Përvetësimi i gjuhës shqipe është mjaft i vështirë dhe kërkon një sforcim të madh për ta mësuar.
Ky është përfundimi i Institutit për Shërbime të Jashtme që ka përzgjedhur gjuhët kryesore në botë, duke i klasifikuar ato sipas shkallës së vështirësisë në zënien e tyre, transmeton Konica.al.
Me këtë rast është krijuar një hartë me ngjyra që tregon gjuhët e ‘vështira’ dhe ato të ‘lehta’ për t’u mësuar. Gjuhët romane, që mbështeten në tabanin latin, janë më të kapshmet, dhe përfshijnë frëngjishten, spanjishten, italishten dhe romanishten.
Sipas studiuesve, këto gjuhë mund të përvetësohen brenda 24 javëve.
Në atlasin e gjuhëve evropiane, shqipja bashkë me gjuhët sllave janë renditur në kategorinë e katërt, që do të thotë se ato janë ndër më të vështirat për t’u mësuar, dhe zënia e tyre kërkon hiç më pak se 44 javë përpjekje. / KultPlus.com
Romani “Unë e di pse këndon zogu në kafaz” i shkrimtares Maya Angelou, përkthyer nga Parid Teferiçi është botuar në gjuhën shqipe nga Botimet Pegi, përcjellë KultPlus.
Libri në thelb përshkruan një botë të egër, ku të qenit me ngjyrë dhe grua njëkohësisht ta bën jetën të pamundur, Maya Angelou arrin të ringrihet si një grua fenomenale.
“Unë e di pse këndon zogu në kafaz” (I know why the caged bird sings” – 1969), romani i parë autobiografik i Maya Angelou-t, është shndërruar tashmë në një klasik amerikan fort të dashur në mbarë botën. Është një roman i hareshëm dhe i dhembshëm, i mistershëm dhe i paharrueshëm siç është vetë fëmijëria. Ai përshkruan jetën e Margaritës (të cilën, i vëllai e quan Maj, ose Maja), që nga mosha trevjeçare deri në shtatëmbëdhjetë dhe vuajtjet me të cilat përballet, përdhunimin, braktisjen nga familja, e sidomos racizmin, në Jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Majën dhe vëllain e saj më të madh, Bejlin, të braktisur nga prindërit, i dërgojnë për të jetuar me gjyshen e tyre nga babai dhe me xhaxhain ulok, në Stemps, Arkansas. Fëmijët do t’i shoqërojë drama e braktisjes gjatë gjithë librit; ata udhëtojnë vetëm dhe u vendosin në qafë etiketa njësoj si bagazheve. “Unë e di pse këndon zogu në kafaz” është një histori rritjeje dhe formimi, që tregon se forca e karakterit dhe dashuria për letërsinë mund të ndihmojnë në kapërcimin e traumave dhe racizmit. Përgjatë librit, ashtu si dhe në jetën e saj të vërtetë, Maja shndërrohet nga viktimë e racizmit me një kompleks të theksuar inferioriteti në një vajzë të re, të vendosur, me dinjitet, e zonja për t’iu kundërvënë çdolloj paragjykimi. Maja mëson se dashuria për veten, mirësia ndaj të tjerëve, shpirti i saj i fortë dhe leximi i shkrimtarëve të mëdhenj do t’i japin mundësinë të jetë e lirë dhe jo më e robëruar. Ky roman, poetik dhe i fuqishëm, do të prekë zemrat dhe do të ndryshojë mendjet për sa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë.
Poet and novelist Maya Angelou addresses the audience at the Sickle Cell Disease Association of America – Mobile Chapter 30th Anniversary Celebration program, Tuesday, Sept 12, 2006, in Mobile, Ala. (AP Photo/Press-Register, John David Mercer)
Kritika
Një prej dritave më të shndritshme të kohës sonë, një grua me të vërtetë fenomenale… Zëri që arriti të gjente brenda vetes, ndihmoi breza të tërë amerikanësh dhe të gjithëve ne na shtyu që të bëheshim më të mirë. – Barack Obama
“Unë e di pse këndon zogu në kafaz” është më i dashuri, por njëkohësisht edhe romani më i ndaluar në historinë letrare të ShBA-së. Angelou e përball Amerikën me imazhin e vet, duke ia sfiduar perceptimet, duke ia ndryshuar peizazhin dhe teksa vitet shkonin, Angelou vëzhgonte vendin e saj dhe e shihte që ca hapa emancipimi ishin hedhur. – The Guardian
Zogu në kafaz “këndon për lirinë”, shkruan Maya Angelou në poemën e saj “Zogu në kafaz” – një imazh prekës dhe i përhershëm i gjithë krijimtarisë së saj, teksa përcjell betejat për t’u çliruar nga vargonjtë e racizmit dhe të misogjinisë. – The New York Times
“Unë e di pse këndon zogu në kafaz” i jep krahë lexuesit, sepse Maya Angelou përballet me jetën e saj me një magji mallëngjyese dhe me një dinjitet të lartë. – James Baldwin
Maya Angelou (emri i vërtetë Marguerite Annie Johnson, 4 prill 1928 – 28 maj 2014), ishte poete, këngëtare, aktore, regjisorja e parë me ngjyrë në Hollyewood, shkrimtare dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Si aktiviste, Angelou ka bashkëpunuar me Martin Luther King Jr. dhe Malcolm X, dy nga udhëheqësit kryesorë në luftën për të drejtat e njeriut dhe sidomos ato të afroamerikanëve. Me më shumë se 50 vjet veprimtari krijuese mbi shpinë, ajo është autore e shtatë librave autobiografikë, tri përmbledhjeve me ese, disa përmbledhjeve me poezi dhe e një sërë veprash teatrale, filmash dhe programesh televizive. Ka marrë dhjetëra çmime e mbi 50 diploma Honoris Causa. Angelou është dalluar dhe si poete që ka thurur himne për bukurinë e grave zezake, forcën e tyre dhe shpirtin e tyre thellësisht njerëzor. Ajo njihet kryesisht për shtatë autobiografitë, të cilat rrëfejnë fëmijërinë dhe adoleshencën e saj. Me botimin e kësaj autobiografie, Angelou shfaqi publikisht një sërë aspektesh tejet personale të jetës së saj. Me kalimin e kohës, ajo u bë zëdhënëse e njerëzve me ngjyrë dhe e grave në ShBA. Ndonëse janë bërë përpjekje të herëpashershme për të bllokuar qarkullimin e librave të saj në librari dhe biblioteka, veprat e saj studiohen gjerësisht në shkolla dhe në universitete, në të gjithë botën. Në lidhje me kategorizimin e prozës së saj, kritikët letrarë kanë mendime të ndryshme; disa e quajnë autobiografi të mirëfilltë, ndërsa të tjerë e konsiderojnë krijimtari letrare, që ka marrë shkas nga jeta e saj personale. Në fakt, veprat e Angelou-t duket se përfaqësojnë një përpjekje të ndërgjegjshme për të sfiduar strukturën e zakonshme të autobiografive, duke e kritikuar, ndryshuar dhe zgjeruar këtë zhanër.
Përkthyer nga Parid Teferiçi, Botime Pegi ka sjellë në gjuhën shqipe “Unë e di pse këndon zogu në kafaz” dhe “Mami, unë dhe mami”.
