“Vera andrron detin” hap ‘PriFest’, shpaloset rrëfimi i Verës, gruaja që lufton patriarkatin e pamëshirshëm rural

Era Berisha

Një histori e pazakontë, krejtësisht e rrallë por e veçantë në llojin e vetë, ka qenë njëra ndër pikat kryesore që ka kulmuar mbrëmë në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest’, me rastin e premierës së filmit kosovar, tashmë të suksesshëm “Vera andrron detin” nën regjinë e Kaltrina Krasniqit. ‘PriFest’ sivjet shënon edicionin e katërmbëdhjetë por për herë të parë pa drejtoreshën e festivalit, Vjosa Berisha e cila vdiq më 23 qershor të këtij viti. Andaj, ky edicion do të jetë në kujtim dhe nderim të saj, shkruan KultPlus.

Pak para se ora të shënonte 20:00, ishte pamja para objektit të Kino Armatës ajo që po tërhiqte vëmendjen e të gjithë atyre që kalonin pranë. Tapeti i kuq i shtruar, reflektorët në ngjyra të ndryshme që ngjasonin me ngjyrat e sivjetshme të festivalit, muzika live që buronte lehtazi nëpër atmoferë, ishin vetëm disa nga copëzat e shumta që kryeqytetit po i sjellin një frymë të shumëpritur. Artdashës të shumtë mbushën vendin dalëngadalë, teksa hapësira u mbush pothuajse qosh më qosh. Ndërkaq, premiera e filmit “Vera andrron detin” u bë e mundur që të shijohej në dy hapësira; në Kino Armatë dhe Kino ABC.

Pas shumë përqafimeve, buzëqeshjeve, shkrepjeve të fotografive në ambientin e jashtëm, kishte ardhur koha që filmi të jetësohej në Prishtinë. Salla në Kino Armatë u mbush plot dhe të gjithë zunë vendin e tyre nëpër ulëse. Pas ca momenteve, në skenë doli aktori Armend Smjali i cili në rolin e moderatorit, bëri hapjen zyrtare të këtij edicioni. Ai nuk la pa e përmendur edhe lumturinë që e posedonte për prezencën e drejtoreshës së “Odesa Film Festival”, Anna Machukh, të cilën e përshëndeti dhe i tha në emër të popullit të Kosovës, që “ne qëndrojmë me Ukrainën, jemi me ta dhe njerëzit e tyre, si dhe jemi të lumtur që ajo sonte ndodhet me ne.”

Tutje, një performancë që zuri vend brenda hapësirës, qe pjesa më e ndjeshme që emocioni të pranishmit. Nga reflektorët e llojllojshëm që portretizonin ngjyrat e këtij edicioni të festivalit, dhe që mrekullueshëm binin direkt mbi personazhet në skenë, interpretimi i aktorit Armend Smajli, i cili shoqërohej këndshëm nga violinisti Visar Kuçi dhe kitaristja Tringa Sadiku, solli momente poetike që rezultoi në rrëqethjen e audiencës. Audiencë kjo që tashmë veçse ishte rrethuar me kujtimin për Vjosa Berishën, fotografitë e së cilës përshkonin muret në sallë, teksa buzëqeshja e saj plot rrezatim që ëmbëlsisht portretizohej, ngjalli ndjenja të panumërta. Kujtimi dhe nderimi për të, vazhdonte të rrjedhë njashtu si lumi në shtratin e tij të vrullshëm, plot mallëngjim por asnjëherë në mbarim.

Gjithashtu, një pikë tjetër e kësaj nate ishte edhe pjesëmarrja e korit të njohur “Siparantum” që me vokalin e gjithsecilit në skenë, pushtuan atmosferën me një vijë melodike që erdhi aq butësisht por në një mënyrë tejet të veçantë. Të veshur në të zeza, ata arritën që njëzëri të nderojnë figurën e Vjosa Berishës, e cila në ato momente padyshim që do të ishte krenare për punën e palodhshme të secilit pjesëmarrës.

Në anën tjetër, nuk kanë munguar as edhe fjalimet në nderim të saj por edhe në kuadër të hapjes së edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest’.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka thënë se ‘Prishtina Film Festival’ e shndërron qytetin e Prishtinës në një parajsë të vërtetë.

“Kënaqësi dhe moment shumë emocional me qenë sonte këtu pa Vjosën. Unë jam rrit me Vjosën, afër Vjosës dhe kam lind në një ndërtesë me të. Kam shumë momente që i kujtoj prej vegjëlisë. Vjosa, gruaja e jashtëzakonshme që krijoi e zhvilloi ‘PriFilmFest’, këtë festival të mrekullueshëm të filmit që na e nderon kryeqytetin tash e katërmbëdhjetë edicione. Përgjatë edicioneve të mëparshme, festivali ka pruar filmat më cilësorë nga vende të ndryshme si dhe kineastë, regjisorë e aktorë të famshëm nga vende si Amerika, Australia, Britania, e po ashtu edhe nga rajoni ynë”, thotë Rama.

Sipas tij, sivjet, me nismën e Vjosës, festivali ka shkuar edhe një hap tutje, në kuadër të ‘Odesa Film Festival’ që po e hap edicionin këtu në Prishtinë.

“Sonte jemi të nderuar nga prania e ukrainasve në këtë edicion të përbashkët. Si kryetar, mund të them që këto festivale të mahnitshme po ndihmojnë që të shfaqin imazhin tonë më së miri. Ajo që e bënë këtë festival kaq madhështor është që nuk kufizohet vetëm me projektimin e filmave por ofron edhe trajnime, ligjërata, punëtori. ‘PriFilmFest’ na e kthen qytetin në një parajsë të vërtetë për të gjithë adhuruesit e artit të shtatë”, përfundon ai.

Kurse, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është shprehur tejet i lumtur që festivali po nis rrëfimin e katërmbëdhjetë me radhë.

“U bënë plot katërmbëdhjetë vite me ‘PriFilmFest’ dhe tre muaj pa Vjosa Berishën. Është një prej festivaleve më të suksesshme nis rrëfimin e katërmbëdhjetë sonte pa personin që e bëri atë një nga ngjarjet më të mira kulturore në vend. ‘PriFest’ është tregimi për energjinë dhe punën e madhe të kineastëve tanë dhe takimin me botën. Është edhe tregimi për aktivisten e palodhshme kulturore. Në momente si këto, fjalët dinë të jenë të varfër andaj nuk do ta zgjasë. Po e mbylli një dedikim për Vjosën por këtë dua ta bëj duke e përgëzuar Fatosin që na mblodhi sonte këtu në hapjen e edicionit të 14-të. Kjo besoj është mënyra më e mirë për ta kujtuar e falënderuar Vjosën, për gjithë kontributin e saj për kulturën e vendit tonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Vjosa Berishës. Qoftë jetëgjatë ‘PriFest’”, ka thënë Çeku.

Figurën e Vjosa Berishës, e nderuan edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe drejtoresha ekzekutive e bankës ‘Raiffeisen’, Anita Kovacic.

Ndërkaq, fiks kur ora shënoi 21:18, nisi edhe premiera e filmit “Vera andrron detin”. Errësira mbizotëroi vendin, teksa pamja e parë gjeti vendin në ekran. Një peizazh që bashkon detin dhe qiellin në një horizont që duket i pakufishëm, përthekoi të pranishmit brenda një qetësie dhe ndjenjës së paqes.

Personazhi kryesor, Vera, (Teuta Ajdini-Jegeni) është një përkthyese e gjuhës së shenjave, burri i të cilës është një gjykatës i njohur. Ajo është një nënë e një vajze të vetme dhe një gjyshe e dashur për mbesën. Papritmas jeta e saj merr një kahje tjetër kur burri i saj, Fatmir Gashi (Xhevat Qorraj), bën vetëvrasje, akt ky që shoqërohet me pikëpyetje të vazhdueshme. Qysh në fillim, fshehja e veprimit të tillë synohet nga Basria (Refet Abazi), avokati i familjes si dhe mik i ngushtë i Fatmirit. Reputacioni i Fatmirit kësisoj mbetet i palëkundshëm.

Situata të padëshirueshme sa vijnë e shtohen, teksa misteret fusin kokën në sipërfaqe. Krejt çka Vera ka në vlerë tash është veç një shtëpi në fshat, pronësia e së cilës vihet në një pretendim. Familjarët e afërt, në veçanti Ahmeti (Astrit Kabashi) me doemos kërkon që ajo shtëpi të vihet në emër të tij, ngaqë sipas tij dhe gjithë burrave të fshatit, fjala e të ndjerit, Fatmir Gashit, ka qenë se shtëpia i takon Ahmetit dhe se ajo fjalë duhet të respektohet.

Por se çka fshihet pas sekreteve dhe deklaratave pa dëshmi, Vera është e vendosur që ta zbulojë. Një botë krimi është ajo që del nga fshehtësia dhe ndjek pas Verën, rrezikon jetën e vajzës së saj, Sarës, e njëkohësisht ndikon edhe në jetën e mbesës, Hanës. Fati i tyre bie në pëllëmbën e dorës së saj. E vetme dhe e frikësuar, Vera tash duhet të përballet me realitetin e vrazhdë ku pabarazia gjinore i ka futur thellë rrënjët në shoqëri.

Lufta për të siguruar pjesën e trashëgimisë që i takon vajzës së saj, qe e kotë. Duke u përballur me kufijtë e këtij fenomeni, ajo humb të drejtat e pronësisë. Është një histori që prek shumicën e historive të familjeve në shoqërinë tonë dhe besimi se gratë do të mbeten përjetësisht të varura ekonomikisht nga burrat, është tejet i dukshëm edhe në ditët e sotme. Regjisorja Kaltrina Krasniqi vë në pah rrëfimin e një karakteri që nuk shtypet lehtazi, nuk dorëzohet por mban kokën lart e lufton kundër shoqërisë së pasluftës. Një shoqëri ku gratë nuk kanë të drejtë mbi fjalën e burrit, nuk mund të kërkojnë të drejta për diçka që i përket atyre por mbi të gjitha, një shoqëri e cila gruan e sheh si një qenie që në përditshmëri ka vetëm ca detyra të caktuara brenda katër mureve të shtëpisë.

