Gazeta amerikane ‘The Austin Chronicle’ shkruan për filmin ‘Zgjoi’, performancën e Yllka Gashit e quan nderë për gruan

Suksesi i madh i filmit ‘Zgjoi’ të regjisores Blera Basholli në ‘Sundance’, ku dhe rrëmbeu tre çmime kryesore ka marrë vëmendjen e gazetës së përjavshme amerikane ‘The Austin Chronicle’, e cila i ka dedikuar një shkrim mjaft intersant këtij filmi, transmeton KultPlus.

“Si kaq shumë gra në fshatin e vogël kosovar të Krushës së Madhe, Fahrije Hoti (Yllka Gashi) po jeton vërtet në gjendje të paqartë. Burri i saj është zhdukur, supozohet se është mbytur apo pushkatuar, por në “Zgjoi” shpresa që ai ende jeton gumëzhimë në veshin e saj”, nis shkrimi i “The Austin Chronicle”.

“Kur ai të kthehet”, thotë vjehrri i saj i gjymtuar, Haxhi (Çun Lajçi) sa herë që përmendet emri i burrit të saj të zhdukur. “Nëse ai kthehet” është përgjigja e saj e vazhdueshme, edhe pse të dy përbrenda e dinë që kjo është një ëndërr e pamundur. Fahrija po ecën drejt pranimit të faktit që një ditë eshtrat e tij do të jenë në një nga ato qeset e bardha që mbërrijnë me kamionë të mbushur. Derisa biznesi i vogël i mjaltit i familjes së saj mezi rritej aq sa të mbulonte disa fatura, ajo filloi të shesë ajvar, një spec të kuq të pjekur dhe salcë patëllxhani që do të kujtojë banorët e qytetit në fshat.

Bazuar në historinë e vërtetë të Fahrije Hotit të vërtetë, e cila u bë një biznesmene përmes dëshpërimit, “Zgjoi” është një histori intime e pranimit dhe rritjes. Drama e Blerta Bashollit është një vështrim shumë i saktë në Kosovën rurale, ende larg nga humbjet dhe dëmtimet e luftës civile Jugosllave.

Megjithatë, ajo gjithashtu vështron brengat e lindjes së bizneseve të vogla në Kosovë. ‘Asnjë vetull’ nuk ngrihet kur ajo udhëton në qytetin e madh të Prishtinës për të vendosur një marrëveshje me një blerës të një supermarketi, por në fshatin e saj ajo quhet lavire vetëm për ngasjen e një makine.

Basholli ruan një ndjenjë intimiteti që nënvizon qëllimisht rëndësinë e arritjeve të Fahrijes. Nuk bëhet fjalë për një qëndrim të madh politik, por për më shumë nevoja personale: për të paguar faturat, për të mbajtur shpresë, për të pasur miq, për të pasur dinjitet, për të mos jetuar me frikë.

Performanca e Gashit është një nderim për një grua që ndryshoi jetën në heshtje, pa u bërë kurrë një shenjtore – ka përfunduar artikullin The Austin./ KultPlus.com

Tri regjisore femra bëjnë historinë e nominimeve për Golden Globes 2021

Tre gra janë nominuar për regjisoret më të mira në çmimet “Golden Globe”.

Kjo është hera e parë që janë nominuar tre gra, ku viteve të kaluara është përzgjedhur një në një vit të vetëm, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Regjisoret Regina King, Chloe Zhao dhe Emerald Fennell e Britanisë janë nominuar së bashku me David Fincher dhe Aaron Sorkin.

Fincher’s Mank” është filmi më i nominuar me gjashtë nominime, e i njëjti si filmi “The Crown”, i cili kryeson në çmimet TV.

Sacha Baron Cohen dhe Olivia Colman janë në mesin e britanikëve për çmimin për aktrim.

Fituesit do të shpallen në një ceremoni më 28 Shkurt të këtij viti.

Çmimet po zhvillohen dy muaj më vonë se zakonisht për shkak të pandemisë së koronavirusit./ KultPlus.com

‘Kosova Brass Festival’ udhëton drejt Drenasit

Kosova Brass Festival pas master klaseve të organizuara me profesorët ndërkombëtarë si: trumpetisti gjerman, Otto Sauter, trombonisti gjerman, Armin Bachman si dhe kornisti dhe dirigjenti polak, Dariusz Mikulski, nis koncertet, i pari do të mbahet në Sallën e Kulturës në Drenas, shkruan KultPlus.

Në kuadër të edicionit të pestë, Kosova Brass Fest kësaj radhe do të udhëtoj drejt Drenasit ku do të paraqiten para publikut kuinteti i tunxhit dhe mezzo-sopranoja Fjolla Krasniqi.

Me qëllim përkrahjen e gjeneratave të reja të instrumentistëve të tunxhit, si qëllim permanent i festivalit, mysafir i këtij koncerti është trumpetisti dhe bashkë organizatori i këtij koncerti, Fatjon Gashi i cili vjen po nga kjo komunë.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Kulturës në Komunën  e Drenasit me fillim nga ora 14:00.

Koncertet e radhës do të mbahen në “Kino Armata” në Prishtinë me 8 dhe 9 shkurt, me ansamblet: “Albanian Brass Quintet”, “Albanian Brass Ensemble” dhe Ansambli i vajzave të tunxhit nga Kosova.

Ndërsa mbyllja e festivalit do të bëhet gjatë muajit shkurt me koncert madhështor i cili do të jetë befasi e këndshme për publikun.

Festivali organizohet nga instrumentistët dhe pedagogët e tunxhit, Betim Krasniqi – Trombonist dhe Avni Krasniqi – Trumpetist, ndërsa realizohet me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Prishtinës./ KultPlus.com

‘Nuk mund të jesh poet pa dashuruar në mënyrë madhështore’

Shkruan Albert Vataj

Dashuria…

Pothuajse asnjëherë nuk mund të jesh një poet apo një krijues, një tokësor me të hyjshëm që të gurron në limfë, pa dashuruar në mënyrë madhështore ose pa patur të paktën një aftësi të madhe për të dashuruar, pa e prekur qiellin në çdo copëz ëndjeje që të kall, pa e mbushur me shkëlqimin magjepsës të yjeve çdo çast që të bën të ndjehesh shkëndi.

Dëlirësia e detyruar apo e dëshiruar, mund ta fshehë dashurinë, mund ta vesh atë me cohën e hollë të së magjishmes, mund ta strukë nën petalet e një luleje që shihet me sytë që e adhurojnë, apo në sythin e një gufimi të pranverës që beh si një lajmës.

Atje poshtë, thellë në zemër, atje ku vërshojnë përrenjtë flakatar të gjakut, në një altar të stolisur me dritëza yjesh, zemra, ajo zemër që druhet prej syve që e ledhin, ajo zemër që gjëmon prej buzëve që prekin, ajo zemër që ndalon kur afshi i derdhet si një curril vese mbi kurm, ajo zemër ngjiz dhe lind dhjetëra përfytyrime që i ngjajnë më shumë një engjëlli se sa një gruaje, një dritimi që shpërthen në prekjen e ndrojtur të zotërimit.

Është ai çast që na bën të ndjehemi të mrekulluar prej të magjishmes, ai çast që zgjon prej thellë nesh atë të panjohur ngasëse që shprehet përmes fjalësh të ëmbëlsuara me polenin e luleve, përmes penelatave të ngjyra në harqet e ylbereve, melodive që të magjepsin si shkumëzimi i ujëvarave.

Të gjithë e ndjejmë, e prekim, e shijojmë, jemi përjetues të asaj dashurie që lind dhe na përkund në shkulmin e një drite që shpërthen brenda nesh e na çel në çdo pore, në çdo ëndje që zgjon pasioni./ KultPlus.com

Zgjatet orari i punës në bibliotekën e komunës së Podujevës

Biblioteka e komunës së Podujevës pas kërkesave të shumta që i janë bërë ka zgjatur orarin e saj të punës, shkruan KultPlus.

