Një galeri në Tokjo të Japonisë hapi ekspozitë për të shfaqur punime të artistëve të ndryshëm, por këtë herë më një koncept tërësisht të ri.
Pas orës 12 kur të mbyllej ekspozita, vizitorët mund të “vidhnin” veprat e artit, në ekspozitën e quajtur “Art për t’u vjedhur”.
Disa orë pas mbylljes së galerisë, shumë njerëz u paraqitën me dëshirë të vjedhin ndonjë copë arti. Stacioni policor ishte afër, por policët intervenuan vetëm për të kontrolluar turmën, sepse të gjitha veprat nga ekspozita, ishin për t’u dhënë, apo “vjedhur”, shkruan AFP.
Kjo ngjarje sipas organizatorëve ishte një eksperiment, për të afruar marrëdhënien në mes artistit dhe vizitorit në një galeri.
Në fillim u parapa si një ngjarje e vogël e cila mund të tërheqë ndonjë “vjedhje” të fshehur, por fjala u shpërnda nëpër mediat sociale dhe në fund ishin rreth 200 njerëz afër galerisë që po shpresonin të rrëmbenin ndonjë pjesë arti, transmeton KOHA.
“Hajnave” u tha se mund ta rrëmbenin galerinë pas mesnate, por turma ishte aq e madhe sa që rrëmbimi nisi një orë përpara, dhe ekspozita e cila duhej të zgjaste 10 ditë, u zbraz për më pak se 10 minuta.
Edhe pasi që u zbraz galeria, vazhdonin të arrinin hajnat potencial, ndërsa stacioni policor aty afër dërgoi policë për të shpërndarë turmën.
“Jeni duke e bllokuar rrugën!”, bërtitën policët.
Organizatorët pastaj u takuan edhe me policinë, për të qartësuar situatën.
Në fund doli që “hajnat” kishin qenë të mirë dhe nuk kishin bërë probleme.
“The last prisoner” filmi i regjisorit Bujar Alimani i cili prezanton Shqipërinë në çmimet “Oscars 2020” do të shfaqë premierën e tij më 16 korrik në kinema në Paris.
Lajmin e bëri të ditur sot Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila theksoi se në 22 korrik filmi do të shfaqet për të gjithë.
“Së bashku me një pjesë të grupit të filmit dhe prezencën e ambasadorit shqiptar në Francë, organizohet mbrëmja e filmit “The last prisoner” i regjisorit Bujar Alimani, film i cili prezanton Shqipërinë në çmimet “Oscars 2020”. Një bashkëpunim mes Shqipërisë, Francës dhe Greqisë do të shfaqë premierën e tij më 16 korrik në kinema në Paris dhe me pas në 22 korrik për të gjithë”, tha Margariti. Atsh / KultPlus.com
Më 11 korrik të vitit 1995, kur më të afërmit e tyre po e kalonin golgotën në Srebrenicë, Xhenana Salihoviq ka qenë vetëm njëmuajsh, ndërsa Ahmo Memedoviq ende ka qenë në barkun e nënës.
Sot, këta të rinj, të ngarkuar me dhembjen e kujtimeve të trashëguar nga të mbijetuarit, thonë se ruajtjen e kujtimit për viktimat e gjenocidit e kanë zgjedhur si mision të jetës së tyre, duke punuar në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoqari, dhe kanë një porosi: “Ky është qytet për të cilin të gjithë flasin dhe të gjithë “brengosen”, gjersa ai rrënohet para syve tonë”.
Aq shumë të qeshura kanë jehuar atë ditë, vetëm një javë para 11 korrikut, kur në Potoqari u takuam me dy të rinjtë e Srebrenicës, Ahmon dhe Xhenanën, saqë kalimtarëve të rastit mund t’iu ketë dukur se po e thyejmë qetësinë e një vendi të shenjtë, por jam e sigurt që shpirtrat e atyre që prehen këtu në paqe nuk na kanë zërë për të madhe dhe, në fakt, u ka ardhur mirë që dëgjojnë të qeshura.
Djaloshi me sy të kaltër, gjithmonë i gatshëm për shaka, dhe vajza e tërhequr, me flokë të gjatë dhe sy të pikëlluar, por që kur qeshin shkëlqejnë nga një dritë e brendshme: Xhenana i ka 25 vjet, Ahmo do të ketë aq në tetor, njëjtë sa kanë kaluar nga korriku i tmerrshëm i vitit 1995 dhe territ që e mbuloi Srebrenicën atë vit, viti më i vështirë për secilin të mbijetuar nga ky vend, shkruan revista Gracija.
Xhenana ka qenë njëmuajsh në korrik të vitit 1995, Ahmo ka qenë në barkun e nënës, e cila e lindi më 1 tetor të atij viti, pas gjenocidit. Atyre nuk u kujtohet, por mbajnë kujtimet e më të afërmve të tyre, vuajtjet e tyre. Nuk kanë kujtime, por e ndiejnë dhimbjen e hidhur, për ata të cilët as nuk i kanë parë, as dëgjuar, e as nuk kanë arritur t’i duan, megjithatë i njohin nga fotografitë e shpëtuara.
Mbajnë në mend tregimet e atyre që kanë mbijetuar. Dhe u dhemb që nuk i kanë kujtimet e tyre të fëmijërisë në Srebrenicë. Të mira apo të këqija, ashtu si i ka secili fëmijë, transmeton KOHA.
“Lufta ma ka ndryshuar jetën. Edhe atë si një foshnje njëmuajsh, kur nuk e kam ditur as që ekzistoj. Lufta ma mori të drejtën për familje dhe fëmijëri. Nuk kam pasur mundësinë të kem baba, gjysh, dajë, gjyshe, xhaxha, teze, halla…m’i kanë marrë 12 anëtarë të familjes së ngushtë, edhe asnjëherë nuk do ta kem të qartë me çfarë të drejte”, thotë Xhenana.
Babai i saj quhej Xhevat, ka pasur 38 vjet kur u vra. Ai me nënën e Xhenanës, Ramizën, ishin takuar për herë të fundit te posta në Srebrenicë, ku ka qenë UNPROFORI-i. “Ia ka dhënë nënës një qese me keksa, i ka gjetur diku. Dhe ka thënë: ja mbaji këta keksa, të mbani shpirtin derisa nuk kaloni në territor të lirë. Dhe kujdesuni për të voglën, un ika kah pylli”.
Dhe nuk janë parë asnjëherë më.
Me katër vajza, duke e mbajtur “të voglën” Xhenanë në krah, Ramiza niset kah Potoqari, te baza e UN-it. Atje i ndajnë gratë dhe fëmijët, i fusin në fabrikë. Aty kanë kaluar tre ditë. Sytë e murrmë të Xhenanës bëhen edhe më të errët derisa e vazhdon tregimin: “Nuk ka pasur as ushqim, as ujë. I kemi pasur ata keksa. Gjersa kemi qenë në fabrikë, ka ardhur një informatë që ka arritur një cisternë, dhe nëna ka dalë për të na sjellë ujë. Kur ka dalë, ushtarët serbë nuk e kanë lejuar të kthehet. I ka lutur, u ka thënë se i kanë mbetur fëmijët, ndërsa njëri prej tyre i ka thënë: le të mbesin, nëse nuk i kapim të gjithë këta që ikën në pyll, do t’ju vrasim juve”.
Nëpërmes rrëmujës së krijuar në moment, Ramiza arriti t’u kthehet të bijave në fabrikë. Edhe nuk ka dalë më nga aty, derisa nuk i kanë vendosur në autobusë. Rrugës ka parë imazhe të tmerrshme, njerëz të varur, njerëz të mbytur, njerëz të gjallë në kamionë, për t’i dërguar në kampe ose t’i vrasin, transmeton KOHA.
Ka rënë terri kur kanë arritur në Luke. “Një grua, ashtu si tregon nëna, nuk ka dashur të dalë nga autobusi. Qante dhe thoshte se nuk shkon, ngase prapa i ka mbetur shpirti, fëmija i saj”, thotë Xhenana.
Pastaj në këmbë kanë arritur në Ravne dhe aty, pas tre ditësh, kanë pirë ujë. Ushqim nuk kanë pasur. Kanë vazhduar në këmbë drejt Zhivnicas. Xhenana ka qenë e djegur nga dielli, gjersa nëna po e mbante në krah nga Srebrenica. Se si Ramiza arriti që me vajzat 15, 14, 11 vjeç dhe me beben njëmuajsh t’i tejkalojë të gjitha këto, nuk e dinë as vetë.
Ahmo e ka përjetuar gjenocidin në barkun e nënës, ndërsa ka arritur në botë në qytetin Modrac, ku familja e tij ka ikur pas 11 korrikut. Kanë mbijetuar nëna, babai, vëllezërit dhe motra. Babai Salihu ka ikur nëpërmes pyllit dhe ka dalë në territorin e lirë.
Nëna i ka treguar për atë se çka ka ndodhur në korrik të atij viti. “Kanë pasur një thes me tesha dhe ushqim. Janë ndarë në Bukovik, babai i ka puthur të gjithë, vëllain dhe motrën, ndërsa nënës ia ka dhënë thikën për roje. Ka menduar, nëse e vrasin, të na mbetet një kujtim”… Ahmo ndalet, merr frymë, e pastaj vazhdon: “Ka ikur nga pylli dhe asnjëherë nuk na ka treguar rrugën e tij. Mban trauma në supe dhe nuk mund të flet për atë gjë”.
Ahmo dhe Dzenana, pas shumë viteve që kanë jetuar si refugjatë në vendet e tjera, janë kthyer në familjet në Srebrenicë, kanë përfunduar studimet dhe punojnë te Qendra Përkujtimore. Njihen që nga viti 2004. Dhe, që nga ajo kohë, luftojnë për veten, Srebrenicën dhe të mirën e përgjithshme. “Këtu nuk keni nevojë për bashkëjetesë, por jetesë! Bashkëjetesa do të thotë të jetojmë pranë njëri-tjetrit, ndërsa jetesa të jetojmë së bashku”, thotë Xhenana.
Realisht, por sërish me pozitivitet, shikojnë jetën e tyre në Srebrenicë. Ahmo thotë: “Nëse sot jetoni në Srebrenicë, do të thotë se jeni optimistë të mëdhenj, ose patriotë, ose të moshuar. Sinqerisht, unë nuk e shoh veten diku tjetër. Mendoj që kam investuar në veten dhe në dijeninë time dhe mund t’i jap këtij vendi së paku diçka. Srebrencia sot duket si qytet i fantazmave, çdo ditë ka më pak të rinj. Më pak njerëz, pavarësisht moshës”.
Na flasin për gjendjen e tërë Bosnjës dhe Hercegovinës sot. Të rinjtë, kur dalin për studime në qytete më të mëdha, kryesisht edhe mbesin atje, janë të rrallë ata që kthehen. Thjesht nuk shohin perspektivë. “Përpiqem të motivoj veten, kërkoj arsye për të mbetur këtu dhe mundohem. Dëshiroj që ky qytet të bëhet sërish ashtu si ka qenë nëpër histori, të përdoren potencialet natyrore, të rritet ekonomia, turizmi të përdoret në kapacitetin më të lartë”, thotë Ahmo.
Xhenana shton: “Srebrenica është qytet për të cilin të gjithë flasin dhe të gjithë “brengosen”, gjersa ky vend po na rrënohet para syve. Është qytet i përgjysmuar. Qe 25 vjet po rimëkëmbet dhe assesi të shërohet. Qytet i cili pas orës 3 pasdite është i shkretë, vend ku çkado që hapet menjëherë mbyllet. Nuk ka gjëra elementare, si për shembull furra buke”.
Në çdo hap, çdo fytyrë, çdo rrugë, edhe sot shihen pasojat e gjenocidit dhe agresionit. Edhe pas 25 vjetëve, Srebrencia përballet me sfida të ndryshme: ato ekonomike, politike, shoqërore.
“Të rinjtë janë të prekur më së shumti. Katundet në Srebrenicë janë të zbrazëta, të rinjtë i ka ndarë politika, nuk ndihen të sigurt në Bosnje dhe Hercegovinë, gjë që edhe kuptohet kur merrni parasysh se në çfarë kushte janë rritur, në një vend ku kriminelët e luftës quhen heronj. Çdo javë del ndonjë mural kushtuar ndonjë krimineli lufte, konviktet e studentëve i emërojmë me emrat e tyre. Çfarë gjenerata jemi duke rritur? A nuk mësuam asgjë nga e kaluara? Për të ndërtuar të ardhme në Bosnje dhe Srebrenicë, së pari duhet të përballemi më të kaluarën. Vetëm një qasje kritike ndaj asaj periudhe mund të sjellë deri te respekti dhe vlerësimi i ndërsjellë dhe kjo gjë është në duart e të rinjve, sepse të rinjtë me dëshirën për të ndryshuar mund të kontribuojnë në ndërtimin e paqes dhe ardhmërisë në Srebrenicë”, tha Xhenana.
