Një vullnetar arrestohet për zjarrin në katedralen e Nantesit

Një vullnetar në katedralen “Saint-Pierre-et-Saint-Paul” në Nantes të Francës është arrestuar pasi zjarri kaploi katedralen të shtunën, është njoftuar nga BBC.

Refugjati nga Ruanda ishte përgjegjës për mbylljen në ditën para se zjarri të kaplonte katedralen e të shkaktonte dëme të mëdha.

Prokurorët thonë se duan të pastrojnë mospërpuithjet në orarin e personit. Por, kanë insistuar se është tepër herët dhe e nxituar të mendohet se ai ka rol në zjarrin.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm me interpretimin e këtij paraburgimi. Është procedurë normale”, është thënë nga prokurori publik Pierres Sennes.

Emri i vullnetarit nuk është bërë i ditur. Sennes ka thënë se besohet se zjarri është ndezur qëllimisht. Tri zjarre kanë nisur në katedralen dhe po bëhen hetimet.

Jean-Charles Nowak, klerik në katedrale, ka thënë për gazetën “Le Figaro” se vullnetari ishte njeri i detyrave që kishte probleme shëndetësore dhe kishte vuajtur shumë në Ruanda, vend nga i cili ishte larguar para disa vjetëve. Refugjati ishte në diskutime për vazhdim të vizës me autoritaret lokale.

“Nuk besoj se ai e ka filluar zjarrin në katedrale. Është një vend që e adhuron”, ka thënë Nowak.

Rreth 100 zjarrfikës arritën të ndalnin zjarrin dhe të shpëtonin shkatërrimin e strukturës kryesore të shtunën. Kryeministri i Francës, Jean Castex, ka përgëzuar profesionalizmin e kurajën e zjarrfikësve.

Rikthehet “Mik Festival” mes magjisë së Korçës dhe artit

Tashmë MIK Festival, është shndërruar në një traditë kulturore për qytetin e Korçës.

Muzika internacionale në Korçë, frymëzuar nga Inva Mula afrohet tek publiku si mik i artit, shpirtit lirik, me aktivitete gjithëpërfshirëse për të promovuar artin dhe kulturën, mes figurave të spikatura të skenës lirike kombëtare nga data 24-26 korrik, në Korçë.

Bashkia Korçë bën të ditur se, ky eveniment vjen në edicionin e tretë në përputhje me të gjitha kushtet dhe masat e nevojshme për mbrojtjen ndaj COVID-19.Edicioni i këtij viti do t’i japë përparësi artistëve shqiptar dhe qëllimi në tërësi është promovimi i vlera kulturore, etnografike, si edhe ndërthurja e muzikës shqiptare me elementët e përmendur.Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe është pjesë e kalendarit kulturor 2020.Festivali “MIK”, bën së bashku artistët lirikë të rinj e të afirmuar të skenës për t’i dhuruar publikut një emocion të rralla, për mbrëmjeve të poezisë dhe serenatave, në Pazarin e Vjetër, të frymëzuar nga sharmi dhe historia e qytetit, me qëllim përfshirjen e tij në hartën e destinacioneve të evenimenteve kulturore të rajonit. atsh / KultPlus.com

Masat kundër Covid-19 po sjellin dëme të mëdha për sektorin e gastronomisë

Mbyllja e lokaleve të gastronomisë nga ora 21:00 deri në 05:00, ka shkaktuar telashe të mëdha në funksionimin e bizneseve në Prizren.

Ata thonë se në kohën kur mund të tonin, ata po duhet t’i mbyllin lokalet derisa paralajmërojnë se nëse vazhdon një situatë e tillë, do të detyrohen që t’i mbyllin lokalet e tyre.

Ibrahim Sallauka i cili është pronar i restorantit “Koha”, thotë se përkundër që masat e ndërmarra nga qeveria mund të jenë të mira për shëndetin e qytetarëve, bizneset e tij janë dëmtuar shumë.

Sallauka thotë se për shkak të ndalimit të punës së gastronomisë nga ora 21:00 janë detyruar t’i largojnë disa punëtorët nga puna dhe rrezikojnë që t’u ulen pagat punëtorëve që aktualisht janë në punë.

“Këto masat për shkak të shëndetit për njerëzit janë të mira, por për neve bizneset jemi shumë të dëmtuar në këtë rast sepse punën më të madhe e kemi prej orës 20:00, 20:30, deri në 24:00 në këtë kohë të sezone as por sivjet e shoh që nuk do kemi…Nuk po mund t’i përballojmë këto dhe në këto rrethana jemi deshtë edhe disa punëtor t’i largojmë për shkak se nuk po mund t’i përballojmë këto kushte, edhe punë nuk po kemi…Kemi dy tri pika, kemi larguar punëtorë edhe tash po duhet ka gjashtë orë të punojmë dhe tu themi punëtorëve se do u zbresim pagat, ne kemi një marrëveshje nga pranvera me punëtorë është shumë e vështirë“, u shpreh Sallauka.

Sallauka shprehet i zhgënjyer me përkrahjen nga institucionet e vendit me qëllim të rimëkëmbjes së tyre.

“Qe 20 vite paguaj tatim dhe tash na ra puna q]ë qeveria të na ndihmoj diçka por jemi pak të zhgënjyer pa marr parasysh se cila qeveri jemi të zhgënjyer se edhe ne nuk po mundemi me përballua…Hiq më shumë se edhe dy muaj me vazhdua dhe nuk do ketë mundësi më me punuar, shumë vështirësi kemi me pas për ta vazhduar biznesin”, theksoi ai.

Edhe Bilgin Gjigolli pronar i picerisë “Vintage”, në Prizren, ankohet se masat e reja biznesin e tij janë duke e dërguar drejt falimentimit.

Gjigolli po e pret që dora e shtetit ta ndihmojë sadopak për ta tejkaluar këtë krizë që po e kalon si biznes.

Gjigolli: Shumë na kanë dëmtuar

“Na kanë dëmtuar shumë se normalisht ne punojmë prej 21:00 deri në 24:00 të natës, ne normalisht fitimin e kemi qaty, se jena një vend turistik këtu ne duhet me prit një verë ose dy muaj tre muaj për të bërë ndonjë qarkullim apo fitim…Shumë na kanë dëmtuar edhe janar shkurt ne nuk kemi pas punë ka qenë katastrofë, plus këta tre- katër muajt e pandemisë momentalisht ende është duke vazhduar, prej 21:00 me e mbyll dyqanet pse me mbyll në ora 21:00…Jemi duke e pritur një ndihmë prej atyre, ata jo aty në qeveri mu përla njëri me tjetrin ai vjen thotë jo kështu, ky tjetri thotë jo njerëzit janë duke pritur, punëtorët janë duke u frikësuar se nesër pas nesër po ecin nëpër shpija…Nëse vazhdon dhe nuk vjen mërgimtarët bile 40 për qind sigurisht kanë me shkua shumica në falimentim” deklaroi ai.

Onar Koçbashli anëtar i Odës Hoteleriko-Turistike të Kosovës, thotë se masat për mosqarkullim të bizneseve të gastronomisë nga ora 21:00 deri në 05:00, i ka vendosur në pozitë të rëndë këto biznese.

Ai pret nga qeveria që të përkrahen maksimalisht këto biznese.

Koçbashkli: Janë duke vuajtur edhe punëtorët

“Sa do që ka efekt pozitiv sepse pikë së pari jeta e njerëzve është më e vlefshme sesa shumë gjëra të tjera, nga ana tjetër trend negativ në gastronomi. Është më të vërtetë e rëndë pozita e në përgjithësi nuk po them vetëm në Prizren. Dita ditës kjo po ndikon në aspektin negativ edhe në aspektin e dytë sepse janë duke vuajtur edhe punëtorët të cilët janë duke punuar nëpër këto qendra”, theksoi ai.

Pas shtimit të rasteve me COVID19 në javët e fundit, Qeveria e Kosovës mori masat që në komunat më të infektuara me COVID-19, të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në 05:00.

Gjatë kësaj kohe po ashtu u ndalua edhe funksionimi i gastronomisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Express / KultPlus.com

“Je më e bukura në këtë botë, për ty sonte e çoj këtë gotë” (VIDEO)

Grupi “TNT” është njëri nga grupet e para të muzikës rok në Kosovë, i formuar në Mitrovicë më 1974. Ata sollën një frymë të re në muzikën shqipe, me tekstet të gërshetuara me zërin unik të vokalistit Ferki Shala.