Nënshtrimi i Verës pason kur ajo zbulon se sa thellë ka futur duart korrupsioni dhe se sa e rëndë është pesha e patriarkatit shtypës dhe kërcënues mbi supet e saj. Fuqia e aktores Teuta Ajdini-Jegeni në një ndërlidhje me skenarin nga Doruntina Basha, thjesht është sa magjepsëse aq edhe reale. Midis modernitetit dhe traditës, filmi qëndron në këmbë dhe arrin të shpalos portretin e një gruaje që mundohet të gjejë balancën midis dy qosheve drastike.

Në anën tjetër, përgjatë gjithë situatave të tensionuara në film, meloditë e violinës nga Petrit Çeku janë të mahnitshme. Tingujt janë ato që të shpojnë në shpirt e të rrëmbejnë pas ekranit, si dhe të bëjnë që akoma më shumë të ndjesh sharrimin e Verës drejt një nënshtrimi të detyrueshëm. Ndërkohë, kuadrot e gjera, të ngrohta e herë të ftohta, në të shumtën e rasteve fiksojnë Verën dhe rrethanat e saj. Pavarësisht përballimeve të cilat ajo i has përgjatë rrugëtimit, ajo arrin që me zgjuarsi të zhvillojë një bisedë me avokatin e familjes, në një kafene ku prezentë janë vetëm personat e shurdhër, me ç’rast arrin t’i bëjë ballë gënjeshtrave të vazhdueshme, me vetëm një incizim në dorën e saj që ndërron komplet rrjedhën dhe na ofron një fund ndryshe nga e zakonshmja.

Pas shfaqjes së filmit, ishin duartrokitjet dhe brohoritjet në publik ato që zhurmuan sallën në Kino Armatë. E në mesin e tyre ishte edhe ekipi i filmit ‘Vera andrron detin’, anëtarët e të cilit ngadalë dolën në skenë.

“Ka qenë shumë bukur me pa që qyteti ku unë jam rritë, ka ardhur sonte. Unë jam çik e Prishtinës dhe e kam emrin Kaltrinë. Kjo është kinemaja ku unë e kam pa filmin e parë në jetën time kur isha gjashtë vjeç dhe më ka pruar shkolla ime në atë kohë. Më kujtohet që e kam parë një film rus të animuar dhe ka qenë shumë magjik. E sot i kam katërdhjetë vjet dhe po kthehem në këtë kinema prapë. “Vera andrron detin” e ka pas premierën tash e një vjet në festivalin e Venedikut, dhe jam shumë e lumtur që më në fund po e ndaj me publikun e qytetit tim. Natyrisht që jam shumë e emocionuar. Ne kemi udhëtuar në krejt botën dhe po vazhdojmë të udhëtojmë, por është shumë bukur që e ndaj sonte me ju”, thotë regjisorja Krasniqi.

Ajo tregon se e pranishme në sallë është edhe nëna e saj, Vera, e cila filmin e ka parë për herë të parë.

“Gjëja më e bukur është që me mua është edhe ekipi që ka qenë me mua aq afër meje dhe aq të dashur për shtatë vjet sepse nuk është shumë e popullarizuar që të tregohet një tregim për një grua që i ka gjashtëdhjetë vjet por ata më besuan që ky tregim është shumë me rëndësi dhe më kanë shtyrë për shtatë vjet. Po ashtu, Vjosa Berisha i ka bërë disa gjëra të cilat janë shumë të rëndësishme për skenën tonë. Ajo i ka themeluar disa themele që janë të vlefshme jo vetëm për filmin por për krejt skenën artistike, sepse Vjosa ka qenë gjithmonë një menaxhere shumë e mirë kulturore. Andaj, ne prej këtij viti e tutje ia kemi borxh Vjosës që ky festival të jetojë. Qyteti jonë e meriton me qenë në hartën e qyteteve më të bukura të kinemasë”, përfundon Krasniqi.

Kurse, sot në një konferencë për media për të treguar më shumë rreth rrugëtimit të filmit ‘Vera andrron detin’, të pranishëm ishin regjisorja Kaltrina Krasniqi, aktorët Teuta Ajdini-Jegeni dhe Refet Abazi, si dhe producenti Shkumbin Istrefi.

“Ka qenë shumë me rëndësi për mua për të parë një rrëfim të treguar nga një person në të gjashtëdhjetat. Nuk është një perspektivë që është shqyrtuar nga shumë regjisorë, andaj dhe ka qenë një nga aspektet kryesore që më ka shtyrë e motivuar që unë të vazhdoj ta bëj.” – Kaltrina Krasniqi

“Ky udhëtim ka qenë sa i lehtë aq edhe i vështirë, dhe anasjelltas. Vera është një personazh nga i cili kam marrë shumë por unë si Teutë edhe Verës i kam dhënë aq njëjtë. Është një personazh e cila ka shumë të përbashkëta me shumë gra në të gjithë botën dhe mund të them se që në fillim kur mu nda roli, e ndjeva shumë të afërt dhe në shumë pjesë të skenarit, e gjeta edhe veten time. Prandaj them se vështirësi nuk kam pasur për ta përjetuar, thjesht e luajta ashtu siç e ndjeva dhe së bashku me Kaltrinën, e gjetëm një gjuhë të përbashkët.” – Teuta Ajdini-Jegeni

“Ky film, është një film i çikave. Ky film është një ndër përvojat më të mira të miat dhe unë jam ndjerë jashtëzakonisht bukur gjatë xhirimit, pikësëpari për arsye se ne aktorët dëshirojmë që të takojmë shpesh regjisorë që e dinë se çfarë kërkojnë dhe duan. Kaltrina është një nga regjisoret që nuk jep urdhra si zakonisht, ajo thjesht magjeps me mënyrën e tregimit që ajo dëshiron të rrëfejë. Ajo të bënë bashkautor në rrëfimin e saj dhe të respekton autonominë krijuese si aktor. Po ashtu, ka pasur edhe një energji të jashtëzakonshme përgjatë xhirimit.” – Refet Abazi

“Është shumë vështirë të prodhohet një film sepse rruga asnjëherë nuk përfundon në prodhimin e tij, por është në distribuimin nëpër shfaqje. Kemi pasur punë intensive në financimin, përgatitjen dhe xhirimin e këtij projekti. Projekti ka filluar në vitin 2014, në vitin 2015 jemi financuar nga QKK-ja, pjesërisht, dhe kam pasur fatin të gjejë ko-producent shumë të mirë që e kanë dashur projektin e kanë dhënë gjithçka nga vetja. Mirëpo, filmi nga momenti që pati premierën në Venedik, ka shëtitur në gjithë botën dhe kemi marrë shumë çmime e që na e japin një kënaqësi për gjithë këtë punë që e kemi bërë.” – Shkumbin Istrefi

Kujtojmë se ”Vera Andrron Detin” pati premierën botërore në Festivalin e Venedikut, ku u bë filmi i parë kosovar i metrazhit të gjatë që u paraqit në këtë festival, me ç’rast ka rrëmbyer dy çmime.

Në film luajnë: Teuta Ajdini-Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, Ernest Malazogu, Selman Jusufi, Armend Baloku, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.

Vera andrron detin’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri. / KultPlus.com

Ekspozita “Evropa ime” thirrje e hapur për artistë nga Kosova dhe Shqipëria

Policy Hub, në bashkëpunim me Institutin SINK, mbështetur nga Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë, është duke zbatuar projektin “Arti, afron Europën më pranë të rinjve”. Ky projekt ka si qëllim afrimin e të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova më pranë Europës, nëpërmjet nxitjes së krijimtarisë artistike dhe angazhimit të artistëve, ku edhe kanë hapë thirrjen për artistë nga Kosova dhe Shqipëria që të aplikojnë me punimet e tyre për ekspozitën “Evropa ime”, shkruan KultPlus.

Organizatorët kanë bërë të ditur se nga kjo thirrje do të përzgjidhen 20 vepra dhe do të shpërblehen edhe me motivim monetar, kurse artistët mund të marrin pjesë me fotografi, pikturë, dizenjimi (poster) apo instalacion, ose cilido medium i preferuar, që përmes artit shpreh Evropën. Kurse mosha e lejuar për të marr pjesë në këtë thirrje është deri në 29 vjet.

‘Ekspozita do të jetë platformë e shpërfaqjes publike mbi Europën, mbi ngjyrimet e identitetit europian dhe perëndimor të shqiptarëve, duke ndikuar në kuptimin më realist se të artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova”, thuhet në njoftim, ku sipas tyre artistët duhet të dërgojnë një CV dhe një model të veprës artistike me të cilën dëshirojnë të konkurrojnë në adresën e email-it: [email protected] për Shqipërinë dhe për Kosovën [email protected] deri në datën 10 tetor 2022. / KultPlus.com

‘Hallelujah’ fillimisht u refuzua nga kompania diskografike dhe më pas, kur doli, tërësisht u injorua”

Nga: Rob LeDonne / The Guardian

“Nuk mund ta mendoj ndonjë këngë tjetër me trajektore të tillë si ajo që ka ndodhur me ‘Hallelujah’”, ka thënë autori Alan Light që është marrë me kryeveprën e kudogjendur të Leonard Cohenit. “Kur mendoni për himnet universale globale, si ‘Imagine’ ose ‘Bridge Over Troubled Water’, ato ishin hite të menjëhershme. Por, ‘Hallelujah’ fillimisht u refuzua nga kompania diskografike dhe më pas, kur doli, tërësisht u injorua”.

Kështu vazhdon legjenda e këngës së Cohenit që ka mahnitur breza të tërë dëgjuesish, me një mistikë dhe peshë që e bën të veçantë në analet e historisë së muzikës. Ndoshta kjo është arsyeja se pse Lighti i sipërpërmendur e shkroi një libër të tërë për këtë këngë: veprën e vitit 2012, “The Holy Or the Broken: Leonard Cohen, Jeff Buckley dhe Unlikely Ascent of ‘Hallelujah’”. Është po ky libër që shërben si bazë për dokumentarin e ri “Hallelujah: Leonard Cohen, A Journey, A Song”, që në fillim të këtij muaji u dha premierë në Festivalin e Filmit në Tribeca. Me regji dhe produksion nga Dayna Goldfine dhe Dan Geller, filmi ka qasje mikro dhe makro ndaj këngës dhe ndaj Cohenit, përfshirë vendet ku përkasin e që janë thellësisht të ndërthurura në kulturë.

