodhshme, sesa të shohësh se si një person e tregon intelektin e tij, veçanërisht nëse nuk ka asnjë të tillë”.
“Cinikët kanë karakterin më tërheqës, idealistët më të keqin. A nuk është e çuditshme?”
“Gratë duhet të adhurohen ose të braktisen. Çdo gjë tjetër është vetëm një gënjeshtër”.
“Çfarëdo që ju nuk mund ta keni, duket gjithmonë më e mirë se çdo gjë që keni. Kjo është romanca dhe budallallëku i jetës sonë!”.
“Thonë se jeta është e vështirë 70 vitet e para. Pastaj gjërat fillojnë të përmirësohen”.
“Pendimi është gjëja më e padobishme në botë. Asgjë nuk mund të kthehet pas, apo të ndryshohet. Asgjë nuk mund të fiksohet. Përndryshe të gjithë do të ishim shenjtorë. Jeta nuk do të thotë se që ne të jemi të përsosur. Ata që janë të përsosur, duhet të vendosen nëpër muzeume”.
“Ndonjëherë duhet të thyeni parimet tuaja. Përndryshe ato nuk do t’iu sjellin kurrë kënaqësi”.
“Është më mirë të vdesësh kur dëshiron të jetosh, sesa të jetosh kur dëshiron të vdesësh!”.
“Çfarëdo që ndodh me ju, mos e merrni kurrë si personale. Asgjë në këtë botë nuk është aq e rëndësishme”. /KultPlus.com
Përmes një postimi në facebook, Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, ka reaguar ndaj ”sulmeve” në lidhje me prejardhjen dhe dialektin, siç thotë ministrja, e cila këtë reagim të gjatë nuk e ka pasur as kur maturantët dolën në protestë dhe e gjithë bota qeshi me ”turin”.
”Nuk e kam kuptuar kurrë se si disa përfaqësues të opozitës, deputetë të dorëhequr dhe në shërbim, këshilltarë dhe ish-këshilltarë – bashkë me portalet e tyre, ia kanë lejuar vetes të më kritikojnë prejardhjen dhe dialektin, duke shfaqur përçmim ndaj shqiptarëve që flasin si unë dhe në veçanti ndaj kosovarëve. Të thuhet “Kthehu prej nga ke ardhur!” ka qenë e papranueshme gjithmonë por t’i thuhet një shqiptari me prejardhje nga Kosova në 2020-ën, është skandaloze”.
Ajo thekson se ky reagim ka ardhur edhe pas protestave të fundit të maturantëve, sipas saj të organizuara nga opozita. “Ky sentiment anti-shqiptar, gati racist i disa opozitarëve, është në mospërputhje të plotë me realitetin e një shkëmbimi dhe bashkëveprimi serioz të bashkëkombësve tanë në të gjithë rajonin. Qytetarët e Shqipërisë ndajnë të njëjtin gëzim që kam edhe unë për faktin se shqiptarët janë sot më të bashkuar se kurrë, një prej dëshmive të së cilit është padyshim edhe prezenca e ministrave me prejardhje nga Kosova në qeverinë e Republikës së Shqipërisë”. /KultPlus.com
Dan Brown është një nga shkrimtarët më të shitur në ditët tona dhe proza e tij vjen si produkt i gërshetimit të fantazisë, ngjarjeve historike dhe misterit, shkruan KultPlus.
Dan Brown lindi më 22 qershor 1964 në New Hampshire. Është autorë i disa librave të suksesshëm, midis të cilëve renditen Kodi i Da Vinçit dhe Engjëj dhe Djaj. Para se të merrej me shkrimin e librave ai ishte mësues i gjuhës angleze.
Dan Browni jeton dhe shkruan në Massachusetts në SHBA. Ai dhe bashkëshortja e tij (Blythe) janë njohës të mirë të historisë dhe kulturës evropiane. Librat e tij karakterizohen nga tema e zbulimit të aventurave misterike, të bazuara jo gjithmonë në ngjarje dhe personazhe të vërtetë.
Brown është ndër autorët më të përkthyer edhe në gjuhën shqipe, njëherësh edhe i preferuar nga mijëra lexues. /KultPlus.com
Teatri i Korçës feston sot 70-vjetorin, si një institucionet më të rëndësishëm kulturore në jo vetëm në qytetin juglindor, por edhe në Shqipëri.
Ndërsa shpreh mirënjohjen në këtë ditë të madhe të artit korçar për të gjithë artistët që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi, bashkia e Korçës ndau sot foto-dëshmi të historikut të tij 70-vjeçar.
“Artistë që vunë themelet e këtij teatri, profesionistë e të rinj të talentuar, na kanë dhuruar emocione të papërsëritshme nga skena me punën dhe veprën e tyre artistike”, thuhet në këtë njoftim të bashkisë.
Fotot nga arkivi i teatrit janë vetëm një pjesë e materialeve, dokumenteve, rekuizitës dhe kostumeve të përdorura në vite, të cilat do të vendosen në muzeun e tij. /KultPlus.com
Personazhet publike kudo në botë janë ndër më të atakuarit kur vjen puna tek pamja e jashtme, stili i veshjes, detajet në look-un e tyre, gjithçka tërheq vëmendjen e fansave dhe njerëzve të shumtë që i ndjekin! Shpesh, rrjetet sociale kthehen në një sulm ndaj këtyre protagonistëve, që në raste të caktuara zgjedhin që përgjigjet e tyre t’i bëjnë publike, e jo vetëm! Krahas tyre, ato japin mesazhet e forta në një shoqëri që shpesh bullizmin e ka vlerësimin e parë për çdokënd, qoftë ky individ me status publik apo krejt i panjohur!