“Dëshirojmë ta ruajmë kujtimin e viktimave të gjenocidit”, thotë Ahmo. “Dëshirojmë të mbesim në Srebrenicë, që ky vend të jetë qytet i së ardhmes, pajtimit, turizmit dhe potencialeve natyrore. Dëshirojmë të jemi në këtë qytet, që këtu të krijojmë familjet. Nuk dëshirojmë ta lëmë këtë vend”.
Pedagogia Jonila Godole ka publikuar një pjesë nga shkrimi i gazetarit dhe shkrimtarit austriak Joseph Roth, se si i karakterizon shqiptarët ai.
Postimi i Godoles: Shqiptari siç ka qenë, është dhe do të jetë?!! Ja si i karakterizon Joseph Roth, gazetari dhe shkrimtari austriak, në një nga reportazhet e tij gjatë vizitës në Shqipëri në korrik 1927:“Dëshira e këtyre njerëzve për të spiunuar është po aq e madhe sa frika për të thënë mendimin e tyre. Dhe aq rrallë e shprehin ndonjë mendim, sa me kalimin e kohës heqin dorë nga mendimet e tyre dhe dëgjojnë vetëm mendimin e të huajve.
Se fundja për çfarë i duhet mendimi një gojëkyçuri? Në vend të bindjes politike hyn militantizmi në partitë politike, në vend të një beteje – konspiracioni, në vend të një fjale – aluzioni, në vend të kujdesit – frika. Në këtë vend, asnjë qeverisës dhe asnjë i qeverisur nuk është i sigurt.Nuk do të kishte një opinion publik, edhe sikur ai të lejohej. Me kalimin e shekujve, shqiptarët kanë humbur çdo dëshirë për të drejtën e opinionit publik. Edhe mendimet më të sinqerta i marrin për mistere alla shqiptarçe.”(cituar nga Paul Lendvai, Das einsame Albanien, fq. 94, 1986).Joseph Roth gjatë vizitës nëpër Shqipëri me veshje popullore dibrane (?). / KultPlus.com
Kur hapa sytë e mjegulluar nga perdja, në kërkim të majës së Sukës prej nga për herë të fundit do ta përjetoja thellësinë e Rekës, shikimin ma zuri pamja e dervish Lytës. “Rrugëtimi yt merr fund këtu”, më tha. Desha t’i thosha se ai nuk ishte rrugëtim por fund i një dështakut, që kërkon ngushëllim nga maja e Sukës… Sikur të ma kuptonte mundimin, më tha se në maje të Sukë nuk ka as fllad shpirti e as çlodhje mendjeje. “Atje mbahet mexhlisi i korbave… Merren vesh për hisen e kermave që lënë kasapët skaj lumit… Thonë se kjo shpëton vendin nga përhapja e dergjës së lakmisë, që e ka përfshirë prej kohësh… Nuk e ditke këtë?…” Çfarë t’i thosha atij që kur më fliste ashtu po më kthehej në korb që po ma kërkonte zemrën pa pikë gjaku… Kjo sikur më ngushëlloi… Dhe, ku mbylla sytë e po bëhesha gati që ta ndjeja sqepin e korbit në trup, dervish Lyta, po më thoshte se do të mbetesha kërmë ngaqë kisha sëmundjen e territ. “Korbat nuk hanë rropullitë e atyre që kanë iletin as shërbëtorë e as kryeneç… Kërkojnë vetëm cofëtina…”
Ka shumë internet mimsa qesharake për nënat me shprehje fytyre të çliruar “kur më në fund ja len fëmijët babit dhe del të pijë një kafe”, ose kur babi kthehet nga puna në një familje ku nëna nuk është e punësuar, si ajo vrapon me të katërta nga shtëpia pasi mezi ka pritur të gjëjë një moment për vete nga fëmijët e ngjitur për të, gjatë gjithë kohës. Dhe këto madje janë të gjitha qesharake në llogari të vet, pasi i kanë bërë vet nënat për ta pasqyruar kreativisht realitetin e tyre.
E merrni dot me mend se kështu, natyrshëm babi del në rol të dytë të kujdestarit të fëmijëve dhe kjo është ok, derisa ende mund ta quajmë prind dhe jo babysitter i mamit.
Është pra çështja e konceptimit sikur babi nuk është i bëmë të jetë pranë fëmijëve si kujdestar por vetëm si një kënaqësi shtesë …
Më problematikja do të kisha thënë është se në traditën tonë që tashmë ka ndryshuar por jo tërrësisht, janë vetë nënat ato që nuk preferojnë ta lënë fëmijun e saj me babin, por gjithnji e zgjedhin ndonjë grua të familjes, nënën apo vjehrrën. Nëse i pyet të thonë, “nuk desha ta angazhoj të ma ruaj beben!”, apo “ku din ai”, hmmm … ai din shumë mirë në fakt, nëse ti i lejon të dijë! Është pra çështja e konceptimit sikur babi nuk është i bëmë të jetë pranë fëmijëve si kujdestar por vetëm si një kënaqësi shtesë, për ta nxjerrë të shëtis, apo për ti blerë diçka, por jo edhe për ta ushqyer, pastruar, edukuar. Dhe nëse këtë e keni krijuar si kulturë në shtëpi, atëherë mos u mërzitni kur fëmiu juaj ta preferoj babin më në fund. Është normale, me të i bën të gjitha gjërat më zbavitëse …
Babi nuk është një babysitter, ai është prind! Dhe si i tillë duhet të menaxhoni një ndarje përgjegjësie në mënyrë të tillë që ne nënat mund të përfitojmë nga pauzat që na takon ti marrim, dhe ai të përfitoj nga koha që i takon të kaloj me fëmijët dhe me të edhe të kënaqet. Është për tu admiruar krenaria që ndjenë një babi i mirëfilltë kur ka arritur me sukses të ç‘montoj bombën e pelenës së bebit. Mos e privoni ju nga këto përjetime familjare duke bërë perfekten! As duke dashur të ju shmangeni “muhabeteve”.
M’ka dogonis fjala jote… jehues ai za, përpushet, Shpirtjen tande e prush i tamëlti mylmim, Pikue gjinjve t’hanës qi nduki ndrojtja jonë xanun n’faj. Beh n’teh t’vetimës drita qi t’sheh, bardhue shfaqesh, Pahem ngutaz me ty dhe andrra qi m’zgjoj, dalldisun, Njëjt e kishte andjen, shendin… shugurue hyjnimit.
Ti vjen e shkon za e zemër, n’mu mbetesh plagë, Shfaqesh e vdiresh trazimtare, molisjeve t’mija, Dhëmb ky shpirt, n’prehjen tande asht rënkim, Ikjesh kah shpërbahet vegimi jot, jemja pritje, Shoh sy qi derdhen n’mu si llavë, e mbushem n’zjarm, Fikem tue dasht me gjet netët që shndrruem n’yje.
N’se don rishtaz me ardh, ma mir’ nis mungimin tand, E njashtu lënguem prej vetmimit rreket me t’ba qysh du, Ti, gjithqysh s’ke pse kthehesh, ma mir’ rri me ikjen, Kujtimet kan me dit me t’riba andjeve t’mija, perëndesh, Dritun, flakun, feksun… siç përfytyrimi jem t’ndez, Yjesh ke ken n’kujtesën e natave qi shpaluem drithërimash, Vezullim malli e dhimbje ke mbet…
Qysh t’dush, ti ndaq vjen, n’do… mundesh mos, Gjithqysh un’ kam me t’prit me zemrën qi gjimon, Tue ndez ndër buzë yjet qi t’përpushen n’puthje. Andërr due me mbët gjithçka jona vezullue, shpirtje eteri. N’se guxon me vu n’sprov zemrën, vjen, Për me shku, s’di n’se do të mundet… / KultPlus.com
Franz Kafka ishte shkrimtar hebre nga Bohemia. Shkruante në gjuhën gjermane, ndërsa njihet më shumë për tregimet e shkurta. Kafka vlerësohet si një nga figurat kryesore të letërsisë së shekullit XX, shlruan KultPlus.com
Kafka është një nga emrat më të njohur të letërsisë botërore, librat e të cilit janë shitur gjithkund me miliona kopje.
KultPlus, këtu ju sjell disa nga thëniet e tij më të njohura:
• Shenja e parë e fillimit të kuptimit është dëshira për të vdekur.
• Njeriu i veprimit i detyruar të mendojë, është i palumtur deri në çastin që ia arrin të dalë nga kjo situatë.
• Një shkallë që nuk konsumohet nga hapat e njerëzve, nisur nga pikëpamja e saj, është vetëm diçka e rëndomtë prej druri.
• Gjithmonë fillimisht merrte frymë thellë pasi çlirohej nga kotësia dhe vetëkënaqësia.
• Kushdo që nuk arrin të gjejë kuptimin e jetës së tij, ndërkohë që ai është gjallë, ka nevojë që një dorë ta ruajë paksa nga dëshpërimi ndaj fatit të tij… por, me dorën tjetër ai nuk mund të zhdavaritë çfarë shikon në mes të rrënojave.
• Kushdo që ruan aftësinë për ta parë bukurinë, nuk ka për t’u plakur kurrë.
• Shoqërimi me qenie njerëzore çon në vetëvëzhgim.
• Atlasit i ishte lejuar opinioni se ai ishte i lirë, nëse donte, ta kapte Tokën dhe ta hidhte tutje; por ky opinion ishte e vetmja gjë që i ishte lejuar.
• Të besosh në progresin nuk do të thotë të besosh se është bërë ndonjë progres.
• Duke besuar me pasion në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Joekzistuesja është çfarëdo gjëje që ne nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm.
• Duke ia imponuar një përgjegjësi tepër të madhe, për më tepër, të gjithë përgjegjësinë, vetvetes, ti e rrënon vetveten.
• Fatkeqësia e Don Kishotit nuk është përfytyrimi i tij, por Sanço Pançoja.
• Mos u dëshpëro, madje as nga fakti se ti nuk dëshpërohesh.
• Çdo revolucion avullon dhe lë prapa vetëm lëmashkun e një burokracie të re.
• E ligë është çdo gjë dëfryese.
• Nga një pikë e caktuar e lëvizjes përpara nuk ka më kthim prapa. Kjo është pika e cila duhet arritur.
• Zoti t’i jep arrat, por nuk t’i thyen ato.
• Ai që kërkon nuk gjen, por ai që nuk kërkon do të gjendet.
• Qielli është memec, ai i bën jehonë vetëm memecërisë.
• Si mund të gjesh kënaqësi në botë nëse nuk e ke atë për strehë?
• Unë nuk i lexoj reklamat. Sepse do ta harxhoja gjithë kohën duke kërkuar gjëra.
• Unë kam ndjesinë e vërtetë të vetes sime vetëm kur jam tej mase i palumtur.
• Dembelia është fillimi i të gjitha veseve, kurora e të gjitha virtyteve.
• Nëse unë do të jetoj përjetësisht, si do të ekzistoj nesër?
• Në njëfarë kuptimi e mira është e parehatshme.
• Në luftën midis teje dhe botës, përkrahe botën.
• Në teori ka një mundësi të lumturisë së përkryer: Të besosh në elementin e pashkatërrueshëm brenda dikujt dhe të mos përplasesh me të.
• Është e rehatshme të mendosh se shpërpjesëtimi i gjërave në botë duket se është vetëm aritmetik.
• Është shpesh më e sigurt të jesh në zinxhirë se të jesh i lirë.
• Sa tmerrshëm e pakët është njohja e vetes sime, krahasuar me njohjen e dhomës sime.
• Lejomë ta kujtoj fjalën e moçme: njerëzit e dyshuar janë më normalë se të tjerët, gjersa ata rrinë në baraspeshë pa e ditur këtë gjë, duke qenë të peshuar bashkë me mëkatet e tyre.
• “Frika” ime është thelbi im, dhe ndoshta pjesa ime më e mirë.
• Parimi im prijës është ky: Faji nuk duhet dyshuar kurrë.
• Ende pa i thënë gjërat, i bën – kështu vepron njeriu me vlera.
• Askush nuk mund ta shohë të vërtetën, por mund të jetë e vërteta.
• Një përparësi në mbajtjen e ditarit është se ju nuk i vini re ndryshimet nga të cilat vuani pa pushim.
• Frytshmëri është të bësh gjëra që nuk ishe i aftë t’i bëje më parë.
• Vetëkontroll do të thotë të dëshirosh të jesh i frytshëm në një pikë në rrezatim të pafund me ekzistencën time shpirtërore.
• Sa kohë që e ke kafshatën në bojë, atëherë i ke zgjidhur të gjitha problemet e momentit.