“TNT” si grup u identifikua me muzikën e zhanrit pop-rok, duke kombinuar nganjëherë edhe muzikën popullore.

Në repertuarin e tyre, “TNT” numëron një numër të madh këngësh të cilat kanë mbetur të popullarizuara sot e kësaj dite, dhe të kënduara edhe nga artistët e tjerë shqiptarë.

Formacioni i parë i grupit kishte në përbërje Ferki Shalën si vokalist, Murat Shabanin baterist, Urim Koshin saksafonist, dhe Nexhat Maculën kitarist.

Disa nga këngët më të famshme të tyre janë: “E mallkoj”, “Moj bjondinë”, “200 ditë”, “Këto ura”, e të tjera…

KultPlus, jua sjell këngën “200 ditë” të këtij grupi, që është ndër më të famshmet, e cila u këndua e rikëndua nga shumë artistë tjerë. /KultPlus.com

KMDLNJ: E papranueshme mostestimi i familjarëve të prekur me Covid-19

Komisioni për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut vlerëson se arsyetimi i autoriteteve shëndetësore që një i vdekur me Covid-19 ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese, shkakton huti në opinion. Sipas tyre, nuk po përcaktohet shkaku i vërtetë i vdekjes.

Ndër të tjera, në një komunikatë, KMDLNj thekson se masat kufizuese të marra shkelin të drejtat elementare të njeriut që nga liria e lëvizjes e deri të e drejta për punë.

Në anën tjetër përmendet edhe mënyra e testimeve, ku thuhet se është e papranueshme dhe e dënueshme nëse nuk bëhen teste kur në një familje ka të prekur nga Covid-19, ndërsa anëtarët që jetojnë me ta nuk iu bëhen testet.

Për më shumë lexoni komunikatën e plotë:

Në mediat elektronike të Kosovës kishte të intervistuar që pohonin se, përkundër kërkesës për t’ua bërë testin për Covid-19 për faktin se kishin dyshime, se kishin anëtarë të familjes të prekur nga ky virus, kishin sëmundje kronike që i bëjnë lehtë të cenueshëm apo kishin moshë të shtyrë, autoritetet shëndetësore i kanë refuzuar me arsyetimin se, ose nuk ka teste të mjaftueshme, ose nuk janë në listën e prioriteteve. Opinioni në Kosovë për çdo ditë po informohet për rritjen e numrit të të prekurve nga virusi sikur që edhe numri i rasteve që po përfundojnë me fatalitet dukshëm është rritur. Arsyetimi i autoriteteve shëndetësore se i vdekuri nga Covid-19 ka patur sëmundje tjera përcjellëse, të rënda dhe kronike, shkaktojnë huti në opinion aq më parë që nuk po përcaktohet shkaku i vërtetë i vdekjes.

Në përpjekje për ta luftuar pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, janë ndërmarrë disa masa kufizuese që, në jo pak raste shkelin të drejtat elementare të njeriut që nga liria e lëvizjes e deri te e drejta për punë.

KMDLNj mirëkupton autoritetet kosovare se, për shkak të mungesës së testeve nuk mund ta bëjnë testimin në shkallë të gjerë e që do të ishte mënyra më e mirë dhe më efikase për luftimin e pandemisë sikur edhe për ndërmarrjen e masave parandaluese. Mirëpo, në anën tjetër për KMDLNj është e papranueshme, e pakuptueshme dhe e dënueshme, si nga aspekti i të drejtave të njeriut ashtu edhe atij ligjor nëse nuk bëhen testet, madje të detyrueshme në rastet si:

  • kur në një familje ka të prekur nga Covid-19 ndërsa anëtarët që jetojnë me ta nuk iu bëhen testet.
  • kur ka raste që në të njëjtën familje ka anëtarë me sëmundje të rënda kronike.
  • kur simptomat janë të qarta se janë të të prekur nga virusi
  • kur mosha është e shtyrë. Nuk ka kuptim që të moshuarve mbi 65 vjeç, në emër të mbrojtjes së shëndetit të tyre në mënyrë drastike iu kufizohet liria e lëvizjes kurse, në anën tjetër iu mohohet e drejta e testimit.

Këto kategori të qytetarëve të Kosovës duhet të kenë prioritet absolut gjatë testimit kurse të tjerët të cilëve testi iu duhet për të lëvizur jashtë vendi, për biznes apo arsye tjera e që nuk bëjnë pjesë në kategoritë e sipërpërmendura, me rrezikshmëri të lartë të infektimit si dhe me kapacitet të madh për të infektuar të tjerët, mund ta bëjnë testimin ne institucionet shëndetësore private dhe jo ta ngarkojnë sistemin shëndetësorë publik.

KMDLNj mendon se pikërisht përzgjedhja diskriminuese, e jo në bazë të nevojës së domosdoshme për testim, ka shkaktuar dhe po shkakton rritjen e numrit të të prekurve sikur edhe rritjen e numrit që po përfundon me fatalitet andaj kërkon transparencë dhe monitorim të këtij procesi si dhe qasje në lista, nëse ka të tilla, pas së cilave ndërmerren veprimet. Qytetarët e Kosovës, shumica e tyre nuk kanë mundësi të paguajnë testet prandaj këto duhet të sigurohen falas përjashtuar ata që e kanë këtë mundësi.

KMDLNj kërkon që të rritet numri i testimeve kurse nga Qeveria e Kosovës kërkon të ndajë mjete shtesë për këtë qëllim sikur edhe për punëtoret shëndetësorë.

KMDLNj përkrah kërkesat e drejta e grupeve të cenueshme e që i janë drejtuar KMDLNj-së për testim në bazë të nevojave e jo në baza diskriminuese. Mbrojtja cilësore shëndetësore, për të gjithë qytetarët është e drejtë e njeriut dhe si e tillë duhet të respektohet.

Muzika në fushata politike

“You Can’t Always Get What You Want”, është refreni i hitit të vitit 1968 të “Rolling Stones”, që presidenti amerikan Donald Trump e ka lëshuar në vitin 2016 gjatë fushatës së tij politike – pa autorizimin e grupit të rockut.

Edhe një herë Trump ka qenë duke e përdorur këngën gjatë tubimeve për fushatë politike në fund të qershorit, në vende si Tulsa, Oklahoma, shkruan DW, transmeton KOHA. Organizata “BMI”, që ka të drejtat për muzikën e grupit, ka reaguar duke thënë se do të bëjë padi nëse Trump, i cili përballet me krizë vlerësimi sipas anketave, vazhdon që t’i përdorë këngët e grupit për qëllime personale.

Thuaje me një këngë Deri tani edhe paraardhësit presidencialë të Donald Trumpit po ashtu kanë përdorur këngë të zhanrit “pop” për të shënuar pikë te elektorati i tyre. Nuk ka qenë gjithmonë fokusi te përmbajtja, mirëpo sesa mirë titulli apo refreni përshtatet brenda qëllimeve të tyre elektorale dhe sesa shumë muzika e prek masën.

Këngë të njohura si “We are the Champions” e grupit “Queen” dhe “I Won’t Back Down” nga Tom Petty, me George W. Bush që ka përdorur këngët nga Petty në fushatën elektorale të vitit 2000 dhe Hillary Clinton po ashtu, në vitin 2008. Ai është, po ashtu, edhe në listën e Donald Trumpit.

Kur gjykohemi për kalbje

Shkruan: Çun Lajqi

Kur gjykohemi për kalbje

Njerëzit qenkan si dardhat
Kur gandohen para gjetheve pikin n’tokë
S’i mbajnë rremat as rrfanat ma
Mos i shkelni t’vrame janë
S’kan nevojë t’zbutën ma shumë
T’forta i patet nëpër rrema
S’deshtët me i thye dhambtë
Tash mos i nemni
S’kan rrfana por kan fara
N’tokë leni t’i hanë krimbat
Kur ishin n’maje i lakmojshit
Verdhsimit tyne
I dojshit për nji erë për nji kafshim
Ç’nevojë keni t’i shkelni tash
Kur s’vjerrën ma n’degët e veta
Kan pikë n’tokë dardhat
Priteni kalbjën

Paragraf i shkëputur nga “Harku i Triumfit”

“Ti kurrë s’ke dashur të më kesh të tërën. Ndoshta këtë ti nuk e di as vetë. Gjithnjë ekzistonte diçka në këtë mes, që mbetej e kyçur për mua. Dhe unë s’mund të futesha kurrë e tëra brenda. E dëshiroja! Ah, sa e dëshiroja këtë ! Por gjithmonë dukej sikur ti do të më ikje nga çasti në çast. Kurrë nuk kam qenë e sigurt.