Fragmente nga libri
1) Shpresonte për më të mirën, përgatitej për më të keqen dhe s’kishte gjë që ta kapte në befasi.
2) […] gjuha është mjeti me të cilin njerëzit komunikojnë mes tyre dhe që i dallon nga kafshët. […]Gjyshja jote thotë se ti lexon shumë. Sa herë ke mundësi. Kjo është gjë e mirë, por nuk mjafton. Fjalët thonë më shumë se çfarë gjendet në letër. Duhet zëri njerëzor për t’i mbushur me nuancat e një kuptimi më të thellë.
3) Të mbetesh pezull, e vetme, në litarin e nderë të papërgjegjësisë rinore, do të thotë të përjetosh bukurinë torturuese të lirisë së plotë dhe kanosjen e përhershme të mëdyshjeve. Janë të rrallë, mjaft të rrallë, ata që arrijnë t’i mbijetojnë adoleshencës. Pothuajse të gjithë dorëzohen para trysnisë së vagullt, por asgjësuese, që ushtron konformizmi i moshës së rritur. E kanë më të lehtë të vdesin e t’u shmangen konflikteve, sesa të përballojnë betejën e vazhdueshme me forcat e epërme të pjekurisë.
4) Deri para pak vitesh, çdo brezi i voliste të pranonte fajin për akuzën se ishte i ri e i paditur, dhe e kishte më të lehtë të pranonte dënimin e dhënë nga brezi pararendës (i cili kish bërë të njëjtën gjë disa vite më parë). Detyrimi për t’u rritur pa vonesë durohej më lehtë sesa tmerri i panjohur i një destinacioni të mjegullt si rinia.
5) Nga jeta do të marrësh atë që ke investuar. Bëje me gjithë zemër atë që bën, pastaj lutu dhe prit.
6) Jam e bindur se shumica e vajzave jo fort tërheqëse janë të virtytshme vetëm ngaqë nuk u jepet rasti të jenë ndryshe.
7) Pikërisht në moshën e brishtë kur sulmohet nga forcat e natyrës, vajza e re zezake e gjen veten njëherazi nën zjarrin e trefishtë të paragjykimeve mashkullore, urrejtjes pa shkak të të bardhëve dhe pafuqisë së zezakëve.
8) Fakti që gruaja zezake amerikane kalit një karakter të jashtëzakonshëm, shpeshherë shihet me habi, bezdi dhe, madje, armiqësi. Rrallëherë pranohet kjo gjë si pasojë e pashmangshme e luftës së fituar nga të mbijetuarit, një fitore që meriton respekt, në mos brohoritje.
9) “Djemtë”? Ato fytyra të gurta me sy urrejtjeje që t’i digjnin rrobat në trup, po të të shihnin të shtunave në rrugën kryesore të qendrës. Djem? Ata dukej sikur nuk kishin qenë kurrë të rinj. Djem? Jo, përkundrazi: burra të mbuluar nga pluhuri i varreve dhe të moshuar pa bukuri e dije. Shëmtira dhe kalbësira, pjella neverish të dikurshme. Sikur Shën Pjetri, në Ditën e Gjykimit, të më kërkonte të dëshmoja për këtë gjest bujar të ish-sherifit, nuk do të thosha dot asnjë fjalë në favor të tij. Ishte tepër poshtëruese bindja e tij se, sapo të dëgjonin për mbërritjen e Ku Kluks Klanit, xhaxhai dhe të gjithë zezakët e tjerë do të vraponin të fshiheshin mes glasave të qymezit.
10)Riti, mos çaj kokë që nuk je e bukur. Kam parë plot gra të bukura të hapin kanale a mos më keq. Ti je e zgjuar. Për atë Zot, më mirë të kesh mendjen në rregull sesa vithet. / KultPlus.com
Vendet evropiane gradualisht po hapin kufijtë e tyre, hotelet dhe linjat e fluturimit. Portali i udhëtimit “Destinacionet më të mira evropiane” ka bërë një listë për t’i orientuar të gjithë ata që nuk dinë ku të shkojnë dhe cilat masa të sigurisë merren në vende individuale dhe rajone.
Ndër “20 destinacionet më të sigurta në Evropë” janë ato që u preken më pak nga Covid-19, qytete të cilat kanë ndërmarrë masa të përshtatshme sigurie si dhe kanë një infrastrukturë të përshtatshme shëndetësore.
Vjena është një nga qytetet që bën pjesë në atë listë, shkruajnë mediat austriake, transmeton Albinfo Austria.
Norbert Kettner, drejtor menaxhues i “Wien Tourismus”, tha: “Standardet e larta të sigurisë dhe pastërtisë së Vjenës janë vërtetuar se janë një pasuri në pozicionimin e publikut të udhëtimit për vite me radhë – aq më tepër në kohën e Covid-19”.
Sipas portalit “Destinacionit më të mira evropiane”, Vjena vizitohet gjatë gjithë vitit nga udhëtarët, “të cilët po kërkojnë një destinacion udhëtimi të sigurt dhe paqësor”.
Shkalla e krimit është deri në tri herë më e ulët se në kryeqytetet e tjera evropiane. “Me shumë parqe dhe mjete transporti, Vjena është një nga qytetet me cilësi më të mirë të jetës në Evropë”, theksoi Kettner.
Përveç kësaj, muaj më parë Vjena ishte shpallur si qyteti më i gjelbëruar në botë. / KultPlus.com
Ka disa arsye të vlefshme përse disa aktorë nuk kanë fituar ende një ‘Oscar’. Më poshtë, mund të gjeni disa nga vëzhgimet dhe supozimet pse nuk ka ndodhur kjo.
Më poshtë gjeni 17 aktore dhe aktorë të talentuar të cilët janë nominuar për një ‘Oscar’ të paktën një herë, por nuk e kanë fituar këtë çmim akoma.
1. Amy Adams
Amy Adams është nominuar për ‘Oscar’ 5 herë për filma si ‘Doubt’, ‘The Master’ dhe ‘American Hustle’. Në vitin 2016, ajo ishte e shkëlqyer në rolin e saj si Louise Banks në filmin “Sci-fi flick Arrival”. Dhe ajo nuk u propozua as për një ‘Oscar’ për këtë pjesë, gjë që i bëri tifozët e saj të zemëruar.
Ndoshta arsyeja pse Adams ende nuk e ka fituar këtë trofe është sepse ajo ka filluar karrierën e saj në Hollywood në moshë të vonuar, ajo ishte tashmë 25 vjeç në kohën kur filloi të ishte pjesë e industrisë së filmit. Deri në këtë moshë, shumë yje janë nominuar për një ‘Oscar’ disa herë pasi është shumë normale të fillosh një karrierë në moshë të re. Por Adams ende ka shumë kohë për ta fituar këtë çmim.
2. Bradley Cooper
Bradley Cooper u nominua për një ‘Oscar’ tri vjet me radhë. Herën e parë ai u nominua në vitin 2013, kur ai u propozua për aktorin më të mirë për rolin e tij kryesor në “Silver Linings Playbook”, por statuja shkoi në duart e aktorit Daniel Day-Lewis për performancën e tij në filmin “Lincoln”. Vitin e ardhshëm, Cooper u propozua për “Aktorin më të mirë në rol dytësor” për filmin “American Hustle”, por ishte Jared Leto i cili fitoi ‘Oscar’-in atë kohë. Herën e tretë, ndërsa herën e tretë që ai u nominua, çmimin e fitoi Eddie Redmayne që luajti rolin e Stephen Hawking.