• Fillo me çka është e drejtë sesa të fillosh me çka është e pranueshme.
• Vuajtja është elementi pozitiv i kësaj bote, në të vërtetë është e vetmja lidhje midis kësaj botes dhe pozitives.
• Dashuria sensuale është mashtruese si dhe dashuria hyjnore; ajo nuk mund të bëhet vetë, por gjersa e ka pavetëdijshëm elementin e dashurisë hyjnore brenda vetes, mund të bëhet edhe kështu.
• Historia e njerëzimit është çasti midis dy hapave të udhëtarit.
• Fakti që synimi ynë është i matur saktësisht me jetën tonë, na e jep ne përshtypjen se jemi të përjetshëm.
• Shpirti bëhet i lirë vetëm kur ai të pushojë së qeni një mbështetje.
• Ka vetëm dy gjëra. E vërteta dhe gënjeshtrat. E vërteta është e pandashme, gjersa ajo nuk e njeh veten; të gjithë ata që duan ta njohin, vetëm sa gënjejnë.
• Ne të gjithë kemi flatra, por ato nuk na duhen ne për asgjë dhe nëse do të mundnim, do t’i shqyenim.
• Rinia është e lumtur, sepse ajo e ka mundësinë ta shohë të bukurën. Të gjithë ata që janë të aftë ta shohin të bukurën, nuk plaken kurrë.
• Ne jemi mëkatarë jo vetëm se kemi ngrënë Pemën e Dijes, pore edhe sepse nuk e kemi ngrënë Pemën e Jetës. Gjendja në të cilën ndodhemi është mëkatare, pavarësisht nga faji. / KultPlus.com
Banorët e qytetit, që kishin kërkuar më kot strehim në Katedralen e Shën Sofisë, u kapën dhe u kthyen në skllevër, ose u vranë menjëherë sapo turqit-osmanë depërtuan brenda këtij objekti religjioz përrallor, duke shkallmuar portat, të cilat i çanë me sëpata. Brenda në Katedrale u zhvilluan skena tmerri të papërshkrueshme: Ikonat e shenjta u thyen, pasi iu morën gurët e çmuar, u plaçkitën të gjitha reliket, objektet e arta dhe të argjendta, teshat e meshës u përdorën për mbulesa kuajsh, kryqit iu vu një skufje jeniçerësh dhe u shëtit për t’u tallur. Sipas jetëshkruesit më të njohur të sulltan Mehmetit II, historianit gjerman Franz Babinger: “Altarët u shërbyen ushtarëve turq si krevate, djepa, tavolina ku hanin vetë, ku u jepnin tagji kuajve dhe mbi to bënin orgji me djem dhe me vajza bizantine¹.” Pasi mbaruan punë me pushtimin e qytetit, për tre ditë me rradhë barbarët aziatikë iu përveshën punës për plaçkitjen e çdo kishe, banese private dhe gjithçkaje tjetër që u dilte përpara syve. Gjatë këtyre tri ditëve, qyteti i lashtë ju nënshtrua orgjive, therjeve dhe masakrave të pamëshirshme². Nëse nuk iu besojmë kronistëve bizantinë, që ndonjë historian turkofil i trajton me rezerva, atëhere po i referohemi kronistit osman dhe dëshmitarit okular, Tursun Beu, i cili përcjell panoramën e plotë të këtyre ngjarjeve. “Gazinjtë shtynin përpara turma me djelmosha e vasha kërthizëkristalta, sikurse luanët e leopardët ndjekin pas kopenë e gazelave. Nga pallati i princit(Pallati i Kostandinit XI – P.Z.) dhe nga shtëpitë e të pafeve të pasur e të begatë u nxorën aq shumë orendi e enë ari dhe argjendi, gurë të cmuar, lloj-lloj sendesh e cohërash, saqë faqja e dheut të sillte ndërmend vargun: “Do t’i nxjerrë dheu jashtë të vdekurit e vet.” (Kurani 99:2). “Dhe do të thotë njeriu: Ç’të ketë vallë?!” (Kurani 99:3) prej habisë nga ai bollëk pasurish e të mirash³.” Në pasditen e 30 majit 1453, Sulltan Mehmeti II hyri në Kostandinopojën e lashtë, të cilën tashmë e quajti me emrin turk Stamboll, kaloi me kalë nëpër qytet deri pranë Katedrales së Shën Sofisë, ku edhe u fal, sipas ritit islamik⁴. Por gjëja e parë që i panë sytë brenda këtij objekti madhështor, ishte një ushtar turk, që me një tërbim të egër po shkallmonte me sëpatë pllakat e mermerta të dyshemesë së Katedrales. Sulltan Mehmeti II, e pyeti se përse po i shkatërronte pllakat dhe turku iu përgjigj: “Se janë të të pafeve!” I zemëruar në kulm me këtë lloj barbarie, Mehmeti II e goditi atë me shpatë, duke i bërtitur: “Nuk ju mjafton gjithë kjo plaçkë dhe robër? Ndërtesat e qytetit më përkasin mua!” dhe ushtarin e pagdhendur e tërhoqën menjëherë prej këmbësh, duke e hedhur jashtë në rrugë⁵.” Që nga kjo ditë, gjysëmhëna zëvendësoi kryqin dhe katedralja e Shën Sofisë u kthye në xhami⁶.Festimet për pushtimin e Kostandinopojës nga turqit-osmanë kulmuan pranë pallatit perandorak bizantin. Vetë Mehmeti II dhe turqit e tjerë, u dehën me verë dhe kaluan në orgji me femra e meshkuj, ashtu siç kishin vepruar një ditë më parë në Katedralen e Shën Sofisë. Kufomës së perandorit të fundit bizantin, Kostandini XI, që u gjet midis një grumbulli kufomash pranë Portës së Romanosit, iu pre koka, të cilën turqit e vendosën mbi majën e shtyllës së Augusteumit, dhe më pas e futën në një kavanoz të çmuar.
E mrekullueshmja dhe e papërsëritshmja “Shën Sofia”, e ndërtuar me urdhër të perandorit ilir të Bizantit, Justiniani I, midis viteve 532 – 537 mbi themelet e dy kishave më të hershme dhe e projektuar nga Isidori i Miletit dhe Antemiusi i Tralesit, katedrale që nga vetë emri Sancta Sophia(lat.) ose Αγία Σοφία(gre.), do të thotë “Urtësia e Shenjtë” dhe që i kushtohet Jezu Krishtit, që nga ajo ditë do të njihej si xhamia turke Ayasofya. Më 27 dhjetor të vitit 537, gjatë ceremonisë solemne të inaugurimit të Shën Sofisë, Justiniani i Madh i ngriti sytë e duart lart nga qielli, duke thirrur: “Solomon, ta kam kaluar!” Këtë thirrje të mbushur me krenari të merituar para Zotit dhe para njerëzve, ai ia drejtoi djalit të Davidit, Solomonit, mbreti i tretë i Izraelit dhe njëri ndër 48 profetët, sipas Talmudit hebraik, i cili gjatë mbretërimit të vet në vitet 970 – 931 p.k. ndërtoi Tempullin e Parë ose Shtëpinë e Parë të Zotit mbi tokë, në qytetin e shenjtë të Jeruzalemit. Por a mundej ta imagjinonte Justiniani i Madh i Ilirisë nga Tauresium i Dardanisë, që pikërisht në këtë Katedrale përrallore të ndërtuar prej tij për të rivalizuar mbretin Solomon të Izraelit, 916 vite më vonë, një pushtues barbar me origjinë nga malet Altai të Mongolisë, me hordhitë e tij, do ta përdhoste këtë vend të shenjtë, duke e kthyer në një vend orgjie dhe që në vijim këtu do të praktikoheshin ritualet e një besimi të ri, doktrinë, e cila në kohën e tij akoma s’kishte lindur?!… Sidoqoftë, sulltan Mehmeti II, i mahnitur nga bukuria e kësaj kishe, urdhëroi transformimin e saj në xhaminë kryesore të kryeqytetit të ri dhe të të gjithë Perandorisë Osmane e pasi u hoqën kryqet së bashku me statujat dhe ikonat, por nuk u dëmtuan afresket, të cilët u mbuluan me suvá; u planifikua t’i shtohej një minare e parë në pjesën juglindore. Burimet arkivore veneciane me titull “Acta Albaniae Veneta, XXII, No.5989” (“Archivio di Stato di Venezia”) na njoftojnë se kur të dërguarit e Senatit Venecian e përcollën në Romë lajmin e hidhur për rënien e Kostandinopojës, më 8 korrik 1453, Papa Nikolla V thirri me zë të lartë, duke u shprehur me fjalët: “Turpi i Krishtërimit…!” dhe më pas uli kokën duke u shkrehur në vaj⁷.
I magjepsur nga bukuria e saj gjatë vizitës së zhvilluar më 20 tetor të vitit 1931, At Gjergj Fishta i shkruan provincialit françeskan, At Vinçens Prenushit (1885-1949), se: “Sh. Sofija âsht nji mrekullí arti e madhníje. Jam bindë kúr e kam pá⁸”. E tillë ajo vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite, ndërkohë që R. T. Erdogan kërkon të ndjekë shembullin e sulltan Mehmetit II Fatih, për ta kthyer këtë aset kaq të çmuar të Trashëgimisë Kulturore Botërore, në xhami!… / KultPlus.com
“Në rrugën time të jetës nuk kam hasur gra të shëmtuara. Unë rroj me mendimin se në çdo grua gjenden të fshehura shumë gjëra joshëse, dhe ato që i gjen te njëra, nuk i gjen të tjetra, vetëm se duhet që t’i zbulosh, ja kjo është e gjitha.
Kërkon talent! Se për mua shëmtaraqe nuk ka. Se vetëm fakti që ajo është femër, kjo është gjysma e të tërës.
Madje edhe lëneshat, në mesin e tyre ndonjëherë has thesare të tilla, që nuk i gjen te të tjerat, dhe vë duart në kokë, kur sheh që në këtë botë ka halldupë që nuk ua kanë pikasur hiret dhe i kanë lënë të plaken!”
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit Vlora Dumoshi takuan sot kreun e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe drejtuesit e federatave të sporteve të Kosovës.
Në këtë takim, Zemaj dhe Dumoshi shprehën falënderimin e tyre për punën e drejtuesve të federatave përmes së cilës kanë ndikuar që aktivitetet sportive të liruara gjatë kësaj periudhë të pandemisë Coviid-19, të zhvillohen në kushte që ofrojnë sa më shumë siguri për shëndetin e sportistëve në Kosovë.
Ata i njoftuam krerët e federatave për nevojën që aktivitetet sportive të cilat janë në vijim t’i respektojnë me përgjegjësinë më të lartë masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit dhe rekomandimet e IKSHPK-së, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në mesin e komunitetit sportiv.
Në këtë frymë, përfaqësuesit e federatave kanë informuar për garat e përfunduara për këtë sezon dhe ato në zhvillim, sfidat dhe angazhimin që brenda kushteve të lejuara, të ketë siguri për sportistët dhe stafin përcjellës.
Në njoftimin e MSH-së thueht se Zemaj e Dumoshi kërkuan që komunikimi midis institucioneve dhe federatave të jetë i përhershëm me qëllim që secili sektor ta kryejë pjesën e vet të përgjegjësisë për të mundësuar ruajtjen e shëndetit publik të secilit komunitet.
Keqardhje e thellë për vendimin e autoriteteve turke, të marrë pa diskutime paraprake, për të ndryshuar statusin e Shën Sofisë nga muze në xhami, pas një vendimi të gjykatës turke të publikuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, thuhet në një njoftim të UNESCO-s.
“Shën Sofia është një kryevepër arkitekturore dhe një dëshmi unike e ndërveprimeve midis Europës dhe Azisë ndër shekuj. Statusi i tij si një muze pasqyron natyrën universale të trashëgimisë së saj dhe e bën atë një simbol të fuqishëm për dialog”, tha drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s Audrey Azoulay.
Gjykata turke anuloi dje një vendim të 24 nëntorit të vitit 1934, sipas të cilit xhamia e Shën Sofisë shndërrohej në muze.
Ndërkohë, zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin deklaroi se Shën Sofia do të vazhdojë të jetë pjesë e trashëgimisë botërore dhe e hapur për vizitorët.
”Hapja e Shën Sofisë për adhurim nuk i heq statusin e trashëgiminë botërore”, deklaroi Kalin./ atsh/ KultPlus.com
Pesha e botës është dashuri. Nën barrën e vetmisë nën barrën e pakënaqësisë, pesha, pesha që mbajmë mbi shpinë është dashuri.