Në një postim të bërë në Facebook kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se është zgjatur orari dhe biblioteka është e hapur prej orës 08:00 deri në ora 20:00.

Gjithashtu ai njoftoi se salla e leximit është pajisur me dy kompjuterë dhe Wifi free, pas kërkesës së studentëve për të ndjekur ligjëratat online.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:

Po vazhdojmë të krijojmë kushte të mira për lexuesit e Bibliotekës së Qytetit. Kemi zgjatur orarin dhe biblioteka është e hapur prej orës 08:00 deri në ora 20:00. Sallën e leximit e kemi pajisur me dy kompjuterë dhe Wifi free, pas kërkesës së studentëve për të ndjekur ligjëratat online.

Kemi rregulluar ngrohjen dhe kemi përmirësuar ndriçimin.

Krijimi i kushteve më të mira ka bërë që të rritet numri i lexuesve. Do të vazhdojmë me investime edhe në pasurimin e fondit të librave me tituj të rinj./ KultPlus.com

Po vazhdojmë të krijojmë kushte të mira për lexuesit e Bibliotekës së Qytetit. Kemi zgjatur orarin dhe biblioteka…

Posted by Shpejtim Bulliqi on Wednesday, February 3, 2021

Fotografi e rrallë e Bankës së Kosovës në vitet e ’70-ta

Profesori norvegjez që grumbullon kartolina nga Kosova ka postuar së fundi një fotografi të rrallë objektit të Bankës së Kosovës në vitet e 70-ta, shkruan KultPlus.

Në fotografinë e postuar nga Kenneth Andresen tregohet se fotografia është një kartolinë e cila është dërguar në Split në Kroaci.

“Kartolinë nga Prishtina nga fillimi i viteve 1970. Në anën e pasme thuhet: «Banka e Kosovës» (Kartolina u dërgua në Split në Kroaci)”, ka shkruar Andresen krahas fotos së publikuar./ KultPlus.com

Elvana Gjata publikon këngën ‘Thirr’ (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata ka publikuar sot këngën e saj më të re të titulluar ‘Thirr’, shkruan KultPlus.

Sot këngëtarja feston 34 vjetorin. Në këtë ditë të veçantë, Elvana zgjodhi të sjellë këngën e radhës. Ajo i këndon një dashurie të kaluar, nga e cila hoqi dorë pasi kuptoi se nuk ishte për të.

Më poshtë gjeni videon e këngës.

Suksesi i filmit “Zgjoi” është sukses i tërë Kosovës

Pas suksesit të arritur të filmit “Zgjoi” nga Kosova, në “The Sundance Film Festival”, festivalin më të madh të pavarur të filmit në SHBA, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar skenaristen dhe regjisoren e filmit Blerta Basholli.

Ministrja Dumoshi e ka përgëzuar regjisoren Basholli për suksesin e arritur në festivalin “Sundance” duke rrëmbyer tri çmime, atë të jurisë, audiencës dhe për regjinë më të mirë.

“Suksesi i filmit ‘Zgjoi’ është një fitore për tërë Kosovën në arenën ndërkombëtare, ku është treguar cilësia dhe tradita në kinematografi që tashmë është ndërtuar në vendin tonë. Dua t’i përgëzoj tërë ekipin e filmit për këtë rezultat të arritur dhe si ministri ndjehemi të kënaqur tej mase që nëpërmjet Qendrës Kinematografike të Kosovës kemi mbështetur këtë film”, ka thënë ministrja Dumoshi.

Tematika e filmit është shumë e fuqishme, ka vlerësuar ministrja, duke potencuar faktin se përmes këtij krijimi artistik rrëfehet një ngjarje e vërtetë e një gruaje me zemër të madhe siç është Fahrije Hoti, e cila ka pësuar në luftën e fundit në Kosovë të shkaktuar nga regjimi serb. Ndonëse me dhimbje e pikëllim për tragjedinë që ka përjetuar në familje, znj. Hoti ka arritur të mbledh forcat dhe të bëhet një prej prodhuesve dhe ndërmarrësve serioze për të treguar se sa të fuqishme janë gratë e Kosovës. Nëpërmjet filmit Blera e ka prezantuar me sukses këtë ngjarje, është shprehur ministrja.

Ndërkaq, skenaristja e filmit ‘Zgjoi’, Blerta Basholli, tha se e falënderon ministren Dumoshi dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë për filmin. Ajo tha se këtë sukses ia dedikon znj. Fahrije Hoti nga Krusha e Madhe e Rahovecit.

“I falënderoj të gjithë kastën dhe ekipin tjetër të filmit dhe të gjithë ata që kanë mbështetur prodhimin e tij për të ndriçuar ekranin e madh të kinemasë. Rrëfimi që ka filmin përçon mesazhin e një gruaje nga Kosova që përkundër dhimbjes e mërzisë, paragjykimeve përreth ajo ia del duke u bërë e suksesshme”, tha Basholli.

Filmi ‘Zgjoi’ shënon një prej sukseseve historike dhe është dëshmi e fuqishme që prezanton në arenën ndërkombëtare një të vërtetë nëpër të cilën ka kaluar populli i Kosovës./ KultPlus.com

Dua Lipa tregon se kur do të publikohet kënga ‘We’re Good’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa tashmë ka bërë të ditur emrin dhe datën e këngës së re që do të vie shumë shpejt për publikun, shkruan KultPlus.

Në një postim të bërë në rrjetin social Twitter ajo ka bërë ftuar fansat që të bëhen gati për këngën e saj të re ‘We’re Good’ e cila do të lansohet me 11 shkurt.

https://twitter.com/DUALIPA/status/1357009659379527680

Kujtojmë se kënga e saj  “Levitating” që edhe është pjesë e albumit ‘Future Nostalgia’, ka marrë ka marrë 101 milionë klikime në YouTube. Po ashtu, kënga ka arritur të hyjë në top-5 në SHBA./ KultPlus.com

Gastronomët i konsiderojnë nënçmuese 3 milion eurot e ndarë nga qeveria

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka thënë se 3 milionë euro nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike për sektorët më të prekur nuk mjaftojnë, shkruan KultPlus.

Përmes një njoftimi ata thonë se 3 milionë euro edhe po të ishin të gjitha për gastronomi, nuk do të mjaftonin as për të paguar gjobat e shqiptuara gjatë pandemisë, e lëre më të paguhen shpenzimet operative me to.

Sipas tyre këto mjete janë të papranueshme për ta, e aq më tepër janë nënçmuese.

Postimi i plotë:

AS 3 MILIONË PËR SEKTORIN E 3TË QË MË SË SHUMTI PUNËSON?

Neni 11 i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, parasheh përkrahjen e të gjitha bizneseve të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur problem të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, me 200 milionë euro.

Për t’u zbatuar ky Ligj, Qeveria e Republikës së Kosovës me dt. 14 Janar, ka aprovuar masat e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, në vlerë prej 222,4 milionë euro. Në këtë vendim, ka masa që ndajnë mjete financiare për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Komunat, shtesat mbi paga, blerja e vaksinave Anti-COVID-19, etj. Pra, sipas QK, të gjitha këto masa vlejnë për rimëkëmbje ekonomike.

Në masën 8 të këtij vendimi, kemi ndarjen e mjeteve në shumë prej 9 milionë euro për ndërmarrjet në Kosovë, dhe nga kjo shumë, kemi ndarje prej 3 milionë euro për subvencionimin e sektorëve më të prekur për ndalimin e aktiviteteve të cilat janë: gastronomia, sallat e dasmave, sallat e sportit, qendrat rehabilituese dhe të ngjashme. Pra, janë të përfshira disa kategori të ndryshme në një linjë të përbashkët.