Kështu ka qenë gjithmonë, – vazhdoi ajo. – Gjithmonë. Dhe pastaj erdhi dikush që më donte, që më donte vetëm mua, të tërën dhe përgjithnjë, thjesht dhe pa asnjë problem. Unë qeshja, nuk doja, argëtohesha … Dukej aq e parrezikshme dhe aq e lehtë për t’u shtyrë përsëri mënjanë kjo gjë…Por pastaj, papritur e pa kujtuar, ishte bërë diçka më tepër, një si detyrim, diçka që e doja edhe unë thellë në vetëdijen time…

Nisa të mbrohesha kundër kësaj ndjenje, por s’bënte dobi; e dija që s’më kishte pushtuar të tërën, por vetem një pjesëzë… dhe fillova të shkisja… Ishte si puna e një tërmeti të lehtë, të cilin në fillim e merr me shaka, por, papritur, s’ke ku të mbështetesh më dhe s’mund të mbrohesh më… Por kjo botë e re është e huaj për mua. Unë nuk e kam vendin atje.E kam vendin te ti. ”

– Erich Maria Remarque“Harku i Triumfit”

Media prestigjioze shkruan për idenë gjeniale të shqiptarit në New York

Revista Forbes i ka kushtuar një shkrim shqiptaro-amerikanit Premtim Gjonbalic dhe firmës së tij Butler Hospitality që shërben si “kuzhinë fantazëm” e disa prej hoteleve më të famshëm në New York e përtej.

Premtimi ishte vetëm 23-vjeçar kur si menaxhues i një restoranti i kishte shkuar mendja për një zgjidhje të një problemi që prej dekadash tmerronte industrinë e mikpritjes njujorkeze e mbase edhe atë botërore.

Është sa e thjeshtë aq edhe e pabesueshme që nuk e ka menduar e realizuar dikush më parë si çdo ide tjetër gjeniale.

Që një hotel të ketë një numër të repektueshëm yjesh, ai duhet të ofrojë edhe shërbim ushqimi në dhomë. Kjo ka qenë një traditë e vjetër e hoteleve, po që dalëngadalë ka humbur frekuencën e dikurshme. Njerëzit gjithnjë e më shumë filluan të preferojnë restorantet sesa të ngrënën në dhomën luksoze. Hotelet e vogla e të parëndësishme hoqën dorë, por ato me emër nuk mundeshin. Oferta e ushqimit mbetej në letër, ndonëse shpesh shkonte dëm duke sjellë humbje të mëdha financiare.

Kostoja e punës, mbajtja e një kuzhienieri të talentuar, plus ingredientët e gatimit e gërshetuar me pasigurinë e kërkesës për shërbim në dhomë, krijuan një vrimë të madhe financiare edhe për hotelet më të fuqishme.

“Imagjinoni një hotel me 150 dhoma, me staf të plotë, shtatë ditë në javë, tre turne në ditë, që shet një produkt që mund të kalbet e skadojë shumë shpejt”, shpjegon për revistën Forbes Premtim Gjonbalici, duke e përshkruar situatën si një monstër që hotelet vetë e kishin krijuar e nuk shpëtonin dot prej saj. Nëse e heq kuzhinën, nuk mund të shesësh dot rezervime masive për grupe korporatash se duhet përfshirë në biletë mëngjezi falas. Nga ana tjetër, nëse ke kuzhinë të përhershme humbja është e garantuar.

Kështu që në vitin 2015, Premtimi krijoi firmën Butler Hospitality, një platformë që ofronte në bazë kërkese shërbim dhome dhe oferta të ndryshme duke vepruar praktikisht si një “kuzhinë fantazëm” për hotelet në New York. Hotelet nuk kishin nevojë të shpenzonim para për të mbajtur në punë kuzhinat e tyre që nuk dihej se kur do të përdoreshin, ndërkohë që për Butler Hospitality, nëse nuk kishte kërkesë për ushqim dhome në një hotel, kishte mesiguri në një hotel tjetër.

Si veprohet? Kuzhinat e hoteleve “flenë gjumë” nëse nuk ka kërkesë për ushqim dhome, apo mëngjeze masive, dreka e darka. Kështu që nuk humbasin para. Mirëpo, në letër hotelet ofrojnë ushqime nga më të mirat. Nëse vërtet ka klientë që kërkojnë të ushqehen në hotele atëhere lajmërohet Butler Hospitality. Ata vijnë marrin në dorë kuzhinën e restorantin e hotelit, sjellin gjithshka që duhet, me një ekip talentesh, dhe gatuajnë gjithshka me nivelin e yjeve të hotelit që i thërret.

Suksesi ishte aq i madh saqë kompania e tij, në raportin e fundit, kishte vlerën 85 milionë dollarë sipas revistës “Forbes”.

Kompania ka të paktën katër restorante hotelesh që i përdor rregullisht, në New York, por dërgon ushqime të gatimit të lartë dhe shërbime të ndryshme dhome për 119 hotele dhe një totali prej 30,000 dhomash. Sipas revistës “Forbes”, mes klientëve të Butler Hospitality numërohen hotelet e njohura si Hilton, Marriott, Hampton Inn, Holiday Inn etj.

Gjonbalic thotë se kompania e tij çdo vit ka dyfishuar numrin e dhomave që u shërben dhe në fund të vitit 2019 kishte rreth 250 të punsuar me kohë të plotë. Suksesi në New York City ka bërë që të zgjerohet edhe në Chicago, Miami dhe D.C. Marrëveshja me hotelet është e thjeshtë dhe shumë përfituese. Butler Hospitality merr 90% të fitimeve dhe vetëm 10% u shkon hoteleve, një raport shifrash që dëshmon sesa e mirëpritur ka qenë kjo nismë nga industria e hotelerisë amerikane.

Sigurisht, ky është një vit që do të sfidojë botën e turizmit dhe hotelerisë, për shkak të epidemisë së COVID-19. Por, Gjonbalic është optimist se porosia nga dhomat e hotelit do të mbetet një kërkesë edhe në epokën e re, kur të rifillojë udhëtimi masiv.

Premtimi është djalë i shqiptarëve nga Mali i Zi, të cilt u vendosën në New York në fillim të viteve 1990. Revista “Forbes” shkruan se ai u rrit në kuzhina restorantesh, ku punonte pa u lodhur babai i tij përpara se të hapte restorantin e tij, ku Premtimi punonte si pjatalarës, si shërbyes, si shpërndarës ushqimi, e më në fund, si menaxher.

Me një intuitë dhe shpirt nismëtar, ai krijoi diçka të re në Qytetin ku duket sikur është zbuluar gjithshka që mund të zbulohej, mirëpo ku vazhdimisht habitesh me fantazinë e shpritin praktik të njerëzve. Premtim Gjonbalic është një nga herojnë e kësaj Bote gjithmonë te Re.

Dua Lipa firmos peticionin “Put Kosovo on the Map”

Tash e sa ditë në rrjetet sociale po qarkullon një peticion me titull “Put Kosovo on the Map”, i cili i bën kërkesë kompanisë Apple që ta vendosë shtetin e Kosovës në hartën e saj.

Para pak orësh, edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, e ka ndarë këtë peticion me 48 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke e përkrahur këtë iniciativë dhe duke e shtryëzuar edhe një herë zërin dhe famën e saj për ta ndihmuar Kosovën.

Iniciativa nisi pasi Apple Maps e përfshiu Kosovën në hartën e Serbisë.

​22 vjet nga masakra e Rahovecit

Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë e u plagosën.

Në Tehqen e Sheh Myhedinit në Rahovec u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.

Te vendi i quajtur “Tuma” u gjetën të masakruar dy profesorë, si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.

Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi, tregojnë se ushtria, policia dhe paramilitarët serb kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht.

Gjatë kësaj ofensive u morën peng, u zhdukën dhe u morën peng shumë shqiptarë.

Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe varrosën shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec. Koha.net / KultPlus.com

Et’hem Haxhiademi, klasicisti i letërsisë shqipe

Nga: Anton Cefa

Nëse romantizmin në letërsinë tonë e përfaqësojnë De Rada e Naimi, e themi me plotgojë që klasicizmin e përfaqëson Haxhiademi. Et’hem Haxhiademi është përfaqësuesi i rrymës letrare të klasicizmit në letërsinë shqipe. Në vitet ’30 të shekullit të kaluar, ai botoi tragjeditë “Uliksi”, “Akili”, “Aleksandri”, “Pirrua”, “Skënderbeu”, “Diomedi” dhe “Abeli”. Penës së tij i takojnë edhe një përmbledhje poezish me titullin “Lyra” (1939), dhe përkthimi i “Bukolikeve” të Virgjilit (1932).

Et’hem Haxhiademi është përfaqësuesi i rrymës letrare të klasicizmit në letërsinë shqipe. Në vitet ’30 të shekullit të kaluar, ai botoi tragjeditë “Uliksi”, “Akili”, “Aleksandri”, “Pirrua”, “Skënderbeu”, “Diomedi” dhe “Abeli”. Penës së tij i takojnë edhe një përmbledhje poezish me titullin “Lyra” (1939), dhe përkthimi i “Bukolikeve” të Virgjilit (1932).

Kushtet politike dhe shoqërore të vendit tonë janë bërë gjithnjë pengesë që jehona e zhvillimeve letrare të Europës të dëgjohet në kohën e vet. Kështu ndodhi edhe me klasicizmin. Ardhja e kësaj rryme letrare në letrat shqipe përmes penës së Haxhiademit qe tejet e vonuar. Kjo rrymë letrare që lindi, u zhvillua dhe lulëzoi në Europë, fillimisht dhe kryesisht në Francë, në shekujt XVII-XVIII, tek ne lindi, u zhvillua, lulëzoi dhe përfundoi në dekadën e katërt të shekullit të kaluar, me veprat që përmendëm. Nëse romantizmin në letërsinë tonë e përfaqësojnë De Rada e Naimi, e themi me plotgojë që klasicizmin e përfaqëson Haxhiademi. Nëse Naimi është “pjellë e vonë e romantizmit”, siç e ka cilësuar Çabej, Haxhiademi është pjellë tepër e vonë e klasicizmit. Ashtu si përfaqësuesit e mëdhenj të klasicizmit europian, Rasini, Kornej, Bualo, La Fonteni, Molieri, etj., i lidhen veprat e tyre me problemet e kohës, edhe Haxhiademi, duke i marrë subjektet nga antikiteti grek, bibla ose nga historia jonë e hershme dhe mesjetare, trajtoi probleme aktuale shoqërore e morale të shoqërisë shqiptare. Kështu që veprat e tij kanë karakter të theksuar edukativ dhe didaktik. Edhe në pikëpamje të formës, veprat e tij i kanë qëndruar me besnikëri tragjedisë klasike; ato janë shkruar në poezi, në vargje 12-rrokëshe.

Në vitet ’30 të shek. të kaluar, kur u botuan dhe u shfaqen në skenë, tragjeditë e Haxhiademit patën jehonë në mendimin kritik letrar, pozitiv e negativ, ndër gazetat e revistat e kohës si në gazetat “Arbënia” dhe “Drita”, në revistat “Minerva”, “Perpjekja shqiptare”, etj. U prit jashtëzakonisht mirë dhe u shoqërua me një entuziazëm të papërshkruar popullor drama “Skënderbeu”, që u shfaq në Tiranë, Korçë, Elbasan, Gjirokastër, Delvinë, Sarandë, etj. Më vjen mbarë të bie këtu një vlerësim të njërit prej yjeve më të shkëlqyer të gazetarisë sonë të viteve ’30, Branko Merxhanit, për këtë vepër: “Libri i fundit dhe ma i bukur i dramaturgut t’onë Etem Haxhiademit asht “Skënderbeu”, tragjedi me pesë akte, Tiranë, 1935. Fëtyra e çuditçme e fatozit t’onë legjendar, symbolizon typin e njeriut tragjik, të cilit nuk i mungon elementi demonik për të frymëzuar tragedinë ma të goditur, jo vetëm të jetës së tij private, por edhe të mjerimeve historike të së gjithë jetës së populit shqiptar. Vepra e Haxhiademit, që zë një vend të posaçëm nëpër botime letrare të vitit të kaluar, asht prova e parë guximtare për të krijuar një Typologi të shpirtit rreth epokës karakteristike të Skënderbeut. Fatozi i ynë kombëtar, ky burrë i math me origjinën e tij shqiptare, me edukatën bizantino-islamike dhe me shpirtin e shqiptarit të kulluar dhe ‘par excenllence’, produkt gjigand i mythit primitiv të Malsisë s’onë, është Titani që ngreh lart grushtin e vet kundrejt dënimit të fatit, që tyranizoi qysh prej shekujve Gjenin t’onë dhe që ka mbyllur, me zemrim dhe me keqdashje, udhën e madhështisë s’onë mun në pragun e historisë. Njerz që rrojnë jetën si nji tragjedi, kanë vdekjen e nji heroit…”Branko Merxhani (1894-1981)

Në vitet e diktaturës, veprat e Haxhiademit u hoqën nga qarkullimi dhe shkrimtari atdhetar që vuante në Burgun e Burrelit si “Armik i Popullit” u mohua plotësisht. As studentët që kryen fakultetin e letërsisë shqipe gjatë atyre 50 viteve të çmendura nuk mësuan se letërsia shqipe ka pasur edhe rrymë klasiciste dhe një përfaqësues të saj. Në tekstet e historisë së letërsisë sonë u kritikuan ashpër shkrimtarë si Fishta, Konica, Vinçenc Prenushi, Anton Harapi, Bernardin Palaj, gazetarët e shquar të viteve ’30 si Branko Merxhani, Vangjel Koça, Tajar Zavalani, etj., po emri i tij nuk u përmend asnjëherë. Haxhiademi fatkeqësisht vdiq në burgun e Burrelit. Ish të burgosur kanë folur edhe për dy vepra të shkruara në burg: “Jeta e njeriut” (roman) dhe “Koha e premtueme” (dramë), të cilat nuk i njohim. Mbetet detyrë e dorës së parë po aq letrare sa edhe patriotike, që historia e letërsisë dhe kritika letrare të pasqyrojnë e të analizojnë veprimtarinë letrare të shkrimtarit Etëhem Haxhiademi, që ky të jetojë në letërsinë dhe në kujtesën e popullit tonë për të cilin punoi dhe vdiq. /KultPlus.com

Filmat që ia vlejnë t’i shihni gjatë muajit korrik

Kritiku i filmit, Nicholas Barber, ka përgatitur listën për dhjetë filmat që ia vlejnë t’i shihni gjatë muajit korrik. Lista e tij e përpiluar vitin e kaluar, përmban filma fantastik të cilët ia vlen t’i shihni sa më parë. Dhe ata janë si më poshtë:

SPIDER-MAN: FAR FROM HOME

Regjia: Jon Watts
Skenari: Chris McKenna, Erik Sommers
Luajnë: Zendaya, Tom Holland, Angourie Rice, Samuel L. Jackson, Cobie Smulders…

MIDSOMMAR

Regjia: Ari Aster
Skenari: Ari Aster
Luajnë: Florence Pugh, Jack Reynor, William Jackson Harper, Vilhelm Blomgren, Archie Madekwe…

THE CHAMBERMAID (LA CAMARISTA)

Regjia: Lila Avilés
Skenari: Lila Avilés, Juan Carlos Marquéz
Luajnë: Gabriela Cartol, Teresa Sánchez…

THE FAREWELL

Regjia: Lulu Wang
Skenari: Lulu Wang
Luajnë: Awkwafina, Tzi Ma, Gil Perez-Abraham…

THE LION KING

Regjia: Jon Favreau
Skenari: Jeff Nathanson
Luajnë: Keegan-Michael Key, Seth Rogen, Donald Glover, Alfre Woodard, Billy Eichner, John Kani…

TEL AVIV ON FIRE

Regjia: Sameh Zoabi
Skenari: Dan Kleinman, Sameh Zoabi
Luajnë: Kais Nashif, Lubna Azabal, Yaniv Biton…

MARIANNE & LEONARD: WORDS OF LOVE

Regjia: Nick Broomfield
“Luajnë”: Leonard Cohen, Judy Collins, Helle Goldman…

SKIN

Regjia: Guy Nattiv
Skenari: Guy Nattiv
Luajnë: Jamie Bell, Danielle Macdonald, Daniel Henshall…

ONCE UPON A TIME… IN HOLLYWOOD

Regjia: Quentin Tarantino
Skenari: Quentin Tarantino
Luajnë: Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Margot Robbie, Emile Hirsch, Margaret Qualley, Timothy Olyphant, Austin Butler…

THE ART OF SELF-DEFENSE

Regjia: Riley Stearns
Skenari: Riley Stearns
Luajnë: Jesse Eisenberg, Alessandro Nivola, Imogen Poots… /Telegrafi /KultPlus.com

“Netët pa ty më janë të gjata pa fund, i ngjaj udhëtarit që ec dhe s’mbrrin askund” (VIDEO)

Grupi “Minatori” njihet si një ndër grupet më të njohura në Kosovë, të cilët janë dalluar edhe për tekstet e këngëve, të cilat vazhdojnë të mbeten të paharruara për shumë adhurues, shkruan KultPlus.