Kush mund ta mohojë? Në ëndërr na prek trupin, në mendim ndërton një mrekulli, në imagjinatë ngashërehet deri sa të lindë në njeriun
duket nga zemra e zjarrtë e pastër – sepse barra e jetës është dashuri, por ne, peshën e mbajmë me plogështi, dhe duam të gjejmë prehje midis krahëve të dashurisë, në fund, të gjesh prehje në krahët e dashurisë.
Nuk ka prehje pa dashuri, as gjumë pa ëndrra dashurie qoftë të çmendura apo të ftohta të munduara nga engjëjt ose makinat, dëshira e fundit është dashuri, nuk mund të jetë e hidhur nuk mund të mohojë, nuk mund të mohohet nëse e mohuar: pesha është e tepërt
duhet të japë pa asgjë në këmbim kashtu si mendimi jepet në vetmi me gjithë zotësinë e mbipeshës së tij.
Trupat e ngrohtë shkëlqejnë së bashku në errësirë dora lëviz drejt qendrës së mishit, lëkura dridhet prej gëzimit dhe shpirti vjen gëzueshëm deri tek sytë
Po, po, kjo është ajo që doja, që kam dashur gjithmonë, që kam dashur gjithmonë, të kthehem në trupin ku kam lindur.
Shefi i kompanisë së njohur për veturat elektrike “Tesla”, Elon Musk ka tejkaluar Warren Buffetin në listën e indeksit të “Bloomberg Billionaires” për t’u bërë njeriu i shtatë më i pasur në botë.
Pasuria e Muskut u rrit në më shumë se 6 miliardë dollarë, sipas Bloombergut, pasi që vlera e kompanisë “Tesla” në aksione u rrit për 10.8 për qind. Vlera e kompanisë së “Teslas” tash qëndron në 286.5 miliardë dollarë, shkruan CNN.
Musk është pronari i 20.8 për qind të aksioneve kompanisë “Tesla”, si dhe aksionari kryesor i “SpaceX”.
Pasuria e Buffet që ishte para Muskut ra javën që shkoi pasi që biznesmeni bëri donacion të aksioneve me vlerë prej 3 miliardë dollarë për organizatat bamirëse, si pjesë e planit të tij që t’ua japë shumicën e pasurisë ndërmarrjeve filantrope, transmeton KOHA.
Vlera e kompanisë “Tesla” u ngrit për më shumë se 500 për qind gjatë 12 muajve të fundit, duke e tejkaluar kështu po thuajse çdo kompani tjetër. Kjo kompani e veturave elektrike është kompania më e vlefshme në botë për momentin.
Musku 49-vjeç mund të bëhet personi më i pasur në botë, vend të cilin për momentin e mban drejtori ekzekutiv i Amazonit Jeff Bezos, bazuar në një pako të cilën e kanë miratuar aksionarët e “Teslas” në vitin 2018. Në fund të muajit maj, kompania “Tesla” i dha Muskut aksione me vlerë prej 1.8 miliardë dollarësh si pjesë e planit të rritjes së kompanisë.
Musk tani ka pasuri në vlerën e 70.5 miliardë dollarësh.
Listës i prin Jeff Bezos me 189 miliardë dollarë, i ndjekur nga Bill Gates që ka 116 miliardë dollarë. /KultPlus.com
KultPlus jua sjellë disa thënie me shumë vlerë nga njerëz të famshëm.
1. Depresioni është si një grua me të zeza. Nëse shfaqet, mos e dëbo. Ftoje brenda, ofroi një karrike, trajtoje si mysafire dhe dëgjo atë që dëshiron të thotë –Carl Jungu
2. Nëse mjeti juaji i vetëm është çekiçi, keni tendencën ta shihni çdo problem si një gozhdë –Abraham Mazlou
3. Është më e thjeshtë të luftosh për një parim, sesa të jetosh sipas tij –Alfred Adler
4. Unë nuk jam ajo që më ka ndodhur, unë jam ajo që kam zgjedhur të bëhem –Carl Jungu
5. Të jesh praktik në politikë, do të thotë të injorosh faktet – Henri Bruk Adams
6. Kush mendon shumë që të bëjë të mira, nuk gjen kohë të jetë i mirë për vete – RabindranathTagore
7. Barra më e rëndë për një fëmijë janë jetët e pajetuara të prindërve –Carl Gustav Jung
8. Nëse mendoni se edukimi është i shtrenjtë, prisni të shikoni sesa kushton injoranca – Barack Obama
9. Nëse doni të jetoni një jetë të lumtur, lidheni atë me një synim, dhe jo me njerëz apo objekte – Albert Ajnshtajn
10. Ju duhet të jeni vetë ndryshimi, që dëshironi të shihni në botë – Mahatma Gandi
11. Gjithçkaje ia dimë çmimin, asgjëje vlerën – Friedrich Nietzsche
12. Vetëm kur e braktisni dikë, bëheni plotësisht të hipnotizuar nga gjithçka që sillet rreth tij. Ky është paradoksi i dashurisë – Erich Maria Remarque
13. Duhet të njohësh shpirtin e njeriut, që të mund t`i admirosh fytyrën – Victor Hugo
14. Ata që nuk bëjnë asgjë, zakonisht janë të parët që kritikojnë për çdo gjë- Charles Spurgeon
15. Mos u mbaj fort pas dikujt që po ikën, përndryshe nuk do të takosh atë që po vjen –CarlGustav Jung
16. Ti dhe vetëm ti mund t’i ndryshosh situatat e tua. Mos fajëso asgjë dhe asnjë për to –Leonardo Dicaprio
17. Të çuditshëm jemi ne njerëzit, harrojmë sa të mëdhenj jemi kur dashurojmë e sa të vegjël kur urrejmë- Azem Shkreli
18. Po nuk foli i marri, nuk dallohet dot nga i urti –Sami Frashëri
19. Kam tri gjëra për t’ju mësuar: thjeshtësi, durim, dhembshuri. Këto janë tre thesaret më të mëdha – Lao Tzu
20. Gjithçka në lidhje me njerëzit e tjerë që nuk na kënaq, na ndihmon që të njohim dhe kuptojmë më mirë veten tonë –Carl Jungu. / KultPlus.com
Çajupin shumë ndër ne e lidhin me “14-vjeç dhëndërr” e ekranizuar me “Përrallë nga e Kaluara” por kjo është vetëm një copëz e mozaikut të tij kumtues.
Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, Çajupi shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Vëllazëria” me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”, e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga ana e A.Zogut.
Pothuaj në të njëjtën kohë me veprimtarinë atdhetare Çajupi e nisi punën letrare. Më 1902 botoi librin”Baba Tomorri”, një nga veprat më të shquara të letërsisë së Rilindjes Kombëtare. Me këtë përmbledhje që dallohet nga fryma luftarake patriotike, demokratizmi i hapur dhe fryma popullore në brendi dhe në formë Çajupi solli një ndihmesë të çmuar në pasurimin e letërsisë kombëtare. Në pjesën e parë dhe të dytë të librit janë vendosur me radhë vjershat patriotike dhe ato me temë dashurie; vjershat me karakter shoqëror dhe fabulat e shqipëruara janë përfshirë në pjesën e tretë të librit, që përmbyllet me komedinë e njohur “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr”. Vjersha e gjatë “Baba Tomorri”, me të cilën hapet përmbledhja, është një grishje e zjarrtë drejtuar bashkatdhetarëve që të zgjohen dhe të përpiqen për atdheun e robëruar. Patriotizmi i flaktë shquan edhe një varg krijimesh të tjera poetike, si Mëmëdheu, Ç’jemi? …. Ku kemi lerë?, Vaj etj. në të cilat duket brenga e poetit tek shihte që lëvizja nuk kishte marrë ende vrullin që ai dëshironte. Në një varg poezish kumboi me forcë thirrja për të rrëmbyer armët kundër robërisë shekullore të huaj (Besa-besën, Shqipëtar, Atdheu dhe dashuria etj.). Dashuria e flaktë për atdheun është shkrirë në poezitë e Çajupi me urrejtjen e papërmbajtur ndaj armiqve të Shqipërisë, të cilët fshikullohen me forcë të veçantë satirike, si në vjershat Sulltani, Punërat e Perëndisë, Greku dhe shqiptari. Në një sërë vjershash poeti foli për plagët shoqërore të fshatit shqiptar (Fshati im, Kurbeti, Fyelli i bariut etj.). i këndoi dashurisë si ndjenjë njerëzore e natyrshme. Pikëpamjet demokratike të Çajupi gjetën shprehje në një varg vjershash ku goditet shtypja dhe pabarazia shoqërore, ngrihet lart e me dinjitet jeta e lirë (Misiri, Varfëria dhe liria). Rreth viteve 1903-1905 Çajupi përfundoi poemën Baba Musa Lakuriq, që mbeti dorëshkrim. Në këtë vepër që zë një vend të rëndësishëm jo vetëm në krijimtarinë e poetit, por edhe në gjithë letërsinë demokratike, poeti parodizoi Biblën dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet legjendave biblike, trajtoi një varg problemesh të mprehta politike të kohës, goditi moralin hipokrit dhe një varg shfaqjesh negative të shoqërisë me klasa. Në këtë vepër u shfaq me forcë të veçantë demokratizmi revolucionar dhe ateizmi e afetarizmi i autorit.
Në historinë e letërsisë shqiptare Çajupi zuri vend edhe si dramaturg. Rëndësi të veçantë kanë sidomos komeditë e tij Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër dhe Pas vdekjes (shkruar më 1910, botuar më 1937), me të cilat solli një ndihmesë me vlerë në zhvillimin e këtij lloji në letërsinë tonë. Në komedinë e parë, autori vuri në lojë me një humor të lehtë mentalitetin dhe zakonet prapanike të fshatit shqiptar, të cilin e dha me ngjyra të gjalla e plotë imtësi të goditura jetësore dhe etnografike. Pas vdekjes është një komedi politike, ku me anë të situatave komike të gjetura bukur, përshkroi me sarkazëm dërrmuese portretin e politikanit që bënte lojën e xhonturqve në gjirin e lëvizjes patriotike shqiptare. Penës së Çajupi i përket edhe tragjedia Burri i dheut (botuar më 1937),
Çajupi u mor edhe me përkthime. Përveç një varg vjershash dhe fabulash që botoi në Baba Tomorri, më 1921 nxori në dritë Përralla të zgjedhura të vjershëtarit të madh La Fontenit, në të cilat, duke u nisur nga kërkesat ideore të shoqërisë shqiptare, rrahu me mjeshtëri çështjet politike, shoqërore, morale etj. të jetës së kohës, satirizoi veset njerëzore dhe shfaqjet negative të shoqërisë me klasa, si grabitjen, mashtrimin, dhunën etj. Më 1922 u botua Lulet e Hindit, përmbledhje me vjersha të poetëve indianë. /KultPlus.com
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, kanë dënuar kërcënimin fizik ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani të premten, nga një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, ambasada amerikane thotë se kuvendi ka humbur kohë duke u shpërqëndruar në sulme personale dhe retorika politike, ndërkaq nuk ka arritur të marrë përgjegjësinë për të zgjidhur krizën ekonomike dhe shëndetësore në vend.
Ndërkaq, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova, tha se dhuna nuk ka vend në shoqëri demokratike e sidomos ndaj gruas.
“Parlamenti i Kosovës duhet të bëjë punë konstruktive që të ballafaqohet me sfidat që ka përpara. Të gjithë duhet të përkushtohen për consensus politik dhe të përmbahen nga dhuna që nuk ka vend në shoqëritë demokratike, e sidomos në kuvend dhe ndaj gruas – kryeparlamentares”, tha ajo.
Seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën po diskutohej projektligji për rishikimin e buxhetit të Kosovës, të premten në mbrëmje, u ndërpre pas një përplasjeje verbale në mes të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Kryeparlamentarja, më vonë, përmes një postimi në Facebook njoftoi se ka paraqitur rastin në polici.
Incidentin e kanë dënuar edhe përfaqësues politikë e organizata joqeveritare në Kosovë. /KultPlus.com
Piloti i Formula 3, Lirim Zendeli, sot ka fituar trofeun në garat që janë duke u zhvilluar në Austri.
Gara e dytë e sezonit në Formula 3 ka përfunduar, e cila edhe këtë fundjavë po zhvillohet në Spielberg të Austrisë.
Për shkak të shiut që ka rënë sot në Austri është ndërprerë gara në gjysmë dhe fituesit janë konfirmuar sipas renditjes në shteg ku kanë qenë.
Zendeli, piloti i vetëm shqiptar, garën e ka filluar nga pozita e gjashtë dhe ka arritur ta përfundojë i dyti, që është podiumi i parë për të në Formula 3, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.at.
Në disa raste Zendeli tentoi të parakalojë edhe Vestin që ishte i pari, por kushtet e vështira nuk lejuan një manovrim të lehtë.