Një gjë tjetër që është me rëndësi është që Ligji mbi ndarjet buxhetore nuk i parasheh linjat e saj në përputhshmëri me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Si do të zbatojë QK, vetëm nenin 11 të këtij Ligji, pa u thelluar shumë tek pagat për punëtorët që kanë humbur punën si pasojë e  pandemisë për më shumë se tre muaj, ku përafërsisht në të kualifikohen rreth 40,000 punëtorë, e vetëm në gastronomi janë diku rreth 11,000 punëtorë, ndërsa QK për këtë kategori i ka ndarë 10 milionë, që mbulojnë përkatësisht 11,111 punëtorë me nga 900 euro për 3 muaj.

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2021. A mund të zbatohet deri atëherë ky Ligj në tërësi nga QK, duke ditur që shumica e masave të Vendimit të fundit nuk janë as të përfshira në të?

3 milionë euro edhe po të ishin të gjitha për gastronomi, nuk do të mjaftonin as për të paguar gjobat e shqiptuara gjatë pandemisë, e lëre më të paguhen shpenzimet operative me to. Këto mjete janë të papranueshme për ne, e aq më tepër janë nënçmuese!/ KultPlus.com

AS 3 MILIONË PËR SEKTORIN E 3TË QË MË SË SHUMTI PUNËSON? Neni 11 i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, parasheh…

Posted by Shoqata e Gastronomëve të Kosovës on Wednesday, February 3, 2021

Fahrije Hoti: “Zgjoi” dokumentoi jetën e vështirë të grave të Kosovës

Fahrije Hoti, jeta e së cilës është shndërruar në film artistik të metrazhit të gjatë dhe pikërisht ky film është vlerësuar me tre çmimet kryesore të festivalit prestigjioz “Sundance Film Festival”, ka emocionuar këtë grua nga Krusha e Madhe, e cila përgjatë luftës ka humbur bashkëshortin dhe e ka lënë me dy fëmijë, shkruan KultPlus.

Lajmin për tre çmimet e fituara e ka marë nga regjisorja e këtij filmi Blerta Basholli, e vetë Fahrija shprehet të jetë e lumtur që nëpërmjet historisë së saj, bota të kuptojë për vuajtjet e popullit shqiptar që i ka përjetuar nga regjimi serb.

“Nuk e kam pritë këtë sukses, Blerta Basholli më njoftoi me mëngjes, po e kam pas agjendën aq të ngjeshur sa nuk kam pas kohë as me festu”, thotë Hoti për KultPlus e cila udhëheqë tash e sa vite biznesin e saj në Krushë të Madhe, e cila tashmë është e njohur për prodhimin e ajvarit.

Se nëse ia ka shëruar pak plagët e vuajtjeve ky sukses i filmit, Fahrija thotë se është e lumtur se filmi “Zgjoi”, ka dokumentuar  jetën e vështirë të grave të Kosovës që kanë qenë viktima të luftës, ka dokumentuar humbjen e bashkëshortëve, paragjykimet ndaj këtyre grave si dhe përballjen me varfërinë.

“Gratë e Kosovës kanë përjetuar luftën e luftës”, ka thënën Fahrije Hoti e cila është falënderuese për regjisoren Blerta Balloshin, por edhe për aktoren Yllka Gashin e cila ka bartë rolin e Fahrijes në këtë film.

Fahrije Hoti thotë më tej se ky sukses i këtij filmi është edhe sukses për Kosovën, pasi që vuajtjet e këtij vendi po marrin një dimension tjetër, dhe do të shihet nëpër kinema të ndryshme të botës.

Ajo mezi po pret të pijë kafen e mëngjesit me 23 punëtoret e saj, që të ndaj këto momente të gëzimit, ku jeta e këtyre grave paraqitet në këtë film, e për fëmijët e saj, Fahrija thotë se janë të lumtur se historia e jetës së nënës së tyre tashmë është kaq i famshëm.

Në këtë film ka luajtur edhe vjehrri i Fahrije Hotit, tashmë i ndjerë, dhe Fahrija shpreh keqardhjen që nuk arriti ta shijoj këtë sukses, e që sipas saj, ka bërë shumë për këtë film.

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit ka bërë historinë me vlerësimin që i është bërë në Sundance Film Festival, ku rolin kryesor e ka bartë Yllka Gashi, sikurse që ka luajtur edhe një kastë e gjërë e aktoreve të njohura kosovare./ KultPlus.com

Ministrja Dumoshi takoi Këshillin për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës në sport

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në vazhdën e aktiviteteve të saj, takoi anëtarët e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës në Sport dhe Dukurive të Tjera Negative në Ngjarjet Sportive.

Gjatë takimit, kryetari i Këshillit, Besim Kelmendi, i dorëzoi ministres Dumoshi raportin vjetor të punës ku e njoftoi për takimet e mbajtura të këshillit ku gjatë 2020-tës janë organizuar rreth 30 takime nëpër regjione të ndryshme të vendit dhe për vendimet dhe rezultatet e arritura të Këshillit.

Kelmendi dhe Dumoshi diskutuan rreth ecurive për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.

Ndër të tjera, ministrja Dumoshi tha se MKRS-ja do ta mbështesë në vazhdimësi punën e Këshillit dhe se do të angazhohet maksimalisht që të eliminojnë dukuritë negative në sport.

Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive është organ i përhershëm me përfaqësim ndërinstitucional, i përbërë prej pesë anëtarëve dhe ka për qëllim parandalimin dhe sanksionimin e dhunës si dhe dukurive negative në ngjarjet sportive./ KultPlus.com

Tre skenarët se si mund të zhvillohet edicioni i sivjetmë i Eurovisionit

Skenari i parë është përjashtuar për këtë festival, duke lënë edhe tre skenarë të mundshëm akoma në lojë për “Eurovision Song Contest 2021”.

Vitin e kaluar, u njoftua se do të kishte 4 skenarë të mundshëm në të cilët festivali mund të zhvillohej më 2021, shkruan Eurovision.tv, transmeton KultPlus.

Ndërsa po afrohet gjithnjë e më shumë, është bërë e qartë se cili skenar nuk është më i zbatueshëm.

Çfarë dihet deri më tani?

Ngjarja do të zhvillohet patjetër më 18, 20 dhe 22 maj. Me pak më shumë se 3 muaj kohë, organizatorët e Eurovision Song Contest 2021 kanë rënë dakord për një qasje të vendosur, por realiste në fazën e fundit të përgatitjeve.

Sigurisht, shëndeti dhe siguria e të gjithë pjesëmarrësve është përparësia kryesore.

Në përgjigje të pandemisë së koronavirusit në vazhdim, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) së bashku me transmetuesit Holandezë nikoqirë NPO, NOS dhe AVROTROS dhe qyteti i Roterdamit kanë përjashtuar që festivali i 65-të mund të zhvillohet ‘si normal’ këtë vit.

Kjo do të thotë që Skenari A nuk do të vazhdojë përpara.

“Festivali i Këngës Eurovision patjetër do të bëjë kthimin e tij të mirëpritur këtë maj, megjithë pandeminë, por, në rrethanat mbizotëruese, është për fat të keq e pamundur të mbajmë ngjarjen në mënyrën siç jemi mësuar”, tha Martin Österdahl, Mbikëqyrës Ekzekutiv i Festivalit të Këngës “Eurovision”.