“Me pak fjalë, Leonard Cohen ishte profet”, shpjegon Goldfine e cila së bashku me Gellerin ka krijuar karrierë të ngjeshur me regji të dokumentarëve që fokusohen në muzikë, përfshirë “Balets Russes” të vitit 2005 që flet për trupën ruse të baletit të fillimit të shekullit XX. “Leonardi ishte i njohur për shkrimin e përjetshëm dhe për poezinë e përjetshme që lundron përtej çdo epoke të caktuar”, ka thënë Goldfine. “I trajtoi brengat tona më të thella njerëzore, me dëshirën për lidhje dhe një lloj shprese, për transcendencë dhe njohje të vështirësive të jetës.”

Derisa “Hallelujah” mund të tingëllojë si standard i vjetër ose si ndonjë himn i lashtë i bartur nëpër shekuj, në fakt u shkrua në vitin 1983 duke e përdorur një tastierë të dobët elektrike, “Casio”. “Nuk ka ndonjë kompozitor tjetër si Coheni”, thotë Light për gjuhën që Coheni solli në artin e vet. “Qasja e tij ndaj gjuhës dhe ndaj zanatit duket ndryshe nga puna e kujtdo tjetër. Dhe, tingëllojnë si të rrënjosura në poezi dhe në letërsi, sepse fillimisht u shqua si poet dhe si romancier”. Cohen shkroi pa pushim, duke shkruar 180 vargje vetëm për këngën “Hallelujah” gjatë procesit të krijimit. Dramës së saj të qenësishme i shtohet vokali i thellë i versionit origjinal, me zërin e Cohenit që u thellua pas viteve të tëra të pirjes së duhanit.

Por, ishte “Columbia Records” – në një zgjedhje të ngjashme si “Decca Records” që dikur, më 1962, e refuzoi grupin e ri Beatles për një kontratë diskografike – ajo që merr vendimin se “Hallelujah” dhe albumi prej të cilit vinte, “Various Positions”, nuk e kishin trajtën komerciale që e kërkonin. Siç dëshmon dokumentari, Coheni u lëndua dhe albumi përfundimisht u publikua nga një kompani e pavarur. “Leonardi shihte me njëfarë habie dhe dëfrimi se si kjo këngë që ishte hedhur poshtë dhe që refuzua nga shtëpia e tij diskografike, nisi të bëhet kënga e tij identifikuese”, thotë Light për reagimin e Cohenit ndaj suksesit të mëvonshëm. “Foli disa herë se kishte ndjenja hakmarrjeje, por edhe drejtësie për mënyrën se si kënga u njoh dhe u vlerësua më vonë”. Versioni i Cohenit nuk u fut në listat e Billboard-it, deri në vdekjen e tij në vitin 2016, në moshën 82-vjeçare.

Sa i përket arsyes se pse “Hallelujah” arriti në këto lartësi, kjo është për shkak të llojllojshmërisë unike të versioneve, ngjarjeve kulturore dhe një cilësie të pakapshme që kënga pa dyshim posedon. Kërkojeni këngën sot në Spotify dhe është versioni nga Jeff Buckley, jo origjinali nga Coheni, ai që është në maje të kërkimit; çiftimi i temës mbërthyese të këngës në incizimin e papërpunuar nga Buckley më 1994, së bashku me vdekjen e kantautorit që u mbyt në ujë në moshën 30-vjeçare, shtojnë një shtresë tjetër në peshën e kësaj kënge. Versioni i tij u fut në regjistrin kombëtar të Bibliotekës së Kongresit më 2013. Pastaj është qasja e njohur nga John Cale, artisti i parë që e përpunoi këngën më 1991.

Por, çuditërisht, kudondodhja moderne e këngës mund të gjurmohet edhe në vendosjen e saj më të spikatur në “Shrek”, në filmin e dytë më fitimprurës të vitit 2001, që në mënyrë efektive e futi këngën “Hallelujah” në nivelet e larta të kulturës popullore (filmi përmban versionin nga Cale, ndërsa kolona zanore përfshin versionin nga Rufus Wainwright). Ndoshta ishte gjë e duhur që një komedi e animuar të nxis legjendën për Cohenin, duke pasur parasysh që, sipas Gellerit, keqkuptimi më i madh për vetë Cohenin është se ai fillimisht konsiderohej si këngëtar i errësirës dhe i fatkeqësive. “Në vend të kësaj, e hasëm një burrë që ishte me humor”, shpjegoi Geller. “Pothuajse gjithçka që ai tha doli me vezullim nga sytë e tij”.

Viteve të fundit, “Hallelujah” ka pasur dhjetëra paraqitje në televizione dhe në filma (nga “Scrubs” te “Zack Snyder’s Justice League”) dhe është kënduar nga të gjithë – nga Bob Dylan te Bono, nga Brandi Carlile te Il Divo. Komediania Kate McKinnon e këndoi në karakterin e Hillary Clintonit për të hapur episodin e parë të “Saturday Night Live” pas zgjedhjes së Donald Trumpit më 2016. Ndërkohë, Yolanda Adams e performoi në mënyrën e saj vitin e kaluar, në Ditën Kombëtare të Përkujtimit të Covidit, në Memorialin Linkoln. E, të mos përmendim këtu bollëkun e konkurrentëve në garat e këngëve, që nga “The X Factor” e deri te “American Idol”, të cilët kënduan për rënien e molëve dhe të durëve, për mirë ose për keq.

“Është Test i Rorshahut”, thotë Light për interpretimet e ndryshme të teksteve të tij, përfshirë idenë se është menduar të jetë këngë e krishterë. Në realitet, siç tregon edhe filmi, Coheni ishte hebre. “Fjala ‘Hallelujah’ shfaqet nëpër fe dhe besime. Edhe pse qartësisht judaizmi i Leonardit informon aq shumë për atë që ai vendosi në këngë, janë njerëzit ata që marrin atë që nevojitet prej saj dhe atë që ata duan të jetë. Mendoj se kjo është arsyeja se pse luhet kudo, që nga dasmat e deri te funeralet dhe lindjet”. Geller shton për krijimtarinë muzikore të Cohenit: “I ka shumë të bukura këto tekste dhe aranzhime muzikore, që janë përtej kohës, që mund të mbijetojnë dhe të jenë të rëndësishme për audiencën e të gjitha moshave”.

Për filmbërësit, ishin pamjet e Cohenit duke kënduar këngën “Hallelujah” në skenë, gjatë një shfaqjeje në Oukland, në Kaliforni, që pjesërisht i frymëzoi të sajonin dokumentarin. “Thjesht nuk mund të ndaloja së menduari për këtë”, thotë Goldfine. “Është më shumë se një këngë. Është dokumentar për qendrën e dikujt, për rolin dhe vendin e dikujt në jetë”. / KultPlus.com

Me film për “Kosovë dhe Metohi” Serbia synon Oscarin

“Mrak” është filmi me regji të Dushan Milic, i cili është propozuar nga Qendra e Filmit të Serbisë për çmimin e madh Oscar, për kategorinë e filmit të huaj, shkruajnë mediet serbe, përcjell KultPlus.

Edhe përmbajtja e filmit por edhe epiteti Kosova dhe Metohia nuk ka penguar jurinë që të votojë këtë film, edhe pse, e gjithë juria përbëhej nga figura të artit dhe kinematografisë serbe.

Në përshkrimin e këtij filmi thuhet se ngjarja është e vendosur brenda një familje serbe, e izoluar në një enklavë të Kosovës dhe Metohisë.

“Filmi ‘Errësira’ ndjek disa ditë të jetës së një familjeje në një enklavë të izoluar në Kosovë dhe Metohi. Me tension, atmosferë, gjuhë të aftë filmike dhe elemente tmerri, filmi na prezanton në një botë frike dhe pasigurie në të cilën tre breza të një familjeje përpiqen të ruajnë pamjen e një jete normale. Për shkak të emocioneve të forta, universalitetit të temës dhe personazheve, komisioni beson se filmi do të komunikojë me sukses me audienca ndërkombëtare dhe anëtarët e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave të Filmit”, thuhet në vendimin e Komisionit përzgjedhës të Qendrës së Filmit të Serbisë.

Në tri rolet kryesore luajnë Danica Qurçiq, Slavko Shtimac dhe Miona Ilov.

Ceremonia e 95-të e çmimeve të Akademisë Amerikane të Filmit do të mbahet në Los Angeles më 12 mars, 2023./ KultPlus.com

https://www.imdb.com/video/vi3378168601/?playlistId=tt10047904&ref_=tt_pr_ov_vi

Vjeshta erdhi herët, ti nuk erdhe…

Poezi nga Refik Durbas

Vjeshta erdhi herët, ti nuk erdhe,
Do të vije, unë do të lija cigaren,
Në vend të pullave të nikotinës,
Do më rridhte në vena shiu
Dhe vetëvrasja e plakjes,
Dhe vera e kaluar e rinisë…

Fëmijët do të luanin kukafshehti me shiun,
Do të zbukuronin rrugët me të qeshura,
Një harabel me flatra argjendi
Do të bëhej loja e fëmijëve…
Dhe unë do të isha balona e harabelave.