Kështu Lirim Zendeli përfundoi garën në pozitën e dytë, pas Vestit, ndërsa pas tij ishin kolegët e të njëjtit ekip italian “Tridnet” nga Milano, Beckmann dhe Caldwell, njofton Albinfo.at.
Gara e dytë është përsëri nesër në Sipelberg të Austrisë, me fillim në orën 9:15 minuta. /Albinfo.ch /KultPlus.com
Dy dekada pas luftërave në ish-Jugosllavi mbeten të pa harruara krimet që i kreu Serbia dhe paramilitarët e saj. E vepra më e tmerrshme që e tronditi botën është masakra e Srebrenicës që ndodhi pikërisht 25 vjet më parë. Në kujtim të mbi 8 mijë boshnjakëve të vrarë në Prishtinë u ndezën qirinj.
Pandemia na ka ndalu që t’i realizojmë aktivitetet ashtu siç kemi dashur megjithatë ne jemi duke e realizuar një prej projekteve të të gjitha aktiviteteve. Bëhet fjalë për ndezjen e qirinjve për nder të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë para 25 vjetëve”, tha për Klan Kosovën, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtat Humanitare.
“Gjithashtu kemi edhe një ekspozitë multimediale e cila quhet “Gjenocidi në Srebrenicë në tetë akte””, shpjegoi ai. /KultPlus.com
Para 21 viteve në Suharekë paramilitarët serb kanë bërë një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë.
Në masakrën që u krye mbi 52 anëtarët e kësaj familjeje Gramoz Berisha bashkë më të ëmën dhe nusen e axhës arritën të mbijetojnë.
Rrëfimin rrëqethës të Gramozit për këtë ngjarje e kemi dëgjuar dhe lexuar dhjetëra herë.
Gramozi edhe kësaj radhe në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka treguar kujtime nga ai moment i tmerrshëm i jetës së tij.
Pas çlirimit të Kosovës popullata kishte filluar të kthehet në shtëpitë e tyre dhe të njëjtën gjë e bëri edhe Gramozi, por e ëma e tij nuk arriti të kthehej në shtëpinë ku iu vranë në mënyrë makabre anëtarët e familjes.
“Kthimi ishte shumë emocionues dhe i dhembshëm për ne. Nuk kemi ditur ku të drejtohemi për fatin e anëtarëve tjerë të familjes. Unë jam kthyer në Suharekë i kam parë vendet por nëna nuk ka mundur të kthehet. Që nga koha e masakrën momi asnjëherë nuk ka mundur të kthehet në Suharekë. Edhe pse kam tentuar disa herë ta dërgojë në shtëpi por ka qenë shumë e vështirë dhe ajo nuk ka munduar ta përballojë emocionalisht kthimin. Shtëpia dhe gjithçka ka qenë e djegur. Unë zakonisht shkojë në atë vend por sa herë shkojë më kthehen ato kujtime të trishta”, tha ai.
I mbijetuari i masakrës së Suharekës thotë se shumë vite pas luftës atij dhe së ëmës i kanë shkuar duke bërë identifikimin e rrobave e gjësendeve të ndryshme të familjarëve.
Në vitet 2001 dhe 2002 vetëm trupat e 25 anëtarëve të familjes Berisha nga Suhareka janë gjetur ndërsa 24 të tjerë edhe sot e kësaj dite nuk kanë një varr.
Gramozi thotë se asnjë informacion nga ajo kohë nuk ka marrë për trupat e familjarëve të tij. /KultPlus.com
Që prej zjarrit shkatërrimtar të vitit të kaluar, ka pasur debate të shumta mbi pamjen e Notre Dame pas procesit të restaurimit. Por kryearkitekti i vendit për monumentet historik, Philippe Villeneuve, e bëri të qartë se komisioni përgjegjës për restaurimin nuk duhet të bëjë absolutisht asnjë lloj ndryshimi.
Notre Dame sipas tij, duhet të duket saktësisht siç ishte përpara! Kjo çështje ka ngjallur debate të zjarrta në Francë që kur presidenti Emmanuel Macron sugjeroi shumë shpejt pas fatkeqësisë që maja 96 metra e lartë e saj të zëvendësohej me diçka “ më bashkëkohore”. Sipas Macron, maja e katedrales së famshme ishte shtuar gjatë një rinovimi madhor në mesin e shekullit të 19-të nga arkitekti Eugène Viollet-le-Duc, dhe nuk ishte pjesë e origjinalit.
Ai madje pat thënë se Notra Dame mund të rindërtohej e të bëhej edhe më e bukur se përpara. Eksperti kryesor në vend mendon ndryshe dhe ndonëse e pranoi se presidentit i takon fjala e fundit, ministrja e re e kulturës, Roseline Bachelot, theksoi se ekziston një konsensus i gjerë mes publikut dhe specialistëve që kupola e kishës, të duket ashtu siç ka qenë. /KultPlus.com
Lexova për së dyti shkrimin arkivor me pyetjet që ngre Auron Tare për dy njerëz të rëndësishëm në botën e letrave dhe politikës së historisë shqiptare Koliqi-Camaj. Dëgjova pothuajse të gjitha intervistat e Auronit në të gjitha studiot.
Nuk jam kundër hapjeve të dosjeve për cilindo, në të kundërt, kam qenë dhe jam që të hapen. Duhet të ishin hapur që në fillim te viteve 90, sado të dhimbshme të ishin, se ndoshta, pas 30 vjetësh, në vënd që të konsumonim kohë dhe energji me dosjet, do të kishim pastruar këtë fushë të minuar që mban peng shqiptarët dhe Shqipërinë dhe përdoret dhe është përdorur nga të gjithë krahët politik si po e përdor Auron Tare, pikërisht në këtë moment, jo si qëllim që Shqiptarët të mësojnë e të ballafaqohen dhe të përplasen me të vërtetën dhe ta analizojnë atë por…
Historia shqiptare prej krijimit të shtetit nuk ka mundur, nuk ka ditur, nuk ka pasur vullnet për të shkruar historinë ashtu siç ajo është, me të këqiat të mirat, gabimet, krimet, vlerat dhe heroizmat, sakrificat dhe dhunuesit shkatërrues të popullit dhe Shqipërisë. Futur secili klan-grupim në llogoret klanore duke demonizuar krahun kundërshtar e duke idealizuar vetveten si fituesi i radhës, pa trofe siç vazhdojmë dhe sot nuk kanë mundur të shkruajnë historinë.
Shtetet moderne dhe demokratike e zbërthejnë historinë personazhet historike si në këtë rast, në konteksin e rrethanave të kohës dhe si i janë imponuar situatat dhe koha individëve dhe qëllimi që kanë pasur këto duke “baltosur” veten për Shqipërinë.
Pse nuk kanë vepruar kështu shqiptarët , dhe pse historianët e Shqipërisë historikisht në rrugëtimin historik-kulturor shqipëtar janë përdorur si skuadra pushkatimi për “fituesit” kundrejt “humbësve”. Duke bërë këtë nuk kemi mundur të vendosim shina historike dhe nuk kemi ngritur stacionë historike. Kjo është arsyeja që shqiptarët nuk kanë ditur ta shkruajnë historinë dhë për këtë janë një mish-mash historik, bjeri ti bimë e të dalë ku të dalë.
Nuk ka qenë ky qëllimi i Tares, pasi Ai meret specifikisht me Koliqin dhe Camajn për të relativizuar shërbëtorët e letrave të realizmit socialist në shërbimet e zellshme ndaj regjimit komunist gjakatar dhe shkatërrues për kombin, me Koliqin e Camajn. Veprat e tyre, megjithë komplikimet në jetën politike si “bashkëpuntorë” apo “kolaborcionistë” , veprat e tyre letrare dhe albanologjike por edhe lufta politike për një Shqipëri të lirë, demokratike me orientim perendimor ngelen një gurë nishan me vlera edhe për brezat që do të vinë.
Ndryshe ka ndodhur dhe ndodh me letrarët dhe artin e realizmit socialist, ku Tare, dhe jo vetëm, por edhe ata që vetquhen “antikomunistë” mundohen ti mbajnë me dhunë si vlera, dhe jo vetëm, por edhe si disidentë dhe luftëtarë te lirise kundër diktataturës. Koha provojë se ashtu si regjimi politik komunist dhe arti dhe letërsia, nuk ishte gjë tjetër vetëm se makineria shpirtërore e regjimit kriminal për të shpëlarë trushë njerëzit duke ndërtuar monstrën “njeriun e ri” që është sot gjithandej dhe sipas atij modeli ka pregatitur sot monstrën demo(n)kratike.
Auron Tare, meqë ka akses në arkiva?!! pse nuk u mundua të hapi arkivat e Lidhjes Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, që vazhdojnë të mbahen të mbyllura hermetikisht, për mos dalë denoncuesit dhe makinacionet që pregatiste kjo Lidhje me në krye kryetarët e saj dhe shkrimtarët e preferuar te regjimit? Aty ku nisej, nisma për burgosje, internimeve të kolegëve, por jo vetëm, por edhe për ndonjë familje, adoleshent, që shqetësonte jetën e “shkrimtarit të madh” i preferuari i udhëheqjes dhe vetë sekretarit të parë sh.Enver. Përse nuk e kam dëgjuar kurrë Taren dhe shumë të tjerë dhe nga ata dyftyrsitë “antikomuniste” të flasin për këto krime?!
Të na tregojë Tare një rast, kur këta “koloboracionistë” si Koliqi e.t.j , kanë qenë shkaktarë për shkatërrimin, burgosjen, interrnimin, pushkatimin, varjen në litar, mohimin e studimeve te fëmijëve për shkak të pikpamjeve politike të prindërve apo te afërmeve të ndonjë shqiptari?! Unë deri sot nuk di asnjë rast. Në qoftë se di Auroni, të më ndihmojë!
Auron Tare, në shkrimin e tij, aludon dhe e len të nënkuptohet, jo pa qëllim se Martin Camaj, ka pasur dijeni dhe dorë në vrasjen e Dom lazer Sheldia në Bronx New York, duke u nisur nga një letër që i dërgon Gjon Sinishtës në 27 Mars 1991. Ja si e qas Auron Tare, dyshimin se Camaj, kishte dijeni dhe “dorë” ne vrasjen e Dom Lazrit. Në fletën 35 Tare shkruan; I çuditshëm është pohimi i Martin Camajt për vrasjen e një mikut vet që nga koha e emigracionit në Beograd. “Jam i bindun se edhe vrasjen e Dom Lazrit ka dorë SIGURIMI!
Kjo nuk është e vërtetë. Dom Lazri, është vrarë për plaçkitje. Dom Lazri kishte grumbulluar nga komunitetit katolik shqipëtar rreth 120-150 mijë dollar për të ndërtuar një Kishë tjetër për komunitetin. Këto i mbante në shtëpi dhe grabitësit shqiptar nga të arratisur nga Shkodra dhe Mali i Zi, kishin njoftim dhe i kanë shkuar në shtëpi dhe e kanë mbytur me tel me gjemba. Një mbytje barbarike. Pra jo vrarë me dy plumba. Pastaj kanë gjuajtur dy herë me pushkë. Këtë e vërteton dhe artikulli New York Post i datës 27 shtator 1988 që po ja bashkangjis shkrimit . Me pas njëri nga të dyshuarit i arratisuri nga Shkodra është dënuar 25 vjet.
Tjetër gjë që është e pabesueshme, është gjoja dëshmia e e Martin Camajt, për priftërinjtë Pater Fausti dhe Daniel Dojani. Camaj, sipas faksmiles së rekrutimit me pseudonimin “Bregu i kuq” më 10 maj 1945 është i saktë. Nuk po diskutojmë rrethanat dhe pse e firmosi këtë bashkëpunim. Por si ka mundësi që Camaj, dëshmon për Pater Faustin dhe Daniel Dojanin kur këta janë pushkatuar më 4 mars 1946, ndërsa deponimi i camajt presupozohet të jetë pas rekrutimit. Përse i duhej deponimi i dy të pushkatuarve SIGURIMIT?!! Kjo nuk ka asnjë sens. Ajo që është më kryesore është se pëpos aktit të rekrutimit, Camaj nuk ka aktivitet si Agjent i Sigurimit.
Eshtë dhe një dokumet i një grupi Kosovarësh që hedhin akuza kundër Camajt si spiun i UDB-së e tjerë. Ajo është një letër anonime që nga mënyra e daktilografimit duket sikur është shtypur në zyrat e Sigurimit pra nuk thotë asgjë.
Mendoj se debati është mirë që u hap për t’u bërë një diskutim serioz dhe për të kuptuar kohën dhe çfarë ka ndodhur?! Nuk duhet ti shikojmë si shenjtë kushdo qoftë por me dritë hijet dhe atë çka kanë kontribut për Shqipërinë, historinë dhe kulturën shqiptare.