“Ne jemi mirënjohës për angazhimin e ri dhe mbështetjen nga qyteti i Roterdamit dhe mbështetjen e vazhdueshme të të gjithë transmetuesve pjesëmarrës. Ne shpresojmë shumë që të jemi në gjendje të mblidhemi në Roterdam në maj dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi në javët e ardhshme për ta arritur këtë. Me një situatë gjithnjë në ndryshim, ne jemi duke e marrë kohën tonë për të siguruar që ne mund të organizojmë Eurovision Song Contest në mënyrën më të mirë dhe të sigurt të mundshme”, shtoi ai.

Po tani?

Organizatorët tani do të përqendrojnë përpjekjet e tyre në skenarin B.

Kjo rrethanë do të përfshijë organizimin e një ngjarjeje të distancuar shoqërore me artistë që interpretojnë në Roterdam, ndërsa duke mbajtur realisht opsionet e zvogëlimit të niveleve në tryezë për javët në vijim.

“Siguria, shëndeti dhe siguria e të gjithë pjesëmarrësve në Festivalin e Këngës Eurovision, nga ekipi te artistët, është përparësia jonë kryesore. Ne po ndjekim nga afër zhvillimet ndërkombëtare dhe po vazhdojmë të hulumtojmë dhe planifikojmë për 3 skenarë të rishikuar (B, C dhe D) të njoftuar për herë të parë vjeshtën e kaluar”, shtoi Österdahl.

Vendimi se si do të zhvillohet festivali do të merret në javët e ardhshme.

3 mënyrat e mundshme për të organizuar Eurovision 2021:

Skenari B: Festviali i Këngës Eurovision me distancë sociale.

Të gjithë që marrin pjesë në Festivalin e Këngës Eurovision në Ahoy Arena të Roterdamit do të duhet të praktikojnë distancimin shoqëror.

Masat e rrepta të shëndetit dhe sigurisë (përfshirë testimin e shpeshtë të COVID) do të ishin në vend në vendin e ngjarjes. Do të respektohet një protokoll për të mbrojtur artistët, delegacionet dhe ekipin brenda dhe jashtë faqes.

Nëse ka ndonjë delegacion që nuk mund të udhëtojë në Roterdam, artistët e tyre do të interpretojnë me një shfaqje të regjistruar.

Ata që mund të udhëtojnë në Roterdam do të interpretojnë këngët e tyre drejtpërdrejt në skenë.

Do të ketë aktivitete në qytetin e Roterdamit të mbajtura në një mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme.

Skenari C: Një garë e kufizuar në udhëtime e Festivalit Eurovision

Një festival këngësh i Eurovision, nga Ahoy Arena i Roterdamit, por asnjë delegacion ose artist nuk do të udhëtojë në Roterdam.

Performancat do të jenë të filmuara live.  Masat e rrepta të shëndetit dhe sigurisë (përfshirë testimin e shpeshtë të COVID) për ata që do ishin në vendin e ngjarjes.

Do të respektohet një protokoll për të mbrojtur ekipin brenda dhe jashtë vendit.

Do të kishte 9 shfaqje (6 prova veshjesh, 2 gjysmë-finale dhe një finale të madhe) ose pa publik ose me një audiencë të reduktuar për të lejuar distancën shoqërore. Kapaciteti përfundimtar do të varet nga udhëzimet e qeverisë lokale.

Do të ketë aktivitete të reduktuara në qytetin e Roterdamit të mbajtura në një mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme.

Skenari D: një mbyllje e Festivalit të Këngës “Eurovision”

Festivali “Eurovision” të mbahet pa audiencë dhe aktivitete virtuale do të konsiderohet për të eksploruar qytetin mikpritës të Roterdamit.

Interpretimet e të gjithë pjesëmarrësve do të jenë të incizuara.

Do të kishte 9 shfaqje (6 prova veshjesh, 2 gjysmëfinale dhe një finale të madhe), por jo audiencë.

Finalja e madhe, me 26 këngë, do të mbahet të shtunën 22 maj. /KultPlus.com

Publikohen nominimet për “Globi i Artë”

Janë bërë të ditura nominimet për shpërblimet e sivjetme “Globi i Artë”, të cilat i ndanë Shoqata e Gazetarëve të Huaj dhe që i nderojnë më të mirë në industrinë e filmit dhe televizionit.

Nominimet e sivjetme janë një përzierje mes projekteve të reja dhe të vjetra, dhe ku dominojnë të gjitha serialet dhe filmat që i kemi shikuar nga shtëpia gjatë kohës së karantinës.

Në kategorinë “Seriali më i mirë dramë” sivjet janë nominuar projektet, “The Croën”, “Lovecraft Country”, “The Mandalorian”, “Ozark” dhe “Ratched”. Ndërkaq, në garë për çmimin “Seriali më i mirë komedi”, janë: “Emily in Paris”, “The Flight Attendant”, “Schitt’s Creek”, “The Great” dhe “Ted Lasso”.

Sa i përket nominuarve në kategorinë “Aktori përkatësisht aktorja më e mirë në dramë”, sivjet për këtë çmim garojnë yjet: Jason Batemen, për rolin e tij në serialin “Ozark”, Josh O’Connor për performancën e tij në “The Croën”, Bob Odenkirk për serialin “Better Call Saul”, Al Pacino për “Hunters” Matthew Rhys për rolin e tij në serialin “Perry Mason”, Olivia Colman për performancën e saj në serialin e suksesshëm “The Crown”, Jodie Comer për “Killing Eve”, Emma Corrin për rolin e saj në “The Crown”, Laura Linney për serialin “Ozark” dhe Sarah Paulsen për performancën fantastike në “Ratched”.

Të nominuar për performancat e jashtëzakonshme në seriale komike, sivjet janë aktorët: Don Cheadle, Nicholas Hoult, Eugene Levy, Jason Sudekis, Ramy Youssef si dhe aktoret, Lily Collins, Kaley Cuoco, Elle Fanning, Jane Levy dhe Catherine O’Hara.

Sa i takon kategorive për film, sivjet të nominuar për çmim “Globi I Artë” në kategorinë “Filmi më i mirë dramë” janë filmat: “The Father”, “Mank”, “Nomadland”, “Promising Young Woman” dhe “The Trial of the Chicago 7”. Kurse për kategorinë “Filmi më i mirë komedi” sivjet garojnë filmat: “Borat Subsequent Moviefilm”, “Hamilton”, “Music”, “Palm Springs” dhe “The Prom”.

Në kategorinë “Aktori dhe aktorja më e mirë në film dramë”, kanë arritur të nominohen yjet: Riz Ahmed, për rolin e tij në filmin “Sound of Metal”, Chadwick Boseman për performancën e tij në “Ma Rainey’s Black Bottom”, Anthony Hopkins për filmin “The Father”, Gary Oldman për “Mank”, Tahar Rahim për rolin e tij në filmin “The Mauritanian”, si dhe aktoret Viola Davis për “Ma Rainey’s Black Bottom”, Andra Day për filmin “The United States vs. Billie Holiday”, Vanessa Kirby për “Pieces of a Woman”, Frances McDormand për performancën në filmin “Nomadland” dhe Carey Mulligan për projektin “Promising Young Woman”.

Për çmimin tjetër të rëndësishëm në ceremoninë “Globi I Artë”, atë “Aktori dhe aktorja më e mirë në komedi”, garojnë yjet: Sacha Baron Cohen, James Corden, Lin-Manuel Miranda, Dev Patel, Andy Samberg, Maria Bakalova, Kate Hudson, Michelle Pfeiffer, Rosamund Pike dhe Anya Taylor-Joy.

E për shpërblimin “Regjia më e mirë në film” sivjet janë nominuar regjisorët: David Fincher për filmin “Mank”, Regina King me filmin e saj debutues “One Night in Miami”, Aaron Sorkin për filmin “The Trial of the Chicago 7”, Chloe Zhao për “Nomadland” dhe Emerald Fennell për projektin me titull “Promising Young Woman”.