Duket se Cooper nuk ka marrë ende mundësinë e tij të artë. Megjithatë, ai do të ketë një shans të vërtetë të mirë për ta lënë ceremoninë me çmimin në dorë këtë vit. Projekti i tij, “A star is born”, ku ishte regjisor, producent, skenarist dhe aktori kryesor, është shumë premtues. Shpresojmë që ai do të fitojë këtë statujë të shumëpritur dhe të merituar.
3. Saoirse Ronan
Saoirse Ronan është vetëm 24 vjeçe, por tashmë ka marrë pjesë në garën për çmimin më prestigjioz të filmit tri herë. Nominimi i saj i parë u bë kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe. Pastaj ajo ishte një nga kandidatët më të mirë të aktores për rolin e saj në filmin “Brooklyn”, dhe vitin e kaluar ajo pothuajse fitoi çmimin për rolin e e saj kryesor në “Lady Bird”.
Ronan është një nga shembujt e një karriere të hershme. Por gjatë ceremonisë së vitit të kaluar, ajo kishte për të konkurruar me aktoret e mëdha si: Frances McDormand (60 vjeçe) dhe Meryl Streep (68 vjeçe). Ronan tha në intervistën e saj se ajo nuk është konkurruese për çmime dhe se vetë nominimi u ndje si një fitore ndaj saj. Ajo do të ketë një shans të mirë për të fituar një ‘Oscar’ këtë vit për rolin e saj si Mary Stuart në “Mary Queen of Scots”.
4. Joaquin Phoenix
Joaquin Phoenix ka patur tri nominime për çmimin ‘Oscar’ deri më tani, dhe më i rëndësishmi ishte ai për “Aktorin më të mirë në rol dytësor” për filmin “Gladiator”. Është e çuditshme, por ai kurrë nuk u nominua për rolin e tij të shkëlqyer në filmat si “Her” dhe “Inherent Vice”.
Ka pasur zëra se Phoenix nuk dëshiron të marrë pjesë në këto ngjarje të pafundme dhe duhet të japë intervista të panumërta vetëm për t’u konsideruar për çmimin.
5. Helena Bonham Carter
Ky aktore është nominuar dy herë për një ‘Oscar’. Herën e parë ndodhi në vitin 1998 kur ajo mori një nominim për “Aktoren më të mirë” për filmin “The Wings of the Dove”. Herën e dytë, ajo ishte në vitin 2011 në kategorinë “Aktorja më e mirë në rol dytësor” për rolin e saj në dramën historike “The King’s Speech”. Mjerisht, në të dyja rastet, fati nuk ishte në anën e Carterit. Është interesante se ajo nuk fitoi asnjë çmim dhe nuk u nominua as për ndonjë gjë për punën e saj të jashtëzakonshme për rolin e Marlas në “Fight Club”.
6. Johnny Depp
Gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë Depp është nominuar për çmimin Oskar 3 herë. Në vitin 2004, nga të tre nominimet Deep nuk e fitoi asnjëherë këtë çmim. Depp thotë në intervistat e tij se ai nuk është i interesuar më për cmime. Ai ka thënë se, kurrë nuk donte të fitonte çmimin Oskar, duke e sqaruar se nuk mori pjesë për hir të fitimit të çmimit por për fansat e tij.
7. Sharon Stone
Sharon Stone ka luajtur në më shumë se 40 filma artistikë, por ajo u bë me famë botërore falë pjesës së saj në Basic Instinct. Sa për çmimin Oskar, ajo u propozua për këtë çmim vetëm një herë për pjesën e saj në Cazino, por çmimi u fitua nga Susan Sarandon atë vit. Ajo u bë e famshme në moshën 34 vjeçare. Para se të niste këtë karrierë ajo punonte si modele dhe merrte pjesë në aktrim, në filmat B. Ajo nuk ndenji gjatë në SHBA, por zhvendosi vëmendjen e saj në Evropë. Thonë se është ajo që e bëri Festivalin e Filmit në Kanë një nga festivalet më të njohura dhe më të njohura të filmit në botë, e cila nuk është më pak prestigjioze sesa Çmimet e Akademisë.
8. Bill Murray
Ky aktor që është shuam i dashur nga miliona fansa, u nominua për çmimin Oskar vetëm një herë në 2004 në kategorinë e aktorëve më të mirë për pjesën e tij në Lost in Translation. Në atë kohë, ai humbi me Sean Penn. Është interesante që pavarësisht pjesëve që ka aktruar në filmat më të mirë, ai kurrë nuk ka fituar ndonjë çmim për ta. Në një nga intervistat e tij, Murray pranoi se ai kishte vendosur të mos merrte pjesë më në garën e Oskarëve. Ai krahasoi dëshirën për të fituar një Oskar me një virus që e pengon atë të mendojë qartë. Pasi nuk e fitoi Oskarin për Lost in Translation, ai tha, “6 muaj më vonë, kuptova se e kisha marrë virusin. Unë kam qenë i infektuar. ”
9. Keanu Reeves
Është e vështirë të besohet, por Keanu Reeves kurrë nuk është nominuar për një Oskar. Ai u bë i famshëm në mbarë botën pas filmave të suksesshëm si Speed and Point Break, dhe Matrix e bëri atë një figurë të famshme. Edhe pse ai nuk ka fituar çmimin Oskar, Reeves ka fituar vetëm çmime MTV Movie.
10. Tom Cruise
Tom Cruise u nominua për një Oskarin në kategorinë e aktorëve më të mirë në vitin 1990 për herë të parë. Situata e Cruise-it mund të shpjegohet me një teori të quajtur Pitt-Hanks Continuum që thotë se ka dy lloje aktorësh në Hollywood. Tipi i parë i ngjan Brad Pitt, i dyti i ngjan Tom Hanks. Aktorët e tipit të parë vazhdimisht mund të shfaqin performancë të shkëlqyer, por ata kurrë nuk do ta fitojnë çmimin. Ndërsa aktorët e tipit “Hanks” mund të fitojnë një Oskar për punën e tyre të parë të suksesshme.
11. Jessica Chastain
Suksesi i vërtetë erdhi tek Jessica Chastain pas realizimit të filmit The Help. Ajo u emërua menjëherë për çmimin Oskar në kategorinë e aktorëve më të mirë. Megjithatë, ajo nuk fitoi trofeun e artë të atij viti. Vitin e ardhshëm ajo u propozua përsëri për filmin Zero Dark Thirty, por humbi me Jennifer Lawrence. Përveç kësaj, sipas Jessica, ajo tha se ajo ishte shumë e modës së vjetër në fillim të karrierës së saj. Aktualisht tani ajo është në kulmin e suksesit të saj, dhe ka një shans shumë të mirë për të fituar Oskarin e lakmuar në të ardhmen e afërt.
12. Will Smith
Është e vështirë të besohet, por Will Smith ka fituar shumë pak çmime serioze. Në të njëjtën kohë aktrimi i tij ka qenë gjithmonë i mirë, pa marrë parasysh se çfarë zhanri ka luajtur. Ai është emëruar dy herë për çmimin Oskar por në asnjëherë nuk e fitoi këtë çmim. Ndërsa në vitin 2016, Will dhe gruaja e tij Jada Pinkett Smith akuzuan Akademinë e Racizmit dhe u kërkuan njerëzve me ngjyrë të mos marrin pjesë për çmimin Oskar.