Gjiri yt i kthjellët si ylberi
Do të rrethonte netët e mia,
Në ballë do ta puthja errësirën
Ulërimën tënde më të gjatë se e gjata
Në qerpikët e zinj ngecur
Frikën dhe aromën tënde…

Ah! Zjarri i prekjes tënde
Si uji që ka ngrirë në acar,
Dëshira për t’u bërë jorgani yt,
Digje majën e flokut më të hollë
Me buzët e puthjes, prekjes, nuhatjes,
Do të të puthja…

Me krahët e erës do të përqafoja
Trupin tënd që i rri i vogël trupit tim…
Ti nuk erdhe, vjeshta erdhi herët
Hija ime nga pragu i dritareve
I ra pas dashurisë tënde të zezë…
Dhe zemra i ra pas trishtimit, dëshpërimit…

Tani pres të kthehesh
Siç më ka marrë malli të ikësh…
Që të më ushqesh
Me pasionin e dashurisë tënde në errësirë
Të më mbytësh me uraganin tënd të zi
Të më harrosh në errësirën tënde të zezë.
Vjeshta erdhi herët, ti nuk erdhe…/KultPlus.com

Përkujtohet aktorja Besa Imami, “Artiste e Merituar”

Më 21 shtator 2014, u nda nga jeta aktorja Besa Imami.

Lindi në Gjakovë dhe pas vdekjes së të atit familja u shpërngul në Tiranë, ku megjithëse  në moshë të re, gjatë Luftës së Dytë Botërore u aktivizua në luftën Antifashiste.

Besa Imami e nisi karrierën e saj artistike në vitin 1946, karrierë e cila nuk do të kishte shkëputje deri në vitin 1988. Ishte Artisti i Popullit, Pandi Stillo, i cili e pikasi atë.

Besa Imami do të linte gjurmë me interpretimet e saj, në shumë realizime teatrale dhe kinematografike. Disa prej tyre ishin: “Komploti i të dënuarve”, “Mbi gërmadha”, “Lulet e shegës”, “Cuca e maleve”, “Streha e të harruarve” e të tjerë. Por Besa Imami do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve, si Donika e Skënderbeut, për interpretimin e saj të rolit të Donika Kastriotit.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foto nga filmi si dhe dokumente që tregojnë se regjisori rus Jutkevic kishte insistuar që rolin e Donikës ta interpretonte një shqiptare, duke propozuar pikërisht Besa Imamin.

Në emër të kontributit të saj artistik, Imami u vlerësua me titullin “Artiste e Merituar”. / atsh / KultPlus.com

88 vjet nga lindja e Leonard Cohen, kjo është intervista e fundit e tij

Leonard Norman Cohen, këngëtar, kompozitor, muzikant, poet, romancier dhe piktor kanadez, një nga zërat më të veçantë të muzikës pop të viteve 1970, ka lindur 21 shtator 1934 në Westmount (Kebek) dhe vdiq më 7 nëntor 2016, në Los Angeles.

Bob Dylan shprehej në atë kohë për të madhin Cohen se ai e konsideronte atë rivalin e tij më të afërt dhe është një figurë e përkushtimit pothuajse si kulti mes fansave.

Leonard Cohen filloi si poet në veprën e Allen Ginsberg dhe Frank O’Hara përpara se të publikonte albumin e tij të parë, në vitin 1967. Pavarësisht se vuante nga një ankth i tmerrshëm, shumë i zbutur nga alkooli dhe droga, ai e mposhti frikën e tij për të performuar në skenë pas dekadash praktike Zen.

David Remnick ka sjell në vëmendje intervistën e fundit më kompozitorin,  për karrierën e tij, ndikimet shpirtërore, turneun triumfues final dhe përgatitjen për fundin e tij.

“Unë jam gati të vdes,” shprehej Cohen. Ai tashmë vuante nga një sërë problemesh shëndetësore.

“Në një moment të caktuar, nëse ende i keni mendtë e kokës dhe nuk përballeni me sfida të rënda financiare, keni një shans për të rregulluar shtëpinë tuaj. Është një klishe, por është nënvlerësuar si një analgjezik në të gjitha nivelet. Të rregullosh shtëpinë, nëse mund ta bësh, është një nga aktivitetet më ngushëlluese dhe përfitimet e saj janë të pallogaritshme”, shtoi ai.

Profili i Cohen-it, i Remnick-ut ofron një vështrim në introspeksionin e ditëve të fundit të muzikantit: Ndoshta nuk ka më turne përpara. Ajo që është në mendjen e Cohen tani është familja, miqtë dhe puna në dorë.

“Unë kam pasur një familje për të mbajtur, kështu që nuk ka asnjë ndjenjë virtyti të lidhur me të”, tha ai.

“Unë kurrë nuk kam shitur aq shumë sa të mund të qetësohem me paratë. Unë kisha dy fëmijë dhe nënën e tyre për të mbajtur dhe jetën time. Pra, nuk ka pasur kurrë një mundësi për të ndërprerë. Tani më është bërë zakon. Dhe është elementi i kohës, i cili është i fuqishëm, me nxitjen e tij për të përfunduar. Tani nuk i jam afruar përfundimit.

Kam përfunduar disa gjëra. Nuk e di se sa gjëra të tjera do të arrij, sepse në këtë fazë të veçantë përjetoj një lodhje të thellë… Ka raste kur më duhet vetëm të shtrihem. Nuk mund të luaj më, dhe shpina nuk më duron shumë. Gjërat shpirtërore, baruch Hashem” – falë Zotit – “kanë shkuar në vendin e tyre, për të cilat jam thellësisht mirënjohës”. / KultPlus.com

Serbia e dërgon në Oscar filmin propagandues për ngjarjet e 2004-ës në Kosovë

Serbia po e vazhdon luftën e saj propaganduese për ngjarjet e marsit të vitit 2004 në Kosovë.

Kjo pasi komisioni përzgjedhës i Qendrës së Filmit të Serbisë ka vendosur që filmi “Mrak” (Errësira) me regji të Dushan Miliqit të jetë kandidati serb për Oscar.

Filmi i regjisorit Miliq është një histori e trilluar për jetën në një enklavë serbe në Kosovë, gjatë ngjarjeve të marsit 2004, raporton Zeri.info.

Është një film i zhanrit triler psikologjik që trajton jetën në frikë të vazhdueshme të vajzës serbe Milica, e cila pas zhdukjes së babait dhe xhaxhait të saj mbetet vetëm me nënën Vukicën dhe gjyshin në një shtëpi drithëruese.

“Filmi ‘Errësira’ ndjek disa ditë të jetës së një familjeje në një enklavë të izoluar në Kosovë dhe Metohi. Me tension, atmosferë, gjuhë të aftë filmike dhe elemente tmerri, filmi na prezanton në një botë frike dhe pasigurie në të cilën tre breza të një familjeje përpiqen të ruajnë pamjen e një jete normale. Për shkak të emocioneve të forta, universalitetit të temës dhe personazheve, komisioni beson se filmi do të komunikojë me sukses me audienca ndërkombëtare dhe anëtarët e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave të Filmit”, thuhet në vendimin e Komisionit përzgjedhës të Qendrës së Filmit të Serbisë.

Në garë për kandidatin e sivjetmë ishin këta filma: “E Premtja e Shenjtë – Kryqi në shkretëtirë”, “Vera kur mësova të fluturojë”, “Errësirë”, “Heronjtë e klasës punëtore” dhe “Strahinja Banoviq”.

Vitin e kaluar, filmi i Serbisë i përzgjedhur për Oscar u shënua me skandal. Filmi “Dara nga Jasenovaci” nga kritika botërore u quajt “propagandë serbe” dhe serbët dhe kroatët hynë në luftë në faqen e filmit IMDB. Kritikat erdhën deri në momentin kur u ndalua votimi për këtë film, pas së cilës u njoftua se u eliminua nga gara për çmimin prestigjioz të Akademisë Amerikane të Filmit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar, e 95-ta me radhë, do të mbahet në Los Angeles më 12 mars 2023. /Zëri / KultPlus.com

Mediumi serb: Greqia pritet ta njohë Kosovën

Është një mundësi krejtësisht reale që pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës – Greqia, Spanja, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania, të ndryshojnë qëndrimin e tyre, edhe para afatit të përcaktuar nga plani 13-pikësh i kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, dhe më afër njohjes është aktualisht Greqia, pohojnë burime diplomatike të gazetës serbe “Danas”.

Gjegjësisht, plani i fundit 13-pikësh i Gjermanisë dhe Francës, për të cilin shkruajnë mediat, për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve në bazë të njohjes reciproke parasheh që të gjitha pesë vendet e mbetura të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që marrëveshja që do të arrihet ta ketë legjitimitetin e plotë në nivel të BE-së.

Nga pesë vendet e mbetura – Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja, Greqia është aktualisht më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës, sipas burimeve të “Danas”-it nga qarqet diplomatike.

“Greqia është më e afërta me këtë sepse aktualisht po e trajton Kosovën në çdo gjë si shtet të pavarur dhe është vetëm çështje kohe se kur do ta bëjë këtë zyrtarisht. Deri më tani, Greqia nuk e ka njohur Kosovën për shkak të interesave të atij vendi dhe dinamikës rajonale të marrëdhënieve, por problemi kryesor ballkanik që kishte Greqia – mosmarrëveshja me Maqedoninë e Veriut – është zgjidhur. Ata nuk kanë asnjë pengesë tjetër për çështjen e pavarësisë përveç Qipros”, thonë burimet e gazetës serbe

Megjithatë, ata shtojnë se meqë Qiproja është anëtare e BE-së, kjo çështje është mjaft e ndryshme nga ajo e Kosovës dhe se autoritetet në Greqi mund ta theksojnë këtë dallim nëse dëshirojnë të marrin mbështetje për njohjen e Kosovës.

“Nëse Greqia e bën këtë, Qiproja me siguri do të inatoset, por sigurisht që nuk do të mbetet i vetmi vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nëse BE-ja kërkon unitet nga anëtarët e saj dhe nëse Greqia e ngre këtë çështje. Në atë rast, është vetëm çështje kohe dhe marrëveshjeje se kur do të bëjë të njëjtën gjë edhe Spanja. Për Rumaninë dhe Sllovakinë çështja është edhe më e thjeshtë”, thonë më tej burimet e gazetës serbe “Danas”.

Deri më tani për Serbinë ka qenë domethënëse që negociatori kryesor i BE-së, i dërguari special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, vjen nga Sllovakia, e cila ndan qëndrimin e Serbisë për çështjen e Kosovës, si fakti që eurodeputeti nga ky shtet është përgjegjës për funksionin e raportuesit të PE-së për Serbinë – Vladimir Bilçik.