Këtë vit skenaristi dhe producenti veteran, Norman Lear, do ta pranojë shpërblimin për arritje jetësore, “Carol Burnett Award”, kurse aktorja dhe aktivistja e famshme hollywoodiane, Jane Fonda, do të nderohet me çmimin special “Cecil B. deMille Award”, i cili e vlerëson kontributin e saj në industrinë e filmit dhe televizionit.

Edicionin e 78-të të ceremonisë së përvitshme “Globi Artë”, për të katërtën herë do ta prezantojnë aktoret komike, Tina Fey dhe Amy Poehler. Ngjarja e cila zakonisht e fillon sezonin e shpërblimeve në Hollywood, do të mbahet të dielën më 28 shkurt, në formatin virtual, ndërsa do të transmetohet direkt në kanalin “NBC”./ KultPlus.com

Studimi i ri: Nga kulmi i frymëzimit te vetëvrasja! Çfarë ndodhi me Van Gogh?

Më 29 korrik të vitit 1890, Vincent van Gogh ndërroi jetë dy ditë pasi qëlloi veten me armë. Që prej asaj kohe, shumë teori mjekësore dhe psikologjike janë përpjekur t’i japin shpjegim vendimin të tij për t’i dhënë fund jetës në moshën 37-vjeçare. Çfarë ndodhi me Van Gogh?

Një studim i fundit i publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Çrregullimeve Bipolare përpiqet t’i japë shpjegim produktivitetit të piktorit post-impresionist dhe arsyeve që mund ta kenë çuar në vetëvrasje. Në tri vitet e fundit të jetës, Van Gogh ishte në kulmin e produktivitetit të tij ku pikturoi 30 autoportrete, ndër të tjera.

“Ai kishte shenja të një çrregullimi bipolar të humorit, me tipare të një çrregullimi kufitar të personalitetit, por kjo ka të ngjarë të përkeqësohej përmes përdorimit të alkoolit të kombinuar me kequshqyerjen, që më pas çoi në kombinim me rritjen e tensioneve psikosociale, në një krizë që më pas e detyroi të priste të gjithë veshin e tij [gjatë një debati],” thanë autorët e studimit, që u udhëhoqën nga profesori i psikiatrisë Willem Nolen në University of Groningen në Holandë.

Studimi i ri: Nga kulmi i frymëzimit te vetëvrasja! Çfarë“LULEDIELLI”

Van Gogh ishte në spital tri herë radhazi në Arles, Francë, midis dhjetorit të vitit 1888 dhe majit 1889 dhe më pas u transferua në azilin Saint-Rémy-de-Provence në maj të vitit 1889. Gjatë dy qëndrimeve në spital, Van Gogh shkroi se ai pësoi “halucinacione të padurueshme”, ankth dhe makthe. Studiuesit sugjerojnë që simptomat ishin të lidhura me një periudhë të detyruar pa alkool. Ata shtojnë se deliri i tij u pasua nga episode të rënda depresive, të cilat çuan në vetëvrasje. Por, pasi pacienti në këtë rast nuk mund të intervistohet, studiuesit theksuan se përfundimet e tyre duhet të trajtohen me kujdes.

Teoria buron nga shqyrtimi i 902 letrave të Van Gogh, 820 prej të cilave i drejtoheshin vëllait të tij Theo dhe të afërmve të tjerë. Studimi është bazuar edhe te intervistat me tre historianë që e kanë studiuar artistin në thellësi. Nolen paralajmëroi që Van Gogh mund t’i ketë “zvogëluar apo edhe zbukuruar disa gjëra” në letrat e tij.

“Megjithëse [ato] përmbajnë shumë informacione, duhet të kujtojmë se ai nuk ua shkroi letrat mjekëve, por anëtarëve të familjes dhe të afërmve të tjerë për t’i informuar, për t’i qetësuar ose për të bërë diçka. Prandaj, artikulli ynë sigurisht nuk do të jetë i fundit për sëmundjet e Van Gogh.”

Një nga diagnozat e para pas vdekjes së tij ishte skizofrenia, por studiuesit zbuluan se ai nuk shfaqte simptoma të skizofrenisë. Studiuesit gjithashtu sugjerojnë se nuk ka gjasa që Van Gogh të ketë pasur sifiliz ose epilepsi në muajit e fundit të jetës. Studiuesit besojnë se ka të ngjarë të ketë pasur “epilepsi të maskuar”. Kjo do të thotë që pacienti nuk ka kriza klasike, por më tepër një çrregullim të sjelljes bazuar në aktivitetin epileptik në pjesët më të thella të trurit. Në rastin e Van Gogh, aktiviteti epileptik mund të jetë shkaktuar nga dëmtimi i trurit si rezultat i stilit të jetesës, si abuzimi me alkoolin, kequshqyerja, gjumi i dobët dhe lodhja mendore.Studimi i ri: Nga kulmi i frymëzimit te vetëvrasja! Çfarë“NATA ME YJE”

Përfundimi i studimit tregon se Van Gogh vuante nga sëmundje shoqëruese dhe ka të ngjarë të ketë pasur çrregullimin bipolar të humorit në kombinim me çrregullime kufitare të personalitetit. Simptomat e tij thuhet të jenë përkeqësuar nga alkooli dhe kequshqyerja, që më pas u pasuan nga një gjendje deliri për shkak të tërheqjes nga alkooli.

Përgatitur nga: International Journal of Bipolar Disorders, Guardian, Van Gogh Museum. / KultPlus.com

Parisi shndërron rrugën më të bukur në botë në një kopsht të jashtëzakonshëm

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, u shpreh së fundmi se transformimi i Champs-Élysées, me vlerë 250 milionë euro, do të ndodhë pas Lojërave Olimpike Verore 2024, të cilat do të mbahen në Paris, përcjell KultPlus

Projekti do të shndërrojë 1.9 kilometra të Parisit qendror në një kopsht të jashtëzakonshëm. “Rruga legjendare ka humbur shkëlqimin e saj gjatë 30 viteve të fundit. Ajo është braktisur në mënyrë progresive nga parisienët dhe është goditur nga disa kriza të njëpasnjëshme,” u shprehën zyrtarët në një deklaratë, shkruan The Guardian.

“Shpesh quhet rruga më e bukur në botë, por ne që punojmë këtu çdo ditë nuk jemi aspak të sigurt për këtë.”

Projekti përfshin zvogëlimin e hapësirës për automjetet, kthimin e rrugëve në zona për këmbësorët dhe krijimin e strukturave për pemë për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

Champs-Élysées, e cila shpesh njihet si një nga rrugët më të famshme në botë, u projektua fillimisht nga kopshtari i Luigjit XIV. Emri iu vendos në vitin 1709 dhe ishte një vend i njohur për të shëtitur dhe për të bërë piknik.
Por pavarësisht rëndësisë historike, si vendi ku parisienët festuan çlirimin nga pushtimi nazist apo fitoret në Kupën e Botës, me kalimin e kohës Champs-Élysées e humbi shkëlqimin.

Në ditët e sotme, Champs-Élysées – ku nga mitologjia greke i referohet vendit për heronjtë e vdekur – njihet për kafenetë e shtrenjta e dyqanet luksoze dhe përgjithësisht shmanget nga vendasit. / KultPlus.com

Bija e një gruaje arbëreshe me fisnikëri të rrallë: Gjuha e nënës, dialekt i lashtë i shqipes

   

“Figlia di donna arbëresh” (Bijë gruaje arbëreshe), përcjell dëshminë e një vajze arbëreshe, e cila aktualisht jeton në Berlin në lidhje me pyetjen se çfarë do të thotë që të jetë vajzë e një nëne arbëreshe.