13. Michelle Williams
Williams ka marrë pjesë katër herë në çmimin e Oskarit. Dy herë është nominuar në kategorinë e aktorëve më të mirë për dy filmat e saj. Ndërsa 2 herë të tjera ajo u propozua për Best Supporting Actress në filmat Brokeback Mountain dhe Manchester by the Sea. Por pavarësisht të gjitha këtyre filmave ajo nuk arriti të fitonte trofeun e Oskarit. Kohët e fundit, aktorja ka vendosur të kalojë nga role të thella dhe dramatike në projekte më të thjeshta si Feel Pretty dhe Venom.
14. Keira Knightley
Keira ka luajtur në shumë filma të suksesshëm dhe ka qenë e nominuar dy herë për një çmimin Oskar. Emërimi i parë u zhvillua në vitin 2006, për pjesën e saj në Krenari dhe Paragjykime. Herwne dytë është dominuar në 2015, për pjesën e saj në dramën historike The Imitation Game.
15. Robert Downey Jr
Gjithashtu edhe situata me Robert Downey Jr duket e padrejtë. Ai u propozua për herë të parë për çmimin Oskar shumë kohë më parë në vitin 1993 për aktorin më të mirë në Chaplin, por nuk fitoi. Hera e dytë dhe e fundit ishte në vitin 2009 kur ai u emërua në kategorinë e aktorëve më të mirë për Tropic Thunder, por nuk fitoi. Kohët e fundit ai ka thënë se në moshën e tij j 53 vjeçare, do të dukej patetik me një një kostum superhero.
16. Glenn Close
Shumë njerëz e njohin Glenn Close për pjesën e saj si Cruella De Vil në filmat e 101 Dalmateve. Por shumë pak janë të vetëdijshëm se Close është nominuar për një çmimin Oskar 6 herë gjatë karrierës së saj 36-vjeçare. Vlen të përmendet se nominimet e saj të para, 5 prej tyre u zhvilluan në vitet 80. Emërimi i saj i fundit u zhvillua në vitin 2012 për rolin e saj si Albert Nobbs në Albert Nobbs. Ndoshta, aktorja ka qenë e pafat me konkurruesit e tjerë sepse ajo ka dalë kundër, duke humbur me aktoret si Jessica Lange, Cher dhe Meryl Streep.
17. Brad Pitt
Askush nuk do ta besojë se Brad Pitt nuk ka fituar akoma çmimin Oskar. Pranimi i parë i Pitt u zhvillua në vitin 1996 për pjesën e tij në filmin Dymbëdhjetë Majmunët. Hera e dytë ishte në vitin 2009 për pjesën e tij në The Curious Case of Benjamin Button, por sërish nuk fitoi. Në vitin 2012, Brad Pitt kishte edhe 2 nominime për aktorin dhe producentin më të mirë dhe fitoi çmimin “Best Picture Academy Aëard” por humbi përsëri Oskarin. / KultPlus.com
Artisti i njohur dibran, Përparim Tomçini, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 65-vjeçare. Tomçini i dha shumë artit dhe muzikës dibrane e jo vetë, duke kompozuar mbi 400 këngë dhe përpunuar melodi të shumta.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur shkrimtari dhe diplomati, Luan Rama përmes një postimi në rrjete sociale.
“Sot është ndarë nga jeta Përparim Tomçini i Dibrës, njeriu zemërbardhë e miku zemërmirë, artisti i talentuar dhe me një profil të spikatur e të konsoliduar prej vitesh, që me shpirtin e vet qytetar dhe forcën e talentit të madh, i dha këngës dibrane përmasat e shpirtit shqiptar, duke e ngritur atë në nivele të panjohura më parë dhe duke e bërë këngën e të gjithëve, të shqiptarëve e zemrave të tyre.
Humbja është e madhe dhe pesha e dhimbjes e rëndë! Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij të shumtë! Ngushëllime komunitetit të artistëve e gjithë Dibrës për humbjen e pazëvendësueshme!
Lamtumirë mik e shok i shtrenjtë, që njësoj si valët e Drinit, do të jesh përherë i gjallë me këngën tënde që do të këndohet sa të ketë Dibër dhe shqiptarë mbi këtë dhe!
Të ndrittë shpirti Përparim Tomçini!”, ka shkruar Rama.
Përparim Tomçini gjatë jetës së tij ka fituar çmime të shumta në koncerte e konkurse artistike dhe është shpallur “Nder i Kulturës Dibrane” dhe është dekoruar nga Hashim Thaçi me motivacionin “Për kontribut të madh për lirinë, për kontributin e madh në muzikë dhe art barazinë dhe pavarësinë e Kosovës”. / Shekulli / KultPlus.com
Dita ndërkombëtare e mjedisit është caktuar 45 vjet më parë nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim, shkruan KultPlus.
5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB -së. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.
Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.
Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook, ka uruar për Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, duke bërë apel që kjo ditë të shërbejë si kujtesë për rëndësinë e mbrojtejës së mjedisit ku jetojmë.
“Mirëmëngjesi Prishtinë, Sot shënohet Dita Botërore e Mjedisit, që shërben si datë që na kujton rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit ku jetojmë. Ndër vite jemi përkujdesur që hapësirat e gjelbra të rriten në Prishtinë. E pikërisht tani, po shënohet edhe “Prishtina Green Week”. Po mbjellim shumë drunj dhe po vendosim plot vazo gjelbëruese anekënd qytetit. Po punojmë që Prishtinës t’ia kthejmë ngjyrat me pamjen drunjve e bimëve. Mjedisi është i pazëvendësueshëm, prandaj ta ruajmë së bashku. Është përgjegjësi e secilit prej nesh!”, ka shkruar Ahmeti. / KultPlus.com
Edukatorja nga Ukraina, 51 vjeçare është arrestuar nga autoritetet e vendit për shkak se vrau foshnjen duke i zënë frymën me jastëk.
Arrestimi ka ndodhur pasi janë publikuar pamjet e tmerrshme.
Policia ka njoftuar se vajza ka vdekur nga të vjellat për shkak të probleme të frymëmarrjes pasi i shkaktoi edukatorja me jastëk.
E në vend që edukatorja Irina Sukhanova, të raportojë në polici ajo madje ka tentuar t’i zhdukë pamjet nga kamerat, por policia i ka rikthyer ato si prova që shërbyen për arrestimin e saj.
Sukhanova para policisë ka thënë “Ajo që unë i vendosa fëmijës ishte vetëm një forcues special e cila do të shërbente për mbrojtjen e fëmijës nëse ajo rrëzohej, kështu nuk do të lëndohej.”
Ajo është arrestuar dhe rasti është duke u hetuar edhe më tutje për shkak se kishte hapur edhe një çerdhe pa leje të autoriteteve.
Pa pishina luksoze, pa staf të ndonjë bari me kokteje të ndryshme dhe pa kurse golfi. Klein Curacao, që shtrihet 15 milje në jug-lindje të postës holandeze të Curacao, është një ishull “mashtrues” në një parajsë Karaibe.
Ky ishull është i pabanuar me shumë varre anijesh dhe me një histori të errët. Në shekullin e 17-të u përdor nga kompania holandeze e Indisë Perëndimore për të karantinuar skllevërit që po transportonte midis Afrikës dhe Curacao të cilët ishin sëmurë gjatë udhëtimit.