Një ndër këngët e famshme të grupit “Minatori”, është edhe kënga “Athua ëndërr ishe ti”, mirëpo, grupi “Minatori”, është një ndër grupet që ka krijuar shumë hite për vitet e 80-ta, ku këngët e tyre kanë qenë hite në Radio Televizionin e Prishtinës.

Kurse këngët e këtij bendi që u patën shndërruar hite janë edhe “Molla me shërbet”, “Mihane”, “Të dua sa Kosovën”. Kurse, vokalist i këtij grupi është Naser Gjinovci /KultPlus.com

Në Gjermani kërkohen 4.000 vullnetarë për koncertin – hulumtim për koronavirusin

Shkencëtarët nga Gjermania janë duke i kërkuar 4.000 vullnetarë që të marrin pjesë në një koncert, i cili do të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut të bartjes së koronavirusit nëpër manifestime ku mblidhen numër i madh i njerëzve.

Shkencëtarët shpresojnë që do të rekrutojnë 4.000 pjesëmarrës, të cilët më 22 gusht do të mblidhen në arenën e Leipzigut. Vullnetarët duhet të jenë të moshës prej 18 deri 50 vjeç dhe të kenë test negativ për virusin.

Koncertin do ta mbajë këngëtari i njohur i muzikës pop Tim Bencko në mënyrë që “publiku të ndihet dhe të sillet sa më natyrshëm që të jetë e mundur”, shkruan DW të shtunën.

Pjesëmarrësit duhet të mbajnë maska “FFP2” dhe do të përdoren edhe dezinfektues me UV dritë, të cilat pos mbrojtjes, do t’u mundësojnë shkencëtareve që të përcjellin se cilat sipërfaqe preken më së shumti nga publiku.

Por më e rëndësishmja është se pjesëmarrësit do të kenë një pajisje e cila i përcjellë lëvizjet e tyre dhe largësinë nga pjesëmarrësit tjerë, transmeton KOHA.

Organizatorët planifikojnë të testojnë tre skenarë të mundshëm. Skenari i parë do të jetë grupi i kontrollit, që do të thotë çdo gjë si para pandemisë, ku publiku do të hyjë nëpër dy dyert kryesore dhe nuk do të ketë distancë. Skenari tjetër është me kufizime, hyrje më të ngadalshme, masa më të rrepta higjienike dhe distancë. Ndërsa skenari i tretë është me vullnetarët të cilit janë të ulur në tribuna në largësi prej 1.5 metra.

Ky projekt do të ndihmojë në “identifikimin e kushteve në të cilat do mund të mbahen manifestimet e mëdha sportive dhe të artit që nga 30 shtatori, kur këso manifestime do të duhet të lejohen në Gjermani.

Pos kësaj, ky eksperiment do të ndihmojë në kuptimin më të mirë se me sa persona ka kontakt vizituesi pas një koncerti të tillë”, kanë thënë shkencëtarët.

Ata shpresojnë se ky eksperiment do të ndihmojë në gjetjen e një modeli matematikor i cili do të mund të përdoret për ndalimin e përhapjes së infektimit nëpër manifestime me numër të madh të vizitorëve. Rezultatet e para priten të merren deri në gjashtë javë pas koncertit, pra në fund të shtatorit. /KultPlus.com

Mandela, jeta dhe vepra e tij

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela vdiq në moshën 95-vjeçare. Njerëzit po mbajnë zi për humbjen e presidentit të parë zezak të vendit. Në vijim një profil i njeriut që ndihmoi për ta çliruar Afrikën e Jugut nga dhuna dhe urrejtja.

Për shumëkënd, Nelson Mandela ishte një hero – simbol i guximit, i bindjes dhe i vizionit. Ai cilësohej shpesh si njeriu i thjeshtë, karizmatik dhe besnik, si njeriu që kujdesej për të tjerët.

Nelson Mandela u lind më 18 korrik, 1918, dhe u rrit në Transkei – një ish-territor zezak afrikanojugor. Që në moshë të re ai u bë aktiv në lëvizjen e anti-aparteidit dhe iu bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan. Në vitin 1940, Mandela u bë kreu i krahut rinor të kësaj lëvizjeje.

Nelson Mandela ndoqi universitetin dhe fakultetin e drejtësisë dhe me kolegun e tij Oliver Tambo themeluan firmën e parë zezake të avokatisë në Afrikën e Jugut, me zyra në Johanesburg. Ata i jepnin këshilla juridike falas ose me çmim të ulët zezakëve.

Qeveria e ndaloi organizatën në vitin 1960, por ajo vazhdoi të veprojë fshehurazi. Nelson Mandela vazhdimisht i shmangej policisë dhe detyrohej të jetonte larg gruas së tij të dytë, Winnie, e cila më vonë u bë gjithashtu aktive në lëvizjen e anti-aparteidit.

Kur Kongresi Kombëtar Afrikan vendosi të ndërmerrte veprime të forta për t’i dhënë fund aparteidit, zoti Mandela u bë drejtues i krahut ushtarak të organizatës, duke ndërmarrë një fushatë sabotimesh kundër ushtrisë së Afrikës së Jugut dhe objekteve qeveritare.

Në vitin 1962, 44 vjeçari Mandela u arrestua dhe doli në gjyq për aktivitetin kundër qeverisë. Ai i mbrojti veprimet e tij si pjesë e “luftës së popullit afrikan për një shoqëri të lirë.”

Dy vjet më vonë ai u dënua me burgim të përjetshëm në ishullin Robben pranë brigjeve të Kejptaunit. Mandela kaloi 18 vjet në këtë burg famëkeq, duke refuzuar një ofertë të qeverisë për lirimin e tij, nëse hiqte dorë nga lufta e armatosur e Kongresit Kombëtar Afrikan. Ai doli nga burgu më 1990, pasi qëndroi gjithsej 27 vjet, kur qeveria e bardhë e presidentit Frederik de Klerk legalizoi të gjitha partitë politike dhe liroi shumicën e të burgosurve politikë.

Në vitin 1991, zoti Mandela u zgjodh kryetar i Kongresit Kombëtar Afrikan, ndërsa më1994, kur Kongresi fitoi zgjedhjet e para shumëracore, ai u bë presidenti i parë zezak i vendit, në moshën 75-vjeçare.

“Kurrë, kurrë dhe kurrë më kjo tokë e bukur nuk do të përjetojë shtypjen e njeriut nga njeriu,” deklaroi Mandela gjatë marrjes së mandatit.

Herman Cohen ishte Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Afrikën nga viti 1989 deri më1991. Ai thotë se shumica e zezakëve të Afrikës së Jugut i mbanin sytë te Mandela si njeriu i cili mund t’ua bënte jetën më të mirë:

“Ai kishte një qasje të veçantë, karizmatike. Ai u bë simbol në luftën kundër aparteidit dhe ishte e natyrshme që do të zgjidhej si presidenti i tyre i parë.”

Presidenti Mandela shpalli se do të qëndronte në këtë post vetëm për një mandat. Zoti Cohen thotë se gjatë pesë viteve si president, zoti Mandela fitoi respekt ndërkombëtar për ripajtimin e vendit:

“Mandela iu përkushtua kryesisht mobilizimit të afrikanëve për të punuar për zhvillimin ekonomik. Duke patur një arsimim të mirë, ai u bë gjithashtu një lloj zëdhënësi në skenën ndërkombëtare.”

Nelson dhe Winnie Mandela jetuan një kohë së bashku pas lirimit të tij nga burgu, por shpejt marrëdhëniet e tyre u ftohën dhe ata u divorcuan. Në ditëlindjen e tij të 80, zoti Mandela u martua me Graca Machel, e veja e ish-presidentit të Mozambikut, Samora Machel.