“Edhe pse në radhë të parë janë zyrtarë të BE-së dhe zbatojnë politikën e Unionit, deri më tani ka pasur shumë mirëkuptim nga ana e tyre për Serbinë dhe zyrtarët evropianë asnjëherë nuk distancohen plotësisht nga qëndrimet e marra nga autoritetet në vendet nga vijnë. Megjithatë, nëse BE-ja vendos se është koha dhe se duhet të arrihet një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe kjo ndikohet kryesisht nga marrëdhëniet aktuale gjeopolitike, do të duhet të jetë prioritet për të gjithë zyrtarët e saj”, thanë burimet e “Danas”-it. / Express / KultPlus.com

Nis restaurimi i Xhamisë së Osman Efendisë në Novobërdë

Ka nisur punëtoria e radhës e HeritageLab me qëllim të restaurimit të Xhamisë së Osman Efendisë në qytetin e artë dhe argjendë të Novobërdës.

Gjatë këtyre ditëve, rreth 20 studentë të arkitekturës, trashëgimisë kulturore dhe fushave të ngjashme do të mësojnë metodat e ruajtjes dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore përmes pjesëmarrjes aktive në punën praktike dhe ligjërata plotësuese.

Kjo punëtori është pjesë e projektit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social” zbatuar nga UNDP Kosovo dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP). / KultPlus.com

Alberto Ferro dhe Camerata Balcanica në edicionin e pestë të festivalit “Skupi KamerFest”

Nora Bajrami- Muzikologe

Në sallën kamertale të Filharmonisë Nacionale, në Shkup, në kuadër të festivalit të muzikës kamertale “Skupi KamerFest”, dhe në bashkëpunim mes shoqatës “Muza” dhe asaj “Art Link” nga Beogradi, u realizua koncerti kamertal me pjesëmarrje të pianistit italian Alberto Ferro dhe trios nga Camerata Balcanica, në përbërje me Marija Janchulevska – violinë (Maqedoni e Veriut), Vesa Doli – violë (Kosovë) dhe Angelina Živković – violonçelo (Serbi).

Në koncertin e të hënës mbrëma, publiku shkupjan, dhe jo vetëm, kishte mundësin të ndegjojë pianistin italian Alberto Ferro, ku bagazhi artistik të cilit përmban bashkëpunime me shumë orkestra nëpër të gjithë Evropën: konservatori shtetëror „Tchaikovsky“ në Moskë, Universiteti i Arteve në Berlin, „Athenaeum Rumun“ në Bukuresht, Filharmonia Kombëtare në Varshavë, Palau de la Música Catalana në Barcelonë, Herkulessaal në Mynih, dhe shumë shtete tjera, ku ka bashkëpunuar me dirigjentë të njohur si Arvo Volmer, Dirk Kaftan, Heribert Beissel, Günter Neuhold, Paul Meyer, Thierry Fischer, Marin Alsop, Christian Zacharias e shumë të tjerë. Krijmitaria e tij artistike është e përmbushur edhe me pjesëmarrjen në shume festivale, si dhe i vlërsuar me disa nderime nga shteti italian dhe shumë çmime ndërkombëtare nga konkurset për piano. Alberto Ferro është profesor i pianos në konservatorin shtetëror të muzikës “Alessandro Scarlatti” në Palermo.

Alberto Ferro, para publikut shkupjan, interpretoi dy pjesë me peshë nga literatura pianistike, J. S. Bah Prelud dhe Fugë, no. 17 BWV 862 në As dur, nga “Klaviçembali i temperuar mire” (libri I), dhe K. Debisi (C. Debussy), Toccata nga Pour le piano L. 95, me të cilat e hapi dhe koncertin. Interpretimi i pianistit Alberto Ferro mund të përshkruhet si i relaksuar, dhe në momente energjik në projektimin tonal të karakteristikave të kompozitorëve të cilët i përkisnin epohave të ndryshme kohore, por me një frymë më pak ngazëlluese, që u përcjell dhe u ndje edhe tek publiku i pranishëm.

Bashkëpunimi në mes dy shoqatave, ju ofroi mundësinë për paraqitje në skenë artistëve të rinjë vendas, dhe atyre të rajonit, këtë e konfirmon edhe fakti se vetë grupi kamertal Camerata Balcanica, bashkon artistë të rinjë të muzikës klasike nga Ballkani Perëndimor. 

Vëmendja kryesore e këtij koncerti, njëherësh edhe pjesa qëndrore e tijë, ishte interpretimi i Piano Kuartetit no.1 K.478 në g-mol nga W. A. Mozart, nga Alberto Ferro, dhe trios harkore nga Camerata Balcanica. Ky kuartet konsiderohet si një ndër veprat më të mëdha kur flasim për repertoarin e muzikës kamertale. Intepretuesit e sollën me një ndjenjë emotive korrekte, përmes një prizme solide në aspektin e trajtimit global të arkitekturës muzikore të veprës, por me efekt sipërfaqësorë në shtjellimin e mbrendshëm të saj.

Koncerte të tilla, me tendencë bashkëpunimi në mes popujve dhe shteteve, ku përmes të cilëve artistët e rinjë kanë mundësinë të jenë sa më afër publikut dhe të jenë pjesë e skenës muzikore, në vend e në rajon, janë ngjarje që gjithmonë duhen të kenë përkrahje të shumtë. Publiku shkupjan, që mbrëmjen e të hënës ishte në numër solid i pranishëm, dëshmoi që tenton të jetë ndjekës i rregullt i ngjarjeve kulturore, dhe skenës muzikore që zhvillohet në vend, sepse, ngjarje me struktura dhe koncepte të tilla, janë me rëndësi të madhe jo vetëm në zhvillimin e jetës kulturore, por edhe asaj shoqërore. / KultPlus.com

Bebe Rexha dhe David Geetta publikojnë videoklipin e “I’m Good Blue” (VIDEO)

Super yjet botërorë David Guetta dhe Bebe Rexha kanë publikuar videoklipin “I’m Good (Blue)” pas publikimit fillestar të këngës në gusht. Që atëherë, kënga ka grumbulluar mbi 250 milionë transmetime dhe vazhdon të rritet.

“I’m Good (Blue)” kombinon vokalin shpirtëror të Bebes me akordet euforike të pianos dhe energjinë infektive të kërcimit. Tashmë një goditje edhe në TikTok, tingulli ka grumbulluar 130,000 krijime totale dhe mbi 500 milionë shikime.

Rexha dhe Guetta fillimisht filluan të punojnë për këtë këngë pesë vjet më parë, dhe pasi gjeneruan bujë serioze në internet, ajo më në fund u bë gati për një publikim zyrtar. / KultPlus.com

Sllavisha me Yugo të Kuqe

Lulzim Tafa

Zotëri Gjykatës
Betohem në kry  t’vargut
se do ta flas të vërtetën,
të vërtetën dhe vetëm të vërtetën

Sllavishen e njoh,
ka jetu n’Magure

Ka pas një Yugo të kuqe
Me targa PR 

Në dakikun e ligë
Të ditës kritike
Ka ardhë me Yugon e kuqe
Bashkë me Saven.

Sava ka pas sy të kuq e 
mjekër të zezë.

A ishte edhe dikush?
Ishin edhe do ushtarë të zinj

Dhe?

Zotëri Gjykatës
Ma dogjën shtëpinë

(Pardon, para se të ma digjnin zemrën, 
ma dogjën shtëpinë)

Shtëpia kishte një bibliotekë
E biblioteka plot libra

Ju thatë se ju dogjën zemrën?

Në fakt zemrën nuk ma dogjën
Por kur m’i dogjën librat
Për hir të së vërtetës
Zemra u dogj vet

Zotëri Gjykatës
Unë po i fali
Fali edhe ti

Se edhe këta e kanë një Zot
E ndoshta i vret. / KultPlus.com

“Përgjigjuni gjithmonë telefonatave të familjes, sepse mund të jetë thirrja e fundit”

Në jetë shpesh marrosemi pas punës dhe obligimeve ditore, duke lënë pas gjërat që vërtetë kanë rëndësi në jetë. Por mjafton një moment, një ngjarje, një sekuencë që të kthejë në pikën ku vërtetë duhet të jesh çdo ditë. Një ngjarje e tillë, i ka dhënë një mesazh të rëndësishëm, zëdhënëses së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Garës, e cila e ka ndarë këtë përvojë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Po ju sjellim postimin e plotë të Garës:

Sot, ne mengjes rruges per ne pune nje makine goditi nje grua ne moshe dhe e lendoi shume.

Ishte para syve te mi dhe normal qe u trondita. Fatmiresisht gruaja shpetoi por me lendime por akoma ishte ne gjendje shendetesore qe te fliste dhe te bente nje telefonate. Ishte nje zonje me nje te folur te bukur te gjuhes shqipe.

Megjithate, ate qe dua dua te them ketu eshte se ajo provoi te marr ne telefon vajzen e saj e cila me siguri ishte e zene dhe nuk u lajmerua ne thirrjet e saj dhe me kujtoi edhe veten time sepse edhe une shpeshhere nuk i lajmerohem nenes sime sepse jam e zene me pune dhe gjithmone i le hapesire vetes qe ta therras kur te lirohem dhe ndoshta ndodhe edhe deri ne fund te dites nuk e therras sepse habitem nga gjera dhe ndodhi tjera perreth meje, por sot u binda per nje gje:

-telefonatave te familjes qofshin ato edhe per te humbur kohen, nga nena, babai, vellau, motra, femijet, bashkeshorti dhe familja e tij e ngushte duhet t’i japim me shume rendesi se sa punes dhe prioritet perpara cdo gjeje tjeter qe kemi.

Sepse, sot fytyra e te moshuares kishte vetem nje shprese qe i jepte jete e ajo shprese ishte vajza e saj e cila nuk lajmerohej dot.

Dhe nese aksidenti do te ishte me i madh ajo do te ishte thirrja e fundit nga nena e saj te cilen do ta humbiste per tere jeten.