Studiuesi Ardian Vehbiu në shkrimin e tij sjell të përkthyer rrëfimin e Barbara Gabriella Renzi, e cila është e bija e një gruaje arbëreshe me fisnikëri të rrallë, Elsa Musacchio Renzi, nga Portkanuni (Portocannone) i Molise-s.

Elsa, prej dekadash punon për të mbrojtur, mbështetur e popullarizuar traditat unike të komunitetit të saj, tradita me të cilat, jeton dhe i shijon me gëzim të ripërtërirë çdo ditë. Këtë dashuri ia ka përçuar edhe vajzës së saj Barbara, e cila, pohon se “Të jesh bijë e një gruaje arbëreshe: të jesh pjesë e një kulture dhe ta gjesh veten gjithnjë pjesë të asaj kulture, edhe kur nuk e vë dot re”.

Çfarë do të thotë për mua, që të jem bijë e një nëne arbëreshe?

nga Barbara Gabriella Renzi

Nuk dua ta nis me përkufizime ose me lista fjalësh, mbiemra të tillë që të përkufizojnë fëmijërinë time ose karakterin e sime mëje. Po ju tregoj virtualisht muret e shtëpisë sime. Jo të asaj të tanishmes, meqë para pak kohësh kam lëvizur në Berlin dhe jam ende e rrethuar nga një rrëmujë kutish. Por në të gjitha shtëpitë ku kam jetuar më parë, gjithnjë kam pasur një pjatë druri, të varur në një cep: një send që ma ka sjellë nëna. Paraqet një shqiponjë me dy krerë. Po të shkojmë në kuzhinë, kam në frigorifer një magnet, me kokën e Skënderbeut. Dhe kur kalojmë në dhomën e gjumit dhe hapim një kuti druri, gjejmë aty ca gjëra të çmuara, një palë vathë prej argjendi, të punuara me filigranë. Gjejeni se nga vijnë?

Kur i kërkuan tim biri të shkruante një hartim për një personazh historik të rëndësishëm, gjejeni kë zgjodhi? Aq shumë patën ndikuar tek ai rrëfimet e gjyshes, sa edhe zgjodhi të shkruante për Skënderbeun.

Barbara Gabriella Renzi duke festuar 30-vjetorin

Pasi jetova shumë vjet në Mbretërinë e Bashkuar, u transferova në Gjermani. Im bir, në shkollë, nuk gjeti ambient dhe aq të qetë – asgjë alarmante, gjëra që ndodhin. Por, ai e gjeti rrugëdaljen kështu: u lidh menjëherë me dy fëmijë shqiptarë, Arbër dhe Marko, që ia bënë ditët më të lehta, madje edhe zbavitëse. Në Këln pata rastin të njihem me një zonjë italiane shumë të këndshme, me të cilën u afruam shpejt. Jo ngaqë kemi shumë interesa të përbashkëta, por ngaqë më tërhoqi shumë, për një arsye që në fillim nuk e kuptoja. Pas ca kohësh që takoheshim dhe rrinim bashkë, zbulova që ishte arbëreshe! Përfytyroni si mbeta gojëhapur. Gjithnjë kisha kujtuar se ishte kalabreze, por pastaj, rastësisht, e dëgjova të bisedonte me një të familjes së vet… dhe e zbulova se ishte arbëreshe. Ja çfarë do të thotë, të jesh bijë e një gruaje arbëreshe: të jesh pjesë e një kulture dhe ta gjesh veten gjithnjë pjesë të asaj kulture, edhe kur nuk e vë dot re.

Nëna ime e mësoi italishten, kur shkoi të banonte në Romë: gjuha e saj është ai dialekt i lashtë i shqipes, që flitet në Portkanun. Është krenare për kulturën e saj dhe për trashëgiminë e saj. Të jesh bijë e një gruaje arbëreshe, do të thotë ta bashkëndash gjithë këtë.

© Barbara Gabriella Renzi & Peizazhe të fjalës™. Përktheu nga italishtja AV./diapsorashqiptare. / KultPlus.com

Jolie: Dikur isha një yll aksioni dhe tani fëmijët po më thonë të zbres nga trampolina sepse do të lëndoj veten

Me intervistën e saj të fundit në Vogue, Angelina Jolie na bënë të mundur të hedhim një vështrim të shkurtër në jetën e saj si nënë e gjashtë fëmijëve.

Jolie hap derën e shtëpisë për të ndarë disa fotografi me për numrin e muajt mars të revistës Vogue.

Jolie ka gjashtë fëmijë me ish-bashkëshortin Brad Pitt: Maddox, 19, Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, 14 dhe binjakët 12-vjeçar Vivienne dhe Knox

Në një foto, ajo po stilon flokët e Maddox dhe në fotografinë tjetër shfaqet 45-vjeçarja duke drekuar me Zahara, Vivienne dhe Knox.

Si nënë e gjashtë fëmijëve, Jolie vazhdon të jetë e zënë gjatë gjithë kohës. “Epo, për mua është e vështirë të qëndrojë ulur” i thotë ajo revistës për një ditë tipike në familjen e saj. “Edhe pse doja të kisha shumë fëmijë dhe të isha nënë, gjithmonë e imagjinoja si Jane Goodall, duke udhëtuar në mes të xhunglës diku. Nuk e imagjinoja në atë kuptimin e vërtetë, tradicional.”

“Ndihem sikur më mungojnë të gjitha aftësitë për të qenë një nënë tradicionale që qëndron në shtëpi. Por po e menaxhoj sepse fëmijët janë mjaft elastikë dhe ata më ndihmojnë”

Ajo gjithashtu beson se më e mira për të ende nuk ka ardhur.

 “Unë jam duke pritur me padurim të pesëdhjetat – e ndjej se do të bëj hapin tim të madh në të pesëdhjetat e mia,” tha ajo.

Ajo vuri në dukje se edhe pse po plaket, ende ndihet e re – përkundër asaj që fëmijët mund t’i thonë.

“Ishim në trampolinë një ditë dhe fëmijët thanë:‘ Jo, mami, mos e bëj atë. Do të vritesh”, tha ajo.

“Dhe unë mendova, ‘Zot, a nuk është kaq qesharake?’ Dikur isha një yll aksioni dhe tani fëmijët po më thonë të zbres nga trampolina sepse do të lëndoj veten.”

Fëmijët e adoptuar të Jolie vijnë nga e gjithë bota: Maddox nga Kamboxhia, Pax nga Vietnami dhe Zahara nga Etiopia. Ajo tha se kjo është një përfitim për të gjithë. “Ne kemi qenë shumë të bekuar që kemi një familje të kulturave dhe racave të ndryshme”, tha ajo. “Të gjithë po mësojmë nga njëri-tjetri. / KultPlus.com

Ambasada Franceze uron Blerta Bashollin: Ajo hyri në historinë e kinemasë kosovare

Filmi artistik i regjisores Blerta Basholli, sot bëri historinë e kinemasë kosovare, pasi u vlerësua me tre çmime kryesore në Festivalin e Filmit ‘Sundance’, shkruan KultPlus.

Për suksesin e filmit, shumë artistë dhe figura të njohura e uruan dhe shprehën vlerësimet e tyre mbi këtë ngjarje.

Ndërkaq, edhe Ambasada e Francës në Kosovë ka publikuar një status në rrjetin social Facebook, ku ka uruar regjisoren Basholli.

‘Urime regjisores kosovare Blerta Basholli! Me filmin e saj të metrazhit të gjatë 🎥 🎞 “Zgjoi”, ajo hyri në historinë e kinemasë kosovare 🇽🇰. Në të vërtetë, nuk është vetëm një vlerësim fitues i çmimeve, por tre çmimet kryesore të Festivalit të Filmit Sundance që Blerta Basholli ka arritur, përkatësisht: “Filmi më i mirë”, “Regjia më e mirë” dhe së fundmi “Çmimi i Publikut”.