Megjithë dritë-hijet që kanë këta të dy, unë mendoj së këta do të ngelen si vlera në historinë e kulturën shqiptare me kontributin e tyre./KultPlus.com
Jeton Neziraj është dramaturg nga Kosova. Ai ka qenë Drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës ndërsa tani udhëheqë Qendrën Multimedia në Prishtinë, qendër kulturore e teatrit dhe letërsisë bashkëkohore. Neziraj është autor i mbi 20 dramave të cilat janë dhënë edhe në skenat teatrore ndërkombëtare dhe janë përkthyer dhe botuar ne rreth 20 gjuhë. Ai ndër vite ka marrë një numër të madh çmimesh vendore dhe ndërkombëtare.
Në këtë intervistë ekskluzive për KultPlus, dramaturgu i njohur Jeton Neziraj ka folur për fillet e profesionit të tij, për shkollimin, për dramat që ka shkruar, për çmimet që ka marrë, për pozitat institucionale që ka pasur, për Qendrën Multimedia që e udhëheqë e për vlerësimin e tij për artin e kulturën në vend.
KultPlus: Z.Neziraj, na flisni pak për fëmijërinë tuaj në raport me profesionin që keni zgjedhur, a keni pasur gjithmonë synime që të merreni me dramaturgji apo është zgjedhje që keni bërë në rrugë e sipër?
J.Neziraj: Jo natyrisht jo, dramaturgjinë e kam ‘takuar’ tek mbasi kam nisur studimet për të. Në teatër për herë të parë kam shkuar shumë vonë, sa isha në Gjermani ku kisha shkuar mbas përfundimit të shkollës së mesme. Në Kaçanik, prej nga vij, natyrisht nuk ka pasur teatër (nuk ka as sot), e në të vërtetë, gjatë të 90-tave, teatër mezi ke mundur të shohësh edhe në Prishtinë. Si fëmijë e mbaj mend që e urreja kur në televizionin e Prishtinës (TVP) jepeshin drama televizive (më duket që programi quhej “Skena në ekran” ose kështu ngjashëm). Por, gati aksidentalisht, sa isha në Gjermani, në vitin 1996, më rastisi të bëhesha pjesë e shfaqjes “Kronikë në gurë”, një dramatizim i romanit të Kadaresë, të cilën po e ngjiste në skenë, diku në rrethinë të Këlnit, regjisori nga Shkupi, Bekim Halili. Gati të gjithë në skenë ishim amatorë, megjithatë, kjo eksperiencë pati shumë ndikim te unë. Pasi u ktheva nga Gjermania, me sugjerim të një mikut, vendosa të studioja ‘montazhën e filmit’, degë e cila në fakt atë vit nuk u hap (e në fakt, nuk është hapur kurrë deri më tani) dhe kështu, meqë megjithatë doja të studioja diçka rreth ‘filmit’ apo ‘teatrit’, aplikova në degën e dramaturgjisë, edhe për faktin se aty konkurrenca ishte më e butë, shumë më e butë sesa, ta zëmë, në regji filmi apo në aktrim. Dhe kështu, tek atëherë nisi për mu eksperienca e vërtetë me teatrin. Për hir të korrektesës, të themi se me shkrime isha marrë edhe më përpara, asgjë serioze, megjithatë, shkruaja ndonjë tregim, ndonjë prozë poetike e gjëra të ngjashme. Në fillim të studimeve më shumë kam shkruar skenare filmash, derisa gati përfundimisht iu përkushtova shkrimit të dramës. Këto 15 vitet e fundit, me pak përjashtime, por kam shkruar dhe vazhdoj të shkruaj vetëm drama. Dhe shkruaj aktivisht, mesatarisht dy drama në vit.
Foto nga Anna Tomczynska
KultPlus: Ju shkollimin tuaj fillor dhe atë të mesëm e keni përfunduar në Kaçanik, çfarë mund të na thoni për atë periudhë, çfarë kujtoni nga ajo kohë, a keni qenë nxënës i shkëlqyer, a jeni njohur si ri që pasion e ka shkrimin?
J.Neziraj: Nxënës i shkëlqyer po, megjithatë, duke qenë brezi që po shkolloheshim në të 90-tat, mundësitë për të shprehur e zhvilluar pasionin tënd në ndonjë fushë krijimtarie asokohe kanë qenë të limituara, madje, edhe krejt ai proces arsimor ka qenë më tepër sesa improvizues. Por po, kam lexuar, edhe në shkollë fillore e edhe në atë të mesmen. Në shtëpi kemi pasur një bibliotekë tepër të pasur, me thuaja të gjitha botimet e atëhershme të Rilindjes. Ndërkohë që, siç thash më lart, po, shkruaja kohë mbas kohe, por ato ishin shkrime pa shumë vlerë. Gjatë shkollës së mesme, në shtëpitë-shkolla ku mësonim, unë shkruaja poema satirike të rimuara për profesorët dhe kështu argëtoheshim me shokët e shoqet e klasës. Kemi qenë një grup i shkëlqyeshëm nxënësish dhe me disa akoma mbaj kontakt. Mbas shkollës së mesme dëshiroja të studioja stomatologjinë, se ky ishte ndoshta drejtimi prej të rrallëve asokohe që ofronte njëfarë perspektive për të ardhmen. Megjithatë, në provimin pranues në Prishtinë, nuk i mora pikët e mjaftueshme dhe prandaj, pak nga dëshpërimi, pak nga lazdrimi, vendosa të largohesha për Gjermani, për t’u kthyer sërish pas 15 muajsh mandej për të nisur studimet e dramaturgjisë. Tani, kur kanë kaluar gati 30 vite nga ajo kohë, e kam krejtësisht të pamundur ta paramendoj veten jashtë profesionit të dramaturgut.
KultPlus: Nga Kaçaniku për studime universitare keni ardhur në Prishtinë, para se të flasim për periudhën e studimeve, çfarë mund të na thoni për ndryshimin e ambientit, me çfarë sfidash jeni përballur, a e keni ndjerë vetën të pranuar brenda rrethit shoqëror e profesional në Prishtinë, a mund të na tregoni ndonjë moment specifik?
J.Neziraj: Ndryshimet dhe dallimet ishin të dukshme, megjithatë, në Prishtinë unë kisha ardhur mbas mbi 1 viti qëndrim në Gjermani. Dhe të them të drejtën, Prishtina nuk më pat entuziazmuar. Sado që kisha ndenjur shkurt në Gjermani, ai qëndrim pat ndikuar goxha shumë në mua. Megjithatë, tani isha në Prishtinë dhe po mundohesha të adaptohesha me jetën e re, natyrisht, fakti që vija nga provinca, i kishte ato barrierat e veta. Në një provincë kulturore siç ishte dhe është akoma edhe sot Prishtina, ka pasur dhe ka akoma mendësi provinciale. Disa nga kolegët e studimeve ishin më të formuar për sa i përket fushës së studimeve; kishin shumë më shumë dije për teatrin e filmin, kishin parë shfaqje e unë tek atëherë po nisja të shihja, kishin një rreth njerëzish që njihnin nga fusha e teatrit e unë thuaja askënd… Unë isha, siç thuhet, si një parashutist. Por isha ama një parashutist kurioz, që mëson e që ambientohet shpejtë me rrethin. E mbaj mend, në vitin e parë, në orët e para të skenarit të filmit, njëri nga kolegët po debatonte me profesorin dhe, mes asaj bisede unë dëgjoja fjalë nga vokabulari i filmit, krejt të panjohura për mua deri atëherë – të tipit ‘eksterier… kuadër… zoom…” e këso çudash koti, dhe mendoja se sa pak dija në krahasim me kolegun. Po mendoja që ai ishte një gjeni. Dhe kishte edhe kolegë që s’përtonin të të mbanin ligjërata, për të treguar dijen e tyre që kishin. Pra, po, kishte njëlloj mendjemadhësie e arrogance që shpërfaqej ndaj neve të sapoardhurve. Por kështu besoj është gjithmonë, me të gjitha gjeneratat e studentëve. Kemi qenë një klasë shumë e mirë e studentëve të dramaturgjisë, ndër të tjerë edhe Blerta Zeqiri, Visar Fejzuallahu, Kreshnik Berisha, Bekim Grajqevci, Albena Reshitaj (e cila studionte edhe mjeksinë paralelisht), Nebi Qena e të tjerë që u dorëzuan herët.
Foto nga Anna Tomczynska
KultPlus: Si e vlerësoni periudhën tuaj të studimeve dhe përgjithësisht nivelin akademik të asaj kohe?
J.Neziraj: Zakonisht, për të kaluarën flasim me nostalgji dhe kemi tendencë ta shohim me më shumë ngjyra sesa të tashmen. Ato viteve të 90-tave kanë qenë vite të frikës, të mjerimit. Por përtej kësaj, unë besoj që kualiteti i studimeve ka qenë shumë më cilësor sesa që është tani. Vërtetë besoj. Në studimet e dramaturgjisë ne kemi mësuar nga Ekrem Kryeziu, Isë Qosja, Fadil Hysaj, Nebi Islami e Hysni Hoxha- të gjithë këta profesor të shkëlqyeshëm- por edhe nga profesor të tjerë, po aq të mirë, ndërkohë, shiheni sot nga kush mësojnë studentët e dramaturgjisë. Të vie të vjellësh. Ka tani aty të ashtuquajtur profesor që edhe delet nuk do t’ua kisha besuar, e lërë me t’ua besoj të mësojnë dikën për dramaturgji. Por nejse, se kjo është temë tjetër. Po, atëherë kemi pasur mungesë të literaturës, madje, për shkak të mungesës së literaturës profesionale në gjuhën shqipe për teatrin, unë e pata mësuar gjuhen serbo-kroate, të cilën pak edhe e dija nga ato dy vjet sa e kishim mësuar në shkollën fillore. Ka pasur vërtetë pasion dhe vullnet. Profesorët i kemi pasur të fokusuar në punën e tyre 100%, sepse, nuk është se kishin çfarë bënin tjetër. Dhe edhe ne asgjë tjetër pos studimeve s’kishim se çfarë të bënim. Jeta e natës ishte me rrezik, shfaqja bëheshin pak, në kinema nuk shkonim – unë nuk shkoja, kështu që, krejt kohën, 100 % ia kisha dedikuar studimeve dhe shkrimit të dramës e skenareve të filmit. Dhe, të them, se në krejt atë mjerim e mungesë lirie që kishim, kishte njëlloj fisnikërie e solidariteti tek njerëzit. E ajo fisnikëri e solidaritet reflektohej edhe mes studentëve e profesorëve.
KultPlus: Kur keni filluar të shkruani drama, cila është drama juaj e parë, le ta quajmë më serioze që e keni shkruar ju, na flisni pak për emocionet tuaja të asaj kohe?
J.Neziraj: Drama e parë, të themi, pak më ambicioze, që kam shkruar, është “Buzëqeshja në arkivol”. Duhet të kem qenë student i vitit të dytë apo tretë, nuk e mbaj mend. Megjithatë, atë e pat botuar Halil Matoshi në revistën e atëhershme “Sheshi”, një revistë prestigjioze që botonte shkrime shumë cilësore. Matoshi na ka botuar e ndihmuar shumicën prej neve asokohe. Mbaj mend që, atë ditë kur u botua drama, unë pata blerë së paku 10 kopje të revistës “Sheshi”. S’di, por ka qenë ndjenjë e papërshkrueshme për mua si student. Kurrë më s’i kam pasur ato emocione me ndonjë botim tjetër, as kur jam botuar në gjuhë të tjera. Për shkak të titullit, shokët – Shpetim Selmani sidomos – akoma më thumbojnë për atë dramë. Pas kësaj drame shkrova dhe drama të tjera, të cilat pastaj nisën të vihen në skenë, duke përfshi edhe dramën “Liza po fle”. Megjithatë, dramë “më serioze të parë”, siç pyetët ju, ndoshta do ta konsideroja “Lufta në kohën e dashurisë”, të cilën e kam shkruar në vitin 2007. Ajo ka pasur disa inskenime të ndryshme, përfshi edhe dy në Francë. Pastaj, disi, gjithçka bëhet rutinë. Natyrisht, botimet më gëzojnë, ashtu siç më gëzojnë edhe inskenimet e dramave, megjithatë, emocionet e botimeve e inskenimeve të para janë ndryshe, të papërsëritshme.
KultPlus: Ju keni shkruar rreth 20 drama, disa janë përkthyer në disa gjuhë të botës, ndërsa disa të tjera janë dhënë edhe në skenat teatrore ndërkombëtare, ne e dimë se krijimtaria artistike duhet të vlerësohet nga profesionistët dhe nga publiku, megjithatë në bazë të vlerësimit tuaj, cila është drama më e suksesshme në karrierë deri tani?