“Shënjestra” e radhës është Heather Parisi, prezantuesja ikonë italiane! Në një postim të fundit të saj në rrjetet sociale, ajo është përballuar me komente nga më të shumta të ndjekësve virtual, e mes tyre dallon ai që i thotë se sa shumë është plakur…Dhe ta mendosh që është mesazh nga një grua për një tjetër grua si Parisi! Ju mendoni se prezantuesja e famshme është irrituar apo i ka kthyer ndonjë përgjigje ofenduese? Përkundrazi! Me shumë maturi, Heather shkroi publikisht një mesazh që tashmë ka bërë xhiron e mediave dhe portaleve në botë.
Ajo shkruan: “Ti ke të drejtë! Fytyra dhe trupi im kanë ndryshuar shumë që nga periudha e Cicales apo Disco Bambina. Ka ndryshuar shumë sidomos edhe pas shtatzënisë sime të fundit në moshën 50-vjeçare. Sot jam 60 vjeçe dhe bukuria e rinisë sime nuk më takon më. Por, që në fillim unë vendosa që të mos e ndjek me çdo kusht atë lloj bukurie, që të mos përpiqesha që të mashtroja veten edhe kohën duke iu drejtuar operacioneve plastike.
Fytyra e plakjes sime është një veprim i së vërtetës dhe përulësisë në të njëjtën kohë. Thjesht, vetëdija ime se përvoja është ajo që na bën unik, jo organet anonime të bukurisë sterotipike më bëjnë kjo që jam sot. Dhe më beso, nuk do ta ndryshoja kurrë “plakjen” time sot, me “bukurinë” time dje! Sepse sot kam shumë më tepër për të treguar dhe kam një qetësi që nuk e kam pasur kurrë”! /KultPlus.com
Ti po kthehesh përsëri tek unë, Me pendesë edhe trishtim pa fund. Ka shumë kohë qe po të pres… Sa shumë… Vjen,
Përmes erës nëpër natë, ti vjen. Nostalgji dhe dëshpërim më sjell… Sa e huaj je tani, s’e ndjen?… Ku shkuan ëndrrat, ku? Ke deshën sytë e tu? S’e di…!
Ne heshtim që të dy. Na ndan një ftohtësi, tani… Kur braktis atë që do, Vjen një çast qe e kupton, Se pa te, ti dot s’jeton…!
Çfarë më thuaj vlen në botë, Kur je vetëm e ke ftohtë, Dhe një zemër s’e gjen dot…? Ku shkuan pritjet, ku? Ku ndali hapi yt?
S’e di…! Një ndjenje në fshehtësi, Jam skllavi yt me thotë tani… Unë,
Sa trishtim po ndjej ne shpirt, çudi…! Kur pendesën shoh në sytë e tu. S’di…te dua a te humba përgjithnjë?! Ti u ktheve, lotin shoh te ngrire. Jam i dobët dhe te fal?! S’e di… Mund ta kthejmë në jetë dashurinë?!…
Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, sot ka pritur në takim djaloshin Lum, i cili ka koeficient të inteligjences 145, shkruan KultPlus.
Ajo shprehet se Lumi qysh nga mosha dy-vjeçare ka shfaqur nivel të inteligjencës jo të zakonshme me fëmijët e moshës së tij. Tutje Jahjaga e quan djaloshin “Ajnshtajn të kohës moderne”.
Postimi i plotë i Jahjagës:
Ishte kënaqësi e veçantë që të pres në vizitë Lumin, një djalosh kurioz i cili premton shumë për të ardhmen e vendit tonë. Lumi ka treguar inteligjencë mbi mesatare me koeficient të intelegjencës 145 dhe është pjesë e Institutit “Atomi”.
Pasuria më e madhe e Republikës së Kosovës janë fëmijët inteligjentë si Lumi. Mirëpo, na takon neve që këtë pasuri ta përkrahim duke i ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin intelektual.
Lumi qysh nga mosha 2 vjeçare ka shfaqë një nivel të intelegjencës jo të zakonshme me fëmijët e moshës së tij. E fëmijët si Lumi, të cilët e di që nuk janë pak në numër, duhet përkrahur që intelegjencën e tyre ta sfidojnë në kushte dhe mundësi të duhura.
Lumi – Ajnshtani i kohës moderne, shpresoj që në të ardhmen, ta vendosësh Kosovën në harten e gjenive botëror. /KultPlus.com
Një grup turistësh bjellorusë por dhe shumë vizitorë vendas dhe të huaj vizituan të dielën Muzeun e Ikonografisë “Onufri”, në Berat.
Ata zgjodhën të kalojnë fundjavën në Berat, i cili vijon të mbetet destinacion i rëndësishëm edhe në këtë periudhë.
Shqipëria ishte destinacioni i parë për këtë sezon i 189 turistëve bjellorusë, të cilët mbërritën nga Minsku, në 12 qershor në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Turistët po shijojnë qëndrimin e tyre në Shqipëri, duke frekuentuar plazhet e jugut si dhe duke vizituar monumentet e kulturës.
Bregdeti i mrekullueshëm, temperaturat e larta, peizazhet e larmishme natyrore, natyra e virgjër, kulinaria…etj, janë vetëm disa nga atraksionet turistike të vendit tonë, që kanë joshur 189 vizitorët nga Bjellorusia të udhëtojnë drejt vendit tonë.
Çarteri turistik erdhi me kompaninë “Belavia”, linja ajrore kombëtare e Bjellorusisë. Me çeljen e sezonit turistik, pritet që Boeing 737-800 të realizoj udhëtime të tilla turistike dy herë në javë, të martë dhe të premte. /KultPlus.com