Prandaj, kur beni postime “Family First” mos harroni se PO, Familja eshte e shenjte dhe ate s’mund ta gjeni askund tjeter”. / KultPlus.com

Presidentja Osmani takoi këshilltarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Presidentja e Republikës së Kosovës, në kuadër të vizitës në New York, është takuar me  këshilltarin në Departamentit Amerikan të Shtetit, z. Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në takim me zyrtarët e lartë amerikanë, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë si dhe bashkëpunimin e mëtejm për ta avancuar integrimin euroatlantik të Kosovës,  si një parakusht për stabilitet afatgjatë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, dhe në veçanti përkrahjen e SHBA-ve në procesin e dialogut.  Ajo gjithashtu theksoi nevojën për të ecur përpara me procesin e dialogut me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke. Presidentja Osmani,  potencoi nevojën që Serbia t`i zbatojë obligimet e saj nga marrëveshja për udhërrëfyesin e energjisë dhe nevojën urgjente që të arrihet sukses sa i përket marrëveshjes për të zhdukurit me dhunë. / KultPlus.com

Muzeu i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër tërhoqi mbi 2 000 turistë

Muzeu i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër gjatë sezonit veror, por jo vetëm ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas e të huaj.

Ky muze tashmë është një atraksion më shumë për turistët, të cilët vizitojnë qytetin e Gjirokastrës.

Drejtoria e Turizmit, Trashëgimisë dhe Sporteve në bashkinë e Gjirokastrës bëri të ditur për ATSH-në se “nga janari deri në gusht 2573 turistë vendas e të huaj kanë vizituar tunelin e luftës së ftohtë”.

“Vizitorët, kryesisht ata të huaj, i tërheq historia e ish-vendstrehimit të ndërtuar gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë”, theksoi Drejtoria e Turizmit në bashki.

Muzeu i Luftës së Ftohtë funksionon në vendstrehimin luftarak prej betoni, që u ndërtua në fillim të viteve 1970. Tuneli, i cili përshkon pjesën e poshtme të shkëmbinjve, mbi të cilët ngrihet kalaja e qytetit, është i gjatë rreth 800 metra.

Në mjediset e brendshme të tij janë ndërtuar një sërë aksesorësh, të cilët do të shërbenin për akomodimin e ish-udhëheqjes komuniste lokale të atyre viteve në rast të një sulmi eventual nga jashtë.

Vendstrehimi përbëhet prej 80 dhomash, salla mbledhjesh, ambiente pune, pushimi, madje pjesë e tij është edhe një depo për furnizimin me ujë të pijshëm, centrali elektrik etj./ atsh / KultPlus.com

‘Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik’

Thënie mbi dashurinë nga shkrimtarë të njohur.

Luis de Bernieres: Dashuria është një çmenduri e përkohshme, ajo shpërthen si vullkan dhe më pas qetësohet. Dhe kur qetësohet, ti duhet të marrësh një vendim. Duhet të zbulosh nëse rrënjët e tua janë të gërshetuara në një mënyrë që është e papërfytyrueshme t’i ndash. Sepse kjo është ajo çfarë është dashuria. Dashuria nuk është e pafrymë, nuk është kënaqësi, nuk është shpallje e premtimeve të pasioneve të përjetshme, nuk është dëshira të rrokësh çdo sekondë dhe minutë të ditës, nuk është të qëndrosh natën zgjuar duke imagjinuar sikur ai po të puth çdo pjesë të trupit. Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Të jesh “në dashuri” është diçka që mund ta bëjë çdokush. Vetë dashuria është ajo çfarë ngelet kur të qenit në dashuri është larguar, dhe kjo është të dyja, një art dhe një aksident me fat.

Haruki Murakami: Çdokush që bie në dashuri është në kërkim të pjesëve të humbura të vetvetes. Kështu çdokush që është në dashuri mërzitet kur mendon për të dashurin e vet. Është si të shkelësh në një dhomë nga e cila ke kujtime, të cilat nuk i ke parë për një kohë të gjatë.

Paulo Coelho: Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.

Çarls Doukins: Njerëzit ndonjëherë thonë se duhet t’u besosh ndjenjave në thellësi, përndryshe nuk do të kesh kurrë besim në gjëra të tilla si “Gruaja ime më do.” Por ky është një argument i keq. Ka shumë mënyra për të zbuluar që dikush të do. Gjatë gjithë ditës që je me dikë që të do, ti shikon dhe dëgjon shumë pjesëza të dhënash, që shtohen. Nuk është tamam një ndjenjë e brendshme, si ajo të cilën priftërinjtë e quajnë shpallje. Ka gjëra të jashtme që përforcojnë ndjenjat e brendshme shikimet në sy, pëshpëritjet me zë, nderet e vogla dhe mirësitë; dhe e gjitha është e dhëna e vërtetë.

Fjodor Dostojevski: Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qenit i paaftë për të dashur.

C.S.Levis: Nuk ka investim të sigurtë. Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet. Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemrën askujt, madje as një kafshe. Mbështille me kujdes me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë. Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi. I vetmi vend jashtë Parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është Ferri.

Kurt Vonegut: Një qëllim i jetës së njeriut, nuk ka rëndësi se kush e kontrollon atë, është të dojë këdo që është përreth për t’u dashur.

Xhakomo Kazanova: Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!

Erich Fromm: Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë…!”/ KultPlus.com

Është një fjalë

Poezi nga Emily Dickinson 

Është një fjalë
Që mbanë ngjeshur një shpatë
Mund të shpojë një njeri të armatosur —
Vërtitë rrokjet e saja xhembore
Dhe sërish është memece —
Mirëpo ku të ketë rënë ajo
Të shpëtuarit do të tregojnë
Në ditën patriotike,
Një Vëlla me spaleta
Hoqi dorë nga frymëmarrja.

Kudo të lind dielli frymëndalës —
Kudo të lind dita bredhacake
Aty është mësyemja e pazhurmë e saj —
Aty është fitorja e saj!
Spikatë shenjëtari më symprehët!
Gjuajtja më e arritur
Caku më madhështor i Kohës
Është shpirti “harruar!” /KultPlus.com

Latin Grammy Awards 2022, prinë Bad Bunny me dhjetë nominime

Nominimeve të Latin Grammy Awards 2022 po u prinë reperi Bad Bunny me gjithsej dhjetë nominime.

Pas tij, Rauw Alejandro është i nominuar tetë herë, pasojnë Christina Aguilera, Jorge Drexler e Rosalia me nga shtatë nominime.

Për herë të fundit, Aguilera fitoi çmim Grammy në vitin 2001.

Latin Grammy Awards zë vend më 17 nëntor të këtij viti dhe mbahet në Las Vegas.

Rekordi i vitit

“Pa’ mis muchachas,” Christina Aguilera, Becky G, Nicki Nicole feat. Nathy Peluso

“Castillos de arena,” Pablo Alborán

“Envolver,” Anitta

“Pa’lla me voy,” Marc Anthony

“Ojitos lindos,” Bad Bunny & Bomba Estereo

“Pegao,” Camilo

“Tocarte,” Jorge Drexler & C. Tangana

“Provenza,” Karol G

“Vale la pena,” Juan Luis Guerra

“La fama,” Rosalía & The Weeknd

“Te felicito,” Shakira & Rauw Alejandro

“Baloncito viejo,” Carlos Vives & Camilo

Albumi i vitit

“Aguilera,” Christina Aguilera

“Pa’lla voy,” Marc Anthony

“Un verano sin ti,” Bad Bunny

“Deja,” Bomba Estereo

“Tinta y tiempo,” Jorge Drexler

“Ya no somos los mismo,” Elsa y Elmar

“Viajante,” Fonseca

“Motomami (Digital álbum),” Rosalía

“Sanz,” Alejandro Sanz

“Dharma,” Sebastián Yatra

Kënga e vitit

“A veces bien y a veces mal,” Ricky Martin feat. Reik

“Agua,” Daddy Yankee, Rauw Alejandro & Nile Rodgers

“Baloncito viejo,” Carlos Vives & Camilo

“Besos en la frente,” Fonseca

“Encontrarme,” Carla Morrison

“Henta,i” Rosalía

“Índigo,” Camilo & Evaluna Montaner

“Pa’ mis muchachas,” Christina Aguilera, Becky G, Nicki Nicole feat. Nathy Peluso

“Provenza,” Karol G

“Tacones rojos,” Sebastián Yatra

“Tocarte,” Jorge Drexler & C. Tangana

Artisti më i mirë i ri

Ángela Álvarez

Sofía Campos

Cande y Paulo

Clarissa

Silvana Estrada

Pol Granch

Nabález

Tiare

Vale

Yahritza y su esencia

Nicole Zignago./21Media /KultPlus.com

‘Dil moj nënë lajmëro dasmorët, se do shkoj unë partizane’ (VIDEO)

Për Vaçe Zelën padyshim mund të themi se ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare, një këngëtare që me zërin e saj të fuqishëm, la gjurmë në mëdha në historinë e muzikës shqipe, shkruan KultPlus.

Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.

Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Sonte, KultPlus ju sjell këngën ”Nënë moj do pres gërshetin”, kënduar kaq fuqishëm nga këngëtarja jonë e madhe.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Nënë, moj do pres gërshetin,
E do dal malit përpjetë,
Shok’ e shoqe po më presin,
N’ato bjeshkë ku puthin retë

Dil, moj nënë, lajmëro dasmoret,
Se do shkoj un’ partizane,
Mos me bëj nuse zakoni,
Do marr pushkë, në mal do dal.

Refreni:
Në m’u kalbtë rripi I pushkës
Nënë, moj në shi e n’ere
Do ta lidh në ballët e luftës
Me gërshetin tim të prerë, o mori nënë!

Në të martë malli për mua,
Dil dëgjo krisma nga mali,
Mbi lirin asgjë nuk dua
Se jam nuse partizani.

Mos I pyet zogjtë nëpër pyje
Ku kam qenë e ku s’kam qenë
Gjurme me gjurme do le ca yje,
Të më gjesh kudo, moj nënë.

Refreni:
Në m’u kalbtë rripi I pushkës
Nënë, moj në shi e n’ere
Do ta lidh në ballet e luftës
Me gërshetin tim të prerë, o mori nënë! / KultPlus.com

Osmani kërkon nga BE përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ëdhtë takuar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani kërkoi përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave.