Për disa, ishulli i vogël, i cili mat vetëm gjysmë milje katrore, u bë vendi i tyre i fundit për pushim. Një pjesë e varreve janë ende të dukshme në anën jugore. / KultPlus.com
“Le Progrès de la Côte-d’Or” ka botuar, të shtunën e 9 nëntorit 1940, në ballinë, fotografinë ekskluzive të përurimit të monumentit të Skënderbeut në Romë nga Duçja, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Përvjetori i Marshit mbi Romë – monumenti i Skënderbeut
Me rastin e përvjetorit të Marshit mbi Romë, Duçja, në prani të kontit Çiano dhe qeverisë shqiptare, përuroi monumentin e heroit shqiptar Skënderbeut.
Kopshti dhe produktet e verës – produktet që duhet t’i keni për të dëshmuar se jeni gati për këtë stinë!
Pas një dimri të gjatë me ngjyra të hirta, vjen stina e verës e cila karakterizohet me ngjyra të lumtura – brenda e jashtë!
Stina e verës ka rëndësi të veçantë sepse është një periudhë ku njerëzit shoqërohen më shumë, e familjet e shijojnë praninë e anëtarëve në rehatinë e ballkonit, tarracës, verandës ku keni shkëmbyer biseda e kujtime.
Por në mënyrë që stinën e verës ta bëni sa më të këndshme, patjetër se fillimisht duhet të jeni gati për këtë sezonë!
Për të qenë sa më gati për këtë stinë e cila veçse ka ardhur, është e rëndësishme që t’i keni produktet e nevojshme të verës, produktet e kopshtit, dekorimet dhe shumëçka tjetër.
E kur flasim për këto gjëra, më nuk keni nevojë të brengoseni për trendet, kualitetet dhe estetikën e këtyre produkteve, pasi që Jysk, pas rihapjes së të gjitha pikave të veta, ka vendosur që të vijë me një ofertë për të gjithë konsumatorët e vet në produktet e verës.
Prej datës 5 qershor deri më 18 Qershor, shumë produkte të kopshtit, dekorime të ndryshme dhe produkte të tjera mund t’i gjeni me çmime shumë të volitshme dhe kualitet skandinav në të gjitha pikat ku gjendet JYSK.
Përveç se mund t’i vizitoni dyqanet, JYSK u ka mundësuar të gjithë konsumatorëve që produktet t’i porositin online në www.jysk-ks.com
Shtatorja e shenjtores Nënë Terezë në qytetin e Bruklinit duket se është kthyer në një vend pelegrinazhi në Nju Jorkun e trazuar me protesta dhe ende të pa çliruar nga pandemia Covid-19.
Besimtarët njujorkez në këto ditë të vështira i janë drejtuar shenjtores shqiptare në platonën e Kishës Saint Anthanasius në Bruklin.
Shtatorja e të shenjtës Nënë Terezë u vendos në qytetin e Bruklin katër vjet më parë me nismën e Organizatës Rrënjëve Shqiptare të drejtuar nga Marko Kepi, dhe të ish senatorit të shtetit të New Yorkut, Marty Golden, me sponsorizimin e një grupi shqiptarësh që siguruan gdhendjen e shtatores
Rreth 2 metra e lartë dhe e derdhur në bronz, ajo peshon rreth 300 kg dhe në bazament ka të shkruar “Nënë Tereza” në anglisht dhe emrin e saj origjinal Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, rrethuar nga nja kopsht me lule te freskta.
Në Bruklin jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptarë. / Bota Sot / KultPlus.com
Përkundër të gjitha lajmeve të këqija që lidhen me pandeminë e koronavirusit, përgatituni për disa shfaqje mjaft të mahnitshme që do të ndodhin në qiell!
Ata që do t’i kthejnë sytë kah qielli, brenda më pak se një javë do të mund të shikoni disa spektakle radhazi, nisur prej eklipsit të pjesshëm të hënës “Penumral” që ishte më 5 dhe 6 qershor, e deri te eklipsi diellor “Annular” që do të ndodhë më 21 qershor.
Këtë vit, qytetarët kudo në botë do të jenë në gjendje që të mahnitemi me gjashtë eklipse në total, katër hënore, të cilat do të jenë të pjesshme, dhe dy diellorë, një eklips vjetor më 21 qershor dhe një eklips total më 14 dhjetor.
Një eklips ndodh kur drita e një trupi qiellor pengohet nga një trup tjetër, pasi trupi e hedh një hije në trupin e tretë.
Kur bllokohet drita e diellit nga hëna, ne vërejmë një eklips diellor në tokë, dhe kur toka është rreshtuar mes diellit dhe hënës, ajo hedh një hije në hënë, dhe ne jemi dëshmitarë të një eklipsi hënor.
Rreth 35 për qind e të gjitha eklipseve hënore janë penumrale, 30 për qind të pjesshme dhe 35 për qind janë të plota. Ato mund të vëzhgohen me sy në mënyrë të sigurt, kështu që ata janë një trajtim për adhuruesit e qiellit!
Eklipsi hënor penumral ndodh kur hëna shtrihet në hijen e sipërme ose në hijen e jashtme të tokës, dhe mund të jetë mjaft delikate.
E ky eklips është parë më qartë nga Azia, Evropa, Antarktida, Afrika, Australia dhe jugperëndimi i Amerikës së Jugut. Ka filluar më 5 qershor në orën 17:45:51, arriti kulmin në 19:24:55, ndërsa përfundoi në 19:24:55.
Eklipset diellore mund të jenë të katër llojeve, të plota, të pjesshme, rrethore dhe hibride.
NASA ka shpjeguar se ato ndodhin një herë në 18 muaj dhe ofrojnë një mundësi të përsosur për ta studiuar kurorën e Diellit, që është shtresa e saj e lartë.
Më 21 qershor, hëna do të rreshtohet në mënyrë të përkryer midis diellit dhe tokës për eklipsin diellor rrethor dhe unaza e jashtme e diellit do të mbetet e dukshme, në atë që njihet si “unaza e zjarrit”.
Eklipsi i plotë diellor do të jetë i dukshëm nga pjesa e Afrikës dhe pamje të pjesshme do të ketë në Evropën Juglindore, teksa do të shihet më së miri nga Azia, Afrika, Veriu në Australi, Oqeanet Paqësore dhe Oqeani Indian.
Eklipsi do të arrijë kulmin në orën 12:10 të mëngjesit dhe do të zgjasë 3 orë e 18 minuta.
Këto ngjarje duhet të mbeten kujtime të veçanta, kështu që mos harroni t’i mbroni sytë tuaj. /AFP / KultPlus.com
“The Fight Over Freedom in the 20th-and-21st Century”, libri që shtjellon diskursin rreth ‘vetëvendosjes’, i Rita Augestad Knudsen, bashkëshortes së ish-kryeministrit Albin Kurti, është botuar në anglishte, të enjten.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti, përmes një statusi në Facebook.
“Shtëpia Botuese ‘Palgrave Macmillan’ ka botuar librin e Ritës “Beteja mbi Lirinë në Diskursin Ndërkombëtar në Shekujt 20 dhe 21”, shkruhet në statusin e tij, transmeton KOHA.