Zoti Mandela mori qindra çmime dhe medalje gjatë jetës së tij. Në vitin 1993, ai ndau Çmimin Nobel të Paqes me ish-armikun e tij të betuar de Klerk. Ata u nderuan për kontributin në procesin e paqes në Afrikën e Jugut.

“Jugafrikanët kanë krijuar një shoqëri e cila konfirmon se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë,” deklaroi Mandela duke marrë çmimin.

Si president, zoti Mandela u kritikua se nuk u përball me krizën e sidës në Afrikën e Jugut. Megjithatë, në vitet e tij të mëvonshme, ai u bë një personalitet publik i luftës kundër sidës.

“Së bashku ne mund ta luftojmë sidën dhe të garantojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë,” tha në një rast Mandela.

Dy vjet më vonë, sida shkaktoi vdekjen e njërit prej djemve të tij.

Në vitin 1999, në moshën 85-vjeçare, Nelson Mandela tha se do të tërhiqej nga jeta publike. Megjithatë, ai vazhdoi të luftojë për të drejtat e fëmijëve.

Në një vend të rrënuar nga konflikti racor, Nelson Mandela është parë si një udhëheqës i jashtëzakonshëm – si njeriu që e çliroi Afrikën e Jugut nga dhuna dhe urrejtja duke e bërë një vend me më shumë paqe dhe mirëkuptim. /KultPlus.com

Jeta e vështirë e Mozartit, letra me të cilën ai i drejtohet mikut të tij për t’i kërkuar borxh

Të jetoje vetëm me muzikë pa të ardhura të tjera të tërthorta, për gjeniun e muzikës klasike do të thoshte varfëri. Po, varfëri në kuptimin më të pamëshirshëm të shprehjes.

Gruaja e sëmurë, një fëmijë për të rritur, ishte për të një sfidë e vështirë, një plagë që e mundonte mizorisht shpirtin e tij të drobitur nga vështirësitë. Ngado dyer të mbyllura për mjeshtrin e madh. Kompozitori i oborrit, i emëruar me urdhër perandorak, nuk i siguronte të ardhurat që i duheshin për të shlyer doktorin, farmacistin, kreditorët, jetesën. I kishin shteruar të gjithë mundësitë dhe miqtë.

I vetmi që do ti gjendej gjithnjë pranë ishte miku i tij Johann Michael von Puchberg (21 shtator 1741- 21 janar 1822, Vienna ), një tregtar i thjeshtë vjenez tekstilesh, të cilit më 12 korrik 1789 ai i shkruan një letër mbushur me tragjizëm të thellë dhe brengë, ku citohet:

“Zot, jam në një gjendje të vështirë, të cilën s’do t’ia uroja as armiqve të mi më të këqij, dhe në qoftë se ju vëllai dhe miku im më i mirë, do të më braktisni, unë fatkeqi do të dënohem pa faj bashkë me të mjerën grua time të sëmurë dhe djalin.

Që herën e fundit kur isha te ju, desha t’ju hap zemrën, por me mungoi vendosmëria!

Dhe a do ta kem vallë tani që po ju shkruaj?!

Vetëm duke u dridhur guxoj të hedh këto fjalë në këtë letër. Nuk do të kisha kurajë tu drejtohesha as me shkrim po të mos isha i sigurt se ju më njihni, se ju i dini fort mirë rrethanat e mia, se ju jeni absolutisht i bindur që unë jam pa asnjë faj, që fatkeqësisht kam rënë në këtë gjendje kaq tragjike.

O perëndi!

Në vend të falënderimeve unë do tu mërzis me lutje të reja, me përgjërime mjeruese. Në vend të pagesës që kam të të bëj për borxhin që të kam, po të shkruaj për një borxh tëe ri, kërkesa të reja.” /KultPlus.com

Një kopsht zoologjik i krijuar nga pllakëzat lego

Muaj pas mbylljes globale të shkaktuar nga pandemia COVID-19, parqet dhe kopshtet zoologjike kanë filluar të rihapen dhe të mirëpresin vizitorët e tyre.

Megjithatë, pasi që njerëzit ende janë të kujdesshëm për t’u mbledhur në vende publike, udhëheqësit e parqeve dhe kopshteve zoologjike u detyruan të mendonin një mënyrë kreative se si të tërheqin më shumë njerëz që t’i vizitojnë këto vende, transmeton KOHA.

Kopshti zoologjik “San Antonio Zoo” në SHBA, ka gjetur një zgjidhje kreative. Ka vendosur disa kafshë të krijuara nga pllakëzat lego për të tërhequr vizitorët.

Pjesa më e mirë është se këtë kopsht, vizitorët mund ta shëtisin duke lëvizur me veturë. /KultPlus.com

Mandela: Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdoret për ta ndryshuar botën

Thënie frymëzuese nga Nelson Mandela

Nelson Mandela lindi më 18 korrik të vitit 1918. Gjatë gjithë jetës së tij ai ishte luftëtar i lirisë; ai luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej zezakëve në Afrikë. Shumë vite të jetës së tij, Mandela i kaloi nëpër burgje. Që në moshë të re ai u bë aktiv në lëvizjen e anti-aparteidit dhe iu bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan. Në vitin 1940, Mandela u bë kreu i krahut rinor të kësaj lëvizjeje.

Nelson Mandela ndoqi Universitetin dhe fakultetin e drejtësisë dhe me kolegun e tij Oliver Tambo themeluan firmën e parë zezake të avokatisë në Afrikën e Jugut, me zyra në Johanesburg. Ata i jepnin këshilla juridike falas ose me çmim të ulët zezakëve.

Në vitin 1962, 44-vjeçari Mandela u arrestua dhe doli në gjyq për aktivitetin kundër qeverisë. Ai i mbrojti veprimet e tij si pjesë e “luftës së popullit afrikan për një shoqëri të lirë.”

Mandela mori qindra çmime dhe medalje gjatë jetës së tij. Në vitin 1993, ai ndau Çmimin Nobel të Paqes me ish-armikun e tij të betuar de Klerk. Ata u nderuan për kontributin në procesin e paqes në Afrikën e Jugut.

“Jugafrikanët kanë krijuar një shoqëri e cila konfirmon se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë,” deklaroi Mandela duke marrë çmimin.

Si president, zoti Mandela u kritikua se nuk u përball me krizën e sidës në Afrikën e Jugut. Megjithatë, në vitet e tij të mëvonshme, ai u bë një personalitet publik i luftës kundër sidës.

“Së bashku ne mund ta luftojmë sidën dhe të garantojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë,” tha në një rast Mandela.

KultPlus, jua sjellw disa nga thëniet frymëzuese te ish-Presidentit te Afrikes se Jugut.

“Askush nuk lind me urrejtje kundër një race tjetër, kundër një religjioni tjetër apo kundër një shtrese tjetër sociale. Njerëzit e mësojnë më vonë urrejtjen. Atëherë, nëse mësojnë urrejtjen, ata mund të mësojnë edhe dashurinë, meqenëse për zemrën njerëzore dashuria është diçka më e natyrshme se urrejtja.”

“Mos më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga ajo se sa herë jam rrëzuar dhe jam ringritur sërish”.

“Unë jam në thelb një optimist. Nuk mund ta them nëse është e lindur, apo e ushqyer. Pjesë e të qenit optimist, është që të mbash kokën drejtuar nga Dielli, dhe me këmbët që ecin përpara”.

“Mirësia e njeriut është një flakë që mund të fshihet, por nuk zhduket” /KultPlus.com

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm

Nga: Umberto Eco

Jam argëtuar shumë nga një lajm që doli në Internet në lidhje me idiotët. Për ata që nuk e kanë ndjekur, u raportua në mediat online dhe në ato të shkruara se në një të ashtuquajtur leksion, unë kam deklaruar se Interneti është i mbushur me idiotë. Kjo nuk është e vërtetë. Leksioni ishte për një temë krejt tjetër, por ai demonstron se si lajmi shtrembërohet kur qarkullon nëpër gazeta dhe në Internet.

Lajmi për idiotët doli gjatë një konference shtypi, kur teksa i përgjigjesha një pyetjeje, bëra një vëzhgim krejt të arsyeshëm dhe logjik. Nga shtatë miliard banorët që ka planeti, ka një numër të pashmangshëm idiotësh, shumë prej të cilëve janë mësuar që ua komunikojnë përçartjen e tyre miqve apo të afërmve në bar, kështu që opinionet e tyre janë të kufizuara në një rreth të caktuar. Një numër domethënës i këtyre njerëzve tashmë mund t’i shprehin mendimet e tyre në rrjetet sociale. Prandaj opinione të tilla mbërrijnë në audienca të mëdha, dhe shkrihen bashkë me shumë opinione të tjera, që shprehin njerëz të arsyeshëm.