Postimi i plotë:

“Sot në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor potencova përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet dhe për rrugën e saj euroatlantike, kërkova përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër.”, thuhet në postimin e saj.

Në takim ishin të pranishëm edhe Edi Rama, Aleksandër Vuçiq, Dritan Abazoviq etj. /KultPlus.com

Qëndroni larg idiotëve

Shkruan: Labinot Kunushevci

 A e dini pse nganjëherë ndjeheni të zhgënjyer, të dëshpruar e të thyer? Të lodhur e të pamotivuar? Në depresion e nëankth? Të pakënaqur e të pasuksesshëm? Të dobët e të pamundshëm?

Sepse jeni të rrethuar nga idiotët me skizofreni kulturore. Nga njerëz që kanë xhelozi të pashëruar, inat të tërbuar e hipokrizi të çmendur. Sepse ju rrethojnë njerëz që shpikin probleme, që flasin për dështime dhe humbje, që kanë vetëm dilema dhe pasiguri, që klithin për pasoja, që ankohen si dembela, që polemizojnë si naiva, që mbijetojnë si parazita, që përfitojnë si viktima. Çfarë ju duhen këta në mesin tuaj? ”Fuck off!”

Në imagjinatën e tyre ka vetëm mendime negative, në shpirtin e tyre ka vetëm frekuenca negative. Janë pa shije, pa stil dhe pa humor. Pa qëllime dhe pa ambicie. Pa fokus, pa vizion dhe pa iniciativë. Kënaqen në komfortin e tyre të shtratit, në zonën e rehatisë, në lumturinë e rrejshme, në iluzionin e vetëkënaqësisë, në një mpirje psikologjike. Dhe vazhdimisht e shajnë realitetin që s’dinë ta jetojnë apo ndryshojnë. Kjo është shoqëria, që duhet t’i jepni fund!

Ata nuk flasin për mundësi a për investime, për ide a për biznes, për projekte a për sukses. Përhapin vetëm thashetheme sepse janë të neveritshëm. Truri i tyre përpunon vetëm fragmente. Nuk besojnë në asgjë, ata dyshojnë në gjithçka. Dhe sillen e shtiren rreth nesh. Janë aktorë të përkryer, ndërsa juve duan të ju bëjnë spektatorë të verbër. Këta janë barriera e suksesit tuaj. 

 Mos u përpiqni t’i ktheni miqtë e vjetër. Ata ua grabitën fatin, kohën, shpresën, suksesin, mundësitë. Ata ua prenë rrugën dhe ju vendosën një destinacion të shkurtë. Vendosën rregulla për ju, që vetë nuk i zbatonin. Ju nxitën të shpenzoni kohë dhe energji për gjëra të vogla, jo për gjëra që janë të rëndësishme për jetën tuaj apo që ju bëjnë të lumtur – që janëburim i mirëqenies tuaj. 

Ju thanë se shansat i keni të vogla, se intuitën dhe instiktet i keni të dobëta, se nuk keni aftësi të merrni vendime, se ende nuk ka ardhur koha juaj. Ç’dreqin janë këto mendime që kanëpër juve? Pse i keni lejuar?

Në çdo dështim gjenin një justifikim. Ata eksperimentuan me karakterin tënd. Nuk ju pranuan ashtu siq jeni. Ju detyruan të bëni kompromis me vlerat tuaja, të shkelni mbi principet tuaja, të thyeni konfidencën tuaj, që ata të kontrollojnë mendjen tuaj. Ju të bëheni skllavi, ndërsa ata patroni: ata japin atë çfarë ata duan dhe ju nuk merrni atë çfarë ju doni. Një gjëështë e sigurt, aty ku mungon ndërgjegjja kolektive, idiotët dominojnë dhe synojnë të marrin kontrollin.

Idiotët u përpoqën që të ju pengojnë të përfitoni nga epoka e mundësive. Ata vranë ëndrra, lënduan ndjenja, shkaktuan trauma. Reputacionin që planifikuat ta ndërtonit për shumë vite, tentuan ta shkatërrojnë për pak minuta. Ua mbollën konceptin se jeta është aventurë. Në mendjen tuaj shpikën rreziqe që ju besuat se nuk mund t’i kapërceni.

Ata punuan që ti të mos jesh i pari, të ndjekni turmat, t’i imitoni të tjerët, të ecni në ura pa brigje, të luftoni për audiencë, të punoni për ta, të mos pavarësoheni, të mbetenipeng i së kaluarës e të mos inspiroheni. Ata punuan që ti të biesh në ankth apo në depresion dhe vendimet t’i merrnit nën emocion! Ky është profili dhe identiteti psikologjik dhe sociologjik i idiotëve burra dhe gra që e gjejmë gjithandej.

Mos i besoni një shoqërie që ju ndrydh! Lëre të shkojë në djall. Ferri do ta zë mjaftueshëm. Qëndroni larg idiotëve! Hiqni qafe koleksionin e idiotëve rreth juve, sa nuk ju kanë futur në perandorinë e tyre. Shoqërimi me ta është një gabim i kushtueshëm. Ata kanë agjendë që ju të mbeteni pa imunitet kulturor. Ata kanë skenar që ju të luani filma tragji-komik qëpërfundojnë me fatalitet. Dinakëria e tyre ju futë në një cikël të mbyllur të së keqes, duke ju rrënuar vlerat intelektuale dhe humane që keni.

Sa më pak shokë që keni, aq më pak drama do të shihni, aq më pak thyerje do të përjetoni, aq më pak fallsitet do të vëreni. Njerëzit nuk ju trajtojnë siq e meritoni. Mirësinë tuaj e shohin si dobësi. Nëse u ndihmoni atyre, përgatituni për mosmirënjohje. Zvogëloni pritshmëritë që keni ndaj tyre, do të jeni të lumtur. 

Një ditë ata do të flasin fshehurazi për suksesin tënd. Jepu atyre një shfaqje magjepëse. Dhe ti do të jesh storja më e urryer e suksesit për ta sepse ata kanë një urrejtje tëpashpjegueshme. Ju do të jeni i paarritshëm për ta, por edhe shumë i nevojshëm më vonë. Ndërsa ata do t’i rraskapitëxhelozia, jo konkurrenca. Por nëse jeta ju ballafaqon me idiotët në punë, keni kujdes! Ne kalojmë më shumë se gjysmën e jetës në punë, një pjesë të madhe dhe tërëndësishme të kohës për të kaluar me vuajtje në duart e idiotëve. Puna me idiotë është e rrezikshme edhe për zemër sepse ata janë burim i lartë i stresit. Heshtni përballë tyre dhe jepuni një mësim idiotëve: niveli i budallakisë së tyre ju lë pa fjalë.

Suksesi nuk arrihet pa ëndrra, pa vetëmohim, pa dështime, pa sakrificë, pa djersë, pa sprova, pa vuajtje, pa luftë, pa fokus, pa netët pa gjumë e pa mëngjeset e hershme. Ndërsa idetë e idiotëve zakonisht janë sipërfaqësore, periferike, imituese. Mashtrimi, improvizimi, plagjiati, klisheja, akademizmi, primitivizmi, stereotipet, popullizmi, janë disa nga elementet e tyre.

Ne nuk meritojmë të vuajmë jetën që na e shpikin dhe shpifin të tjerët. Duhet ta jetojmë jetën tonë. Lumturia ështëbrenda nesh, nuk e përcaktojnë idiotët. Nuk na duhetvëmendja, fama, entuziazmi, senzacioni, duartrokitjet, falenderimet, mirënjohjet, çmimet dhe admirimi që vijnë ngaidiotët. As nuk jetojmë për t’i impresionuar ata. Mjafton tëkemi paqe dhe harmoni me veten sepse jastëku më i mirëështë ndërgjegjja. Mos lejo që paqja jote e brendshme tëprishet nga sjellja e tyre. Kur ti i premton vetës sukses, asnjëherë nuk do të gjesh dështim. Vetërespekti, vetë-diciplina, vendosmëria, zhdërvjelltësia, inteligjenca, pedantriadhe elokuenca, janë miqtë më të mirë, janë forcat e suksesit qëi heqin qafe idiotët. Por për t’u miqësuar me këto vlera, duhet ta ndryshoni konstruktin e të menduarit dhe zakonet kulturore.

Dembelët duhet ta dinë se fatura e dembelisë paguhet mështrenjt se fatura e suksesit. Ata e gënjejnë veten kur dështojnë ose nuk përpjeken, kur thonë se nuk kanë pasur mundësi. Ata thjesht vuajnë nga pasiguria, i frikësohen rrezikut për të provuar. Frika është armiku më i madh i suksesit. Frika është një iluzion sepse ne vuajmë më shumë nëimagjinatën tonë sesa në realitetin që e jetojmë. Prandaj mos i lejoni idiotët që të ju flasin për idetë dhe planet që keni.

Mos debatoni me idiotët që nuk lexojnë libra, kur burim tëvetëm të informacionit kanë rrjetet sociale. Teknologjia dixhitale, inteligjenca artificiale, sot ka krijuar një gjeneratë tëidiotëve që japin leksione pa kompetencë. Telefonat inteligjentë po krijojnë idiotë dixhital. Sot kemi një invazion të idiotëve, ata kanë kolonizuar mediat sociale, ata nuk njohin kufij. 

Jetojmë në një shoqëri që elektrizohet nga masa, që magjepset nga turma, që entuziazmohet nga zhurma, që motivohet nga piskama, që argëtohet me dhunën mediale tëshfaqur në seriale komediane dhe ”reality show”. Shoqëri e tëçmendurve dhe skizofrenëve. Janë si hiena që gllabërojnëgjithçka që ju del përpara.

Nuk duhet të bëhemi të ndytë që ta falim idiotësinë e tyre.Të mos përkulemi që ata të kalërojnë mbi kurrizin tonë. U dhurojmë vetëm buzëqeshje dhe injorim me krenari. Ata nuk do të heqin dorë kurrë nga idiotësia e tyre sepse janë shumëinsistues të mbeten idiotë. Janë të pagdhendur, tëpaedukueshëm, të papërmirësueshëm, të pavëmendshëm, me një ego të brishtë. Të fortifikuar brenda logjikës destruktive.Me zero kontribut human në shoqëri, ndërsa duan të jenë tëlavdëruar. Ndoshta, ata kanë vetëm një mundësi: të bëhen mëpak idiotë!