Pyetje e vështirë. Por nga mbi 20 drama sa kam shkruar, ndoshta megjithatë do të veçoja tri: “Shembja e Kullës së Ajfelit” që merret me Islamin dhe terrorizmin, “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” që është një parabolë satirike për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe e cila fle për kontrollin politik që pushteti përpiqet të ushtroj mbi artin dhe “Bordel Ballkan”, një dramë përmes së cilës mundohem të flas për luftën si koncept dhe si makineri të shkatërrimit e vdekjes. Nëse do të isha i shtrënguar që megjithatë të veçoja njërën nga këto tri drama, besoj që megjithatë do të ndalesha te “Bordel Ballkan”, para së gjithash, për shkak të namit medial dhe debatit që ajo ka nxitur kur u shfaq në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Besoj se ka qenë debat konstruktiv, sepse ka konfrontuar publikun me disa prej problemeve e temave sfiduese në shoqërinë kosovare të pasluftës; ballafaqimin me të kaluarën, respektivisht me krimet e luftës, instalimin e një mendësie dhune e shantazhi në qeverisjen politike, instalimin e një mendësie grabitjeje dhe plaçkeje të gjithçkaje publike e jo-publike; në emër të fitores në luftë dhe në emër të të ashtuquajturave vlera të luftë e kështu me radhë. Pra, është një dramë në të cilën publiku besoj që ka gjetur dramën e vet jetësore nëpër të cilën ka kaluar këto vitet e fundit të pasluftës.
Foto nga shfaqja “Pesë stinët e armikut të popullit” (foto: Jetmir Idrizi)
KultPlus: Sa kohë ju merr shkrimi për një dramë, kur preferoni të shkruani më shumë?
J.Neziraj: Nga dy muaj por nganjëherë deri në 2 vjet. Shkruaj zakonisht natën, mbas orës 22:00, por me raste, ndonjëherë ia dal të shkruaj edhe ditën, sidomos “pasi ta kem kapur ritmin e shkrimit’. Shkruaj aktivisht, mesatarisht dy drama në vit. Si dramaturg, e konsideroj veten me fat që mund t’i përkushtohem zanatit tim dhe që dramat e mia luhen dhe kërkohen nga teatro të ndryshme. Dhe kjo unë mendoj që është ëndërra e secilit dramaturg. Shkrimi i dramës për mua është bërë mënyrë jetese.
KultPlus: Cili ka qenë dramaturgu juaj i preferuar, dhe autori juaj letrar i preferuar që ju ka motivuar për punën tënde?
J.Neziraj: Ka dramaturgë që më kanë inspiruar e inspirojnë në punën time, por më shumë ka prozatorë. Markezi, Kafka, Dino Buxati, Dyrenmati, Jonesko, Kadare, Gogoli e Dostojevski. Natyrisht, lista është shumë më e gjatë. Por nëse do të shtrëngohesha ta ngushtoja listën, do të ndalesha tek Markezi, Kafka e Kadareja. Ajo fryma e „realizmit magjik’ të Markezit më duket se i ka shkuar përshtat edhe temperamentit dhe perceptimit tim të botës dhe shoqërisë. Kadareja vazhdon po ashtu të më inspirojë në shumë drejtime, si rrëfimtar i jashtëzakonshëm, por, para së gjithash, si zhbirues gjenial i disa fenomeneve e problemeve me të cilat është ballafaquar shoqëria shqiptare në këta shekujt e mbramë, veçanërisht kur ai shkruan për temat që lidhen me diktaturën. Dhe Kafka, natyrisht, që i ballafaqon personazhet me situata bizare, absurde e të paparashikueshme, dhe komike, në të njëjtën kohë…
KultPlus: Keni marrë një numër të madh çmimesh vendore dhe ndërkombëtare për punën që keni bërë, cilin çmim do ta dalloni për nga rëndësia që ka pasur për juve?
J.Neziraj: Jo ndonjë çmim, por unë në fakt do ta veçoja nominimin në vitin 2018 të dramës time “Mullinjtë e erës” (Die Windmühlen) për çmimin e famshëm gjerman ‘Deutschen Kindertheaterpreis 2018’. Me atë rast, edhe unë e edhe përkthyesja e dramës në gjermanisht, Zuzana Finger, morëm mirënjohje (por edhe shpërblim monetar), në një ceremoni të shkëlqyeshme, mes artistësh të mirënjohur të teatrit gjerman.
Foto nga shfaqja “Një shfaqje teatri me katër aktorë…” (foto Jetmir Idrizi)
KultPlus: Përpos dramave, ju keni shkruar një libër për aktorin e njohur Faruk Begolli, çfarë mund të na thoni për atë punë që keni bërë?
J.Neziraj: Kam pasur fatin që pas luftës të punoj shumë ngushtë me Faruk Begollin. Më herët, para se librin për Farukun, unë, bashkë me Shkelzen Maliqin kisha shkruar edhe një libër mbi punën e Teatrit Dodona dhe, dashtë e pa dashtë, më është dashur të punoj ngushtë me Begollin. Po ashtu, gjatë asaj kohe kisha përgatitë e shkruar edhe një libërth të vogël për Adriana Abdullahun, ish studenten e Begollit, e vrarë gjatë luftës në Kosovë. Kështu që, ka ekzistuar njëlloj kooperimi profesional me Begollin. E natyrisht, mbi të gjitha ka qene edhe miqësia me të, të cilën e kishim kultivuar tërë ato vitet e fundit. Dhe kështu, kur Kushtrim Koliqi dhe organizata “Integra” erdhi me idenë e një libri për Faruk Begollin, ai – Begolli- rekomandoi që atë libër ta shkruaja unë. Shkrimi i atij libri u nisë pak kohë para se ai të sëmurej.
Në atë periudhë gati një vjeçare unë kam intervistuar njerëz, kam hulumtuar shtypin e hershëm dhe natyrisht, kam bërë një cikël intervistash me vet Faruk Begollin. Shumica e këtyre intervistave me të janë bërë në dhomën ku ai rrinte I shtrirë nga sëmurja. Natyrisht, ka qenë një proces i vështirë dhe i dhembshëm, sado që vet profesori Begolli e ka lehtësuar tërë procesin, duke kooperuar dhe duke qenë i gatshëm të bashkëpunoj me mua tërë kohën. E, shëndeti i tij nuk ishte gjithmonë në favor të punës. Por, për mua ka qenë i habitshëm vullneti i Begollit që ai libër të kryhej. Mbas shumë përpjekjesh, ia patëm arritë t’i mbledhim bashkë ato copëza më të rëndësishme nga jeta dhe krijimtaria e tij. Padyshim ka shumë gjëra të tjera që kanë mbetur jashtë atij libri, me dashje ose pa dashje. Nuk qe e mundur të udhëtoja deri në Beograd dhe të takoja disa nga njerëzit me të cilët ka punuar Faruk Begolli. Vet Begolli nuk ishte i pëlqimit për një gjë të tillë; thoshte se nuk ka nevojë dhe se nuk do të mund të ‘nxirrnim’ ndonjë gjë të vlefshme për sa i përket librit. I kemi përfillur shumë mendimet dhe dëshirat e tija në lidhje me atë libër. E konsideroj fat që kam pasur këtë rast të shkruaj atë libër për të. Libri është një udhëtim i shkurtër nëpër jetën e Begollit si artist dhe si njeri. Një udhëtim që në mënyrë të sinqertë rrokë pejsazhet e një jete tragjike por edhe krenare. Imagjinoni një fëmijë të vogël që rritet fushave dhe arave të një fshati në Pejë. Një fëmijë që jeton në një shtëpi i rrethuar me plot njerëz. Një fëmijë që mbas korrjeve del arave dhe mbledhë kokrrat e mbetura të fasuleve për t`i shitur pastaj. Një fëmijë që mbas disa viteve, aq mrekullisht, bëhet një yll filmi i adhuruar nga miliona e miliona njerëz. A nuk është inspirues ky rrëfim?!
KultPlus: Që t’i kthehemi punës tuaj institucionale, keni qenë drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, çfarë mund të na thoni për atë periudhë, cila ka qenë e arritura juaj më e madhe si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe a ju ka mbetur ndonjë punë që nuk e keni realizuar, a keni ndonjë merak nga ajo fazë?
J.Neziraj: Në Teatrin Kombëtar kam qenë tri vite, nga 2008 deri në vitin 2011. Nuk më takon mua të flas shumë për sukseset e asaj periudhe, megjithatë një ndër punët e mira që kemi bërë atë kohë, e për të cilën jam krenar, është krijimi i programit mujor të teatrit dhe planifikimi afatgjatë i repertorit. Kur nisa punën aty, u thash atyre në teatër, eja ta bëjmë programin e muajit që vjen. Ata më shikuan të habitur dhe më thanë se kjo gjë ishte e pamundur të planifikohej tani për muajin që po vjen. Në fakt, planifikimi deri atëherë ishte bërë sipas stilit ‘sot për nesër’. Janë bërë edhe shumë punë të vyeshme, duke përfshi ripërtëritjen e konkursit për dramë “Katarina Josipi”, nisjen e serisë së botimeve të dramave, aktivitet që pastaj fatkeqësisht u ndërpre. Bashkë me Arian Krasniqni, patëm bërë disa reforma të rëndësishme, duke përfshi dhe ato të repertorit. Janë realizuar gjatë asaj kohe shfaqje të rëndësishme për të cilat jam vërtetë krenar. Ka patur sfida natyrisht, e njëra ndër më kryesoret ka qenë ballafaqimi me politikën. Kemi pasë beteja të vazhdueshme me Ministrinë e Kulturës, për çështje të ndryshme, por kemi pasur edhe ‘kacafytje’ të drejtpërdrejta me Qeverinë e Kosovës, e cila teatrin e shfrytëzonte për mbledhi e tubime të ndryshme politike (fatkeqësisht, akoma e shfrytëzon). Megjithëse, kjo është një temë për të cilën kam shumë çka them, ajo çfarë dua të them në fund është se eksperienca në atë teatër për mua ka qenë e jashtëzakonshme dhe shumë e dobishme.
KultPlus: Ju po ashtu keni qenë edhe profesor i dramaturgjisë në Universitetin e Prishtinës, çfarë mund të na flisni për atë eksperiencë, cili ka qenë niveli i studentëve që keni pasur dhe sa keni qenë i kënaqur me nivelin e Universitetit të Prishtinës, në degën tuaj në atë kohë?
J.Neziraj: Mbasi përfundova studimet me 2002, vërtetë dëshiroja të angazhohesha në fakultet, megjithatë, kjo s’qe e mundur për shumë arsye. Më vonë, në 2007, më ftuan të ligjëroja lëndën e Dramaturgjisë dhe të Historisë së Dramës Kombëtare. Por tashmë nuk e kisha më atë entuziazmin që kisha pasur dikur dhe, të them të drejtën, puna me studentët nuk më pëlqeu edhe aq. U ligjëroja studentëve të Regjisë së Filmit dhe jo atyre të Dramaturgjisë dhe kjo e vështirësonte pak punën, sepse, megjithatë, këta të regjisë shkrimin e dramës nuk e kishin synim primar. Megjithatë, besoj që punën e bëja me përkushtim. Por pas një viti akademik, ata të fakultetit, më thanë se “nuk kishte më orë të lira” dhe se “u vinte keq, por s’mund të ma vazhdonin më kontratën”. Të them të drejtën, as që mu bë vonë. Ata bile u çuditën që nuk u ankova e as nuk u revoltova, siç bënin zakonisht profesorët tjerë në këso rrethana. Nejse, natyrisht, në vend timin morën dikën tjetër jo fort kompetent, respektivisht, morën gruan e një ministri. Por aq më bënte, nuk doja të dija për atë institucion, për të cilin e dija që ka degraduar tërësisht, moralisht e profesionalisht. Pra, u ndava me ta ‘paqësisht’, sepse me kohë e kisha kuptuar që të punosh në fakultet është vetëm një mundësi nga shumë të tjera që ekzistonin. Unë kisha tjera mundësi të cilat, shumica tjetër nuk i kishte. Unë shkruaja drama dhe mund të jetoja edhe vetëm me shkrimin e dramës. Dhe kjo ishte ajo që më pëlqente të bëja: të shkruaja drama. Këtë gjë vazhdoj ta bëj, dhe do të vazhdoj ta bëj edhe në të ardhmen.
KultPlus: Ju jeni themelues dhe udhëheqës i qendrës kulturore “Multimedia”, çfarë mund të na flisni për funksionimin e kësaj qendreje, a po i përmbushë pritshmëritë tuaja?