Libri, “The Fight Over Freedom in the 20th-and-21st Century” libër shtjellon se si diskursi ndërkombëtar rreth “vetëvendosjes”, gjatë njëqind viteve të kaluara, ka funksionuar si fushëbetejë midis dy idesh: idesë ‘radikale’ e lirisë dhe idesë ‘liberal-konservatore’ të lirisë.
Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare, i cili ndë vite ka realizuar hite të pavdekshme, shkruan KultPlus.com
‘Vetëm ty’ është një nga këngët e tij më të vjetra dhe njëkohësisht një ndër hitet më të njohura që këngëtari nga Lushnja ka realizuar ndër vite. Alban Skënderaj ka mbajtur me dhjetra koncerte edhe në Kosovë.
‘Vetëm ty’ nga Skënderaj është një baladë që ngërthen në veten një tekst unik me një gjuhë artistike.
“Me mire te isha une nje shkemb dhe dallget te rrihnin ne koken qe s’me dhemb Mbase me mire do te ishte te isha une nje mal dielli me rrezet te me griste kemishen e bardhe
Edhe me mire do te ishte te isha une nje peme me fruta e gjethe te blerta qe kurre te mos bien me mire akoma do te ishte te isha une nje kenge tinguj e nota te mbloja ne cdo vend
Por une e di, e dashur kam nje detyrim gjithmone me ty, ne lindje perendim jo s’mund te jem as shkemb, as mal, as peme thjesht nje njeri per ty une do te jem
Chorus: Se ti je motiv i jetes time vec per ty do te jetoj ti me ben te fle pa mendime vetem ty une enderroj
Sikur te isha une nje cope qielli i ftohte ne zemren tende do te vija te qendroja ngrohte edhe nje yll te isha me diellin e drite ne sy driten time te gjithen do te ta falja ty
Ty vetem ty, ty vetem ty Ty vetem ty, ty gjithmone ty,ty vetem ty
Por un e di tani cdo gje ka nje kuptim Eshte thjesht nje ndjenje pa fund pa perendim Tani po mund te jem dhe shkemb dhe mal dhe peme Gjithcka per ty, per ty un do te jem
Chorus: Se ti je motiv i jetes time vec per ty do te jetoj ti me ben te fle pa mendime vetem ty une enderroj”
“Nëse njerëzit nuk e kuptojnë sjelljen tonë – çka pastaj? Kërkesa e tyre se duhet të bëjmë vetëm atë që e kuptojnë ata është një tentim për të na diktuar ne. Nëse kjo do të thotë të bëhesh “asocial” ose “iracional”, bëhu. Në përgjithësi ata nuk e durojnë lirinë dhe guximin tonë për të qenë vetja.
Ne nuk i detyrohemi askujt për shpjegime ose llogari, për aq kohë sa veprimet tona nuk i lendojnë ose i nëpërkëmbin ata. Sa shumë jetë janë shkatërruar nga kjo nevojë për “shpjegim”, e cila zakonisht e përfshin edhe atë se shpjegimi është “kuptuar” që do të thotë është miratuar.
Lëri veprimet tuaja të gjykohen dhe nga veprimet të gjykohen edhe qëllimet tuaja, por dije se një person i lirë i ka borxh një shpjegim vetëm vetes – arsyes dhe ndërgjegjes së vet – dhe tek disa të cilët mund të kenë një kërkesë të justifikueshme për shpjegim.” – Erich Fromm
“Pra ky është Ferri. Kurrë nuk do ta besoja. Ju kujtohet se të gjithëve na është treguar për dhomat e torturës, për zjarrin dhe squfurin, për “tokën e ndezur. Tregimet për shtrigat! Nuk ka nevojë për djaj të kuq dhe të zjarrtë. Ferri janë njerëzit e tjerë.” – Jean Paul Sartre
“Zoti ka vdekur. Zoti mbetet i vdekur. Ne e kemi mbytur atë. Si duhet ta ngushëllojmë veten, ne, vrasësit e të gjithë vrasësve? Çka ishte ajo më e madhja dhe më e shenjta e të gjithave që bota ende e posedon, e cila gjakoset për vdekje nën thikat tona: kush do ta fshij këtë gjakun tonë? Çfarë uji ekziston për të na pastruar neve nga vetja e jonë? Çfarë festivale të shlyerjes, çfarë lojë të shenjta duhet të shpikim ne? A nuk është madhështia e këtij veprimi shume e madhe per ne?” – Friedrich Nietzsche
‘Djalosh, nevojat e tua janë të pakëta dhe ato lehtë mund të arrihen dhe secila vuajtje e domosdoshme mund lehtësisht të tolerohet. Mos e kompliko jetën tënde me këso qëllime të ulëta si pasuria dhe fama: ato janë armiqt e lumturisë.
Fama, për shembull, ka të bëjë me opinionin e të tjerëve për ty dhe ajo kërkon që ne ta jetojmë jetën ashtu siç të tjerët duan. Për ta arritur dhe për ta mbajtur famën ne duhet të pëlqejmë atë që të tjerët e pëlqejnë. Prandaj, një jetë me famë ose një jetë me politikë? Ikni nga ato. Ndërsa pasuria? Shmanguni prej saj! Është një kurth, sepse sa më shumë që bëjmë aq më shumë e dëshirojmë dhe po aq i thellë do të jetë edhe pikëllimi atëherë kur dëshira jonë për të nuk do të përbushet.
Djalosh, më dëgjo mua: nëse e dëshironi lumturinë, mos e humbisni jetën tuaj duke luftuar për atë të cilën ju në të vërtetë nuk keni nevojë.”
Këngëtarja Altuna Sejdiu- Tuna, njihet për baladat e saj të fuqishme, një pjesë e të cilave janë shkruar e kompozuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjell njërën nga baladat më emocionale të Tunës, këngë kjo që i këndon një fati tragjik të një dashurie të humbur.
‘Bileta’ është kënga me të cilën Tuna është prezantuar në Top Fest-in e vitit 2007.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Sonte nga banesa jote shkoj
Zbathur jam që fqinjët mos ti zgjoj
Dhe në ulësen para një taksisë
Më shpëtoj një fjalë, fjal e pistë
Dashuria ka ca muaj ngec
Taximetri sonte le të ecë
s’është hera e fundit e as e parë
Që nëpërkëmbem sikur leckë
Ti je vrasës e unë një e çalë
Vetëm Zotin e pata dëshmitar
Rezervo, rezervo në harresë një dhomë
Rezervo nëse do, se kjo dashuria jonë
Për ditë të lumtura, vulën e zezë e ka
Rezervo tek hakmarrja dhomë,
Rezervo nëse do, nëpër t’kuqe ti kalo
Për ditë të lumtura, dije më bileta ska…..
Ështe i hapur ndonjë stacion, që punon 24 orë
Sporteli i fatit, ju lutem ndjesë
Më jepni pak, pakës shpresë
Ka bileta për mëkatar,
Ka bileta edhe për tradhtar
Bileta të fatit s`ka veç për ata
Që dashuruan si te marrë
Kur te arka e jetës, parkon
Çast i lumtur, ti pyet sa kushton..
Rezervo, rezervo në harresë një dhomë
Rezervo nëse do, se kjo dashuria jonë
Për ditë të lumtura, vulën e zezë e ka
Rezervo tek hakmarrja dhomë,
Rezervo nëse do, nëpër t’kuqe ti kalo
Për ditë të lumtura, dije më bileta s’ka….
më bileta s’ka, më bileta s’ka,
Nananaa nananaa nanana
oohoho nanana nananaa
Më bileta s’ka, më bileta s’ka
Rezervo, rezervo në harresë një dhomë
Rezervo, rezervo në harresë një dhomë
Rezervo, rezervo….