Ju rikujtojmë se Festivali i Filmit Sundance është festivali më i madh i filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara!

Puna e saj është frymëzuar nga një realitet: Jeta e një gruaje që jeton në Krushën e Madhe, në kërkim të burrit të saj që u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Ajo krijon një biznes bujqësor dhe, në fakt, siguron mbijetesën e familjes së saj. Megjithatë, asgjë nuk është e lehtë në një mjedis tradicionalisht patriarkal, ku ambicia e një gruaje nuk shihet gjithmonë me sy të mirë.

Një temë për vëmendje e cila do të mund t’i përkiste shumë shoqërive…’, thuhet në postimin e Ambasadës Franceze në Kosovë. / KultPlus.com

Edi guxon të jetojë qysh ia do qejfi!

“Një jetë e kam dhe e jetoj si unë dua”. Në fakt kjo është një nga fjalitë që na pëlqen ta themi shpesh, por sa e jetojmë si të tillë…? Kjo, pra, është një kundërthënie që bie ndesh dhe vlen për t’u diskutuar.

Mungesa e guximit është ajo që na bën të pafuqishëm kur përballemi me këto ide, ndërsa ata që guxojnë ndihen kryesisht të përjashtuar nga shoqëria. I tillë është edhe Edison Bardhoshi, personazhi që ishte pjesë e emisionit në Studio A.

Edi ka guxuar e guxon, ka tejkaluar çdo normë dhe pritje të shoqërisë kosovare, pra me një fjalë: “jeton qysh ia do qejfi”.

Për tu njohur më shumë me këtë personazh të veçantë, mund të ndiqni storjen në vazhdim. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=mlMOLEhCGhM&list=PLYWNZ8RCFHXw00jnsHDQD4fnscZJZfWNI&index=9

Imami shqiptar në favor të ndalimit të burkës: Veshja e burkave i mbyll gratë, ndalon emancipimin e tyre

Imami shqiptar nga Presheva mendon se veshja e burkave i përjashton nga shoqëria dhe i mbyll gratë që mbulohen me to.

Në debatin e gjallë që po zhvillohet në prag të votimit të iniciativës për ndalimin e burkës, së fundi është përfshirë edhe imami shqiptar nga Berna, tashmë i njohur në opinionin zviceran, Mustafë Memeti.

Ai, në një intervistë për gazetën zvicerane “Bund” mbron publikisht miratimin e ndalimit të mbulesës së përmendur të grave myslimane.

Imami shqiptar nga Presheva mendon se veshja e burkave i përjashton nga shoqëria dhe i mbyll gratë që mbulohen me to. Në këtë mënyrë kjo parandalon emancipimin e tyre.

Ai më tutje në intervistë thotë se burka është një fenomen arkaik i cili nuk ka vend në shoqërinë moderne dhe inovative.

“Për shumicën e myslimanëve, as burka dhe as iniciativa që dëshiron ta ndalojë atë nuk përbëjnë ndonjë përparësi” është shprehur teologu musliman, i cili jeton në Zvicër që prej 30 vitesh.

“Unë nuk shoh perspektivë për gratë në Perëndim nëse ato veshin burka. Kjo gjë arandalon emancipimin e tyre”, shton ai.

“Prandaj nisma për ndalimin e saj është një lloj `pakoje shpëtimi” për to”.

Memeti punon në Shtëpinë e Feve në Bernë, si imam dhe pastor. Ai po ashtu është kryetar i Forumit të Organizatave Islamike Shqiptare në Zvicër (KFAOS).

Mustafë Memeti nuk mendon se veprimi i ndalimit të mbulesës së grave myslimane mund të barazohet me kodin e veshjes të ISIS-it.

“Ekzistojnë gra në të tri fetë monoteiste që vullnetarisht dhe për arsye ideologjike mbulojnë tërë trupin e tyre”. Si shembull ai sjell murgeshat të cilat gjithashtu veshin rroba të dalluara. Dallimi me burkën është që kjo e fundit mbulon plotësisht përdoruesen.

Mbulimi i fytyrës dhe duarve nuk bën pjesë ndër detyrimet islame. “Unë nuk mund të mbroj diçka për të cilën nuk ka argumente”. Veç kësaj, shton ai: “Kjo ka të bëjë me çëshjen thelbësore se si e shohin të ardhmen e tyre myslimanët në Zvicër  Me ose pa burka”. Memeti e sheh pa burka.

Në Kur’an nuk ka udhëzime specifike për veshjen tonë. Përmendet vetëm mirësjellja. “Njeriu duhet të vishet siç duhet dhe të shmangë joshjen e ndërsjellë. Kjo vlen si për burrat ashtu dhe për gratë”, thotë imami, transmeton albinfo.ch.

Rrobat sipas tij janë vetëm instrumente për këtë gjë. “Por ne nuk mund të përdorim veshje të para mijëra viteve për të mbrojtur moralin dhe karakterin. Duhet të fokusohemi te koka dhe zemra, jo te rrobat”. /albinfo/ KultPlus.com

Letra e Dritëro Agollit për Sadijen 10 ditë para dasme: Meqë të njoh aq mirë, nuk më duket e çuditshme dita e dasmës

Në korrik të vitit 1965, ata u lidhën në martesë. Më në fund ‘e kandisi’ta merrte në shtëpi shkodranen. Vetëm 10 ditë përpara dasme, Dritëro Agolli i shkruan të dashurës së zemrës.

Letra:

E dashur Sadije! Sa u ktheva nga Korça. S’më besohet se kanë mbetur edhe 10 ditë gjer në dasmë.
Unë këtej kam bërë të gjitha përpjekjet që të kalojmë mirë verën. Mua më dhanë një herë një fletë kampi për në Pogradec, po duhet të niseshim më datë 24 qershor, d.m.th. sot. Natyrisht që ishte një gjë që s’bëhej. Atëherë shokë e miq ndërhynë dhe ne do të shkojmë në Durrës më 9 korrik në shtëpinë e pushimit ose të Kryeministrisë, ose të Oficerëve.

Ti duhet të marrësh një vërtetim nga qendra jote e punës që je në punë. Bëje gati, se vij e marr të shtunën. Unë do vij të të marr me maqinë angazhe e vishu si të duash e si të jetë më mirë. Ti kujton se unë nuk kam qejf që ti të vishesh me të bardha? Këtë radhë më ka marrë malli shumë për ty. Po ti e ke patur fajin pasi nuk donje të të vinja unë në Shkodër meqë kishin mbetur kaq pak ditë nga martesa! Gjepura! Të shtunën do vi e ti do më presësh. Mbarove shkollën? Xhelali a erdhi? Unë jam i bindur që ty plazhi do të të pëlqejë. Në njëzetedy ditë apo një muaj do të bëhesh korb e zezë. Vetëm duhet të ruash lëkurën e hundës se mos mbetesh me lëkurë të ngrënë në hundë, dhe ti e di sa rëndësi ka hunda, sidomos për seksin e bukur! O hundë, e bekuar! Kam shkruar një cikël me vjersha për fëmijë dhe nesër botohet në “Mësuesi”.

Sadije-dhe-Dritëro-Agolli

Vjersha të tilla ti kurrë nuk ke lexuar. Për herë të parë shkruaj për fëmijë, siç duket, ti së shpejti do na skalitësh ndonjë azuratino! Tani në prag të dasmës ti nuk shkruan. Nuk vete në postë, siç mendoj unë. Kush e di sa e hutuar dhe e emocionuar je! Edhe unë i emocionuar jam, po meqë jam aq i afërt me ty dhe të njoh aq mirë, nuk më duket e çuditshme dita e dasmës.