Hakmarrja nuk është nivel i njerëzve të suksesshëm. Idiotët janë fruta të kalbura që bien vetë. Largohuni nga ambientet e tyre sepse janë toksike dhe të kontaminuara, kundërmojnë dhe helmojnë shumë. Egoja juaj kundër tyre është mjeshtëri, pjekuri dhe superfuqi. Jini vetëvetja! Sepse fleksibiliteti juaj me mjeshtrinë e mprehtë të sjelljes është më i fuqishëm se betonizimi i idiotëve në arrogancë.

Në disa rrugë nuk të duhen miqtë, nuk të duhen kolegët, nuk të duhet familja, nuk të duhen fqinjët. Ti dhe Zoti mjafton. Në disa rrugë vetëm një lloj komunikimi funksionon: komunikimi me vetveten. Arratisje nga rutina, nga kiçi si model jetese. Ndryshe jeta bëhet klishe.

Mos prit që dikush do të bëhet heroi yt! Ti ke vetëm njëhero: inteligjenca. Ik nga konfliktet! Ik nga polemikat me idiotët sepse ata të sfidojnë me përvojë, me ide të vjedhura si piratë! Pastaj kjo prodhon kontra-efekt. Mos e negocio vlerën tënde. Jepu atyre atmosferë misterioze. Nuk meritojnëpërgjigje kur duan të zbulojnë diçka tek ti. Ata duan që ti tëjesh peshku i oqeanit, ndërsa ata peshkaqeni! Që ti të jesh piuni, ndërsa ata mbreti! Dhe mos u befaso kur ata shndërrohen papritmas në armiq sepse ju nuk e keni vërejtur që miqtë e vjetër ishin duke aktruar ndaj juve që nga fillimi, por tani kanë hequr maskat.

Ky është karakteri kontravers dhe depresiv i shoqërisëkosovare. Pse sot vuajnë nga depresioni? Sepse ata jetojnëpeng i së kaluarës. Vetëm e kaluara shkakton plagë që ne e përjetojmë si dhimbje, si bllokim të arteries së jetës kur emocionet rrebelohen kundër nesh. E tashmja asnjëherë nuk shkakton depresion sepse të tashmen mund ta ndryshojmë. E kaluara është histori, që e tundon kokën e të depresionuarve. Mendja e fuqishme i neutralilzon dhe i vë në ekuilibëremocionet e trazuara. Nuk është gjithçka fat, është më shumë zgjedhje.

Çfarë mendojnë të tjerët për ty është problem i tyre, këndvështrim dhe projeksion i tyre, instrument subjektiv i vlerësimit, dioptri shkurtpamëse, pika e fundit rezervë, emetim i gazrave që turbullojnë horizontin e pastër. Mos u shqetëso! Nganjëherë opinioni i tyre për ty është marrëzia që ata e shpikin në mentalitetin e tyre bizar në të cilën besojnë.Ne mund të jemi të këqinj në historinë e dikujt. Ajo histori nuk na përket neve. Nuk brengosemi që t’i arsyetohemi apo t’i dëshmojmë çdo kujt për çdo gjë. Njerëzit i kuptojnë gjërat si duan vetë, jo si janë realisht.

Mos të ju bëj përshtypje kur njerëzit nuk ju përshëndesin, nuk ju kthejnë përgjigje apo nuk ju respektojnë sepse drama e tyre e metrazhit të shkurtë ka përfundu, derisa gjithë kohës kanë aktruar si të rëndësishëm. Mosmirënjohës tregohen ata që nuk e kanë merituar ndihmën tuaj. 

Personaliteti yt nuk duhet të mbetet peng i identitetit që eprojektojnë njerëzit që jetën e tyre e kanë lëmsh të shthurur e katrahurë. Edhe nëse ata shpifin, paragjykojnë, bullizojnë, shkruajnë e flasin, etiketojnë e akuzojnë, ç’t’i bësh, e kanë për mbijetesë. Ti vazhdo i qetë dhe çlirohu nga kompleksi i inferioritetit se çfarë mendojnë të tjerët për ty. Kështu e ruan shëndetin mendor. Stresi për gjërat që nuk mund t’i kontrollosh është peshë e rëndë. Emocionet janë të mira vetëm kur diciplinohen. /KultPlus.com

SBASHK tërhiqet nga 100 euro, ka tri kërkesa të reja për Qeverinë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka dhënë ”dorëheqje” nga kërkesa prej 100 eurove shtesë nga Qeveria e Kosovës për mësimdhënësit, të cilët aktualisht janë në grevë, shkruan KultPlus.

Në një letër drejtuar Avokatit të Popullit, Naim Qelaj i cili po shërben si ndërmjetësues ndërmjet palëve, Jashari ka paraqitur kërkesat e tyre, për t’i përcjellur te ekzekutivi.

Në këtë letër Jashari ka kërkuar që nga janari i vitit 2023 të ketë rritje prej 10 për qind të pagës për mësimdhënësit.

Ndërkaq, deri në janar, mësimdhënësit por edhe shërbyesit tjerë publik të marrin shtesat prej 50 eurove që i ka premtuar Kurti.

Pika e dytë e kërkesës së SBASHK-ut, ka të bëjë me atë që të ndryshohet ligji për Skemat Pensionale, kushti 15 vite përvojë punë dhe pika tre që deri në fund të vitit 2022 të fillojë së zbatuari Ligji për sigurime shëndetësore nga viti 2023.

Deri në fund të vitit 2022 të miratohet plotësim ndryshimi i Ligjit për sigurime shëndetësore ose në të kundërtën të fillojë zbatimi i ligjit aktual i sigurimeve shëndetësore i vitit 2022”, thuhet në fund të pikës së tretë të letrës së SBASHK-ut. /KultPlus.com

“Një mijë fjalë, nuk do të linin një mbresë kaq të thellë sa një veprim”

Henrik Ibsen ishte një nga dramaturgët më të njohur norvegjez, i cili mbahet si pionieri i dramës realiste, që e lidhi teatrin drejtpërdrejtë me problemet e aktualitetit social e familjar. Ibsen është konsideruar si “babai” i teatrit.

Ai renditet si dramaturgu më të njohur në letërsinë evropiane, dhe ndoshta më madhi që nga Shekspiri.

Kur teatri evropiane qasej të rrëmonte në për të treguar zakonet e rrepta të jetës familjare dhe drejtësinë.

Pjesët e tij janë konsideruar skandaloz duke zbuluar realitetin që ishte fshehur prapa shumë fasadave.

Në vijim, KultPlus sjell disa nga thëniet më të bukura të dramaturgut të madh.

22 shprehje nga Henrik Ibsen

1. Populli është si anija, secili duhet të jetë i përgatitur për ta marrë timonin.

2. Zogu i pyllit nuk dëshiron kurrë kafaz të bukur.

3. Progresi është një ecje në tym nga një gabim në tjetrin.

4. Hiqi njeriut iluzionet me të cilat jeton, e njëkohësisht do t’i heqësh edhe lumturinë.

5. Njeriu kurrë nuk duhet veshur me kostumet më të bukura kur ai shkon në betejë për lirinë dhe të vërtetën.

6. Pakica mund të ketë të drejtë, por e sigurtë është që shumica e ka gjithmonë gabim.

7. Një mijë fjalë, nuk do të linin një mbresë kaq të thellë sa një veprim.

8. Mos e përdor fjalën e huaj “ideal”. Ne kemi fjalën e hatashme burimore “gënjeshtër”.

9. A di çfarë jemi ne, që e mbajmë veten si shtylla të shoqërisë? Ne jemi vetëm tullat e saj, as më shumë, as më pak.

10. Jeta në shtëpi nuk është më e lirë dhe e bukur, nëse ajo është e ngritur mbi mërzitjen dhe borxhet.

11. Është e pafalshme që shkencëtarët t’i torturojnë kafshët; le t’i bëjnë eksperimentet e tyre mbi politikanët.

12. Shikoni ju lutem në zemrën e çdo njeriu dhe do të gjeni gjithmonë tek secili së paku një njollë të zezë, të cilën ai e fsheh.

13. Martesa! Asgjë tjetër nuk kërkohet më shumë prej një burri…

14. Njëra nga cilësitë e lirisë është se, sa kohë që luftojmë për të, ajo zgjerohet. Prandaj ai që ndodhet në mes të betejës dhe thotë “ia arrita”, vetëm sa tregon se sapo e ka humbur atë.

15. Ata njerëz që nuk dinë ta ruajnë shëndetin e tyre, duhet ta kenë nderin ta varrosin veten, dhe të mos humbet kohë me ta.

16. Ligësia është kompromis.

17. Shtyllat e së vërtetës dhe shtyllat e lirisë – ato janë shtyllat e shoqërisë.

18. Këta heronj të financave janë si rruazat në një pè; kur bie njëra, bien të gjitha pa përjashtim.

19. Njeriu më i fortë i botës është ai që rri vetëm.

20. Shoqëria jonë është e gjinisë mashkullore, e derisa aty të mos hyjë femra, nuk do të jetë njerëzore.

21. Sekreti i madh i pushtetit: të mos përpiqesh kurrë të bësh më shumë nga ç’mund të bësh.

22. Mijëra fjalë lënë më pak gjurmë, se sa një punë.

Ibseni krijoi drama të llojeve të ndryshme, prej të cilave citojmë ato me tematikë romantike që përfaqësohet nga “Pretendentët për fronin”, “Katilina”, “Zonja Ingra e Ostrolit”.

Për të vijuar me dramat realiste ku citojmë, “Shtëpia e kukullës”, “Armiku i popullit”, “Shtyllat e shoqërisë”. Dhe dramat simboliste dhe filozofike, “Rosa e eger”, “Hijet”, “Heda Gabler”, “Brand”, “Per Gynt” . / KultPlus.com