J.Neziraj: Puna dhe aktivitetet e Qendrës Multimedia janë publike dhe ato më së miri mund dhe duhet të gjykohen nga publiku. Qendra Multimedia konsideroj që është akter i rëndësishëm kulturor në Kosovë dhe prezenca e sajë e ka pasuruar jetën e varfër kulturore, veçanërisht atë letrare e teatrore. Natyrisht, ka organizata të tjera kulturore që janë kredibile dhe që bëjnë punë të shkëlqyeshme në Kosovë, megjithatë, qasja kritike që Qendra Multimedia ka ndjekur kundrejt fenomeneve të ndryshme politike e sociale në Kosovë, e bëjnë punën e sajë unike. Natyrisht, siç themi ne, e mira nuk ka tavan, megjithatë, jam veçanërisht krenar për faktin se shfaqjet e prodhuara nga Qendra Multimedia janë shfaqur në skena të rëndësishme në Evropë e Amerikë dhe ehoja mediale e këtyre prezantimeve ka qenë e jashtëzakonshme. Për punën tonë kanë shkruar disa nga revistat më të rëndësishme në Evropë dhe kjo, për kontekstin tonë, do të thotë shumë. Dhe kur të kihet parasysh që kemi punuar dhe punojmë në kushte të mizershme, me një sallë provash me kushte primitive, suksesi i arritur bëhet edhe më i çmuar.
KultPlus: Cili është vlerësimi juaj për kulturën në përgjithësi në Kosovë, nëse ju do të ishit në ndonjë pozitë vendimmarrëse, si do të dukej ndryshimi që ju do e bënit?
J.Neziraj: Shteti nuk ka treguar ndonjë interesim për skenën e artit dhe kulturës në Kosovë. Ndërkohë që pritjet tona kanë qenë krejt tjera. Institucionet e kulturës nuk kanë arritur të krijojnë një sistem meritokracie apo të vlerave, përkundrazi, siç e kemi parë, buxheti i vogël që është në dispozicion shpesh shpërndahet tek artistët e afërt me partitë politike në pushtet, tek ata të dëgjueshmit dhe shpesh edhe tek diletantet e artit. Ndërkohë që, zërat kritik dhe ata të cilët krejt këto vite kanë bërë përpjekje të ruajnë njëfarë dinjiteti artistik, e kanë të vështirë qasjen në fondet publike. Në këtë drejtim, më shumë sesa vet shteti i Kosovës, skenës kulturore në Kosovë, sidomos skenës kulturore të pavarur, i kanë ndihmuar donatorët ndërkombëtar, fondacionet e organizatat e ndryshme që kanë operuar në Kosovë dhe të cilët, kohë mbas kohe kanë mbështetur edhe aktivitetet kulturore. Përmes tyre kanë mundur të zhvillohen dhe mbijetojnë shumë organizata, festival e ngjarje të rëndësishme kulturore në Kosovë. Pa një mbështetje të këtyre donatorëve ndërkombëtarë, sot në Kosovë nuk do ta kishim as Dokufestin, as Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë-polip, as Teatrin Oda, as Qendrën Multimedia, as Femart-in, as Anibar-in e as shumë të tjerë organizata, festivale e evente kulturore të rëndësishme. Pra, nuk do të kishim thuaja fare një skenë kulturore të pavarur, e cila, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe në regjion, mund të konsiderohet si më vitalja, më aktivja dhe më e freskëta. Dhe kështu, nëse unë do të isha në pozitë vendimmarrëse, natyrisht, puna e parë që do të bëja do të ishte suportimi i pakusht i skenës së pavarur kulturore. Pastaj, do të vinte pavarësimi dhe depolitizimi i njëmendtë i institucioneve të kulturës dhe krijimi i një ambienti kulturor që i jep prioritet profesionalizmit. Pra, krijimi i një ambienti kulturor ku parazitëve, dembelëve, puthadorëve e të patalentuarve do t’duhej të rrinë larg institucioneve të kulturës.
KultPlus: Meqë jeni një dramaturg me një përvojë të gjatë dhe me suksese të mëdha po ashtu, për fund, duke iu falënderuar për kohën tuaj, cila janë këshillat tuaja profesionale për të rinjtë që duan të merren me dramaturgji?
J.Neziraj: Është një botë e tërë, fascionuese, e pa eksploruar, si një libër i hapur, një botë e gatshme për dikën që dëshiron të prekë ëndërrat e veta, që dëshiron ta ndryshoj jetën e vet dhe të të tjerëve për rreth – të publikut… Mjafton pak kurajo, shumë punë, shumë këmbëngulje dhe mosdorëzim. Kaq lypset. Dhe natyrisht, edhe talent shkrimi. Dhe pastaj je dramaturg. Dhe pastaj mund të bëhesh dramaturg i mirë. Dhe pastaj, edhe mund të bëhesh dramaturg i rëndësishëm./ KultPlus.com
Referuar studiuesit Nuri Plaku, por jo vetëm atij, martesa e Gjergj Kastriotit me Donika Arianitin “u bë në Kaninë dhe zgjati tre ditë, nga 21 deri 23 prill 1451. Sipas gojëdhënave Skënderbeu erdhi me 500 kalorës. Përputhur me ritin zakonor të kohës çifti mori bekimin në kishën afër Kaninës, të quajtur “Qishëbardhë”.
Nuri Plaku këmbëngul se ceremonia e kurorëzimit të martesës u krye në manastirin e Ardenicës., në të cilin dasmorët erdhën në mesditën e 26 prillit. Vetëm pas këtij gjesti u nisën drejt Krujës, ku dasma vazhdoi në shtëpinë e dhëndrit. E tërë kjo legjendë, e cila nuk gjendet e konfirmuar në asnjë dokument autentik të kohës dhe nuk shoqërohet me ndonjë zjarrmi të madhe prej historianëve të dëgjuar të huaj dhe të vendit, nuk do të refuzonte si shtojcë të vet t’i bashkëngjitej edhe një fjalën ajë tjetër: sikur kjo dasmë është bërë në fshatin pamje bukur Drobonik, vendosur mbi një kodër të hijshme fare pranë kështjellës së Beratit. Në të vërtetë kjo është një e dhënë fare imagjinare, e shkaktuar thjesht sepse Droboniku në vitin 1953 u zgjodh nga grupi i kineastëve sovjetikë dhe shqiptarë si vend xhirimi i kësaj dasme. Duke mos qenë histori e vërtetë në pranverë 1451, pesëqind e dy mote më pas ajo figurativisht është krejt reale, madje një nga ngjarjet më të pikuara të historisë së qytetit, çfarë nuk duhet harruar kurrë dhe duhet kujtuar me çdo mënyrë publike, zyrtare patjetër. Kjo është edhe arsyeja, pra thelbi i saj që përbën histori, pse në këtë libër do t’i hapim vend. Prej një takimi të posaçëm me kineastin Skënder Jaçe, lindur dhe me një pjesë të jetës kaluar në Kuçovë, del se xhirimet më të shumta masive të filmit për Skënderbeun u kryen në Sevastopol, por gjithsesi në Shqipëri u realizuan jo më pak se tridhjetë e pesë për qind e tyre. Kështu beteja e Torviollit, informon ai, u bë pas ndërtesës së Kinostudios në Tiranë. Pohon se po ashtu filmi ka xhirime në Krujë, në Gjirokastër, në Kalanë e Lezhës. “Por xhirimet më të mëdha, këmbëngul Jaçe, u bënë në Berat. Këtu dasma është një kryevepër”, thotë ai. Pastaj spikat këtë hollësi: “Regjisori rus Jutkeviç u mahnit nga pejsazhi. Ishte koha kur qershitë patën çelur. Droboniku dhe gjithçka përreth qe një vend i virgjër. Ai ka pohuar se nuk mund ta gjente dot tjetërkund atë mrekulli bukurie. As në Kanë, ku filmi për Skënderbeun u shfaq dhe mori çmim, nuk e besonin se ato skena qenë xhiruar në Shqipëri”. Shkëlqim Stërmasi, i cili është figurant në këtë film, vë në dukje se “kam qënë i pranishëm në xhirimet e dasmës në Dobronik. Aty më ka bërë përshtypje si fëmijë që isha, shpenzimet e mëdha që u bënë, jo vetëm për veshjet, por dhe në ato ushqimore të cilat u shtruan”. (Mes figurantëve të shumtë të dasmës së Skënderbeut ka qenë edhe im at, Shaban Polovina, atë kohë drejtues i një ndërmarrjeje tregtare furnizuese e krejt rajonit që nga Skrapari deri në Lushnjë dhe Fier. Janë dhjetra nëpunës të administratës vendore të qytetit, që të gjithë të veshur me kostume popullore, të cilët bënë sfondin e dasmorëve). Ato afro katër javë, kur në Berat u kryen xhirime, u shndërruan në një festë të madhe për të rriturit dhe sidomos për fëmijët, një pjesë e të cilëve jo vetëm do të qenë figurantë, por edhe me role të vogla mjaft kuptimplotë. Kështu vetë Gjergj Kastrioti i vogël dhe tre vëllezërit e tij janë beratas. Në plotësim të kësaj tabloje të veçantë Shkëlqim Stërmasi, afro dhjetë vjeç ato çaste, na ka shkruar, për nevojat e këtij libri, në vjeshtë 2018, se “Unë kam qenë në vitin e tretë të shkollës “Ushtrimore”. Në klasën tonë erdhi Viktor Stratobërdha, i cili bënte përzgjedhjen e aktorëve figurantë. Nga klasa jonë më zgjodhën mua dhe Ibrahim Gërxhin. Në kala na dhanë kostumet e veshjes malësore. Formuan kuadratet me ne nxënësit. Nuk mund ta them me saktësi, por kuadratet e formuar mund të kishin 25-30 nxënës. Faktikisht nga kontrolli që bënë në kuadratet më zgjodhën mua për rolin episodik në sekuencat e para të hapjes së filmit. Ky nis me pamjen e një tufe bagëtish, pastaj del kuadrati me fëmijët që kanë hyrë në portën e Kalasë dhe para se të ngjiten tek pjesa e murit të rrëzuar, i cili del tek sheshi, nis episodi i parë i filmit. Në pamje është një djalë gjysmë i xhveshur, me kokë të madhe dhe fytyrë katrore të skalitur, me sy të zezë, të mëdhenj. Këtë turqit e qëllonin me një kamzhik të bërë (nga xhiruesit e filmit) me qime dhije, pasi ato fërshëdhenin shumë kur i ngrije në ajër”. Në film ushtarët turq e goditën djalin edhe me një shkelm në shpinë. Ky personazh fëmijë është jevgu Kame nga Berati, i cili kur u rrit u bë kovaç dhe më vonë shofer kamioni “Skoda”. Kamia e kishte fytyrën shumë shprehëse, por episodi i tij kur e rrahën me kamzhik, është djegur dhe ka vetëm atë që është në turmë”. Vijon Shkëlqim Stërmasi rrëfimin e vet: “Më pas kur kuadrati i djemve të vegjël fillon ngjitjen për tek sheshi, nis episodi i dytë. Janë tri gra dhe një fëmijë. Kur turma e fëmijve që do të bëheshin me forcë jeniçerë hyn në portën e kalasë, unë me një grua, e cila paraqitej si nëna ime, po sodisnim turmën. Në këtë kohë vjen një ushtar turk dhe e qëllon me thikë nënën dhe mua më hedh në sup”. Më tej shpjegimi i Stërmasit: “Episodi me kuadratin e fëmijëve që merreshin peng është përsëritur katër herë, pasi në dy raste një djalë ktheu kokën nga kamera e regjistrimit dhe kështu ai anulohej”. “Në skenën time, vijon rrëfyesi, një herë tentuan të më rrëmbejnë, por nuk thosha asnjë fjalë. Kjo u anulua pasi doli e thatë, pa jetë. Atëherë u përsërit: këtë herë pasi të më vrisnin nënën duhej të thosha fjalët “Nënë, nënë!” Kështu edhe u veprua e skena mbeti në filmin origjinal. Duke qenë se ky origjinal u dogj, në riprodhimin dublat që i është bërë në Shqipëri unë jam pa zë”. Shkëlqim Stërmasi tregon gjithashtu: “Rolin e tjetër episodik e ka Shkëlqim Ngurëza, i cili përfaqësonte Skënderbeun e vogël, djalin e marrë peng prej familjes së princit Gjon Kastrioti. Ai, Ngurëza, qe shumë bukurosh, me flokë të verdha dhe kacurrel. Në film Shkëlqimi ndodhet pranë të jatit, i cili e merr në krah dhe i tregon pamjen me male deri në fund të horizontit, duke i thënë: “Ky është vendi ynë!” Më pas ja jep Gjergjin e vogël një kalorësi shqiptar dhe e porosit të birin që të mos e harrojë atdheun. Pastaj këta dy si edhe kalorës të tjerë shoqërues nisen drejt qendrës së Perandorisë Osmane. Këtu mbaron dhe episodi i tij, i cili ishte shumë më i gjatë nga dy të mëparshmit, imit dhe Kames”. /Konica.al /KultPlus.com