Për ditë të lumtura,vulën e zezë e ka
…tek hakmarrja dhomë,rezervo nëse do
nëpër t’kuqe ti kalo…
Për ditë të lumtura, dije më bileta ska. / KultPlus.com
George Bernard Shaw (26 korrik 1856 – 2 nëntor 1950), ishte një dramaturgët më të mirë të historisë dhe bashkë-themelues i London School of Economics.
Irlandezi që ishte edhe kritik e polemit, ndikoi në teatrin perëndimor, por edhe në kulturë dhe politikë.
Shaw shkroi mbi 60 vepra dhe i njohur për satirën bashkëkohore dhe ai u bë dramaturg kryesor i brezit të tij, ndërsa në vitin 1925 u nderua me Çmimin Nobel në letërsi.
Në vijim, ju njohim me 20 nga thëniet e tij më të mira dhe si gjithnjë, për më të duruarit dhe ata që kanë dëshirë të dinë më shumë rreth kësaj figure madhështore të artit, mund të gjeni një material më të zgjeruar në fund…
“Koha është një mësues i mirë, por i vret të gjithë nxënësit e saj”.
“Një jetë e kaluar me gabime jo vetëm që është më e ndershme, por më e vlefshme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë”.
“Fuqia e vëzhgimit të saktë është quajtur zakonisht cinizëm, nga ata që nuk e kanë këtë aftësi”.
“Nuk ka sekrete të mbajtura më mirë, sesa sekretet që supozojnë të gjithë”.
“Mos u bëj të tjerëve atë që të tjerët të bëjnë ty, pasi nuk mund të keni të njëjtat shije”.
“Nuk ka dashuri më të sinqertë, se sa dashuria për ushqimin”
“Mënyra ime e të bërit shaka është të tregoj të vërtetën. Është shakaja më qesharake në botë”
“Në burgun e parë që pashë ishte e gdhendur: Mos bëni keq, mësoni të bëni mirë, por ajo ishte e shkruar jashtë, kështu që të burgosurit nuk mund ta shihnin”.
“Ata të cilët nuk ndryshojnë dot mendjen e tyre, nuk mund të ndryshojnë asgjë”
“Nuk luajmë më sepse plakemi. Plakemi sepse nuk luajmë më”.
“Rregulli i artë është se nuk ekzistojnë rregullat e arta”.
“Martirizimi është e vetmja mënyrë si një njeri mund të bëhet i famshëm pa aftësi”.
“Mungesa e parave janë rrënja e gjithë të këqijave”
“Kur një gjë është për të qeshur, kërko me kujdes për një të vërtetë të fshehur.”
“Fuqia e vëzhgimit të saktë është quajtur shpesh cinizëm nga ata që nuk e kanë atë.”
“Shkenca kurrë nuk zgjidh një problem, pa krijuar dhjetë të tjerë.”
“Kujdes nga dituria e devijuar, sepse ajo është më e rrezikshme se padituria”.
“Rinia është e mrekullueshme. Sa krim që shpenzohet më kot tek fëmijët.”
“Jeta nuk ka të bëjë me gjetjen e vetvetes. Jeta ka të bëjë me krijimin e vetvetes”
Miliarderi amerikan, Bill Gates, ka bërë apel që çdo vaksinë e suksesshme e koronavirusit që mund të zbulohet në të ardhmen, të shpërndahet në një bazë globale.
Duke folur për BBC, para një samiti virtual për vaksinën në të cilin liderë botërore dhe disa nga kompanitë dhe individët më të pasur do të mbledhin fonde për të ndihmuar prodhimin e vaksinës.
Ai tha se ndihma për vaksinat është më e rëndësishme sot se kurrë dhe se cdo donacion do të thotë më shumë jetë të shpëtuara. Fondet e mbledhura do të përdoren për të ndihmuar sigurimin e një vaksine të suksesshme për koronavirusin për vendet e varfra të botës duke ndihmuar po ashtu imunizimin kundër sëmundjeve vdekjeprurëse si poliomeliti, tifoja dhe fruthi. Por Gates edhe ka paralajmëruar se keqinformimet për vaksinat, përbëjnë një kërcënim për përpjekjet për të luftuar sëmundjet, përfshirë edhe covid 19.
Kur ne të kemi vaksinën, do të duam të zhvillojmë imunitetin e masës dhe mbi 80 për qind e popullatës së botës ta marrë atë – shtoi Gates. Nëse ata kanë dëgjuar të flitet për një komplot ose se vaksinat janë të këqija, e nëse njerëzit nuk do të duan të vaksinohen, atëherë ne do të lejojmë që vaksina të vazhdojë të vrasë njerëz.
Xhirimet e sezonit të dytë të serisë “The Witcher” pritet të vazhdojnë pasi ato i bllokoi përhapja e pandemisë së koronavirusit.
Një numër i filmave dhe serive ishte anuluar shkaku i COVID-19, por institucionet filmike në Britaninë e Madhe, kanë dhënë dritën e gjelbër që një numër i madh i filmave të fillojnë xhirimet.
Xhirimet e filmave pritet të fillojnë nga muaji korrik, pasi qeveria britanike prezantoi lirimin e masave të reja kundër koronavirusit.
Platforma e njohur “Netflix” menjëherë ka nisur punën për serinë e gjahtarit të shtrigave.
Ngjashëm ka vepruar edhe studioja filmike “Warner Bros” që ka nisur planifikimet për filmin e ri të “Batmanit”. Xhirimet do të realizohen duke mbajtur distancën fizike dhe duke u trajnuar për sigurinë. Përveç këtyre, secili anëtar i ekipit do të testohet në sheshxhirime.
Me Rudyard Kipling na lidhin pak gjëra, por mjafton, poezia “Në mundësh”, ky psalm i shenjt i një vullneti të përkorë, për të mbetur përjetësisht në kujtesën e gjeneratave si një shkreptimë e vezullimtë drite. Ka krijues, të cilën dhanë një kontribut të pashoq me sublimen e tyre krijuese, por që vulosën përjetësinë me një vepër monumentale. Kaq mjafton për të qëndruar në panteonin e vlerave, për të qenë testament i thesareve të njerëzimit.
Rudyard Kipling u lind në Mumbai më 30 dhjetor 1865 dhe ndërroi jetë në Londër më 18 janar 1936. Konsiderohet si një novator në artin e tregimit të shkurtër. Librat e tij për fëmijë konsiderohen si klasikët e këtij zhanri. Kritika e ka përshkruar punën e tij si “një dhuratë e gjithanshme dhe shkëlqim i narracionit”.
Kipling ishte ndër shkrimtarët e njohur në Mbretërinë e Bashkuar, si në prozë ashtu edhe në vargje. Kontributi i tij shënjon si një vlerë në artin e tekstshkrimit dhe rrëfimtarisë gjatë fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX.