Ju lutem mbani parasysh që ideja ime për idiotët nuk kishte konotacione negative. Askush, me pak përjashtime, nuk është idiot për nga profesioni, por dikush që është bakall i shkëlqyer, mjek i shkëlqyer, apo një punonjës banke i shkëlqyer, mund të thotë disa broçkulla për gjëra që as nuk i njeh dhe as nuk i di, apo as nuk i ka menduar mjaftueshëm. Reagimet në Internet janë të menjëhershme, pa lënë kohë për reflektim.

Eshtë e drejtë që Interneti t’u lërë hapësirë atyre që nuk kanë asgjë të arsyeshme për të thënë, por tepria e budallallëkut është duke mbushur radhët. Dhe disa reagime të pahijshme që kam parë në Internet, konfirmojnë pretendimin tim. Në të vërtetë, dikush raportoi se unë kam thënë që Interneti ofron të njëjtën famë, si për mendimet e një budallai, ashtu edhe ato të një fituesi të Çmimit “Nobel”, dhe krejt papritur nisi një debat i kotë, që u bë edhe viral, mbi faktin nëse unë e kisha pranuar apo jo Çmimin Nobel – ndërkohë që askush nuk mori mundimin as të hapte Wikipedian. E gjithë kjo tregon se sa shumë të prirur janë njerëzit që të flasin, pa u ndalur për të menduar. Në çdo rast, numri i idiotëve tani mund të kuantifikohet: 300 milionë. Raportohet se Wikipedia ka humbur 300 milion përdorues kohët e fundit. Këta janë të gjithë njerëz që lundrojnë, po nuk e përdorin më Internetin për të gjetur informacion, por preferojnë të rrijnë online duke biseduar me të singjashmit, dhe me gjasë pa u ndalur për të menduar.

Përdoruesi normal i Internetit duhet që të jetë i aftë të rrokë dallimin mes ideve jokoherente dhe të artikuluara mirë, dhe këtu lind problemi i filtrimit të informacionit. Nuk lidhet vetëm me opinione të shprehur në blogje apo Twitter, por është një çështje urgjente për të gjitha faqet e internetit, ku mund të gjesh informacion që është i besueshëm dhe i dobishëm, por gjithashtu – dhe sfidoj këdo që dëshiron ta mohojë – edhe përçartje të gjithfarëlloji, rrëfime për komplote joekzistente, mohime të Holokaustit, racizëm, informacion që është i rremë nga pikëpamja kulturore.

Si mund ta filtrosh informacionin? Secili prej nesh e ka aftësinë ta filtrojë informacionin, kur shohim faqe interneti që merren me tema për të cilat kemi njohuri, por unë i pari do e kisha problem të dalloja, nëse një faqe interneti thotë të vërtetën apo gënjen, kur shkruan për Teorinë e Fijeve. As edhe shkollat nuk munden t’u mësojnë nxënësve si të filtrojnë informacionin, përderisa mësuesit janë në të njëjtin pozicion si unë, dhe ata që japin mësim gjuhën greke mund të gjenden të pambrojtur, kur lexojnë një faqe që shkruan për teorinë e katastrofës së Luftës së Tridhjetë Viteve.

Ka vetëm një zgjidhje. Gazetat janë shpesh skllave të Internetit, pasi aty gjejnë lajme dhe histori që shpesh rezultojnë false, duke i dhënë kështu një zë rivalit të tyre më të madh – dhe duke e bërë këtë gjithmonë më vonë se sa Interneti. Në vend të kësaj, ato duhet t’i dedikojnë dy faqe çdo ditë analizës së website-ve, në po të njëjtën mënyrë siç bëjnë vlerësime të filmave apo librave, duke nxjerrë në pah faqet që janë virtuoze dhe ato që nxjerrin lajme të gënjeshtërta apo komplote pa lidhje. Kështu do të bënin një shërbim të vyer publik, e madje mund të bindin edhe ata shumë përdorues të Internetit që po u ikin gazetave, që të rikthehen.

Për një sipërmarrje të tillë, një gazetë do të kish nevojë për një ekip analistësh, shumë prej të cilëve do të duhej të vinin nga jashtë. Do të kushtonte, por do të ofronte një shërbim të vyer kulturor dhe do i jepte shtypit një qëllim të ri.

Umberto Eco – Shkëputur nga libri “Kronika të një shoqërie likuide” (Artikulli është botuar në 2015) – Në shqip nga bota.al /KultPlus.com

S’mund të pushoj së menduari për ty

Nga: Eros Ramazzotti & Tina Turner
Shqipëroi: Bujar Meholli

Këto janë situata njerëzore
momentet midis nesh
ndarjet dhe rikthimet rrodhën
e ne s’kuptuam gjë prej gjëje,
por unë e di
se s’mund të pushoj së menduari për ty.

Këto kontradikta mes njerëzve
i bëjnë të ndihen sa të lumtur
sa të trishtuar nëpër trancizione emociolane
siç i kishim dhe ne.
Dhe sa kujtime kemi lënë pas…

Po, duhet ta dish se kjo është e vërtetë!
Unë thjesht s’mund të pushoj
së menduari për ty
dhe kohët që kemi kaluar bashkë.
Ah! Sa do të doja ta ndiejmë prapë
gjithë atë dashuri që kishim dikur…

Në zemrën e vetmuar
qëndron gjithçka
kapur fort pas kangjellave të krenarisë,
por, oh, s’mund të pushoj
së menduari për ty
dhe për ne…

Këto janë gjërat e kësaj jete
ca të mira, ca të këqija,
por çfarë është jeta
pa një ëndërr që ta mbajë?

T’ia kapësh dorën dikujt dhe mos t’ia lëshosh kurrë
është pjesë e një jete të përbashkët,
por a thua ka të ardhme?

Në këtë natë që ikën ngadalë para meje,
përpiqem të të takoj, dhe të kuptoj,
edhe nëse zemrat tona janë zhytur si anije në det
përherë i kujtoj e kurrë s’mund t’i harroj.

Oh, s’mund të pushoj së menduari për ty
dhe për ne, për kohët tona.
Thjesht, s’mund të pushoj duke të menduar… /KultPlus.com

1993

Aleksandër Moisiu, Hamleti dyshues i botës shqiptare

Nga: Dorian Koçi

Fjalët që shprehin koncepte të mëdha, shpeshherë duken sikur vijnë nga një origjinë hyjnore, por në fakt ato reflektojnë një parim të njohur të semantikës, të identifikimit të koncepteve me sendet që i kanë përfaqësuar. Kështu p.sh pak kush mund t’i vejë mendja apo t’i kujtohet nëse ka lexuar diku se fjala tragjedi kaq e nevojshme për të kuptuar dhimbjen, vuajtjen dhe katarsisin njerëzor, të ketë në qendër të saj dhuratën që i jepej fituesit në lojërat e festimet të organizuara për nder të hyut Dionis. Kjo dhuratë që ishte cjapi, shumë e denjë për vendet malore ku konsiderohej një kafshë e shenjtë për të mbarështuar ekonominë e rrjedhimisht dhe për tu flijuar, duket sikur e plebetizon paksa aristokracinë e lartë të fjalëve që pasqyrohet në formën e tragjedisë, por në të vërtetë ata që i kanë dhënë jetë këtij lloji arti skenikë janë aktorët e mrekullueshëm tragjikë.

Etnosi dhe kombi ynë ka pasur fatin të lind një të tillë të shënjuar në memorien e kohës me emrin e një heroi të madh të antikitetit si Aleksandër dhe me mbiemrin e një profeti të madh të njerëzimit, si Moisiu. Nuk e di se çfarë kombinimi më të mirë mund të gjente fjala tragjike, sesa kombinimi i këtyre dy emrave në një person, pasi Aleksandri i Madh mbi të gjitha ishte një hero kulturor, njeriu që në çdo përparim të ushtrive të tij ndërtonte dhe institucione të rëndësishme kulturore që shpërhapnin qytetërim dhe Moisiu një profet që udhëhoqi popullin e vet drejt Tokës së premtuar dhe mori dhjetë Urdhëresat e Shenjta duke shpërhapur fjalën e Zotit. Këtë lloj kombinimi e mbivendosje kulturash mund ta gjesh vetëm në Gadishullin Ilirik, prej nga ishte origjina e Aleksandër Moisiut, pasi ai ashtu si dhe Aleksandri i Madh është një hero kulturor.