Të dua shumë, shumë.
Të puth fort
Yti Dritëro
24.VI.1965 /KultPlus.com

Angelina Jolie do ta shesë pikturën e vetme të Winston Churchillit të bërë gjatë Luftës II Botërore

Angelina Jolie do të shesë pikturën e vetme të bërë nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchill, gjatë Luftës së Dytë Botërorë dhe pritet të arrijë shumën prej 2.5 milionë funteve ( 3.4 milion dollarë), në ankand, shkruan CNN të mërkurën.

Churchill pikturoi “Kulla e Xhamisë Koutoubia” në Marrakech, Marok, pasi mori pjesë në Konferencën e Casablancas në janar 1943, gjatë së cilës ai dhe presidenti i SHBA-së Franklin D. Roosevelt hartuan fazën tjetër të strategjisë së tyre për të mposhtur Gjermaninë naziste.

Churchilli ia dha pikturën Rooseveltit, e cila përfundoi në koleksionin e arteve të Joliet. Aktorja ka vendosur të shesë pikturën me çmimin prej 1.5 milionë deri në 2.5 milionë funte (2 milionë deri në 3.4 milion dollarë).

“Piktura është e vetmja vepër që Churchilli pikturoi gjatë luftës, mbase i inkurajuar nga përparimi i fundit i bërë nga aleatët në atë vend, që ai e konsideronte si një nga vendet më të bukura që kishte hasur”, tha Nick Orchard, kreu i artit modern britanik shtëpinë e ankandit “Christie”.

Piktura u bë pasi të dy udhëheqësit ranë dakord të pranonin vetëm një “dorëzim të pakushtëzuar” nga armiku.

Edhe pse Churchilli ka pikturuar më shumë nga Maroku para se të niste lufta, kjo është vepra e tij e vetme mes viteve 1939-1945.

“’Kulla e Xhamisë Koutoubia’ është piktura më e mirë e Winston Churchillit duke specifikuar edhe rendësinë që kishte për të, dhe fakti që thekson miqësinë midis dy udhëheqësve”, ka thënë Orchard.

Piktura do të dalë në shitje më 1 mars. / KultPlus.com

Adoleshentit tim: Ki durim me mua, është e vështirë të lësh të shkosh

Një letër e ndjerë e një nënë drejtuar djalit të saj adoleshent.

E di që është koha. E di që po rritesh dhe se ndonjëherë është e pakëndshme të të kontrolloj vazhdimisht. Bëj durim me mua sepse nuk je vetëm ti që po përshtatesh, dashuria ime. Edhe unë po bëj të njëjtën gjë.

E di që është e vështirë të kuptohet, por më dëgjo.

Kam ëndërruar për ty para se të ishe një pëshpëritje ose një realitet. Të kam ëndërruar kur ishe kaq i vogël në barkun tim sa askush nuk mund të të shihte, përveç meje. Të kam ëndërruar kur isha përkulur mbi tualet derisa nuk kishte mbetur asgjë pa vjellë. Unë të kam ëndërruar ndërsa isha shtrirë në divan duke i thënë babit që po, do doja patjetër një ushqim të caktuar. Të ëndërrova dhe të çmova ndërsa barku im i bënte pantallonat e mia të shtrënguara dhe të pakëndshme, ndërsa këmbët më fryheshin dhe ndërsa faqet e mia bëheshin të plota dhe gropëzat e mia ishin më të thella. Të kam ëndërruar në netët pa gjumë duke mbajtur barkun dhe duke llogaritur kontraktimet ashtu si mamitë më thanë se duhej.

Unë kurrë nuk kisha ndjerë një qëllim dhe pritje të tillë, dashuria ime.

Unë ëndërrova për ty kur kontraktimet rrezatonin nëpër trupin tim dhe e dija se kjo ishte ajo. Të ëndërrova ndërsa mundohesha përmes një dhimbjeje që nuk e dija se ekzistonte. Në zemrën time e dija se ja vlen për ty çdo frymëmarrje, çdo dhimbje, çdo shtytje. E dija, sepse isha unë që të mbaja. Unë të mbaja në barkun tim, në zemrën time dhe në shpirtin tim.

Ti ishe ëndrra ime para se bota ta dinte që ti ekzistoje.

Unë të kam ëndërruar ndërsa dhoma e spitalit u bë një zonë lufte dhe unë luftova me të gjitha forcat e mia për të sjellë ty në botë.

Dhe befas ti ishe në gjoksin tim, ishe aty; ëndrra ime; arsyeja ime, zemra ime. Ti ishe aty qëllimi im me një trup të vogël, shtrënguar me shpirtin tim. Çdo sekondë ia vlejti, çdo sekondë e vetme…

Unë kurrë nuk kam dashur ta ndiej atë dhimbje përsëri, por gjithashtu e dija se do ta bëja njëmijë herë vetëm për të të mbajtur në krahët e mi. Dashuria e një nëne është e pashpjegueshme; është e paarsyeshme; nuk ka dashuri tjetër si ajo. Dashuria e një nëne i përket plotësisht fëmijëve të saj. Nuk ka korridore të zemrës së saj që janë jashtë kufijve të kësaj dashurie.

Çdo derë është e hapur për ty; Unë jam e gjitha e jotja.

Dhe pastaj u rrite.

Çdo ditë dyshoja në vetvete. Unë luftoja të bëhesha gruaja që e ndieja se duhet të isha. Unë doja të të jepja botën, por veprimet e mia dukeshin të pakta.

Unë ëndërroja për të ardhmen tënde ndërsa kaloja net pa gjumë me çarçafë të lagur me qumësht. Unë ëndërrova për ty ndërsa ishe ulur duke bërtitur për mua nga karrigia jote në vitet e rritjes tënde. Unë ëndërrova për ty kur gjykova veten sepse isha e sigurt se po i bëja të gjitha gabim dhe aq shumë doja t’i zgjidhja të gjitha. Unë të ëndërrova ndërsa përqafoja trupin tënd të ngrohtë pas një ëndrre të keqe. Të kam ëndërruar kur të kam mbajtur dorën tënde në ditën e parë të kopshtit. Të kam ëndërruar ndërsa të kam parë duke vrapuar në fushën e futbollit për herë të parë.

Një ditë mbase do ta shihni. Ndoshta do ta mbani foshnjën tuaj në gjoks për herë të parë. Ndoshta zemra juaj do të copëtohet në një miliona copa dhe do të ndërtohet përsëri nga e para. Një dashuri si kjo është e pamundur të shpjegohet derisa të keni pasur rastin ta prekni atë.

Këto fëmijë, këto janë ditët që i ëndërrova. Kam ëndërruar për personin që do të bëheshe; Kam ëndërruar të të shoh duke fluturuar. Të lutem ki durim me mua dashuria ime, pasi po mësoj të lejoj të zgjasësh këmbët dhe të përdorësh zërin tënd. Bëj durim me mua ndërsa kaloj edhe një tranzicion dhe bëhem tjetër njeri…

Ti po rritesh, dhe unë jam gjithashtu.

Ti ishe ëndrra ime para se të vije në jetë! Ti ishe ëndrra ime para frymëmarrjes tënde të parë!

Bëj durim me mua ndërsa unë i heq gishtat e mi dhe i liroj këto duar që ju kanë mbajtur. Bëj durim me mua ndërsa unë i ”qetësoj” krahët që ju kanë mbartur që ditën e parë kur keni ardhur në jetë. Bëhu i durueshëm me mua derisa ta pranoj se ka ardhur koha të të “mbroj” më pak dhe të dëgjoj më shumë e të lë të ecësh vetë në jetë… .

E kam e ëndërruar këtë moment dhe ja ku je.

Dhe unë akoma ëndërroj.

Unë të dua aq sa ti nuk do arrish kurrë ta dish sa shumë …

Dashuria ime

Mamaja jote. / KultPlus.com