Në vitin 1907, ai u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi, duke u bërë kështu shkrimtari i parë i gjuhën angleze që vlerësohet me këtë çmim dhe më i riu që laurohej. Reputacioni i mëvonshëm i Kipling ka ndryshuar në bazë të klimës politike dhe sociale, të moshës dhe pikëpamjet që rezultojnë të kundërta ngase qasej të dominoheshin gjithandej përgjatë shekullit XX. George Orwell e quajti atë një “shenjt i imperializmit britanik “. Kritiku letrar Douglas Kerr shkroi: “Ai, Rudyard Kipling është një autor që mund të frymëzojë me zell mosmarrëveshje dhe vendi i tij në historinë e letërsisë dhe kulturës është ende i paqartë…”
Në fëmijëri ai mësoi gjuhën hindu, vazhdoi shkollën ushtarake në Devonshire, ndërsa më 1882, u kthye në Indi ku punoi si gazetar. Udhëtoi në Japoni, Amerikë dhe në Afrikë të Jugut. Me një temë të njëjtë mori pjesë në jetën letrare dhe politike në Angli.
Proza e tij na tregon një pasqyrë të jashtëzakonshme të jetës indiane, dhe botës së ushtarëve britanik, e posaçërisht për botën e fëmijëve dhe të kafshëve. Librat më të rëndësishëm dhe më të lexuar të tij janë ato për xhunglën, që karakterizohet me njohuri të shkëlqyeshme të botës sekrete të kafshëve në Indi.
Veprat, të cilat kanë ardhur në shqip nga ky autor janë: “Baladë nga kazerma”, “Tregime nga malet”, “Libri për xhunglën”, “Kimi”, “Drita është e shuar”.
Por mbi të gjitha ajo që ka rrokur interesimin e shumë lexuesve është poezia e tij emblematike, e cila ka përthitur interesimin e shumë shqipëruesve për ta sjellë këtë thesar sa më afër kumtimit të vetë autorit në dëshirimet tona për poezinë.
“NË MUNDESH…” poezia e britanikut Rudyard Kipling është padyshim poezia më e famshme që ka rrokur interesimin e lexuesve në mbarë rruzullin. Ajo është ndoshta poezia më përkthyer dhe interesimi i saj ka qenë që nga tekst i plotë dhe i pjesshëm i disa këngëve të famshme, i disa interpretimeve skenike, filmave, gjithashtu dhe i skalitur me shkronja të arta në fasadat e institucioneve shtetëtore, etj.
Kjo poezi është shkruar në vitit 1895 dhe publikuar më 1910. Në kuptimsin fillimore ajo duket si një letërkëshillë atërore e autorit për të birin. Por vetë Kipling ka pohuar se frymëzimi i tij poetik për këtë krijim ishte revolucionari, Leander Starr Jameson, i cili udhëhoqi lëvizjen “Raid Jameson” në periudhën dhjetor 1895 – Janar 1896, kundër Republikës Transvaal për të përmbysur Qeverinë e Boer Paul Kruger. Fatkeqësish kjo lëvizje dështoi dhe ai e desh ta paguante shtrenjt. Kujtojmë se Leander Starr Jameson i përkiste sërë së lartë londineze dhe karriera, prestigji, nderi dhe integriteti i tij do të dëmtoheshin seriozish.
Kjo poezi është një emblemë e artit të periudhës viktoriane dhe piket e rëndësishme e poezis botërore. Për kërshërinë e lexuesit shqiptar ka ardhur me shqipërimin e më të mëdhenjve, Fan Noli, Vedat Kokona dhe humë të tjerë, por më e parapëlqyera është ajo e Robert Shvarc.
NE MUNDESH
(Rudyard Kipling -1907)
Në mundësh të ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,
sa herë të ty dyshojnë e s’të përfillin,
por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh…..
Në mundësh të rrish në pritje nga pritja pa u lodhur,
a kur t’urrejnë urrejtje mos t’ushqesh,
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi me to pa rënë ndesh……
Në mundësh t’mendosh por jo gjer në shkatërrim,
t’ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh.
dhe ti t’i trajtosh një lloj e pa dallim,
ngadhnjimin e shpartallimin,burim mashtrimesh….
në durofsh dot që thënjet e tua të drejta
në kurthe trutharët kopukët të t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat me të shtrenjta
e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë
Në mundësh fitoret që ke korrur t’i flijosh,
si në kumar me një të vetme lojë,
të rrezikosh e prap t’ja fillosh dhe
humbjen kurrë të mos e zesh me gojë…..
Në i detyrosh dot muskul, nerv dhe puls e zemër,
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë.
e të qendrosh kur s’ke asgjë veç vullnetit,
që veç një fjalë “qëndro” gjithnjë të thotë…
Në mundësh të flasesh me maskarenj, por nderin tënd të ruash
a t’ecesh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…
Një peticion ka nisur në Izrael, me të cilin po bëhet thirrje që këngët e Dua Lipës të ndalohen në radio. Kjo, siç transmeton BW, pasi këngëtarja ndau në llogarinë e saj në Instagram një postim, siç thuhet, anti-izraelit, ku pretendonte se ushtarët qëllojnë fëmijë, mes pretendimeve të tjera. Mbi 3,000 njerëz kanë nënshkruar deri më tani këtë peticion. Organizata ‘Im Tirzu’ shprehet se:
“Në dritën e nxitjes kundër ushtarëve, antisemitizmi, shpifja, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet që qëndron në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio të vazhdojë të transmetojë këngët e saj,” shkroi ‘Im Tirzu’ në një letër drejtuar dy ministrave.
Këngëtarja me origjinë shqiptare pak ditë më parë shpërndau një postim në Instagram ku shkruante: “Ndërsa të gjithë janë në humor për të folur për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë, e paguar nga dollarët e taksapaguesit tanë. ”Djemtë e mëdhenj të këqij të ushtrisë izraelite kënaqen plotësisht duke rrahur dhe qëlluar fëmijët,” vazhdoi postimi. “Ata madje kanë bluza që përshkruajnë një grua palestineze shtatzënë me një hapësirë snajperi në stomakun e saj që lexon “me 1 të shtënë dy vrasje. “
Aktorja e njohur kosovare, Ilire Vinca, është ftuar të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të filmit, shkruan KultPlus
Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një njoftimi e ka bërë të ditur këtë lajm.
“Përderisa kufinjtë na ndajnë, arti na bashkon pa dallim race e gjinie, ashtu siç janë ndjenjat dhe e vërteta. Jam e nderuar të jem anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit” u shpreh aktorja kosovare Ilire Vinca”, thuhet në njoftim.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Aktorja e njohur kosovare Ilire Vinca është ftuar të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit. Ilire Vinca ka një karierë të pasur si aktore e filmit, teatrit dhe si profesoreshë e aktrimit në Universitetin e Prishtinës. Ajo u bë e njohur edhe si aktorja e parë që mori pjesë në Berlinale me filmin ‘Falja e Gjakut’ në 2011, pastaj edhe me filmin ‘Burrneshat’ në 2015 poashtu në Berlinale.
‘Zana, ‘Pranverë e paharruar në fshatin e harruar’, ‘Gardhi’, dhe ‘Martesa’ janë disa nga filmat e fundit kosovar ku luan Ilirja. “Përderisa kufinjtë na ndajnë, arti na bashkon pa dallim race e gjinie, ashtu siç janë ndjenjat dhe e vërteta. Jam e nderuar të jem anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit” u shpreh aktorja kosovare Ilire Vinca.
Akademia Evropiane e Filmit është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themelues si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj.
Ilire Vinca është anëtarja e 25-të nga Kosova që bëhet pjesë Akademisë Evropiane të Filmit”. / KultPlus.com