Çfarë mund të ketë trashëguar Moisiu nga vendi i origjinës së vet? Qytetet Durrësi e Kavaja ku kaloi disa vite jetës ? Si mund të ketë ndikuar këto qytete në personalitetin e tij?

Në vitin 1849 peisazhisti, britanik Edward Lear, shkruan për Durrësin se nga pamja kështjella duket ndërtesë e stilit norman, ndonëse me plot arna e meremetime. Fortifikimet e saj shtrihen teposhtë faqes së kodrës, deri buzë ujit ku bashkohen me muret e qytetit. Në disa pjesë të tyre vura re disa mburoja të parzmuara, me ca basoreliefe në formë bufash të gdhendur. Kombinimet e peizazheve përqark janë shumë elegante e të mrekullueshme nga çdo peizazh shqiptar që kam parë. E, mandej ai shkruan për bukurinë rurale të rrethinave të Kavajës që përbehet nga ullinj të mëdhenj që shtrijnë degët mbi shtigje e brigje të thyera, rrugica, ca xhami e një kullë e lartë sahati, figura gegësh të veshur me ngjyra të forta të zeza, të kuqe, të bardha; varreza me varre xixëlluese; pastaj pemë kopshti që ngriheshin mbi çatitë e kuqërremta dhe oxhaqet e bardhë të lartë; valëzime ullishtash në ngjyrë të gjelbër në të kaltërt; më tej livadhe të rrafshët e të pafund deri në det, me tufa të pafund bagëtish; ndërsa linjat e kodrave të ulëta e të zbehta në jug-perëndim, si dhe Adriatiku i kaltër me Durrësin në kepin e vet shkrihen ëmbël në horizont.

Ndoshta këto përthyerje e pafund peisazesh do reflektonin në zërin e tij magjik. Ndoshta diversiteti fetar e arkitekturor do ndikonte në temperamentin e tij gjithë jetë e pasion. Stefan Zwei, do të shprehej për zërin e tij “Zëri përkëdhel vetveten, i rrëshqet mendimet e thurura poshtë e lart nëpër shkallë si macja lëmshin në oktava muzikore që ngrihen dhe ulen përgjatë tërë shkallës së instrumentit kumbues të fytit. Nganjëherë njeriu mbyll sytë vetëm për një hop për ta ndier ligjërimin e tij si muzikë…”!

Po a e ndjente veten Moisiu shqiptar?

Ja si shprehej ai në takimin e datës 29 qershorit 1920 në Vjenë me studentët shqiptarë, i prekur nga konsideratat dhe entuziasmi i tyre: “Miq të dashur, ju faleminderit shumë për nderimet që më rrëfeni. Jam ndodhur në shumë gostira, në shumë mbledhje, kam ndierë shumë gëzime, por ky i kësaj nate është tjetër gëzim. Ju lutem të më besoni që asnjëherë gjer më sot nuk jam gëzuar si sonte. Nuk mund të ju tregoj dot kënaqësinë që ndiej kur dëgjoj prej jush kaq gjëra të bukura mbi përparimin e zhvillimin e popullit shqiptar”!

Moisiu i dhuroi skenës temperamentin kolerik shqiptar, butësinë mesdhetare italiane dhe logjikën e ftohtë gjermane. “Shqiptar, italian, gjerman, evropian – qytetar i botës”, shkruan për të kritiku i teatrit Rudiger Schaper. Por, mbi të gjitha tek Moisiu ringjallet tragjikja që mbizotëron mbi sublimen. “Askush nuk vdiq aq shpesh dhe aq mrekullisht bukur në skenë sa Moisiu. Vetëm tek ‘Kufoma e gjallë’ e Tolstoit, gjatë viteve 1913-1935, ai ia veshi vetes me plumb mbi 1500 herë”, thotë kritiku gjerman, Rudiger Schaper në biografinë për Aleksandër Moisiun.

Shumë e vështirë në fakt për t’i përmbledhur të katërta këto karaktere në një, dhe në kohën kur populli i tij përjetonte tragjedi përndjekjeje duke hyrë e dalë nga skenat e historisë. Por, Moisiu ishte gjeni, ndaj ekzistencializmi në monologun e Hamletit “To be or not to be” merrte vrull dhe i ngjante një poeme kushtuar jetës. “Hamleti” ishte shkruar për Moisiun dhe Moisiu ishte lindur posaçërisht për të interpretuar princin e Danimarkës, thoshte Max Brod miku dhe biografi i Franz Kafkas që së bashku patën fatin ta ndiqnin Moisin gjatë vitit 1903 në Teatrin Gjerman të Pragës.

Por, ç’përmbante kaq sharmë zëri i Moisut dhe loja e tij teatrale? Përse vendet e ftohta, si vende ngjarjesh të tragjedive të mëdha e pëlqenin kaq shumë aktrimin e tij?

Përgjigjen na e jep një personalitet tjetër i madh i kulturës gjermanike, Stefan Zweig, kur shkruante se “njeriu i jugut mbetet gjithnjë njeriu i jugut. Në mënyrë që të mos ngrijë ai merr me vete diellin e vendit të tij kudo ku shkon”.

Zwwig, si gjithë të tjerët që jetonin në perandoritë e mëdha, ka shumë mundësi të mos e dinte origjinën e saktë të Moisiut, ose ta identifikonte atë si Italian, por përkufizimi i tij mbetet në fakt proverbial. Shqiptarët janë vërtetë njerëz të komunikueshëm dhe në të njëjtën kohë gjithë pasione, pra nëse ndonjëherë do na ndërrohej mendja për të mos u quajtur më bij shqiponjash, në ndihmë do të na vinte Moisiu, për të na thirrur si “njerëz që marrim me vete diellin kudo që shkojmë”. Kjo mund të shndërrohet dalëngadalë në një dilemë kulturore, e gjithmonë aty nëse do duam të respektojmë më tepër fjalën do na vijë në ndihmë Aleksandër Moisiu, Hamleti dyshues i botës shqiptare. /KultPlus.com

Natë shqiptare

Poezi nga Sali Bashota

Përnatë po vdiset me ëndrrat nën dry
Korbin e mështjellim rreth qafe pa sy
Lirikë e paqartë gërryen shkronjat mbi qetësinë e shprishur
Avull i trupit fërkon shqisat e trurit të prishur
Jeta përgjaket si zog i mbyllur në kafazin mbretror
A vdiset kështu shqiptarçe rrethuar me murin gjarpëror
Kur gjaku ngutet të mbushë pusin e rojës bishë
Me kokë në jastëk shtërngojmë të drejtën e jetës që grishë
Tuberkulozi e ha shërimin e vetë në rrugën pa fund
Përnatë vdiset ngapak me pamje të muruar askund
Qumështi i zi i nënës sa herë në prush vlohet
Bëhet rreze pa ngjyrë medikament i syrit që shërohet
Gaca shplohet nga hiri i dorëshkrimeve të varura në litar
Si thupra në ujë dridhet mendimi i zhveshur në acar
Gjuha mballqit emrat kur kthehen në ditën e Gjykimit
Përnatë po vdiset në lëkurën e regjur të robërimit
Shtegu hap dosjen me gojëtarinë e hargjuar në ekran
Ajo ish skulpturë e larë me ujin e reumatizmës pranë
Aty mbetet njeriu që lan e than lëkurën e gjarprit
Vetmia rrokulliset si libër i shenjtë i fatit
Mëshira rri në hijen e mendimeve të qelbura në ferr
Mbi natën Shqiptare kur klith si shqiponjë në qeli-terr

(1994)

Në Shqipëri, një pjesë e të rinjëve nuk e dinë alfabetin e gjuhës shqipe (VIDEO)

Një pyetësor i realizuar në Shqipëri ditë më parë, ka zbuluar se një pjesë e të rinjëve dhe atyre të moshës së mesme, nuk e dinë alfabetin e gjuhës shqipe.

36 shkronja aq sa ka alfabeti po del se janë shumë për t’u mbajtur në mend.

Disa prej tyre u shprehën shkurt se nuk e dinë kurse të tjerët u përpoqën ta thonë por që nuk ia dolën me sukses.

Në vijim shikoni videon: